© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Njoftim në lidhje me jurisprudencën e Gjykatës Nr. 158
Dhjetor 2012
Ahmet Yıldırım kundër Turqisë - 3111/10
Vendimi 18.12.2012 [Seksioni II]
Neni 10
Neni 10-1
Liria e shprehjes
Masë gjyqësore parandaluese për bllokimin e një faqeje interneti çka ka patur si efekt shoqërues bllokimin e aksesit në gjithë domejnin si edhe në të gjitha faqet e internetit të cilat ishin strehuar në të: shkelje
Fakte – Kërkuesi është pronar dhe përdorues i një faqeje interneti në të cilën publikon mes të tjerave edhe punimet e tij akademike. Kjo faqe interneti ka qënë krijuar duke përdorur modulin e krijimit dhe strehimit të faqeve web të Faqeve të Internetit Google. Më 23 qershor 2009, gjykata penale dha një vendim i cili urdhëronte, në përputhje me ligjin përkatës për rregullimin e publikimeve në internet dhe për luftën ndaj shkeljeve të kryera në internet, bllokimin e aksesit në një faqe interneti me proces të hapur gjyqësor. Bëhej fjalë për një masë parandaluese të marrë në kuadër të një procedimi penal. Në po të njëjtën ditë, në përputhje me ligjin e sapocituar, një kopje e vendimit të bllokimit iu bë e ditur për zbatim drejtorisë së telekomunikacionit dhe informatikës (DTI). Më 24 qershor 2009, me kërkesë të DTI-së gjykata penale dha vendim të bllokojë tërësisht aksesin në Faqet e internetit Google. Kështu, kërkuesi u gjend në pamundësi për të patur akses në vetë faqen e tij. Më 1 korrik 2009, ai e kundësrshtoi vendimin për bllokim dhe kërkoi heqjen e kësaj mase përsa kohë prekte faqen e tij duke qenë se vetë kërkuesi nuk kishte asnjë lidhje me faqen e bllokuar për shkak të përmbajtjes së jashtëligjshme. Le 13 juillet 2009, le tribunal correctionnel débouta le requérant de sa demande. Në prill të vitit 2012, kërkuesi nuk kishte përsëri mundësi të kishte akses në faqen e tij, ndërkohë që në dijeninë e tij procedimi penal i ngritur ndaj pronarit të faqes me proces të hapur gjyqësor ishte mbyllur në muajin mars 2011 me një urdhër për ndalim gjyqi.
E drejta – Neni 10 : Në vijim të një mase parandaluese për bllokimin e një faqeje interneti me proces të hapur gjyqësor, gjykata urdhëroi gjithashtu, me kërkesë të DTI-së, bllokimin e aksesit në faqet e internetit Google ku strehohej edhe faqja e internetit të kërkuesit. Masa ndaj së cilës është ngritur kërkesa konsiderohet si një kufizim që përmban ndërhyrje në të drejtën e të interesuarit për lirinë e të shprehurit.
Bllokimi i aksesit në faqen për të cilën është ngritur kërkesa ka një bazë ligjore por është e qartë se as faqja web e kërkuesit dhe as faqet e internetit Google nuk hyjnë në fushën e zbatimit të ligjit pasi nuk ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se, për shkak të përmbajtjes së tyre, ato përmbajnë shkelje. Në fakt, asnjëra prej tyre nuk ishte objekt i ndonjë procedimi penal. Gjithashtu, edhe në rast se faqet e internetit Google do të shpalleshin fajtore për përmbajtjen e një faqeje të strehuar prej tyre, nuk bëhet aspak fjalë në ligj për bllokimin e aksesit të tyre në përgjithësi. Për më tepër, asgjë nuk mundëson marrjen e vendimit se faqet e internetit Google kanë qenë të informuara se ishin duke strehuar një përmbajtje të jashtëligjshme as se është refuzuar konformizmi ndaj një mase provizore kundrejt një faqeje ndaj së cilës ishte nisur një procedim penal. Po kështu, ligji i ka lejuar një organi administrativ – DTI-së – të gëzojë kompetenca të mëdha në kuadër të zbatimit të një vendimi bllokimi për aksesin duke patur mundësi të kërkonte zgjerimin e një mase të bllokimit të aksesit pa ndërmarrë ndonjë procedim kundrejt faqes së internetit ose domejnit në fjalë, edhe atëherë kur nuk është përligjur një nevojë reale për bllokimin total.
Kufizime të tilla paraprake nuk janë, a priori, të papajtueshme me Konventën. Megjithatë, ato duhet të nënshkruhen brenda një kuadri ligjor veçanërisht strikt sa i përket përcaktimit të ndalimit dhe efikase sa i përket kontrollit juridiksional përkundrejt abuzimeve të mundshme. Por gjykata penale është mjaftuar me referimin ndaj mendimit të dhënë nga DTI-ja duke udhëzuar se ishte e vetmja mundësi që të bllokonte faqen me proces të hapur gjyqësor për të vendosur të bllokonin tërësisht aksesin në faqet e internetit Google pa shqyrtuar aspak nëse do të mund të merrej ndonjë masë më e lehtë. Nga ana tjetër, edhe kërkuesi ka argumentuar në kundërshtinë e tij të parashtruar më 1 korrik 2009 se me qëllim që të ndalohej prekja e faqeve të tjera të internetit nga një masë e tillë, duhej të përzgjidhej një metodë e cila të mund të bllokonte aksesin vetëm për në faqen e internetit e cila ishte në proces të hapur gjyqësor. Por gjithsesi, asgjë nuk tregon se gjyqtarët që shqyrtuan kundërshtimin të kenë kërkuar të barapeshojnë interesat e ndryshme të pranishme. Kjo mangësi nuk është gjë tjetër veçse një pasojë e rëndësisë së ligjit i cili nuk ngërthente asnjë detyrim për gjyqtarët e brendshëm për të shqyrtuar nevojën e një bllokimi total të aksesit në faqet e internetit Google dhe kjo, duke patur parasysh kriteret e shprehura dhe të vëna në zbatim nga Gjykata në kuadër të nenit 10 të Konventës. Por ky bllokim total bënte të paaksesueshme një sasi të madhe informacionesh, prekte mjaft të drejtat e përdoruesve të internetit dhe pati një efekt të madh shoqërues. Kështu, ndërhyrja nuk ishte e parashikueshme dhe nuk i ka mundësuar kërkuesit të gëzojë shkallën e mjaftueshme të mbrojtjes që kërkon mbizotërimin e së drejtës në një shoqëri demokratike. Masa në fjalë ka patur efekte arbitrare dhe nuk mund të konsiderohet se synon vetëm bllokimin e aksesit në faqen e internetit me proces të hapur gjyqësor. Për më tepër, kontrolli juridiksional i bllokimit të aksesit në faqet e internetit nuk përmban kushtet e nevojshme për të shmangur abuzimet ; e drejta e brendshme nuk parashikon asnjë garanci për të shmangur që një masë bllokimi që synon një faqe të caktuar interneti të mos përdoret si mjet bllokimi i përgjithshëm.
Vendimi : shkelje (njëzëri).
Neni 41 : 7 500 EURO për dëmtim moral.
Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Hartuar nga sekretari i seancës, kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën
Klikoni këtu për të shkuar tek Njoftime në lidhje me jurisprudencën
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy