DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA BLOKHIN KUNDËR RUSISË
(Kërkesa nr. 47152/06)
GJYKIMI
STRASBURG
23 MARS 2016
Në çështjen Blokhin k. Rusisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave te Njeriut, Dhoma e Madhe, e përbërë nga:
Guido Raimondi, Kryetar,
Dean Spielmann,
András Sajó,
Işıl Karakaş,
Josep Casadevall,
Luis López Guerra,
Mark Villiger,
Boštjan M. Zupančič,
Ján Šikuta,
George Nicolaou,
Ledi Bianku,
Helen Keller,
Aleš Pejchal,
Valeriu Griţco,
Dmitry Dedov,
Robert Spano,
Iulia Antoanella Motoc, Gjyqtarë,
dhe Lawrence Early, Këshilltar
Pas shqyrtimit të çështjes privatisht, më 12 Shkurt 2015 dhe 7 Janar 2016,
Jep vendimin si më poshtë:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkimin (nr.47152/06) kundër Federatës Ruse depozituar në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetas rus, z. Ivan Borisovich Blokhin ("kërkuesi"), më 1 nëntor 2006.
2. Kërkuesi u përfaqësua nga z. I.V. Novikov, një avokat që praktikon profesionin në Novosibirsk.
3.Qeveria ruse ("Qeveria") u përfaqësua nga z. G. Matyushkin, përfaqësuesi i Federatës Ruse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Qeveria ruse ("Qeveria") u përfaqësua nga z. G. Matyushkin, përfaqësuesi i Federatës Ruse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
3. Kërkuesi pretendonte, në veçanti, se dënimi i tij në një institut për ndalim të përkohshëm për të mitur ka qenë i paligjshëm, se kushtet e ndalimit ishin çnjerëzore, dhe se procesi kundër tij kishte qenë i padrejtë.
4. Më 29 shtator 2010, kërkesa iu komunikua Qeverisë.
5. Më 14 nëntor 2013 Dhoma e Seksionit të Parë, e përbërë nga Isabelle Berro-Lefevre, Khanlar Hajiyev, Mirjana Lazarova Trajkovska, Julia Laffranque, Erik Mose, Ksenija Turkovic dhe Dmitri Dedov, gjyqtarë, dhe gjithashtu Søren Nielsen, sekretar, dha një vendim në të cilin njëzëri u deklarua se kërkesa ishte pjesërisht e pranueshme dhe u gjet se ka pasur shkelje të nenit 3, nenit 5 § 1 dhe nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) dhe (d) të Konventës.
6. Më 13 shkurt 2014, Qeveria ka kërkuar dërgimin e çështjes në Dhomën e Madhe për konsultim të mëtejshëm, në përputhje me nenin 43 të Konventës dhe nenin 73 të Rregullores së Gjykatës.
7. Përbërja e Dhomës së Madhe është përcaktuar në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe rregullit 24 të Rregullores së Gjykatës.
8. Kërkuesi dhe Qeveria paraqitën vërejtje me shkrim. Më 9 tetor 2014, pas konsultimit me palët, Kryetari i Dhomës së Madhe vendosi të mos mbajë seancë, por ftoi palët të paraqesin vërejtje të mëtejshme me shkrim dhe ashtu ndodhi. Përveç kësaj, komentet e palës së tretë u morën nga Qendra e Avokatisë për Paaftësitë Mendore ("MDAC") dhe Lidhjes së të Drejtave të Njeriut të Republikës Çeke ("liga"), e cila ishte autorizuar nga kryetari i Dhomës së Madhe për të marrë pjesë në proces (Neni 36 § 2 të Konventës dhe rregulli 44 § 3).
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9.Kërkuesi ka lindur në vitin 1992 dhe jeton në Novosibirsk.
A. Jeta e kërkuesit dhe gjendja shëndetësore
10. Para shtatorit të vitit 2004, prindërve të kërkuesit iu hoq përgjegjësia e tyre prindërore dhe kërkuesi u vendos në një jetimore lokale, derisa gjyshi i tij u caktua si kujdestar i tij në tetor 2004 dhe kërkuesi iu caktua atij. Më 28 shkurt 2005 kujdestaria e gjyshit u revokua, por ai u rikthye si kujdestar në fillim të vitit 2006.
11. Nga viti 2002 deri në vitin 2005, kërkuesi pretendohet të ketë kryer vepra të ndaluara nga Kodi Penal i Federatës Ruse, duke përfshirë edhe prishjen e qetësisë publike, vjedhje në rrethana rënduese, shtrëngim me anë të kanosjes në rrethana rënduese, vetëm ose në bashkëpunim me të mitur të tjerë. Meqë ai ishte nën moshën për përgjegjësi penale, nuk janë nisur kundër tij procedura penale, por ai është bërë pesë herë subjekt i marrjes në pyetje para fillimit të hetimit dhe është vendosur nën mbikëqyrjen e Inspektoratit për të mitur në kuadër të Departamentit të Punëve të Brendshme të Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk (më pas "Inspektorati i të miturve"). Për më tepër, pas hetimit të katërt, ai u vendos në një qendër ndalimi të përkohshme për të mitur më 21 shtator 2004 për tridhjetë ditë.
12. Sipas të dhënave mjekësore të kërkuesit, ai vuante nga një çrregullim i mungesës së vëmendjes i shoqëruar me mbi aktivitet (një çrregullim mendor dhe i sjelljes që karakterizohet nga vështirësi të konsiderueshme për të qenë i vëmendshëm ose mbi aktiv dhe impulsiv, ose një kombinim i të dyjave, më tej "ADHD") dhe mungesën e kontrollit në fshikëz që shkakton urinim të pavullnetshëm.
13.Më 27 dhjetor 2004 dhe 19 janar të vitit 2005 ai u vizitua nga një neurolog dhe një psikiatër. Atij iu dhanë ilaçe me recetë, mbikëqyrje të rregullt dhe psikoterapi të rregullt nga një neurolog dhe psikiatër.
B. Marrja në pyetje e kërkuesit para hetimit
14. Më 3 janar 2005, kërkuesi, i cili në atë kohë ishte dymbëdhjetë vjeç, ishte në shtëpinë e komshiut të tij nëntë-vjeçar S. kur nëna e tij, znj. S., i telefonoi policisë, e cila erdhi dhe mori kërkuesin për ta dërguar në stacionin e policisë në Qarkun Sovetskiy të Novosibirsk. Ai nuk ishte i informuar për arsyet e arrestimit të tij.
15. Sipas kërkuesit, ai u vendos në një qeli që nuk kishte dritare dhe dritat në qelinë e paraburgimit ishin fikur. Pasi ai kishte kaluar rreth një orë në errësirë, ai është marrë në pyetje nga një polic. Polici i tha atij se S. e kishte akuzuar atë për shtrëngim me anë të kanosjes. Ai nxiti kërkuesin për t’u rrëfyer, duke thënë se në qoftë se ai e bën ketë, ai do të lirohet menjëherë, ndërsa nëse ai nuk pranon do të qëndrojë në burg. Kërkuesi nënshkroi një deklaratë rrëfimi. Punonjësi, menjëherë pas kësaj, telefonoi gjyshin e kërkuesit për t’i treguar atij se kërkuesi ishte në stacionin e policisë dhe se mund ta marrë në shtëpi. Kur gjyshi i tij mbërriti në stacionin e policisë, kërkuesi tërhoqi rrëfimin e tij dhe protestoi duke kërkuar pafajësinë e tij.
16. Qeveria kundërshtoi përshkrimin e kërkuesit për ngjarjet në stacionin e policisë. Ata thanë se kërkuesi ishte kërkuar të japë një "shpjegim" e nuk është marrë formalisht në pyetje nga një polic, i cili kishte trajnimin e duhur, dhe se ai kishte qenë i informuar për të drejtën e tij për të qëndruar i heshtur. Ai nuk kishte qenë subjekt i ndonjë presioni apo frikësimi. Gjyshi i tij kishte qenë i pranishëm gjatë intervistës.
17. Në të njëjtën ditë gjyshi i kërkuesit nënshkroi një deklaratë me shkrim që përshkruan karakterin e kërkuesit dhe mënyrën e jetës së tij. Ai tha se dy ditë më parë ai kishte parë kërkuesin në posedim të disa të hollave. Kur u pyet se ku i kishte marrë paratë, kërkuesi kishte thënë se ai i kishte marrë nga babai i tij.
18. S. dhe nëna e tij janë dëgjuar gjithashtu nga policia në lidhje me incidentin dhe kanë pretenduar se në dy raste, më 27 dhjetor 2004 dhe 3 janar 2005, kërkuesi kishte marrë me forcë 1,000 rubla (RUB) nga S., duke e kërcënuar se do përdorte dhunë në qoftë se ai nuk dorëzon paratë.
19. Më 12 janar 2005, Inspektorati për të Miturit refuzoi të filloi procesin penal kundër kërkuesit. Duke u bazuar në rrëfimin e kërkuesit dhe deklaratat e S. dhe nënës së S., vendosi se më 27 dhjetor 2004 dhe 3 janar 2005, kërkuesi kishte marrë forcërisht para nga S., pra, veprimet e tij përmbanin elemente të veprës penale, që dënohen sipas nenit 163 të Kodit Penal. Megjithatë, duke pasur parasysh se kërkuesi ishte nën moshën ligjore të përgjegjësisë penale nuk mund të ndiqet penalisht për veprimet e tij.
20. Më 3 shkurt 2005, gjyshi i kërkuesit u ankua në Prokurorinë e Rrethit Sovetskiy të Novosibirskut që kërkuesi, një minoren me sëmundje psikike ishte marrë në pyetje pa prezencën e gardianit dhe se rrëfimi është marrë nën presion. Gjyshi ka kërkuar që rrëfimi të shpallet i papranueshëm si dëshmi dhe procesi para-hetimor të mbyllet për shkak të mungesës së provave të një vepre penale dhe prej moshës së kërkuesit.
21. Më 8 qershor 2005 Prokuroria e Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk anuloi vendimin e 12 janarit 2005, duke gjetur se procesi para hetimit ka qenë i paplotë. Ajo urdhëroi një hetim të mëtejshëm.
22. Më 6 korrik 2005 Inspektorati për të miturit përsëri ka refuzuar të ngrihen procedura penale kundër kërkuesit, për të njëjtat arsye si më parë.
23. Gjatë muajve në vijim gjyshi i kërkuesit ka paraqitur disa ankesa në zyrat e niveleve të ndryshme të prokurorëve, duke kërkuar rishqyrtim të çështjes kundër kërkuesit. Ai u ankua se rrëfimi i kërkuesit ishte marrë si pasojë e kërcënimeve nga ana e policisë; në mënyrë të veçantë, ai kishte qenë i vendosur në një qeli të errët për një orë dhe ishte marrë më pas në pyetje nga një oficer policie, në mungesë të një kujdestari, psikologu, apo mësuesi. Punonjësi i policisë e kishte detyruar kërkuesin në nënshkrimin e deklaratës së rrëfimit pa i dhënë këshilla ligjore. Ai, pastaj kishte nxjerrë një vendim që refuzonte nisjen e procedurave penale, me arsyetimin se kërkuesi nuk kishte arritur moshën ligjore të përgjegjësisë penale, ndërkohë, në të njëjtën kohë deklaronte se ishte e qartë përfshirja e kërkuesit në vjedhjen me dhunë.
24. Me letrën e 4 gushtit, 9 nëntorit deri më 16 dhjetor 2005, Zyra e Prokurorit të Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk dhe Zyra e Prokurorit të rajonit Novosibirsk u përgjigj se nuk mund të ketë procedime penale kundër kërkuesit për shkak të moshës së tij. Ai, pra, nuk e ka statusin e një të dyshuari apo të pandehuri. Më 3 janar të vitit 2005 atij i ishte kërkuar t’i jepej një "shpjegim" në vend që të merrej në pyetje nga policia. Në këto rrethana pjesëmarrja e një avokati, psikologu apo kujdestari nuk kishte qenë e detyrueshme. Nuk kishte asnjë provë se kërkuesi ishte mbajtur në një qeli të errët para intervistës dhe atij i ishte dashur të priste jo më shumë se dhjetë minuta që të intervistohet. Për sa i përket shtrëngimit me anë kanosje për marrjen e pasurisë është e qartë në bazë të deklaratave të S. dhe nënës së S. dhe prej rrëfimit të vetë kërkuesit gjatë intervistës në 3 janar 2005.
C. Urdhri i ndalimit
25. Më 10 shkurt 2005 Shefi i Departamentit Policisë së Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk i kërkoi Gjykatës së Rrethit Sovetskiy në Novosibirsk të urdhërojë vendosjen e kërkuesit në një qendër të përkohshme ndalimi për të mitur.
26. Më 21 shkurt 2005, Gjykata e Rrethit Sovetskiy mbajti një seancë në të cilën kërkuesi dhe gjyshi i tij morën pjesë dhe paraqitën certifikata mjekësore që konfirmonin se kërkuesi ka vuajtur nga një çrregullim psikologjik dhe urinim i pavullnetshëm.
27. Në të njëjtën ditë, gjykata dha vendimin e saj, në të cilën është urdhëruar vendosja e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të mitur për tridhjetë ditë. Ajo deklaron si më poshtë:
"Shefi i Departamentit të Policisë Sovetskiy i Qarkut Novosibirsk ka aplikuar në gjykatë për të vendosur kërkuesin, i cili ka qenë i regjistruar nga Inspektorati i të Miturve si shkelës i ligjit nën moshë që nga 4 janari 2002, në qendrën e riedukimit të përkohshëm për të mitur për tridhjetë ditë.
Më 14 maj 2003 kërkuesi ka kryer një vepër penale të parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal të Federatës Ruse. Çështja nuk është proceduar penalisht për shkak se ai nuk e kishte arritur moshën e përgjegjësisë penale.
Më 24 korrik 2003 kërkuesi ka kryer përsëri një vepër penale të parashikuar nga neni 213 i Kodit Penal të Federatës Ruse. Çështja nuk është proceduar penalisht për shkak se ai nuk e kishte arritur moshën e përgjegjësisë penale.
Më 27 gusht të vitit 2004 kërkuesi përsëri ka kryer vepër penale sipas nenit 161 të Kodit Penal të Federatës Ruse. Çështja nuk është proceduar penalisht për shkak se ai nuk e kishte arritur moshën e përgjegjësisë penale. Kërkuesi ishte vendosur në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur, për tridhjetë ditë.
Minoreni jeton në kushte të pafavorshme familjare, ku gjyshi i tij është përgjegjës për rritjen me sa është e mundur; prindërit e kërkuesit janë të alkoolizuar dhe kanë një ndikim negativ në jetën e djalit të tyre. Para se gjyshit t’i jepej statusi i kujdestarit, kërkuesi kishte jetuar në një jetimore dhe studiuar në shkollën nr. 61. Më pas ai ka ndjekur shkollën nr. 163 shpesh duke e neglizhuar, dhe e ndali plotësisht pjesëmarrjen nga dhjetori e në vijim. Duke pasur parasysh se kontrolli i nevojshëm mbi të mungon, i mituri e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në rrugë, duke kryer vepra të rrezikshme shoqërore.
Më 27 dhjetor 2004 kërkuesi ka kryer një vepër tjetër të parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal të Federatës Ruse; çështja nuk është proceduar penalisht për shkak se ai nuk e kishte arritur moshën e përgjegjësisë penale.
Duke marrë rrethanat e mësipërme në konsideratë, Shefi i Departamentit të Policisë e konsideron të nevojshme për të vendosur kërkuesin në qendrën e riedukimit të përkohshëm për të mitur për një periudhë prej tridhjetë ditësh për të parandaluar veprimet e tij të mëtejshme të paligjshme.
Përfaqësuesi i Inspektoratit të të miturve mbështeti kërkesën e bërë nga Shefi i Departamentit të Policisë dhe shpjegoi se kujdestarit (të kërkuesit) i kishte kërkuar me shkrim që të drejtat e tij të kujdestarisë të hiqeshin dhe (Inspektorati) e kishte pranuar atë kërkesë. (Kërkuesi) refuzoi të japë shpjegime. Përfaqësuesi i kërkuesit (gjyshi) kundërshtoi vendosjen (e kërkuesit) në qendrën e përkohshme të ndalimit, pasi vuri në dukje se (kërkuesi) nuk kishte kryer një vepër penale më 27 dhjetor 2004, pasi ai kishte qenë me (gjyshin) në një vizitë te mjeku për një kontroll në atë kohë. Avokati, Z. [R.], i kërkoi gjykatës të rrëzonte kërkesën e Shefit të Departamentit të Policisë. Prokurori i kërkoi gjykatës të pranojë kërkesën dhe të vendosë [kërkuesin] në qendrën e përkohshme të burgimit për të mitur, duke pasur parasysh se dokumentet e paraqitura nga kujdestari [i kërkuesit] nuk kanë konfirmuar se [kërkuesi] ishte vizituar te mjeku më 27 dhjetor 2004 në orën 1 pasdite, ose se ai kishte qenë në gjendje për të kryer veprën penale, veçanërisht duke marrë parasysh personalitetin [e kërkuesit] dhe faktin se ai tashmë kishte kryer një numër veprash penale. Pasi dëgjoi palët në procedurë dhe pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga ana e tyre, gjykata çmon se kërkesa duhet të pranohet për arsyet e mëposhtme: [kërkuesi] është regjistruar në bazën e të dhënave të [Departamentit të Policisë për të Mitur]; ai ishte i vendosur më parë në [qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur] për korrigjimin e sjelljes, por nuk ka nxjerrë konkluzionet e duhura dhe ka kryer veprime të mëtejshme; masat parandaluese vënë në vend nga Inspektorati dhe nga kujdestari nuk kanë dhënë rezultate, gjë që tregon se [kërkuesi] nuk e ka mësuar mësimin e tij. [Kërkuesi] duhet të vendoset në [qendër të përkohshme burgimi për të mitur] për tridhjetë ditë për korrigjimin e sjelljes.
Materialet e dosjes të shqyrtuara nga gjykata konfirmojnë se [kërkuesi] ka kryer vepër të rrezikshme shoqërore: një kërkesë nga znj. [S.] tregon se më 27 dhjetor 2004, në orën rreth 1 pasdite, [kërkuesi] në një oborr merr forcërisht rreth 1.000 rubla prej djalit të saj [S.]; ai i shoqëron veprimet me kërcënime dhe dhunë. Më 3 janar 2005 [kërkuesi] përsëri erdhi në shtëpinë e tyre dhe i mori 1.000 rubla djalit të saj, duke e kërcënuar përsëri me forcë. Shpjegimet nga [S.] tregojnë se më 27 dhjetor 2004, në orën rreth 1 të darkës, [kërkuesi] erdhi në oborrin e tyre dhe i kërkoi [S.] t’i jepte 1.000 rubla; ai i shoqëroi ato veprime me kërcënime e dhunë dhe [S.] ia dha atij paratë. Më 3 janar 2005 [kërkuesi] përsëri erdhi në shtëpinë e tyre dhe kërkoi 1.000 rubla nga [S.], duke e kërcënuar përsëri me dhunë. [S.] iu ankua nënës së tij, e cila thirri policinë.
Gjykata merr parasysh se këto rrethana janë vërtetuar me deklaratën e bërë nga [kërkuesi], i cili nuk e ka mohuar se ka marrë para nga [S.] më 27 dhjetor 2004, sepse kjo e fundit e frikësuar prej tij i jep paratë. [Kërkuesi] nuk e mohoi se ai kishte shkuar në shtëpinë e saj [S.]-së më 3 janar 2005. Në lidhje me ngjarjet e 27 dhjetorit 2004 dhe 3 janarit 2005 nuk ka pasur procedim penal, pasi kërkuesi nuk kishte arritur moshën e përgjegjësisë penale.
Duke marrë parasysh këto rrethana, gjykata i gjen të pabazuara dhe sforcuara shpjegimet e kujdestarit të kërkuesit se [kërkuesi] nuk ka kryer vepra penale më 27 dhjetor 2004 dhe 3 janar 2005.
Duke pasur parasysh faktet e lartpërmendura dhe parashikimet e nenit 22 (2)(4) të Aktit të të Miturve, gjykata miraton kërkesën e Shefit të Departamentit të Policisë dhe vendos të dërgohet kërkuesi në qendrën e përkohshme të burgimit për të mitur për tridhjetë ditë."
D. Dënimi në qendrën e riedukimit të përkohshëm për të mitur
28. Më 21 shkurt 2005, kërkuesi u vendosur në qendrën e përkohshme të riedukimit për të mitur, ku ai qëndroi atje deri më 23 mars 2005.
1. Përshkrimi i kërkuesit për kushtet e qendrës së ndalimit
29. Sipas kërkuesit, ai e kishte ndarë dhomën me shtatë persona të tjerë. Dritat janë mbajtur ndezur gjithë natën.
30. Gjatë ditës ata ishin të ndaluar të shtriheshin në shtretërit e tyre, ose të hynin në dhomat e gjumit. Ata duhet të kalonin gjithë ditën në një dhomë të madhe boshe, e cila nuk kishte mobijle, apo pajisje sportive. Në disa raste atyre u ishin dhënë një sërë lojërash në tavolinë, si shahu, etj. Ata u lejuan të dilnin në oborr vetëm dy herë gjatë qëndrimit tridhjetë-ditor në qendër.
31. Të burgosurit kishin mësim dy herë në javë për rreth tre orë. Ata kishin vetëm matematikë dhe gjuhë ruse. Ata nuk kishin mësuar ndonjë lëndë tjetër nga kurrikula e miratuar zyrtarisht në shkollën e mesme. Rreth njëzet fëmijë të moshave dhe niveleve shkollore të ndryshme mësonin së bashku në një klasë.
32. Mbikëqyrësit aplikuan dënime kolektive për të ndaluarit. Në qoftë se njëri prej tyre kryente një shkelje të rregullave të rrepta të qendrës, të gjithë të ndaluarit ishin të detyruar të qëndronin në vijë kundër murit pa lëvizur, folur, ose pa u lejuar të ulen. Duke pasur parasysh se shumë të ndaluar ishin psikologjikisht të paqëndrueshëm dhe të padisiplinuar, për shkak të përkatësisë së tyre të pafavorshme sociale, dënimi është aplikuar çdo ditë dhe shpesh ka zgjatur për orë të tëra.
33. Të burgosurit nuk lejoheshin të largoheshin nga dhoma ku qëndronin. Ata duhet të kërkonin lejen e mbikëqyrësit për të shkuar në banjë dhe shoqëroheshin aty në grupe prej tre personash. Prandaj ata duhet të prisnin derisa të formohej një grup i tillë, para se të shkonin në tualet. Duke pasur parasysh se kërkuesi ka vuajtur në këtë kohë nga urinimi i pavullnetshëm, fakti që ai nuk mund të shkonte në tualet sa herë që kishte nevojë i ka shkaktuar atij dhimbje në fshikëz dhe vuajtje psikologjike. Nëse kërkesat e tij për leje për të shkuar në tualet bëheshin shumë të shpeshta, mbikëqyrësit e dënonin atë me punë veçanërisht të rënda pastrimi.
34. Edhe pse gjyshi i kërkuesit kishte informuar personelin e qendrës për urinimin e pavullnetshëm dhe çrregullimin e mungesës së vëmendjes, kërkuesi nuk ka marrë ndonjë trajtim.
2. Përshkrimi i Qeverisë për kushtet e qendrës së ndalimit
35. Sipas Qeverisë, çdo dhomë gjumi e qendrës është shtatëmbëdhjetë metra katrore dhe është e pajisur me katër shtretër. Aksesi në tualet dhe WC që ndodhen në çdo kat, nuk ka qenë i kufizuar.
36. Qendra ka një dhomë ngrënie, ku ushqimi është shërbyer pesë herë në ditë. Ka pasur edhe një dhomë lojërash dhe një dhomë sportive. Gjithashtu, në dispozicion ishin pajisje audio dhe video, lojëra arsimore dhe libra.
37. Mbikëqyrësit kryejnë "punën preventive" me çdo të burgosur të qendrës dhe ndaj tyre mund të aplikohen masa nxitëse, ose masa ndëshkuese në formën e qortimeve me gojë. Ndëshkimi trupor nuk është përdorur; as i është kërkuar ndonjëherë të miturve të bënin punë të vështira apo jo higjienike.
38. Njësia mjekësore e qendrës i kishte të gjitha pajisjet dhe mjekimet e nevojshme. Kjo mund të shihet nga lista e stafit të qendrës, e paraqitur nga Qeveria, se stafi përbëhej nga një pediatër, dy infermiere dhe një psikolog. Sipas Qeverisë, çdo fëmijë është marrë në pyetje nga pediatri pas miratimit të vetë fëmijës dhe trajtimi ishte dhënë vetëm kur ka qenë e nevojshme. Mund të shihet nga "të dhënat mbi kontabilitetin dhe statistikat" e qendrës, për sa i përket kërkuesit se ai nuk e ka njoftuar mjekun për urinimin e pavullnetshëm.
39. Dosja personale e kërkuesit, e cila përmban në veçanti informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, punën e kryer dhe ndëshkimin e aplikuar ndaj tij, është shkatërruar me 17 janar 2008, pas mbarimit të afatit statusor për ruajtjen, në përputhje me Urdhrin Nr. 215 të Ministrisë së Brendshme të 2 prillit të vitit 2004. Megjithatë, Qeveria ka deklaruar se "të dhënat e kontabilitetit dhe statistikave", të përmendura më sipër, janë mbajtur që nga periudha e magazinimit, e cila është e pakufizuar në përputhje me Urdhrin Nr. 215 (shih më poshtë paragrafin 74).
40. Sipas Qeverisë, të dhëna të tjera mjekësore të kërkuesit dhe libri i dënimeve në qendrën e riedukimit të përkohshëm janë shkatërruar, sapo ishin bërë të panevojshme. Kjo ka qenë e mundur për shkak se nuk ka pasur asnjë rregullore për ruajtjen e dokumenteve të tilla deri në Urdhrin nr. 340 të Ministrisë së Brendshme, që ka hyrë në fuqi më 12 maj 2006 (e cila, parashikon se të dhënat mjekësore të ruhen për tre vjet).
41. Megjithatë, Qeveria ka dorëzuar një deklaratë me shkrim, të datë 23 dhjetor 2010, nga një mbikëqyrës në qendrën e riedukimit. Deklarata konfirmoi përshkrimin e Qeverisë për kushtet në qendër. Ajo gjithashtu deklaroi se një prej mbikëqyrësve ka qenë gjithmonë i pranishëm në dhomën ku ishin mbledhur të burgosurit, i cili siguroi vazhdimësinë e procesit arsimor. Mësuesit e shkollave fqinje rregullisht vijnë në qendër në mënyrë që të burgosurit mund të ndjekin programin mësimor të shkollave të mesme. Pas lirimit të miturve nga qendra, ata marrin një dëftesë mbi ato që kanë mësuar. Mbikëqyrësja ka deklaruar se nuk e mban mend kërkuesin, por pohoi se nuk kishte marrë ndonjë kërkesë apo kërkesë nga ai, ose nga ndonjë fëmijë tjetër.
42. Qeveria ka dorëzuar një kopje të marrëveshjes së 1 shtatorit 2004 midis qendrës së paraburgimit dhe shkollës së mesme nr. 15, sipas së cilës shkolla merr përsipër të organizojë kurse të shkollave të mesme në qendër në përputhje me një kurrikul të zhvilluar nga qendra. Një kopje e një kurrikule dyjavore, pa datë ishte paraqitur nga Qeveria. Ajo përfshinte katër klasa, të martave, të enjteve dhe të premteve.
E. Gjendja shëndetësore e kërkuesit pas lirimit nga qendra e ndalimit të përkohshëm për të mitur
43. Më 23 mars 2005, kërkuesi u lirua nga qendra e ndalimit. Të nesërmen ai u dërgua në spital, ku mori trajtim për neuroze, mungesë të vëmendjes dhe mbiaktivitet (ADHD). Ai qëndroi në spital të paktën deri më 21 prill 2005.
44. Më 31 gusht 2005, kërkuesi u vendos në një jetimore dhe, sipas një ekstrakti nga të dhënat mjekësore të hartuara në jetimore, ai u arratis midis 14 shtatorit dhe 11 tetorit të vitit 2005 dhe përsëri nga 13 deri më 23 tetor 2005 .
45. Më 1 nëntor 2005 ai u transferua në spitalin psikiatrik për fëmijë, ku qëndroi deri më 27 dhjetor 2005. Më pas, ai u kthye tek gjyshi i tij, i cili ishte rivendosur si kujdestar i tij.
46. Më 4 tetor 2005, gjyshi i kërkuesit u ankua në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm se kërkuesi, i cili vuan nga një çrregullim mendor, nuk kishte marrë asnjë trajtim mjekësor në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur, gjë që kishte shkaktuar një përkeqësim të gjendjes së tij; as nuk kishte kryer kurse arsimore. Ai përsëriti kërkesat tek autoritetet e prokurorisë në një letër të datës 30 nëntor 2005. Ndërsa Prokuroria e Rrethit Sovetskiy të Novosibirsk ka dërguar një përgjigje ndaj gjyshit të kërkuesit, më 9 nëntor 2005 dhe Prokuroria e Qarkut Novosibirsk ka dërguar një përgjigje më 16 dhjetor 2005. Të dyja këto përgjigje trajtonin ekskluzivisht çështjet procedurale lidhur me rastin e kërkuesit (shih paragrafin 24 më lart) dhe nuk përmbanin ndonjë përgjigje për kërkesat e gjyshit mbi gjendjen shëndetësore të kërkuesit dhe kushtet e qëndrimit
F. Apelimi i kërkuesit kundër urdhrit të ndalimit
47. Ndërkohë, më 2 mars 2005, gjyshi i kërkuesit apelon kundër urdhrit të ndalimit të 21 Shkurtit 2005. Ai deklaron, së pari, se ndalimi ishte i paligjshëm sepse Ligji për të Miturin nuk lejonte ndalimin për "korrigjim sjellje". Së dyti, ai u ankua se nuk kishte qenë i informuar për vendimin e 12 janarit 2005, refuzimit për të filluar procedura penale kundër kërkuesit dhe për këtë arsye ka qenë i privuar nga një mundësi për të apeluar kundër këtij vendimi. Ai më tej ka pohuar se përfundimi i gjykatës, se kërkuesi kishte kryer vepër penale, ka qenë i bazuar në deklaratat e S. dhe nënës se tij, si dhe deklaratën e pohimit të kërkuesit. Por kërkuesi e kishte bërë deklaratën e tij rrëfyese në mungesë të kujdestarit, prindit apo mësuesit të tij. Asnjë mësues nuk kishte qenë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të S. Deklaratat e tyre ishin, pra, të papranueshme si dëshmi. Për më tepër, S. dhe e ëma nuk kishin marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe nuk ishin dëgjuar nga gjykata. As gjykata nuk kishte verifikuar alibinë e kërkuesit. Së fundi, gjyshi i tij u ankua se gjykata nuk ka marrë parasysh shëndetin e brishtë të kërkuesit dhe nuk kishte verifikuar nëse gjendja e tij mjekësore ishte në përputhje me ndalimin.
48. Më 21 mars 2005, Gjykata Rajonale e Novosibirsk prishi Urdhrin e ndalimit të 21 shkurtit 2005, sipas apelit të kërkuesit. Ajo evidentoi se korrigjimi i sjelljes nuk ishte në arsyet e renditura në nenin 22 (2) (4) të Aktit të të Miturve, për pasojë nuk ishte arsye për vendosjen e të miturit në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur. Pra, ndalimi për korrigjim e sjellje nuk kishte bazë ligjore në të drejtën e brendshme. Për më tepër, Gjykata e Qarkut nuk kishte deklaruar arsyet pse konsiderohet i nevojshëm arrestimi i kërkuesit. Fakti i thjeshtë se ai kishte kryer një vepër penale për të cilën nuk përgjigjej penalisht për shkak të moshës së tij, nuk mund të justifikonin paraburgimin e tij. Një ndalim i tillë do të lejohej vetëm nëse një nga kushtet e tjera të renditura në nenin 22 (2) (4) të Ligjit të të Miturve (shih paragrafin 66 më poshtë) përmbushej. Gjykata Rajonale e ktheu çështjen në Gjykatën e Qarkut për rishqyrtim.
49. Më 11 prill 2005, Gjykata e Rrethit Sovetskiy ndërpreu punimet për shkak se shefi i Departamentit të Sovetskiy, Policisë së Qarkut të Novosibirsk kishte tërhequr kërkesën për vendosjen e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të mitur. Kërkuesi dhe gjyshi i tij nuk kanë qenë të informuar për datën e seancës.
50. Më 22 mars 2006 gjyshi i kërkuesit depozitoi një kërkesë për rishikim mbikëqyrës të vendimit të datës 11 prill 2005. Ai u ankua se si rezultat i ndërprerjes së procedurës, kërkuesi ishte privuar nga mundësia për të provuar pafajësinë e tij në lidhje me vepra penale për të cilat ai tashmë, në mënyrë të paligjshme kishte qëndruar në paraburgimi të përkohshëm për të mitur.
51. Më 3 prill 2006, Kryetari i Gjykatës Rajonale Novosibirsk anuloi vendimin e 11 prillit 2005. Ai argumentoi, së pari, se në pajtim me nenin 31.2 (3) të Aktit të të Miturve, një gjykatës që shqyrton kërkesën për vendosjen e një të mituri në një qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur kishte kompetencën për të dhënë , apo për të refuzuar kërkesën. Ai nuk kishte kompetencë për të ndërprerë punimet. Së dyti, kërkuesi dhe kujdestari i tij nuk ishte i informuar për datën e seancës dhe për këtë arsye ka qenë i privuar nga mundësia për të bërë parashtrime për çështjen e ndërprerjes së procedurës.
52. Më 17 prill 2006, Prokurori i rajonit Novosibirsk depozitoi një kërkesë për rishikim mbikëqyrës të vendimit të Gjykatës Rajonale të 21 mars 2005.
53. Më 12 maj 2006 Presidiumi i Gjykatës Rajonale Novosibirsk anuloi vendimin e 21 marsit 2005, duke arsyetuar se ajo ishte nxjerrë nga një trupë gjyqësore e formuar në mënyrë të paligjshme. Ajo ia ktheu çështjen për rishqyrtim në apel.
54. Më 29 maj 2006, Kryetari i Gjykatës Rajonale Novosibirsk mbajti një seancë tjetër dëgjimore dhe la në fuqi vendimin e 21 shkurtit 2005, duke urdhëruar vendosjen e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur. Ai deklaroi se kërkuesi kishte kryer një vepër të dënueshme në bazë të nenit 163 të Kodit Penal, por procedimi penal kundër tij nuk ka filluar, sepse ai nuk e kishte arritur moshën ligjore të përgjegjësisë penale. Ai kishte "probleme familjare"; prindërve të tij i ishte hequr përgjegjësia prindërore dhe për të u kujdes gjyshi i tij. Ai ka munguar në shkollë dhe ka kaluar shumicën e kohës në rrugë ose në kompjuter. Në këto rrethana, kishte qenë e nevojshme, në pajtim me nenin 22 (2) (4) të ligjit të të Miturve, të vendosej në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur, për tridhjetë ditë, në mënyrë që të parandalohej kryerja e akteve të tjera. Fakti që, Gjykata e Qarkut kishte përdorur arsyen e "korrigjimit të sjelljes" si bazë për vendosjen në paraburgim, nuk e bënte Urdhrin e 21 shkurtit të vitit 2005 të paligjshëm. Ndalimi i kërkuesit ishte justifikuar nga shkaqe të tjera. Gjithashtu, Urdhri i ndalimit i 21 shkurtit 2005 nuk mund të prishet për shkak të shëndetit të dobët të kërkuesit, duke pasur parasysh se ai tashmë është zbatuar në mars 2005.
II. Ligji dhe Praktika E BRENDSHME E APLIKUESHME
Kushtetuta e Federatës Ruse
55. Personi i arrestuar, ndaluar, ose i akuzuar për një vepër penale ka të drejtën e ndihmës ligjore nga momenti i arrestimit të tij ose të saj, vendosjen në kujdestari, ose akuzat që janë ngritur (Neni 48 § 2).
Kodi Penal
56. Kodi Penal cakton moshën e përgjegjësisë penale në gjashtëmbëdhjetë vjeç. Për vepra të caktuara, duke përfshirë vjedhje me dhunë, mosha e përgjegjësisë penale është fiksuar në katërmbëdhjetë vjeç (neni 20).
57. Sipas nenit 43 § 2 të Kodit, qëllimet e dënimit penal janë rivendosja e drejtësisë shoqërore, reformimi i autorit të veprës dhe parandalimi i krimeve të tjera.
58. Neni 87 § 1 i Kodit Penal rregullon përgjegjësinë penale të të miturve, duke i përcaktuar ata si persona mes 14 dhe 18 vjeç, dhe thekson se për të miturit që kanë kryer një vepër penale mund të aplikohen masa të detyrueshme të një natyre edukative, ose ndëshkuese. Neni 87 § 2 parashikon se kur një gjykatë zvogëlon dënimin e një të mituri, ky i fundit mund të vendoset në një institucion të veçantë, arsimor të mbyllur, i cili drejtohet nga një organ i Ministrisë së Arsimit.
Kodi i Procedurës Penale
59. Një i dyshuar ose i akuzuar ka të drejtën e ndihmës ligjore që nga momenti i arrestimit (nenet 46 § 4 (3), 47 § 4 (8) dhe 49 § 3).
60. Prania e avokatit mbrojtës është e detyrueshme, nëse i dyshuari apo i akuzuari është i mitur. Nëse i mituri, apo kujdestari i tij nuk kanë caktuar një avokat mbrojtës, ky i fundit duhet të emërohet nga oficeri i policisë, hetuesi, prokurori apo gjykatësi përgjegjës për rastin (neni 51 §§ 1 dhe 3).
61. Një avokat mbrojtës duhet të jetë i pranishëm gjatë çdo seance pyetje të të dyshuarve të mitur. Prania e psikologut ose e një mësuesi është gjithashtu e detyrueshme, nëse i dyshuari është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Punonjësi i policisë, hetuesi, apo prokurori i ngarkuar me marrjen në pyetje duhet të sigurojnë që një psikolog, apo një mësues është i pranishëm gjatë çdo seance pyetjesh (Neni 425 §§ 2 deri 4).
62. Kujdestari i një të dyshuari të mitur ka të drejtë të marrë pjesë në të gjitha veprimet hetimore, duke filluar nga seanca e parë e pyetjeve (Neni 426 §§ 1 dhe 2 (3)).
63. Dëshmitarët duhet të pyeten drejtpërdrejt nga gjykata (neni 278). Deklaratat e dhëna gjatë hetimit paraprak nga viktima ose dëshmitari mund të lexohen me pëlqimin e palëve, në dy raste: (i) në qoftë se ka një mospërputhje të konsiderueshme në mes të këtyre deklaratave dhe dëshmisë para gjykatës; ose (ii) nëse viktima ose dëshmitari ka dështuar të paraqitet në gjykatë (neni 281).
Akti për të Miturit
64. Ligji federal mbi Masat kryesore për parandalimin e neglizhimit të fëmijëve dhe delikuencës së të miturve, nr. 120-FZ, i 24 qershorit 1999 ("Akti i të Miturve") e përkufizon të miturin si person nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç (neni 1).
65. I mituri me nevoja të veçanta arsimore që ka kryer një akt kriminal para se të arrijnë moshën ligjore të përgjegjësisë penale mund të vendoset në një "institucion arsimor të mbyllur" për tre vjet (neni 15 (4-7)). Qëllimet kryesore të institucioneve të mbyllura arsimore janë si më poshtë:
i) strehimi, edukimi dhe arsimimi i të miturve në moshën tetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, që kërkojnë një trajtim të veçantë arsimor;
ii) rehabilitimi psikologjik, mjekësor dhe pedagogjik i të miturve, sikurse dhe puna individuale parandaluese;
iii) mbrojtja e të drejtave dhe interesave të ligjshme të të miturve, si dhe sigurimi i kujdesit mjekësor dhe arsimit të mesëm e profesional;
iv) ofrimi i asistencës sociale, psikologjike dhe pedagogjike për shëndetin, arsimin dhe vështirësive në sjellje të të miturve;
v) organizimi i aktiviteteve sportive, shkencës, apo klubeve e skuadrave, si dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së të miturve në klube ose skuadra të tilla;
vi) zbatimi i programeve dhe politikave që kanë për qëllim zhvillimin e sjelljes "të bindur ndaj ligjit" për të miturit (neni 15 (2)).
66. I mituri mund të vendoset në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur, për një kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe për një maksimum prej tridhjetë ditësh, e cila është e nevojshme derisa të gjendet një institucion i përshtatshëm për akomodim (neni 22 (6)), në rastet e mëposhtme:
(a)i mituri, për të cilin është urdhëruar nga gjykata dërgimi në një institucion arsimor të mbyllur mund të vendoset në një qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur, për aq kohë sa nevojitet për të përgatitur transferimin e tij në institucionin e mbyllur arsimor (neni 22 (1) (3 ) dhe 22 (2) (1) dhe neni 31 (1));
(b) i mituri, për cilin kërkesa për vendosje në një institucion arsimor të mbyllur është në pritje para një gjykatë mund të dërgohet në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur për një periudhë deri në tridhjetë ditë, nëse është e nevojshme për të mbrojtur jetën, shëndetin, apo për të parandaluar kryerjen e një akti të mëtejshëm kriminal, ose në qoftë se ai nuk ka vendbanim të caktuar, është arratisur, ose ka dështuar më shumë se dy herë, pa një arsye të vlefshme të paraqitet në seancat gjyqësore, apo ekzaminimet mjekësore, (nenet 22 (2) ( 2) dhe 26 (6));
(c) i mituri, i cili është arratisur nga një institucion arsimor i mbyllur mund të vendoset në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur për qa kohë sa është e nevojshme të gjendet institucion i përshtatshëm për akomodimin e tij (neni 22 (2) (3));
(d) i mituri, i cili ka kryer një akt kriminal para se të arrijnë moshën ligjore të përgjegjësisë penale mund të vendoset në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur, nëse është e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tij, për të parandaluar kryerjen e një akti kriminal, ose në qoftë se identiteti i tij është i panjohur, ai nuk ka vendbanim fiks, banon në një rajon tjetër nga ai ku është kryer vepra, ose në qoftë se ai nuk mund të vendoset menjëherë në vendin ku jetojnë prindërit ose kujdestarët e tij (neni 22 (2) (4-6)).
67. Qëllimet kryesore të qendrave të paraburgimit të përkohshëm për të miturit janë si më poshtë:
- Ndalimi i përkohshëm i të miturve kundërvajtës, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre, si dhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera kriminale;
-Puna individuale parandaluese e të miturve, me qëllim zbulimin nëse ata janë të përfshirë në kryerjen e akteve të kriminale, duke krijuar rrethanat, arsyet dhe kushtet e favorshme për akte të tilla, dhe informimin e autoriteteve kompetente të zbatimit të ligjit;
-Transferimi i të miturve në institucionet e mbyllura arsimore dhe masa të tjera që kanë për qëllim gjetjen e strehimit për të miturit që ndodhen përkohësisht nën kujdesin e qendrës (neni 22 (1)).
68. Vendosja në një qendër të përkohshme burgimi për të mitur urdhërohet nga një gjyqtar (neni 22 (3) (2)), me kërkesë të departamentit lokal të brendshëm, i cili duhet të dorëzojë materialet vijuese në mbështetje të kërkesës: prova konfirmuese se i mituri ka kryer vepër kriminale; materialet që tregojnë qëllimet dhe arsyet për vendosjen e të miturit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të mitur; dhe materiale që konfirmojnë se një vendosje e tillë është e nevojshme për të mbrojtur jetën apo shëndetin e të miturit, ose për të parandaluar atë nga kryerja e një akti të mëtejshëm kriminal (neni 31.1). Të miturit dhe prindërit e tij, ose kujdestari kanë të drejtë të kundërshtojnë këto materiale. Materialet, pastaj shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm në seancë, me pjesëmarrjen e të miturve në fjalë, prindërve, kujdestarit, avokatit mbrojtës, prokurorit, si dhe përfaqësuesve të departamentit lokal të brendshëm dhe qendrës së përkohshme të paraburgimit për të mitur. Gjyqtari nxjerr një vendim të arsyetuar për dhënien, apo refuzimin e kërkesës për vendosjen e të miturit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të mitur (neni 31.2). Të miturit apo prindërit e tij, kujdestari, ose mbrojtësi mund, brenda dhjetë ditësh, të apelojë vendim në një gjykatë më të lartë (neni 31.3).
Udhëzim për qendrat e ndalimit të përkohshëm të të miturve shkelës të ligjit
69. Udhëzimi për organizimin e aktiviteteve në qendrat e paraburgimit të përkohshëm për të mitur, i miratuar me Urdhrin nr. 215 të Ministrisë së Brendshme, më 2 prill 2004 (në fuqi në kohën përkatëse), parashikon që qendrat e përkohshme të paraburgimit për të mitur duhet të menaxhohen nga departamentet lokale të brendshme (§ 4).
70. Në pranimin në një qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur duhet të kontrollohen të miturit dhe sendet e tij personale. Sendet e ndaluara duhet të konfiskohen, ndërsa paratë, sendet me vlerë dhe ato personale duhet t’i depozitohen llogaritarit të qendrës (§§ 14 dhe 15).
71. Qendrat e përkohshme të paraburgimit duhet të rrethohen dhe rrethimi të pajiset me sistem alarmi dhe një pikë kontrolli në hyrje (§ 19). Regjimi disiplinor ruhet nga skuadra në detyrë (§ 22).
72. Drejtori i qendrës së përkohshme të paraburgimit për të mitur është përgjegjës për masat e sigurisë, të cilat duhet të siguronin mbikëqyrjen njëzet e katër orëshe të të burgosurve, edhe gjatë gjumit, për të përjashtuar çdo mundësi të largimit të paautorizuar të të burgosurve nga godina (§ 39).
73. Një dosje personale duhet të hapet për çdo të mitur dhe të përmbajë informacionin e mëposhtëm: dokumentet që kanë shërbyer si bazë për pranimin e të miturit në qendër, raportin e kontrollit, të dhënat e punës parandaluese të kryer dhe të masat e ndëshkimet që janë aplikuar, certifikatat mjekësore që dokumentojnë gjendjen e të miturit të pranuar, dhe çdo gjë tjerë (§ 18). Dosjet personale duhet të ruhen për dy vjet dhe të shkatërrohen pas skadimit të këtij afati (Shtojca nr. 5).
74. Të dhënat e kontabilitetit dhe ato statistikore të qendrës së përkohshme të paraburgimit, duhet të mbahen për çdo të mitur, në një kohë të pacaktuar në qendër (Shtojca nr. 4, shënimin nr. 2).
75. Nëse është e përshtatshme, të miturit mund të kryejnë punë individuale parandaluese, duke marrë parasysh moshën e tyre, sjelljen, seriozitetin e aktit të kryer dhe rrethana të tjera (§ 24). Në mënyrë që puna parandaluese të jetë më efikase, për të miturit mund të zbatohen stimuj dhe dënime (§ 25).
76. Me qëllim parandalimin e delikuencës, personeli i paraburgimit të përkohshëm në qendrat për të mitur mund të marrë masat vijuese, në kontekstin e punës parandaluese:
(a) të krijojë kushtet e jetesës dhe ato edukuese për familjen e të miturit, cilësitë dhe interesat personale të të miturit, arsyet për largimin nga shtëpia apo braktisjen e shkollës, dhe faktet e pjesëmarrjes së të miturit në kryerjen e akteve kriminale dhe rrethanat në të cilat ato janë kryer, duke përfshirë informacion mbi çdo bashkëpunëtor, dhe zhdukjen e pasurisë së vjedhur;
(b) t’i kalojnë autoriteteve të zbatimit të ligjit çdo informacion në lidhje me ata që janë përfshirë në akte kriminale, ose çdo informacion tjetër që mund të kontribuojë në hetimin e akteve të tilla kriminale;
(c) të marrin masa të veçanta arsimore, që theksojnë zhvillimin e cilësive dhe interesave pozitive për të luftuar ndonjë të metë të karakterit dhe për të motivuar të miturit në studim dhe punë (§ 26).
III. BURIMET NDËRKOMBËTARE TË APLIKUESHME
A. Këshilli i Evropës
77. Pjesët përkatëse të Rekomandimin Nr. R (87) 20 mbi reagimet sociale ndaj delikuencës së të miturve, e miratuar nga Komiteti i Ministrave më 17 shtator 1987, shpall si më poshtë:
"... Duke pasur parasysh se të rinjtë janë persona në zhvillim, për rrjedhojë të gjitha masat e marra në lidhje me ta duhet të kenë një karakter arsimor;
Duke pasur parasysh se reagimet sociale ndaj delikuencës së të miturve duhet të marrin parasysh personalitetin dhe nevojat e veçanta të të miturve dhe se këtyre të fundit u nevojitet ndërhyrje e specializuar dhe, kur është e përshtatshme trajtim i specializuar, bazuar në veçanti në parimet e mishëruara në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.
...
Të bindur se të miturve duhet t’i ofrohen të njëjtat garanci procedurale si të rriturit;
...
Rekomandojmë qeverive të shteteve anëtare të rishikojnë, nëse është e nevojshme, legjislacionin dhe praktikën e tyre, me qëllim:...
Procedurat kundër të miturit
4. për të siguruar se të miturit janë sprovuar më shpejt, duke shmangur vonesa të panevojshme, në mënyrë që të sigurohet masa arsimore efektive;
...
8. për të përforcuar pozitën juridike të të miturve gjatë procedurës, duke përfshirë edhe hetimet e policisë, duke njohur, inter alia:
- Prezumimin e pafajësisë;
- Të drejtën për ndihmën e një avokati, i cili nëse është e nevojshme mund të caktohet kryesisht dhe të paguhet nga shteti;
- Të drejtën për praninë e prindërve, ose të një përfaqësuesi ligjor, i cili duhet të informohet që nga fillimi i procedurës;
- Të drejtën e të miturve për të thirrur, marrë në pyetje dhe të përballen me dëshmitarët;
...
- Të drejtën e ankimit;
- Të drejtën për të aplikuar për një rishikim të masave të urdhëruara;
...
"78. Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës në lidhje me mënyra të reja që kanë të bëjnë me delikuencën e të miturve dhe rolin e drejtësisë për të miturit (Rec (2003) 20), e miratuar më 24 shtator 2003, për aq sa është e nevojshme, parashikon si më poshtë:
"15. Kur të miturit janë të ndaluar në paraburgim, duhet të merret parasysh statusi i tyre si i mitur, mosha, cenueshmëria dhe niveli i pjekurisë. Ata duhet të informohen menjëherë për të drejtat dhe garancitë e tyre në një mënyrë që siguron të kuptuarit e tyre të plotë. Ndërsa duke u marrë në pyetje nga policia duhet, në parim, të shoqërohen nga prindi/kujdestari i tyre ligjor ose një i rritur tjetër i përshtatshme. Ata gjithashtu duhet të kenë të drejtën e takimit me një avokat dhe një mjek.
...
"79. Rekomandimi CM/Rec (2008) 11 mbi Rregullat Evropiane për të miturit, subjekte të sanksioneve ose masave, të miratuara nga Komiteti i Ministrave më 5 nëntor 2008, ndër të tjera, parashikon si vijon:
"Pjesa I - Parimet themelore, fushëveprimi dhe përkufizimet
...
2. Sanksionet ose masat që mund të merren ndaj të miturit, si dhe mënyra e zbatimit të tyre, do të përcaktohen me ligj dhe mbështeten në parimet e integrimit social, edukimit dhe parandalimit të kryerjes së veprave.
...
5. Vendosja dhe zbatimi i sanksioneve ose masave duhet të bazohet në interesin më të mirë të të miturit, kufizuar kjo nga serioziteti i veprave penale të kryera (parimi i proporcionalitetit) dhe të marrë parasysh moshën, mirëqenien fizike dhe mendore, zhvillimin, kapacitetet dhe rrethanat personale (parimi i individualizimit), siç konstatohet, kur është e nevojshme nga raportet psikologjike, psikiatrike apo sociale hetimore.
...
7. Sanksionet ose masat nuk duhet të poshtërojnë ose degradojnë të miturit që i nënshtrohen atyre.
8. Sanksionet ose masat nuk duhet të zbatohen në mënyrë të tillë që të përkeqësojnë "dhimbjen" e tyre, ose përbën rrezik të panevojshëm për dëmtim fizik ose mendor.
...
10. Heqja e lirisë së një të mituri duhet të jetë masa e fundit e dhënë dhe duhet të zbatohet për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme. Përpjekje të veçanta duhet të ndërmerren për të shmangur paraburgimit.
...
13. Çdo sistem drejtësie që ka të bëjë me të mitur duhet të sigurojë pjesëmarrjen e tyre efektive në procedurat detyruese, si dhe zbatimin e sanksioneve ose masave që janë marrë gjatë saj. Të miturit nuk duhet të kenë më pak të drejta dhe mbrojtje ligjore, sesa ato që ofrohen për të rriturit nga rregullat e përgjithshme të procedurës penale.
14. Çdo sistem drejtësie që ka të bëjë me të miturit do të marrë parasysh të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë dhe sa më shumë të jetë e mundur do t’i përfshijë ata në procedurën e ekzekutimit të sanksioneve ose masave, përveç kur kjo nuk është në të mirë të interesave të të miturit.
...
21. Për qëllim të këtyre rregullave:
...
21.5. "Privim i lirisë" nënkupton çdo formë vendosje, në një institucion me vendim të një autoriteti gjyqësor ose administrativ, prej të cilit i mituri nuk lejohet të largohet sipas dëshirës;
...
Pjesa III - Privimi i lirisë
...
49.1. Privimi i lirisë do të zbatohet vetëm për qëllimin për të cilin është dhënë dhe në formën që nuk përkeqëson "vuajtjet" me të cilat shoqërohet.
...
50.1. Të miturve të privuar nga liria, duhet t’i garantohet një shumëllojshmëri aktivitetesh të rëndësishme dhe ndërhyrje sipas një plani individual të përgjithshëm, që synon përparimin përmes regjimeve më pak kufizuese dhe përgatitjen për lirim dhe ri integrim në shoqëri. Këto aktivitete dhe ndërhyrje do të nxisin shëndetin fizik dhe mendor të tyre, vetë-respektin dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe do të zhvillojnë qëndrime dhe aftësi që do të parandalojnë përsëritjen e veprës.
...
56. Të miturit e privuar nga liria do t’i dërgohen institucioneve me nivelin më pak kufizues të sigurisë që do t’i mbajnë ata në mënyrë të sigurt.
57. Të miturit që vuajnë nga sëmundje mendore dhe janë privuar nga liria do të mbahen në institucionet e shëndetit mendor.
...
62.2. Gjatë pranimit, për çdo të mitur duhet të regjistrohen menjëherë të dhënat e mëposhtme:
...
g. subjekt i kërkesave të konfidencialitetit mjekësor, çdo informacion në lidhje me rrezikun e vetë-lëndimit të të miturit, ose kushtet shëndetësore që janë të lidhura me mirëqenien fizike dhe mendore të të miturit, apo të të tjerëve.
...
62.5. Pas pranimit, sa më shpejt të jetë e mundur, i mituri duhet të vizitohet, t’i hapet një kartelë mjekësore dhe të fillojë trajtimin për ndonjë sëmundje, apo lëndim.
...
65.2. Të miturit duhet të kenë akses në objektet sanitare që janë higjienike dhe respektojnë privatësinë
...
69.2. Shëndeti i të miturve të privuar nga liria duhet të mbrohet në përputhje me standardet e njohura mjekësore të zbatueshme për të miturit në komunitetin e gjerë.
...
73. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nevojave të:
...
d. të miturit me probleme shëndetësore fizike dhe mendore;
...
77. Aktiviteteve dhe regjimit që do të synojnë edukimin, zhvillimin personal dhe social, trajnimi profesional, rehabilitim dhe përgatitjen për lirim. ...
...
78.3. Kur, për të miturit nuk është e mundur të ndjekin shkollat lokale, apo qendrat e trajnimit jashtë institucionit, edukimi dhe trajnimi do të zhvillohet brenda institucionit, por nën mbikëqyrjen e agjencive të jashtme trajnuese arsimore dhe profesionale.
...
78.5. Të miturit në paraburgim do të integrohen në sistemin arsimor dhe profesional të trajnimit në vend, në mënyrë që pas lirimit, ata të mund të vazhdojnë pa vështirësi arsimimin dhe trajnimin profesional.
...
81. Të gjithë të miturit e privuar nga liria duhet të lejohen të ushtrohen rregullisht për të paktën dy orë çdo ditë, nga të cilat të paktën një orë do të jetë në ajër të hapur, nëse e lejon koha.
...
94.1. Procedurat disiplinore duhet të jenë mekanizma e fundit që institucioni i drejtohet. Rezoluta mbi restaurimin e konflikteve dhe ndërveprimin edukativ, me qëllim normimin e sanksioneve do t’i jepet prioritet mbi seancat formale disiplinore dhe dënimet.
...
95.1. Dënime disiplinore, aq sa është e mundur, duhet të përzgjidhen ato me ndikim arsimor. Ato nuk do të jenë më të rënda sesa i justifikon serioziteti i veprës.
95.2. Ndëshkimi kolektiv, ndëshkimi fizik, dënimi duke e vendosur në një qeli të errët, dhe të gjitha format e tjera të dënimit çnjerëzor dhe degradues janë të ndaluara.
...
Pjesa IV - Këshilla ligjore dhe ndihma
120.1. Të miturit dhe prindërit e tyre, ose kujdestarët ligjorë kanë të drejtën e këshillimit ligjor dhe ndihmës në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve ose masave.
120.2. Autoritetet kompetente do t’i sigurojnë të miturve lehtësirat e nevojshme për të pasur qasje efektive dhe konfidenciale në këshilla dhe ndihma të tilla, duke përfshirë vizitat e pakufizuara dhe pa mbikëqyrje të këshilltarëve ligjorë.
120.3. Shteti ofron ndihmë ligjore falas për të miturit, prindërit e tyre, ose kujdestarët ligjorë kur e kërkojnë interesat drejtësisë. ... "
80. Udhëzimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi drejtësinë miqësore për fëmijët, të miratuara nga Komiteti i Ministrave më 17 nëntor 2010, shpallin, për aq sa është e rëndësishme, si vijon:
"II. Përkufizimet
Për qëllimet e këtyre udhëzimeve mbi drejtësinë (më poshtë "udhëzimet"):
...
c. "Drejtësia miqësore për fëmijët" i referohet sistemeve të drejtësisë të cilat garantojnë respektimin dhe zbatimin efektiv të të drejtave të të gjithë fëmijëve në nivelin më të lartë të arritshëm, duke pasur parasysh parimet e listuara më poshtë, dhe duke i dhënë vëmendjen e duhur nivelit të pjekurisë, të kuptuarit dhe rrethanave të fëmijës në rastin konkret. Në veçanti, ajo që është e arritshme është drejtësia, mosha e përshtatshme, shpejtësia, kujdesi, përshtatja dhe fokusi në nevojat dhe të drejtat e fëmijëve, duke respektuar të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë të drejtën për një proces të rregullt, për të marrë pjesë në të dhe për të kuptuar procedurat, për respektimin e jetës private dhe familjare, të integritetit dhe dinjitetit.
III. Parimet themelore
...
E. Sundimi i ligjit
1. Parimi i sundimit të ligjit duhet të zbatohet plotësisht për fëmijët, siç zbatohet për të rriturit.
2. Elementet e procesit të rregullt, të tilla si parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, të prezumimit të pafajësisë, e drejta për një gjykim të drejtë, e drejta për këshilla ligjore, e drejta për të iniciuar proces në gjykata dhe e drejta për të apeluar, duhet të garantohen për fëmijët, siç garantohen për të rriturit dhe nuk duhet të minimizohen, ose mohohen nën pretekstin e interesave më të mira të fëmijës. Kjo vlen për të gjitha procedurat gjyqësore, jo gjyqësore dhe administrative.
...
IV. Drejtësia miqësore për fëmijët para, gjatë dhe pas procedurave gjyqësore
...
19. Çdo formë e heqjes së lirisë së fëmijëve duhet të jetë masa e fundit dhe për një periudhë sa më të shkurtër.
...
21. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e fëmijëve të privuar nga liria, rëndësinë e lidhjeve familjare dhe promovimin e ri integrimit në shoqëri, autoritetet kompetente duhet të sigurojnë respektimin mbështetjen në mënyrë aktive për plotësimin e të drejtave të fëmijës, ashtu siç është përcaktuar në instrumentet universale dhe evropiane. Përveç të drejtave të tjera, fëmijët në veçanti duhet të kenë të drejtë të:
...
b. marrin arsimin e duhur, orientim profesional dhe trajnim, kujdes mjekësor, dhe të gëzojnë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë dhe pasjen e kohës së lirë, duke përfshirë edukimin fizik dhe të sportin;
...
B. Drejtësia miqësore për fëmijët para procedurës gjyqësore
...
26. Alternativat për proceset gjyqësore duhet të garantojnë një nivel të barasvlershëm të garancive ligjore. Respektimi i të drejtave të fëmijëve, të përshkruara në këto udhëzime dhe në të gjitha instrumentet ligjore përkatëse duhet të garantohet në të njëjtën masë, në të dyja, si në gjykatë, edhe në procedurat jashtë-gjyqësore.
C. Fëmijët dhe policia
27. Policia duhet të respektojë të drejtat personale dhe dinjitetin e të gjithë fëmijëve dhe të ketë parasysh vulnerabilitetin e tyre, d.m.th të marrë parasysh moshën, pjekurinë dhe çdo nevojë të veçantë të tyre, që mund të jetë ndonjë sëmundje fizike apo mendore, ose vështirësi komunikimi.
28. Sa herë që një fëmijë arrestohet nga policia, duhet të informohet në mënyrën dhe gjuhën që është e përshtatshme për moshën e tij ose të saj dhe nivelin e të kuptuarit të arsyes për të cilën ai ose ajo është marrë në paraburgim. Fëmijëve duhet t’u jepet akses në një avokat dhe t’i jepet mundësia për të kontaktuar me prindërit e tyre, ose një person te i cili kanë besim.
29. Përveç rasteve të veçanta, prindi(rit) duhet të jenë të informuar për praninë e fëmijës në stacionin e policisë, duke iu dhënë detaje për arsyen pse fëmija është marrë në paraburgim dhe i është kërkuar të vijnë në stacion.
30. Një fëmijë që është marrë në paraburgim nuk duhet të merret në pyetje në lidhje me sjellje kriminale, ose t’i kërkohet të bëjë, ose të nënshkruajë një deklaratë në lidhje me një përfshirje të tillë, përveçse në prani të një avokati, ose të njërit nga prindërit e fëmijës, ose, nëse nuk ka prind në dispozicion, një personi tjetër të cilin fëmija beson.
... "
B. Konventa e Kombeve të Bashkuara
81. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës ( "KDF") në nenin 3 përcakton parimin themelor të interesave më të mira të fëmijës, e cila parashikon si në vijim:
“1. Në të gjitha veprimet lidhur me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e mirëqenies sociale publike ose private, gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.
2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij ose të saj, duke marrë parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve të tij, të përfaqësuesve ligjorë, ose personave të tjerë ligjërisht përgjegjës dhe, për këtë qëllim, do të marrin të gjitha masat legjislative dhe administrative.
3. Shtetet Palë duhet të sigurojnë që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit, aftësitë e personelit të tyre, si dhe mbikëqyrjen kompetente. "
82. Për aq sa kanë lidhje me çështjen në fjalë, KDF më tej parashikon:
Neni 23
"1. Shtetet Palë pohojnë se fëmija mendërisht ose fizikisht i paaftë duhet të bëjë një jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin, nxisin vetë-mbështetjen dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
2. Shtetet Palë njohin të drejtën për kujdes të veçantë për fëmijët me paaftësi ... "
Neni 37
"Shtetet Palë sigurojnë që:
(a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës ose trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore, poshtërues ose ndëshkimit. ...
(b) Asnjë fëmijë të mos privohet nga liria e tij ose e saj në mënyrë të paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe duhet të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një periudhë sa më të shkurtër;
(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të trajtohet me humanizëm dhe respekt për dinjitetin njerëzor, dhe në formën që merr në konsideratë nevojat e personave të moshës së tij ose të saj. ...
(d) Çdo fëmijë i privuar nga liria e tij ose të saj ka të drejtë për ofrim të menjëhershëm të ndihmës ligjore dhe ndihma të tjera të përshtatshme, si dhe të drejtën për të kundërshtuar ligjshmërinë e privimit të lirisë së tij përpara një gjykate apo autoriteteve të tjera kompetente, të pavarura dhe të paanshme, si dhe për marrjen e një vendimi të shpejtë për çdo rast të tillë.”
Neni 40
"1. Shtetet Palë i njohin të drejtën e çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose të cilësuar si shkelës i ligjit penal të trajtohet në mënyrë të qëndrueshme, duke promovuar kuptimin e dinjitetit dhe vlerave të fëmijës, e cila përforcon respektin e fëmijës për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve, e cila merr në konsideratë moshën e tij, si dhe dëshirën për të promovuar ri integrimin e fëmijës dhe pasjen e një roli konstruktiv në shoqëri.
2. Për këtë qëllim, dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve ndërkombëtare, Shtetet Palë, në veçanti, të sigurojë që:
...
(b) Çdo fëmijë i dyshuar ose i akuzuar për shkelje të ligjit penal gëzon të paktën garancitë vijuese:
(i) Të prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajtor sipas ligjit;
(ii) Të informohet menjëherë dhe drejtpërdrejt për akuzat e ngritura kundër tij, dhe, nëse është e përshtatshme, me anë të prindërve të tij ose të përfaqësuesve ligjorë, dhe të ketë ndihmë juridike ose lloj tjetër ndihme të duhur për përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij;
(iii) Të vendoset për çështjen e tij pa vonesë, nga një autoritet kompetent i pavarur dhe i paanshëm, ose organ gjyqësor, gjatë një seance të drejtë dëgjimore, sipas ligjit, ku ofrohet ndihma juridike ose çdo ndihmë tjetër e përshtatshme dhe, përveçse nëse ajo konsiderohet të mos jetë në të mirë të interesit të fëmijës, në mënyrë të veçantë, duke marrë parasysh moshën e tij ose të saj, situatën, prindërit e tij ose të saj ose përfaqësuesit ligjorë;
(iv) Të mos detyrohet të dëshmojë ose ta deklarojë veten fajtor; të pyetet ose të pyesë dëshmitarët, dhe t’i garantohet paraqitja dhe kontrolli i dëshmitarëve në kushte të barabarta, në emër të tij ose të saj;
(v) Në qoftë se konsiderohet se ka shkelur ligjin penal, për këtë vendim si dhe çdo masë të marrë si pasojë e rishikimit para një autoriteti më të lartë kompetent, të pavarur dhe të paanshëm ose një instance gjyqësore sipas ligjit; ...”
83. Komenti i Përgjithshëm Nr. 9 (2006) i Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, i datës 27 shkurt 2007 (CRC / C / GC / 9), përmban, ndër të tjera, rekomandimet në vijim:
"73. Në dritën e nenit 2 shtetet palë kanë detyrimin për të siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara që janë në konflikt me ligjin (siç përshkruhet në nenin 40, paragrafi 1) do të mbrohen jo vetëm nga dispozitat e Konventës që kanë të bëjnë në mënyrë specifike me drejtësisë për të mitur (nenet 40, 37 dhe 39), por nga të gjitha dispozitat e tjera përkatëse dhe garancitë e përfshira në Konventë, për shembull në fushën e kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Përveç kësaj, shtetet palë duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara janë të mbrojtur de facto dhe përfitojnë nga të drejtat e përmendura më lart.
74. Duke iu referuar të drejtave që përmbahen në nenin 23 dhe nivelit të lartë të vulnerabilitetit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Komiteti rekomandon, përveç rekomandimit të përgjithshëm të bërë në paragrafin 73 më lart, se elementet e mëposhtme të trajtimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara (në mënyrë të supozuar) në konflikt me ligjin, të merren parasysh:
a) Një fëmijë me aftësi të kufizuara, që është shkelës i ligjit duhet të merret në pyetje duke përdorur një gjuhë të përshtatshme dhe të trajtohet ndryshe nga profesionistët, si oficerët e policisë, avokatët/mbrojtësit/punonjësit socialë, prokurorët dhe/ose gjyqtarët, të cilët kanë marrë trajnimin e duhur në lidhje me këtë;
b) Qeveritë duhet të zhvillojnë dhe të zbatojnë masa alternative të shumëllojshme dhe elastike, që lejojnë përshtatje të masës sipas kapaciteteve individuale dhe aftësive të fëmijës, në mënyrë që të shmanget përdorimi i procedurave gjyqësore. Fëmijët me aftësi të kufizuara në konflikt me ligjin duhet të trajtohen në mënyrë të tillë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur procedurat formale/ligjore. Këto procedura duhet të merren parasysh vetëm kur nevojitet në interes të rendit publik. Në këto raste duhet të bëhen përpjekje të veçanta për të informuar fëmijën për procedurën e drejtësisë për të miturit dhe të drejtat e tij ose të saj në të;
c) Fëmijët me aftësi të kufizuara në konflikt me ligjin nuk duhet të vendosen në një qendër të rregullt paraburgimi për të mitur, duke u paraburgosur, apo dënuar. Privimi i lirisë duhet të zbatohet vetëm nëse është e nevojshme t’i sigurohet fëmijës trajtim i përshtatshëm për problemet e tij apo të saj, të cilat kanë rezultuar në kryerjen e një krimi. Fëmija duhet të vendoset në një institucion që ka personel të trajnuar posaçërisht dhe lehtësira të tjera për të siguruar këtë trajtim të veçantë. Në marrjen e vendimeve të tilla, autoriteti kompetent duhet të sigurojë që të drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore respektohen plotësisht. "
84. Komenti i Përgjithshëm nr. 10 (2007) i Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, i datës 25 prill 2007, (CRC/C/GC/10), përfshin rekomandimet e mëposhtme:
"33. ... Në këtë drejtim, në raportet e tyre, palët shtetërore duhet të informojë Komitetin me hollësi specifike se si fëmijët nën [moshën minimale të përgjegjësisë penale] të përcaktuar në ligjet e tyre janë trajtuar, kur ata njihen si shkelës të ligjit penal, ose janë të dyshuar ose të akuzuar se e kanë bërë këtë, dhe cilat garanci ligjore janë në dispozicion për të siguruar që trajtimi i tyre është i drejtë, si ai i fëmijëve në ose mbi moshën minimale të përgjegjësisë penale...
49. Fëmijës duhet t’i garantohet asistenca ligjore, apo ndihma të tjera të përshtatshme në përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij/saj. CRC kërkon që fëmijës t’i sigurohet ndihmë, e cila nuk është domosdoshmërish e nevojshme në të gjitha rrethanat ligjore, por ajo duhet të jetë e përshtatshme. I përket diskrecionit të Shteteve palë për të përcaktuar se si kjo ndihmë jepet, por ajo duhet të jetë pa pagesë. ...
...
52. ... vendimet, pa vonesë duhet të jenë rezultat i një procesi në të cilin të drejtat e njeriut dhe garancitë ligjore të fëmijës respektohen plotësisht. Në këtë proces të vendimmarrjes, pa vonesë, ndihma ligjore apo ndihma të tjera të përshtatshme duhet të vihen në dispozicion. Disponueshmëria e tyre nuk duhet të kufizohet në një gjykim para gjykatës, apo organeve të tjera gjyqësore, por ajo vlen edhe për të gjitha fazat e tjera të procesit, duke filluar me intervistat (marrjen në pyetje) e fëmijës nga policia.
...
56. Në përputhje me nenin 14 (3) (g) të KNDCP, CRC, fëmija nuk duhet të detyrohet të dëshmojë, të pohojë ose të pranojë fajin. ...
57. ... Termi "shtrëngim" duhet të interpretohet në mënyrë të gjerë dhe nuk kufizohet vetëm në forcën fizike ose shkelje të tjera të qarta të të drejtave të njeriut. Mosha e fëmijës, zhvillimi i tij, gjatësia e seancës së marrjes në pyetje, mungesa e të kuptuarit të fëmijës, frika e pasojave të panjohura, apo mundësia e pretenduar e burgosjes mund ta çojë atë të bëjë një rrëfim që nuk është i vërtetë. Kjo, ka të ngjarë të ndodhë, edhe nëse janë premtuar shpërblime të tilla si: "Mund të shkosh në shtëpi sapo të tregosh ngjarjen e vërtetë", ose sanksione më të lehta, apo lirim.
58. Fëmija që merret në pyetje duhet të ketë ndihmën e një përfaqësuesi ligjor, apo të një personi tjetër të përshtatshëm, dhe duhet t’i ofrohet mundësia të kërkojë praninë e prindit të tij/saj (prindërve) gjatë marrjes në pyetje. Duhet të ketë mbikëqyrje të pavarur të metodave të marrjes në pyetje për t’u siguruar që dëshmia është marrë vullnetarisht dhe jo në mënyrë të detyruar, duke pasur parasysh tërësinë e rrethanave, dhe dëshmia duhet të jetë e besueshme. Gjykata, apo çdo organ tjetër gjyqësor, kur vlerëson natyrën vullnetare dhe besueshmërinë e një pohimi, apo rrëfimi të një fëmije, duhet të marrë parasysh moshën e fëmijës, gjatësinë e ndalimit dhe marrjes në pyetje, praninë e përfaqësuesit ligjor ose avokati, prindit (prindërve), apo përfaqësuesit të pavarur të fëmijës. ... "
85. Komenti i Përgjithshëm Nr. 35 i Komitetit të të Drejtave të Njeriut, datë 16 dhjetor 2014 (CCPR/C/GC/35), përbëhet nga vërejtjet vijuese në lidhje me Nenin 9 (lirinë dhe sigurinë e personit) të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike:
"28. Për disa kategori personash në nevojë, është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm informimi direkt i të arrestuarit. Kur arrestohen fëmijët, njoftimi i arrestimit dhe gjithashtu arsyet e tij duhet t’i komunikohen drejtpërdrejt prindërve, kujdestarëve, apo përfaqësuesve të tyre ligjorë. ...
...
62. Neni 24, paragrafi 1, i Konventës i jep të drejtë çdo fëmijë të kërkojnë "masa të tilla mbrojtëse, në bazë të statusit të tij si i mitur, nga familja, shoqëria dhe shteti". Ky nen përfshin miratimin e masave të veçanta për të mbrojtur lirinë personale dhe sigurinë e çdo fëmije, duke shtuar masat përgjithësisht të kërkuara nga neni 9 për të gjithë personat. Një fëmijë mund të privohet nga liria vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër. Përveç kërkesave të tjera të aplikueshme për secilën kategori të heqjes së lirisë, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese në çdo vendim për të filluar ose vazhduar privimin. ... Fëmija ka të drejtën për t’u dëgjuar, direkt ose nëpërmjet ndihmës ligjore, apo ndihmave të tjera të përshtatshme, në lidhje me çdo vendim për heqjen e lirisë, dhe procedurat e ndjekura duhet të jenë të përshtatshme për fëmijët . ...
"86. Pjesët përkatëse të Standardeve Minimale të Rregullave të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Miturit ("Rregullat e Pekinit"), të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme më 29 nëntor 1985 (A/RES/40/33), shpallin si vijon:
"5. Qëllimet e drejtësisë për të mitur
5.1 Sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo veprim ndaj kundërvajtësve të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kundërvajtësit dhe veprës.
...
7. Të drejtat e të miturve
7.1 Garancitë themelore procedurale, si prezumimi i pafajësisë, e drejta për t’u njoftuar nga akuzat, e drejta për të heshtur, e drejta për avokat, e drejta për praninë e një prindi ose kujdestari, e drejta për t’u përballur dhe marrë në pyetje dëshmitarët dhe e drejta për të apeluar në një autoritet më të lartë, do të jenë të garantuara në të gjitha fazat e procedurës.
...
10. Kontakti fillestar
10.1 Gjatë arrestimit të një të mituri, prindërit ose kujdestari i tij duhet të njoftohet menjëherë për arrestimin dhe kur një njoftim i tillë i menjëhershëm nuk është i mundur, prindërit ose kujdestari duhet të njoftohen brenda një kohe sa më të shkurtër.
...
10.3 Kontaktet mes agjencive të zbatimit të ligjit dhe kundërvajtësit të mitur duhet të menaxhohen në mënyrë të tillë që të respektojnë statusin ligjor të të miturit, të promovojnë mirëqenien e tij dhe të shmangin dëmtimin e tij ose të saj, duke marrë parasysh rrethanat e rastit.
...
17. Parimet udhëzuese në gjykim dhe dënim
17.1 Gatishmëria e autoritetit kompetent duhet të udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
...
(b) Kufizimet e lirisë personale të të miturit duhet të vendosen vetëm pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duhet të jenë të limituara në minimumin e mundshëm;
(c) Privimi i lirisë personale nuk mund të jepet, përveç nëse i mituri është gjykuar për një vepër të rëndë që përfshin dhunën ndaj një personi tjetër, apo nxitjen në kryerjen e veprave të tjera të rënda, edhe nëse nuk ka asnjë masë tjetër të përshtatshme;
...
Komentar
...
Rregulli 17.1 (b) nënkupton se trajtimet rreptësisht ndëshkuese nuk janë të përshtatshme. Ndërsa në rastet e të rriturve, dhe ndoshta edhe në rastet e veprave penale të rënda nga të miturit, vetëm puna e detyruar dhe sanksionet ndëshkuese mund të konsiderohen se kanë efektivitetin e duhur, në rastet e të miturve konsiderata të tilla, gjithmonë duhet të udhëhiqen nga interesi i ruajtjes së mirëqenies dhe të ardhmes së të rinjve.
...
19. Përdorimi sa më pak të jetë i mundur i institucionalizimit
19.1 Vendosja e një të mituri në një institucion do të jetë gjithmonë zgjidhja e fundit dhe për periudhë sa më minimale të jetë e nevojshme.
Komentar
...
Rregulli 19 synon kufizimin e institucionalizimit në dy aspekte: në sasi ("mjet i fundit") dhe në kohë ("periudhë minimale e nevojshme"). Rregulli 19 pasqyron një nga parimet themelore udhëzuese të Rezolutës 4 të Kongresit të Gjashtë të Kombeve të Bashkuara: i mituri kundërvajtës nuk duhet burgosur, vetëm nëse nuk ka masa të tjera të përshtatshme. ... Në fakt, prioritet duhet t’i jepet "hapjes" së institucioneve të mbyllura’’. Për më tepër, çdo strukturë duhet të jetë më së shumti e tipit korrektuese apo arsimore, sesa një lloj burgu.
...
26. Objektivat e trajtimit institucional
...
26.2 Të miturit e vendosur në institucione do të marrin kujdesin, mbrojtjen dhe ndihmën e duhur sociale, arsimore, profesionale, psikologjike, mjekësore dhe fizike, që ata mund të kërkojnë për shkak të moshës, gjinisë, personalitetit dhe në interes të zhvillimit të tyre të përgjithshëm. ..."
87. Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria ("Rregullorja e Havanës"), e miratuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 45/113, e 14 dhjetorit 1990, përfshin dispozitat vijuese:
"I. Perspektivat themelore
...
2. Të miturit duhet të privohen nga liria e tyre vetëm në përputhje me parimet dhe procedurat e përcaktuara në këto Rregulla dhe në Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Miturit (Rregullat e Pekinit). Privimi i lirisë së një të mituri duhet të jetë një zgjidhje e fundit dhe për një periudhë të shkurtër dhe duhet të kufizohet në raste të jashtëzakonshme. Gjatësia e sanksionit duhet të përcaktohet nga autoriteti gjyqësor, pa përjashtuar mundësinë e lirimit të tij ose të saj më herët.
...
II. Fushëveprimi dhe aplikimi i rregullave
11. Për qëllime të këtyre Rregullave, duhet të zbatohen përkufizimet e mëposhtme:
...
(b) heqja e lirisë nënkupton çdo formë të ndalimit, burgimit apo vendosjes së një personi në një mjedis kujdestarie publike ose private, nga i cili ky person nuk lejohet të largohet pa urdhrin e ndonjë autoriteti gjyqësor, administrativ ose autoriteteve të tjera publike.
...
IV. Menaxhimi i lehtësirave për të miturit
...
B. Pranimi, regjistrimi, lëvizja dhe transferimi
21. Në çdo vend ku të miturit mbahen të ndaluar, një regjistrim i plotë dhe i sigurt i të dhënave të mëposhtme duhet të bëhet për çdo të mitur të pranuar:
...
(e) Detaje të njohura të probleme fizike dhe të shëndetit mendor, duke përfshirë abuzimin me drogë dhe alkool.
...
C. Klasifikimi dhe vendosja
27. Sa më shpejt që të jetë e mundur, pas momentit të pranimit, çdo i mitur duhet të intervistohet, dhe të përgatitet një raport psikologjik e social që identifikon çdo faktor të lidhur me llojin, nivelin e kujdesit dhe programin e kërkuar nga i mituri. Ky raport, së bashku me raportin e përgatitur nga mjeku, i cili ka ekzaminuar të miturin pas pranimit, duhet t’i dërgohet drejtorit, me qëllim përcaktimin e vendosjes më të përshtatshme për të miturin brenda lehtësirave, llojit specifik dhe nivelit të kujdesit dhe programit që kërkohet për t’u ndjekur. ...
28. Ndalimi i të miturve duhet të bëhet vetëm në kushte që marrin plotësisht parasysh nevojat e tyre të veçanta, statusin dhe kërkesat e veçanta në bazë të moshës së tyre, personalitetit, gjinisë dhe llojit të veprës penale, si dhe shëndetin mendor e fizik, dhe i sigurojë atyre mbrojtje nga ndikimet e dëmshme dhe situatat e rrezikut. Kriteri kryesor për ndarjen e kategorive të ndryshme të të miturve të privuar nga liria duhet të jetë parashikimi se cili lloj kujdesi është më i mirë dhe i përshtatshëm për nevojat e veçanta të individëve në fjalë dhe mbrojtjen e integritetit të tyre fizik, mendor e moral dhe mirëqenien.
...
D. Mjedisi fizik dhe strehimi
31. Të miturit e privuar nga liria kanë të drejtë në lehtësirat dhe shërbimet që plotësojnë të gjitha kërkesat e shëndetit dhe dinjitetit njerëzor.
32. Projektimi i lehtësirave të paraburgimit për të miturit dhe mjedisi fizik duhet të jenë në përputhje me qëllimin rehabilitues të trajtimit rezidencial, duke pasur parasysh nevojën e të miturit për privatësi, stimuj shqisorë, mundësi për bashkëpunim me kolegët dhe pjesëmarrje në sporte, stërvitje fizike dhe aktivitete të kohës së lirë. ...
...
34. Instalimet sanitare duhet të jenë të vendosura në mënyrë të tillë dhe të kenë një standard të mjaftueshëm për t’i mundësuar çdo të mituri të përmbushë, siç kërkohet, në privatësi dhe në mënyrë të pastër e të denjë nevojat e tij fizike.
...
E. Edukimi, trajnimi profesional dhe puna
38. Çdo i mitur në moshën e arsimit të detyruar ka të drejtën e arsimimit të përshtatur me nevojat dhe aftësitë e tij/saj, për ta projektuar dhe përgatitur atë për kthim në shoqëri. Një arsim i tillë duhet të jepet jashtë institucionit të paraburgimit, në shkollat publike nëse është e mundur dhe në çdo rast, nga mësues të kualifikuar përmes programeve të integruara në sistemin arsimor të vendit, në mënyrë që, pas lirimit, të miturit të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre pa vështirësi. ...
...
H. Kujdesi mjekësor
49. Çdo i ri do të marrë kujdesin e duhur mjekësor, si parandalues ashtu edhe kurues, përfshirë kujdesin shëndetësor dentar, okulistik dhe mendor, si dhe produktet farmaceutike e dieta të veçanta mjekësore . ...
50. Çdo i mitur ka të drejtë të ekzaminohet nga një mjek menjëherë pas pranimit në qendrën e paraburgimit, me qëllim regjistrimin e ndonjë prove të mëparshme keqtrajtimi dhe identifikimin e çdo rrethane fizike ose mendore që kërkon kujdes mjekësor.
51. Shërbimet mjekësore të siguruara për të miturit duhet të synojnë zbulimin dhe trajtimin e ndonjë sëmundje fizike ose mendore, abuzimin me substanca, apo çdo kusht tjetër që mund të pengojnë integrimin e të miturve në shoqëri. Çdo paraburgim për të miturit duhet të kenë akses të menjëhershëm në lehtësirat e përshtatshme mjekësore dhe pajisje të përshtatshme për numrin dhe kërkesat e të paraburgosurve, si dhe staf të trajnuar në kujdesin shëndetësor parandalues dhe trajtimin e emergjencave mjekësore. Çdo i mitur, i cili është i sëmurë, dhe që ankohet për sëmundje, ose shfaq simptoma të vështirësive fizike apo mendore, duhet të shqyrtohet menjëherë nga mjeku.
52. Çdo oficer mjekësor i cili ka arsye të besojë se shëndeti fizik ose mendor i një të mituri është dëmtuar, ose do të dëmtohet nga vazhdimi i paraburgimit, nga një grevë urie, ose nga ndonjë kusht i paraburgimit duhet t’ia raportojë këtë fakt menjëherë drejtorit të institucionit të paraburgimit në fjalë dhe autoritetit të pavarur përgjegjës për ruajtjen e mirëqenies së të miturit.
53. Një i mitur i cili vuan nga sëmundje mendore duhet të trajtohet në një institucion të specializuar, në menaxhim të pavarur mjekësor. Në marrëveshje me agjencitë përkatëse duhet të ndërmerren hapa për të siguruar vazhdimësinë e nevojshme të kujdesit shëndetësor mendor, edhe pas lirimit.
...
L. Procedurat disiplinore
66. Çdo masë disiplinore dhe procedurale duhet të përmbajë interesin e sigurisë dhe një jetës së rregullt në komunitet dhe duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e dinjitetit të pandarë të të miturit, si dhe objektivin themelor të kujdesit institucional, pra, rrënjosjen e një ndjenje të drejtësisë, vetë-respektit dhe respektimit të të drejtave themelore të çdo personi.
67. Të gjitha masat disiplinore që përbëjnë, trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues, do të ndalohen rreptësisht, duke përfshirë edhe ndëshkimin fizik, vendosjen në një qeli të errët, të mbyllur ose vetëm, apo ndonjë dënim tjetër që mund të komprometojë shëndetin fizik ose mendor të të miturit në fjalë. Reduktimi i dietës dhe kufizimi ose mohimi i kontaktit me anëtarët e familjes duhet të ndalohet për cilindo qëllim. Puna duhet gjithmonë të shihet si një mjet edukativ dhe një mjet për promovimin e vetë-respektit të të miturit në përgatitjen e tij apo të saj për kthim në komunitet dhe nuk duhet të imponohet si sanksion disiplinor. Asnjë i mitur nuk duhet të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën shkelje disiplinore. Sanksionet kolektive duhet të ndalohen. ... "
88. Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Delikuencës ("Udhëzimet Riyadh"), të miratuara nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 45/112, e 14 dhjetorit 1990, përfshijnë parashikimet mëposhtme:
“46. Institucionalizimi i të rinjve duhet të jetë një masë e fundit dhe për një periudhë minimale të nevojshme, si dhe interesat e të rinjve duhet të jetë të një rëndësie të madhe. Kriteret që autorizojnë ndërhyrje zyrtare të këtij lloji duhet të përcaktohen në mënyrë rigoroze dhe të kufizuar në situatat e mëposhtme: (a) kur fëmija ose i riu ka pësuar dëm që i është shkaktuar nga prindërit ose kujdestarët; (b) kur fëmija ose i riu ka qenë seksualisht, fizikisht apo emocionalisht i abuzuar nga prindërit ose kujdestarët; (c) kur fëmija ose i riu është lënë pas dore, braktisur apo shfrytëzuar nga prindërit ose kujdestarët; (d) kur fëmija ose i riu është i kërcënuar nga rreziku fizik ose moral për shkak të sjelljes së prindërve ose kujdestarëve; dhe (e) kur një rrezik serioz fizik ose psikologjik i fëmijëve dhe i të rinjve është manifestuar në sjelljen e tij ose të saj, dhe as prindërit, kujdestarët, vetë të miturit, apo shërbimet komunitare jo-rezidenciale nuk mund të përballen me rrezikun në formë tjetër përveç institucionalizimit."
89. Në vëzhgimet e tij përmbyllëse në raportet periodike të katërta dhe të pesta të kombinuara, të Federatës Ruse, të 25 shkurtit 2014 (CRC/ C/RUS/CO/ 4-5), Komiteti për të Drejtat e Fëmijës" i bëri thirrje palës shtetërore të krijojë një sistem të drejtësisë për të mitur në përputhje të plotë me Konventën, veçanërisht me nenet 37, 39 dhe 40, dhe me standardet e tjera përkatëse". Ai më tej rekomandoi që Federata Ruse "parandalon arrestimin e paligjshëm të fëmijëve dhe siguron që masa mbrojtëse ligjore janë të garantuara për fëmijët ndaluar". Nenet 37 dhe 40 të KDF kanë të bëjë me fëmijët në konflikt me ligjin (shih paragrafin 82 më lart), ndërsa neni 39 ka lidhje me të drejtat e fëmijëve që janë viktima të krimeve.
LIGJI
I. OBJEKTI I ÇËSHTJES PËRPARA DHOMËS SË MADHE
90. Në deklaratat e saj para Dhomës së Madhe, Qeveria ftoi Gjykatën të ripërcaktojë arsyetimin e Dhomës në lidhje me kërkesën e kërkuesit, sipas nenit 5 § 4 të Konventës për sa i përket seancës së 11 prillit 2005. Nga ana e tij, kërkuesi riformuloi kërkesat e tij në bazë të nenit 6 të Konventës, se ai nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të studiuar dosjen e rastit dhe se avokati i caktuar nga gjykata ishte i paefektshëm.
91. Gjykata vëren se, sipas jurisprudencës së saj, "çështja" referuar Dhomës së Madhe është deklaruar e pranueshme. Ajo vëren se në vendimin e saj të datës 14 nëntor 2013, Dhoma shpalli të papranueshme kërkimet e kërkuesit sipas nenit 6, që ai kishte pasur kohë të pamjaftueshme për të studiuar dosjen e rastit dhe se avokati i caktuar nga gjykata kishte qenë i paefektshëm, si dhe kërkesën e tij në bazë të Nenit 5 § 4 në lidhje me seancën dëgjimore të mbajtur më 11 prill 2005. Rrjedhimisht, këto kërkesa nuk janë objekt i shqyrtimit të mëtejshëm në Dhomës së Madhe.
II. KUNDËRSHTIMET PARAPRAKE TË QEVERISË
92. Qeveria, në parashtresat e saj me shkrim të datës 20 maj 2014, është e mendimit se kërkuesi nuk ka shteruar as mjetet e brendshme dhe as nuk ka respektuar afatin gjashtë mujor, siç parashikohet nga neni 35 § 1 i Konventës, në lidhje me kërkesat e tij në bazë të nenit 3 të Konventës, si dhe ato në bazë të nenit 6, lidhur me procesin para-hetimor. A. Shterimi i mjeteve të brendshme
93. Duke marrë në konsideratë ankimin e kërkuesit sipas nenit 3 të Konventës, në lidhje me mungesën e supozuar të kujdesit mjekësor në qendrën e përkohshme të paraburgimit, Qeveria deklaroi se, pas lirimit nga qendra, kërkuesi mund të inicionte një proces civil, i cili është mjet i brendshëm i aftë të ofrojë dëmshpërblim të përshtatshëm për dëmet e shkaktuara ndaj tij, në formën e kompensimit monetar.
94. Në lidhje me pretendimet e kërkuesit, sipas nenit 6, mbi pyetjet para-hetimore, Qeveria pretendoi se kërkuesi nuk kishte arritur të paraqiste një kërkesë në gjykatat e brendshme në bazë të nenit 125 të Kodit të Procedurës Penale të Federatës Ruse, sipas të cilit, kujtdo që i janë prekur të drejtat dhe interesat e ligjshme nga një vendim për mos fillimin e procedurave penale mund të apelojë kundër këtij vendimi në gjykatë.
95. Kërkuesi nuk u përgjigj ndaj kundërshtimeve të Qeverisë, por argumentoi se Dhoma kishte bërë një vlerësim të saktë të kërkesave të tij.
96. Gjykata rithekson se, në përputhje me rregullën 55 të Rregullores së Gjykatës, çdo kërkesë në lidhje me papranueshmërinë, për aq sa karakteri i saj dhe rrethanat lejojnë, duhet ngritur me shkrim ose me gojë nga Pala Kontraktuese që e kundërshton, ndaj pranueshmërisë së kërkesës (shih Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë [GC], nr. 32541/08 dhe 43441/08, § 79, GJEDNJ 2014 (ekstrakte);.... Sejdovic kundër Italisë [GC], nr. 56581/00, § 41, KEDNJ 2006- II,. dhe K. dhe T. k. Finlandës, cituar më lart, § 145). Dhoma vendosi mbi pranueshmërinë dhe themelin e kërkesës në vendimin e saj të 14 nëntorit 2013. Gjykata vëren se Qeveria nuk ka ngritur ndonjë nga këto dy kundërshtime në vëzhgimet e saj mbi pranueshmërinë dhe themelin e çështjes para Dhomës, ose në çdo pikë tjetër gjatë procedurës para Dhomës.
97. Qeveria nuk ka pohuar se ka pasur ndonjë rrethanë të jashtëzakonshme që mund t’i përjashtonte ata nga detyrimi për të ngritur kundërshtimet në kohën e duhur. Prandaj, Gjykata konsideron se Qeveria ka shmangur ngritjen e kundërshtimeve paraprake të mos shterimit të mjeteve të brendshme në këtë fazë të procedurës (shih Svinarenko dhe Slyadnev, cituar më lart, § 82, dhe Sejdovic, cituar më lart, § 42).
98. Për këto arsye kundërshtimet paraprake të Qeverisë duhen refuzuar. B. Limiti kohor gjashtëmujor
99. Qeveria pretendoi se kërkuesi, në lidhje me mungesën e kujdesit mjekësor në qendrën e paraburgimit të përkohshëm nuk kishte paraqitur në Gjykatë kërkesën e tij sipas nenit 3, brenda gjashtë muajsh nga afati i parashikuar në nenin 35 § 1 të Konventës. Ata parashtruan se gjyshi i kërkuesit kishte ngritur vetëm këtë kërkesë, në mënyrë të përmbledhur, në një letër të datës 30 nëntor 2005 dërguar autoriteteve të prokurorisë, të cilat i ishin përgjigjur më 16 dhjetor 2005, pra më shumë se gjashtë muaj para se kërkesa të ngrihej në datën 1 nëntor 2006.
100. Sipas Qeverisë, kërkuesi kishte dështuar të respektonte afatin gjashtëmujor për ngritjen e kërkesës sipas Nenit 6, në lidhje me marrjen në pyetje para-hetimore, meqë vendimi i rishikuar që refuzon të iniciojë procedura penale kundër kërkuesit ishte bërë më 6 korrik 2005 dhe kërkesës së fundit të gjyshit të tij në lidhje me këtë çështje, autoritetet e prokurorisë i ishin përgjigjur me 16 dhjetor 2005.
101. Kërkuesi nuk ka adresuar kundërshtimet e Qeverisë, por pohoi se vendimi i Dhomës ishte i drejtë.
102. Qeveria nuk ka ngritur kundërshtimet e saj për mosrespektimin e afatit gjashtëmujor në procedurat para Dhomës dhe Dhoma nuk e ka shqyrtuar çështjen. Megjithatë, Gjykata tashmë ka konstatuar se rregulli i periudhës gjashtëmujore është një rregull i politikave publike dhe për pasojë ka juridiksion për ta aplikuar atë me vullnetin e vet (shih Sabri Gunes k. Turqisë, nr. 27396/06, § 29, 29 qershor 2012; Svinarenko dhe Slyadnev, cituar më lart, § 85;. Blečić kundër Kroacisë ([GC], nr. 59532/00, § 68, GJEDNJ 2006-III,.. dhe Walker k. Mbretërisë së Bashkuar (dec), nuk ka 34.979.. / 97, GJEDNJ 2000). Për më tepër, Gjykata ka vendosur që, pavarësisht nga kërkesat e rregullës 55 të Rregullores së Gjykatës, Qeveritë nuk janë ndalur nga ngritja e çështjes së afatit gjashtëmujor para Dhomës së Madhe (shih Sabri Güneş, cituar më lart, § 30).
103. Rrjedhimisht, Dhoma e Madhe ka juridiksion për të shqyrtuar çështjen e pajtueshmërisë me afatin gjashtëmujor, në lidhje me pretendimet e kërkuesit sipas nenit 3 të Konventës, si dhe në bazë të Nenit 6 në lidhje me marrjen ne pyetje para-hetimit.
1. Pajtueshmëria me afatin gjashtëmujor në lidhje me pretendimet e kërkuesit sipas nenit 3 të Konventës
(a) Parashtrimet e palëve
104. Qeveria parashtroi se nga paragrafi 40 i vendimit të Dhomës, del në pah se gjyshi i kërkuesit kishte paraqitur vetëm një kërkesë në organet e prokurorisë, atë të datës 4 tetor 2005, në lidhje me cilësinë e kujdesit mjekësor në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. Kjo, më shumë se një vit para depozitimit të kërkesës pranë Gjykatës, më 1 nëntor 2006. Megjithatë, qeveria argumentoi se kërkesa e 4 tetorit 2005 nuk përmbante asnjë ankesë për mungesën e kujdesit mjekësor dhe, për më tepër, më 9 nëntor 2005 i ishte dhënë përgjigje nga Prokuroria e Rrethit Sovetskiy e Novosibirsk. Për më tepër, ata deklaruan se një ankesë e ngjashme, në të cilën kërkesat ishin përcaktuar në mënyrë të përmbledhur iu dërgua autoriteteve të prokurorisë më 30 nëntor 2005 nga gjyshi i kërkuesit. Këto të fundit u përgjigjën në datën 16 dhjetor 2005. Megjithatë, Qeveria ka theksuar se kjo përgjigje ishte përsëri jashtë afatit kohor gjashtëmujor.
105. Kërkuesi nuk iu përgjigj këtyre kundërshtimeve në parashtresat e tij para Dhomës së Madhe. (b) Vlerësimi i Gjykatës
106. Gjykata rithekson se, si rregull, periudha gjashtëmujore e shterimit të mjeteve të brendshme fillon nga data e vendimit përfundimtar të procesit. Kur nuk ka mjete efektive në dispozicion të kërkuesit, afati fillon nga data e akteve apo masave të kundërshtuara, ose nga data e marrjes dijeni për aktin ose efekteve të tij mbi apo në dëm të kërkuesit (shih Dennis dhe të tjerët k. Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 76573/01, 2 korrik 2002). Për më tepër, neni 35 § 1 nuk mund të interpretohet në mënyrën, sipas së cilës kërkuesi mund të paraqesë kërkesën në Gjykatë, para se pozita e tij në lidhje me këtë çështje të jetë zgjidhur përfundimisht në nivelin e brendshëm. Megjithatë, kur një kërkues ka në dispozicion mjete juridike ekzistuese dhe vetëm më pas bëhet i vetëdijshëm për një rrethanë që e bën mjetin e paefektshëm, mund të jetë e përshtatshme për qëllimet e nenit 35 § 1 që fillim i periudhës gjashtëmujore të konsiderohet data kur kërkuesi u bë ose duhej të ishte bërë i vetëdijshëm për këto rrethana (shih Varnava dhe të tjerët k. Turqisë [GC], nr. 16064/90, 16065/90, 16066/90, 16068/90, 16069/90, 16070 / 90, 16071/90, 16072/90 dhe 16073/90, § 157, KEDNJ 2009, Palin dhe Audrey Edwards k. Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 46477/99, 4 qershor 2001).
107. Duke iu kthyer çështjes në fjalë, Gjykata duhet të konstatojë nëse kërkuesi kishte një mjet efektiv në dispozicion të tij dhe, nëse po, nëse ai e ka përdorur brenda afatit të kërkuar. Duke vepruar kështu, Gjykata nuk do të marrë në konsideratë nëse kërkuesi ka iniciuar procedim civil, meqë ka deklaruar më lart (shih paragrafët 96-98 më sipër) se qeveria, në këtë fazë të procedurave, nuk e ka pasur të mundur ngritjen e një kundërshtimi për mos shterim të mjeteve të brendshme.
108. Gjykata vëren që në fillim se, më 28 shkurt të vitit 2005, gjyshi i kërkuesit ka humbur statusin si kujdestar i tij, dhe se u ri caktua i tillë në fillim të vitit 2006. Kështu, gjatë gjithë periudhës kur gjyshi nuk ishte kujdestar i tij, kërkuesi duket të ketë qenë nën kujdestarinë e shtetit, dhe gjyshi nuk kishte asnjë të drejtë ligjore për të përfaqësuar kërkuesin apo mbrojtur interesat e tij. Që kur kërkuesi është liruar nga qendra e ndalimit të përkohshëm për të mitur, më 23 mars 2005, ai në atë kohë ka pasur vetëm shtetin mbrojtës të interesave të tij. Si rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe kohore, autoritetet nuk kishin asnjë detyrim ligjor, t’i përgjigjeshin kërkesave të gjyshit lidhur me kërkuesin, pasi ai nuk ishte kujdestari i tij.
109. Megjithatë, Gjykata vëren se gjyshi vazhdoi përpjekjet për të mbrojtur interesat e kërkuesit. Kështu, duket nga letra e gjyshit e datës 30 nëntor 2005, të dërguar zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, se kishte qenë i informuar se kërkesa e tij e 4 tetorit 2005 drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm ishte dërguar në zyrat e prokurorëve të ndryshëm. Për më tepër, në letrën e tij të datës 30 nëntor 2005, gjyshi ka përsëritur kërkesat në lidhje me trajtimin e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit dhe shëndetin e tij të dobët, pretendime të ngritura edhe në letrën e tij të mëparshme, në 4 tetor 2005 (shih paragrafin 46 më lart). Gjykata vëren se përgjigjja e Prokurorit e 9 nëntorit 2005 dhe përgjigjja e Prokurorit rajonal e 16 dhjetorit 2005 nuk përmbante asnjë informacion në përgjigje të kërkesave të gjyshit në lidhje me gjendjen shëndetësore të kërkuesit, ose të dështimit të autoriteteve për ta trajtuar atë si duhet, në kohën që i mituri ishte në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur.
110. Për më tepër, Gjykata ka parasysh faktin se pasi rikthehet si kujdestar i kërkuesit, gjyshi e ndjek çështjen e ligjshmërisë së ndalimit të kërkuesit dhe, në kuadër të këtyre procedurave, ngre çështjen e shëndetit të dobët të kërkuesit dhe mungesës së trajtimit mjekësor. Në veçanti, në kërkesën kundër vendimit të datës 21 shkurt 2005, i cili është shqyrtuar nga ana e Kryetarit të Gjykatës Rajonale Novosibirsk më 29 maj 2006, gjyshi citon diagnozën e kërkuesit dhe pamundësinë që ai të mund të mbahet në paraburgim në mungesë të trajtimit mjekësor . Kryetari i Gjykatës Rajonale, arsyeton në vendimin e tij, se fakti që kërkuesi vuan nga sëmundje të ndryshme nuk mund të shërbejë si bazë për të shfuqizuar vendimin e 21 shkurtit 2005, duke pasur parasysh se ajo tashmë është ekzekutuar në mars 2005.
111. Në këto kushte, Gjykata konstaton se, në mungesë të ndonjë përgjigje nga prokuroritë për kërkesat e gjyshit në tetor dhe nëntor të vitit 2005, ky i fundit, sapo rikthehet si kujdestar i kërkuesit, përdor rrugët e tjera të mundshme që të kundërshtojë rastin e kërkuesit, për sa i përket shëndetit të tij të dobët dhe mungesës së trajtimit mjekësor në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. E vetmja përgjigje konkrete që ai ka marrë për këtë kërkesë ishte vendimi i datës 29 maj 2006, ku arsyetohej se nuk kishte asnjë kuptim të ankohej më tej në thelb, pasi ndalimi i kërkuesit kishte përfunduar tashmë. Gjykata konsideron se, në rrethanat specifike të rastit në fjalë, periudha gjashtëmujore duhet të llogaritet nga kjo datë, pasi kërkesat e tjera dërguar autoriteteve nuk kishin asnjë perspektivë për sukses. Duke vënë në dukje se kërkesa është dorëzuar në Gjykatë më 1 nëntor 2006, rrjedh se përmbushen kërkesat e nenit 3 për afatin gjashtëmujor.
112.Kundërshtimi i qeverisë duhet të rrëzohet.
2. Pajtueshmëria me afatin gjashtëmujor në lidhje me pretendimet e kërkuesit sipas nenit 6, për sa i përket hetimit paraprak (a) Deklaratat e palëve
113. Qeveria parashtroi se kërkuesi kishte dështuar në respektimin e afatit gjashtëmujor, duke qenë se kërkimi i tij sipas Nenit 6, në lidhje me pyetjet e bëra në fazën e hetimit paraprak, duke qenë se vendimi i rishikuar që refuzoi të iniciojë procedura penale kundër kërkuesit ishte dhënë më 6 korrik 2005 dhe kërkesës së fundit të gjyshit të kërkuesit tek autoritetet e prokurorisë i ishte dhënë përgjigje më 16 dhjetor 2005.
114. Në këtë drejtim, Qeveria ka theksuar se rasti konkret përfshin dy grupe të veçanta procedure, jo një sikurse shprehet Dhoma në vendimin e saj. Grupi i parë i procedurave, pyetjet para-hetimore, bëhet në përputhje me kapitujt 19 dhe 20 të Kodit të Procedurës Penale dhe shërbente për të verifikuar informatat në lidhje me një krim të pretenduar dhe të vendoste nëse kishte prova të mjaftueshme se një krim ishte kryer dhe për pasojë të iniciohej procesi penal. Grupi i dytë, procedurat për vendosjen e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit, në përputhje me Kapitullin 3.1 të Aktit të të Miturve, nuk kërkonte një seance pyetjesh para-hetimore dhe nuk kufizohej vetëm në informacionin e marrë gjatë hetimit. Kështu, rezultati i grupit të parë të procedurave nuk krijonte, në vetvete, një bazë vendimtare për fillimin e serisë së dytë të procedurave, sikurse ilustrohet në rastin e kërkuesit. Vetëm dy pyetjet e fundit, nga pesë, janë ndjekur nga grupi i dytë i procedurave për vendosjen e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm, kjo për shkak se ishte bërë e qartë se masat tjera parandaluese kishin qenë të pasuksesshme. Për këtë arsye, qeveria nuk ka gjetur baza për trajtimin e dy grupeve të procedurës në një proces të vetëm, ashtu si kishte bërë Dhoma në vendimin e saj, dhe argumentoi se ankimet e kërkuesit sipas nenit 6 duhet të shqyrtohen veçmas për secilin grup procedurash në fjalë.
115. Kërkuesi nuk ka adresuar në mënyrë të qartë kundërshtimin e Qeverisë nëse të dy grupet e procedurave duhet të konsiderohen veçmas, ose së bashku. Megjithatë, ai pohoi se vendimi i Dhomës ishte i saktë dhe duhet të ndiqej në vijim. (b) Vlerësimi i gjykatës
116. Gjykata së pari do të shqyrtojë kërkesën e qeverisë se seanca e pyetjeve para-hetimore dhe procedurat që çojnë në vendosjen e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit duhet të konsiderohen veçmas, për rrjedhojë, në këtë pikë edhe rezultati që përcakton, nëse duhet apo jo Gjykata të marrë parasysh kundërshtimin e Qeverisë në lidhje me afatin gjashtëmujor.
117. Ndërsa Gjykata pranon se pyetjet e para-hetimit dhe procedimi për vendosjen e ndalimit ishin formalisht, dy procedura te palidhura, dhe rregulloheshin nga rregulla të veçanta ligjore, ajo vëren se në rastin konkret ka pasur një lidhje të ngushtë mes tyre, si në ligj, ashtu edhe në fakt. Konkretisht, gjykatat vendase dhanë si arsye kryesore për vendosjen e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm, faktin se ai kishte kryer një akt kriminal, të dënueshëm nga Kodi Penal. Gjatë gjykimit, Gjykata e Qarkut iu referua gjatësisë së deklaratave të dëshmive të S. dhe nënës së tij dhe u mbështet në këto të fundit, si dhe pyetjet para-hetimore për marrjen e vendimit të saj (shih paragrafin 27 më lart). Për më tepër, si Gjykata e Qarkut dhe ajo Rajonale janë të mendimit se vendosja e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit ishte e nevojshme për të parandaluar atë nga kryerja e veprave të tjera penale. Ky fakt tregon se vendosja në qendër ishte pasojë e drejtpërdrejtë e rezultatit të pyetjeve para-hetimore.
118. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se të dy grupet e procedurave duhet të konsiderohen së bashku, si një grup i vetëm procedurash për qëllimet e çështjes në fjalë. Ajo do të vazhdojë me shqyrtimin e ankimit të kërkuesit sipas nenit 6 duke u mbështetur në këtë bazë. Prandaj, kundërshtimi i Qeverisë për realizimin e afatit gjashtëmujor në lidhje me pyetjet para-hetimore duhet të refuzohet, duke qenë se vendimi përfundimtar i brendshëm, në lidhje me procedurat si një e tërë, është marrë më 29 maj 2006, kur Kryetari i Gjykatës Rajonale Novosibirsk la në fuqi vendimin fillestar që urdhëronte vendosjen e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për kundërvajtës të mitur. Duke qenë se kërkimi është dorëzuar në Gjykatë më 1 nëntor 2006, ai bie brenda afatit gjashtëmujor.
119. Prandaj, kundërshtimi i Qeverisë duhet rrëzuar.
III. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 3 TE KONVENTËS
120. Kërkuesi u ankua se ai nuk kishte marrë kujdesin e duhur mjekësor në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur dhe se kushtet e ndalimit atje ishte çnjerëzore, në kundërshtim me nenin 3 të Konventës, i cili parashikon si në vijim:
"Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese." A. Gjykimi i Dhomës
121. Dhoma konkludoi se mungesa e trajtimit të duhur mjekësor në qendrën e përkohshme të burgimit për të mitur e vendosi kërkuesin nën trajtim çnjerëzor dhe degradues në kundërshtim me nenin 3. Ajo vuri në dukje në mënyrë të veçantë se, pavarësisht kërkesës së saj për një kopje të të dhënave mjekësore të kërkuesit nga qendra e përkohshme ndalimit, qeveria kishte dështuar për të vënë në dispozicion një të tillë, duke deklaruar se të dhënat ishin shkatërruar në përputhje me rregullat e brendshme për të dhënat të cilat nuk janë dorëzuar në Gjykatë, publikuar ose vënë në dispozicion të publikut. Për më tepër, Dhoma vëren se në Federatën Ruse, afati normal për ruajtjen e të dhënave mjekësore ishte dhjetë vjet. Duke qenë se, gjyshi i kërkuesit ka informuar në mënyrë të përsëritur autoritetet për problemet shëndetësore të kërkuesit, Dhoma nuk gjeti arsye për të dyshuar se personeli në qendrën e ndalimit të përkohshëm nuk ishte në dijeni për gjendjen shëndetësore të kërkuesit. Nuk ka asnjë provë se kërkuesi, gjatë ndalimit kishte marrë ndonjë mjekim të dhënë nga një neurolog apo psikiatër. Dhoma e gjeti këtë mungesë të kujdesit mjekësor, duke rezultuar se kërkuesi u shtrua në spital një ditë pas lirimit të tij, të papranueshme.
122. Në funksion të deklarimit të shkeljes për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor, Dhoma nuk e konsideron të nevojshme të shqyrtojë pjesën tjetër të ankimit të kërkuesit sipas nenit 3. B. Deklaratat e Palëve 1. Kërkuesi
123. Kërkuesi theksoi se në kohën e vendosjes në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur vuante nga neuroza, ADHD, sjellje psikopatike dhe urinim i pavullnetshëm. Ai pranoi se këto kushte nuk kërkojnë ndihmën e menjëhershme mjekësore në kohën e arrestimit, por theksoi se presioni i ushtruar ndaj tij gjatë ndalimit në stacionin e policisë dhe pyetjeve atje, së bashku me tridhjetë ditë në qendrën e përkohshme të paraburgimit, kishte rezultuar në një përkeqësim të madh të të gjitha kushteve të tij dhe nevojës së menjëhershme për trajtim mjekësor. Kjo ishte vërtetuar nga certifikata mjekësore, e paraqitur prej tij gjatë procedimit para Dhomës, e cila konfirmonte se ai ishte shtruar me forcë në një spital psikiatrik menjëherë pas lirimit nga qendra e paraburgimit të përkohshëm. Ai argumentoi se nuk ka pasur shkaqe të tjera të mundshme për përkeqësimin e situatës së tij.
124. Sipas tij, autoritetet ruse kishin dështuar për të marrë në kohë masa për të shmangur përkeqësimin e sëmundjeve të tij. Në veçanti, ai pohoi se, kur u kërkua vendosja e tij në qendrën e përkohshme të paraburgimit, Shefit të Departamentit të Policisë të Qarkut Sovetskiy iu kërkua të paraqesë në Gjykatën e Qarkut një vendim nga institucioni përkatës shëndetësor në praninë ose mungesën e kundër indikacioneve mjekësore, duke përfshirë edhe një ekzaminim psikiatrik për vendosjen e tij në qendrën e ndalimit të përkohshëm. Megjithatë, asnjë vendim i tillë nuk ishte paraqitur, as në gjykatë, as në qendrën e paraburgimit të përkohshëm.
125. Kërkuesi pohoi më tej parashtrimet e tij para Dhomës, duke pretenduar se ai dhe gjyshi i tij kishin informuar mësuesit dhe punonjësit e qendrës së paraburgimit të përkohshëm në lidhje me sëmundjet e tij dhe kërkuan akses të pakufizuar në banjë. Megjithatë, kjo u injorua, për pasojë ai u dëmtua keq, si psikologjikisht dhe fizikisht, për shkak të urinimit të pavullnetshëm te tij.
126. Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat e rastit të tij, kërkuesi pohoi se kushtet në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të miturit, në kohën e qëndrimit të tij atje, kanë qenë në kundërshtim me kërkesat e nenit 3 të Konventës.
2. Qeveria
127. Qeveria pretendoi se kërkesat e kërkuesit sipas nenit 3 nuk tregonin asnjë shkelje të kësaj dispozite.
128. Ata përsëritën se dosja personale e kërkuesit nga qendra e përkohshme e burgimit për të mitur, e cila mund të përmbante të dhëna mjekësore të shëndetit të tij dhe kushteve të pranimit, ishte shkatërruar në përputhje me udhëzimet në fuqi në atë kohë (shih paragrafin 73 më lart). Për më tepër, të dhënat e tjera mjekësore dhe librat e të dhënave nga qendra e ndalimit të përkohshëm për periudhën e qëndrimit të tij janë shkatërruar sapo ishin bërë "të panevojshme", pasi në atë kohë nuk ka pasur afate kohore për mbajtjen e dokumenteve. Urdhri Nr.340 i 12 majit 2006, i përmendur në paragrafin 34 të vendimit të Dhomës, ka hyrë në fuqi vetëm pasi ato dokumente ishin shkatërruar.
129. Megjithatë, Qeveria vuri në dukje se të dhënat statistikore të kërkuesit, nga qëndrimi i tij në qendrën e ndalimit të përkohshëm në shtator 2004 dhe në shkurt të vitit 2005 janë mbajtur meqë periudha e magazinimit është e pakufizuar në përputhje me Urdhrin nr. 215 të 2 prillit 2004 (shih paragrafin 74 më lart). Sipas Qeverisë, Gjykata kishte quajtur gabimisht në paragrafët 32 dhe 90 të vendimit të Dhomës, këto të dhëna si "të dhënat mjekësore" dhe për këtë arsye kishte arritur në një përfundim të gabuar në paragrafin 90.
130. Ato më tej deklaruan se meqë ishin njoftuar për rastin në fjalë më 1 tetor të vitit 2010, më shumë se pesë vjet e gjysmë pas ngjarjeve në fjalë dhe pas shkatërrimit të shumicës së të dhënave përkatëse, ato duhej të mbështeten në Raportin e kreut të qendrës së paraburgimit të përkohshëm, të datës 28 dhjetor 2010, si dhe shpjegimin mbikëqyrës në të njëjtën qendër, të datës 23 dhjetor 2010 (shih paragrafin 41 më lart). Nga këto dokumente evidentohet se të gjithë fëmijët e mbajtur në qendrën e ndalimit të përkohshëm, duke përfshirë kërkuesin, janë vizituar çdo ditë nga personeli mjekësor. Kjo u mbështet më tej nga "rutina e përditshme", e miratuar më 17 janar 2013, e cila iu paraqit edhe Gjykatës. Për më tepër, fëmijët mund të kërkonin ndihmë mjekësore në çdo kohë; dhomat mjekësore ishin të pajisura si duhet; aksesi në tualete nuk ishte i kufizuar; dhe masa speciale janë marrë gjatë natës për fëmijët që vuanin nga urinim i pavullnetshëm. Nuk ka pasur pretendime nga kërkuesi në lidhje me ndonjë nga këto çështje gjatë qëndrimit të tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. Në këtë drejtim, Qeveria vuri në dukje se të miturit që mbahen në qendrën e paraburgimit të përkohshëm mund të marrin vizita të pakufizuara dhe telefonata nga të afërmit e tyre, me kusht që këto nuk ndërhyjnë në aktivitetet e parashikuara në orarin ditor. Gjyshi i kërkuesit nuk pohoi se u pengua të vizitonte kërkuesin dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë me shkrim ose me gojë gjatë vizitave të tilla.
131. Së fundi, Qeveria parashtroi se, sipas orarit të stafit të qendrës së ndalimit të përkohshëm, në fuqi nga 18 qershori 2003 në 3 tetor 2005, një psikiatër, një pediatër, një asistent-mjek dhe një infermiere ishin të pranishëm në qendër. Një shënim mbi informacione të tjera theksoi se cilësia e kujdesit mjekësor dhe kushtet e jetesës në qendrën e paraburgimit të përkohshëm nuk kanë qenë objekt i ndonjë inspektimi në departamente, apo inspektime të tjera gjatë vitit 2004 ose 2005. Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, dhe se kërkuesi nuk kishte paraqitur dokumente për të mbështetur pretendimet e tij, Qeveria argumentoi se nuk kishte asnjë tregues se qendra e përkohshme e ndalimit nuk ishte e përshtatshme për të akomoduar, për një periudhë maksimale prej 30 ditësh, një fëmijë që vuan nga urinimi i pavullnetshëm dhe çrregullimi i sjelljes.
132. Në lidhje me gjendjen shëndetësore të kërkuesit, qeveria theksoi se urinimi i pavullnetshëm i tij nuk është përmendur në asnjë dokument mjekësor të paraqitur nga kërkuesi (i lëshuar pas vitit 2003), as në të dhënat statistikore të tij nga qendra e paraburgimit të përkohshëm. Për më tepër, shkalla e shfaqjes së kësaj sëmundjeje nuk është përmendur në ndonjë nga dokumentet në dispozicion. Duke u kthyer në çrregullimin e sjelljes së kërkuesit, Qeveria vuri në dukje se, në bazë të ekstraktit historik mjekësor nr. 3624 (paraqitur nga kërkuesi në Gjykatë në tetor 2007), ai kishte vuajtur nga një çrregullim social i sjelljes në atë kohë, i cili duket të jetë rezultat i faktorëve të jashtëm, në vend të sëmundjeve të tjera të tij. Sipas pikëpamjes së tyre, kërkuesi nuk kishte paraqitur asnjë certifikatë mjekësore për të vërtetuar pretendimin se ky çrregullim ka penguar vendosjen e tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. Ai gjithashtu kishte dështuar të paraqiste një raport nga një ekspert mjekësor, që konfirmon se qëndrimi i tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm kishte shkaktuar përkeqësim të shëndetit të tij.
133. Rrjedhimisht, Qeveria konsideron se ankesa e kërkuesit nuk paraqet asnjë shkelje të nenit 3.
3. Vëzhgimet e palëve të treta
134. Qendra e Avokatisë për Paaftësitë Mendore (MDAC) theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara mendore përballen me një "dëm të dyfishtë", edhe si fëmijë dhe si individët me aftësi të kufizuara mendore. Këta fëmijë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre dhe kanë nevoja shtesë, të cilat duhet të mbrohen me anë të garancive të rrepta dhe efektive. MDAC i është referuar Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ("KDPAK") dhe në veçanti objektit të saj kryesor për të siguruar barazi dhe mos diskriminim në të gjitha fushat (Neni 5 (2)). Më tej referuar KDF, duke theksuar se interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë gjithmonë një konsideratë parësore, shtetet palë duhet të ndërmarrin masa për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij ose të saj (neni 3 - shih paragrafin 81 lart). Për më tepër, Neni 23 i KDF lidhet në mënyrë specifike me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe MDAC vërejti se Komiteti për të Drejtat e Fëmijës, në Komentin e Përgjithshëm Nr. 9 (2006), përcaktoi udhëzime të mëtejshme në lidhje me trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në konflikt me ligjin. Kështu, Komisioni deklaroi se "fëmijët me aftësi të kufizuara në konflikt me ligjin nuk duhet të vendosen në qendra ndalimi, që kanë formën e qendrave të paraburgimit, apo atyre të dënimit" (shih paragrafin 83 më lart). MDAC theksoi se Gjykata kishte konstatuar se Shtetet kanë detyrimin të marrin masa të veçanta për të siguruar mbrojtje efektive të personave vulnerabël, për keqtrajtimin e të cilëve autoritetet kishin, ose duhet të kenë pasur dijeni (ata referuan Z. dhe të tjerët k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 73, GJEDNJ 2001-V). C. Vlerësimi i Gjykatës 1. Parimet e Përgjithshme
135. Gjykata përsërit se neni 3 i Konventës përmban një nga vlerat themelore të shoqërive demokratike, duke ndaluar në terma absolut torturën ose dënimet dhe trajtimet çnjerëzore ose poshtëruese (shih, midis autoriteteve të tjera, Stanev k. Bullgarisë [GC], nr. 36760 / 06, § 201, GJEDNJ 2012). Megjithatë, për të ardhur në kuadër të ndalimit të përfshirë në nenin 3, trajtimi i shkaktuar ose i duruar nga viktima duhet të arrijë një nivel minimal ashpërsie. Vlerësimi i këtij niveli minimal ashpërsie është relativ, në varësi të të gjitha rrethanave të rastit, siç janë kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike dhe mendore dhe, në disa raste, gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës (shih M.S. k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 24527/08, § 38, 3 maj 2012, dhe Price k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 33394/96, § 24, KEDNJ 2001 VII).
136. Neni 3 më tej, vendos detyrimin e shtetit për të mbrojtur mirëqenien fizike të personave të privuar nga liria ku, ndër të tjera, i ofrohet atyre kujdesi i duhur mjekësor (shih Kudla k. Polonisë [GC], nr. 30210 / 96, § 94, GJEDNJ 2000 XI;.. Mouisel k. Francës, nr. 67263/01, § 40, GJEDNJ 2002-IX;. dhe Khudobin k. Rusisë, nr. 59696/00, § 93, GJEDNJ 2006- XII)... Kështu, Gjykata është shprehur në shumë raste që mungesa e kujdesit të duhur mjekësor mund të përbëjë trajtim në kundërshtim me nenin 3 (shih, për shembull, M.S. k. Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, §§ 44 në 46;. Wenerski k. Polonisë, nr. 44369/02, §§ 56 në 65, 20 janar 2009;.. dhe Popov k. Rusisë, nr. 26853/04, §§ 210 të 213 dhe 231 të 237, 13 korrik 2006)..
137. Në lidhje me këtë, "përshtatshmëria" e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar. Gjykata thekson se fakti që i burgosuri vizitohej nga një mjek dhe iu dha një formë e caktuar trajtimi nuk mundet automatikisht të çojë në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e përshtatshme (shih Hummatov k. Azerbajxhanin, nr. 9852/03 dhe 13413/04, § 116, 29 nëntor 2007). Autoritetet duhet të sigurojnë që është mbajtur një dokument gjithëpërfshirës në lidhje me gjendjen shëndetësore të personit të ndaluar dhe trajtimit të tij ose të saj, ndërsa në paraburgim (shih Khudobin k. Rusisë, cituar më lart, § 83), diagnoza dhe kujdesi duhet të jenë të shpejtë dhe të saktë (shih Melnik k. Ukrainës, nr. 72286/01, §§ 104-06, 28 mars 2006 dhe Hummatov, cituar më lart, § 115), dhe kur është e nevojshme nga natyra e kushteve shëndetësore, mbikëqyrja duhet të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji terapeutike të plotë, me qëllim trajtimin e duhur të problemeve shëndetësore të personit të paraburgosur, ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend të trajtimit të tyre mbi bazën e simptomave (shih Popov, cituar më lart, § 211; Hummatov, cituar më lart, §§ 109 dhe 114;. dhe Amirov k. Rusisë, nr. 51857/13, § 93, 27 nëntor 2014). Autoritetet, gjithashtu duhet të tregojnë se janë krijuar kushtet e nevojshme për trajtimin që duhet të ndiqet (shih Holomiov k. Moldavisë, nr. 30649/05, § 117, 7 nëntor 2006, dhe Hummatov, cituar më lart, § 116). Për më tepër, trajtimi mjekësor që sigurohet brenda burgjeve duhet të jetë i përshtatshëm në një nivel të krahasueshëm me atë që autoritetet shtetërore janë angazhuar për t’i siguruar popullsisë në tërësi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që çdo i paraburgosur duhet të ketë të garantuar nivelin e njëjtë të trajtimit mjekësor që është në dispozicion në qendrat më të mira shëndetësore jashtë burgjeve (shih Cara-Damiani k. Italisë, nr. 2447/05, § 66, 7 shkurt 2012).
138. Në tërësi, Gjykata është mjaftueshëm fleksibël në përcaktimin e standardit të kërkuar të kujdesit shëndetësor, duke e vendosur atë mbi një bazë rast pas rasti. Ky standard duhet të jetë "në përputhje me dinjitetin njerëzor" të një të burgosuri, por duhet gjithashtu të marrë parasysh "kërkesat praktike të burgimit" (shih Aleksanyan k. Rusisë, nr. 46468/06, § 140, 22 dhjetor 2008). Kur ka të bëjë me fëmijët, Gjykata vlerëson se, në përputhje me ligjet e vendosura ndërkombëtare, shëndeti i të miturve të privuar nga liria duhet të mbrohet në përputhje me standardet mjekësore të njohura dhe të zbatueshme për të miturit në komunitetin e gjerë (shih, për shembull, paragrafët 79, 81 dhe 87 më lart - 2008 Rregullat evropiane për të mitur, që i nënshtrohen sanksioneve ose masave, Rregullat 57, 62.2, 62.5, 69.2 dhe 73 (d), CRC, Neni 3, paragrafi 3, dhe Rregullat e Havanës, Rregullat 49-53 ). Autoritetet duhet gjithmonë të udhëhiqen nga interesat më të mira të fëmijës dhe këtij të fundit duhet t’i jetë garantuar mbrojtja dhe kujdesi i duhur. Për më tepër, në qoftë se autoritetet po shqyrtojnë të privojnë nga liria një fëmijë, në vlerësimin mjekësor duhet të përcaktohet gjendja shëndetësore e fëmijës, nëse është e mundur që ai ose ajo të vendosen në një qendër ndalimi për të mitur.
139. Gjykata, më tej thekson se pretendimet për keqtrajtim duhet të mbështetet me dëshmitë përkatëse. Në vlerësimin e provave, gjykata ka miratuar standardin e provës "përtej dyshimit të arsyeshëm". Megjithatë, nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj ta marrë qasjen që përdorin sistemet ligjore kombëtare për këtë standard. Roli i saj nuk është të vendosë mbi fajësinë penale apo përgjegjësisë civile, por për përgjegjësinë e Shteteve Kontraktuese sipas Konventës. Në procedurën para Gjykatës, nuk ka pengesa procedurale për pranueshmërinë e provave, apo formulave të paracaktuara për vlerësimin e tyre. Ajo nxjerr konkluzione të cilat, sipas mendimit të saj, mbështeten në vlerësimin e lirë të të gjitha provave, duke përfshirë edhe konkluzione të tilla që mund të rrjedhin nga faktet dhe parashtrimet e palëve. Sipas jurisprudencës së saj, provat mund të ndiqen nga bashkekzistenca e treguesve mjaft të fortë, të qartë dhe të pajtueshëm, ose nga ekzistenca e supozimeve të ngjashme dhe të pakundërshtueshme të faktit. Për më tepër, niveli i bindjes së nevojshme për të arritur në një përfundim të caktuar dhe, në lidhje me këtë, shpërndarja e barrës së provës janë të lidhura thelbësisht me specifikat e fakteve, natyrën e pretendimit të bërë dhe me të drejtat e Konventës në fjalë për t’u shkelur. Gjykata është gjithashtu e vëmendshme për seriozitetin që i jep një vendimi, kur një Shtet Kontraktues ka bërë shkelje të të drejtave themelore (shih Nachova dhe të tjerët k. Bullgarisë [GC], nr. 43577/98 dhe 43579/98, § 147, GJEDNJ 2005 VII, me referenca të mëtejshme; Labita kundër Italisë [GC], nr. 26772/95, § 121, KEDNJ 2000 IV;.. Amirov, cituar më lart, § 80, dhe Ananyev dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 42525/07 dhe 60800/08.. , § 121, 10 janar 2012).
140. Në lidhje me këtë duhet theksuar se Gjykata është shprehur se procedimet sipas Konventës, jo në të gjitha rastet çojnë në një aplikim të rreptë të parimit “affirmanti incumbit probatio” (ai që pretendon diçka duhet të provojë pretendimin). Sipas jurisprudencës së Gjykatës, në bazë të neneve 2 dhe 3 të Konventës, ku për ngjarjet në çështje tërësisht, ose në pjesën më të madhe, kanë dijeni ekskluzive autoritetet, si në rastin e personave nën kontrollin e tyre në paraburgim, lindin supozime të forta në lidhje me lëndime, dëme dhe vdekje që ndodhin gjatë mbajtjes mbyllur ose në burg. Barra e provës në një rast të tillë mund të konsiderohet se bie mbi autoritetet, për të dhënë një shpjegim të kënaqshëm dhe bindës (shih Çakiçi kundër Turqisë [GC], nr. 23657/94, § 85, GJEDNJ 1999 deri në IV,.. Salman k. Turqisë [GC], nr. 21986/93, § 100, GJEDNJ 2000-VII,. dhe Amirov, cituar më lart, § 92). Në mungesë të një shpjegimi të tillë gjykata mund të nxjerrë konkluzione të cilat mund të jenë të pafavorshme për Qeverinë e paditur (shih, për shembull, Orhan k. Turqisë, nr. 25656/94, § 274, 18 qershor 2002, dhe Buntov k. Rusisë, nr. 27026/10, § 161, 5 qershor 2012).
2.Aplikimi për rastin në fjalë
141. Gjykata vëren që në fillim se edhe mosha e re e kërkuesit dhe gjendja e tij shëndetësore janë rrethana me rëndësi në vlerësimin nëse është arritur niveli minimal i ashpërsisë së dënimit (shih më lart paragrafin 139) dhe ajo do të mbajë në vëmendje veçanërisht parimet e përmendura në paragrafin 138 të mësipërm.
142. Në rastin konkret, Gjykata vëren se Qeveria ka paraqitur dokumente të shumta në mbështetje të pretendimeve të saj para Dhomës së Madhe, për të treguar se kushtet në qendrën e riedukimit të përkohshëm ishin të mira dhe se kërkuesit i është dhënë trajtimi mjekësor. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve datojnë që nga viti 2008 deri në vitin 2014, disa vjet pas qëndrimit të kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm dhe rrjedhimisht, nuk hedhin dritë mbi kushtet në qendër gjatë vendosjes së tij atje. Për më tepër, për sa i përket raportit të kreut të qendrës së përkohshme të ndalimit, i datës 28 dhjetor 2010, si dhe shpjegimit të datës 23 dhjetor 2010 të një mbikëqyrëseje të qendrës, Gjykata konstaton se nuk ka gjasa që ata të mos mbajnë mend nëse një fëmijë, që ka qëndruar në qendrën e ndalimit për tridhjetë ditë gati gjashtë vjet më parë, ishte ankuar për kushtet apo aksesin në tualete. Gjykata është e mendimit se, raporte si ato të paraqitura nga Qeveria ruse kanë pak vlera si prova dëshmuese në proces, pasi atyre u mungon referenca për dokumentacionin origjinal që mbahet nga qendra (shih për referenca të mëtejshme Ananyev dhe të tjerë, cituar më lart, § 124).
143.Kështu, ndërsa gjykata nuk e vë në dyshim se disa prej dokumenteve nga qendra e riedukimit të përkohshëm në lidhje me kërkuesit mund të jenë shkatërruar në përputhje me rregullat përkatëse në fuqi në atë kohë, kjo nuk do ta çlirojë Qeverinë nga detyrimi për të mbështetur pretendimet e tyre faktike me dëshmi të vlefshme (ibid., § 125)...
144. Palët kanë paraqitur dokumentet përkatëse, të cilat e lejojnë Gjykatën të shqyrtojë në themel ankesat e kërkuesit. Në veçanti, ajo gjen të mbështetur, përmes certifikatave mjekësore të paraqitura nga kërkuesi, se ai ishte ekzaminuar nga një neurolog dhe një psikiatër më 27 dhjetor 2004 dhe 19 janar 2005, pak më shumë se një muaj përpara se të vendosej në qendrën e përkohshme të paraburgimit. Në atë kohë, i janë dhënë ilaçe nga mjeku, si dhe mbikëqyrje e rregullt me një neurolog dhe një psikiatër, si dhe këshillim psikologjik i rregullt për ADHD. Më tej është verifikuar që kërkuesi u shtrua në spital për neuroze dhe ADHD, një ditë pas lirimit nga qendra e riedukimit të përkohshëm. Ai qëndroi në spital të paktën deri më 12 prill 2005, pra për rreth tre javë.
145. Për më tepër, Gjykata vëren se gjyshi i kërkuesit ka paraqitur certifikata mjekësore në seancën e paraburgimit më 21 shkurt 2005, për të treguar se kërkuesi ka vuajtur nga ADHD, duke siguruar se autoritetet ishin në dijeni për gjendjen e tij. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se një oficer nga Inspektorati i të Miturve ishte i pranishëm në seancën e datës 21 shkurt 2005 dhe se, në pajtim me nenin 31.2 të Aktit të të Miturve, një përfaqësues i qendrës së riedukimit të përkohshëm është gjithashtu e nevojshme të ishte i pranishëm. Meqë gjyshi i kërkuesit gjatë seancës tërhoqi vëmendjen për gjendjen shëndetësore të kërkuesit, autoritetet përgjegjëse për vendosjen e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm mësuan për gjendjen e tij.
146. Kështu, edhe në qoftë se dosja personale e kërkuesit nga qendra e përkohshme e ndalimit ka qenë e shkatërruar, Gjykata konsideron se ka prova të mjaftueshme për të treguar se autoritetet ishin në dijeni të gjendjes shëndetësore të kërkuesit para pranimit të tij në qendrën e përkohshme të riedukimit dhe se ai kishte nevojë për trajtim. Për më tepër, fakti që ai u shtrua në spital një ditë pas lirimit të tij, dhe u mbajt në spitalin psikiatrik për gati tre javë, është tregues se atij nuk i është dhënë ndihma e nevojshme për gjendjen, në kohën që ndodhej në qendrën e riedukimit të përkohshëm. Në këtë mënyrë, Gjykata prima facie (për shkak të provave favorizon kërkuesin) vlerëson se ka munguar trajtimi i përshtatshëm mjekësor. Duke pasur parasysh konsideratat e parashtruara më lart (shih paragrafët 142-43 më lart), në lidhje me dokumentet e paraqitura nga Qeveria dhe mungesës së ndonjë prove tjetër bindëse, Gjykata konstaton se Qeveria ka dështuar për të treguar se kërkuesi ka marrë kujdesin e duhur mjekësor gjatë qëndrimit të tij në riedukim të përkohshëm, ku ai u mbajt për tridhjetë ditë pa të drejtë për t’u larguar dhe krejtësisht nën kontrollin dhe përgjegjësinë e stafit. Në këto rrethana, autoritetet kishin detyrimin për të ruajtur dinjitetin e kërkuesit dhe mirëqenien e tij, si dhe janë përgjegjës sipas Konventës për trajtimin që ai përjetoi (shih M.S. k. Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, § 44).
147. Sa i përket çrregullimit urinar të kërkuesit, Gjykata vëren se nuk është përmendur në certifikatat mjekësore të 27 dhjetorit 2004 dhe 19 janarit të vitit 2005, dhe se nuk ishte kjo arsyeja për shtrimin në spital pas daljes nga qendra. Kështu, sipas mendimit të Gjykatës, kërkuesi nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme prima facie për të treguar nëse vuante, dhe nëse po, deri në çfarë mase nga urinimi i pavullnetshëm para pranimit në qendrën e përkohshme të ndalimit dhe nëse personeli në qendër ishte, ose duhet të kishte qenë, i vetëdijshëm për këtë. Meqë shumica e certifikatave mjekësore dhe dokumenteve nga qendra e riedukimit të përkohshëm në lidhje me kërkuesin janë shkatërruar, në ketë pikë duket e vështirë për të sqaruar situatën. Nga ana tjetër, Gjykata ka gjetur tashmë të mbështetur faktin se kërkuesi vuante nga ADHD.
148. Konsideratat e mësipërme janë të mjaftueshme që Gjykata të dalë në përfundimin se ka pasur shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas nenit 3 për shkak të mungesës së trajtimit të nevojshëm mjekësor në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur, duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe situatën veçanërisht delikate, duke parë se ai vuante nga ADHD.
149. Për pasojë ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës.
150. Në funksion të këtij konstatimi të shkeljes së nenit 3, Gjykata nuk e sheh të nevojshme për të shqyrtuar pjesën tjetër të kërkimit sipas kësaj dispozite.
IV. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 5 § 1 TË KONVENTËS
151. Kërkuesi u ankua se ndalimi i tij në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur ka shkelur nenin 5 § 1 të Konventës, i cili parashikon si në vijim:
"1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:
a. kur burgoset ligjërisht pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;
b. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji;
c. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
d. kur një i mitur ndalohet ligjërisht për qëllim edukimi të mbikëqyrur ose për ndalimin e tij të ligjshëm me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;
e. kur ndalohet ligjërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, të personave të sëmurë mendërisht, alkoolistëve, narkomanëve ose endacakëve;
f. kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e paautorizuar në atë vend, ose nëse kundër tij është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi;” A. Gjykimi i Dhomës 152. Në gjykimin e saj, Dhoma konkludoi se vendosja e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit solli heqjen e lirisë së tij, duke qenë se qendra ishte e mbyllur dhe ruhej, të burgosurit ishin të kontrolluar në mënyrë rutinore në rast hyrje në qendër, të gjitha sendet personale iu konfiskuan, dhe u aplikua një regjim disiplinor. 153. Dhoma me tej ka arsyetuar se paraburgimi nuk kishte për qëllim edukimin e mbikëqyrur, sipas kuptimit të nenit 5 § 1 (d) që, duke qenë se sipas ligjit të brendshëm, qendrat e përkohshme të ndalimit janë projektuar për ndalimin e përkohshëm të të miturve, ndërkohë që do të duhej akomodim më i përshtatshëm, si kthim në familje, ose vendosje në një institucion arsimor. Për më tepër, legjislacioni i brendshëm nuk ka siguruar zhvillimin e ndonjë veprimtarie arsimore në qendra. Kështu, Dhoma konkludoi se qendrat e ndalimit të përkohshëm nuk janë projektuar për të siguruar edukim të mbikëqyrur, dhe se ndalimi i kërkuesit në qendër nuk kishte qenë "për qëllim të edukimit të mbikëqyrur”, pasi ai ishte vendosur atje për "korrigjimin e sjelljes" dhe parandalimin e veprave të tjera kriminale.
154. Në vijim, Dhoma konstatoi se ndalimi i kërkuesit nuk mund të "konsiderohet i nevojshëm për të parandaluar prej tij kryerjen e veprave penale", në kuptim të nenit 5 § 1 (c), pasi as autoritetet vendase dhe as Qeveria nuk kanë përmendur ndonjë vepër konkrete dhe akte të veçanta, të cilat kërkuesi duhej penguar t’i kryente. Për më tepër, neni 5 § 1 (c) kërkon që paraburgimi, i cili parandalon një person nga kryerja e një vepre penale të jetë realizuar "me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor". Ky nuk ishte rasti i kërkuesit, i cili ishte vendosur në qendrën e përkohshme të ndalimit me urdhër të gjykatës, në përfundim të procedurës kundër tij.
155. Më tej, Dhoma konsideron se meqë kërkuesi nuk u dënua për veprën penale për shkak se nuk kishte arritur moshën ligjore të përgjegjësisë penale, ndalimi i tij nuk mund të konsiderohet si "ndalim i ligjshëm, pas dënimit nga një gjykatë kompetente", brenda kuptimit të Neni 5 § 1 (a). Për më tepër, ajo konstaton se privimi i kërkuesit nga liria nuk ka kuptim në bazë të nenit 5 § 1 (b) të Konventës dhe se nën paragrafët (e) dhe (f) ishin qartësisht jo të përshtatshëm në rastin në fjalë. Rrjedhimisht, Dhoma konkludoi se ndalimi i kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm nuk ka pasur ndonjë qëllim legjitim sipas nenit 5 § 1 dhe për pasojë ka qenë arbitrar. B. Deklaratat e Palëve
1. Kërkuesi
156. Kërkuesi u pajtua me arsyetimin në gjykimin e Dhomës, në lidhje me Nenin 5 § 1. Ai kishte qenë i vendosur në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për tridhjetë ditë për "korrigjimin e sjelljes", e cila nuk përfshin edukimin e mbikëqyrur në kuptim të Nenit 5 § 1 (d). Sipas tij, qendra e përkohshme e ndalimit nuk ishte në asnjë rrethanë institucion i destinuar për edukimin e mbikëqyrur dhe, në bazë të nenit 22 të Aktit të të Miturve, detyra e saj nuk përfshinte kryerjen e punës edukative me të miturit. Në fakt, në bazë të legjislacionit të brendshëm, qendrat e përkohshme të paraburgimit nuk ishin të përfshira në sistemin e institucioneve arsimore. Kërkuesi theksoi, më tej, se ekzistojnë institucione të veçanta të izolimit me detyra specifike të rritjes dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve me sjellje devijante.
157. Për më tepër, neni 22 (4) (2) i Aktit të Miturve përmbante një listë të situatave në të cilat i mituri mund të vendoset në një qendër të përkohshme ndalimi (shih paragrafin 66 më lart), por gjendja e kërkuesit nuk bie në ndonjë nga këto rrethana. Ai theksoi se identiteti i tij ishte i njohur, pasi kishte vendbanimin pranë qendrës, dhe se fajësia e tij në lidhje me pretendimet e vjedhjes me dhunë, kurrë nuk ka qenë përcaktuar me vendim gjykate. Për më tepër, kërkuesi vuri në dukje se, sipas nenit 22 (6) të Aktit të Miturve, i mituri duhet të mbahet në një qendër të përkohshme ndalimi aq sa është koha minimale e nevojshme për të rregulluar situatën e tij ose të saj, por jo më shumë se tridhjetë ditë. Kjo la të kuptohet se qëllimi i qendrës së paraburgimit të përkohshëm nuk ka qenë edukimi i mbikëqyrur, por vetëm ndalimi i të miturve deri në kohën kur ata do të mund t’i dorëzohen kujdestarit ose të vendosen në një institucion të veçantë arsimor. Në çdo rast, qeveria nuk kishte paraqitur dokumente të përshtatshme që konfirmonin se kërkuesi, në qendër kishte marrë trajtime të veçanta apo kishte bërë mësim.
158. Së fundi, kërkuesi parashtroi se vendosja e tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm nuk i ka shërbyer asnjërit nga qëllimet e renditura në nenin 5 § 1 (a), (b), ose (c).
159. Ai arriti në përfundimin se ndalimi i tij kishte qenë i paligjshëm, pasi binte jashtë fushëveprimit të nenit 5 § 1 të Konventës.
2. Qeveria
160. Qeveria pretendoi se ndalimi i kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm ka qenë në përputhje me nenin 5 § 1 (d) të Konventës, pasi vendosja e tij ishte urdhëruar pikërisht për qëllime të edukimit të mbikëqyrur. Ata vunë në dukje se gjykatat kombëtare kishin autorizuar vendosjen e kërkuesit në qendrën e përkohshme të paraburgimit për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera, duke e korrigjuar sjelljen e tij përmes punës individuale parandaluese, në pajtim me nenin 22 (2) (4) të Aktit për të Miturit. Ata vunë re se masa të tjera parandaluese të ndërmarra më parë nuk kishin rezultuar në përmirësimin e sjelljes së kërkuesit dhe se familja e tij nuk kishte qenë në gjendje për të siguruar mbikëqyrjen e duhur për të. Në lidhje me këtë, Qeveria theksoi rrethanat e trazuara të kërkuesit, me prindërit e alkoolizuar, vendosjet në jetimore, sjelljen anti-sociale dhe agresive, si dhe kryerjen e veprave penale, të cilat kanë çuar në vendosjen e tij nën mbikëqyrjen parandaluese të Inspektoratit për të Mitur, në periudhën 2002 dhe 2005. Ata vunë në dukje se dosja në lidhje me mbikëqyrjen parandaluese të kërkuesit ishte shkatërruar në vitin 2011.
161. Për më tepër, Qeveria parashtroi se puna individuale parandaluese, parashikuar nga Akti i të Miturve, përfshinte një element të "edukimit të mbikëqyrur" dhe zbatimi i saj në qendrën e paraburgimit të përkohshëm kërkohej shprehimisht në gjendjen e kërkuesit. Ndërsa dosja personale e kërkuesit nga qendra ishte shkatërruar në përputhje me rregullat e brendshme, Qeveria u mbështet në dokumente të tjera të cilat në mënyrë të tërthortë konfirmuan se puna individuale parandaluese ishte kryer gjatë qëndrimit të kërkuesit, si p.sh. një profil i personalitetit të kërkuesit, pa datë (характеристика ), e lëshuar nga qendra me kërkesën e përfaqësuesit të tij (dorëzuar në Gjykatë nga gjyshi i kërkuesit në 2007). Ata më tej janë mbështetur në një numër dokumentesh që tregojnë se qendrat e përkohshme të ndalimit në përgjithësi janë të projektuara për të siguruar "edukim të mbikëqyrur" dhe dytësor. Kështu, orari i stafit u miratua më 18 qershor 2003, kontratat e 1 shtatorit 2004 dhe më 1 shtator 2005 mes qendrës së përkohshme të ndalimit dhe qendrës së edukimit dhe konsultimit dhe shkollës nr.15 të Novosibirsk për sigurimin e arsimimit të të miturve të vendosur në qendër, dhe licenca e lëshuar nga ajo shkollë për periudhën nga 4 shtatori 2002 deri më 19 qershor 2007 për të punuar në qendrën arsimore dhe konsultimin e qendrës së paraburgimit të përkohshëm.
162. Qeveria pretendoi gjithashtu se regjimi në institucionet e mbyllura arsimore, siç është paraqitur me nenin 15 (4) të Aktit të të Miturve, ishte i ngjashëm me regjimin në qendrat e përkohshme të ndalimit, siç është përcaktuar në nenin 22 (2) (4) të Aktit për të Miturit. Megjithëse, theksi u vu ndryshe në formulimin e këtyre dy dispozitave, esenca, metodat dhe qëllimet e punës së kryer me të miturit ishin të njëjta në të dyja rastet. Dallimi ishte vetëm në kohëzgjatjen e qëndrimit. Objektet kryesore të institucioneve të mbyllura arsimore, siç përcaktohet në nenin 15 të Ligjit të Miturve, ishin plotësisht të zbatueshme në qendrat e përkohshme të ndalimit. 3.Observimet e Palëve të treta
1. MDAC theksoi se sipas nenit 37 (b) të KDF arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për kohën më të shkurtër të mundshme (shih paragrafin 82 më lart). Më tej vërehet se Komiteti për të Drejtat e Fëmijës, në Komentin e Përgjithshëm Nr. 9 (2006), ka deklaruar se "fëmijët me aftësi të kufizuara në konflikt me ligjin nuk duhet të vendosen në qendër të rregullt të ndalimit as me anë të ndalimit/burgimit, dhe as me anë të një dënimi. Privimi nga liria duhet të zbatohet vetëm nëse është e nevojshme me qëllim për të siguruar fëmijën me trajtim të përshtatshëm ... dhe fëmija duhet të vendoset në një institucion që ka personel të trajnuar posaçërisht "(shih paragrafin 83 më lart). Për më tepër, rregulli 28 i Rregullores së Havanës (shih paragrafin 87 më lart), me kusht që ndalimi i të miturve duhet të bëhet vetëm në rrethana që marrin plotësisht parasysh nevojat e tyre të veçanta, statusin dhe kërkesa të veçanta në bazë të moshës së tyre, personalitetin, gjinisë dhe llojin e veprës, si dhe shëndetin mendor dhe fizik, i cili ka siguruar mbrojtjen e tyre nga ndikimet e dëmshme dhe situatat e rrezikut. C. Vlerësimi i Gjykatës
164. Gjykata vëren që në fillim se Qeveria nuk i ka qëndruar pretendimit të saj, se vendosja e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm bie jashtë sferës së aplikimit të Nenit 5 të Konventës, me arsyetimin se vendosja në qendër nuk përbënte heqje të lirisë. Në çdo pikë, Gjykata konfirmon përfundimin e Dhomës se vendosja e kërkuesit për tridhjetë ditë në qendrën e përkohshme të ndalimit përbënte heqje të lirisë në kuptim të nenit 5 § 1, duke vënë në dukje në veçanti se qendra ishte e mbyllur dhe e ruajtur, me njëzetekatër-orë mbikëqyrje mbi të miturit për të siguruar që ata nuk largohen nga ambientet pa autorizim, dhe me një regjim disiplinor të zbatuar nga një personel i veçantë (shih paragrafët 71-72 më lart).
165. Për më tepër, kërkuesi pretendon se vendosja e tij në qendrën e ndalimit të përkohshëm bie jashtë qëllimit të gjithë nën-paragrafëve të nenit 5 § 1, ndërsa Qeveria, në deklaratat e saj përpara Dhomës së Madhe, ka pohuar se vendosja është në përputhje me nenin 5 § 1 (d), pa argumentuar se mund të bjerë në një nga nën-paragrafët e tjerë të dispozitës në fjalë. Në funksion të kësaj, dhe duke rënë dakord me përfundimet e Dhomës se ndalimi i kërkuesit nuk është brenda objektit të nenit 5 § 1 (a), (b), (c), (e) dhe (f) të Konventës, Gjykata do të fokusohet në shqyrtimin, nëse është ose jo vendosja e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm në përputhje me nenin 5 § 1 (d).
166. Gjykata rithekson se lista e përjashtimeve të së drejtës për liri të përcaktuara në nenin 5 § 1 është një listë e plotë dhe vetëm një interpretim i ngushtë i këtyre përjashtimeve është në përputhje me qëllimin e kësaj dispozite, pikërisht për të siguruar se askush nuk është i privuar nga liria e tij në mënyrë arbitrare (shih midis të tjerash Giulia Manzoni k. Italisë, 1 korrik 1997, § 25, Raportet mbi gjykimin dhe vendimin 1997-IV). Për më tepër, në kontekstin e ndalimit të të miturve, fjalët "edukim i mbikëqyrur" nuk duhet të barazohen me nocionet e mësimdhënies në klasë, pasi është më shumë se aq. Në kontekstin e një të riu në kujdesin e autoriteteve lokale, edukimi i mbikëqyrur duhet të përqafojë shumë aspekte të ushtrimit, nga autoritetet lokale, të të drejtave prindërore për të mirën dhe mbrojtjen e personit në fjalë (shih P. dhe S. k. Polonisë, nr. 57375/08, § 147, 30 tetor 2012; D.G. k. Irlandës, nr. 39474/98, § 80, GjEDNj 2002 III; dhe Koniarska k. Mbretërisë së Bashkuar, (dhjetor), nr. 33670/96, 12 tetor 2000).
167.Më tej, ndalimi për edukim të mbikëqyrur në pajtim me nenin 5 § 1 (d) duhet të zhvillohet në një strukturë të përshtatshme, me mjetet e duhura për të përmbushur objektivat arsimore dhe kërkesat e sigurisë së nevojshme. Megjithatë, vendosja në një strukturë të tillë nuk ka pse të jetë e menjëhershme. Nën-paragrafi (d) nuk përjashton që një kujdestari e përkohshme të përdoret si një fazë paraprake ndaj një regjimi të edukimit të mbikëqyrur, pa përfshirë vetë ndonjë edukim të mbikëqyrur. Në rrethana të tilla, megjithatë, masa e kujdestarisë së përkohshme duhet të ndiqet menjëherë nga aplikimi i edukimit të mbikëqyrur në një mjedis të projektuar (të hapur apo të mbyllur), dhe me burime të mjaftueshme për këtë qëllim (shih Bouamar k. Belgjikës, 29 shkurt 1988, §§ 50 dhe 52, Seria A nr. 129, dhe D.G. k. Irlandës, cituar më lart, § 78).
168. Në rastin në fjalë, duket nga dispozitat përkatëse të Aktit për të Miturit se vendosja në një qendër të tillë duhet të jetë e një karakteri të përkohshëm, si tregon vetë emri, dhe për kohën më të shkurtër të mundshme, më së shumti tridhjetë ditë. Kështu, për shembull, i mituri mund të vendoset aty, ndërsa ndryshohet identiteti i tij, vendi i banimit ose koha e nevojshme për të përgatitur transferimin e tij, ose kthimin e tij pas një arratisje, në një institucion të mbyllur arsimor (neni. 22(2)(4-6) i Aktit për të Miturit). Megjithatë, asnjë nga këto arsye nuk është e rëndësishme në rastin konkret, meqë vendosja e kërkuesit kishte për qëllim "korrigjimin e sjelljes së tij". Në çdo rast, arsyet e ndryshme të parashikuara në Aktin për të Miturit, që parashikojnë vendosjen e një të mituri në një qendër të përkohshme ndalimi, theksojnë se qëllimi është strehimi i përkohshëm deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme dhe jo për "edukim të mbikëqyrur".
169. Sipas mendimit të Gjykatës, dhe në kundërshtim me pretendimet e Qeverisë, vendosja e kërkuesit në qendrën e përkohshme të paraburgimit nuk mund të krahasohet me vendosjen në një institucion arsimor të mbyllur, e cila është një masë e veçantë dhe afatgjatë, që ka për qëllim përpjekjen për të ndihmuar të miturit me probleme serioze (krahaso A dhe të tjerë k. Bullgarisë, nr. 51776/08, §§ 66-74, 29 Nëntor 2011). Siç u përmend më lart, vendosja në një qendër të përkohshme ndalimi është afat-shkurtër, zgjidhje e përkohshme dhe Gjykata nuk sheh se si mund të ketë edukim të mbikëqyrur për të ndryshuar sjelljen e të miturit dhe t’i ofrojë atij apo asaj një trajtim të përshtatshëm dhe rehabilitim, gjatë një periudhe maksimale prej tridhjetë ditësh.
170. Për sa i përket pretendimeve të Qeverisë se kërkuesi ka marrë shkollim në qendrën e përkohshme të paraburgimit, Gjykata konstaton se dokumentet e sjella nga Qeveria tregojnë se ka ekzistuar një marrëveshje me një shkollë lokale për të siguruar arsimimin për të miturit në qendrën e përkohshme të ndalimit, gjatë kohës që kërkuesi ishte aty. Në lidhje me këtë, Gjykata konsideron se shkollimi në përputhje me programin e rregullt shkollor duhet të jetë praktik dhe standard për të gjithë të miturit e privuar nga liria dhe të vendosur nën përgjegjësinë e shtetit, edhe kur ata janë të vendosur në një qendër të përkohshme ndalimi për një periudhe të kufizuar kohe, për të shmangur mangësitë në arsimimin e tyre. Kjo është mbështetur edhe nga instrumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me heqjen e lirisë së të miturve (shih për shembull, Rregullat Evropiane për të miturit delinkuentë 2008, subjekte të sanksioneve dhe masave, Rregullat 77, 78.3 dhe 78.5; Udhëzimet e Këshillit të Evropës për drejtësinë miqësore të fëmijëve, Udhëzimet 21 dhe 28; Rregullat e Pekinit, rregulli 26.2; dhe Rregullat e Havanës, Rregulli 38. Të gjitha këto burime janë cituar më sipër respektivisht në paragrafët 79, 80, 86 dhe 87). Si pasojë, ndërsa Gjykata pranon se është dhënë mësim në qendër, konsideron se kjo nuk provon argumentin e qeverisë se vendosja e kërkuesit ishte "me qëllim" edukimin e mbikëqyrur. Në të kundërtën, qendra karakterizohet nga regjimi i saj disiplinor dhe jo nga shkollimi i dhënë.
171. Më tej, Gjykata konsideron me rëndësi faktin se asnjë nga gjykatat e brendshme që shqyrtuan ndalimin e kërkuesit nuk deklaruan se vendosja është për qëllime arsimore. Në vend të kësaj, ato i referohen "korrigjimit të sjelljes" dhe nevojës për ta parandaluar atë nga kryerja e veprave të tjera, asnjëra prej të cilave nuk është objekt i mbuluar nga neni 5 § 1 (d) i Konventës. Në fakt, Gjykata vëren se qëllimi i "korrigjimit sjelljes" përkon me qëllimet e dënimit penal që gjenden në nenin 43 § 2 të Kodit Penal dhe në nenin 87 § 2 të Kodit për të Miturit midis 14 dhe 18 vjeç (shih paragrafët 57-58 më sipër).
172. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konstaton se vendosja e kërkuesit në qendrën e riedukimit të përkohshëm nuk është bërë në bazë të nenit 5 § 1 (d) të Konventës. Meqë është vendosur tashmë që ndalimi nuk është bërë në bazë të ndonjërit nga nën-paragrafët e tjerë të kësaj dispozite, del se ka pasur shkelje të nenit 5 § 1.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 6 TË KONVENTËS
2. Kërkuesi më tej u ankua se procedimet në lidhje me vendosjen e tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm kanë qenë të padrejta. Në veçanti, ai pretendoi se ishte marrë në pyetje nga policia pa praninë e kujdestarit të tij, një avokati mbrojtës, ose një mësuesi të pranishëm, dhe se ai gjatë procedurës nuk kishte pasur mundësi të merrte në pyetje dëshmitarët e akuzës. Ai u mbështet në nenin 6 §§ 1 dhe 3 të Konventës, i cili në pjesët përkatëse, parashikon si më poshtë:
"1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij.....
3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:
...
c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;
d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;.... " A. Aplikimi i nenit 6 në çështjen konkrete 1. Deklaratat e palëve
174. Së pari, në parashtresat e saj para Dhomës së Madhe, Qeveria ka konsideruar se seanca gjyqësore e 21 shkurtit 2005, që ka urdhëruar ndalimin e kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit duhet të ekzaminohet për pajtueshmëri me kërkesat e nenit 5 § 4 të Konventës, në vend të nenit 6, pasi ajo kishte të bënte me vendosjen e një mase për qëllimet e përcaktuara në nenin 5 § 1 (d). Në lidhje me këtë, ajo ka theksuar se Dhoma e kishte shqyrtuar tashmë në një tjetër seancë gjyqësore, domethënë atë të 11 prillit 2005 kërkesën kundër vendosjes së kërkuesit në qendrën e përkohshme të paraburgimit, nëse ishte në pajtim me nenin 5 § 4. Për më tepër, Gjykata ishte mbështetur më parë në këtë dispozitë, në lidhje me masa të ngjashme (Ichin dhe të tjerët k. Ukrainës (nr. 28189/04 dhe 28192/04, §§ 41 dhe 43, 21 dhjetor 2010, dhe A. dhe të tjerët k. Bullgarisë, cituar më lart, §§ 81 dhe 107).
175. Në çdo rast, qeveria ka ruajtur qëndrimin e saj, se neni 6 i Konventës nuk ishte i zbatueshëm në procedurën në fjalë.
176. Ajo argumentoi se, për sa i përket marrjes në pyetje para-hetimit, ajo kishte kryer vetëm një akt joformal me pjesëmarrjen e kërkuesit, atë të marrjes në pyetje, i cili nuk duhet të ngatërrohet me intervistën formale. Ajo më tej përsëriti se marrja në pyetje para-hetimit kishte lidhje vetëm me faktet dhe nuk mund të çonte në caktimin e ndonjë dënimi dhe kështu nuk përfshin ngritjen e një akuze penale në kuptim të nenit 6 § 1 të Konventës. Pyetjet vetëm mund të çonin në një vendim nëse duhet të fillojnë, apo jo procedimi penal. Meqë kërkuesi ishte nën moshën e përgjegjësisë penale inicimi i procedurës penale u përjashtua. Kështu, si në situatën e një të pandehuri të sëmurë mendorë, mundësia e dënimit ishte përjashtuar plotësisht. Duke iu referuar Kerr k. Mbretërisë së Bashkuar ([dhjetor.], Nr. 63356/00, 23 shtator 2003) dhe Antoine k. Mbretërisë së Bashkuar ([dhjetor.], Nr. 62960/00, 13 maj 2003), Qeveria ka vërejtur se, pikërisht për këto arsye, Gjykata kishte gjetur se neni 6 nuk ishte i zbatueshëm për procedurat penale në lidhje me të pandehurit e sëmurë mendorë.
177. Për sa i përket procedurave që çuan në vendosjen e kërkuesit në qendrën e ndalimit të përkohshëm, qeveria argumentoi se neni 6, nuk ishte i zbatueshëm. Ajo ju referua neneve 22 (2) (4) dhe 31.1 (2) të Aktit të të Miturve dhe vendimeve të gjykatave të brendshme të 21 shkurtit 2005 dhe 29 majit 2006. Në këndvështrimin e saj, këto burime konfirmuan se qëllimi i vendosjes së kërkuesit në qendrën e përkohshme të ndalimit ka qenë për ta parandaluar atë nga kryerja e veprave të tjera, duke korrigjuar sjelljen e tij, dhe jo për ta ndëshkuar për veprën e fundit që kishte kryer. Kështu, gjykatat vendase kishin shqyrtuar jo vetëm rrethanat e veprës penale të fundit, por të gjithë historikun e sjelljeve anti-shoqërore dhe delikuente të kërkuesit, si dhe kushtet e tij të jetesës dhe gjendjen familjare, dhe kishte arritur në përfundimin se atij i mungonte mbikëqyrja e duhur dhe se masat parandaluese të mëparshme kanë qenë të pamjaftueshme. Rrjedhimisht, gjykata vendase nuk mund, dhe nuk kishte, vendosur mbi fajin e kërkuesit në lidhje me një krim, por thjesht kishte vlerësuar mjaftueshmërinë e provave që konfirmon kryerjen e një akti të ndaluar nga Kodi Penal. Kjo nuk mund të përbëjë "ngritjen e një akuze penale" brenda kuptimit të nenit 6 § 1. Për më tepër, seanca gjyqësore e 21 shkurtit 2005 ishte kryer në përputhje me procedurën e parashikuar nga Akti i të Miturve, dhe jo nga ajo e Kodit të Procedurës Penale. Gjykata Kushtetuese e Federatës Ruse ka deklaruar shprehimisht se kjo procedurë në bazë të Aktit të të Miturve përbënte një lloj procedure civile (gjetje e 14 majit 2013, nr. 690-O).
178. Kërkuesi kundërshtoi zbatueshmërinë e nenit 5 § 4 dhe pohoi se trajtimi i Dhomës kishte qenë i saktë dhe se procedurat ishin brenda qëllimit të nenit 6, dhe duhet të konsiderohen në aspektin e përputhshmërisë me këtë dispozitë. Ai pretendoi se vendosja e tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm nuk kishte për qëllim edukimin e mbikëqyrur, por ndëshkimin për krimin që ai dyshohet se kishte kryer. Sipas tij, meqë mosha e kërkuesit i pengonte në ndërmarrjen e procedimeve penale autoritetet, kishin përdorur vendosjen në qendër si masë penale dënimi. 2.Vlerësimi i Gjykatës
179. Gjykata vëren se, në vendimin e saj, Dhoma arriti në përfundimin se procedurat kundër kërkuesit përbëjnë procedura penale në kuptim të nenit 6 të Konventës (shih paragrafin 149 të aktgjykimit të Dhomës). Ajo vendosi si më poshtë:
“139. Gjykata rithekson se koncepti i një "akuze penale" brenda kuptimit të nenit 6 § 1 është autonom. Jurisprudenca e Gjykatës përcakton tre kritere, të njohura zakonisht si "kriteret Engel" (shih Engel dhe të tjerët k. Hollandës, 8 qershor 1976, § 82, Seria A nr. 22), për t’u analizuar nëse ka pasur një "akuzë penale" brenda kuptimit të nenit 6 § 1 të Konventës. Kriteri i parë është cilësimi ligjor i veprës sipas ligjit kombëtar, i dyti është natyra e veprës penale, dhe i treti është natyra dhe shkalla e ashpërsisë së dënimit që personi në fjalë rrezikon të marrë. Kriteri i dytë dhe i tretë janë alternative, dhe jo domosdoshmërish kumulative. Kjo, megjithatë, nuk e përjashton një trajtim kumulativ, kur analiza e veçantë e çdo kriteri nuk bën të mundur të arrihet në një përfundim të qartë në lidhje me ekzistencën e një akuze penale (shih veçanërisht Jussila k. Finlandës [GC], nr. 73053/01, § 30-31 GjEDNj 2006 XIII, dhe Ezeh dhe Connors k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 39665/98 dhe 40086/98, § 82, GjEDNj 2003 X).
140. Duke iu kthyer çështjes në fjalë, Gjykata vëren se, pas veprimeve të kërkuesit që përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes, autoritetet vendase refuzuan të fillonin procedura penale kundër tij, sepse ai ishte nën moshën ligjore të përgjegjësisë penale (shih më lart paragrafin 13). Më pas, në procedime të ndara, një gjykatë urdhëroi vendosjen e kërkuesit në një qendër të përkohshme ndalimi për të mitur për tridhjetë ditë, me arsyetimin se ai kishte kryer një vepër penale dhe kjo ishte e nevojshme për të "korrigjuar sjelljen e tij", dhe për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera (shih më lart paragrafin 21).
141. Gjykata nënvizon argumentin e Qeverisë se procedurat kundër kërkuesit nuk ishin klasifikuar si penale, sipas ligjit vendas. Gjykata ka pranuar tashmë se Shtetet, në kryerjen e detyrës së tyre si mbrojtëse të interesit publik, kanë të drejtë të krijojnë ose të mbajnë një dallim ndërmjet kategorive të ndryshme të veprave penale për shkak të ligjit të tyre të brendshëm dhe të krijojnë një vijë ndarëse midis asaj çfarë i përket sferës penale dhe çfarë jo. Duke hequr forma të caktuara të sjelljes nga kategoria e veprave penale sipas ligjit të brendshëm, ligjvënësi mund të jetë në gjendje t’i shërbejë nevojave të administrimit të duhur të drejtësisë, si dhe interesave të individit, si në rastin në fjalë, për shembull, duke përjashtuar të miturit nën një moshë të caktuar nga përgjegjësia penale për veprimet e tyre sipas nivelit të zhvillimit të kapaciteteve të tyre mendore dhe intelektuale. Megjithatë, karakterizimi ligjor i procedurës sipas ligjit kombëtar nuk mund të jetë kriteri i vetëm për zbatueshmërinë e nenit 6, përndryshe, zbatimi i kësaj dispozite do të lihet në diskrecion të shteteve kontraktuese në një shkallë që mund të çojë në rezultate të papajtueshme me objektin dhe qëllimin e Konventës (shih Ozturk k. Gjermanisë, 21 shkurt 1984, § 49, seria A nr. 73,.... Campbell dhe Fell k. Mbretërisë së Bashkuar, 28 qershor 1984 § 68, seria A nr. 80 , Ezeh dhe Connors, cituar më lart, § 83, dhe Matyjek k. Polonisë (dec.), nr. 38184/03, § 45, 30 maj 2006)... Duke pasur parasysh sa më sipër, fakti se procedurat kundër ankuesit nuk ishin klasifikuar si vepër penale sipas ligjit rus ka vetëm një vlerë formale dhe relative; "pikërisht natyra e veprës penale është një faktor me rëndësi të madhe" (shih Ezeh dhe Connors, cituar më lart, § 91).
142. Nuk është kontestuar para Gjykatës se veprimet e kërkuesit i përgjigjen një vepre penale në ligjin material penal. Me të vërtetë, vendimi për të mos iniciuar proces penal ka treguar se "veprimet e kërkuesit përmbanin elemente të veprës penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, të dënueshme sipas nenit 163 të Kodit Penal” (shih më lart paragrafin 13). Në të njëjtën kohë, gjykata nuk harron faktin se akuzat penale kundër kërkuesit nuk janë ndjekur me arsyetimin se ai nuk e kishte arritur moshën ligjore të përgjegjësisë penale. Megjithatë, nuk është e nevojshme për të vendosur që, pavarësisht nga natyra e padiskutueshme penale e veprës së kryer, fakti që ndjekja penale e kërkuesit ishte ligjërisht e pamundur për shkak të moshës së tij, sipas përmbajtjes së nenit 6. Gjykata, në vend të kësaj, do të përqendrohet në kriterin e tretë: natyrën dhe shkallën e ashpërsisë së dënimit që kërkuesi rrezikon të marrë.
143. Gjykata vëren se sipas ligjit rus, i mituri i cili ka kryer vepër penale para se të arrijnë moshën ligjore të përgjegjësisë penale mund të vendoset në një institucion arsimor të mbyllur deri në tre vjet, ose në një qendër të përkohshme dënimi për të mitur deri në tridhjetë ditë (shih më lart paragrafin 57 dhe 58). Në rastin konkret, brenda një muaji nga refuzimi për të filluar procedim penal kundër kërkuesit, departamenti lokal i brendshëm i kërkoi një gjykate për ta vendosur atë në një qendër të përkohshme ndalimi për të mitur me argumentin se ai kishte kryer një vepër penale për të cilën, ai nuk mund të akuzohet penalisht për shkak të moshës së tij. Duke iu referuar mënyrës së tij të padisiplinuar të jetës dhe veprave të mëparshme penale, departamenti lokal i brendshëm pohoi se ishte e nevojshme mbajtja mbyllur e kërkuesit, në mënyrë që të "korrigjohej" sjellja e tij dhe për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera (shih më lart paragrafin 19). Gjykata e Qarkut ka urdhëruar vendosjen e kërkuesit në qendrën e përkohshme të burgimit për të mitur për tridhjetë ditë për "korrigjimin e sjelljes", me arsyetimin se ai nuk kishte "nxjerrë përfundimet e duhura" nga vendosja e tij e mëparshme në atë qendër dhe kishte kryer një vepër tjetër penale (shih më lart paragrafin 21). Gjykata Rajonale e la në fuqi ketë vendim në apel, duke iu referuar faktit se kërkuesi kishte kryer një vepër të dënueshme nga Kodi Penal, situatës së tij familjare dhe pjesëmarrjes së dobët në shkollë. Argumentohet se vendosja e tij në qendër ishte e nevojshme për të ndaluar kryerjen e veprave të tjera (shih më lart paragrafin 48).
144. Gjykata nuk harron faktin se vendimi për të vendosur kërkuesin në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur është marrë në procedura të veçanta, të cilat ishin formalisht pa lidhje me marrjen në pyetje që iu bë kërkuesit. Megjithatë, duke marrë parasysh se gjykatat vendase iu referuan faktit se kërkuesi kishte kryer një vepër penale si arsyeja kryesore për vendosjen e tij në qendër të përkohshme burgimi për të mitur, dhe se në vendimet e tyre janë mbështetur gjerësisht në dokumentet e marra dhe gjetjet e bëra gjatë marrjes në pyetje, Gjykata konsideron se ka pasur një lidhje të ngushtë, si në ligj dhe në fakt, midis marrjes në pyetje dhe procedurës së vendosjes në qendër. Në të vërtetë, formulimi i dispozitave ligjore në fuqi dhe vendimeve gjyqësore, cituar të dyja në paragrafin 143 më lart, tregon qartë se vendosja e kërkuesit në qendrën e përkohshme të paraburgimit për të mitur ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e përfundimeve të arritura nga departamentit lokal, se veprimet e tij përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes me dhunë.
145. Gjykata ka konstatuar tashmë, se vendosja në një qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur konsiderohet heqje e lirisë së kërkuesit (shih më lart paragrafin 107). Prandaj ekziston një supozim se procedurat kundër kërkuesit ishin "të parregullta", brenda kuptimit të nenit 6, një hipotezë që mund të bjerë vetëm në rrethana krejtësisht të jashtëzakonshme dhe vetëm nëse heqja e lirisë nuk është "dukshëm e dëmshme", duke pasur parasysh natyrën e saj, kohëzgjatjen apo mënyrën e ekzekutimit (shih Ezeh dhe Connors, cituar më lart, § 126).
146. Siç është evidentuar tashmë më lart, vendosja e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të mitur nuk ndoqi qëllimin e edukimit të mbikëqyrur (shih më lart paragrafët 109 deri në 116). Qëllimi i vendosjes së kërkuesit në qendrën e paraburgimit për të mitur ishte për të korrigjuar sjelljen e tij dhe për të penguar atë nga kryerja e veprave të tjera, si mjet ndëshkimi. Megjithatë, jurisprudenca e Gjykatës tregon se mund të jetë e nevojshme për të parë përtej paraqitjes dhe gjuhës së përdorur dhe të përqendrohet në realitetin e situatës (shih Stafford k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 46295/99, § 64, GjEDNj 2002 IV, dhe Ezeh dhe Connors, cituar më lart, § 123).
147. Gjykata vëren se ndalimi i kërkuesit zgjati tridhjetë ditë dhe u ekzekutua në një qendër paraburgimi për të mitur dhe jo në një institucion arsimor. Siç është përcaktuar më sipër, qendra mbyllej dhe survejohej për të parandaluar të burgosurit të largoheshin pa autorizim. Të burgosurit ishin subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe nën një regjim të rreptë disiplinor (shih më lart paragrafin 107). Prandaj, Gjykata konsideron se privimi i lirisë, i vendosur pas konstatimit të veprimeve të kërkuesit që përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes me dhunë, si dhe pas ekzekutimit në një qendër paraburgimi për të mitur, ku ata i nënshtrohen një regjimi të ngjashëm me burgjet siç përshkruhet më sipër, përmban elemente ndëshkuese si edhe elemente të parandalimit. Gjykata e ka të vështirë të bëjë dallimin ndërmjet qëllimeve ndëshkuese dhe parandaluese të masës në fjalë, pasi këto objektiva janë ekskluzive dhe të njohura si tiparet karakteristike të dënimeve penale. Në të vërtetë, në jurisprudencën e Gjykatës dënimet penale zakonisht janë njohur si të përbëra nga objektivat e dyfishta të ndëshkimit dhe parandalimit (shih Őztürk, cituar më lart, § 53; Bendenoun k. Francës, 24 shkurt 1994, § 47, Seria A nr. 284; Lauko k. Sllovakisë, 2 Shtator 1998, § 58, Raportet 1998 VI; dhe Ezeh dhe Connors, cituar më lart, §§ 102 dhe 105).
148. Duke pasur parasysh natyrën, kohëzgjatjen dhe mënyrën e ekzekutimit të heqjes së lirisë që i ishte imponuar kërkuesit, Gjykata nuk gjen rrethana të jashtëzakonshme të afta të kundërshtonin prezumimin se procedurat kundër kërkuesit ishin "penale" brenda kuptimit të nenit 6.
149. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se natyra e veprës së bashku me natyrën dhe peshën e dënimit, ishin të tilla që procedura kundër kërkuesit përbënte procedurë penale brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. Prandaj, ky nen zbatohet për procedimet kundër kërkuesit.
180. "Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të hedhur poshtë përfundimet e Dhomës, të cilat janë të detajuara dhe të mirë-arsyetuara. Si Dhoma, ajo thekson nevojën për të parë përtej paraqitjes dhe gjuhës së përdorur dhe për t’u përqendruar në realitetin e situatës (shih gjykimin e Dhomës, paragrafi 146, cituar më lart). Duke vepruar kështu në rastin e kërkuesit, Gjykata konsideron se vendosja e tij për tridhjetë ditë në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur ka pasur elemente të qarta të ndalimit dhe ndëshkimit (shih gjykimin e Dhomës, paragrafi 146, cituar më lart).
181. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata nuk pajtohet me pretendimin e qeverisë se kërkesat duhet të konsiderohen në bazë të nenit 5 § 4 të Konventës. Sipas mendimit të saj, meqë procedurat e ndërmarra kundër kërkuesit përbënin përcaktimin e një akuze penale, ankesat e kërkuesit duhet të shihen në kontekstin e garancive procedurale më të gjera, të mishëruara në nenin 6 të Konventës në vend të nenit 5 § 4. Gjykata shton se nuk do të pajtohet me pretendimin e Qeverisë se gjendja e kërkuesit duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si ajo e një të pandehuri të sëmurë mendërisht. Në çështjet e të pandehurve të sëmurë mendorë, procedura mund të çojë në vendosjen e tyre në institucionet e mbyllura për trajtim dhe për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale. Nuk ka elementë ndëshkues ose parandalues të përfshira në kësi rastesh, ndryshe nga çështja e kërkuesit.
182. Prandaj, Gjykata konkludon se procedura kundër kërkuesit përbën procedurë penale në kuptim të nenit 6 të Konventës dhe për këtë arsye, kjo dispozitë është e zbatueshme në rastin në fjalë.
B. Përmbushja e kërkesave të Nenit 6
1. Gjykimi i Dhomës
183. Lidhur me kërkesën e kërkuesit, se ai ishte marrë në pyetje nga policia në mungesë të kujdestarit të tij, një avokati mbrojtës apo një mësuesi, Dhoma vuri në dukje se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimin e qeverisë se gjyshi i kërkuesit, kujdestari i tij, ose dikush tjetër ka qenë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Për më tepër, duke pasur parasysh moshën e tij të re, konsiderohet se marrja në pyetje ka qenë psikologjikisht detyruese. Dhoma, më tej vërejti se rrëfimi i kërkuesit në polici është përdorur kundër tij në procedurat që pasuan. Kështu, mungesa e një avokati në paraburgim i kishte cenuar në mënyrë të pandreqshme të drejtat e tij të mbrojtjes dhe minoi ndershmërinë e procesit në tërësi. Ka pasur, pra, një shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c).
184. Pastaj, Dhoma vërejti se kërkuesi nuk ka pasur asnjë mundësi të marrë në pyetje S. dhe nënën e tij, edhe pse deklaratat e tyre ishin e vetmja provë kundër tij, dhe për këtë arsye kishin qenë vendimtare. Për më tepër, asnjë përpjekje nuk është bërë nga autoritetet për të siguruar paraqitjen e S. ose nënës së tij në gjykatë, as nuk ishin bërë përpjekje të arsyeshme për të kompensuar këtë. Ajo, pra, konstaton se e drejta e kërkuesit për të pyetur dhe kundërshtuar dëshmitarët është kufizuar në një masë të papajtueshme me garancitë e parashikuara nga neni 6 §§ 1 dhe 3 (d).
185. Së fundi, Dhoma ka vërejtur se kufizimet e lartpërmendura për të drejtat e mbrojtjes të kërkuesit kishin qenë për shkak të regjimit të veçantë ligjor në fuqi në rastin e tij, për shkak se ai nuk e kishte arritur moshën ligjore të përgjegjësisë penale. Akti për të Miturit, i zbatueshëm për procedurën kundër kërkuesit, parashikonte garanci konsiderueshëm të kufizuara procedurale. Duke pasur parasysh vlerësimet e mësipërme, procedura kundër kërkuesit nuk kishte qenë e drejtë dhe nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 1.
2. Deklaratat e Palëve
(a) Kërkuesi
186. Kërkuesi u pajtua plotësisht me gjykimin e Dhomës. Ai pohoi se kishte qenë i privuar nga e drejta e tij për mbrojtje, si në kohën e marrjes fillestare në pyetje në stacionin policor, dhe gjatë procedurës gjyqësore për të vendosur atë në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. Ai kishte qenë gjithashtu i privuar nga garanci ligjore të tilla, si e drejta për të marrë në pyetje dëshmitarët dhe të prezumohet i pafajshëm.
(b) Qeveria
187. Qeveria parashtroi se kërkuesi ishte marrë në pyetje në stacionin e policisë, në prani të gjyshit të tij nga një oficer i trajnuar posaçërisht nga Inspektorati i të Miturve. Ai kishte qenë gjithashtu i informuar për deklaratat e tij, të drejtën për t’u mos vetë-inkriminuar, e cila është konfirmuar me nënshkrimin e tij në faqen e parë të deklaratës së rrëfimit.
188. Për më tepër, pasi Qeveria ka analizuar se seanca gjyqësore e 21 shkurtit 2005 urdhëron ndalimin e kërkuesit në qendrën e përkohshme të paraburgimit, duhet ta ekzaminojë atë për pajtueshmëri me kërkesat e nenit 5 § 4 të Konventës, në vend të nenit 6. Ajo dha argumentet duke iu referuar kësaj dispozite. Ajo ka theksuar, në mënyrë të veçantë, se procedura sipas nenit 5 § 4, jo domosdoshmërish duhet të ketë të njëjtat garanci si ato të kërkuara nga neni 6 për procedurën penale.
189. Kështu, qeveria theksoi se seanca e 21 shkurtit e vitit 2005 ishte mbajtur në përputhje me nenin 31.2 (2) të Aktit të të Miturve dhe është ndjekur nga kërkuesi, gjyshi i tij, një avokat i caktuar nga gjykata, zyrtari nga Inspektorati për të Miturit, i cili kishte dorëzuar vendimin e 12 janarit 2005 mbi refuzimin për fillimin e procedurës penale kundër kërkuesit, si dhe një prokuror. Gjyshi i kërkuesit kishte mohuar se kërkuesi kishte kryer ndonjë vepër, duke iu referuar vizitës së tij në një mjek një ditën më parë, dhe kërkuesi kishte refuzuar të jepte ndonjë shpjegim. Avokati i caktuar nga gjykata ka kundërshtuar vendosjen e kërkuesit në qendrën e paraburgimit të përkohshëm. Duke pranuar se S. dhe nëna e tij nuk ishin dëgjuar gjatë seancës, qeveria ka shprehur dyshime nëse kërkuesi kishte kërkuar edhe pjesëmarrjen e tyre, pasi kjo nuk duket nga gjykimi. Për më tepër, të dhënat e seancave gjyqësore ishin shkatërruar, së bashku me shkresat e vitit 2013. Për më tepër, në kërkesën e tij të Kasacionit në 2 mars të vitit 2005, gjyshi i kërkuesit nuk pohon se ka bërë një kërkesë të tillë në gjykatë. Qeveria më tej vuri në dukje se neni 31.2 i Aktit të të Miturve, as kërkonte dhe as ndalonte marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Duke pasur parasysh sa më sipër procedimet kundër kërkuesit nuk kanë qenë të drejta dhe ka pasur shkelje të Nenit 6 § 1 të Konventës.
(c) Vëzhgimet e palëve të treta
(i). MDAC
191. MDAC theksoi se Shtetet kishin një detyrim pozitiv për të aplikuar masa mbrojtëse të rrepta dhe efektive për të siguruar se të drejtat janë "praktike dhe efektive", dhe kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët ishin shumë të pambrojtur. Neni 13 i KDPAK ka adresuar çështje specifike të aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara dhe Shtetet Palë duhet të sigurojnë akses efektiv për personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë akomodimin sipas moshës së përshtatshme, në mënyrë që të lehtësohet roli efektiv si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në të gjitha procedurat ligjore. Akomodimi i arsyeshëm nënkupton, se në çdo rast të veçantë duhet të merren modifikime dhe rregullime, të cilat nuk imponojnë një barrë të shpërpjesëtuar ose të panevojshme. Për më tepër, Neni 40 i KDF trajton fëmijët në konflikt me ligjin dhe liston garancitë minimale për fëmijët, përfshirë edhe të drejtën për ndihmë juridike (shih paragrafin 82 më lart). MDAC përsërit se interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë i një rëndësie parësore.
(ii). Lidhja (Liga) e të Drejtave të Njeriut
192. Lidhja e të Drejtave të Njeriut (Liga), gjithashtu iu referua nenit 40 të CRC. Ajo më tej iu referua Rregullave të Pekinit (shih paragrafin 86 më lart), Udhëzimeve të Vjenës për Veprim mbi Fëmijët në Sistemin e Drejtësisë Penale (Aneksin e Rezolutës së OKB-së 1997/30, miratuar më 21 korrik 1997) dhe Rregullave të Havanës (shih paragrafin 87 më lart), të cilat, të gjitha parashikojnë për fëmijët në konflikt me ligjin, të drejtën për t’u ndihmuar nga një këshilltar ligjor. Për më tepër, LIGA theksoi se Rekomandimi 2008/11 mbi Rregullat Evropiane për të Mitur, i Këshillit të Evropës, subjekt i sanksioneve dhe masave (shih paragrafin 79 më lart), parashikon se të miturit nuk duhet të kenë më pak të drejta ligjore dhe mbrojtje se ato që ofrohen për të rriturit në rregullat e përgjithshme të procedurës penale. Liga theksoi gjithashtu, se e drejta për ndihmë ligjore, referuar në instrumente të ndryshme ndërkombëtare, aplikohet që në fillim të një procedure, duke përfshirë edhe fazën e pyetjeve nga policia, si për fëmijët, ashtu dhe për ata nën moshën e përgjegjësisë penale. Meqë fëmijët nën moshën e përgjegjësisë penale ishin shpesh objekt i procedurave mjaft “paternaliste”, duke qenë se ato nuk ishin penale, por mbrojtëse, masat mbrojtëse procedurale tradicionale shpesh nuk zbatoheshin. Ky trajtim është i bazuar në teorinë e mirëqenies së të miturve në sistemeve të drejtësisë, e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë në fund të shekujve 19 dhe fillim të atij 20, dhe ishte kritikuar në mënyrë sistematike nga një numër i studiuesve për qëndrimin e saj të përgjithshëm paternalist te fëmijët, zakonisht duke shtypur të drejtat e tyre procedurale dhe duke i trajtuar si objekte të kujdesit dhe disiplinës.
193. Sipas Ligës, të qenit e fëmijës vulnerabël kërkon mbrojtje shtesë të të drejtave të tyre. Specifikisht, ndihmë juridike duhet të sigurohet për të gjithë fëmijët, në mënyrë të detyrueshme. Së fundi, ajo vuri në dukje se Udhëzimi 30 i Këshillit të Evropës për Udhëzimet në drejtësinë miqësore të fëmijëve (shih paragrafin 80 më lart), parashikon se një fëmijë, i cili ishte dërguar në paraburgim nuk duhet të merret në pyetje në lidhje me sjellje kriminale, ose të kërkohet të bëjë ose të nënshkruajë deklarata në lidhje me përfshirjen në të tilla sjellje, përveçse në prani të një avokati, njërit prej prindërve, ose, në qoftë se nuk ka prind në dispozicion, një personi tjetër të cilit fëmija i është besuar. 3.Vlerësimi i Gjykatës (a) Parimet e Përgjithshme
194. Gjykata rithekson se, kërkesat e paragrafit 3 të nenit 6 duhet të shihen si aspekte të veçanta të së drejtës për një gjykim të drejtë të garantuar në paragrafin 1. Ajo shpesh shqyrton kërkesat sipas dy dispozitave të marra së bashku (shih, midis shumë autoriteteve të tjera .., Luca k. Italisë, nr. 33354/96, § 37, GjEDNj 2001 II;.. Krombach k. Francës, nr. 29731/96, § 82, GjEDNj 2001 II,. dhe Poitrimol kundër Francës, 23 nëntor 1993 § 29, Seria A nr. 277 A). Për më tepër, kur kërkuesi ankohet për defekte të shumta procedurale, Gjykata mund të shqyrtojë arsyet e ndryshme që kanë shkaktuar ngritjen e kërkesës nga ana e tij, për të përcaktuar nëse procedurat e konsideruara si një e tërë ishin të drejta (shih Insanov k. Azerbaxhanit, nr. 16133 / 08, §§ 159, 14 Mars 2013 dhe Mirilashvili k. Rusisë, nr. 6293/04, §§ 164, 11 dhjetor 2008).
195. Për sa i përket të pandehurve të mitur, Gjykata është shprehur se procedurat penale duhet të organizohen në mënyrë që të respektojnë parimin e interesit më të lartë të fëmijës. Është thelbësore që një fëmijë i akuzuar për një vepër penale të trajtohet në një mënyrë, e cila merr parasysh moshën e tij, nivelin e pjekurisë dhe kapacitetin intelektual e emocional, dhe të provohet se janë marrë hapa për të nxitur aftësinë e tij për të kuptuar dhe për të marrë pjesë në procedurë (shih Adamkiewicz k. Polonisë, nr. 54729/00, § 70, 2 mars 2010;... Panovits k. Qipros, nr. 4268/04, § 67, 11 dhjetor 2008;.. V. k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24888/94, § 86, GJEDNJ 1999 IX;.. dhe T. k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24724/94, § 84, 16 dhjetor 1999). E drejta e të pandehurit të mitur për pjesëmarrje efektive në gjyqin e tij penal parashikon se autoritetet duhet të trajtojnë atë, duke pasur parasysh vulnerabilitetin dhe kapacitetet e tij, që në fazat e para të përfshirjes në një hetim penal dhe, në veçanti, gjatë çdo seance pyetjesh nga ana e policisë. Autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për të zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur ndjenjën e frikës dhe frenimit të fëmijës, si dhe për të siguruar se ai kupton gjerësisht natyrën e hetimeve, çfarë ai rrezikon, duke përfshirë rëndësinë e ndonjë dënimi, i cili mund t’i jepet, si dhe të drejtën e mbrojtjes dhe, në veçanti, të drejtën e tij për të mos deklaruar (shih Martin k. Estonisë, nr. 35985/09, § 92, 30 maj 2013;.. Panovits, cituar më lart, § 67, dhe S.C. k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 60958/00, § 29, GJEDNJ 2004 IV).
196. Duke pasur parasysh statusin e tij si i mitur, kur fëmija hyn në sistemin e drejtësisë penale, të drejtat e tij procedurale duhet të jenë të garantuara dhe pafajësia apo fajësia e tij e vendosur në përputhje me kërkesat e procesit dhe parimit të ligjshmërisë, në lidhje me aktin e veçantë që dyshohet se ka kryer. Në asnjë mënyrë nuk mundet që një fëmijë të privohet nga masa mbrojtëse të rëndësishme procedurale vetëm për shkak se procedura e cila mund të rezultojnë me heqjen e lirisë së tij, konsiderohet sipas ligjit të brendshëm në mbrojtje të interesave të tij si fëmijë dhe i mitur. Për më tepër, kujdes i veçantë duhet të tregohet për të siguruar se klasifikimi ligjor i fëmijës, si një delinkuent i mitur të mos çojë fokusin në statusin e tij si i tillë, duke neglizhuar shqyrtimin e veprës specifike penale për të cilën ai ka qenë i akuzuar dhe në kushtet e drejtësisë, duhen sjellë prova të fajit të tij. Trajtimi i një fëmije shkelës të ligjit, përmes sistemit të drejtësisë penale në bazën e statusit të tij për të qenë një delinkuent i mitur, të cilit i mungon përkufizimi ligjor, nuk mund të konsiderohet në përputhje me një proces të rregullt dhe parimit të ligjshmërisë (shih, mutatis mutandis, Achour k. Francës [ GC], nr. 67335/01, §§ 45-47, GjEDNj 2006 IV, në lidhje me klasifikimin ligjor të recidivizmit). Trajtimi diskrecional, mbi bazën se dikush është fëmijë, i mitur, ose një delikuent i mitur, është i pranueshëm vetëm kur interesat e tij dhe ato të shtetit nuk janë të papajtueshme. Përndryshe, zbatohen në mënyrë proporcionale, garancitë ligjore materiale dhe procedurale.
(i) E drejta për ndihmë juridikeGjykata vëren se, edhe pse jo absolute, e drejta në bazë të nenit 6 § 3 (c) që të gjithë të akuzuarit për një vepër penale të mbrohen efektivisht nga një avokat që caktohet zyrtarisht nëse është e nevojshme, është një nga tiparet themelore të një gjykimi të drejtë (shih Poitrimol, cituar më lart, § 34).
198. Për sa i përket ndihmës juridike në fazën paragjyqësore, Gjykata ka nënvizuar rëndësinë e fazës hetimore për përgatitjen e procedurës penale, pasi provat e marra gjatë kësaj faze përcaktohen në kornizën në të cilën vepra e ngarkuar do të merret parasysh në gjyq. Prandaj, Gjykata është shprehur se dobësia e veçantë e të akuzuarit në fazat fillestare të marrjes në pyetje nga policia mund të kompensohet vetëm me ndihmën e një avokati, detyra e të cilit është, ndër të tjera, të ndihmojë për të siguruar respektimin e së drejtës së një të akuzuari që të mos fajësojë vetveten. Në të vërtetë, kjo e drejtë presupozon që prokuroria në një çështje penale, e cila kërkon të provojë fajësinë kundër të akuzuarit, duhet të administrojë prova të siguruara jo me anë të metodave të shtrëngimit ose shtypjes, në kundërshtim me vullnetin e të akuzuarit. Kjo është më e rëndësishme për të mbrojtur të akuzuarit kundër shtrëngimit nga ana e autoriteteve dhe të kontribuojë në parandalimin e dështimit të drejtësisë, si dhe të sigurojë barazinë e armëve. Prandaj, në mënyrë që e drejta për një gjykim të drejtë të mbetet "praktike dhe efektive", neni 6 § 1 kërkon që, si rregull, ndihma me avokat duhet të ofrohet sa më shpejt, që kur një i dyshuar merret në pyetje për herë të parë nga policia, përveç nëse është demonstruar në dritën e rrethanave të veçanta të secilit rast, se ka arsye të forta për të kufizuar këtë të drejtë. Edhe aty ku ka arsye të forta që mund të justifikojnë mohimin e ndihmës nga avokati, kufizime të tilla, pavarësisht justifikimit të tyre, nuk duhet të paragjykojnë padrejtësisht të drejtat e të akuzuarit sipas nenit 6. E drejta e mbrojtjes, në parim paragjykohet në mënyrë të pakthyeshme, kur deklaratat inkriminuese të bëra gjatë pyetjeve nga policia, pa praninë e një avokati përdoren për të provuar fajësinë (shih Panovits, cituar më lart, §§ 64-66, dhe Salduz k. Turqisë [GC], nr. 36391/02, §§ 50-55, GjEDNj 2008) .
199. Duke pasur parasysh vulnerabilitetin e veçantë të fëmijëve dhe duke marrë parasysh nivelin e tyre të pjekurisë, kapacitetin intelektual e emocional, Gjykata thekson në veçanti rëndësinë themelore të sigurimit të një avokati, kur personi i ndaluar është i mitur (shih Salduz, cituar më lart, § 60; shih gjithashtu jurisprudencën cituar në paragrafin 195 më lart).
(ii) E drejta për të marrë në pyetje dhe kërkuar pyetjen e dëshmitarëve
200. Gjykata përsërit se neni 6 § 3 (d) mishëron parimin se, para se i akuzuari të mund të dënohet, të gjitha provat kundër tij duhet normalisht të paraqiten në praninë e tij, në një seancë publike, me qëllim që ai të paraqesë argumente kundërshtuese. Përjashtime nga ky parim janë të mundshme, por nuk duhet të shkelen të drejtat e mbrojtjes, të cilat, si rregull, kërkojnë që të akuzuarit duhet t’i jepet mundësi e mjaftueshme dhe e duhur për të kundërshtuar dhe marrë në pyetje një dëshmitar kundër tij, ose edhe kur dëshmitari bën deklaratën e tij në një fazë të mëvonshme të procedurës (shih Luca k. Italisë, cituar më lart, §§ 39-40).
201. Për më tepër, duke pasur parasysh jurisprudencën e Gjykatës, së pari, duhet të ketë një arsye për mospjesëmarrjen e dëshmitarit në gjykim dhe, së dyti, kur një bindje bazohet vetëm, ose në një shkallë vendimtare në depozitimet që janë bërë nga një person të cilin i akuzuari nuk ka pasur mundësi ta pyesë apo ta ketë pyetur, qoftë gjatë hetimit apo gjykimit, e drejta e mbrojtjes mund të kufizohen deri në atë masë që është në kundërshtim me garancitë e parashikuara nga neni 6 (shih Al-Khawaja dhe Tahery k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 26766/05 dhe 22228/06, § 119, 15 dhjetor 2011, si është përkufizuar në Schatschaschwili k. Gjermanisë [GC], nr. 9154/10, §§ 107 dhe 118, 15 dhjetor 2015).
202. Kur një bindje bazohet vetëm ose në mënyrë vendimtare në dëshmitë e dëshmitarëve që mungojnë, Gjykata duhet të bëjë shqyrtime shumë më të detajuara. Në çdo rast ngrihet pyetja nëse ka faktorë të mjaftueshëm kundërbalancimi, duke përfshirë edhe masat që lejojnë një vlerësim të drejtë dhe të duhur të besueshmërisë së provave. Kjo do të lejonte një bindje të bazuar në të tilla prova, vetëm nëse ajo është mjaft e besueshme duke pasur parasysh rëndësinë në rastin konkret (shih Al-Khawaja dhe Tahery, cituar më lart, § 147, dhe si i zhvilluar më tej në Schatschaschwili, cituar më lart, § 116) (b) Aplikimi në çështjen konkrete
203. Gjykata vëren se kërkuesi në çështjen në fjalë ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, kur policia e mori atë në stacionin e policisë për ta marrë në pyetje. Ai ishte në këtë mënyrë nën moshën e përgjegjësisë penale të përcaktuar nga Kodi Penal (katërmbëdhjetë vjeç) për krimin që akuzohej. Në funksion të kësaj, ai kishte nevojë për trajtim dhe mbrojtje të veçantë nga ana e autoriteteve dhe qartësisht nga një shumëllojshmëri e burimeve ndërkombëtare (shih për shembull Rekomandimin e Këshillit të Evropës, Nr. R (87) 20; Rekomandimi i Këshillit të Evropës (2003)20; Udhëzimi i Këshillit të Evropës mbi drejtësinë miqësore për fëmijët, Udhëzimi 1, 2, dhe 28-30; the CRC, Neni 40, dhe Komentet e Përgjithshme Nr. 10, pika 33; dhe Rregullat e Pekinit, Rregulli 7.1., të gjitha të cituara më lart në paragrafët 77, 78, 80, 82, 84 dhe 86 respektivisht)., që çdo masë të bazohet në interesat e tij më të mira, që nga koha e arrestimit policia duhet t’i kishte garantuar të paktën të njëjtat të drejta dhe garanci ligjore si ato të parashikuara për të rriturit. Për më tepër, fakti që kërkuesi vuante nga ADHD, një çrregullim mendor dhe neurologjik i sjelljes (shih më lart paragrafin 12), e bëri atë veçanërisht të pambrojtur, dhe kështu rasti i tij kërkonte mbrojtje të veçantë (shih Udhëzimin e Këshillit të Evropës mbi drejtësinë miqësore për fëmijët, Udhëzimi 27, CRC Neni 23, dhe Komentet e Përgjithshme Nr.9, pikë 73 dhe 74, të gjitha të cituara më lart në paragrafët 80 dhe 82-83 respektivisht).
204. Në këto kushte, Gjykata do të shqyrtojë ankesat e veçanta të kërkuesit sipas nenit 6, të cilat janë, nëse atij iu sigurua ndihma juridike dhe mundësia për të pyetur dëshmitarët, në mënyrë që të përcaktohej nëse procedurat për ta vendosur atë në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur ishin të drejta.
(i) E drejta për ndihmë juridike
205. Gjykata vëren se është e pakontestueshme se kërkuesi u dërgua në stacionin e policisë pa iu thënë pse. Ai gjithashtu duhet të priste një kohë të caktuar para se të merrej në pyetje nga një polic. Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se kërkuesi ka qenë i informuar se ai kishte të drejtën për të thirrur gjyshin e tij, një kujdestar, një avokat, ose një person tjetër të afërt gjatë kësaj periudhe. Nuk pati as dokumente që provonin se gjatë marrjes në pyetje atij i ishte dhënë ndihma juridike. Pretendimi i Qeverisë, se gjyshi i kërkuesit ishte i pranishëm gjatë marrjes në pyetje mbetet i pambështetur në prova. Për më tepër, Gjykata vëren se rrëfimi i firmosur nga kërkuesi, vlera provuese e të cilit duhet të konsiderohet të jetë jashtëzakonisht e diskutueshme, pasi merret parasysh mosha dhe shëndeti, nuk e përmend praninë e gjyshit dhe nuk u bashkëfirmos nga ai. Deklarata me shkrim e nënshkruar nga gjyshi i tij në të njëjtën ditë, siç pretendohet nga kërkuesi, mund të jetë nënshkruar më vonë, pasi kërkuesi ishte marrë në pyetje nga oficeri i policisë, dhe kështu nuk provohet prania e tij gjatë marrjes në pyetje. Megjithatë, ky dokument nuk përmend se kërkuesi ishte informuar për të drejtën e marrjes së këshillave ligjore, ose për të pasur dikë tjetër të pranishëm gjatë marrjes në pyetje, apo nuk provon se ka qenë me të vërtetë i pranishëm një person tjetër.
206. Prandaj, Gjykata çmon se policia nuk e ka ndihmuar kërkuesin për marrjen e përfaqësimit ligjor. Kërkuesi nuk ishte i informuar për të drejtën e tij për të pasur të pranishëm një avokat, gjyshin e tij ose një mësues. Ky pasivitet i policisë nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbushur detyrimin e tyre pozitiv për t’i siguruar kërkuesit, një fëmije që vuan për më tepër nga ADHD, informacionin e nevojshëm, duke bërë të mundur që ai të marrë përfaqësimin ligjor (shih Panovits, cituar më lart, § 72).
207. Fakti që legjislacioni i brendshëm nuk parashikon ndihmë ligjore për të miturit nën moshën e përgjegjësisë penale, kur merren në pyetje nga policia nuk është një arsye e vlefshme për dështimin e përmbushjes së këtij detyrimi. Gjykata ka gjetur se një kufizim sistematik mbi të drejtën për ndihmë ligjore, në bazë të dispozitave, është i mjaftueshëm në vetvete, për të përbërë një shkelje të Nenit 6 (shih Salduz, cituar më lart, § 56). Për më tepër, është në kundërshtim me parimet themelore të përcaktuara në burime ndërkombëtare, sipas të cilave të miturve duhet t’i jetë garantuar mbrojtja ligjore, apo të tjera ndihma të përshtatshme (shih për shembull, CRC, Neni 40 § 2 (b) (ii), dhe po aty komentet; Rregullat e Pekinit, Rregulli 7.1; dhe Rekomandimi i Këshillit të Evropës Nr. R (87) 20, pika 8, të gjitha të cituara në paragrafët 82, 84, 86 dhe 77 më lart).
208. Për më tepër, Gjykata çmon se kërkuesi duhet të jetë ndjerë i frikësuar dhe i ekspozuar, ndërsa po mbahej i vetëm në stacionin e policisë dhe po merrej në pyetje në një mjedis të panjohur. Në fakt ai e tërhoqi rrëfimin menjëherë, pasi gjyshi i tij erdhi në stacionin e policisë, dhe protestoi për pafajësinë e tij. Në këtë drejtim, Gjykata thekson se deklarata e rrëfimit, e bërë në mungesë të një avokati, nuk u përdor kundër kërkuesit vetëm në procedurat për ta vendosur atë në qendrën e përkohshme të paraburgimit, por në kombinim me deklaratat e dëshmitarëve S. dhe nënës së tij, në fakt formuan bazën për gjetjen e gjykatave të brendshme se veprimet e tij përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes me dhunë, duke siguruar bazën për vendosjen e tij në qendër.
209. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata konstaton se mungesa e ndihmës ligjore gjatë marrjes në pyetje të kërkuesit nga ana e policisë ka prekur në mënyrë të pakthyeshme të drejtën e tij për mbrojtje dhe minoi ndershmërinë e procesit në tërësi (shih Panovits, cituar më lart, §§ 75-76, dhe Salduz, cituar më lart, §§ 58 dhe 62).
210. Si rrjedhojë ka pasur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) të Konventës.
(ii) E drejta për të marrë në pyetje dhe kërkuar pyetjen e dëshmitarëve
211. Për t’iu kthyer ankimit të kërkuesit, se ai nuk ka pasur mundësi të marrë në pyetje S. ose nënën e tij gjatë seancës të Gjykatës së Qarkut, e cila vendosi për qëndrimin e tij në qendrën e ndalimit të përkohshëm për të mitur, Gjykata së pari vëren se ishte një gjyqtar i vetëm në Gjykatën e Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk, në pajtim me nenin 22 (3) (2) të Ligjit të të Miturve, i cili urdhëroi qëndrimin e kërkuesit, pasi e dëgjoi atë në seancë. Në seancën dëgjimore, kërkuesi, gjyshi i tij dhe avokati i caktuar nga gjykata ishin të pranishëm, sikurse ishin prokurori dhe oficeri nga Inspektorati i të Miturve, i cili kishte vendosur më 12 janar 2005 për mos fillimin e procedurës penale kundër kërkuesit. Nga gjykimi del se kërkuesi dhe gjyshi i tij kishin mundësi t’i drejtoheshin gjykatës dhe të paraqisnin dokumente. Kështu, Gjykata vëren se, procedura ka ofruar garanci të caktuara procedurale për kërkuesin.
212. Megjithatë, Gjykatës së Qarkut, midis materialeve të tjera që kishin të bënin me kërkuesin, iu vunë në dispozicion edhe rezultatet e hetimit paraprak. Ato përfshinin deklaratat e bëra nga viktima e supozuar, S. dhe nëna e tij, si dhe deklarata e rrëfimit e nënshkruar nga kërkuesi. Gjykata thekson se kërkuesi kishte tërhequr rrëfimin dhe kishte pretenduar se ai ishte marrë nën presion. Për më tepër, siç gjendet më sipër, kërkuesi nuk ka përfituar nga ndihma e një avokati gjatë marrjes në pyetje në stacionin e policisë, gjë që në mënyrë të pandreqshme ka prekur të drejtat e tij të mbrojtjes. Për më tepër, gjyshi i tij, po ashtu pohoi se kërkuesi kishte qenë në kirurgjinë e një spitali një ditë më parë. Gjykata vëren se as S. dhe as nëna e tij nuk u thirrën në seancë për të dëshmuar dhe t’i jepnin kërkuesit një mundësi për t’i marrë në pyetje, pavarësisht nga fakti se dëshmitë e tyre ishin të një rëndësie vendimtare për përfundimin e seancës së pyetjeve nga policët, të cilët dolën në përfundimin se kërkuesi kishte kryer krimin e vjedhjes.
213. Në lidhje me këtë, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë tregues, as është pretenduar nga qeveria, që S. dhe nëna e tij nuk ishin në dispozicion, apo do të kishte qenë e vështirë të thirreshin në seancë si dëshmitarë. Si rrjedhojë, nuk kishte asnjë arsye për mos paraqitjen e dëshmitarëve. Për më tepër, duke pasur parasysh faktin se kërkuesi kishte tërhequr rrëfimin e tij, Gjykata është e mendimit se ka qenë e rëndësishme për drejtësinë e procedurave, që S. dhe nëna e tij të dëgjohen. Sipas mendimit të Gjykatës, kjo mbrojtje është edhe më e rëndësishme, kur çështja ka të bëjë me një të mitur nën moshën e përgjegjësisë penale, në procedura që përcaktojnë një të drejtë të tillë themelore, si të drejtën e tij për liri.
214. Për më tepër, edhe pse avokatja e caktuar nga gjykata ishte e pranishme në seancë për të përfaqësuar kërkuesin, është e paqartë se kur u caktua ajo dhe në çfarë mase mbrojti të drejtat e kërkuesit. Nëse kjo është e saktë, siç tregohet nga Qeveria, që asnjë kërkesë për të dëgjuar S. ose nënën e tij nuk është bërë në Gjykatën e Qarkut nga kërkuesi, atëherë kjo tregon një mungesë kujdesi nga ana e avokates dhe, sipas mendimit të Gjykatës, edhe nga ana e gjyqtarit, i cili duhet të sigurohet se parimi i barazisë është respektuar gjatë procedurës. Në fakt, nuk janë bërë përpjekje nga autoritetet për të siguruar paraqitjen e S. dhe nënës së tij në gjykatë, edhe pse Akti për të Miturit parashikon mundësinë për të dëgjuar dëshmitarët, siç është pranuar nga Qeveria. Meqë në rrezik qëndronte e drejta e lirisë së një 12 vjeçari, është e pa neglizhueshme rëndësia e një procesi të rregullt.
215. Së fundi, Gjykata vëren se nuk ka pasur faktorë të kundër balancimit për të kompensuar pamundësinë e kërkuesit për të marrë në pyetje S. dhe nënën e tij, në çdo fazë të procedimit. Siç është përcaktuar nga Dhoma në paragrafin 173 të vendimit të saj, kërkuesit nuk i është dhënë mundësia të shqyrtojë pyetjet e bëra nga hetuesi për dëshmitarët, dhe as nuk i është dhënë më vonë mundësia që t’i drejtojë pyetjet e veta atyre. Për më tepër, edhe pse u bënë deklaratat e dëshmitarëve në hetuesi, nuk janë regjistruar në video, as kërkuesi, as gjykatësit dhe për pasojë nuk ishin në gjendje të vëzhgonin sjelljen e dëshmitarëve nën pyetjet e policëve, në mënyrë që të krijohej bindje në dëshmitë që u dhanë (shih për arsyetim të ngjashëm Makeyev k. Rusisë, nr. 13769/04, § 42, 5 shkurt 2009).
216. Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, Gjykata konstaton se të drejtat e mbrojtjes së kërkuesit, në veçanti ato për të pyetur dhe kërkuar të pyeten dëshmitarët, janë kufizuar në një masë të papajtueshme me garancitë e parashikuara nga neni 6 §§ 1 dhe 3 (d) i Konventës dhe ka pasur shkelje të këtyre dispozitave.
(iii)Përfundimi
217. Gjykata deklaron se të drejtat e mbrojtjes së kërkuesit u kufizuan në një masë të papajtueshme me garancitë e parashikuara në nenin 6 të Konventës, për shkak të mungesës së ndihmës juridike gjatë pyetjes nga policia dhe nga mohimi i mundësisë për të marrë në pyetje dëshmitarët, dëshmia e të cilëve kishte qenë vendimtare për vendimin e gjykatës vendase, për ta dërguar kërkuesin në qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur për tridhjetë ditë.
218. Megjithatë, Gjykata e konsideron të rëndësishme të shtojë, ashtu si edhe Dhoma (shih paragrafin 176 të gjykimit të saj), se kufizimet e mësipërme kanë qenë për shkak të faktit se kërkuesi ishte nën moshën e përgjegjësisë penale dhe për këtë arsye ishte jashtë mbrojtjes së ofruar nga garancitë procedurale të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale (shih më lart paragrafët 59-63). Në vend të kësaj, Akti për të Miturit ishte i zbatueshëm për kërkuesin. Ky akt parashikon garanci procedurale të kufizuara (shih paragrafin 68 më lart) në mënyrë të konsiderueshme. Sipas Gjykatës, dhe siç vërehet edhe nga Lidhja e të Drejtave të Njeriut në parashtrimet e saj, (shih paragrafin 192 më lart) sikurse ilustrohet nga rasti në fjalë, qëllimi i legjislacionit të mbrojtjes së fëmijëve, është për të siguruar kujdesin ndaj tyre, por trajtimi vjen në konflikt me realitetin dhe parimet e përcaktuara në paragrafin 196 më lart, pasi fëmija është privuar nga liria e tij pa gëzuar të drejtat procedurale për të mbrojtur veten siç duhet kundër imponimit të një mase të tillë të ashpër.
219. Sipas mendimit të Gjykatës, të miturit, zhvillimi konjitiv dhe emocional i të cilëve në çdo rast kërkon konsiderata të veçanta, dhe veçanërisht ai i fëmijëve të vegjël nën moshën e përgjegjësisë penale, meriton mbështetje dhe ndihmë për të mbrojtur të drejtat e tyre, kur ndaj tyre janë aplikuar masa shtrënguese, edhe pse nën maskën e masave edukative. Siç është e qartë nga materialet përkatëse ndërkombëtare para Gjykatës (shih paragrafët 77-89 më lart), kjo ka qenë e vendosur në shumë dokumente ndërkombëtare. Gjithashtu, ky fakt është theksuar nga ndërhyrësit si palë e tretë. Kështu, Gjykata është e bindur se masat mbrojtëse procedurale të përshtatshme duhet të veprojnë për të mbrojtur interesat më të mirë dhe mirëqenien e fëmijës, sigurisht kur liria e tij është në rrezik. Në të kundërt, fëmijët do të vendoseshin në një disavantazh të qartë në krahasim me të rriturit që ndodhen në të njëjtën situatë. Në lidhje me këtë, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të kërkojë masa shtesë për të siguruar se ata janë të mbrojtur sa duhet. Gjykata thekson se megjithatë, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të jenë të hapur ndaj gjykimeve të drejta e të plota penale; të drejtat e tyre duhet të sigurohen në një ambient të përshtatur edhe për moshën e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në veçanti me Konventa për të Drejtat e Fëmijës.
220.Duke pasur parasysh të gjitha konsideratat e mësipërme, Gjykata konstaton se kërkuesi nuk i është nënshtruar një gjykimi të drejtë, gjë që ka çuar në vendosjen e tij në qendrën e paraburgimit të përkohshëm për të miturit në shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) dhe (d) të Konventës.
APLIKIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
3. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.” A. Dëmi 1. Parashtrimet e palëve 222. Kërkuesi pretendoi 7,500 euro në lidhje me dëmin jo pasuror, sikurse vendosi Dhoma në vendimin e saj, edhe pse deklaroi se shuma nuk mbulonte plotësisht të gjitha shpenzimet për shërimin e shëndetit të tij fizik dhe mendor. 223. Qeveria e kundërshtoi këtë shumë dhe argumentoi se nëse Gjykata do të gjejë shkelje të Konventës, vendimi i saj duhet të përbëjë në vetvete kënaqësinë e mjaftueshme për kompensimin e dëmit jo pasuror të pësuar nga kërkuesi. 2. Gjykimi i Dhomës
224. Dhoma, duke bërë një vlerësim mbi baza të drejta, i akordoi kërkuesit shumën 7,500 euro në lidhje me dëmin jo pasuror, plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme mbi këtë shumë.
3. Vlerësimi i Gjykatës
225. Gjykata vëren se ajo ka gjetur të njëjtin kombinim të shkeljeve sikurse edhe Dhoma në rastin në fjalë. Për më tepër, kërkuesi ka pretenduar të njëjtën shumë siç i është dhënë atij nga Dhoma në vendimin e saj. Gjykata deklaron se sasia do të jetë e njëjtë me atë të dhënë nga Dhoma, dhe në këtë mënyrë i akordon kërkuesit 7,500 euro në lidhje me dëmin jo pasuror, plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme mbi këtë shumë.
B. Kostot dhe shpenzimet
1. Parashtrimet e palëve
226. Kërkuesi pretendoi edhe kërkoi 24,979 (rreth 417 euro) për tarifat ligjore (RUB 20,000), kostot e përkthimit dhe shpenzimet postare (RUB 359) të bëra para Dhomës së Madhe, përveç shumës së dhënë nga Dhoma në vendimi i saj.
227. Qeveria i kundërshtoi të dyja, shumën e dhënë nga Dhoma dhe kërkesat e tjera shtesë të kërkuesit para Dhomës së Madhe. Ajo mendonte se faturat e pagesave të disponueshme, të dorëzuara në Gjykatë nuk mund të konsideroheshin si provë e vlefshme e dokumentuar, duke qenë se mbanin vulat e Dhomës së Avokatisë, por ishin nënshkruar nga vetë përfaqësuesi. Për më tepër, asnjë kontratë ndihme juridike mes kërkuesit, apo gjyshit të tij dhe përfaqësuesit nuk ishte dorëzuar në Gjykatë. Faturat e rastësishme të pagesave nga një qendër përkthimi ishin të pamjaftueshme për të konfirmuar shpenzimet e përkthimit. Qeveria më tej theksoi se përfaqësuesi nuk është përmendur në asnjë nga vendimet e gjykatave të brendshme dhe se përfshirja e tij në procedurat para Gjykatës ka qenë e kufizuar, shumica e punës është bërë nga gjyshi i kërkuesit.
Gjykimi i Dhomës
228. Dhoma i akordon kërkuesit 1,493 euro për tarifat ligjore dhe shpenzimet e përkthimit, plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të kërkuesit mbi këtë shumë.
Vlerësimi i Gjykatës
229. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, një kërkues ka të drejtën e rimbursimit të kostove dhe shpenzimeve vetëm në masën që ka treguar se këto kanë qenë të vërteta dhe janë në sasi të arsyeshme. Në rastin konkret, Gjykata nuk gjen asnjë arsye për të dyshuar mbi shumën e dhënë nga Dhoma për kostot dhe shpenzimet e kërkuesit. Ajo konstaton më tej se faturat dhe faturat e pagesave të paraqitura nga kërkuesi në Gjykatë provojnë se ai ka paguar përfaqësuesin e tij në shumën 20,000 RUB, për shërbimet ligjore në procedurat para Dhomës së Madhe. Ajo, gjithashtu pranon në mënyrë të plotë faturat dhe faturat e pagesave në lidhje me shpenzimet për përkthime dhe shërbimet postare.
230. Në dritën e sa më sipër, Gjykata i jep kërkuesit shumën e plotë të pretenduar, që është, 1,493 euro, për procedurat para Dhomës dhe 417 euro për procedurat para Dhomës së Madhe, pra, një shumë totale prej 1,910 euro, plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të kërkuesit mbi ketë shumë.
C. Interesi i munguar
231. Gjykata e çmon të nevojshme se interesi i munguar duhet të bazohet në normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë për qind.
PËR KËTO ARSYE,GJYKATA,
1. Rrëzon, njëzëri, kundërshtimet paraprake të Qeverisë për mos shterim të mjeteve të brendshme ligjore dhe mosrespektim të afatit kohor gjashtëmujor të ngritur në lidhje me pretendimet e kërkuesit sipas nenit 3 të Konventës, si dhe në bazë të nenit 6 lidhur me marrjen në pyetje;
2. Vendos, njëzëri, se ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;
3. Vendos njëzëri, se ka pasur shkelje të nenit 5 § 1 të Konventës;
4. Vendos, me njëmbëdhjetë vota kundër gjashtë, se ka pasur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) dhe (d) të Konventës;
5. Vendos, njëzëri,
(a) se shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajsh, shumat e mëposhtme, që do të konvertohen në rubla ruse me kursin e këmbimit në datën e shlyerjes:
(i) 7,500 euro (shtatë mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme, në lidhje me dëmin jo pasuror;
(ii) 1,910 euro (njëmijë e nëntëqind e dhjetë euro), plus çdo taksë që mund të jetë në ngarkim të kërkuesit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) që nga skadimi i përmendur më lart tre muaj deri në shlyerje, interesi do të jetë i pagueshëm mbi shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre pikë për qind.
Hartuar në anglisht dhe frëngjisht, dhe vendosur në seancë publike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, më 23 Mars 2016.
Lawrence EarlyGuido Raimondi
Këshilltar Kryetar
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe Rregullën 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, opinionet e mëposhtme të veçanta i janë bashkëngjitur këtij vendimi:
(a) mendimi konkurrues i gjyqtarit Zupancic;
(b) mendimi pjesërisht mospajtues i gjyqtarëve Spielmann, Nicolaou, Bianku, Keller, Spano dhe Motoç;
(c) mendimi pjesërisht mospajtues i gjyqtarit Motoc G.R.A.
T.L.E.
Mendimi ALTERNATIV i gjyqtarit Zupancic
Unë pajtohem me rezultatin e çështjes. Megjithatë, qëllimi i këtij mendimi alternativ është për të sqaruar çështjen e mos kualifikimit të statusit të krimeve. Meqë i riu Blokhin, në këtë rast u trajtua si një "i mitur delinkuent", shtrohet pyetja nëse ai duhet, apo nuk duhet të ketë të drejtën e masave mbrojtëse procedurale kontradiktore. Për të kuptuar këtë, unë do t’i referohem historikut së kësaj çështjeje në aspektin kushtetues.
Tri raste kyçe të Gjykatës Supreme amerikane të shekullit të njëzetë përcaktuan shtrirjen e kërkesave të procesit të gjykatës për të mitur.
Në Kent k. Shteteve të Bashkuara (383 SHBA 541 [1966]), Gjykata Supreme, fillimisht deklaroi se mbrojtja kushtetuese ishte e zbatueshme në procesin për të mitur. Në arritjen e këtij përfundimi, Gjykata Supreme deklaroi si më poshtë (fq. 554-56.):
"1. Teoria e Aktit të Gjykatës së Qarkut për të mitur, sikurse ajo e juridiksioneve të tjera, është rrënjosur në filozofinë e mirëqenies sociale, si dhe në juris corpus. Procedurat e saj janë të përcaktuara si civile, në vend të penale. Gjykata për të Mitur është angazhuar teorikisht në përcaktimin e nevojave të fëmijës dhe të shoqërisë, në vend që të gjykojë sjelljen kriminale. Objektivat synojnë të sigurojnë masat e udhëzimit dhe rehabilitimit të fëmijës dhe mbrojtjen e shoqërisë, jo të rregullojnë përgjegjësinë penale, fajësinë dhe dënimin. Shteti është “parens patriae”, më shumë se të qenit prokuror apo gjyqtar. Si shembull për funksionim është marrëdhënia "prindërore" dhe jo një ftesë për arbitraritete procedurale.
2. Për shkak se shteti, prezumohet se procedon në lidhje me fëmijët si “parens patriae”, dhe jo si kundërshtar, gjykatat janë mbështetur në premisën se procedurat janë "civile" në natyrë, dhe jo penale, dhe kanë pohuar se fëmija nuk mund të ankohet për privimin e të drejtave të rëndësishme në çështjet penale. Ai mund të pretendojë vetëm të drejtën për trajtim të drejtë. ...
Ndërsa nuk mund të ketë asnjë dyshim për qëllimin fillestar, të lavdërueshëm të gjykatave për të mitur, studime dhe kritika në vitet e fundit kanë ngritur pyetje serioze lidhur me faktin nëse masat aktuale të performancës kundrejt qëllimeve teorike për të bërë të tolerueshëm imunitetin e procesit nga arritja e garancive kushtetuese të aplikueshme për të rriturit. Ka shumë prova, se disave prej gjykatave për të miturit, duke përfshirë edhe atë të Distriktit të Kolumbias, i mungon personeli, pajisjet dhe teknikat për të qenë në mënyrë të përshtatshme përfaqësues i shtetit me kapacitet “parens patriae”, të paktën në lidhje me fëmijët e akuzuar për shkelje të ligjit. Ka prova, në fakt, se mund të ketë arsye për t’u shqetësuar se fëmija merr të keqen e të dy “botëve”: që ai nuk merr as mbrojtjen e garantuar për të rriturit, dhe as kujdesin rehabilitues të caktuar për fëmijët.”
Kent u pasua nga rasti In re Gault (387 SHBA 1 [1967]), i cili pohon se procesi i përcaktuar sipas Klauzolës së 14 të Amendamentit, kërkon që fëmijëve që i nënshtrohen juridiksionit të gjykatës për të mitur mund t’i jepet shumë, por jo e gjithë mbrojtja procedurale në gjykatat penale, sikurse parashikohet për të rriturit. Gjykata Supreme deklaroi si më poshtë (fq. 36.):
"Në një proces ku shtrohet çështja, nëse fëmija do të deklarohet “delinkuent” dhe do jetë subjekt i humbjes së lirisë së tij për vite me radhë është e krahasueshme me seriozitetin e një ndjekje penale. I mituri ka nevojë për ndihmën e avokatit për të përballuar problemet që ka me ligjin, për të bërë shqyrtim të kualifikuar të fakteve, të këmbënguli mbi rregullsinë e procedurës, dhe të përcaktojë, nëse ai do të mbrohet dhe ta përgatisë dhe dorëzojë atë. Fëmija "kërkon dorën udhëzuese të avokatit në çdo hap, në procedurën kundër tij."
Së fundi, në In re Winship (397 SHBA 358 [1970]), Gjykata Supreme vendosi se në procedurat e delikuencës së të miturve, prokuroria kishte barrën e të provuarit përtej dyshimit të arsyeshëm të çdo elementi të veprës penale (fq. 364).
Në rastin e Robinson k. Kalifornisë (370 SHBA 660 [1962]), Gjykata Supreme vendosi se një ligj kalifornian, i cili përdorej për të dënuar një person se kishte qenë i varur nga droga, dhe jo për aktin e marrjes së lëndëve narkotike, ishte jo kushtetues, në shkelje të amendamenteve 8 dhe 14-të. Në arritjen e përfundimit të saj, Gjykata Supreme bëri vëzhgimet vijuese (fq. 666-67.):
"Pra, ky statut, nuk është një statut, i cili dënon një person për përdorimin e lëndëve narkotike, për blerjen e tyre, shitjen apo posedimin, apo për sjellje antisociale ose të çrregullt, e cila rezulton si pasojë e përdorimit të tyre. Ky nuk është një ligj, i cili synon që të ofrojë ose të kërkojë trajtim mjekësor, përkundrazi, kemi të bëjmë me një statut që e quan "statusin" e varësisë nga lëndët narkotike një vepër penale, për të cilën përdoruesi mund të ndiqet penalisht "në çdo kohë, para se ai të përmirësojë sjelljen." Kalifornia pohon se një person mund të jetë vazhdimisht fajtor për këtë vepër, edhe nëse është ai ka përdorur, poseduar ose jo, ndonjëherë lëndë narkotike brenda shtetit, dhe nëse ka qenë fajtor apo jo për ndonjë sjellje antisociale.
Është e pamundur që një shtet, në çdo moment të historisë së tij, të përpiqet ta quajë vepër penale të qenit i sëmurë mendor, apo i sëmurë nga lebra, apo të qenit i prekur nga një sëmundje veneriane. Një shtet mund të përcaktojë se shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme kërkojnë që viktimat e këtyre sëmundjeve të trajtohen me mjekim të detyruar, duke përfshirë karantinën, izolimin, ose sekuestrimin. Por, në dritën e njohurive bashkëkohore të njerëzimit, një ligj i cili quan vepër penale një sëmundjeje të tillë, pa dyshim mendohet se shkakton dënime të egra dhe të pazakonta në kundërshtim me Amendamentin e tetë dhe të katërmbëdhjetë (shih Francis k. Resweber, 329 SHBA 459).
Ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër, veçse ta konsiderojmë statutin si të së njëjtës kategori. "
Sikurse Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara vuri në dukje në rastin e Kent k. Shteteve të Bashkuara, shteti merr një rol “parens patriae”, me qëllim ofrimin e udhëzimeve dhe rehabilitimin e fëmijës dhe mbrojtjen e shoqërisë, dhe nuk ngarkon me përgjegjësi penale, fajësi, apo dënim. Megjithatë, duke bërë kështu, fëmija është privuar nga të drejtat e rëndësishme të procesit, për shkak se ai mund të vuajë "më të keqen e të dy botëve", mos marrja as e mbrojtjes së akorduar për të rriturit, as e kujdesit për fëmijët (shih Kent, cituar më lart , fq. 556).
Në këto raste, fëmija është i privuar nga liria e tij në bazë të statusit të tij, domethënë, faktit të të qenit një delinkuent i mitur, jo për shkak të aktit të pretenduar se është kryer prej tij, ose çështja rreth fajit të tij është vendosur në përfundim të procedurave të cilat janë në përputhje me Neni 6.
Sipas mendimit tim, këto janë dy drejtime krejtësisht të ndryshme. Procedura penale është pasojë e një akti të të pandehurit penal, dhe fajësia apo pafajësia e tij mund të provohet në përputhje me rregullat e të provuarit, në një proces që plotëson kërkesat e procesit të rregullt ligjor dhe parimin e ligjshmërisë. Me fjalë të tjera, akti i çdo pandehurit është i diskutueshëm dhe lejon të provuarin mbi faktet. Kjo është e përcaktuar edhe in abstracto dhe in concreto në drejtim të kohës, vendit dhe modus operandi. Megjithatë, në këtë rast, të qenit autor i veprës penale, dhe fakti i të qenit delinkuent i mitur, është e paqartë dhe për këtë arsye nuk mund të përcaktohet me ligj (parimi i ligjshmërisë), ose të provohet (kërkesat e një gjykimi të drejtë).
Gjithashtu, është për t’u theksuar se përcaktimi i një statusi të veçantë për një individ në sistemin e drejtësisë penale mund të jetë thjesht pasojë e kryerjes së një sërë aktesh nga ana e atij individi, si për shembull në Achour k. Francës ([GC], nr. 67335/01, KEDNj 2006- IV), ku Gjykata ka bërë një përjashtim në lidhje me parimin ad hominem, (kërkuesi ishte një multi-përsëritës) në pikëpamje të një serie aktesh për të cilat i pandehuri ishte dënuar.
Kjo është arsyeja e vërtetë, pse ekzistenca e statusit të kriminelit nuk është e pranueshme në të drejtën penale (dhe është gjetur gjithashtu të jetë antikushtetuese nga Gjykata e Lartë e SHBA në Robinson k. Kalifornisë (cituar më lart).
Nga ana tjetër, në situata në të cilat shteti vepron si parens patriae, dhe vetëm për aq sa kjo dashamirësi është dukshëm në interesin më të mirë të personit të dëmtuar (i mituri delikuent, një person i sëmurë mendor, e kështu me radhë), mund të thuhet se nuk ka konflikt interesash midis shtetit dhe personit të dëmtuar. Si pasojë, parimi i ligjshmërisë nuk vihet në lojë dhe nuk është e domosdoshme natyra kontradiktore e gjykimit.
Nuk është e pranueshme që një fëmijë të privohet nga liria e tij në bazë të statusit të tij, në vend të aktit që pretendohet se ka kryer dhe që parashikohet në procedurat ligjore. Cenueshmëria e natyrshme e fëmijëve kërkon që kur të hyjnë në sistemin e drejtësisë penale të jenë të mbrojtur në mënyrë të përshtatshme dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara. Gjykata ka pohuar se masa mbrojtëse të posaçme procedurale mund të aplikohen në mënyrë që të mbrojnë interesat e personave të cilët, për shkak të aftësisë së kufizuar të tyre mendore, nuk janë plotësisht të aftë për të vepruar për veten e tyre (shih Winterwerp k. Holandës, 24 tetor 1979 § 60, seria A nr. 33). Po kështu, masa mbrojtëse të përshtatshme procedurale duhet të jenë të aplikueshme për fëmijët për të mbrojtur të drejtat dhe interesin më të mirë të tyre.
Opinioni pjesërisht kundërshtues i gjyqtarëve Spielmann, Nicolaou, Bianku, Keller, Spano DHE Motoç
I.
Vërejtje paraprake
1. Kërkuesi, një i mitur nën moshën e përgjegjësisë penale, ishte vendosur në një qendër ndalimi për të mitur për tridhjetë ditë, për të parandaluar kryerjen e akteve të tjera kriminale. Shumica pranon se kërkesa e tij për të metat procedurale, gjatë vendosjes së tij në paraburgim, bie në aplikimin e nenin 6 § 1 të Konventës. Për më tepër, shumica mendon se ka pasur shkelje të kësaj dispozite, së bashku me nenin 6 § 3 (c), për shkak të mungesës së ndihmës juridike, dhe nenit 6 § 3 (d), pasi kërkuesit nuk i është dhënë e drejta për të kundërshtuar dhe pyetur dëshmitarët e rëndësishëm në proces.
2. Ne, me respekt ndahemi nga shumica, të cilët pohojnë se neni 6 është i zbatueshëm për procedurat e ndalimit të përkohshëm të kërkuesit, kështu ne nuk mund të numërohemi se kemi votuar se ka një shkelje të kësaj dispozite. Siç kemi shpjeguar më poshtë, ne konsiderojmë se ankimi i kërkuesit për mungesën e masave mbrojtëse procedurale gjatë procedurës së ndalimit duhet të ishte shqyrtuar sipas nenit 5 § 4 të Konventës dhe të ishte gjetur shkelje sipas kësaj baze. Megjithatë, ne jemi plotësisht dakord, me gjetjet e shkeljeve në Nenet 3 dhe 5 § 1 të Konventës, në rastin në fjalë.
3. Ne, së pari do të procedojmë, duke analizuar dhe refuzuar arsyetimin e shumicës, se Neni 6 është i zbatueshëm për procedurat e paraburgimit (pjesët II VI), dhe pastaj do të kalojnë në shqyrtimin e kërkesës së kërkuesit në bazë të nenit 5 § 4 të Konventës (pjesa VII ).
II.
Argumentet pro dhe kundër zbatueshmërisë së nenit 6
4. Në pohimin se neni 6 është i zbatueshëm në procedurën e paraburgimit, shumica zbaton argumentet e mëposhtme, të artikuluara nga Dhoma, duke aplikuar kriteret Engel (Engel dhe të tjerët k. Holandës, 8 qershor 1976 Seria A nr. 22) (shih paragrafët 179-82 të vendimit aktual):
(i) Fakti që procedurat kundër kërkuesit nuk janë klasifikuar si penale sipas ligjit rus kishte vetëm një vlerë formale dhe relative; "pikërisht natyra e veprës [ishte] një faktor i rëndësishëm", dhe Dhoma iu referua vendimit të Gjykatës në Ezeh dhe Connors k. Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 39665/98 dhe 40086/98, § 91, GjEDNj 2003- X).
(ii) Nuk ishte e nevojshme për të vendosur nëse, pavarësisht nga natyra e padiskutueshme penale e veprës, fakti që ndjekja penale e kërkuesit ishte ligjërisht e pamundur për shkak të moshës së tij, e heq procedurën kundër tij nga kuadri i aspektit penal të nenit 6. Në vend të kësaj, Gjykata duhet të përqendrohet në kriterin e tretë Engel: natyrën dhe shkallën e ashpërsisë së dënimit që kërkuesi rrezikonte.
(iii) Kishte një lidhje të ngushtë, si në ligj dhe në fakt, midis pyetjeve para-hetimore dhe procedurave të vendosjes së tij në paraburgim.
(iv) Vendosja e përkohshme në një qendër paraburgimi solli heqje të lirisë, Gjykata duhet të marrë me mend se procedura kundër kërkuesit ishte "kriminale" brenda kuptimit të nenit 6, një prezumim, i cili ishte i kundërshtueshëm vetëm në rrethana krejtësisht të veçanta dhe vetëm nëse heqja e lirisë nuk mund të konsiderohet "dukshëm e dëmshme", duke pasur parasysh natyrën e saj, kohëzgjatjen dhe mënyrën e ekzekutimit. Gjykata përsëri iu referua vendimit në Ezeh dhe Connors (cituar më sipër, § 126).
(v) Megjithëse, urdhri i ndalimit është i bazuar në arsyen e korrigjimit të sjelljes dhe për të penguar kërkuesin nga kryerja e veprave të mëtejshme, në vend që ta dënoje atë, Gjykata shqyrton përtej paraqitjes dhe gjuhës së përdorur, ajo përqendrohet në realitetin e situatës. Qendra e ndalimit nuk ishte një institucion arsimor, ajo ishte e mbyllur dhe e ruajtur, si dhe të ndaluarit ishin subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe në një regjimi të rreptë disiplinor. Prandaj, heqja e lirisë pas konstatimit se veprimet e kërkuesit përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes me dhunë, dhe dërgimi i tij në një qendër paraburgimi, duke u bërë subjekt i një regjimi quasi-penitenciar, përmbante elemente ndëshkuese, si dhe elemente të parandalimit dhe frenimit. Kështu, prezumimi në Ezeh dhe Connors mbi zbatueshmërimë e nenit 6 nuk është hedhur poshtë, dhe procedimet kundër kërkuesit janë konsideruar si "kriminale" në kuptim të nenit 6 të Konventës.
5. Ne, gjykojmë se argumentimi i shumicës është me të meta për tri arsyet e mëposhtme:
Së pari, shumica e mbivlerëson rëndësinë ligjore dhe materiale të lidhjes midis procedurës para-hetimore dhe asaj të vendosjes në qendër.
Së dyti, me respekt gjykojmë se shumica ka vepruar gabim duke marrë parasysh zbatimin e prezumimit të nenit 6, në Ezeh dhe Connors, si me rëndësi për shqyrtimin e çështjes në fjalë.
Së treti, shumica mbështetet kryesisht në elementet ndëshkuese të ndalimit të përkohshëm tridhjetë-ditor të kërkuesit në qendrën e ndalimit për të mitur. Nëse e pranojmë këtë argument do të rezultojë se pothuajse të gjitha masat e përkohshme që përfshijnë heqjen e lirisë, të cilat bien në fushën e zbatimit të nenit 5 të Konventës, janë konsideruar "kriminale" në bazë të nenit 6 të Konventës. Tani e në vijim, Shtetet duhet të sigurojnë garanci procedurale të plota për gjykim të drejtë, përpara se një person të arrestohet përkohësisht, në kuptim të nenit 5. Ky arsyetim që kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë për parashikimet e veçanta të dispozitës 5 § 4 e bën interpretimin e saj të vjetruar, dhe gjithashtu, nga njëra anë nuk njeh në thelb natyrën e ndryshme dhe qëllimin e procedimeve për paraburgim, sipas Nenit 5, ndërsa nga ana tjetër procedurat e gjykimit të drejtë në çështjet penale.
6. Ne tani do të shpjegojmë me radhë dhe me më shumë detaje çdo argument.
III.
Lidhja midis pyetjeve para-hetimore dhe procedurave për vendosjen në qendër
7. Ne konstatojmë, siç përshkruhet në paragrafët 14-24 të vendimit, se pyetjet para-hetimore u mbajtën në janar të vitit 2005, me arsyetimin se kërkuesi kishte kryer vjedhje me dhunë. Më 12 janar 2005, Inspektorati për të miturit refuzoi të nisë procedura penale, pasi kërkuesi ishte nën moshën ligjore të përgjegjësisë penale. Në qershor të vitit 2005 Prokuroria e Qarkut Sovetskiy të Novosibirsk anuloi vendimin, duke arsyetuar se pyetjet para-hetimore ishin të paplota. Megjithatë, më 6 korrik 2005 Inspektorati i të Miturve, përsëri ka refuzuar të nisë procedura penale për të njëjtat arsye si më parë.
8. Ndërkohë, më 21 shkurt 2005, Gjykata e Rrethit Sovetskiy urdhëroi vendosjen e kërkuesit në një qendër të përkohshme ndalimi për të mitur, për tridhjetë ditë. Shefi i Departamentit të Policisë i Qarkut Sovetskiy kishte bërë kërkesë në gjykatë "për të parandaluar veprime të mëtejshme të paligjshme [të kërkuesit]". Gjykata e Qarkut arsyetoi se kërkuesi duhej të vendosej në qendrën e ndalimit për "korrigjim sjellje" (shih paragrafin 27 të vendimit). Kërkuesi apeloi, dhe procedura kulmoi me vendimin e kryetarit të Gjykatës Rajonale Novosibirsk, më 29 maj të vitit 2006 duke konfirmuar vendimin e 21 shkurtit 2005. Siç është përshkruar në paragrafin 54 të vendimit të Gjykatës, Gjykata Rajonale argumentoi ndryshe nga Gjykata e Qarkut, duke pasur parasysh se ai kishte qenë "i nevojshëm, në përputhje me nenin 22 (2) (4) të Aktit të të Miturve, për të vendosur [kërkuesin] në qendrën e përkohshme të ndalimit për të mitur, për tridhjetë ditë për të parandaluar kryerjen e akte të tjera kriminale". Gjykata Rajonale ka deklaruar qartë se "fakti që Gjykata e Qarkut kishte përmendur "korrigjim sjellje", si bazë për vendosje në paraburgim nuk e bënte paraburgimin e 21 shkurtit 2005 të paligjshëm. Ndalimi i kërkuesit ishte i justifikuar për arsye të tjera".
9. Në dritën e sa më sipër, ne konsiderojmë se edhe pse Gjykata e Qarkut i është referuar kryerjes së pretenduar nga kërkuesi të një akti kriminal, i cili përmban elemente objektive penale të vjedhjes me dhunë, Gjykata Rajonale ka ri klasifikuar qëllimin kryesor të ndalimit të përkohshëm, në të qenit vetëm parandalues, dhe vendosi në mënyrë të qartë si bazë ligjore dispozitat e Aktit të Miturve. Është e vërtetë se sjellja delikuente e kërkuesit si i mitur ishte baza për kërkesën për të vendosur atë në një qendër të përkohshme paraburgimi për të mitur, por që nuk mund, në vetvete, të jetë ky një argument kryesor për aplikimin e Nenit 6 për procedurat e paraburgimit. Shpesh, edhe pse jo ekskluzivisht, ndodh që masat e marra nga shtetet anëtare për të privuar personat përkohësisht nga liria e tyre, siç lejohet në bazë të nenit 5 § 1 të Konventës, janë të bazuara për ata persona që kanë vepruar në një mënyrë që mund të jetë shoqërisht shqetësuese, apo me natyrë penale. Më pas, paraburgimi është konsideruar i nevojshëm për interesa të caktuara ligjore, të cilat janë personale për të paraburgosurit në fjalë dhe/ose në lidhje me interesat e publikut të gjerë.
Në rastin konkret vazhdimi i pyetjeve para-hetimore është ndërprerë nga Inspektorati i të Miturit, pasi kërkuesi ishte nën moshën e përgjegjësisë penale. Ai nuk ka qenë dhe nuk mund të "akuzohet penalisht" për aktin e pretenduar sipas ligjit të brendshëm, as, sipas mendimit tonë, në kuptim autonom të termave të nenit 6 të Konventës. Vendosja e tij në qendrën e ndalimit për të mitur është bazuar vetëm në dispozitat e Aktit të të Miturve, për të mbrojtur interesin publik në parandalimin e rasteve të tjera të sjelljes së tij të mundshme të dëmshme. Ne theksojmë se Neni 22 (2) (4) i Aktit për të Miturit, i cili ishte baza e vetme ligjore për urdhrin e ndalimit, në mënyrë të qartë thekson se ndalimi deri në tridhjetë ditë lejohet kur i mituri ka kryer "një akt para se të arrijë moshën ligjore e përgjegjësisë penale", ndër të tjera, me qëllim mbrojtjen e jetës apo shëndetit të tij, ose për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale". Dispozita nuk përmend nevojën për të vlerësuar nëse akti kriminal në fjalë korrespondon me elementet objektive të veprës penale. Si pasojë, edhe pse jemi dakord me shumicën, se ka pasur një lidhje faktike në mes të dy procedurave, nga njëra anë ngjarjet që sollën zhvillimin e pyetjeve para-hetimore dhe nga ana tjetër procedura e vendosjes në qendër, e cila mbi këtë bazë justifikonte refuzimin e kundërshtimeve të Qeverisë në lidhje me pranueshmërinë e kërkesës për Neni 6, për sa i përket periudhës gjashtëmujore, sipas nenit 35 § 1 të Konventës (shih paragrafët 116-19 të gjykimit), ne, së fundmi nuk pajtohemi me argumentin se ka pasur një lidhje të ngushtë mes dy procedurave, sipas ligjit të brendshëm, duke justifikuar përfundimin se procedurat bien nën aspektin penal të nenit 6.
IV.
Zbatimi i prezumimit të Ezeh dhe Connors, në lidhje me aplikimin e Nenit 6
10. Shumica pranon se, duke qenë se kërkuesit i është hequr liria, Gjykata duhet të prezumojë se neni 6 zbatohet për procedurat që çuan në vendimin për ta kapur atë dhe se ky prezumim nuk është hedhur poshtë nga faktet në përputhje me kriteret e themeluara në gjykimin e Ezeh dhe Connors k. Mbretërisë së Bashkuar (cituar më lart). Me respekt, nuk pajtohemi me aplikimin e prezumimit të rastit Ezeh dhe Connors në çështjen në fjalë.
11. Në Ezeh and Connors, kërkuesit ishin të burgosur, të cilët ishin akuzuar për kundërvajtje në kundërshtim me Rregullat e Burgut, kërkuesi i parë për kanosje për të vrarë një oficer të lirimit me kusht, i dyti për sulm ndaj një oficeri të burgut. Të dy u deklaruan fajtorë nga drejtuesi burgut dhe iu dha si dënim disa ditë shtesë burgimi, në bazë të Aktit të Drejtësisë Penale të vitit 1991: kërkuesi i parë, mori një shtesë prej dyzet ditë, ndërsa i dyti mori shtatë ditë, së bashku me katërmbëdhjetë ditë izolim për të parin dhe tre ditë për të dytin. Së fundi, kërkuesit të parë iu ndalua përkohësisht ushtrimi i profesionit dhe iu hoqën privilegjet e tjera, ndërsa i dyti u gjobit me 8 GBP.
12. Kërkuesit u ankuan, sipas nenit 6 § 3 (c) të Konventës, për mungesë të përfaqësimit ligjor dhe, në alternativë, të ndihmës juridike gjatë seancës së tyre para drejtuesit të burgut, për sa i përket procedurës disiplinore të nisur kundër tyre, sipas Rregullave të Burgut. Për të përcaktuar nëse neni 6 është i zbatueshëm në procedurën në fjalë, Gjykata referoi, në § 126, § 82 të Engel dhe të tjerët (cituar më lart), si vijon:
"Prandaj, duke pasur parasysh privimet e lirisë, për kërkuesin ekziston prezumimi se në kuptim të nenit 6, akuzat kundër tyre janë penale, një prezumim i cili mund të kundërshtohet tërësisht, përveçse këto privime të lirisë nuk do të mund të konsiderohen "dukshëm të dëmshme", duke pasur parasysh natyrën e tyre, kohëzgjatjen apo mënyrën e ekzekutimit."
13. Sipas mendimit tonë, shumica interpretoi prezumimin e zbatueshmërisë së lartpërmendur të nenit 6 jashtë kontekstit, duke marrë parasysh gabimisht sipas mendimit tonë, se aplikohet për faktet e çështjes në fjalë, kur është lëshuar përkohësisht një urdhër ndalues për qëllime parandaluese për një të mitur nën moshën e përgjegjësisë penale.
Në Ezeh dhe Connors kërkuesit, të cilët ishin të burgosur madhorë, kishin shkelur rregullat e burgut me kryerjen e veprave penale të kanosjes dhe sulmit, dhe ata u dënuan në bazë të Aktit të Drejtësisë Penale dhe për pasojë, heqja e tyre e lirisë u zgjat vetëm për qëllim të ndëshkimit. Në këtë kontekst është deklaruar nga Gjykata zbatimi i prezumimit të nenit 6. Në asnjë mënyrë nuk sugjerohet se masat e marra në formën e heqjes së përkohshme të lirisë, në bazë të ligjit të brendshëm, që bien në fushën e zbatimit të nenit 5 të Konventës, duhet të prezumohen si penale dhe në këtë mënyrë, procedimi për to, të plotësojë garancitë për gjykim të drejtë, sipas nenit 6 të Konventës, të cilat mund të kundërshtohen vetëm "përjashtimisht, dhe vetëm nëse ato privime të lirisë [nuk mund] konsiderohen “dukshëm të dëmshme", duke pasur parasysh natyrën e tyre, kohëzgjatjen apo mënyrën e ekzekutimit "(shih Ezeh dhe Connors, cituar më lart, § 126). Pasojë e një interpretimi të tillë të Ezeh dhe Connors është fakti se ekziston prezumimi se shtetet anëtare nuk mund të ndalojnë përkohësisht persona, në kuptim të nenit 5 të Konventës, pa i siguruar atyre të gjitha garancitë procedurale të nenit 6 §§ 1, 2 dhe 3, përveç rasteve të rrëzimit të prezumimit. Me gjithë respektin, ky interpretim i shumicës, mbi fushën e zbatimit të prezumimit nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe lidhjes mes neneve 5 dhe 6. Për më tepër, ky interpretim ka të ngjarë të prishë balancën delikate dhe të nevojshme që duhet të ekzistojë në aplikimin e veçantë dhe të pavarur të këtyre dy dispozitave themelore të Konventës.
V.
"Elementet ndëshkuese" të paraburgimit të kërkuesit
14. Shumica ka konkluduar, së fundi, për sa i përket zbatimit të nenit 6, se heqja e lirisë së kërkuesit, e vendosur pas konstatimit se veprimet e tij përmbanin elemente të veprës penale të vjedhjes me dhunë dhe dërgimi i tij në qendrën e ndalimit me një regjim quasi-burgim, përmbante elemente ndëshkuese, si dhe elemente të parandalimit e frenimit.
15. Përsëri, ne vërejmë se kërkuesi, si i mitur nën moshën e përgjegjësisë penale, sipas vlerësimit nga autoritetet kompetente kombëtare, ishte përfshirë në akte shqetësuese dhe delinkuente dhe për këtë arsye, në vlerësimin e gjykatave të brendshme ishte e nevojshme ndërhyrja e shtetit në formën e ndalimit të përkohshëm për të parandaluar kryerjen e veprave të tilla të mëtejshme. Sipas mendimit tonë, është e qartë se sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës vendase, Gjykata Rajonale Novosibirsk, e cila shqyrtoi rastin aktual, u shpreh se qëllimi i kësaj mase ka qenë parandalimi në bazë të një dispozite ligjore të formuluar në mënyrë të qartë në Aktin e të Miturve.
16. Paraburgimi ishte për një periudhë prej tridhjetë ditësh dhe kërkuesi u mbajt në një qendër ndalimi për të mitur. Është e kuptueshme se çdo formë e heqjes së lirisë brenda një institucioni shtetëror është një përvojë e vështirë dhe shqetësuese për individin mbi të cilin është marrë një masë e tillë. Kështu, askush nuk dyshon se ndalimi në bazë të nenit 5 § 1 (c), ndalimi në një institucion shëndeti mendor në bazë të nenit 5 § 1 (e), ose edhe ndalimi i përkohshëm i të huajit, i tillë si azilkërkues, në bazë të nenit 5 § 1 (f), zakonisht zhvillohet në institucione apo qendra që domosdoshmërish mund të imponojnë një "regjim quasi-burgjesh" dhe një sistem të masave disiplinore. Jurisprudenca e kësaj Gjykate është plot me shembuj të tillë. Megjithatë, fakti që një privim i lirisë sipas nenit 5 ka këto karakteristika të qenësishme nuk mund të justifikojë daljen e një përfundimi se paraburgimi përmban "elemente ndëshkuese", përveç nëse kjo vlen për të gjitha masat e paraburgimit sipas nenit 5, kështu automatikisht duhet të zbatohet neni 6 sa herë që këto masa imponohen. Kjo është baza ligjore dhe qëllimi i paraburgimit, i cili është vendimtar në vlerësimin sipas kritereve Engel, dhe jo vendosja fizike e individit në një qendër burgimi, si në rastin në fjalë. Nëse një person është i detyruar të burgoset në një burg, apo një institucion penal ndëshkues, për qëllime ri integruese pas dënimit për një vepër penale, ndalimi zbatohet në bazë të nenit 5 § 1 (a) të Konventës dhe nuk mund jepet nëse për personin nuk është zhvilluar gjykim i drejtë në përputhje me nenin 6. Megjithatë, sipas mendimit tonë, ky parim nuk zbatohet, për masat e tjera të paraburgimit të cilat nuk kanë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, qëllime ndëshkuese, siç është rasti kur të miturit, personat e paqëndrueshëm mendërisht, ose të huajt janë ndaluar për interesa legjitime publike, si dhe, në disa raste të interesave personale të të ndaluarve, veçanërisht të fëmijëve. Me pak fjalë, dhe në dritën e argumenteve të mësipërme, ne nuk mund të pajtohemi me shumicën, se ndalimi i kërkuesit përmban "elementë ndëshkuese" brenda kuptimit të kriterit të tretë Engel, për sa i përket analizës së zbatueshmërisë së Nenit 6.
VI.
Konkluzion për zbatueshmërinë e nenit 6
17. Duke analizuar argumentet e paraqitura nga shumica për të gjetur nëse Neni 6 është i zbatueshëm për procedurat e paraburgimit në rastin e kërkuesit, ne vërejmë se shumica është ndikuar shumë nga argumenti se për të miturit që përballen me masa në formën e heqjes së lirisë duhet të jepen garanci mjaft të forta procedurale, duke garantuar zbatimin e kërkesave të nenit 6 (shih paragrafët 181 dhe 219 të vendimit).
18. Edhe pse ne biem dakord parimisht me këtë argument, nuk pajtohemi me përfundimin. Është e vështirë për të parë se si argumentet e shumicës për zbatueshmërinë e nenit 6 në rastin konkret, dhe argumentet në të cilat u mbështetën për të arritur në këtë përfundim, nuk paraqesin në mënyrë efektive në kuadrin e Konventës, parashikimet e veçanta për shqyrtimin e ligjshmërisë, të përfshira në nenin 5 § 4. Megjithatë, Neni 5 § 4, është një mjet shumë më i përshtatshëm për t’i siguruar një të mituri mbrojtje të mjaftueshme procedurale, në mënyrë që të kundërshtojë ligjshmërinë e një mase në formën e ndalimit të përkohshëm dhe, për më tepër, përputhet më mirë në strukturën dhe reciprocitetin mes neneve 5 dhe 6 të Konventës (shih Ichin dhe të tjerë k. Ukrainës, nr. 28189/04 dhe 28192/04, § 43, 21 dhjetor 2010). Më shumë rëndësi merr fakti se, zbatimi i nenit 5 § 4 është gjithashtu në harmoni më të madhe me natyrën dhe qëllimin e sistemit të drejtësisë miqësore për të miturit, i cili është zhvilluar kohët e fundit në instrumentet përkatëse ndërkombëtare, siç ne do të shpjegojmë në vijim.
VII.
Aplikimi i nenit 5 § 4 të Konventës
19. Ne vëzhgojmë, si fillim, se jemi dakord me Gjykatën se masa e ndalimit që iu dha kërkuesit nuk bie në fushën e zbatimit të nenit 5 § 1 (d) të Konventës dhe as nuk mund të gjejë ndonjë bazë në nën paragrafët e tjerë të kësaj dispozite. Kështu, ka pasur shkelje të nenit 5 § 1, në rastin e kërkuesit. Megjithatë, ne vërejmë se, sikurse Gjykata ka deklaruar më parë (shih Bouamar k. Belgjikës, nr. 9106/80, § 55, 29 shkurt 1988, Seria A nr. 129), konstatimi i shkeljes së nenit 5 § 1 nuk e përjashton shqyrtimin nëse ka pasur një dështim nga shteti anëtar të zbatojë kërkesat e nenit 5 § 4, duke qenë se këto dy parashikime janë të ndryshme.
20. Neni 5 § 4 parashikon: "Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm."
21. Në Bouamar k. Belgjikës (cituar më lart), Gjykata deklaroi se një procedurë paraburgimi e të miturit do të jetë në përputhje me nenin 5 § 4 "vetëm me kusht që procedura e ndjekur të ketë karakter gjyqësor dhe të japë garancitë e duhura përkatëse për llojin e privimit të lirisë në fjalë"; "Për të përcaktuar nëse një procedurë ofron garanci të mjaftueshme, duhet pasur parasysh natyra e veçantë e rrethanave në të cilat ndodh një procedurë e tillë" (ibid., § 57). Në veçanti, procedurat lidhur me paraburgimin e të miturit duhet t’i sigurojnë atij ndihmën efektive të një avokati (ibid., § 60). Për më tepër, në Nikollova k. Bullgarisë ([GC], nr. 31195/96, § 58, GjEDNj 1999 deri në II) Gjykata u shpreh se procedurat sipas nenit 5 § 4 duhet të jenë kontradiktore dhe gjithmonë të sigurojnë barazinë e armëve mes palëve.
22. Bouamar, paraqet një test fleksibël të nenit 5 § 4, i cili kërkon një analizë të nevojës relative të prezantimit të disa garancive procedurale, të cilat marrin parasysh natyrën e shqyrtimit të ligjshmërisë në fjalë dhe rrethanat e veçanta të procedurës. Në këtë mënyrë, garancitë e kërkuara procedurale sipas nenit 5 § 4 nuk janë të një fushe të caktuar, por duhet të vlerësohen rast pas rasti, duke shqyrtuar bazën ligjore për masën e paraburgimit që shteti synon të japë dhe natyrën e procedurave, duke përfshirë statusin e personit kundër të cilit pritet të jepet masa.
23. Kërkuesi pretendoi se atij, gjatë procedurës së ndalimit duhet t’i ishte vënë në dispozicion një avokat dhe t’i jepej mundësia për të kundërshtuar dhe pyetur dëshmitarët. Ne konstatojmë se kërkuesi u ndalua përkohësisht në një qendër ndalimi për të mitur në bazë të nenit 22 (2) (4) të Aktit të të Miturve, me qëllim parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale. Siç e kemi theksuar tashmë (shih paragrafin 9 më lart), kjo dispozitë kërkon që gjykata vendase të vlerësojë nëse i mituri ka kryer një "akt delinkuent" dhe nëse interesa të caktuara personale apo publike, pra jeta apo shëndeti i të miturit, ose interesi në parandalimin e akteve të tjera kriminale, justifikojnë nxjerrjen e një urdhri të përkohshëm paraburgimi ndaj tij. Shqyrtimi i ligjshmërisë sipas kësaj dispozite, dhe statusi i pambrojtur i të miturit, në rastin konkret një djalë vetëm dymbëdhjetë vjeç, me probleme të caktuara shëndetësore, në mënyrë të qartë, në bazë të nenit 5 § 4 kërkon që i mituri të ketë përfituar asistencë ligjore gjatë procedurës dhe të ketë pasur mundësinë për të kundërshtuar vërtetësinë e deklaratave të dëshmitarëve, të cilat formojnë bazën e pretendimeve kundër tij.
24. Ne konstatojmë se ky interpretim i nenit 5 § 4, duke theksuar natyrën e drejtësisë për të miturit në procedurat e ndalimit, gjen mbështetje në instrumentet përkatëse ndërkombëtare të Këshillit të Evropës të parashikuara në Kapitullin III të vendimit aktual (shih paragrafët 77-79) dhe të Kombeve të Bashkuara (shih paragrafët 81-89). Në veçanti, ne i referohemi këtu për këshilla ligjore dhe ndihmë për të miturit, Pjesës IV të Rekomandimit CM/Rec (2008) 11 mbi Rregullat Evropiane për të Miturit që i nënshtrohen sanksioneve ose masave (shih paragrafin 79 të vendimit) dhe në pikën 30 të Udhëzimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi drejtësinë miqësore të fëmijëve, miratuar më 17 nëntor 2010, (shih paragrafin 80 të vendimit), i cili parashikon se një fëmijë i cili është vendosur në paraburgim nuk duhet të merret në pyetje në lidhje me sjellje kriminale, ose të kërkohet të bëjë, ose të nënshkruajë një deklaratë në lidhje me përfshirjen e tij, përveçse në prani të një avokati ose të njërit nga prindërit e fëmijës ose, nëse nuk ka prind, një personi të cilit fëmija i beson.
25. Duke zbatuar parimet e lartpërmendura të jurisprudencës së Gjykatës dhe duke marrë parasysh burimet përkatëse ndërkombëtare të përshkruara më sipër, ne në thelb jemi dakord me arsyetimin e shumicës në paragrafët 197-99 të gjykimit, për sa i përket të drejtës së kërkuesit për ndihmë ligjore, edhe pse konsiderojmë se domosdoshmëria e sigurimit të ndihmës së avokatit për kërkuesin, kur ai ishte duke u marrë në pyetje gjatë fazës para-hetimore, duhet të bazohej në nenin 5 § 4 të Konventës, dhe jo në nenin 6 § 3 (c). Duke qenë se deklaratat e kërkuesit, për sa i përket marrjes në pyetje gjatë kësaj faze, për të cilat më vonë deklaroi se ishin marrë nën detyrim, janë paraqitur si prova në procedimet e mëvonshme dhe është e qartë se në shqyrtimin e ligjshmërisë në bazë të nenit 5 § 4 mungesa e ndihmës juridike gjatë asaj faze ishte shumë e dëmshme për kërkuesin në pretendimin e tij për të kundërshtuar ligjshmërinë e masës së paraburgimit në bazë të nenit 22 (2) (4) të Aktit të Miturve.
26. E njëjta gjë vlen në thelb edhe për sa i përket arsyetimit të shumicës në lidhje me të drejtën e kërkuesit për t’u pyetur dhe për të kundërshtuar dëshmitarët e rëndësishëm: viktimën e pretenduar S. dhe nënën e tij, të cilët dhanë deklaratat e tyre gjatë pyetjeve para-hetimore, por nuk qenë të pranishëm para gjykatës vendase. Kjo e ka privuar kërkuesin nga mundësia për të pyetur ata, edhe pse deklaratat e dëshmitarëve ishin qartësisht vendimtare për vlerësimin e gjykatës, nëse kërkuesi ka kryer një akt kriminal sipas kuptimit të nenit 22 (2) (4) të Aktit të të Miturve.
27. Ne i bashkohemi pikëpamjes së shumicës (shih paragrafin 214 të vendimit) se nëse këshilltari ligjor ka kërkuar apo jo gjatë seancës së dëgjimit praninë e dëshmitarëve, nuk është vendimtare për qëllimet e vlerësimit procedural sipas nenit 5 § 4, ndërsa në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës mungesa e një kërkese të tillë nga ana e avokatit mund të jetë përcaktuese në bazë të nenit 6 § 3 (d), dhe gjithashtu problematike për qëllim të mos-shterimit të mjeteve të brendshme ligjore, nëse nuk ka një kërkesë te tillë para gjykatave të brendshme. Ky është një ndryshim material dhe shumë problematik për sa i përket zbatimit të parashikimeve të nenit 6, në lidhje me kontradiktoritetin e procedurës së gjykimit të drejtë, sikurse shumica bëjnë, në rastet e kësaj natyre, dhe jo, si ne sugjerojmë, në rastet e zbatimit të nenit 5 § 4, i cili është formuluar posaçërisht për të marrë parasysh karakteristikat thelbësore të llojit të veçantë të shqyrtimit të ligjshmërisë së paraburgimit, e cila përfshihet në këtë rast të veçantë. Kështu, në procedurat e paraburgimit, kur një kërkesë është bërë për të ndaluar përkohësisht një të mitur, me qëllim për të mbrojtur jetën ose shëndetin e tij dhe/ose të interesave të caktuara publike, sigurisht që është detyrë e gjykatës të veprojë proprio motu për të siguruar paraqitjen e të gjitha provave relevante, si dhe për t’i dhënë të miturit dhe mbrojtësit të tij ligjor një mundësi reale dhe efektive për të kundërshtuar vlerën provuese të provave të tilla. Prandaj, sipas mendimit tonë, arsyetimi i shumicës për këtë çështje në paragrafin 214, duke argumentuar që gjykata vendase në këtë rast duhet të kishte vepruar me iniciativën e vet në kuadrin e nenit 6 § 3 (d), nuk përputhet me jurisprudencën ekzistuese për këtë dispozitë. Ky interpretim ishte thjesht i panevojshëm, sipas mendimit tonë, për më tepër, qëllimi i rëndësishëm i sigurimit të të drejtave procedurale të kërkuesit, është projektuar më mirë sipas nenit 5 § 4.
28. Në dritën e sa më sipër, konkludojmë se kërkesa procedurale e kërkuesit duhet të ishte shqyrtuar sipas nenit 5 § 4 dhe se në faktet e çështjes në fjalë ka pasur një shkelje të kësaj dispozite për shkak të mungesës së ndihmës juridike në fazat para-hetimore dhe dështimit të gjykatave vendase për të siguruar praninë e viktimës së pretenduar dhe nënës së tij në seancë, në mënyrë që kërkuesi dhe mbrojtësi i tij të kishin mundësinë për t’i pyetur ata.
Opinionin pjesërisht kundërshtues i gjyqtarit Motoc
Me gjithë respektin e duhur për shumicën, unë nuk mund të pajtohem se paragrafi 196 i vendimit i përket "Parimeve të përgjithshme" të zhvilluara nga praktika gjyqësore e kësaj gjykate. Paragrafi është padyshim një "transplantim ligjor" i jurisprudencës së Gjykatës Supreme të SHBA. Sikurse ka thënë Shekspiri tek Hamleti: "Mos u bëj as huamarrës dhe as huadhënës; për kredinë shpesh humbet edhe veten dhe mikun ". Unë konstatoj se Gjykata jonë është pikërisht në situatën e përshkruar nga Hamleti.
Paragrafi 196 nuk reflekton parimet e përgjithshme të përcaktuara nga Gjykata jonë dhe dallimet e dukshme mes in rem dhe ad personam të formuluara në kontekstin e recidivizmit në Achour k. Francës (§§ 47-49).[1] Unë i kuptoj arsyet pse këto duhet të përfshihen nën titullin "Parime të përgjithshme". Në fakt paragrafi 196 huazon pa cituar, mendime të shprehura në disa raste nga Gjykata e Lartë, të tilla si në Kent k. Shteteve të Bashkuara, In re Gault dhe sidomos Robinson k. Californisë. Në këtë kuptim, paragrafi funksionon nëpërmjet një transplantimi ligjor apo një "ndër-fertilizimi" të jurisprudencës".
Si krijuesi i nocionit të transplantit ligjor, A. Watson na ka paralajmëruar se transplantet ligjore duhet të implementohen në mënyrë të kujdesshme.[2] Edhe pse ndër-fertilizimi është bërë një praktikë e zakonshme në ditët e sotme, në Gjykatë ka ende disa kritere që do të përdoren; në të kundërt, sikurse Vico ka deklaruar, "La mente Umana è naturalmente portata a dilettarsi dell’uniforme" (Mendja njerëzore në mënyrë të natyrshme tenton të admirojë uniformën).[3] Është thelbësore që ndër-fertilizimi të marrë parasysh dallimet midis kulturave ligjore dhe të hedhë poshtë çdo përpjekje për aksiomatizimin e ngjashmërisë.[4]
Për më tepër, duke e analizuar paragrafin sipas parimeve të përgjithshme, të krijohet përshtypja se shumica do të donte të zhvillonte një kritikë të doktrinës së parens patria, në kontekstin e drejtësisë për të miturit. Ndërsa evoluimi i drejtësisë penale në SHBA, veçanërisht në Kaliforni në vitin 1960, kishte përcaktuar nevojën për ndërhyrje të Gjykatës së Lartë të SHBA për të garantuar "procedimin e kundërvajtësve të mitur përmes sistemit të drejtësisë, vetëm në bazë të statusit të tij, të qenit shkelës ligji i mitur", për këtë rast, në ditët e sotme nuk ka palë në Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Për më tepër, pikëpamja e shumicës bëhet konfuze, kur deklarohet në bazë të parimeve të përgjithshme, sërish se "statusi i të miturve kundërvajtës nuk ka përkufizim." Është e vërtetë se termi "i mitur kundërvajtës" përdoret ende nga disa instrumente ndërkombëtare, evropiane dhe vendore, por pas miratimit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, termi është zëvendësuar gjithnjë e më shumë me "të mitur" ose "fëmijë". Në këtë rast, vërejtja që termit i mungon përkufizimi nuk ka kuptim, pasi kërkuesi ishte dymbëdhjetë vjeç kur ka kryer krimin. Për më tepër, Gjykata ka cituar tashmë instrumentet ndërkombëtare përkatëse të drejtësisë për të mitur në pjesën III, "materiale përkatëse ndërkombëtare". Mungesa e përcaktimit të nocionit mund të jetë e rëndësishme në kontekste të tjera, për shembull, kur kundërvajtësi është ndërmjet tetëmbëdhjetë dhe njëzet vjeç.
Përsëri, shumica duhet të jetë më e kujdesshme sa i përket parimeve të përgjithshme, të cilat janë shpallur në mënyrë korrekte nga ana e Gjykatës dhe kur vepron "ndër-fertilizimi".
[1] "47. Si pasojë, çështja në Gjykatë konsiston në faktin nëse është analizuar parimi se vetëm ligji mund të përcaktojë një krim dhe të parashikojë një sanksion. Gjykata duhet, në veçanti, të verifikonte nëse në rastin në fjalë teksti i rregullave statutore, lexohet në dritën e jurisprudencës shoqërues interpretuese dhe kënaq kërkesat e aksesit dhe parashikueshmërisë në kohën përkatëse.
48. Gjykata vëren se kërkuesi ishte dënuar fillimisht për trafik droge, në 16 tetor 1984 dhe se ai përfundoi duke e kryer dënimin e tij më 12 korrik 1986. Ai u dënua më vonë për vepra të mëtejshme të lidhura me drogën të kryera gjatë vitit 1995 dhe deri në 7 dhjetor të atë vit. Në vendimet e tyre përkatëse të 14 prillit dhe 25 nëntorit 1997, Gjykata Penale Lyons dhe Gjykata e Apelit e shpallën kërkuesin fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 222-37 të Kodit Penal dhe e dënuan atë në përputhje me ato dispozita dhe me nenin 132-9 të të njëjtit Kod, mbi recidivizmin.
49. Gjykata vëren se neni 132-9 parashikon se dënimi maksimal dhe gjoba që mund të imponohen janë të dyfishta në rast të recidivizmit dhe se periudha e aplikueshme nuk është më pesë vjet, siç përshkruhet nga legjislacioni i mëparshëm, por dhjetë vjet nga skadimi i dënimit të mëparshëm, apo i kohës së lejuar për zbatimin e tij. Duke qenë se rregullat e reja statusore hynë në fuqi më 1 mars 1994, ato ishin të zbatueshme kur kërkuesi kreu vepra të reja në vitin 1995, në mënyrë që ai ishte në aspektin ligjor një recidivist për këto vepra (shih paragrafin 46 më lart). "
[2] A. Watson, Transplantet Ligjore: Një Qasje e së Drejtës Krahasuese, Edinburg, 1974.
[3] Giambattista Vico, Parimete reja të shkencës: lidhja me natyrën e përbashkët të kombeve.
[4] D. Nelken, J. Feest (eds), Përshtatja e kulturave ligjore, Hart Publishing, Oxford Portland Oregon 2001.
Full & Egal Universal Law Academy