GJYKATA EVROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
SEKSIONI I PARËÇËSHTJA BRAHIMAJ KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr. 4801/13)
VENDIM STRASBURG
6 tetor 2016
Ky vendim është i formës së prerë, por mund të bëhet objekt i rishikimit redaktues.
Në çështjen Brahimaj kundër Shqipërisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Parë), e mbledhur si një Komitet i Përbërë nga:
Kristina Pardalos, presidente
Aleš Pajchal,
Robert Spano, gjykatës,
dhe Renata Gegener, zëvendësregjistrare e Seksionit,
Pas një diskutimi me dyer të mbyllura më 13 shtator 2016,
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në po atë datë:
PROCEDURA
1. Çështja filloi më 8 janar 2013, me një ankim (nr. 4801/13) nga një shtetas shqiptar, z. Gëzim Brahimaj (“ankuesi”) kundër Republikës së Shqipërisë, të paraqitur në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”).
2. Qeveria shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua nga Agjentja e saj znj. A. Hicka, nga Zyra e Avokatit të Shtetit.
3. Më 22 shtator 2014, ankimi iu komunikua Qeverisë.
4. Qeveria nuk paraqiti vërejtje për pranueshmërinë dhe cilësitë e çështjes brenda afatit kohor të lejuar.
5. Ankuesi nuk paraqiti kërkesa për kompensim të drejtë brenda afatit kohor të lejuar (Rregulli 60 i Rregullores së Gjykatës).
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
6. Ankuesi ka lindur në vitin 1968 dhe jeton në Vlorë.
7. Më 30 maj 2007, Gjykata e Rrethit Vlorë urdhëroi Policinë e Ndërtimit Dega Vlorë t’i paguante ankuesit 2,795,956 lekë shqiptarë (“TË GJITHA”) për prishjen e pajustifikuar të pronës së tij.
8. Më 11 qershor 2008, vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe u bë i formës së prerë.
9. Më 11 shtator 2008, u lëshua një urdhër gjyqësor për zbatim.
10. Nga viti 2009 deri në vitin 2012, përmbarimi kërkoi por pa sukses zbatimin e vendimit nga Policia e Ndërtimit Vlorë dhe nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
11. Deri më sot, vendimi i formës së prerë ka mbetur i pazbatuar.
II. LIGJI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE VENDASE
12. Ligji dhe praktika përkatëse vendase janë përshkruar në çështjet Qufaj Co. sh.p.k. kundër Shqipërisë (nr. 54268/00, §§ 21–26, 18 nëntor 2004) dhe Gjyli kundër Shqipërisë (nr. 32907/07, §§ 19–28, 29 shtator 2009).
13. Përveç praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të përmendura në vendimin e
Gjykatës në çështjen Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë
(nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10,
3129/12 dhe 31355/09, 1 prill 2014), Gjykata Kushtetuese ka lëshuar tre vendime të njëpasnjëshëm, ku konstaton një shkelje të të drejtave të paditësit për sa i përket procedurave gjyqësore të ndërprera (vendimet nr. 3/15, të datës 26 janar 2015; 56, të datës 21 korrik 2015 dhe 69/15, të datës 17 nëntor 2015). Paditësit nuk iu dha asnjë shpërblim për ato vendime.
14. Më tej, Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar praktikën e vet të gjatë ku gjen shkeljen e të drejtave të paditësit për kohëzgjatjen e procedurave të moszbatimit (vendimet nr. 9/14, të datës 27 shkurt 2014; 16/14, të datës 21 mars 2014; 32/14, të datës 26 maj 2014; 46/14 dhe 47/14, më 30 korrik 2014; 14/15, më 30 mars 2015; 24/15, më 27 prill 2015; 25/15, më 22 maj 2015; 52/15, më 20 korrik 2015; 61/15, më 23 shtator 2015; 72/15, më 27 nëntor 2015). Paditësit nuk iu dha asnjë shpërblim në këto vendime dhe as ndonjë formë tjetër kompensimi për moszbatimin e vazhduar.
LIGJI
I. SHKELJE E PRETENDUAR E NENEVE 6 § 1DHE 13 TË KONVENTËS
15. Ankuesi shprehu pakënaqësinë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, i datës 30 maj 2007, ashtu siç u la në fuqi me anë të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, më 11 qershor 2008, shkelte të drejtat e tij sipas neneve 6 § 1 dhe 13 të Konventës, të cilat parashikojnë si më poshtë:
Neni 6 § 1
“Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ... çdokush ka të drejtën për një seancë dëgjimore
... të drejtë ... nga [një] ... gjykatë ...”
Neni 13
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
16. Qeveria nuk paraqiti vërejtje për pranue- shmërinë dhe cilësitë e çështjes brenda afatit kohor të lejuar (shiko, gjithashtu, paragrafin 4 më sipër).A. Pranueshmëria
17. Gjykata vëren se ankesa nuk është e pabazuar në fakte sipas kuptimit të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Më tej, ajo vëren se ajo nuk është e
papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Për këtë arsye duhet të deklarohet e pranueshme.B. Cilësitë
18. Gjykata rithekson parimet e përgjithshme sipas nenit 6 § 1 të Konventës në lidhje me moszbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës, të cilat parashikohen inter alia në Qufaj Co. sh.p.k. (cituar më sipër, § 38) dhe në çështjen Gjyli (cituar më sipër, §§ 43–44).
19. Gjithashtu, Gjykata i referohet vendimeve të saj të mëparshme duke konstatuar se në Shqipëri nuk ekziston asnjë kompensim efektiv në lidhje me zbatimin e vonuar ose me moszbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës (shiko Gjylin, cituar më sipër, §§ 55–60; Puton dhe të tjerët kundër Shqipërisë, nr. 609/07; §§ 33–35, 20 korrik 2010; dhe Luli dhe të tjerët, cituar më sipër, §§ 77–84). Duke iu referuar edhe praktikës gjyqësore më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet më sipër në paragrafët 13–14, Gjykata konstaton se nuk ka pasur dhe ende nuk ka asnjë kompensim efikas për ankuesin në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave të mos- zbatimit.
20. Duke pasur parasysh praktikën e saj gjyqësore të mirëpërcaktuar mbi objektin (Qufaj Co. sh.p.k., cituar më sipër; Gjyli, cituar më sipër; Puto dhe të tjerët, cituar më sipër; dhe Luli dhe të tjerët, cituar më sipër), Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës për sa i përket moszbatimit të vendimit të formës së prerë dhe një shkelje të nenit 13 të Konventës për arsye se ankuesi nuk mori një shpërblim efikas kombëtar si shlyerje për dëmin e shkaktuar nga moszbatimi.
II. ZBATIM I NENIT 41 TË KONVENTËS
21. Neni 41 i Konventës parashikon si më poshtë vijon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
22. Ankuesi nuk paraqiti kërkesa për kompensim të drejtë brenda afatit kohor të lejuar. Për pasojë, nuk duhet akorduar asnjë dëm monetar. Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën e shkeljes së Konventës së konstatuar, Qeveria e paditur duhet të garantojë zbatimin e vendimit të formës së prerë në çështjen e ankuesit brenda tre muajve në përputhje me nenin 28 § 2 të Konventës (shiko për
shembull, Vukelić kundër Malit të Zi, nr. 58258/09, § 107, 4 korrik 2013; Mikhaylova dhe të tjerët kundër
Ukrainës, nr. 16475/02, § 40, 15 qershor 2006; dhe Lisyanskiy kundër Ukrainës, nr. 17899/02, § 34, 4 prill 2006).
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NË MËNYRË UNANIME:
1. E deklaron ankimin të pranueshëm;
2. Vendos se ka pasur një shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës për sa i përket moszbatimit të vendimit vendas së formës së prerë;
3. Vendos se ka pasur një shkelje të nenit 13 të Konventës për sa i përket mungesës së një kompensimi për moszbatimin e vendimit;
4. Vendos se Shteti i paditur duhet të sigurojë, me anë të mënyrave të duhura, zbatimin e vendimit të formës së prerë të dhënë në favor të ankuesit, brenda tre muajve në përputhje me nenin 28 § 2 të Konventës.
E përgatitur në anglisht dhe njoftuar me shkrim, më 6 tetor 2016, sipas Rregullit 77 § 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Renata Degener Zëvendësregjistruese (firmosur)
Kristina Pardalos Presidente (firmosur)
Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, 2016
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”
pas ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” Tel: 042427005, 042427006
Çmimi 112 lekë
Full & Egal Universal Law Academy