SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA DELVINA KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr. 49106/06 (/sitës/eng/Pages/search.aspx#{“appno”:[“49106/06”]}))
VENDIM
(Kompensimi i drejtë)
STRASBURG
21 maj 2013
I FORMËS SË PRERË
07/10/2013
Ky vendim ka marrë formë të prerë sipas Nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
Në çështjen Delvina kundër Shqipërisë
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), duke gjykuar si Dhomë e përbërë nga:
Ineta Ziemele, Presidente
David Thór Björgvinsson,
Päivi Hirvela,
George Nicolaou,
Ledi Bianku,
Zdravka Kalaydjieva,
Vincent A. De Gaetano, gjykatës,
dhe Fatoş Araci, Zëvendësregjistrues i Seksionit,
Pas shqyrtimi me dyer të mbyllura më 30 prill 2013,
Jep vendimin e mëposhtëm që u miratua në atë datë:
PROCEDURAÇështja e ka zanafillën në ankimin (nr. 49106/06 (/sites/eng/Pages/search.aspx# {“appno”:[“49106/06”]})) kundër Republikës së Shqipërisë, të depozituar pranë Gjykatës sipas Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga tre shtetas shqiptarë, Z. Sherif Delvina, Z. Ahmet Delvina dhe Znj. Fatime Delvina (“ankuesit”) në datën 23 nëntor 2006. Në një vendim të dhënë më 15 shkurt 2011 (“vendimi kryesor”), Gjykata konstatoi se ka patur një shkelje të Nenit 6 § 1 dhe 13, si dhe të Nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, për shkak të pamundësisë së autoriteteve shqiptare për të zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Lartë të 6 qershorit 2006 në bazë të të cilit ankuesve iu ishte dhënë kompensim në vend të kthimit të pronës. Sipas Nenit 41 të Konventës, ankuesit kërkonin shuma të ndryshme nëpërmjet kompensimit të drejtë.Meqë çështja e zbatimit të Nenit 41 të Konventës nuk ishte gati për vendim, Gjykata e rezervoi atë dhe ftoi Qeverinë dhe ankuesit të parashtronin vërejtjet e tyre me shkrim mbi atë çështje.Në datën 26 maj 2011 ankuesit paraqitën pretendimet e tyre në lidhje me dëmin monetar, si dhe kostot dhe shpenzimet ligjore.Në datën 22 qershor 2011 vendimi kryesor që kishte marrë formë të prerë më 8 qershor 2011, në përputhje me Nenin 44§ 2 të Konventës, Gjykata ftoi palët të paraqisnin vërejtje me shkrim në lidhje me kompensimin e drejtë deri në datën 8 shtator 2011.Në datat 5 dhe 14 shtator 2011, ankuesit ritheksuan pretendimet e tyre të paraqitura më parë në lidhje me kompensimin e drejtë.Në datat 9 shtator dhe 9 nëntor 2011 Gjykata shtyu afatin për paraqitjen e vërejtjeve me shkrim të Qeverive mbi kompensimin e drejtë në përkatësisht 10 nëntor dhe 7 dhjetor 2011.Qeveria nuk paraqiti vërejtje me shkrim.
E DREJTANeni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.
A. Kërkesa e Qeverisë për fshirjen e ankimit sipas Nenit 37 të Konventës
Më 10 nëntor 2011 Qeveria paraqiti një deklaratë unilaterale me anë të të cilës i kërkonte Gjykatës të fshinte pjesën e mbetur të ankimit nga lista e çështjeve. Ata propozuan që t’i ofronin ankuesve kompensim në natyrë duke i dhënë një parcelë të barazvlefshme toke, vlera e të cilës do të përcaktohej në bazë të çmimeve të pronave në vitin 2006, kur ishte dhënë vendimi i formës së prerë i gjykatës së brendshme.Në shkresën e tyre të datës 6 dhjetor 2011, ankuesit i kërkuan Gjykatës të mos pranonte deklaratën unilaterale të Qeverisë.Megjithëse Gjykata mbështet në parim deklaratën unilaterale të Qeverisë në të cilën propozon dhënien e kompensimit në natyrë për ankuesit, Gjykata, pasi e ka shqyrtuar me kujdes, nuk mund ta pranojë në çështjen në fjalë pasi i mungon qartësia dhe siguria. Ajo nuk përcakton vendndodhjen e saktë fizike të parcelës së tokës që do t’i jepet ankueseve, vlerën ose statusin e saj ligjor. Përpjekjet e Qeverisë nuk mund të jenë të mjaftueshme për të eliminuar ato të meta ose për të ofruar lehtësira në lidhje me kohëzgjatjen e procesit të kompensimit në natyrë. Më tej, Gjykata vëren se kjo formë kompensimi ka rezultuar të mos jetë një mjet ligjor efektiv (shihni për shembull, Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë,
nr.604/07 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”:[“604/07”]}), 43628/07 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”:[“43628/07”]}), 46684/07 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: [“46684/07”]}) dhe 34770/09 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: [“34770/09”]}),§75, 31 korrik 2012, dhe Çaush Driza kundër Shqipërisë, nr. 10810/05 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: [“10810/05”]}), §§78-83, 15 mars 2011).
Për më tepër, në vendimin e saj në çështjen Vrioni dhe të Tjerë kundër Shqipërisë (kompensimi i drejtë) të cituar më lart, Gjykata tashmë ka refuzuar argumentin e Qeverisë se çmimi i referencës për pronën e shpronësuar duhet të korrespondojë me vlerën e tregut në kohën e vendimeve të autoriteteve të brendshme (shihni paragrafët 36-37 të vendimit të lartpërmendur).Duke marrë parasysh faktorët e mësipërm, Gjykata hedh poshtë deklaratën unilaterale të Qeverisë dhe kërkesën për fshirjen e pjesës së mbetur të ankimit nga lista e çështjeve të saj.
Parashtrimet e palëve në lidhje me kompensimin e drejtë
DëmiMegjithëse ankuesit parashtruan se çmimet e pronave ishin rritur në Tiranë në lidhje me parcelën e tyre të tokës, ata u përgatitën të mbështeteshin në këtë vendim të Gjykatës në çështjen Vrioni dhe të Tjerë kundër Shqipërisë (kompensimi i drejtë) (nr. 35720/04 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: [“35720/04”]}) dhe 42832/06 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: {“42832/06”]}), 7 dhjetor 2010) dhe hartat e vlerësimit të pronave të autoriteteve të vitit 2008 në lidhje me Tiranën në llogaritjen e dëmit monetar. Rrjedhimisht, ata kërkuan 2,072,000 Euro (“EURO”) në lidhje me dëmin monetar (1,600 metra katrorë x 1,295 EURO/metër katror), pasi nuk ishte ngritur asnjë pretendim në lidhje me dëmin jo-monetar.Qeverisë iu kërkua por nuk bëri vërejtje me shkrim në përgjigje të ankimeve të ankuesve për kompensim të drejtë.Gjykata rithekson parimet dhe mënyrën e llogaritjes të përcaktuar në vendimin e saj Vrioni dhe të Tjerë kundër Shqipërisë (kompensimi i drejtë), të cituar më sipër. Ajo nuk sheh asnjë arsye për të devijuar nga ato rezultate. Ajo vëren se mbi bazën e hartave të vlerësimit që ka në zotërim, çmimi i referencës për metër katror për zonën ku ndodhet prona e ankuesit, është vlerësuar me 180,000 lekë shqiptare (1,264 EURO). Në fakt, ankuesit bazoheshin në çmimin e referencës në përmbajtje të hartave të vlerësimit. Qeveria nuk bëri vërejtje me shkrim dhe nuk e diskutoi këtë fakt. Rrjedhimisht, Gjykata i jep ankuesve 2,022,400 EURO për dëmin monetar në lidhje me parcelën e tyre të tokës 1,600 metra katrorë.Në mungesë të një pretendimi për dëm jo-monetar nga ana e ankuesve, Gjykata nuk jep kompensim sipas këtij kreu.
Kostot dhe shpenzimetAnkuesit kërkuan 9,300 EURO në lidhje me kostot dhe shpenzimet. Në përgjigje të kësaj Qeveria nuk bëri asnjë vërejtje me shkrim.Sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës, një ankues ka të drejtën e riimbursimit të kostove dhe shpenzimeve vetëm në masën që është konstatuar se kanë ndodhur realisht dhe domozdoshmërisht dhe janë të arsyeshme në lidhje me sasinë (shihni Gjyli kundër Shqipërisë, nr. 32907/07 (/sites/eng/Pages/search.aspx#{“appno”: [“32907/07”]}), §72, 29 shtator 2009). Për këtë qëllim, Rregulli 60 §§ 2 dhe 3 i Rregullores së Gjykatës përcakton se ankuesit duhet të bashkëlidhin me ankimet e tyre për kompensim të drejtë, “çdo dokument mbështetës përkatës”, dhe në mungesë të kësaj Gjykata “mund të kundërshtojë ankimet tërësisht ose pjesërisht”.Në çështjen në fjalë, duke marrë në konsideratë dokumentet mbështetëse të paraqitura nga ankuesit, Gjykata vendos të japë shumën prej 3,500 EURO në lidhje me kostot dhe shpenzimet e ndodhura para procedimeve të brendshme dhe procedimeve të Strasburgut.
KamatëvonesaGjykata e çmon të nevojshme se norma e kamatëvonesës duhet të bazohet në normën e huadhënies marzhinale të Bankës Qendrore Europiane, të cilës duhet t’i shtohen tre pikë për qind.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA UNANIMISHTRefuzon deklaratën unilaterale të Qeverisë dhe kërkesën për fshirjen e ankimit në lidhje me çështjen e kompensimit të drejtë, nga lista e çështjeve të saj;Vendos
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë ankuesve, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me Nenin 44§2 të Konventës, shumat e mëposhtme që duhet të konvertohen në monedhën e Shtetit të paditur në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes:
(i) 2,022,400 EURO (dy milion e njëzet e dy mijë e katërqind Euro) plus çdo taksë që mund të jetë e kërkueshme në lidhje me dëmin monetar;
(ii) 3,500 EURO (tre mijë e pesëqind Euro), plus çdo taksë që mund të jetë e kërkueshme në lidhje me kostot dhe shpenzimet;
(b) Se nga kalimi i tre muajve të lartpërmendur deri në shlyerjen e interesit të thjeshtë, do të jetë e pagueshme për shumat e mësipërme në një normë të barabartë me normën marzhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre pikë për qind.Rrëzon pjesën e mbetur të ankimit të ankuesit për kompensim të drejtë.
Bërë në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim në datën 21 maj 2013 sipas Rregullit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Fatoş AraciIneta Ziemele
ZëvendësregjistruesPresidente
Full & Egal Universal Law Academy