© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 153
Qershor 2012
Centro Europa 7 S.r.l. e Di Stefano k. Italisë [DhM] - 38433/09
Vendim 7.6.2012 [GC]
Neni 10
Detyrime pozitive
Neni 10-1
Liria për të dhënë informacione
Pamundësi transmetimi e një shoqërie televizive zotëruese e një koncesioni në mungesë të caktimit të radiofrekuencave: shkelje
Faktet – Paditësit janë një shoqëri dhe përfaqësuesi i saj ligjor. Në Korrik 1999, autoritetet italiane i dhanë shoqërisë paditëse një koncesion për transmetime televizive me valë herciane në rang kombëtar, i cili i lejonte asaj të instalonte dhe të shfrytëzonte një rrjet transmetimesh televizive analogjike duke mbuluar 80% të territorit kombëtar. Për sa i përkiste caktimit të radiofrekuencave, koncesioni i referohej planit kombëtar për caktimin e radiofrekuencave të vitit 1998, i cili përcaktonte se shoqëria paditëse duhej t’i përshtaste instalimet e saj me kërkesat e “planit të ndarjes” brenda një afati prej njëzet e katër muajsh dhe duhej të respektonte “programin e përshtatjes” të vendosur nga Autoriteti për garancitë në komunikacione. Duke nisur nga viti 2000, shoqëria paditëse iu drejtua disa herë juridiksioneve administrative për t’u ankuar për moscaktimin e radiofrekuencave. Në maj 2008, Këshilli i Shtetit i dha urdhër Qeverisë që ta trajtonte kërkesën për caktim radiofrekuencash. Në janar 2009, ai i dha urdhër gjithashtu ministrisë kompetente që t’i paguante si dëmshpërblim shoqërisë paditëse një shumë prej rreth 1 milion eurosh, të llogaritur mbi bazën e shpresës së saj të drejtë që t’i caktoheshin radiofrekuenca.
Ligji – Neni 10: Moscaktimi nga autoritetet i radiofrekuencave për shoqërinë paditëse e ka zbrazur koncesionin e saj nga çdo efekt i dobishëm, duke qenë se veprimtaria që autorizonte ai nuk ka mundur të ushtrohej faktikisht për pothuajse dhjetë vjet. Për këtë arsye, paditësja ka pësuar një ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës së saj për të dhënë informacione ose ide. Përveç kësaj, ajo mund të priste me të drejtë që, si pasojë e dhënies së koncesionit për transmetime, administrata të miratonte brenda njëzet e katër muajsh tekstet e nevojshme për përcaktimin e rregullave të veprimtarisë së saj, me kusht që ajo të bënte përshtatjen e instalimeve të veta. Mirëpo plani i ndarjes së radiofrekuencave u vu në zbatim vetëm në dhjetor 2008 dhe paditësja nuk mori veçse një kanal të vetëm për transmetimet e saj dhe vetëm duke nisur nga fundi i qershorit 2009. Gjatë kësaj kohe, radiofrekuencat që duhej t’u caktoheshin operatorëve të rinj në kuadrin e planit kombëtar kanë vazhduar të përdoren përkohësisht nga disa operatorë. Sipas Këshillit të Shtetit, kjo situatë ishte krijuar për shkak të disa faktorëve në thelb legjislativë. Një varg ligjesh të njëpasnjëshme e kanë zgjatur vazhdimisht periudhën gjatë së cilës stacionet ekzistuese të quajtura “të tepërta” kanë mundur ta vazhdojnë transmetimin e programeve të tyre si në rang kombëtar ashtu edhe në rang lokal. Për këtë arsye, operatorët e tjerë janë penguar të marrin pjesë në fillimet e televizionit digjital. Përveç kësaj, këto ligje të formuluara me fjalë të mjegullta e shtynin përfundimin e regjimit kalimtar duke iu referuar disa ngjarjeve data e së cilave ishte e pamundur të parashikohej. Për më tepër, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vënë re se ndërhyrjet e ligjvënësit kombëtar ishin shprehur përmes zbatimit të regjimeve të njëpasnjëshme kalimtare të bëra në favor të zotëruesve të rrjeteve ekzistuese dhe se kjo situatë kishte sjellë si pasojë që operatorët pa radiofrekuenca transmetimi të pengoheshin për të hyrë në tregun e transmetimeve televizive, megjithëse kishin një koncesion. Kështu, kuadri i brendshëm legjislativ nuk kishte qartësi e saktësi dhe nuk i ka lejuar paditëses që të parashikonte me një shkallë të mjaftueshme sigurie se në cilin çast do t’i caktoheshin radiofrekuencat që të mund të fillonte të transmetonte. Për rrjedhojë, këto ligje nuk i përmbushnin kushtet e parashikueshmërisë. Së fundi, autoritetet nuk i kanë respektuar afatet e caktuara në koncesion, duke i mashtruar kështu pritmëritë e paditëses. Qeveria nuk e ka provuar që kjo e fundit i paska pasur në dispozicion mjetet efektive për ta detyruar administratën që t’u përshtatej ligjit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, paditëses nuk i janë ofruar garanci të mjaftueshme kundër arbitraritetit. Kjo mungesë ka sjellë veçanërisht si pasojë pakësimin e konkurrencës në sektorin audioviziv. Ajo përbën kështu një mospërmbushje nga ana e shtetit të detyrimit të tij pozitiv për të krijuar një kuadër të përshtatshëm legjislativ e administrativ për të garantuar një pluralizëm efektiv në medie.
Përfundimi: shkelje (gjashtëmbëdhjetë vota në favor e një kundër).
Nga ana tjetër, Gjykata, me katërmbëdhjetë vota në favor e tri kundër, del në përfundimin se ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1, duke çmuar se shpresa e drejtë e paditëses – si shfrytëzimi i një rrjeti televiziv analogjik në bazë të koncesionit – ishte aq e bazuar saqë të përbënte një “pasuri” dhe, meqenëse në fushën e nenit 10 Gjykata sapo ka konstatuar se ndërhyrja në të drejtat e paditëses nuk kishte bazë ligjore të parashikueshme në mënyrë të mjaftueshme në kuptimin e jurisprudencës së saj, ajo nuk mund të dalë përveçse në të njëjtin konstatim në këndvështrimin e nenit 1 të Protokollit nr. 1.
Neni 41: 10,000,000 EUR për shoqërinë paditëse për dëm material e dëm moral.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy