© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA BOULOIS kundër LUKSEMBURGUT
(Kërkesa nr. 37575/04)
VENDIM
STRASBURG
3 Prill 2012
Ky vendim është i formës së prerë. Ai mund të pësojë modifikime nga ana e formës.
Për çështjen Boulois kundër Luksemburgut,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, me cilësinë e Dhomës së Lartë përbërë nga :
Nicolas Bratza, kryetar,
Jean-Paul Costa,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Nina Vajić,
Boštjan M. Zupančič,
Elisabet Fura,
Egbert Myjer,
Ján Šikuta,
Ineta Ziemele,
Mark Villiger,
Isabelle Berro-Lefèvre,
Päivi Hirvelä,
George Nicolaou,
Ledi Bianku,
Ganna Yudkivska,
Vincent A. de Gaetano, gjyqtarë,
dhe nga Vincent Berger, këshilltar juridik,
Pasi ka dhënë vendimin në cilësinë e dhomës së këshillit përkatësisht në datat 31 gusht 2011 dhe 22 shkurt 2012,
Merr në këtë datë, vendimin e mëposhtëm:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 37575/04) e ngritur kundër Dukatit të Madh të Luksemburgut, në të cilën një shtetas francez, Z. Thomas Boulois (« kërkuesi »), i është drejtuar gjykatës më 16 tetor 2004 në përputhje me nenin 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (« Konventa »).
2. Kërkuesi përfaqësohet nga Av. O. Lang, avokat në Luksemburg. Qeveria e Luksemburgut (« Qeveria ») përfaqësohet nga këshilltari i saj, Av.N. Decker, avokat në Luksemburg.
3. Kërkuesi pretendonte në veçanti se ishte privuar nga e drejta për një proces të bazuar në drejtësi si edhe nga e drejta për t’iu drejtuar gjykatës për shkak të refuzimit që u është bërë kërkesave të tij për leje penale.
4. Kërkesa iu parashtrua seksionit të parë të Gjykatës (neni 52 § 1 i rregullores së Gjykatës). Përderisa Z. Dean Spielmann, gjyqtar i zgjedhur në emër të Luksemburgut, u tërhoq nga çështja (neni 28 i rregullores së Gjykatës) dhe se qeveria e paditur hoqi dorë nga përdorimi i së drejtës së saj për të caktuar gjyqtarin, një dhomë e seksionit në fjalë caktoi si gjyqtar në vend të tij Znj. Françoise Tulkens, gjyqtare e zgjedhur në emër të Belgjikë (neni 26 § 4 i Konventës dhe neni 29 §§ 1 dhe 2 i rregullores së Gjykatës). Më 7 dhjetor 2006, një dhomë e seksionit në fjalë, e përbërë nga gjyqtarët që vijojnë : Christos Rozakis, Kryetar, Loukis Loucaides, Françoise Tulkens, Nina Vajić, Elisabeth Steiner, Khanlar Hajiyev dhe Sverre Erik Jebens, gjyqtarë, si edhe nga Soren Nielsen, sekretar seance, vendosi t’ia bëjë të ditur kërkesën Qeverisë.
5. Pasi iu bë e ditur, më 12 dhjetor 2006, se mund të paraqiste vëzhgimet me shkrim në përputhje me nenet 36 § 1 të Konventës dhe 44 të rregullores së Gjykatës, Qeveria franceze bëri me dije, më 27 mars 2007, se nuk kishte ndërmend të përfitonte nga e drejta e saj në këtë drejtim.
6. Më 2 shtator 2008, shqyrtimi i çështjes u shty në pritje të vendimit të çështjes Enea kundër Italisë (nr. 74912/01), e cila, në atë kohë, shqyrtohej nga Dhoma e Madhe.
7. Më 14 dhjetor 2010, në vijim të një ndryshimi në përbërjen e seksioneve, një dhomë e seksionit të dytë, e përbërë nga gjyqtarët që vijojnë : Ireneu Cabral Barreto, Kryetare, Françoise Tulkens, Danutė Jočienė, Dragoljub Popović, András Sajó, Işıl Karakaş dhe Guido Raimondi, gjyqtarë, si edhe nga Stanley Naismith, sekretar seance, shpalli, me shumicë votash, të pranueshme kërkesën. Gjithashtu, ajo vendosi, me katër vota pro dhe tri kundër, se kishte patur shkelje të nenit 6 të Konventës.
8. Më 4 mars 2011, Qeveria kërkoi apelimin e çështjes përpara Dhomës së Madhe në përputhje me nenin 43 të Konventës dhe 73 të rregullores së Gjykatës. Më 11 prill 2011, një kolegj i Dhomës së Madhe vendosi për të pranuar këtë kërkesë.
9. Përbërja e Dhomës së Madhe u vendos në përputhje me nenet 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe 24 të rregullores. Gjatë shqyrtimeve përfundimtare, Jean-Paul Costa vijoi të qëndronte edhe pas mbarimit të mandatit të tij, në përputhje me nenet 23 § 3 të Konvetës dhe 24 § 4 të rregullores.
10. Si Kërkuesi ashtu edhe Qeveria depozituan shënimet e tyre.
11. Një seancë gjyqësore publike u mbajt në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 31 gusht 2011 (neni 59 § 3 i rregullores).
U paraqitën :
– për Qeverinë
Av. N. Decker, avocat, këshillues,
Av. A. Ferreira Da Silva, avocate,
Z. J. Wallendorf, këshilltar në gjykatën e apelit , këshilltarë;
– për kërkuesin
Av. O. Lang, avokat, këshillues,
Av. R. Schons, avokat, këshilltar,
M. T. Boulois,kërkuesi.
Gjykata dëgjoi deklarimet e Av.Lang dhe Decker.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
12. Kërkuesi, i cili ka lindur në vitin 1972, mbahej i burgosur në qendrën e vuajtjes së dënimit në Schrassig (Luksemburg) në kohën e paraqitjes së kërkesës së tij. Aktualisht ai jeton në Peppange (Luksemburg).
13. Në datë 15 dhjetor 1998, ai u vendos në burgim të përkohshëm.
14. Me anë të një vendimi të datës 22 tetor 2001, dhoma e çwshtjeve penale e gjykatës së apelit e dënoi me 15 vite burgim, tri prej të cilave me kusht, për veprën penale goditje dhe plagosje me dashje, përdhunim dhe sekuestrim me anë të torturës të kryer më 10 dhjetor 1998.
15. Shumë vendime gjyqësore – të cilat kërkuesi ia ka bërë të ditura Gjykatës – në lidhje me çështjen e së drejtës së vizitës të tij kundrejt tre fëmijëve të tij minorenë u morën në periudhën kohore ndërmjet 14 qershorit 2001 dhe 13 prillit 2005, në vijim të divorcit të tij të shpallur më 19 tetor 2000.
16. Gjatë mbajtjes së tij në burgim, kërkuesi ka kërkuar lirimin me kusht, transferimin e tij në një qendër të vuajtjes së dënimit gjysmë të hapur në Givenish, si edhe autorizimin e daljes (« leje penale »). Këto të fundit përbëjnë dhe objektin e kësaj kërkese.
A. Kërkesa e parë për leje penale
17. Kërkuesi thotë se muajin tetor 2003, ka paraqitur një kërkesë për leje penale pranë prokurorit të përgjithshëm.
18. Me kërkesë të psikologut të shërbimit psiko-socio-edukues, kërkuesi shpjegoi se, më 16 tetor 2003, bëhej fjalë për një leje penale një ditore dhe se nuk ishte kundër idesë për të qenë i shoqëruar gjatë kësaj lejeje. Kërkesën e tij e motivoi me anë të disa formaliteteve administrative që duhej të përmbushte, të cilat i renditi si më poshtë :
« - ndalesë në një studio fotografie ose kabinë vetë-fotografimi për të nxjerrë fotografi pashaporte
- ndalesë në ministrinë e transportit për rinovimin e lejes time të qarkullimit (raporti mjeko-ligjor ishte nxjerrë tashmë...)
- ndalesë në ambasadë për rinovimin e kartës së regjistrimit konsullor
- ndalesë në komisariatin e policisë së Luksemburgut tek Zoti [B.], sektori i kërkimit. Kjo vizitë bëhej për të marrë një zarf në të cilin ndodheshin dokumente të cilat ia kërkonte një ish-klient
- ndalesë te administratori i bankës [B.] së Esch/Alzette
- ndalesë te administrata e kontributeve të drejtpërdrejta në Esch/Alzette
- takim me shumë miq të tij në një restorant të rrethinave të Esch/Alzette
- ndalesë në apartamentin e tij në Differdange për të gjetur dokumentet që i duheshin për të njëjtin klient
- matje e disa dhomave me qëllim që t’i përpunoja në atelienë e (burgut
- ndalesë në komunën e Differdange-s për një bisedë personale me Kryetarin e Bashkisë (...)
- ndalesë në Luksemburg në shtëpinë e Znj. [S.] për t’u njohur me bashkëshortin e saj
- ndalesë në studion e avokatit tim për t’i dorëzuar dokumentet që mungonin nga ish-klienti im
- nëse do të ishte e mundur, ndalesë në librarinë më të afërt të banesës së Znj. [S.] »
Në përgjigjen e tij, kërkuesi saktësonte sa më poshtë :
« (...) Pala paditëse fatkeqësisht ende nuk është shlyer. Kjo sepse, ende nuk kam patur mundësitë të depozitoj ndonjë këst. Aktualisht, ende jam duke u marrë me rikthimin e huave të mia dhe borxheve të tjera drejt administratave të ndryshme sipas marrëveshjeve të bëra me shërbimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për të shmangur një sekuestrim të parë i cili nuk do të kishte kthim prapa. ( ...) »
19. Më 29 tetor 2003, një psikologe dorëzoi një vërtetim sipas të cilit kërkuesi kishte ndjekur një terapi psikologjike, e filluar më 19 maj 1999 dhe e ndërprerë më pas në 30 shtator 2002, për arsye që nuk vareshin nga vullneti i të interesuarit. Ajo theksonte se ky i fundit kishte motivimin e duhur për të kuptuar se çfarë e kishte shtyrë të kryente veprat si edhe për të vënë gjithçka në zbatim me qëllim që të mos i përsëriste ato. Më 25 nëntor 2003, një psikolog tjetër, i cili siguroi se kishte patur takime të rregullta me kërkuesin, që prej fillimit të vitit 2003, iu bashkëngjit vëzhgimeve të bëra në vërtetimin e datës 29 tetor 2003.
20. Më 5 nëntor 2003, e dërguara e prokurorit të përgjithshëm të Shtetit i përcolli drejtorit të burgut një shkresë ku thuhej shprehimisht kështu :
« (...) lutemi t’i bëni me dije të burgosurit Boulois Thomas,
se me vendim të komisionit të burgjeve
[] kërkesa për leje penale (...) [është] hedhur poshtë duke patur parasysh rrezikun e përzënies ( Ministria e Drejtësisë e mori kërkesën më 25 qershor 2003, por ende nuk ka marrë vendim). Nga ana tjetër ekziston një rrezik arratisjeje, duke qenë se i burgosuri nuk ka bërë autokritikë në lidhje me krimin e tij. Përpara çdo lloj favori, ai duhet të fillojë të paguajë paditësin i cili kërkon dëmshpërblim. »
B. Kërkesa e dytë për leje penale
21. Më 17 janar 2004, kërkuesi ripërsëriti kërkesën e tij, të përligjur me po të njëjtat arsye dhe ku parashikohej i njëjti itinerar veprimesh për ditën e lejes penale. Më 27 janar 2004, avokati i tij pohoi kërkesën e tij, duke shtuar përkatësisht sa më poshtë vijon :
« (...) fakti i dhënies së lejes penale ndaj [kërkuesit] për një ditë, gjatë së cilës ai mund të fillonte të riorganizohej për të mundur të merrte në dorë frerët e jetës së tij prej të pavaruri [pas] burgosjes, [është një] masë e cila [shkon] jo vetëm [në] drejtim të ripërfshirjes së tij dhe risocializimit, por do t’i mundësont[e] gjithashtu [kërkuesit] të fillonte pagesën ndaj paditësit që kërkon dëmshpërblimin në një kohë sa më të shkurtër. (...)»
22. Më 17 mars 2004, e dërguara e prokurorit të përgjithshëm të Shtetit i përcolli drejtorit të burgut një shkresë ku thuhej shprehimisht kështu :
« (...) lutemi t’i bëni me dije të burgosurit Boulois Thomas,
se me vendim të komisionit të burgjeve
[] vendimi për mospranim të kërkesës datë 5 nëntor 2003 në lidhje me lejen penale (...) mbetet i njëjtë. »
C. Rekursi i ndërmarrë përpara juridiksioneve administrative në vijim të mospranimit të kërkesave për leje penale
23. Më 25 maj 2004, kërkuesi paraqiti para gjykatës administrative një rekurs anullimi kundër vendimeve të komisionit të burgosjes të datës 5 nëntor 2003 dhe 17 mars 2004.
24. Gjatë seancës gjyqësore të datës 6 dhjetor 2004, gjykata administrative shtroi sipas rregullores çështjen për të ditur nëse kishte kompetencën për të shqyrtuar rekursin për anullim. Qeveria e cila nuk e kishte shtruar këtë përjashtim, iu nënshtrua maturisë së gjykatës. Kërkuesi vendosi në kompetencën e gjykatës.
25. Më 23 dhjetor 2004, gjykata administrative u shpall jo kompetente për të shqyrtuar rekursin për anullim, me arsyetimin e mëposhtëm :
« (...) Ështe me vend të dallohen nga njëra anë, masat administrative që lidhen me trajtimin e një të burgosuri në mjediset e burgjeve (të tilla si vendimi për zhvendosjen në një lagje të një sigurie më të lartë, përkatësisht në vendosjen e një regjimi të rëndë qelie, cf. gjyk.adm. 10 korrik 2002, nr. 14568 i përfundimeve) të cilat janë vendime administrative të marra në kuadër të zbatimit të shërbimit të burgut, dhe nga ana tjetër vendime të cilat mund të modifikojnë natyrën ose kufijtë e një dënimi të shprehur nga ana e juridiksioneve gjyqësore, të cilave duhet t’iu njohim natyrën e tyre gjyqësore dhe jo atë administrative.
Në lidhje me çështjen, vërejmë se dhënia ose refuzimi i favorit të lejes penale mbart karakterin e një mase e cila modifikon « kufijtë » e dënimit me të cilin është dënuar i interesuari nga juridiksioni gjyqësor.
Kësisoj, të dy vendimet e ankimuara janë të një natyre gjyqësore.
Rrjedhimisht, duke marrë parasysh natyrën që buron prej tyre, vendimet për të cilat është ngritur kërkesa nuk i nënshtrohen një rekursi për mosmarrëveshje përpara juridiksioneve administrative. (...) »
26. Më 14 prill 2005, gjykata administrative pohoi këtë gjykim, sipas formulimeve të mëposhtme :
« [Kërkuesi] çmon se nuk është e drejtë që gjykata është shpallur jo kompetente për të shqyrtuar rekursin e tij duke nxjerrë në pah argumentet e mëposhtme: nuk ekziston asnjë rekurs tjetër kundrejt një vendimi të tillë mospranimi, në mënyrë që të zbatohet neni 2(1) i ligjit datë 7 nëntor 1996 në lidhje me organizimin e juridiksioneve të tipit administrativ; vendimet e ankimuara nuk i modifikojnë kufijtë e dënimit ; gjykata ka kryer një mohim të drejtësisë duke qënë në kundravajtje me nenin [6 § 1] të [Konventës] duke e privuar të interesuarin nga një proces i bazuar në drejtësi.
(...) Rasti i [kërkuesit] ka të bëjë me një kërkesë për të përfituar lejen penale, pra me një vendim i cili modifikon natyrën e zbatimit të dënimit të shprehur nga ana e juridiksioneve gjyqësore së cilës rrjedhimisht i duhet njohur natyra gjyqësore dhe jo ajo administrative.
Termat e shprehjes « kufij të dënimit për të cilin është dënuar i interesuari » të përdorur nga ana e Gjykatës nuk duhen përdorur në rastin e kësaj çështjeje si kufij në kohë, por në një kuptim më të gjerë, si mënyrë e zbatimit të dënimit.
Duke u nisur nga e drejta e saj gjykata administrative u shpall jo kompetente për të shqyrtuar kërkesën.
Konstatimi nga ana e juridiksioneve administrative në lidhje me moskompetencën e atributeve interpretohet vetëm si një akt vullneti i juridiksioneve në fjalë për të mos marrë vendim, dhe se vlerësimi për mohim të drejtësisë duhet të shmanget për shkak se është i pabazuar në ligj.
Neni [6 § 1] i [Konventës] nuk është i zbatueshëm kundrejt një organi pa kompetencën vendimmarrëse në themel të çështjes (...) »
D. Kërkesat e tjera për leje penale të paraqitura nga kërkuesi si edhe të refuzuara nga komisioni i burgjeve.
27. Më 11 gusht 2004, kërkuesi ka formuluar një kërkesë të tretë për leje penale ku saktësonte si më poshtë :
« (...) kam ndjekur me sukses shumë kurse pranë DHPP-L [dhomës së punëdhënësve privatë ] dhe do të dëshiroja të vazhdoja kurset me qëllim që të marr diplomat përkatëse.
Bëhet fjalë për diploma llogaritari si edhe të punonjësit të zyrës (PC). Në kurset e mëparshme kam dalë mirë, por për arsye lehtësie është e domosdoshme të shkoj edhe në kurset e DHPP-L-së gjatë sesionit të vjeshtës. (...) »
28. Me anë të një vendimi të datës 21 shtator 2004, kërkesa u hodh poshtë, me arsyen se kërkuesi mund të vazhdonte t’i ndiqte kurset në qendrën e burgimit dhe se ende nuk kishte bërë përpjekje thelbësore për të dëmshpërblyer viktimën. Për tepricën, vendimi i referohej arsyetimit të vendimit të datës 5 nëntor 2003.
29. Kërkuesi formuloi edhe një kërkesë të katërt për leje penale – të cilën e paraqiti për herë të parë përpara Dhomës së Madhe – e cila mban datën 14 tetor 2004 dhe në të cilën, jepet si arsye për leje, kalimi i një dite me fëmijët fundjavën e Shën Nikollës.
30. Me anë të një vendimi të datës 14 dhjetor 2004, kjo kërkesë nuk u pranua, pasi e drejta e vizitës së fëmijëve nuk ishte vërtetuar qartë.
31. Me anë të një kërkese të pestë, të paraqitur më 24 shkurt 2005, kërkuesi pretendonte, mes të tjerash, se nuk arrinte të kuptonte, në kuadër të ripërfshirjes së tij në shoqëri, se pse po i refuzonin mundësinë për të ndjekur kurset e nevojshme me qëllim që ai të merrte diplomën e llogaritarit dhe atë të punonjësit të zyrës. Më tej ai shtonte se kërkesa e tij për leje penale përligjej me rinovimin e dokumenteve të tij të identitetit si edhe të lejes së qarkullimit, po kështu edhe nga gjetja e një zgjidhjeje për rimbursimin e borxheve të tij ndaj institucioneve të ndryshme dhe ndaj paditësit që kërkon dëmshpërblim.
32. Më 23 mars 2005, kërkesa e tij u refuzua për shkak të mungesës së arsyetimit.
33. Më 12 korrik 2005, iu refuzua një kërkesë e gjashtë për leje penale për shkak të rrezikut të moskthimit.
34. Më 4 maj 2006, iu refuzua një kërkesë e shtatë për leje penale, me arsyen se i interesuari nuk po bënte asnjë përpjeke për të shpërblyer paditësin dhe se nuk po pranonte të plotësonte kushtet të cilat i ishin vendosur.
E. Zhvillime të mëtejshme deri në çastin e daljes nga burgu të kërkuesit
35. Në vijim të refuzimit të kundërshtuar më 4 maj 2006, kërkuesi iu drejtua prokurorisë së përgjithshme pesë herë radhazi në periudhën kohore ndërmjet 10 majit de 29 tetorit të vitit 2006. Ai kërkonte, nga njëra anë, asistencë për vënien në zbatim të një plani rimbursimi në përputhje me situatën dhe kërkesat e paditësit dhe, nga ana tjetër, një shpjegim për kushtet të cilat i ishin imponuar me qëllim ripërfshirjen në shoqëri në mënyrë që ai të përshtatej me to. Me anë të një letre e cila mban datën 6 nëntor 2006, i dërguari i prokurorisë së përgjithshme të shtetit, i bëri me dije se, në gjendjen në të cilën ndodhej, ai nuk kishte ndërmend t’iu përgjigjej letrave të tij, të cilat, sipas tij, nuk jepnin asgjë sqarim.
36. Më 20 nëntor 2006, prokurori i përgjithshëm i shtetit vuri në dukje marrjen e një kërkese për takim nga kërkuesi në të cilën ishte përgjigjur se do ta takonte gjatë njërës prej vizitave të ardhshme në qëndrën e burgimit. Kërkuesi pohon se nuk e ka marrë vizitën në fjalë.
37. Më 31 tetor 2008, komisioni i burgjeve i dha leje penale një ditore, me kusht që kërkuesi të merrej prej aty dhe të kthehej po aty nga mikesha e tij e re, tek e cila do kalonte ditën.
38. Ndërmjet periudhës 12 dhjetor 2008 dhe 19 qershor 2009, kërkuesit iu dhanë pesë herë leje penale dy-ditore radhazi, për t’i kaluar bashkë me mikeshën e vet.
39. Më 20 mars 2009, u autorizua transferimi i tij në qendrën e burgut gjysmë të hapur të Givenshit. Po atë ditë me anë të një vendimi të veçantë, kërkuesit iu dha një leje penale prej dhjetë ditësh me qëllim kërkimin e një vendi pune si edhe përmbushjen e formaliteteve administrative, po kështu edhe gjysmë liria sapo të gjente një punë.
40. Më 24 qershor 2009, kërkuesi nënshkroi një kontratë ripërfshirjeje profesionale në cilësinë e kuzhinierit.
41. Më 25 shtator 2009, iu dha liria me kusht.
42. Me anë të tri vendimeve (të marra më 25 shtator 2009, më 11 dhjetor 2009 dhe më 26 shkurt 2010), kërkuesit nuk iu dha pezullimi i dënimit të tij, afati i të cilit ishte parashikuar për datën 12 tetor 2010.
43. Më 10 shkurt 2010, kërkuesi themeloi një shoqëri me ortak të vetëm menaxheri i së cilës ishte vetë.
44. Më 15 korrik 2010, iu dha pezullimi i dënimit. Nga vëzhgimet e kërkuesit del se po në atë datë ky i fundit u largua përfundimisht nga qëndra e burgimit të Givenshit.
II. E DREJTA DHE PRAKTIKA E BRENDSHME VEPRUESE
A. Legjislacioni në lidhje me zbatimin e dënimeve të privuara nga liria
45. Neni 1 i ligjit të datës 26 korrik 1986 « në lidhje me disa mënyra zbatimi të dënimeve të privuara nga liria » (këtej e tutje « ligji i vitit 1986 ») rendit modalitetet e ndryshme të mundshme për zbatimin e një dënimi të privuar nga liria :
« Zbatimi i një dënimi të privuar nga liria mund të përmbajë një nga modalitet e mëposhtme : zbatim i copëzuar, gjysmë liri, leje penale, pezullim i dënimit, lirim i parakohshëm. »
1. Përkufizimi i lejes penale
46. Neni 6 i ligjit të vitit 1986 e përkufizon si më poshtë lejen penale :
« Leja penale përbën një autorizim për t’u larguar nga ndërtesa e burgut, qoftë gjatë një pjese të ditës, qoftë gjatë periudhës prej njëzet e katër orësh, kohë e cila futet në llogaritjet e kohëzgjatjes së dënimit. »
2. Kushtet për të përfituar leje penale
47. Neni 7 i ligjit të vitit 1986 saktëson si më poshtë vijon në lidhje me objektivat e lejes penale :
« Ky favor mund t’u bëhet të dënuarve të cilët kanë shtëpinë ose rezidencën e tyre në vend, qoftë për arsye familjare, qoftë për të përgatitur gjetjen e një pune tjetër ose ripërfshirjen e tyre në jetën profesionale, qoftë për të shërbyer si vënie në provë, me qëllim zbatimin e lirisë me kusht. »
48. Neni 8 i ligjit të vitit 1986 parashikon se kjo masë mund të ndërmerret, për të dënuarit për herë të parë, në mbarim të një të tretës së dënimit.
49. Neni 3 i ligjit të vitit 1986 shprehet si më poshtë :
«Për zbatimin e modaliteteve të parashikuara nga ky ligj, mbahen parasysh personaliteti i të dënuarit, ecuria e tij si edhe rreziku për të përsëritur veprën. »
Interpretimi i kësaj dispozite, së bashku me projektin e ligjit gjatë depozimit të tij, saktësojnë se dhënia e përfitimit të mënyrave të zbatimit të dënimeve «asnjëherë nuk do të jetë legjitime dhe përherë do të jetë tregues, në fund të fundit, i vlerësimit të pavarur të autoritetit të ngarkuar me zbatimin e dënimeve i cili do të vendosë lirisht në funksion të informacioneve që do të ketë mundur të marrë në lidhje me situatën e të dënuarit. ».
50. Sipas një rregullloreje të Dukatit të Madh të datës 19 janar 1989 « (...) e cila përcakton modalitetet e dhënies së lejes penale », kjo e fundit mund të jepet me kërkesë të të interesuarit ose të përfaqësuesit të tij (neni 4) ; kërkesa duhet të paraqitet me shkrim, me përjashtim të rastit kur i dënuari nuk mundet ose nuk di të shkruajë. Intervali kohor ndërmjet lejeve pasuese, me përjashtim të rasteve të veçanta, duhet të jetë të paktën prej një muaji (neni 5). Në rast të mospranimit të kërkesës për leje penale, kërkesa e re mund të bëhet, me përjashtim të daljes në dritë të elementeve të reja, vetëm pas mbarimit të një afati prej dy muajsh (neni 6).
3. Procedura e zbatueshme ndaj kërkesave për leje penale
51. Neni 12 i ligjit të vitit 1986 përcakton se :
« Për dënimet e privura nga liria për më shumë se dy vite (...) masat e parashikuara nga ky ligj (...) merren nga prokurori i përgjithshëm i shtetit ose i deleguari i tij, me pëlqimin e shumicës së një komisioni i cili përbëhet nga prokurori i përgjithshëm i shtetit ose i dërguari i tij, nga kryetari i gjykates dhe një prokuror i njërës prej prokurorive. (...)
Komisioni thirret nga prokurori i përgjithshëm i shtetit ose nga i dërguari i tij. Kryesia sigurohet nga kryetari i gjykatës.
Me përjashtim të prokurorit të përgjithshëm të shtetit ose të deleguarit të tij, anëtarët titullarë si edhe zëvendësit e tyre emërohen me vendim ministrie për një periudhë kohore prej tri vitesh. Mandati i tyre është i rinovueshëm. »
4. Rekomandimi nr.30 i ndërmjetësit të Dukatit të Madh të Luksemburgut në lidhje me një rishpërndarje të re të kompetencave të zbatimit të dënimeve të privuara nga liria, dhe efektet e saj
52. Në një rekomandim me nr.30, të relatuar në raportin e veprimtarisë së tij nga data 1 tetor 2007 deri më 30 shtator 2008, ndërmjetësi e ka parë të arsyeshme një riorganizim të sistemit të zbatimit të dënimeve në Luksemburg dhe ka rekomanduar krijimin e funksionit të gjyqtarit për zbatimin e dënimeve. Ai vlerësonte se ky i fundit, në mbyllje të një procedure kundërshtuese, duhej të merrte një vendim të apelueshëm në lidhje me kërkesat që do t’i paraqiteshin për leje penale.
53. Në raportin e veprimtarisë së tij nga data dt.1 tetor 2009 deri më 30 shtator 2010, ndërmjetësi mori shënim për atë çka ministria e Drejtësisë kishte shprehur, në kuadër të një neni të botuar nga një e përditshme e Luksemburgut, për idenë e atribuimit ndaj një instance gjyqësore të disa kompetencave të cilat aktualisht i përkisnin të deleguarit për zbatimin e dënimeve ose komisionit të burgjeve. Më 22 dhjetor 2011, ministri i Drejtësisë, paraqitit linjat kryesore të reformës së tij të burgjeve. Kjo e fundit përfshinte një projektligj të miratuar nga këshilli i Qeverisë më 16 dhjetor 2011, e cila reformonte zbatimin e dënimeve duke krijuar, përkatësisht, një dhomë për zbatimin e dënimeve. Ky projektligj aktualisht është duke ndjekur rrugët e procedurës legjislative.
B. Praktika në lidhje me lejet penale : statistikat e paraqitura nga Qeveria
54. Në Luksemburg ndodhen dy qëndra të vuajtjes së dënimit, për një numër të burgosurish prej përafërsisht shtatëqind personash : ku shumica e të burgosurve mbahen në qendrën e vuajtjes së dënimit të Luksemburgut, e cila përbën një strukturë të mbyllur pritëse. Në strukturën gjysmë të hapur, qëndra e vuajtjes së dënimit e Givenshit, mbahen përgjithësisht persona të cilat ndodhen në fund të dënimit ose që vuajnë një dënim jo shumë të gjatë, ku shumica shkojnë çdo ditë në vendet e tyre të punës.
55. Qeveria çmon të nevojshme të bëhet dallimi mes kërkesave për leje penale të parqitura nga të burgosurit e secilës prej qendrave të burgut.
1. Kërkesat për leje penale të paraqitura nga personat e burgosur në qendrën e vuajtjes së dënimit në Luksemburg
56. Në vitin 2009, u dhanë 146 leje penale ndërkohë që u refuzuan 169 të tilla, përkundrejt përkatësisht 114 dhe 128, në vitin 2010.
57. Qeveria vëren se shumë kërkesa për leje penale janë hedhur poshtë pasi ato janë formuluar përpara se ligji ta lejojë diçka të tillë, që do të thotë ose sepse të burgosurit nuk kanë vuajtur ende një të tretën e dënimit (për të burgosurit për herë të parë) ose gjysmën (për të burgosurit recidivistë) e dënimit të tyre, ose sepse kërkesa është paraqitur në më pak se dy muaj pas marrjes së njoftimit negativ për kërkesën e mëparshme.
2. Kërkesat për leje penale të paraqitura nga ana e personave të burgosur në qendrën e vuajtjes së dënimit gjysmë të hapur të Givenshit
58. Në vitin 2009, u dhanë 376 leje penale ndërkohë që u refuzuan 192 të tilla, përkundrejt përkatësisht 409 dhe 191, në vitin 2010.
III. E DREJTA NDËRKOMBËTARE VEPRUESE
A. Rekomandimi R (82) 16 i Komitetit të Ministrave drejtuar Shteteve anëtare në lidhje me lejen e burgut (miratuar në dt. 24 shtator 1982)
59. Rekomandimi udhëzon përkatësisht si më poshtë vijon :
« Komiteti i Ministrave, në përputhje me nenin 15.b të Statutit të Këshillit të Europës, (...)
Duke patur parasysh se leja e burgut është një nga mjetet për të lehtësuar ripërshirjen në shoqëri të të burgosurit ;
Duke parë përvojën e fituar në këtë fushë,
Iu rekomandon qeverive të Shteteve anëtare :
1. të japin lejen e burgut në një shkallë sa më të lartë të mundshme për arsye mjekësore, arsimore, profesionale, familjare si edhe arsye të tjera shoqërore ;
2. të marrin në konsideratë për dhënien e lejes :
- natyrën dhe rëndësinë e shkeljes, kohëzgjatjen e dënimit të dhënë si edhe kohën e dënimit të vuajtur të deriatëhershëm,
- personalitetin dhe sjelljen e të burgosurit si edhe rrezikun që mund të paraqesë për shoqërinë,
- gjendjen civile dhe shoqërore të të burgosurit e cila mund të ketë ndryshuar gjatë qëndrimit të tij në burg ,
- qëllimin e lejes, kohëzgjatjen e saj si edhe modalitetet ;
3. të japin një leje burgu sapo të krijohet mundësia dhe sa më shpesh të jetë e mundur duke mbajtur parasysh sa më sipër;
4. të bëjnë të mundur që nga leja e burgut të përfitojnë jo vetëm personat e burgosur në burgjet e hapura, por edhe personat e burgosur në burgjet e mbyllura, në kusht që kjo që mos bjerë ndesh me sigurinë publike ;
(...)
9. t’i japin të burgosurit në shkallën më të lartë të mundshme arsyet e refuzimit të lejes së burgut ;
10. të parashikojnë mundësinë për rishqyrtimin e një refuzimi ;
(...)
B. Rekomandimi Rek(2003)23 i Komitetit të Ministrave ndaj shteteve anëtare në lidhje me menaxhimin nga ana e administratave të burgjeve të të dënuarve me dënim të përjetshëm si edhe të të burgosurve të tjerë me afat të gjatë (miratuar më 9 tetor 2003)
60. Rekomandimi lidhet si më poshtë me pjesët vepruese :
« Komiteti i Ministrave, në përputhje me nenin 15.b të Statutit të Këshillit të Europës , (...)
Duke marrë parasysh rëndësinë e parimeve që përmban (...) përkatësisht [në] Rekomandimin nr. R(82) 16 në lidhje me lejen e burgut ;
(...)
1. Për qëllime të këtij Rekomandimi, (...) një i burgosur afatgjatë është një person i cili vuan një a disa dënime me burg për një kohëzgjatje totale prej pesë a më shumë vitesh.
2. Qëllimet e menaxhimit të (...) të burgosurve afatgjatë duhet të jenë të tilla (...) për të rritur dhe përmirësuar mundësinë e këtyre të burgosurve për t’u ripërfshirë me sukses në shoqëri si edhe për të patur pas lirimit të tyre një jetë në respekt me ligjet. (...)
23 b.Do të duhej të kryheshin përpjekje të mëdha për të mundësuar lejimin e formave të ndryshme të lejeve të burgut, nën shoqërim nëse do të ishte e nevojshme, duke mbajtur parasysh dispozitat që përmban Rekomandimi nr.R (82) 16 në lidhje me lejen e burgut. (...) »
C. Rekomandimi Rek(2006)2 i Komitetit të Ministrave për Shtetet anëtare në lidhje me rregullat e burgjeve europiane (miratuar më 11 janar 2006)
61. Rekomandimi udhëzon gjithashtu si më poshtë :
« Komiteti i Ministrave, në përputhje me nenin 15.b të Statutit të Këshillit të Europës,
(...)
Duke theksuar se zbatimi i dënimeve të privuara nga liria dhe marrja në ngarkim e të burgosurve kërkojnë marrjen parasysh të kushteve të sigurisë, sigurimit dhe të disiplinës si edhe duhet që, në të njëjtën kohë, të garantojnë (...) marrjen përsipër e cila iu mundëson përgatitjen për t’u ripërfshirë në shoqëri ;
(...)
Duke miratuar edhe njëherë normat që përmbajnë Rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës (...) dhe më veçanërisht (...) Rek(2003)23 në lidhje me menaxhimin nga ana e administratës së burgjeve të të dënuarve përjetë si edhe të burgosurve të tjerë afatgjatë ;
(...)
103.2 Sa më parë të jetë e mundur, duhet të hartohet një raport i plotë në lidhje me të burgosurin e dënuar ku të përshkruhet situata e tij personale, projektet e zbatimit të dënimit që i janë propozuar si edhe strategjia e përgatitjes për daljen e tij.
103.3 Të burgosurit e dënuar duhet të nxiten për të marrë pjesë në hartimin e projektit të tyre të zbatimit të dënimit.
103.4 Nëse është e mundur projekti në fjalë duhet të parashikojë (...) përgatitjen për lirim.
(...)
103.6 Një sistem lejeje burgu duhet të jetë pjesë përbërëse e regjimit të të burgosurve të dënuar.
(...)
107.1 Të burgosurit e dënuar duhet të ndihmohen, në çastin e duhur dhe përpara lirimit të tyre, me procedura dhe programme të hartuara posaçërisht për t’iu lejuar atyre të bëjnë kalimin nga jeta e burgut drejt një jete që respekton të drejtën e brendshme brenda një bashkësie.
107.2 Përsa u përket veçanërisht të burgosurve të dënuar me afate më të gjata, duhet të merren masa në mënyrë që t’iu sigurohet kthimi progresiv në jetën e lirë.
(...) »
E DREJTA
MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
62. Kërkuesi çmon se ka qënë i privuar nga e drejta për një proces të bazuar në drejtësi si edhe nga e drejta për t’iu drejtuar gjykatës për shkak të refuzimit që i janë bërë kërkesave të tij për leje penale. Ai pretendon shkeljen e nenit 6 § 1 të Konventës, pjesa vepruese e së cilës shprehet si më poshtë :
« Çdo person gëzon të drejtën e dëgjimit të kauzës së tij (...) nga ana e një gjykate (...) e cila do të vendosë, qoftë për kontestimin në lidhje me të drejtat dhe detyrimet me karakter civil, qoftë për karakterin e ligjshëm të çdo akuze në çështjen penale të ngritur ndaj saj. (...) »
A. Vendimi i dhomës
63. Në vendimin e saj të datës 14 dhjetor 2010, dhoma ka gjykuar se neni 6 i Konventës nuk ishte i zbatueshëm në aspektin e saj penal. Në të kundërt, ajo vendosi se ankesa e kërkuesit ishte në përputhje ratione materiae me dispozitat e Konventës, përsa kohë ka të bëjë me nenin 6 në aspektin civil të saj. Ajo çmoi se kërkuesi kishte mundësi, në mënyrë të ligjshme, të mbështeste se, në cilësinë e të burgosurit, gëzonte të drejtën e dhënies së lejes penale përderisa përmbushte tërësinë e kushteve të parashikuara nga legjislacioni. Nga ana tjetër, në sytë e tij, kufizimet e së drejtës për t’iu drejtuar një gjykate për të cilat kërkuesi pretendonte se iu ishte nënshtruar në kuadër të kërkesave për leje pénale, përfshinin një tërësi të drejtash, të cilat, Këshilli i Europës ua ka njohur të burgosurve me anë të rregullave europiane të burgjeve, të miratuara nga Komiteti i Ministrave si edhe të saktësuara në tri Rekomandime. Rrjedhimisht dhoma vendosi se mund të vërehej pranimi i kontestimit në lidhje me disa « të drejta » sipas kuptimit të nenit 6 § 1. Në lidhje me « karakterin civil » të këtyre të drejtave, ajo kujtoi se procedura që lidhet me kërkesat e ndryshme për leje penale vinte në dyshim interesin e kërkuesit për të riorganizuar jetën e tij profesionale dhe sociale me daljen e tij nga burgu. Sipas saj, kërkesat për leje penale ishin të motivuara nga dëshira e të interesuarit për të ndjekur kurset me qëllim marrjen e diplomave të llogaritarit dhe punonjësit të zyrës, dhe me anë të saj të kryente formalitetet administrative pranë bankës së tij dhe institucioneve të ndryshme, si kur bëhej fjalë posaçërisht për rinovimin e lejes së tij të qarkullimit apo për kartën e regjistrimit konsullor. Doma çmoi se kufizimi i pretenduar nga kërkuesi, krahas pasojave pasurore, përfshinte edhe ato të të drejtave të njeriut, duke patur parasysh rëndësinë e interesit të tij për të rigjetur një vend në shoqëri. Ajo ka vërejtur se një ripërfshirje në shoqëri ishte thelbësore për mbrojtjen e së drejtës së kërkuesit për të patur një jetë private si edhe për të zhvilluar identitetin e tij shoqëror. Prej këtej, ajo arriti në përfundimin se mosmarrëveshja në fjalë kishte të bënte me një të drejtë me karakter civil.
64. Dhoma vendosi për shkelje të nenit 6 të Konventës, me arsyetimin se komisioni i burgjeve nuk përmbushte kërkesat e duhura të një « gjykate » në kuptimin e nenit 6 § 1 dhe se mungesa e çdo lloj vendimi në lidhje me themelin kishte zbrazur nga thelbi i saj kontrollin e ushtruar nga nga ana e gjyqtarit administrativ në lidhje me vendimet e këtij komisioni.
B. Argumentet e palëve
1. Qeveria
a) Mbi zbatueshmërinë e nenit 6 të Konventës
65. Qeveria mbron moszbatueshmërinë e nenit 6 të Konventës në këtë mosmarrëveshje.
66. Duke rikujtuar parimet e zbatuara nga jurisprudenca e Gjykatës për çështjen, qeveria çmon se kërkuesi nuk përfitonte nga një e « drejtë » në kuptimin e nenit 6 § 1 të Konventës.
67. Sipas Qeverisë, del qartësisht nga formulimi i ligjit kombëtar se dhënia e një lejeje penale përbën veçse një favor përfitimi i së cilës nuk është legjitim.
68. Një vendim i gjykatës së apelit i datës 9 shkurt 2000 ishte shprehur tërthorazi në lidhje me çështjen e natyrës së dhënies së lejes penale : në një çështje ku përgjegjësia e pushteteve publike kërkohej për shkak të fakteve dëmtuese të shkaktuara nga një i burgosur gjatë lejes së tij penale, gjykata e apelit kishte saktësuar se, duke parashikuar se të burgosurit do të mund të përfitonin nga disa masa që mundësonin favorizimin e ruajtjes së lidhjeve të tyre familjare dhe përgatitjen e ripërfshirjes së tyre në shoqëri, ligjvënësi ka krijuar për të tretët një rrezik të veçantë ndreqja e së cilës i takon pushtetit publik.
69. Nga ana tjetër, komisioni i burgjeve disponon një kompetencë të pavaruar vlerësimi në lidhje me çështjen. Në fakt, ligjvënësi nuk do duhej ta kishte imponuar detyrimin absolut për dhënien e lejes penale : edhe nëse përmbushen kriteret e ndryshme të përcaktuara në nenin 7 të ligjit të vitit 1986, komisioni i burgjeve do të kishte çdo lloj lirie për të vlerësuar nëse i interesuari e meriton një favor të tillë. Rrjedhimisht qeveria përmbyll se nuk është e drejtë që vendimi i dhomës ka gjykuar se kërkuesi mund të pretendonte për të drejtën e lejes penale atëherë kur kriteret ishin vënë bashkë. Ajo çmon se, edhe në një hipotezë të tillë, ligji autorizon anëtarët e komisionit të burgjeve të refuzojnë kërkesën. Secili prej rasteve do të duhej në fakt të shqyrtohej duke mbajtur parasysh natyrën si edhe rrethanat e veprës së kryer, po ashtu edhe të personalitetit të të burgosurit.
70. Qeveria shton se nuk është e drejtë që dhoma ka arritur në përfundimin e pranisë së të drejtave në akuzën e kërkuesit në bazë të rregullave europiane të burgjeve të miratura nga Komiteti i Ministrave. Rekomandimet, si tekste që përcaktojnë linjat drejtuese për shtetet anëtare me qëllim harmonizimin e rregullve në fuqi, nuk përbëjnë një burim as të së drejtës kombëtare as të asaj ndërkombëtare. Ato u japin shteteve anëtare një shkallë të gjerë vlerësimi në dhënien e lejes penale dhe nuk synojnë krujimin e një të drejte absolute për të, pa kushte të veçanta, sa herë që kërkohet nga ana e një kërkuesi. Në fakt, sipas Qeverisë, shtetet anëtare janl të detyruar të përfshijnë në sistemin e tyre juridik një politikë ripërfshirjeje në shoqëri por mënyra me të cilën ato e arrijnë një detyrim të tillë varfet tërësisht nga pushteti i tyre.
71. Qeveria kundërshton gjithashtu edhe çdo lloj « karakteri civil » të së « drejtës » së pretenduar nga kërkuesi.
72. Ajo çmon, nga njëra anë, se dhoma ka shmangur me të drejtë arsyet e tipit familjar të paraqitura nga kërkuesi, kërkesat e të cilit për leje penale nuk ishin motivuar më kërkimin e një takimi me fëmijët. Nga ana tjetër, kërkuesi nuk mund të pretendonte se refuzimi i lejes penale do ta kishte penguar në përpjekjet e tij për t’u ripërfshirë në shoqëri. Në fakt, për Qeverinë, sistemi i Luksemburgut iu ofron të burgosurve një inventar të gjerë mjetesh për çështjen, përkatësisht me ndihmën e një kujdesi psikologjik dhe mundësive të trajnimeve, nga të cilat ka përfituar realisht kërkuesi.
73. Së fundmi, Qeveria shprehet se çështja Enea kundër Italisë ([GC], nr. 74912/01, 17 shtator 2009) dallohet nga kjo çështje, në të cilën kërkuesi, i burgosur sipas regjimit të përbashkët të burgosjes, kishte pësuar vetëm kufizime që ndodhen në çdo dënim të privuar nga liria.
b) Mbi themelin
74. Qeveria çmon se komisioni i burgjeve përmbush kushtet e nenit 6 § 1 të Konventës, si në planin e pavarësisë ashtu edhe në atë të paanësisë. As institucioni i këtij organi as fakti që juridiksionet administrative janë shpallur jo kompetente për të shqyrtuar rekursin e kërkuesit nuk cnojnë vetë thelbin e një të drejte eventuale të këtij të fundit. Në fakt, komisioni do të jepte një vendim të arsyetuar për refuzimin e dhënies së lejes penale në bazë të elementeve objektive dhe i burgosuri do të kishte mundësinë për të paraqitur aq leje penale sa do të donte.
2. Kërkuesi
a) Mbi zbatueshmërinë e nenit 6 të Konventës
75. Kërkuesi çmon se ai përfitonte nga një « e drejtë » në kuptimin e nenit 6 të Konventës.
76. Ai kujton se sinteza e kushteve objektive të përcaktuara në nenet 7 dhe 8 të ligjit të vitit 1986 nuk mundëson e vetme dhënien automatike të lejes penale, përsa kohë neni 13 i ligjit kërkon për më tepër që të mbaet parasysh personaliteti i të dënuarit, ecuria e tij si edhe rreziku për përsëritjen e veprës. Ai argumenton se, periudha « fajshlyese » minimale – domethënë ajo gjatë së cilës ai duhet të rrijë në burg pa mundur të dalë prej tij – e cila sipas nenit 8 përfundon në një të tretën e dënimit, ai mund të pretendonte që prej atij momenti për të drejtën e përfitimit të një lejeje penale, edhe sikur komisioni të çmojë se kriteret e nenit 13 nuk janë plotësuar. Në rast se, Qeveria, cilëson, me të drejtë në kuptimin e nenit 13, si « arbitrar » vendimin e marrë nga ana e komisionit, prania e këtij pushteti, legjitim në fushën e zbatimit të dënimeve, do të ishte tërësisht në përputhje me parimin e mbizotërimit të të drejtës, atëherë kur mund të jetë objekt i një kontrolli. Por, në rast se një kontroll i tillë mungon, ky pushtet mund të bëhet arbitrar. Kërkuesi arrin në përfundimin se duke nisur nga momenti kur respektohen kushtet e renditura në nenet 7 dhe 8 të ligjit të vitit 1986, ai gëzonte, të paktën në mënyrë të ligjshme, të drejtën e shqyrtimit të lejes së tij penale në drejtim të kritereve subjektive të nenit 13 të ligjit në fjalë. Po kështu, pushteti arbitrar i komisionit të burgjeve nuk mundëson aspak përjashtimin cilësimit të « së drejtës » për masën lidhur me çështjen (mutatis mutandis, H. kundër Belgjikës, 30 nëntor 1987, § 43, seria A nr. 127‑B).
77. Kërkuesi do të donte si provë faktin se, avokati i Urdhrit të Avokatëve i kishte dhënë atij ndihmën gjyqësore në procedurat që do të ndiqte pranë komisionit të burgjeve dhe juridiksioneve administrative (mutatis mutandis, Z dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 89, GJEDNJ 2001‑V) dhe, nga ana tjetër, se i dërguari i
Qeverisë kishte pranuar të debatonte, pa asnjë rezervë, për thelbin e çështjes që ishte përpara gjykatës administrative. Ai shton se ndërmjetësi duket se e njeh të drejtën për leje penale teksa ankohet për vendosjen e një gjykatësi për zbatimin e dënimeve. Ai thërret në vëmendje gjithashtu një fragment të punimeve parlamentare të ligjit të vitit 1986 ku vihet theksi te dënimet të cilat përgatisin të ardhmen në liri atëherë kur ripërfshirja në shoqëri është e mundshme.
78. Kërkuesi shton se leja penale përbën gjithashtu një të drejtë në Luksemburg sepse bëhet fjalë për një masë e cila pasqyron një parim të së drejtës ndërkombëtare të pranuar gjerësisht nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe madje, përtej, nga Kombet e Bashkuara. Sipas tij, për të mbështetur njohjen e një « të drejte » në rendin e brendshëm, dhoma iu referua me të drejtë jurisprudencës së vendimit Enea kundër Italisë (paracituar), që citon Rekomandimet e Komitetit të Ministrave, të zhveshura sigurisht nga vlera shtrënguese, por që tregojnë një sërë të drejtash titullarë të të cilave janë të burgosurit e shteteve anëtare.
79. Kërkuesi çmon më tej se e drejta e tij mbartte një « karakter civil ». Ai denoncon privimin nga çdo lloj përpjekejeje për t’u përfshirë në shoqëri për pesë vite me radhë ku iu refuzuan kërkesat e tij për leje penale. Ai thekson se, në fakt, leja penale duhet të promovojë dhe favorizojë përpjekjet për ripëfshirje në shoqëri dhe riintegrim të të dënuarit i cili përkohësisht ka qënë jashtë shoqërisë.
b) Mbi themelin e çështjes
80. Kërkuesi çmon se nuk është respektuar asnjë nga garancitë e nenit 6 të Konventës, si përpara komisionit të burgjeve po ashtu edhe përpara juridiksioneve administrative. Gjithashtu ai ve në dyshim pavarësinë dhe paanësinë e komisionit të burgjeve, të përbërë prej dy anëtarësh të prokurorisë. Ai thekson se e dërguara e prokurorit të përgjithshëm për ekzekutimin e dënimeve anëtare e komisionit të burgjeve e cila refuzoi dy kërkesat e para për leje penale ishte saktësisht i njëjti person i cili, në cilësinë e avokatit të përgjithshëm e që përmbushte funksionet e prokurorisë, kishte apeluar kundër tij përpara gjykatës së apelit e cila kishte shpallur dënimin e tij. Nga një pikëpamje proceduriale, ai ankohet se nuk ka patur seancë gjyqësore dhe as debate.
C. Vlerësimi i Dhomës së Madhe
1. Mbi zbatueshmërinë e nenit 6 të Konventës
81. Gjykata çmon se përjashtimi paraprak i parashtruar nga ana e Qeverisë në lidhje me moszbtaueshmërinë e nenit 6 të Konventës është i lidhur kaq ngushtë me thelbin e ankesës së kërkuesit saqë ka vend për t’ia bashkëngjitur themelit të kërkesës.
2. Mbi themelin
a) Arsyetime të përgjithshme
82. Gjykata ripohon jurisprudencën e saj në fuqi sipas së cilës, në mënyrë më të përgjithshme, të burgosurit vazhdojnë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Konventa, me përjashtim të së drejtës së lirisë atëherë kur një burgosje e rregullt futet shprehimisht në fushën e zbatimit të nenit 5 të Konventës. Do të ishte e pakonceptueshme që një i burgosur të privohet nga të drejtat dhe liritë vetëm nga fakti se gjendet i burgosur fill pas një dënimi (Hirst kundër Mbretërisë së Bashkuar (nr. 2) [GC], nr. 74025/01, §§ 69-70, GJEDNJ 2005‑IX, Dickson kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 44362/04, § 67, GJEDNJ 2007‑V, dhe Stummer kundër Austrisë [GC], nr. 37452/02, § 99, 7 korrik 2011).
83. Gjithashtu Gjykata ka patur gjithashtu rastin të njohin qëllimin legjitim të një politike ripërfshirjeje progresive në shoqëri të personave të dënuar me burgosje (Mastromatteo kundër Italisë [GC], nr. 37703/97, § 72, GJEDNJ 2002‑VIII, Maiorano dhe të tjerë kundër Italisë, nr. 28634/06, § 108, 15 dhjetor 2009, dhe Schemkamper kundër Francës, nr. 75833/01, § 31, 18 tetor 2005).
84. Për këtë çështje, Gjykata kujton se kërkuesi i referohet nenit 6 të Konventës për t’u ankuar për refuzimin e kërkesave të tij për leje penale. I përket kështu Gjykatës të shqyrtojë në një kohë të parë nëse ankesa e kërkuesit është në përputhje ratione materiae me këtë dispozitë.
85. Dhoma e Madhe, çmon, me dhomën, se aspekti pénal i nenit 6 § 1 të Konventës nuk është i përfshirë, pasi çështja që ka të bëjë me burgjet nuk i referohet, në parim, legjitimitetit të një « akuze në çështje penale » (Enea, paracituar, § 97).
86. Kësisoj Gjykata duhet të analizojë nëse kërkuesi gëzonte një « të drejtë me karakter civil », me qëllim që të vlerësojë nëse garancitë proceduriale të parashikuara nga neni 6 § 1 i Konventës janë të zbatueshme në mosmarrëveshjen e cila bie mbi kërkesat e lejes penale.
87. Në përputhje me jurisprudencën tradicionale të Gjykatës, shqyrtimi i kërkesave për lirimin provizor ose për çështje që lidhen me modalitetet e zbatimit të një dënimi të privuar nga liria nuk është në kompetencën e nenit 6 § 1 (Neumeister kundër Austrisë , 27 qershor 1968, §§ 22 dhe 23, seria A nr. 8, Lorsé dhe të tjerë kundër Vendeve të Ulta (dhje.), nr. 52750/99, 28 gusht 2001, dhe Montcornet de Caumont kundër Francës (dhje.), nr 59290/00, GJEDNJ 2003‑VII).
88. Është e vërtetë se Gjykata së fundmi ka gjykuar se ishte vënë në dyshim një e drejtë me « karakter civil », për shembull, kur bëhej fjalë për vizitat e pjesëtarëve të familjes ose të korrespondencës së një të burgosuri (Enea, paracituar, § 119, dhe Ganci kundër Italisë, nr. 41576/98, §§ 20-26, GJEDNJ 2003-XI). Për mendimin e Gjykatës, kjo jurisprudencë nuk përfshin gjithsesi situatën në të cilën ndodhet çështja.
89. Me qëllim që të dihet se, për çështjen, neni 6 § 1 i Konventës, në aspektin e tij civil, zbatohej ndaj procedurave që lidhen me kërkesat për leje penale të kërkuesit, duhet të përcaktohet fillimisht nëse ky i fundit gëzonte një të « drejtë » në kuptimin e kësaj dispozite.
b) Mbi ekzistencën e një të « drejte »
i. Kujtesë e jurosprudencës
90. Gjykata kujton se, në mënyrë që neni 6 § 1 të gjejë zbatim në aspektin e tij « civil », duhet që të ketë « kontestim » të një « të drejte » që mund të pretendohet, të paktën në një mënyrë të ligjshme, të njohur nga e drejta e brendshme, qoftë kjo e mbrojtur apo jo nga Konventa. Kontestimi duhet të jetë real dhe serioz dhe mund të përfshijë si ekzistencën e një të drejte, shtrirjen e saj si edhe modalitetet e ushtrimit të saj. Së fundmi, përfundimi i procedurës duhet të jetë menjëherë vendimtar për të drejtën në fjalë, ku vetëm lidhja e ruajtur apo pasojat e largëta nuk janë të mjaftueshme për t’u përfshirë në terrenin e nenit 6 § 1 (shih, mes të tjerave, Micallef kundër Maltës [GC], nr. 17056/06, § 74, 15 tetor 2009).
91. Neni 6 § 1 nuk u siguron të « drejtave dhe detyrimeve » (me karakter civil) asnjë përmbajte materiale të përcaktuar në rendin juridik të shteteve kontraktuese : Gjykata nuk do të mundte të krijonte, me anën e interpretimit të nenit 6 § 1, një të drejtë materiale që nuk ka asnjë bazë ligjore në shtetin në fjalë (shih, për shembull, Fayed kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 shtator 1994, § 65, seria A nr. 294‑B, dhe Roche kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 32555/96, § 119, GJEDNJ 2005‑X). Si pikënisje duhen marrë dispozitat vepruese të së drejtës kombëtare si edhe interpretimi që iu bëhet atyre nga juridiksionet e brendshme (Masson dhe Van Zon kundër Vendeve të Ulta, 28 shtator 1995, § 49, seria A nr. 327‑A, dhe Roche, paracituar, § 120). Gjykata duhet të ketë arsye shumë serioze për t’iu kundëvënë juridiksioneve kombëtare të larta duke gjykuar, në kundërshti me to, se personi i përfshirë mund të pretendonte në mënyrë të ligjshshme se dispononte një të drejtë të njohur nga ana e legjislacionit të brendshëm (ibidem).
92. Në këtë vlerësim, përtej aparencave dhe fjalorit të përdorur, duhet të përpiqemi të kuptojmë realitetin (Van Droogenbroeck kundër Belgjikës, 24 qershor 1982, § 38, seria A nr. 50, dhe Roche, paracituar, § 121).
93. Karakteri arbitrar ose jo i pushtetit të vlerësimit të autoritteve që iu mundëson atyre të japin përfitimin e një mase të kërkuar nga një kërkues mund të merret në konsideratë madje të jetë vendimtare. Kështu, në çështjen Masson dhe Van Zon (paracituar, § 51) Gjykata ka vendosur për mungesë të një të drejte, ndërkohë që në vendimin Szücs kundër Austrisë (24 nëntor 1997, § 33, Përmbledhje e vendimeve dhe gjykimeve 1997‑VII), ajo e njohur praninë e së drejtës. Gjithsesi, Gjykata pati mundësi të saktësojë se e vetmja prani e një elementi arbitrar në formulimin e një dispozite ligjore nuk e përjashton, në vetvete, praninë e një të drejte (Camps kundër Francës (dhje.), nr. 42401/98, 23 nëntor 1999, dhe Ellès dhe të tjerë kundër Zvicrës, nr. 12573/06, § 16, 16 dhjetor 2010).
94. Midis kritereve të tjera të cilat mund të mbahen parasysh nga ana e Gjykatës figurojnë njohja nga ana e gjykatave të brendshme, në situata të ngjashme, e së drejtës së pretenduar ose shqyrtimit nga ana e tyre të ligjshmërisë së kërkesës së kërkuesit (Vilho Eskelinen dhe të tjerë kundër Finlandës [GC], nr. 63235/00, § 41, GJEDNJ 2007‑II).
ii. Zbatimi i këtyre parimeve në rastin e kësaj çështjeje
95. Pikë së pari Gjykata vëren se ka « kontestim » në çështje, në lidhje me vetë praninë e së drejtës për leje penale sipas pretendimit të kërkuesit.
96. Përsa i takon faktit të të diturit nëse e drejta e brendshme e njeh, të paktën në mënyrë të ligjshme, një të « drejtë » të tillë, Gjykata kujton se neni 6 i ligjit të vitit 1986 e përkufizon lejen penale si një autorizim për t’u larguar nga ndërtesa e burgut, qoftë gjatë një pjese të ditës, qoftë gjatë periudhave prej njëzet e katër orësh. Neni 7 i po këtij ligji parashikon se bëhet fjalë për një « favor » i cili « mund t’u jepet » të burgosusrve në disa rrethana (paragrafet 47 deri në 49 më sipër ).
97. Nocioni i « favorit » mund të ketë interpretime të ndryshme sipas rasteve. Në fakt, mund të bëhet fjalë për një përparësi i cili mund të jepet ose të refuzohet sipas vullnetit të autoriteteve, ose për masë që i bashkëngjitet kompetencës së autoriteteve atëherë kur i interesuari ka përmbushur të gjitha kushtet e paracaktuara.
98. Për këtë çështje, Gjykata çmon se cilësimi si « favor » i mbajtur nga ana e ligjvënësit duhet të analizohet së bashku me termat « mund të bëhet » dhe në dritën e shpjegimeve të projektligjit, i cili saktëson se dhënia e përfitimit të mënyrave të zbatimit të dënimit « asnjëherë nuk do të jetë e ligjshshme « «asnjëherë nuk do të jetë legjitime dhe përherë do të jetë tregues, në fund të fundit, i vlerësimit të pavarur të autoritetit të ngarkuar me zbatimin e dënimeve » (paragrafi 49 më sipër). Kësisoj, ligjvënësi kishtë qartësisht qëllimin të krijonte një privilegj i cili nuk përfshinte rrugën e ankimimit. Në të kundërt me çështjen Enea (paracituar), e cila kishte të bënte me një kufizim të fushës së zbatimit ekzistuese të të drejtave, kjo çështje ka të bëjë me një përparësi, të krijuar me qëllimin e inkurajimit të të burgosurve.
99. Nga ana tjetër, palët bien dakord se edhe nëse supozohet se kriteret e përcaktuara në nenin 7 të ligjit të vitit 1986 janë të përmbushura, komisioni i burgjeve gëzon një pushtet arbitrar për të vlerësuar nësi i burgosuri e meriton këtë favor. Nga elementet e paraqitura nga Gjykata del se ligji i vitit 1986 si edhe rregullorja e Dukatit të Madh e datës 19 janar 1989 përcaktojnë modalitetet dhe rrethanat në të cilat një i burgosuri mund t’i jepet, atëherë kur paraqitet nevoja, një leje penale. Brenda këtij kuadri ligjor komisioni i burgjeve shqyrton, për secilën nga kërkesat që i drejtohen, raportin e hartuar nga komiteti (« komiteti drejtues ») në lidhje me një të burgosur. Ajo mban parasysh personalitetin dhe ecurinë e sjelljes së këtij të fundit, si edhe rrezikun për të qënë përsëritës, në mënyrë që të vlerësojë nëse i interesuari mund të përfitojë ose jo një leje penale. Të dhënat statistikore të paraqitura nga ana e Qeverisë (paragrafet 54 deri në 58më sipër) pohojnë karakterin arbitrar të pushtteit të autoriteteve kompetente. Prej këtu rrjedh se, në Luksemburg, të burgosurit nuk disponojnë një të drejtë për të përfituar një leje penale, edhe atëherë kur ata i përmbushin formalisht kriteret e kërkuara.
100. Sa i përket çështjes së interpretimit të legjislacionit nga ana e gjykatave të brendshme, Gjykata vëren se juridiksionet administrative janë shpallur jokompetente për të shqyrtuar rekursin për anullim të kërkuesit. Ato kanë gjykuar se, atëherë kur ato modifikonin natyrën e zbatimit të dënimit të shpallur nga juridiskionet gjyqësore, vendimet e ankimuara nga kërkuesi mbartin një karakter gjyqësor dhe jo administrativ. Palët nuk ka qenë në gjendje të japin vendime të tjera, gjyqësore ose administrative, në lidhje me ligjshmërinë e rekursit të ushtruar ndaj refuzimit të kërkesave për leje penale të një të burgosuri (shih, a contrario, Vilho Eskelinen dhe të tjerë, paracituar, § 41, dhe Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 78, GJEDNJ 2000‑V). Gjykata vëren se konstatimet e përftuara në vendimin Enea (paracituar) nuk mund të zhvendosen në këtë çështje: ndërkohë që Gjykata kushtetuese italiane kishte vendosur për moskushtetueshmërinë e neneve 35 dhe 69 të ligjit për administratat e burgjeve për shkak se nuk parashikonin rekurs juridik kundër një vendimi i cili mund të cënojë të drejtat e një të burgosuri, në këtë çështje palët nuk kanë paraqitur asnjë vendim të ndonjë instance juridike të Luksemburgut i cili do të ishte shpallur në të njëjtin drejtim. (a contrario, Enea, paracituar, § 100).
101. Kështu, nga dispozitat e legjislacionit të Luksemburgut si edhe nga elementet e paraqitura në lidhje me praktikën e ndjekur për çështjen e lejeve penale, del se kërkuesi nuk mund të pretendonte, në mënyrë të ligjshme, se ishte titullar i një « të drejte » të njohur nga rendi i brendshëm juridik.
102. Nga ana tjetër, duhet të theksohet se, edhe nëse Gjykata e ka pranuar qëllimin legjitim të politikës së ripërfsirjes progresive në shoqëri të personave të dënuar me burgim (paragrafi 83 më poshtë), as Konventa dhe as Protokollet nuk parashikojnë shprehimisht të drejtën për leje penale. Gjykata vëren gjithashtu se e drejta për leje penale, si e tillë, nuk është e njohur as në emër të një parimi eventual të së drejtës ndërkombëtare sipas parashtrimit të kërkuesit. Për ta përmbledhur, nuk ekziston asnjë konsensus brenda shteteve anëtare në lidhje me statusin dhe modalitetet e dhënies së lejes penale : në disa prej tyre autoriteti i veshur me pushtet ka detyrimin të japë leje daljeje atëherë kur janë plotësuar kushtet ligjore, në disa të tjerë, autoriteti gëzon në të kundërt një pushtet tërësisht arbitrar në lidhje me çështjen në fjalë ; po kështu, të gjitha shtetet nuk ofrojnë mjete kundër refuzimit të lejes së daljes. Pra, edhe në këtë drejtim, kjo çështje dallon qartë nga çështja Enea (paracituar).
103. Në cilëndo rrethanë, Gjykata vëren se nuk është se Luksemburgu anashkalon ripërshirjen në shoqëri të të burgosurve, por se, veç lejes penale ofron mjete të tjera për ta bërë të mundur atë. Legjislacioni i saj frymëzohet përkatësisht nga Rekomandimi i Komitetit të Ministrave në lidhje me lejen e burgut, i cili, natyrisht, rekomandon « mundësinë për të rishqyrtuar një refuzim » në lidhje me të, por rendit gjithashtu elementet e ndryshme që mund të marrin parasysh autoritetet kombëtare për dhënien e një lejeje penale (paragrafi 59 më sipër). Nga ana tjetër, përveç një « sistemi lejeje burgu [që është] pjesë përbërëse e regjimit të të dënuarve të burgosur, janë vënë në zbatim programme që iu mundësojnë atyre « të bëjnë kalimin nga jeta e burgut drejt një jete që respekton të drejtën e brendshme brenda një bashkësie » (paragrafi 61 më sipër). Së fundmi, Gjykata vëren me interes reformën legjislative në zbatim e sipë rnë lidhje me zbatimin e dënimeve (paragrafi 53 më sipër).
104. Duke parë tërësinë e vlerësimeve të mësipërme, Gjykata nuk mund të çmojë nëse pretendimet e kërkuesit i referohen një të « drejte » të njohur në të drejtën e Luksemburgut apo në Konventë. Rrjedhimisht, ajo vendos, njësoj si Qeveria, për moszbatueshmërinë e nenit 6 të Konventës.
105. Kësisoj, është e drejtë të pranohet përjashtimi paraprak i Qeverisë. Rrjedhimisht, neni 6 nuk është shkelur.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA
1. I bashkëngjit themelit, njëzëri, përjashtimin paraprak të Qeverisë ;
2. Shprehet, me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy kundër, se neni 6 i Konventës nuk është i zbatueshëm ;
3. Shprehet,me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy kundër, se rrjedhimisht nuk ka patur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës.
Hartuar në gjuhën frënge dhe atë angleze, më pas i shprehur në seancë publike në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 3 prill 2012.
Vincent BergerNicolas Bratza
Këshilltar Juridik Kryetar
Këtij vendimi i bashkëngjiten, në përputhje me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2 të Rregullores, parashtrimi i opinionit të pakicës i përbashkët për dy gjyqtarët.
N.B.
V.B.
Mendimet e pakicës nuk janë përkthyer, por ato gjenden në anglishtdhe/ose në frëngjisht në versionet zyrtare të gjykimit, dhe mund të lexohen në bazën e të dhënave të Gjykatës HUDOC
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jotregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Tout personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy