© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 155
Gusht-Shtator 2012
Eğitim ve Bilim Emekçileri Sendikası k. Turqisë - 20641/05
Vendim 25.9.2012 [Seksioni II]
Neni 11
Neni 11-1
Liria e organizimit
Kërkesë për shpërndarjen e një sindikate për faktin se ajo mbronte të drejtën për një arsim në një gjuhë amtare të ndryshme nga gjuha kombëtare: shkelje
Neni 10
Neni 10-1
Liria e shprehjes
Mospranim i së drejtës së një sindikate për të mbrojtur arsimin në një gjuhë amtare të ndryshme nga gjuha kombëtare: shkelje
Faktet – Paditësja, një sindikatë e punonjësve të arsimit dhe të shkencës, mbronte në statutin e saj “të drejtën e të gjithë individëve të shoqërisë për të marrë, në barazi dhe liri, një arsim demokratik, laik, shkencor dhe falas në gjuhën e tyre amtare”. Në shkurt 2002, prefekti kërkoi heqjen e fjalëve “gjuhë amtare” me arsyetimin se ato ishin ndër të tjera në kundërshtim me Kushtetutën. Pastaj, në mars 2002, ai i kërkoi prokurorit të Republikës që të ngrinte një padi për shpërndarje kundër sindikatës e cila nuk e kishte bërë ndryshimin e kërkuar. Në korrik 2002, kjo e fundit e ndryshoi nenin e statutit si vijon: “të drejtën e të gjithë individëve të shoqërisë për të marrë një arsim në gjuhën e tyre amtare”. Lidhur me kërkesën për shpërndarje, u dha një vendim për pushim të çështjes, i cili vinte veçanërisht në dukje se kishte një debat të fortë rreth kësaj pike që do të futej në rendin e ditës të një seance të Parlamentit dhe se, në këto kushte, nuk ishte e përshtatshme që të ngrihej një padi për shpërndarje. Në tetor 2003, me kërkesën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, prefekti i kërkoi sindikatës që t’i hiqte fjalët objekt konflikti nga neni i statutit të saj. Më vonë, ai iu drejtua prokurorit të Republikës me një padi të re për shpërndarje të cilën ky i fundit e kërkoi në korrik 2004. Gjykata e Punës e rrëzoi padinë për shpërndarje, duke vënë në dukje në arsyetimet e saj se, ashtu siç ishte formuluar, statuti nuk e vinte në rrezik njësinë territoriale, kombëtare e shtetërore, as kufijtë ekzistues të Republikës së Turqisë. Prokurori i Republikës bëri rekurs për prishje vendimi. Gjykata e Kasacionit e shfuqizoi vendimin, por, me një vendim të dytë, Gjykata e Punës e përsëriti vendimin e saj fillestar. Në korrik 2005, sindikata i hoqi fjalët “gjuhë amtare” në statutin e saj.
Ligji – Neni 11: Padia objekt konflikti e ngritur kundër sindikatës përbën një ndërhyrje të autoriteteve kombëtare në ushtrimin e së drejtës së saj për lirinë e organizimit, sepse ia ka hequr asaj mundësinë për t’i ndjekur kolektivisht ose individualisht qëllimet që i kishte caktuar vetes në statut. Ndërhyrja ishte e parashikuar me ligj dhe synonte disa qëllime të drejta, konkretisht mbrojtjen e rendit ose ruajtjen e sigurisë kombëtare, si edhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit. Mbetet për t’u shqyrtuar nëse ndërhyrja objekt konflikti ishte “e nevojshme në një shoqëri demokratike” për t’i arritur qëllimet e drejta të ndjekura.
Kundër sindikatës paditëse janë nisur dy padi me arsyetimin se ajo mbronte arsimin në “gjuhën amtare”. E para ka përfunduar me një pushim të çështjes. E dyta, për faktin se Gjykata e Kasacionit kishte qenë e mendimit se neni i statutit ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimin e shtetit të njësuar, e ka detyruar sindikatën paditëse që t’i heqë fjalët objekt konflikti për të shmangur shpërndarjen e saj nga juridiksionet kombëtare. Mirëpo ky nen nuk përmbante asnjë nxitje për t’iu drejtuar dhunës apo për të përdorur mjete të paligjshme për realizimin e objektivit të saj. Parimi i mbrojtur nga sindikata paditëse nuk është në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë. Përveç kësaj, përmbajtja e nenit objekt konflikti duhet të rivendoset në kontekstin e debatit të nisur në atë kohë rreth pikës së arsimimit në gjuhën amtare. Një propozim i tillë mund të binte ndesh me disa bindje që përbënin shumicën. Pavarësisht nga kjo, mirëfunksionimi i demokracisë kërkon që të mund të ketë një debat publik, me qëllim që të jepet ndihmesë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me tërësinë e aktorëve të jetës politike ose publike. Pastaj, nga raporti i fundit i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) rreth Turqisë, del se kishte fëmijë, me shtetësi turke, gjuha amtare e të cilëve nuk ishte turqishtja, por adigeishtja, abkazishtja ose kurdishtja. Lidhur me këtë, Ligji i 3 gushtit 2002 ka mundësuar çeljen e kurseve private për mësimin e gjuhëve dhe të dialekteve të ndryshme nga turqishtja. Ky vullnet i ligjvënësit është në kontrast me qëndrimin e atyre juridiksioneve kombëtare që kanë qenë të mendimit se përmbajtja e nenit të statutit e cenonte Kushtetutën. Objektivi i sanksionuar në statutin në fjalë nuk është në vetvete në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose nuk përbën ndonjë kërcënim për rendin publik. Kështu, arsyet e treguara nga dhomat e bashkuara të Gjykatës së Kasacionit nuk ishin rëndësore dhe të mjaftueshme, as nuk ishin të përpjesëtuara me qëllimet e drejta të ndjekura. Për rrjedhojë, padia për shpërndarje e ngritur kundër sindikatës paditëse, e cila ka sjellë si rezultat që e ka detyruar këtë të fundit ta ndryshonte nenin objekt konflikti të statutit të saj duke i hequr fjalët “për të marrë një arsim në gjuhën amtare”, nuk mund të quhet në mënyrë të arsyeshme sikur i përgjigjet një nevoje të ngutshme shoqërore.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 10: Ky nen përfshin lirinë për të marrë e për të dhënë informacione ose ide në çfarëdo gjuhe që mundëson pjesëmarrjen në shkëmbimin publik të informacioneve dhe të ideve të çfarëdollojshme kulturore, politike dhe shoqërore. Padia e dytë për shpërndarje e nisur kundër sindikatës paditëse përbën një ndërhyrje të autoriteteve kombëtare në ushtrimin e së drejtës së kësaj të fundit për lirinë e shprehjes, ndërhyrje e parashikuar nga ligji dhe e cila ndjek qëllimet e drejta të mbrojtjes së rendit ose të ruajtjes së sigurisë kombëtare, si edhe të mbrojtjes së tërësisë territoriale të shtetit.
Neni objekt konflikti i statutit të sindikatës paditëse mbronte idenë e arsimit në “gjuhën amtare”. Në kontekstin e veçantë të Turqisë dhe në kuptimin parësor të fjalëve, kjo dispozitë duhej të kuptohej sikur mbronte arsimin në gjuhën amtare që është turqishtja. Mirëpo, duke pasur parasysh situatën historiko-shoqërore të vendit, gjuha amtare mund nënkuptonte gjithashtu edhe gjuhë të tjera. Në kohën e ngjarjeve, një ndryshim i ligjit ka mundësuar për shtetasit turq arsimin privat në gjuhë amtare të ndryshme nga turqishtja. Përveç kësaj, neni objekt konflikti i statutit nuk bënte thirrje për përdorim dhune, për rezistencë të armatosur a për kryengritje, nuk nxiste dhunën dhe nuk e cenonte tërësinë e territorit kombëtar. Si përfundim, padia për shpërndarje e ngritur ndaj sindikatës paditëse, duke e detyruar atë që t’i hiqte fjalët objekt konflikti nga statuti i saj, ishte në shpërpjesëtim me qëllimet e synuara dhe, për pasojë, nuk ishte e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 7 500 EUR për dëm moral; kërkesa për dëm material e rrëzuar.
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy