© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA DEMİR DHE BAYKARA KUNDËR TURQISË
(Kërkesa nr. 34503/97)
VENDIM
STRASBURG
12 Nëntor 2008
Ky vendim është përfundimtar, por ai mund t’u nënshtrohet korrigjimeve
Në çështjen Demir dhe Baykara kundër Turqisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Christos Rozakis, President,
Nicolas Bratza,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Giovanni Bonello,
Rıza Türmen,
Kristaq Traja,
Boštjan M. Zupančič,
Vladimiro Zagrebelsky,
Stanislav Pavlovschi,
Lech Garlicki,
Alvina Gyulumyan,
Ljiljana Mijović,
Dean Spielmann,
Ján Šikuta,
Mark Villiger,
Päivi Hirvelä, gjyqtarë,
dhe Michael O’Boyle, Zëvendës Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura më 16 janar 2008 dhe 15 tetor 2008,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka filluar zanafillën mbi bazën e kërkesës (nr. 34503/97) kundër Republikës së Turqisë, drejtuar Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut (“Komisioni”), sipas ish nenit 25 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (“Konventa”) nga dy shtetas turq, Z. Kemal Demir dhe Znj. Vicdan Baykara (“kërkuesit”), kjo e fundit në cilësinë e presidentes së sindikatës Tüm Bel Sen, më 8 tetor 1996.
2. Kërkuesit u përfaqësuan nga Z. S. Karaduman, avokat që ushtron aktivitetin në Ankara. Qeveria Turke (“Qeveria”) u përfaqësua nga bashkë- agjenti i tyre, Znj. Deniz Akçay.
3. Kërkuesit pretenduan, shkelje të nenit 11 të Konventës, në vete ose në lidhje me nenin 14, pasi gjykatat vendase u kishin refuzuar, së pari, të drejtën për të krijuar sindikata dhe, së dyti, të drejtën për t’u përfshirë në negociata kolektive dhe për të përfunduar marrëveshje kolektive.
4. Kërkesa ju kalua Gjykatës më 1 nëntor 1998, kur Protokolli nr. 11 i Konventës hyri në fuqi (neni 5 § 2 i Protokollit nr 11).
5. Kërkesa ju dha për gjykim Seksionit të tretë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Përbërja e Dhomës, brenda këtij Seksioni, që do shqyrtojë çështjen, (neni 27 § 1 i Konventës) u përcaktuar në përputhje me nenin 26 § 1 të Rregullores së Gjykatës
6. Me një vendim të 23 shtatorit 2004 Dhoma e deklaroi kërkesën pjesërisht të pranueshme dhe pjesërisht të papranueshme.
7. Më 1 nëntor 2004 Gjykata ndryshoi përbërjen e Seksionit të saj (neni 25 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Kjo çështje iu kalua për shqyrtim Seksionit të ri të sapo kompozuar, Seksionit të dytë (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës).
8. Më 21 nëntor 2006 Dhoma, e përberë nga Presidenti J.-P. Costa, gjyqtarët I. Cabral Barreto, R. Türmen, M. Ugrekhelidze, A. Mularoni, E. Fura-Sandström, D. Popović, dhe Kancelarja e Seksionit S. Dollé dha vendimin e saj. Ajo vendosi, njëzëri, se ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës nga gjykatat vendase të cilat kanë refuzuar njohjen e personalitetit juridik të sindikatës Tüm Bel Sen dhe kanë shpallur të pavlefshme marrëveshjen kolektive ndërmjet kësaj sindikate dhe Këshillit Bashkiak Gaziantep, si dhe se nuk ishte i nevojshëm shqyrtimi më vete i pretendimit sipas nenit 14 të Konventës. Mendimi paralel i Z. Türmen, Znj. Fura-Sandström dhe Z. Popović iu bashkëngjit atij vendimi.
9. Më 21 shkurt 2007 Qeveria kërkoi referim të çështjes Dhomës së Madhe në përputhje me nenin 43 të Konventës dhe nenin 73 të Rregullores së Gjykatës.
10. Një panel i Dhomës së Madhe e pranoi kërkesën më 23 Maj 2007.
11. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e nenit 27 §§ 2 dhe 3 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës
12. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën pretendimet përkatëse me shkrim.
13. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 16 janar 2008 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës).
U paraqitën përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Znj.D. Akçay,Bashkë-Agjenti,
Znj.E. Demir,
Znj.Z.G. Acar,
Znj.İ. Altintaş,
Znj.E. Esin,
Znj.Ö. Gazialem,
Z.K. Afşin,
Z.L. Savran,Këshillues;
(b) për kërkuesit
Znj.V. Baykara, kërkues dhe presidente e sindikatës Tüm Bel Sen,
Znj.S. Karaduman, i Dhomës së Avokatisë të Ankarasë.
Gjykata dëgjoi parashtresat nga Znj. S. Karaduman, Znj. V. Baykara dhe Znj. D. Akçay.
FAKTET
13. Kërkuesit, Kemal Demir dhe Vicdan Baykara, kanë lindur respektivisht më 1951 dhe 1958 dhe jetojnë në Gaziantep dhe Stamboll. Kërkuesi i parë ishte anëtar i një sindikate të quajtur Tüm Bel Sen dhe e dyta presidente e saj.
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
14. Sindikata Tum Bel Sen u themelua në vitin 1990 nga nëpunës civilë nga komuna të ndryshme të cilëve marrëdhënia e punësimit ju rregullohej nga ligji për Shërbimin Publik (Ligji nr. 657). Në bazë të nenit 2 të statutit të saj, objektivi i sindikatës ishte promovimi i demokracisë sindikaliste dhe në këtë mënyrë të ndihmonte anëtarët e saj në aspiratat dhe kërkesat e tyre. Zyra e saj qendrore ishte e vendosur në Stamboll.
15. Më 27 shkurt 1993 Tum Bel Sen lidhi në një marrëveshje kolektive me Këshillin Bashkiak të Gaziantep, marrëveshje që bëhej efektive duke filluar nga 1 janari 1993 për një periudhë prej dy vjetësh. Marrëveshja kishte të bënte me aspekte të kushteve të punës të të punësuarve në Këshillin Bashkiak Gaziantep, të tilla si pagat, shpërblimet dhe sigurimet shoqërore.
16. Duke qenë se Këshilli Bashkiak i Gaziantep nuk arriti të përmbushte disa prej detyrimeve sipas marrëveshjes, në veçanti detyrimet financiare, kërkuesja e dytë, si presidente e sindikatës, ngriti padi civile kundër tij në Gjykatën e Rrethit të Gaziantep ("Gjykata e Rrethit") më 18 qershor 1993.
17. Në vendimin e 22 qershorit 1994 Gjykata e Rrethit vendosi në favor të Bel Tum Sen. Këshilli Bashkiak i Gaziantep apeloi mbi çështje ligjore.
18. Më 13 dhjetor 1994 Gjykata e Kasacionit (Divizioni i Katërt Civil) rrëzoi vendimin e Gjykatës së Rrethit. Ajo pohoi se, edhe pse nuk kishte asnjë pengese ligjore që nëpunësit civilë të krijonin sindikata, këto të fundit, sipas ligjit, nuk kishin asnjë autoritet për t’u bërë palë në marrëveshje kolektive.
19. Në arritjen e këtij konkluzioni, Gjykata e Kasacionit mori parasysh marrëdhënien specifike ndërmjet nëpunësve civilë dhe administratës publike lidhur me rekrutimin, natyrën dhe qëllimin e punës, si dhe privilegjet dhe garancitë e ofruara për funksionarët për shkak të statusit të tyre. Ajo pohoi se kjo marrëdhënie është ndryshme nga ajo ndërmjet punëdhënësit dhe stafit të zakonshëm kontraktual (që do të thotë, të punësuar në sektorin privat së bashku me punëtorët e administratës publike). Si rezultat i kësaj, Ligji nr. 2322 që rregullon marrëveshjet kolektive dhe të drejtën e grevës ose të mbylljes së mjediseve të punës, nuk mund të zbatohet për marrëdhëniet midis nëpunësve civilë dhe administratës publike. Çdo marrëveshje e natyrës "kolektive" midis sindikatave të nëpunësve civilë dhe administratës publike duhej të bazohej në legjislacionin specifik.
20. Në vendimin e 28 marsit 1995 Gjykata e Rrethit të Gaziantep mbajti të njëjtin qëndrim si në vendimin e saj të mëparshëm se, pavarësisht mungesës së dispozitave ligjore që njohin të drejtën e sindikatave të nëpunësve civilë për t’u bërë palë në marrëveshje kolektive, ky boshllëk plotësohej duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare të tilla si konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të cilat tashmë ishin ratifikuar nga Turqia dhe sipas Kushtetutës, ishin drejtpërdrejt të zbatueshme në të drejtën e brendshme.
21. Ndër të tjera Gjykata e Rrethit sqaroi, së pari, se sindikata Tum Bel Sen ishte një entitet ligjor që kishte dorëzuar statutin e saj në zyrën e guvernatorit të krahinës shumë kohë më parë dhe që prej atëherë, kishte zhvilluar aktivitetet, pa ndërhyrjen më të vogël nga autoritetet kompetente. Lidhur me këtë, Gjykata shtoi se nuk kishte asnjë mospërputhje ndërmjet vendimit të saj dhe atij të Divizionit të Katërt Civil të Gjykatës së Kasacionit.
22. Përsa i përket të drejtës së nëpunësve civilë për t’u bërë palë në marrëveshje kolektive, gjykata konsideroi se, edhe nëse legjislacioni turk nuk ishte shprehur lidhur me këtë pikë, gjykata e cila gjykon një mosmarrëveshje të tillë ka detyrimin, sipas nenit 1 të Kodit Civil, për ta plotësuar këtë boshllëk dhe të gjykojë çështjen. Sipas mendimit të gjykatës, i njëjti detyrim lind edhe nga neni 36 i Kushtetutës, sipas të cilit të gjithë kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës. Në këtë kontekst dispozitat përkatëse të konventave ndërkombëtare të ONP-s të ratifikuara nga Turqia, duhet të zbatoheshin, edhe pse ligjvënësi nuk kishte nxjerrë ligje specifike lidhur me çështjen në fjalë. Duke zbatuar drejtpërdrejt dispozitat përkatëse të këtyre instrumenteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Turqia, Gjykata vlerësoi se sindikata në fjalë kishte të drejtë për t’u bërë palë në marrëveshje kolektive.
23. Përsa i përket çështjes nëse vlefshmëria e marrëveshjes kolektive në fjalë cenohej nga fakti se ajo nuk ishte parashikuar nga legjislacioni në kohën kur ajo hyri në fuqi, Gjykata vlerësoi se, duke qenë një marrëdhënie punëdhënës-punëmarrës, marrëveshja kishte natyrën e së drejtës private. Në kuadër të kufijve të vendosur nga nenet 19 dhe 20 të Kodit të Detyrimeve, përkatësisht përputhjen me dispozitat ligjore, të drejtën zakonore, moralin dhe rendin publik, palët kishin të drejtë lirisht për të përcaktuar përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje kolektive. Shqyrtimi i tekstit të marrëveshjes kolektive në fjalë nuk ka nxjerrë asnjë mospërputhje me këto kërkesa. Rrjedhimisht, gjykata pohoi se marrëveshja kolektive ndërmjet sindikatës në cilësinë e kërkuesit dhe Këshillit Bashkiak të Gaziantep ishte një instrument i vlefshëm ligjor me efekt detyrues për palët.
24. Gjykata i dha Z. Kemal Demir një shumë ekuivalente me rritjen e pagës dhe shpërblimeve të parashikuar nga marrëveshja kolektive në fjalë.
25. Në vendimin e 6 dhjetorit 1995 Gjykata e Kasacionit (Divizionet e Përbashkëta Civile) rrëzoi vendimin e Gjykatës së Rrethit të datës 28 mars 1995. Ajo pohoi se disa të drejta dhe liri të përmendura në Kushtetutë ishin drejtpërsëdrejti të zbatueshme për palët, ndërsa të tjera nuk ishin. Në fakt, Kushtetuta nëpërmjet përcaktimit "ushtrimi i kësaj të drejte rregullohet me ligj" tregon qartë se cilat të drejtat dhe liri, për t’u përdorur dhe zbatuar, kërkojnë nxjerrjen e ligjeve të veçanta. Në mungesë të një legjislacioni të tillë, këto të drejta dhe liri, përfshirë lirinë për t’u bashkuar në sindikata dhe për të negociuar kolektivisht, nuk mund të ushtrohen.
26. Gjykata e Kasacionit vlerësoi më tej se parimi i vullnetit të lirë të individit nuk ishte absolut në lidhje me krijimin e entiteteve ligjore. Këto të fundit mund të fitojnë personalitet juridik, të dallueshëm nga personat që e përbëjnë atë entitet, vetëm duke respektuar kushtet dhe procedurat formale të përcaktuara me ligj për këtë qëllim. Krijimi i një entiteti juridik nuk është më shumë se një pasojë juridike që ligji i jep shprehjes së vullnetit të lirë të themeluesve.
27. Gjykata e Kasacionit vuri në dukje se liria për të krijuar shoqata, sindikata dhe parti politike, edhe nëse parashikohet në Kushtetutë, nuk mund të ushtrohet vetëm nga një deklaratë e vullnetit të lirë të individëve. Duke qenë se nuk kishte asnjë ligj specifik lidhur me këtë, ekzistenca e atij entiteti ligjor nuk mund të njihej. Sipas Gjykatës së Kasacionit, ky konstatim nuk ishte në kundërshtim me parimet e "shtetit të së drejtës" dhe "demokracisë" të përmendura në Kushtetutë, pasi mbikëqyrja e subjekteve juridike nga Shteti, në mënyrë që të sigurohet dobia publike, ishte e nevojshme në çdo sistem demokratik ligjor.
28. Gjykata e Kasacionit më tej vuri në dukje se legjislacioni në fuqi në kohën kur u themelua sindikata nuk i lejonte nëpunësve civilë për të krijuar sindikata. Ajo shtoi, se ndryshimet bëra më pas në Kushtetutë, duke u njohur të drejtën për të krijuar sindikata dhe negociuar kolektivisht nëpunësve civilë, nuk ishin të tilla që të anulonin personalitetin juridik që sindikata Tum Bel Sen kishte fituar dhe, si rezultat, të mos kishte kompetence për të nisur ose për t’u mbrojtur në procedurat gjyqësore.
29. Një kërkesë nga përfaqësuesit e sindikatës për korrigjimin e këtij vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Kasacionit në 10 prill 1996.
30. Pas një auditimi nga ana e Gjykatës së Auditimit ndaj llogarive të Këshillit Bashkiak të Gaziantep, anëtarët e sindikatës Tum Bel Sen duhej të rimbursonin të ardhura shtesë që ata kishin marrë si rezultat i marrëveshjes kolektive që tashmë nuk ekzistonte më. Gjykata e Auditimit, në një sërë vendimesh që kishte marrë, si gjykatë e shkallës së fundit në lidhje me marrëveshjet kolektive ku sindikatat ishin palë, vuri në dukje se rregullat e zbatueshme për nëpunësit civilë, përfshirë pagat dhe shpërblimet për të cilat ata kishin të drejtë ishin hedhur poshtë me ligj. Ajo vlerësoi më tej se, qysh prej ndryshimit, më 23 korrik 1995, të nenit 53 të Kushtetutës dhe nxjerrjes, më 25 qershor 2001, të ligjit nr. 4688 për sindikatat e nëpunësve civilë, sindikata të tilla kishin të drejtë pa dyshim që të hynin në negociata kolektive në kushte të caktuara të përfaqësimit, por nuk kishin të drejtë për t’u bërë palë në marrëveshje të vlefshme kolektive drejtpërdrejt me autoritetet e interesuara, në dallim nga sindikatat e punonjësve të zakonshëm kontraktualë që mund të hyjnë në marrëveshje të tilla me punëdhënësit e tyre. Nëse një marrëveshje e tillë ndërmjet autoritetit publik dhe sindikatës në fjalë është lidhur, ajo mund të bëhet e detyrueshme vetëm pas miratimit të saj nga Këshilli i Ministrave. Gjykata e Auditimit, pas përfundimit se marrëveshja kolektive e sindikatës në cilësinë e kërkuesit nuk kishte përmbushur këto kushte, vendosi që kontabilistët të cilët kishin autorizuar pagesa më të larta se ato të parashikuara nga ligji duhet t’i rimbursonin këto shuma në buxhetin e shtetit.
31. Gjykata e Auditimit refuzoi të aplikojë nenin 4 të ligjit nr. 4688, i cili kërkonte ndërprerjen e çdo procedurë administrative, financiare apo gjyqësore të nisur kundër kontabilistëve të cilët ishin përgjegjës për këto pagesa. Ajo vlerësoi se kjo dispozitë nuk i bënte marrëveshjet kolektive të vlefshme dhe nuk i çlironte kontabilistët në fjalë nga detyrimi për të rimbursuar shtetin për humbje të pësuara prej tij, si rezultat i pagesave të bëra në përputhje me këto marrëveshje.
32. Si rrjedhojë, nga ana e tyre kontabilistët në fjalë nisën procedimet kundër nëpunësve civilë të cilët ishin anëtarë të sindikatave dhe kishin përfituar nga pagesat shtesë të dhëna sipas marrëveshjeve kolektive tashmë të shfuqizuara.
II.LEGJISLACIONI PËRKATËS I BRENDSHËM DHE NDËRKOMBËTAR
A. Legjislacioni i brendshëm
33. Dispozitat përkatëse të Kushtetutës Turke lexojnë si më poshtë:
Neni 51
(në kohën përkatëse)
“Të punësuarit e zakonshëm kontraktualë (işçi) dhe punëdhënësit kanë të drejtë të krijojnë sindikata dhe federata të sindikatave, pa leje paraprake, për të mbrojtur dhe zhvilluar të drejtat dhe interesat e tyre ekonomike dhe shoqërore në kontekstin e marrëdhënieve të tyre të punës.
Për të krijuar një sindikatë apo federatë të sindikatave, mjafton të paraqesin informacionin dhe dokumentet e përcaktuara me ligj tek autoritetet kompetente të caktuara me ligj. Nëse konstaton se ky informacion dhe dokumentacion nuk është në përputhje me ligjin, autoriteti kompetent i drejtohet gjykatës kompetente për pezullimin e aktiviteteve apo shpërbërjen e sindikatës ose të federatës të sindikatave.
Gjithkush ka të drejtë të bashkohet ose të largohet nga një sindikatë.
Askush nuk mund të detyrohet për t’u bërë anëtar, të vazhdojë të jetë anëtar, ose të largohet nga një sindikatë.
Të punësuarit e zakonshëm kontraktualë dhe punëdhënësit nuk kanë të drejtë t’i bashkohen më shumë se një sindikate në të njëjtën kohë.
Punësimi në një vend pune të caktuar nuk do të kushtëzohet me anëtarësim ose jo në sindikata të të punësuarve të zakonshëm kontraktualë.
Për të mbajtur një post ekzekutiv në një sindikatë apo federatë të sindikatave të të punësuarve të zakonshëm kontraktualë, është e nevojshme të kesh qenë efektivisht i punësuar në një post të tillë për të paktën dhjetë vjet.
Statuti, administrimi dhe funksionimi i sindikatave dhe federatave të sindikatave nuk duhet të jetë në kundërshtim me karakteristikat e Republikës apo me parimet demokratike të përcaktuara në Kushtetutë. "
Neni 51
(ndryshuar me Ligjin nr. 4709 të 3 tetor 2001)
“Të punësuarit dhe punëdhënësit kanë të drejtë të krijojnë sindikata dhe federata të sindikatave, pa leje paraprake, për të mbrojtur dhe zhvilluar të drejtat ekonomike dhe shoqërore, si dhe interesat e anëtarëve të tyre në kontekstin e marrëdhënieve të tyre të punës, si dhe të bashkohen ose të largohen nga subjekte të tilla me vullnetit e tyre të lirë. Askush nuk mund të detyrohet të bashkohet ose të largohet nga një sindikatë.
E drejta për të krijuar një sindikatë mund të kufizohet vetëm me ligj, në interes të sigurisë kombëtare dhe rendit publik, për parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit publik ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Formalitetet, kushtet dhe procedurat e zbatueshme për të drejtën për të krijuar një sindikatë përcaktohen me ligj.
Anëtarësimi në më shumë se një sindikatë brenda të njëjtin sektor të aktivitetit ndalohet.
Shtrirja i këtyre të drejtave tek funksionarët publikë, përveç atyre që kanë statusin e të punësuarve të zakonshëm kontraktualë, dhe përjashtimet e kufizimet e zbatueshme për to, përcaktohen me ligj në mënyrë të përshtatshme me natyrën e shërbimeve që ato ofrojnë.
Statuti, administrimi dhe funksionimi i sindikatave dhe federatave të sindikatave nuk duhet të jetë në kundërshtim me karakteristikat themelore të Republikës apo me parimet demokratike. "
Neni 53
(në kohën përkatëse)
“Të punësuarit e zakonshëm kontraktualë dhe punëdhënësit kanë të drejtë ... për të qenë palë në marrëveshje kolektive në mënyrë që të përmirësojnë pozitën e tyre ekonomike e shoqërore si dhe kushtet e punës.
Marrëveshjet kolektive duhet të lidhen në përputhje me procedurën ligjore.
Ndalohet lidhja ose zbatimi i më shumë se një marrëveshjeje kolektive në një vend pune në çdo kohë të dhënë.”
Neni 53
(ndryshuar me Ligjin nr. 4121 të 23 korrikut 1995)
“Të punësuarit e zakonshëm kontraktualë dhe punëdhënësit kanë të drejtë ... për të qenë palë në marrëveshje kolektive në mënyrë që të përmirësojnë pozitën e tyre ekonomike e shoqërore si dhe kushtet e punës.
Marrëveshjet kolektive duhet të lidhen në përputhje me procedurën ligjore.
Sindikatat dhe federatat e sindikatave, të cilat nëpunësit civilë të përmendur në paragrafin e parë të nenit 128, kanë të drejtë të krijojnë dhe që nuk bien në fushëveprimin e paragrafit të parë dhe të dytë të këtij neni, e as të nenit 54, kanë të drejtë të nisin ose të mbrohen në procedurat gjyqësore dhe të hynë në negociata kolektive me administratën publike, në përputhje me objektivat e tyre dhe në emër të anëtarëve të tyre. Nëse arrihet një marrëveshje si rezultat i negociatave kolektive, teksti i marrëveshjes, duhet të nënshkruhet nga palët. Ky tekst do të paraqitet në Këshillin e Ministrave në mënyrë që bëhen rregullimet ligjore ose administrative të nevojshme për zbatimin e tij. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë nëpërmjet negociatave kolektive, mbahen shënim pikat për të cilat u ra dakord dhe për ato për të cilat pati mosmarrëveshje dhe nënshkruhet nga palët përkatëse e më pas paraqitet për shqyrtim nga Këshilli i Ministrave. Procedura për zbatimin e këtij paragrafi do të përcaktohet me ligj.
Ndalohet lidhja ose zbatimi i më shumë se një marrëveshjeje kolektive në një vend pune në çdo kohë të dhënë.”
Neni 90
“...Traktatet ndërkombëtare në fuqi janë direkt të zbatueshëm në të drejtën e brendshme. Kushtetutshmëria e tyre nuk mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese.
Në rast të një konflikti në fushën e të drejtave dhe lirive themelore ndërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare në fuqi dhe një ligji të brendshëm, dispozitat e marrëveshjes ndërkombëtare do të mbizotërojnë. "(nën-paragrafi i dytë është shtuar me ligjin nr. 5170 më 7 Maj 2004)
Neni 128
“Detyrat thelbësore dhe të përhershme të nevojshme nga ana e shërbimeve publike, që ndërmarrjet publike shtetërore ekonomike dhe entitete të tjera publike ligjore duhet të sigurojnë, në përputhje me parimet e përgjithshme të administratës publike, do të kryhen nga nëpunësit civilë dhe funksionarët e tjerë publikë.
Kualifikimet, emërimet, detyrat dhe kompetencat, të drejtat dhe përgjegjësitë, pagat dhe shpërblimet e nëpunësve civilë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, si dhe çështje të tjera që lidhen me statusin e tyre, do të rregullohen me ligj.
Procedurat dhe parimet që rregullojnë trajnimin e nëpunësve civilë me vjetërsi pune përcaktohen posaçërisht me ligj.”
34. Neni 22 i ligjit për Shërbimin Publik (Ligji nr. 657 e 14 korrik 1965) parashikon se nëpunësit civilë kanë të drejtë të krijojnë dhe të bashkohen në sindikata apo organizata profesionale, në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin e posaçëm. Paragrafi i dytë i kësaj dispozite përcakton se organizatat profesionale janë të autorizuara për të mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre përpara organeve kompetente.
Neni 22 u shfuqizua me nenin 5 të Dekretit Legjislativ nr. 2 të 23 dhjetorit 1972. Ai u rifut në pikën 1 të Ligjit nr. 4275 të datës 12 qershor 1997. Teksti aktual lexon si vijon:
“Në përputhje me dispozitat e Kushtetutës dhe të legjislacionit specifik, nëpunësit civilë duhet të lejohen të krijojnë dhe të anëtarësohen në sindikata dhe federata të sindikatave.”
35. Ligji për Sindikatat e Nëpunësve Civilë (Ligji nr. 4688, i cili u miratua më 25 qershor 2001 dhe hyri në fuqi më 12 korrik 2001) zbatohet, sipas pikës 2, për funksionarët publikë, përveç atyre që kanë statusin e të punësuarve të zakonshëm kontraktualë, të cilët punojnë për agjencitë qeveritare dhe subjekte të tjera publike ligjore të cilat ofrojnë një shërbim publik, për organizatat që funksionojnë në bazë të një buxheti të përgjithshëm, plotësues, ose të veçantë, për administratat publike dhe autoritetet e qeverisjes vendore në rajone dhe shërbimet bashkangjitur atyre, për ndërmarrjet, bankat dhe sipërmarrjet e tjera private ligjore në pronësi publike dhe subjekte që u bashkëngjiten atyre, dhe për të gjitha organizatat dhe institucione të tjera publike.
Neni 30 i këtij Ligji parashikon:
“Sindikata me numrin më të madh të anëtarëve në çdo degë të administratës publike dhe federata në të cilën ato është pjesë, do të ketë të drejtën të lidhë marrëveshje kolektive. Delegati nga sindikata me më shumë përfaqësues do të kryesojë delegacionin që merr pjesë në negociata.”
Përcaktimi se cila sindikatë apo federatë e nëpunësve civilë është kompetente për të hyrë në negociata kolektive, bëhet nga Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale në bazë të listave që i janë paraqitur nga administratat publike dhe sindikatat (neni 30 i ligjit nr. 4688).
Gjatë negociatave kolektive, punëdhënësi është i përfaqësuar nga Komiteti i Punëdhënësit Publik. Nëpunësit civilë dhe funksionarët e tjerë publikë janë të përfaqësuar nga sindikata që është njohur si kompetente dhe nga federata së cilës ajo i është bashkëngjitur.
Komiteti i Punëdhënësve Publikë dhe sindikatat e federatat e interesuara duhet të takohen më 15 gusht të çdo viti. Palët më pas paraqesin propozimet e tyre, të cilat përbëjnë dhe pikënisjen dhe kalendarin e bisedimeve kolektive. Parimet që udhëheqin negociatat janë të përcaktuara nga palët (neni 32 i ligjit nr. 4688).
Negociatat kolektive duhet të mbarojnë brenda pesëmbëdhjetë ditëve. Nëse marrëveshja arrihet brenda kësaj kohe, palët e interesuara nënshkruajnë marrëveshjen kolektive e cila i dërgohet Këshillit të Ministrave për të mundësuar marrjen e hapave të nevojshme ligjore dhe administrative për zbatimin e saj. Këshilli i Ministrave merr masat e duhura brenda një periudhe prej tre muajsh dhe ia paraqet projekt ligjin e tij Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (neni 34 i ligjit nr. 4.688).
Në qoftë se palët e interesuara nuk arrijnë një marrëveshje brenda afatit kohor të përcaktuar, secila prej tyre mund t’ia referojë çështjen Bordit të Arbitrazhit, i cili përbëhet nga akademikë që nuk janë anëtarë të partive politike. Nëse palët miratojë vendimin e Bordit të Arbitrazhit, një marrëveshje nënshkruhet dhe i dërgohet Këshillit të Ministrave. Nëse ende nuk arrihet marrëveshje, palët nënshkruajnë një procesverbal që tregon pikat në të cilat ata kanë rënë dakord dhe ato për të cilat nuk kanë rënë dakord. Ky procesverbal i dërgohet edhe Këshillit të Ministrave (neni 35 i ligjit nr. 4.688).
B. E Drejta Ndërkombëtare
1. Instrumente Universalë
(a) E drejta për t’u organizuar dhe nëpunësit civilë
36. Neni 2 i Konventës nr. 87 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) mbi Lirinë Sindikale dhe Mbrojtjen e të Drejtës për t’u Organizuar (miratuar në vitin 1948 dhe ratifikuar nga Turqia më 12 korrik 1993) parashikon si më poshtë:
"Të punësuarit dhe punëdhënësit, pa dallim të çdo lloji, kanë të drejtë të themelojnë dhe të bashkohen me organizatat sipas zgjedhjes së tyre, pa autorizim paraprak, dhe sipas rregullave të organizatës në fjalë”
37. Në Vëzhgimet Individuale për Qeverinë turke lidhur me Konventën nr. 87, miratuar në vitin 2005, Komiteti i Ekspertëve mbi Zbatimin e Konventave dhe Rekomandimeve, deklaroi si vijon:
“Komiteti thekson se neni 2 i Konventës parashikon se çdo person i punësuar pa asnjë dallim ka të drejtë të krijojë dhe t’u bashkohet organizatave sipas dëshirës së tij dhe se përjashtimi i vetëm i pranueshëm në bazë të Konventës ka të bëjë me forcat e armatosura dhe policinë. ...”[1]
38. Komiteti i ONP-së mbi Lirinë e Organizimit deklaroi si më poshtë në lidhje me nëpunësit civilë të qeverisjes vendore (shih Përmbledhjen e Vendimeve të 1996, paragrafi 217):
“Punonjësit lokale të shërbimit publik duhet të kenë mundësi efektivisht për të krijuar organizata sipas zgjedhjes së tyre, dhe këto organizata duhet të gëzojnë të drejtën e plotë për të zhvilluar më tej dhe të mbrojë interesat e punëtorëve të cilët ata përfaqësojnë.” [2]
39. Neni 22 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike parashikon si më poshtë:
“1. Çdo person ka të drejtë të bashkohet lirisht me të tjerë, përfshirë këtu edhe të drejtën për të krijuar sindikata dhe për të marrë pjesë në to për mbrojtjen e interesave të veta.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund të jetë objekt vetëm i kufizimeve që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë ndërkombëtare, qetësisë dhe rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik apo të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Ky nen nuk e ndalon që të vihen kufizime me ligj për ushtrimin e kësaj të drejte nga anëtarët e forcave të armatosura dhe të policisë.”
40. Neni 8 i Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore parashikon si më poshtë:
“1. Shtetet Palë në këtë Pakt zotohen se do të sigurojnë:
(a) Të drejtën që ka çdo person për të krijuar me të tjerë sindikata ose për t’u bashkuar me sindikatën që ka zgjedhur, në varësi vetëm të rregullave të caktuara nga organizata e interesuar, me qëllim që të favorizojë dhe të mbrojë interesat e veta ekonomike e shoqërore. Ushtrimi i kësaj të drejte mund të jetë objekt vetëm i atyre kufizimeve të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme, në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtar apo të rendit publik, ose për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
...
(c) Të drejtën e sindikatave për të ushtruar lirisht veprimtarinë e tyre, pa kufizime të tjera përveç atyre që parashikohen nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme, në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtar apo të rendit publik, ose për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
...
2. Ky nen nuk pengon vendosjen e kufizimeve ligjore ndaj ushtrimit të këtyre të drejtave nga ana e pjesëtarëve të forcave të armatosura, të policisë ose të funksionarëve publikë.”
(b) Ligji për negociatat kolektive dhe nëpunësit civilë
41. Nenet përkatëse të Konventës nr. 98 në lidhje me zbatimin e parimeve të së Drejtës për Organizim dhe për të Negociatave Kolektive (miratuar në vitin 1949 dhe ratifikuar nga Turqia më 3 janar 1952) parashikojnë si vijon:
Neni 4
“Në rast nevoje duhen marrë masa që t’u përshtaten kushteve kombëtare për te nxitur dhe çuar përpara zhvillimin dhe përdorimin sa më të gjerë të procedurave të bisedimeve me vullnet të lirë për të arritur në marrëveshje kolektive midis punëdhënësve e organizatave të punëdhënësve nga njëra anë, dhe organizatave të punonjësve nga ana tjetër, me qëllim që të rregullohen në këtë mënyrë kushtet e punësimit.”
Neni 5
“1. Masa deri në të cilën garancitë e parashikuara nga kjo Konvente do të zbatohen për forcat e armatosura ose për policinë, do të përcaktohet nga legjislacioni kombëtar.
2. Në përputhje me parimet e vendosura në paragrafin 8 të nenit 19 të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ratifikimi i kësaj konvente nga një anëtar nuk duhet konsideruar sikur prek çdo ligj, vendim, zakon apo marrëveshje ekzistuese që u jep anëtarëve të forcave të armatosura dhe të policisë garanci të parashikuara nga kjo Konvente.”
Neni 6
“Kjo konvente nuk trajton pozitën e funksionarëve publike dhe nuk mundet, në asnjë mënyre, të interpretohet sikur cenon të drejtat apo statusin e tyre.”
42. Komiteti i Ekspertëve i ONP-s e interpretoi këtë dispozitë sikur përjashtonte nga objekti i Konventës vetëm ata funksionarë të cilët ishin të punësuar direkt në administratën e Shtetit. Me përjashtim të funksionarëve të lartpërmendur, të gjithë personat e tjerë të punësuar nga qeveria, nga ndërmarrjet publike ose nga institucione e pavarura publike duhet të përfitojnë, sipas Komitetit, nga garancitë e parashikuara në Konventën nr. 98 në të njëjtën mënyrë si punëtorët e tjerë, dhe rrjedhimisht të kenë të drejtë që të angazhohen në negociata kolektive në lidhje me kushtet e tyre të punës, duke përfshirë edhe pagat (Studimi i Përgjithshme i 1994, liria e organizimit dhe marrëveshjet kolektive, në Konventat nr. 87 dhe nr. 98 [ONP, 1994a], § 200).
43. Dispozitat përkatëse të Konventës nr. 151 (miratuar në vitin 1978 dhe ratifikuar nga Turqia më 12 korrik 1993) për Mbrojtjen e së Drejtës të Organizimit dhe Procedurat për Përcaktimin e Kushteve të Punësimit në Shërbimin Publik lexojnë si vijon:
Neni 1
“1. Kjo konvente është e zbatueshme për të gjithë personat që punësohen nga autoriteti publik, për aq sa ndaj tyre nuk zbatohen dispozita më të favorshme të konventave të tjera ndërkombëtare të punës.
2. Masa deri në të cilën do të zbatohen garancitë e parashikuara nga kjo Konventë, për nëpunësit e nivelit të lartë, funksionet e të cilëve konsiderohen normalisht si funksione që kanë lidhje me përcaktimin e politikave që do ndiqen, apo me detyra drejtuese, ose për nëpunësit që kanë përgjegjësi të një karakteri konfidencial, do të përcaktohet nga legjislacioni kombëtar.
3. Masa deri në të cilën do të zbatohen garancitë e parashikuara nga kjo Konventë, për forcat e armatosura dhe policinë, do të përcaktohet nga legjislacioni kombëtar.”
Neni 7
“Në përshtatje me kushtet kombëtare, duhet të merren, nëse është e nevojshme, masa që nxisin dhe çojnë përpara zhvillimin dhe përdorimin e plotë të mundësive për zhvillimin e negociatave lidhur me kushtet e punës midis autoriteteve publike të interesuara dhe organizatave të veprimtarëve apo çdo mënyre tjetër që u lejon përfaqësuesve, veprimtareve publikë të marrin pjese në përcaktimin e kushteve të lartpërmendura.”
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në preambulën e Konventës nr. 151, nënvizoi "dispozitat të Konventës mbi lirinë sindikale dhe mbrojtjen e së drejtës sindikale, 1948, dhe të Konventës mbi të drejtën e organizimit dhe të negociatave kolektive, 1949" dhe mori parasysh:
“problemet e veçanta që shtron kufizimi i fushës së zbatimit të një instrumenti ndërkombëtar dhe përcaktimi i kategorive të ndryshme në këtë instrument, për shkak te ndryshimeve që ekzistojnë në mjaft vende midis punës në sektorin publik dhe atë privat si dhe vështirësitë e interpretimit që kane dale lidhur me zbatimin, për funksionaret publik, të dispozitave përkatëse të Konventës mbi të drejtën e organizimit dhe të negociatave kolektive 1949, dhe vërejtjet nëpërmjet të cilave organet e kontrollit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës kanë vënë shumë herë në dukje se mjaft qeveri kanë zbatuar këto dispozita duke lënë jashtë fushës së zbatimit të kësaj Konvente grupe të gjera të punësuarish publikë”.
2. Instrumentet Evropianë
(a) E drejta për t’u organizuar dhe Nëpunësit Civil
44. Neni 5 i Kartës Sociale Evropiane (e rishikuar), i paratifikuar ende nga Turqia, parashikon si më poshtë:
Neni 5 – E drejta për t’u organizuar
“Me synimin për të siguruar dhe nxitur lirinë e punëtorëve dhe punëdhënësve për të krijuar organizata lokale, kombëtare ose ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike dhe sociale dhe për t’u anëtarësuar në ato organizata, Palët angazhohen që legjislacioni kombëtar nuk do të jetë i tillë që të pengojë dhe as do të zbatohet që të pengojë këtë liri. Masa në të cilën këto garanci të dhëna do të zbatohen për policinë do të përcaktohen me ligje ose rregullore kombëtare. Parimi që rregullon zbatimin e këtyre garancive për anëtarët e forcave të armatosura dhe masa në të cilën ato do të zbatohen për personat e kësaj 17 kategorie do të rregullohet gjithashtu me ligje ose rregullore kombëtares.”
45. Parim nr. 8 i Rekomandimin nr. R (2000) 6 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi statusin e funksionarëve publikë në Evropë lexon si më poshtë:
“Zyrtarët publikë duhet, në parim, të gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët. Megjithatë, ushtrimi i këtyre të drejtave mund të rregullohet me ligj ose me marrëveshje kolektive, në mënyrë që të jene në përputhje me detyrat e tyre publike. Të drejtat e tyre, veçanërisht të drejtat politike dhe sindikaliste, mund të kufizohen vetëm me ligj për aq sa është e nevojshme për ushtrimin e duhur të funksioneve të tyre publike.”
46. Neni 12 (1) të Kartës së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore parashikon si më poshtë:
“Gjithkush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit në të gjitha nivelet, në veçanti në lidhje me çështje politike, sindikaliste dhe qytetare, që nënkupton të drejtën e themelimit të sindikata dhe të pjesëmarrjes në to, për mbrojtjen e interesave të tij apo të saj.”
47. Sa i përket praktikës evropiane, mund të vërehet se e drejta e nëpunësve civilë të bashkohen në sindikata është e njohur tani nga të gjitha Shtetet Kontraktuese. Kjo e drejtë zbatohet për nëpunësit civilë nën një sistem karriere ose kontraktuale dhe të punonjësve të ndërmarrjeve industriale ose komerciale në pronësi publike, qoftë kombëtare apo lokale. Nëpunësit civilë, qoftë ata që punojnë për administratën qendrore qoftë ata që punojnë për administratën lokale, në përgjithësi kanë të drejtë të bashkohen me sindikata sipas zgjedhjes së tyre. Densiteti i anëtarësimit në sindikata është përgjithësisht më i larta në sektorin publik se në sektorin privat, i cili përbën një tregues të qartë të një mjedisi të favorshëm ligjor dhe administrative të krijuar nga Shtetet anëtare. Në shumicën e Shteteve anëtare disa kufizime që mund të gjenden janë të kufizuara për zyrat gjyqësore, shërbimet policore dhe të zjarrfikësve, dhe, kufizime më të rrepta, deri në ndalimin e anëtarësisë në sindikata, janë për anëtarët e armatosur forcat.
(b) E drejta për të negociuar kolektivisht dhe nëpunësit civilë
48. Neni 6 i Kartës Sociale Evropiane (e rishikuar), i paratifikuar ende nga Turqia, përmban dispozitën e mëposhtme në lidhje me të drejtën për të negociuar kolektivisht:
“Me synimin për të siguruar një ushtrim efektiv të së drejtës për të negociuar kolektivisht, Palët angazhohen::
1. të nxisin konsultimet e përbashkëta ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve;
2. të nxisin, ku është e nevojshme dhe e përshtatshme, mekanizmin për negociata vullnetare ndërmjet punëdhënësve ose organizatave të punëdhënësve dhe organizatat e punëtorëve, me synimin për rregullimin e termave dhe kushteve të punësimit me anë të marrëveshjeve kolektive;
3. të nxisin krijimin dhe përdorimin e mekanizmave të përshtatshëm për pajtim dhe arbitrazh vullnetar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës;
dhe njohin:
4. të drejtën e punëtorëve dhe të punëdhënësve për veprim kolektiv në rastet e konfliktit të interesave, duke përfshirë të drejtën për grevë, duke ju nënshtruar detyrimeve që mund të lindin nga marrëveshjet kolektive për të cilat është rënë dakord më parë.”
49. Sipas kuptimit të dhënë nga Karta e Komiteti i Ekspertëve të Pavarur (tani Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale - KEDS) nenit 6 § 2 të kësaj Karte, i cili në fakt i referohet plotësisht funksionarëve publikë, Shtetet, të cilat imponojnë kufizime në negociatat kolektive në sektorin publik kanë detyrimin, në mënyrë që të përputhen me këtë dispozitë, për të bërë të mundur përfshirjen e përfaqësuesve të stafit në hartimin e rregullave të aplikueshme ndaj punësimit (shih, për shembull, Konkluzionet III në lidhje me Gjermaninë, fq 34-35) .
50. Neni 28 i Kartës së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore parashikon si më poshtë:
E drejta për te negociuar dhe vepruar kolektivisht
“Punëtorët dhe punëdhënësit, ose organizatat e tyre përkatëse, kanë, në përputhje me të drejtën komunitare dhe ligjet e praktikat kombëtare, të drejtën për të negociuar dhe lidhur marrëveshje kolektive në nivelet e duhura dhe, në rastet e konfliktit të interesit, për të ndërmarrë veprime kolektive në mbrojtje të interesave të tyre, përfshirë grevën.”
51. Përsa i përket praktikës së Shteteve evropiane, mund të vërehet se, në shumicën dërrmuese të tyre, nëpunësve civilë iu është njohur e drejta për të negociuar kolektivisht me autoritetet përkatëse, me përjashtim të disa fushave të caktuara (procedurat disiplinore, pensionet, sigurimet shëndetësore, pagat e nëpunësve të lartë civilë) dhe kategorish të caktuara të nëpunësve civilë që ushtrojnë kompetenca ekskluzive të Shtetit (anëtarët e forcave të armatosura dhe të policisë, gjyqtarët, diplomatët, nëpunësit civilë të karrierës në nivel federal). E drejta e nëpunësve civilë që punojnë për autoritetet lokale dhe që nuk ushtrojnë pushtet shtetëror, për t’u angazhuar në negociata kolektive në mënyrë që të përcaktojnë pagat dhe kushtet e tyre të punës, është njohur në shumicën dërrmuese të Shteteve kontraktuese. Përjashtimet e mbetura justifikohen nga rrethanat e veçanta.
E DREJTA
I. KUNDËRSHTIMET PARAPRAKE TË QEVERISË
52. Qeveria ngriti dy kundërshtime ndaj pranueshmërisë para Dhomës së Madhe: së pari ishte e pamundur të mbështeteshin në instrumentet ndërkombëtare përveç Konventës, veçanërisht instrumente të cilat Turqia nuk e kishte ratifikuar dhe së dyti neni 11 i Konventës nuk ishte i zbatueshëm në rastin e kërkuesve pasi ata ishin nëpunës civilë dhe jo punonjës të zakonshëm me kontratë.
53. Përsa i përket kundërshtimit të parë, Qeveria pretendoi se Gjykata, me anë të një interpretimi të Konventës, nuk mund të krijojë për shtetet kontraktuese detyrimeve të reja që nuk janë të parashikuara në Konventë. Në veçanti, duke konsideruar se Dhoma i kishte kushtuar rëndësi të madhe Kartës Sociale Evropiane (nenet 5 dhe 6 të së cilës nuk ishin ratifikuar nga Turqia) dhe jurisprudencës së organeve të saj mbikëqyrës, i kërkoi Dhomës së Madhe ta shpallë kërkesën të papranueshme si të papajtueshme ratione materiae me Konventën, për shkak të pamundësisë për t’u mbështetur në instrumentet ndërkombëtare që Turqia nuk e kishte ratifikuar.
54. Përsa i përket kundërshtimit të dytë, Qeveria, duke u mbështetur më shumë në kufizimin e parashikuar në fjalinë e fundit të nenit 11 të Konventës në lidhje me zbatueshmërinë e kësaj dispozite tek "pjesëtarët e ... administratës shtetërore", argumentoi, se shërbimi civil turk, përfshirë edhe atë lokal, rregullohet nga një sërë rregullimesh ligjore specifike të detajuara sipas ligjit për Shërbimin Publik (Ligji nr. 657), duke i dalluar nëpunësit civilë nga të punësuarit e tjerë. Qeveria i kërkoi Gjykatës ta deklarojë kërkesën si të papajtueshme ratione materiae me nenin 11.
55. Kërkuesit i kontestuan kundërshtimet e paraqitura nga Qeveria.
56. Gjykata vëren se kundërshtimi i Qeverisë lidhur me referimin e Gjykatës tek Karta Sociale Evropiane, nuk mund të konsiderohet si një kundërshtimi paraprak. Edhe nëse supozohet se kundërshtimi i Qeverisë ishte i mbështetur, një ankim nuk mund të shpallet i papranueshëm vetëm për shkak të instrumenteve në dritën e të cilave një Seksioni i Gjykatës ka vlerësuar themelin e tij. Në realitet, ky kundërshtim nga ana e Qeverisë lidhet më shumë me shqyrtimin e çështjeve thelbësore të ngritura nga ky rast dhe do të trajtohen në këtë kontekst.
57 Përsa i përket kundërshtimit në lidhje me veprimin ratione materiae të Konventës, Gjykata vëren së pari se qeveria nuk kishte ndonjë pengese për ta ngritur këtë kundërshtim duke qenë se një argument në thelb të ngjashëm ajo e paraqiti para Dhomës, përpara shqyrtimit të pranueshmërisë. Por, Gjykata vëren se, edhe nëse një pengese e tillë do ekzistonte, kjo nuk do të mund të shmangte shqyrtimin e kësaj pike, e cila përfshihet në juridiksionin e Gjykatës, shtrirja e të cilit përcaktohet nga vetë Konventa, në veçanti nga neni 32 i saj, dhe jo nga parashtresat e palëve në një çështje të veçantë (shih, mutatis mutandis, Blečić kundër Kroacisë [GC], nr. 59532/00, §§ 63-69, ECHR 2006- ....)
Ky kundërshtim nga Qeveria megjithatë kërkon që Gjykata të shqyrtojë kuptimin e "pjesëtarë të ... administratës shtetërore", e cila figuron në fjalinë e fundit të nenit 11. Gjykata konstaton si të përshtatshme për t’ia bashkuar atë shqyrtimit të themelit të ankimit.
II. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 11 TË KONVENTËS
58. Kërkuesit u ankuan se gjykatat vendase u kishin mohuar të drejtën për të krijuar sindikata dhe për të qenë palë në marrëveshje kolektive. Në lidhje me këtë ata u mbështetën në nenin 11 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë::
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.”
A. Interpretimi i Konventës në dritën e instrumenteve të tjera ndërkombëtare.
59. Gjykata vendosi më lart që të analizojë në fazën e shqyrtimit të themelit të ankimit, parashtrimet e Qeverisë në lidhje me faktin që në gjykimin e një çështje kundër Turqisë nuk mund të mbështeten në instrumente ndërkombëtare të tjera përveç Konventës, veçanërisht në instrumente që Turqia nuk i kishte ratifikuar. Duke qenë se lidhet më shumë me metodologjinë e përdorur në shqyrtimin e themelit të ankimit të paraqitura sipas nenit 11 të Konventës, Gjykata e konsideron të nevojshme ta shqyrtojë këtë pretendim përpara pyetjeve të tjera të ngritura .
1. Parashtrimet e palëve
(a) Qeveria
60. Qeveria argumentoi se Gjykata nuk ka të drejtë të krijojë, me anë të interpretimit, detyrime të reja të tjera nga ato tashmë të vendosura në Konventë. Ata pretendonin, përveç të tjerash, se një traktat ndërkombëtar në të cilin pala në fjalë (Turqia) nuk kishte aderuar, nuk mund të përdorej për të mbështetur pretendimet kundër saj. Qeveria e pranoi faktin se Gjykata gjithmonë kishte marrë në konsideratë, kur ishte e nevojshme, "çdo rregull përkatës të së drejtës ndërkombëtare, të zbatueshme në marrëdhëniet ndërmjet palëve" (shih El Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 35763/97, § 55, ECHR 2001-XI), por ata pohojnë se kjo qasje ishte legjitime vetëm nëse ajo ishte në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 31 § 3 të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, dhe në veçanti, vetëm për instrumentet të cilat janë të detyrueshme për shtetin në fjalë.
61. Turqia nuk ishte palë në nenin 5 (e drejta për t’u organizuar), dhe në nenin 6 (e drejta për të negociuar kolektivisht) të Kartës Sociale Evropiane, e cila ishte ratifikuar në vitin 1989. Një interpretim që i bën këto dispozita të detyrueshme në mënyrë të tërthortë, është edhe më problematik kur, si në çështjen në fjalë, mungesa në Konventë e një dispozite të shprehur që garanton të drejtën për të hyrë në marrëveshje kolektive kundër-balancohet nga instrumente të tjera për të cilat shteti në fjalë nuk ishte palë.
(b) Kërkuesit
62. Kërkuesit nuk ranë dakord me mënyrën në të cilën Qeveria kishte ngritur pretendimet në lidhje me interpretimin e Konventës. Ata vunë në dukje se Dhoma nuk kishte zbatuar dispozitat e mësipërme të Kartës Sociale në çështjen në fjalë, por i kishte marrë parasysh, në interpretimin e saj të nenit 11 të Konventës, një mendim i Komitetit të Ekspertëve të Pavarur për sa i përket lidhjes ndërmjet të drejtës për t’u organizuar dhe negociatave kolektive.
2. Dhoma
63. Dhoma nuk kishte arsye për të vendosur mbi kundërshtimin në fjalë. Ajo iu referua, si një argument plotësues, opinionit të Komisionit të Ekspertëve të Pavarur të Kartës Sociale, kur vuri në dukje lidhjen organike ndërmjet lirisë së organizmit dhe lirisë për të negociuar kolektivisht (Vendimi i Dhomës, § 35). Në vendimin e saj, Dhoma përdori si referenca konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në vlerësimin nëse masa e kundërshtuar ka qenë e nevojshme në një shoqëri demokratike, dhe në veçanti nëse sindikata Tum Bel Sen kishte vepruar në mirëbesim kur ajo zgjodhi marrëveshjet kolektive si një mjet për të mbrojtur interesat e anëtarëve të saj (po aty, § 46).
3. Praktika e interpretimit të dispozitave të Konventës në dritën e teksteve dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtarë
(a) Bazat
64. Për të përcaktuar kuptimin e termave dhe frazat të përdorura në këtë Konventë, Gjykata udhëhiqet kryesisht nga rregullat e interpretimit të parashikuara në nenet 31-33 të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve (shih, për shembull, Golder kundër Mbretërisë së Bashkuar, 21 shkurt 1975, § 29, Seria A nr. 18; Johnston dhe Të tjerë kundër Irlandës, 18 dhjetor 1986, §§ 51 e vijuese, Seria A nr 112,.. Lithgow dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar , 8 korrik 1986, §§ 114 dhe 117, Seria A nr. 102;.. dhe Witold Litwa kundër Polonisë, nr 26629/95, §§ 57-59, ECHR 2000-III). Në përputhje me Konventën e Vjenës, Gjykata duhet të përcaktojë kuptimin e zakonshëm që i jepen fjalëve në kontekstin e tyre dhe në dritën e objektit dhe qëllimit të dispozitës në të cilën ato janë përdorur (shih Golder, cituar më lart, § 29 ; Johnston dhe Të tjerë, cituar më lart, § 51, dhe nenin 31 § 1 të Konventës së Vjenës). Mjete plotësuese të interpretimit mund të përdoren, qoftë për të konfirmuar një kuptim të përcaktuar në përputhje me hapat e mësipërme, qoftë për të përcaktuar kuptimin aty ku është i paqartë, i panjohur, apo haptazi absurd e i paarsyeshëm (Neni 32 i Konventës së Vjenës, shih Saadi kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr 13229/03, § 62, ECHR 2008- ....)
65. Duke qenë se Konventa është para së gjithash një sistem për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Gjykata duhet ta interpretojë dhe ta zbatojë atë në një mënyrë që i bën të drejtat e saj praktike dhe efektive, e jo teorike dhe abstrakte. Konventa gjithashtu duhet të lexohet si një e tërë, dhe interpretohet në mënyrë të tillë, që të promovojë konsistencën e brendshme dhe harmoninë midis dispozitave të ndryshme të saj (shih, midis vendimesh të tjera, Stec dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (dhjetor) [GC], nr. 65731/01 dhe nr. 65900/01, §§ 47-48, ECHR 2005-X).
66. Përveç kësaj, Gjykata asnjëherë nuk i ka konsideruar dispozitat e Konventës si korniza e vetme e referencës për interpretimin e të drejtave dhe lirive të mbrojtura prej saj. Përkundrazi, ajo duhet gjithashtu të marrë parasysh rregullat dhe parimet përkatëse të së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme në marrëdhëniet ndërmjet Palëve Kontraktuese (shih Saadi, cituar më lart, § 62; Al-Adsani, cituar më lart, § 55, dhe Bosforus Hava Yolları Turizm ve Ticaret Anonim Şirketi kundër Irlandës [GC], nr. 45036/98, § 150, ECHR 2005-VI; shih gjithashtu nenin 31 § 3 (c) i Konventës së Vjenës).
67. Gjykata vëren më tej se gjithmonë i është referuar natyrës së "gjallë" të Konventës, e cila duhet të interpretohet në dritën e kushteve aktuale, duke marrë kështu në konsideratë normat në zhvillim të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare në interpretimin e dispozitat e të saj (shih Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrik 1989, § 102, Seria A nr. 161; Vo kundër Francës [GC], nr. 53924/00, § 82, ECHR 2004-VIII; dhe Mamatkulov dhe Askarov kundër Turqisë [GC], nr. 46827/99 dhe 46951/99, § 121, ECHR 2005-I).
(b) Larmia e teksteve dhe instrumenteve ndërkombëtarë të përdorura për interpretimin e Konventës
(i) E drejta ndërkombëtare e përgjithshme
68. Detyrimet e sakta që dispozitat thelbësore të Konventës imponojnë ndaj Shteteve Kontraktuese mund të interpretohen, së pari, në dritën e traktateve relevante ndërkombëtare që janë të zbatueshme në sferën e caktuar (pra, për shembull, Gjykata e ka interpretuar nenin 8 të Konventës në dritën e Konventës së Kombeve të Bashkuara të 20 nëntor 1989 mbi të Drejtat e Fëmijës dhe Konventës Evropiane për Adoptimin e Fëmijëve të 24 prill 1967 - shiko Pini dhe të Tjerët kundër Rumaninë, nr. 78028/01 dhe nr. 78030/01, §. § 139 dhe 144, ECHR 2004-V; dhe Emonet dhe të Tjerët kundër Zvicrës, nr. 39051 / 03, §§ 65-66, ECHR 2007 ...).
69. Në një rast tjetër, në të cilin Gjykata iu referua traktateve ndërkombëtare, përveç Konventës, në mënyrë që të krijonte detyrimin pozitiv të shtetit në lidhje me "ndalimin e skllavërisë", mori parasysh dispozitat e konventave universale ndërkombëtare (Konventën e Punës së Detyruar të ONP, Konventën plotësuese për Zhdukjen e Skllavërisë, Tregtisë së Skllevërve, dhe të Institucioneve dhe Praktikave të ngjashme me skllavërimin, dhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve - shih Siliadin kundër Francës, nr. 73316/01, §§ 85-87, ECHR 2005-VII). Pasi iu referua dispozitave përkatëse të këtyre instrumenteve ndërkombëtarë, Gjykata vlerësoi se kufizimi i çështjes së pajtueshmërisë me nenin 4 të Konventës vetëm për veprimet e drejtpërdrejta nga autoritetet shtetërore do të ishte në kundërshtim me instrumentet ndërkombëtarë veçanërisht të lidhura me këtë çështje dhe do të shkonte deri aty sa ta bënte atë jo efektive (ibid. § 89).
70. Për më tepër, siç tregoi Gjykata në rastin Golder (cituar më lart, § 35), rregullat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme në marrëdhëniet midis palëve përfshijnë edhe "parimet e përgjithshme të së drejtës të pranuara nga popujt e civilizuar" (shih nenin 38 § 1 (c) të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë). Komiteti Ligjor i Asamblesë Këshillimore të Këshillit të Evropës parashihte në gusht 1950 se "Komisionit dhe Gjykatës do t’u duhet domosdoshmërish të aplikojnë këto parime", në kryerjen e detyrave të tyre dhe kështu, e konsideroi "të panevojshme" përfshirjen e një klauzole të veçantë për këtë qëllim në Konventë (Dokumentet e Asamblesë Këshillimore, letrat e punës të sesionit të 1950, Vol. III, nr. 93, fq. 982, parag. 5).
71. Në çështjen Soering (cituar më lart), Gjykata mori parasysh parimet e përcaktuara nga tekstet universale në zhvillimin jurisprudencës e saj në lidhje me Nenin 3 të Konventës për sa i përket ekstradimit në vende të treta. Së pari, ajo pohoi, duke iu referuar Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike të 1966 dhe Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut të 1969, se ndalimi i trajtimit në kundërshtim me nenin 3 të Konventës ishte bërë një standard i pranuar ndërkombëtarisht. Së dyti, ajo vërejti se fakti që Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve të tjera Mizore Çnjerëzore dhe Degraduese të Kombeve të Bashkuara, ndalonte ekstradimin e një personi në një shtet tjetër ku rrezikohej të ishte subjekt i torturës, nuk do të thotë se një obligim thellësisht i ngjashëm nuk ishte tashmë pjesë përbërëse e termave të përgjithshëm të nenit 3 të Konventës Evropiane.
72. Për më tepër, Gjykata vendosi në vendimin e saj Al-Adsani, duke iu referuar instrumenteve universale (Nenit 5 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenit 7 të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, nenit 2 dhe 4 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore dhe Degraduese) dhe interpretimit të tyre nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në çështjen Furundzija, 10 dhjetor 1998) dhe gjykatat vendore (vendimi i Dhomës së Lordëve në çështjen ex parte Pinochet (nr 3)), se ndalimi i torturës kishte arritur statusin e një norme të pakundërshtueshme së drejtës ndërkombëtare, ose jus cogens, të cilën e kishte përfshirë në jurisprudencën e saj në këtë sferë (El-Adsani, cituar më lart, § 60).
(ii) Instrumentet e Këshillit të Evropës
73. Në një numër vendimesh Gjykata ka përdorur, për qëllimet e interpretimit të Konventës, instrumente jo-detyruese të organeve të Këshillit të Evropës, në veçanti rekomandimet dhe vendimet e Komitetit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare (shih, midis vendimesh të tjerash, Öneryıldız kundër Turqisë [GC], nr. 48939/99, §§ 59, 71, 90 dhe 93, ECHR 2004-XII).
74. Këto metoda të interpretimit gjithashtu kanë bërë që Gjykata për të mbështetur arsyetimin e saj t’i referohet normave që burojnë nga organe të tjera të Këshilli të Evropës, qofshin këto mekanizma mbikëqyrës, qofshin organe eksperte, edhe pse këto organe nuk kishin asnjë funksion të përfaqësonin Shtetet palë të Konventë. Kështu, për shembull, Gjykata për të interpretuar shtrirjen e saktë të të drejtave dhe lirive të garantuara nga Konventa ka përdorur punën e Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit "Komisioni i Venecias" (shih, midis vendimesh të tjera, Partia Konservatore e Sipërmarrësve ruse dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 55066/00 dhe nr. 55638/00, §§ 70-73, ECHR 2007-...; Partisë Nacionaliste Baske - Organizata Rajonale Iparralde kundër Francës, nr. 71251/01, §§ 45-52, ECHR 2007-... dhe Çiloğlu dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 73333/01, § 17, 6 mars 2007), të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (shih, për shembull, Bekos dhe Koutropoulos kundër Greqisë, nr. 15250/02, §§ 33 36, ECHR 2005-...; Ivanova kundër Bullgarisë, nr. 52435/99, §§ 65-66, ECHR 2007-...; Cobzaru kundër Rumanisë, nr. 48254/99, §§ 49-50, 26 korrik 2007...;dhe D.H dhe të Tjerët kundër Republikës Çeke [GC], nr. 57325/00, §§ 59-65, 184, 192, 200 dhe 205, ECHR 2007-...) dhe të raporteve të Komisionit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (KPT) (shih, për shembull, Aerts kundër Belgjikës, 30 korrik 1998, § 42, e aktgjykimeve dhe vendimet 1998-V; Slimani kundër Francës, nr. 57671/00, §§ 22 e vijuese, ECHR 2004- IX; Nazarenko kundër Ukrainës, nr. 39483/98, §§ 94-102, 29 prill 2003; Kallashnikov kundër Rusisë, nr. 47095/99, § 97, ECHR 2002-VI; dhe Kadiķis kundër Letonisë (nr. 2), nr. 62393/00, § 52, 4 maj 2006).
(iii) Vlerësimi i Gjykatës
75. Gjykata ka konfirmuar kohët e fundit, në gjykimin e Saadi kundër Mbretërisë së Bashkuar (cituar më lart, § 63), që, kur vlerëson objektin dhe qëllimin e dispozitave të Konventës, ajo gjithashtu merr parasysh sfondin e së drejtës ndërkombëtare të pyetjeve juridike përpara saj. Duke qenë një grup rregullash dhe parimesh që janë pranuar nga shumica dërrmuese e Shteteve, standardet e përbashkëta ligjore ndërkombëtare ose të brendshme të shteteve evropiane, pasqyrojnë një realitet që Gjykata nuk mund të mos e respektojë kur ajo thirret të sqarojë shtrirjen e një dispozite të Konventës që mjete të tjera konvencionale interpretimi nuk kanë mundur ta përcaktojnë me qartësi të mjaftueshme.
76. Për shembull, në përfundimin se e drejta për t’u organizuar kishte një aspekt negativ i cili përjashtonte marrëveshjet për mbylljen e mjediseve të punës, Gjykata vërejti, duke u mbështetur kryesisht në Kartën Sociale Evropiane dhe jurisprudencën e organeve të saj mbikëqyrëse, dhe në instrumente të tjera evropiane e universale, se kishte një mirëkuptim në rritje mbi këtë temë në nivel ndërkombëtar (shih A. Sigurður Sigurjónsson kundër Islandës, 30 qershor 1993, § 35, Seria A nr. 264; dhe Sorensen dhe Rasmusen kundër Danimarkës [GC ], nr. 52562/99 dhe nr. 52620/99, §§ 72-75, ECHR 2006-...)
77. Gjykata vëren në lidhje me këtë se, në gjetjen e bazave përgjithësisht të pranuara për normat e së drejtës ndërkombëtare ajo kurrë nuk ka bere dallim ndërmjet burimeve të së drejtës bazuar në faktin nëse kanë qenë apo jo të nënshkruara apo ratifikuar nga Shteti i paditur.
78. Kështu, në çështjen Marckx kundër Belgjikës, në lidhje me statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martese, Gjykata e bazoi interpretimin e saj në dy konventat ndërkombëtare të 1962 dhe 1975 që Belgjika, ashtu si Shtete të tjera Palë në Konventë, nuk i kishte ratifikuar ende në atë kohë (Marckx kundër Belgjikës, 13 qershor 1979, §§ 20 dhe 41, Seria A nr. 31). Gjykata vlerësoi se nuk mund të mbështetej tek numri i vogël i ratifikimeve të këtyre instrumenteve, në kundërshtim me evolucionin e vazhdueshëm të së drejtës së brendshme të shumicës së madhe të Shteteve anëtare, së bashku me instrumentet përkatëse ndërkombëtare, drejt njohjes të plotë juridike të parimit "Mater sempre certa est".
79. Për më tepër, në çështjet Christine Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 28957/95, ECHR 2002-VI), Vilho Eskelinen dhe të Tjerët kundër Finlandës ([GC], nr. 63235/00, ECHR 2007-...) dhe Sørensen dhe Rasmusen kundër Danimarkës (cituar më lart), Gjykata u udhëhoq nga Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, edhe pse ky instrument nuk ishte detyrues. Më tej, në çështjet McElhinney kundër Irlandës ([GC], nr. 31253/96, ECHR 2001 XI), Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar (cituar më lart) dhe Fogarty kundër Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 37112/97, ECHR 2001-XI), Gjykata iu referua Konventës Evropiane për Imunitetin Shtetëror, e cila në atë kohë ishte ratifikuar vetëm prej tetë Shtetesh anëtare.
80. Përveç kësaj, në vendimin e saj Glass kundër Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata mori parasysh, në interpretimin e nenit 8 të Konventës, standardet e përcaktuara në Konventën së Oviedo-s për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë të 4 prillit 1997, edhe pse ai instrument nuk ishte ratifikuar nga të gjitha Shtetet palë të Konventës (shih Glass kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 61827/00, § 75, ECHR 2004-II).
81. Për të përcaktuar kriteret për përgjegjësinë e Shtetit sipas Nenit 2 të Konventës në lidhje me aktivitetet e rrezikshme, Gjykata, në gjykimin e çështjes Öneryıldız kundër Turqisë, iu referuar ndërmjet tekstesh të tjera edhe Konventës për Përgjegjësinë Civile për Dëme të Mjedisit nga Aktivitetet e Rrezikshme (ETS nr. 150 - Lugano, 21 qershor 1993) dhe Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal (ETS nr. 172 -. Strasburg, 4 nëntor 1998). Shumica e shteteve anëtare, duke përfshirë Turqinë, nuk i kishin nënshkruar e as ratifikuar këto dy konventa (shih Öneryıldız, cituar më lart, § 59).
82. Në çështjen Taskin dhe të Tjerë kundër e Turqisë, Gjykata e bazoi gjykimin e saj, në lidhje me nenin 8 të Konventës për çështjet e mbrojtjes së mjedisit (një aspekt që konsiderohet pjesë përbërëse e jetës private të individit), kryesisht në bazë të parimeve të shprehura në Konventën e Aarhusit për të Drejtën e Informimit, Pjesëmarrje Publike në Vendim-marrje dhe Aksesin në Çështjet e Drejtësisë dhe Mjedisore (ECE/CEP/43) (shih Taskin dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 49517/99, §§ 99 dhe 119, 4 dhjetor 2003). Turqia nuk e kishte nënshkruar Konventën e Aarhusit.
83. Gjykata vëren se Qeveria më tej solli në vëmendje mungesën e mbështetjes politike nga ana e Shteteve anëtare, në kontekstin e punës së Komitetit Drejtues për të Drejtat e Njeriut, për krijimin e një protokolli shtesë për të zgjeruar sistemin e Konventës për të disa të drejta ekonomike dhe sociale të caktuara. Gjykata pohon, megjithatë, se ky qëndrim i Shteteve anëtare u shoqërua, siç u pranua edhe nga Qeveria, me dëshirën për të forcuar mekanizmin e Kartës Sociale. Gjykata e konsideron këtë si një argument në mbështetje të ekzistencës së një konsensusi ndërmjet Shteteve Kontraktuese për të nxitur të drejtat ekonomike dhe sociale. Ky vullnet i përgjithshëm i Shteteve Kontraktuese merret në konsideratë për interpretimin e dispozitave të Konventës.
4. Përfundimi
84. Gjykata, në përcaktimin e kuptimit të termave dhe të nocioneve në tekstin e Konventës, mund dhe duhet të marrë në konsideratë elemente të së drejtës ndërkombëtare, përveç Konventës, interpretimin e këtyre elementeve nga organet kompetente, dhe praktikën e shteteve evropiane që reflekton vlerat e përbashkëta të tyre. Konsensusi i dalë nga instrumentet ndërkombëtare të specializuara dhe nga praktika e Shteteve Kontraktuese mund të përbëjë një element të vlefshëm për Gjykatën kur interpreton dispozitat e Konventës në raste të veçanta.
85. Për sa më sipër, nuk është e nevojshme që Shteti i paditur të ketë ratifikuar tërësinë e instrumenteve të zbatueshme në lidhje me subjektin e çështjes në fjalë. Për Gjykatën është i mjaftueshëm fakti që instrumentet përkatëse ndërkombëtare të tregojnë një evolucion të vazhdueshëm të normave dhe parimeve të zbatueshme në të drejtën ndërkombëtare apo në legjislacionin e brendshëm të shumicës së Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe të tregojnë, për një fushë të caktuar, që ka një baze përgjithësisht të pranueshme në shoqëritë moderne (shih, mutatis mutandis, Marckx, cituar më lart, § 41).
B. E drejta për nëpunësit civilë vendorë për të krijuar sindikata
1. Gjykimi i Dhomës
86. Dhoma vërejti se nuk ishte argumentuar përpara saj se ndalimi absolut në krijimin e sindikatave për nëpunësit civilë sipas ligjit turk, siç zbatohej në kohën përkatëse, përbënte një "nevojë të ngutshme sociale". Ajo pohoi se fakti që "legjislacioni nuk u kishte dhënë një mundësi të tillë" nuk ishte i mjaftueshëm për të justifikuar një masë aq radikale sa shpërbërja e një sindikate.
87. Duke iu referuar vendimit Tum Haber Sen dhe Cinar kundër Turqisë (nr. 28602/95, §§ 36-39, ECHR 2006 ...), Dhoma vlerësoi se, në mungesë të dëshmive konkrete që vërtetonin se aktivitetet e sindikatës Tum Bel Sen përfaqësonin një kërcënim për shoqërinë ose Shtetin, ky i fundit, në refuzimin për njohjen e personalitetit juridik të sindikatës së kërkuesve, ka dështuar të përmbushë detyrimin e tij për të siguruar gëzimin e të drejtave të sanksionuara në nenin 11 të Konventës. Sipas saj ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës mbi këtë pikë.
2. Parashtrimet e palëve
(a) Qeveria
88. Para Dhomës së Madhe, Qeveria ngriti një pretendim për papajtueshmëri ratione materiae me dispozitat e kësaj Konvente: Neni 11 i Konventës nuk zbatohej për "pjesëtarët e ... administratës shtetërore ", dhe si rrjedhojë nuk mund të zbatohej edhe në çështjen në fjalë duke qenë se kërkuesit i përkisnin asaj kategorie. Gjykata do e shqyrtojë këtë pretendim së bashku me themelin e ankimit(shih paragrafin 56 më lart).
89. Në mbështetje të argumentit të tyre, Qeveria solli në vëmendje faktin se të gjithë funksionarët publikë në Turqi ishin të mbuluara nga një grup i veçantë rregullash. Situata e nëpunësve civil lokalë nuk ishte e ndryshme nga ajo e nëpunësve të tjerë civilë, për faktin se institucionet e qeverisjes lokale ishin qartësisht organizata qeveritare që kryejnë detyra publike.
90. Qeveria ishte e mendimit se ishte e pamundur që të bëheshin të paefektshme, me anë të interpretimit, ose jurisprudencës, termat e shprehura në nenin 11, i cili autorizonte Shtetet për të vendosur, në lidhje me anëtarët e forcave të armatosura, policisë ose administratës së Shtetit, kufizime, të tjera përveç atyre që kalojnë testin e domosdoshmërisë në një shoqëri demokratike.
91. Qeveria më tej argumentoi para Dhomës së Madhe që vendimi i Gjykatës së Kasacionit më 6 dhjetor 1995, nuk kishte asnjë pasojë mbi aktivitetet intensive të sindikatës Tum Bel Sen, sepse ajo kishte shfaqur një efikasitet të pamohueshëm organizativ dhe kishte qenë në gjendje për t’u bërë palë në qindra marrëveshjeve kolektive, në rastin konkret për të mirën e disa dhjetë mijë punonjësve lokal.
(b) Kërkuesit
92. Sa i përket faktit që nëpunësit civilë ndaloheshin të krijonin sindikata, kërkuesit u pajtuan me pikëpamjen e Dhomës, por theksuan se ankesa e tyre kryesore lidhej me anulimin e marrëveshjes kolektive. Ata pohuan se ndalimi i zbatuar në rastin në fjalë nuk merr parasysh faktin se disa nëpunës civilë kryejnë pikërisht të njëjtën punë si të punësuarit në sektorin privat.
93. Lidhur me efektet që vendimi i Gjykatës së Kasacionit më 6 dhjetor 1995, kishte pasur në aktivitetin e sindikatës Tum Bel Sen, kërkuesit vërejtën së pari se Ministria e Brendshme kishte nisur procedura penale dhe civile ndaj kryetarëve të komunave të cilët kishin hyrë në marrëveshje kolektive me sindikatat, me akuzën e abuzimit të kompetencave. Edhe pse, më vonë këto procedura u pushuan, autoritetet lokale, nga frika e procedurave të tjera që mund të inicioheshin, nuk ishin angazhuar më në negociata kolektive me sindikatat. Në këto kushte, aktiviteti i sindikatës Tum Bel Sen kishte qenë i kufizuar në mënyrë të konsiderueshme.
94. Kërkuesit gjithashtu pohuan, në lidhje me këtë, se Gjykata e Auditit, pas vendimit të Kasacionit më 6 dhjetor 1995, i kishte shpallur të pavlefshme marrëveshjet kolektive të nënshkruara nga ana e sindikatës Tum Bel Sen dhe se nëpunësit civilë që i përkasin sindikatës duhej të rimbursonin të gjithë pagat shtesë dhe shpërblimet që kishin marrë si rezultat i marrëveshjeve që nuk ekzistonin më. Ky zhvillim, i cili në vetvete përbënte ndërhyrje në aktivitetet e sindikatës, kishte penguar sindikatën të hynte në marrëveshje kolektive me autoritete të tjera lokale.
3. Vlerësimi i Gjykatës
(a) A zbatohen garancitë e nenit 11 të Konventës për kërkuesit, si nëpunës civilë lokalë?
95. Gjykata duhet të shqyrtojë pretendimin e Qeverisë se kërkesa është e papajtueshme ratione materiae me dispozitat e Konventës me argumentin se neni 11 i Konventës nuk është i aplikueshëm për "pjesëtaret e ... administratës shtetërore ".
Është e vërtetë se paragrafi 2 në fund të kësaj dispozite tregon qartë se shteti është i detyruar të respektojë lirinë e organizimit të punonjësve të tij, por ushtrimi i këtyre të drejtave të mbrojtura në këtë nen mund të kufizohet me ligj për pjesëtarët e forcave të saj të armatosura, të policisë ose administratës shtetërore (shih Sindikata e Shoferëve Suedezë kundër Suedisë, § 37, Seria A nr. 20).
96. Në lidhje me këtë, Gjykata vlerëson se kufizimet e vendosura për tri grupet e përmendura në nenin 11 duhet të interpretohen në mënyrë të ngushtë dhe për këtë arsye duhet të kufizohet vetëm në ushtrimin e “të drejtave” në fjalë. Këto kufizime nuk duhet të dëmtojnë thelbin e së drejtës për t’u organizuar. Në këtë pikë Gjykata nuk ndan të njëjtën pikëpamje me Komisionin se termi "të ligjshme" në fjalinë e dytë të nenit 11 § 2, kërkon vetëm që kufizimi në fjalë të ketë një bazë në ligjin kombëtar, të mos jetë arbitrar dhe se nuk përfshin ndonjë kërkesë të proporcionalitetit (shih Këshillin e Sindikatave të Shërbimit Civil dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 11603/85, vendim i Komisionit i 20 janar 1987, Vendimet dhe Raportet 50, fq. 241). Për më tepër, sipas mendimit të Gjykatës, Shteti në fjalë është i detyruar të tregojë ligjshmërinë e çdo kufizim të vendosur mbi të drejtën e këtyre personave për t’u organizuar. Gjykata, më tej vëren, se nëpunësit civilë lokal, të cilët nuk janë të angazhuar në administrimin e Shtetit si i tillë, nuk mund, në parim, të trajtohen si "pjesëtare të administratës shtetërore" dhe, rrjedhimisht, nuk mund t’i nënshtrohen mbi këtë bazë një kufizimi të të drejtës së tyre për t’u organizuar dhe për të krijuar sindikata (shih, mutatis mutandis, Tum Haber Sen dhe Cinar, cituar më lart, §§ 35-40 dhe 50).
97. Gjykata vëren, se këto vlerësime gjejnë mbështetje në shumicën e instrumenteve përkatës ndërkombëtare dhe në praktikën e shteteve evropiane.
98. Ndërkohë që paragrafi 2 i nenit 8 të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i cila ka të bëjë me të njëjtën çështje, përfshin anëtarë të administratës shtetërore në kategorinë e personave të cilët mund të jenë subjekt i kufizimeve, neni 22 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, formulim i cili është i ngjashëm me atë të nenit 11 të Konventës, parashikon se shteti ka të drejtë të kufizojë ushtrimin e së drejtës për lirinë e organizimit vetëm për anëtarët e forcave të armatosura dhe të policisë, pa iu referuar atyre të administratës shtetërore.
99. Gjykata thekson se instrumenti ndërkombëtar kryesor që garanton të drejtën për funksionarët publikë për të krijuar sindikata është Konventa nr. 87 e ONP mbi Lirinë Sindikale, Neni 2 i së cilës parashikon që të gjithë punonjësit pa asnjë dallim, kanë të drejtën e themelimit të organizatave dhe pjesëmarrjes në to sipas zgjedhjes së tyre (shih paragrafin 37 më lart).
100. Gjykata vëren se e drejta e funksionarëve publikë për t’u bashkuar në sindikata është konfirmuar në një numër rastesh nga Komiteti i Ekspertëve mbi Zbatimin e Konventave dhe Rekomandimeve. Ky Komitet, në vëzhgimet e tij individuale për Qeverinë turke lidhur me Konventën nr. 87, pohoi se i vetmi përjashtim i pranueshëm nga e drejta për t’u organizuar siç parashikohet në atë instrument lidhet me forcat e armatosura dhe policinë (shih paragrafin 38 më lart).
101. Gjykata më tej pohon, se Komiteti i ONP-së mbi Lirinë Sindikale ka mbajtur të njëjtën linjë arsyetimi për sa i përket nëpunësve civil lokal. Sipas mendimit të Komitetit, punonjësit lokale të shërbimit publik duhet të kenë mundësi efektive për të krijuar organizata me zgjedhjen e tyre, dhe këto organizata duhet të gëzojnë të drejtën e plotë për të zhvilluar dhe mbrojtur interesat e punonjësve të cilët ata përfaqësojnë (shih paragrafin 39 më lart).
102. Instrumentet që burojnë nga organizata evropiane tregojnë gjithashtu se parimi që nëpunësit civilë gëzojnë të drejtën themelore të organizimit ka qenë gjerësisht i pranuar nga Shtetet anëtare. Për shembull, Neni 5 i Kartës Sociale Evropiane garanton lirinë e punonjësve dhe punëdhënësve për të krijuar organizata lokale, kombëtare ose ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike dhe sociale dhe të bashkohen me këto organizata. Legjislacioni kombëtar mund të vendosë kufizime të pjesshme për forcat policore dhe kufizime tërësore ose të pjesshme për anëtarët e forcave të armatosura, por nuk mund t’u kufizohet kjo e drejtë anëtarëve të tjerë të administratës shtetërore.
103. E drejta për t’u organizuar e nëpunësve civilë është njohur gjithashtu dhe nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në Rekomandimin R(2000)6 mbi statusin e funksionarëve publikë në Evropë, Parimi nr. 8 i cilit deklaron se funksionarët publikë duhet, në parim, të gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët, dhe se të drejtat e tyre sindikaliste duhet të kufizohet vetëm në mënyrë të ligjshme për aq sa kjo është e nevojshme për ushtrimin e duhur të funksioneve të tyre publike (shih paragrafin 46 më lart).
104. Një instrument tjetër evropian, Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, ka adoptuar një qasje liberale për të drejtën për t’u organizuar, duke deklaruar, në nenin 12 (1), ndër të tjera, se "çdokush" ka të drejtë të themelojë apo t’i bashkohet një sindikate për mbrojtjen e interesave të tij apo të saj (shih paragrafin 47 më sipër).
105. Sa për praktikën evropiane, Gjykata rithekson se e drejta e nëpunësve civilë për t’u bashkuar në sindikata është e njohur tani nga të gjitha Shtetet Kontraktuese (shih paragrafin 48 më lart). Kjo e drejtë zbatohet për nëpunësit civilë nën një sistem karriere ose kontraktore dhe të punonjësve të ndërmarrjeve në pronësi publike industriale ose tregtare, qoftë kombëtare apo lokale. Nëpunësit civilë, qoftë ata që punojnë për qeverinë qendrore, qoftë ata që punojnë për autoritetet vendore, në përgjithësi kanë të drejtën e pjesëmarrjes në sindikata sipas zgjedhjes së tyre. Gjykata, gjithashtu merr parasysh faktin se dendësia e anëtarësisë sindikale është përgjithësisht më e lartë në sektorin publik se në sektorin privat, i cili përbën një tregues të qartë të një mjedisi të favorshëm ligjor dhe administrativ të krijuar nga Shtetet anëtare. Në shumicën e Shteteve anëtare, ato pak kufizime që mund të gjenden, janë kryesisht për funksionet gjyqësore, forcat e policisë dhe të shërbimit të zjarrfikësve, dhe kufizime më të rrepta, deri në ndalimin e anëtarësisë në sindikata, u rezervohen anëtarëve të forcave të armatosura.
106. Për sa më sipër, Gjykata konkludon se "pjesëtarët e administratës shtetërore", nuk mund të përjashtohen nga objekti i nenit 11. Autoritetet kombëtare kanë të drejtë të vendosin “kufizime të ligjshme” për këta pjesëtarë, në përputhje me nenin 11 § 2. Në rastin në fjalë, megjithatë, Qeveria ka dështuar të tregojë se natyra e detyrave të kryera nga kërkuesit, si nëpunës civil të administratës lokale, kërkon që ato të konsiderohen si "pjesëtarë të administratës shtetërore" subjekt ndaj kufizimeve të tilla. Kështu, kërkuesit, munden ligjërisht të mbështeten në nenin 11 të Konventës dhe çdo ndërhyrje në ushtrimin e së drejtës në fjalë duhet të plotësojë kërkesat e paragrafit 2 të këtij neni.
107. Rrjedhimisht, kërkuesit mund të mbështeten ligjërisht në nenin 11 të Konventës dhe kundërshtimet e ngritura nga Qeveria lidhur me këtë rrëzohen.
(b) Parime të Përgjithshme
108. Gjykata përsërit se neni 11 § 1 e paraqet lirinë sindikale si një formë apo një aspekt të veçantë të lirisë për t’u organizuar (shih Bashkimin Kombëtar të Policisë belge kundër Belgjikës, 27 tetor 1975, § 38, Seria A nr. 19; dhe Sindikata e Shoferëve Suedezë, cituar më lart, § 39). Konventa nuk bën dallim ndërmjet funksioneve të një Shteti Kontraktues si mbajtës i pushtetit publik dhe përgjegjësive të tij si punëdhënës. Neni 11 nuk bën përjashtim nga ky rregull. Në të kundërtën, paragrafi 2 në fund të kësaj dispozite tregon qartë se shteti është i detyruar të respektojë lirinë e organizimit të punonjësve të tij, por ushtrimi i këtyre të drejtave të mbrojtura në këtë nen mund të kufizohet me ligj për pjesëtarët e forcave të saj të armatosura, të policisë ose administratës shtetërore (shih Tum Haber Sen dhe Cinar, cituar më lart, § 29). Neni 11 është detyrues për “Shtetin si punëdhënës”, pavarësisht faktit nëse marrëdhëniet e këtij të fundit me punonjësit e tij rregullohen nga e drejta publike apo private (shih Sindikata e Shoferëve Suedezë, cituar më lart, § 37).
109. Gjykata rithekson më tej se, edhe pse objekti thelbësor i nenit 11 është që të mbrojë individin ndaj ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike, në ushtrimin e të drejtave të mbrojtura, ky nen mund të vendosë edhe detyrime pozitive për shtetin që t’u sigurojë gëzimin efektiv të këtyre të drejtave. Në kontekstin specifik të çështjes në fjalë, Shteti Turk do jetë përgjegjës për faktet e ankimuara nga kërkuesit- që do të thotë, parimisht, mosnjohja nga ana e shtetit të sindikatës së tyre në kohën përkatëse – nëse rezulton se ka dështuar në garantimin sipas legjislacionit të brendshëm të të drejtave të kërkuesve të parashikuara në nenin 11 të Konventës (shih Wilson, Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 30668/96, nr. 30671/96 dhe nr. 30678 / 96, § 41, ECHR 2002-V dhe Gustafsson kundër Suedisë, 25 prill 1996, § 45, Raportet 1996-II).
110. Megjithatë, siç Gjykata ka nxjerrë në pah në kontekstin e nenit 8 të Konventës, nëse çështja analizohet në aspektin e një detyrimi pozitiv të Shtetit për të marrë masa të arsyeshme dhe të përshtatshme për sigurimin e të drejtave të kërkuesit sipas nenit të Konventës, ose në termat e një ndërhyrje nga ana e një autoritetit publik, të justifikojë ndërhyrjen në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, parimet e aplikueshme janë gjerësisht të ngjashme (shih Hatton dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 36022/97, § 98, ECHR 2003-VIII).
(c) Efektet e veprimit ose mosveprimit të Shtetit mbi aktivitetet e Tum Bel Sen
111. Gjykata duhet të konstatojë së pari, nëse argumenti i qeverisë se vendimi i Kasacionit më 6 dhjetor 1995 nuk ka pasur efekte në aktivitetet e sindikatës të Tum Bel Sen, konfirmohet nga faktet e çështjes.
112. Ajo vëren në lidhje me këtë vendim, në të cilin deklarohet se sindikata e kërkuesve nuk kishte fituar personalitet juridik kur ajo u krijua dhe për këtë arsye, ajo nuk kishte të drejtë për të iniciuar ose për t’u mbrojtur në procedurat ligjore, ka pasur dy efekte mbi aktivitetet e sindikatës, prapaveprues dhe paraveprues.
113. Vendimi në fjalë kishte fuqi prapavepruese pasi bëri të pavlefshme ab initio të gjitha aktivitetet dhe veprimet që Tum Bel Sen kishte ndërmarrë ndërmjet 1991 dhe 1993, në lidhje me Këshillin Bashkiak të Gaziantep me qëllim mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj, duke përfshirë edhe marrëveshjen kolektive të përfshirë në këtë çështje. Ky efekt përbëhej nga vendimet e Gjykatës së Auditimit të cilët kërkonin rimbursimin e avantazheve të marra nga anëtarët e sindikatës si rezultat i negociatave me punëdhënësin e tyre.
114. Sa i përket efektit paraveprues të vendimit në fjalë, Gjykata bashkohet me argumentin e kërkuesve që aktivitete e sindikatës Tum Bel Sen ishin kufizuar në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e hezitimit nga ana e krerëve të autoriteteve lokale për të hyrë në negociata me të. Kjo del fare mirë nga dosja e çështjes, së pari, sepse autoritetet lokale që kishin rënë dakord për t’u dhënë përfitime nëpunësve civilë në bazë të marrëveshjeve kolektive, ishin përballur me procedura administrative, financiare dhe gjyqësore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 4688 më 25 qershor 2001, dhe, së dyti, pasi edhe pas kësaj date ata ishin të detyruar të kompensonin shtetin për shumat shtesë të paguara në atë kohë dhe si rrjedhojë e kësaj ata, nga ana tjetër, nisën procedimet kundër nëpunësve civilë të cilët i kishin marrë ato.
115. Siç është theksuar më sipër (paragrafi 88), Dhoma jo vetëm vërejti se ka pasur një ndërhyrje të pajustifikuar në të drejtat e kërkuesve sipas nenit 11, por që, në refuzimin për të njohur personalitetin juridik të sindikatës së kërkuesve, shteti kishte dështuar në detyrimin e tij pozitiv për të siguruar gëzimin e të drejtave të sanksionuara në këtë nen. Dhoma e Madhe bie dakord me vendimin e Dhomës, se ky rasti mund të analizohet si një ndërhyrje me nenin 11 dhe si një dështim nga ana e shtetit për të vënë në jetë detyrimin pozitiv të tij për të siguruar të drejtat e kërkuesve sipas kësaj dispozite. Në rrethanat e veçanta të çështjes në fjalë, Gjykata çmon se të dyja qasjet qëndrojnë, mbajtur parasysh faktin që ka një ndërthurje të veprimit dhe mosveprimit nga ana e autoriteteve në fjalë. Kështu, ajo do të vazhdojë shqyrtimin e çështjes duke analizuar nëse ka pasur një ndërhyrje në të drejtat e kërkuesve, por ajo gjithashtu do të ketë parasysh obligimet pozitive të shtetit.
(d) Pajtueshmëria me nenin 11
(i) Parashikimi me ligj dhe ndjekja e një qëllimi të ligjshëm
116. Një ndërhyrje e tillë do të përbëjë shkelje të nenit 11, përveç nëse ajo ishte e "parashikuar me ligj" ndiqte, një ose më shumë qëllime legjitime dhe ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për arritjen e këtyre qëllimeve.
117. Gjykata vëren se ndërhyrja ka qenë në përputhje me ligjin vendas siç shpjegohet nga Divizionet e Përbashkëta Civile të Gjykatës së Kasacionit. Për më tepër, nuk është në diskutim fakti se vendimi në fjalë, për aq sa ky vendim u përpoq të parandalonte mospërputhjen ndërmjet legjislacionit dhe praktikës, kishte për qëllim të parandalonte prishjen e rendit (shih Tum Haber Sen dhe Cinar, cituar më sipër, §§ 33-34).
(ii) Nevoja në një shoqëri demokratike
118. Lidhur me nevojën e një ndërhyrje të tillë në një shoqëri demokratike, Gjykata rithekson se kufizime të ligjshme mund të vendosen në lidhje me të drejtat e sindikatës për pjesëtarët e forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se përjashtimet e përcaktuara në nenin 11 duhet të interpretohet në mënyrë rigoroze; vetëm arsyet të mëdha dhe bindëse mund të justifikojnë kufizimet mbi lirinë e organizimit. Në përcaktimin në çështje të tilla nëse "nevoja" - dhe për këtë arsye një "nevojë e ngutshme sociale" - brenda kuptimit të nenit 11 § 2 ekziston, Shtetet kanë një hapësirë të kufizuar vlerësimi, i cili shkon dorë për dore me mbikëqyrjen rigoroze evropiane të legjislacionin dhe vendimeve që e zbatojnë atë, përfshirë edhe ato të dhëna nga gjykatat e pavarura (shih, për shembull, Sidiropoulos dhe të Tjerët kundër Greqisë, 10 korrik 1998, § 40, Raportet 1998-IV). Gjykata duhet gjithashtu ta shqyrtojë ndërhyrjen në dritën e çështjes si një e tërë dhe të përcaktojë nëse kjo ndërhyrje ishte "në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur" dhe nëse arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare për ta justifikuar atë ishin "të rëndësishme dhe të mjaftueshme". Në këtë mënyrë, Gjykata vlerëson nëse autoritetet kombëtare kanë zbatuar standarde të cilat ishin në përputhje me parimet e mishëruara në dispozitën përkatëse të Konventës dhe, për më tepër, nëse vendimet e tyre bazohen në një vlerësim të pranueshëm të fakteve përkatëse (shih , për shembull, Yazar dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 22723/93, nr. 22724/93 dhe nr. 22725/93, § 51, ECHR 2002-II).
119. Lidhur me faktin nëse, në çështjen në fjalë, mosnjohja e sindikatës të kërkuesve justifikohej nga një "nevojë të ngutshme sociale", Dhoma e Madhe aprovon vlerësimin e mposhtëm të Dhomës:
“nuk tregohet përpara saj, që ndalimi absolut në krijimin e sindikatave për nëpunësit civilë ... nga ligji turk, siç aplikohej në atë kohë, përbënte një “nevojë të ngutshme sociale”. Fakti i thjeshtë se "legjislacioni nuk parashikon një mundësi e tillë" nuk është i mjaftueshme për dhënien e një mase radikale, siç është shpërbërja e një sindikate.”
120. Gjykata më tej vërejti, se në atë kohë ka pasur një numër argumentesh shtesë në mbështetje të idesë se mosnjohja e të drejtës së kërkuesve, si nëpunës civil lokal, për të krijuar një sindikatë nuk ishte “e nevojshme ".
121. Së pari, e drejta e nëpunësve civilë për themelimin e sindikatave dhe pjesëmarrjen në to, ishte e njohur tashmë nga instrumentet e së drejtës ndërkombëtare, universale (shih paragrafët 98-102 lart) dhe rajonale (shih paragrafët 103-105 më sipër). Përveç kësaj, shqyrtimi i praktikës evropiane tregon se liria e organizimit të funksionarëve publikë ishte përgjithësisht e njohur në të gjitha shtetet anëtare (shih paragrafin 106 më lart).
122. Së dyti, Turqia në atë kohë e kishte ratifikuar tashmë, (nga një instrument i depozituar më 12 korrik 1993) Konventën nr. 87 të ONP-s, instrumentin kryesor që garantonte ndërkombëtarisht të drejtën e funksionarëve publikë për të krijuar sindikata. Ky instrument ishte tashmë, në bazë të kushtetutës turke, drejtpërdrejt i zbatueshme në ligjin e brendshëm (shih paragrafin 34 më lart).
123. Së fundi, Turqia konfirmoi me praktikën e saj e mëvonshme gatishmërinë e saj për të njohur të drejtën e nëpunësve civilë për t’u organizuar - një gatishmëri e shprehur tashmë me ratifikimi i Konventës nr. 87 në vitin 1993 - me ndryshimin e Kushtetutës në vitin 1995 dhe me praktikat e organet gjyqësore nga fillimi i 1990-s e në vazhdim. Kjo e fundit është ilustruar dhe në vendimet e marra për këtë çështje nga ana e Gjykatës së Rrethit dhe të Divizionit të Katërt Civil të Gjykatës së Kasacionit. Për më tepër, në vitin 2000 Turqia nënshkroi dy instrumente të Kombeve të Bashkuara që njohin të drejtën në fjalë (shih paragrafët 40 dhe 41 më lart).
124. Gjykata vëren se, pavarësisht zhvillimeve në të drejtën ndërkombëtare, autoritetet turke nuk ishin në gjendje për t’u siguruar kërkuesve të drejtën për të krijuar sindikatë, kryesisht për dy arsye. Së pari, ligjvënësi turk, pas ratifikimit në vitin 1993 të Konventës nr. 87, nuk bëri asgjë më shumë deri në vitin 2001, vit në të cilin u miratua ligji për Sindikatat e Nëpunësve Civilë "(Ligji nr. 4.688), i cili rregullonte zbatimin në praktike të kësaj të drejte. Së dyti, gjatë kësaj periudhe kalimtare, Divizionet e Përbashkëta Civile të Gjykatës së Kasacionit, refuzuan të ndiqnin zgjidhjen e propozuar nga Gjykata e Rrethit të Gaziantep, e cila u udhëhoq nga zhvillimet në të drejtën ndërkombëtar, dhe i dhanë një interpretim kufizues dhe formal të drejtës së brendshme lidhur me krijimin e subjekteve juridike. Ky interpretim pengoi Divizionet e Përbashkëta Civile nga vlerësimi i rrethanave specifike të çështjes dhe nga konstatimin nëse një ekuilibër i drejtë ishte arritur midis interesave përkatëse të kërkuesve dhe punëdhënësit, Këshillit Bashkiak të Gaziantep (shih, mutatis mutandis, Sørensen dhe Rasmusen , cituar më lart, § 58).
125. Kështu, Gjykata vlerëson se efekti i kombinuar i interpretimit i kufizuar nga Gjykata e Kasacionit dhe pasiviteti i ligjvënësit në vitet 1993 deri 2001, penguan shtetin nga përmbushja e detyrimit të tij për t’u garantuar kërkuesve gëzimin e të drejtave të tyre sindikaliste dhe nuk mund të justifikohet si "e nevojshme në një shoqëri demokratike" brenda kuptimit të nenit 11 § 2 të Konventës.
126. Rrjedhimisht, ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës për shkak të mos njohjes së të drejtës të kërkuesve, si nëpunës civilë lokalë, për të krijuar një sindikatë.
C. Anulimi i marrëveshjes kolektive, ndërmjet sindikatës Tum Bel Sen dhe autoritetit lokal, e cila zbatohej që prej dy vitesh.
1. Vendimi i Dhomës
127. Dhoma e shqyrtoi këtë pikë veçmas nga ankimi lidhur me refuzimin nga Gjykata e Kasacionit për të njohur të drejtën e nëpunësve civilë për të krijuar sindikata.
128. Sa i përket pyetjes nëse ka pasur shkelje të të drejtave sindikale të kërkuesve, Dhoma vlerëson se jurisprudenca e Gjykatës nuk e përjashton mundësinë që e drejta për të hyrë në një marrëveshje kolektive të përfaqësojë, në rrethanat e veçanta të një çështje, një nga mjetet kryesore – madje edhe më kryesoren e mjeteve të tilla – që sindikata që të mbrojë interesat e saj. Ajo vuri në dukje lidhjen organike ndërmjet lirisë së organizimit dhe lirisë për marrëveshje kolektive, siç referohen edhe Komiteti i Kartës Sociale i Ekspertëve të Pavarur, përmendur më lart.
129. Dhoma, pasi vëren se, në çështjen në fjalë, sindikata Tum Bel Sen kishte bindur autoritetin për të hyrë në një marrëveshje kolektive dhe se kjo marrëveshje për një periudhë prej dy vjetësh kishte rregulluar të gjitha marrëdhëniet e punës ndërmjet stafit të këshillit të rrethit dhe punëdhënësit e tyre, vlerëson se kjo marrëveshje kolektive përfaqësonte për sindikatën mjetin kryesore, nëse jo të vetmin, për promovimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj (shih §§ 30-40 të aktgjykimit Dhomës).
130. Dhoma konsideroi se ndërhyrja në fjalë ishte e parashikuar me ligj dhe se parandalimi i mospërputhjes ndërmjet praktikës dhe të drejtës aktuale të brendshme mund të konsiderohej si një qëllim legjitim brenda kuptimit të paragrafit 2 të nenit 11 (shih § 42 të vendimit të Dhomës). Sa i përket justifikimit të ndërhyrjes, Dhoma konstatoi se Qeveria nuk kishte pasur asnjë nevojë të ngutshme sociale në lidhje me këtë. Ajo gjithashtu vërejti, se Turqia kishte dështuar në detyrimin e saj pozitiv sipas nenit 11, për t’i garantuar sindikatës të kërkuesve mbrojtjen e interesat të anëtareve të saj.
2. Pretendimet e palëve
131. Palët ranë dakord se Dhoma e Madhe do të shqyrtonte ankimin në lidhje me anulimin e marrëveshjes kolektive veçmas nga ankimi lidhur me të drejtën e kërkuesve për të krijuar sindikata.
(a) Qeveria
132. Qeveria argumentoi se ankesa në lidhje me anulimin e marrëveshjes kolektive duhej shqyrtuar veçmas, për faktin se, sipas mendimit të tyre, ajo ngrinte pikëpyetje të tjera ligjore nga ato të ngritura nga e drejta e kërkuesve për të krijuar një sindikatë.
133. Sipas mendimit të Qeverisë, nuk ishte e përshtatshme për të modifikuar jurisprudencën e krijuar në vitin 1970 në atë që e drejta për të hyrë në marrëveshje kolektive nuk ishte një e drejtë e garantuar si e tillë sipas nenit 11. Duke shkuar përtej çështjeve të hershme klasike të Bashkimit Kombëtar të Policisë Belge kundër Belgjikës apo Bashkimit i Shoferëve Suedezë kundër Suedisë, kjo jurisprudencë ishte përsëritur më së fundi në vendime papranueshmërie (shih Francesco Schettini dhe të Tjerët kundër Italisë (dec), nr. 29529/95, 9 nëntor 2000; dhe UNISON kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec), nr. 53574/99, ECHR 2002-I).
134. Qeveria vuri në dukje në lidhje me këtë se të drejtat e sindikatave mund të ushtrohen në forma të ndryshme dhe se Shteti ishte i lirë për të zgjedhur ato që duheshin përdorur nga sindikatat. Ata argumentuan se Gjykata nuk mund t’i impononte ndonjë formë të veçantë Shteteve Kontraktuese për qëllimet e nenit 11.
135. Ata pretendonin, për më tepër, se ishte e pamundur për të krijuar një praktikë të përbashkët evropiane për sa i përket të drejtës së nëpunësve civilë për të hyrë në marrëveshje kolektive. Në Shtete Kontraktuese të caktuara, vetëm punonjësit kontraktuale shtetërore (në krahasim me nëpunësit civilë të karrierës) gëzonin një të drejtë të tillë, ndërsa në disa të tjera u përjashtuan vetëm ata nëpunës civilë të cilët mbajtur poste të larta.
136. Së fundi, Qeveria deklaroi se Konventat e ONP të ratifikuara nga Turqia nuk ishin pertinente në kontekstin e nenit 11 të Konventës. Ata argumentuan se Gjykata nuk duhet t’i përdorë ato për të krijuar të drejta të reja që mund të mbështeten në bazë të Konventës.
(b) Kërkuesit
137. Kërkuesit shpjeguan se pretendimet e tyre kryesore kishin të bënin me anulimin e marrëveshjes kolektive ndërmjet tyre dhe Këshillit të Bashkisë së Gaziantep. Ata deklaruan se binin dakord me analizën e Dhomës në lidhje me këtë problematikë, ndërsa vunë në dukje se qëndrimi i Gjykatës së Kasacionit nuk merrte fare parasysh të drejtat e tyre në lidhje me këtë.
138. Ata më tej u pajtuan me mendimin paralel të tre gjyqtarëve të Dhomës të cilët pohonin se e drejta për të negociuar kolektivisht duhet të konsiderohet sot si një nga elementet thelbësore, të qenësishme në të drejtën për të krijuar sindikata, brenda kuptimit të nenit 11 të Konventës.
3. Nëse ka pasur ndërhyrje
(a) Parimet e përgjithshme në lidhje me thelbin e të drejtës për t’u organizuar
(i) Evoluimi i jurisprudencës
139. Zhvillimi i jurisprudencës së Gjykatës lidhur me elementet përbërës të së drejtës për t’u organizuar mund të përmblidhet si më poshtë: Gjykata gjithmonë ka konsideruar se neni 11 i Konventës mbron interesat profesionale të anëtarëve të sindikatave nëpërmjet veprimit kolektiv nga ana e sindikatës, veprimtarinë dhe zhvillimin e së cilës Shtetet Kontraktuese duhet jo vetëm ta lejojnë por edhe ta bëjnë të mundur (shih Bashkimi Kombëtar i Policisë Belge, cituar më lart, § 39; Bashkimi i Shoferëve Suedezë, cituar më lart, § 40, dhe Schmidt dhe Dahlström kundër Suedisë , 6 shkurt 1976, § 36, Seria A nr. 21).
140. Për sa i përket thelbit së drejtës për t’u organizuar të përcaktuar në nenin 11 të Konventës, qëndrimi i Gjykatës është që paragrafi 1 i këtij neni u jep anëtarëve të sindikatës, në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre, të drejtën që sindikata duhet të dëgjohet, por ka lënë secilin Shtet të përcaktojë lirisht mjetet që do të përdoren për këtë qëllim. Ajo çfarë Konventa kërkon, sipas mendimit të Gjykatës, është që legjislacioni kombëtar për sindikatat duhet t’u mundësojë atyre, në kushtet por jo në kundërshtim me nenin 11, të luftojnë për mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyre (shih Bashkimi Kombëtar i Policisë Belge, cituar më lart, § 39; Bashkimi i Shoferëve Suedeze, cituar më lart, § 40, dhe Schmidt dhe Dahlström, cituar më lart, § 36).
141. Lidhur me të drejtën për të hyrë në marrëveshje kolektive, fillimisht Gjykata konsideroi se neni 11 nuk u garantonte sindikatave ndonjë trajtim të veçantë, si e drejta për të hyrë në marrëveshje kolektive (shih Bashkimi i Shoferëve Suedeze, cituar më lart, § 39). Ai më tej theksoi se kjo e drejtë nuk përbënte në asnjë mënyrë një element domosdoshmërisht të pranishëm në një të drejtë të garantuar nga Konventa (shih Schmidt dhe Dahlström, cituar më lart, § 34).
142. Më pas, në çështjen e Wilson, Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve dhe të Tjerë, Gjykata vërejti se edhe nëse marrëveshjet kolektive nuk ishin të domosdoshme për gëzimin efektiv të lirisë së sindikatave, kjo mund të jetë një nga mënyrat që u mundëson këtyre të fundit mbrojtjen e interesat e anëtarëve të tyre. Sindikata duhej të jetë e lirë, në një mënyrë apo në një tjetër, për të kërkuar të bindë punëdhënësit për të dëgjuar se çfarë ajo kishte për të thënë në emër të anëtarëve të saj (Wilson, Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve dhe të Tjerë, të cituar më lart, § 44).
143. Si rezultat i sa më sipër, zhvillimi i jurisprudencës mbi thelbin e të drejtës për t’u organizuar parashikuar në nenin 11 përcaktohet nga dy parime udhëzuese: së pari, Gjykata merr parasysh tërësinë e masave të marra nga Shteti përkatës për garantimin e lirisë sindikale, subjekt i hapësirës së tij të vlerësimit, së dyti, Gjykata nuk pranon kufizime të cilat ndikojnë në elementet thelbësore të lirisë sindikale, pa të cilat kësaj lirie do i mungonte thelbi. Këto dy parime nuk janë kontradiktore, por janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo ndërlidhje do të thotë se Shteti kontraktues në fjalë, ndërsa në parim është i lirë të vendosë se çfarë masash dëshiron të marrë në mënyrë që të sigurojë përputhjen me nenin 11, është i detyruar të marrë parasysh elementet që konsiderohen si thelbësore nga jurisprudenca e Gjykatës.
144. Nga jurisprudenca e Gjykatës, mund të nxirren këto elemente thelbësore të së drejtës për t’u organizuar: e drejta për të themeluar sindikata dhe për t’u bashkuar me to (shih, si vendim të fundit, Tum Haber Sen dhe Cinar, cituar më lart), ndalimi i marrëveshjeve për mbylljen e mjediseve të punës (shih, për shembull, Sørensen dhe Rasmusen, cituar më lart) dhe e drejta e një sindikate për të kërkuar për të bindur punëdhënësin për ta dëgjuar se çfarë ka për të thënë në emër të anëtarëve të saj (Wilson, Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve dhe të Tjerë, të cituar më lart, § 44).
145. Kjo listë nuk është e mbyllur. Përkundrazi, ajo është subjekt i evolucionit në varësi të zhvillimeve të veçanta në marrëdhëniet e punës. Në lidhje me këtë është e vendit, për të kujtuar se Konventa është një instrument i gjallë, e cila duhet të interpretohet në dritën e kushteve aktuale, dhe në përputhje me zhvillimet në të drejtën ndërkombëtare, në mënyrë që të pasqyrojë standardin e lartë gjithnjë e në rritje që kërkohet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, dhe kështu kërkon një qëndrueshmëri më të madhe në vlerësimin e shkeljeve të vlerave themelore të shoqërive demokratike. Me fjalë të tjera, kufizimet e të drejtave duhet të interpretohen në mënyrë të kufizuar, për t’i dhënë një mbrojtje praktike dhe efektive të drejtave të njeriut (shih, mutatis mutandis, Refah Partisi (Partia e Prosperitetit) dhe të Tjerë kundër Turqisë [GC], nr. 41340 / 98, nr. 41342/98, nr. 41343/98 dhe nr. 41344/98, § 100, ECHR 2003-II dhe Selmouni kundër Francës [GC], nr 25803/94, § 101, ECHR 1999-V).
(ii) E drejta e negociatave kolektive
146. Gjykata vëren se në të drejtën ndërkombëtare, e drejta për të negociuar kolektivisht është e mbrojtur nga Konventa nr. 98 e ONP-s në lidhje me të Drejtën për t’u Organizuar dhe Negociuar Kolektivisht. Miratuar në vitin 1949, kjo Konvente, e cila është një nga instrumentet themelor në lidhje me standardet ndërkombëtare të punës, u ratifikua nga Turqia në vitin 1952. Ajo thekson, në nenin 6, se nuk merret me pozitën e "nëpunësve civilë të angazhuar në administrimin e Shtetit". Megjithatë, Komiteti i Ekspertëve i ONP-s, e interpretoi këtë dispozitë se përjashtonte vetëm ata funksionarë, të cilët kryenin aktivitete specifike për administrimin e Shtetit. Me këtë përjashtim, të gjithë personat e tjerë të punësuar nga qeveria, nga ndërmarrjet publike ose nga institucione autonome publike duhet të përfitojnë, sipas Komitetit, nga garancitë e parashikuara në Konventën nr. 98 ashtu si punonjësit e tjerë, dhe rrjedhimisht mund të angazhohen në negociata kolektive në lidhje me kushtet e tyre të punës, përfshirë pagat (shih paragrafin 43 më sipër).
147. Gjykata vëren më tej se, Konventa nr. 151 (e cila u miratua në vitin 1978, hyri në fuqi në vitin 1981 dhe është ratifikuar nga Turqia), në lidhje me marrëdhëniet e punës në shërbimin publik ("Konventa për mbrojtjen e të drejtës për t’u Organizuar dhe Procedurat për Përcaktimin e Kushteve të Punësimit në Shërbimin Publik "), i lë të lirë Shtetet të vendosin nëse anëtarëve të forcave të armatosura apo të policisë duhet t’u jepet e drejta për të marrë pjesë në përcaktimin e kushteve të punës, por siguron që kjo e drejtë të zbatohet kudo në shërbimin publik, nëse do jetë e nevojshme edhe sipas kushteve të veçanta. Përveç kësaj, dispozitat e Konventës nr. 151, sipas nenit 1 të saj § 1, nuk mund të përdoren për të reduktuar shkallën e garancive të parashikuara në Konventën nr. 98 (shih paragrafin 44 më lart).
148. Lidhur me instrumentet evropiane, Gjykata konstaton se Karta Sociale Evropiane, në nenin 6 § 2 (të cilin Turqia nuk e ka ratifikuar), parashikon të drejtën për të negociuar kolektivisht për të gjithë punonjësit dhe sindikatat, duke imponuar mbi autoritetet publike detyrimin për të promovuar në mënyrë aktive kulturën e dialogut dhe negociatave në ekonomi, në mënyrë që të sigurojë mbulim të gjerë për marrëveshjet kolektive. Gjykata vëren, megjithatë, se ky detyrim nuk nënkupton detyrimin e autoriteteve për të hyrë në marrëveshje kolektive. Sipas kuptimit dhënë nga Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (KEDS) nenit 6 § 2 të Kartës, i cili në fakt zbatohet plotësisht për funksionarët publikë, Shtetet të cilat imponojnë kufizime për marrëveshjet kolektive në sektorin publik kanë një detyrim, në mënyrë që të jenë në përputhje me këtë dispozitë, për përfshirjen e përfaqësuesve të stafit në hartimin e rregulloreve të zbatueshme të punësimit.
149. Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, e cila është një nga instrumentet më të fundit evropiane, parashikon në nenin 28 që punonjësit dhe punëdhënësit, ose organizatat e tyre përkatëse, kanë, në përputhje me të drejtën komunitare dhe të drejtën dhe praktikat kombëtare, të drejtën për të negociuar dhe lidhur marrëveshje kolektive në nivelet e duhura.
150. Përsa i përket praktikës së shteteve evropiane, Gjykata rithekson se, në shumicën e tyre ishte njohur e drejta e nëpunësve civilë për të negociuar kolektivisht me autoritetet, me disa përjashtimeve të ndryshme për zona të caktuara, që konsiderohen si të ndjeshme ose disa kategori të nëpunësve civilë të cilët mbajnë kompetencat ekskluzive të Shtetit. Në veçanti, e drejta e nëpunësve civilë të punësuar nga autoritetet lokale dhe të cilët nuk ushtrojnë pushtet shtetëror, për t’u angazhuar në negociata kolektive në mënyrë që të përcaktojnë pagat dhe kushtet e tyre të punës, ishte njohur në shumicën e Shteteve kontraktuese. Përjashtimet e mbetura mund të justifikohet vetëm nga rrethanat e veçanta (shih paragrafin 52 më lart).
151. Është gjithashtu e nevojshme për të marrë parasysh evoluimin e situatës në Turqi që nga dorëzimi i ankimit. Pas ratifikimit të Konventës nr. 87 për lirinë e tubimit dhe mbrojtjen e të drejtës për t’u organizuar, Turqia ndryshoi, në vitin 1995, nenin 53 të Kushtetutës së saj duke futur një paragraf që garantonte të drejtën e sindikatave të funksionarëve publikë për të iniciuar procedura gjyqësore dhe për t’u mbrojtur në to, si dhe për t’u angazhuar në negociata kolektive me autoritetet. Më vonë, Ligji nr. 4688 i 25 qershor 2001 përcaktoi kushtet që rregullonin ushtrimin nga nëpunësit civilë të së drejtës së tyre për të negociuar kolektivisht.
152. Në dritën e këtyre zhvillimeve, Gjykata çmon se jurisprudenca e saj lidhur me atë që e drejta për të negociuar kolektivisht dhe për të hyrë në marrëveshje kolektive nuk përbën një element thelbësor të nenit 11 (Bashkimi Shoferëve Suedezë, cituar më lart, § 39, dhe Schmidt dhe Dahlström, cituar më lart, § 34) duhet të rivlerësohet, në mënyrë që të merret parasysh evolucioni i dukshëm në çështje të tilla, si në të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe sistemet e brendshme ligjore. Ndërsa është në interes të sigurisë juridike, parashikueshmëria dhe barazisë para ligjit, që Gjykata nuk duhet, pa arsye të rëndësishme, të veprojë ndryshe nga precedentët e vendosura në çështjet e mëparshme, një dështim nga ana e Gjykatës për të mbajtur një qëndrim dinamik dhe zhvillues do të rrezikonte ta bënte atë një pengese për reformë dhe përmirësim (shih Vilho Eskelinen dhe të Tjerë, cituar më lart, § 56).
153. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se, duke pasur parasysh zhvillimet në të drejtën e punës, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në praktikën e Shteteve kontraktuese në çështje të tilla, e drejta për të negociuar kolektivisht me punëdhënësin, në parim, është bërë një element thelbësore i të "drejtës për të themeluar sindikata dhe për të marrë pjese në to për mbrojtjen e interesave të tyre" të përcaktuara në nenin 11 të Konventës, që nënkupton se Shtetet mbeten të lira të organizojnë sistemin e tyre në mënyrë që, nëse është e përshtatshme, t’i japin status të veçantë përfaqësuese të sindikatave. Ashtu si punonjësit e tjerë, nëpunësit civilë, me përjashtim të rasteve shumë të veçanta, duhet të gëzojnë të drejta të tilla, me përjashtim të "kufizimeve të ligjshme" që mund vendosen mbi "pjesëtaret e administratës shtetërore" brenda kuptimit të nenit 11 § 2 - një kategorie të cilës kërkuesit në çështjen në fjalë, gjithsesi, nuk i përkasin (shih paragrafin 108 më lart).
(b) Zbatimi në çështjen konkrete i parimeve të mësipërme
154. Në dritën e parimeve mësipërme, Gjykata çmon se sindikata Tum Bel Sen në atë kohë e gëzonte të drejtën për t’u angazhuar në negociata kolektive me autoritetin e punësimit, i cili nuk kishte kontestuar për më tepër këtë fakt. Kjo e drejtë përbënte një nga elementet thelbësore të së drejtës për t’u angazhuar në aktivitete sindikaliste, të garantuara nga nenin 11 të Konventës.
155. Përsa i përket marrëveshjes kolektive të kundërshtuar, e cila u lidh pas negociatave kolektive, Dhoma e Madhe, ashtu si Dhoma, mori parasysh faktet në vijim:
“Në radhë të parë, sindikata Tum Bel Sen bindi punëdhënësin, Këshilli Bashkiak të Gaziantep, që të angazhohen në negociata kolektive mbi çështjet që konsiderohen si të rëndësishme për interesat e anëtarëve të saj, për të arritur një marrëveshje në mënyrë që të përcaktojnë detyrimet e tyre reciproke dhe detyrat.
Pas negociatave një marrëveshje kolektive u lidh ndërmjet punëdhënësit dhe sindikatës Tum Bel Sen. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të saj përcaktoheshin dhe mbroheshin nga kjo marrëveshje.
Më tej, kjo marrëveshja kolektive u vu në zbatim. Për një periudhë prej dy vjetësh, marrëveshja kolektive rregullonte të gjitha marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës në Këshillit Bashkiak të Gaziantep, me përjashtim të dispozitave të caktuara financiare për të cilat palët kishin mosmarrëveshje ndërmjet tyre.”
156. Rrjedhimisht, Gjykata vëren se negociatat kolektive në çështjen konkrete dhe marrëveshja e dale prej tyre përbënin, për sindikatën në fjalë, një mjet thelbësor për të promovuar dhe garantuar interesat e anëtarëve të saj. Mungesa e legjislacionit të nevojshëm për t’i dhënë efekt të dispozitave të konventave ndërkombëtare të punës, të ratifikuara tashmë nga Turqia, si dhe vendimi i Gjykatës së Kasacionit të 6 dhjetor 1995, bazuar në atë mungesë ligjore, që rezultoi në de facto anulimin ex tunc të marrëveshjes kolektive, përbën ndërhyrje në lirinë sindikale të kërkuesve, të mbrojtur sipas nenit 11 të Konventës.
157. Lidhur me argumentet e kërkuesve për sa i përket mungesës të legjislacionit të ri në lidhje me të drejtat sindikaliste të nëpunësve civilë, Gjykata thekson se objekti i kërkesës aktuale nuk shtrihet në faktin se legjislacioni i ri turk dështon të vendosë mbi autoritetet një detyrim për të hyrë në marrëveshje kolektive me sindikatat e nëpunësve civilë, apo për faktin se ato sindikata nuk kanë të drejtë të bëjnë grevë në rast se negociatat e tyre kolektive rezultojnë të pasuksesshme.
4. Nëse ndërhyrja ishte e justifikuar
158. Gjykata çmon se ndërhyrja në fjalë, pra anulimi ex tunc i marrëveshjes kolektive të arritur pas negociatave kolektive ndërmjet sindikatës Tum Bel Sen dhe autoritetit që i kishte punësuar kërkuesit, konsiderohet se ka shkelur nenin 11, përveç nëse tregohet se ajo ishte "parashikuar me ligj", që ndiqte një ose më shumë qëllime të ligjshme, në përputhje me paragrafin 2, dhe se ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për të përmbushur qëllime të tilla.
(a) Parashikimi me ligj
159. Qeveria dhe kërkuesin u pajtuan me përfundimin e nxjerrë nga Dhoma se ndërhyrja në fjalë ishte e parashikuar me ligj. Për qëllimet e çështjes në fjalë, Dhoma e Madhe mund të pranojë se ndërhyrja ishte parashikuar me ligj, siç është interpretuar nga Divizionet e Përbashkëta Civile të Gjykatës së Kasacionit, organi më i lartë gjyqësor që ka gjykuar mbi çështjen në fjalë.
(b) Ndjekja e një qëllimi të ligjshëm
160. Gjykata mund të pranojë, ashtu si Dhoma dhe vetë palët, se ndërhyrja në fjalë, për aq sa ajo kishte për qëllim të parandalonte mospërputhjen midis ligjit dhe praktikës, ka ndjekur një qëllim legjitim: parandalimi i prishjes së rendit. Sa për faktin se rreziku i mospërputhjes ishte rezultati i kohës të marrë nga ligjvënësi për të përshtatur legjislacionin e brendshëm me angazhimet ndërkombëtare të Turqisë në fushën e standardeve ndërkombëtare të punës, Gjykata çmon se vlerësimi i tij duhet gjithashtu të lidhet me pyetjen nëse një masë e tillë ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike.
(c) Nevoja në një shoqëri demokratike
161. Gjykata i referohet lidhur me këtë jurisprudencës së përmendur më sipër në lidhje me detyrimet pozitive dhe negative të vendosura ndaj Qeverisë sipas nenin 11 të Konventës (shih paragrafët 119 dhe 110 më lart).
162. Sa i përket zbatimit të këtyre parimeve, në çështjen konkrete, Gjykata vëren se Qeveria la jashtë argumentimit faktin nëse kufizimi kishte qenë i nevojshëm në një shoqëri demokratike, duke i qëndruar argumentit të tyre kryesor se kërkuesit, në cilësinë e tyre si nëpunës civilë, nuk kishin të drejtë të hynin në negociata kolektive apo të lidhnin marrëveshje kolektive.
163. Gjykata, duke kryer ekzaminimin e vet, mendon se në atë kohë, një numër elementesh tregonin se, refuzimi për të pranuar se kërkuesit, si nëpunës civil lokalë, gëzonin të drejtën për të negociuar kolektivisht dhe kështu të bindnin autoritetin për të hyrë në një marrëveshje kolektive, nuk korrespondonte me një "nevojë të ngutshme sociale".
164. Së pari, e drejta e nëpunësve civilë, në parim, për të negociuar kolektivisht, ishte njohur nga instrumentet e së drejtës ndërkombëtare, si universale (shih paragrafët 147-148 më sipër) dhe rajonale (shih paragrafët 149 150 më lart). Për më tepër, shqyrtimi i praktikës evropiane tregon se kjo e drejtë ishte njohur në shumicën e Shteteve anëtare (shih paragrafët 52 dhe 151 më lart).
165. Së dyti, Turqia në vitin 1952 kishte ratifikuar Konventën nr. 98 të ONP-s, instrumentin kryesor për mbrojtjen, ndërkombëtarisht, të së drejtës së punëtorët për të negociuar kolektivisht dhe të për hyrë në marrëveshjet kolektive (shih paragrafët 42-43 dhe 151 më lart). Nuk ka asnjë dëshmi në dosjen e çështjes që tregon se sindikata e kërkuesve përfaqësonte "nëpunës civilë të angazhuar në administrimin e Shtetit", që do të thotë, sipas interpretimit të Komitetit të Ekspertëve të ONP-s, funksionarë aktivitetet e të cilëve janë specifike për administrimin e Shtetit dhe përfshihen në përjashtimin e parashikuar në nenin 6 të Konventës nr 98.
166. Në këto rrethana, Dhoma e Madhe ndan konsideratën vijuese të Dhomës:
“Gjykata nuk mund të pranojë se argumenti i bazuar në një boshllëk ligjor - i shkaktuar nga një vonesë nga ana e ligjvënësit - ishte i mjaftueshëm në vetvete për të bërë anulimi i një marrëveshjeje kolektive e cila kishte qenë e aplikuar për dy vitet e fundit, të justifikojë kufizimet e lirisë për t’u organizuar.”
167. Për më tepër, Dhoma e Madhe vëren se Qeveria nuk arriti që të sjellë fakte për çfarëdo rrethanash specifike që mund të kenë justifikuar përjashtimin e kërkuesve, si nëpunësit civilë lokalë, nga e drejta, element përbërës i lirisë sindikale, për të negociuar kolektivisht në mënyrë që të hynin në marrëveshjen në fjalë. Arsyetimi se nëpunësit civilë, pa asnjë dallim, gëzojnë një pozitë të privilegjuar në raport me punëtorët e tjerë, nuk është e mjaftueshme në këtë kontekst.
168. Gjykata konstaton kështu, se ndërhyrja e kundërshtuar, përkatësisht anulimi ex tunc i marrëveshjes kolektive të lidhur nga sindikata e kërkuesve pas negociatave kolektive me autoritetin punëdhënës nuk ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike", sipas kuptimit të nenit 11 § 2 të Konventës.
169. Rrjedhimisht, ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës në këtë pikë kundrejt sindikatës së kërkuesve dhe kundrejt vetë atyre.
III. PRETENDIM PËR SHKELJE TË NENIT 14 TË KONVENTËS
170. Kërkuesit argumentuan se kufizimet e vendosura në lirinë e tyre për të krijuar sindikata dhe për të hyrë në marrëveshje kolektive përbënin një dallim diskriminues për qëllimet e nenit 14 të Konventës i shqyrtuar në lidhje me nenin 11.
171. Megjithatë, në dritën e përfundimeve të saj sipas nenit 11, Gjykata, ashtu si Dhoma, nuk e konsideron të nevojshme për të shqyrtuar më vete këtë ankesë.
IV. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
172. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkeljes të Konventës ose Protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Larte Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon një shpërblim të drejte palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
173. Para Dhomës, Z. Kemal Demir pretendoi se kishte pësuar dëm material në shumën e 551 euro, për shkak të pagës shtesë që ai do të kishte marrë gjatë një periudhe trembëdhjetë vjeçare, nëse marrëveshja kolektive nuk do ishte anuluar. Ai gjithashtu pohoi EUR 14.880 në lidhje me dëmin jo material si rezultat i zhgënjimit të tij për privimin nga mjetet për të mbrojtur të drejtat e tij.
174. Znj. Vicdan Baykara, në emër të sindikatës që ajo përfaqësonte dhe të anëtarëve të saj, pretendoi kompensim për dëmin jo material në shumën prej 148 810 euro.
175. Dhoma i akordoi 20 000 euro në lidhje me dëmin jo material Znj. Vicdan Baykara, në cilësinë e saj si përfaqësuese e sindikatës Tum Bel Sen, shumë e cila do të ndahet ndërmjet anëtarëve të sindikatës, së bashku me 500 euro për Z. Kemal Demir për të dy llojet e dëmeve të kombinuara.
176. Kërkuesit pretenduan nga Dhoma e Madhe për t’i dhënë atyre pikërisht të njëjtat shuma.
177. Qeveria i kundërshtoi këto pretendime. Ata parashtruan se nuk kishte asnjë lidhje shkakësore midis dëmit material të pretenduar nga të dy kërkuesit dhe vendimit të Gjykatës së Kasacionit në fjalë, i cili kishte të bënte me kapacitetet ligjore të sindikatës Tum Bel Sen. Për më tepër, ata argumentuan se nuk kishte dëshmi dokumentare që mbështesnin pretendimet e parashtruar mbi këtë bazë. Se fundi, ata pohuan se Znj. Vicdan Baykara, në cilësinë e saj si kryetare e sindikatës Tum Bel Sen, kishte qenë thjesht duke kryer detyrën e saj si përfaqësues e sindikatës dhe mbi këtë bazë nuk mund të merrte kompensim për dëmin jo material.
178. Sa i përket kërkesës së paraqitur nga Z. Kemal Demir në lidhje me dëmin material, Gjykata çmon se shuma të cilën kërkuesi ka qenë i detyruar t’i kthejë Shtetit pas anulimit të marrëveshjes përkatëse kolektive duhet t’i kthehet atij. Duhet pranuar se kërkesa nuk ishte tërësisht e mbështetur me dëshmi të dokumentuara. Megjithatë, llogaritjet e paraqitura në mënyrë të thjeshtuar nga kërkuesit mundësonin verifikimin e saktësisë së tij. Duke e bere vlerësimin mbi baza të barabarta, Gjykata i akordoi Z. Kemal Demir 500 euro për të dy llojet e dëmeve të kombinuara.
179. Lidhur me pretendimin për dëmin jo material nga Znj. Vicdan Baykara, në emër të sindikatës që ajo përfaqësonte, Gjykata i referohet jurisprudencës së saj, në lidhje me atë që, efekti i zhgënjimit të anëtarëve të një organi të shpërberë ose të penguar për të vepruar, duhet marrë parasysh në lidhje me këtë (shih, për shembull, Dicle për Partinë Demokratike (DEP) e Turqisë kundër Turqisë, nr. 25141/94, § 78, 10 dhjetor 2002; dhe Partia Presidenciale e Mordovia kundër Rusisë, nr. 65659/01, § 37, 5 tetor 2004). Gjykata vëren se në atë kohë sindikata Tum Bel Sen ishte sindikata kryesore e stafit të Këshillit Bashkiak. Shpërbërja e saj dhe anulimin e marrëveshjes së saj kolektiv me Këshillin Bashkiak të Gaziantep duhet të ketë shkaktuar ndjenja të thella zhgënjimi në mesin e anëtarëve të saj, pasi ata ishin të privuar nga mjetet e tyre kryesore për të mbrojtur interesat e tyre profesionale.
180. Duke bërë vlerësimin mbi baza të barabarta, Gjykata jep shumën prej 20 000 euro në lidhje me dëmin jo material sindikatës Tum Bel Sen. Kjo shumë i paguhet Znj. Vicdan Baykara, i cili do të jetë përgjegjës për ta vënë atë shumë në dispozicion të sindikatës, që ajo përfaqëson.
B. Kosto dhe Shpenzime
181. Kërkuesit nuk kanë paraqitur asnjë pretendim para Dhomës së Madhe, si dhe përpara Dhomës, për kostot dhe shpenzimet. Prandaj, Gjykata nuk vendos asnjë shumë lidhur me këtë.
C. Interesi i mospagimit
182. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. Bashkon me themelin kundërshtimet paraprake të Qeverise dhe i rrëzon ato;
2. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës për shkak të ndërhyrjes me të drejtën e kërkuesve, si nëpunës civil lokal, për të krijuar një sindikatë;
3. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës për shkak të anulimin ex tunc të marrëveshjes kolektive të lidhur nga sindikata Tum Bel Sen pas negociatave kolektive me autoritetin punëdhënës;
4. Vendos se nuk është e nevojshme të shqyrtohen më vete pretendimet e bazuara në Nenin 14 të Konventës;
5. Vendos
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë brenda tre muajve, shumat e mëposhtme, të cilat duhen konvertuar në lira të reja turke, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes:
(i) Znj. Vicdan Baykara, përfaqësuese e sindikatës Tüm Bel Sen, 20 000 euro (njëzet mijë euro) për dëme jo materiale, të cilat do i shpërndahen prej saj sindikatës në fjalë;
(ii) Z. Kemal Demir, 500 euro (pesë qind euro) për të dy llojet e dëmeve të kombinuara;
(iii) çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme mbi shumat më lart;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
6. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe bërë i njohur në seancë publike më 12 Nëntor 2008 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut.
Michael O’BoyleChristos Rozakis
Zëvendës KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1].
[2].
Full & Egal Universal Law Academy