Dzemyuk kundër Ukrainës - 42488/02 Vendim 4.9.2014 (Seksioni V) Faktet – Kërkuesi banonte në një fshat pa furnizim qendror me ujë dhe përdortë ujin nga puset të ushqyer nga ujërat nëntokësorë për nevojat e ekonomisë së tij shtëpiake. Në vitin 2000 autoriteti lokal vendosi të ndërtonte një varrezë në një parcelë toke fqinje, afërsisht 40 metra nga shtëpia e tij. Kërkuesi hapi çështjen për anulimin e këtij vendimi dhe mbylljen e varrezës. Përfundimisht, në vitin 2003, gjykata që shqyrtonte kërkesën e pranoi ankimin e tij pas konstatimit që varreza ishte ndërtuar tepër pranë një zone banimi dhe një burimi uji, në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve mjedisore. Gjykata urdhëroi mbylljen e varrezës, por urdhri nuk u zbatua. Ndërkohë, një analizë bakteriologjike e ujit nga pusi i kërkuesit në vitin 2008 tregoi që indeksi i E. coli bacteria e kalonte shumë nivelin e lejuar nga ligji. Ligji – Neni 8 (a) Zbatueshmëria – Gjykata përsëriti që me qëllim që të ngrihet një çështje sipas nenit 8, ndërhyrja e pretenduar duhet ët cenojë drejtpërdrejt banesën, familjen ose jetën private të kërkuesit dhe të mbajë një nivel të caktuar minimal. Niveli i lartë i baktereve të gjetura në ujin e pusit të kërkuesit, bashkuar kjo me shkeljen flagrante të rregulloreve të brendshme për shëndetin dhe sigurinë e mjedisit konfirmuan ekzistencën ë rreziqeve mjedisore, që janë ndotja e rëndë e ujit, që prekte “cilësinë e jetës” të kërkuesit dhe arrinin një shkallë të mjaftueshme të rëndësisë për t’u bërë shkak për zbatimin e Nenit 8. (b) Përputhshmëria – Paligjshmëria e vendndodhjes së varrezës ishte sinjalizuar në një numër rastesh nga autoritetet mjedisore dhe shëndetësore dhe ishte njohur nga vendimet e gjykatave të brendshme. Për më tepër, autoritetet kompetente lokale nuk kishin mundur të respektonin një vendim të formës së prerë dhe detyrues të gjykatave vendase me qëllim që të mbyllej varreza. Për pasojë, ndërhyrja në të drejtën e kërkuesit për respektimin e banesës, jetës private dhe familjare të tij nuk ishte “në pajtim me ligjin”. Përfundim: shkelje (njëzëri) Neni 41: EUR 6,000 në lidhje me dëmin jo-financiar.
Full & Egal Universal Law Academy