© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document
Shënim Informues i Praktikës së Gjykatës Nr. 186
Qershor 2015
Chiragov dhe të Tjerë k. Armenisë [GC] - 13216/05
Vendim[1] 16.6.2015 [DHM]
Neni 1
Juridiksioni i shteteve
Juridiksioni i Armenisë sa i përket Nagorno-Karabakh dhe territoreve përreth të pushtuara
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Respektimi i banesës
Respektimi i jetës private
Mohimi i aksesit të qytetarëve të Azerbajxhanit të zhvendosur në kontekstin e konfliktit në Nagorno-Karabakut në banesat e tyre: shkelje
Neni 13
Mjeti ligjor efektiv
Mungesa e mjeti ligjor efektiv në lidhje me humbjen e shtëpive dhe pronave nga personat e zhvendosur në kontekstin e konfliktit të Nagorno-Karabakut: shkelje
Neni 1 i Protokollit Nr. 1
Detrimet pozitive
Neni 1 parag. 1 i Protokollit Nr. 1
Gëzimi paqësor i pasurisë
Pasuri
Dështimi Armenisë për të marrë masa për të siguruar të drejtat pronësore të shtetasve azerbajxhanas të zhvendosur në kontekstin e konfliktit të Nagorno-Karabakut: shkelje
Fakte – Kërkuesit janë kurdë azerbajxhanas që kishin jetuar në rrethin e Lachin. Ata deklaruan se nuk mundnin të ktheheshin më në shtëpitë dhe pronat e tyre, pasi ishin larguar në 1992 gjatë konfliktit ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Në kohën e rënies së BRSS, në dhjetor të vitit 1991, Oblasti Autonom i Nagorno-Karabakh ("NKAO") ishte një krahinë autonome e Republikës Sovjetike Socialiste të Azerbajxhanit ("RSS e Azerbajxhanit"). Në atë kohë nuk ekzistonte një kufi i përbashkët ndërmjet Nagorno-Karabakh (e njohur në Armenisht si Artsakh) dhe Republikës Socialiste Sovjetike të Armenisë ("RSS e Armenisë"), të cilat ndaheshin në distancën më e shkurtër në rrethin e Lachin. Në 1989, NKAO kishte një popullsi të përbërë afërsisht nga 77% etni armene, 22% etni azerbajxhane. Në rrethin e Lachin pjesa më e madhe e popullsisë së saj ishin kurdë dhe azerbajxhanas; vetëm 5-6% ishin armenë. Konfliktet e armatosura në Nagorno-Karabakh filluan në 1988. Në shtator 1991, menjëherë pasi Azerbajxhani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, parlamenti i NKAO shpalli themelimin e Republikës së Nagorno-Karabak ("NKR"), e përbërë nga territori i NKAO dhe rajoni Shaumyan i Azerbajxhanit. Pas referendumit të organizuar në Nagorno-Karabakh në dhjetor të 1991, i bojkotuar nga popullsia azerbajxhanase, 99.9% e atyre që morën pjesë votuan në favor të shkëputjes së NKR nga Azerbajxhani, duke riafirmouar kështu pavarsinë e “NKR” nga Azerbajxhani në janar të 1992. Pas kësaj, konflikti u përshkallëzua gradualisht në luftë. Nga fundi i 1993, armenët etnikë kontrollin gjithë territorin e ish NKAO dhe shtatë rajone të Azerbajxhanit, që rezultoi në të paktën disa qindra të vdekur dhe largimin e popullsisë. Në maj të vitit 1994 palët në konflikt nënshkruan një marrëveshje për armëpushim, e cila qëndron në fuqi edhe sot e kësaj dite. Negociatat për një zgjidhje paqësore u kryen nën mbikëqyrjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Megjithatë, asnjë zgjidhje përfundimtare politike e konfliktit nuk është arritur deri më tani. Pavarësia e vetëshpallur e "NKR" nuk është njohur nga asnjë Shtet apo organizatë ndërkombëtare.. Para aderimit të tyre në Këshillin e Evropës në vitin 2001, Armenia dhe Azerbajxhani u zotuan në Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare, për zgjidhjen paqësore të konfliktit Nagorno-Karabakh.
Rrethi i Lachin, ku kërkuesit kanë jetuar, është sulmuar shumë herë gjatë luftës. Kërkuesit pretenduan se trupat e Nagorno-Karabakh dhe Republikës së Armenisë ishin të përfshirë në këto sulme. Megjithatë Qeveria Armene deklaroi, se Armenia nuk ka qenë e përfshirë në këto ngjarje, por se veprimi ushtarak është kryer nga forcat e mbrojtjes të Nagorno-Karabakh dhe grupet vullnetare. Në mes të majit të vitit 1992 Lachin iu nënshtrua bombardimeve ajrore, gjatë të cilave shumë shtëpi u shkatërruan. Kërkuesit u detyruan të largohen nga Lachin për në Baku. Që atëherë ata nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre për shkak të pushtimit të tyre nga armenët. Në mbështetje të pretendimeve të tyre se kishin jetuar në Lachin për shumicën e jetës së tyre deri kur ishin detyruar të zhvendoseshin me forcë dhe se kishin shtëpi dhe tokë atje, kërkuesit paraqitën dokumente të ndryshme në Gjykatë. Në veçanti, të gjithë gjashtë kërkuesit dorëzuan dokumente zyrtare ("pasaporta teknike") të cilat tregonin se shtëpitë dhe parcelat e tokës në rrethin e Lachin ishin regjistruar në emër të tyre; certifikatat e lindjes, përfshirë edhe të fëmijëve të tyre, dhe/ose certifikata e martesës si dhe deklarata me shkrim nga ish fqinjët e tyre.
E drejta
(a) Kundërshtimet paraprake
(i) Shterimi i mjeteve të brendshme ligjore –Qeveria e paditur nuk ka treguar se ekziston një mjet ligjor- në Armeni apo në "NKR" - i aftë për të siguruar adresimin e pretendimeve të kërkuesve. Dispozitat ligjore të përmendura nga ana e tyre ishin të një natyre të përgjithshme dhe nuk adresonin situatën e veçantë të shpronësimit, si rezultat i konfliktit të armatosur ose në ndonjë mënyrë tjetër të ngjashme me situatën e kërkuesve. Asnjë nga vendimet e gjykatave të brendshme nuk trajtonin pretendime në lidhje me humbjen e shtëpive apo të pasurisë nga ana e personave të zhvendosur në kontekstin e konfliktit të Nagorno-Karabakh. Gjithashtu, duhet të theksohet se Republika e Armenisë ka mohuar që forcat e tyre të armatosura apo autoritete të tjera të tjera të jenë të përfshirë në rastet që kanë sjellë ngritjen e pretendimeve në rastin në fjalë apo që Armenia ushtron, ose të ketë ushtruar, juridiksion mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth. Kështu, duke mohuar cdo përfshirje apo juridiksion, nuk do të ishte e arsyeshme të pritet që kërkuesit t’ i drejtoheshin gjykatave dhe autoriteteve armene për kthimin apo kompensimin. Së fundi, duke qenë se nuk ishte arritur asnjë zgjidhje politike për konfliktin përkundrazi retorikat armiqësore ishin intensifikuar në vitet e fundit, do të ishte jo realiste të pretendohet që një mjet ligjor në dispozicion të kërkuesve në "NKR" mundet në praktikë t’i ofrojë personave të zhvendosur azerbajxhanas një dëmshpërblim efektiv.
Përfundimi: Kundërshtimet paraprake u hodhën poshtë (me katërmbëdhjet vota pro dhe tre kundër).
(ii) Statusi viktimë – Jurisprudenca e Gjykatës ka zhvilluar një qasje fleksibël lidhur me provat për t’u siguruar nga kërkuesit të cilët pretendojnë se kanë humbur pronën e tyre apo shtëpitë në situata konflikti të armatosur ndërkombëtar ose të brendshëm. Gjykata vëren se një qasje e ngjashme është reflektuar në "Parimet mbi Strehimin dhe Kthimin e Pronës Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur" (Parimeve Pinheiro) të OKB-së. Provat më të rëndësishme të ofruara nga kërkuesit janë pasaportat teknike. Duke qenë dokumente zyrtare, ato përmbanin skica të shtëpive dhe shtetit, midis të tjerash, madhësitë e tyre etj. Gjithashtu tregoheshin edhe madhësitë e parcelave të tokës në fjalë. Këto pasaporta teknike datonin ndërmjet korrikut 1985 dhe gushtit 1990 dhe përmbanin emrat e kërkuesve. Për më tepër, duket se ato përfshinin referenca për vendimet përkatëse për dhënien e pronës. Në këto rrethana, ato ofrojnë prova prima facie të titullit të pronës, të pranuara nga Gjykata në shumë raste të mëparshme. Më tej, kërkuesit kanë parashtruar prova prima facie në lidhje me pronën, përfshirë deklarata nga ish fqinjët. Gjithashtu dokumentet në lidhje me identitetin e parashtruesve dhe vendbanimet ofrojnë mbështetje për pretendimet e tyre mbi pronat. Për më tepër, ndërkohë që të gjithë, përveç kërkuesit të gjashtë kanë dështuar të paraqesin tituj pronësie ose prova të tjera primare, vëmendje duhet t’i kushtohet rrethanave në të cilat ata ishin detyruar të largohen nga vendi pikërisht pas sulmit ushtarak. Prandaj, duke marrë parasysh tërësinë e provave të paraqitura, kërkuesit kanë mbështetur mjaftueshëm pretendimet e tyre se ishin në zotërim të shtëpive dhe tokës në kohën e largimit. Sipas sistemit ligjor sovjetik, qytetarët kishin të drejtën e banesës, por nuk ekzistonte pronësia private e tokës. Parcela toke mund tu shpërndaheshin personave për qëllime të ndryshme, përfshirë blegtori dhe bujqësi - më e rëndësishmja në kontekstin e rastit në fjalë - ndërtimi i një shtëpie. Në këtë rast, personi të cilit i akordohej toka, kishte vetëm të drejtën e përdorimit të kësaj toke sipas qëllimin për të cilin i ishte dhënë. Kjo e drejtë përdorimi mbrohet me ligj dhe ishte e trashëgueshme. Kështu, nuk ka dyshim se "e drejta e përdorimit" që u ishte njohur kërkuesve përfaqësonte një interes thelbësor ekonomik. Në përfundim, në kohën e largimit të tyre nga Lachin, kërkuesit mbanin të drejtën mbi tokën dhe banesat të cilat përbënin "pronë" sipas kuptimit të nenit 1 të Protokollit nr 1. Nuk ka asnjë tregues se këto të drejta ishin shuar më pas; të drejtat e tyre pronësore ishin ende të vlefshme. Për më tepër, toka dhe shtëpitë e tyre duhet të konsiderohen "banesë" për qëllimet të nenit 8 të Konventës.
Përfundimi: Kundërshtimet paraprake u hodhën poshtë (pesëmbëdhjet vota pro dhe dy kundër).
(iii) Juridiksioni i Armenisë – Sipas mendimit të Gjykatës, është e vështirë të besohet që Nagorno-Karabakh, një vend me një popullsi prej më pak se 150,000 armenësh etnikë, ishin në gjendje, pa mbështetjen e konsiderueshme ushtarake të Armenisë, të ngrinte një forcë mbrojtëse në fillim të vitit 1992 që, kundër Azerbajxhanit me rreth shtatë milionë banorë, jo vetëm vendosi kontroll mbi ish NKAO por edhe, para përfundimit të vitit 1993, plaçkitën gjithë ose një pjesë të madhe të shtatë rajoneve që rrethonin Azerbajxhanin. Në çdo rast, përfshirja ushtarake e Armenisë në Nagorno-Karabakh, u formalizua, në disa aspekte, në qershor 1994 nëpërmjet "Marrëveshjes për Bashkëpunimin Ushtarak midis Qeverive të Republikës së Armenisë dhe Republikës së Nagorno-Karabakh", e cila parashikonte në vecanti që rekrutët qoftë të Armenisë edhe të "NKR" mund të bënin shërbimin e tyre ushtarak në njërin nga këto vende. Gjithashtu, Gjykata vuri në dukje se raportet e shumta dhe deklarata publike, duke përfshirë edhe ato nga anëtarët dhe ish anëtarët e Qeverisë armene, dëshmonin se Armenia, përmes pranisë së saj ushtarake dhe duke siguruar pajisje ushtarake dhe ekspertizë, ka qenë e përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në konfliktin Nagorno-Karabakh qysh herët. Megjithatë, deklaratat nga zyrtarë të lartë, madje edhe ish-ministra apo ish zyrtarë, të cilët kanë luajtur një rol qendror në rrethanat e çështjes në fjalë janë me vlerë të veçantë provuese kur ata pranojnë akte apo sjellje që kur shkonin kundër qëndrimit zyrtar që forcat e armatosura të Armenisë nuk ishin vendosur në "NKR" apo territoret përreth. Ato pastaj mund të interpretohen si një formë pranim faji.
Mbështetja ushtarake e Armenisë kishte vazhduar të ishte vendimtare për kontrollin mbi territoret në fjalë. Për më tepër, ishte e qartë nga faktet e vërtetuara lidhur me këtë cështje, se Armenia kishte dhënë mbështetje të konsiderueshme politike dhe financiare "NKR"; qytetarët e saj duhet të pajiseshin me pasaporta armene për të udhëtuar jashtë vendit, pasi "NKR" nuk njihej nga shtetet apo organizatat ndërkombëtare. Në përfundim të dy vendet janë shumë të lidhura në pothuajse të gjitha cështjet e rëndësishme dhe administrata e "NKR" mbijetoi në sajë të mbështetjes ushtarake, politike, financiare dhe të tjera që i është dhënë nga Armenia e cila, për rrjedhojë, ushtron kontroll efektiv mbi Nagorno-Karabakh dhe territoret përreth.
Përfundimi: Kundërshtimet paraprake u hodhën poshtë (me katërmbëdhjet vota pro dhe tre kundër)
(b) Themeli
Neni 1 i Protokollit nr. 1: Kërkuesit të gjithë kanë të drejta për parcelat e tokës dhe banesat që përbëjnë "pronë" sipas kuptimit të këtij neni. Ndërkohë që detyrimi i kërkuesve për t’u larguar nga Lachin, binte jashtë juridiksionit kohor të Gjykatës, ajo duhet të përcaktojë nëse kërkuesve u është mohuar qasja në pronën e tyre pas prillit 2002, datë në të cilën Armenia ratifikoi Konventën dhe nëse ata kanë pësuar një shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tyre.
Nuk janë identifikuar mjete ligjore të brendshme efektive, qoftë në Republikën e Armenisë apo në "NKR". Rrjedhimisht, kërkuesit nuk kanë pasur akses në mjete ligjore për të marrë kompensim për humbjen e pronës apo - më e rëndësishmja në kontekstin e tanishëm – për të pasur mundësi të aksesonin vendet ku ata më parë kishin jetuar, kështu pronën dhe shtëpitë e lënë pas. Për më tepër, sipas mendimit të Gjykatës, nuk është realiste, e aq më pak e mundur, për Azerbajxhanasit për t’u kthyer në këto territore në rrethanat që kanë ekzistuar gjatë një periudhe njëzet vjecare pas marrëveshjes së armëpushimit. Këto rrethana përfshnin në veçanti një prani e vazhdueshme e trupave ushtarake armene dhe ato mbështetëse, shkeljet e armëpushimit në Vijën e Kontaktit, një marrëdhënie e përgjithshme armiqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe asnjë perspektivë për një zgjidhje të mundshme politike. Për rrjedhojë, ka pasur një ndërhyrje të vazhdueshme në të drejtën e kërkuesve për gëzimin paqësor të pronave të tyre.
Për aq kohë sa aksesi i kërkuesve në pronat e tyre nuk ishte i mundur, Shteti është i detyruar të marrë masa alternative për të siguruar të drejtat e pronësisë, sipas standarteve të njohura të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Europës. Fakti se negociatat e paqes nën kujdesin e OSBE-së, pjesë e të cilave ishin dhe çështjet që lidhen me personat e zhvendosur, kanë vazhduar, nuk e përjashtonte Qeverinë nga detyrimi për marrjen e masave të tjera, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se negociatat kanë vazhduar për më shumë se njëzet vjet. Është veçanërisht e rëndësishme krijimi i një mekanizmi për shqyrtimin e kërkesave pronësore, i cili duhet të jenë lehtësisht i aksesueshëm dhe të garantojë procedura me standarde fleksibël të provueshmërisë, duke u mundësuar kërkuesve dhe të tjerët në situatën e tyre të rivendosin të drejtat e tyre mbi pronën dhe të kompensohen për pamundësinë e gëzimit të tyre. Edhe pse Qeverisë së paditur i është dashur të ofrojë ndihmë për qindra mijëra refugjatë armenë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, nuk e përjashton atë nga detyrimet ndaj një grupi tjetër, përkatësisht qytetarëve të Azerbajxhanit, sic janë kërkuesit të cilët ishin detyruar të largohen gjatë konfliktit. Në përfundim, për sa i përket periudhës në shqyrtim, Qeveria nuk ka sjellë asnjë arsye që të mund të justifikojë mohimin e aksesit të kërkuesve në pronat e tyre dhe mungesën e kompensimit për këtë ndërhyrje. Rrjedhimisht, ka pasur dhe vazhdon të ketë një shkelje e të drejtave të kërkuesve sipas nenit 1 të Protokollit nr.1.
Përfundimi: shkelje (pesëmbëdhjet vota pro dhe dy kundër).
Neni 8 i Konventës: Të gjithë kërkuesit kanë lindur në rrethin e Lachin. Deri në maj të vitit 1992 kur ata u larguan, kishin jetuar dhe punuar atje për të gjithë apo një pjesë të madhe të jetës së tyre. Pothuajse të gjithë ata ishin martuar dhe ishin bërë me fëmijë në Lanchin. Për më tepër, kanë fituar jetesën e tyre atje dhe paraardhësit e tyre kishin jetuar po atje. Gjithashtu, ata kishin ndërtuar dhe jetuar në shtëpitë që kishin në pronësi. Pra, është e qartë se kërkuesit kishin jetuar për një kohë të gjatë në Lanchin. Kërkuesit nuk ishin vendosur vullnetarisht diku tjetër, por jetonin si personave të zhvendosur në Baku dhe gjetkë nga nevoja. Në rrethanat e rastit, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e pavullnetshme e kërkuesve në rrethin e Lachin nuk mund të konsiderohen se kanë sjellë shkëputjen e lidhjes së tyre me rrethin, pavarësisht nga gjatësia e kohës që ka kaluar që nga fluturimin e tyre. Për të njëjtat arsye si ato të paraqitura në bazë të nenit 1 të Protokollit nr.1, Gjykata konstaton se mohimi i aksesit të kërkuesve tek banesat e tyre përbënin ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtën për të respektuar jetën e tyre private dhe familjare, si dhe banesën
Përfundimi: shkelje (pesëmbëdhjet vota pro dhe dy kundër).
Neni 13 i Konventës: Qeveria Armene ka dështuar të provojë ekzistencën e një mjeti ligjor i cili do t’u siguronte kërkuesve një zgjidhje në lidhje me ankesat e tyre sipas Konventës dhe u ofronte mundësi të arsyeshme suksesi.
Përfundimi: shkelje (katërmbëdhjet vota pro dhe tre kundër).
Neni 41: rezervuar për një kohë të mëvonshme
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues mbi Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy