© Legal summary prepared for HUDOC by Venera Kabashi, human rights lawyer focusing on the ECtHR case-law for Western Balkan countries.
Përmbledhje juridike e përgatitur për HUDOC nga Venera Kabashi, juriste e të drejtave të njeriut e fokusuar në jurisprudencën e GjEDNJ mbi vendet e Ballkanit perëndimor.
November/nëntor 2025
____________________________________________________________________________________
A.J. dhe L.E. k. Spanjës (nr. 40312/23 dhe 40388/23)
Aktgjykim i 23 tetorit 2025 [Seksioni V]
Neni 3 dhe 8 (detyrimi për të hetuar)
Faktet – Në mbrëmjen ndërmjet 7 dhe 8 dhjetorit 2016 dy ankueset njohën dy meshkuj në një lokal nate. Te nesërmen ato u zgjuan në banesën e njërit prej tyre dhe nuk mbanin mend asgjë nga nata e mëparshme.
Ankueset dorëzuan një kallëzim penal duke pretenduar se ishin droguar dhe përdhunuar. Dy të dyshuarit mohuan përdorimin e drogës dhe pohuan se marrëdhëniet seksuale ishin kryer me vullnetin e ankuesve.
Hetimi penal u pushua për mungese provash.
Ligji – GjEDNJ gjeti shkelje te Nenit 3 dhe 8 të Konventës për shkak se autoritetet vendase kishin dështuar të kryenin një hetim penal efikas. GjEDNJ vuri ne pah mangësitë vijuese:
(i) Një raport-ekspertimi mbi telefonin e një prej të dyshuarve ishte humbur aksidentalisht ose zhdukur qëllimisht nga dosja policore;
(ii) video regjistrimet e lokalit në fjalë ishin marre vetëm pjesërisht;
(iii) një USB që përmbante te dhëna të nxjerra nga telefonat e të dyshuarve, ishte fshirë dhe më pas përdorur për të regjistruar dhëna të tjera;
Humbja apo zhdukja e provave nuk iu tregua menjëherë ankuesve dhe nuk u hetua nga autoritetet me shpejtësinë e duhur. Edhe kur u çel, hetimi për zhdukjen e provave iu caktua të njëjtave autoritete të përfshira ne hetimin fillestar.
Efekti negativ i humbjes se provave mbi hetimin e përdhunimit te pretenduar nuk u zvogëlua në vijim përmes veprimeve të tjera hetimore.
Një prej të dyshuarve ishte kunat i një prej zyrtarëve policorë qe hetoi rastin. Ky zyrtar policor nuk u vete-përjashtua nga hetimi dhe as e shpalosi marrëdhënien familjare e cila u bë publike nga një tjetër zyrtar policor. Kjo situate ngre dyshime për paanshmërinë e hetimit.
Shpërblimi - për secilën ankuese EUR 20,000 dëmshpërblim dhe 5,000 shpenzime përfaqësimi.