© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA DE SOUZA RIBEIRO KUNDËR FRANCËS
(Kërkesë nr. 22689/07)
VENDIM
STRASBURG
Ky vendim është korrigjuar më 18 dhjetor 2012, sipas nenit 81 të Rregullores së Gjykatës
13 Dhjetor 2012
Ky vendim është bërë përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen e de Souza Ribeiro kundër Francës,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Nicolas Bratza, President,
Françoise Tulkens,
Nina Vajić,
Lech Garlicki,
Corneliu Bîrsan,
Boštjan M. Zupančič,
Alvina Gyulumyan,
Egbert Myjer,
David Thór Björgvinsson,
Ineta Ziemele,
Päivi Hirvelä,
Zdravka Kalaydjieva,
Nebojša Vučinić,
Angelika Nußberger,
Paulo Pinto de Albuquerque,
Erik Møse,
André Potocki, gjyqtarë,
dhe Michael O’Boyle, Zëvendës Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datat 21 mars dhe 19 shtator 2012,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 22689/07) kundër Republikës së Francës drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetas brazilian z. Luan de Souza Ribeiro (“kërkuesi”), më 22 maj 2007.
2. Kërkuesi u përfaqësua nga Znj. D. Monget Sarrail, avokat që ushtron aktivitetin në Créteil dhe në Guajanën Franceze. Qeveria Franceze (“Qeveria”) përfaqësua nga agjenti i saj, Znj. E. Belliard, Drejtore e Çështjeve Ligjore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
3. Kërkuesi pretendoi shkelje të nenit 8 të Konventës, i marrë më vetëm dhe i shqyrtuar në lidhje me nenin 13, në mënyrë të veçantë pasi nuk kishte pasur asnjë mundësi për të kundërshtuar ligjshmërinë e një urdhri largimi para ekzekutimit të tij.
4. Kërkesa ju dha për gjykim Seksionit të pestë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 9 shkurt 2009 Presidenti i Seksionit njoftoi Qeverinë për kërkesën e paraqitur. U vendos shqyrtimi i pranueshmërisë së kërkesës në të njëjtën kohë më themelin e saj, në pajtim me nenin 29 § 1 të Konventës dhe nenit 54A të Rregullores së Gjykatës..
5. Më 30 qershor 2011 Dhoma e Seksionit të pestë, e përberë nga Presidenti Dean Spielmann dhe gjyqtarët Elisabet Fura, Jean-Paul Costa, Karel Jungwiert, Mark Villiger, Isabelle Berro-Lefèvre dhe Ann Power, si dhe zëvendës kancelare Claudia Westerdiek, vendosi se kërkesa ishte pjesërisht e pranueshme dhe konkludoi me katër vota pro dhe tre kundër se nuk kishte shkelje të nenit 13 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 8. Mendimi i bashkuar i pakicës i gjyqtarëve Spielmann, Berro-Lefèvre dhe Power iu bashkëngjit atij vendimi.
6. Më 27 shtator 2011 kërkuesi kërkoi referim të çështjes Dhomës së Madhe në përputhje me nenin 43 të Konventës. Një panel i Dhomës së Madhe e pranoi kërkesën më 28 nëntor 2011.
7. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës
8. Kërkuesi dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim para Dhomës së Madhe. Me miratim nga Presidenti për të ndërhyrë në procedurën me shkrim si palë e tretë (neni 36 § 2 të Konventës dhe neni 44 § 2 i Rregullores së Gjykatës), u paraqitën vëzhgime e përbashkëta nga Groupe d’information et de soutien des immigrés (GISTI – “Informacion për Imigrantët dhe Grupet e Mbështetjes”), Ligue française des Droits de l’Homme (LDH – “Aleanca për të Drejtat e Njeriut”) dhe Comité inter-mouvements auprès des évacués (CIMADE)
9. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 21 mars 2012 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
U paraqitën përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Znj.A.-F. Tissier, bashkë agjente e Qeverisë Franceze,
Shefe e Seksionit të të Drejtave të Njeriut,
Departamenti i Çështjeve Ligjore,
Ministria e Çështjeve Evropiane dhe të Jashtme,Agjente,
Z.B. Jadot, sekretar draftues, Departamenti i Çështjeve Ligjore,
Ministria e Çështjeve Evropiane dhe të Jashtme,
Z.S. Humbert, Këshilltar ligjor i Sekretarit të Përgjithshëm për
emigracionin dhe integrimin,
ZnjC. Salmon, Zv. Shefe e Çështjeve Ligjore dhe
Institucionale, Delegacion i Përgjithshëm
për Territoret përtej detit,Këshilltar;
(b) për kërkuesin
Znj.D. Monget Sarrail, avokat që ushtron profesionin
në Guiana Franceze,Përfaqësues ligjor,
Znj.L. Navennec Normand, avokat që ushtron profesionin
në Val de Marne, Këshilltar.
Gjykata dëgjoi parashtresat nga Znj. Monget Sarrail dhe Znj. Tissier si dhe përgjigjet e tyre lidhur me pyetje e ngritura nga gjyqtarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
10. Kërkuesi ka lindur në 14 qershor 1988 dhe jeton në Remire Montjoly në Guiana Franceze, një territor francez përtej detit (département) në Afrikën e Jugut.
11. Ai shkoi nga Brazili në Guiana Franceze në vitin 1992, në moshën katër vjeçare, dhe ndoqi shkollën atje për një vit para se të kthehej në Brazil në vitin 1994.
12. Në vitin 1995, me një vizë turistike, kërkuesi u kthye në Cayenne në Guiana Franceze, ku u bashkua me prindërit e tij të cilët kishin leje qëndrimi të përhershme, dhe dy motrat dhe dy vëllezërit e tij, ku njëri prej tyre kishte shtetësi franceze, ndërsa tre të tjerë, duke qenë të lindur në tokën franceze, kishin të drejtë të aplikonin për të. Gjyshërit e tij nga ana e nënës qëndruan në Brazil.
13. Kërkuesi ndoqi shkollën fillore e më pas të mesme në Guiana Franceze në vitet 1996-2004. Duke qenë se nuk kishte dokumentet e duhura qëndrimi dhe nuk mund të aplikonte për to derisa sa të mbushte moshën (shih paragrafin 26 më poshtë), ai u detyrua të linte shkollën në vitin 2004, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
14. Më 25 maj 2005, kërkuesi u arrestua pasi dyshohej për një vepër penale në lidhje me drogën. Me një urdhër të datës 17 maj 2006, Gjykata e të Rinjve në Cayenne e vendosi nën mbikëqyrje gjyqësore dhe e ndaluar të largohej nga Guiana Franceze.
15. Në një vendim të 25 tetorit 2006, Gjykata e të Rinjve në Cayenne e dënoi kërkuesin për posedim të paautorizuar të kokainës, duke qenë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, me dy muaj burgim, të cilat u pezulluan dhe iu dha lirim me kusht për dy vjet, së bashku me detyrimin për të raportuar tek autoritetet dhe për t’iu nënshtruar trajnimit. Në zbatim të këtij vendimi, kërkuesi filloi një kurs formimi profesional që ishte planifikuar të zgjaste nga 13 tetori 2006 deri 30 mars 2007, si pjesë e udhëzimit socio-profesionale dhe skemës së integrimit në Guiana Franceze.
16. Më 25 janar 2007, kërkuesi dhe nëna e tij u ndaluan në një kontroll rrugor. Duke qenë se kërkuesi nuk ishte në gjendje të provonte se prania e tij në tokën franceze ishte e ligjshme, ai u arrestua.
17. Të njëjtën ditë, në orën 10, një urdhër administrativ largimi (arrêté préfectoral de reconduite à la Frontiere) dhe një urdhër administrativ ndalimi u lëshuan ndaj tij. Në urdhrin e largimit deklarohej:
“- Duke pasur parasysh Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të 4 nëntorit 1950 dhe në veçanti nenet 3 dhe 8,
...
- Ndërkohe, sipas raportit nr. 56 prej 25/01/2007, hartuar nga DDPAF. [Departamentit i Policisë Kufitare] i Guiana Franceze, personi i lartpërmendur:
- nuk është në gjendje të provojë se ka hyrë ligjërisht në territorin francez;
- ka qëndruar ilegalisht në territorin francez;
- Ndërkohë, në rrethanat e çështjes në fjalë, një urdhër administrativ largimi duhet nxjerrë ndaj të huajit në fjalë,
- Ndërkohë ky person është informuar për të drejtën e tij për të paraqitur vërejtjet me shkrim,
- Ndërkohë, në rrethanat e çështjes në fjalë, nuk ka asnjë ndërhyrje disproporcionale me të drejtën e personit për jetën familjare,
- Ndërkohë i huaji nuk pretendon se, në rast të kthimit të tij në vendin e tij të origjinës (ose vendin e qëndrimit të përhershëm në të cilin ai ka të drejtë të kthehet) ai do të jetë i ekspozuar ndaj dënimit apo trajtimit në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ,
...
Kështu, urdhërohet largimi (i kërkuesit).”
18. Më 26 janar 2007, at 15:11, kërkuesi i dërgoi dy fakse Gjykatës Administrative të Cayenne.
Njëri përmbante një kërkesë për rishikim gjyqësor të urdhrit të largimit, duke bërë thirrje për anulimin e tij dhe çështjen e lejes së qëndrimit. Në mbështetje të kërkesës së tij, kërkuesi pretendonte në mënyrë të veçantë se urdhri ishte në shkelje të nenit L. 511-4 (2) të Kodit, që rregullonte hyrjen dhe qëndrimin e të huajve dhe azilkërkuesve (Code de l’entrée et du des séjour étrangers demandeurs et d’asile - "CESEDA") (shih paragrafin 26 më poshtë), dhe gjithashtu, duke u mbështetur në nenin 8 të Konventës, se autoritetet kishin haptazi gjykuar keq pasojat e largimit të tij për jetën e tij personale dhe familjare. Ai shpjegonte se, kishte hyrë në territorin francez para moshës trembëdhjetëvjeçare, që kishte jetuar atje mbi baza të përhershme qysh atëherë, që të dy prindërit e tij kishte leje të përhershme qëndrimi, dhe se njëri prej vëllezërve të tij kishte fituar shtetësinë franceze dhe vëllai tjetër ti tij dhe motrat kishin lindur në tokën franceze. Ai më tej parashtronte se, ishte nën detyrimin për t’iu përmbajtur, për dy vjet, lirimit me kusht, në të kundërt përfundonte në burg, dhe se, siç urdhërohej nga vendimi i lirimit me kusht, ai tashmë kishte filluar një kurs në mekanikë.
Faksi tjetër përmbante një kërkesë urgjente për gjykatën për të pezulluar zbatimin e urdhrit të largimit në kuadrin e dyshimeve serioze rreth ligjshmërisë së tij. Në mbështetje të kërkesës së tij, kërkuesi u mbështet përsëri në nenin 8 të Konventës dhe përsëriti argumentet e përmendura në kërkesën për shqyrtim gjyqësor, i cili tregonte se shumica e jetës së tij private dhe familjare kishte kaluar në Guiana Franceze.
19. Më 26 janar, në orën 16.00, kërkuesi u transferua në Belem, në Brazil.
20. Në të njëjtën ditë, gjyqtari i cili shqyrtonte kërkesat urgjente në Gjykatën Administrative të Cayenne e shpalli pa objekt kërkesën urgjente për pezullimin e largimit duke qenë se personi tashmë ishte dëbuar.
Kërkuesi menjëherë kërkoi ndihmë ligjore për të apeluar në Conseil d’Etat kundër atij vendimi. Me një vendim të datës 6 mars 2007 Presidenti i Zyrës për Ndihmë Juridike të Conseil d’Etat refuzoi kërkesën e tij për "mungesën e shkaqeve serioze, të mundshme për të bindur gjykatën".
21. Më 6 shkurt 2007 kërkuesi depozitoi një kërkesë urgjente për mbrojtjen e lirisë themelore (requête en référé liberté) në Gjykatën Administrative të Cayenne. Duke iu referuar Konventës dhe jurisprudencës së Gjykatës, ai pretendoi një ndërhyrje të rëndë dhe në mënyrë të qartë të paligjshme nga autoritetet në të drejtën e tij për një jetë normale familjare dhe të drejtën e tij për mjet ligjor efektiv. Ai kërkoi që, prefekti i Guiana Franceze të udhëzohet për të organizuar kthimin e tij aty brenda njëzet e katër orëve nga njoftimi i urdhrit, t’i jepej mundësia për të mbrojtur veten në mënyrë efektive në lidhje me shkeljet e pretenduara të Konventës, dhe të ribashkohej me familjen e tij, ndërkohë që prefektura shqyrtonte të drejtën e tij për të qëndruar në Guiana Franceze.
Me një urdhër të datës 7 shkurt 2007, gjyqtari i cili shqyrtonte kërkesat urgjente në Gjykatën Administrative të Cayenne hodhi poshtë kërkesën, duke vlerësuar në thelb se, masat e kërkuara nga kërkuesi për nga qëllimi dhe synimet që kërkojnë të arrijnë përbëjnë masa të përhershme, ndërsa gjyqtari i cili shqyrtonte kërkesat urgjente mund të urdhëronte vetëm masa të përkohshme.
22. Në gusht 2007 kërkuesi u kthye ilegalisht në Guiana Franceze.
23. Më 4 tetor 2007 Gjykata Administrative në Cayenne mbajti një seancë ku shqyrtoi kërkesën e hershme të kërkuesit rishqyrtim gjyqësor (shih paragrafin 18 më sipër). Në një vendim të dhënë më 18 tetor 2007 ajo hodhi poshtë urdhrin e largimit. Ajo vuri në dukje në veçanti se, kërkuesi pretendoi se ai ishte kthyer në Francë në vitin 1995, në moshën shtatë vjeçare, dhe kishte banuar atje mbi baza të përhershëm dhe se në mbështetje të pretendimeve të tij ai kishte paraqitur certifikatat e shkollës, vërtetësinë e të cilave prefekti nuk e kundërshtoi. Ajo vërejti se, nëna e kërkuesit kishte një leje të përhershme qëndrimi dhe gjithashtu babai i tij jetonte në Guiana Franceze. Gjykata më tej vuri në dukje se, sipas një urdhri të mbikëqyrjes gjyqësore paraqitur nga kërkuesi, ai ishte arrestuar në Guiana Franceze në vitin 2005 dhe ishte ndaluar të linte territorin. Ajo konstatoi se kërkuesi përmbush kushtet e parashikuara në nenin L. 511-4 (2) të CESEDA, që do të thoshte se ndaj tij nuk duhet të ishte lëshuar urdhri i largimit.
Në përgjigje të kërkesës për të udhëzuar prefektin e Guiana Franceze për ta pajisur kërkuesin me një leje qëndrimi brenda një muaji nda data e dhënies së vendimit, Gjykata konsideroi se vendimi i saj nuk përfshin medoemos çështjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm pasi ky vendim ka të bëj vetëm me rrëzimin e urdhrit të largimit. Megjithatë, Gjykata caktoi një afat kohor tre mujor brenda të cilit Prefektit duhet të zgjidhte çështjen e statusit të qëndrimit të kërkuesit.
24. Më 16 qershor 2009, prefektura e Guiana Franceze i lëshoi kërkuesit një leje qëndrimit "vizitori", e cila ishte e vlefshme për një vit, por nuk e lejonte atë të punësohej. Një hetim zbuloi se, autoritetet kishin lëshuar lejen "vizitor" gabimisht. Më 23 shtator 2009, kërkuesit iu lëshua një leje qëndrimi e re për "jetën private dhe familjare". Ajo mbante datën e qershorit 2009, dhe ishte e vlefshme për një vit dhe e lejonte kërkuesin të punonte.
Leja e qëndrimit nuk u rinovua pas skadimit të saj më 15 qershor 2010 për shkak të një problemi me dokumentet e kërkuara për rinovimin e saj. Më 14 tetor 2010, kërkuesit iu lëshua një leje qëndrimi e re, e vlefshme nga 16 qershor 2010 deri 15 qershor 2011, dhe u rinovua më pas duke u shtyrë deri më 15 qershor 2012. Kërkuesi tani mban një leje qëndrimi të rinovueshme për “jetën private dhe familjare”.
II. E DREJTA DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
25. Guiana Franceze është një département ose rajon francez përtej detit. Neni 73 i Kushtetutës përcakton se, në départements ose rajonet përtej detit, ligjet dhe rregullimet franceze do të zbatohen automatikisht, edhe pse rregullime mund të bëhen për të lejuar karakteristika të veçanta dhe kufizime në ato territore. Ku flitet për ligjet e emigracionit, regjimi i zbatueshëm në territoret përtej detit është ai i përcaktuar nga Kodi, i cili rregullon hyrjen dhe qëndrimin e të huajve dhe azilkërkuesve (CESEDA), me dallime të caktuara.
A. Dispozitat që rregullojnë qëndrimin e të huajve
26. Dispozitat përkatëse të CESEDA në fuqi në atë kohë parashikojnë si më poshtë:
Neni L. 313-11
“Me përjashtim të rastit kur prania e tyre paraqet një kërcënim për rendin publik, leja e përkohshëm e qëndrimit “të jetës private dhe familjare” do t’’ jepet automatikisht: :
(1) një të huaji, në vitin pasues të ditëlindjes së tij të tetëmbëdhjetë, ... kur të paktën njëri nga prindërit ka një leje të përkohshëm ose plotë qëndrimit ...;
(2) një të huaji, në vitin pasues të ditëlindjes së tij të tetëmbëdhjetë, ... nëse ai mund të provojë me çdo mjet që ai ka jetuar përgjithësisht në Francë, me të paktën një nga prindërit e tij legjitime biologjik ose birësues, qysh në moshën trembëdhjetë vjeçare, ku birësimi është përcaktuar sipas nenit L. 314 - 11; kushti i parashikuar në nenin L. 311-7 nuk kërkohet; ...”
Neni L. 511-4
“Personat në vijim nuk do t’u kërkohet të lënë territorin francez, apo të bëhen subjekt i një urdhri largimi, sipas dispozitave të këtij kapitulli:
(1) ...;
(2) Të huajt të cilët mund të provojnë me çdo mjet që ata kanë qenë rezidentë të zakonshëm në Francë të paktën qysh në moshën trembëdhjetë vjeçare; ...”
27. Këto dispozita janë të zbatueshme në të gjithë territorin francez, duke përfshirë edhe territoret franceze përtej detit.
B. Masat e dëbimit dhe ankimi në gjykatën administrative
1. Ligji i zbatueshëm në përgjithësi
28. Në atë kohë masat e dëbimit rregulloheshin nga Libri V i CESEDA, i futur nga ligji nr. 2006-911 i datës 24 korrik 2006. Ato përfshinin detyrimin t’u larguar nga territori francez (neni L. 511-1-I) dhe largimin administrativ (neni L. 511-1-II).
29. Një i huaj i cili nuk mund të provojë se ai ose ajo kishte hyrë ligjërisht në Francë, ose që kishin qëndruar atje ilegalisht, dhe të cilët nuk mund të jenë të autorizuar të qëndrojnë për ndonjë arsye tjetër, mund të urdhërohet të largohen, veçanërisht me anë të një urdhri administrativ largimi (nenet L. 511-1 tek L. 511-3 të CESEDA).
30. Nëse i huaji ishte vendosur në paraburgim administrativ, ai ose ajo informohej për të drejtat e tij apo të saj dhe kishte të drejtë për ndihmë ligjore të dhënë nga një shoqatë në qendrën e paraburgimit. Këto shoqata ishin subjekte juridike të cilat kishin lidhur marrëveshje me Ministrinë përgjegjëse për azilin dhe qëllimi i tyre ishte që të informonte qytetarët e huaj në fjalë dhe për t’i ndihmuar ata që të ushtronin të drejtat e tyre. Në vitin 2007, vetëm CIMADE ishte i pranishëm në qendrat e paraburgimit administrative franceze. Që nga viti 2010 katër shoqata të tjera kanë qenë të pranishme: Ordre de Malte, Shoqata e Shërbimeve Shoqërore, familjare dhe të Emigracionit (ASSFAM), France Terre d’Asile dhe Forum des Réfugiés.
31. Ankimet kundër urdhrave administrativë për largim mund të paraqiten para gjykatës administrative brenda dyzet e tetë orëve nga njoftimi i tyre (neni L. 512-2 të CESEDA). Ankimi pezullonte ekzekutimin e urdhrit të largimit, por nuk ndalonte autoritet që ta vendosnin të huajin në paraburgim administrativ. I huaji nuk mund të dëbohej para mbarimit të afatit për ankim ose - nëse çështja ishte referuar në gjykatë - para se gjykata të kishte marrë një vendim (neni L. 512-3 të CESEDA). Vendimi për vendin e destinacionit ishte më vete nga urdhri i largimit. Në qoftë se ai vendim kundërshtohej në të njëjtën kohë me kundërshtimin e urdhrit të largimit, ankimi kishte gjithashtu efekt pezullues (neni L. 513-3 të CESEDA).
32. Ankimi merr formën e një kërkese për rishikim gjyqësor, pa shqyrtimin e çështjes së kompensimit. Prandaj, vendimi i Gjykatës Administrative përqendrohet vetëm mbi ligjshmërinë e urdhrit të largimit. Gjykata shqyrton proporcionalitetin e arsyeve të politikave publike me lirinë (të) themelore në të cilat mbështetej i huaji. Kur shqyrton një ankim kundër vendimit të përcaktimit të vendit në të cilin i huaji do transferohet, gjykata shqyrton pajtueshmërinë me nenin 3 të Konventës. Ajo gjithashtu shqyrton proporcionalitetin e qëllimeve që ndjek urdhri i largimit në lidhje me ndërhyrjen në jetën private apo familjare e të huajit, që mbrohet nga neni 8 i Konventës.
33. Gjykata administrative duhet të marrë një vendim brenda shtatëdhjetedy orëve.
34. Një kërkesë kundër vendimit të gjykatës administrative mund t’i paraqitet kryetarit të gjykatës administrative të apelit që ka juridiksionin territorial, ose një personi të deleguar prej tij. Kjo kërkesë nuk ka efekt pezullues (neni R. 776-19 i Kodit për Gjykatat Administrative).
35. Pasojat e shfuqizimit të një urdhri administrativ largimi ishin të përcaktuara në nenin L. 512-4 të CESEDA. Para së gjithash, shfuqizimi i jepte fund çdo ndalimit administrativ ose arresti shtëpiak. Më pas, i huaji pajisej me një leje qëndrimi të përkohshme, ndërsa autoriteti administrativ shqyrtonte rastin e tij ose e saj. Së fundi, gjykatësi përgjegjës për çështjet e largimit, jo vetëm sa thjesht e kthen të huajin tek autoritetet administrative, por sipas nenit L. 911-2 të Kodit të Gjykatave Administrative, ai gjithashtu urdhëron prefektit të vendosë nëse personi kishte të drejtën të pajisej me një leje qëndrimi, "pavarësisht faktit nëse ai ose ajo kishte aplikuar për një të tillë" dhe të caktonte një afat kohor brenda të cilit situata e të huajit në fjalë të rishikohej (shih, për shembull, Conseil d’Etat, 13 tetor 2006, kërkesa nr. 275262, M. Abid A.).
36. Megjithatë, një vendim i gjykatës administrative i cili shfuqizon një urdhri largimi nuk e detyron prefektin të lëshojë një leje qëndrimi, pasi ai nuk ka të bëjë me shfuqizimin e një vendimi për refuzimin e dhënies së një leje qëndrimi (shih vendimin udhërrëfyes të Conseil d’Etat i 22 shkurtit 2002, kërkesë nr. 224496, Dieng, pasuar nga vendime të tjerë). Kjo zbatohet edhe kur vendimi për shfuqizimin e një urdhri largimi ishte bazuar në shkaqe që lidhen me themelin, të tilla si shkelje e nenit 8 të Konventës. Sipas jurisprudencës, një rishikim i situatës së personit mjaftonte për të ekzekutuar plotësisht një vendim për të shfuqizuar një urdhër largimi për shkaqe në lidhje me themelin. Megjithatë, parimi res judicata ndalon autoritetin administrativ nga nxjerrja e një urdhri të ri largimi mbi të njëjtat arsye, pa treguar ndonjë ndryshim rrethanash.
37. Këto dispozita (shih paragrafët 28-36 më sipër) janë ndryshuar pjesërisht nga Ligji nr. 2011-672 i datës 16 qershor 2011 për emigracionin integrimin, dhe kombësinë, i cili harmonizoi procedurën për largimin e të huajve të paligjshëm. Zgjidhjet e adaptuara më parë në jurisprudencën lidhur me masat administrative të largimit janë përgjithësisht të zbatueshme edhe në situatën aktuale.
2. E drejta e zbatueshme në Guiana Franceze
38. Dispozitat përkatëse të CESEDA, në versionin në fuqi në atë kohë, parashikojnë si vijon:
Neni L. 514-1
“Për qëllime të kësaj pjese, dispozitat e mëposhtme do të zbatohen në Guiana Franceze dhe Shën Martin::
(1) Nëse autoriteti konsullor e kërkon, urdhri i largimit nuk do të ekzekutohet pa kaluar një ditë e plotë nga njoftimi i tij;
(2) Pa cenuar dispozitat e paragrafit të mësipërm, një i huaj i cili është urdhëruar për të lënë territorin francez apo ndaj të cilit një është lëshuar një urdhër largimi administrativ dhe i cili i drejtohet gjykatës administrative mund, në të njëjtën kohë, të aplikojnë për një pezullim të ekzekutimit.
“Rrjedhimisht, dispozitat e neneve L. 512-1 dhe L. 512-2 ndaj L. 512-4 [ku një urdhër largimi i lëshuar nga prefekti mund të kundërshtohet para gjykatës administrative brenda dyzet e tetë orë, me efekt pezullues mbi ekzekutimi i urdhrit të largimit] nuk zbatohen në Guiana Franceze apo Shën Martin.”
39. Pra, ndryshe në ligj i zakonshëm francez, (shih paragrafin 31 më sipër), një ankim në gjykatën administrative nuk e ndalon ekzekutimin e një urdhri largimi. Ky përjashtim, i paraqitur fillimisht për një periudhë të kufizuar, u bë i përhershëm në Guiana Franceze nga Ligji për Sigurinë e Brendshme (Ligji nr. 2003 239 i datës 18 mars 2003).
40. Kur u pyetën për të shqyrtuar përputhjen e kësaj mase me Kushtetutën franceze, siç parashikohet në nenin 61 të Kushtetutës, Këshilli Kushtetues e miratoi atë. Në vendimin e tij nr. 2003-467 të datës 13 mars 2003, kur shqyrtoi përputhjen e masës me nenin 73 të Kushtetutës, Këshilli Kushtetuese vuri në dukje:
“Nenet 141 dhe 142 [i Ligjit për Sigurinë Kombëtare] i bëri dispozitat e veçanta ... të përhershme në Guiana Franceze dhe në komunën e Shën Martinit në Guadalupe; sipas këtyre dispozitave, refuzimi për të nxjerrë një leje qëndrimi për të huajt të caktuara nuk i paraqitet për mendim Komitetit për lejet e qëndrimit të parashikuar në nenin 12 quater e urdhrit të 2 nëntorit 1945, dhe një ankim kundër një urdhri largimi nuk ka efekt pezullues.
Deputetët argumentuan se, duke e bërë të përhershëm këtë rrëgjim të veçantë nenet 141 dhe 142 të ndërhyjnë “në të drejtat e mbrojtura me kushtetutë dhe garancitë e tilla si e drejtat e mbrojtjes” dhe shkon përtej përshtatjeve me legjislacionin e départements përtej detit, të autorizuara nga neni 73 i Kushtetutës.
Në mënyrë që të lejojë situatën e veçantë dhe vështirësitë e zgjatura të hasura në lidhje me qarkullimin ndërkombëtar të njerëzve në département e Guiana Franceze dhe në komunën e Shën Martin në département-in e Guadalupës, Parlamenti ka ruajtur regjimin e veçantë, të paraqitur sipas neneve 12 quater dhe 40 të urdhrit të 2 nëntorit 1945, të përmendura më lart, pa prishur ekuilibrin e kërkuar nga Kushtetuta, ndërmjet nevojave të politikës publike dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë. Personat në fjalë vazhdojnë të gëzojnë të drejtën e ankimit ndaj masave administrative, dhe në veçanti të drejtën për të paraqitur kërkesa urgjente me gjykatën administrative. Duke pasur parasysh rrethanat e veçanta, të cilat janë të lidhura direkt me qëllimin e veçantë të forcimit të luftës kundër emigracionit të paligjshëm, legjislacioni nuk ka shkelur parimin kushtetues të barazisë. Rregullimet në fjalë nuk janë në kundërshtim me nenin 73 të Kushtetutës. ...”
41. Lidhur me largimin e të huajve, legjislacioni francez parashikon përjashtime të ngjashme në gjashtë "départements dhe rajone" përtej detit dhe komunitete të tjera (Guadalupe, Mayotte, Wallis dhe Futuna, Saint-Barthélemy, Saint-Martin, Polinezia Franceze) dhe Kaledonia e Re.
C. Kërkesat urgjente
42. Dispozitat ligjore që rregullojnë kërkesat urgjente për shtyrjen e ekzekutimit ose për mbrojtjen e një lirie themelore (référé suspension ose référé liberté) janë automatikisht të zbatueshme në Guiana Franceze ashtu siç janë kudo tjetër në Francë. Dispozitat përkatëse të Kodit të Gjykatave Administrative, parashikojnë si vijon:
Neni L. 521-1
“Kur një kërkesë bëhet për të shfuqizuar apo ndryshuar një vendim administrativ, qoftë ky edhe vendim mospranimi, gjyqtari që shqyrton kërkesat urgjente mund të urdhërojë që ekzekutimi i vendimit ose disa nga efektet e tij të pezullohen, kur natyra urgjente e çështjes e justifikon dhe kur ka baza të tilla që të ngrenë dyshime serioze, në bazë të dosjes, për sa i përket ligjshmërisë së vendimit..
Kur është dhënë një urdhër për pezullimin e ekzekutimit, një vendim lidhur me shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të kundërshtuar duhet marrë sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja e ekzekutimit do të përfundojë në më të fundit, sapo të merret një vendim mbi kërkesën për shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit.”
Neni L. 521-2
“Kur i paraqitet një kërkesë e tillë urgjente, gjyqtari i cili shqyrton kërkesat urgjente mund të urdhërojë çfarëdo masash që ai i konsideron të nevojshme për të mbrojtur një liri themelore e cila është shkelur në mënyrë serioze dhe haptazi në kundërshtim me ligj nga një entitet i së drejtës publike ose një organizatë sipas të drejtës private përgjegjëse për menaxhimin e një shërbim publik, në ushtrimin e kompetencave të tyre. Gjyqtari do të duhet të dalë me një vendim brenda dyzet e tetë orëve.”
43. Kur shqyrtonte një rast lidhur me Guiana Franceze, duke iu referuar nenit L. 521-1 të Kodit të Gjykatave Administrative, Conseil d’Etat vuri në dukje:
“Urgjenca e çështjes justifikon pezullimin e ekzekutimit të masës administrative, kur ekzekutimi i saj, në një mënyrë mjaft të rëndë dhe të menjëhershëm, do të dëmtonte një interes publik, situatën e kërkuesit apo interesat që ai kërkon të mbrojë. Gjyqtari i kërkesave urgjente, të cilit i është paraqitur një kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të një vendimi për mos dhënien e një leje qëndrimi vlerëson urgjencën dhe jep arsyet, duke marrë parasysh ndikimin e menjëhershëm të refuzimit për dhënien e lejes së qëndrimit mbi situatën praktike të individit në fjalë. Sipas nenit L. 514-1 të Kodit i cili rregullon hyrjen dhe qëndrimin e të huajve dhe azilkërkuesve përcakton se neni L. 512-1 i të njëjtit Kod nuk zbatohet në Guiana Franceze; një ankim nga një i huaj kundër një refuzimi për dhënien e një leje qëndrimi, e kombinuar me detyrimin për të lënë territorin francez në drejtim të një vendi të specifikuar, nuk e pezullon ekzekutimin e detyrimit për të lënë territorin francez”.
44. Në këto rrethana, Conseil d’Etat vazhdoi më tej duke çmuar që:
“mundësitë që një masë dëbimi të mund të zbatohet në çdo kohë ... mund të konsiderohet se karakterizon një situatë urgjente duke hapur kështu mundësinë për gjyqtarin i cili shqyrton kërkesat urgjente të vendosë pezullim e ekzekutimit të vendimit për refuzimin e dhënies së një leje qëndrimi, së bashku me detyrimin për të lënë territorin francez, në përputhje me dispozitat e nenit L. 521-1 të Kodit të Gjykatave Administrative ". (Conseil d’Etat, 9 nëntor 2011, M. Takaram A., nr. 346700, Koleksioni Lebon)
D. Opinioni nr. 2008-9 i Komisionit Kombëtar për Etikën Policore
45. Në përgjigje të një ankese të depozituar më 23 janar 2008, Komisioni Kombëtar për Etikën policore (Commission nationale de déontologie de la sécurité) shqyrtoi rrethanat në të cilat z. C.D, një shtetas brazilian, ishte ndaluar më 12 nëntor 2007 nga skuadra e lëvizshme e hetimit e Policisë Kufitare të département të Guiana Franceze, ishte marrë në paraburgim dhe ishte mbajtur i ndaluar në pritje të dëbimin e tij, dhe më pas vdiq gjashtë orë pasi u shtrua në spital në Cayenne.
46. Në opinionin e tij prej 1 dhjetor 2008, Komisioni Kombëtar për Etikën Policore vuri në dukje:
“Ekzistenca brenda policisë kufitare në Guiana Franceze, nga viti 2006 deri në 30 Janar 2008 - kur dy njësite e patrullimit të rrugëve nacionale të skuadrës së lëvizshme të hetimit u shpërbënë - i metodave të punës dhe praktikat e përpunimit të të dhënave të cilat, nën mbulesën e procedurave formalisht të ligjshme, sistematikisht dhunojnë të gjitha parimet e procedurës penale dhe në veçanti të drejtat më elementare të personave të arrestuar, ... duke falsifikuar qëllimisht periudhat kohore të përmendura në raportet e tyre, ose duke përdorur formularë të gatshëm ku njerëzit të cilët ndaloheshin ose mbaheshin në paraburgim u hiqeshin të drejtat e tyre para se ata të kishin një shans për të shprehur dëshirat e tyre për këtë çështje.
Për shkak të natyrës sistematike dhe zgjatur në kohë të këtyre shkeljeve të ligjit ...Komisioni fuqimisht rekomandon që...
të merren masat disiplinore kundër të gjithë atyre ... të cilët kanë nxitur apo zbatuar ato apo i kanë lejuar ato të vazhdonin për një kohë kaq të gjatë ...
Më në përgjithësi, Komisioni kërkon që të gjithë ata që shërbejnë në territoret përtej detit të mbajnë parasysh:
...
në luftën kundër emigracionit të paligjshëm numri i largimeve efektive të kërkuara nga autoritetet qendrore nuk duhet në asnjë mënyrë të ndikojë në cilësinë dhe ligjshmërinë e procedurave;
dhe çfarëdo hapash ligjorë të merren pas arrestimit - ndalimit në paraburgim, kontrolli i identitetit dhe ndalimi administrativ - personat në fjalë kanë të drejta të caktuara për të cilat, është detyrë e policisë t’i informojë ata në praktikë, në një gjuhë që ata e kuptojnë, duke u dhënë mënyrë atyre t’i ushtrojnë këto të drejta efektivisht dhe jo vetëm sa për dukje.”
III. INSTRUMENTET DHE PRAKTIKA NDËRKOMBËTARE PËRKATËSE
A. Instrumentet e Këshillit të Evropës
1. Komiteti i Ministrave
47. Më 4 maj 2005, Komiteti i Ministrave miratoi "Njëzet udhëzime për kthimin e detyruar". Udhëzimet përkatëse, lexojnë si vijon:
“Udhëzimi 2. Nxjerrja e urdhrit të largimit
Urdhrat e largimit merren vetëm në zbatim të një vendimi të marrë në përputhje me ligjin.
1. Një urdhër largimi, do të lëshohet vetëm kur autoritetet e shtetit pritës kanë vlerësuar të gjitha informatat përkatëse që janë lehtësisht në dispozicion të tyre, dhe mendojnë, për aq sa arsyeshëm mund të pritet, se pajtueshmëria me, ose zbatimi i urdhrit, nuk e përballte personin i cili do të kthehej me:
a. një rrezik real për t’u ekzekutuar, ose për t’iu nënshtruar torturës apo trajtimit çnjerëzor ose degradues;
b. një rrezik real të për t’u vrarë apo t’iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor apo degradues nga organizma jo-shtetërorë, në qoftë se autoritetet e shtetit ku ai do të kthehej, palët apo organizatat që e kontrollojnë shtetin, apo pjesë të konsiderueshme të territorit të shtetit, përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare, nuk janë në gjendje apo të gatshme për të siguruar një mbrojtje të përshtatshme dhe efektive; ose
c. situata të tjera të cilat, sipas ligjit ndërkombëtar ose legjislacionin kombëtar, që nuk justifikonin dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare.
2. Një urdhër largimi, do të lëshohet vetëm kur autoritetet e shtetit pritës kanë konsideruar të gjitha informatat përkatëse që janë lehtësisht në dispozicion të tyre, dhe mendojnë se, ndërhyrja e mundshme në të drejtën e të kthyerit për të respektimin e jetës familjare dhe / ose private, është, veçanërisht në përpjesëtim me qëllimin e ligjshëm të ndjekur.
...
Udhëzimi 5. Mjete ligjore të ankimit kundër urdhrit të largimit
1. Në urdhrin e largimit, ose në procesin që çon në urdhrin e largimit, subjekti i urdhrit të largimit, duhet t’i ofrohet një mjet efektiv ankimi përpara një autoriteti kompetent ose organi të përbërë nga anëtarë, të cilët janë të paanshëm dhe japin garanci për të qenë të pavarur. Autoriteti ose organi kompetent do të ketë fuqinë e shqyrtimit të urdhrit të largimit, duke përfshirë edhe mundësinë e pezullimit përkohësisht të ekzekutimit të tij.
2. Mjeti ligjor i ankimit duhet të ofrojë garancitë e kërkuara procedurale dhe të paraqesë karakteristikat e mëposhtme:
– Afatet kohore për ushtrimin e mjetit ligjor të ankimit nuk duhet të jenë në mënyrë të paarsyeshme të shkurtra;
– Mjeti ligjor i ankimit duhet të jetë i aksesueshme, që nënkupton në veçanti se kur subjekti i urdhrit të largimit nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për të paguar për ndihmë ligjore të nevojshme, atij/ asaj duhet t’i ofrohet kjo ndihmë pa pagesë, në përputhje me rregullat përkatëse kombëtare në lidhje ndihmë ligjore;
– kur personi që do kthehet pretendon se, largimi do të rezultonte në shkeljen e të drejtave të njeriut, siç është përcaktuar në udhëzimin 2.1, mjeti ligjor i ankimit duhet të sigurojë shqyrtimin rigoroz të një pretendimi të tillë.
3. Ushtrimi i mjetit ligjo të ankimit duhet të ketë një efekt pezullues kur subjekti i urdhrit të kthimit ka një pretendim të diskutueshëm që ai ose ajo do t’i nënshtrohej trajtimit në kundërshtim me të drejtat e njeriut, siç është përcaktuar në udhëzimin 2.1.”
2. Komisioneri për të Drejtat e Njeriut
48. Komisioneri për të Drejtat e Njeriut nxori një rekomandim në lidhje me të drejtat e të huajve që dëshirojnë të hyjnë në një Shtet Anëtare të Këshilli të Evropës dhe zbatimin e urdhrave të dëbimit (CommDH(2001)19). Ky rekomandim i datës 19 shtator 2001, përfshin paragrafin e mëposhtëm:
“11. Është thelbësore që e drejta e mjetit efektiv ligjor brenda kuptimit të nenit 13 të KEDNJ-së nuk duhet të garantohet vetëm në ligj, por gjithashtu edhe në praktikë kur një person pretendon se autoritetet kompetente kanë shkelur ose ka të ngjarë të shkelin të drejtën e garantuar nga KEDNJ. E drejta e mjetit efektiv duhet të garantohet për këdo që dëshiron të kundërshtojë një urdhër kthimi ose dëbimi. Pezullimi i zbatimit të një urdhri dëbimi duhet të jetë i mundur, të paktën aty ku kemi pretendim për shkelje të neneve 2 dhe 3 të KEDNJ.”
B. Direktiva 2008/115/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 16 dhjetor 2008 mbi standardet dhe procedurat e përbashkëta në Shtetet Anëtare për kthimin e qëndruesve të paligjshëm të vendeve të treta ("Direktiva e Kthimit ")
49. Pjesët përkatëse të neneve 5, 12 dhe 13 të Direktivës lexojnë si vijon:
Neni 5
“Moskthimi, interesat më të mira të fëmijës, jetës familjare dhe gjendja shëndetësore
Në zbatimin e kësaj Direktive, Shtetet Anëtare duhet të marrin parasysh siç duhet:
(a) interesin më të mirë të fëmijës;
(b) jetën familjare;
(c) gjendjen shëndetësore të shtetasve të interesuar të vendeve të treta,
dhe respektimi i parimit të moskthimit.”
Kapitulli III
Garancitë Procedurale
Neni 12
“Forma
1. Vendimet e kthimit, vendime për ndalim hyrje, nëse janë nxjerrë të tilla, dhe vendimet e largimit duhet të jepen në formë të shkruar dhe të jepen arsye ligjore dhe faktike si dhe të jepet informacion mjetet ligjore të ankimit në dispozicion.
...”
Neni 13
“Mjetet e ankimit
1. Shtetasit e vendeve të treta në fjalë do t’u ofrohet një mjet efektiv për të apeluar kundër ose të kërkojnë rishikimin e vendimeve në lidhje me kthimin, siç përmendet në nenin 12 (1), para një autoriteti kompetent gjyqësor apo administrativ ose organi kompetent i përbërë nga anëtarë, të cilët janë paanshëm dhe që japin garanci për të qenë të pavarur.
2. Autoriteti apo organi i përmendur në paragrafin 1 do të ketë fuqinë për të rishikuar vendimet e kthimit, sipas nenin 12 (1), duke përfshirë edhe mundësinë e pezullimit përkohësisht zbatimin e tyre, përveç nëse një pezullim i përkohshëm është i përcaktuar në bazë të legjislacionit kombëtar.. ...”
C. Vërejtjet përmbyllëse të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në raportin e katërt periodik të Francës
50. Në përputhje me nenin 40 të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, më 9 dhe 10 korrik të vitit 2008, Komiteti për të Drejtat e Njeriut shqyrtoi raportin e katërt periodik të Francës (CCPR/C/FRA/4). Më 22 korrik 2008, ai miratoi vërejtjet e tij përmbyllëse (CCPR/C/FRA/CO/4) në atë raport, i cili përfshinte si në vijim:
“...asnjë mjet ligjor ankimi në gjykatat nuk është në dispozicion të personave të dëbuar nga territori përtej detit i Mayotte, që përfshin rreth 16 000 të rriturit dhe 3 000 fëmijë në vit, dhe as në Guiana Franceze...
Shteti palë duhet të sigurojë që kthimi i shtetasve të huaj, duke përfshirë edhe azil-kërkuesit, të vlerësohet përmes një procesi të drejtë që në mënyrë efektive përjashton rrezikun e vërtetë që çdo person të përballet me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut pas kthimit të tij.
Shtetasit e huaj dhe azil-kërkuesit pa dokumente duhet të informohen siç duhet dhe t’u garantohen të drejtat e tyre, përfshirë të drejtën për të aplikuar për azil, dhe aksesin në ndihmën ligjore falas. Shteti palë duhet gjithashtu të sigurojë që të gjithë individët që i nënshtrohen urdhrave të dëbimit të kenë një periudhë të mjaftueshme për të përgatitur një kërkesë për azil, me qasje të garantuara për përkthyesit, dhe të drejtën e ankimit me efekt pezullues. "(Dy paragrafët e fundit të tipit bold në tekstin origjinal )
E DREJTA
I. OBJEKTI I ÇËSHTJES PARA DHOMËS SË MADHE
51. Në parashtrimet e tyre në Dhomën e Madhe, Qeveria ngriti një kundërshtimin paraprak lidhur me kërkesën sipas nenit 8 të Konventës. Në vendimin e saj të datës 30 qershor 2011, megjithatë, Dhoma deklaroi kërkesën në lidhje me mungesën e një mjeti efektiv ligjor (nenet 13 dhe 8 i Konventës të marra së bashku) të pranueshme dhe kërkesën në lidhje me ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtën e kërkuesit për respektimin e jetës së tij private dhe familjare (neni 8 i Konventës marrë më vete) të papranueshme. Dhoma hodhi poshtë kërkesën e fundit si të papajtueshme ratione personae me Konventën pasi kërkuesi nuk mund të konsiderohet të jetë një "viktimë" brenda kuptimit të nenit 34. Pra, Dhoma e Madhe, do të shqyrtojë vetëm kërkesën e shpallur të pranueshme nga Dhoma, pasi "çështja" referuar Dhomës së Madhe është kërkesa e deklaruar e pranueshme nga Dhoma (shih, midis të tjerave, K. dhe T. kundër Finlandës [GC], nr. 25702/94, § § 140-141, ECHR 2001-VII, dhe Taxquet kundër Belgjikës [GC], nr. 926/05, § 61, ECHR 2010).
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 I SHQYRTUAR NË LIDHJE ME NENIN 8 TË KONVENTËS
52. Kërkuesi pretendoi se ai nuk kishte pasur asnjë mjet ankim efektiv sipas ligjit francez në lidhje me ankesën e tij të ndërhyrjes së paligjshme në të drejtën e tij për respektimin e jetës së tij private dhe familjare, si pasojë e dëbimit të tij në Brazil. Ai mbështetej në nenin 13 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 8, i cili lexuar si vijon:
Neni 8
“1. Çdokush ka të drejtë që t’i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
Neni 13
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë, ka të drejtë të bëjë ankim efektiv tek një organ i vendit të tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Vendimi i Dhomës
53. Në vendimin e saj të datës 30 qershor 2011, Dhoma vuri në dukje se Gjykata Administrative në Cayenne kishte shfuqizuar urdhrin e largimit ndaj kërkuesit duke e vlerësuar si të paligjshëm më 18 tetor 2007, pothuajse nëntë muaj pas largimit të tij në Brazil. Gjithashtu, ajo vuri në dukje se, ai nuk ishte pajisur me një leje qëndrimi duke i mundësuar kështu të jetonte ligjërisht në Guiana Franceze deri më 16 qershor 2009. Mbi këtë bazë, Dhoma konsideroi se, në kohën e dërgimit të kërkuesit në Brazil një pyetje serioze kishte lindur lidhur me pajtueshmërinë me nenin 8 të Konventës. Ajo konsideroi se kërkuesi kishte një kërkesë "të diskutueshme" për qëllimet e nenit 13 të Konventës dhe sipas kuptimit të jurisprudencës së Gjykatës. Rrjedhimisht, ajo vazhdoi me shqyrtimin e themelit të kërkesës dhe efektivitetin e mjetit ligjor të ankimit në dispozicion të kërkuesit në Guiana Franceze. Ajo konstatoi se, mjeti ligjor i ankimit me të cilin kërkuesi kish pasur mundësi të mbronte veten para Gjykatës Administrative në Cayenne i kishte bërë të mundur që urdhri i largimit ishte deklaruar i paligjshëm dhe, më pas, i kishte mundësuar marrjen e një leje qëndrimi, edhe pse, duke qenë se nuk kishte efekt pezullimi, kërkuesi ishte larguar para se Gjykata Administrative të mund të shqyrtonte rastin e tij. Më tej ajo theksoi se largimi i kërkuesit nuk kishte shkëputur për një kohë të gjatë lidhjet me familjare të tij, pasi ai kishte qenë në gjendje të kthehej në Guiana Franceze pas disa kohë - megjithëse ilegalisht në fillim - dhe i ishte dhënë një leje qëndrimi. Duke pasur parasysh, inter alia, hapësirën e vlerësimit që Shtetet gëzojnë në çështje të tilla, Dhoma u shpreh se nuk kishte pasur shkelje të nenit 13 të Konventës, i shqyrtuar në lidhje me nenin 8.
B. Parashtrimet e palëve në Dhomë të Madhe
1. Qeveria
(a) Statusi viktimë i kërkuesit
54. Qeveria pretendoi se, kërkuesi nuk mund të pretendojnë të jetë një "viktimë" brenda kuptimit të nenit 34 të Konventës dhe jurisprudencës së Gjykatës.
Ata parashtruan se autoritetet vendase kishin pranuar dhe kishin korrigjuar shkeljen e pohuar të nenit 13 së bashku me nenin 8 të Konventës duke e pajisur kërkuesin me një leje qëndrimi. Përveç kësaj, në dritën e ekzekutimit të urdhrit të largimit, Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e vendimit dhe jo thjesht të pushonte procesin, çka tregonte se ishte mjeti i ankimit ishte efektiv.
55. Në seancën Qeveria gjithashtu vuri në dukje se, statusi i paligjshëm i kërkuesit në Guiana Franceze në kohën e arrestimit të tij ishte rezultat i neglizhencës së tij, pasi ai nuk kishte aplikuar për të rregulluar statusin e tij administrative edhe pse ai automatikisht kishte të drejtë e në një leje qëndrimi. Sipas Qeverisë, ky rast dallohet qartë nga ai i Gebremedhin [Gaberamadhien] kundër Francës (nr. 25389/05, ECHR 2007-II), ku kërkuesi, një shtetas Eritreas, kishte kërkuar azil në Francë. Në atë rast, nëse nuk do të kishte qenë për masën e ndërmjetme të urdhëruar nga Gjykata, fakti që kërkesa kundër vendimit për mos e lejimit personi në vend nuk kishte efekt pezullues, do e kishte bërë të pamundur për autoritetet e brendshme për të korrigjuar shkelja e pretenduar të nenit 3 të Konventës. Rrjedhimisht, kërkuesi në atë rast kishte pasur një kërkesë të argumentuar, ndryshe nga kërkuesi në rastin aktual.
(b) Pajtueshmëria me nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me 8 të Konventës
56. Duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës, Qeveria argumentoi se efektiviteti i një mjeti ligjor nuk ishte, në parim, i kushtëzuara nga efekti i tij pezullues për qëllime të nenit 13, përveç kur mund të ekzistojnë "efekte potencialisht të pakthyeshëm" në kundërshtim me nenin 3 të Konventës dhe neni 4 i Protokollit nr. 4. Në rastin konkret, vendimi për të larguar kërkuesin ishte kundërshtuar para gjykatës administrative, e cila kishte vendosur shfuqizimit e tij, duke lejuar kërkuesin të kthehej në Guiana Franceze. Për këtë arsye mund të thuhet se kërkuesi kishte pasur qasje në mjete ligjore efektive. Qeveria theksoi se lidhjet familjare të kërkuesit nuk ishin ndërprerë për një kohë të gjatë dhe se largimi i tij nuk kishte pasur asnjë efekte të pakthyeshëm. Në kohën e largimit kërkuesi kishte qenë tetëmbëdhjetë vjeç, i pamartuar, pa fëmijë dhe në shëndet të mirë. Ai kishte qenë kthyer në vendin ku gjyshërit e tij jetonin dhe disa muaj më vonë ai kishte qenë në gjendje të kthehej përsëri në Guiana Franceze dhe të rifillonte jetën e tij atje pa ndonjë incident. Pra, sipas Qeverisë, kërkuesi kishte pasur një mjet ankimi efektiv. Për më tepër, Qeveria vlerësoi se Dhoma kishte marrë një qëndrim a priori, duke argumentuar se një ndërhyrje nga autoritetet në të drejtën e nenin 8 nuk ishte, në parim, e pakthyeshme, përveç nëse individi në fjalë kishte një fund tragjik apo ishte veçanërisht vulnerabël. Megjithatë Qeveria shtoi se, raste të tilla specifike do të binin brenda fushëveprimit të nenit 3 dhe mjeti ligjor automatikisht do të kishte efekt pezullues. Rasti i kërkuesit padyshim që bie brenda fushëveprimit të nenit 8, dhe ilustronte parimin e mungesës së efekteve potencialisht të pakthyeshme.
57. Në parashtrimet e Qeverisë, kërkuesi nuk kishte treguar se si një ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare mund të ketë efekte të pakthyeshme. Ndërsa kthimi i tij i paligjshëm në Guiana Franceze mund të ketë qenë i rrezikshëm, fakti që ai kishte thyer ligjin edhe pa pritur për vendimin e Gjykatës Administrative lidhur me kërkesën e tij nuk mund të shihet si asgjë tjetër përveçse përgjegjësi për vetë kërkuesin. Së fundi, Qeveria vuri në dukje se, pas vendimit të gjykatës vendase kërkuesi kishte marrë autorizim të përkohshëm për të qëndruar. Fakti që autoritetet nuk kishin mundur t’i lëshonin lejen e parë të qëndrimit deri më 16 qershor 2009 kishte qenë faji i vetë kërkuesit, pasi ky nuk e kishte parë të arsyeshme që të paraqiste dokumentet e nevojshme dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rregulluar situatën e tij kur i ishte dhënë mundësi për ta bërë.
58. Qeveria pretendoi se, përjashtimi që zbatohet në Guiana Franceze binte brenda hapësirës së vlerësimit që i ishte lënë Shteteve sa i përket mënyrës në të cilën ata i respektonin detyrimet e tyre sipas nenit 13 të Konventës. Përjashtim nga parimi i një mjeti ankimor me efekt pezullues justifikohej nga presioni i veçantë i emigracionit të paligjshëm në Guiana Franceze. Emigracioni i paligjshëm dhe rrjetet kriminale që mundësonin atë inkurajoheshin nga topografia e veçantë atje, e cila i bënte kufijtë të depërtueshëm dhe të pamundur për t’u ruajtur në mënyrë efektive. Për më tepër, duke pasur parasysh numrin e madh të urdhrave të largim të lëshuara nga prefekti i Guiana Franceze, duke futur një mjet ankimi automatikisht pezullues mund të mbingarkonte gjykatat administrative dhe të ndikonte negativisht në administrimin e duhur të drejtësisë. Përjashtimi është justifikuar edhe nga nevoja për të ruajtur një ekuilibër të caktuar në Guiana Franceze dhe nga lidhjet e ngushta dypalëshe që Franca kishte me vendet fqinje.
59. Në çdo rast, edhe pse nuk kishte mjet ankimi automatikisht pezullues, kërkesat urgjente për pezullimin e ekzekutimit ishin përdorur gjerësisht, madje edhe kërkuesi e kishte përdorur. Në seancë, Qeveria në fakt vuri në dukje se si vendimi i dhënë nga Conseil d’Etat mbi çështjen ishte e kohëve të fundit, objekti i saktë i saj mbetej për t’u përcaktuar. Vendimi dukej si i jepte të drejtën gjyqtarit i cili shqyrtonte kërkesat urgjente për të pezulluar ekzekutimin e një urdhri largimi, kur ekzistonte një rrezik nëse zbatohej ky urdhër në çdo kohë dhe kishte arsye serioze për të dyshuar ligjshmërinë e tij (shih paragrafët 43 dhe 44 më lart).
60. Ndërsa për sa i përket konsistencës së jurisprudencës së Gjykatës, Qeveria pohoi se ajo ishte. Nuk kishte asnjë nevojë për një mjet ankimor me efekt pezullues kur neni 13 merrej së bashku me nenin 8 të Konventës. Në raste të tilla Gjykata bëri një vlerësim të duhur të proporcionalitetit të largimit nga vendi të kërkuesit në lidhje me qëllimin e ndjekur. Duke bërë këtë Gjykata zbatoi kriteret e përcaktuara në jurisprudencën e saj (për shembull, Boultif kundër Zvicrës, nr. 54273/00, ECHR 2001-IX). Pra, efikasiteti i mjetit nuk ka qenë i kushtëzuar nga efekt pezullues i tij. Në seancën, Qeveria shtoi se një largim nga ky parim do të minojë qëndrueshmërinë dhe qartësinë e jurisprudencës së Gjykatës.
61. Qeveria përfundoi duke ftuar Gjykatën që të mbështesë vendim të dhënë nga Dhoma.
2. Kërkuesi
(a) Statusi viktimë
62. Kërkuesi duke iu referuar rastit Gebremedhin cituar më lart argumentoi se, ai ende mund të pretendonte të ishte një viktimë brenda kuptimit të nenit 34 të Konventës. Sipas tij, shkelja e pretenduar e nenit 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës tashmë kishte ndodhur kur gjykata administrative dha vendimin. Në seancën, ai shpjegoi se në kohën e arrestimit dhe largimit të tij ai sapo kishte mbushur vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, dhe si rezultat, sipas së drejtës franceze ai duhet t’i ishte dhënë mundësia për të rregulluar situatën e tij deri në qershor 2007 (shih paragrafët 26 dhe 27 më lart). Megjithatë ai ishte dëbuar dhe ishte detyruar të rrezikonte duke paguar një kontrabandist për ta kthyer atë ilegalisht në Guiana Franceze.
Duke iu referuar konkluzionit të arritur nga Dhoma në vendimin e saj, kërkuesi parashtroi se kërkesa e tij kishte argumente mbi të cilat mund të diskutohej dhe kishte ngritur një çështje serioze në kohën e largimit të tij.
(b) Pajtueshmëria me nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës
63. Kërkuesi kritikoi përjashtimin e ligjit për Guiana Franceze që e kishte privuar atë nga një mjet efektiv ankimi për të mbrojtur pretendimet e tij sipas nenit 8 të Konventës.
64. Ai shpjegoi se, në kundërshtim me atë që Dhoma kishte vendosur, një shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare mund të kenë efekte potencialisht të pakthyeshme kur të huajt dëboheshin. Në rastin e tij pasojat mund të kenë qenë të pakthyeshme dhe në të vërtetë ato kishin qenë, të paktën psikologjikisht. Ato nuk mund të vlerësohen ex post facto në dritën e fatit të tij të mirë që arriti të kthehej në Guiana Franceze pas dëbimit të tij të paligjshëm. Nuk ishte as e pranueshme që atij i ishte dashur të paguante një kontrabandist për t’u kthyer atë në Guiana Franceze, duke vënë në rrezik të madh veten e tij, ndërkohë që autoritetet u ishin dashur dy vjet për të vepruar sipas vendimit të gjykatës në vend të tre muajve që u ishin dhënë. Sipas kërkuesit, fakti se ishin dashur dy vjet për të marrë një leje qëndrimi ishte për shkak të marrëdhënieve "të tensionuara" me autoritetet administrative, të cilët i kishin kërkuar atij që të paraqiste dokumente të shumta, jo të gjitha ishin relevante.
65. Kërkuesi iu referuar realitetit të situatës në Guiana Franceze, ku dhjetë mijë nga dyzet mijë të huaj ilegal largoheshin çdo vit. Në parashtrimet e tij, këto shifra e bënin të pamundur që të rishikohej çdo situatë individuale para dëbimit. Shumica e urdhrave për largim ekzekutoheshin brenda dyzet e tetë orëve, pas një verifikimi shumë të përciptë formal, dhe nënshkruheshin në masë, siç ishte konkluduar dhe Komisioni Kombëtar për Etikën policore pas një hetimi të kryer (shih paragrafët 45 dhe 46 më lart). Këto largime përfshinin të gjitha llojet e rasteve, duke përfshirë edhe prindër që detyroheshin të linin prapa fëmijët e tyre, të cilët më pas u jepeshin në kujdestari shërbimeve sociale, duke ndikuar jetën e tyre familjare në mënyrë të pandreqshme. Mundësia për efekte të pakthyeshme ishte shumë e madhe duke qenë se nuk kishte verifikimet paraprake nga autoritetet apo gjykatat.
66. Kërkuesi më pas iu referua jurisprudencës së Gjykatës lidhur me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, sipas të cilës kalimi i kohës mund të ketë pasoja të pandreqshme për marrëdhëniet midis fëmijës dhe prindit me të cilin fëmija nuk banon. Ai parashtroi se, kjo qasje mund të huazohet edhe për largimin e të huajve.
67. Për më tepër, ai argumentoi se, dhënia e një efekti pezullues një mjeti ankimor në lidhje me një kërkesë sipas nenit 8 do të ishte në përputhje me trendin e përgjithshëm në setin e jurisprudencës nga vendimi Čonka kundër Belgjikës (nr. 51564/99, ECHR 2002-I) dhe logjikisht do të rrisë rolin subsidiar të Gjykatës.
68. Kërkuesi parashtroi gjithashtu se hapësira e vlerësimit që u lihet Shteteve në këtë çështje nuk mund të justifikojë përjashtimin ligjor të zbatuar në Guiana Franceze në dritën e angazhimit të Francës në mbrojtjen e të drejtave të Konventës.
69. Së fundi, kërkuesi parashtroi se, vendimi i Dhomës ishte në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Evropian, dhe në veçanti Direktivën 2008/115/EC të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit.
3. Palët e treta ndërhyrës: Groupe d’information et de soutien des immigrés (GISTI), Ligue française des droits de l’homme et du citoyen (LDH) dhe Comité inter‑mouvements auprès des évacués (CIMADE)
70. Në një mendimin të përbashkët, palët e treta ndërhyrëse shpjeguan se territoret franceze përtej detit janë karakterizuar nga përjashtime në të drejtën e zbatueshme në Francën kontinentale, lidhur me të drejtat e emigrantëve. Këto territore ishin në fakt një terren ku testoheshin politikat e imigrimit dhe praktikat policore. Në Guiana Franceze, për shembull, ndryshe nga Franca kontinentale, policia mund të kryejë kontrolle të përgjithshme identiteti pa autorizimin paraprak të prokurorit publik. Kushtet në ambientet e ndalimit ishin të pakënaqshme, dhe dëbimet nga Guiana Franceze kryheshin me shpejtësi dhe masivisht. Për shembull, më vitin 2010, 6 073 njerëz kishin ishin vendosur në qendër e ndalimit administrativ, i cili kishte një kapacitet prej tridhjetë e tetë vendesh, dhe 4057 ishin dëbuar pasi ishin mbajtur mesatarisht për 1,4 ditë. Në të njëjtin vit vetëm 717 (11.8%) e 6073 njerëzve të mbajtur atje ishin paraqitur para gjyqtarit të lirive dhe të ndalimit. Në parashtrimet e palës së tretë ndërhyrëse, rezultatet e tilla ishin tërësisht për shkak të mungesës së një mjeti ankimor pezullues, duke dëmtuar kështu të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura nga Konventa. Kjo mungesë e një mjeti ankimor pezullues ishte edhe për të huajt që pretendonin shkelje të neneve 2 dhe 3 të Konventës ose nenit 4 të Protokollit nr. 4 - në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës.
71. Qëllimi i përjashtimit nga efekt pezullues i procedurës - dhe gjithashtu i metodave policore të përdorura - kishte për qëllim ta bënte më të lehtë dëbimin e të huajve të paligjshëm. Metodat e përdorura nga policia ishte kritikuar nga Komisioni Kombëtar për Etikën e policore, i cili kishte shqyrtuar disa raste seriozë në vitin 2008 (përfshirë vdekjen e një personi i cili kishte qenë mbajtur në paraburgim policor dhe ndalimi administrativ). Shkalla e dëbimi për qendrën e ndalimit në Cayenne ishte 80% (krahasuar me 20 deri 30% në Francën kontinentale).
Shpesh dëbimi ishte thjesht një çështje transportimi të të huajve të paligjshëm përtej lumit, kështu që nuk kërkonte kohë aspak (më pak se katër orë). Brazili ishte vendi i vetëm me të cilin Franca kishte një marrëveshje mbi ri pranimin nga Guiana Franceze, çka bënte të mundur dëbimin e shtetasve brazilian, pa ndonjë formalitet. Nisjet për Brazil organizoheshin çdo ditë dhe individët në fjalë mbaheshin për një kohë kaq të shkurtër se ishte e vështirë për CIMADE për t’i ndihmuar ata me formalitetet ligjore.
72. Në praktikë, shumica e dëbimeve kryheshin pa kontrollin gjyqësore dhe urdhrat e largimit u njoftoheshin personave në fjalë dhe ekzekutoheshin në mungesë të garancive reale për një rishikim të ligjshmërisë së tyre. CIMADE kishte vërejtur, për shembull, se disa persona ishin larguar - pas ankimin shoqëruar me një kërkesë urgjente për pezullimin e ekzekutimit – para se, ose në disa raste edhe më pas, qendra ku ata mbaheshin të ndaluar merrte dijeni për seancën gjyqësore. Pasi personi në fjalë ishin larguar, kërkesës urgjente i mungonte tashmë qëllimi dhe gjykata pushonte në këtë mënyrë procesin.
73. Personat që mbaheshin të ndaluar shpesh aplikonin në prefekturë për të ri konsideruar vendimin e saj. Edhe pse prefektura kishte liri të plotë në këtë çështje, kjo ishte një nga mjetet kryesore të veprimit të CIMADE dhe jepte rezultate të mira për gjendjen personale të të ndaluarve që shpesh ishte serioze.
74. Në këtë kontekst, CIMADE kishte vërejtur raste të shumta të ndërhyrjeve në jetën private dhe familjare të të ndaluarve: fëmijë të ndarë nga prindërit e tyre dhe nxitimthi besuar kujdesit të të huajve, ndërprerje e shkollimi, familje të ndara, prindër të ndarë nga fëmijët e tyre, nënat me fëmijë të vegjël të detyruara për të ndërprerë dhënien e gjirit, dhe kështu me radhë. Ajo gjithashtu përmendi mijëra fëmijë të cilët ishin vendosur në qendrat e ndalimin në kushte të papërshtatshme dhe të dëbuar, me ose pa prindërit e tyre.
75. Në përfundim, sipas palëve të treta ndërhyrëse, prezantimi i një ankimi me efekt pezullues kundër masave të dëbimit ishte një domosdoshmëri urgjente. Mungesa e një mjeti të tillë i vendoste personat e interesuar në rrezik të shkeljeve të rëndësishme dhe nganjëherë të pakthyeshme të të drejtave dhe lirive themelore të tyre dhe lejonte ekzistencën e përjashtimeve nga e drejta në një territor francez që binte brenda juridiksionit të Gjykatës.
C. Vlerësimi i Gjykatës
1. Statusi viktimë i kërkuesit
76. Gjykata konsideron se kundërshtimi paraprak i ngritur nga Qeveria që kërkuesi nuk është më një viktimë është ngushtësisht e lidhur me thelbin e kërkesës së këtij të fundit dhe duhet t’i bashkohet themelit të kërkesës.
2. Pajtueshmëria me nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës
(a) Parimet e përgjithshme të zbatueshme
77. Në rastet që kanë të bëjnë me ligjet e emigracionit Gjykata ka pohuar vazhdimisht se, si një çështje e së drejtës ndërkombëtare e mirë përcaktuar dhe që i nënshtrohet detyrimeve të traktateve të tyre, Shtetet kanë të drejtën për të kontrolluar hyrjen, qëndrimin dhe dëbimin e të huajve. Konventa nuk garanton të drejtën e të huajve për të hyrë apo qëndruar në një vend të caktuar dhe, në zbatim të detyrës së tyre për ruajtjen e rendit publik, Shtetet Kontraktuese kanë fuqinë për të dëbuar një të huaj të dënuar për vepra penale. Megjithatë, vendimet e tyre në këtë fushë duhet, duke qenë se mund të ndërhyjnë në të drejtën e mbrojtur sipas paragrafit 1 të nenit 8, të jetë në përputhje me ligjin, të ndjekin një qëllim legjitim dhe të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike (shih Boultif, cituar më lart, § 46, dhe Üner kundër Holandës [GC], nr. 46410/99, § 54, ECHR 2006-XII).
Duke u mbështetur në nenin 1 të Konventës, përgjegjësia primare për implementimin dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive të garantuara bie mbi autoritetet kombëtare. Sistemi i kërkesave në Gjykatë është kështu plotësues i sistemeve kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ky karakter plotësues është artikuluar në nenin 13 dhe nenin 35 § 1 të Konventës (shih Kudla kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, § 152, ECHR 2000-XI).
78. Gjykata ka përsëritur në shumë raste se neni 13 i Konventës garanton disponueshmërinë në nivel kombëtar të një mjeti ligjor për të garantuar thelbin e të drejtave dhe lirive të Konventës në çdo formë që ato janë të garantuara në rendin e brendshëm ligjor. Efekti i këtij neni është pra që të kërkojë ofrimin e një mjeti të brendshëm ligjor për t’i lejuar autoritetit kompetent kombëtar të trajtojë një "kërkesë të argumentueshme" sipas Konventës dhe të mundësojë zgjidhjen e duhur. Shtrirja e detyrimeve të Shteteve Kontraktuese sipas nenit 13 ndryshon në varësi të natyrës së kërkesës së kërkuesit. Shtetet kanë diskrecion për sa i përket mënyrës se si ata i përmbushin detyrimet e tyre sipas kësaj dispozite (shih Jabari kundër Turqisë, nr. 40035/98, § 48, ECHR 2000-VIII). Megjithatë, mjeti ligjor që kërkohet nga neni 13 duhet të jetë "efektiv" si në praktikë ashtu edhe në ligj (shih Kudla, të cituar më lart, § 157).
79. Efektiviteti i një mjeti brenda kuptimit të nenit 13 nuk varet në sigurinë e një rezultati të favorshëm për kërkuesin. As "organi" i përmendur në atë dispozitë nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një organ gjyqësor. Megjithatë, kompetencat e tij dhe garancitë procedurale që ai ofron janë relevante në përcaktimin nëse mjeti ligjor është apo jo efektive (shih Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë, më 6 shtator 1978, § 67, Seria A nr. 28). Kur "organi" në fjalë nuk është gjyqësor, Gjykata kujdeset të verifikojë pavarësinë e tij (shih, për shembull, Leander kundër Suedisë, 26 mars 1987, § § 77 dhe 81-83, Seria A nr. 116, dhe Khan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 35394/97, § § 44-47, ECHR 2000-V) dhe garancitë procedurale që ai u ofron kërkuesve (shih, mutatis mutandis, Chahal kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996 § § 152-154, Raporte të Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-V). Gjithashtu, edhe në qoftë se një mjet ligjor i vetëm nuk i plotëson tërësisht kërkesat e nenit 13, shuma e mjeteve të parashikuara sipas së drejtës së brendshme mund ta bëjë këtë (shih Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 69, ECHR 2000-V).
80. Për të qenë efektiv, mjeti ligjor që kërkohet nga neni 13 duhet të jetë në dispozicion në praktikë ashtu edhe në ligj, në veçanti në kuptimin që ushtrimi i tij nuk duhet të pengohet në mënyrë të pajustifikueshme nga veprimet ose mosveprimet e autoriteteve të Shtetit të paditur (shih Çakiç kundër Turqisë [GC], nr. 23657/94, § 112, ECHR 1999-IV).
81. Përveç kësaj, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet shpejtësisë së vetë veprimeve korrigjuese, pasi nuk është e pa konceptueshme që natyra e përshtatshme e mjetit mund të minohet nga kohëzgjatja e tepruar (shih Doran kundër Irlandës, nr. 50389/99, § 57, ECHR 2003-X).
82. Kur një kërkesë ka të bëjë me pretendimet se dëbimi i personit do ta ekspozonte atë ndaj rrezikut real të vuajtjes së trajtimeve në kundërshtim me nenin 3 të Konventës, në funksion të rëndësisë që Gjykata i jep kësaj dispozite dhe duke pasur parasysh natyrën e pakthyeshme e dëmit që mund të ndodhë në qoftë se rreziku i pretenduar i torturës apo keqtrajtimit materializohet, efikasiteti i mjetit për qëllimet e nenit 13 kërkon domosdoshmërisht që kërkesa të jetë subjekt i një kontrolli të rreptë nga një organ kombëtar (shih Shamayev dhe të Tjerët kundër Gjeorgjisë dhe Rusisë, nr. 36378 / 02, § 448, ECHR 2005-III), shqyrtim të pavarur dhe rigoroz të një pretendimi se ekzistojnë arsye thelbësore për t’iu trembur një rreziku real të trajtimit në kundërshtim me nenin 3 (shih Jabari, cituar më lart, § 50) dhe shpejtësi të arsyeshëm (shih Bati dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 33097/96 dhe 57834/00, § 136, ECHR 2004-IV). Në një rast të tillë, efektiviteti gjithashtu kërkon që personi në fjalë të ketë qasje në një mjet ligjor me efekt automatikisht pezullues (shih Gebremedhin [Gaberamadhien], cituar më lart, § 66, dhe Hirsi Jamaa dhe të Tjerët kundër Italisë [GC], nr. 27765 / 09, § 200, 23 shkurt 2012). Të njëjtat parime zbatohen kur dëbimi ekspozon kërkuesin ndaj një rrezik real të shkeljes së të drejtës së tij për jetën e cila mbrohet me nenin 2 të Konventës. Së fundi, kushti që një mjet duhet të ketë automatikisht efekt pezullues ka qenë i konfirmuar për kërkesat sipas nenit 4 të Protokollit nr. 4 (shih Čonka, cituar më sipër, § § 81-83, dhe Hirsi Xhemat dhe të Tjerë, cituar më sipër, § 206).
83. Në kundërshtim me sa më sipër, kur dëbimet kundërshtohen mbi bazën e ndërhyrjes së pretenduar në jetën private dhe familjare, nuk është e domosdoshme për efektin e një mjetit ligjor që ai duhet të ketë efekt pezullues të menjëhershëm. Megjithatë, në çështjet e emigracionit, kur ka një pretendim të diskutueshëm se dëbimi rrezikon të ndërhyjë në të drejtën e të huajit për respektimin e jetës së tij private dhe familjare, neni 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës kërkon që Shtetet të vënë në dispozicion të personit të interesuar mundësi efektive për të kundërshtuar dëbimin apo refuzimin e dhënies së lejes së qëndrimit dhe shqyrtimin e çështjes përkatëse me garanci të mjaftueshme procedurale dhe përpikmëri nga një gjykatë përkatëse e brendshme e cila ofron garanci adekuate të pavarësisë dhe paanësisë (shih M. dhe të tjerë kundër Bullgarisë, nuk ka . 41416/08, § § 122-132, 26 korrik 2011, dhe, mutatis mutandis, Al-Nashif kundër Bullgarisë, nr. 50963/99, § 133, 20 qershor 2002).
(b) Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
84. Gjykata vëren se, çështja në rastin konkret ka të bëjë me efektivitetin e mjeteve të përdorura nga kërkuesi në Guiana Franceze, në kohën e largimit të tij, për të mbrojtur një pretendim sipas nenit 8 të Konventës. Në këtë drejtim Gjykata e konsideron të nevojshme të përsëris se, në raste që kanë të bëjnë me çështje të emigracionit, të tilla si ajo e kërkuesit, shqetësimi i saj e vetëm, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, është të shqyrtojë efektivitetin e procedurave të brendshme dhe të sigurojë që ato të respektojnë të drejtat e njeriut (shih, mutatis mutandis, M.S.S kundër Belgjikës dhe Greqisë [GC], nr. 30696/09, § § 286 287, ECHR 2011, dhe I.M kundër Francës, nr. 9152/09, § 136, 2 shkurt, 2012 ).
85. Më tej, Gjykata rithekson se neni 13 i Konventës nuk shkon aq larg sa t’u përcaktojë ndonjë formë të veçantë të mjetit; Shtetet Kontraktuese u jepet një hapësirë diskrecioni në këtë aspekt (shih Vilvarajah dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 30 tetor 1991, § 122, Seria A nr. 215, dhe, midis të tjerave, G.H.H dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 43258/98, § 36, ECHR 2000-VIII).
86. Në rastin konkret kërkuesi përdori mjetet ligjore në dispozicion të tij para largimit të tij në kuadër të sistemit në fuqi në Guiana Franceze: ai paraqiti një kërkesë në gjykatën administrative për shqyrtim gjyqësor të urdhrit të largimit, si dhe si një kërkesë urgjente për pezullimin e ekzekutimit të tij; gjithashtu ai paraqiti një kërkesë urgjente në të njëjtën gjykatë për mbrojtjen e lirisë themelore.
87. Gjykata duhet të përcaktojë në përputhje me rrethanat nëse kërkuesi ka përfituar nga masat mbrojtëse efektive për t’u mbrojtur nga ekzekutimi i një urdhri largimi që pretendohej të shkelte nenin 8.
88. Gjykata duhet para së gjithash të theksoj kronologjinë e ngjarjeve në rastit aktual: pasi kërkuesi u arrestua mëngjesin e 25 janar 2007, u lëshua një urdhër për largimin e tij, dhe ai u vu në arrest administrativ në ora 10 të së njëjtës ditë dhe u dëbua rreth orës 4 së ditës së nesërme. Pra ai u largua nga Guiana Franceze në më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas arrestimit të tij.
Gjykata vëren, ashti si edhe kërkuesi, se arsyetimi i dhënë në urdhrin e largimit të lëshuar nga prefekti i Guiana Franceze ishte konciz dhe i stereotipizuar (shih paragrafin 17 më lart). Gjithashtu Gjykata vëren se, njoftimi i urdhrit i është dërguar kërkuesit menjëherë pas arrestimit të tij. Këto elemente demonstrojnë natyrën sipërfaqësore të shqyrtimit të situatës së kërkuesit nga ana e autoriteteve.
89. Gjykata vëren gjithashtu se, palët nuk u pajtuan lidhur me arsyet e urdhërimit të largimit të kërkuesit. Sipas Qeverisë, gjendja e paligjshme e kërkuesit në Guiana Franceze ishte për shkak të neglizhencës së tij, pasi ai kishte dështuar të ndërmerrte hapa për të rregulluar statusin e tij administrative. Kërkuesi, nga ana tjetër, pretendonte se kishte një vit që kish mbushur tetëmbëdhjetë vjeç ai kishte ende të drejtë të aplikonte për të rregulluar statusin e tij, dhe në çdo rast ai ishte i mbrojtur nga çdo formë e largimit nga territori francez.
90. Gjykata vëren se, siç kërkuesi pretendoi kur ai si fillim iu drejtua gjykatave të brendshme (shih paragrafin 18 më lart), pavarësisht nga arsyeja për gjendjen e tij të paligjshme në kohën e arrestimit të tij, ai mbrohej nga e drejta franceze kundër çdo forme të dëbimit (shih nenin L. 511-4 të CESEDA). Ky ishte përfundimi i arritur nga Gjykata Administrative në Cayenne, e cila, pasi shqyrtoi provat e paraqitura fillimisht nga kërkuesi, e deklaroi urdhrin e largimit të paligjshëm (shih paragrafin 23 më sipër).
91. Pra, në mënyrë të qartë, më 26 janar 2007 autoritetet franceze ishin në posedim të provave që tregonin se largimi i kërkuesit nuk ishte në përputhje me ligjin dhe rrjedhimisht mund të përbëjë një ndërhyrje të paligjshme në të drejtat e tij sipas nenit 8 § 2 të Konventës (shih paragrafin 18 më sipër ). Ashtu si Dhoma, edhe Dhoma e Madhe vlerëson se, në kohën e largimit të kërkuesit në Brazil lindi një pikëpyetje serioze si për pajtueshmërinë e largimit të tij me nenin 8 të Konventës, dhe se ai kishte një kërkesë "të diskutueshme" në këtë drejtim për qëllime të nenit 13 të Konventës (shih paragrafin 53 më lart).
92. Duke iu kthyer mundësive të kërkuesit për të kundërshtuar vendimin për largimin e tij, Gjykata vëren se, me ndihmën e CIMADE ai ishte në gjendje për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative në Cayenne. Në këndvështrimin e Gjykatës gjykata në të cilën ai paraqiti kërkesën e tij plotësonte kërkesat e pavarësisë, paanshmërisë dhe kompetencën për të shqyrtuar kërkesat sipas nenit 8.
93. Megjithatë, ajo rithekson se, pa paragjykuar çështjen e natyrës së tij pezulluese, në mënyrë që një mjet ligjor të jetë efektive dhe për të shmangur çdo rrezik të një vendimi arbitrar, duhet të ketë një ndërhyrje të vërtetë nga gjykata apo "autoriteti kombëtar".
94. Në rastin konkret dosja paraqitur autoritetit kompetent "kombëtar" nuk mund të thuhet se ka qenë veçanërisht komplekse. Gjykata do të përsëris se, kërkesa e paraqitura nga kërkuesi kishte një arsyetim të qartë ligjor. Në kundërshtimin e urdhrit të largimit kërkuesi pretendoi se, ai ishte në kundërshtim me Konventën dhe i paligjshëm sipas së drejtës franceze. Ai iu referua, inter alia, nenit L. 511-4 të CESEDA dhe paraqiti prova të detajuara që tregonin se shumicën e jetës së tij private dhe familjare e kishte kaluar në Guiana Franceze (shih paragrafin 18 më sipër), duke demonstruar se rasti i tij kishte argumente të mjaftueshme që të shqyrtohej siç duhej (shih, mutatis mutandis, I.M kundër Francës, cituar më sipër, § 155).
Tjetra, dhe mbi të gjitha, Gjykata është e detyruar për të vëzhguar se, pas kërkesës paraqitur në gjykatën administrative më 26 janar 2007, në orën 15:11 kërkuesi u largua për në Brazil në orën 4 në të njëjtën ditë. Në këndvështrimin e Gjykatës periudha e shkurtër e kësaj kohe nuk i jep mundësi gjykatës për të shqyrtuar në mënyrë serioze rrethanat dhe argumentet ligjore në favor ose jo të një shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e zbatimin të urdhrit të largimit.
Rezultati është se në kohën e largimit të tij kërkesa e paraqitur prej tij dhe rrethanat në lidhje me jetën e tij private dhe familjare nuk ishin shqyrtuar në mënyrë efektive nga ndonjë autoritet kombëtar. Në mënyrë të veçantë, duke pasur parasysh kronologjinë e fakteve të çështjes në fjalë, Gjykata nuk mund të mos vërë re se, nuk është bërë shqyrtim gjyqësor mbi themelin e padisë së kërkuesit apo kërkesën e tij urgjente për masa të përkohshme.
95. Ndërkohë që procedura urgjente në teori mund të kishte qenë një mundësi për gjykatën për të shqyrtuar argumentet e kërkuesit dhe, nëse ishte e nevojshme, për të pezulluar ekzekutimin e urdhrit të largimit, në fakt çdo mundësi që kjo të ndodhte u shua për shkak të kohës tepër të shkurtër ndërmjet paraqitjes së kërkesës në gjykatë dhe ekzekutimit të urdhrit të largimit. Në fakt, gjyqtari që shqyrtonte kërkesat urgjente ishte i pafuqishëm për të bërë gjë tjetër përveçse të deklaronte se kërkesës i mungonte qëllimi. Pra, kërkuesi ishte dëbuar vetëm në bazë të vendimit të organit administrativ.
Si pasojë, në rrethanat e çështjes në fjalë Gjykata konsideron se shpejtësia me të cilin u ekzekutua urdhri i largimit pati si efekt bërjen e mjeteve ligjore në dispozicion jo efektive në praktikë dhe për këtë arsye të pa aksesueshme. Ndërsa Gjykata është e vetëdijshme për rëndësinë e aksesit të shpejtë të një mjeti, shpejtësia nuk duhet të shkojë aq larg sa të përbëjë një pengesë apo zvarritje të pajustifikuar për përdorimin e tij, ose të marrë prioritet mbi efektivitetin e saj praktik.
96. Në dritën e sa më sipër, Gjykata konsideron se, mënyra në të cilën u realizua largimi i kërkuesit ishte jashtëzakonisht e shpejtë, madje edhe sipërfaqësore. Në rrethanat para se ai të dëbohej, kërkuesi nuk kishte asnjë mundësi që ligjshmëria e urdhrit të tij të largimit të shqyrtohej në tërësi nga një autoritet kombëtar që ofron garancitë e nevojshme procedurale (shih paragrafin 79 më lart).
97. Sa për vendndodhjen gjeografike të Guiana Franceze dhe presionit të fortë të imigracionit atje, Qeveria pretendoi se këta faktorë justifikonin përjashtimin nga legjislacioni i zakonshëm dhe mënyrën në të cilën është zbatuar atje. Në dritën e rrethanave të çështjes në fjalë, Gjykata nuk mund të përfshihet në këtë analizë. Sigurisht që ajo është e vetëdijshme për nevojën që Shtetet kanë për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe të kenë mjetet e nevojshme për ta bërë këtë, ndërkohë që organizon mjetet e brendshme ligjore në një mënyrë të tillë që të lejojë kufizime dhe situatat të caktuara kombëtare.
Megjithatë, ndërsa Shteteve kanë diskrecion sa i përket mënyrës në të cilën ata i përmbahen detyrimeve të tyre sipas nenit 13 të Konventës, ky diskrecion nuk duhet të rezultojë, si në rastin në fjalë, mohimin për një kërkues të qasjes në praktikë në garancitë minimale procedurale të nevojshme për ta mbrojtur kundër dëbimit arbitrar.
98. Së fundi, në lidhje me rrezikun e mbingarkimit të gjykatave dhe ndikimit negativisht në administrimin e duhur të drejtësisë në Guiana Franceze, Gjykata rithekson se, si me nenin 6 të Konventës, neni 13 i detyron Shteteve Kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre gjyqësore në mënyrë të tillë që gjykatat e tyre të mund të plotësojnë kërkesat e saj. Në lidhje me këtë duhet theksuar rëndësia e nenit 13 për të ruajtur natyrën plotësuese të sistemit të Konventës (shih, mutatis mutandis, Kudla, cituar më sipër, § 152, dhe Čonka, cituar më lart, § 84).
99. Në dritën e të gjitha konsideratave të mësipërme, Gjykata konstaton se, kërkuesi nuk ka pasur qasje në praktikë në mjete ligjore efektive në lidhje me kërkesën e tij sipas nenit 8 të Konventës, kur ai ishte gati për t’u larguar. Ky fakt nuk ishte korrigjuar nga dhënia më pas e lejes së qëndrimit.
100. Rrjedhimisht, Gjykata hedh poshtë kundërshtimin paraprak të Qeverisë lidhur me humbjen e statusit "viktimë" të kërkuesit brenda kuptimit të nenit 34 të Konventës, dhe vendos se ka pasur një shkelje të nenit 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës.
III. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
101. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
102. Kërkuesi pretendoi 32 000 euro në lidhje me dëmin material, duke shpjeguar se kjo mbulonte koston e jetesës në Brazil për shtatë muaj dhe kthimin në Guiana Franceze ilegalisht. Ai gjithashtu në këtë shumë përfshiu dëmet për faktin se ai nuk kishte qenë në gjendje të ndiqte kursin e trajnimit që duhet ë ndiqte në kohën kur u largua, si pjesë e kërkesave të mbikëqyrjes gjyqësore, si dhe për faktin se ai nuk kishte qenë në gjendje të punonte deri sa mori një leje qëndrimi për "jetën private dhe familjare".
103. Ai gjithashtu pretendoi 10 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
104. Qeveria i konsideroi këto shuma haptazi të tepruara. Sa i përket dëmit material, ata vënë në dukje se shkelja e supozuar lidhet me largimin e kërkuesit për në Brazil dhe jo me mos dhënien e lejes së qëndrimit. Pra ata pohuan se, nuk kishte lidhje mes faktit që kërkuesi nuk ishte lejuar për të punuar dhe shkeljes së pretenduar të Konventës. Qeveria shpjegoi se në atë kohë kërkuesi nuk kishte qenë i punësuar apo duke kërkuar punë.
105. Sa i përket dëmit jo material të pretenduar, Qeveria parashtroi se konstatimi i shkeljes do të përbëjë në vetvete shpërblim të drejtë.
106. Gjykata nuk sheh ndonjë lidhje shkakësore ndërmjet shkeljes së konstatuar dhe dëmit material që pretendohet se është pësuar dhe hedh poshtë pretendimin përkatës.
107. Megjithatë, Gjykata konsideron se në rrethanat e rastit të kërkuesit ky duhet të ketë përjetuar vuajtje të vërteta dhe pasiguri të cilat nuk mund të kompensohen vetëm me konstatimin e shkeljes. Rrjedhimisht, duke vendosur mbi baza të barabarta, siç kërkohet nga neni 41, i jep kërkuesit shumën prej 3 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
B. Kosto dhe shpenzime
108. Kërkuesi pretendoi 2 500 euro për kostot dhe shpenzimet para gjykatave vendase. Ai nuk paraqiti asnjë dokument në mbështetje të këtij pretendimi. Sa i përket procedurës para Gjykatës, avokati i kërkuesit vuri në dukje se klienti i tij nuk kishte pasur të ardhura dhe ishte privuar nga mundësia për të punuar deri në vitin 2009. Si rrjedhojë mbrojtësi i tij i kishte mbuluar kostot dhe tarifat dhe kishte përpiluar faturat korresponduese - një për procedurën para Dhomës dhe një për procedurën para Dhomës së Madhe. Ai paraqiti dy fatura në Gjykatë duke dhënë një pasqyrë të detajuara të shpenzimeve. Fatura e parë arrinte vlerën 14 960 euro dhe e dyta 7 120, pra një total prej 22 080 euro. Kërkuesi gjithashtu shpjegoi se atij i ishte dhënë ndihmë ligjore për procedurën para Gjykatës.
109. Qeveria i konsideroi këto shuma disproporcionale. Lidhur me procedurën para gjykatave vendase, ata parashtruan se shumat e kërkuar nuk përputheshin me kriteret e përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës. Sa për kostot dhe shpenzimet para Gjykatës, Qeveria vlerësoi se 3 000 euro ishte një shumë e arsyeshme për të mbuluar kostot, duke zbritur ndihma juridike tashmë të marrë.
110. Duke iu referuar jurisprudencës së saj, Gjykata rithekson se paguhen, vetëm kostot dhe shpenzimet të cilat janë të vërteta, të domosdoshme dhe të arsyeshme në masë. Në rastin konkret Gjykata hedh poshtë pretendimin për kostot dhe shpenzimet në procedurë e brendshme, pasi nuk është paraqitu asnjë faturë që ti vërtetojë ato.
111. Më tej, në funksion të situatës së kërkuesit, së pari kur ai ishte dëbuar në Brazil dhe pastaj kur nuk kishte leje qëndrimi që e lejonte atë të punonte në Guiana Franceze deri në vitin 2009, Gjykata nuk ka asnjë dyshim se ai nuk kishte mundësi të mjaftueshme financiare gjatë asaj periudhe. Ajo çmon, duke marrë në konsideratë rrethanat, që kërkuesit t’i jepet një shumë në lidhje me shpenzimet e avokatit të tij. Megjithatë, duke qenë se Gjykata ka gjetur një shkelje të Konventës vetëm në lidhje me një prej kërkesave të kërkuesit, konkretisht kërkesën sipas neneve 8 dhe 13 të Konventës të marra së bashku, shuma përkatëse i referohet vetëm kësaj shkelje. Sipas Nenit 41 vetëm ato kostot dhe shpenzimet të cilat janë të arsyeshme në masë dhe janë të vërteta dhe të domosdoshme për kërkuesin në mënyrë që ky të drejtohej Gjykatës dhe kjo të konstatonte shkeljen e Konventës, mund të rimbursohen. Pra, Gjykata rrëzon pjesën e mbetur të kërkesës për kostot dhe shpenzimet (shih, mutatis mutandis, I.M kundër Francës, cituar më lart, § 171).
112. Në dritën e sa më sipër dhe të dokumenteve që disponon, Gjykata çmon të arsyeshme t’i caktojë kërkuesit shumën prej 12 000 euro për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në procedurën para saj. Sa për ndihmë juridike, Gjykata vëren se edhe pse fillimisht kërkuesi paraqiti një kërkesë për ndihmë juridike, ai nuk arriti të përfundonte formalitetet e nevojshme. Rrjedhimisht, duke qenë se nuk pati asnjë ndihmë juridike r për procedurën para gjykatës, nuk do të bëhet asnjë zbritje.
C. Interesi i munguar
113. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI,
1. Bashkon me themelin the kundërshtimet paraprake të Qeverise lidhur kërkesën sipas nenit 13 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 dhe i rrëzon ato;
2. Vendos se, ka pasur shkelje të nenit 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës;
3. Vendos
(a) Se, Shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve shumat e mëposhtme:
(i) 3 000 euro (tre mijë euro) në lidhje me dëmin jo material, plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme;
(ii) 12 000 (dymbëdhjetë mijë euro) për kostot dhe shpenzimet plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme;
(b) Se, nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
4. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancë publike më 13 dhjetor 2012 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.
Michael O’BoyleNicolas Bratza
Zëvendës KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy