© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
Notë Informative mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës 186
Qershor 2015
Delfi AS kundër Estonisë [GC] - 64569/09
Vendimi 16.6.2015 [GC]
Neni 10
Neni 10-1
Liria për të dhënë informacione
Akordimi i dëmshpërblimit për një portal interneti për shkak të komenteve ofenduese të postuara në faqen e tij nga palë të treta anonime: nuk ka shkelje
Faktet – Kompania kërkuese kishte në pronësi një prej portaleve më të mëdha të internetit në Estoni. Në vitin 2006, pas botimit të një artikulli në portalin e kërkueses në lidhje me një kompani tragetesh, nën artikull u postuan disa komente që përmbanin kërcënime personale dhe gjuhë ofenduese të drejtuar kundër pronarit të kompanisë së trageteve. Filloi procedura për shpifje kundër kompanisë kërkuese, e cila përfundimisht u urdhërua të paguante 320 euro dëmshpërblim.
Në një vendim të datës 10 tetor 2013 (shih Notën Informative 167), një Dhomë e Gjykatës gjeti njëzëri që nuk kishte pasur shkelje të Nenit 10.
Më 17 shkurt 2014 çështja iu referua Dhomës së Madhe me kërkesë të kompanisë kërkuese.
E drejta – Neni 10: Ky ishte rasti i parë në të cilin Gjykata është dashur të shqyrtojë një ankesë në lidhje me aktivitetin e të shprehurit në internet nga ana e përdoruesve. Duke njohur avantazhet e rëndësishme që mund të burojnë nga interneti për sa i përket ushtrimit të lirisë së shprehjes, Gjykata përsëriti që duhet të mbahet përgjegjësi, në parim, për gjuhë shpifëse ose të llojeve të tjera të paligjshme dhe kjo të përbëjë mjet efektiv ndaj cenimit të personalitetit të individëve. Për më tepër, Gjykata vërejti që, në rastin në fjalë, komentet e kontestuara përbënin gjuhë të urrejtjes dhe nxitje të drejtpërdrejtë për dhunë, që portali i lajmeve i kompanisë kërkuese ishte një nga mediat më të mëdha të internetit në vend dhe që kishte pasur shqetësim publik në lidhje me natyrën kontradiktore të komenteve që ai tërhiqte. Prandaj, fushëveprimi i shqyrtimit të çështjes u kufizua me vlerësimin e “detyrave dhe përgjegjësive” të portaleve të lajmeve në internet, nën dritën e Nenit 10 § 2, kur ato ofronin për qëllime ekonomike platformë për komentet e përdoruesve rreth përmbajtjes së publikuar më herët dhe disa përdorues përfshiheshin në forma qartazi të paligjshme të të shprehurit.
Së pari, Gjykata u bind që mjetet ligjore në vend e bënin të parashikueshme që një botues në media që administronte një portal lajmesh në internet për qëllime ekonomike, në parim, mund të mbahej përgjegjës sipas të drejtës vendase për publikimin e komenteve qartazi të paligjshme në portalin e vet të lajmeve. Si publikuese profesioniste, kompania kërkuese në fakt ka qenë në pozicion që të vlerësonte rreziqet e lidhura me aktivitetet e saj dhe do të ketë pasur mundësi të parashikonte pasojat ligjore që këto aktivitete mund të ngërthenin. Prandaj, ndërhyrja në fjalë ka qenë “e parashikuar nga ligji” brenda kuptimit të Nenit 10 të Konventës.
Për sa i përket nevojshmërisë së ndërhyrjes në lirinë e kompanisë kërkuese për të dhënë informacion, Gjykata i dha peshë të veçantë natyrës profesionale dhe komerciale të portalit të lajmeve të kërkueses, dhe faktit që ajo kishte interes ekonomik në postimin e komenteve. Më tej, kompania kërkuese i kishte mjetet teknike për të modifikuar ose fshirë komentet e publikuara në portalin e lajmeve. Duke pasur parasysh të gjitha këto, përfshirja e kompanisë kërkuese në bërjen publike të komenteve rreth artikujve të saj në portal shkonte përtej asaj të një ofruesi pasiv e thjesht teknik të shërbimeve.
Për sa i përket faktit nëse përgjegjësia e autorëve faktikë të komenteve mund të shërbente si alternativë ndaj përgjegjësisë së portalit të lajmeve në internet, Gjykata rikujtoi që anonimiteti në internet, sado që është vlerë e rëndësishme, duhet të ekuilibrohej me të drejta dhe interesa të tjera. Me ardhjen në këtë përfundim, ajo u tregua e vëmendshme ndaj interesit të përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre, por njëkohësisht vuri në pah efektet nganjëherë shumë negative të shpërndarjes së pakufizuar të informacionit në internet. Në lidhje me këtë, Gjykata iu referua një vendimi në të cilin Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian gjeti që të drejtat themelore të individit, si rregull, mbizotëronin ndaj interesave ekonomike të operatorit të faqes së kërkimeve dhe interesave të përdoruesve të tjerë të internetit. Më tej, interneti lejonte shkallë të ndryshme anonimiteti, ku ofruesit nganjëherë ishin të vetmit në gjendje të identifikonin përdoruesit e internetit që dëshironin të mbeteshin anonimë karshi publikut. Në rastin konkret, efektiviteti i pasigurt i masave që lejonin përcaktimin e identitetit të autorëve të komenteve, i gërshetuar me mungesën e mjeteve të vëna në dispozicion nga portali i internetit me qëllim të mundësimit që viktimat e gjuhës së urrejtjes të bënin ankesë efektive kundër autorëve të komenteve, e mbështesnin pikëpamjen e gjykatave vendase që pala e lënduar duhet ta kishte zgjedhjen e ngritjes së një ankese kundër kompanisë kërkuese ose autorëve të komenteve.
Për sa u përket masave të marra nga kompania kërkuese për të trajtuar publikimin e komenteve të paligjshme në portalin e saj, detyrimi i portaleve të mëdha të lajmeve për të marrë masa për kufizimin e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë nuk mund të quhej i njëllojtë me “censurimin privat”. Në fakt, mundësia e një viktime potenciale të një gjuhe të tillë për të monitoruar vazhdimisht internetin ishte më e kufizuar sesa mundësia e një portali të madh komercial të lajmeve në internet për të parandaluar ose për të hequr komentet e paligjshme. Pavarësisht nga mekanizma të caktuara të ngritura nga faqja e internetit e kompanisë kërkuese për të trajtuar komentet që përbënin gjuhë urrejtjeje ose gjuhë që nxit dhunë, të cilat mund të funksiononin në shumë raste si mjet i përshtatshëm për ekuilibrimin e të drejtave dhe interesave të të gjitha palëve të përfshira, ato kishin qenë të pamjaftueshme në rrethanat e veçanta të rastit konkret, meqenëse komentet e paligjshme kishin qëndruar online për gjashtë javë.
Në fund, një dënim prej 320 euro i caktuar ndaj kompanisë kërkuese në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohej në shproporcion me shkeljen e konstatuar nga gjykatat vendase. Gjithashtu nuk dukej se kompanisë kërkuese i ishte dashur të ndryshonte modelin e vet të biznesit si rezultat i procedurave vendase. Nga sa u tha më lart rrjedh që caktimi nga gjykatat vendase i përgjegjësisë mbi kompaninë kërkuese ishte mbështetur mbi baza relevante dhe të mjaftueshme dhe nuk përbënte kufizim shproporcional me të drejtën e saj për lirinë e shprehjes.
Përfundim: nuk ka shkelje (pesëmbëdhjetë vota me dy).
(Shih gjithashtu Krone Verlag GmbH & Co. KG kundër Austrisë (nr. 4), 72331/01, 9 nëntor 2006; K.U. kundër Finlandës, 2872/02, 2 dhjetor 2008, Nota Informative 114; Ahmet Yıldırım kundër Turqisë, 3111/10, 18 dhjetor 2012, Nota Informative 158; shih gjithashtu dokumentin me Fakte mbi Gjuhën e Urrejtjes)
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nga Kancelaria nuk është detyruese për Gjykatën.
Kliko këtu për Notat Informative të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë anglisht dhe frëngjisht. Ky përkthim është realizuar me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut pranë Këshillit të Europës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues ndaj Gjykatës, dhe Gjykata nuk mban përgjegjësi për cilësinë e tij. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të praktikës gjyqësore HUDOC të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut () ose nga çdo bazë tjetër të dhënash në të cilën e shpërndan Gjykata. Ai mund të rishtypet për qëllime jo komerciale me kusht që të citohet titulli i plotë i çdo çështjeje, së bashku me përshkrimin e mësipërm të të drejtave të autorit dhe referencën për Fondin e Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse synohet që ndonjë pjesë e këtij përkthimi të përdoret për qëllime komerciale, lutemi kontaktoni publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de I’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme () ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy