GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I PARË
ÇËSHTJA BICI KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr. 5250/07)
VENDIM
STRASBURG
3 Dhjetor 2015
Ky vendim do të bëhet i formës së prerë sipas rrethanave të parashikuara në Nenin 44§2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
Në çështjen Bici kundër Shqipërisë,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Parë), e mbledhur si Dhomë e përbërë nga:
Mirjana Lazarova Trajkovska, Presidente
Päivi Hirvelä,
Ledi Bianku,
Paul Mahoney,
Aleš Pejchal,
Robert Spano,
dhe Armen Harutyunyan gjyqtarë,
dhe André Wampach, Zëvendës Sekretar i Seksionit
Pasi ka diskutuar me dyer të mbyllura më 10 Nëntor 2015,
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë ditë:
PROCEDURA
Çështja filloi me një aplikim (nr. 5250/07) kundër Republikës së Shqipërisë paraqitur në Gjykatë sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga një shtetas shqipëtar, z. Xhaferr Bici (“ankuesi”), më 4 Dhjetor 2006. Ankuesi përfaqësohej nga Znj. S. Puto, një avokate që ushtron detyrën në Tiranë. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Agjentja e asaj në atë kohë, Znj E. Hajro nga Zyra e Avokatit të Shtetit.Ankimi iu komunikua Qeverisë më 5 Shkurt 2009.
FAKTET
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Procedurat për kthimin e pronës
Ankuesi ka lindur në vitin 1926 dhe jeton në Durrës. Babai i ankuesit ishte pronari i dy sipërfaqeve toke bujqësore, të cilat në një moment të caktuar, u shpronësuan nga regjimi komunist.Më 19 Shtator 1996, Gjykata e Rrethit Durrës njohu ekzistencën e të drejtave të ankuesit mbi pronën e trashëguar, e cila është një sipërfaqe toke bujqësore prej 72,000 m2, në përputhje me Nenin 388 të Kodit Civil (vërtetim fakti juridik). Parashikimi operativ parashikon si më poshtë vijon:
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
“gjykata pranon kërkesë padinë të paditësit Xhaferr Bici dhe njeh ekzistencën e faktit juridik se babai i tij zotëronte një sipërfaqe toke bujqësore 72,000 m2 (...). Kjo njohje bëhet për efekt kompensimi”. Më 26 Shtator 1996, ankuesi, në mbështetje të vendimit të Gjykatës së Rrethit, dorëzoi një ankesë tek Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (“Komisioni”), duke kërkuar njohjen, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës. Nga viti 2001 deri në vitin 2008,ankuesi i kërkoi një sërë autoriteteve t’i njihnin të drejtën e tij mbi pronën dhe t’ia rikthenin pronën. Më 11 Mars dhe 19 Nëntor 2002, Prefektura e Qarkut Durrës dhe Komisioni deklaruan se ankimi kishte mbetur pezull që prej vitit 1996. Gjithashtu, Komisioni deklaroi se ankimi duhej të shqyrtohej në bazë të Ligjit për Pronën i vitit 1993, i amenduar. Më 28 Gusht 2007, Komisioni konfirmoi se nuk ishte marrë asnjë vendim në lidhje me ankimin e datës 26 Shtator 1996. Letra përfshinte një listë me dokumenta, të cilat ishin pjesë e dosjes së ankuesit.
Ngjarjet që dolën pas komunikimit të çështjes
Më 14 Korrik 2008, Komisioni i ktheu ankuesit ankimin e tij të datës 26 Shtator 1996. Në të deklarohej se nuk mund të merrej asnjë vendim në lidhje me fuqizimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit, të datës 19 Shtator 1996, bazuar në seksionin 17 të vitit 2004 të Ligji mbi Pronën, i amenduar (shiko pragrafin 16 më poshtë). Më tej, vërehej se Ligji mbi Pronën i vitit 1993 dhe aktet ligjore statutore në vijim, të cilat parashikonin njohjen e të drejtave të pronës bazuar në një vendim i cili njihte ekzistencën e faktit juridik për të drejtat e pretenduara mbi pronën, ishte zëvendësuar. Nuk ka asnjë konfirmim se letra e Komisionit e datës 14 Korrik 2008 është marrë nga ankuesi.
LIGJI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE VENDASE
Ligjet për Pronën (Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës)
Ligjet për Pronën përshkruhen me detaje në vendimet e Gjonbocari kundër Shqipërisë (nr. 10508/02, 23 Tetor 2007); Driza kundër Shqipërisë (nr. 33771/02. 13 Nëntor 2007); Ramadhi kundër Shqipërisë (nr. 38222/02, 13 Nëntor 2007); Hamzaraj kundër Shqipërisë (nr. 2) (nr. 45265/04, 22 Shtator 2009); Luli dhe të Tjerët kundër Shqipërisë (nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10, 3129/12
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
dhe 31355/09, 1 Prill 2014); dhe, Manushaqe Puto dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09, 31 Korrik 2012. Parashikimet përkatëse, në lidhje me këtë çështje, janë si më poshtë vijon:Seksioni 22 i Ligjit për Pronën i vitit 1993 parashikon se njohja e të drejtës së pronës bazohej në dokumentet zyrtarë që duhej të dorëzoheshin nga pronari i mëparshëm. Në mungesë të këtyre dokumenteve zyrtarë, ekzistenca e të drejtave të pretenduara mbi pronën mund të njihet me anë të një vendimi gjykate në prani të palës së pandehur. Për rrjedhojë, një pronar i mëparshëm ka të drejtën të paraqesë një ankim përpara Komisionit për njohjen e të drejtave të tij të pretenduara për pronën e trashëguar, bazuar në një vendim të tillë gjykate. Ligji për Pronën i vitit 2004 shfuqizon Ligjin për Pronën të vitit 1993. Sipas Seksionit 17 të Ligjit për Pronën të vitit 2004, i amenduar, afati kohor për dorëzimin e ankesave të reja u shty. Gjithashtu, u parashikua se Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë (“Agjensia Qendrore”) nuk do të merrte ndonjë vendim në lidhje me ankesat, pretendimet e të cilave bazoheshin vetëm në një vendim gjykate, i cili njihte ekzistencën e një fakti ligjor në përputhje me Nenin 388 të Kodit të Procedurës Civile. Të gjitha ankesat e bazuara në një vendim të tillë do t’i ktheheshin paditësit brenda tridhjetë ditëve nga dorëzimi dhe nuk do të ndërmerrej asnjë veprim i mëtejshëm. Seksioni 19 § 1 i Ligjit për Pronat i vitit 2004 prashikonte mundësinë për dorëzimin e ankesave të reja për njohjen, kthimin dhe kompensimin e një prone. Në përputhje me seksionin 22, një pronar i mëparshëm mund të bënte një ankesë të re për njohjen, kthimin ose kompensimin e pjesës së mbetur të pronës, ç’ka ishte vendosur më herët nga Komisioni.
Ligje të tjera vendase të lidhura me çështjen në fjalë
Sipas Nenit 324 të Kodit të Procedurës Civile (“KPP”), një paditës mund të kërkojë anullimin e një vendimi administrativ. Gjithshtu, një paditës mund të kundërshtojë refuzimin e autoriteteve për ndërmarrjen e një vendimi administrativ brenda afatit kohor të përcaktuar. Neni 388 i KPP parashikon se çdo palë e interesuar ka të drejtën të kërkojë që gjykata e shkallës së parë të njohë një fakt, të dhënat e dokumentura të të cilit janë zhdukur, kanë humbur dhe nuk mund të krijohen përsëri, ose nuk mund të përftohen në mënyrë tjetër, vetëm nëse një fakt i tillë është material dhe mund të shkaktojë, ndryshojë ose ndalojë të drejtat personale ose ato mbi pronën. Neni 77 i Kodit të Procedurës Administrative (“KPA”) parashikon refuzimin e nënkuptuar nga një autoritet shtetëror në rast se nuk është marrë asnjë vendim brenda nëntëdhejetë ditësh në lidhje me ankimin. Sipas Nenit 137 të KPA, një
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
palë e interesuar mund të apelojë, inter alia, kundër refuzimit për çuarjen e një vendimi administrativ në gjykatë, pasi janë shteruar mjetet respektive administrative. Sipas Ligjit për detyrimet ekstra kontraktuale të Shtetit (ligji nr. 8510 i datës 15 Korrik 1999), një Shtet është i detyruar të kompensojë dëmin shkaktuar ndaj një pale të tretë gjatë ushtrimit të funksioneve të tij publike, në rast se ky dëm dhe kompensim nuk është njohur nga ai entitet.
Praktika vendase
Në vitin 2007 dhe 2008, Gjykata e Lartë sqaroi përfundimisht praktikën e gjykatasve vendase në lidhje me zbatimin e Nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile. Më specifikisht, në vendimet e saj nr. 746/2007 të datës 31 Maj 2007 dhe 98/2008 të datës 14 Shkurt 2008 në lidhje me mosmarrëveshjet për pronën, Gjykata e Lartë shtoi se “një vendim gjykate i marrë në përputhje me Nenin 388 të Kodit të Procedurës Civile nuk duhet të interpretohet si i lidhur me autoritetet administrative, por si një dokument udhëheqës që i mundëson aatyre të marrin një vendim bazuar në ligj dhe në dokumentet që zotërohen”. Në vendimin nr. 749/2007 të datës 31 Maj 2007, Gjykata e Lartë shtoi se “një vendim i tillë gjykate duhet të shqyrtohet në kombinim me dokumente shtesë mbështetës nga Agjensia, e cila duhet të vendosë përfundimisht nëse duhet të pranojë ose të rrëzojë kërkesën e ankuesit [për njohjen e të drejtave të tij mbi pronën]”.
LIGJI
PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
Nga mocioni i saj, Gjykata ngriti çështjen nëse kishte pasur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me mosmarrjen e një vendimi nga ana e autoriteteve për pakënaqësinë e paraqitur nga ankuesi në vitin 1996. Në vëzhgimet e tij, ankuesi shfaqi pakënaqësinë se kohëzgjatja e procedimeve përpara Komisionit nuk pajtohej me kërkesën për “kohë të arsyeshme”, parashtruar në Nenin 6 § 1 të Konventës, i cili, për sa ka të bëjë me çështjen, parashikon:
“Në përcaktimin e të drejtave dhe të detyrimeve të tij civile..., çdo njeri ka të drejtën ... për një seancë dëgjimore brenda një afati kohor të arsyeshëm nga ... një gjykatë...”
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
PRANUESHMËRIA
Zbatimi i Nenit 6 § 1
Qeveria e kontestoi pranueshmërinë e Nenit 6 § 1 të Konventës për zbatimin e një vendimi gjykate, i cili njeh ekzistencën e një fakti juridik. Qeveria argumenton se në çështjen në fjalë nuk kishte mosmarrëveshje për të drejtat civile. I takonte ankuesit të vendoste nëse do t’i dorëzonte autoriteteve administrative një ankim të ri në lidhje me prezantimin e afateve të reja kohore. Ankuesi shpjegoi se ishte ankuar për kohëzgjatjen e procedimeve përpara autoriteteve administrative për moszbatim të vendimit gjyqësor të datës 19 Shtator 1996, i cili njihte ekzistencën e faktit juridik. Duke u mbështetur në gjykimin në çështjen Ramadhi dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 38222/02, 13 Nëntor 2007, ai u shpreh në favor të zbatueshmërisë së Nenit 6 § 1 të Konventës. Në lidhje me Nenin 6 § 1 të Konventës, në aspektin e tij “civil”, në mënyrë që ky i fundit të bëhet i zbatueshëm, duhet të ekzistojë një diskutim (kontestim) për një “të drejtë” e cila mund të thuhet, të paktën mbi shkaqe të argumentueshme, se njihet nga ligji vendas. Diskutimi duhet të jetë i vërtetë dhe serioz. Mund të ketë lidhje jo vetëm me ekzistencën aktuale të një të drejte, por edhe me shtrirjen e saj dhe mënyrën e ushtrimit të saj. Për më tepër, rezultati i procedimeve duhet të jetë vendimtar në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të drejtën civile në fjalë (shiko midis shumë autoriteteve të tjerë, Gorou kundër Greqisë (nr. 2) [DHM] nr. 12686/03, § 27, 20 Mars 2009). Në çështjen në fjalë, ankuesi në të vërtetë u ankua për kohëzgjatjen e procedimeve përpara autoriteteve administrative. Në përputhje me ligjin vendas, ai dorëzoi një ankim për njohjen, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës së tij. Pavarësisht mungesës së një vendimi në lidhje me ankimin e tij, procedimet përpara autoriteteve administrative ishin vendimtare për përcaktimin e së drejtës së trashëguar të ankuesit mbi pronën, e cila është civile nga vet natyra e saj (shiko gjithashtu, Ramadhi dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, nr. 38222/02, §§ 35-37, 13 Nëntor 2007 në të cilin Gjykata vendosi që Neni 6 § 1 të zbatohet për procedimet përpara Komisionit, i cili i kishte njohur të drejtat mbi pronën së ankuesit dhe kishte akorduar kompensim në vend të kthimit të tokës). Në këto rrethana, Gjykata vendos që në çështjen në fjalë të zbatohet Neni 6 § 1 i Konventës, dhe për pasojë, rrëzon kundërshtimin e Qeverisë.
2. Shfrytëzimi i mjeteve vendase
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
(a) Parashtrimet e palëve
Qeveria ngriti një sërë kundërshtimesh në lidhje me pamundësinë e ankuesit për të shfrytëzuar mjetet vendase. Sipas tyre, ankuesi nuk mundi të paraqiste: i) një ankesë administrative sipas Nenit 137 të KPA, dhe në vijimësi, një akt civil bazuar në Nenin 324 të KPP; ii) nja akt për dëmet kundër Shtetit sipas Ligjit për detyrime ekstra kontraktuale të Shtetit; iii) një kërkesë të freskët në Komision në përputhje me seksionet 17 dhe 19 të Ligjit për Pronën 2004; iv) një kërkesë bazuar në seksionin 22 të Ligjit për Pronën të vitit 2004; dhe, v) një kërkesë për apelim jashtë afatit. Më tej, Qeveria parashtroi se ankesa e ankuesit ishte kundërshtuar nën zë, në zbatim të Nenit 77 të KPA. Ankuesi komentoi se nuk kishte asnjë mjet efikas për t’u shfrytëzuar.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
(i) Për sa i përket një ankese administrative sipas Nenit 137 të KPA dhe një akt civil sipas Nenit 324 të KPP
Tashmë Gjykata e ka rrëzuar kundërshtimin e Qeverisë në lidhje me mos –dorëzimin e një ankimi sipas Nenit 137 të KPA dhe Nenit 324 të KPP në çështjen Luli dhe të Tjerët kundër Shqipërisë, cituar më sipër, §§ 79-80. Nuk ka asnjë bazë që të urdhërohet një nisje nga këto gjetje. Për këtë arsye, Gjykata e kundërshton këtë kundërshti.
(ii) Në lidhje me një veprim për dëmet sipas Ligjit të përgjegjësisë ektra-kontraktuale të Shtetit
Gjykata vëren se Qeveria nuk ofroi ndonjë ligj vendas nga vendimet e gjykimeve, të lidhur me çështjen, duke mbështetur argumentin se një ankim bazuar në një Ligj përgjegjësie ekstra-kontraktuale të Shtetit kishte çdo mundësi për sukses në një situatë të ngjashme, ku autoritetet njohnin përgjegjësinë e tyre ekstra-kontraktuale dhe akordojnë kompemsimin sipas ligjit (shiko për shembull Scoppola kundër Italisë (nr. 2) [DHM], nr. 10249/03, § 71, 17 Shtator 2009). Për këtë arsye, Gjykata e rrëzon këtë kundërshtim.
(iii) Në lidhje me kërkesën e re sipas seksioneve 17 dhe 19 të Ligjit mbi Pronën, i vitit 2004 Sipas Gjykatës, kërkesa adresuar një ankuesi të paraqesë një ankim të ri, sipas seksioneve 17 dhe 19 të Ligjit për pronën të vitit 2004 nuk është e barazvlefshme
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
me marrjen e një vendimi për ankimin e tij të pashmangshëm përpara Komisionit, i cili nuk kishte marrë një vendim që prej vitit 1996. Për këtë arsye, Gjykata e rrëzon këtë kundërshti.
iv) Në lidhje me kërkesën bazuar në seksionin 22 të Ligjit të Pronës së vitit 2004.
Bazuar në Ligjin për Pronën të vitit 2004, ishte i nevojshëm një ankim i ri, me kushtin që të drejtat mbi pronën të një pronari të mëparshëm të jenë njohur më herët me një vendim komisioni. Në çështjen në fjalë, nuk ishte marrë asnjë vendim i tillë në favor të ankuesit. Prandaj, Gjykata hedh poshtë kondërshtimin e Qeverisë.
v) Në lidhje me një kërkesë për apelim jashtë afatit kohor
Gjykata vërren se Qeveria nuk përcaktoi afatin kohor, një detaj të cilin ankuesi nuk e kishte vënë re, dhe për të cilën ai duhej të kishte dorëzuar një kërkesë për të apeluar jashtë afatit kohor.
vi) Në lidhje me zbatimin e Nenit 77 të KPA
Gjykata vëren se Ligji për Pronën, i hartuar lex specialis, nuk parashikonte kundërshtimin e heshtur pasi të përfundonin afatet kohorë. Përgjigjet e autoriteteve në vitin 2002 konfirmuan faktin se ankesa ishte ende në pritje të një vendimi (shiko paragrafin 9 më sipër). Kështu, Gjykata rrëzon kundërshtimin e Qeverisë.
3. Përfundim
Gjykata arrin në përfundimin se është e dukshme se ky ankim nuk është i pa bazuar në fakte, sipas interpretimit të Nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Duke qenë se nuk është i papranueshëm në ndonjë argument tjetër, atëherë ankimi duhet të deklarohet i pranueshëm.
Cilësitë
Më tej Qeveria pohoi se Komisioni kishte udhëhequr procedimet në përputhje me ligjin. Më 19 Nëntor 2002, ai kishte informuar ankuesin se ankimi i tij do të shqyrtohej sapo të hynte në fuqi Ligji i ri për Pronën. Agjensia kishte informuar
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
ankuesin për vendimin e saj, më 14 Korrik 2008. Sipas tyre, ankuesi nuk kishte treguar kujdesin e duhur. Ankuesi u ankua se procedimet adminsitrative kishin marrë jashtëzakonisht shumë kohë. Ai pohoi se kishte qenë shumë i kujdesshëm për t’i dërguar disa kërkesa autoriteteve. Ai pretendonte se nuk ishte informuar kurrë për vendimin e Komisionit të datës 14 Korrik 2008. Gjykata do të vlerësojë arsyetueshmërinë e kohëzgjatjes së procedimeve nën disa rrethana të caktuara të çështjes dhe duke pasur parasysh kriteret e parashikuara në ligjin e saj sipas çështjeve, veçanërisht kompleksitetin e çështjes dhe sjelljen e ankuesit dhe të autoriteteve përkatëse. Në pikën e fundit, duhej të merrej parasysh edhe ajo ç’ka ishte në rrezik për ankuesin (shiko midis të tjerëve, Vilho Eskelinen dhe të Tjerët kundër Finlandës [DHM], nr. 63235/00, § 67, GJEDNJ 2007-II). Gjykata shpjegon se procedimet filluan më 26 Shtator 1996 dhe përfunduan më 14 Korrik 2008. Kështu, ato kanë zgjatur 11 vjet, 9 muaj dhe 18 ditë përpara një niveli juridiksioni. Nuk ka asnjë tregues se përcaktimi i të drejtave për pronën të ankuesit ishte kompleks. Qeveria nuk dha asnjë shpjegim çfarëdo për mos shqyrtimin nga ana e Komisionit të kërkesës së ankuesit gjatë kësaj kohe. Ankuesit nuk do t’i atribuohej asnjë vonesë. Disa herë me radhë ai kishte bërë kërkesë për ecurinë e procedimeve përpra Komisionit. Nga pikpamja e asaj që ishte në rrezik për ankuesin, ç’ka ishte njohja e të drejtave të tij për pronën e trashëguar, Gjykata kujton se i takon Shteteve Kontraktuese të organizojnë sistemet e tyre ligjore në mënyrë të tillë që autoritetet kompetente të mund të përmbushin kërkesat e Nenit 6 të Konventës, duke përfshirë detyrimin për të marrë një vendim brenda një afati kohor të arsyeshëm (shiko, mutatis mutamdis, Mishgjoni kundër Shqipërisë, nr. 18381/05, § 59, 7 Dhjetor 2010; dhe Gjonbocari dhe të Tjerët, cituar në sipër, § 67). Gjykata arrin në përfundimin se ka pasur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve.
PRERTENDIME PËR SHKELJEN E NENIT 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
Ankuesi shprehu pakënaqësinë se ka pasur një shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
Qeveria parashtroi se kjo ankesë duhej të deklarohej e papajtueshme ratinone materiae, duke qenë se të drejtat për pronën të ankuesit nuk ishin njohur nga Komisioni. Ankuesi nuk kishte ndonjë pritshmëri legjitime bazuar në ligjin vendas, por thjeshtë shpresën për njohjen e të drejtave të tij ndaj pronës. Dorëzimi i dokumentave nuk akordonte automatikisht të drejtën ndaj pronës. I mbetej autoriteteve të vendosnin për dorëzimin e dokumenteve dhe duke pasur parasysh edhe interesin e publikut do të vendosnin nëse të drejtat e pronës të ankuesit do të njiheshin. Ankuesi shpjegoi se kishte një “pritshmëri legjitime” se autoritetet do t’i njihnin të drejtën mbi pronën. Ai kishte dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me ligjin. Mosnjoftimi i ankuesit nga ana e autoriteteve për procedimet e pashmangshme bëri që ankuesi të besonte se i kishte përmbushur kërkesat statutore dhe se nuk kishte arsye që kjo kërkesë të refuzohej. Gjykata thekson se një ankues mund të pretendojë për shkelje të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1, vetëm nëse vendimet e kundërshtuara kanë të bëjnë me “pasurinë” e tij ose të saj, sipas interpretimit të atij parashikimi. Koncepti i “pasurisë” ka një kuptim autonom, i cili është i pavarur nga klasifikimi formal në ligjin vendas (Former King i Greqisë (Ish Mbreti i Greqisë) dhe të Tjerët kundër Greqisë [GC], nr. 25701/94, § 60 GJEDNJ 2000-XII). “Pasuritë” mund të jenë “pasutri ekzistuese” ose asete, duke përfshirë kërkesat për të cilat një ankues mund të argumentojë se ka të paktën “një pritshmëri legjitime” (e cila duhet të jetë më konkrete sesa thjeshtë një shpresë) e cila do të realizohet, ç’ka do të thotë se ai ose ajo do të gëzojë të drejtën mbi pronën (shiko Gratzinger dhe Gratzingerova kundër Republikës Çeke (vendim) [DHM], nr. 39794/98, GJEDNJ 2002-VII, § 69, dhe Kopecký kundër Sllovakisë [DHM], nr. 44912/98, § 35, GJEDNJ 2004-IX). Një kërkesë mund të konsiderohet si e vlefshme kur argumentohet mjaftueshëm se është e zbatueshme (shiko Kopecký, cituar më sipër, § 49; dhe Stran Greek Refineries (Rafineritë Greke Stran) dhe Stratis Andreadis kundër Greqisë, vendim i datës 9 Dhjetor 1994, Seritë A nr. 301-B, fq. 84, § 59). Nga ana tjetër, shpresa për njohjen e ekzistencës të një të drejte të vjetër mbi pronën, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e pamundur të ushtrohej në mënyrë efikase, nuk mund të konsiderohet si “pasuri”, bazuar në interpretimin e Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Po kështu edhe një kërkesë e kushtëzuar, e cila tejzgjatet për shkak të mospërmbushjes së kushtit, mund të mos njihet (shiko Prince Hans-Adam II i Lihtenshtajnit kundër Gjermanisë [DHM], nr. 42527/98, §
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
83, GJEDNJ 2001-VIII). Sipas Gjykatës, një kërkesë është e kushtëzuar kur varet nga një ngjarje e pasigurt e së ardhmes. Asnjë “e drejtë legjitimi” nuk hyn në lojë në mungesë të një kërkese të mirëpërcaktuar për t’iu referuar një aseti. Në çështjen konkrete, ankuesi ka qenë pala paditëse, i cili ka paraqitur një ankesë për njohjen, kthimin dhe/ose kompensimin e të drejtave të pronës. Duke bërë ankesën, ankuesi i besoi vendimit të gjykatës për njohjen e ekzistencës së faktit ligjor se i ndjeri, babai i tij, pretendohet se zotëronte një sipërfaqe toke bujqësore (shiko paragrafin më sipër). Për pasojë, ankesa nuk kishte të bënte me “pronësinë ekzistuese” të vet ankuesit. Prandaj mbetet për t’u vendosur nëse ankuesi mund të konsiderohet se ka pasur një “pritshmëri legjitime”, se kërkesa, bazuar në njohjen e një vendimi gjykate që njeh një fakt ligjor, i referohet një aseti i cili do të jepet në favorin e tij. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se nje vendim gjykate që njeh një fakt ligjor, të dhënat e dokumentuara të të cilit janë zhdukur, i marrë bazuar në Nenin 388 të KPP, është i një natyre deklarative (gjithashtu shiko Marku kundër Shqipërisë, nr. 54710/12, §§ 19 dhe 37, 15 Korrik 2014). Një vendim i tillë në vetvete nuk i referohet të drejtave të pronës së një kërkuesi, apo ndonjë të drejte tjetër çfarëdo qoftë ajo. Sipas ligjit vendas, njohja e të drejtave mbi pronën të një kërkuesi i përkiste Komisionit, i cili ishte autoriteti administrativ kompetent, që merrej me kërkesat për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve (shiko Ramadhi dhe të Tjerët, cituar më sipër, § 25). Komisioni nuk e përmbush në mënyrë automatike pretendimin e kërkuesit për kthimin dhe/ose kompensimin e pronës, duke pasur parasysh të drejtat e tij ndaj pronës, që njohen nga një gjykatë sipas Nenit 388 të KPP. Komisioni duhet të sigurohet se ankesa përmbush kërkesat statutore siç parashikohet në Ligjin për Pronën. Ligji bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë në vijim ofron mbështetje në aspektin se një vendim i tillë gjykate nuk mjaftonte të njihte atomatikisht të drejtat e një kërkuesi mbi pronën (shiko praragrafin 22 më sipër). Rezulton se ankuesi nuk ka as të drejtë dhe as një kërkesë që mbështet “pritshëmrinë legjitime”, sipas ligjit të nxjerrë nga vendimi i Gjykatës për të fituar rikthimin e pronës në fjalë dhe në vijim asnjë “pasuri” sipas interpretimit të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1. Më tëj vijohet, se kjo ankesë është e papajtueshme me Konventën ratione materiae dhe duhet të kundërshtohet në përputhje me Nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
III.ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
Neni 41 i Konventës parashikon:
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
Dëmi
Ankuesi kërkoi 30,000 euro (EUR) për dëmin jo monetar. Qeveria kontestoi kërkesën me justifikimin se nuk ishte e detajuar dhe nuk bazohej në asnjë dokument. Gjykata gjykon se ankuesit duhet t’i jetë shkaktuar dëm jo monetar. Duke gjykuar me paanshmëri, ajo i akordon atij EUR 7,000.
Kostot dhe shpenzimet
Ankuesi kërkoi EUR 2,600 për kostot dhe shpenzimet e bëra në Gjykatë, nga të cilat EUR 130 ishin për dorëzimin e ankimit, EUR 1,900 për dorëzimin e vëzhgimeve, EUR 290 për këshillim ligjor dhe EUR 280 për shpenzimet administrative dhe për përkthimet. Qeveria e kontestoi kërkesën me argumentin se ankuesi nuk i mbështeti dhe nuk i specifikoi shpenzimet, sipas edhe Rregullit 60 § 2 të Gjykatës. Gjykata argumenton se kostot dhe shpenzimet, bazuar në Nenin 41, nuk do të akordohen, nëse nuk gjykohet se ato janë bërë faktikisht, kanë qenë të nevojshme për t’u bërë, dhe janë bërë në mënyrë racionale (shiko Driza, cituar më sipër, § 141). Për më tepër, kostot ligjore janë të shlyeshme vetëm nëse kanë lidhje me shkeljen e konstatuar (shiko Vistiņš dhe Perepjolkins kundër Letonisë (shpërblim i drejtë) [DHM], nr. 71243/01, § 50, GJEDNJ 2014). Gjykata vëren se nuk i janë dhënë faturat mbështetëse për të provuar se të gjitha shpenzimet e bëra janë reale. Në vijim, ajo bën pyetjen nëse shpenzimet e mbetura janë bërë në mënyrë të arsyeshme. Duke pasur parasysh dokumentet në zotërimin e saj si edhe konstatimet, Gjykata i akordon ankuesit EUR 850 për procedimet e Strasburgut.
Kamatëvonesa
Gjykata e shikon të arsyeshme që kamatëvonesa duhet të bazohet në normën huadhënëse marxhinale të Bankës Qendrore Europiane, duke i shtuar pikë tre përqindëshe.
VENDIMI BICI KUNDËR SHQIPËRISË
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NË MËNYRË UNANIME,
E deklaron ankesën në lidhje me kohëzgjatjen e tepruar të procedimeve të pranueshme dhe pjesën tjetër të ankimit të papranueshëm;
Vendos se ka pasur një shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve;
Vendos
(a) se Shteti i paditur duhet t’i paguajë ankuesit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi u bë i formës së prerë në përpthje me Nenin 44 § 2 të Konventës, shumat e mëposhtme, që duhet të konvertohen në vlerën monetare të Shtetit të paditur, në normën e zbatueshme në datën e zgjidhjes:
(i) EUR 7,000 (shtatë mijë euro), plus çdo taksë e cila mund të jetë e tarifueshme, në lidhje me dëmin jo monetar;
(ii) EUR 850 (tetëqind e pesëdhjetë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme për ankuesin, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) se që nga data e përfundimit të afatit tre mujor të sipërpërmendur dhe deri në zgjidhjen përfundimtare, interesi i thjeshtë duhet të jetë i pagueshëm në shumat e më sipërme në një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Europiane, gjatë periudhës së kamatëvonesës plus pikë tre përqindëshe; Pezullon pjesën e mbetur të kërkesës së ankuesit për shpërblim të drejtë.
E hartuar në anglisht dhe e mbajtur me shkrim, më 3 Dhjetor 2015, sipas Nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
André Wampach Mirjana Lazarova Trajkovska
Zëvendës Sekretare Presidente
Full & Egal Universal Law Academy