© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA CHIRAGOV DHE TË TJERË k. ARMENISË
(Kërkesë nr. 13216/05)
VENDIM
(Themeli)
STRASBURG
16 Qershor 2015
Ky vendim është përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen e Chiragov dhe të tjerë kundër Armenisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Dean Spielmann, President,
Josep Casadevall,
Guido Raimondi,
Mark Villiger,
Isabelle Berro,
Ineta Ziemele,
Boštjan M. Zupančič,
Alvina Gyulumyan,
Khanlar Hajiyev,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Ganna Yudkivska,
Paulo Pinto de Albuquerque,
Ksenija Turković,
Egidijus Kūris,
Robert Spano,
Iulia Antoanella Motoc, gjyqtarë,
dhe Michael O’Boyle, Zëvendës Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 22-23 janar 2014 dhe 22 janar 2015,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja ka filluar në bazë të kërkesës (nr. 13216/05) kundër Republikës së Armenisë drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga gjashtë shtetas nga Azerbaxhiani, Z. Elkhan Chiragov, Z. Adishirin Chiragov, Z. Ramiz Gebrayilov, Z. Akif Hasanof, Z. Fekhreddin Pashayev dhe Z. Qaraca Gabrayilov (“kërkuesit”), më 6 prill 2005. Kërkuesi i gjashtë ndërroi jetë në qershor 2005. Kërkesa në emër të tij vijoi të ndiqet nga djali i tij, Z. Sagatel Gabrayilov.
2. Kërkuesit, të cilëve iu ofruar ndihmë ligjore falas, u përfaqësuan nga Z. M. Muller QC, Znj. C. Vine, Znj. M. Butler, Z. M. Ivers, Znj B. Poynor dhe Z. S. Sëaroop, avokat që ushtronin aktivitetin në Londër, si dhe nga Z. K. Yıldız. Qeveria e Armenisë (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. G. Kostanyan, Përfaqësues i Republikës së Armenisë në Gjykatë.
3. Kërkuesit pretenduan, në mënyrë të veçantë, se ishin penguar të ktheheshin në distriktin e Lachin, në territorin e pushtuar nga Qeveria e paditur, duke mos pasur mundësi, në këtë mënyrë, të gëzonin pronën dhe shtëpitë e tyre atje dhe gjithashtu se, nuk kishin marrë asnjë kompensim për humbjet e tyre. Ata parashtruan se kjo përbënte shkelje të vazhdueshme të nenit 1 të Protokollit nr.1 të Konventës dhe të nenit 8 të Konventës. Për më tepër, ata u ankuan për shkelje të nenit 13 të Konventës duke mos pasur asnjë mjet ligjor efektiv në dispozicion në lidhje me ankesat e mësipërme. Së fundi, ata pretenduan, në dritën e të gjitha pretendimeve të parashtruara më lart, se ishin diskriminuar për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, në shkelje të nenit 14 të Konventës.
4. Kërkesa iu caktua për shqyrtim Seksionit të Tretë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Qeveria e Azerbajxhanit shfrytëzoi të drejtën e saj, në bazë të nenit 36 § 1 të Konventës, për të ndërhyrë në proces. Ajo u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. C. Asgarov.
5. Më 9 mars 2010, Dhoma e Seksionit të Tretë, e përbërë nga gjyqtarët Josep Casadevall, Elisabet Fura, Corneliu Birsan, Boštjan M. Zupancic, Alvina Gyulumyan, Egbert Myjer dhe Luis López Guerra, dhe zëvendës regjistruesi i seksionit, Stanley Naismith, hoqi dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe. Palët nuk patën kundërshtime (neni 30 i Konventës dhe neni 72 i Rregullores së Gjykatës).
6. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës. Presidenti i Gjykatës vendosi që, në interes të administrimit të duhur të drejtësisë, rasti konkret dhe rasti i Sargsyan k. Azerbaixhanit (kërkesa nr. 40167/06) t’u caktohen Dhomës së Madhe me të njëjtën përbërje (neni 24, 42 § 2 dhe 71 i Rregullores së Gjykatës).
7. Një seancë dëgjimore publike për shqyrtimin e pranueshmërisë dhe themelit të kërkesës u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 15 shtator 2010 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës)
8. Më 14 dhjetor 2011 kërkesa u shpall e pranueshme nga Dhoma e Madhe të përbërë nga gjyqtarët Nicolas Bratza, Jean-Paul Costa, Kristos Rozakis, Françoise Tulkens, Josep Casadevall, Nina Vajić, Corneliu Birsan, Peer Lorenzen, Bostjan M. Zupancic, Elisabet Fura, alvina Gyulumyan, Khanlar Hajiyev, Egbert Myjer, Sverre Erik Jebens, Giorgio Malinverni, George Nicolaou dhe Luis López Guerra, dhe zëvendës kancelari Michael O’Boyle,.
9. Kërkuesit dhe Qeveria e paditur parashtruan pretendimet me shkrim (neni 59 § 1 i Rregullores së Gjykatës) në lidhje me themelin e kërkesës. Gjithashtu Qeveria e Azerbajxhanit paraqiti komentet e saj si palë e tretë.
10. Një seancë dëgjimore publike mbi themelin e kërkesës u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 22 janar 2014.
U paraqitën para Gjykatës:
(a) për Qeverinë e paditur
Z.G. Kostanyan,Agjent,
Z.G. Robertson, QC,Përfaqësues ligjor,
Z.E. Babayan,
Z.T. Collis,Këshilltar;
(b) për kërkuesin
Z.M. Muller, QC,
Z.M. Ivers,
Z.S. Sëaroop,
Zj.M. Butler,Përfaqësues ligjor,
Zj.C. Vine,
Zj.B. Poynor,
Zj.S. Karakaş,
Zj.A. Evans,Këshilltar;
(c) for the Azerbaijani Government
MrC. Asgarov,Agjent,
MrM.N. Shaë, QC,
MrG. Lansky, Përfaqësues ligjor,
MrO. Gvaladze,
MrH. Tretter,
MsT. Urdaneta Ëittek,
Mr O. Ismayilov, Këshilltar.
Kërkuesit A. Hasanof dhe F. Pashayev ishin gjithashtu të pranishëm.
Gjykata dëgjoi parashtresat e Z. Muller, Z. Sëaroop, Z. Ivers, Zj. Butler, Z. Robertson, Z. Shaë dhe Z. Lansky.
11. Pas seancës dëgjimore, Gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes nuk kërkonte gjetjen e fakteve ose marrjen e deklaratave nga dëshmitarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
A. Historiku
12. Në kohën e rënies së BRSS, Oblasti Autonom i Nagorno-Karabakh ("NKAO") ishte një krahinë autonome e Republikës Sovjetike Socialiste të Azerbajxhanit ("RSS e Azerbajxhanit"). Kjo krahinë e cila ndodhej në territorin e RSS të Azerbajxhanit, mbulonte 4,388 km katrore. Në atë kohë nuk ekzistonte një kufi i përbashkët ndërmjet Nagorno-Karabakh (e njohur në Armenisht si Artsakh) dhe Republikës Socialiste Sovjetike të Armenisë ("RSS e Armenisë"), të cilat ndaheshin nga territori i Azerbajxhanit, ku distanca më e shkurtër ishte një rrip toke që shpesh i referoheshin si "korridori Lachin", më pak se dhjetë kilometra i gjerë, në rrethin e Lachin.
13. Sipas censusit të BRSS-së të 1989, NKAO kishte një popullsi prej 189,000, e përbërë nga 77% etni armene, 22% etni azerbajxhane, me pakica ruse dhe kurde. Rrethi i Lachin kishte një demografi të ndryshme, pjesa më e madhe e popullsisë së saj, rreth 60,000 ishin kurdë dhe azerbajxhanas. Vetëm 5-6% ishin armenë.
14. Në fillim të vitit 1988 u zhvilluan demonstrata në Stepanakert, kryeqytetin rajonal të NKAO, si edhe në kryeqytetin armen të Jerevan, duke kërkuar përfshirjen e Nagorno-Karabakh nën shtetin e Armenisë. Më 20 shkurt organi legjislativ i NKAO i bëri një kërkesë organit legjislativ të RSS të Armenisë, RSS të Azerbajxhanit dhe BRSS që NKAO të lejohej të shkëputej nga Azerbajxhani dhe të bashkohej me Armeninë. Kërkesa u refuzua nga Parlamenti i BRSS më 23 mars. Në qershor ajo u refuzua edhe nga Parlamenti i Azerbajxhanit, ndërsa homologu i tij në Armeni votoi në favor të bashkimit.
15. Gjatë vitin 1988 demonstratat bënin thirrje të vazhdueshme për bashkim. Rrethi i Lachin u bë objekt sulmesh dhe bllokime të rrugëve. Përleshjet çuan në shumë viktima, dhe emigrim, që numëronte qindra mijëra në të dy anët, midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Si pasojë, më 12 janar 1989 Qeveria e BRSS e vendosi NKAO nën sundimin e drejtpërdrejtë të Moskës. Megjithatë, më 28 nëntor të atij viti, kontrolli i provincës iu rikthye Azerbajxhanit. Disa ditë më vonë, më 1 dhjetor, parlamenti i RSS të Armenisë dhe këshilli rajonal i Nagorni Karabak miratuan një rezolutë të përbashkët, "Për ribashkimin e Nagorno-Karabakut me Armeninë". Si rezultat i kësaj rezolute u miratua një buxhet të përbashkët për të dy vendet në janar të vitit 1990 dhe u vendos në pranverë të atij viti përfshirja e Nagorno-Karabakh në zgjedhjet e ardhshme armene.
16. Në fillim të vitit 1990, pas një përshkallëzimi të konfliktit, trupat sovjetike mbërritën në Baku dhe Nagorno-Karabakh, duke shpallur në këtë të fundit gjendjen e jashtëzakonshme. Përleshjet e dhunshme ndërmjet armenëve dhe azerbajxhanasve vazhduan, pavarësisht ndërhyrjes me raste të forcave sovjetike.
17. Më 30 gusht 1991 Azerbajxhani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo më pas u zyrtarizua me miratimin e Ligjit Kushtetues për Pavarësinë e Shtetit, më 18 tetor. Më 2 shtator Sovjeti i NKAO shpalli themelimin e Republikës së Nagorno-Karabak (referuar në vazhdim "NKR"), e përbërë nga territori i NKAO dhe rajoni Shaumyan i Azerbajxhanit dhe deklaroi se nuk ishte më nën juridiksionin e Azerbajxhanit. Më 26 nëntor parlamenti i Azerbaixhanit shfuqizoi autonominë që gëzonte më parë Nagorno-Karabakh. Në një referendum të organizuar në Nagorno-Karabakh më 10 dhjetor, 99.9% e atyre që morrën pjesë votuan në favor të shkëputjes. Megjithatë, popullsia azerbajxhanase e bojkotoi referendumin. Në të njëjtin muaj, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe trupat sovjetike filluan të tërhiqen nga rajoni. Kontrolli ushtarak i Nagorni Karabak po kalonte me shpejtësi tek armenët e Karabakh. Më 6 janar 1992, "NKR", duke pasur parasysh rezultatet e referendumit, riafirmoi pavarësinë nga Azerbajxhani.
18. Në fillim të vitit 1992 konflikti u përshkallëzua gradualisht në luftë. Armenët etnikë pushtuan disa fshatra azerbajxhanase, që rezultoi në të paktën disa qindra të vdekur dhe largimin e popullsisë.
19. Rajoni i Lachin, në veçanti qyteti i Lachin, u sulmua disa herë. Kërkuesit pretenduan se sulmet ishin bërë nga trupat e Nagorno-Karabakh dhe të Republikës së Armenisë. Megjithatë, Qeveria e paditur mohoi pjesëmarrjen e Armenisë në këto ngjarje, duke bërë përgjegjëse për veprimet ushtarake forcat e mbrojtjes të Nagorno-Karabakh dhe grupet vullnetare. Në vitin 1991, për gati tetë muaj, rrugët në Lachin ishin nën kontrollin e forcave të etnisë armene që drejtonin dhe kontrollonin pikat e kontrollit. Qyteti i Lachin u izolua krejtësisht. Në mesin e majit të vitit 1992 Lachin u bë objekt i bombardimeve ajrore, gjatë së cilës u shkatërruan shumë shtëpi.
20. Më 17 maj 1992, duke parë që trupat po përparonin me shpejtësi drejt Lachin, fshatarët u larguan. Një ditë më pas qyteti i Lachin u vu nën kontrollin e forcave të popullsisë etnike armene. Në ditët pas pushtimit qyteti u plaçkit dhe u dogj. Sipas informacionit të marrë nga Qeveria e paditur nga autoritetet e "NKR", qyteti i Lachin dhe fshatrat përreth Aghbulag, Chirag dhe Chiragli u shkatërruan plotësisht gjatë konfliktit ushtarak.
21. Në korrik të vitit 1992 parlamenti armen vendosi se nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje ndërkombëtare që vendoste se Nagorno-Karabakh mbetej pjesë e Azerbajxhanit.
22. Sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW) ("Shtatë vitet e konfliktit në Nagorno-Karabakh", dhjetor 1994), pushtimi i Lachin rezultoi në zhvendosjen e rreth 30,000 personave azerbajxhanas, shumë prej tyre me origjinë kurde.
23. Pas marrjes së Lachin, forcat etnike armene vazhduan të pushtonin katër rajone të tjera të Azerbajxhanisht, përreth Nagorno-Karabakh (Kelbajar, Jabrayil, Gubadly dhe Zangilan) dhe një pjesë të konsiderueshme të rajoneve të Ağdam dhe Fizuli.
24. Më 5 maj 1994 një marrëveshje armëpushimi (Protokolli Bishkek) u nënshkrua ndërmjet Armenisë, Azerbaixhanit dhe "NKR", pas ndërmjetësimit rus. Ajo hyri në fuqi më 12 maj.
25. Sipas raportit të sipërpërmendur HRW, ndërmjet 1988 dhe 1994 rreth 750,000-800,000 azerbajxhanas u dëbuan nga Nagorno-Karabakh e Armenisë dhe shtatë rajonet e Azerbajxhanit përreth Nagorno-Karabakh. Sipas informatave të autoriteteve armene, ishin rregjistruar 335,000 refugjatë armene nga Azerbajxhani dhe 78,000 persona të zhvendosur (nga rajonet Armene në kufi me Azerbaixhanin).
B. Situata aktuale
26. Sipas Qeverisë së paditur, "NKR" kontrollon 4,061 km2 të ish Oblastit Autonom të Nagorni-Karabakut. Ndërkohë që është debatuar se sa prej dy rajoneve pjesërisht të pushtuara kontrolloheshin nga "NKR", duket se territori i pushtuar i shtatë rajoneve përreth, në total arrin në 7.500 km2.
27. Numri i sotëm i popullsisë së Nagorno-Karabakh varion nga 120,000 deri 145,000 persona, 95% e së cilës i përket etnisë armene. Praktikisht nuk mbetën popullsi azerbajxhanase. Rrethi i Lachin ka një popullsi armene prej 5,000 deri 10,000 persona.
28. Deri më tani, nuk është arritur asnjë zgjidhje politike e konfliktit. Pavarësia e vetëshpallur e "NKR" nuk është njohur nga asnjë Shtet apo organizatë ndërkombëtare. Shkeljet e përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1994 përgjatë kufijve kanë çuar në humbjen e shumë jetëve dhe retorika e zyrtarëve të mbetet armiqësore. Për më tepër, sipas raporteve ndërkombëtare, tensioni është rritur vitet e fundit dhe shpenzimet ushtarake në Armeni dhe Azerbajxhan janë rritur ndjeshëm.
29. Propozimet për një zgjidhje paqësore të konfliktit kanë dështuar. Negociatat janë kryer nën kujdesin e OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) dhe grupit të saj të ashtuquajtur Minsk. Në nëntor të vitit 2007, në Madrid, tre bashkë-kryesuesit e Grupit - Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – i paraqitën Armenisë dhe Azerbajxhanit një sërë parimesh themelore për arritjen e një zgjidhje. Parimet themelore, të cilat janë përditësuar gjatë kohës, kërkonin, inter alia, kthimin e territoreve përreth Nagorno-Karabakh nën kontrollin e Azerbajxhanit, një status të përkohshëm për Nagorno-Karabakh i shoqëruar me garancitë për sigurinë dhe vetë-qeverisje, një korridor që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakh, përcaktimin e ardhshëm të statusit përfundimtar ligjor të Nagorno-Karabakh me anë të një referendumi ligjërisht detyrues, të drejtën e të gjithë personave që kishin migruar së brendshmi dhe refugjatëve për t’u kthyer në ish-vendet e tyre të banimit dhe garancitë ndërkombëtare të sigurisë që do të përfshinte një operacion paqeruajtës. Ideja e miratimit të këtyre parimeve nga Armenia dhe Azerbajxhani është se do të mundësonte hartimin e një zgjidhje tërësore dhe të detajuar. Pas komunikimeve intensive të vazhdueshme të diplomatëve të Grupit Minsk dhe një sërë takimesh mes presidentëve të të dy vendeve në vitin 2009, procesi e humbi vrullin me të cilin u nis në vitin 2010. Palët në konflikt ende nuk kanë nënshkruar një marrëveshje formale në lidhje me Parimet Bazë.
30. Më 24 mars 2011 Grupi Minsk prezantoi "Raportin e Bashkë Kryesuesve të Grupit Minsk të OSBE-së për Misionin Vlerësues në Terren për Territoret e Pushtuara të Azerbajxhanit përreth Nagorno-Karabakh", i cili në materialin përmbledhesës së tij parashikon si më poshtë:
“Bashkë Kryesuesit e Grupit Minsk të OSBE kryen një mision vlerësimi në terren për shtatë territoret e pushtuara të Azerbajxhanit përreth Nagorno-Karabakh (NK) nga 7 tetori deri më 12 tetor 2010, për të vlerësuar situatën e përgjithshme atje, duke përfshirë aspekte humanitare dhe të tjera. Bashkë Kryesuesve iu bashkuan Përfaqësuesi Personal i Kryetarit të OSBE dhe ekipi i tij, duke i mbështetur nga ana logjistike dhe nga dy ekspertë të UNHCR-së dhe një anëtar i Misionit Fakt mbledhës të OSBE-së 2005. Ky ishte misioni i parë nga bashkësia ndërkombëtare për territoret në fjalë që nga viti 2005 dhe vizita e parë nga personeli i OKB-së në 18 vite.
Gjatë udhëtimin në më shumë se 1000 kilometra në të gjithë territoret, Bashkë Kryesuesit panë dëshmi të zymta të pasojave shkatërrimtare të konfliktit në Nagorno-Karabakut dhe dështimin për të arritur një zgjidhje paqësore. Qytete dhe fshatra që kishin ekzistuar para konfliktit ishin braktisur dhe shndërruar pothuajse tërësisht në gërmadha. Ndërkohë që nuk ka shifra të besueshme, popullsia e përgjithshme vlerësohet afërsisht 14.000 persona, që jetojnë në vendbanime të vogla dhe në qytetet e Lachin dhe Kelbajar. Bashkë Kryesuesit vlerësojnë se nuk ka pasur rritje të konsiderueshme të popullsinë që nga viti 2005. Të zhvendosurit nga rajone të tjera të Azerbajxhanit, pjesa më e madhe e të cilëve i përkisnin etnitet armen, jetojnë në kushte të pasigurta, me infrastrukturë jo të mirë, aktivitetitet të ulët ekonomik, dhe akses të kufizuar në shërbime publike. Shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikimi. Për qëllime administrative, shtatë territoret, ish Oblasti i NK dhe rajone të tjera janë përfshirë në tetë distrikte të reja.
Realiteti i ashpër i situatës në territoret, ka përforcuar pikëpamja e Bashkë Kryesuesve se status quo është e papranueshme dhe se vetëm negocimi i një zgjidhje paqësore mund të sjellë mundësinë e një të ardhmeje më të mirë, më të sigurtë për njerëzit që kanë jetuar në territoret e atyre që jetojnë atje tani. Bashkë-Kryesuesit i bën thirrje liderëve të të gjitha palëve për të shmangur çdo veprim në territoret dhe zona të tjera në diskutim, që do të dëmtonte një zgjidhje përfundimtare ose do të ndryshonte karakterin e këtyre zonave. Ata gjithashtu rekomanduan që të merren masa për ruajtjen e varrezave dhe vendeve të adhurimit në territoret dhe të qartësonin çështjen e statusit të të zhvendosurve që u mungonin dokumentet e identifikimit. Bashkë-Kryesuesit do të ndërmarrin misione të tjera, në fusha të tjera të prekura nga konflikti NK dhe do të përfshijnë në të tilla misione ekspertë nga agjencitë relevante ndërkombëtare që do të përfshiheshin në zbatimin e një marrëveshje paqeje.”
31. Më 18 qershor 2013, Presidentet e Shteteve Bashkë Kryesuese të grupit Minsk bënë një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin Nagorno-Karabakh:
“Ne, Presidentët e Shteteve Bashkë Kryesuese të Grupit Minsk të OSBE-së - Franca, Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - mbetemi të angazhuar për të ndihmuar palët në konfliktin Nagorno-Karabakh për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë se, në vend që të përpiqen për të gjetur një zgjidhje të bazuar në interesa të përbashkëta, palët kanë vazhduar të kërkojnë avantazhe të njëanshme në procesin e negociatave.
Ne vazhdojmë të besojmë fuqimisht se elementet e paraqitura në qëndrimet e vendeve tona gjatë katër viteve të fundit duhet të jenë themeli i çdo zgjidhjes së drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Nagorno-Karabak. Këto elemente duhet të shihen si të integruar në një njësi të vetme dhe çdo përpjekje për të zgjedhur disa elemente mbi të tjerë do ta bënte të pamundur arritjen e një zgjidhje të balancuar.
Ne përsërisim se vetëm një zgjidhje e negociuar mund të çojë në paqe, stabilitet, dhe pajtim, duke hapur mundësin për zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin. Përdorimi i forcës ushtarake, që ka krijuar tashmë situatën aktuale të përplasjes dhe jo stabilitetit, nuk do të zgjidhë konfliktin. Një ringjallje e armiqësive do të jetë shkatërruese për popullsinë e rajonit, duke sjellë më shumë jetë të humbur, më shumë shkatërrim, më shumë refugjatë dhe shpenzime më të mëdha financiare. Ne nxisim fuqimisht udhëheqësit e të gjitha palëve të ri zotohen për respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht ato që lidhen me mos përdorimin e forcës ose mos kërcënimin për përdorimin e forcës, integritetin territorial, dhe të drejtat e barabarta dhe të vetëvendosjes së popujve. Ne gjithashtu u bëjmë apel atyre që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të rrisë tensionin në rajon dhe të çojë në përshkallëzim të konfliktit. Udhëheqësit duhet të përgatisin njerëzit e tyre për paqe, jo luftë.
Vendet tona janë të gatshme për të ndihmuar palët, por përgjegjësia për t’i dhënë fund konfliktit të Nagorno-Karabakut u përkët vet atyre. Ne besojmë fuqimisht se vonesa të mëtejshme në arritjen e një marrëveshjeje të balancuar mbi kuadrin e një paqeje të plotë është e papranueshme dhe nxisim udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë të përqendrojnë energji të reja në çështjet që mbeten të pazgjidhura.”
C. Kërkuesit dhe prona pronësinë e të cilës pretendojnë në rajonin Lachin
32. Kërkuesit kanë deklaruar se ata janë kurdë azerbajxhanas që kishin jetuar në Lachin, ku paraardhësit e tyre kishin jetuar për qindra vjet. Më 17 maj 1992, ata u detyruan të largohen nga aty për tu vendosur në Baku. Ata nuk mundën të ktheheshin më në shtëpitë dhe pronat e tyre për shkak të pushtimit armen.
1. Z. Elkhan Chiragov
33. Z. Elkhan Chiragov ka lindur në vitin 1950 dhe ka jetuar në Lachin. Në kërkesën fillestare, ai deklaroi se kishte jetuar në fshatin Chirag, por në përgjigje të vëzhgimeve të Qeverisë u shpreh se fshati i tij i lindjes ishte Chiragli më saktësisht, ku ai punoi si mësues për 15 vjet. Ai pohoi se pasuria e tij përfshinte një shtëpi të madhe të mobiluar prej 250 m2, 55 koshere bletësh, 80 krerë bagëti të imëta dhe nëntë krerë bagëti të mëdha, dhe pesë qilima të punuar me dorë.
34. Më 27 shkurt 2007, së bashku me përgjigjen ndaj vëzhgimeve të Qeverisë së paditur, ai paraqiti një certifikatë zyrtare ("pasaportë teknike"), të datës 19 korrik 1985, sipas së cilës një godinë dy-katëshe, me 12 dhoma gjumi, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 408 m2 (sipërfaqe të banueshme 300 m2 dhe sipërfaqe shtesë 108 m2) dhe një depo 60 m2, e vendosur në një ngastër toke 1200 m2, kishte qenë e regjistruar në emrin e tij.
35. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga tre ish fqinjët e tij, të cilët pohuan pronësinë e tij mbi një godinën dy-katëshe, me16 dhoma banimi me një sipërfaqe totale 260 m2 dhe një makinë. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga Z.A. Jafarov dhe Z.A. Halilov, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, të cilët deklaronin se z. Elkhan Chiragov kishte jetuar në fshatin Chiragli
36. Para Dhomës së Madhe, kërkuesi paraqiti, inter alia, një certifikatë martesore sipas së cilës ai kishte lindur në Chiragli dhe ishte martuar atje në vitin 1978, certifikatën e lindjes së djalit dhe vajzës së tij, të dy të lindur në Chiragli në vitet 1979 dhe 1990, respekitvisht, si dhe një letër të vitit 1979 dhe një librezë punësimi të lëshuar më 1992 nga Departamenti i Arsimit i Rajonit Lachin, ku tregohej se ai kishte qenë i punësuar si mësues në Chiragli.
2. Z. Adishirin Chiragov
37. Z. Adishirin Chiragov ka lindur në vitin 1947 dhe ka jetuar në e Lachin. Në kërkesën fillestare, deklaroi se kishte jetuar në fshatin Chirag, por në përgjigje të vëzhgimeve të Qeverisë u shpreh se fshati i tij i lindjes ishte Chiragli më saktësisht, ku ai punoi si mësues për 20 vjet. Ai pohoi se pasuria e tij përfshinte një shtëpi të madhe të mobiluar prej 145 m2, një makinë të re "Niva", 65 krerë bagëti të imëta dhe 11 krerë bagëti të mëdha, dhe gjashtë qilima të punuar me dorë.
38. Më 27 shkurt 2007 ai paraqiti një pasaportë teknike të datës 22 prill 1986, sipas së cilës një godinë dy-katëshe, me tetë dhoma banimi, me një sipërfaqe totale prej 230.4 m2 (sipërfaqe të banueshme 193.2 m2 dhe sipërfaqe shtesë 37.2 m2) dhe një depo prej 90 m2, e vendosur në një ngastër toke prej 1200 m2, kishte qenë e regjistruar në emrin e tij.
39. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga tre ish fqinjët e tij, të cilët pohonin pronësinë e tij mbi një dy-katëshe banimi-shtëpi me tetë dhoma, si dhe një deklaratë nga A. Jafarov dhe A. Halilov, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, të cilët deklaronin se zoti Adishirin Chiragov kishte jetuar në fshatin Chiragli.
40. Para Dhomës së Madhe, kërkuesi paraqiti, inter alia, një certifikatë martesore sipas së cilës ai kishte lindur në Chiragli dhe ishte martuar atje në vitin 1975, certifikatat e lindjes së djalit dhe dy vajzave të tij, të gjithë lindur në Chiragli në vitet 1977, 1975 dhe 1982 respektivisht, si dhe një pasaportë BRSS lëshuar në vitin 1981, që tregonte Chiragli si vendin e tij të lindjes dhe përmbante një pullë regjistrimi të 1992 që përcaktonte Chiragli si vend banimin e tij.
3. Z. Ramiz Gebrayilov
41. Z. Ramiz Gebrayilov ka lindur në Chiragli në vitin 1960 dhe në 1988 u diplomua për inxhinieri në Institutin Politeknik në Baku. Në vitin 1983, ndërkohë që studionte në Baku, ai vizitoi qytetin e Lachin dhe iu dha nga shteti një parcelë toke prej 5.000 m2. Ai pohoi se ndërtoi një shtëpi me gjashtë dhoma banimi dhe një garazh në të dhe ka jetuar atje me gruan dhe fëmijët e tij deri sa u detyruan të largohej në vitin 1992. Kishte pasur gjithashtu edhe disa stalla. Ai gjithashtu kishte pasur në pronësi edhe një biznes riparimi makinash të quajtur "Auto Service", një dyqan dhe një kafene, të cilat ishin vendosur në një 5.000 m2 tokë tjetër që ai e kishte në pronësi. Përveç kësaj, ai kishte 12 lopë, 70 qengja dhe 150 dele.
42. Z. Gebrayilov nuk kishte mundur të kthehej në Lachin që prej largimit të tij në vitin 1992. Në vitin 2001 miq të tij armen shkuan në Lachin dhe filmuan gjendjen e shtëpive në qytet. Sipas kërkuesit, ai mund të shihte në këtë video se shtëpia e tij ishte djegur. Ai ishte informuar gjithashtu nga njerëz të cilët ishin larguar pas tij nga Lachin se shtëpia e tij ishte djegur nga forcat armene disa ditë pasi ai kishte lënë Lachin.
43. Më 27 shkurt 2007 Z. Gebrayilov paraqiti një pasaportë teknike të datës 15 gusht 1986, sipas së cilës një dy-katëshe, me tetë dhoma banimi me një sipërfaqe totale prej 203.2 m2 (sipërfaqe e banueshme 171.2 m2 dhe sipërfaqe shtesë 32 m2), e vendosur në një ngastër të tokës prej 480 m2, kishte qenë e regjistruar në emrin e tij.
44. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga tre ish fqinjët e tij, të cilët pohonin pronësinë e tij mbi një shtëpi dy-katëshe me tetë dhoma, si dhe një deklaratë nga V. Maharramov, përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, i cili deklaronte se z. Gebrayilov kishte jetuar në shtëpinë e tij personale në Lachin.
45. Para Dhomës së Madhe, kërkuesi paraqiti, inter alia, një certifikatë lindjeje dhe një certifikatë martesore, sipas së cilës ai kishte lindur në Chiragli dhe ishte martuar po atje në vitin 1982, certifikatat e lindjes së vajzës së tij dhe dy djemëve, të gjithë të lindur në Lachin në vitin 1982, 1986 dhe 1988 respektivisht, si dhe një librezë ushtrie të lëshuar në vitin 1979.
4. Z. Akif Hasanof
46. Z. Akif Hasanof ka lindur në vitin 1959 në fshatin Aghbulag në rajonin e Lachin dhe ka punuar atje si mësues për 20 vjet. Ai pohoi se pasuria e tij përfshinte një shtëpi të mobiluar prej 165 m2, një makinë të re "Niva", 100 krerë bagëti të imëta e 16 krerë bagëti të mëdha dhe 20 qilima të punuar me dorë.
47. Më 27 shkurt 2007 ai paraqiti një pasaportë teknike të datës 13 shtator 1985, sipas të cilit një godinë dy katëshe, me nëntë dhoma banimi me një sipërfaqe totale prej 448.4 m2 (sipërfaqe të banueshme 223.2 m2 dhe sipërfaqe shtesë 225.2 m2) dhe një depo e 75 m2, të vendosur në një ngastër të toke prej 1600 m2, kishte qenë e regjistruar në emrin e tij.
48. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga tre ish fqinjët e tij, të cilët pohonin pronësinë e tij mbi një godinë dy-katëshe, me nëntë dhoma banimi, një stall për bagëtitë dhe ndërtesa të tjera ndihmëse, si dhe një deklaratë nga V. Maharramov, përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, i cili deklaronte se z. Hasanof kishte jetuar në shtëpinë e tij personale në Aghbulag.
49. Para Dhomës së Madhe, kërkuesi paraqiti një certifikatë lindjeje, një pasaportë të BRSS lëshuar në vitin 1976 dhe një librezë pune të lëshuar nga Departamenti i Arsimit i rajonit Lachin, ku tregohej se ai kishte lindur në Aghbulag dhe kishte punuar si mësues dhe drejtor shkolle në këtë fshat ndërmjet viteve 1981 dhe 1988.
5. Z. Fekhreddin Pashayev
50. Z. Fekhreddin Pashayev ka lindur në vitin 1956 në fshatin Kamalli në rajonin e Lachin. Pas diplomimit për inxhinieri në Institutin Politeknik në Baku në vitin 1984, ai u kthye në qytetin e Lachin, ku ai punoi si inxhinier në Ministrinë e Transportit dhe nga 1986 si kryeinxhinier në atë institucion. Ai pohoi se kishte në pronësi një shtëpi dykatëshe, me tre dhoma gjumi në Lachin të cilën e kishte ndërtuar vetë dhe ishte në pronësi të tij. Shtëpia ndodhej në nr. 50, 28 Aprel Kucesi, Lachin Seheri, Lachin Rayonu. Z. Pashayev parashtroi se vlera aktuale e tregut e shtëpisë ishte 50,000 dollarë amerikanë (USD). Ai gjithashtu kishte në pronësi tokën rreth shtëpisë së tij dhe kishte pjesë (rreth dhjetë hektarë) në një fermë kolektive në Kamalli. Për më tepër, ishte pronar i një toke që ishte në "pronësi kolektive".
51. Më 27 shkurt 2007 ai paraqiti një pasaportë teknike të gushtit të 1990, sipas së cilës një godinë dy-katëshe me një sipërfaqe totale prej 133.2 m2 (sipërfaqe e banueshme 51.6 m2 dhe sipërfaqe shtesë 81.6 m2), i vendosur në një ngastër toke prej 469.3 m2, kishte qenë e regjistruar në emrin e tij.
52. Ai gjithashtu paraqiti një deklaratë nga tre ish fqinjët, të cilët pohuan pronësinë e tij mbi një godinë dy-katëshe, me katër dhoma banimi, si dhe një deklaratë nga V. Maharramov, përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, i cili deklaronte se z. Pashayev kishte jetuar në shtëpinë e tij në 28 Aprel Kucesi, Lachin.
53. Para Dhomës së Madhe, kërkuesi paraqiti, inter alia, një certifikatë martesore sipas së cilës ai kishte lindur në Kamalli dhe ishte martuar po atje në vitin 1985, certifikatat e lindjes së dy vajzave të tij, të lindura në Kamalli në vitin 1987 dhe në Lachin në vitin 1991, respektivisht, certifikatën e lindjes së djalit të tij, i regjistruar me vendlindje në Kamalli në vitin 1993, një librezë ushtrie të lëshuar në vitin 1978 dhe një librezë punësimi të vitit 2000. Ai shpjegoi se, edhe pse djali i tij në fakt kishte lindur në Baku, ishte normale sipas sistemit propiska të BRSS për të regjistruar fëmijën si të lindur në vend banimin e regjistruar të prindërve.
6. Z. Qaraca Gabrayilov
54. Z. Qaraca Gabrayilov ka lindur në qytetin e Lachin në vitin 1940 dhe ka vdekur më 19 qershor 2005. Më 6 prill 2005, në kohën e paraqitjes së kërkesës aktuale, ai deklaroi se, kur u detyrua të largohej më 17 maj 1992, ai jetonte në pronën e tij me adresë nr. 580, Rruga N. Narimanov, 128a në qytetin e Lachin, e cila përfshinte një shtëpi banimi dy-katëshe të ndërtuar në vitin 1976 me një sipërfaqe prej 187.1 m2 dhe një oborr me sipërfaqe prej 453.6 m2. Gjithashtu, ai pohoi se po në atë rrugë ai kishte në pronësi një ngastër tjetër me sipërfaqe 300 m2. Bashkëlidhur kërkesës ai dorëzoi një pasaportë teknike të datës 1985 gusht, sipas së cilës në emrin e tij kishte qenë e regjistruar një shtëpi dy-katëshe me oborr, në sipërfaqet e lartë përmendura.
55. Megjithatë, më 27 shkurt 2007, përfaqësuesit e kërkuesit parashtruan, se ai kishte jetuar në rrugën 41 H. Abdullayev në Lachin, por pavarësisht kësaj ai kishte në pronësi të dy pronat në rrugën N. Narimanov. Bashkangjitur këtyre parashtresave ata dorëzuan një deklaratë nga tre ish-fqinjët dhe një deklaratë nga V. Maharramov, përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të Republikës së Azerbajxhanit të qytetit Lachin, i cili deklaroi se zoti Gabrayilov kishte jetuar në shtëpinë e tij në Rrugën H. Abdullayev, në Lachin. Gjithashtu ata paraqitën një vendim të 29 janarit 1974 të Sovjetit të deputetëve të popullit për rajonin e Lachin, i cili i jepte kërkuesit ngastrën e sipërpërmendur prej 300 m2 dhe disa fatura për ushqim të kafshëve, materiale dhe subvencione për ndërtimin që u pretendua se ishin përdorur gjatë ndërtimit të godinave në pronësinë e tij.
56. Më 21 nëntor 2007 Z. Sagatel Gabrayilov, i biri i kërkuesit, deklaroi se familja kishte jetuar në rrugën N. Narimanov, por në një datë të papërcaktuar, emrin dhe numërtimi i rrugës ndryshoi dhe adresa e tyre e mëpasshme ishte rruga H. Abdullayev. Kështu, të dyja adresat e përmendura më sipër i referoheshin të njëjtës pronë.
57. Para Dhomës së Madhe, përfaqësuesit e kërkuesit paraqitën, inter alia, një certifikatë lindjeje dhe një certifikatë martesore, sipas së cilës ai kishte lindur në Chiragli dhe ishte martuar po atje në vitin 1965, një certifikatë lindjeje të djalit të tij, i lindur në fshatin Alkhasli në rrethin e Lachin në vitin 1970 si dhe një librezë ushtrie të lëshuar në vitin 1963.
D. Marrëdhëniet midis Republikës së Armenisë dhe "Republikës Nagorno-Karabakh”
58. Kërkuesit, Qeveria e paditur dhe pala e tretë ndërhyrëse, Qeveria e Azerbajxhanit, paraqitën deklaratat dhe dokumente lidhur me çështjen nëse Republika e Armenisë ushtron autoritetin ose kontrollin e saj mbi "NKR" dhe territoret përreth. Informacioni lidhur me sa më sipër, i konsideruar relevant nga Gjykata, është përmbledhur si më poshtë:
1. Aspekti ushtarak
59. Në vitin 1993 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar katër rezoluta lidhur me konfliktin në Nagorno-Karabak.
Rezoluta 822 e 30 prillit (S/RES/822 (1993)):
“Këshilli i Sigurimit,
...
Duke vënë në dukje rritjen alarmante të konflikteve të armatosura dhe, në veçanti, pushtimi më së fundmi të rajonit Kelbadjar në Republikën e Azerbajxhanit nga forcat lokale armene,
...
1. Kërkon ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha armiqësive dhe akteve armiqësore me qëllim krijimin e një armëpushimi të qëndrueshëm, si dhe tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave pushtuese nga rajoni Kelbadjar dhe rajone të tjera të Azerbajxhanit të pushtuara kohët e fundit,
...”
Rezoluta 853 e 29 korrikut (S/RES/853 (1993)):
“Këshilli i Sigurimit,
...
Duke shprehur shqetësimin serioz për përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit dhe rritjes së tensionit ndërmjet tyre,
...
Duke vënë në dukje përshkallëzimin alarmant të konfliktit të armatosur dhe, në veçanti, pushtimin e rajonit Agdam në Republikën e Azerbajxhanit,
...
3. Kërkon ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe pa kushte të forcave pushtuese nga rajoni i Ağdam dhe rajone të tjera të pushtuara së fundmi të Republikës së Azerbajxhanit;
...
9. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Armenisë që të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj tek popullsia armene e rajonit Nagorni-Karabak, të Republikës Azerbajxhanit, për respektimin nga ana e tyre të Rezolutës 822 (1993) dhe kësaj rezolute, si dhe pranimin e propozimeve të Grupit Minsk të OSBE;
...”
Rezoluta 874 e 14 tetorit (S/RES/874 (1993)):
“Këshilli i Sigurimit,
...
Duke shprehur shqetësimin serioz se vazhdimësia e konfliktit në Nagorni Karabak dhe rajoneve përreth, në Republikën e Azerbajxhanit si dhe tensionet ndërmjet Republikës së Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, do të rrezikonin paqen dhe sigurinë në rajon,
...
5. Bën thirrje për zbatimin e menjëhershëm të hapave reciproke urgjente të parashikuara në "Planveprimin e Përshtatur " të Grupit Minsk të OSBE, duke përfshirë tërheqjen e forcave nga territoret e pushtuara së fundmi dhe heqjen e të gjitha pengesave të komunikimit dhe transportit;
...
Rezoluta 884 e 12 nëntorit (S/RES/884 (1993)):
“Këshilli i Sigurimit,
...
Duke vënë në dukje përshkallëzimin alarmant të konfliktit të armatosur, si pasojë e mos respektimit të armëpushimit dhe përdorimit të tepruar të forcës në përgjigje të këtyre shkeljeve, veçanërisht pushtimin e rajonit Zangelan dhe qytetin e Goradiz në Republikën e Azerbaijanit,
...
2. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Armenisë që të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj tek popullsia armene e rajonit Nagorni-Karabak, të Republikës Azerbajxhanit, për respektimin nga ana e tyre të rezolutave 822 (1993), 853 (1993) dhe 874 (1993), si dhe të sigurojë që forcat e përfshira të mos pajisen me mjete luftarake që do ti ndihmonte të shtrinin fushatën e tyre ushtarake më tej;
...
4. Kërkon nga palët ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe të veprimeve armiqësore, tërheqjen e njëanshme të forcave pushtuese nga rajoni i Zangelan, qyteti i Goradiz, dhe nga zonat e tjera të pushtuara së fundmi të Republikës së Azerbajxhanit, në përputhje me "Planveprimin për marrjen e masave urgjente për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit 822 (1993) dhe 853 (1993)" ... të ndryshuara në takimin e Grupit Minsk të OSBE, në Vjenë në datat 2-8 nëntor 1993;
...”
60. Raporti i lartpërmendur i HRW, dhjetor 1994 (shih paragrafin 22 më sipër) përmban informacione për konfliktin në Nagorno-Karabakut. Duke deklaruar se " një ofensivë ushtarake Karabak-armene në maj/qershor 1992 zaptuan një pjesë të madhe të provincës Lachin", ky raport bën një përmbledhje të ngjarjeve në vitet 1993 dhe 1994 si më poshtë (fq. 58):
“...trupat Karabako-armene - shpesh me mbështetjen e forcave të Republikës së Armenisë – kanë zaptuar krahinat e mbetura të Azerbajxhanit përreth Nagorno-Karabak (pjesën e mbetur të krahinës Lachin dhe krahinat Kelbajar, Agdam, Fizuli, Jebrayil, Qubatli dhe Zangelan) dhe e kanë detyruar popullsinë civile azerbajxhanase të largohet.”
Raporti i HRW paraqet disa informacione që tregojnë për një përfshirje të ushtrisë së Republikës së Armenisë në Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth (fq. 67-73). Raporti ngre prentedimin se, Armenia kishte dërguar edhe forcat policore të saj për të kryer funksionet policore në territoret e pushtuara. Në prill 1994 HRW intervistoi për dy ditë ushtarët me uniformë armene në rrugët e Jerevan. Tridhjetë për qind e tyre ishin rekrutë të Armatës së Republikës së Armenisë të cilët kishin luftuar në Karabak, ishin urdhëruar për të shkuar në Karabak ose kishin dalë vullnetarë për të shërbyer atje. Për më tepër, në një ditë të vetme, në prillin e vitit 1994, të dërguarit e HRW kishin numëruar pesë autobusë që mbanin përafërsisht 300 ushtarë të ushtrisë armene të cilët hynë në Nagorni-Karabak nga Armenia. Gazetarë të tjerë perëndimorë kishin raportuar për të dërguarit e HRW se kishin parë tetë autobusë të tjerë me ushtarëve të ushtrisë armene që shkonin drejt territoreve të Azerbajxhanit nga Armenia. Sipas HRW, si një çështje e së drejtës, përfshirja e trupave të ushtrisë armen në Azerbajxhan e bënte Armeninë palë në konflikt dhe konfliktin e armatosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, një konflikt ndërkombëtar të armatosur.
61. Disa propozime për zgjidhjen e konfliktit u prezantuan në kuadër të Grupit Minsk të OSBE-së. Propozimi i " Paketës së Marrëveshjes " i korrikut 1997 përcaktonte, në kreun "Marrëveshja I - Përfundimi i konfliktit të armatosur", një proces me dy faza për tërheqjen e forcave të armatosura. Faza e dytë parashikonte " tërheqjen e forcave të armatosura armene brenda kufijve të Republikës së Armenisë".
Qasja "hap pas hapi", e paraqitur në dhjetor të vitit 1997, gjithashtu përmbante një proces tërheqje me dy faza dhe parashikonte, si pjesë të fazës së dytë, se "gjithë forcat armene ndodhen jashtë kufijve të Republikës së Armenisë do të tërhiqen brenda këtyre kufijve". I njëjti formulim në thelb u ruajt edhe tek propozimi i nëntorit 1998 për "shtetin e përbashkët" .
Këto dokumente u diskutuan në negociatat e Grupit Minsk, por nuk u arrit asnjë marrëveshje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
62. Kërkuesit iu referuan deklaratave të udhëheqësve të ndryshëm politik dhe vëzhguesve. Për shembull, Z. Robert Kocharyan, atëherë kryeministër i "NKR", kishte deklaruar në një intervistë për gazetën armene "Golos Armenii" në shkurt 1994 se, Armenia kishte furnizuar me armacion anti-ajror Nagorno-Karabakut.
Për më tepër, z. Vazgen Manukyan, ministri armen i mbrojtjes në vitet 1992-1993 pranoi, në një intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin britanik Thomas de Ëaal në tetor të vitit 2000, se deklaratat publike në lidhje me faktin se ushtria armene nuk kishte marrë pjesë në luftë, kishin qenë thjesht për të huajt (shih Thomas de Ëaal, "Kopshti i Zi: Armenia dhe Azerbajxhani përmes Paqes dhe Luftës", Neë York University Press 2003, fq 210):
“Ju mund të jeni të sigurt, pavarësisht çfarë kemi thënë politikisht, armenët e Karabakh dhe ushtria armene kanë qenë të bashkuar në veprimet ushtarake. Nuk ishte e rëndësishme për mua, në qoftë se dikush ishte një karabakhi apo një armen.”
63. Raporti vjetor i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), "Bilanci Ushtarak", për vitet 2002, 2003 dhe 2004 ka vlerësuar se, nga 18,000 trupa në Nagorno-Karabakh, 8,000 ishin personel nga Armenia. Raporti i 2013 i të njëjtit Institut shprehte, inter alia, se "që prej vitit 1994, Armenia ka kontrolluar shumicën e Nagorno-Karabakh, dhe gjithashtu shtatë rajonet fqinje të Azerbajxhanit, shpesh të quajtura "territoret e pushtuara" ("Bilanci Ushtarak" 2002 fq. 66; 2003, fq 66; 2004, fq. 82; dhe 2013 fq. 218).
64. Z. David Atkinson, raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar në nëntor të vitit 2004, në raportin e tij të dytë për Komitetin për Çështjet Politike, në lidhje me Nagorno-Karabakh (PACE Doc. 10364):
“ Sipas informacionit që më është dhënë, shtetas armenë (nga Armenia) kishin marrë pjesë në luftimet e armatosur për rajonin Nagorno-Karabak krahas armenëve lokale nga brenda Azerbajxhani. Sot, Armenia ka ushtarë të stacionuar në rajonin Nagorno-Karabak dhe rajonet përreth, njerëzit në rajon kanë pasaportat e Armenisë dhe Qeveria armene vuri në dispozicion të këtij rajoni një pjesë të buxhetit.”
Bazuar në këtë raport, Asambleja Parlamentare ka miratuar më 25 janar 2005 Rezolutën 1416 në të cilën, inter alia, vuri në dukje:
“1. Asambleja Parlamentare ndjen keqardhje që, edhe pas më shumë se një dekade nga fillimi i konfliktit të armatosur, konflikti mbi rajonin Nagorni-Karabak mbetet i pazgjidhur. Qindra mijëra njerëz janë ende të zhvendosur dhe jetojnë në kushte të mjerueshme. Pjesë të konsiderueshme të territorit të Azerbajxhanit janë ende të pushtuar nga forcat armene dhe forcat separatiste kanë ende nën kontroll rajonin Nagorno-Karabak.
2. Asambleja shpreh shqetësimin se aksioni ushtarak dhe armiqësitë e përhapura etnike që e paraprinë atë, çuan në një dëbim etnik masiv dhe krijimin e zonave mono-etnike që ngjante me konceptin e tmerrshëm të spastrimit etnik. Asambleja riafirmon se pavarësia dhe shkëputja e një territori nga një shtet mund të arrihet vetëm nëpërmjet një procesi të ligjshëm dhe paqësor, të bazuar në mbështetjen demokratike të banorëve të atij territori dhe jo nëpërmjet një konflikti të armatosur që çon në dëbime etnike dhe aneksimin de facto të këtij territori nga një shtet tjetër. Asambleja përsërit se, pushtimi i territorit të huaj nga një shtet anëtar, përbën shkelje të rëndë të detyrimeve të atij shteti si një anëtar i Këshillit të Evropës dhe riafirmon të drejtën e personave të zhvendosur nga zona e konfliktit për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në mënyrë të sigurtë dhe me dinjitet.”
65. Në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizës (ICG) "Nagorno-Karabakh: Duke e Parë Konfliktin nga Toka", të 14 shtatorit 2005, ka deklaruar si më poshtë në lidhje me forcat e armatosura në "NKR" (fq. 9-10):
"[Nagorno-Karabakh] mund të jetë shoqëria më e militarizuar në botë. Ushtria Mbrojtëse e mirë trajnuar dhe mirë pajisur e Nagorni Karabakh është kryesisht një forcë këmësore, ku kontributin kryesor e ka Armenia. Një zyrtar i Nagorno-Karabakh i thënë Grupit të Krizave se kjo ushtri ka rreth 20,000 ushtarë, ndërsa një ekspert i pavarur [analisti ushtarak i SH.B.A Richard Giragosian, Korrik 2005] ka bërë një vlerësim prej 18,500 ushtarësh. Përvec kësaj rreth 20,000 deri në 30,000 rezervistë mund të mobilizohen. Bazuar në popullsinë e saj, Nagorno-Karabakh nuk mund të mbajë një forcë të tillë kaq të madhe pa u mbështetur në mënyrë të konsiderueshme tek të huajt. Sipas një vlerësimi të pavarur [nga Z. Giragosian], në këtë ushtri ka 8,500 armenë karabakh dhe 10,000 nga Armenia. ...
Megjithatë, shumë rekrutë dhe ushtarë të kontraktuar nga Armenia vazhdojnë të shërbejnë në NK. Ministri (de facto) i mbrojtjes pranon se 40 për qind e forcave ushtarake përbëhet nga persona me kontratë ushtarake, duke përfshirë edhe shtetas të Armenisë. Ai pohon se nuk ka shtetas armenë të rekrutuar jashtë dëshirës së tyre dhe se 500,000 armenët me prejardhje Nagorno-Karabakh jetojnë në Armeni, disa prej të cilëve shërbejnë në forcat e Nagorni-Karabakh. Ish-rekrutë nga Jerevani dhe qytete të tjera të Armenisë kanë deklaruar për Grupin e Krizave se ata u dërguan në mënyrë arbitrare në Nagorno-Karabakh dhe rajonet e pushtuara menjëherë pasi ishin paraqitur në byronë e rekrutimit. Ata mohojnë të ishin ofruar vullnetarë për të shkuar në Nagorno-Karabakh apo në rajonet e tjera të pushtuara. Ata nuk janë paguar ekstra për të shërbyer jashtë Armenisë dhe kanë kryer shërbime ushtarake në uniformën e ushtrisë së Nagorno-Karabakh, nën komandën ushtarake të Nagorni-Karabakh. Refuzimi i rekrutëve të rinj armen për të shërbyer në Nagorno-Karabakh është rritur, cka ndihmon të shpjegojë rënien e dukshme të numrit të dërguarve në NK.
Ka një shkallë të lartë integrimi ndërmjet forcave të Armenisë dhe Nagorno-Karabakh. Autoritetet armene pranojnë se japin pajisje dhe armatime të konsiderueshme. Gjithashtu, autoritetet e Nagorno-Karabakh pranojnë se oficerët armenë kanë ndihmuar me trajnime dhe në ofrimin e aftësive të specializuara. Megjithatë, Armenia insiston se asnjë prej njësive të saj të ushtrisë nuk janë të vendosura në Nagorno-Karabakh ose territoret e pushtuara rreth saj.”
Qeveria armen kundërshtoi raportin e ICG, organizatë e cila nuk kishte zyrë në Armeni apo "NKR". Më tej, deklarata për numrin e ushtarakëve armene në "NKR" rridhte nga një komunikim me e-mail me z. Giragosian, i cili ishte kontaktuar nga Qeveria dhe kishte dhënë këtë deklaratë:
“Ndërkohë që mbaj këtë mendim, unë nuk nënkuptoj që njerëzit që shërbejnë në forcat e armatosura të Nagorno Karabakh janë ushtarë. Ajo cka un doja të thoja ishte se ai ishte numri i përafërt i vullnetarëve të përfshirë në forcat e armatosura të Nagorno Karabakh nga Armenia dhe shtetet e tjera sipas llogaritjeve të mia. Sa i përket numrit të përmendur nga unë, nuk mund të insistojë se është i saktë duke qenë se është informacion konfidencial dhe askush nuk e ka numrin e saktë. Sipas mendimit tim shumë armenë nga pjesë të ndryshme të botës marrin pjesë në forcat e vetë-mbrojtjes në Nagorno Karabakh.”
66. Më 19 prill 2007, gazeta austriake "Der Standard" botoi një intervistë me ministrin e jashtëm armen të asaj kohe, z. Vartan Oskanian. Lidhur me territoret në konflikt, z. Oskanian iu referuar atyre si "territore, të cilat tani më janë të kontrolluara nga Armenia”.
Disa ditë më vonë Ambasada armene në Austri lëshoi një deklaratë për shtyp ku deklaronte se z. Oskanian ishte keqinterpretuar dhe se shprehja e saktë ishte "territore, të cilat tani më janë të kontrolluara nga armenët”.
67. Më 14 mars 2008 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë mbi "Situatën në territoret e pushtuara të Azerbajxhanit" (A/RES/ 62/243). Duke rikujtuar rezolutat e 1993 të Këshillit të Sigurimit (shih paragrafin 59 më sipër), ato përmbajnë pasazhet e mëposhtme:
“Asambleja e Përgjithshme,
...
2. Kërkon tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha forcave armene nga të gjitha territoret e pushtuara të Republikës së Azerbajxhanit;
3. Riafirmon të drejtën e patjetërsueshme të popullsisë së dëbuar nga territoret e pushtuara të Republikës së Azerbajxhanit të kthehen në shtëpitë e tyre dhe thekson nevojën e krijimit të kushteve të përshtatshme për këtë kthim, duke përfshirë rehabilitimin e plotë të territoreve prekura nga konflikti;
...”
68. Në një intervistë me Armenia Today, botuar më 29 tetor 2008, z. Jirayr Sefilyan, një komandant ushtarak armen i lindur në Liban dhe figurë politike, i cili ishte i përfshirë në pushtimin e qytetit të Shusha/Shushi në fillim të majit të vitit 1992 dhe më vonë kishte shërbyer në forcat e armatosura të "NKR" dhe Armenisë, deklaroi si më poshtë:
“Ne duhet të kthejmë faqen të historisë, pasi duke filluar nga viti 1991 ne e kemi konsideruar Karabakh shtet të pavarur dhe kemi deklaruar se ata duhet të kryejnë negociata. Me kë po tallemi? E gjithë bota e di se ushtria e NKR është një pjesë e forcave të armatosura të Armenisë, se NKR financohet nga buxheti i Armenisë dhe se udhëheqësit politikë të NKR emërohen nga Jerevani. Është koha t’a konsiderojmë Karabakh pjesë të Armenisë, një nga rajonet e saj. Në procesin e negociatave territori i Karabakh duhet të konsiderohet pjesë e territorit të Armenisë dhe nuk duhet bërë lëshim territori.”
69. Në një rezolutë të 20 majit 2010 mbi nevojën për një strategji të BE-së për Kaukazin e Jugut, Parlamenti Evropian është shprehur, inter alia, si në vijim:
"[Parlamenti Evropian] është seriozisht i shqetësuar për faktin se qindra e mijëra refugjatë dhe persona të zhvendosur të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre gjatë ose për shkak të luftës në Nagorni Karabakh kanë mbetur të zhvendosur dhe u janë mohuar të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën për kthim, të drejtat pronësore dhe e drejta e sigurisë personale; i bën thirrje të gjitha palëve t’i njohin qartësisht dhe pa kushte këto të drejta, të ndërgjegjësohen dhe zgjidhin sa më shpejtë këtë problem duke respektuar kështu parimet e të drejtës ndërkombëtare; kërkon, në këtë drejtim, tërheqjen e forcave armene nga të gjitha territoret e pushtuara të Azerbajxhanit, e shoqëruar me vendosjen e forcave ndërkombëtare që do të organizohen në respektim të Kartës së OKB-së për të siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë në një periudhë tranzicioni, i cili do të garantojë sigurinë e popullsisë së Nagorno-Karabak dhe do të lejojë personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe do të parandalojë konflikte të mëtejshme të shkaktuara nga mungesa e strehimit; u bën thirrje autoriteteve dhe udhëheqësve të komuniteteve përkatëse armene dhe azerbajxhanase për të demonstruar përkushtimin e tyre për krijimin e marrëdhënieve paqësore ndëretnike përmes përgatitjeve për kthimin e personave të zhvendosur; konsideron se situata e personave të zhvendosur dhe refugjatëve duhet të trajtohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Rekomandimin më të fundit PACE 1877 (2009), ‘Njerëzit e harruar Evropës: mbrojtja e të drejtave të njeriut për personat e shpërngulur për një kohë të gjatë’."
70. Në prill të vitit 2012 Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të mëtejshme e cila, inter alia, vuri në dukje se "ekzistojnë raporte thellësisht shqetësuese në lidhje me aktivitete të paligjshme të ushtruara nga trupat armene në territoret e pushtuara të Azerbajxhanit, përkatësisht manovrave të rregullta ushtarake, rinovimin e pajisjeve dhe personelit ushtarak dhe shtimi i shërbimeve mbrojtëse të inteligjencës". Parlamenti Evropian rekomandoi se negociatat mbi Marrëveshjen e Asocimit BE-Armeni të jenë të lidhura me angazhimet për "tërheqjen e forcave armene nga territoret e pushtuara përreth Nagorno-Karabakh dhe kthimin e tyre nën kontrollin e Azerbajxhanit" dhe "mos dërgimin nga Armenia të rekrutëve të ushtrisë për të shërbyer në Nagorni Karabakh "(Rezoluta e Parlamentit Evropian e datës 18 prill 2012, që përmban rekomandimet e Parlamentit Evropian ndaj Këshillit, Komisionit dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian në negociatat e Marrëveshjes së Asocimit BE-Armeni).
71. Kërkuesit parashtruan se, në raste të ndryshme gjatë vitit 2012 dhe 2013, presidenti armen, ministri i mbrotjes dhe oficerë ushtarak të rangut të lartë vizituan territoret e diskutueshme për të inspektuar trupat, për të marrë pjesë në ushtrime ushtarake dhe për të zhvilluar takime me ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë të "NKR". Në korrik të vitit 2013, gjeneralët e lartë të ushtrisë armene dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë, duke përfshirë edhe ministrin armen të mbrojtjes dhe komandantët e forcave të armatosura të "NKR", zhvilluan një takim në Nagorno-Karabakh, duke u përqendruar në përpjekjet për të forcuar ushtrinë armene
72. Më 15 janar 2013 Presidenti armen Serzh Sargsyan Z. zhvilloi një takim me drejtuesit e degëve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Armenisë. Fjalimi i tij i mbajtur në këtë takim u botua në të njëjtën ditë në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës së Armenisë. Ai përmban, inter alia, pohimet e mëposhtme:
“Që në vitet e para të pavarësisë, ushtria ka luajtur një rol të veçantë në shoqërinë tonë. Lufta, shpirti i së cilës u ndje në të gjithë Armeninë – ishte e përhapur në disa vende më shumë se në të tjerët. Në ato ditë, çdo familje kishte një të afërm të afërt ose të largët në ushtrinë armene; ushtria ishte në zemrën e të gjithëve. Kjo ndjenjë u bë më e fortë, kur ushtria jonë arriti fitoren e cila ishte aq e rëndësishme, një rëndësi jetike.
...
Qëllimi përfundimtar i politikës sonë të jashtme është formulimi ligjor i fitores së arritur në luftën agresive të Azerbajxhani kundër Artsakh. Republika e Nagorni Karabak duhet të njihet nga komuniteti ndërkombëtar pasi nuk ka shpjegim logjik se pse disa njerëz, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre ligjore për vetëvendosje dhe më vonë e kanë mbrojtur atë duke u bërë pjesë e një lufte të pabarabartë, duhet të jenë gjithmonë pjesë e Azerbajxhanit. Pse fati i këtyre njerëzve duhet të përcaktohet nga një vendim i dikurshëm i paligjshëm i Stalinit?
...
Armenia dhe Artsakh nuk duan luftë; megjithatë të gjithë duhet ta dinë se në do t’i përgjigjemi ashtu sic duhet çdo sfide. Populli i Artsakh kurrë nuk do të përballet me rrezikun e asgjësimit fizik përsëri dhe Republika e Armenisë do të garantojë mbrotjen e tij.
...
Siguria e Artsakh nuk është një çështje prestigji për ne; kjo është një çështje e jetës dhe vdekjes në kuptimin më të drejtpërdrejtë të këtyre fjalëve. E gjithë bota duhet të dijë dhe të kuptojë se ne, strukturat e pushtetit të Armenisë dhe Artsakh jemi kundër ushtrisë e cili paguan paga për vrasës, nëse kjo turmë mund të quhet ushtri pikë së pari.”
73. Në një mendim të hartuar me kërkesë të Qeverisë armene, Dr Hari Bucur-Marcu, një ekspert ushtarak i shtetësisë rumune, ka deklaruar se ai nuk kishte konstatuar asgjë në politikën ushtarake armene që të dëshmonte për ndonjë formë kontrolli mbi forcat e "NKR" dhe as ndonjë indikacion në terren se forcat armene ishin të pranishme ose aktive në "NKR". Ai më tej konkludoi se nuk kishte prova që Armenia kishte ushtruar kontroll apo autoritet mbi "NKR" ose forcat mbrojtëse të saj apo që forcat armene kishin ushtruar kontroll mbi qeverinë apo qeverisjen e "NKR". Qeveria deklaroi se Dr. Bucur-Marcu i ishte dhënë mundësia për të intervistuar oficerë të lartë ushtarakë në Armeni dhe kishte pasur akses në të dhënat e tyre. Me marrëveshjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të "NKR", ai kishte pasur edhe mundësinë të udhëtonte atje për të biseduar me ushtarakët dhe zyrtarët politikë dhe të shqyrtonte dokumentet.
74. Më 25 qershor 1994 u arrit "Marrëveshja mbi Bashkëpunimin ushtarak midis Qeverive të Republikës së Armenisë dhe Republikës së Nagorni Karabakh". Ajo parashikonte, inter alia, si në vijim:
“Qeveria e Republikës së Armenisë dhe Qeveria e Republikës së Nagorno-Karabakh (më poshtë referuar si ‘Palët’),
duke pasur parasysh interesin e përbashkët në fushën e bashkëpunimit ushtarak, duke marrë parasysh nevojën për të zhvilluar marrëdhënie bilaterale dhe besimi të ndërsjelltë nëpërmjet kooperimit mes forcave të armatosura të shteteve Palë, për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarako-teknik,
ranë dakort për sa më poshtë:
...
Neni 3
Të dyja Palët do të zhvillojnë bashkëpunimin ushtarak në drejtim të:
(1) krijimit të ushtrisë dhe reformimin e forcave të armatosura;
(2) shkencës dhe edukimit ushtarak;
(3) legjislacionit ushtarak;
(4) logjistikës së forcave të armatosura;
(5) shërbimit mjekësor për nëpunësit ushtarak dhe familjarët e tyre;
(6) turizmit, aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Bashkëpunimi në drejtime të tjera, do të bëhet me marrëveshje të përbashkët me shkrim.
Neni 4
Format e bashkëpunimit ndërmjet palëve do jenë:
(1) vizita dhe takime pune në nivel të Ministrave të Mbrojtjes, Shefat e Shtabit të Përgjithshëm apo përfaqësues të tjerë të autorizuar nga Ministrat e Mbrojtjes;
(2) konsultime, shkëmbime të përvojës, trajnime të personelit ushtarak dhe rritjen e kualifikimit;
(3) zhvillimi i ushtrimeve të përbashkëta ushtarake;
(4) pjesëmarrja në konferenca, këshillime, seminare;
(5) shkëmbimi i informacionit, dokumenteve dhe shërbimeve në lidhje me marrëveshje specifike;
(6) evente kulturore;
(7) dhënia e shërbimeve ushtarake;
(8) krijimi i kushteve për përdorim të përbashkët të elementeve të infrastrukturës së forcave të armatosura të Palëve brenda kuadrit të kësaj Marrëveshjeje;
(9) edukimi i ushtarakëve të kualifikuar dhe stafi teknik dhe specialistët.
Në kuadër të bashkëpunimit sipas kësaj Marrëveshjeje, Palët do të bien dakord se ushtarët e Republikës së Armenisë dhe Republikës së Nagorno-Karabakh kanë të drejtë për të kryer shërbimin ushtarak me afat të caktuar përkatësisht në Republikën e Nagorni Karabakh dhe Republikës së Armenisë. Kryerja e shërbimit ushtarak me afat të caktuar në territorin e atij shteti e përjashton personin nga detyrimi për kryerjen e shërbimit ushtarak me afat të caktuar në vendin e shtetësisë së tij.
Neni 5
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Palët gjithashtu bien dakord që:
(1) në rast se shtetas të Republikës së Armenisë të cilët kryejnë shërbimin ushtarak me afat të caktuar në Republikën e Nagorno-Karabakh kryejnë një krim ushtarak, ndjekja penale dhe gjykimi i tyre do të zhvillohet në territorin e Republikës së Armenisë nga autoritetet e Republikës së Armenisë, në përputhje me procedurat e vendosura sipas legjislacionit të Republikës së Armenisë;
(2) në rast se shtetas të Republikës së Nagorno-Karabakh të cilët kryejnë shërbimin ushtarak me afat të caktuar në Republikën e Armenisë kryejnë një krim ushtarak, ndjekja penale dhe gjykimi i tyre do të zhvillohet në territorin e Republikës së Nagorno-Karabakh, nga autoritetet e Republikës së Nagorno-Karabakh, në përputhje me procedurat e vendosura sipas legjislacionit të Republikës së Nagorno-Karabakh.
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Palët do të sigurojnë mbështetje të ndërsjellë teknike në lidhje me armatimin dhe rikuperimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake.
Lidhja e marrëveshjet me subjekte të cilat do të kryejnë aktivitetin në fushën e armatimit, rekuperimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve ushtarake, si dhe sigurimi i kushteve të jetesës përfaqësuesve të ndërmarrjeve prodhuese në territorin e shteteve Palë, do të kryhet nga Ministria e Mbrojtjes e Shtetit klient.
Forma të tjera të bashkëpunimi do të vendosen me marrëveshje të përbashkëta me shkrim.
...”
75. Qeveria armene pohoi se rekrutët armen që, në përputhje me nenin 4 të Marrëveshjes së vitit 1994, kryenin shërbimin e tyre në "NKR" ishin kryesisht në radhët më të ulëta të ushtrisë dhe përbënin jo më shumë se 5% (deri në 1,500 persona) të forcave ushtarake mbrojtëse të "NKR". Megjithatë, Qeveria nuk e përjashtoi mundësinë që disa shtetas armenë mund të kenë shërbyer në forcat ushtarake të "NKR" mbi baza kontraktuale dhe vullnetare. Në mesin e atyre që shërbenin në forcat ushtarake të "NKR", kishte banorë të Nagorno-Karabakh dhe gjithashtu vullnetarë me origjinë armene nga vende të ndryshme ku kishte diasporë armene. Thuhet se, ushtarët armene që shërbenin në "NKR" ishin nën komandën e drejtpërdrejtë të forcave ushtarake mbrojtëse të "NKR", e cila ishte e vetmja forcë e armatosur operacionale në "NKR". Qeveria pohoi se rekrutët armene që shërbenin në "NKR" në bazë të Marrëveshjes së vitit 1994, e bënë këtë me vullnetin e tyre të lirë (shih, megjithatë, Raporti i ICG, paragrafi 65 më sipër).
Qeveria armen më tej deklaroi se ushtria armene dhe forcat ushtarake mbrojtëse të "NKR" bashkëpunonin në çështje të tilla si ndarja informacioneve të inteligjencës, vizitat e zyrtarëve të lartë, organizimi i seminareve, stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, inspektime paradë dhe si këto të ngjashme.
76. Më 11 tetor 2007, Gjykata mori një vendim të pjesshëm për pranueshmërinë e rasteve të Zalyan, Sargsyan dhe Serobyan kundër Armenisë (kërkesat nr. 36894/04 dhe 3521/07), të cilat kishin të bënin me keq trajtimin dhe ndalimin e paligjshëm të tre ushtarakët në shërbim. Faktet e rasteve tregonin se kërkuesit ishin rekrutuar në ushtrinë armene në maj 2003 dhe ishin caktuar në njësinë ushtarake nr. 33651, të stacionuar në afërsi të fshatit Mataghis në rajonin Martakert të "NKR". Dy ushtarakë të së njëjtës njësi ushtarake u gjetën të vdekur në janar 2004. Mbi vrasjen e tyre filloi një hetim penal dhe kërkuesit u morën në pyetje për disa ditë në prill të vitit 2004 në Nagorno-Karabakh - në fillim në njësinë e tyre ushtarake, në zyrën e atëhershme të Prokurorit Ushtarak, Martakert Garrison dhe më pas në Departamentin e Policisë Ushtarake Stepanakert - para se të transportoheshin në Jerevan për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Grupi i oficerëve që morën në pyetje kërkuesit në Nagorno-Karabakh përbëhej nga dy hetues të Prokurorisë Ushtarake të Armenisë, një hetues i Zyrës së Prokurorit Ushtarak, Martakert Garrison dhe një oficer i policisë ushtarake armen. Një shef i batalionit të njësisë ushtarake ishte gjithashtu i pranishëm gjatë zhvillimit të pyetjeve në fazën e parë. Kërkuesit më pas u akuzuan për vrasje dhe gjykimi penal ndaj tyre filloi në nëntor 2004 në Gjykatën Rajonale Syunik, me seli në Stepanakert. Kërkuesit ishin të pranishëm në gjyq. Më 18 maj 2005, Gjykata i gjeti fajtorë për vrasje dhe i dënoi ata me 15 vjet burg.
77. Në mënyrë të ngjashme, siç është raportuar nga Forumi 18 i organizatës së të drejtave të njeriut si dhe HRW, z Armen Grigoryan, një shtetas armen i cili kishte kundërshtuar kryerjen e shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes, u mor nga një zyrë ushtarake rekrutimi në Jerevan në qershor 2004 dhe u transferua në një njësi ushtarake të bazuar në Nagorno-Karabak. Pasi u larguar pa leje nga njësia, z Grigoryan u arrestua dhe u shpall fajtor për refizimin e kryerjes së shërbimit ushtarak, nga një gjykatë në Stepanakert më 9 qershor 2005 dhe u dënua me dy vjet burgim.
2. Lidhjet gjyqësore dhe politike
78. Disa politikanë të njohur armene kanë mbajtur, në kohë të ndryshme, pozita të larta në Republikën e Armenisë por edhe në "NKR", ose kanë pasur lidhje të ngushta me Nagorno-Karabakh. Presidenti i parë i Republikës së Armenisë, z. Levon Ter-Petrosyan, ishte anëtar i "Komitetit të Karabakh", i cili, në fund të viteve 1980, udhëhoqi lëvizjen për bashkimin e Nagorno-Karabakh me Armeninë. Pasuesi i tij në detyrën e Presidentit të Armeisë, në prill 1998 ishte z. Robert Kocharyan, i cili kishte shërbyer më parë si kryeministër i "NKR" nga gushti 1992 deri në dhjetor 1994, si president i "NKR" nga dhjetori 1994 deri në mars të vitit 1997 dhe si kryeministër i Republikës së Armenisë nga marsi 1997 deri në prill 1998. Në prill të vitit 2008 z. Serzh Sargsyan u bë Presidenti i tretë i Armenisë. Në gusht të vitit 1993 ai kishte qenë i emëruar Ministër i Mbrojtjes së Armenisë pasi shërbeu nga viti 1989 deri në vitin 1993 si kryetar i "Komitetit të Forcave të Vetëmbrojtjes të Republikës Nagorno -Karabak". Për më tepër, në vitin 2007 z. Seyran Ohanyan u largua nga detyra e ministrit të mbrojtjes së "NKR" për t’u bërë komandant i forcave të armatosura armene. Në prill të vitit 2008 ai u emërua ministër i mbrojtjes së Armenisë.
79. Kërkuesit pretenduan se ligjet e Republikës së Armenisë zbatohen në "NKR". Megjithatë, sipas Qeverisë armene, midis janarit 1992 dhe gushtit 2006 "NKR" kishte miratuar 609 ligje të ndryshme ku ndër të parët ishte "Ligji mbi Bazën e Pavarësisë Shtetërore të Republikës Nagorno-Karabakh". Neni 2 i këtij ligji parashikon se "NKR vendosë në mënyrë të pavarur për të gjitha çështjet që lidhen me politikat ekonomike, sociale dhe kulturore, të ndërtimit, administrative dhe ndarjen territoriale të Republikës". Gjithashtu në janar të vitit 1992 u krijuan organet e pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, duke përfshirë edhe të Këshillit të Ministrave (Qeveria), të Gjykatës Supreme dhe gjykatave të shkallës së parë të "NKR" si dhe zyra e prokurorit "NKR". Për më tepër, "NKR" ka presidentin e parlamentin dhe forcën e saj policore, si dhe organet e vetëqeverisjes lokale, përfshirë administratat që qeverisnin territoret përreth "NKR", përfaqësuesit e të cilëve emërohen nga autoritetet e "NKR". Do të zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ndërkohë që disa ligje janë miratuar nga institucioni ligjvënës armen, Qeveria armene deklaroi se ato nuk zbatoheshin automatikisht, d.m.th me vendime të gjykatave armene, por interpretoheshin dhe zbatoheshin në mënyrë të pavarur nga gjykatat e "NKR" të rajonit Lachin ose të ndonjë rajoni tjetër.
3. Mbështetja financiare ose të tjera
80. Në raportin e vitit 2005 (të përmendura më lart, paragrafi 65), ICG deklaroi si në vijim (fq. 12-13):
“Më parë, ekonomia e Nagorno-Karabakh ishte e integruar në shtetin Sovjetik të Azerbajxhanit, por u shkatërrua në masë të madhe nga lufta. Sot ajo është e lidhur ngushtë me Armeninë dhe shumë e varur nga inputet e saj financiare. Të gjitha transaksionet bëhen nëpërmjet Armenisë dhe produktet e prodhuara në Nagorno-Karabakh për eksport shpesh etiketohen "të bëra në Armeni". Yerevani siguron gjysmën e buxhetit. ...
Nagorno-Karabakh është shumë e varur tek ndihma e jashtme financiare, kryesisht nga ndihma financiare e Armenisë, por edhe e SHBA e diaspora mbarë. Ajo nuk mund të mbledh të ardhura të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e veta buxhetore, dhe në terma absolutë është duke marrë në rritje mbështetje të jashtme. Buxheti i vitit 2005 arrinte në 24.18 miliardë drams (monedha armene) (rreth 53.73 milionë $). Të ardhurat e mbledhura në nivel lokal priten të jenë rreth 6.46 miliardë drams (rreth 14.35 milion $), 26.7 për qind të shpenzimeve.
Që nga viti 1993 Nagorno-Karabakh ka përfituar nga një ‘kredi ndërshtetërore’ armene. Sipas Kryeministrit armen, kjo shumë do të jetë 13 miliardë drams (28.88 milion $) në vitin 2005, me një rritje të konsiderueshme nga viti 2002, kur ajo ishte 9 miliardë drams (16.07 milion $). Megjithatë Kryeministri (de facto) i Nagorno-Karabakh argumenton se një pjesë e kësaj kredie - 4.259 miliard drams (9.46 milion $) - është në fakt shlyerje e TVSH-së, tarifave doganore, akcizave që Armenia vendos mbi mallrat që kalojnë nëpër territorin e saj, destinuar për Nagorno-Karabakh. Pjesa e mbetur e kredisë ka një periudhë shlyerje dhjetë-vjeçare në interes nominal. Edhe pse Armenia ka dhënë kredi të tilla që nga viti 1993, asnjëra nuk është shlyer. Sipas kryeministrit armen, Stepanakert ende nuk është në gjendje të paguajë .... Në vitet e ardhshme ne do të duhet të vazhdojmë të japim këtë kredi për t’i ndihmuar ata në rrugën e nnisur për ndërtimin e infrastrukturës së tyre ... ne nuk parashikojnë se ata do të jenë në gjendje për të vazhduar përpara vet, pa ndihëm tonë, edhe për një periudhë të caktuar, që nuk eshtë një e ardhme e afërt ‘.
SHBA-ja është i vetmi shtet tjetër që ofron asistencë të drejtpërdrejtë qeveritare. Në vitin 1998 Kongresi për herë të parë e përcaktoi Nagorno-Karabakh përfitues të ndihmës humanitare, duke e veçuar nga Azerbajxhani. Kjo ndihmë financiarë e SHBA administrohet nga Agjencia e saj për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila e ka shpërndarë në OJQ-ve të tilla si Fondi Armen i Ndihmës, Save the Children dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Deri në shtator të vitit 2004, SHBA-ja kishte premtuar 23,274,992 $ për Nagorni Karabakh dhe kishte shpenzuar 17,831,608 $. Grupet e lobimit armen kanë ndikuar në mundësimin e këtyre alokimeve.”
ICG më tej deklaroi se, "kredia ndërshtetërore" armene, në buxhetin e "NKR-së" për vitin 2001, përbënte 67.3% (sipas "Raportit të përvjetshëm Statistikor të Nagorno-Karabakh") dhe për atë të vitit 2004 56.9% (sipas një komunikimi të ICG me drejtorin e Shërbimi Kombëtar të Statistikave të "NKR").
81. Kredia e dhënë nga Republika e Armenisë për "NKR" gjatë vitet 2004 dhe 2005 arriti në vlerën 51,000,000 USD, nga të cilat 40,000,000 USD shkuan për rindërtimin e institucioneve arsimore dhe 11,000,000 USD për të ndihmuar familjet e ushtarëve të vrarë.
82. Fondi armen “Hayastan All-Armenian” u themelua me dekret të Presidentit Armen më 3 mars 1992. Sipas faqen së tij zyrtare, misioni i tij është:
"Të bashkoj armenët që ndodhen në Armeni dhe ata jashtë vendit, për të kapërcyer vështirësitë e vendit dhe për t’i ndihmuar në krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në Armeni dhe Artsakh. Përveç problemeve që ishin pasojë e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, qeveria duhej tu jepte zgjidhje edhe problemeve që lidheshin me pasojat e tërmetit të 1988 në Spitak, bllokadës ekonomike dhe rehabilitimit të zonave që kishin vuajtur nga konflikti i Artsakh."
Raporti vjetor i Fondit për vitin 2012 përfshin mesazhe nga Presidenti i Republikës së Armenisë, z. Serzh Sargsyan, dhe ‘Presidenti i Republikës së Artsakh’, z. Bako Sahakyan, të cilat, inter alia, përmbajnë deklaratat e mëposhtme:
Z. Sargsyan:
“Fondi ‘Hayastan All-Armenian’ është mishërim i unitetit midis Armenisë, Artsakh dhe Diasporës. Si e tillë, fondi, në mënyrë të vazhdueshme, me vendosmëri, dhe para syve, po transformon fuqinë tonë të brendshme mbarë-kombëtare në pushtet të prekshme.”
Z. Sahakyan:
“Viti 2012 ishte një vit jubilar për popullin armen. Si një komb, ne festuam 20-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Mbrojtëse të NKR-së dhe çlirimin e Shushi, një fitore madhështore, e cila u bë e mundur nga përpjekjet e bashkuara dhe vullneti i pathyeshëm i të gjithë popullit armen, trimërisë vetëmohuese dhe guximtare të bijve të tij.”
Fondi ka 25 filiale në 22 vende të ndryshme. Burimet e tij vijnë nga donacione individuale, kryesisht nga anëtarë të diasporës armene. Ajo tani gjeneron rreth 21,000,000 USD në vit.
Bordi Drejtues është organi më i lartë qeverisës i fondit. Sipas statutit të fondit, presidenti i Republikës së Armenisë është ex officio kryetari i Bordit Drejtues. Bordi, i cili gjatë ekzistencës së tij, ka pasur nga 22 deri 37 anëtarë, përfshin shumë individë të shquar dhe përfaqësues të institucioneve politike, joqeveritare, fetare dhe humanitare nga Armenia dhe diaspora. Në vitin 2013 Bordi, përveç Presidentit të Armenisë z. Sargsyan, përbëhet nga ish Presidenti armen z. Kocharyan; kryeministri armen si dhe ministrat e punëve të jashtme, financave dhe diasporës; presidenti, ish-presidenti dhe kryeministri i "NKR"; kryetarët e gjykatës kushtetuese armene, kuvendit kombëtar dhe të bankës qendrore; katër udhëheqësit fetarë armenë, tre përfaqësues të partive politike armene; një përfaqësues i Unionit të Prodhuesve dhe Biznesmenëve (Punëdhënësit) e Armenisë; dhe përfaqësues të katër organizatave joqeveritare të themeluara në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Pjesa e mbetur e bordit me 37 persona, përbëhet nga 13 individë nga diaspora armene. Përbërja e Bordit Drejtues ka qenë e ngjashme që nga krijimi e fondit.
Që nga themelimi, Fondi Hayastan All-Armenian ka financuar dhe mbikëqyrur projekte të shumta, përfshirë projekte për ndërtimin apo rinovimin e rrugëve, banesave, shkollave, spitaleve si dhe për rrjetet e ujit dhe gazit. Në fundin e mes viteve 90 ky Fond ndërtoi autostradën që lidh qytetin e Goris në Armeni me Lachin dhe me Shusha/Shushi dhe Stepanakert në Nagorni Karabak. Në vitin 2001 ai ka financuar ndërtimin e autostradës në veri-jug të Nagorno-Karabakh. Sipas raportit vjetor të Fondit për vitin 2005, ai kishte financuar gjatë atij viti përafërsisht 11,000,000 USD projekte të ndryshme, nga të cilat rreth 6,100,000 USD kishin shkuar për projekte në Nagorni Karabakh. Sipas shifrave jo të plota të ofruara nga Qeveria armene, shpenzimet për vitin 2012 arrinin në 10,700,000 USD në Nagorno-Karabakh dhe 3,100,000 USD në Armeni. Gjithashtu sipas shifrave të Qeverisë, në 1995-2012 Fondi alokoi rreth 111,000,000 USD në total - ose rreth 6,000,000 USD në vit - për projektet në Nagorno-Karabakh. Në 1992-2012 ai financoi në vlerën 115,000,000 USD projektet në Armeni.
83. Kërkuesit dhe Qeveria e Azerbajxhanit pohuan se banorët e "NKR" dhe territoreve përreth janë pajisur rregullisht me pasaporta armene. ICG ka deklaruar se "Armenia u ka dhënë shumicës së banorëve pasaportat e saj për të udhëtuar jashtë vendit" (raporti i vitit 2005, i përmendur më sipër, fq. 5). Qeveria Azerbajxhanit gjithashtu vuri në dukje mundësinë e banorëve të territoreve të përmendura për të fituar shtetësinë armene. Ata iu referuan nenit 13 ("Përfitimi i Shtetësisë me Natyralizim") të Ligjit të Republikës së Armenisë për Shtetësinë në Republikën e Armenisë, i cili parashikon si më poshtë:
“Çdo person 18 vjeç dhe i aftë për të punuar që nuk është shtetas i Republikës së Armenisë mund të aplikojë për marrjen e shtetësisë së këtij shteti, nëse ai/ajo
1) ka qëndruar ligjërisht në territorin e Republikës së Armenisë për tre vitet e kaluara;
2) ka njohuri të gjuhës armene; dhe
3) njeh Kushtetutën e Republikës së Armenisë.
Një person i cili nuk është shtetas i Republikës së Armenisë mund t’i jepet shtetësia e këtij shteti pa iu nënshtruar kushteve të përcaktuara në pikat 1) dhe 2) të pjesës së parë të këtij neni, në qoftë se ai/ajo:
1) martohet me një shtetas të Republikës së Armenisë ose ka një fëmijë i cili është shtetas i Republikës së Armenisë;
2) njëri ose të dy prindërit mbajnë shtetësinë Republikës së Armenisë në të kaluarën ose ka lindur në territorin e Republikës së Armenisë dhe ka aplikuar për marrjen e shtetësisë së Republikës së Armenisë brenda tre viteve nga arritja e moshës 18 vjeçare;
3) është me origjinë armene (ka paraardhës armenë); ose
4) ka hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Armenisë me vullnetin e tij pas 1 janarit, 1995.”
Qeveria armene, nga ana e tyre, deklaroi se qoftë Armenia, qoftë "NKR" e lejojnë shtetësinë e dyfishtë. Për më tepër, në përputhje me Marrëveshjen mbi "organizimin e sistemit të pasaportave" të 24 shkurtit të vitit 1999 ndërmjet "NKR" dhe Armenisë, kjo e fundit lëshon pasaporta për banorët e "NKR" në rrethana të caktuara. Neni 1 i marrëveshjes parashikon si më poshtë:
“Palët bien dakord që qytetarët e tyre kanë të drejtën e lëvizjes dhe qëndrimit të lirë në territorin e secilës prej Palëve.
Derisa Republika e Nagorno-Karabakh të njihet ndërkombëtarisht, brenda objektit të kësaj Marrëveshjeje, qytetarët e Republikës e Nagorno-Karabakh të cilët duan të largohen nga territori i Republikës së Nagorno-Karabakh apo Republikës së Armenisë, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportën e Republikës së Armenisë.
Palët bien dakord që, në kuadër të fushëveprimit të këtij neni, marrja e pasaportës së Republikës së Armenisë nga qytetarët e Republikës së Nagorno-Karabakh, nuk nënkupton marrjen e shtetësisë së Republikës së Armenisë. Këto pasaportat mund të përdoret vetëm për të udhëtuar jashtë territorit të Republikës së Armenisë dhe Republikës së Nagorno-Karabakh nga qytetarët e Republikës së Nagorno-Karabakh, dhe nuk mund të kenë një përdorim të brendshëm si dokument identifikimit në Republikën e Nagorno- Karabakh dhe në Republikën e Armenisë.”
Në vitin 1999, në zbatim të kësaj marrëveshjeje, u nxorrën Rregullore të cilat parashikonin se një pasaportë armene i lëshohet një rezidenti të "NKR" vetëm në raste të jashtëzakonshme kur udhëtimi jashtë vendit është për trajtim mjekësor, edukim ose një tjetër çështje personale. Qeveria armene pohoi se më pak se 1000 persona ishin pajisur me pasaportë armene sipas marrëveshjes të vitit 1999.
84. Kërkuesit dhe Qeveria e Azerbajxhanit deklaruan se drami armen ishte monedha kryesore në "NKR", ndërsa Qeveria e Armenisë pohoi se monedhat e përdorura atje përfshihnin edhe euro, dollarë amerikanë, sterlina angleze dhe madje dollarë australian.
85. Qeveria e Azerbajxhanit vuri në dukje se Atlasi Kombëtar i Armenisë, botuar në vitin 2007 nga Komiteti Shtetëror i Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, i varur nga Qeveria e Republikës së Armenisë dhe kështu një botim zyrtar, në mënyrë të vazhdueshme, në harta të llojeve të ndryshme, përfshinte "NKR "dhe territoret e pushtuara përreth brenda kufijve të Republikës së Armenisë.
86. Kërkuesit dhe Qeveria e Azerbajxhanit parashtruan se ekziston një politikë e Qeverisë armene për të inkurajuar persona të zhvendosen nga Armenia dhe së fundmi dhe Siria, për t’u vendosur në "NKR"
Në shkurt 2005 u publikua "Raporti i Misionit fakt mbledhës të OSBE-së (FFM) në territoret e pushtuara të Azerbajxhanit përreth Nagorno-Karabakh (NK)". Mandati i misionit ishte për të përcaktuar nëse ekzistonin kolonizime në këto territore; strukturat ushtarake dhe personeli, si dhe konsideratat politike ishin rreptësisht jashtë mandatit të këtij misioni. Në lidhje me vendbanimet në rajonin Lachin, raporti deklaronte:
“Në përgjithësi, modeli i origjinës së të zhvendosurve në Lachin është i njëjtë si në territoret e tjera. Kështu, shumica dërrmuese ka ardhur në Lachin nga pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit, kryesisht pas jetesës për vite në struktura të përkohshme banimi në Armeni. Një pakicë relativisht e vogël janë armenë nga Armenia, duke përfshirë edhe viktimat e tërmetit. Ata kanë dëgjuar për Lachin si një opsion për t’u zhvendosur nëpërmjet përhapjes së fjalës gojë më gojë, nëpërmjet mediave ose nga OJQ-të në Armeni dhe NK. Nuk kishte asnjë provë për zhvendosje jo vullnetare apo rekrutim sistematik.”
Raporti më tej deklaron:
“Përfshirja e drejtpërdrejtë e NK në rajonin Lachin është e pakontestueshme. Nagorni Karabakh siguron buxhetin e Lachin dhe haptazi pranon përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për këtë rajon. Banorët e Lachin marrin pjesë si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në zgjedhjet e NK.
Ndërsa lidhjet midis Nagorni Karabakh dhe Republikës së Armenisë mbeten jashtë objektit të këtij raporti, FFM nuk gjeti prova të përfshirjes së drejtpërdrejtë të qeverisë së Armenisë në kolonizimin e Lachin. Megjithatë, FFM ka intervistuar banorë të Lachin që kishin pasaporta armene dhe pretendonnin të merrnin pjesë në zgjedhjet armene.”
II. ZOTIMI I PËRBASHKËT I ARMENISË DHE AZERBAJXHANIT
87. Para anëtarsimit të tyre në Këshillin e Evropës, Armenia dhe Azerbajxhani u zotuan para Komitetit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Nagorno-Karabakh (shih Opinionet e Asamblesë Parlamentare 221 (2000) dhe 222 (2000) dhe Rezolutat e Komitetit të Ministrave Res (2000) 13 dhe (2000) 14).
Paragrafët përkatës të Opinionit 221 (2000) të Asamblesë Parlamentare mbi aplikimin e Armenisë për anëtarësim në Këshillin e Europës deklarojnë si vijon:
“10. Asambleja merr parasysh letrën e Presidentit të Armenisë, në të cilën ai merr përsipër të respektojë marrëveshjen për armëpushim, deri në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit [në Nagorno-Karabakh] dhe të vazhdojë përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore të negociuar mbi baza kompromisi të pranueshme për të gjitha palët e interesuara.
...
13. Asambleja Parlamentare merr parasysh letrat e Presidentit të Armenisë, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit dhe kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në parlament, dhe vë në dukje se Armenia merr përsipër të respektojë angazhimet e mëposhtme:
...
ii. konflikti në Nagorno-Karabakh:
a. për të vazhduar përpjekjet për të zgjidhur këtë konflikt vetëm me mjete paqësore;
b. të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm mbi armenët në Nagorno-Karabakh për të nxitur një zgjidhje të konfliktit;
c. për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare dhe të brendshme me mjete paqësore dhe sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare (një detyrim për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës), duke refuzuar me vendosmëri përdorimin e çdo kërcënimi për përdorimin e forcës kundër fqinjëve të saj;
...”
Rezoluta Res (2000) 13 e Komitetit të Ministrave në lidhje me ftesën ndaj Armenisë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës i referohet angazhimeve të marra nga Armenia, siç përcaktohen në Opinionin 221 (2000) dhe garancive për përmbushjen e tyre, dhënë nga Qeveria Armene.
III. E DREJTA E BRENDSHME PËRKATËSE
A. Ligjet e Republikës Sovjetike Socialiste të Azerbajxhanit
88. Ligjet relevante për përcaktimin e të drejtës së pronës së kërkuesit ishin Kushtetuta e 1978 e RSS të Azerbajxhanit, Kodi për Tokën i 1970 dhe Kodi i Strehimit i 1983.
1. Kushtetuta e 1978
89. Kushtetuta parashikon si më poshtë:
Neni 13
“Baza e pronës vetjake të qytetarëve të Azerbajxhanit RSS janë të ardhurat e fituara. Prona vetjake mund të përfshijë sendet shtëpiake, sende të përdorimit personal, të konsumit dhe të shërbimit personal, një shtëpi, dhe kursimet. Pasuria personale e qytetarëve dhe e drejta për ta trashëguar atë mbrohen nga shteti.
Qytetarët mund të pajisen, sipas ligjit, me parcela toke për të ngritura ferma shtëpiake (përfshirë për qëllim të mbajtjes së kafshëve dhe shpendëve), kopshtari dhe ndërtimin e banesave individuale. Qytetarët janë të detyruar të përdorin tokën e tyre në mënyrë racionale. Fermat shtetërore dhe kolektive u ofrojnë ndihmë qytetarëve me parcela të vogla toke.
Prona vetjake ose prona në lidhje me të cilën ekziston vetëm një e drejtë përdorimi nuk mund të përdoret për të nxjerrë fitim, në dëm të interesit publik.”
2. Kodi për Tokës i 1970
90. Dispozitat përkatëse të Kodit për Tokën parashikojnë si më poshtë:
Neni 4. Pronësia e Shtetit mbi pronën
“Në përputhje me Kushtetutën e BRSS dhe Kushtetutën e RSS të Azerbajxhanit, toka është në pronësi të shtetit - ajo është pronë e përbashkët e të gjithë popullit sovjetikë.
Në BRSS, toka është në pronësi vetëm të Shtetit dhe jepet vetëm për përdorim. Veprimet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi cenojnë të drejtën e pronësisë së shtetit mbi tokën janë të ndaluara.”
Neni 24. Dokumentet që vërtetojnë të drejtën e përdorimit të tokës
“E drejta e përdorimit nga fermat kolektive, fermat shtetërore dhe të tjerë të parcelave të tokës njihet nga Shteti me anë të një certifikate mbi të drejtën e përdorimit.
Forma e certifikatës përcaktohet nga Këshilli i Ministrave Sovjetike të BRSS, në përputhje me legjislacionin për tokën në BRSS dhe republikat e bashkuara.
E drejta e përdorimit të përkohshëm të tokës njihet nëpërmjet një certifikate, në formën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave i RSS të Azerbajxhanit.”
Neni 25. Rregullat për lëshimin e certifikatave për të drejtën e përdorimit të tokës
“Certifikatat shtetërore për të drejtën e përdorimit të pakufizuar të tokës dhe certifikatat për të drejtën e shfrytëzimit të përkohshëm të tokës u lëshohen fermave kolektive, fermave shtetërore dhe institucioneve të tjera shtetërore, kooperativave dhe publike, agjencive dhe organizatave, si dhe qytetarëve nga Komiteti Ekzekutiv i Deputetëve Sovjetik të Popullit, për rrethin ose qytetin (nën qeverisjen e republikës) në territorin e së cilës do të jepen për përdorim ngastrat e tokës.”
Neni 27. Përdorimi i tokës për qëllime specifike
“Përdoruesit e tokave kanë të drejtën dhe detyrimin të përdorin parcelat e tokës në pajtim me qëllimin për të cilin këto parcela u ishin ndarë.”
Neni 28. Të drejtat e përdoruesit të tokës
“Në varësi të qëllimit për të cilin është ndarë parcela e tokës, përdoruesit e tokës, në përputhje me rregullat përkatëse, kanë të drejtën:
– të ndërtojnë banesa, ndërtesa industriale, ndërtesa për qëllime publike si dhe struktura të tjera;
– të mbjellin bimë bujqësore, të pyllëzojnë dhe të mbjellin fruta, pemë dekorative dhe të tjera;
– të përdorin tokat e mbjelljes, të kullotave dhe tokat e tjera bujqësore;
– të përdorin burimet e shumta natyrore nëntokësore, torfën dhe ujërat për nevoja ekonomike, si dhe çdo produkt tjetër të vlefshëm të tokës.
Neni 126-1. E drejta e përdorimit të tokës në rastin e trashëgimit të së drejtës së pronësisë së një ndërtese
“Në qoftë se pronësia e një ndërtese e cila ndodhet në një fshat trashëgohet dhe trashëgimtarët nuk kanë të drejtën për të blerë ngastrën e tokës nën ndërtesë, në pajtim me procedurat përkatëse, atyre u njihet e drejta e përdorimit të kësaj ngastre, sipërfaqja e së cilës përcaktohet nga Qeveria e RSS të Azerbajxhanit.”
Neni 131. Dhënia e ngastrave të tokës qytetarëve me qëllim ndërtimin e banesave
“Ngastrat e tokës për ndërtimin e objekteve të banimit vetëm me një kat banimi, pronë personale, do t’u shpërndahen qytetarëve të cilët jetojnë në vendbanimet e populluara të RSS të Azerbajxhanit, ku ndërtimi i banesave personale nuk është i ndaluar në bazë të legjislacionit në fuqi, tokë kjo që i përket qyteteve dhe vendbanimeve urbane; toka në fshatra që nuk përdoret nga fermat kolektive, fermat shtetërore ose ndërmarrjet e tjera bujqësore; tokë që është pjesë e rezervës së Shtetit; dhe tokë nga fondi pyjor shtetëror që nuk përfshihet në zonat e gjelbëruara të qyteteve. Ndarja e ngastrave të tokës për këto qëllime do të bëhet në përputhje me procedurën e parashikuar... në këtë Kod.
Ndërtimi i banesave personale në qytete dhe vendbanimet e punëtorëve duhet të kryhet në zona të lira, të cilat nuk kërkojnë shpenzime për përdorimin e tyre apo përgatitjet teknike; dhe, si rregull, pranë hekurudhave dhe rrugëve që të sigurojnë komunikim të rregullt të pasagjerëve, në formën e vendbanimeve ose lagjeve të pavarura të banimit.”
3. Kodi i Strehimit i 1983
91. Neni 10.3 i Kodit të Strehimit parashikon si vijon:
“Qytetarët kanë të drejtën e pajisjes me banesë, e cila do jetë pronë e tyre personale, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Sovjetik dhe RSS të Azerbajxhanit.”
4. Udhëzimet e 1985 për Rregullat e Regjistrimit të Objekteve të Banimit
92. Në Udhëzimet e 1985, në nenin 2, listoheshin dokumentet që shërbenin si dëshmi e titullit për një shtëpi banimi. Udhëzimet u miratuan nga Departamenti i Statistikave Qendrore të BRSS me Urdhrin nr. 380 të 15 korrikut 1985. Neni 2.1 rendiste llojet e ndryshme të dokumenteve që përbënin evidencat kryesore të titullit. Neni 2.2 parashikonte se, në qoftë se këto evidenca kryesore mungonin, mbajtja e titullit të pronësisë mund të tregohej në mënyrë indirekte përmes përdorimit të dokumenteve të tjera, përfshirë:
“dokumentet inventari-teknik në rastet kur ato përmbajnë një referencë të saktë të posedimit nga pronari të një dokumenti të formalizuar siç duhet që vërteton të drejtën e tij për shtëpi banimi ”
B. Ligjet e Republikës së Azerbajxhanit
93. Pas pavarësisë, Republika e Azerbajxhanit miratoi, më 9 nëntor 1991, ligjet në lidhje me pasurinë që, për herë të parë, iu referuan tokës si objekt i pronësisë private. Megjithatë, rregullat e hollësishme për privatizimin e tokës për qytetarët u miratuan më vonë, me ligjin e vitit 1996 mbi Reformën e Tokës. Kërkuesit, për shkak se ishin larguar nga Lachin në vitin 1992, nuk mund të aplikonin për t’u bërë pronarë të tokës që ata kishin pasur në përdorim.
1. Ligji mbi Pronën i 1991
94. Ligji i vitit 1991 mbi Pronën në Republikën e Azerbajxhanit ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 1991. Ai theksoi, inter alia, si në vijim:
Neni 21. Objektet e të drejtës pronësore të qytetarëve
“1. Cdo qytetar mund të ketë në pronësi:
– ngastra toke;
– shtëpi private, apartamente, shtëpi në fshat, garazhe, artikuj shtëpiak dhe të tjerë për përdorim personal;
– aksione, letra me vlerë dhe të drejta të tjera financiare;
– pajisje të masmedias;
– sipërmarrje dhe komplekse për prodhimin e mallrave të destinuara për konsumatorin, tregjet sociale dhe kulturore, me përjashtim të llojeve të caktuara të pronës të përcaktuara me ligj, të cilat nuk mund të jenë në pronësi të qytetarëve për arsye të sigurisë publike ose shtetërore ose për shkak të detyrimeve ndërkombëtare.
...
5. Një qytetar që ka në pronësi një apartament, shtëpi private, shtëpi fshati, garazh apo hapësira e ndërtesave të tjera, ka të drejtë e disponimit të kësaj prone: të shesë, të lërë me testament, dhurojë, të japë me qira ose veprime të tjera jo në kundërshtim me ligji.”
2. Kodi për Tokën i 1992
95. Kodi i ri për Tokën, i cili hyri në fuqi më 31 janar 1992, përmbante dispozitat e mëposhtme:
Neni 10. Pronësia private mbi tokën
“Ngastra toke u jepen në pronësi qytetarëve të Republikës së Azerbajxhanit, në përputhje me kërkesat e autoriteteve ekzekutive vendore bazuar në vendimet e Sovjetëve të Përfaqësuesve të Popullit të rajonit ose të qytetit për qëllimet e përmendura më poshtë:
1) për personat me banim të përhershëm në këtë territor, për të ndërtuar shtëpi private dhe objekte ndihmëse, si dhe për zhvillimin e aktivitet bujqësor privat;
2) për ndërtimin e fermave dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera që janë të përfshira në prodhimin e produkteve bujqësore për shitje;
3) për ndërtimet e shtëpive private dhe kolektive në fshat dhe garazhe private brenda kufijve të qyteteve;
4) për ndërtime të lidhura me aktivitetet e biznesit;
5) për aktivitetin e prodhimit tradicional etnik.
Sipas legjislacionit të Republikës së Azerbajxhanit ngastra toke mund t’u jepen në pronësi qytetarëve për qëllime të tjera.”
Neni 11. Kushtet për dhënien e tokës në pronësi private
“Për qëllimet e parashikuara në nenin 10 të këtij Kodi, e drejta e pronësisë mbi një ngastër toke jepet falas.
Plots of land allocated to citizens for their private houses, country houses and garages before the date of entry into force of this Code are transferred into their oënership.
The right of private oënership or lifetime inheritable possession over a plot of land cannot be granted to foreign citizens or to foreign legal entities.
A plot of land shall not be returned to the former oëners and their heirs. They can obtain a right of oënership over the plot of land on the basis provided for in this Code.”
Neni 23. Dhënia e tokës
“Ngastra toke u jepen qytetarëve, ndërmarrjeve dhe organizatave në pronësi, posedim, përdorim apo me qira me një vendim të Sovjetëve të Përfaqësuesve të Popullit të rajonit, në përputhje me procedurën përkatëse të dhënies të tokës dhe dokumentet e shfrytëzimit të tokës.
Qëllimi për të cilën jepet ngastra e tokës duhet të tregohet në certifikatën e ndarjes së tokës.
Procedura për paraqitjen dhe shqyrtimin e një kërkese për pajisjen me një ngastër toke ose shpronësimin e saj, përfshirë shpronësimin për nevoja të shteti apo publike, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Azerbajxhanit.
Kërkesat për pajisjen me një ngastër toke shqyrtohet brenda një periudhe jo më të gjatë se një muaj.”
Neni 30. Dokumentet që vërtetojnë të drejtat e pronësisë të tokës, të drejtat e posedimit dhe përdorimit të përhershëm të tokës
“Të drejtat e pronësisë mbi tokën dhe të drejtat e posedimit dhe përdorimit të përhershëm të tokës njihen nëpërmjet një certifikate shtetërore të lëshuar nga Sovjetëve të Përfaqësuesve të Popullit të rajonit ose qytetit.
Forma e certifikatës së lartë përmendur miratohet vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Azerbajxhanit.”
Neni 31. Formalizimi i të drejtës së përdorimit të përkohshëm të tokës
“E drejta e përdorimit të përkohshëm të tokës, përfshirë dhënien me qira, dokumentohet me anë të një marrëveshje dhe një certifikate. Këto dokumente duhet të regjistrohen nga Sovjetët e Përfaqësuesve të Popullit të rajonit ose qytetit dhe i jepen edhe përdoruesit e tokës. Format e marrëveshjes dhe certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Azerbajxhanit.”
Neni 32. Bazat për heqjen e të drejtave të pronësisë së tokës, të drejtave të posedimit dhe përdorimit të tokës dhe të drejtaës të marrjes me qira të tokës
“Sovjetët e Përfaqësuesve të Popullit të rajonit ose qytetit i cili jep mbi një ngastër toke apo mbi një pjesë të saj, të drejtën e pronësisë, të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të tokës ose të drejtën e qirasë, i heqë këto të drejta në rastet e mëposhtme:
1) pronari heq dorë vullnetarisht nga e drejta e pronësisë mbi ngastrën e tokës ose e tjetërson;
2) përfundon periudha për të cilën është dhënë ngastra e tokës;
3) ndërpritet veprimtaria e ndërmarrjes, agjencisë, organizatës ose fermës;
4) toka përdoret për qëllime të tjera nga për cfarë është destinuar;
5) ndërpriten marrëdhëniet e punës në bazë të të cilit është bërë ndarja e tokës, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj;
6) nuk respektohet kushtet e marrëveshjes me qira;
7) dështimi për të paguar taksën e tokës ose qiranë e parashikuar nga legjislacioni ose nga marrëveshja e qirasë për tokën për dy vite me radhë, pa një arsye të mirë;
8) dështimi për të përdorur, për një vit dhe pa një arsye të mirë, ngastra e tokës së akorduar me qëllim për prodhimin bujqësor ose dështimin për të përdorur, për dy vjet dhe pa një arsye të mirë, ngastrën e tokës të akorduar me qëllim për prodhimin jobujqësor;
9) për nevoja shtetërore ose publike kërkohet të rimerret pronësia e tokës nga Shteti;
10) transferimi i të drejtës së pronësisë mbi ndërtesat apo strukturat ose transferimi i një të drejte menaxhimit operacional mbi to;
11) vdekja e pronarit apo përdoruesit.
Legjislacioni i Republikës së Azerbajxhanit mund të parashikojë arsye të tjera për ndërprerjen e drejtës së pronësisë mbi një ngastër të tokës, të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të tokës ose të drejtën e qirasë.”
IV. E drejta ndërkombëtare përkatëse
96. Neni 42 i Rregulloreve në lidhje me Ligjet dhe Traditat e Luftës për Tokën, Hagë, 18 tetor 1907 (në vazhdim "Rregulloret e Hagës të 1907") e përkufizon pushtimin e tokës si vijon:
“Territori konsiderohet i pushtuar kur është nën autoritetin e një ushtrie armiqësore. Pushtimi shtrihet vetëm për territorin ku një autoritet i tillë është themeluar dhe mund të ushtrohet.”
Kështu, brenda kuptimit të Rregulloreve të Hagës të 1907, kemi pushtim kur një shtet ushtron faktikisht autoritetin mbi territorin, ose pjesë të territorit, të një shteti armik.[1] Kriteri i ushtrimit faktik të autoritetit është pranuar gjerësisht të jetë sinonim me atë të kontrollit efektiv.
Profesion ushtarak është konsideruar të ekzistojnë në një territor, ose një pjesë të një territori, nëse elementet e mëposhtme mund të demonstrohet: prania e trupave të huaja, të cilat janë në një pozitë për të ushtruar kontroll efektiv pa pëlqimin e sovranit. Sipas mendimit të ekspertëve praninë fizike të gjerë të trupave të huaja është një organizatë jo kërkesë sine qua e pushtimit
Kemi të bëjmë me pushtim të një territori ose pjesë të tij, nëse mund të demonstrohen elementët e mëposhtëm: prania e trupave të huaj, të cilat kanë mundësinë për të ushtruar kontroll efektiv pa pëlqimin e sovranit. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, prania fizike e trupave të huaj është një kusht sine qua non i ekzistencës së pushtimit,[2] p.sh. nuk mund të kemi pushtim nëse nuk ka ekzistencë të trupave ushtarake këmbësore në terren. Kështu forcat që ushtrojnë kontrollin detare ose ajror përmes një bllokade detare apo ajrore nuk mjaftojnë.[3]
97. Rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare nuk e trajtojnë shprehimisht adresuar çështjen e ndalimit të aksesit në shtëpitë apo pronat. Megjithatë, neni 49 i Konventës Nr. IV për Mbrojtjen e Personave Civilë në Kohë Lufte, e 12 gushtit 1949 ("Konventa e katërt e Gjenevës") rregullon çështjet e zhvendosjes së detyruar në ose nga territoret e pushtuara. Ajo parashikon si vijon:
“Transferimet e detyruara, në masë ose individuale, si edhe internimet e personave të mbrojtur jashtë territorit të pushtuar, në territorin e fuqisë pushtuese ose në atë të çdo shteti tjetër, i pushtuar ose jo, janë të ndaluara, cilado qoftë arsyeja.
Megjithatë, fuqia pushtuese mund të procedojë në evakuimin e plotë ose të pjesshëm të një zone të përcaktuar të pushtuar, në qoftë se sigurimi i popullsisë ose arsye të forta ushtarake e kërkojnë një gjë të tillë. Evakuimet nuk mund të sjellin shpërnguljen e personave të mbrojtur jashtë territorit të pushtuar, me përjashtim të rasteve kur s’ka mundësi materiale. Popullsia e evakuuar do të dërgohet në vendbanimin e saj me të marrë fund veprimet ushtarake në këtë sektor.
Fuqia pushtuese, në realizimin e këtyre transferimeve ose evakuimeve, duhet të veprojë në mënyrë që personat e mbrojtur të vendosen në vende të përshtatshme, që shpërnguljet të bëhen në kushte të mira shëndetësore, higjiene, sigurimi dhe ushqimi dhe që anëtarët e së njëjtës familje të mos ndahen nga njëri-tjetri.
Fuqia mbrojtëse do të informohet mbi transferimet dhe evakuimet sapo këto të bëhen,
Fuqia pushtuese nuk mund t’i mbajë personat e mbrojtur në atë zonë që është veçanërisht e ekspozuar ndaj rreziqeve të luftës, veçse në rast se sigurimi i popullsisë ose arsye të forta ushtarake e kërkojnë një gjë të tillë.
Fuqia pushtuese nuk mund të bëjë internimin ose transferimin e një pjese të popullsisë së saj civile në territorin e pushtuar prej saj.”
Neni 49 i Konventës së Katërt të Gjenevës zbatohet në territorin e pushtuar, ndërsa nuk ka rregulla specifike në lidhje me zhvendosjen me forcë në territorin e një pale në konflikt. Megjithatë, e drejta e personave të zhvendosur "për kthimin e sigurtë me vullnetin e tyre të lirë në shtëpitë e tyre apo vendet e banimit të përhershëm, menjëherë sapo arsyet e zhvendosjes së tyre të mos ekzistojnë" konsiderohet një rregull i të drejtës zakonore ndërkombëtare (shih Rregulli 132 të Studimit të ICRC për të Drejtën Humanitare Zakonore Ndërkombëtare) që zbatohet për çdo lloj të territorit.
V. MATERIALE RELEVANTE TË KOMBEVE TË BASHKUARA DHE KËSHILLIT TË EVROPËS
A. Kombet e Bashkuara
98. "Parimet mbi Strehimin dhe Kthimin e Pronës Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur" (Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Nën-komisioni për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, më 28 Qershor 2005, E/CN.4/Sub.2/2005/17, Shtojcë) janë standardet më të plota lidhur me këtë çështje. Ato njihen edhe si Principet Pinheiro. Qëllimi i këtyre parimeve, të cilat janë të bazuara në të drejtat ekzistuese ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare, është që të sigurojë standardet ndërkombëtare dhe udhëzimet praktike për Shtetet, agjencitë e OKB-së dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar, për të adresuar sa më mirë çështjet komplekse ligjore dhe teknike që kanë të bëjnë me strehimin dhe kthimin e pronës.
Ato parashikojnë, inter alia, si më poshtë:
2. E drejta e banesës dhe kthimit të pronës
“2.1 Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë që tu kthehet banesa, toka dhe/ose pasuritë të cilat u janë privuar në mënyrë arbitrare ose të paligjshme, ose të kompensohen për banesën, tokën dhe/ose pronën ku kthimi është faktikisht i pamundur sipas përcaktimit nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
2.2 Shtetet duhet qartësisht ti japin prioritet kthimit si formë për rivendosjen e të drejtës së shkelur të personave të zhvendosur dhe si një element kyç i vënies në vend të drejtësisë. E drejta e kthimit të banesës, tokës dhe/ose pasurisë ekziston si një e drejtë e veçantë dhe pavarësisht kthimi ose jo të refugjatëve dhe personave të zhvendosur të cilët gëzojnë të drejtën e banesës, tokës dhe kthimit të pronës.”
3. E drejta e mos diskriminimit
“3.1 Cdokush ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare apo shoqërore, pasurisë, paaftësisë, linda apo cdo status tjetër.
3.2 Shtetet duhet të sigurojnë de facto dhe de jure që diskriminimi mbi bazat e mësipërme të ndalohet dhe të gjithë personat, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur, të konsiderohen të barabartë para ligjit.”
12. Procedurat, institucionet dhe mekanizmat kombëtare
“12.1 Shtetet duhet të krijojnë dhe përkrahin procedura, institucionet dhe mekanizmat të drejtë, të parashikojnë periudha të arsyeshme kohore, të pavarura, transparente dhe jo-diskriminuese, për të vlerësuar dhe zbatuar kërkesat për kthimin e banesës, tokës dhe pronës. ...
...
12.5 Ku ka pasur një dobësim të shtetit ligjor, ose kur Shtetet nuk anë në gjendje të zbatojnë procedura, të ngrenë institucione dhe mekanizma të nevojshëm për të lehtësuar procesin e kthimit të banesave, tokës dhe pronës në mënyrë të drejtë dhe brënda një afati të arsyeshëm, duhet të kërkojnë asistencë teknike dhe të vendosin bashkëpunim me agjencitë relevante ndërkombëtare me qëllim që të krijojnë një regjim ligjor për t’u siguruar refugjatëve dhe personave të zhvendosur nëpërmjet procedurave, institucioneve dhe mekanizmave të nevojshëm mjetet efektive kthimi.
12.6 Shtetet duhet të përfshijnë procedurat, institucionet dhe mekanizmat për kthimin e banesës, tokës dhe pronës në marrëveshjet e paqes dhe ato për riatdhesim vullnetar. ...”
13. Aksesueshmëria e procedurave të kthimit
“13.1 Çdokush që në mënyrë arbitrare ose të paligjshme është privuar nga banesa, toka dhe/ose prona duhet ti jepet mundësia të paraqesë një kërkesë për kthimin dhe/ose kompensimin tek një organ i pavarur dhe i paanshëm, të merret vendim në lidhje me kërkesën e tij dhe të njoftohet për këtë vendim. Shtetet nuk duhet të krijojnë asnjë parakushte për paraqitjen e kërkesës kthimit.
...
13.5 Shtetet duhet të krijojnë qedna dhe zyra për shqyrtimin e kërkesave të kthimit në të gjithë zonat e prekura ku kërkuesit potencial aktualisht banojnë. Për të lehtësuar aksesin më të madh për ata që janë prekur, ata duhet të ofrojë mundësine të paraqesin pretendimet për kthim me postë ose me prokurë, si dhe në person. ...
...
13.7 Shtetet duhet të hartojnë formate kërkese për rikthim që janë të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar ...
...
13.11 Shtetet duhet të sigurojnë ndihmë adekuate ligjore, nëse është e mundur pa pagesë...
...”
15. Të dhëna dhe dokumentacion për banesën tokën dhe pronën
“...
15.7 Në situata të zhvendosjes masive ku ekziston pak dëshmi të dokumentuara të pronësisë ose të drejta të tjera reale, Shtetet mund të adapotojën një prezumim absolut se personat e ikur nga shtëpitë e tyre gjatë një periudhe të caktuar të detyruar për shkak të dhunës ose fatkeqësve kanë të drejtën e kthimi të banesave, tokës dhe pronave. Në raste të tilla, autoritetet administrative dhe gjyqësore në mënyrë të pavarur mund të përcaktojnë faktet që lidhen me pretendimet për kthim prone pa dokumente.
...”
21. Kompensimi
“21.1 Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur kanë të drejtën e kompensimit të plotë dhe efektiv si një pjesë përbërëse e procesit të kthimit. Kompensimi mund të jetë monetar ose në natyrë. Shtetet, në mënyrë që të jenë në përputhje me parimin e vënies në vend të drejtësisë, duhet ë sigurojnë që kompensimi të përdoret vetëm kur kthimi nuk është i mundur, ose kur pala e dëmtuar me vetëdije dhe vullnetarisht e pranon kompensimin në vend të kthimit, ose kur kushtet e një zgjidhje të negociuar paqeje parashikojnë një kombinim të kthimit dhe kompensimit.
...”
B. Këshilli i Evropës
99. Organet e Këshillit të Evropës kanë trajtuar në mënyrë të përsëritur çështjen e kthimit të pronës tek personat e zhvendosur brenda vendit (PZHBV) dhe refugjatëve. Rezolutat dhe rekomandimet e mëposhtme janë të një rëndësie të veçantë në kontekstin e rastit në fjalë:
1. “Zgjidhja e çështjeve pronësore të refugjatëve dhe personave të zhvendosur ", Asambleja Parlamentare (AP) Rezoluta 1708 (2010)
100. Asambleja Parlamentare vuri në dukje se më shumë se 2,5 milion refugjatë dhe PZHBV janë përballur me situatën e zhvendosjes në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në veçanti në Kaukazin Verior dhe Jugor, Ballkan dhe Mesdheun lindor dhe shpesh zhvendosja ka zgjatur pasi personat e prekur nuk kaën mundur të ktheheshin në shtëpitë dhe tokat e tyre që nga vitet 1990 dhe më herët (paragrafi 2). Kjo Asamble nënvizoi rëndësinë e kthimit:
“3. Shkatërrimi, pushtimi ose konfiskimi i pronës së braktisur cenon të drejtat e individëve në fjalë, shtrin efektet e zhvendosjes dhe pengon pajtimin dhe ndërtimin e paqes. Prandaj, kthimi i pronave - rivendosja e të drejtave të pronësisë dhe posedimi në favor të ish-banorëve të zhvendosur - ose kompensimi, janë të nevojshme për rivendosjen e të drejtave të individit dhe respektimin e shtetit ligjor.
4. Asambleja Parlamentare e konsideron kthimin e pronës si përgjigjen më të mirë për humbjen e aksesit dhe të drejtat ndaj banesave, tokës dhe pronës, sepse, ndërmjet formave të korrigjimit ajo lehtëson zgjedhjen mes tre "zgjidhje të qëndrueshme" për zhvendosjen: kthimi të sigurtë dhe me dinjitet në shtëpitë e tyre; integrimit lokal në vendin e zhvendosjes; ose vendosjen në një vend tjetër brenda vendit ose jashtë kufijve të tij.”
Më pas, Asambleja Parlamentare iu referua instrumenteve për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, veçanërisht Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kartës Sociale Evropiane dhe Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare si dhe parimeve Pinheiro të OKB-së dhe u bëri thirrje shteteve anëtare për të marrë masat e mëposhtme:
“9. Në dritën e sa më sipër, Asambleja i bën thirrje Shteteve Anëtare që pas një konflikti, të zgjidhë çështjet e strehimit, tokës dhe pronës së refugjatëve dhe personave të zhvendosur, duke marrë në konsideratë Parimet Pinheiro, instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe Rekomandimin Rec (2006) 6 të Komitetit të Ministrave.
10. Duke pasur parasysh këto standardet ndërkombëtare dhe përvojën e modeleve për kthimin dhe kompensimin e pronës në Evropë deri më sot, shtetet anëtare ftohen të:
10.1. garantojnë rivendosje efektive dhe në kohë i aksesit dhe të drejtës për strehim, pronësisë mbi tokën dhe pronën, të braktisur nga refugjatët dhe PZHBV, pa marrë parasysh negociatat në pritje për zgjidhjen e konflikteve të armatosura apo statusit të një territori të caktuar;
10.2. sigurojnë që kjo rivendosje të jetë në formën e kthimit, pra konfirmim i të drejtave ligjore të refugjatëve dhe PZHBV mbi pronat e tyre dhe një akses të sigurt dhe posedim të kësaj prone. Kur kthimi nuk është i mundur, duhet të bëhet kompensimi i përshtatshëm, nëpërmjet njohjes së të drejtës së pronësisë mbi pronën dhe garantimin e një shume në para apo mallra, vlera e të cilave ka një marrëdhënie të arsyeshme me vlerën e tregut të kësaj prone ose formave të tjera të shpërblimit të drejtë;
10.3 sigurojnë që refugjatët dhe personat e zhvendosur të cilët edhe pse nuk kishin të drejta pronësorë para zhvendosjes së tyre, gëzonin de facto pronën e dhe kjo njiheh si e ligjshme nga autoritetet, t’u akordohet i njëjti akses efektiv tek mjetet ligjore dhe dëmshpërblehen për shpronësimin e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur personat e prekur bëjnë pjesë n grupet vulneraëblë të shoqërisë ose grupet minoritare;
...
10.5 sigurojnë që mungesa e kthimit në banesat e atyre që kanë të drejtë banimi ose qiramarrje dhe që kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpinë e tyre, do të konsiderohet e justifikuar për aq kohë sa të garantohen kushtet që lejojnë kthimin e tyre të sigurtë dhe me dinjitet;
10.6 sigurojnë procedura të shpejta, të aksesueshme dhe efektive për ngritjen e pretendimeve për dëmshpërblim. Ku zhvendosja dhe shpronësimin kanë ndodhur në mënyrë sistematike, organet speciale vendimmarrëse duhet të ngrihen për të vlerësuar pretendimet. Organe e tilla duhet të zbatojnë procedura të përshpejtuar që përfshijnë standardet dëshmuese më të lehta dhe procedurë gjithashtu të lehtësuar. Të gjitha llojet e pronave, qoftë për nevoja banimi apo të jetesës të personave të zhvendosur duhet të jenë brenda juridiksionit të tyre, përfshirë shtëpitë, tokat bujqësore dhe pronat e biznesit;
10.7 sigurojnë pavarësinë, paanshmërinë dhe ekspertiznë e organeve vendimmarrëse përmes rregullave të përshtatshme mbi përbërjen e tyre që mund të ofrojnë përfshirjen e anëtarëve ndërkombëtarë. ...
...”
2. “Refugjatët dhe personave të zhvendosur në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji", Rezoluta 1497 PA (2006)
101. Në këtë rezolutë, Asambleja Parlamentare vecanërisht, kërkonte nga Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia:
“12.1. të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre për gjetjen e një zgjidhje paqësore të konflikteve në rajon, me synim krijimin e kushteve për kthimin vullnetar të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në vendet e tyre të origjinës, në mënyrë të sigurtë dhe me dinjitet;
...
12.4. të vendosin si prioritet kthimin e personave të zhvendosur dhe të bëjnë gjithçka është e mundur në negociatat e tyre në mënyrë që t’u mundësojnë këtyre personave një kthim të sigurtë edhe përpara gjetjes së një zgjidhjeje të përgjithshme;
...
12.15. të bashkëpunojnë praktikisht për të hetuar mbi fatin e personave të zhdukur dhe për të lehtësuar kthimin e dokumenteve të identitetit dhe gjithashtu, vecanërisht kthimin e pronës, duke iu referuar edhe përvojës së trajtimit të problemeve të ngjashme në Ballkan.”
3. Rekomandimi i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi personat e zhvendosur brenda vendit, Rec (2006) 6
102. Komiteti i Ministrave rekomandon vecanërisht si më poshtë:
“8. Personat e zhvendosur brenda vendit kanë të drejtën e gëzimit të pronës dhe pasurisë së tyre në përputhje me të drejtat e njeriut. Në veçanti, personat e zhvendosur kanë të drejtë të rimarrin pronën e tyre të cilën kanë qenë të detyruar ta braktisin për shkak të zhvendosjes së tyre. Nëse personat e zhvendosur brenda vendit janë privuar nga pronat e tyre, atyre duhet t’u akordohet shpërblim i drejtë.”
E DREJTA
I. HYRJE
103. Me vendimin e saj të datës 14 dhjetor 2011, Gjykata vendosi pranueshmërinë e kërkesave të kërkuesve. Ajo gjithashtu shqyrtoi gjashtë kundërshtimet paraprake të ngritura nga Qeveria e paditur në bazë të nenit 35 të Konventës. Tre prej tyre - lidhur me pyetjen nëse çështja tashmë i ishte nënshtruar një procedure tjetër për zgjidhje ose investigim ndërkombëtar, mungesën e juridiksionit ratione temporis dhe mosrespektimin e rregullit të gjashtë-mujorit, përkatësisht - u refuzuan. Tre kundërshtimet e tjera u bashkuan me themelin dhe do të shqyrtohen më poshtë sipas renditjes së mëposhtëme: shterimin e mjeteve të brendshme ligjore, statusin e viktimës të kërkuesve dhe juridiksioni Qeverisë së padituri mbi territorin në fjalë.
II. SHTERIMI I MJETEVE TË BRENDSHME LIGJORE
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
104. Kërkuesit parashtruan se autoritetet armene i kishin penguar ata, si persona të zhvendosur, të kthehen në shtëpitë e tyre dhe kjo reflektonte një politikë zyrtare të pranuar dhe, si rrjedhim, një praktikë administrative. Në këto rrethana, ata nuk kishin akses në asnjë mjet të brendshëm ligjor.
105. Për më tepër, në dijeni e tyre nuk kishte mjete ligjore - as në Republikën e Armenisë dhe as në "NKR" - të cilat mund të konsideroheshin efektive në lidhje me pretendimet e tyre. Mungesa e mjeteve të brendshme juridike tregohej qartësisht nga diskutimet ndërkombëtare në lidhje me të drejtën e kthimit të personave të zhvendosur brenda vendit. Edhe pse kjo çështje përbën një nga dallimet e mëdha mes palëve në negociatat e Grupit Minsk të OSBE-së, mbeti e pazgjidhur. Kërkuesit nuk kishin paraqitur asnjë "aplikim" për t’u kthyer dhe vinin në pikpyetje nëse ekzistonte një organ ku do të mund të paraqitnin një kërkesë të tillë. Gjithsesi, një kërkesë e tillë, në çdo rast do të kishte qenë krejtësisht e pafrytshme. Për më tepër, duke pasur parasysh se Republika e Armenisë mohonte çdo përfshirje në ngjarjet që lidhen me konfliktin në Nagorno-Karabakh, kërkuesit pohuan se do të ishte kontradiktore që të pritej prej tyre të kontaktonin autoritetet e Republikës së Armenisë.
106. Më tej, kërkuesit deklaruan se ishte Qeveria e paditur ajo që kishte barrën e provës për të vërtetuar se ekzistonte një mjet ligjor dhe se ai ishte efektiv si në teori e në praktikë dhe, në veçanti, se ishte përdorur me sukses nga palë të cilët kishin qenë në një pozitë të ngjashme me të tyret. Ata argumentuan se Qeveria kishte dështuar ta bënin këtë gjë. Në mënyrë të veçantë, asnjë nga shembujt e dhëna nga Qeveria në vëzhgimet e tyre para Dhomës, në korrik 2007, nuk kishin të bënin me të drejtën e tyre për t’u kthyer e për të gëzuar pronat dhe jetën e private dhe familjare. Vetëm në korrik të vitit 2012, Qëveria në vëzhgimet e tyre evidentoi disa mjete kushtetuese në Armeni dhe "NKR" dhe pretendoi se kërkuesit gjithmonë kishin qenë në gjendje për të hyrë në territoret në konflikt, të paktën për të ushtruar të drejtat e tyre ligjore. Lexo në lidhje me vëzhgimet e mëparshme të Qeverisë, ku nuk ishin përmendur këto mjete dhe ku kthimi dhe kompensimi i personave të zhvendosur kushtëzohej nga arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për zgjidhjen e konflikteve; parashtrimet e Qeverisë të 2012 nuk janë të besueshme. Për më tepër, në këto vëzhgime nuk jepeshin shembuj ku shtetas të Azerbajxhanit ishin dëmshpërblyer për shkelje të të drejtave të përmendura në rastin konkret.
2. Qeveria e paditur
107. Qeveria armene parashtroi se kërkuesit nuk kishin shteruar mjetet e brendshme ligjore, pasi ata nuk kishin treguar se kishin marrë hapa për të mbrojtur ose rivendosur të drejtat e tyre. Në veçanti, kërkuesit nuk kishin ngritur pretendimet e tyre para një organi gjyqësor ose administrativ të Republikës së Armenisë. Për më tepër, duke pretenduar se territoret në fjalë ishin nën juridiksionin dhe kontrollin e "NKR", Qeveria pretendoi se "NKR" i kishte të gjitha organet gjyqësore dhe administrative të afta për mbrojtjen e të drejtave të individëve. Kërkuesit kishin pasur mundësi për të marrë vizë edhe nga Armenia edhe nga "NKR", për të kërkuar këshilla ligjore, madje edhe falas nëpërmjet "mbrotjësve publik" dhe për të ngritur pretendimet për kthimin dhe kompensimin para gjykatave të pavarura dhe të paanshme, kundër ushtrisë dhe autoriteteve armene ose "NKR". Sa i përket Armenisë, kjo mundësi ka ekzistuar që nga ratifikimi i Konventës, në prill 2002. Qëndrimet e marra në negociatat e Grupit Minsk të OSBE-së kishin të bënin me kthimin e të gjithë personave të zhvendosur dhe ishin jo relevante me çështjen e kërkuesve të cilët donin të ushtronin të drejtat e tyre ligjore.
108. Për më tepër, Qeveria argumentoi se kushtetuta dhe ligjet e tjera në Armeni dhe "NKR", në veçanti, kodet e tyre të tokës dhe kodet civile, mbronin të drejtën e pronës, parashikonin kthimin dhe kompensimin e tokës në rastet e shpronësimit dhe nuk bënin asnjë dallim midis të drejtave të shtetasve dhe të huajve.
109. Për të treguar efektivitetin e mjeteve ligjore armene për popullsinë që i përket etnisë Kurde ose Azerbajxhanase, Qeveria në qershor të vitit 2007 paraqiti tri raste gjyqësore: njëra që kishte të bënte me dhënien e amnistisë një personi të dënuar i cili i përkiste kombësisë Azerbajxhanit; tjetra lidhej me zgjidhjen miqësore të arritur ndërmjet një kurd dhe punëdhënësit të tij në një mosmarrëveshje që kishte të bënte me pagat e papaguara dhe cështja tjetër kishte të bënte me një mosmarrëveshje ndërmjet një kurdi dhe administratës lokale armenembi zgjatjen e kontratës së qirasë tokës. Për më tepër, Qeveria parashtroi tre raste të shqyrtuara nga gjykatat e "NKR" të cilat demonstronin ekzistencën e mjeteve ligjore efektive në atë rajon: dy prej tyre kishin të bënin me dënimin penale të personave të cilët i përkisnin etnisë armene që jetonin në "NKR" dhe cështja tjetër ishte rreth një mosmarrëveshje trashëgimie midis dy personave, me sa duket të etnisë armene.
3. Qeveria Azerbajxhanit, si palë e tretë ndërhyrëse
110. Sipas Qeverisë Azerbajxhanit, Qeveria e paditur kishte dështuar të përmbushte detyrimin e saj për të specifikuar mjetet ligjore ekzistuese në Republikën e Armenisë dhe "NKR", të cilat mund të ishin efektive në rrethanat e çështjes dhe për më tepër nuk kishin parashtruar shembuj të shtetasve azerbajxhanas të zhvendosur të cilët në mënyrë të sukseshme kishin përdorur këto mjete ligjore të pretenduara edhe pse jo të papërcaktuar. Në lidhje me këtë, Qeveria e Azerbajxhanit deklaroi se kodet e tokës së Armenisë dhe "NKR" nuk parashikonin asnjë rregull apo mekanizëm me anë të të cilave personat e zhvendosur në rrethana të ngjashme me të kërkuesve të mund të përfitonin kthimin apo kompensimin për pronën e tyre të shpronësuar.
111. Për më tepër, në dritën e kontekstit të përgjithshëm, nuk ka pasur nevojë për të shteruar mjetet e brendshme ligjore për shkak të praktikave administrative ose rrethanave të veçanta. Referencë është bërë, inter alia, për tensionin e vazhdueshëm dhe armiqësinë në rajon, zbatimin e ligjit ushtarak në Nagorno-Karabakh dhe territoret e tjera të pushtuara dhe të politikës së qëllimshme inkurajuese për kolonët armene për të lëvizur në, në veçanti, në rrethin e Lachin .
112. Qeveria e Azerbajxhanisht më tej pohoi se çdo mjet ligjor për të cilat Qeveria e paditur pretendon se ishin në dispozicion para gjykatave dhe organeve armene, nuk mund të jenë efektive në kuadër të qëndrimit të deklaruar të Armenisë se "NKR" ishte një shtet i pavarur brenda juridiksionit dhe të cilit ishte edhe Lachin. Për më tepër, kuadri përkatës territorial për "NKR", "deklarata e pavarësisë", e shtatorit të vitit 1991 përjashtonte zonat e tjera të Azerbajxhanit të pushtuar më vonë, përfshirë Lachin, mbi të cilat, rrjedhimisht, gjykatat e "NKR" ishin kushtetueshëmrisht të paafta për të ushtruar juridiksion.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Pranueshmëria e parashtrimeve shtesë
113. Duhet së pari të theksohet se, më 20 janar 2014 - dy javë pas zgjatjes së afatit kohor të caktuar nga Gjykata për dorëzimin e materialit shtesë dokumentar - Qeveria e paditur paraqiti disa dokumente, përfshirë edhe dy vendime gjykate të cila pretendohet se njohin të drejtat e pronësisë mbi shtëpitë dhe toka përreth, të ndodhura në territoret ne konflikt, të dy paditësve të zhvendosur të kombësisë Azerbajxhanit. Vendimet e gjykates ishin nxjerrë në vitin 2003 dhe 2005, përkatësisht, nga "Gjykata e Shkallës së Parë të Republikës së Nagorno-Karabakh ".
114. Më 22 janar 2014, Kryetari i Gjykatës, pas konsultimit me Dhomën e Madhe, vendosi, në pajtim me nenin 38 § 1 dhe 71 § 1 të Rregullores së Gjykatës, se dokumentet e përmendura, për shkak të paraqitjes së tyre me vonesë, nuk duhet të përfshihen në praktikën e dosjes. Qeveria e paditur nuk ka dhënë një shpjegim të kënaqshëm pse dokumentet nuk ishin paraqitur në kohë. Gjykata vëren, në lidhje me këtë, se Qeveria e paditur ishte ftuar, më 8 qershor 2006, të paraqiste vërejtje me shkrim dhe se ata, si atëherë dhe më vonë gjatë procedurs, iu kërkua për të adresuar në mënyrë specifike çështjen e shterimit të mjeteve të brendshme ligjore. Në asnjë nga këto raste nuk i janë referuar vendimeve të gjykatës të vitit 2003 dhe 2005. Rrjedhimisht, këto dokumente nuk do të merren parasysh.
2. Parimet e përgjithshme për shterimin e mjeteve të brendshme ligjore
115. Gjykata rithekson se është fondamentale që mekanizmi mbrojtjës i themeluar nga Konventa të jetë dytësor kundrejt sistemeve kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Gjykata mbikëqyr zbatimit nga Shtetet Kontraktuese të detyrimeve të tyre sipas Konventës. Ajo nuk mund dhe nuk duhet, të marrë përsipër rolin e Shteteve të cilat janë përgjegjëse për të garantuar respektimin dhe mbrotjen e të drejtave dhe lirive themelore në nivel kombëtar. Kështu, rregulli i shterimit të mjeteve të brendshme ligjore, është një pjesë e domosdoshme e funksionimit të këtij sistemi mbrojtjeje. Shtetet nuk janë të detyruara të përgjigjen para një organi ndërkombëtar për veprimet e tyre para se ata të kenë pasur mundësinë për të rivendosur të drejtën e shkelur përmes sistemit të tyre ligjor dhe rrjedhimisht ata që dëshirojnë të sjellin në juridiksionin mbikëqyrës të Gjykatës pretendimet e tyre kundër një shteti janë të detyruar të përdorin së pari mjetet e parashikuara nga sistemi ligjor kombëtar (shih ndër të tjera, Akdivar dhe të tjerët k. Turqisë, 16 shtator 1996, § 65, Raportet e Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-IV). Gjykata rithekson se, nuk është një gjykatë e shkallës së parë; ajo nuk ka kapacitet, as nuk është e përshtatshme për funksionin e saj si një gjykatë ndërkombëtare, për të gjykuar mbi një numër të madh të rasteve të cilat kërkojnë gjetjen e fakteve themelore ose llogaritjen e kompensimit monetar – të dyja këto duhet, si një çështje e parimit dhe praktikës efektive, të jenë në juridiksionin e brendshëm të shteteve (shih Demopoulos dhe të tjerë k. Turqisë (vendim[4]) [GC], nr. 46113/99, 3843/02, 13751/02, 13466/03, 10200/04, 14163 / 04, 19993/04 dhe 21819/04, § 69, ECHR 2010, dhe Niazi Kazali dhe Hakan Kazali k. Qipros (vendim[5]), nr. 49247/08, § 132, 6 mars 2012).
116. Gjykata ka përcaktuar parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me shterimin e mjeteve të brendshme ligjore në një numër vendimesh. Në Akdivar dhe të Tjerët k. Turqisë (cituar më lart) ajo vendosi si më poshtë (referencat e tjetra - në kllapa – janë fshirë):
“65. Gjykata rikujton se rregulli i shterimit të mjeteve të brendshme ligjore të përmendura në nenin 35 të Konventës detyron ata që kërkojnë ta sjellin çështjen e tyre kundër një Shteti para një organi gjyqësor ose arbitrazhi ndërkombëtar të përdorin së pari mjetet e parashikuara nga sistemi ligjor kombëtar. Rrjedhimisht, shtetet nuk janë të detyruara të përgjigjen para një organi ndërkombëtar për veprimet e tyre pa pasur më parë një mundësi për ta adresuar çështjen brenda sistemit të tyre ligjor. Rregulli bazohet në supozimin, e reflektuar në nenin 13 të Konventës - me të cilin ka lidhje të ngushtë - se ekziston në sistemin e brendshëm një mjet ankimi efektiv në dispozicion në lidhje me shkeljen e pretenduar pavarësisht nëse dispozitat e Konventës janë inkorporuar në ligjin kombëtar apo jo. Në këtë mënyrë, parimi se mekanizmi i mbrojtjes i krijuar nga Konventa është dytësor krahasuar me sistemet kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është një aspekt i rëndësishëm (...).
66. Në bazë të nenit 35 kërkuesi duhet të ketë akses tek mjetet ligjore që janë në dispozicion dhe të mjaftueshme për të rivendosur të drejtat që pretendohen se janë shkelur. Ekzistenca e mjeteve ligjore në fjalë duhet të jetë mjaftueshmërisht e sigurt jo vetëm në teori, por edhe në praktikë, në të kundërt atyre do t’u mungojë aksesit efektiviteti i nevojshëm dhe aksesueshmëria (...).
Gjithashtu, neni 35 kërkon që kërkesat para se të paraqiten në Gjykatë duhet të paraqiten para një organi të brendshme, të paktën në themel dhe në përputhje me kërkesat formale dhe afatet kohore të përcaktuara në ligjin e brendshëm dhe, më tej, çdo mjet procedural që mund të parandalojë shkelje të Konventës duhet të përdoruret (...).
67. Megjithatë, siç tregohet më lart, një detyrim i tillë nuk ekziston nëse mjetet ligjore janë të pamjaftueshme dhe të joefektive. Përveç kësaj, sipas "rregullave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare" mund të ketë rrethana të veçanta që përjashtojnë kërkuesin nga detyrimi për të shteruar mjetet e brendshme ligjore në dispozicion të tij (...). Rregulli është gjithashtu i pazbatueshëm, kur ekzsiton një praktikë e përsëritur administrative, e papajtueshme me Konventën, që tolerohet nga autoritetet shtetërore dhe e një natyre të tillë që e bën procedurën të kotë dhe të paefektshme (...).
68. Për sa i përket shterimit të mjeteve të brendshme ka një shpërndarje të barrës së provës. Është detyrë e Qeverisë që pretendon mosshterimin e mjeteve të brendshme ligjore për t’i vërtetuar Gjykatës se mjeti ishte efektiv, i disponueshëm në teori dhe në praktikë në kohën përkatëse, që do të thotë, se ai ishte në dispozicion, ishte i aftë për të siguruar dëmshpërblim në lidhje me ankesat e kërkuesit dhe ofronte mundësi të arsyeshme suksesi. Megjithatë, pasi Qeveria arrin të vërtetojë sa më sipër, i takon kërkuesit të vërtetoj se mjeti ligjor i vënë në dispozcion nga Qeveria ishte shtetuar apo ishte për disa arsye i pamjaftueshëm dhe jo efektiv në rrethanat e veçanta të rastit, ose ekzistonin rrethana të veçanta që e përjashtonin atë nga ky detyrim (...). Një arsye e tillë mund të jetë qëndrimi pasiv i autoriteteve kombëtare përballë akuzave të rënda të sjelljes së keqe ose shkaktimit të dëmit nga agjentët e shtetit, për shembull, ku ata kanë dështuar të ndërmarrin hetime ose të ofrojnë ndihmë. Në rrethana të tilla mund të thuhet se barra e provës kalon edhe një herë tek Qeveria e paditur e cila është e detyruar për të treguar veprimet që kaë ndërmarrë në raport të rëndësisë dhe seriozitetit të çështjes në fjalë.
69. Gjykata thekson faktin se zbatimi i rregullit duhet të marrë në konsideratë se ai zbatohet në kontekstin e mekanizmit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që Palët Kontraktuese kanë rënë dakord për të ngritur. Prandaj, ai ka pranuar se neni 35 duhet të aplikohet me një shkallë fleksibiliteti dhe pa formalizëm të tepruar (...). Ajo ka pranuar më tej se rregulli i shterimit të mjeteve të brendshme ligjore nuk është absolut dhe as nuk zbatohet automatikisht; për të gjykuar nëse është respektuar është thelbësore që të kihen parasysh rrethanat e veçanta të çdo rasti individual (...). Kjo do të thotë ndër të tjera se duhet të merren parasysh jo vetëm ekzistenca formalisht e mjeteve ligjore në sistemin ligjor të Palës Kontraktuese në fjalë, por edhe konteksti i përgjithshëm ligjor dhe politik në të cilin ata veprojnë, si dhe rrethanat personale të kërkuesve.”
3. Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen në fjalë
117. Duke pasur parasysh se Republika e Armenisë nuk ka juridiksion mbi Nagorno-Karabakh dhe, në veçanti, mbi Lachin, Qeveria e paditur pretendon se kërkuesit mund të kishin gjetur zgjidhje tek organet gjyqësore dhe administrative të Republikës së Armenisë dhe "NKR". Ata iu referuan dispozitave ligjore qoftë të Republikës së Armenisë dhe të "NKR" në lidhje me mosmarrëveshje për tokën, përfshirë çështjet e kthimit dhe kompensimit në rast të posedimit të paligjshëm. Ata gjithashtu parashtruan deklaratat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të brendshëm se gjykatat e Armenisë dhe "NKR" ishin të pavarur, të paanshme dhe të gatshme për të gjykuar rastet e sjella nga qytetarët azerbajxhanas, pa kurrëfarë diskriminimi. Kërkuesit dhe Qeveria e Azerbajxhanit, nga ana e tyre, deklaruan se ligjet e Armenisë dhe "NKR" nuk ka ofronin asnjë zgjidhje për personat e zhvendosur, që ishin dëbuar nga pronat e tyre në rrethana të ngjashme me ato të kërkuesve.
118. Gjykata konstaton se, në lidhje me shterimin e mjeteve të brendshme, nuk duhet të përcaktojë nëse Republika e Armenisë mund të konsiderohet se ka juridiksion në zonën në fjalë dhe nëse ky juridiksion do të ketë një efekt mbi funksionimin e mjeteve të saj të brendshme ligjore për çështjen e kthimit apo kompensimit për pronën që ndodhet në territoret në konflikt. Arsyeja për këtë është se Qeveria e paditur nuk ka treguar se ekziston një mjet ligjor - qoftë në Armeni apo në "NKR" - i aftë për të garantuar zgjidhje për pretendimet e kërkuesit. Dispozitat ligjore të përmendura nga ana e tyre janë të një natyre të përgjithshme dhe nuk adresojnë situatën e veçantë të shpronësimit të pronës, si rezultat i konfliktit të armatosur ose në ndonjë mënyrë tjetër te kenë lidhje me një situatë të ngjashme me atë të kërkuesve. Përsa i përket vendimeve të brendshme gjyqësore të sjella si shembull, në qershor 2007 (shih paragrafin 109 më lart), asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me pretendimet për humbjen e shtëpive apo pasurisë nga ana e personave të zhvendosur për shkak të konfliktit të Nagorno-Karabakh.
119. Gjithashtu, duhet të theksohet se Republika e Armenisë ka mohuar që forcat e tyre të armatosura apo autoritete të tjera të tjera të jenë të përfshirë në rastet që kanë sjellë ngritjen e pretendimeve në rastin në fjalë apo që Armenia ushtron, ose të ketë ushtruar, juridiksion mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth. Kështu, duke mohuar cdo përfshirje apo juridiksion, nuk do të ishte e arsyeshme të pritet që kërkuesit t’ i drejtoheshin gjykatave dhe autoriteteve armene për kthimin apo kompensimin. Më tej, i duhet kushtuar vëmendje kontekstin politik dhe të përgjithshme. Si pasojë e luftës, pothuajse të gjithë azerbajxhanasit ishin larguar nga territoret në konflikt. Asnjë zgjidhje politike në lidhje me konfliktin nuk është arritur. Përkundrazi, retorika armiqësore midis liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit duket se janë intensifikuar, shkeljet armëpushimit janë të përsëritura dhe rritja e numrave të ushtarake në rajon në vitet e fundit. Në këto rrethana, nuk është realiste të pretendohet se një mjet ligjor në dispozicion të kërkuesve në "NKR" mundet në praktikë t’i ofrojë personave të zhvendosur azerbajxhanas një dëmshpërblim efektiv.
120. Në këto rrethana, Gjykata çmon se Qeveria e paditur nuk ka arritur të provojë ekzistencën e një mjeti ligjor i aftë për t’u siguruar kompensim kërkuesve sipas Konventës dhe t’u ofronte mundësi të arsyeshme për sukses. Kundërshtimin e Qeverisë së mos shterimit të mjeteve të brendshme, pra, rrëzohet.
III. STATUSI VIKTIMË I KËRKUESVE
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
121. Kërkuesit pretendojnë se ata kishin dorëzuar dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës së tyre dhe vëzhgimet e tyre të mëvonshme të cilat përbënin prova të mjaftueshme në lidhje me identitetin e tyre dhe faktin se kishin pronësi ose të drejtë përdorimi mbi prona të identifikueshme në territorin në fjalë dhe se kishin banuar aty deri në maj të vitit 1992, kur ishin larguar. Ata iu referuan, inter alia, pasaportave teknike, deklaratave të dëshmitarëve dhe faturave për materialet e ndërtimit dhe materiale ndihmëse. Përsa i përket pashaportave teknike, kërkuesit deklaruan se ato, në të gjitha detajet, ishin në përputhje me kërkesat formale sipas ligjit të brendshëm në fuqi në atë kohë. Kërkuesit shpjeguan se mospërputhjet ndërmjet deklaratave të bëra në formularin e kërkesës dhe specifikimet në pashaportat teknike ishin për shkak se deklaratat ishin dhënë për përfaqësuesit e tyre në rrethana të vështira në Baku në fillim të vitit 2005 gjatë një takimi të shkurtër. Deklaratat origjinale ishin tërësisht produkt i kujtesës, pa akses në dokumente dhe për këtë arsye informacioni që përmbanin pashaportat teknike ishin të saktat dhe duhet të merren parasysh. Më tej, kërkuesit pohuan se pashaportat teknike përbënin prova dytësore të pasurive të tyre. Përveç kësaj, kërkuesi i gjashtë kishte paraqitur prova kryesore në formën e një abstrakti nga protokolli i seancën e Sovjetëve të Përfaqësuesve të Popullit të rajonit të Lachin i 29 janarit 1974 që përmbante vendimin për shpërndarjen e tokës për të. Kur ata u larguan, nuk kishin kohë për të marrë të gjitha dokumentet e tyre me vete. Për më tepër, nuk kishin pasur një regjistër të tokës të centralizuar në atë kohë nga të cilat ata mund të merrnin dokumente të mëtejshme.
122. Kërkuesit pretenduan se, sipas Kodit të Strehimit 1970 dhe Kodit për Tokën i 1983 i RSS të Azerbajxhanit, ende në fuqi në kohën e largimit të tyre, një qytetar kishte të drejtën e pronësisë mbi banesën e tij individuale dhe një të drejtë të trashëgueshme të përdorimit të një ngastre toke në përputhje me qëllimet për të cilat ajo ishte ndarë. Të dy të drejtat e pretenduara përbënin pasuri brenda kuptimit të nenit 1 të Protokollit nr.1 të Konventës. Për më tepër, Ligji i 1991 mbi Pronën në Republikën e Azerbajxhanit iu referua parcelës së tokës, si objekt i pronësisë individuale duke i dhënë kështu kërkuesve pritshmëri legjitime për t’u bërë pronarë të parcelave të tokës.
2. Qeveria e paditur
123. Qeveria armene pretendoi se, me përjashtim të kërkuesit të gjashtë, kërkuesit e tjerë nuk kishin dorëzuar bashkëlidhur kërkesës së tyre ndonjë dëshmi që mund të provonte se ata kishin prona e jo më që pronat ishin të vendosura në territorin e pretenduar dhe se i kishin këto pasuri në atë kohë. Sipas mendimit të Qeverisë, ishte për tu theksuar fakti se, edhe pse ata të gjithë pohuan se ishin larguar duarbosh, pasaportat teknike të pesë kërkuesve të tjerë ishin shfaqur krejt papritur më vonë. Më tej, deklaratat e miqve dhe fqinjëve të dorëzuara në Gjykatë arriti asgjë më shumë se thashetheme. Qeveria, në lidhje me të gjithë kërkuesit, pohoi se ata kishin dështuar të vërtetonin "përtej dyshimit të arsyeshëm", që ishin personat që ata pretendonin të ishin, kishin banuar në territoret e pretenduara prej tyre, dhe që kishin në pronësi pronën në fjalë. Në veçanti, dokumentet e parashtruara prej tyre përmbanin kontradikta dhe pasaktësi të shumta. Për shembull, kërkuesi i dytë në fillim kishte pretenduar se kishte jetuar në fshatin Chirag e më pas e kishte ndryshuar duke pohuar se kishte jetuar në Chiragli. Për më tepër, shumica e pasaportave teknike të paraqitura si dëshmi pronësie jepnin shifra të ndryshme në lidhje me siupërfaqet e shtëpive nga ato të deklaruara nga vetë kërkuesit. Qeveria gjithashtu pohoi se një pasaportë teknike është një dokument që tregon gjendjen teknike të një ndërtese dhe asgjë tjetër, përveçse kur përcaktohet origjina e saj.
124. Më tej, Qeveria vuri në pikëpyetje nëse kërkuesit kishin pasur ndonjë të drejtë të njohur sipas ligjit në fuqi në vitin 1992 ose të certifikuar nga autoriteti përkatës mbi për pronat e pretenduara. Në veçanti, nën sistemin socialist të BRSS para vitit 1991, Shteti ishte pronari i vetëm i tokës. Ligji për Pronësinë i 1991 njohu mundësinë e pronësisë private, por megjithatë nuk transferonte tokën e poseduar nga individët në pronësinë e tyre. Në lidhje me përdoruesit e tokës dhe qiramarrësit, legjislacioni përcaktoi se të drejtat e tyre formalizoheshin përmes një certifikate, e cila regjistrohej në regjistrin e tokës, të mbajtur nga Sovjetët lokalë të Përfaqësuesve të Popullit. Kështu, nuk mund të pretendohen të drejta mbi një tokë pa një certifikatë të regjistruar. Për më tepër, Kodi për Tokën i Azerbajxhanit i vitit 1992 parashikonte se të drejtat e një përdoruesi ose qiramarrësi mund të shuhen nëse toka nuk përdoret për një periudhë prej dy vjetësh. Rrjedhimisht, duke qenë se kërkuesit nuk ishin kthyer në Lachin që nga viti 1992, Qeveria pretendoi se të drejtat e tyre të pretenduara ishin ndërprerë para se Armenia të bëhej subjekt i juridiksionit të Gjykatës në vitin 2002. Gjithashtu, pretendimet e ligjshme të kërkuesve për t’u bërë pronarë të tokës nuk ishin më pritshmëri realiste në vitin 2002. Për më tepër, para kësaj date, prona e pretenduar e kërkuesve u ishte ndarë personave të tjerë dhe ishte regjistruar në emrin e tyre në rregjistrin e tokës në përputhje me ligjet e "NKR". Kështu, kërkuesit nuk kishin më "pasuri ekzistuese", por ishin thjesht paditës që kërkonin kthimin ose kompensimin e pronës së tyre. Qeveria armene pohoi se nuk ka legjislacion të brendshëm apo vendim gjyqësor në bzaë të së cilit mund të ngrihet një pritshmëri legjitime për një kthimi ose të kompensim të tillë. Megjithatë,në të njëjta parashtrime, qeveria deklaroi se "NKR" nuk ka miratuar asnjë akt ligjor që u privonte kërkuesve të drejtën për të hyrë në territorin e Lachin ose për të gëzuar paqësisht pronën e tyre.
3. Qeveria e Azerbajxhanit si palë e tretë ndërhyrëse
125. Qeveria e Azerbajxhanit theksoi se pothuajse të gjithë personave të zhvendosur u ishte dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara me shpejtësi, pa pasur kohë për të mbledhur dokumentet. Tani, ishte e pamundur për të marrë dokumentet e pronësisë duke qensë se regjistrat ishin mbajtur nga autoritetet lokale dhe arkivat e tyre me shumë gjasa ishin shkatërruar. Megjithatë, një pasaportë teknike klasifikohej si një dokument "inventari-teknik", e cila në mënyrë indirekte vërtetonte të drejtën e pronësisë së një personi mbi një shtëpi, kur mungonin dokumentat origjinal. Ky dokument përbënte provë dytësore të titullit të pronësis mbi një shtëpi apo ngastër toke në qoftë se teksti i tij i referohet drejtpërdrejt dokumenteve që konfirmojnë të drejtat pronësore. Një referencë e tillë gjendej në pasaportat teknike të kërkuesve. Kështu, të marra së bashku me deklaratat e dëshmitarëve dhe faturat e ndërtimit të dorëzuara, tregonin se kërkuesit kishin në pronësi shtëpi dhe të drejtë përdorimi mbi tokat që u ishin shpërndarë. Këto të drejta ekzistonin ende.
126. Më tej, Qeveria e Azerbajxhanit deklaroi se, në kohën e largimit të kërkuesve, pronësia private mbi shtëpitë individuale ishte e mbrojtur nga ligjet ende të vlefshme të RSS të Azerbajxhanit. Megjithatë, nuk ekzistonte pronësia private në lidhje me tokën, e cila ishte në pronësi vetëm të Shteti. Të gjitha transaksionet e tokës ishin të ndaluara, por parcela toke u ishin ndarë me vendim të autoriteteve lokale, Sovjetëve të Përfaqësuesve të Popullit, qytetarëve për përdorim për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, pa pagesë. E drejta e përdorimit, e cila ishte një titull i trashëgueshëm, jepej për qëllime banimi, si p.sh ndërtimin e shtëpive private, apo për qëllime bujqësore. Për më tepër, Ligji i 1991, mbi Pronën në Republikën e Azerbajxhanit, edhe pse ende i pa zbatueshëm në atë kohë, parashikonte ekzistencën e pritshmërive legjitime të kërkuesve për t’u bërë pronarë të tokë.
B. Vlerësimi i Gjykatës
127. Për të gjykuar mbi statusin e viktimës të kërkuesve duhet shqyrtuar dy çështje. Së pari, duhet të vlerësohet nëse kërkuesit kanë paraqitur prova të mjaftueshme të identitetit të tyre personal dhe ish-vendbanimit, si dhe ekzistencën e aseteve që pretendojnë se i kanë lënë pas. Nëse vërtetohen këto, duhet më pas të përcaktohet nëse këto prona përbëjnë "pasuri" dhe ndihmojë të krijojnë "banesë" sipas Konventës. Për përcaktimin e çështjes së dytë klasifikimi ligjor apo rëndësia në sistemin e brendshëm ka rëndësi.
1. Parimet e përgjithshme për vlerësimin e kërkesave lidhur me pronën dhe shtëpitë e personave të zhvendosur
128. Gjykata ka trajtuar edhe më parë raste që kanë të bëjnë me pronën dhe të drejtën e strehimit të personave që janë zhvendosur si pasojë e një konflikti të armatosur ndërkombëtar ose të brendshëm. Çështjet kanë lindur në kontekstin e pushtimit të Qipros Veriore, të veprimeve të forcave të sigurisë në Turqi dhe Rusi dhe në disa situata të tjera të konfliktit.
129. Gjykata shqyrtoi për herë të parë respektimin e të drejtës për strehim dhe pronësi të personave të zhvendosur në rastin e Loizidou k. Turqisë ((themeli), 18 dhjetor 1996, Raportet 1996-VI). Kërkuesi pretendonte të ishte pronar i një numri parcelash toke në Qipron Veriore. Qeveria turke nuk vinte në dyshim vlefshmërinë e titullit të pronësisë së kërkuesit, por argumentoi se ajo e kishte humbur pronësinë mbi tokën në bazë të nenit 159 të Kushtetutës të 1985 të "Republikës Turke të Qipros Veriore" ("RTQV"), sipas së cilit të gjitha pasuritë e paluajtshme të braktisura bëheshin pronë e "RTQV". Gjykata, duke pasur parasysh mungesën e njohjes së "RTQV" si një shtet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk e konsideroi të vlefshme ligjërish këtë dispozitë dhe vendosi se kërkuesi nuk mund të konsiderohej se kishte humbur titullin e pronësisë mbi pronën si rezultati i saj (§§ 42-47).
130. Në një numër rastesh që kanë të bëjnë me konfliktin e lartpërmendur, Gjykata ka përcaktuar "pasurinë" e kërkuesve, brenda kuptimit të nenit 1 të Protokollit nr.1 të Konventës në bazë të dëshmive prima facie që Qeveria dështoi bindshëm ti hedhë poshtë, duke përfshirë kopjet e dokumenteve origjinale të titullit të pronësisë, certifikatat e regjistrimit, kontratat e blerjes dhe dokumente pronësie të lëshuar nga Republika e Qipros. Siç është shpjeguar nga kërkuesi në rastin e Solomonides k. Turqisë (nr. 16161/90, § 31, 20 janar 2009), titujt e tij të pronësisë ishin regjistruar në Zyrën e Pronës në Rreth. Megjithatë, në kohën e ndërhyrjes ushtarake turke ai u detyrua të largohej dhe nuk kishte mundur të merrte me vete dokumentet e pronësisë. Autoritetet e Republikës së Qipros kishin rindërtuar Librat e Tokës dhe kishin lëshuar certifikatat që afirmonin titujt e pronësisë. Këto certifikata ishin dëshmia më e mirë në dispozicion në mungesë të shënimeve apo dokumenteve origjinale. Vlen të përmendet se në Saveriades k. Turqisë (nr. 16160/90, 22 shtator 2009) arsyet pse kërkuesi nuk mund të paraqiste dokumentet origjinale të pronësisë u morën veçanërisht në konsideratë. Kërkuesi argumentoi se ai ishte detyruar të largohej nga pronat e tij, ku mbante dhe dokumentet, me nxitim, e më pas e kishte pasur të pamundur të kthehej apo të rimerrte dokumentat e pronësisë. Gjykata pranoi se dokumentet e paraqitura nga kërkuesi (të tilla si kontratë shitje, certifikata pronësie dhe një leje ndërtimi) përbënin dëshmi prima facie se ai ishte pronar i pronave në fjalë dhe deklaroi gjithashtu se (§ 18):
"... Ndërkohë që Qeveria e paditur nuk arriti të sillte prova bindëse dhe duke marrë parasysh rrethanat në të cilat kërkuesi ishte detyruar të largohej nga Qiproja veriore, Gjykata çmon se ai kishte një" pronë "sipas kuptimit të nenit 1 të Protokollit Nr.1 "
131. Në çështjen Dogan dhe të Tjerët k. Turqisë (nr. 8803-8811/02, 8813/02 dhe 8815-8819/02, ECHR 2004-VI (ekstrakte)), e cila kishte të bënte me dëbimin me forcë të fshatarëve të një rajoni në Turqinë jug-lindore i cili ndodhej në gjëndje të jashtëzakonshme dhe mos lejimi i tyre për t’u kthyer për disa vjet, Qeveria e paditur kundërshtoi pretendimet e kërkuesve duke deklaruar se disa prej tyre nuk kishin paraqitur dokumente pronësie që vërtetonin se ata kishin në pronësi pronat që pretedonin në fshatin në fjalë. Në mungesë të dokumenteve të pronësisë, Gjykata konsideroi se nuk ishte e nevojshme të vendosej nëse kërkuesit kishin të drejtën e pronës sipas ligjit të brendshëm. Çështja ishte më tepër nëse aktivitetet e përgjithshme ekonomike të kryera nga kërkuesit përbënin "pronë" brenda kuptimit të nenit 1 të Protokollit Nr.1. Duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj pyetje, Gjykata deklaroi si më poshtë (§ 139):
“...Gjykata vëren se është e pakontestueshme se të gjithë kërkuesit jetonin në fshatin Boydaş deri në vitin 1994. Edhe pse ata nuk e kishin regjistruar pronën, ata ose kishin shtëpitë e tyre të ndërtuara në tokat e paraardhësve të tyre, ose kishin jetuar në shtëpitë në pronësi të etërve të tyre dhe kishin kultivuar tokën që i përkiste atyre. Më tej Gjykata vëren se kërkuesit kishin të drejta të paskontestuara mbi tokat e përbashkëta në fshat, të tilla si kullota, lëndina e toka pyjore dhe se ata siguronin jetesën nga blegtoria dhe prerja e druve. Rrjedhimisht, sipas mendimit të Gjykatës, të gjitha këto burime ekonomike dhe të ardhurat që kërkuesit nxjerrin prej tyre mund të kualifikohen si "pasuri" për qëllime të nenit 1.”
132. Në shumë vendime për pranueshmërinë dhe themelin, Gjykata i është referuar kuptimit autonom që ka koncepti i "pasurisë". Në Öneryıldız k. Turqisë (nr. 48939/99, § 124, ECHR 2004-XII), Gjykata është shprehur si vijon:
“Gjykata rithekson se koncepti i "pasurisë" i përmendur në pjesën e parë të nenit 1 të Protokollit Nr. 1 ka një kuptim autonom, i cili nuk kufizohet në pronësinë e mallrave fizike dhe është i pavarur nga klasifikimi formal në të drejtën e brendshme: çështja që duhet zgjidhur është, nëse në rrethanat e rastit, të marra në tërësi, mund të konsiderohen se i njohin kërkuesit titullin për interesa thelbësore të mbrojtura nga ajo dispozitë.... Rrjedhimisht, si mallra fizik, ashtu edhe të drejtat e interesat e caktuara që përbëjnë asete mund të konsiderohen "të drejtat pronësore" dhe kështu si "pasuri" për qëllimet e kësaj dispozite .... Koncepti i "pasurisë" nuk është i kufizuar në "pasuri ekzistuese", por gjithashtu mund të mbulojë asetet, duke përfshirë pretendime, në lidhje me të cilat kërkuesi mund të argumentojë se ka të paktën një "pritshmëri legjitime" të arsyeshme për të gëzuar efektivisht një pronë e drejtë... .”
Në këtë rast, Gjykata konsideroi se një banesë ngritur ilegalisht në një tokë publike pranë një vendgrumbullimi mbetjesh, ku kërkuesi dhe familja e tij kishte jetuar i pa shqetësuar, megjithëse jo me leje, ndërsa paguanin taksat e këshillit dhe detyrimet për shërbimet publike, përfaqësonte një interes pronësor që, de facto, ishte pranuar nga ana e autoriteteve dhe ishte i një natyre të tillë që përbënte pasuri brenda kuptimit të nenit 1 të Protokollit Nr.1.
133. Pyetja nëse kërkuesit kishin mbështetur me prova pretendimin e tyre në bazë të nenit 1 të Protokollit Nr. 1 ka lindur gjithashtu në një numër rastesh kundër Rusisë ku shtëpitë pse pasuri të tjera të kërkuesve ishin shkatërruar apo dëmtuar si pasojë e sulmeve ajrore mbi qytetet ku ata jetonin. Për shembull, në Kerimova dhe të Tjerët k. Rusisë (nr. 17170/04, 20792/04, 22448/04, 23360/04, 5681/05 dhe 5684/05, § 293, 3 maj 2011), Gjykata pranoi pretendimet e pronësisë së disa kërkuesve, në bazë të ekstrakteve të inventareve të banesës, të lëshuara nga administrata e qytetit, pas sulmit në të cilin tregohej se kërkuesit ishin pronarë të shtëpive të tyre. Përsa i përket kërkuesve që nuk kishin paraqitur asnjë provë që mbanin tituj pronësie, Gjykata ka konstatuar të drejtën e tyre pronësore në bazë të dëshmive të tjera, të tilla si një certifikatë banimi të lëshuar nga administrata e qytetit. Gjithashtu, Gjykata mori në konsideratë faktin se të gjitha dokumentet që vërtetonin të drejtën e pronësisë së kërkuesve për shtëpitë mund të ishin shkatërruar gjatë sulmit.
134. Në situata ku është përcaktuar se kërkuesi ishte pronar i shtëpisë, Gjykata nuk ka kërkuar dokumente shtesë që dëshmonin se ai kishte banuar atje për të treguar se shtëpia përbënte "shtëpi" brenda kuptimit të nenit 8 të Konventës. Për shembull, në Orphanides k. Turqisë (nr. 36705/97, § 39, 20 janar 2009) thuhet si më poshtë:
“Gjykata vëren se Qeveria ka dështuar rrëzojë pretendimet e kërkuesit se, në kohën e pushtimit turk, ai banonte rregullisht në Lapithos dhe se shtëpia e tij ishte trajtuar nga ai dhe familja e tij si shtëpi.”
135. Megjithatë, në qoftë nëse kërkuesi nuk parashtron asnjë dëshmi të titullit të pronësisë ose vendbanimi, pretendimet e tij nuk mund të qendrojnë (shih, për shembull, Lordos dhe të Tjerët k. Turqisë, nr. 15973/90, §50, 2 nëntor 2010, ku Gjykata e deklaroi kërkesën të papajtueshme ratione materiae në mungesë të provave që vërtetonin pronësinë; shih gjithashtu përfundimet në lidhje me kërkesit në rastin e lartpërmendur Kerimova dhe të Tjerë k. Rusisë). Në disa raste, Gjykata ka përsëritur se kërkuesit duhet të sigurojnë mjaftueshmërisht evidenca prima facie në mbështetje të pretendimeve të tyre. Në Damayev k. Rusisë (nr. 36150/04, §§ 108-111, 29 maj 2012) Gjykata deklaroi se një kërkues që të pretendojë shkatërrimin e shtëpisë së tij duhet të japë të paktën një përshkrim të shkurtër të pronës në fjalë. Duke qenë se nuk kishte paraqitur dokumente apo përshkrime të hollësishme, kërkesa e tij është vlerësuar si e pabazuara. Si shembuj të mëtejshëm të dëshmive prima facie të pronësisë së apo të banimit, Gjykata ka renditur edhe dokumente të tilla si certifikata mbi pronësinë e tokës apo pronës, ekstrakte nga rregjistrat tatimor, dokumente nga administrata vendore, plane, fotografi dhe faturat e mirëmbajtjes, dokumente të dërgesave postare, deklarata të dëshmitarëve apo ndonjë dëshmi tjetër (shih, për shembull, Prokopovich k. Rusisë, nr. 58255/00, § 37, ECHR 2004-XI, dhe Elsanova k. Rusisë (vendim), nr. 57952 / 00, 15 nëntor 2005).
136. Me pak fjalë, jurisprudenca e Gjykatës ka zhvilluar një qasje fleksibël lidhur me provat për t’u siguruar nga kërkuesit të cilët pretendojnë se kanë humbur pronën e tyre apo shtëpitë në situata konflikti të armatosur ndërkombëtar ose të brendshëm. Gjykata vëren se një qasje e ngjashme është reflektuar në nenin 15 § 7 të Parimeve Pinheiro të OKB-së (shih paragrafin 98 më lart).
2. Zbatimi i këtyre parimeve në rrethanat e rastit
(a) Dëshmi të identitetit dhe vendbanimit
137. Edhe pse kërkuesit, në kohën e paraqitjes së kërkesës, nuk dorëzuan dokumente që tregonin identitetin dhe vendinbanimin e tyre, ata i paraqitën ato pas kërkesës nga Dhoma e Madhe në prill të vitit 2010. Dokumentet përfshinin certifikatat e lindjes, për vete dhe për fëmijët e tyre, certifikatat e martesës, pasaportat e BRSS, të dhënat e punës dhe ekstrakte nga librat e shërbimit ushtarak (për detaje, shih paragrafët 33-57 më lart). Sipas mendimit të Gjykatës, këto dokumente tregonin se të gjithë kërkuesit kanë lindur në rrethin e Lachin dhe se kanë jetuar dhe punuar atje, të paktën për pjesën kryesore të jetës së tyre. Duke marrë parasysh deklaratat e vetë kërkuesve - dhe në mungesë të ndonjë evidence që tregonte të kundërtën - duhet të konsiderohet se ata ende jetonin atje me familjet e tyre në kohën kur ata u larguan më 17 maj 1992.
(b) Dëshmitë e pronësisë
138. Kërkuesit pretenduan se ata kishin në pronësi ose të drejta të mbrojtura pronësie mbi tokë, shtëpi dhe prona të tjera të caktuara të luajtshme që ata u detyruan t’i lënë pas pasi u larguan. Nuk dihet nëse ndonjë nga shtëpitë ishte ende e paprekur dhe pasuritë e paluajtshme me shumë gjasa nuk ekzistonin më. Kështu, ato që mbeten janë kryesisht parcelat e tokës.
139. Fillimisht, vetëm kërkuesi i gjashti paraqiti një dokument në lidhje me pronën, një pasaportë teknike. Kërkuesit e tjerë dorëzuan prova të tilla vetëm në përgjigje të vëzhgimeve të para të Qeverisë së paditur. Përveç pasaportave teknike, ata të gjithë dorëzuan deklarata të ish fqinjëve të cilët dëshmonin se kërkuesit kishin në pronësi shtëpi në fshatrat përkatëse, si dhe deklaratat nga përfaqësuesit e organeve administrate të Azerbajxhanit për rrethin e Lachin. Kërkuesi i gjashtë paraqiti gjithashtu vendimin për ndarjen e tokës të lëshuar nga Sovjetët e Përfaqësuesve të Popullit të Lachin, si dhe faturat për ushqimin e kafshëve, materialeve të ndërtimit dhe subvencioneve të ndërtimit.
140. Provat më të rëndësishme të ofruara nga kërkuesit janë pasaportat teknike. Duke qenë dokumente zyrtare, ato përmbanin skica të shtëpive dhe shtetit, midis të tjerash, madhësitë e tyre, matjet dhe numrin e dhomave. Gjithashtu tregoheshin edhe madhësitë e parcelave të tokës në fjalë. Këto dokumente teknike datonin ndërmjet korrikut 1985 dhe gushtit 1990 dhe përmbanin emrat e kërkuesve. Për më tepër, duket se ato përfshinin referenca për vendimet përkatëse për dhënien e pronës.
141. Duke pasur parasysh parashtrimet e Qeverisë së Azerbajxhanit, Gjykata çmon se, pasaportat teknike të kërkuesve duhet të shihen si "dokumente të inventarit teknik" që përbëjnë dëshmi indirekte të titullit të pronësisë mbi shtëpitë dhe parcelën e tokës dhe përveç kësaj janë në përputhje me nenin 2.2 të Udhëzime për Rregullat e Regjistrimit të Objekteve të banimit të 1985 (shih paragrafin 92 më lart). Për më tepër, vendimi për dhënien e pronës i paraqitur nga kërkuesi i gjashtë përfaqëson provë primare në bazë të nenit 2.1 të këtij Udhëzimi. Në kundërshtim me pretendimin e Qeverisë armene se pasaportat teknike tregojnë thjesht gjendjen teknike të një ndërtese dhe asgjë më shumë duke kundërshtuar kështu vlerën provuese të tyre, Gjykata vlerëson se ato nuk përmbajnë thjesht specifikimet e shtëpive në fjalë, por edhe emrat e kërkuesve. Në këto rrethana, ato ofrojnë prova prima facie të titullit të pronës, të pranuara nga Gjykata në shumë raste të mëparshme.
142. Vlen të përmendet se, përveç në rastin e kërkuesve të pestë dhe të gjashtë, ka mospërputhje ndërmjet përshkrimeve fillestare nga kërkuesit për shtëpitë e tyre dhe skicave të përfshira në pasaportat teknike të paraqitura më vonë në procedurë. Për shembull, kërkuesi i parë fillimisht ka deklaruar se kishte në pronësi një shtëpi prej 250 m2, ndërkohë që pasaporta teknike e dorëzuar, fliste për një shtëpi sipërfaqe totale 408 m2 dhe 300 m2 hapësirë e banueshme (dhe një depo 60 m2 që nuk ishte përmendur më parë). Në mënyrë të ngjashme, kërkuesi i katërt fillimisht pretendoi se shtëpia e tij kishte një sipërfaqe prej 165 m2, ndërsa shtëpia e specifikuar në pasaportën teknike kishte në total një sipërfaqe 448 m2 dhe hapësirë të banueshme 223 m2 (të cilës, përsëri, i shtohej një depo e pa përmendur më parë, 75 m2). Kërkuesit kanë deklaruar se informacioni në pasaportat teknike është e saktë ndërsa deklaratat e tyre origjinale janë mbështetur vetëm tek kujtesa edhe janë bërë gjatë një takimi të shkurtër me përfaqësuesin e tyre, kur ende nuk kishin pasur akses tek dokumentet e mëvonshme.
Gjykata mund të pranojë shpjegimin e kërkuesve; mospërputhjet midis deklaratave të tyre origjinale dhe pasaportave teknike janë, në këto rrethana, jo të një natyre të tille që vënë në diskutim vërtetësinë e dokumenteve, sidomos kur shifrat e dhëna fillimisht nga kërkuesit janë të krahasueshme me hapësirat e banueshme të specifikuara në këto pasaporta.
143. Më tej, kërkuesit kanë parashtruar prova prima facie në lidhje me pronën, përfshirë deklarata nga ish fqinjët. Gjithashtu dokumentet e shqyrtuara më lart në lidhje me identitetin e parashtruesve dhe vendbanimet e tyre, të cilat tregojnë se ata kanë banuar në rrethin e Lachin, ofrojnë mbështetje për pretendimet e tyre mbi pronat. Për më tepër, ndërkohë që të gjithë, përvec kërkuesit të gjashtë kanë dështuar të paraqesin tituj pronësie ose prova të tjera primare, vëmendje duhet t’i kushtohet rrethanave në të cilat ata ishin detyruar të largohen nga vendi pikërisht pas sulmit ushtarak. Prandaj, duke marrë parasysh tërësinë e provave të paraqitura, kërkuesit kanë mbështetur mjaftueshëm pretendimet e tyre se ishin në zotërim të shtëpive dhe tokës në kohën e largimit.
(c) Nëse të drejtat e kërkuesit bien ne fushë veprimin e nenit 1 të Protokollit nr.1 dhe nenit 8 të Konventës
144. Mbetet për t’u përcaktuar nëse kërkuesit kishin - dhe ende kanë - të drejta pronësore të cilat janë të mbrojtura nga neni 1 i Protokollit Nr.1 dhe nëse prona, e marrë në konsideratë së bashku me rrethanat e tjera personale të kërkuesve, mund të konsiderohet banesë brenda kuptim të nenit 8 të Konventës. Siç është përmendur më lart (shih paragrafin 132), koncepti i "pasurisë" sipas nenin 1 të Protokollit nr 1 është koncept autonom që nuk varet nga përcaktimi që i bën e drejta e brendshme. Megjithatë, një pikënisje e përcaktimit nëse kërkuesit kishin të drejta pronësore, është të përcaktohet nëse e drejta dhe praktika e brendshme njihte të drejtat e mbrojtura në bazë të Konventës.
145. Së pari, duhet theksuar se, edhe pse legjislacioni i tokës i miratuar menjëherë pas pavarësisë së Azerbajxhanit, pranoi për herë të parë të drejtën e pronësisë private mbi tokën, nuk u përcaktua në atë kohë, maj 1992, një procedurë për privatizimin e tokës. Megjithatë, nuk mund të mohohet se kërkuesit nuk kishin kërkuar pronësinë mbi tokën. Për më tepër, të drejtat e fituara nga individët në bazë të legjislacionit të vjetër nuk ishin shfuqizuar nga miratimin e ligjeve 1991/1992 të pronës. Të drejtat e kërkuesve për banesat dhe tokën që ata posedonin në kohën e largimit duhet të vlerësohet duke iu referuar ligjeve të RSS të Azerbajxhanit.
146. Sipas sistemit ligjor sovjetik, qytetarët kishin të drejtën e banesës, por nuk ekzistonte pronësia private e tokës, e cila konsiderohej pronë e shtetit. Për RSS të Azerbajxhanit (përfshirë Nagorno-Karabakh, rrethin e Lachin dhe territoret e tjera përreth tani nën pushtimin) këto rregulla ligjore janë të përcaktuara në Kushtetutën e 1978, Kodin për Tokën të 1970 dhe Kodin e Strehimit të 1983. Neni 10.3 i Kodit të Strehimit njihte pronësinë e banesave dhe Kodi për Tokën, veçanërisht në nenet 4, 25, 27 dhe 28, përcaktonte rregullat dhe procedurat për ndarjen e individëve për përdorim. Rrjedhimisht, shtëpitë në të cilat banonin kërkuesit në rrethin e Lachin ishin pjesë e pasurisë së tyre personale ndërsa për parcelat e tokës mbi të cilat këto shtëpi ngriheshin ata kishin vetëm "të drejtën e përdorimit të tyre". Siç është përmendur tashmë (shih paragrafin 138), pronat e luajtshme – gjë e gjallë, qilima, makina – që kërkuesit pretendonin se i kishin në pronësi (të drejtat ndaj të cilave mbroheshin edhe nga ligjet e RSS të Azerbajxhanit) ka të ngjarë të jenë shkatërruar gjatë sulmit ushtarak mbi Lachin ose në vitet e ardhshme. Më tej është e paqartë nëse shtëpitë e tyre ishin shkatërruar apo ishin ende pjesërisht ose tërësisht të paprekura. Si pasojë, është e një rëndësie vendimtare shqyrtimi i kuptimit të "së drejtës së përdorimit".
147. "E drejta e përdorimit" ishte i vetmi tagër mbi tokën që një individ mund të ushtronte. Kjo e drejtë njihej nga Sovjetët lokalë të Përfaqësuesve të Popullit, për qëllime të ndryshme, përfshirë blegtori dhe bujqësi - më e rëndësishmja në kontekstin e rastit në fjalë - ndërtimi i një shtëpie. Përfituesit ishin të detyruar të përdornin parcelat e tokës rigorozisht vetëm për qëllimet për të cilat ato ishin dhënë. "E drejta e përdorimit" jepej për një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të përkohshme. Kështu, në qoftë se individi kishte "të drejtën e përdorimi" për një peirudhë të pacaktuar mbi një parcelë toke atëher dhe e përdorte aë në përputhje me qëllimin për të cilin i ishte dhënë, ai mund t’a përdorte atë për gjithë jetën. Për më tepër, kjo e drejtë ishte e trashëgueshme.
Kështu, nuk ka dyshim se "e drejta e përdorimit" që u ishte njohur kërkuesve ishte një e drejtë e fortë dhe e mbrojtur që përfaqësonte një interes thelbësor ekonomik. Ndërkohë që nuk ka asnjë tregues se të drejtat e kërkuesve ishin të një natyre të përkohshme, Gjykata vëren, për të vlerësuar situatën të plotë, se ky përfundim është i zbatueshëm qoftë për "të drejtën e përdorimit" që jepej për një periudhë të pacaktur por dhe për atë që jepej për një periudhë të caktuar. Duke pasur parasysh kuptimin autonom të nenit 1 të Protokollit nr.1, "e drejta e përdorimit" të tokës përbënte "pasuri" sipas kësaj dispozite. Ky përfundim vlen edhe për të drejtat e kërkuesve në lidhje me banesat dhe pasuritë e luajtshme.
148. Në vëzhgimet e tyre të paraqitura më 11 korrik 2012 Qeveria e paditur ka deklaruar se të drejtat e kërkuesve mbi parcelat e tokës ishin shuar në bazë të nenit 32, pika 1 (8) të Kodit për Tokën të vitit 1992, pasi ata nuk ishin kthyer në vendin e tyre që prej majit 1992 dhe në këtë mënyrë nuk i kishin përdorur për gjatë dy vitesh. Qeveria më tej pohoi se, në çdo rast, toka u ishte ndarë individëve të tjerë në përputhje me ligjet e "NKR". Në mbështetje të pretendimit të dytë, ata dorëzuar një numër dokumentesh nga regjistri i tokës të 2000 dhe 2001 të "NKR".
Në lidhje me pretendimin e parë të Qeverisë, Gjykata vëren se për heqjen e të drejtave mbi tokën sipas nenit 32 të Kodit për Tokën i 1992 nevojitej një vendim për këtë qëllim nga Sovjetët lokalë të Përfaqësuesve të Popullit dhe, për më tepër, nuk kishte ekzistuar ndonjë arsye e mirë për mos përdorimin e saj. Kjo e fundit vështirë se mund të thuhej në rastin e kërkuesve duke mbajtur parasysh praninë ushtarake në territoret përkatëse që nga viti 1992/93. Në këto rrethana, pretendimi, i cili nuk e kalon nivelin e spekulimeve, duhet të hidhet poshtë. Sa i përket pretendimit të dytë të Qeverisë, është e paqartë cilave parcela toke apo posedues, dokumentet e paraqitura për regjistrim të tokës iu referohen. Për më tepër, pretendimi duket se kundërshton deklaratën se "NKR" nuk ka miratuar asnjë akt ligjor që privonte kërkuesit nga e drejta për të gëzuar pronën e tyre në mënyrë paqësore. Në çdo rast, kjo çështje tashmë është shqyrtuar në fazën e pranueshmërisë në lidhje me juridiksionit ratione temporis të Gjykatës pas një kërkesë të ngjashme nga ana e Qeverisë së paditur. Kërkesa është refuzuar me arsyetimin e mëposhtëm (shih paragrafin 102 të vendimit për pranueshmërisë):
“Në një fazë të vonë të procedurës, Qeveria armene paraqiti pretendimin se autoritetet e "NKR", në vitin 1998, kanë miratuar një ligj për privatizimin dhe një Kod për Tokën, i cili kishte shuar të drejtat mbi tokën të kërkuesve dhe personave të tjerë të cilët kishin ikur nga territoret e pushtuara. Tekstet e këtyre ligjeve nuk janë dorëzuar në Gjykatë. Në çdo rast, Gjykata vëren se "NKR" nuk njihet si shtet në bazë të së drejtës ndërkombëtare nga të gjithë vendet apo organizatat ndërkombëtare. Përkundrejt këtij sfondi, ligjet e tij nuk mund të konsiderohen të vlefshëm ligjërisht për qëllimet e Konventës dhe kërkuesit nuk mund të konsiderohen se kanë humbur të drejtat e tyre të pretenduara mbi tokën në fjalë në bazë të këtyre ligjeve (shih Loizidou (themeli), cituar më lart, §§ 42-47). "
149. Në përfundim, në kohën e largimit të tyre nga Lachin, kërkuesit mbanin të drejtën mbi tokën dhe banesat të cilat përbënin "pronë" sipas kuptimit të nenit 1 të Protokollit nr 1. Nuk ka asnjë tregues se këto të drejta ishin shuar më pas – në mënyrë të ligjshme ose jo - qoftë para ose pas ratifikimit të Konventës nga Armenia. Kështu, të drejtat e tyre pronësore ishin ende të vlefshme. Duke qenë se kërkuesit kishin ende pasuritë e tyre, nuk ishte nevoja për shqyrtimin e pretendimit të tyre se kishin " një pritshmëri legjitime" për t’u bërë pronarë të tokës të tyre, pas hyrjes në fuqi të Kodit për Tokën të 1992.
150. Për më tepër, duke pasur parasysh përfundimin e mësipërm që kërkuesit jetonin në rrethin e Lachin me familjet e tyre në kohën e largimit dhe fitonin jetesën e tyre atje, toka dhe shtëpitë e tyre duhet të konsiderohen "banesë" për qëllimet të nenit 8 të Konventës.
151. Rrjedhimisht, kundërshtimin e Qeverisë lidhur me statusin viktimë të kërkuesve u hodh poshtë.
IV. JURIDIKSIONI I REPUBLIKËS SË ARMENISË
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
152. Kërkuesit parashtruan se Republika e Armenisë ushtronte kontroll faktik mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth, në veçanti në rrethin Lachin dhe se çështjet e ankimuara për këtë arsye binin në juridiksionin e Armenisë në përputhje me nenin 1 të Konventës. Nga ana tjetër, ky juridiksion rrjedh nga autoriteti ose kontrolli i Armenisë mbi zonën në fjalë nëpërmjet agjentëve të saj që vepronin atje. Kërkuesit pohuan se jurisprudenca e Gjykatës lidhur me këtë çështje ishte e themeluar dhe iu referuan, ndër të tjera, çështjes Loizidou k. Turqisë (cituar më lart), Ilaşcu dhe të Tjerët k. Moldavisë dhe Rusisë ([GC], nr. 48787 / 99, ECHR 2004-VII) dhe Al-Skeini dhe të Tjerët k. Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 55721/07, ECHR 2011). Sa i përket barrës së provës, ata pohuan se testi nuk ishte "përtej dyshimit të arsyeshëm"; përkundrazi, në rastin konkret, ka pasur një supozim të faktit se Armenia kishte juridiksion mbi territoret e përmendura, një supozim që Qeveria e padituri nuk kishte mundur t’a hidhte poshtë.
153. Kërkuesit pretenduan se pjesëmarrja e ushtrisë së Armenisë në konfliktin Nagorno-Karabak ka qenë e konsiderueshme dhe se provat për këtë qëllim ishin të shumta. Ata parashtruan, inter alia, se ushtarët armenë kishin shërbyer në Nagorno-Karabakh. Sipas raportit të lartpërmendur tëë HRW të vitit 1994, rekrutët armene ishte dërguar në Nagorno-Karabakh dhe krahinat përreth Azerbajxhanit, dhe forcat ushtarake nga Armenia kishin marrë pjesë në luftime në Azerbajxhan. Kërkuesit gjithashtu iu referuan deklaratave të udhëheqësve të ndryshëm politik dhe vëzhguesve për përfshirje së ushtrisë armene, përfshirë deklaratat e lartpërmendura nga z. Robert Kocharyan dhe z. Vazgen Manukyan (shih paragrafin 62).
154. Kërkuesit paraqitën si prova të përfshirjes së ushtrisë armene në veprimet ushtarake kapjen e një numri të ushtarëve të saj nga njësitë e Azerbajxhanit dhe rritjen e kërkesave për rekrutë armen në atë kohë. Më tej ata parashtruan se ushtarët armen ende dërgohen për të shërbyer në Nagorno-Karabakh, se për këtë shërbim oficerët dhe ushtarët merrnin paga më të larta krahasuar me nëse do e kryenin shërbimin në Armeni dhe se ushtarët nuk kishin mundësi zgjedhje nëse do të vendosetshin në Armeni apo në Nagorno-Karabak. Në mbështetje të këtij pohimi, ata përmendëm, ndër të tjera, disa procedura gjyqësore dhe administrative që i kishin marrë në Stepanakert kundër kundër personelit ushtarak armen dhe shtetasit armen kundërshtues për shkak të ndërgjegjes.
155. Përveç dërgimit të trupave në territoret në konflikt, Armenia, sipas kërkuesve, kishte ofruar ndihmë materiale për Nagorno-Karabakh. Thuhet se, vendi furnizonte më shumë se 90% të buxhetit të enklavës në formën e kredive pa interes. Këto kredi përbënin ndihmë financiare e cila kontribuoi në kontrollin efektiv të Armenisë mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth. Sa për Fondin Hayastan All‑Armenian, kërkuesit parashtruan se ai nuk mund të shihej si një organ i pavarur nga Qeveria armene, pasi ishte themeluar me dekret presidencial, në statutin e tij përcaktohej Presidenti armen si president i Bordit Drejtues dhe ky Bord përfshinte edhe përfaqësues të rangut më të lartë të qeverisë armene, parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe bankës qendrore. Për më tepër, misioni i tij ishte për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të Armenisë dhe Nagorno-Karabakh.
156. Më tej, Republika e Armenisë ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë mbështetje politike për Nagorno-Karabakh. Shumë figura kryesore të politikës armene ishin ngushtësisht të lidhur dme sferën politike të Nagorno-Karabakh. Për shembull, në gusht 1993, Qeveria armene kishte emëruar z. Serzh Sargsyan, Ministër i Mbrojtjes i Nagorno-Karabakh, si Ministër të Mbrojtjes së Armenisë, dhe në vitin 1998 z. Robert Kocharyan ishte bërë President i Armenisë, pasi më parë kishte qenë Kryeministër dhe President i Nagorno-Karabakh. Po ashtu, duke qenë se "NKR" nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, varej nga Armeninë për mbështetje politike dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.
157. Kërkuesit më tej parashtruan se, në Nagorno-Karabakh, zbatoheshin shumë prej ligjeve armene dhe drami armen ishte monedha kryesore që përdorej. Për më tepër, njerëzve nga Nagorno-Karabakh u ishin lëshuar pasaporta armene për të udhëtuar jashtë vendit.
2. Qeveria e paditur
158. Qeveria armene parashtroi se juridiksioni i Republikës së Armenisë nuk shtrihet në territorin e Nagorno-Karabakut dhe territoret përreth; Armenia nuk ka dhe nuk mund të ketë kontroll efektiv ose të ushtrojë ndonjë pushtet publik mbi këto territore. Sipas pikëpamjes së tyre, kontroll efektiv nënkupton drejtimin ose kontrollin e detajuar mbi operacionet specifike të subjektit të kontrolluar, me kapacitetin për t’i filluar dhe ndaluar apo për të përcaktuar kursin e tyre. Duke theksuar se juridiksioni ekstra territorial ishte një përjashtim nga parimi se një Shtet kishte juridiksion mbi territorin e vet, Qeveria pohoi se barra e provës për ushtrimin e kontrollit nga ana e saj binte mbi kërkuesit, në një standard që ishte i lartë dhe se ata nuk mund t’a mbanin këtë barrë por vetëm të deklaronin se nuk kishte asnjë ndikim armen, e as kontroll mbi "NKR". Qeveria ishte e mendimit se çështja Al-Skeini (cituar më lart) nuk ishte relevante për rrethanat aktuale pasi vendimi[6] për këtë çështje mbështetej në "autoritetin dhe kontrollin e agjentëve shtetëror", të cilat nuk zbatohen në faktet e çështjes në fjalë. Për më tepër, mbështetja që Armenia i jepte "NKR" ishte tërësisht e ndryshme nga numri i ushtarëve turq të përfshirë në Qipron veriore ose i madhësisë së arsenalit ushtarak rus i pranishëm në Transdniestria (siç përcaktohet në Loizidou dhe Ilaşcu dhe të Tjerët, cituar më lart) dhe nuk përbën, sipas asnjë lloj përkufizimi të arsyeshëm, kontroll efektiv.
159. Qeveria pohoi se Armenia nuk kishte marrë pjesë në konfliktin ushtarak në fjalë. Sulmi mbi Lachin më 17-18 maj 1992, si dhe kapja e Shusha/Shushi më 9 maj, ishin kryer nga forcat mbrojtëse të "NKR", 90% e së cilës përbëhej nga persona nga Nagorni Karabak. Veprimet ushtarake ishin në të vërtetë kundër interesave të Qeverisë së Republikës së Armenisë, e cila në atë kohë kishte negociuar një marrëveshje armëpushimi me udhëheqësit e Azerbajxhanit; më 8-9 maj ishte mbajtur një takim në Teheran. Megjithatë, pushtimi i këtyre dy qyteteve u konsiderua i nevojshëm nga forcat e "NKR" për ndalimin e krimeve të luftës të Azerbajxhanit dhe hapjen e një korridori humanitar në Armeni.
160. Qeveria më tej pohoi se Armenia as nuk kishte marrë pjesë në ndonjë veprim të mëvonshëm ushtarak. Kjo tregohej nga fakti se nuk ishte përmendur në asnjë dokument ndërkombëtar pjesëmarrja e ushtrisë armene, por përmendeshin pjesëmarrja e "forcave lokale armene". Autoritetet armene as nuk kishin miratuar ndonjë akt apo program ligjor apo ndërmarrë hapa të tjera zyrtare për t’u përfshirë në këto veprime. Përkundrazi, veprimet vetë-mbrojtëse ishin kryer tërësisht nga forca mbrojtëse e "NKR", e cila ishte themeluar në fillim të vitit 1992, pas hyrjes në fuqi në "NKR" të Ligjit për Rekrutim. Ajo ishte ndihmuar nga popullata armene në Nagorno-Karabakh dhe në territoret përreth, si dhe vullnetarë me origjinë armene nga vende të ndryshme. Armenia ishte përfshirë në luftë për aq sa kishte qenë e nevojshme për të mbrojtur veten kundër sulmeve të Azerbajxhanit në territorin brenda kufijve të njohur të Armenisë. Megjithatë, duke qenë se si Armenia dhe "NKR" kishin një armik të përbashkët forcat e tyre të armatosura bashkëpunuan në mënyra të ndryshme.
161. Armenia aktualisht nuk ka prani ushtarake në Nagorno- Karabakh dhe territoret përreth. Nuk kishte asnjë njësi ushtarake të vendosur atje. Edhe në rrethin e Lachin nuk kishte asnjë njësi ushtarake dhe Lachin ishte në një distancë të konsiderueshme nga kufiri i "NKR" me Azerbajxhanin dhe rrjedhimisht nuk kishte nevojë ushtarake për të mbajtur njësi atje. Nuk mund të përjashtohet që disa shtetas armenë mund të kenë shërbyer në forcën mbrojtëse të "NKR" mbi baza kontraktuale dhe vullnetare. Gjithashtu, sipas marrëveshjes së 1994 për bashkëpunim ushtarak të nënshkruar nga Qeveritë e "NKR" dhe Armenisë, rekrutë nga Armenia, me pëlqimin e tyre, mund të kryejnë shërbimin ushtarak në "NKR" dhe anasjelltas, si dhe të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të organizuara në "NKR" ose në Armeni. Procedurat ligjore që kishin të bënin me rekrutët armen të cilët kishin shërbyer në "NKR" kishin një shpjegim të thjeshtë: sipas marrëveshjes së vitit 1994, akuzat penale kundër rekrutëve armene u trajtuan nga prokurorët armene dhe akuzat penale kundër rekrutëve Karabakh u trajtuan nga autoritetet e "NKR". Megjithatë, një numër i vogël i rekrutëve vullnetar armene kishin shërbyer në Nagorno-Karabakh ku, për më tepër, kishin qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të forcës mbrojtëse të "NKR".
162. Qeveria më tej parashtroi se "NKR", që nga formimi i saj, kishte pasur politikat e saj sociale, financiare dhe politike në mënyrë të pavarur. Armenia nuk e kishte ndihmuar ekonomikisht "NKR" përveç se, për disa vjet, i kishte akorduar kredi afatgjata për zbatimin e projekteve të caktuara, duke përfshirë rindërtimin e shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore dhe dhënien e ndihmës financiare për familjet e ushtarëve të vrarë. Ndihmë e tillë ishte dhënë edhe nga vende të tjera. Për më tepër, Fondi Hayastan All-Armenian ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e "NKR". Misioni i saj kryesor ishte që të siguronte ndihmë financiare për Armeninë dhe "NKR", duke përdorur si burim diasporën armene. Edhe pse kishte përfaqësues të Armenisë në Bordin Drejtues, shumica e anëtarëve të Bordit i përkisnin diasporës armene dhe "NKR". Axhenda e Fondit nuk përcaktohej nga Qeveria armene; shpesh donatorët vendosnin vetë për cilat projekte do të shkonin paratë e tyre. E vetmja ndihmë që Qeveria armene i kishte dhënë Fondit ishte ofrimi i zyrave pa qira në një ndërtesë qeveritare në Jerevan. Kështu, ajo nuk ishte një instrument kontrolli, por një organizatë bamirëse jo-politike, e cila kishte akorduar 111,000,000 USD "NKR"-së për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, rikonstruksionin e rrugëve dhe fshatrat, dhënien e ndihmës për eventet kulturore dhe subvencionimin e punës dhe arsimimit për të varfërit. Burime të tjera ishin siguruar nga fondet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Bamirësitë dhe investimet ndërkombëtare në "NKR" çdo vit llogariten 20-30 dhe 30-40 milionë dollarë amerikanë, respektivisht.
163. Sipas mendimit të Qeverisë armene, "NKR" ishte një shtet sovran i pavarur i cili kishte të gjitha karakteristikat e një shteti të pavarur sipas së drejtës ndërkombëtare. Ai ushtronte kontroll dhe juridiksion mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth. Vetëm ligjet dhe aktet të tjera normative të "NKR"-së zbatoheshin mbi këto territore dhe ishte mëse normale që "NKR" të miratonte disa ligje nga Armenia. "NKR" kishte sistemin e vet gjyqësor që operonte tërësisht në mënyrë të pavarur. Zgjedhjet politike u mbajtën në "NKR" dhe fakti se disa individë kishin mbajtur poste të larta politike në të dy këto shtete nuk ishte e pa zakontë duke qenë se ishin në ditët e para të pavarësisë së tyre. Mbështetja politike e Armenisë kufizohej në pjesëmarrjen në negociatat për arritjen e një zgjidhje për konfliktin Nagorno-Karabakh, në kuadër të Grupit Minsk të OSBE-së. "NKR" u lëshonte pasaporta shtetasve të saj, të cilët kishin të drejta politike dhe detyrime civile mbi bazën e shtetësisë së tyre. Pasaportat armene ishin lëshuar vetëm për disa banorë të Nagorno-Karabakh në mënyrë që ata të ishin në gjendje të udhëtonin jashtë vendit. Në "NKR" përdoreshin monedha të ndryshme, jo vetëm drami armen.
164. Gjithashtu Qeveria pohoi se, të vetmet faktet relevante për shqyrtimin nga Gjykatës të çështjes së juridiksionit, ishin ato që datonin nga maji 1992 ("çështja e lidhjes shkakësore ") dhe post-prill 2002 ("cështja e juridiksionit"). Dëshmitë që prej vitit 2002 tregojnë se Republika e Armenisë dhe "NKR" ishin vende mike, me shumë të përbashkëta dhe me lidhje të ngushta ekonomike dhe sociale, një aleancë ushtarake dhe një etnie të përbashkët. Armenia kishte pasur ndikim duke qenë se herë pas here kishte ndihmuar financiarisht dhe jo vetëm "NKR". Gjithashtu, si një shtet fqinj i mirë dhe aleat, ajo kishte ndihmuar për të mbajtur të hapur korridorin humanitar në rrethin e Lachin. Megjithatë, Republika e Armenisë dhe "NKR" ishin vende të ndryshme.
3. Qeveria e Azerbajxhani, si palë e tretë ndërhyrëse
165. Qeveria e Azerbajxhanit u pajtua me kërkuesit se Republika e Armenisë ushtronte kontroll efektiv mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth, përfshirë edhe zonën e Lachin. Ata sollën deklaratat e bëra nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe jo-qeveritare, Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe shumë udhëheqës politikë se, në fillim të viteve 1990, forcat armene, duke luftuar krahas forcave separatiste Karabakh, kishin pushtuar Nagorno-Karabakh, Lachin dhe territoret e tjera përreth dhe këto territore vazhdoinin të ishin nën pushtimin armen, e cila kishte ushtarë të vendosur atje. Në lidhje me këtë të fundit, ata iu referuan rasteve të Gjykatës Harutyunyan k. Armenisë (nr. 36549/03, ECHR 2007-III) dhe Zalyan, Sargsyan dhe Serobyan k. Armenisë (cituar më lart). "NKR" nuk ishte një shtet i pavarur, siç pretendonte Qeveria e paditur, por një administratë lokale e cila mbijetonte në sajë të mbështetjes ushtarake dhe të tjera të Armenisë. Nuk mund të mendohej ekzistenca e forcës mbrojtëse të "NKR"-së pa mbështetjen e gjerë të Armenisë, me armë, pajisje, trajnime dhe, mbi të gjitha, ofrimi i vazhdueshëm i një përqindje shumë të rëndësishëm -nëse jo një shumicë aktualisht- i ushtarëve të vendosur në territoret e pushtuara.
166. Gjithashtu, Qeveria e Azerbajxhanit parashtroi se "NKR" nuk mund të mbijetonte - politikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht - pa mbështetjen e konsiderueshme të Armenisë. Ata theksuan, inter alia, lidhjet e ngushta politike ndërmjet Nagorno-Karabakh dhe Republikës së Armenisë e cila, për më tepër, kishte element të fortë në nivelet më të larta politike. Për më tepër, ndihma ekonomike e ofruar nga Armenia ishte thelbësore për "NKR". Qeveria iu referua Fondit Hayastan All-Armenian, i cili duhet të shihet si një organ i shtetit armen në lidhje me ndihmën e dhënë për Nagorno-Karabakh. Fondi kishte pasur një ndikim të rëndësishëm në "NKR", jo vetëm financiarisht, por edhe në pikëpamjen sociale. Ai ishte ngritur nga vullneti politik për të përforcuar varësinë ekonomike të Nagorno-Karabakh ndaj Armenisë dhe integrimin e mëtejshëm të "NKR" në Armeni. Ata gjithashtu iu referua kredive shtetërore armene, të cilat përbënin një pjesë të madhe të buxhetit të "NKR". Për më tepër, Qeveria e Azerbajxhanit ka pohuar se individët që banonin në Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth mbanin pasaportat e Republikës së Armenisë.
B. Vlerësimi i Gjykatës
167. Ndërkohë që kompetenca juridiksionale e një Shteti është kryesisht e lidhur me territorin, koncepti i juridiksionit brenda kuptimit të nenit 1 të Konventës nuk kufizohet në territorin kombëtar të Palëve të Larta Kontraktuese por përgjegjësia e shtetit mund të lindë edhe për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të tyre që sillnin efekte jashtë territorit të tyre.
Neni 1 i Konventës parashikon si më poshtë:
“Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Seksionin I të kësaj Konvente.”
1. Parimet e përgjithshme për juridiksionin jashtë territorial
168. Gjykata ka pranuar ushtrimin e juridiksionit jashtë territorial nga një Shtet Kontraktues kur ky Shtet, nëpërmjet kontrollit efektiv të një territori përkatës dhe banorëve të tij jashtë vendit si pasojë e pushtimit ushtarak ose me pëlqimin, ftesën apo pranimin e heshtur të Qeverisë të atij territori, ushtron të gjitha ose disa prej kompetencave publike që normalisht duhet të ushtrohen nga kjo Qeveri. Parimet janë përcaktuar në disa çështje, përfshirë Ilaşcu dhe të Tjerët (cituar më lart, §§ 311-319), Al-Skeini dhe të Tjerët (cituar më lart, §§ 130-139) dhe Catan dhe të Tjerë k. Moldavisë dhe Rusisë ([GC], nr. 43370/04, 8252/05 dhe 18454/06, ECHR 2012 (ekstrakte)). Pasazhet përkatëse të vendimit të fundit[7] citohen më poshtë:
“103. Gjykata ka përcaktuar një numër parimesh të qarta në jurisprudencën e saj sipas nenit 1. Kështu, siç parashihet në këtë nen, angazhimi i ndërmarrë nga një Shtet Kontraktues kufizohet në "sigurimin" ("reconnaître" në tekstin francez) e të drejtave dhe lirive të listuara për personat brenda "juridiksionit" tij (shih Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrik 1989, § 86, Seritë A nr. 161; Banković dhe të Tjerë kundër Belgjikës dhe të Tjerë [GC] (vendim), nr. 52207/99, § 66, ECHR 2001-XII). "Juridiksioni" në bazë të nenit 1, është kriteri i pikënisjes. Ushtrimi i juridiksionit është një kusht i domosdoshëm që një shtet kontraktues të mbajë përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet që i atribuohen, të cilat pretendohen se sjellin shkeljen së të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë (shih Ilaşcu dhe të Tjerët k.. Moldavisë dhe Rusisë [GC], nr. 48787/99, § 311, ECHR 2004-VII; Al-Skeini dhe të Tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr 55721/07, § 130, 7 korrik 2011).
104. Kompetenca juridiksionale e një Shteti sipas nenit 1 është kryesisht territoriale (shih Soering, cituar më lart, § 86; Banković, cituar më lart, §§ 61 dhe 67, Ilaşcu, cituar më lart, § 312; Al-Skeini, cituar më lart § 131). Juridiksioni supozohet të ushtrohet normalisht në të gjithë territorin e Shtetit (Ilaşcu, cituar më lart, § 312; Assanidze k. Gjeorgjisë [GC], nr. 71503/01, § 139, ECHR 2004-II). Nga ana tjetër, aktet e shteteve kontraktuese që kryhen, ose prodhojnë efektet, jashtë territoreve të tyre mund të përbëjnë ushtrim të juridiksionit brenda kuptimit të nenit 1 vetëm në raste të jashtëzakonshme (Banković, cituar më lart, § 67; Al-Skeini, cituar më lart § 131) .
105. Deri më sot, Gjykata ka pranuar një numër rrethanash të jashtëzakonshme të cilat sjellin ushtrimin e juridiksionit nga një Shtet Kontraktues jashtë kufijve të veta territoriale. Në çdo rast, pyetja nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë dhe justifikojnë konstatimin e Gjykatës se Shteti ka qenë duke ushtruar juridiksion jashtë territorial duhet të përcaktohet duke iu referuar fakteve të veçanta (Al-Skeini, cituar më lart, § 132).
106. Një përjashtim nga parimi se juridiksioni sipas nenit 1 është i kufizuar në territorin e vetë Shtetit është rasti kur, si pasojë e veprimeve ushtarake të ligjshme apo të paligjshme, një Shtet Kontraktues ushtron kontroll efektiv në një zonë jashtë territorit të tij kombëtar. Detyrimi për të siguruar, në një zonë të tillë, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, buron nga fakti i një kontrolli të tillë, qoftë i ushtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes forcave të armatosura të Shtetit Kontraktues, apo nëpërmjet një administrate lokale që varet nga ky Shtet (Loizidou k. Turqisë (kundërshtimet paraprake), 23 mars 1995, § 62, Seritë A nr. 310; Qiproja k. Turqisë [GC], nr. 25781/94, § 76, ECHR 2001-IV, Banković, cituar më lart, § 70, Ilaşcu, cituar më lart, §§ 314-316, Loizidou (themeli), cituar më lart, § 52; Al-Skeini, cituar më lart, § 138). Kur përcaktohet fakti i dominimit mbi territorin përkatës, nuk është e nevojshme të përcaktohet nëse Shteti Kontraktues ushtron kontroll të hollësishëm mbi politikat dhe veprimet e administratës lokale vartëse. Fakti se administrata lokale mbijeton si rezultat i mbështetjes ushtarake dhe të tjera të Shtetit Kontraktues e bën këtë të fundit përgjegjës për politikat dhe veprimet e tij. Shteti kontrollues ka përgjegjësi sipas nenit 1 për të siguruar, brenda zonës së kontrollin e tij, të gjithë të drejtat themelore të përcaktuara në Konventë dhe Protokollet shtesë të saj, të cilat i ka ratifikuar. Ajo do të jetë përgjegjëse për çdo shkelje të këtyre të drejtave. (Qipro k. Turqisë, cituar më lart, §§ 76-77, Al-Skeini, cituar më lart, § 138).
107. Është një çështje fakti nëse një Shtet Kontraktues ushtron kontroll efektiv mbi një zonë jashtë territorit të tij. Në përcaktimin nëse ekziston kontrolli efektiv, Gjykata kryesisht do të ketë referencë fuqinë e pranisë ushtarake të Shtetit në atë territor (shih Loizidou (themeli), cituar më lart, §§ 16 dhe 56; Ilaşcu, cituar më lart, § 387). Të rëndësishëm mund të jenë edhe tregues të tjerë, të tillë si shkalla në të cilën mbështetja ushtarake, ekonomike dhe politike për administratën vartës lokale i jep atij Shteti ndikim dhe kontroll mbi rajonin (shih Ilaşcu, cituar më lart, §§ 388-394, Al Skeini, cituar më lart, § 139).
...
115. ... Ashtu sic tregohet edhe nga jurisprudenca e sipër përmendur e Gjykatës, testi për përcaktimin e ekzistencës së "juridiksionit" në bazë të nenit 1 të Konventës nuk ka qenë asnjëherë i barazuar me testin për përcaktimin e përgjegjësisë së një Shtetit për një akt ndërkombëtarisht të gabuar sipas së drejtës ndërkombëtare.”
2. Zbatimi i këtyre parimeve në rrethanat e çështjes
169. Gjykata së pari konsideron se situata në Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth nuk ka të bëjë me agjentët shtetërorë armen që ushtrojnë autoritetin dhe kontrollin mbi individët jashtë vendit, siç argumentohet në mënyrë alternative nga kërkuesit. Ajo cka duhet të përcaktohet në rrethanat e çështjes është nëse Republika e Armenisë ushtronte dhe vazhdon të ushtrojë kontroll efektiv mbi territoret e përmendura dhe si rezultat mund të gjendet përgjegjëse për shkeljet e pretenduara. Siç është deklaruar nga Gjykata në Catan dhe të Tjerë (cituar më lart, § 107), ky përcaktim do të varet kryesisht nga përfshirja ushtarake, por edhe nga tregues të tjerë, të tillë si mbështetja ekonomike dhe politike, të cilët mund të jenë me rëndësi.
170. Pavarësisht se kërkuesit kishin jetuar në rrethin e Lachin, çështja e juridiksionit nuk ka të bëjë vetëm me këtë zonë. Në fakt, Lachin është një nga pjesët e territoreve të përmendura që është i vendosur më larg nga vija e takimit me Azerbajxhanin. Lanchin rrethohet nga Nagorno-Karabakh në lindje, rajonet e Kelbajar, Gubadly dhe Jabrayil në veri dhe në jug dhe nga Armenia në perëndim. Për të përcaktuar nëse Armenia ka juridiksion, është e nevojshme për të vlerësuar nëse ushtron kontroll efektiv mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth si një e tërë.
171. Për më tepër, megjithëse përgjegjësia për shkeljen e pretenduar nuk mund t’i ngarkohen Armenisë për ngjarjet që kanë ndodhur para 26 prill 2002, data e ratifikimit të Konventës, faktet që lidhen me ngjarjet e atëhershme përsëri mund të merret parasysh si tregues i një gjendje të vazhdueshme edhe pas asaj date.
(a) Përfshirja ushtarake
172. Konflikti në Nagorno-Karabakh u përshkallëzua në luftë në vitin 1992, por kishte filluar disa vite më parë, me thirrjet e përbashkëta për bashkimin e Nagorno-Karabakh me Armeninë. Në mënyrë domethënëse, në dhjetor 1989, Supreme Soviet i RSS së Armenisë dhe Këshilli i Qarkut i Nagorno-Karabakh miratoi një rezolutë të përbashkët për "bashkimin" e dy vendeve dhe në janar të vitit 1990 u krijua një buxhet i përbashkët. Është e qartë se, që nga fillimi i konfliktit, RSS e Armenisë dhe Republika e Armenisë kanë mbështetur fuqimisht kërkesat për përfshirjen e Nagorno-Karabakh në shtetin armen ose pavarësinë e tij nga Azerbajxhani.
173. Materiali në dispozicion në Gjykatë nuk ka - dhe nuk mund të pritet – që të sigurojë prova përfundimtare për përbërjen e forcave të armatosura që kishin pushtuar dhe kontrollonin Nagorno-Karabakh dhe shtatë rrethet përreth ndërmjet shpërthimit të luftës në fillim të vitit 1992 dhe armëpushimit në maj 1994. Për shembull, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar në vitin 1993, duke shprehur shqetësim serioz për tensionin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, iu referuan ndërhyrjes dhe pushtimit nga "forcat lokale armene" dhe i bëri thirrje Armenisë që të ushtronte ndikim tek "armenët e rajonit Nagorni-Karabakh"(shih paragrafin 59 më lart). Megjithatë, raporti i Human Rights Ëatch (paragrafi 60), dëshmon për përfshirjen e forcave të armatosura të Republikës së Armenisë në këtë kohë. Gjithashtu Ministri armen i mbrojtjes në vitet 1992-1993, z. Vazgen Manukyan e pranoi këtë gjendje (paragrafi 62).
174. Për më tepër, sipas mendimit të Gjykatës, është e vështirë të besohet që Nagorno-Karabakh, një vend me një popullsi prej më pak se 150,000 armenësh etnikë, ishte në gjendje, pa mbështetjen e konsiderueshme ushtarake të Armenisë, të ngrinte një forcë mbrojtëse në fillim të vitit 1992 që, kundër Azerbajxhanit me rreth shtatë milionë banorë, jo vetëm vendosi kontroll mbi ish NKAO por edhe, para përfundimit të vitit 1993, plaçkitën gjithë ose një pjesë të madhe të shtatë rajoneve që rrethonin Azerbajxhanin.
175. Në çdo rast, përfshirja ushtarake e Armenisë në Nagorno-Karabakh, u formalizua, në disa aspekte, në qershor 1994 nëpërmjet "Marrëveshjes për Bashkëpunimin Ushtarak midis Qeverive të Republikës së Armenisë dhe Republikës së Nagorno-Karabakh" (shih paragrafin 74 më lart). Përveç identifikimit të shumë çështje ushtarake në të cilat të dy këto vende do të punonin së bashku, marrëveshja në vecanti parashikonte që rekrutët qoftë të Armenisë edhe të "NKR" mund të bënin shërbimin e tyre ushtarak në njërin nga këto vende.
176. Raportet dhe deklaratat e mëvonshme konfirmojnë pjesëmarrjen e forcave të Armenisë në konflikt. Për shembull, duke mos çuar në ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve, "paketa e marrëveshjes" dhe qasja "hap pas hapi" e adaptuar në kuadër të Grupit Minsk të OSBE-së në vitin 1997, deklaronin se forcat e armatosura të Armenisë duhet të tërhiqen brenda kufijve të Republikës së Armenisë (shih paragrafin 61 më lart). Kërkesa të ngjashme janë bërë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mars të vitit 2008 (paragrafi 67) dhe nga Parlamenti Europian në prill të vitit 2012 (paragrafi 70). Në janar të vitit 2005, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke vënë në dukje pushtimin nga forcat armene të "pjesëve të konsiderueshme të territorit të Azerbajxhanit", rikonfirmoi se pavarësia dhe shkëputja e një territori nuk mund të arrihet nëpërmjet "aneksimit de facto të një territori nga një shtet tjetër "(paragrafi 64). Raporti i ICG i shtatorit të vitit 2005 arriti në përfundimin, në bazë të deklaratave të ushtarëve dhe zyrtarët armene, se "ekziston një shkallë e lartë e integrimit ndërmjet forcave të Armenisë dhe Nagorno-Karabakh" (paragrafi 65). Indikacione të shërbimit të ushtarëve armene në "NKR", gjithashtu gjenden në rastet para kësaj Gjykate dhe gjetkë (paragrafët 76 dhe 77).
177. Siç Gjykata deklaroi në El-Masri k. Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ([GC], nr. 39630/09, § 163, ECHR 2012), ajo në parim, do t’i trajtojë me rezerva deklaratat e dhëna nga ministrat e qeverisë apo zyrtarë të tjerë të lartë, pasi ata priren të jenë në favor të qeverisë që ata përfaqësojnë. Megjithatë, deklaratat nga zyrtarë të lartë, madje edhe ish-ministra apo ish zyrtarë, të cilët kanë luajtur një rol qendror në rrethanat e çështjes në fjalë janë me vlerë të veçantë provuese kur ata pranojnë fakte apo sjellje që vendosin autoritetet në një situatë të pafavorshme. Ato pastaj mund të interpretohen si një formë pranim faji (shih në këtë kontekst, mutatis mutandis, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen Aktivitetet ushtarake dhe paraushtarake në dhe kundër Nikaraguas (Nikaragua k. Shteteve të Bashkuara të Amerikës), Vendim mbi Pranueshmërinë dhe Themelin, ECHR Raportet 1986 f. 14, § 64).
178. Rrjedhimisht, është e habitshme fakti se deklaratat e përfaqësuesve të Republikës së Armenisë të cilat shkojnë kundër qëndrimit zyrtar që forcat e armatosura të Armenisë nuk janë vendosur në "NKR" apo territoret përreth. Deklarata e z. Manukyan, ish-ministër i mbrojtjes, tashmë është përmendur (shih paragrafin 62 më lart). Edhe me më shumë rëndësi është fjalimi i mbajtur nga Presidenti aktual i Armenisë, z. Serzh Sargsyan, para drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes në janar 2013, ku deklaronte se qëllimi i politikës së jashtme armene ishte të arrihej njohja ligjore e fitores së arritur nga "ushtria jonë" në luftën në Nagorno-Karabakh (paragrafi 72). Gjithashtu duhet theksuar se Qeveria armene në rastin në fjalë ka pranuar, duke iu referuar marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak të 1994, se ushtria armene dhe forca mbrojtëse e "NKR" bashkëpunojnë në një aleancë mbrojtjeje.
179. Edhe pse z. Jirayr Sefilyan nuk mund të konsiderohet përfaqësues zyrtar i Republikës së Armenisë, si një figurë e shquar politike dhe ish komandant ushtarak që kishte shërbyer gjatë luftës, Gjykata ka parasysh deklaratën e tij në një intervistë në tetor 2008: "E gjithë bota e di se ushtria e NKR është pjesë e forcave të armatosura të Armenisë "(paragrafi 68). Në ndryshim nga sa më sipër, Gjykata vëren se mendimi i Dr Bucur-Marcu (paragrafi 73) ishte autorizuar nga Qeveria e paditur dhe për rrjedhojë duhej trajtuar me kujdes në rrethanat përkatëse.
180. Numri i ushtarëve armene që shërbejnë në "NKR" është i diskutueshmë; Qeveria e paditur ka deklaruar se janë jo më shumë se 1,500 persona, ndërsa kërkuesit mbështesin shifrat e dhëna nga IISS dhe ICG në 2002-2005 të cilat tregonin për një prezencë të trupave armene në Nagorno-Karabakh rreth 8,000 deri 10,000 (shih paragrafët 63 dhe 65 lart). Gjykata nuk e shikon të nevojshme të zgjidhë këtë çështje pasi, duke u bazuar në raportet dhe deklaratat e shumta të paraqitura më lart, e vlerëson të vërtetuar faktin që Republika e Armenisë, përmes pranisë së saj ushtarake dhe sigurimit të pajisjeve dhe ekspertizës ushtarake, ka qenë e përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në konfliktin në Nagorno-Karabakh qysh prej më herët. Kjo mbështetje ushtarake ka qenë dhe vazhdon të jetë vendimtare për pushtimin dhe vazhdimësinë e kontrollit mbi territorin në fjalë dhe provat si marrëveshja e vitit 1994 e bashkëpunimi ushtarak, jo e vetmja, tregonin bindshëm se forcat e armatosura të Armenisë dhe "NKR" ishin shumë të lidhura.
(b) Mbështetje të tjera
181. Lidhja ndërmjet dy vendeve tregohet më tej nga numri i politikanëve që kanë marrë përsipër detyrat më të larta në Armeni, pasi kanë mbajtur më parë pozicione të ngjashme në "NKR" (shih paragrafin 78 më lart). Mbështetja e përgjithshme politike që i jepet "NKR" nga Armenia është gjithashtu e qartë nga deklaratat e përmendura më sipër në lidhje me përfshirjen ushtarake të Armenisë.
182. Qeveria armene pohoi se "NKR" ka legjislacionin e vet dhe organet e veta të pavarura politike dhe gjyqësore. Megjithatë, varësia e saj politike nga Armenia është e dukshme jo vetëm nga shkëmbimi i përmendur i figurave të shquara të politikës por edhe nga fakti se banorët e saj pajisen me pasaporta armene për të udhëtuar jashtë vendit duke qenë se "NKR" nuk është njohur nga asnjë shtet ose organizatë ndërkombëtare (shih paragrafin 83 lart). Nga legjislacioni dhe gjyqësori vijnë dëshmi të tjera të lidhjes së ngushtë midis dy vendeve. Qeveria armene ka pranuar se shumë ligje të “NKR” janë marrë nga legjislacioni armen. Më e rëndësishmja, faktet në çështjen Zalyan, Sargsyan dhe Serobyan k. Armenisë (paragrafi 76), tregojnë jo vetëm praninë e trupave armene në Nagorno-Karabakh, por edhe funksionimin e agjentëve të zbatimit të ligjit armen dhe ushtrimin e juridiksionit nga gjykatat Armene në atë territor. Rasti i z. Grigoryan (paragrafi 77), pasqyron një tregues të ngjashëm.
183. Së fundmi, mbështetja financiare dhënë "NKR" nga ose nëpërmjet Armenisë është e konsiderueshme. ICG raportoi se në buxhetin e vitit 2005 të "NKR", vetëm 26.7 për qind e shpenzimeve u mbuluan nga të hyrat e mbledhura në nivel lokal. Një "hua ndër-shtetërore" armene i ka dhënë "NKR" shuma të konsiderueshme parash, në vitet e 2004 dhe 2005 në shumëm 51,000,000 USD. Sipas ICG, duke u mbështetur në burime zyrtare, kredia përbënte 67.3% të buxhetit të në vitin 2001 dhe 56.9% në vitin 2004. Edhe pse "NKR" merrte kredi nga Armenia që prej vitit 1993, deri në 2005 asnjëra nuk ishte shlyer (shih paragrafët 80 dhe 81 lart).
184. Ndihmë e më tejshme është ofruar nga Fondi Hayastan All-Armenian, i cili, sipas Qeverisë armene, akordoi rreth 111,000,000 dollarë për projektet në "NKR" nga vitet 1995 deri në 2012. Edhe pse fondi nuk është një institucion qeveritar dhe burimet e tij vijnë nga donacione individuale, vlen të përmendet se ai është themeluar me dekret presidencial. Për më tepër, Presidenti armen është President ex officio i Bordit Drejtues dhe Bordi përfshin në mesin e anëtarëve të tij presidentë apo ministra aktualishte në detyrë apo të mëparshëm të Armenisë dhe "NKR", si dhe zyrtarë të tjerë të shquar të Armenisë. Ndërsa këta anëtarë nuk përbëjnë shumicën, është e qartë nga përbërja e Bordit se përfaqësuesit zyrtarë të Armenisë - së bashku me homologët e tyre në "NKR" - janë në pozitë për të ndikuar në masë të madhe aktivitetet e fondit.
185. Është e vërtetë që ndihmë e konsiderueshme financiare për "NKR" gjithashtu vjen nga burime të tjera, përfshirë qeverinë amerikane dhe kontributet e drejtpërdrejta nga diaspora armene. Megjithatë, shifrat e përmendura më lart tregojnë se "NKR" nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte ekonomikisht pa mbështetjen substanciale që buronte nga Armenia.
(c) Përfundime
186. Të gjitha më lart tregojnë se Republika e Armenisë, qysh prej ditëve të para të konfliktit në Nagorno-Karabakh, ka pasur një ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar mbi "NKR", se të dy vendet janë shumë të lidhura praktisht në pothuajse të gjitha çështjet e rëndësishme dhe se kjo situat vazhdon sot e kësaj dite. Me fjalë të tjera, "NKR" dhe administrata e saj mbijeton në sajë të mbështetjes ushtarake, politike, financiare dhe të tjera që i është dhënë nga Armenia e cila, për rrjedhojë, ushtron kontroll efektiv mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth, përfshirë edhe rrethin e Lachin. Çështjet e ngritura për këtë arsye janë brenda juridiksionit të Armenisë për qëllimet e nenit 1 të Konventës.
187. Kështu, kundërshtimet e Qeverisë në lidhje me juridiksionin e Republikës së Armenisë mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth, hidhen poshtë.
V. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIN 1 TË PROTOKOLLIT NR. 1 TË KONVENTËS
188. Kërkuesit pretenduan se humbja e kontrollit dhe mundësisë për të përdorur, shitur, trashëguar, për të lënë peng, për të zhvilluar dhe gëzuar, pronat e tyre përbënte shkelje të vazhdueshme të nenit 1 të Protokollit nr.1, i cili parashikon si vijon:
“Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
189. Kërkuesit pretenduan se të drejtat e tyre sipas nenit 1 të Protokollit nr.1 ishin shkelur si rezultat i drejtpërdrejtë i ushtrimit të autoritetit nga Republika e Armenisë. Ata i trembeshin faktit se mos prona e tyre ishte shkatërruar apo plaçkitur menjëherë pasi ishin detyruar të largohen nga rrethi Lachin. Megjithatë, kërkesa e tyre ishte në lidhje me ndërhyrjen në të gjithë pasurinë e tyre, përfshirë edhe tokën, e cila mbeti në Lachin dhe të cilën ata ende e kishin në pronësi apo kishin të drejtën e përdorimit. Kërkuesit pretenduan se vazhdimisht u ishte mohuar aksesi në pronën e tyre dhe se kjo përbënte një ndërhyrje që ishte larg të qenit në përputhje me ligjin. Për më tepër, pavarësisht nga qëllimi i pushtimit të Lachin, dëbimi i kërkuesve nga pronat e tyre dhe shkatërrimi i mundshëm i tyre pa kompensimin përkatës nuk mund të shihet si proporcional me arritjen e atij qëllimi. Kërkuesit nuk shihnin ndonjë mundësi për t’u lejuar të kthehen në pronat apo kudo tjetër në territoret e pushtuara në një të ardhme të parashikueshme.
2. Qeveria e paditur
190. Qeveria armen kundërshtoi faktin se kërkuesit nuk ishin lejuar të hynin në qytetin e Lachin apo fshatrat përreth; në fakt, ata kurrë nuk kishin tentuar të hynin në këto territore që pasi ishin larguar dhe nuk u ishin drejtuar autoriteteve të Armenisë apo "NKR" për mbrojtjen ose rivendosjen e të drejtave të tyre. Siç është përmendur tashmë në lidhje me çështjen e shterimit të mjeteve të brendshme ligjore, qëndrimi i Armenisë në negociatat e Grupit Minsk të OSBE-së - se kthimi i personave të zhvendosur mund të konsiderohet vetëm pas zgjidhjes përfundimtare të statusit të "NKR" – në lidhje me personat e zhvendosur ishte që ata ishin grup dhe nuk kishte asnjë rëndësi për individët të cilët mund të merrnin viza hyrjeje në qoftë se ata kishin një arsye legjitime për të hyrë në "NKR" ose Armeni. Udhëtimi për në "NKR" nuk kishte asnjë rrezik, pasi e vetmja pikë hyrjeje e hapur - rruga nga Jerevan për Stepanakert - ndodhej larg nga Vija e Kontaktit. Qeveria më tej pohoi se pushtimi i Lachin - si dhe Shushi/Shusha - ishte një akt i ligjshëm i vetëmbrojtjes kundër krimeve të luftës të kryera nga Azerbajxhani, në sulmet e veçanta ushtarake në Stepanakert. Kishte qenë i nevojshëm krijimi i një "korridori humanitar" me Armeninë, pasi një numër i madh i njerëzve në Nagorno-Karabakh kishin mbetur të vrarë dhe të tjerë rrezikonin të vdisnin urie. Duke përsëritur se Republika e Armenisë nuk mbante asnjë përgjegjësi për veprimet e pretenduara nga kërkuesit, ata parashtruan se nuk ka pasur shkelje të nenit 1 të Protokollit nr.1.
3. Qeveria e Azerbajxhanit, si palë e tretë ndërhyrëse
191. Qeveria e Azerbajxhanit parashtroi se kërkuesit nuk ishin dëbuar nga territoret e pushtuara në fjalë nga ndonjë akt ligjor por ishin detyruar të largoheshin për shkak të aktiviteteve të forcave ushtarake armene. Ata ende pengoheshin fizikisht të hynin në territoret në fjalë dhe të gëzonin pasuritë e tyre, nëpërmjet vendosjes së trupave armene dhe minave tokësore në Vijën e Kontakt, ndërkohë që armenët stimuloheshin për t’u vendosur në këto territore. Kjo gjendje tregohej më tej nga qëndrimi i Armenisë për kthimet në negociatat e Grupit Minsk të OSBE-së. Pretendohet që, niveli dhe fuqia e furnizimit të administratës lokale vartës të “NKR” nga Qeveria armene nuk e ishte pakësuar por intensifikuar gjatë viteve. Prandaj, Qeveria Azerbajxhanisht pretendoi se Republika e Armenisë ishte përgjegjës për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të kërkuesve sipas nenit 1 të Protokollit nr.1.
B. Vlerësimi i Gjykatës
192. Gjykata së pari iu referua konstatimeve të saj të mësipërme (shih paragrafin 149) se, ndërkohë që është e paqartë nëse shtëpitë e kërkuesve ende ekzistojnë, ata të gjithë kanë të drejta ekzistuese për parcelat e tokës që përbëjnë "pronë" sipas kuptimit të nenit 1 të Protokollit Nr 1. Duke pasur parasysh se pretendimet e ngritura janë brenda juridiksionit të Republikës së Armenisë (shih paragrafin 186), çështja që do të shqyrtohet është nëse Armenia është përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të kërkuesve ndaj pronave të tyre.
193. Kërkuesit u detyruan të largohen nga Lachin kur ai u sulmua ushtarakisht në maj të vitit 1992. Megjithatë, detyra e Gjykatës nuk është që të vëzhgoj këtë ngjarje, por të përcaktojë nëse kërkuesve u është mohuar qasja në pronën e tyre pas 26 prillit 2002, datë në të cilën Armenia ratifikoi Konventën dhe nëse ata kanë pësuar një shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tyre. Ngjarjet e mëparshme mund të jenë tregues i një situate të tillë të vazhdueshme.
194. Siç është përmendur më lart (shih paragrafët 119-121), nuk janë identifikuar mjete ligjore të brendshme efektive, qoftë në Republikën e Armenisë apo në "NKR". Rrjedhimisht, kërkuesit nuk kanë pasur akses në mjete ligjore për të marrë kompensim për humbjen e pronës apo - më e rëndësishmja në kontekstin e tanishëm – për të pasur mundësi të aksesonin vendet ku ata më parë kishin jetuar, kështu pronën dhe shtëpitë e lënë pas. Mohimi i vazhdueshëm i aksesit është treguar më tej nga pohimi i Qeverisë së paditur, megjithëse e pa vërtetuar, se prona e kërkuesve – dhe prona që u përkasin personave të tjerë të zhvendosur - ishin ndarë nga administrata e "NKR" për individë të tjerë që kishin qenë të regjistruar në regjistrin e tokës.
195. Për më tepër, njëzet vjet pas marrëveshjes së armëpushimit, personat e zhvendosur gjatë konfliktit nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth. Gjykata vëren, në këtë drejtim, rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Parlamenti Evropian (shih paragrafët 67 dhe 69 më lart). Sipas mendimit të Gjykatës, nuk është realiste, e aq më pak e mundur, për Azerbajxhanasit për t’u kthyer në këto territore në rrethanat që kanë ekzistuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të cilat përfshijnë praninë e vazhdueshme të trupave ushtarake armene dhe ato mbështetëse, shkeljet e armëpushimit në Vijën e Kontaktit, një marrëdhënie e përgjithshme armiqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe mungesën e një perspektive për zgjidhje politike në horizont.
196. Si rrjedhojë, ka pasur një ndërhyrje në të drejtat e kërkuesve sipas nenit 1 të Protokollit nr.1 pasi atyre u ishte mohuar vazhdimisht aksesi në pronën e tyre dhe kishin humbur kontrollin mbi të dhe çdo mundësi për t’a përdorur dhe gëzuar (shih Loizidou k. Turqisë, cituar më lart, § 63). Kjo përbën një ndërhyrje në gëzimin paqësor të pronës së tyre.
197. Qeveria armene parashtroi se pushtimi i Lachin dhe krijimi i një lidhjeje tokësore ndërmjet Armenisë dhe Nagorno-Karabakh përfshinte një akt të ligjshëm të vetëmbrojtjes. Gjykata merr parasysh pretendimet që rrethi i Lachin ishte i një rëndësie strategjike ushtarake dhe se kishte nevojë për të ofruar ushqim, shërbim mjekësor dhe furnizime të tjera në Nagorno-Karabakh. Megjithatë, nëse këto rrethana mund të përbëjnë ose jo një justifikim për të ndërhyrë në të drejtat individuale të banorëve në këtë zonë, pushtimi i Lachin në maj të vitit 1992 nuk kishte ndikim të drejtpërdrejtë në çështjen në shqyrtim, e cila ka të bëjë me faktin nëse paaftësia e kërkuesve për t’u kthyer dhe mohimi i vazhdueshëm i aksesit në pronat e tyre mund të shihet si i justifikuar.
198. As Gjykata nuk konstaton se negociatat e vazhdueshme brenda Grupit Minsk të OSBE-së mbi çështjet që kanë të bëjnë me personat e zhvendosur të përbënin një justifikim ligjor për ndërhyrjet në të drejtat e kërkuesve. Këto negociata nuk e çlirojnë Qeverinë nga marrja e masave të tjera, sidomos kur negociatat kanë qenë pezull për një kohë kaq të gjatë (shih, mutatis mutandis, Loizidou, cituar më lart, § 64;. Qipro k. Turqisë, cituar më lart, § 188). Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet Rezolutës 1708 (2010) mbi "Zgjidhjen e çështjeve pronësore të refugjatëve dhe personave të zhvendosur" të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i cila, duke u mbështetur në standardet përkatëse ndërkombëtare, u bën thirrje vendeve anëtare të "garantojnë në kohë dhe në mënyrë efektive dëmshpërblim për humbjen e aksesit dhe të drejtat ndaj banesave, tokës dhe pronës së braktisur nga refugjatët dhe personat e zhvendosur pa marrë parasysh negociatat e mbetura pezull në lidhje me zgjidhjen e konflikteve të armatosura e statusit të një territori të caktuar "(shih paragrafin 100 më lart).
199. Udhëzime për masa që Qeveria e paditur mund dhe duhet të marrë për të mbrojtur të drejtat pronësore të kërkuesve mund të rrjedhin nga standardet përkatëse ndërkombëtare, në veçanti nga Parimet Pinheiro të OKB-së (shih paragrafin 98 më lart) dhe Rezoluta e lartpërmendur e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në fazën e tanishme, dhe në pritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, është veçanërisht e rëndësishme krijimi i një mekanizmi për shqyrtimin e kërkesave pronësore, i cili duhet të jenë lehtësisht i aksesueshëm dhe të garantojë procedura me standarde fleksibël të provueshmërisë, duke u mundësuar kërkuesve dhe të tjerët në situatën e tyre të rivendosin të drejtat e tyre mbi pronën dhe të kompensohen për pamundësinë e gëzimit të tyre.
200. Gjykata është plotësisht e vetëdijshme se Qeverisë së paditur i është dashur të ofrojë ndihmë për qindra mijëra refugjatë armenë dhe persona të zhvendosur brenda vendit. Megjithatë, edhe pse sigurimi i nevojave të një grupi të tillë, të madh njerëzish kërkon burime të konsiderueshme, mbrojtja e këtij grupi nuk e përjashton Qeverinë nga detyrimet e saj ndaj një grupi tjetër, përkatësisht qytetarëve të Azerbajxhanit, sic janë kërkuesit të cilët ishin detyruar të largohen gjatë konfliktit. Në lidhje me këtë, i bëhet referencë parimit të mosdiskriminimit të përcaktuara në nenin 3 të Parimeve të lartpërmendura Pinheiro. Së fundi, Gjykata vëren se situata në fjalë nuk është një situatë emergjente, por ka vazhduar të ekzistojë për një periudhe shumë të gjatë.
201. Në përfundim, përsa i përket periudhës në shqyrtim, konkretisht, që prej 26 prillit 2002, nuk është treguar asnjë arsye që të mund të justifikojë mohimin e aksesit të kërkuesve në pronat e tyre dhe mungesën e kompensimit për këtë ndërhyrje. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se ka pasur dhe vazhdon të ketë një shkelje e të drejtave të kërkuesve sipas nenit 1 të Protokollit nr.1, për të cilat Republika e Armenisë është përgjegjës.
VI. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 8 TË KONVENTËS
202. Kërkuesit pretenduan se pamundësia e tyre për t’u kthyer në rrethin e Lachin përbënte edhe një shkelje të vazhdueshme të së drejtës së tyre për respektimin e banesës dhe jetës private e familjare. Ata iu referuar nenit 8 i cili parashikon si vijon:
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
203. Baza për pretendimet e kërkuesve sipas këtij neni ishte e njëjtë me atë të paraqitur sipas nenit 1 të Protokollit nr.1: ata pohuan se refuzimi i vazhdueshëm i Qeverisë së paditur për t’i lejuar të kthehen në rrethin e Lachin shkelte edhe të drejtat e tyre në bazë të neni 8. Në këtë aspekt, ata iu referuar çështjes Qipro k. Turqisë (cituar më lart). Duke bërë dallimin e çështjes së tyre me çështjen Loizidou k. Turqisë (cituar më lart), kërkuesit vunë në dukje se, në krahasim me znj. Loizidou, të gjithë ata kishin jetuar për shumë vite në zonën e Lachin dhe kishin shtëpitë e tyre atje dhe kishin ndërtuar jetën e tyre private dhe familjare atje. Nuk kishte asnjë justifikim sipas nenit 8 § 2 për ndërhyrjen në të drejtat të tyre.
2. Qeveria e paditur
204. Gjithashtu, parashtrimet Qeverisë armene pasqyronin në thelb argumentet e tyre në bazë të nenit 1 të Protokollit Nr.1 Përveç kësaj, ata pohuan se, duke qenë se shtëpitë dhe pronat e tjera për të cilat kërkuesit pretendonin pronësinë ishin shkatërruar në vitin 1992, kërkuesit nuk mund të pretendojnë të kenë pasur jetë private ose familjare apo banesë në zonën në fjalë pas kësaj date. Për të mbështetur këtë pohim, Qeveria e krahasoi situatën e kërkuesve me rastin e Loizidou k. Turqisë (cituar më lart) dhe iu referua konstatimeve të Gjykatës (në § 66 të vendimit): "do ta tendoste kuptimin e nocionit "banesë" në nenin 8, nëse do të përfshiheshin në të edhe pronat të cilat janë planifikuar për t’u ndërtuar ndërtesa për qëllime banimi. Gjithashtu as nuk mund të interpretohet se përfshin edhe sipërfaqet e një Shteti ku kërkuesi është rritur dhe ku familja ka rrënjët, por ku nuk jeton më". Në çdo rast, Qeveria argumentoi se ndërhyrja e pretenduar ishte në përputhje me ligjin dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike: duke siguruar një "korridor humanitar" që lidhte "NKR" me botën e jashtme, kontrolli mbi rrethin e Lachin i kishte shërbyer interesave të sigurisë kombëtare, sigurisë publike dhe të mirëqenies ekonomike të vendit.
3. Qeveria e Azerbajxhanit, si palë e tretë ndërhyrëse
205. Qeveria e Azerbajxhanit mbështeti qëndrimin e kërkuesve.
B. Vlerësimi i Gjykatës
206. Nocionet e "jetës private", "jetës familjare dhe" banesa "sipas nenit 8 ashtu si nocioni "pasuri" sipas nenit 1 të Protokollit nr.1, janë koncepte autonome; mbrojtja e tyre nuk varet nga klasifikimi sipas së drejtës së brendshme, por nga rrethanat faktike të rastit. Siç u përmend më lart (paragrafët 137 dhe 150), të gjithë kërkuesit kanë lindur në rrethin e Lachin. Deri në maj të vitit 1992 kur ata u larguan, kishin jetuar dhe punuar atje për të gjithë apo një pjesë të madhe të jetës së tyre. Pothuajse të gjithë ata ishin martuar dhe isin bërë me fëmijë në Lanchin. Për më tepër, kanë fituar jetesën e tyre atje dhe paraardhësit e tyre kishin jetuar po atje. Gjithashtu, ata kishin ndërtuar dhe jetuar në shtëpitë që kishin në pronësi. Pra, është e qartë se kërkuesit kishin jetuar për një kohë të gjatë në Lanchin dhe se situata e tyre është e ndryshme nga ajo e znj. Loizidou në rastin Loizidou k. Turqisë (cituar më lart). Kërkuesit nuk ishin vendosur vullnetarisht diku tjetër, por jetonin si personave të zhvendosur në Baku dhe gjetkë nga nevoja. Në rrethanat e rastit, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e pavullnetshme e kërkuesve në rrethin e Lachin nuk mund të konsiderohen se kanë sjellë shkëputjen e lidhjes së tyre me rrethin, pavarësisht nga gjatësia e kohës që ka kaluar që nga fluturimin e tyre.
207. Për të njëjtat arsye si ato të paraqitura në bazë të nenit 1 të Protokollit nr.1, Gjykata konstaton se mohimi i aksesit të kërkuesve tek banesat e tyre përbënin ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtën për të respektuar jetën e tyre private dhe familjare, si dhe banesën.
208. Prandaj, Gjykata konkludon se ka pasur dhe vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të kërkuesve sipas nenit 8 të Konventës dhe se Republika e Armenisë është përgjegjëse për këtë shkelje.
VII. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 13 TË KONVENTËS
209. Kërkuesit pretenduan se nuk kishte mjetet ligjore efektive në dispozicion të tyre në lidhje me ankesat e tyre. Ata u bazuan në nenin 13, i cili parashikon si në vijim:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
210. Kërkuesit pretendojnë se nuk u ishte ofruar asnjë zgjidhje personave e zhvendosur nga territoret e pushtuara. Ata pohuan se, duke mos qenë armenë etnike, do të kishte qenë krejtësisht e pafrytshme për ta të kërkonin zhdëmtim nga autoritetet e Republikës së Armenisë apo "NKR". Sipas pikëpamjes së tyre, nuk kishte asnjë mjet ligjor efektiv në dispozicion, në teori dhe në praktikë, për ankesat e tyre. Mungesa e mjeteve të brendshme ligjore bë edhe më e dukshme kur u vu re se çështja e të drejtës së kthimit të personave të zhvendosur brenda vendit përbënte një nga mosmarrëveshjet e mëdha mes palëve në procesin e vazhdueshëm të paqes dhe rrjedhimisht, mbeti e pazgjidhura.
2. Qeveria e paditur
211. Qeveria armene pretendoi se kërkuesit kishin pasur në dispozicion të tyre, mjete efektive administrative dhe gjyqësore, si në Republikën e Armenisë dhe në "NKR", të cilat ishin të njëjta si për personat e zhvendosur ashtu dhe njerëzit që kishin një tjetër status. Sa i përket mjeteve ligjore në "NKR", Qeveria iu referua konkluzioneve të Gjykatës në çështjen e Qipros k. Turqisë (cituar më lart, § 98) dhe argumentoi se mjetet ligjore të një organi ndërkombëtare i cili nuk është njohur nga Shteti, duhet të ezaurohen me përjashtim të rastit kur vërtetohet inekzistenca apo paefektshmërinë e tyre. Më tej, Qeveria iu referua argumenteve dhe shembujve rë rasteve të paraqitura në lidhje me çështjen e shterimit të mjeteve të brendshme ligjore dhe pohoi se kërkuesit nuk kishin shteruar përdorimin e mjeteve ligjore në dispozicion dhe nuk kishin paraqitur ndonjë dëshmi se mjetet ishin inekzistente apo të paefektshme.
3. Qeveria e Azerbajxhanit, si palë e tretë ndërhyrëse
212. Qeveria Azerbajxhanit në thelb pajtohej me argumentet e paraqitura nga kërkuesit. Për më tepër, duke iu referuar rastit Dogan dhe të Tjerë k. Turqisë (cituar më lart, § 106), parashtroi se Armenia jo vetëm që kishte dështuar të siguronte një mjet ligjor efektiv, por nuk kishte arritur të kryente një hetim për ata që ishin përgjegjës për refuzimin e aksesit në pronat dhe shtëpitë e tyre.
B. Vlerësimi i Gjykatës
213. Gjykata ka konstatuar tashmë shkelje të nenit 1 të Protokollit nr.1 dhe nenit 8 të Konventës në lidhje me refuzimin e vazhdueshëm të aksesit në pasurinë dhe shtëpitë e kërkuese. Për këtë arsye, pretendimet e tyre janë "të diskutueshme" për qëllimet e nenit 13 (shih, për shembull, Doğan dhe të Tjerë k. Turqisë (cituar më lart, § 163).
214. Pretendimet sipas këtij neni përbëhen nga të njëjtat elementë ose të ngjashëm, me ato tashmë të trajtuara në kontekstin e kundërshtimit të shterimit të mjeteve të brendshme ligjore. Gjykata rithekson konstatimin e mësipërm se Qeveria e paditur ka dështuar të provojë ekzistencën e një mjeti ligjor i cili do t’u siguronte kërkuesve një zgjidhje në lidhje me ankesat e tyre sipas Konventës dhe u ofronte mundësi të arsyeshme suksesi (shih paragrafin 120 më lart). Për të njëjtat arsye, Gjykata konstaton se nuk kishte asnjë mjet ligjor efektiv në dispozicion në lidhje me mohimin e aksesit të kërkuesve tek pasuritë dhe banesat e tyre në rrethin e Lachin.
215. Prandaj, Gjykata konkludon se ka pasur dhe vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të kërkuesve sipas nenit 13 të Konventës dhe se Republika e Armenisë është përgjegjës për këtë shkelje.
VIII. PRETENDIMI PËR SHKELJEN E NENIT 14 TË KONVENTËS
216. Kërkuesit pretenduan se, në lidhje me pretendimet e parashtruara më sipër, ata kishin qenë subjekt i diskriminimit nga Qeveria e paditur në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare. Ata u bazuan në nenin 14, i cili parashikon si më poshtë:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
217. Kërkuesit parashtruan se, në qoftë se ata do të kishin qenë armen etnik dhe të krishterë e jo kurdë azerbajxhanas dhe myslimanë, nuk do të ishin zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre nga forcat mbështetëse armene. Ata iu referuan raportit të z. David Atkinson dhe rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sipas së cilës "veprimet ushtarake dhe armiqësitë ndërmjet etnive shuëm të përhapura i që paraprinë ato, çuan në dëbim në bazë etnie, në masë të madhe dhe krijimin e zonave etnike homogjene të cilat ngjajnë me konceptin e tmerrshme të spastrimit etnik "(shih paragrafin 64 më lart). Nga ana tjetër, kërkuesit parashtruan se ata kishin qenë subjekt i diskriminimit të tërthortë nga Republika e Armenisë, pasi veprimet e ndërmarra nga ushtria armene dhe forcat Karabah që mbështetnin armenët i kishin prekur në mënyrë disproporcionale kurdët azerbajxhanas, të cilët i përkasin një grupi të identifikueshëm.
2. Qeveria e paditur
218. Qeveria armene parashtroi se nuk kishte asnjë çështje që të mund të ngirhej në bazë të nenit 14 të Konventës, pasi nuk ka pasur shkelje të neneve të tjera të pretenduara nga kërkuesit. Në çdo rast, kërkuesit nuk i ishin nënshtruar trajtimit diskriminues, pasi veprimet ushtarake në Lachin kishin pasur thjesht qëllimin për hapjen e një "korridori humanitar" midis Armenisë dhe Nagorno-Karabakh dhe nuk drejtoheshin kundër banorëve të rrethit, cilado qoftë përkatësia e tyre etnike apo fetare. Për më tepër, kurdët nuk ishin diskriminuar kurrë në Republikën e Armenisë apo "NKR" dhe popullsia prej rreth 1,500 kurdëve që jetonin aktualisht në Armeni merrnin aktivitisht pjesë në jetën shoqërore dhe politike dhe gëzonin të gjitha të drejtat.
3. Qeveria e Azerbajxhanit, si palë e tretë ndërhyrëse
219. Qeveria e Azerbajxhanisht pretendoi se veprimet ushtarake në "NKR" dhe rrethet përreth kishin pasur qëllim krijimin e një zonë etnike homogjene. Ata më tej parashtruan se kërkuesit dhe azerbajxhanas të tjerë të zhvendosur brenda vendit ende pengoheshin të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre, ndërsa armenëve po u ofroheshin stimuj të ndryshëm (duke përfshirë strehim të lirë, të holla, bagëti dhe përfitimeve tatimore), për t’u vendosur në këtë territor, veçanërisht në Lachin. Pala e tretë ndërhyrëse gjithashtu deklaroi se kurdët azerbajxhanas janë të ndryshme nga kurdët që jetojnë në Armeni pasi të parët janë myslimanë, ndërsa këta të fundit i përkasin fesë Yazidi.
B. Vlerësimi i Gjykatës
220. Konstatimt e Gjykatës për shkelje të nenit 1 të Protokollit nr. 1 dhe neneve 8 dhe 13 të Konventës në këtë rast kanë të bëjnë me një situatë të përgjithshme që përfshin largimin e praktikisht të gjithë qytetarëve të Azerbajxhanit, me sa duket shumica prej tyre muslimanë, nga Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth dhe pamundësia e tyre për t’u kthyer në këto territore. Pretendimet e kërkuesve sipas nenit 14 të Konventës janë të lidhura thelbësisht me pretendimet e tjera sipas neneve të tjera të Konventës të ngritura prej tyre. Si pasojë, në funksion të shkeljeve të konstatuara në bazë të dispozitave të tjera, Gjykata vlerëson se nuk ngrihet çështje më vete sipas nenit 14 (shih, për shembull, Qiproja k. Turqisë, cituar më lart, § 199; Ksenides-Arestis k. Turqisë, nr. 46347/99, § 36, 22 dhjetor 2005; Catan dhe të Tjerë, të cituar më lart, § 160).
IX. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
221. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
222. Kërkuesit pretenduan një dëmin monetar për secilin që varionte nga 808,950 deri 2,093,050 Manati (i ri) Azerbajxhanas (AZN) dhe në vlerë totale për të gjashtë kërkuesit – 8,386,600 AZN. Kjo shumë i korrespondon rreth 7,900,000 euro. Përveç kësaj, ata pretendonin 50,000 euro secili për dëmin jo material. Së fundi, ata kërkuan shpenzimet ligjore dhe shpenzimet e tjera që nga 6 tetori 2013 në vlerën 41,703.37 sterlina angleze (GBP). Megjithatë, në seancën dëgjimore të Gjykatës, më 22 janar të vitit 2014, përfaqësuesit e kërkuesve kërkuan, të caktohet një ekspert për të dhënë një opinion mbi vlerësimin e dëmit shkaktuar kërkuesve.
223. Gjykata, duke pasur parasysh natyrën e vecantë të çështjes, konstaton se çështja e zbatimit të nenit 41 nuk është gati për vendim. Ajo duhet të rezervohet për më vonë dhe më tej të përcaktohen procedurat.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA
1. Rrëzoi, me 14 vota pro dhe 3 kundër, kundërshtimet paraprake të Qeverisë së paditur për mos shterimin e mjeteve të brendshme ligjore;
2. Rrëzoi, me 15 vota pro dhe 2 kundër, kundërshtimet paraprake të Qeverisë së paditur në lidhje me statusin viktimë të kërkuesve;
3. Vendosi, me 14 vota pro dhe 3 kundër, se çështjet e ngritura nga kërkuesit janë brenda juridiksionit të Republikës së Armenisë dhe rrëzoi kundërshtimin paraprak të Qeverisë së paditur në lidhje me juridiksionin;
4. Vendosi, me 15 vota pro dhe 2 kundër, se ka pasur shkelje të vazhdueshme të nenit 1 të Protokollit nr.1 të Konventës;
5. Vendosi, me 15 vota pro dhe 2 kundër, se ka pasur shkelje të vazhdueshme të nenit 8 të Konventës;
6. Vendosi, me 14 vota pro dhe 3 kundër, se ka pasur shkelje të vazhdueshme të nenit 13 të Konventës;
7. Vendosi, me 16 vota pro dhe 1 kundër, se nuk ngriheshin çështje të ndara sipas nenit 14 të Konventës;
8. Vendosi, me 15 vota pro dhe 2 kundër, se çështja e zbatimit të nenit 41 nuk është gati për vendim; dhe si pasojë
(a) rezervon shqyrtimin e kësaj çështje me von;
(b) fton, Qeverinë armen dhe kërkuesit të paraqesin, brenda dymbëdhjetë muajsh nga data e njoftimit të këtij vendimi, vëzhgimet e tyre me shkrim për çështjen dhe, në veçanti, të njoftojnë Gjykatën e çdo marrëveshje që ata mund të arrijnë;
(c) rezervon procedurën e mëtejme dhe i delegon Presidentit të Gjykatës kompetencën për të përcaktuar të njëjtën gjë nëse është e nevojshme.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancën dëgjimore më 16 qershor 2015, në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.
Michael O’BoyleDean Spielmann
Zëvendës KancelarPresident
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe nenit 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, mendimet e pakicës në vazhdim i bashkëngjiten këtij vendimi:
(a) mendimi paralel i gjyqtares Motoc;
(b) mendimi pjesërisht paralel dhe pjesërisht kundër i gjyqtares Ziemele;
(c) mendimi pjesërisht i pakicës i gjyqtarit Hajiyev;
(d) mendimi i pakicës i gjyqtares Gyulumyan;
(e) mendimi i pakicës i gjyqtarit Pinto de Albuquerque.
D.S.
M.O’B.
“Separate opinions have not been translated, but appear in English and/or French in the official language version(s) of the judgment which may be consulted in the Court’s case-law database HUDOC.”
“Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC”
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1]. Shih, për shembull, E. Benvenisti, "E drejta ndërkombëtare e pushtimit" (Oxford: Oxford University Press, 2012), në fq. 43; Y. Arai-Takahashi "E drejta e Pushtimit: Vazhdimësia dhe Ndryshimi i Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, dhe Bashkëveprimi i saj me të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Leiden: Martinus Nijhoff Publishers, 2009), fq. 5-8; Y. Dinstein " E drejta ndërkombëtare e pushtimit nga pala ndërluftuese". (Cambridge: Cambridge University Press, 2009), fq. 42-45, §§ 96-102; dhe A. Roberts "Pushtimi Ushtarak Transformues: Zbatimi i të Drejtës së Luftës dhe të Drejtave të Njeriut", 100 Gazeta Amerikane e së Drejtës Ndërkombëtare 580 (2006), fq. 585-586.
[2]. Shumica e ekspertëve të konsultuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), në kuadër të projektit të pushtimit dhe format e tjera të administrimit të territorit të huaj ranë dakord se ‘cizmet në vend’ janë të nevojshme për përcaktimin e pushtimit - shih T. Ferraro "Pushtimi dhe Forma të Tjera të Administrimit të Territorit të huaj" (Gjenevë: KNKK, 2012), në fq. 10, 17 dhe 33; shih gjithashtu E. Benvenisti, cituar më lart, në fq. 43ff; dhe V. Koutroulis " Le debut et la fin de l’application du droit de l’occupation" (Paris: Editions Pedone, 2010), në fq. 35-41.
[3]. T. Ferraro, cited above, at pp. 17 and 137; Y. Dinstein, cited above, at p. 44, § 100.
[4] vendim mbi pranueshmërinë
[5] vendim mbi pranueshmërinë
[6] mbi pranueshmërinë dhe themelin
[7] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy