© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues mbi praktikën e Gjykatës nr. 174
Maj 2014
Qipro kundër Turqisë (shpërblim i drejtë) [GC] - 25781/94
Vendim[1] 12.5.2014 [GC]
Neni 41
Shpërblim i drejtë
Dhënia e shpërblimit të drejtë Shtetit kërkues në lidhje me qytetarët e tij të zhdukur dhe ata që banojnë në enklavën në Qipron veriore
Faktet – Në një vendim të datës 10 maj 2001 ("vendimi kryesor"), Gjykata (Dhoma e madhe) konstatoi një numër shkeljesh të Konventës në adresë të Turqisë, si rrjedhojë e operacioneve ushtarake turke në Qipron veriore në korrik dhe gusht të vitit 1974, vazhdimin e ndarjes së territorit të Qipros dhe të aktiviteteve të "Republikës turke të Qipros Veriore". Lidhur me shpërblimin e drejtë, Gjykata u shpreh unanimisht se çështja e zbatimit të mundshëm të nenit 41 të Konventës nuk ishte gati për vendim dhe do të konsiderohej nga Gjykata në një kohë të mëvonshme. Procedura për ekzekutimin e vendimit kryesor ishte ende në pritje përpara Komitetit të Ministrave në datën e vendimit në fjalë për shpërblim të drejtë,
E drejta – Neni 41
(a) Pranueshmëria
(i) Nëse pretendimeve u ka kaluar koha – Pavarësisht karakterit të saj të veçantë, si një instrument për të drejtat e njeriut, Konventa është një traktat ndërkombëtar që do të interpretohet në përputhje me normat dhe parimet përkatëse të së drejtës ndërkombëtare publike. E drejta e përgjithshme ndërkombëtare, në parim, njeh detyrimin e Qeverisë kërkuese për të vepruar pa vonesa të panevojshme në një mosmarrëveshje ndër-shtetërore, në mënyrë që të garantohet siguria ligjore dhe të mos shkaktohen dëme të shpërpjesëtuara të interesave legjitime të Shtetit të paditur*.
Kërkesa në fjalë është paraqitur në vitin 1994, para Komisioni të atëhershëm Evropian për të Drejtat e Njeriut, në bazë të sistemit që ekzistonte para hyrjes në fuqi të Protokollit nr. 11 (paragrafi 1 më sipër). Sipas Rregullave të Procedurës të Komisionit, në fuqi në atë kohë, kërkuesi (Qeveritë në një çështje ndër-shtetërore apo individët) nuk mund të parashtronte pretendimet për shpërblim të drejtë në fazën e shqyrtimit të themelit. Në vendimin e saj të 10 majit 2001, Gjykata e shtyu vlerësimin e zbatimit të mundshëm të nenit 41 në një kohë më mëvonshme dhe nuk vendosi afate kohor për parashtrimin e pretendimeve për shpërblim të drejtë nga palët.
Vonesa në fjalë ka ndodhur në periudhën ndërmjet dhënies së vendimit të Gjykatës dhe mbikëqyrjes së zbatimit të këtij vendimi nga Komiteti i Ministrave. Gjatë kësaj periudhe të dy Qeveritë kishin të drejtë të besonin se çështja lidhur me akordimin e mundshëm të një shpërblimi të drejtë ishte pezull në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Për më tepër, çështja e shpërblimit të drejtë është përmendur në mënyrë të përsëritur gjatë procedurave për themelin e çështjes
Në vendimin kryesor deklarohej se çështja e një shpërblimi të drejtë të mundshëm nuk ishte gati për vendim dhe shqyrtimi i saj shtyhej për një kohë të mëvonshme, çka do të thotë në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke se Gjykata nuk e kishte përjashtuar mundësinë e shqyrtimit të kësaj çështje në një të ardhme. Pra, asnjë nga palët nuk mund të presë që kjo çështje të mbetej pa u trajtuar, apo që e drejta për të kërkuar shpërblim të drejtë të parashkruhej me kalimin e kohës. Së fundi, siç edhe Qeveria qipriote ka theksuar me të drejtë, ata kurrë nuk kishin bërë ndonjë deklaratë apo të kishin vepruar në një mënyrë të tillë që të nënkuptonte se hiqnin dorë nga e drejta e tyre për të kërkuar shpërblim të drejtë; përkundrazi letra e tyre e 31 gushtit 2007 duhet të shihet si një ri afirmim i qartë i kësaj të drejte. Në këto rrethana, pretendimi i Qeverisë së paditur se ri fillimi i shqyrtimit të pretendimeve të Qeverisë kërkuese dëmtonte interesat e tyre të ligjshme, nuk justifikohej. Në dritën e vendimit mbi çështjen e Naurus, Gjykata çmoi se, në këtë kontekst "dëmi" para së gjithash ka të bëjë me interesat procedurale të Qeverisë së paditur dhe i takonte po asaj (Qeverisë së paditur) për të provuar në mënyrë bindëse mundësinë apo ekzistencën e një dëmi të tillë. Megjithatë, në rastin në fjalë Gjykata nuk sheh ndonjë provë të tillë.
Lidhur me procedurën mbikëqyrëse para Komitetit të Ministrave, të cilës i është referuar Qeveria turke, Gjykata rithekson se konstatimi i shkeljeve në vendimet e saj është në thelb deklarativ dhe se, në bazë të nenit 46 të Konventës, Shtetet kontraktuese marrin përsipër që t’u përmbahen vendimeve përfundimtare të Gjykatës lidhur me çështjet ku ato janë palë dhe ekzekutimi i këtyre vendimeve të mbikëqyret nga Komiteti i Ministrave. Në këtë drejtim, ishte e rëndësishme të mos ngatërroheshin, nga njëra anë, procedurat para Gjykatës, e cila është kompetente për konstatimin e shkeljeve të Konventës, dhënien e vendimeve përfundimtare të cilat janë të detyrueshme për Shtetet palë (neni 19, i marrë së bashku me nenin 46 § 1) dhe akordimin e shpërblimit të drejtë kur është rasti (neni 41) dhe, nga ana tjetër, mekanizmit mbikëqyrës të ekzekutimit të vendimeve, ‘përgjegjësi’ e Komitetit të Ministrave (neni 46 § 2). Më tej, pavarësisht se zhvillimet në periudhën ndërmjet vitit 2001 dhe vitit 2010, gjatë ose në lidhje me procedurat mbikëqyrëse para Komitetit të Ministrave, ishin padyshim të rëndësishme për shqyrtimin e pretendimeve për shpërblim të drejtë të Qeverisë kërkuese, ato nuk e ndalonin Gjykatën të shqyrtonte këto pretendime.
Në dritën e sa më sipër, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye të vlefshme për t’i konsideruar pretendimet e Qeverisë qipriote për shpërblim të drejtë si të parashtruara me vonesë dhe t’i shpallë të papranueshme.
Përfundimi: kundërshtimi paraprak rrëzohet (njëzëri).
(ii) Zbatueshmëria – Duke pasur parasysh natyrën specifike të nenit 41 si lex specialis në raport me rregullat dhe parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, ai zbatohet në çështjet ndër-shtetërore. Megjithatë, për ti dhënë përgjigje pyetjes nëse justifikohet dëmshpërblimi kundrejt Shtetit kërkues, duhet të bëhet një vlerësim rast pas rasti, duke marrë parasysh, inter alia, llojin e kërkesës së bërë nga Qeveria kërkuese, faktin nëse viktimat e shkeljeve mund të identifikohen si dhe qëllimin kryesor të dërgimit të çështjes në Gjykatë nëse kjo mund të kuptohet nga kërkesa fillestare në Gjykatë. Nëse një kërkesë e sjellë para Gjykatës në bazë të nenit 33 të Konventës, përmban lloje të ndryshme pretendimesh që ndjekin qëllime të ndryshme, çdo pretendim duhet të adresohet ndarazi, në mënyrë që të përcaktohet nëse akordimi i një shpërblimi të drejtë në lidhje me të është i justifikuar.
Kur një Palë Kontraktuese ankohet në lidhje me çështje të përgjithshme kundrejt një Pale tjetër Kontraktuese, qëllimi kryesor i është ruajtja e rendit publik të Evropës në kuadër të përgjegjësisë kolektive sipas Konventës. Në këto rrethana nuk është e përshtatshme për ti akorduar një shpërblim të drejtë, edhe nëse ajo e parashtron një pretendim të tillë. Por kur një Palë Kontraktuese denoncon shkeljet e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve të saj (ose viktima të tjera) nga një Palë tjetër Kontraktuese, pretendimet e saj janë në thelb të ngjashme jo vetëm me ato që parashtrohen në kërkesat individuale sipas nenit 34 të Konventës, por edhe me pretendimet e ngritura në kontekstin e mbrojtjes diplomatike. Nëse Gjykata e mbështet këtë lloj kërkese dhe konstaton shkelje të Konventës, do të ishte e përshtatshme akordimi i një shpërblim të drejtë, duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të çështjes dhe kriteret e përcaktuara më sipër. Megjithatë, duhet të mbahet gjithmonë parasysh se, në përputhje me natyrën e Konventës, është individi dhe jo Shteti, ai i cili është ‘i dëmtuari’, drejtpërdrejt apo tërthorazi, nga një shkelje e një apo disa të drejtave të Konventës. Prandaj, shpërblim i drejtë në një çështje ndër-shtetërore duhet gjithmonë të jepet vetëm për të mirën e viktimave individuale.
Në rastin konkret Qeveria qipriote paraqiti pretendime për shpërblim të drejtë në lidhje me shkeljet e të drejtave të Konventës të dy grupeve, saktësisht dhe objektivisht të identifikueshëm njerëzit, që janë 1,456 personat e pagjetur dhe banorët greko-qipriotë në enklavat e gadishullit Karpas. Me fjalë të tjera, shpërblimi i drejtë nuk u kërkua me qëllim dëmshpërblimin e Shtetit për shkeljen e të drejtave të tij, por për të përfituar viktimat individuale. Në këto rrethana, pretendimet sipas nenit 41 të Konventës janë të justifikuara.
Përfundimi: Neni 41 i zbatueshëm në lidhje me personat e zhdukur (me gjashtëmbëdhjetë vota pro dhe një kundër); Neni 41 i zbatueshëm në lidhje me banorët e enklavës (me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy kundër).
(b) Dëmi jo material – Nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me ndjenjat e zgjatura të pafuqisë, dëshpërimit dhe ankthit të banorëve të Karpas, të drejtat e të cilëve sipas neneve 3, 8, 9, 10 dhe 13 të Konventës dhe nenit 2 të Protokollit nr. 1 janë shkelur siç edhe konstatohet në vendimin kryesor.
Kështu, Gjykata iu akordoi shumën prej 30,000,000 euro për dëmin jo material të pësuar nga të afërmit që jetojnë të personave të zhdukur dhe 60,000,000 euro për dëmin jo material të pësuar nga banorët e enklavës së gadishullit Karpas. Shumat e lartpërmendura duhet t’u shpërndahen nga Qeveria kërkuese viktimave individuale të shkeljeve të konstatuara në vendimin kryesor sipas kësaj ndarjeje.
Përfundimi: 90,000,000 euro në lidhje me dëmin jo material (me pesëmbëdhjetë vota pro dhe dy kundër).
(gjithashtu, shih Irlanda k. Mbretërisë së Bashkuar, 5310/71, 18 janar 1978)
* Tokat e Fosforit në Nauru (Nauru k. Australisë), Kundërshtimet Paraprake, vendim, 1992 GJND Rep.
** Në çështjen Nauru, shqyrtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, bëhet fjalë për vonesën lidhur me paraqitjen e kërkesës ndër shtetërore.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy