Cindrić dhe Bešlić kundër Kroacisë - 72152/13, Vendimi 6.9.2016 (Seksioni II) Faktet - Në janar të viꢀt 1992, gjatë luꢁës në Kroaci, prindërit e kërkuesve ishim marrë me forcë nga banesa e tyre në pjesën e pushtuar të vendit nga dy burra dhe u qëlluan me armë për vdekje. Heꢀmi në lidhje me vdekjen e tyre nuk ka përfunduar. Kërkuesit ngritën padi civile në lidhje me vrasjet e tyre kundër Shteꢀt por pa sukses dhe u urdhëruan të paguanin shpenzimet në një shumë përafërsisht 6 800 EURO, gjë që sipas mendimit ë tyre shkelte të drejtën e tyre për gëzim paqësisht të sendeve në zotërim të tyre dhe të drejtën e tyre për akses në gjykatë. Ligji - Neni 1 i Protokollit Nr. 1: Gjykata doli me përfundimin që urdhri për shpenzimet solli për pasojë një ndërhyrje në të drejtën e kërkuesit për gëzim paqësisht të sendeve në zotërim të tyre dhe që ndërhyrja kishte qenë e ligjshme dhe kishte ndjekur një qëllim legjitim. Çështja kryesore ishte nëse ishte gjetur balanca e duhur ndërmjet interesit të përgjithshëm dhe të drejtës së kërkuesit sipas Nenit 1 të Protokollit nr. 1. Gjykata duhej të konstatonte nëse, për shkak të ndërhyrjes së Shtetit, kërkuesve u duhej të përballonin një barrë jo-proporcionale dhe te tepërt. Ishte pretenduar që prindërit e kërkuesve ishin rrëmbyer nga dy punonjës policie nga banesa e tyre në një fshat të pushtuar, ishin çuar në një fshat të afërt dhe ishin vrarë me armë, thjesht për shkak të origjinës së tyre etnike Kroate. Pretendimi civil ishte rrëzuar në tërësinë e vet për shkak se Shteti nuk ishte përgjegjës për dëmet që rezultonin nga vrasjet e kryera në territor që në momentin përkatës kishte qenë jashtë kontrollit të tij. Në këtë situatë, kërkuesit ishin urdhëruar të rimbursonin shpenzimet për përfaqësimin e shtetit nga Zyra e Avokatisë së Shtetit në një shumë të barabartë me atë të tarifës së një avokati. Nuk mund të thuhej që padia civile e kërkuesve ndaj shtetit ishte tërësisht pa shkak apo ishte haptazi e paarsyetuar. Mendimi i kërkuesve që dëmi i shkaktuar atyre nga vrasja e prindërve të tyre ishte i mbuluar nga legjislacioni përkatës dhe nuk ishte i paarsyeshëm, meqenëse në atë moment nuk ishte e mundur për ata të dinin se si do të interpretohej legjislacioni. Gjykata i kushtoi rëndësi të veçantë faktit që pala kundërshtare në gjykimin në fjalë ishte Shteti kroat, i përfaqësuar nga Zyra e Avokatisë së Shtetit dhe që shpenzimet e asaj zyre në gjykimin civil në fjalë ishin vlerësuar në bazë të tarifës së një avokati. Megjithatë, zyra, meqenëse ajo financohej nga buxheti i Shtetit, nuk ishte në të njëjtën pozitë si një avokat. Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte ajo e situatës financiare individuale e kërkuesve. Gjykata pranoi që pagesa e shumës së urdhëruar nga gjykatat e brendshme dukej e rëndë për ta. Nën dritën e këtyre faktorëve, Gjykata doli me përfundimin që urdhërimi i kërkuesve të mbulonin të gjitha shpenzimet e përfaqësimit të shtetit në gjykimin në fjalë sillte një barrë jo-proporcionale për ta. Përfundim: shkelje (njëzëri) Gjykata doli njëzëri në përfundimin që ka patur një shkelje të Nenit 6, par 1, të Konventës (pasi ka patur një kufizim jo-proporcional të së drejtës së kërkuesve për akses në gjykatë) dhe nuk ka patur shkelje të Nenit 2 (e drejta për jetën). Neni 41: 5 000 EURO në lidhje me dëmin jo-financiar; 3 400 Euro në lidhje me dëmin financiar.
Full & Egal Universal Law Academy