© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 150
Mars 2012
Aksu k. Turqisë [DhM] - 4149/04
Vendim 15.3.2012 [DhM]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës private
Botime që paditësi i ka vlerësuar si fyese ndaj komunitetit rom: jo shkelje
Faktet – Në vitin 2000, Ministria e Kulturës botoi një libër të hartuar nga një profesor i asociuar, me titull Ciganët e Turqisë. Paditësi protestoi kundër këtij botimi, duke çmuar se libri përmbante shprehje poshtëruese dhe përçmuese për ciganët, dhe nisi më pas një padi për zhdëmtim ndaj Ministrisë e autorit të librit. Gjykata e shkallës së parë e rrëzoi pretendimin e tij, duke qenë e mendimit se vepra ishte fryt hulumtimesh universitare dhe mbështetej mbi të dhëna shkencore, si edhe se pjesët e fajësuara nuk ishin fyese për paditësin. Vendimi u la në fuqi në apel.
Gjatë kësaj kohe, paditësi kishte nisur gjithashtu një procedurë civile kundër një shoqate joqeveritare e cila, me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës, kishte botuar dy fjalorë të titulluar përkatësisht Fjalori i gjuhës turke për nxënësit dhe Fjalori i gjuhës turke, të cilët, sipas të interesuarit, përmbanin zëra fyes dhe diskriminues ndaj romëve. Juridiksionet e brendshme ia rrëzuan edhe këtë pretendim, duke çmuar se përkufizimet dhe shprehjet e paraqitura te fjalorët mbështeteshin në realitetin historik e sociologjik dhe nuk tregonin asnjë qëllim për të poshtëruar apo përçmuar një grup etnik. Ato vinin në dukje përveç kësaj se në gjuhën turke kishte shprehje të ngjashme që kishin të bënin me grupe të tjera etnike e që paraqiteshin edhe nëpër fjalorë e enciklopedi.
Në një vendim të 27 korrikut 2010 (shih Shënimin informativ nr. 132), një dhomë e Gjykatës ka dalë, me katër vota në favor dhe tri kundër, në përfundimin se nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të Konventës, të bashkuar me nenin 8.
Ligji – Neni 8
a) Zbatueshmëria – Ndonëse dhoma i ka shqyrtuar ankesat e paditësit në vështrimin e nenit 14 të bashkuar me nenin 8, Dhoma e Madhe çmon se në çështjen në fjalë nuk ka asnjë diferencë trajtimi e sidomos asnjë diskriminim etnik të veçantë, meqenëse paditësi nuk ka paraqitur elemente që të mund të kishin vlerën e ndonjë fillese prove se botimet objekt konflikti kanë një qëllim diskriminues apo se ato kanë shkaktuar një efekt diskriminues. Kjo çështje nuk mund të krahasohet pra me çështje të tjera të paraqitura më parë nga pjesëtarë të komunitetit rom. Në thelb, në rastin e çështjes në fjalë, puna është të përcaktohet nëse botimet e bëra objekt konflikti e kanë cenuar apo jo të drejtën e të interesuarit për respektimin e jetës së tij private. Kjo çështje do të shqyrtohet pra vetëm në këndvështrimin e nenit 8.
b) Pranueshmëria (cilësia e viktimës) – Dhoma e Madhe e pranon se paditësi, ndonëse duke mos qenë drejtpërdrejt i synuar nga vërejtjet dhe shprehjet objekt konflikti, mund të jetë ndier i fyer nga vërejtjet lidhur me grupin etnik të cilit ai i përket. Duke marrë parasysh këtë përfundim si edhe faktin se cilësia për të vepruar e paditësit nuk është mohuar kurrë gjatë procedurës së brendshme, ajo del në përfundimin se paditësi mund të paraqitet si viktimë e fakteve që ai denoncon, në kuptimin e nenit 34 të Konventës.
Përfundimi: rrëzohet kërkesa për prapësim paraprak (njëzëri).
c) Themeli
i. Kërkesa lidhur me librin – Në këtë çështje, fjala është kryesisht që të përcaktohet nëse qeveria e paditur e ka respektuar detyrimin e saj pozitiv për ta mbrojtur jetën private të paditësit prej një ndërhyrjeje të pretenduar nga autori i librit në fjalë. Në çështje si kjo e shqyrtuar këtu, ku ankesa është se disa të drejta të mbrojtura nga neni 8 janë shkelur për shkak të ushtrimit nga tjetërkush të së drejtës për lirinë e shprehjes, Gjykatës shtyhet të vërë në balancë të drejtat e paditësit sipas nenit 8 me interesin e përgjithshëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Gjykatat turke e hodhën poshtë ankesën e paditësit në dy shkallë të njëpasnjëshme, duke u mbështetur veçanërisht te një raport i hartuar nga shtatë profesorë universiteti, të cilët dolën në përfundimin se vepra objekt konflikti ishte një studim universitar i bazuar në kërkime shkencore dhe qenë të mendimit se vërejtjet dhe shprehjet objekt konflikti kishin karakter të përgjithshëm, se ato nuk u drejtoheshin tërësisë së romëve dhe nuk përbënin ndonjë sulm kundër identitetit të paditësit. Këto përfundime nuk mund të shihen si të paarsyeshme ose si të bazuara mbi ndonjë shtrembërim të fakteve përkatëse. Kështu, për shembull, ndonëse autori përmend disa veprimtari të paligjshme të disa pjesëtarëve të komunitetit rom që jetojnë në krahina të veçanta, ai nuk formulon për asnjë çast në këtë libër vëzhgime negative për popullsinë rome në përgjithësi ose nuk pretendon se të gjithë romët merren me veprimtari të dënueshme. Përveç kësaj, në parathënien, hyrjen dhe përfundimet e librit, autori e shpjegon qartë se qëllimi i tij është që të mundësojë një kuptim më të mirë të botës së panjohur të komunitetit rom në Turqi, i cili mbahet i mënjanuar dhe është objekt vërejtjesh përçmuese të mbështetura kryesisht mbi paragjykime. Në mungesë të çdolloj elementi që të tregonte se deklaratat e autorit nuk ishin të sinqerta, juridiksionet e brendshme e kanë pasur të bazuar përfundimin e tyre se i interesuari kishte bërë përpjekje në punën e tij dhe se ai nuk kishte pasur qëllime raciste. Paditësi ka mundur t’ua parashtrojë ankesat e tij gjykatave kombëtare dhe atij i janë dhënë vendime të arsyetuara lidhur me kërkesën e tij. Prandaj, kur i kanë vënë në balancë të drejtat themelore konkurruese të garantuara nga nenet 8 e 10 të Konventës, juridiksionet turke kanë bërë një vlerësim të bazuar mbi parimet që rrjedhin prej jurisprudencës së qëndrueshme të Gjykatës në këtë fushë. Ato nuk e kanë tejkaluar hapësirën e tyre për vlerësim dhe nuk e kanë shpërfillur detyrimin e tyre pozitiv për t’i garantuar paditësit një respektim efektiv të jetës së tij private.
Përfundimi: jo shkelje (gjashtëmbëdhjetë vota në favor e një kundër).
ii. Kërkesa lidhur me fjalorët – Një fjalor përbën një burim informacionesh ku regjistrohen fjalët që e përbëjnë një gjuhë dhe saktësohen kuptimet e tyre të ndryshme – ku ato bazë janë thjesht përshkruese ose të mirëfillta, kurse disa të tjera mund të jenë të figurshme, alegorike ose metaforike; ai pasqyron kështu gjuhën që është në përdorim në shoqëri. Fjalorët në fjalë ishin të vëllimshëm dhe synonin ta paraqisnin në tërësi gjuhën turke. Ata përmbanin një përkufizim objektiv të termit “cigan”, si edhe shprehje të tjera të përdorura rëndom në turqishte, të cilat u referohen ciganëve, si “monedhë cigani” e “trëndafil cigan”. Do të kishte qenë më mirë të vihej në dukje se shprehje të tilla janë “përkeqësuese” ose “fyese” – sidomos në fjalorin që u drejtohet nxënësve –, meqenëse një kujdes i tillë do të kishte qenë në përputhje me Rekomandimin për politikë të përgjithshme nr. 10 të ECRI-t*, i cili thotë se shtetet duhet të ngjallin frymën kritike të nxënësve. Gjithsesi, ky element i vetëm nuk mjafton që Gjykata të detyrohet për ta zëvendësuar mendimin e juridiksioneve të brendshme me mendimin e vet, për më tepër që fjalori në fjalë nuk ishte manual shkollor dhe nuk ishte shpërndarë nëpër shkolla e as nuk ishte rekomanduar nga Ministria e Arsimit si vepër reference për programet shkollore. Kështu që autoritetet e brendshme nuk e kanë tejkaluar hapësirën e tyre për vlerësim, as nuk e kanë shpërfillur detyrimin e tyre pozitiv për t’i garantuar paditësit respektimin efektiv të jetës së tij private.
Përfundimi: jo shkelje (gjashtëmbëdhjetë vota në favor e një kundër).
* Rekomandimi për politikë të përgjithshme nr. 10 i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Evropës (ECRI) për të luftuar kundër racizmit dhe diskriminimit racor në edukimin shkollor e përmes tij.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy