© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 158
Dhjetor 2012
De Souza Ribeiro kundër Francës [GC] - 22689/07
Vendim 13.12.2012 [GC]
Neni 13
Mjete ligjore efektive
Zbatimi i urdhrit të largimit brenda pesëdhjetë minuta pas paraqitjes në gjykatë të kërkesës për pezullimin e ekzekutimit: shkelje
Faktet – Kërkuesi, një shtetas brazilian, i cili jetoi në Guiana Franceze me familjen e tij që prej vitit 1988, kur ai ishte në moshën shtatë vjeçare, deri në janar 2007. Më 25 janar 2007 ai u ndal në një kontroll rrugor. Në pamundësi për të treguar prova se prania e tij në tokën franceze ishte e ligjshme, ai u arrestua dhe ndaj tij u lëshuan një urdhër administrativ largimi dhe një urdhër ndalimin në pritje të largimit. Në orën 15.11 të ditës së nesërme ai iu drejtua Gjykatës Administrative për një shqyrtim gjyqësor të urdhrit të tij të largimit. Ai i bëri një kërkesë urgjente për pezullimin e ekzekutimit të urdhrit të largimit në kuadrin e dyshimeve serioze rreth vlefshmërisë së tij. Në orën 16.00, më pak se pesëdhjetë minuta pas paraqitjes së kërkesës së tij me Gjykatën Administrative, kërkuesi u largua për në Brazil. Atë mbrëmje Gjykata Administrative e shpalli pa objekt kërkesën urgjente për pezullimin e largimit duke qenë se personi tashmë ishte dëbuar. Në shkurt 2007 kërkuesi depozitoi një kërkesë urgjente për mbrojtjen e një lirie themelore (requête en référé liberté) në Gjykatën Administrative, e cila u refuzua. Në gusht 2007 ai u kthye në Guiana Franceze në mënyrë ilegale. Më 18 tetor 2007 Gjykata Administrative shqyrtoi kërkesën e hershme të datës 25 janar 2007 të kërkuesit për rishqyrtim gjyqësor të urdhrit fillestar të largimit, të cilin ajo e deklaroi të paligjshëm dhe e hodhi poshtë. Në qershor 2009 kërkuesit iu lëshua një leje qëndrimi "vizitori", i cila u rinovua deri në qershor 2012. Ai tani ka një leje qëndrimi të rinovueshme për "jetën private dhe familjare".
Në një vendim të datës 30 qershor 2011, Dhoma e Gjykatës njëzëri e deklaroi kërkesën sipas nenit 8 të papranueshme për shkak të mungesës së statusit të viktimës me arsyetimin se, Gjykata Administrative kishte njohur paligjshmërinë e masës në bazë të së cilës kërkuesi ishte dëbuar në Brazil dhe më pas nuk kishte qenë në gjendje të kthehej në Francë dhe të merrte një leje qëndrimi të rinovueshme. Sa i përket kërkesës se apelimi ndaj urdhrit të dëbimit nuk kishte efekt pezullues, Gjykata vendosi me katër vota pro dhe tre kundër që, duke pasur parasysh hapësirën e vlerësimit që Shtetet gëzojnë në çështje të tilla, nuk kishte pasur shkelje të nenit 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8, pasi pasojat e ndërhyrjes në të drejtën e garantuar sipas nenit 8 ishin në parim të kthyeshme, siç edhe rasti i kërkuesit tregoi, nuk kishte shkëputur për një kohë të gjatë lidhjet me familjare të tij dhe kishte qenë në gjendje të kthehej në Francë në një kohë të shkurtër pas largimit të tij.
Ligji - Neni 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8: Gjykata vuri në dukje, së pari, se kërkuesi kishte përdorur mjetet ligjore në dispozicion të tij sipas sistemit në fuqi në Guiana Franceze para largimit të tij. Megjithatë, prefekti kishte kryer vetëm një ekzaminim të përciptë të situatës së tij. Kërkuesi ishte larguar nga territori në më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas arrestimit të tij sipas një urdhri administrativ largimi që ishte shkruar në mënyrë koncize dhe i stereotipizuar dhe i ishte dërguar kërkuesit menjëherë pas arrestimit të tij.
Për më tepër, pavarësisht arsyeve të gjendjes së paligjshëm të kërkuesit në kohën e arrestimit të tij, ai ishte i mbrojtur sipas ligjit francez kundër çdo forme dëbimit. Ky ishte përfundimi i arritur nga Gjykata Administrative, e cila më tej e kishte deklaruar urdhrin e largimit të paligjshëm. Kështu, me 26 janar 2007 autoritetet franceze ishin në posedim të provave se, largimi i kërkuesit nuk ishte në përputhje me ligjin dhe për këtë arsye mund të përbënte një ndërhyrje të kundërligjshme në të drejtat e tij. Prandaj, në kohën e largimit të tij në Brazil lindi një pikëpyetje serioze si për pajtueshmërinë e largimit të tij me nenin 8 të Konventës, dhe se ai kishte një kërkesë "të diskutueshme" në këtë drejtim për qëllime të nenit 13 të Konventës.
Kërkuesi kishte pasur mundësi për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative. Kjo gjykatë plotësonte kërkesat e pavarësisë, paanshmërisë dhe kompetencës për të shqyrtuar pretendimet e kërkuesit, të cilat përmbanin në mënyrë të qartë arsyetimin ligjor. Megjithatë, koha tepër e shkurtër ndërmjet paraqitjes së kërkesës në gjykatë dhe ekzekutimit të urdhrit të largimit e bënë të pamundur që kjo gjykatë të shqyrtonte seriozisht rrethanat dhe argumentet ligjore pro dhe kundër gjetjes së një shkelje të nenit 8, në një kohë kur urdhri i largimit u zbatua. Më pas nuk pati asnjë shqyrtimi gjyqësor të themelit të kërkesës dhe as të kërkesës urgjente për masa të përkohshme. Ndërkohë që procedura urgjente në teori mund të kishte qenë një mundësi për gjykatën për të shqyrtuar argumentet e kërkuesit dhe, nëse ishte e nevojshme, për të pezulluar ekzekutimin e urdhrit të largimit, në fakt çdo mundësi që kjo të ndodhte u shua për shkak të kohës tepër të shkurtër ndërmjet paraqitjes së kërkesës në gjykatë dhe ekzekutimit të urdhrit të largimit. Në fakt, gjyqtari që shqyrtonte kërkesat urgjente ishte i pafuqishëm për të bërë gjë tjetër përveçse të deklaronte se kërkesës i mungonte qëllimi Pra, kërkuesi ishte dëbuar vetëm në bazë të urdhrit të prefektit. Si pasojë, shpejtësia me të cilin u ekzekutua urdhri i largimit pati si efekt bërjen e mjeteve ligjore në dispozicion jo efektive në praktikë dhe për këtë arsye të pa aksesueshme dhe kërkuesi nuk kishte pasur asnjë mundësi që ligjshmëria e urdhrit të tij të largimit të shqyrtohej mjaftueshëm dhe tërësisht nga një autoritet kombëtar i cili ofronte garancitë e kërkuara procedurale.
As vendndodhja gjeografike e Guiana Franceze dhe presioni i fortë i emigracionit atje, dhe as rreziku i mbingarkimit të gjykatave dhe ndikimi negativisht në administrimin e duhur të drejtësisë, nuk e justifikonin përjashtimin nga legjislacioni i zakonshëm dhe mënyrën në të cilën ishte zbatuar atje. Ndërsa Shteteve kanë diskrecion sa i përket mënyrës në të cilën ata i përmbahen detyrimeve të tyre sipas nenit 13 të Konventës, ky diskrecion nuk duhet të rezultojë në mohimin për një kërkues të garancive minimale procedurale të nevojshme për ta mbrojtur kundër dëbimit arbitrar.
Në dritën e të gjitha konsideratave të mësipërme, kërkuesi nuk kishte pasur qasje në praktikë në mjete ligjore efektive në lidhje me kërkesën e tij sipas nenit 8 të Konventës, kur ai ishte gati për t’u larguar. Ky fakt nuk ishte korrigjuar nga dhënia më pas e lejes së qëndrimit. Rrjedhimisht, Gjykata hodhi poshtë kundërshtimin paraprak të Qeverisë lidhur me humbjen e statusit "viktimë" të kërkuesit brenda kuptimit të nenit 34 të Konventës, dhe vendosi se kishte pasur një shkelje të nenit 13 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8 të Konventës
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 3 000 euro në lidhje me dëmin jo material; pretendimet në lidhje me dëmin material u hodhën poshtë.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy