AZEMI kundër SERBISË
(kërkesa nr. 11209/09)
5 nëntor 2013
ky vendim papranueshmërie ka të bëjë me çështjen nëse tashmë Serbia është përgjegjëse sipas Konventës për moszbatimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga gjykatat kosovare
I. Faktet kryesore
Kërkuesi, Z. Ali Azemi, është shtetas i Kosovës, i cili ka lindur në vitin 1946 dhe jeton në Ferizaj, Kosovë. Në vitin 1990, kontratat e punës të kërkuesit dhe të disa prej kolegëve të tij me një ndërmarrje u ndërprenë. Pas kësaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, por kërkesa e tyre nuk u shqyrtua asnjëherë. Në vitin 2002 Gjykata Komunale e Ferizajt vërejti se pushimi nga puna i kërkuesit dhe i kolegëve të tij kishte qenë i paligjshëm dhe urdhëroi kthimin e tyre në punë. Ajo urdhëroi punëdhënësin e tyre për t’u njohur atyre të gjitha të drejtat për periudhën 1990-2001. Përderisa asnjë ankim nuk u bëj ndaj këtij vendimi ai u kthye në përfundimtar në mars 2002. Megjithatë, ai nuk u zbatua. Ndërkohë, ndërmarrja punëdhënëse u privatizua sipas një procesi të organizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Akti final i privatizimit mban datën 21 nëntor 2007.
Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se ka pasur një shkelje të së drejtës së ankuesit për gjykim të drejtë për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Komunale. Ajo urdhëroi zbatimin e tij nga AKP-ja. Megjithatë vendimi nuk ishte zbatuar deri në ditën që Gjykata mori në shqyrtim çështjen.
II. Vendimi i Gjykatës
3. Kërkuesi u ankua kundër Serbisë në bazë të nenit 6 (1) të Konventës në lidhje me mos-zbatimin e vendimit të Gjykatës Komunale. Megjithatë, që të mund të trajtonte pretendimet në bazë të nenit 6, Gjykata e vlerësoi të nevojshme që, së pari, të analizonte nëse faktet e ankimuara ishin brenda juridiksionit të Serbisë sipas nenit 1 të Konventës.
A. Në lidhje me nenin 1 Gjykata mori në shqyrtim fillimisht periudhën midis viteve 1990 dhe 10 qershorit 1999, kur u miratua Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në atë kohë, Serbia nuk e kishte ratifikuar ende Konventën dhe ankesat në lidhje me këtë periudhë u konsideruan të papajtueshme ratione temporis pasi Konventa ka hyrë në fuqi në lidhje me Serbinë vetëm më 3 mars 2004. Në lidhje me periudhën nga 10 qershori 1999 e tutje, Gjykata vuri në dukje se, në bazë të Rezolutës 1244, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka marrë përsipër të gjitha pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në Kosovë. Për më tepër, nuk kishte asnjë provë që autoritetet serbe kishin ushtruar apo kishin pasur mundësi të ushtronin ndonjë kontroll mbi UNMIK-un. Në fakt, edhe vetë gjykatat serbe kishin konfirmuar se Serbia nuk kishte ushtruar ndonjë kontroll efektiv në Kosovë që nga viti 1999.
Pra, Gjykata vërejti se Serbia nuk kishte pasur asnjë mundësi objektive që të siguronte respektimin e të drejtave të Konventës në Kosovë gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, ajo vuri re se në rastin konkret nuk mund të pretendoheshin detyrime pozitive nga ana e Serbisë që ajo të merrte masa të tjera të përshtatshme për zbatimin e vendimit. Nga ana tjetër, nëse supozohet se ankesat do të ishin ngritur kundër UNMIK-ut, që përbënte një administratë civile ndërkombëtare, Gjykata, duke përsëritur jurisprudencën e saj të qëndrueshme në lidhje me faktin se shkeljet e pretenduara të Konventës duhet të kryhen nga Shtetet kontraktuese ose t’u atribuohen atyre, i deklaroi ato të papranueshme.
Më tej, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe marrjes fund të "pavarësisë së mbikëqyrur", të deklaruar si të tillë më 10 shtator 2012, Gjykata konstatoi se ka pasur kufizime objektive që bënin që Serbia të mos mund të konsiderohej se mund të siguronte të drejtat dhe liritë themelore në Kosovë. Prandaj, Gjykata arriti në përfundimin se Serbia nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për moszbatimin e vendimit të vitit 2002 të Gjykatës komunale në lidhje me rikthimin e zotit Azemi dhe të kolegëve të tij në punë. Si përfundim, kërkesa u shpall e papranueshme.
Full & Egal Universal Law Academy