© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ mbi jurisprudencën e Gjykatës No 180
Dhjetor 2014
Battista kundër Italisë- 43978/09
Vendim 2.12.2014 [Seksioni II]
neni 2 i Protokollit no 4
neni 2 paragrafi 2 i Protokollit no 4
Liria për t’u larguar nga një vend
Ndalim për t’u larguar nga territori për shkak të mospagimit të një pensioni ushqimor : shkelje
Përshkrimi i faktit – Në fillim të çështjes, kërkuesi ishte në procedurë ndarjeje faktike me bashkëshorten, dhe kujdestaria e dy fëmijëve të çiftit i ishte dhënë përkohësisht të dy prindërve njëkohësisht. Në vitin 2007, kërkuesi i kërkoi gjyqtarit të tutelës një pasaportë të re me emrin e të birit të shkruar në të. Gjyqtari i tutelës e rrëzoi këtë kërkesë, duke menduar se nuk ishte e përshtatshme t’i lëshohej pasaporta duke marrë parasysh domosdoshmërinë për të mbrojtur të drejtën e fëmijëve për të marrë pensionin ushqimor. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se kërkuesi, që duhej të derdhte një pension ushqimor prej 600 eurosh, derdhte vetëm një pjesë të vogël dhe se kishte rrezik që në rast udhëtimi jashtë shtetit ai t’i shmangej plotësisht detyrimit të tij. Muajin në vijim, komisari i policisë e urdhëroi kërkuesin të dorëzonte pasaportën në komisariat dhe e bëri të pavlefshme për jashtë shtetit kartën e tij të identitetit. Në 2008-ën, kërkuesi e përsëriti kërkesën e tij për pasaportë. Kjo kërkesë dhe ankimimet që pasuan u rrëzuan të gjitha me të njëjtën arsye si kërkesa fillestare.
Përshkrimi i së drejtës – Neni 2 i Protokollit no4 : Refuzimi për t’i lëshuar një pasaportë kërkuesit dhe anulimi i kartës së tij të identitetit për udhëtimet jashtë shtetit nga gjykatat e brendshme përbëjnë një cenim të së drejtës së tij për t’u larguar nga një vend çfarëdo për të shkuar në një vend çfarëdo që do ta zgjidhte ai vetë e ku ai mund të pranohej. Ndërhyrja përmbante qartaz një bazë ligjore në të drejtën e brendshme. Në këtë aspekt, gjykata kushtetuese ka pohuar se thelbi i normës në fjalë është “të garantojë” se prindi i përmbush detyrimet e tij kundrejt fëmijëve”. Vendosja e masës së kontestuar synon të garantojë interesat e fëmijëve të kërkuesit dhe ndjek në parim një objektiv legjitim për mbrojtjen e të drejtave të tjetrit- në këtë rast, ato të fëmijëve që duhet të marrin pensionin ushqimor.
Megjithatë, gjykatat e brendshme nuk e kanë gjykuar të nevojshme të shqyrtojnë gjendjen personale të të interesuarit, as mundësinë e tij për të shlyer shumat që detyrohet dhe kanë zbatuar masën e kontestuar në mënyrë automatike. Asnjë balancim i të drejtave në fjalë nuk duket të jetë bërë. Janë marrë parasysh vetëm interesat pasurore të përfituesve të pensioneve ushqimore. Nga ana tjetër, çështja e rikuperimit të detyrimeve të pensioneve ushqimore janë objekt i një bashkëpunimi në fushën civile në nivelin evropian dhe ndërkombëtar. Ekzistojnë mjete që mund të arrijnë të sigurojnë shumën e detyrimeve ushqimore jashtë kufijve kombëtarë,veçanërisht Rregullorja(CE) no 4/2009 e Këshillit e 18 dhjetorit 2008 lidhur me kompetencën, ligjin e zbatueshëm, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve dhe bashkëpunimin në fushën e detyrimeve ushqimore, Konventa e Hagës e 23 nëntorit 2007 mbi rivendosjen ndërkombëtare të pensioneve ushqimore të destinuara për fëmijë dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe Konventa e Nju Jorkut e 20 qershorit 1956 mbi rivendosjen e pensioneve ushqimore jashtë shtetit. Këto instrumente nuk janë marrë parasysh nga autoritetet në kohën e zbatimit të masës së kontestuar. Autoritetet janë mjaftuar duke nënvizuar se kërkuesi nuk mund të shkonte jashtë shtetit me pasaportën e tij sepse kështu do t’i shmangej detyrimit. Për më tepër, kufizimi që i imponohet kërkuesit nuk e garanton pagimin e pensionit ushqimor.
Pra, i interesuari i është nënshtruar një mase me karakter automatik, pa asnjë kufizim për sa i përket shtrirjes së saj dhe kohëzgjatjes dhe gjykatat e brendshme nuk kanë kryer asnjë rishqyrtim për justifikimin apo proporcionalitetin e masës në lidhje me rrethanat e çështjes qysh prej 2008-ës. Për rrjedhojë, vendosja automatike e një mase të tillë nuk mund të cilësohet si e domosdoshme në një shoqëri demokratike.
Përfundimi: shkelje (unanimisht).
Neni 41 : 5 000 EUR për dëm moral.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy