© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Njoftim në lidhje me jurisprudencën e Gjykatës No 151
Prill 2012
Boulois kundër Luksemburgut [DHM] - 37575/04
Vendim 3.4.2012 [DHM]
Neni 6
Procedura civile
Neni 6-1
Të drejta dhe detyrime me karakter civil
Refuzime të përsëritura nga një komision burgosjeje për të dhënë një autorizim daljeje ndaj një të burgosuri pa rekurs të mundshëm përpara një juridiksioni administrativ. Nuk ka shkelje
Fakte– Kërkuesi u dënua me një dënim prej pesëmbëdhjetë vitesh burgosje. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2006, ai paraqiti gjashtë kërkesa për autorizim daljeje (« leje penale »), të motivuara kryesisht nga dëshira për të përmbushur formalitetet administrative si edhe për të ndjekur disa kurse me qëllim marrjen e diplomave të tyre. Kërkesat e tij u hodhën të gjitha poshtë nga ana e komisionit të burgut. I interesuari kundërshtoi dy vendimet e para të refuzimit me një rekurs anulimi përpara gjykatës administrative, e cila u shpall jo kompetente për të shqyrtuar çështjen. Gjykata administrative e pohoi këtë gjykim.
Me anë të një vendimi të datës 14 dhjetor 2010 (shih Njoftimin no 136), një nga dhomat e Gjykatës vendosi, me katër vota pro dhe tre kundër, se ka patur shkelje të Nenit 6 § 1 me motivin se, juridiksionet administrative nuk kanë vendosur për ligjshmërinë e rekursit me anulim, mungesa e çdo vendimi në lidhje me themelin e ka zbrazur nga thelbi i saj kontrollin e gjykatësit administrativ në lidhje me vendimet e komisionit të burgut. Nga ana tjetër, legjislacioni në fuqi nuk i ofron asnjë rekurs një të burgosuri.
E drejta – Neni 6 § 1 : Aspekti penal i Nenit 6 § 1 nuk përfshihet, mosmarrëveshjet në burgje nuk lidhen, në parim, me ligjshmërinë e një « akuze në çështje penale ». Gjykata duhet të analizojë atëherë nëse kërkuesi dispononte një « të drejtë me karakter civil », me qëllim që të vlerësonte nëse garancitë procedurale të parashikuara në nenin Neni 6 § 1 gjenin zbatim në mosmarrëveshjen që lidhej me kërkesat për leje penale. Bëhej fjalë për të përcaktuar fillimisht nëse i interesuari e gëzonte « të drejtën » për leje penale. Ligji i brendshëm e përkufizon lejen penale si një autorizim për t’u larguar nga qendra e burgosjes, qoftë gjatë një pjese të ditës, qoftë gjatë periudhave prej njëzet e katër orësh. Bëhet fjalë për një « favor » i cili « mund të jepet » për të burgosurit në disa rrethana të caktuara. Ligjvënësi ka patur qartësisht qëllimin për të krijuar një privilegj i cili nuk përfshin mundësinë e rekursit. Autoritetet kompetente kanë një pushtet arbitrar sa i përket atribuimit të lejes edhe nëse të burgosurit i përmbushin formalisht kriteret e kërkuara. Në lidhje me çështjen e interpretimit të legjislacionit nga ana e gjykatave të brendshme, juridiksionet administrative janë shpallur jo kompetente për të shqyrtuar rekursin me anulim të kërkuesit. Kështu, kërkuesi, nuk mund të pretendonte se ishte, në mënyrë të ligjshme, titullar i një « të drejte » të pranuar në rendin juridik të brendshëm.
Nga ana tjetër, edhe pse Gjykata, e ka pranuar qëllimin legjitim të një politike ripërfshirjeje progresive në shoqëri të personave të dënuar me burgosje, as Konventa dhe as Protokollet e saj nuk parashikojnë shprehimisht një të drejtë për leje penale. Po kështu ndodh edhe sa i përket parimit eventual të së drejtës ndërkombëtare. Për ta përmbyllur, nuk ekziston asnjë konsensus brenda Shteteve anëtare në lidhje me statusin dhe modalitetet e dhënies së lejes penale. Në cilëndo rrethanë, shteti i paditur nuk është i pa interesuar për të ripërfshirë në shoqëri të burgosurit, siç dëshmohet nga leja për dalje nga burgu dhe reforma legjislative në rrugë e sipër në lidhje me zbatimin e dënimeve.
Duke parë tërësinë e vëzhgimeve të mësipërme, pretendimet e kërkuesit nuk binin mbi një « të drejtë » të njohur nga e drejta e Luksemburgut ose nga Konventa. Prej këtej, Neni 6 nuk gjen zbatim.
Vendim : nuk ka patur shkelje (pesëmbëdhjetë vota pro kundrejt dy kundër).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Hartuar nga sekretari i seancës, kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën
Klikoni këtu për të shkuar tek Njoftime në lidhje me jurisprudencën
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy