© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 167
Tetor 2013
I.B. kundër Greqisë - 552/10
Vendimi 3.10.2013 [seksioni I]
Neni 14
Diskriminimi
Pushimi nga puna i një personi të prekur nga VIH-i për shkak të presioneve të ushtruara nga kolegët e tij: shkelje
Përshkrimi i faktit – Në shkurt 2005, ndërkohë që ishte me lejen e zakonshme vjetore, kërkuesi mësoi që ishte infektuar nga virusi i imunodeficencës humane (VIH). Ky informacion u përhap në ndërmarrjen ku ai punonte. Personeli filloi të ankohej pranë punëdhënësit ngaqë i duhej të punonte me një person me AIDS dhe i kërkoi dëbimin e tij. Punëdhënësi i kërkuesit thërriti atëherë një mjek të punës që të vinte në ndërmarrje me qëllim që të sqaronte personelin mbi VIH-in dhe mënyrën e transmetimit të kësaj sëmundjeje. Mjeku u përpoq t’i siguronte punonjësit duke u shpjeguar cilat ishin masat që duheshin marrë. Megjithatë, afërsisht gjysma e tyre i drejtuan punëdhënësit të kërkuesit një letër me anë të së cilës ata i bënin thirrje të veçoheshin nga ky i fundit me qëllim që « të mbronin shëndetin e tyre dhe të drejtën e tyre të punës », pa të cilën klima e harmonishme që mbretëronte në ndërmarrje rrezikonte të prishej. Dy ditë para kthimit të kërkuesit nga leja, punëdhënësi i tij e pushoi nga puna duke i paguar një dëmshpërblim të parashikuar nga legjislacioni greke. Kërkuesi iu drejtua gjykatave. Gjykata e kasacionit e rrëzoi vendimin e gjykatës së apelit, duke marrë parasysh se anulimi i kontratës së punës nuk ishte abuziv.
Përshkrimi i të drejtës – Neni 14 i kombinuar me nenin 8
a) Zbatueshmëria – Kërkuesi ankohet se autoritet nuk kanë bërë detyrën e tyre për të mbrojtur sferën e tij private kundër ndërhyrjes së punëdhënësit të tij, çka mund të bënte përgjegjës Shtetin. Nuk ka asnjë dyshim se çështjet që lidhen me punësimin, si dhe situatat që kanë të bëjnë me persona të prekur me VIH hyjnë në fushën e zbatimit të jetës private. Çështja në fjalë paraqet një veçori : pushimi nga puna e një punonjësi të prekur me HIV. Nuk ka asnjë dyshim se nëse arsyeja e dhënë për pushimin nga puna ishte ruajtja e klimës së mirë në punë në gjirin e ndërmarrjes, fakti që e shkaktoi ishte shpallja e sëmundjes së tij, AIDS-it. Ky fakt shkaktoi kërcënimin e hapur të punonjësve për të çrregulluar funksionimin e ndërmarrjes për sa kohë kërkuesi do të vazhdonte të ishte i pranishëm aty. Është e qartë se pushimi i tij nga puna, në fund të fundit, e ka stigmatizuar këtë person i cili edhe pse ishte mbartës i VIH-it, nuk kishte shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes. Kjo masë mund të kishte vetëm pasoja të rënda mbi personalitetin e tij, mbi respektin që mund të tregohej ndaj tij, dhe në fund të fundit, mbi jetën e tij private. Kësaj i shtohet pasiguria për të gjetur një pune të re, meqë perspektivat për të gjetur një punë mund të duken vërtet të largëta po të kemi parasysh përvojën e mëparshme. Fakti që kërkuesi ka gjetur një punë të re nuk mjafton për të zhdukur pasojën shkatërruese që kanë pasur faktet e kontestuara mbi aftësinë e tij për të bërë një jetë personale normale. Nenet 8 dhe 14 të kombinuar të dy, pra janë të zbatueshëm.
b) Themeli- Situata e kërkuesit duhet të krahasohej me atë të punonjësve të tjerë në ndërmarrje, sepse kjo situatë është e rëndësishme për të vlerësuar ankesën e tij të bazuar në trajtimin e diferencuar. Është e sigurt se kërkuesi është trajtuar më keq se cilido koleg i tij vetëm për shkak të seropozitivitetit. Në vendimin e saj Kiyutin kundër Rusisë, Gjykata ka çmuar se mosdija lidhur me mënyrat e përhapjes së HIV-it ka ushqyer paragjykime që kanë çuar në një stigmatizim dhe një margjinalizim të mbartësve të këtij virusi. Ajo ka shtuar se, nga ky fakt, personat e prekur nga HIV-i përbëjnë një grup vulnerabël dhe se Shtetet kanë një hapësirë vlerësimi të ngushtë për të marrë masa duke i rezervuar këtij grupi një trajtim të veçantë të bazuar mbi sëmundjen e HIV-it nga e cila vuajnë. Por, nga njëra anë, punëdhënësi i kërkuesit i ka dhënë fund kontratës së këtij të fundi për shkak të presionit të ushtruar nga punonjësit e tij dhe ky presion ishte shkaktuar nga seropozitiviteti i kërkuesit dhe shqetësimi që kjo sëmundje ka krijuar tek ata; nga ana tjetër punonjësit e ndërmarrjes ishin informuar nga mjeku i punës se nuk kishte asnjë rrezik infektimi në kuadrin e marrëdhënieve të punës me kërkuesin.
Gjykata e apelit e ka pranuar shprehimisht se sëmundja e kërkuesit nuk kishte pasur efekt mbi aftësinë e tij për të punuar dhe nuk kishte lënë të parashikohej një ndikim i keq mbi kontratën e tij që të mund të kishte justifikuar ndërprerjen e menjëhershme të saj. Ajo ka pranuar gjithashtu se vetë ekzistenca e ndërmarrjes nuk kërcënohej nga presionet e ushtruara nga punonjësit. Por paragjykimi i supozuar ose i shprehur nga punonjësit nuk mund të përdoret si pretekst për t’i dhënë fund kontratës me një punonjës me AIDS. Në raste të tilla, nevoja për të mbrojtur interesat e punëdhënësit duhet të vihet me kujdes në balancë me nevojën për të mbrojtur interesat e punonjësit, që përfaqëson anën më të dobët në kontratë madje edhe më shumë në rastet kur ky është një i sëmurë me HIV. Përkundrazi, Gjykata e kasacionit nuk i ka vënë në balancë të gjitha interesat në lojë në mënyrë aq të detajuar e të thelluar siç e kishte bërë gjykata e apelit. Me arsye të shprehura shkurt, në krahasim me rëndësinë dhe karakterin e panjohur të problemeve të kësaj çështjeje, ajo ka afirmuar se pushimi nga puna ishte plotësisht i justifikuar nga interesat e punëdhënësit, në kuptimin e mirë të fjalës, dhe se ishte vendosur kështu me qëllim që të ruhej qetësia në gjirin e ndërmarrjes si dhe mirëfunksionimi i saj. Edhe pse Gjykata e kasacionit nuk e ka kontestuar faktin që infeksioni i kërkuesit nuk kishte efekt të dëmshëm mbi përmbushjen e kontratës së tij të punës, sidoqoftë ajo e ka bazuar vendimin e saj, për të justifikuar frikën e punonjësve, në një premisë dukshëm të pasaktë, si natyra « ngjitëse » e sëmundjes së kërkuesit. Duke vepruar kështu, Gjykata e kasacionit i ka dhënë funksionimit të mirë të ndërmarrjes kuptimin që dëshironin t’i jepnin punonjësit duke e identifikuar me perceptimin subjektiv të këtyre të fundit. Së fundi, synimi i kërkuesit para Gjykatës së kasacionit kufizohej me dhënien e një dëmshpërblimi të thjeshtë siç e kishte vendosur gjykata e apelit, meqë kërkesa e tij fillestare synonte rikthimin e tij në punë gjë që ishte hedhur poshtë si nga gjykata e shkallës së parë ashtu edhe nga gjykata e apelit. Nga ana tjetër, nuk mund të spekulohet me faktin se si do të kishte qenë qëndrimi i punonjësve të ndërmarrjes nëse Gjykata e kasacionit në këtë rast do të kishte konfirmuar vendimin e gjykatave të themelit dhe, aq më tepër, nëse në Greqi do të ekzistonte një legjislacion ose një jurisprudencë e konsoliduar, në mbrojtje të personave me HIV në vendin e tyre të punës.
Si përfundim, Gjykata e kasacionit nuk ka parashtruar sa duhet pse interesat e punëdhënësit të kërkuesit viheshin mbi ato të kërkuesit dhe nuk i ka vënë në balancë të drejtat e të dy palëve në përputhje me Konventën.
Përfundimi : shkelje (unanimisht).
Neni 41 : 8 000 EUR për dëm moral ; 6 339,18 EUR për dëm material
(Shih Kiyutin kundër Rusisë, 2700/10, 10 mars 2011, Shënim informues 139)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Notat Informative mbi praktikën gjyqësore
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy