© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës 188
Gusht-Shtator 2015
Bouyid k. Belgjikës [DhM] - 23380/09
Vndim 28.9.2015 [GC]
Neni 3
Trajtim poshtërues
Shuplaka që pretendohet se janë dhënë nga disa policë të cilët po kryenin një marrje në pyetje: shkelje
Faktet – Paditësit, dy vëllezër, njëri ndër të cilët i mitur në kohën e ngjarjeve, janë marrë në pyetje veç e veç nga policia për sa u përkiste disa incidenteve pa lidhje me njëri-tjetrin. Ata pretendojnë që të dy se janë qëlluar një herë me shuplakë në fytyrë nga ana e policëve. Ata bënë ankesë dhe ngritën padi si palë civile, por veprimet e tyre nuk patën rezultat.
Me një vendim të datës 21 nëntor 2013 (shih Shënimin informativ 168), një dhomë e Gjykatës doli njëzëri në përfundimin se nuk kishte pasur shkelje të nenit 3.
Ligji – Neni 3 (ana materiale)
a) Rreth vërtetimit të fakteve – Për të përfituar nga prezumimi faktik, personat që thonë se janë viktima të një shkeljeje të nenit 3 të Konventës duhet të provojnë se paraqesin gjurmë keqtrajtimesh ndërkohë që gjendeshin më parë në duart e policisë ose të një autoriteti të krahasueshëm me të.
Certifikatat mjekësore të paraqitura nga paditësit, të hartuara ditën e ngjarjeve, me shpejtësi pas daljes së tyre nga komisariati, bëjnë fjalë ndër të tjera për skuqje dhe kontuzione që mund të jenë pasoja shuplake. Përveç kësaj, nuk kundërshtohet që paditësit nuk paraqisnin shenja të tilla kur ata kanë hyrë në komisariat.
Së fundi, ndonëse policët e akuzuar e kanë mohuar me ngulm gjatë gjithë procedurës që t’i kenë qëlluar me shuplakë paditësit, këta të fundit kanë pohuar të kundërtën me një ngulm të krahasueshëm. Nga ana tjetër, duke qenë se hetimi paraqet mangësi domethënëse, nuk ka sesi të nxirret vërtetësia e deklarimeve të policëve të lartpërmendur vetëm nga fakti që hetimi nuk ka sjellë ndonjë element që t’i kundërshtojë thëniet e tyre. Gjithashtu, asnjë element nuk e vërteton hipotezën e hedhur nga Qeveria gjatë seancës por jo përpara juridiksioneve të brendshme, sipas së cilës paditësit e paskan qëlluar njëri-tjetrin me shuplakë me qëllim që të plotësonin një dosje kundër policisë.
Kështu, Gjykata gjykon se vërtetohet në mënyrë të mjaftueshme që ekimozat e përshkruara nga certifikatat e paraqitura prej paditësve janë shkaktuar ndërkohë që ata gjendeshin në duart e policisë, në komisariat.
b) Rreth cilësimit të trajtimit të shkaktuar ndaj paditësve – Qeveria mjaftohet duke e mohuar ekzistencën e goditjeve me shuplakë. Nga pjesa tjetër e dosjes del se bëhej fjalë për një veprim të rrëmbyer, i cili i përgjigjej një qëndrimi të perceptuar si mungesë respekti, çka, me siguri, nuk mjafton për ta karakterizuar nevojën e përdorimit të një force të tillë fizike. Për rrjedhojë, ka pasur një cenim të dinjitetit të paditësve dhe, pra, shkelje të nenit 3 të Konventës.
Duke qenë kështu, Gjykata dëshiron të theksojë se dhënia e një shuplake nga një punonjës i forcave të rendit ndaj një individi që gjendet krejtësisht nën kontrollin e tij përbën një cenim të rëndë të dinjitetit të këtij të fundit.
Ndikimi i një shuplake mbi personin që e merr atë është në fakt i konsiderueshëm. Duke i goditur fytyrën, ajo i prek atij atë pjesë të trupit që njëherazi shpreh individualitetin e tij, shënon identitetin e tij shoqëror dhe përbën mbështetjen e shqisave – shikimit, zërit dhe dëgjimit – që shërbejnë për të komunikuar me të tjerët.
Kur dihet se mund të mjaftojë që viktima të poshtërohet para syve të vet për të pasur trajtim poshtërues në kuptimin e nenit 3, një shuplakë – qoftë edhe e veçuar, jo e paramenduar dhe pa ndonjë efekt të rëndë e të qëndrueshëm mbi personin që e merr atë – mund të perceptohet si një poshtërim nga ky i fundit.
Kur jepet nga punonjës të forcave të rendit ndaj personave që gjenden nën kontrollin e tyre, shuplaka e thekson më tej raportin epërsi-inferioritet midis tyre. Fakti që viktimat e dinë se një veprim i tillë është i paligjshëm, se ai përbën një shkelje etike dhe profesionale nga ana e këtyre punonjësve dhe se ai është i papranueshëm mund të ngjallë për më tepër tek ato një ndjenjë arbitrariteti, padrejtësie e pafuqie.
Nga ana tjetër, personat e arrestuar apo qoftë edhe thjesht të shoqëruar ose të thirrur në një komisariat për një kontroll identiteti a për një marrje në pyetje – ashtu si paditësit –, dhe më gjerësisht personat që gjenden në duart e policisë apo të një autoriteti të krahasueshëm me të, janë në situatë cenueshmërie. Autoritetet që kanë detyrën për t’i mbrojtur ata e shpërfillin këtë detyrë duke u shkaktuar atyre poshtërimin e një shuplake me dorë.
Nëse ndodh ashtu, fakti që shuplaka mund të jetë dhënë pa u menduar prej një punonjësi të cilit i ka ardhur në majë të hundës nga sjellja mosrespektuese dhe provokuese e viktimës është krejt pa rëndësi në këtë drejtim. Dhoma e Madhe nuk është pra në një mendje me qasjen e Dhomës rreth kësaj pike. Konventa i ndalon në mënyrë absolute torturën dhe trajtimet çnjerëzore ose poshtëruese, cilado qoftë sjellja e personit për të cilin bëhet fjalë. Në një shoqëri demokratike, keqtrajtimet nuk përbëjnë kurrë një përgjigje të duhur ndaj problemeve me të cilat përballen autoritetet. Posaçërisht për sa i përket policisë, kjo e fundit “nuk duhet të shkaktojë, të nxisë apo të tolerojë asnjë akt torture, asnjë trajtim ose dënim çnjerëzor ose poshtërues, në çfarëdo rrethane qoftë” (Kodi Evropian i Etikës i Policisë). Nga ana tjetër, neni 3 i Konventës u ngarkon shteteve palë detyrimin pozitiv për t’i trajnuar punonjësit e ruajtjes së rendit në mënyrë që të garantojnë një shkallë të lartë kompetence për sa i përket sjelljes së tyre profesionale, me qëllim që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi në kundërshtim me këtë dispozitë.
Së fundi, paditësi i parë ishte i mitur në kohën e ngjarjeve. Dhe është thelbësore që, kur punonjësit e forcave të rendit, në ushtrim të detyrave të tyre, janë në kontakt me të mitur, ata ta marrin siç duhet parasysh cenueshmërinë që lidhet ngushtë me moshën e njomë të këtyre të fundit. Një sjellje e tyre ndaj të miturve mundet që, vetëm për faktin se bëhet fjalë për të mitur, të jetë e papajtueshme me kërkesat e nenit të Konventës, ndërkohë që do të mund të paraqitej si e pranueshme sikur të drejtohej ndaj personash të rritur. Kështu, kur kanë të bëjnë me të mitur, punonjësit e forcave të rendit duhet të tregojnë vigjilencë e vetëpërmbajtje më të lartë.
Si përfundim, shuplaka e cila u është dhënë paditësve nga ana e punonjësve të policisë ndërkohë që ata gjendeshin nën kontrollin e tyre brenda në komisariat dhe e cila nuk i përgjigjej një përdorimi të forcës fizike të bërë rreptësisht të domosdoshëm për shkak të sjelljes së tyre, e ka cenuar dinjitetin e tyre.
Meqenëse paditësit flasin vetëm për dëmtime të lehta trupore dhe nuk vërtetojnë që të kenë hequr vuajtje të rënda fizike ose mendore, ky trajtim nuk mund të cilësohet as si çnjerëzor, as, a fortiori, si torturë. Gjykata mendon për rrjedhojë se në çështjen në fjalë ka pasur trajtim poshtërues.
Përfundimi: shkelje (katërmbëdhjetë vota në favor dhe tri kundër).
Neni 3 (ana procedurale): Juridiksionet hetimore nuk u kanë kushtuar të gjithë vëmendjen e duhur as pretendimeve të paditësve, ndonëse të mbështetura me certifikata mjekësore të cilat ata i kishin përfshirë në dosje, as natyrës së aktit që një pjesëtar i forcave të rendit qëllon me shuplakë një person i cili i është dorëzuar atij krejtësisht. Gjithashtu, hetimi është karakterizuar nga kohëzgjatja e tij e pazakontë. Pothuajse pesë vjet kanë kaluar kështu ndërmjet ankesës së paditësit të parë dhe vendimit të kasacionit që ka shënuar fundin e hetimit, dhe më shumë se katër vjet e tetë muaj në rastin e paditësit të dytë. Kështu, paditësit nuk kanë përfituar një hetim efektiv.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 5 000 EUR secilit nga paditësit për dëmin moral.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy