Beghal kundër Mbretërisë së Bashkuar - A.nr. 4755/16 Vendimi 28.2.2019 (Seksioni I) Faktet – Kërkuesja, një shtetase franceze, ishte me banim të zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Bashkëshorti i saj, gjithashtu shtetas francez, ishte i ndaluar në Francë në lidhje me vepra penale terroriste. Pas një vizite tek bashkëshorti i saj, kërkuesja u ndalua në aeroportin East Midlands dhe u pyet sipas Grafikut 7 të Ligjit për Terrorizmin të vitit 2000. Ajo dhe bagazhi i saj u kontrolluan. Kërkuesja refuzoi tu përgjigjej pjesës më të madhe të pyetjeve që iu bënë asaj. Kërkuesja në vijim u akuzua, ndërmjet të tjerash, për mospërmbushje me dashje të një detyrimi sipas Grafikut 7. Grafiku 7 i jepte të drejtë policisë, punonjësve të emigracionit dhe të doganave të ndalonin, merrnin në pyetje dhe të kontrollonin pasagjerët në porte, aeroporte dhe terminalet ndërkombëtarë të trenave. Marrja në pyetje duhej të ishte me qëllim konstatimin nëse personi duket se është përfshirë apo të ketë qenë përfshirë në kryerjen, përgatitjen ose nxitjen e akteve të terrorizmit. Nuk kërkohej autorizim paraprak dhe kompetenca për të ndaluar dhe pyetur mund të ushtrohej edhe pa dyshimin e përfshirjes në terrorizëm. Ligji – Neni 8 Çështja kryesore ishte nëse garancitë e parashikuara në ligjin e brendshëm mbulonin mjaftueshëm kompetencat sipas Grafikut 7 për ti ofruar kërkueses mbrojtjen e përshtatshme ndaj ndërhyrjes arbitrare në të drejtën e saj të respektimit të jetës së saj private. (a) Objekti territorial dhe kohor i kompetencave – Kompetencat sipas Grafikut 7 ishin të gjera në objektin e tyre, duke patur zbatim të përhershëm në të gjitha portet dhe kontrollet kufitare. Kjo, në vetvete, nuk binte në kundërshꢀm me parimin e ligjshmërisë. Kontrollet në porte dhe kufi do të përbënin një pikë themelore për zbulimin dhe parandalimin e lëvizjeve të terroristëve dhe/ose shkatërrimin e sulmeve terroriste. Në fakt, të gjithë Shtetet kishin sisteme të kontrollit të emigracionit dhe doganave në portet dhe kufijtë e tyre dhe, ndërsa këta kontrolle ishin të ndryshëm në natyrë nga kompetencat e Grafikut 7, megjithatë në këtë situatë të gjithë personat që kalonin kufijtë ndërkombëtare mund të prisnin ꢀ nënshtroheshin një niveli të caktuar kontrolli. (b) Diskrecioni dhënë autoriteteve për të vendosur nëse dhe kur të ushtrohen kompetencat – Punonjësit kontrollues kishin një diskrecion të gjerë meqenëse ‘terrorizmi’ ishte një përkufizim i gjerë dhe kompetencat e Grafikut 7 mund të ushtroheshin pavarësisht nëse ai ose ajo kishte shkaqe objekꢀve apo subjekꢀv për dyshim. Një kërkesë e dyshimit të arsyeshëm ishte një konsideratë e rëndësishme në vlerësimin e ligjshmërisë së një kompetence për të ndaluar dhe pyetur ose kontrolluar një person; megjithatë, asgjë nuk tregonte që ekzistenca e një dyshimi të arsyeshëm në vetvete ishte e nevojshme për të shmangur arbitrariteꢀn. Për më tepër, ky ishte një vlerësim që duhej të bëhej duke patur parasysh operimin e skemës si një e tërë dhe mungesa e një kërkese të dyshimit të arsyeshëm në vetvete nuk e bënte ushtrimin e kompetencës në rasꢀn e kërkueses të paligjshme. Kishte prova të qarta që kompetencat e Grafikut 7 kishin qenë një vlerë e vërtetë në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Nëse do të kërkohej ‘dyshimi i arsyeshëm’, terroristët mund ta shmangnin kërcënimin parandalues të Grafikut 7 duke përdorur njerëz që nuk kishin tërhequr vëmendjen e policisë më parë dhe vetë fakꢀ i ndalimit mund të vinte në dijeni një person në lidhje me ekzistencën e mbikëqyrjes. Ishte e rëndësishme të bëhej dallimi ndërmjet dy kompetencave të dallueshme të Grafikut 7, që është kompetenca për të pyetur dhe kontrolluar një person dhe kompetenca për të ndaluar një person. Meqenëse kërkuesja nuk ishte ndaluar formalisht, shqyrꢀmi i gjykatës kufizohet në ligjshmërinë e kompetencës për të pyetur dhe kontrolluar. Ishte e rëndësishme që kompetenca sipas Grafikut 7 - dhe veçanërisht kompetenca për të pyetur dhe kontrolluar - ishte një kompetencë paraprake e heꢀmit e parashikuar shprehimisht për të ndihmuar punonjësit e vendosur në porte dhe kufij për të bërë heꢀme kundër terrorizmit për çdo person që hyn apo del nga vendi. Ndërsa nuk kishte ndonjë kërkesë për ‘dyshim të arsyeshëm’, punonjësve kontrollues u ishin dhënë megjithatë udhëzime. Vendimi për të ushtruar kompetencat e Grafikut 7 duhej të bazoheshin në kërcënimin e përbërë nga grupe të ndryshme terroriste akꢀve dhe në një numër tjetër konsideratash si, për shembull, burimet e njohura ose të dyshuara të terrorizmit dhe akꢀviteꢀ i mundshëm i tashëm, në rritje ose i ardhshëm terrorist. (c) Çdo kufizim i ndërhyrjes së shkaktuar nga ushtrimi i kompetencave – Në momenꢀn që kërkuesi u mor në pyetje, Grafiku 7 parashikonte që një person i ndaluar nën këtë kompetencë duhej të lirohej jo më vonë se përfundimi i një periudhe prej nëntë orësh nga fillimi i marrjes në pyetje. Në fillim të marrjes në pyetje, punonjësi kontrollues duhej ꢀ shpjegonte personit përkatëse verbalisht ose me shkrim që ai ose ajo po merrej në pyetje sipas Grafikut 7 dhe që nëpunësit kishin kompetencën ta ndalonin atë nëse ai apo ajo refuzonte të bashkëpunonte dhe insistonte për tu larguar. Për marrjen në pyetje duhej të mbahej një protokoll; në port, nëse marrja në pyetje zgjaste më pak se një orë, ose në qendër, nëse zgjaste më shumë. Megjithatë, megjithë fakꢀn që personat që merreshin në pyetje ishin të detyruar tu përgjigjeshin pyetjeve që u bëheshin, as Ligji për Terrorizmin dhe as Kodi i Prakꢀkës në fuqi në momenꢀn përkatëse nuk përmbanin dispozita për një person që merrej në pyetje (i cili nuk ishte i ndaluar) të kishte ndihmën e një avokaꢀ. Për pasojë, personat mund ꢀ nënshtroheshin marrjes në pyetje deri në nëntë orë, pa asnjë kërkesë të dyshimit të arsyeshëm, pa qenë formalisht të ndaluar, dhe pas patur akses tek një avokat. (d) Mundësia e rishikimit gjyqësor të ushtrimit të kompetencave – Ndërsa ishte e mundur të kërkohej rishikim gjyqësor i ushtrimit të kompetencave sipas Grafikut 7, nga çështjet e brendshme dilte që mungesa e çdo detyrimi nga ana e punonjësit kontrollues për të treguar ‘dyshim të arsyeshëm’ e bënte të vëshꢀrë për njerëzit që të realizonin rishikimin gjyqësor të ligjshmërisë së vendimit të ushtrimit të kompetencës. (e) Çdo mbikëqyrje e pavarur e përdorimit të kompetencave – Përdorimi i kompetencave i nënshtrohej mbikëqyrjes së pavarur nga Rishikues i Pavarur i Legjislacionit për Terrorizmin. Rëndësia e rolit qëndron në pavarësinë e plotë nga qeveria, e kombinuar me aksesin e bazuar në një shkallë të lartë të lejes për informacionin e fshehtë dhe sensiꢀv të sigurisë kombëtare dhe personelin. Megjithatë, rishikimet e ꢀj ishin gjithmonëad hoc dhe në masën që ai ishte në gjendje të rishikonte një përzgjedhje të protokolleve të marrjes në pyetje, ai nuk do të ishte në gjendje të vlerësonte ligjshmërinë e qëllimit të ndalimit. Për më tepër, ndërsa raportet e ꢀj ishin verifikuar në nivelin më të lartë, një numër rekomandimesh të rëndësishme nuk ishin zbatuar. Veçanërisht, Rishikuesi i Pavarur kishte kërkuar vazhdimisht prezanꢀmin e një kërkese për dyshim në ushtrimin e disa kompetencave të Grafikut 7, duke përfshirë kompetencën për të ndaluar dhe shkarkuar përmbajtjen e një telefoni apo laptopi; dhe ka kriꢀkuar fakꢀn që përgjigjet e dhëna nën detyrim nuk ishin përcaktuar shprehimisht të pavlefshme në procedimet penale. Kështu, duke qenë me një vlerë të konsiderueshme, mbikëqyrja e Rishikuesit të Pavarur nuk ishte në gjendje të kompensonte garancitë e tjera të pamjaꢁueshme të zbatueshme për operimin e regjimit të Grafikut 7. (f) Përfundim – Në momenꢀn që kërkuesja ishte ndaluar, kompetenca për të marrë në pyetje njerëzit sipas Grafikut 7 nuk ishte e kufizuar në masë të mjaꢁueshme dhe nuk i nënshtrohej garancive të përshtatshme ligjore ndaj abuzimeve. Ndërsa mungesa e çdo kërkese vetëm për ‘dyshim të arsyeshëm’ nuk ishte fatale për ligjshmërinë e regjimit, nëse konsiderohet së bashku me fakꢀn që marrja në pyetje mund të vazhdojë deri në nëntë orë, kohë gjatë së cilës personi do të detyrohej tu përgjigjej pyetjeve pa patur të drejtën e pranisë së një avokaꢀ dhe mundësia e rishikimit gjyqësor të ushtrimit të kompetencës ishte e kufizuar, kompetencat e Grafikut 7 nuk ishin ‘në pajꢀm me ligjin’. Gjykata nuk mori parasysh ndryshimet që erdhën nga Ligji i Sjelljes Anꢀ- Sociale, Krimit dhe Policimit të viꢀt 2014 dhe Kodit të përditësuar të Prakꢀkës; ajo nuk shqyrtoi as kompetencën për të ndaluar sipas Grafikut 7, që kishte potencialin e rezulꢀmit në një ndërhyrje më të rëndë tek të drejtat e personit sipas Konventës. Përfundim: shkelje (njëzëri). Neni 41: konstaꢀmi i një shkeljeje përbënte një kompensim të drejtë dhe të mjaꢁueshëm në lidhje me çdo dëm jo-financiar. (Shih gjithashtu Gillan dhe Quinton kundër Mbretërisë së Bashkuar, 4158/05, 12 janar 2010, Shënim Informaꢀv 126)
Full & Egal Universal Law Academy