© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës 186
Qershor 2015
Chitos kundër Greqisë - 51637/12
Vendim 4.6.2015 [Seksioni I]
Neni 4
Neni 4-2
Puna e detyruar
Kërkesë nga administrata për të paguar, pavarësisht nga pezullimi i ekzekutimit të vendimit, një dëmshpërblim nga një mjek i ushtrisë që të mund të japë dorëheqjen para përfundimit të periudhës së shërbimit: shkelje
Përshkrimi i faktit – Kërkuesi ka marrë një formim si mjek ushtarak për të cilin angazhohet, në zbatim të ligjit në fuqi, të shërbejë në forcat e armatosura për një periudhë të barabartë me tri herë kohëzgjatjen studimeve, ndryshe tetëmbëdhjetë vjet. Pastaj ai ka marrë një specializim si anestezist me shpenzimet e ushtrisë që i ka shtuar edhe pesë vjet më shumë angazhimit të tij. Pasi ai ka dhënë dorëheqjen, ushtria ka çmuar se ai duhej t’i shërbente edhe për afërsisht nëntë vjet dhe katër muaj ose t’i paguante shtetit një dëmshpërblim rreth 107 000 EUR. Seanca plenare e Gjykatës së llogarive dha një pezullim të përkohshëm për ekzekutimin e këtij vendimi. Ankimi që kërkonte anulimin e vendimit u rrëzua dhe kërkuesi paraqiti rekurs në kasacion. Qendra e taksave i kërkoi megjithatë kërkuesit të paguante shumën të cilës i ishin shtuar edhe rreth 2 500 EUR për shpenzime të ndryshme. Në tetor 2009, pezullimi i ekzekutimit u konfirmua. Në maj 2010, kërkuesi u informua se interesat e vonesës i ishin shtuar shumës dhe për rrjedhojë ai duhet të paguajë rreth 112 000 EUR para 31 majit. Ai e pagoi shumën në afatin e caktuar.
Në dhjetor 2011, seanca plenare e Gjykatës së llogarive e pranoi pjesërisht rekursin dhe e transferoi çështjen në një dhomë tjetër. Në dhjetor 2013, ajo çmoi se pesë vjetët e specializimit të kërkuesit duhet të llogariteshin si pjesë e gjithë periudhës së detyrimit të shërbimit dhe për pasojë e çoi shumën e dëmshpërblimit në rreth 50 000 EUR. Kështu shteti i ktheu kërkuesit shumën prej afërsisht 60 000 EUR.
Përshkrimi i së drejtës – Neni 4 § 2
a) Fusha e çështjes – Paragrafi 3 b) i nenit 4 të Konventës citon se çdo shërbim me karakter ushtarak nuk konsiderohet si punë e kryer me dhunë ose punë e detyruar. Nga leximi i teksteve ndërkombëtare përkatëse dhe të paragrafit 3 b) të nenit 4 të Konventës në tërësinë e tij, Gjykata çmon se ky nen nuk e mbulon punën që kryejnë ushtarakët e karrierës* .
b) Shqyrtimi i nenit 4 § 2 – Kërkuesi nuk mund ta injoronte detyrimin e angazhimit për të shërbyer në ushtri për një numër të caktuar vitesh pas marrjes së diplomës, që lidhet me studimet falas, pagën e dhënë dhe përfitimin e avantazheve shoqërore që u jepen ushtarakëve të karrierës gjatë formimit
Përllogaritje e kohëzgjatjes së angazhimit të oficerëve të formuar nga ushtria dhe modalitetet e thyerjes së këtij angazhimi varen nga hapësira e vlerësimit të Shteteve. Shqetësimi i shtetit për të rentabilizuar investimin për formimin e kuadrove dhe për të siguruar një numër të mjaftueshëm të tyre gjatë një periudhe të përshtatshme në lidhje me nevojat e tij, justifikon ndalimin e thyerjes së angazhimit gjatë një periudhe të caktuar dhe detyrimin për t’i paguar një dëmshpërblim për të mbuluar shpenzimet që ka kushtuar formimi.
Detyrimi për mjekët ushtarakë që dëshirojnë të largohen nga ushtria para përfundimit të periudhës së detyrimit të shërbimit për t’i paguar shtetit shuma të caktuara për të rimbursuar shpenzimet që shteti ka bërë për t’i formuar, justifikohet plotësisht po të merren parasysh privilegjet që ata përfitojnë në krahasim me studentët në mjekësi civile, të tilla si sigurimi i vendit të punës dhe i pagës. Kështu vetë parimi i uljes së viteve të shërbimit që u mbeten nuk ngre probleme lidhur me parimin e proporcionalitetit.
Sidoqoftë, në momentin e dorëheqjes, kërkuesi është informuar nga ushtria se duhej t’i paguante shtetit një dëmshpërblim rreth 107 000 EUR për vitet që ai duhej të plotësonte. Megjithatë, Gjykata e llogarive më në fund e ka reduktuar shumën e dëmshpërblimit që ai duhej t’i paguante shtetit në afërsisht 50 000 EUR. Kjo shumë nuk mund të konsiderohej si e paarsyeshme meqë ajo arrinte të paktën deri në dy të tretat e shumës që ai kishte marrë gjatë periudhës së kontestuar. Për më tepër, Gjykata e llogarive e kishte pezulluar ekzekutimin e vendimit të ushtrisë.
Por, në maj 2010, drejtoria e taksave të Ministrisë së Financave e ka detyruar kërkuesin të paguajë shumën e duhur tashmë të rritur nga interesat afërsisht me 13 %. Dhe, nëse ai nuk do të pranonte të paguante të gjithë shumën, kjo e fundit do të rritej edhe më shumë për shkak të kohës që do t’i duhej Gjykatës së llogarive për të marrë vendimin.
Përveç kësaj, vendimi i majit 2007 nuk parashikonte përshkallëzimin e borxhit ndërsa ligji e parashikon këtë mundësi.
Duke marrë parasysh këto rrethana, kërkuesi ka qenë i detyruar të veprojë kështu nën shtrëngesë. Autoritetet kanë anashkaluar dy vendime gjyqësore që ishin shtrënguese ndaj tyre dhe kanë këmbëngulur të ekzekutohet vendimi i tyre fillestar i majit 2007, që saktësonte se procedura e pagimit nuk mund të pezullohej nga një ankim i mundshëm i kërkuesit. Duke e detyruar kërkuesin të paguajë menjëherë shumën afërsisht 110 000 EUR të rritur afërsisht deri në 112 000 EUR nga shtimi i interesave, autoritet fiskale kanë krijuar një detyrim të çproporcionuar për të interesuarin.
Përfundimi : shkelje(në unanimitet).
Neni 41 : 5 000 EUR për dëm moral; kërkesë për dëm material, e rrëzuar
* Shih, a contrario, W., X., Y. dhe Z. kundër Mbretërisë së Bashkuar, 3435/67 dhe të tjerë; vendimin e Komisionit të 19 korrik 1968.
© Këshilli i Evropës/Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy