© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I PESTË
ÇËSHTJA REDAKSIA E PRAVOYE DELO DHE SHTEKEL KUNDËR UKRAINËS
(Ankimi nr. 33014/05)
VENDIM
Ky version u korrigjua më 25 Shtator 2007, sipas Rregullit 81 të Rregullores së Gjykatës
STRASBURG
5 Maj 2011
FINAL
5/8/2011
Ky vendim ka marrë formë të prerë, sipas Nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen e Redaksisë të Pravoye Delo dhe Shtekel kundër Ukrainës,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Pestë), me trup gjykues të përbërë prej :
Dean Spielmann, President,
Elisabet Fura,
Karel Jungwiert,
Mark Villiger,
Isabelle Berro-Lefèvre,
Ann Power,
Ganna Yudkivska, gjyqtarë,
dhe Claudia Westerdiek, kancelare e Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datën 5 Prill 2011,
Merr në këtë date vendimin e mëposhtëm:
PROCEDURA
1. Çështja ka filluar në bazë të ankimit (nr. 33014/05) kundër Republikës së Ukrainës drejtuar Gjykatës, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa"), nga Redaksia e gazetës Pravoye Delo (“ankuesi i parë”) dhe shtetasi me kombësi Ukrainase z Leonid Isaakovich Shtekel (“ankuesi i dytë”), më 22 Gusht 2005.
2. Ankuesit u përfaqësuan nga z L. V. Opryshko, avokat, që ushtron profesionin e tij në Kiev. Qeveria Ukrainase ("Qeveria") u përfaqësua nga agjenti i saj, z Y. Zaytsev, nga Ministria e Drejtësisë.
3. Më 13 Tetor 2009 Gjykata vendosi t’ia komunikonte ankimin Qeverisë. Sipas dispozitave të nenit 29 § 3 të Konventës, ajo vendosi pranueshmërinë dhe shqyrtimin në themel të ankimit.
FAKTETRRETHANAT E ÇËSHTJES
4. Ankuesi i parë është redaksia e Pravoye Delo, një gazetë e regjistruar zyrtarisht në Odesa në maj 2000. Ankuesi i dytë është krye redaktori i Pravoye Delo. Ai jeton në Odesa.
5. Në atë kohë Pravoye Delo ishte një gazetë lokale që botohej tri herë në javë me një tirazh prej 3,000 kopjesh. Ajo publikonte raporte dhe materiale për çështje politike dhe sociale në Ukrainë dhe, në veçanti në rajonin e Odesës. Për shkak të mungesës së fondeve, gazeta shpesh ribotonte artikuj dhe materiale të tjera të marra nga burime të ndryshme publike, përfshirë dhe internetin.
6. Më 19 shtator 2003 Pravoye Delo botoi një letër anonime, që pretendonte se ishte shkruar nga një punonjës i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, të cilën një kolege e ankuesit të dytë, Znj. I., e kishte shkarkuar nga një faqe interneti lajmesh. Letra përmbante akuza se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shërbimit të Sigurimit i Rajonin e Odesës ishin të përfshirë në aktivitete korruptive e të paligjshme, dhe në veçanti se ata kishin lidhje me anëtarë të grupeve të organizuara kriminale. Një nga paragrafët e letrës thoshte:
"... Zëvendës Shefi i [Departamenti i Shërbimit të Sigurisë i Rajonin e Odesës] [I. T.], mik i ngushtë dhe asistent i Shefit të Departamentit P., ka vendosur kontakte ‘biznesi’ me grupin e [organizuar kriminal] të [A. A.] ... Një pjesëtar i [grupit të organizuar kriminal] G. T., agjent i [A. A.], i cili është në krye të aktiviteteve kryesore të bandës [është] një koordinator dhe sponsor i vrasjeve, [ai] takohet me [I. T.] dhe zgjidh çështjet financiare për zyrtarë të lartë të Departamentit [të Shërbimit të Sigurimit] në rajonin e Odesës ... "
7. Letra u pasua nga komentet vijuese të përgatitura nga Znj. I. në emër të redaksisë:
"Kur vendosa të botoj këtë letër pa dijeninë dhe pëlqimin e kryeredaktorit, e dija që kjo mund të krijonte probleme jo vetëm për mua... por edhe për gazetën. Sepse, nëse kjo letër është [keqinformim], atëherë [media], në të cilën ajo publikohet mund të jenë të rrezikuara. Nga ana tjetër, në qoftë se kjo letër është e vërtetë, atëherë autori i saj përballet me një rrezik të lartë. Përveç kësaj, duke qenë se kjo anonimka [letër anonime] tashmë është publikuar në faqen e internetit të Odesës V (së cilës ne i referohemi, në përputhje me kërkesat e tyre), ne kemi bekimin e Perëndisë [për të publikuar atë]. Ne po kryejmë kontrollin civil, në përputhje me Aktin mbi Kontrollin Civil Demokratik mbi Organet Ushtarake dhe Organet Shtetërore të zbatimit të ligjit, dhe, sipas seksionit 29 të Ligjit, ne do të dëshironim të merrnim një përgjigje të hapur në lidhje me faktet e përshkruara në këtë letër nga autoritetet përkatëse. Për më tepër, [kjo është për t’u theksuar] se Departamenti [i Shërbimit të Sigurimit] në rajonin e Odesës nuk ka reaguar ndaj një publikimi të ngjashëm në Top Sekret [gazetë] ... Ju kujtoj se gazeta [Pravoye Delo] ... është e hapur për letrat në përgjigje të shkrimit dhe komente nga të gjitha agjencitë e interesuara. "
8. Në tetor 2003 G.T., i cili jetonte në Odesa në atë kohë dhe ishte Presidenti i Federatës Kombëtare të Thai Boxing të Ukrainës, filloi procedimet për shpifje pranë Gjykatës së Qarkut Prymorskiy të Odesës kundër ankuesve. G.T. pohoi se informacioni i publikuar nga Pravoye Delo më 19 shtator 2003 ishte i pavërtetë dhe kishte dëmtuar dinjitetin dhe reputacionin e tij. Ai i kërkoi gjykatës që të urdhërojë ankuesit të publikojnë një përgënjeshtrim dhe falje publike dhe t’i paguajnë kompensim për dëmin jo material në shumën prej 200.000 hryvnias (monedha Ukrainase) (UAH)[1].
9. Ankuesit, së pari argumentuan para gjykatës se ata nuk ishin përgjegjës për saktësinë e informacionit që përmbante materiali i botuar, pasi ata kishin riprodhuar materiale botuar diku tjetër pa bërë asnjë ndryshim. Publikimi përmbante një referencë tek burimi i materialit dhe u pasua nga komentet që shpjegonin pozicionin e redaktorëve në lidhje me materialin dhe ftonin personat dhe organet përkatëse për të komentuar. Ankuesit gjithashtu pohuan se nëse e gjykata do vendoste t’i jepte G.T. shumën e kompensimit që ai pretendonte, gazeta do të ishte e paafte për të paguar dhe kështu do mbyllej.
10. Më pas, në një seancë më 24 prill 2004, ankuesi i dytë deklaroi se artikulli nuk ishte në lidhje me paditësin dhe se inicialet nuk i referoheshin një personi G.T. në veçanti.
11. Më 7 maj 2004 gjykata vendosi kundër ankuesve. Ajo vërejti se informacioni për të cilin bëhej fjalë e dëmtonte paditësin, duke qenë se ky i fundit ishte figurë publike i përfshirë në aktivitete publike në rajonin e Odesës dhe kishte përfaqësuar Ukrainën në aktivitete sportive jashtë vendit në cilësinë e Presidentit të Federatës Kombëtare Ukrainase të Thai Boxing. Në këtë kontekst, gjykata vuri në dukje se kjo nuk ishte kundërshtuar nga ankuesit në parashtrimet e tyre fillestare dhe se botimi kishte të bënte me aktivitetet e Shërbimit të Sigurimit në rajonin Odesës. Gjykata më tej vlerësoi se përmbajtja përmbante shpifje dhe se ankuesit nuk kishin arritur të provonin se ajo ishte e vërtetë. Ajo nuk gjeti asnjë arsye për të përjashtuar ankuesit nga përgjegjësia civile sipas Nenit 42 të Ligjit për Shtypin, duke qenë se faqja e internetit së cilës ata i ishin referuar nuk ishte e regjistruar si media e shkruar në pajtim me Nenin 32 të Ligjit për Shtypin.
12. Gjykata e urdhëroi ankuesin e parë që të publikojë një përgënjeshtrim për pjesën e publikimit me përmbajtje si vijon:
“... Një pjesëtar i [grupit të organizuar kriminal] G. T., agjent i [A. A.], i cili është në krye të aktiviteteve kryesore të bandës [është] një koordinator dhe sponsor i vrasjeve, [ai] takohet me [I. T.] dhe zgjidh çështjet financiare për zyrtarë të lartë të Departamentit [të Shërbimit të Sigurimit] në rajonin e Odesës ... "
13. Gjykata më tej urdhëroi ankuesin e dytë për të publikuar një ndjesë zyrtare në gazetë.
14. Në përcaktimin e shumës së kompensimit që detyroheshin t’i paguanin paditësit, gjykata mori në konsideratë parashtrimet e këtij të fundit dhe informacionin lidhur me situatën financiare të gazetës. Ajo vërejti se të ardhurat bruto vjetore të gazetës ishin rreth 22.000[2] UAH dhe pa të arsyeshme që të urdhërojë ankuesit për t’i paguar së bashku shtetasit G.T. 15.000 UAH[3] për dëmin jo pasuror të shkaktuar. Ankuesit detyroheshin gjithashtu t’i paguanin buxhetit të shtetit 750 UAH[4] për tarifat gjyqësore.
15. Ankuesit apeluan. Ata mbajtën të njëjtin qëndrim si përpara gjykatës shkallës së parë dhe pretenduan gjithashtu se redaksia nuk ishte regjistruar si person juridik në pajtim me rregulloret përkatëse mbi regjistrimin e mediave dhe se ankuesi i dytë nuk ishte emëruar si krye redaktor në përputhje me ligjin. Kështu, sipas tyre, ata nuk mund të merrnin pjesë në proces.
16. Ankuesit më tej kundërshtuan vendimin e gjykatës që i ngarkonte ata me përgjegjësi civile, duke pretenduar se kjo binte në kundërshtim me Nenin 41 të Ligjit për Shtypin dhe Nenin 17 të Ligjit për Mbështetjen Shtetërore të Medias dhe Mbrojtjen Sociale të Gazetarëve, duke deklaruar se ata nuk kishin për qëllim të përgojonin G.T. por nëpërmjet publikimit të materialit të nxisnin debatin publik për çështje me interes publik. Sipas tyre, ishte detyrë e tyre për të shpërndarë materialin dhe publiku kishte të drejtën për ta disponuar atë.
17. Ankuesi i dytë pretendoi se ai nuk kishte autorizuar publikimin e materialit në fjalë, dhe se legjislacioni nuk parashikonte detyrimin për të kërkuar ndjesë në rast shpifje.
18. Më 14 shtator 2004 dhe 24 shkurt 2005, respektivisht, Gjykata e Apelit e Rajonit të Odesës dhe Gjykata e Lartë rrëzuan ankesat e paditësve dhe lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.
19. Më 3 korrik 2006, ankuesit dhe G.T. arritën një marrëveshje për ta zgjidhur me pajtim çështjen, sipas së cilës ky i fundit hiqte dorë nga çdo pretendim në lidhje me shumën e kompensimit të dhënë në gjykimin e 7 majit 2004. Ankuesit, nga ana e tyre, morën përsipër të mbulonin të gjitha kostot dhe shpenzimet në lidhje me procedurat gjyqësore dhe të botonin në Pravoye Delo materiale promocionale dhe informative me kërkesën e G.T., vëllimi i cili ishte i kufizuar në shumën e kompensimit të vendosur nga Gjykata.
20. Në vitin 2008 ankuesit ndërprenë botimin e Pravoye Delo.
LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA PËRKATËSE VËNDASE
Kushtetuta e Ukrainës e 28 Qershorit 1996
21. Dispozitat pertinente të Kushtetutës, parashikojnë si më poshtë:
Neni 32
“...Çdokujt i garantohet mbrojtja gjyqësore e të drejtës për të korrigjuar informata të pasakta në lidhje me veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe të drejtën për të kërkuar korrigjimin e çdo lloj informacioni, dhe gjithashtu të drejtën për kompensim për dëme materiale dhe jo materiale të shkaktuara nga mbledhja, ruajtja, përdorimin dhe shpërndarja e informacioneve të tilla të pasakta. "
Neni 34
" Çdokujt i garantohet e drejta e lirisë së mendimit dhe fjalës, dhe të shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe besimeve të tij ose të saj.
Kushdo ka të drejtë që lirisht të mbledhë, ruajë, përdorë dhe shpërndajë informacione me gojë, me shkrim ose mjete të tjera të zgjedhura prej tij ose prej saj.
Ushtrimi i këtyre të drejtave mund të kufizohet me ligj në interes të sigurisë kombëtare, mbrojtjes territoriale ose rendit publik, me qëllim parandalimin e çrregullimeve apo krimit, mbrojtjen e shëndetit të popullatës, të reputacionit ose të drejtave të të tjerëve, parandalimin e publikimit të informacionit të marrë në konfidencialitet, ose ruajtjen e autoritetit dhe paanshmërinë së drejtësisë. "
Kodi Civil i vitit 1996 ( shfuqizuar më 1 janar 2004)
22. Kodi Civil lidhur me këtë citon si vijon:
Neni 7. Mbrojta e nderit, dinjitetit dhe reputacionit
“Çdo shtetas ose organizatë ka të drejtë të kërkojë përpara një gjykate të ligjit tërheqjen e materialeve në qoftë se ato nuk janë të vërteta apo paraqitur në mënyrë të pavërtetë, janë degraduese për nderin dhe dinjitetin e tyre, ose reputacionin, apo dëmtojnë interesat e tyre, përveç kur personi i cili i shpërndan këto informacione provon vërtetësinë e tyre ...
Çdo shtetas ose organizatë në lidhje me të cilët janë shpërndarë materialet të pavërteta dhe që dëmtojnë interesat, cenojnë nderin, dinjitetin dhe reputacionin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin material dhe jo material të shkaktuar si dhe tërheqjen e një informacioni të tillë ... "
Kodi Civil i vitit 2003 ( hyrë në fuqi më 1 janar 2004)
23. Dispozitat e Kodit Civil të vitit 2003 lidhur me çështjen në fjalë parashikojnë si më poshtë:
Neni 16. Mbrojta gjyqësore e interesave dhe të drejtave civile
“ 1. Kushdo ka të drejtën t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen... e të drejtave dhe interesave të tij ose të saj.
2. Mjetet për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave civile përfshijnë:
1) Njohjen e së drejtës;
2) Deklarimin e një akti absolutisht të pavlefshëm (nul);
3) Dhënien fund të veprimeve që cenojnë të drejtën;
4) Kthimin e gjendjes që ekzistonte përpara cenimit të së drejtës;
5) Përmbushjen specifike të një detyrimi;
6) Modifikimin e marrëdhënieve ligjore;
7) Ndërprerjen e marrëdhënieve ligjore;
8) Dëmshpërblimin për dëme materiale;
9) Dëmshpërblimin për dëme jo materiale;
10) Deklarimin e paligjshëm i një vendimi, veprimi ose mosveprimi të autoriteteve shtetërore;
......
Gjykata mund të ofrojë mbrojtje gjyqësore për të drejtat civile, ose interesat me anë të mjeteve të tjera të përcaktuara me kontratë ose ligj.
....”
Neni 277
Tërheqja e informacioneve të pavërteta
"1. Një person fizik, të drejtat jo materiale të të cilit janë shkelur si rezultat i shpërndarjes së informacionit të pasaktë lidhur me atë dhe/ose anëtarët e familjes së tij ose të saj, ka të drejtë të kundërpërgjigjet si dhe [të drejtën] e përgënjeshtrimit të këtij informacion.
....
3. Informacioni negativ i nxjerrë në lidhje me një person do të konsiderohet i pavërtetë nëse personi i cili e ka shpërndarë atë nuk ka provuar të kundërtën.
4. Informacioni i pasaktë do të përgënjeshtrohet nga personi që e ka shpërndarë atë ...
5. Nëse informacioni i pasaktë gjendet në një dokument i cili është pranuar (nxjerrë) nga një person juridik, ai duhet të tërhiqet.
6. Një person fizik, të drejtat jo materiale të të cilit janë shkelur nga shtypi ose mjete të tjera të komunikimit masiv, ka të drejtë të kundërpërgjigjet dhe [të drejtën] e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë në të njëjtën media, në mënyrën e parashikuar me ligj .. .
Informacioni i pasaktë do të tërhiqet pavarësisht nëse personi që e ka shpërndarë atë është apo jo fajtor.
7. Informacioni i pasaktë do të tërhiqet në të njëjtën mënyrë siç u bë shpërndarja e tij ".
Ligji mbi Informimin i datës 2 Tetor 1992
24. Ligji mbi Informimin lidhur me këtë citon si vijon:
Neni 20. Media
"Media e shkruar është shtypi periodik i shkruar - gazeta, revista, buletine - dhe botimet rastësore me një tirazh të përcaktuar.
Media audio-vizuale janë radio, televizioni, kinemaja, regjistrimet audio dhe video dhe kështu me radhë.
Procedurat për krijimin,,, e një media të caktuar, përcaktohen nga ligjet që rregullojnë atë formë të medias.
Neni 47. Përgjegjësia për shkelje të legjislacionit mbi informimin
“...
Përgjegjësia për shkeljen e legjislacionit mbi informimin bie mbi personat përgjegjës për shkeljet e mëposhtme:
....
Shpërndarjen e informacioneve të pasakta që cenojnë nderin dhe dinjitetin e një personi.
...”
Neni 49. Dëmshpërblimi për dëme materiale dhe jo materiale
“Nëse personat fizikë ose juridikë kanë pësuar dëm material ose jo material, të shkaktuar nga një vepër penale të kryer nga një subjekti i angazhuar në aktivitete informuese, ata kanë të drejtën e dëmshpërblimit [për dëmin], nga personat përgjegjës [për veprën penale] vullnetarisht ose në bazë të një vendimi gjyqësor ...”
Ligji për Shtypin i datës 16 Nëntor 1992
25. Dispozitat përkatëse të Ligjit për Shtypin parashikojnë:
Neni 1. Shtypi në Ukraine
“Shtypi në Ukrainë, siç përmendet në këtë ligj, janë [siç përcaktohen] botimet periodike dhe të vazhdueshme të nxjerra nën një emër të përhershëm [të paktën] një herë në vit në bazë të një certifikatë shtetërore regjistrimi... "
Neni 7. Subjektet e angazhuara në aktivitete të shtypit
“Subjektet e angazhuar në aktivitete të shtypit janë themeluesit ose (bashkë-themeluesit) [e tyre], redaktorët (ose krye redaktori), redaksia ..."
Neni 21. Redaksia e shtypit
"Redaksia ... përgatit dhe nxjerr për botim median e shkruar sipas udhëzimeve të themeluesit të saj (ose bashkë-themeluesve).
Redaksia vepron në bazë të statutit të saj organizativ dhe zbaton programin e medias së shkruara, të miratuara nga themeluesi i saj (ose bashkë-themeluesit).
Redaksia ... merr statusin e personit juridik nga dita e regjistrimit në organet shtetërore përkatëse në përputhje me legjislacionin e Ukrainës. "
Neni 21. Redaktori (krye redaktori) i shtypit
"Redaktori (ose krye redaktori) ... është kreu i redaksisë, i autorizuar nga themeluesi (ose bashkë-themeluesit).
Redaktori (ose krye redaktori) ... drejton aktivitetet e redaksisë, brenda kompetencave të tij, siç parashikohet në statutin organizative të saj, përfaqëson redaksinë në marrëdhëniet e saj me themeluesin (ose bashkë-themeluesit), botuesin, autorët, organet shtetërore, shoqatat e qytetarëve, qytetarët, si edhe para gjykatave dhe gjykatave të arbitrazhit, dhe është përgjegjës për pajtueshmërinë me kërkesat ligjore të aktivitetit të medias, redaksisë të saj..."
Neni 26. Regjistrimi i shtypit në organet shtetërore
"... Të gjitha mediat e shkruara (shtypi) në Ukrainë janë subjekt i regjistrimit në organet shtetërore përkatëse, pavarësisht nga fusha e shpërndarjes, qarkullimit dhe mënyrës së krijimit të saj ...”
Neni 32. Të dhënat e botimit
"Çdo shtyp i botuar duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
(1) Emrin e botimit ...
Shpërndarja e [botimeve] pa të dhënat botuese është e ndaluar. "
Neni 37. Përgënjeshtrim i informacionit
"Individët, personat juridik dhe organet shtetërore, si dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë, kanë të drejtë të kërkojnë që redaksia e shtypit të publikojë një përgënjeshtrim të informacionit të shpërndarë rreth tyre, i cili është i pavërtetë, ose cenon nderin dhe dinjitetin e tyre.
Nëse redaksia nuk ka ndonjë provë që dëshmon se përmbajtja e materialit të botuar është e vërtetë, ajo duhet, me kërkesën e personit të prekur nga materiali, ose me nismën e saj, të publikojë një përgënjeshtrim në numrin e ardhshëm të shtypit në fjalë... "
Neni 41. Përgjegjësia
"Redaksia, themeluesit, botuesit, shpërndarësit, organet shtetërore, organizatat dhe shoqatat e qytetarëve, mund të jenë përgjegjës për shkelje të legjislacionit të shtypit.
Shkeljet të legjislacionit ukrainas në fushën e shtypit janë:
1) shkeljet e parashikuara nga neni 47 i Ligji mbi Informimin ...
Shkelje të tilla, sjellin përgjegjësi disiplinore, civile, administrative ose penale, në përputhje me legjislacionin aktual të Ukrainës.
Gazetari ... redaktori (ose kryeredaktori) apo personat e tjerë me lejen e të cilëve është publikuar materiali që shkel këtë Ligj, mbajnë të njëjtën përgjegjësi për abuzimin me lirinë e shtypit si autorët e materialit. "
Neni 42. Përjashtim nga përgjegjësia
"Redaksia dhe gazetarët nuk janë përgjegjës për publikimin e materialeve që janë të pavërtetë, cenojnë nderin dhe dinjitetin e qytetarëve dhe organizatave, shkelin të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve, ose abuzojnë me lirinë shtypit dhe të drejtat e gazetarëve nëse:
1) informacioni është marrë nga agjencitë e lajmeve ose nga themeluesi (bashkë themeluesit) i burimit mediatik;
2) informacioni është marrë nga një përgjigje e dhënë, sipas ligjin mbi informimin, pas një kërkese për akses në dokumente zyrtare apo një kërkese për informacion me shkrim apo me gojë;
3) informacioni është një riprodhim fjalë për fjalë i fjalimeve zyrtare të zyrtarëve të organeve shtetërore, organizatave dhe shoqatave të qytetarëve;
4) informacioni është një riprodhim fjalë për fjalë i materialeve të publikuara nga mjetet e tjera të komunikimit masiv të shkruara dhe përmban një referencë për këtë të fundit;
5) publikimi përmban informacione sekretet që janë të mbrojtura në mënyrë specifike me ligj, në rastin kur gazetari nuk e ka marrë këtë informacion në mënyrë të paligjshme ".
Ligji për Mbështetjen Shtetërore të Medias dhe Mbrojtjen Sociale të Gazetarëve i datës 23 shtator 1997
26. Dispozitat përkatëse të këtij ligji parashikojnë:
Neni 17. Përgjegjësia e gazetarit për cenim të jetës ose integritetit fizik apo veprime të tjera kundër tij dhe detyrimi për dëmin jo material të shkaktuar prej tij
"... Në procesin e shqyrtimit gjyqësor të një mosmarrëveshjeje ndërmjet një gazetari ose medias në pozicionin e të paditurit, dhe një partie politike, koalicioni partiak apo një ose më shumë zyrtarëve, në pozicionin e paditësit, në lidhje me dëmin jo material, gjykata mund të caktojë dëmshpërblim për dëmin jo material, vetëm nëse gazetari/media ka vepruar qëllimisht. Gjykata vlerëson mundësinë për përdorim nga ana e paditësit të mjeteve jashtëgjyqësore, në veçanti para gjyqësore, të përgënjeshtrimit të materialit të pavërtetë, duke mbrojtur nderin, dinjitetin e tij dhe reputacionin e tij, dhe zgjidhjen e plotë të mosmarrëveshjes. Duke pasur parasysh këto rrethana, gjykata mund të refuzojë kompensimin për dëmin jo material.
Gazetari dhe/ose media konsiderohet se ka vepruar qëllimisht në lidhje me shpërndarjen e informacionit të pavërtetë, kur ata kanë qenë në dijeni të një fakti të tillë, dhe kanë parashikuar pasojat e dëmshme sociale.
Gazetari dhe/ose media, nuk kanë përgjegjësi për shpërndarjen e informacionit të pasaktë, nëse gjykata konstaton se gazetari ka vepruar në mirëbesim dhe ka kontrolluar informacionin. "
Rezoluta e Plenumit të Gjykatës Supreme të Ukrainës e 27 shkurtit 2009 në lidhje me praktikën gjyqësore në çështjet e mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit të një personi fizik, dhe reputacionin e një personi fizik dhe juridik
27. Pjesët përkatëse të kësaj rezolute, në lidhje me çështjen konkrete parashikojnë:
"26. Sipas nenit 19 të Kushtetutës së Ukrainës, rendi ligjor në Ukrainë bazohet në parimin, sipas të cilit askush nuk mund të detyrohet të bëjë atë që nuk është parashikuar nga legjislacioni. Nga ana tjetër, neni 34, paragrafi 1, i Kushtetutës së Ukrainës i garanton çdokujt të drejtën e lirisë së mendimit e fjalës, dhe të shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe besimet të tij ose të saj.
Një gjykatë nuk ka fuqi të detyrojë të paditurin t’i kërkojë falje paditësit ... duke qenë se kërkesa për falje e detyruar nuk parashikohet nga nenet 16 dhe 277 të Kodit Civil të vitit 2003, si një mjet të mbrojtjes gjyqësore të nderit, dinjitetit, dhe reputacionin në fushën e biznesit, në rastin e përhapjes së informacioneve të pasakta. "
Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme në çështjet lidhur me zbatimin e neneve 16 dhe 277 të Kodit Civil të vitit 2003
28. Gjykata Supreme konfirmoi qëndrimin e Plenumit në çështjet e shpifjes, duke prishur vendimet e gjykatave më të ulëta si të pabazuara ligjërisht, në të cilat i padituri detyrohej, inter alia, për të kërkuar falje. Më konkretisht, pjesët përkatëse të vendimit të Gjykatës Supreme parashikojnë:
"...
Gjykata [t] nuk kanë të drejtë të detyrojnë të paditurin t’i kërkojë falje paditësit në një formë apo një tjetër, duke qenë se nenet 16 dhe 277 të Kodit Civil të vitit 2003 nuk parashikojnë kërkesën për falje të detyruar, si mjet të mbrojtjes gjyqësore të nderit, dinjitetit, dhe reputacionin në fushën e biznesit në rastin e përhapjes së informacioneve të pasakta; detyrimi për të ndryshuar besimet e tij / saj është një ndërhyrje në lirinë e fjalës dhe të shprehjes të garantuar me Kushtetutën e Ukrainës dhe Nenin 10 të Konventës ... "
MATERIALE PËRKATËSE NDËRKOMBËTARE DHE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Rekomandimi CM / Rec (2007) 16 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të promovuar vlerën e shërbimit publik të internetit
29. Në takimin e tyre nr. 1010 më 7 nëntor 2007, Zëvendësministrat vlerësuan aspekte thelbësore të përdorimit të teknologjive dhe shërbimeve të reja të informacionit dhe të komunikimit, në veçanti Interneti, në kontekstin e mbrojtjes dhe promovimit e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ata pranuan rolin gjithnjë e në rritje të Internetit si burim informacioni për publikun dhe si një mjet komunikimi.
30. U vu në dukje gjithashtu, se Interneti, nga njëra anë, rrit në mënyrë të konsiderueshme mundësinë e ushtrimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të tilla si të drejtën e lirisë së shprehjes, ndërkohë, nga ana tjetër, Interneti mund të ndikojë negativisht në të drejtat, liritë dhe vlerat të tjera, të tilla si respektimi i jetës private, fshehtësia e korrespondencës dhe dinjitetit të qenieve njerëzore.
31. Zëvendësministrat miratuan rekomandime për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në lidhje me rregullimin e fushës së internetit. Këto përfshinin rekomandime për të përpunuar një kuadër të qartë ligjor, i cili të përcaktoj kufijtë e roleve dhe përgjegjësive të të gjithë aktorëve kryesorë në fushën e informacionit dhe teknologjive të komunikimit dhe të inkurajojë sektorin privat që në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim të zhvillojnë rregulla transparente në bazë të të cilave aktorët kryesorë në këtë fushë të jenë përgjegjës.
Deklarata e përbashkët e Raportuesit Special i OKB-së për Lirinë e Mendimit dhe Shprehjes, Përfaqësuesit të OSBE për Lirinë e Mediave dhe Relatorit Special të OAS për Lirinë e Shprehjes, miratuar më 21 dhjetor 2005
32. Rëndësia në rritje e internetit, si një mjet për të lehtësuar në praktikë përhapjen e lirë të informacionit dhe ideve, u njoh edhe në deklaratën e përbashkët të z A. Ligabo, z M. Haraszti dhe z E. Bertoni. Ata theksuan nevojën për zbatimin rigoroz të garancive ndërkombëtare të lirisë së shprehjes në internet. Në këtë kontekst, u shprehën se askush nuk mund të jetë përgjegjës për përmbajtjen e materialeve në internet për të cilat ata nuk janë autor, përveç nëse ata i adoptojnë si të tyret, ose refuzojnë t’i binden një urdhri të gjykatës për të hequr një material...
E DREJTA SHKELJE E PRETENDUAR E NENIT 10 TË KONVENTËS
33. Ankuesit pretenduan se iu ishte shkelur e drejta e lirisë së shprehjes në vendimin e Gjykatës që pranonte pretendimet e paditësit G.T. në lidhje me përmbajtjen materialit të publikuar në Pravoye Delo më 19 shtator 2003. Ata deklaruan se ndërhyrja nuk ishte as në përputhje me ligjin dhe as e nevojshme në një shoqëri demokratike. Ankuesit iu referuan nenit 10 të Konventës, i cili parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoritete publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit audio, kinematografik ose televiziv.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.”
Pranueshmëria
34. Qeveria kundërshtoi pretendimin e ankuesve për cenim të së drejtës së tyre për lirinë e shprehjes nga vendimet e gjykatave vendase, në shkelje të Nenit 10 të Konventës. Pretendimet e ankuesve nuk ngrihen në lidhje me procedura gjyqësore duke i kontestuar si të padrejta, bazuar në Nenit 6 § 1 të Konventës, dhe nuk mund të thuhet se procesi gjyqësor ka pasur parregullsi dhe gjithashtu, Gjykata ka juridiksion të kufizuar për të vlerësuar në lidhje me zbatimin e legjislacionit vendas dhe vlerësimin e fakteve nga ana e gjykatave kombëtare. Mbi këtë bazë, ata e ftuan Gjykatës të deklarojë ankimin të papajtueshme ratione personae me dispozitat e Konventës.
35. Ankuesit kundërshtuan.
36. Gjykata vlerëson se kundërshtimet e Qeverise lidhen ngushtësisht me përmbajtjen e pretendimeve të ankuesve, sipas Nenit 10 të Konventës dhe si të tilla do të shqyrtohen në themel.
37. Gjykata konstaton se ankesa nuk është haptazi e pabazuar në kuptim të Nenit 35 § 3 të Konventës. Ajo konstaton gjithashtu se nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër dhe konsideron atë të pranueshme.
Themeli
1. Parashtrimet e palëve
(a) Ankuesit
38. Ankuesit pretenduan se legjislacioni i brendshëm në lidhje me përgjegjësinë e shtypit për aktet e shpifjeve, është i paqarte dhe i paparashikuar dhe se gjykatat vendase kishin shpërfillur garancitë përkatëse legjislative kundër dënimit për deklaratat e pavërtetuara të bëra nga gazetarët. Ata parashtruan se gjykatat nuk kishin marrë parasysh faktin që ata nuk e kishin shpërndarë informacionin rreth G.T., se ankuesi i dytë nuk kishte dhënë aprovimin e tij për publikimin e materialit, se ata e kishin distancuar veten mjaftueshëm nga materiali i publikuar, dhe se G.T. nuk e kishte përdorur mundësinë për të kërkuar nga redaksia përgënjeshtrimin e atij materiali para se të niste procedurat gjyqësore për shpifje.
39. Ankuesi i dytë, gjithashtu pretendoi se legjislacioni ukrainas nuk parashikon detyrimin për të kërkuar falje si dënim në rast shpifjeje.
40. Ankuesit parashtruan se qëllimi i shpërndarjes së materialit, tashmë të publikuar në internet, ishte nxitja e diskutimeve të mëtejshme të çështjeve të rëndësishme politike të ngritura në material. Ata deklaruan se shuma e dëmshpërblimit, që u ishte kërkuar të paguanin ishte shume e lartë, duke konsideruar të ardhurat vjetore të gazetës, duke përbërë një barrë jo proporcionale mbi ta. Në këtë kontekst, ata deklaruan se u ishte dashur të ndërprisnin aktivitetin botues të Pravoye Delo.
(b) Qeveria
41. Qeveria parashtroi se ndërhyrja në të drejtën e ankuesve për lirinë e shprehjes kishte qenë e ligjshme, në kuptimin që ishte e bazuar në dispozita të qarta, të aksesueshme dhe të parashikueshme në legjislacionin e brendshëm dhe përkatësisht, në Nenin 7 të Kodit Civil të vitit 1963, Nenin 47 të Ligjit mbi Informimin i 2 tetor 1992, dhe të Neneve 1, 32 dhe 42 i Ligjit për Shtypin i 16 nëntor 1992, të zbatuara gjithashtu nga gjykatat kombëtare në çështjen e ankuesve.
42. Qeveria më tej pohoi se ndërhyrja kishte për qëllim mbrojtjen e nderit, dinjitetit dhe reputacionit në fushën e biznesit të një individi, të drejtat e të cilit ishin cenuar nga materiali i publikuar. Sipas tyre, ky ishte një qëllim legjitim në kuptim të nenit 10 § 2 të Konventës, që ankuesit nuk e kishin kundërshtuar.
43. Qeveria argumentoi se materiali i botuar përmbante akuza serioze faktike drejtuar një figure të shquar publike, i cili kishte kontribuar për zhvillimin e sportit në Ukrainë. Ankuesit nuk kishin arritur të provonin vërtetësinë e atyre akuzave. Fakti që ata kishin riprodhuar materialin e marrë nga një faqe interneti, nuk ishte i mjaftueshëm për t’i përjashtuar ata nga ky detyrim, duke qenë se statusi ligjor i informacioneve që rrjedhin nga Interneti nuk ishte përcaktuar sipas ligjit të brendshëm. Rrjedhimisht, Qeveria e konsideron ndërhyrjen të nevojshme në këtë rast.
44. Qeveria sqaroi gjithashtu se ankuesit nuk e kishin paguar dëmshpërblimin e caktuar nga gjykata për paditësin, pasi e kishin zgjidhur çështjen me marrëveshje ndërmjet palëve, në fazën e zbatimit të vendimit të 7 majit 2004. Sipas Qeverisë, ankuesit nuk kanë vërtetuar se ndërprerja e aktiviteti të gazetës erdhi si rrjedhoje e ndërhyrjes së pretenduar prej tyre.
45. Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës mbi pranueshmërinë në rastin e Vitrenko dhe të tjerët kundër Ukrainës ((dec.), nr. 23510/02, 16 dhjetor 2008), Qeveria pretendoi se vendimi gjykatës për të kërkuar falje, nuk ka qenë në kundërshtim me parimet e mishëruara në nenin 10 të Konventës.
46. Mbi këto argumente, Qeveria pretendon se ndërhyrja nuk ishte jo proporcionale.
2. Vlerësimi i Gjykatës
(a) Nëse ka pasur një ndërhyrje në të drejtën e lirisë së shprehjes
47. Gjykata vëren se publikimi në fjalë përmbante deklarata shpifëse në lidhje fakte të caktuara. Sipas konstatimeve të gjykatave civile, në materialin e botuar thuhej se një figurë publike, Presidenti i Federatës Kombëtare të Thai Boxing të Ukrainës, ishte anëtar i një grupi të organizuar kriminal dhe "një koordinator e sponsor i vrasjeve". Ankuesit nuk kishin arritur të provonin se këto deklarata ishin të vërteta dhe gjykatat i urdhëruan që të publikonin një përgënjeshtrim, të kërkonin falje dhe të dëmshpërblenin personin në fjalë për dëmin jo material të shkaktuar botimi i materialit.
48. Gjykata vlerëson se vendimet e gjykatave përbëjnë një ndërhyrje ndaj së drejtës së ankuesve për lirinë e shprehjes.
49. Gjykata rithekson se detyra e saj në ushtrimin e funksionit mbikëqyrës që ka në lidhje me Nenin 10 të Konventës, është të vlerësojë nëse ka ndërhyrje sipas pretendimeve të ankuesve, duke e vlerësuar çështjen në tërësi, dhe në veçanti të përcaktojë nëse arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare e justifikojnë mjaftueshëm ndërhyrjen (shih, midis autoriteteve të tjera, Fressoz dhe Roire kundër Francës [GC], nr. 29183/95, § 45, ECHR 1999-I). Kjo në mënyrë të pashmangshme përfshin një rishikim të vendimeve të marra nga gjykatat në nivelin e brendshëm, pavarësisht nëse ka ndonjë ankesë në lidhje me pajtueshmërinë e gjykatave me garancitë procedurale sipas nenit 6 të Konventës. Për sa më sipër, Gjykata hedh poshtë kundërshtimin e Qeverisë në lidhje me statusin e viktimës të ankuesve.
50. Gjykata tani do të shqyrtojë nëse ndërhyrja ka qenë e justifikuar sipas Nenit 10 § 2 të Konventës.
(b) Nëse ndërhyrja ka qenë e parashikuar me ligj
51. Gjykata vëren se kërkesa e parë dhe më e rëndësishme e nenit 10 të Konventës është se çdo ndërhyrje nga autoritetet publike në ushtrimin e lirisë së shprehjes duhet të jetë e ligjshme: fjalia e parë e paragrafit të dytë në thelb parashikon se çdo kufizim ndaj lirisë së shprehjes duhet të "parashikohet me ligj". Një ndërhyrje që të pajtohet me këtë kërkesë, duhet jo vetëm të jetë e parashikuar në ligjin e brendshëm, por vetë ligji duhet të plotësojë disa kërkesa “cilësie”. Në veçanti, një normë nuk mund të konsiderohet si një "ligj", nëse nuk është formuluar me saktësi të mjaftueshme për t’i mundësuar qytetarit të rregullojë sjelljen e tij në përputhje me këtë norme: këta të fundit duhet të jenë të aftë – kur është e nevojshme me ndihmën e këshillave përkatëse – të parashikojnë në një masë të arsyeshme që varet nga rrethanat, pasojat që një veprim i caktuar mund të sjellë (shih, për shembull, Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July kundër Francës [GC], nr. 21279/02 dhe 36448/02, § 41, ECHR 2007 - XI).
52. Shkalla e saktësisë varet në një masë të konsiderueshme në përmbajtjen e tekstit në fjalë, fusha të cilën ai synon të mbulojë dhe numrin dhe statusin e atyre të cilëve ajo u drejtohet (shih Groppera Radio AG dhe të tjerët kundër Zvicrës, 28 mars 1990, § 68, Seria A nr. 173). Parimi i parashikueshmërisë zbatohet jo vetëm për sjelljen, për të cilën ankuesi duhet të jetë në gjendje të arsyeshme për të parashikuar pasojat që vijnë prej saj, por edhe për "formalitetet, kushtet, kufizimet, sanksionet ", të cilat mund të jenë bashkëngjitur një sjellje të tillë, nëse ka shkelje të ligjeve kombëtare (shih, mutatis mutandis, Kafkaris kundër Qipros [GC], nr. 21906/04, § 140, ECHR 2008 ...).
53. Duke u rikthyer në rrethanat e çështjes në fjalë, Gjykata vëren se pretendimet e ankuesve në lidhje me çështjen e ligjshmërisë së ndërhyrjes, në thelb kanë të bëjnë me dy çështje specifike dhe përkatësisht, me mungesën e supozuar të qartësisë dhe parashikueshmërisë të dispozitave përkatëse ligjore lidhur me masat mbrojtëse specifike për gazetarët dhe me mungesën e pretenduar të bazës ligjore për një detyrim për të kërkuar falje në rastet e shpifjes.
(i) Masat e parashikuara nga ligji ukrainas në rast shpifjeje.
54. Përsa i përket çështjes së fundit, Gjykata vëren se ligji ukrainas parashikon që, në rastet e shpifjes, të dëmtuarit kanë të drejtë të kërkojnë një përgënjeshtrim të deklaratave të pavërteta shpifëse dhe kompensimin për dëmin. Të dyja masat janë aplikuar në rastin e ankuesit. Megjithatë, përveç këtyre masave, gjykatat urdhëroi ankuesin e dytë të botojë një ndjesë zyrtare në gazetë. Gjykata vëren se një masë e tillë nuk parashikohet në mënyrë specifike në të drejtën e brendshme.
55. Gjykata ka trajtuar një situatë të ngjashme në një rast kundër Rusisë. Në këtë rast ajo pranoi se interpretimi nga gjykatat e brendshme i nocioneve të përgënjeshtrimit ose korrigjimit sipas legjislacionit përkatës, në mënyrë që përfshinte edhe kërkesën për falje, nuk ishte i tillë që ta bënte ndërhyrjen e kontestuar, të paligjshme nën këndvështrimin e Konventës (shih Kazakov kundër Rusisë, nr. 1758-1702, § 24, 18 Dhjetor 2008).
56. Megjithatë, në ndryshim nga çështja e sapo përmendur më lart, në çështjen në fjalë, nuk ka asnjë provë, apo të paktën ndonjë argument që të na bindë të mendojmë se gjykatat ukrainase po i referoheshin një interpretimi kaq të gjerë të dispozitave ligjore lidhur me masat e zbatueshme në rastin e shpifjes, apo nëse kishte një qëndrim të tyrin të përgjithshëm në raste të tilla të ngjashme.
57. Gjykata, më tej, vëren se, pavarësisht pretendimit specifik të ankuesit të dytë në lidhje me këtë, gjykatat vendase nuk e kishin shpjeguar këtë shmangie nga rregullat përkatëse vendore (shih paragrafin 17 më lart). Parashtrimet nga ana e qeverisë në këtë drejtim, gjithashtu nuk e sqaruan këtë çështje.
58. Siç mund të shihet nga praktika gjyqësore përkatëse vendase, edhe pse e mëvonshme nga ngjarja në fjalë, detyrimi për të kërkuar falje në rastet e shpifjes bie në kundërshtim me garancitë kushtetuese të lirisë së shprehjes (shih paragrafët 27-28 më lart).
59. Në këto rrethana, Gjykata konstaton se vendimi i gjykatës për ankuesin e dytë për të kërkuar falje, nuk është i parashikuar me ligj dhe rrjedhimisht ka shkelje të nenit 10 të Konventës në këtë aspekt.
(ii) Masat mbrojtëse specifike për gazetaret
60. Gjykata vëren se publikimi në fjalë ishte një riprodhim fjalë për fjalë i materialit të shkarkuar nga një gazetë e aksesueshme për publikun në internet. Ajo përmban një referencë të burimit të materialit dhe komentet nga redaksia me anë të së cilës ata formalisht distancohen nga përmbajtja e materialit.
61. Ligji ukrainas - në mënyrë specifike Ligji mbi Shtypin- përjashton gazetarët nga përgjegjësia civile për botimin e materialeve të riprodhuara fjalë për fjalë (shih paragrafin 25 më lart). Gjykata vëren se kjo dispozitë është në pajtim me qasjen e saj ndaj lirisë së gazetarëve për të shpërndarë deklaratat e bëra nga të tjerët (shih, për shembull, Jersild kundër Danimarkës, 23 shtator 1994, § 35, Seria A nr. 298, dhe Thoma kundër Luksemburgut , nr. 38432/97, § 62, ECHR 2001 III).
62. Megjithatë, sipas gjykatave të brendshme, ky imunitet nuk shtrihej edhe tek gazetarët të cilët riprodhonin materiale nga burime interneti të pa regjistruara në bazë të Ligjit mbi Shtypin. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se nuk ka rregullave të brendshme për regjistrimin e mediave që zhvillohen në internet dhe sipas Qeverise, Ligji mbi Shtypin dhe akte të tjera normative që rregullojnë marrëdhëniet e mediave në Ukraine, nuk përmbanin ndonjë dispozitë në lidhje me statusin e mediave që zhvillohen në internet apo përdorimin e informacionin të marrë nga interneti.
63. Është e vërtetë që interneti është një mjet informimi dhe komunikimi i dallueshëm nga shtypi, veçanërisht për sa i përket kapacitetit për të ruajtur dhe përcjellë informacion. Rrjeti elektronik, i cili u shërben miliarda përdoruesve në mbarë botën, nuk është dhe potencialisht kurrë nuk do mund të jetë subjekt i të njëjtave rregulla dhe kontrolli. Rreziku për cenimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e në veçanti të drejtës për respektimin e jetës private, është shume më i lartë në rastin e komunikimin dhe përmbajtjeve në internet. Prandaj, politikat qeveritare për riprodhimin e materialeve të marra nga shtypi dhe nga Interneti mund të ndryshojnë. Ky i fundit, padyshim duhet të rregullohet sipas karakteristikave specifike të teknologjisë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive në fjalë.
64. Megjithatë, duke pasur parasysh rolin që interneti luan në kontekstin e aktiviteteve profesionale të mediave (shih paragrafët 29-32 më lart) dhe në përgjithësi, rëndësinë e tij për ushtrimin e së drejtës së lirisë së shprehjes (shih Gazeta Times Ltd kundër Mbretërisë së Bashkuar (nr. 1 dhe 2), nr. 3002/03 dhe 23676/03, § 27,10 mars 2009), Gjykata konsideron se mungesa e një kuadri të mjaftueshme ligjor në nivel kombëtar që i lejon gazetarët të përdorin informacionin e marrë nga interneti, pa frikën e sanksioneve, seriozisht pengon ushtrimin e funksionit jetësor të shtypit si një "roje i interesit të publikut" (shih, mutatis mutandis, Observer dhe Guardian kundër Mbretërisë së Bashkuar, 26 nëntor 1991, § 59, Seria A nr. 216). Sipas mendimit të Gjykatës, përjashtimi i plotë i informacioneve të tilla nga fusha e zbatimit të garancive ligjore për lirinë e gazetarëve mund të shkaktojë një ndërhyrje e pajustifikuar në lirinë e shtypit, sipas nenit 10 të Konventës.
65. Gjykata më tej vëren se sipas ligjit ukrainas, gazetari mund të përjashtohet nga detyrimi për të paguar dëmshpërblim në rastet e shpifjes, nëse ai shpërndarja e informacionit të pavërtetë nuk ka qenë e qëllimshme, ka vepruar në mirëbesim dhe ka kontrolluar informacionin, ose në qoftë se pala e dëmtuar nuk ka shfrytëzuar mundësitë që ka për të zgjidhur mosmarrëveshjen para se të paraqiten në gjykatë (shih paragrafin 26 më lart). Në procedimet e brendshme, ankuesit në mënyrë eksplicite pretenduan mbrojtjen e privilegjit të cilësuar profesional në bazë të dispozitave përkatëse ligjore. Në veçanti, ata argumentuan se nuk kishin vepruar me keqdashje për të përgojuar paditësin dhe se ishte në interes të publikut marrja e këtij informacioni. Për më tepër, ata theksuan se me riprodhimin e materialit të botuar më parë në internet, qëllimi i tyre ka qenë nxitja e debatit dhe diskutimi për çështje të rëndësishme politike me interes publik. Ata, gjithashtu pohuan se, paditësi nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për të zgjidhur mosmarrëveshjen me ta, pavarësisht faktit se në të njëjtin material të botuar ata kishin ftuar cilindo person që ishte i interesuar për të komentuar. Megjithatë, pretendimet e tyre u rrezuan tërësisht nga gjykatat.
66. Duke pasur parasysh mungesën e mbrojtjes adekuate në ligjin e brendshëm për gazetarët të cilët përdorin informacionin e marrë nga interneti, Gjykata konstaton se, ankuesit nuk mund të parashikojnë deri në shkallën e duhur, pasojat që mund të sjellë publikimi i kontestuar. Rrjedhimisht kjo e çon Gjykatën në përfundimin se kërkesa e ligjshmërisë e parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 10 të Konventës nuk është respektuar.
67. Në këto rrethana, Gjykata nuk e konsideron të nevojshme për të shqyrtuar pjesën e mbetur të ankimit në lidhje me këtë dispozitë ose për të shqyrtuar proporcionalitetin e ndërhyrjes.
68. Rrjedhimisht Gjykata vendos se ka pasur shkelje të Nenit 10 të Konventës në lidhje me këtë aspekt të ankesës.
ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
69. Neni 41 i Konventës parashikon :
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkeljes të Konventës ose Protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Larte Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon një shpërblim të drejte palës së dëmtuar” Parashtrimet e ankuesit të parë
70. Ankuesi i parë kërkoi si shpërblim të drejtë deklarimin se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës dhe dhënien e udhëzimeve për masat e përgjithshme që duhet të ndërmerren nga Ukraina për përqasjen e legjislacionit dhe praktikës së saj gjyqësore me "standardet evropiane për lirinë e shprehjes” në lidhje me përdorimin e “informacioneve të rëndësishme sociale, që gjenden në internet, besueshmëria e të cilave është e hapur për diskutim. "
71. Qeveria nuk komentoi lidhur me këtë.
72. Duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe konkluzionet që Gjykata ka arritur në bazë të nenit 10 të Konventës (shih paragrafët 64-68 më lart), ajo nuk e konsideron të nevojshme për ta shqyrtuar këtë çështje në bazë të nenit 46 të Konventës për të treguar masat specifike që mund të merren për t’i dhënë një fund shkeljes së gjetur në këtë rast (shih, mutatis mutandis, Broniowski kundër Polonisë [GC], nr. 31443/96, § 194, ECHR 2004-V). Gjykata vëren gjithashtu se nuk ka pretendime nga ankuesi i parë për ndonjë shumë monetare si dëmshpërblim. Parashtrimet e ankuesit të dytë
Dëmi
73. Ankuesi i dytë pretendoi 7, 000 euro (EUR) për dëmin jomaterial.
74. Qeveria kundërshtoi pretendimin e ankuesit.
75. Gjykata çmon se ankuesi i dytë pati tensionime dhe shqetësime për shkak të shkeljeve të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes. Duke vendosur mbi baza barazie, siç kërkohet nga Neni 41 i Konventës, ajo i jep atij shumën 6, 000 euro (EUR) si dëmshpërblim.
Kosto dhe shpenzime
76. Ankuesi i dytë nuk ka bërë asnjë kërkesë në lidhje me kostot dhe shpenzimet. Prandaj, Gjykata nuk vendos asnjë shumë lidhur me këtë.
Interesi i munguar
77. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre për qind.
PER KETO ARSYE, GJYKATA UNANIMISHT :
Vendos bashkimin me themelin të kundërshtimit të Qeverisë në lidhje me statusin e viktimës së ankuesve dhe e rrëzon atë;
E deklaron ankesën të pranueshme; Vendos se ka pasur shkelje të Nenin 10 të Konventës nga gjykatat e brendshme me vendimet e tyre në lidhje me detyrimin e ankuesit të dytë për të kërkuar zyrtarisht ndjesë nëpërmjet një publikimi ; Vendos se ka pasur shkelje të Nenin 10 të Konventës lidhur me ndëshkimin e ankuesve për publikimin e kundërshtuar; Vendos:
(a) Shteti i paditur, duhet t’i paguajë ankuesit të dytë, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet përfundimtar, në pajtim me Nenin 44 § 2 të Konventës, shumën prej 6,000 euro (gjashtë mijë euro), si kompensim për demin jo material, të cilat duhen konvertuar në monedhën vendase të Shtetit të paditur, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes, duke përfshirë edhe ndonjë taksë që mund të jetë e zbatueshme;
(b) Që nga mbarimi i afatit tre mujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të huadhënies nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre për qind. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të ankuesit të dytë për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim më 5 Maj 2011, sipas Nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Claudia Westerdiek Dean Spielmann
Kancelare President
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo komerciale me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime komerciale, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1] Afërsisht 33,060 euro (EUR)
[2] Afërsisht 3,511 euro (EUR)
[3] Afërsisht 2,394 euro (EUR)
[4] Afërsisht 120 euro (EUR)
Full & Egal Universal Law Academy