© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA EL-MASRI KUNDËR ISH REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË
(Kërkesë nr. 39630/09)
VENDIM
STRASBURG
13 Dhjetor 2012
Ky vendim është bërë përfundimtar, por ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
TABELA E PËRMBAJTJES
PROCEDURA..................................................1
FAKTET.......................................................3
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES..................................3
A. Ngjarjet sipas kërkuesit....................................3
1. Udhëtimi për në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë....3
2. Qëndrimi i izoluar në hotel................................4
3. Transferimi për në aeroportin e Shkupit....................4
4. Dorëzimi skuadrës “të dorëzimit” të CIA në Aeroportin e Shkupit 4
5. Fluturimi nga Shkupi në Afganistan........................5
6. Ndalimi dhe marrja në pyetje në Afganistan.................5
7. Kundër-dorëzimi i maskuar në Shqipëri....................6
8. Arritja në Gjermani......................................7
B. Pozita e Qeverisë së ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, sa i përket pretendimeve të kërkuesi 8
1. Pozita e Qeverisë së paditur sipas raporteve të miratuara pas investigimeve të caktuara ndërkombëtare 8
(a) Pretendimi për burgime sekrete dhe transferime të paligjshme ndër-shtetërore të të burgosurve që përfshijnë Shteteve anëtare të Këshillit të Europës, Dok. 10957, 12 qershor 2006 ("Raporti Marty 2006 ") 8
(b) Këshilli i Evropës, Raport i Sekretarit të Përgjithshëm sipas nenit 52 të Konventës mbi çështjen e ndalimit të fshehtë dhe transportin e të burgosurve të dyshuar për akte terroriste (SG / Inf (2006) 5, 28 shkurt 2006) 10
2. Version i ngjarjeve të paraqitura nga Qeveria e paditur në procedurën para Gjykatës 11
C. Hetimet ndërkombëtare në lidhje me çështjen e kërkuesit.....12
1. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës - "hetim Marty” 12
(a) Raporti Marty 2006..................................12
(b) Burgime sekrete dhe transferimet ilegale të të burgosurve që implikojnë Shtetet anëtare të Këshillit të Europës: Raporti i dytë, Doc. 11302 rev., 11 qershor 2007 ("Raporti Marty 2007 ") 14
2. Parliamenti Evropian: hetimi Fava........................15
3. Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Vërejtje përmbyllëse për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 3 prill 2008, UN Doc. ССРR/С/МKD/СO/2 16
4. Peticioni i kërkuesit para Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) 17
D. Procedura të tjera para autoriteteve përkatëse kombëtare, përveç atyre të Shtetit të paditur 17
1. Gjermani..............................................17
(a) Hetimi nga autoritetet e ndjekjes penale gjermane.......17
(b) Hetimi parlamentar Gjerman..........................18
2. Veprimet ligjore në Shtetet e Bashkuara...................18
E. Procedimet në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në lidhje me pretendimet e kërkuesit për arrestim, izolimin dhe keqtrajtim 19
1. Procedurat para Departamentit për Kontrollin dhe Standardet Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (DCPS) 19
2. Procedimet penale kundër zyrtarëve të paidentifikuar të zbatimit të ligjit 20
3. Procedimet civile për dëmin.............................21
F. Provat e tjera të paraqitura në Gjykatën.....................21
1. Deklarata e dëshmitarit të betuar e 4 marsit 2010...........21
2. Raporti i Ekspertëve mbi rastin e kërkuesit paraqitur nga z. J.G.S. 23
3. Deklaratat e Qendrës Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe Të Njeriut (ECCHR) 24
4. Kabllogramet e WikiLeaks...............................24
II. E DREJTA E BRENDSHME PËRKATËSE...............24
Kushtetuta e vitit 1991 (Устав)..............................24
B. Kodi Penal (Кривичен законик)...........................25
1. Parashkrimi i ndjekjes penale............................25
2. Ecja dhe pezullimi i afatit të parashkrimit..................25
3. Heqja e paligjshme e lirisë...............................25
4. Tortura...............................................25
5. Keq trajtimi gjatë kryerjes së detyrave publike..............25
C. Ligji për Procedurën Penale i vitit 1997 (Закон за кривичната постапка), në atë kohë 25
D. Ligji i Detyrimeve (Закон за облигационите односи)........27
III. E DREJTA PËRKATËSE NDËRKOMBËTARE DHE MATERIALE TË TJERA PUBLIKE 27
A. Dokumente ligjor ndërkombëtar............................27
1. Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, bërë në Vjenë,
më 24 prill 1963 dhe hyrë në fuqi më 19 mars 1967...........27
Neni 36...............................................27
Komunikimi dhe kontaktimi me shtetasit e Shtetit dërgues...27
2. Pakti ndërkombëtar mbi te drejtat civile dhe politike (ICCPR).28
Neni 4................................................28
Neni 7................................................28
Neni 9................................................28
3. Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë (“CED”) 29
Neni 1...........................................29
Neni 2...........................................29
Neni 3...........................................29
Neni 4...........................................29
4. Manuali për Hetim efektiv dhe Dokumentimin e Torturës dhe Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, 2001 i Komisionerit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut 29
5. Artikuj mbi Përgjegjësinë e Shteteve për Veprime të Gabuara Ndërkombëtarisht të Komisionit i të Drejtës Ndërkombëtare, 2001 29
Neni 7................................................30
Ushtrimi i tepruar i autoritetit dhe mosrespektimi i udhëzimeve30
Neni 14...............................................30
Shtrirje në kohë e shkeljes së një detyrimi ndërkombëtar....30
Neni 15...............................................30
Shkelje që konsistojnë në disa veprime....................30
Neni 16...............................................30
Ndihma apo bashkëpunimi në kryerjen e një akti ndërkombëtarisht të gabuar 30
6. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Raporti i Raportuesit Special të Komisionit për të Drejtat e Njeriut për çështjen e torturës dhe trajtimeve apo dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore dhe poshtërues, 2 korrik 2002 (A/57/173) 31
7. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Rezoluta 1433 mbi ligjshmërinë e burgimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara në Guantanamo, miratuar më 26 prill, 2005 31
8. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Rezoluta 1463 për zhdukjet me forcë, miratuar në 3 tetor 2005 31
9. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rezoluta 60/148 mbi Torturën dhe Trajtimeve apo Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, miratuar më 21 shkurt, 2006 31
10. Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), Opinion mbi detyrimet ligjore ndërkombëtare të Këshillit të Evropës, Shteteve Anëtare në lidhje me objektet sekrete të burgimit dhe transportin ndër-shtetëror të të burgosurve (nr. 363/2005, 17 mars 2006) 32
11. Raporti i Raportuesit Special të OKB-së mbi Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ndërkohë që Luftohet Terrorizmi, A/HRC/10/3, 4 shkurt, 2009 33
12. Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Rezolutat e 9/11 dhe 12/12: E drejta për të Vërtetën, 24 shtator 2008 dhe 12 tetor 2009 33
13. Këshilli i Evropës, Udhëzimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për çrrënjosjen e mosndëshkimit të shkeljet serioze të të drejtave të njeriut, 30 mars 2011 34
B. Jurisprudenca përkatëse e juridiksioneve të huaja dhe organizmave ndërkombëtare 34
1. Gjykata e Apelit të Anglisë dhe Uellsit (Divizioni Civil), Abbasi dhe një Tjetër kundër Sekretarit të Shtetit për Çështje të Jashtme dhe të Komonuelthit dhe Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Çështja nr. C/2002/0617A; 0617B, 6 nëntor, 2002 34
2. Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara për Qarkun e nëntë, Falen Gherebi kundër George Walker Bush, Donald H. Rumsfeld, DC nr. CV-03-01267-Ahm, 18 dhjetor 2003 34
3. Komiteti i OKB-së kundër Torturës, Agiza kundër Suedisë, Komunikimi nr. 233/2003, UN Doc. CAT/C/34/D/233/2003 (2005), dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Alzery kundër Suedisë, UN Doc. CCPR/C/88/D/1416/2005 (2006) 35
C. Burime Publike të cilat vënë theksin mbi shqetësimin për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në burgjet e SHBA-së pas 11 shtatorit 2001 36
1. Materialet përkatëse të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut 36
(a) Deklarata e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut mbi burgimin e talebanëve dhe të burgosurve të Al-Kaedës në bazën amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, 16 janar 2002 36
(b) Amnesty International, Memorandum për Qeverinë e SHBA mbi të drejtat e personave në burgjet amerikane në Afganistan dhe Guantanamo, prill 2002 36
(c) Human Rights Watch, "Shtetet e Bashkuara, Prezumimi i Fajësisë: Abuzimet e të drejtave të njeriut për të burgosurit pas 11 Shtatorit", vol. 14, Nr 4 (G), Gusht 2002 36
(d) Human Rights Watch, "Shtetet e Bashkuara: Raportet e torturës të të dyshuarve të Al-Kaedës", 26 dhjetor 2002 37
(e) Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, "Masat anti-terrorizwm, Siguria dhe të Drejtat e Njeriut: Zhvillimet në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut pas ngjarjeve të 11 shtatorit", Raport, Prill 2003 37
(f) ) Raporti i Amnesty International 2003 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 28 maj 2003 38
(g) Amnesty International, "Ndalimi i paligjshëm i gjashtë burra nga Bosnje-Hercegovina në Gjirin e Guantanamos", 29 maj 2003 38
(h) Amnesty International, "Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërcënimi i një shembulli tw keq: Rrënimi i standardet ndërkombëtare pasi burgosjet me justifikimin e ‘luftes kundër terrorit’
vazhdojnë ", 18 gusht 2003..............................38
(i) Amnesty International, "Ndalimet sekrete/Frika nga keqtrajtimi",
20 gusht 2003.........................................38
(j) Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i Shteteve të Bashkuara: Presidenti i ICRC-së kërkon progres në çështjet e lidhura me ndalimet, njoftimet për shtyp 03/04, 16 janar 2004 39
(k) ) Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin Arbitrar, Opinion nr. 29/2006 Z. Ibn al-Shaykh al-Libi dhe 25 persona të tjerë kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, UN Doc. A/HRC/4/40/Add.1 në 103 (2006) 39
2. Dokumente të tjera publike..............................39
Agjencia Qendrore e Inteligjencës, "Memo Qëndrës së Komandës të Departamentit të Drejtësisë-Letër informuese mbi përdorimin e kombinuar të teknikave të marrjes në pyetje tëCIA-s", 30 dhjetor 2004 39
3. Artikujt e mediave......................................40
E DREJTA....................................................42
I. KUNDËRSHTIMET PARAPRAKE TË QEVERISË PËR MOS PAJTUESHMËRINË ME RREGULLIN E GJASHTËMUJORIT 42
A. Parashtrimet e palëve....................................42
1. Qeveria e paditur.......................................42
2. Kërkuesi..............................................43
B. Vlerësimi i Gjykatës......................................43
1. Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e Gjykatës 43
2. Zbatimi i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret......44
(a) Nëse një kallëzim penal ishte një mjet ligjor që duhej përdorur nga aplikanti 44
(b) Pikënisja e afatit gjashtë mujor........................46
(c) Përfundime.........................................47
II. VLERËSIMI I PROVAVE DHE PËRCAKTIMI I FAKTEVE NGA GJYKATA 47
A. Parashtrimet e palëve....................................47
B. Vlerësimi i fakteve nga ana e Gjykatës......................47
1. Parimet e Përgjithshme.................................47
2. Themelimi i fakteve në rastin konkret.....................49
III. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 3 TË KONVENTËS 52
A. Parashtrimet e palëve....................................53
1. Kërkuesi..............................................53
2. Qeveria e paditur.......................................54
B. Palët e treta ndërhyrëse..................................54
1. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut (UNHCHR).54
2. Interights..............................................55
3. Redress..............................................55
4. Mendim i përbashkët nga Amnesty International (AI) dhe Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve (ICJ) 56
C. Vlerësimi i Gjykatës......................................57
1. Pranueshmëria........................................57
2. Themeli...............................................57
(a) Aspekti procedural i nenit 3: mungesa e një hetimi efektiv.57
(i) Parimet e përgjithshme.............................57
(ii) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret.....58
(b) Aspekti material i nenit 3 të Konventës.................61
(i) Keqtrajtimi i kërkuesit në hotel dhe në aeroportin e Shkupit 61
(α) Parimet e përgjithshme.............................61
(β) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret.....62
Trajtimi në hotel......................................62
Trajtimi në Aeroportin e Shkupit........................63
(ii) Largimi i kërkuesit.................................65
(α) Parimet e përgjithshme.............................65
(β) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret.....66
iii) Përfundime.......................................67
IV. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 5 TË KONVENTËS 67
A. Parashtrimet e palëve....................................68
B. Palët e treta ndërhyrëse..................................69
C. Vlerësimi i Gjykatës......................................70
1. Pranueshmëria........................................70
2. Themeli...............................................70
(a) Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e
Gjykatës..............................................70
(b) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret.......71
(i) Ndalimi i kërkuesit në Shkup.........................71
(ii) Burgimi i mëtejshëm i kërkuesit......................72
(iii) Përfundime.......................................73
(iv) Aspekti procedural i nenit 5: mungesa e një hetimi efektiv 73
V. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 8 TË KONVENTËS....73
A. Parashtrimet e palëve....................................73
B. Vlerësimi i Gjykatës......................................73
1. Pranueshmëria........................................73
2. Themeli...............................................73
VI. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 TË KONVENTËS 74
A. Parashtrimet e palëve....................................74
B. Vlerësimi i Gjykatës......................................76
1. Pranueshmëria........................................76
2. Themeli...............................................76
(a) Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e
Gjykatës..............................................76
(b) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret.......77
VII. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË TJERA TË KONVENTËS 78
VIII. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS................78
A. Dëmi...................................................78
B. Kosto dhe Shpenzime....................................79
C. Interesi i mospagimit.....................................80
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI..........................80
MENDIM I PËRBASHKËT PARALEL I GJYQTARËVE TULKENS, SPIELMANN, SICILIANOS DHE KELLER 82
(Përkthim).....................................................82
MENDIM I PËRBASHKËT PARALEL I GJYQTARËVE CASADEVALL DHE LÓPEZ GUERRA 85
Në çështjen El-Masri kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dhoma e Madhe me trup gjykues të përbërë prej:
Nicolas Bratza, President,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Dean Spielmann,
Nina Vajić,
Peer Lorenzen,
Karel Jungëiert,
Isabelle Berro-Lefèvre,
Khanlar Hajiyev,
Luis López Guerra,
Ledi Bianku,
Işıl Karakaş,
Vincent A. de Gaetano,
Julia Laffranque,
Linos-Alexandre Sicilianos,
Erik Møse,
Helen Keller, gjyqtarë,
dhe Michael O’Boyle, Zëvëndës Kancelar,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datat 16 maj dhe 24 tetor 2012,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 39630/09) kundër ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë drejtuar në Gjykatë, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga një shtetas gjerman, Z. Khaled El-Masri (“kërkuesi”), më 20 korrik 2009.
2. Kërkuesi u përfaqësua nga Z. J.A. Goldston, Z. D. Pavli dhe Z. R. Skilbeck, nga Zyra e Nju Jorkut e Nismës për Drejtësinë të Shoqërisë së Hapur (“OSJI”), dhe Z. F. Medarski, avokat maqedonas. Qeveria Maqedonase (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. K. Bogdanov.
3. Kërkuesi pretendoi, në veçanti, se ai i ishte nënshtruar një operacioni të fshehtë dorëzimi, më konkretisht, agjentë të Shtetit të paditur, e kishin arrestuar, mbajtur në izolim, pyetur dhe keqtrajtuar e më pas e kishin dorëzuar në aeroportin e Shkupit tek agjentë të CIA-s, të cilët e kishin transferuar atë, me avion special operacional të CIA-s, për në Afganistan në disa qendra sekrete burgimi të CIA-s, ku ishte keqtrajtuar për më shumë se katër muaj. Përvoja e hidhur e pretenduar zgjati ndërmjet 31 dhjetorit 2003 dhe 29 majit 2004, kur kërkuesi u kthye në Gjermani.
4. Kërkesa ju dha për gjykim Seksionit të pestë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës). Më 1 shkurt 2011, Gjykata ndryshoi përbërjen e seksioneve (neni 25 § 1 i Rregullores së Gjykatës) dhe ky rast iu caktua seksionit të ri të sapo krijuar, Seksionit të Parë (neni 52 § 1 Rregullores së Gjykatës).
5. Më 28 shtator 2010 kërkesa sipas neneve 3, 5, 8 dhe 13 të Konventës iu komunikua Qeverisë.
6. Qeveria gjermane, u njoftua për të drejtën e tyre për të ndërhyrë në procedurë, sipas nenit 36 § 1 të Konventës, por ata nuk treguan interes.
7. Mirjana Lazarova Trajkovska, gjyqtarja e zgjedhur në lidhje me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, u tërhoq nga pjesmarrja nëshqyrtimi i rastit (neni 28 i Rregullores së Gjykatës). Për rrjedhojë, në vendin e tij, Qeveria e paditur emëroi Z. Peer Lorenzen, gjyqtar i zgjedhur në lidhje me Danimarkën (neni 26 § 4 i Konventës dhe neni 29 § 1 i Rregullores së Gjykatës).
8. Më 24 janar 2011 Dhoma e Seksionit të Parë, e përberë nga gjyqtarët: Nina Vajić, Peer Lorenzen, Elisabeth Steiner, Khanlar Hajiyev, Julia Laffranque, Linos-Alexandre Sicilianos dhe Erik Møse, dhe gjithashtu asistuar nga kancelari i Seksionit Søren Nielsen, hoqi dorë nga juridiksioni në favor të Dhomës së Madhe, dhe asnjë nga palët nuk pati kundërshtim për këtë (neni 30 i Konventës dhe neni 72 i Rregullores së Gjykatës).
9. Përbërja e Dhomës së Madhe u caktua në përputhje me dispozitat e nenit 26 §§ 4 dhe 5 të Konventës dhe nenit 24 të Rregullores së Gjykatës.
10. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën pretendimet me shkrim. Me miratim nga Presidenti për të ndërhyrë në procedurën me shkrim si palë e tretë u paraqitën komente edhe nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Interights, Redress, Komisioni Ndërkombëtar I Juristëve dhe Amnesty International (neni 36 § 2 I Konventës dhe neni 44 § 2 i Rregullores së Gjykatës).
11. Gjykata vendosi të mos procedojë me dëgjimin e dëshmisë të Z. H.K, një dëshmitar i propozuar nga kërkuesi.
12. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 16 maj 2012 (neni 59 § 3 i Rregullores së Gjykatës)
13. U paraqitën përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Z.K. Bogdanov,Agjent,
Znj.D. Djonova, Ministria e Drejtësisë,
Znj.V. Stanojevska, Ministria e Drejtësisë,
Znj.N. Josifova, Ministria e Brendshme,Këshilltar;
(b) për kërkuesin
Z.J.A. Goldston, Drejtor Ekzekutiv,
Nisma për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur,
Z.D. Pavli,Përfaqësues ligjor,
Z.R. Skilbeck,
Z.F. Medarski,Këshilltar.
14. Gjykata dëgjoi parashtresat nga Z. Bogdanov, Z. Goldston dhe Z. Pavli dhe përgjigjet e tyre për pyetje të ngritura prej anëtarëve të saj.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
15. Kërkuesi ka lindur në vitin 1963 dhe jeton në Senden të Gjermanisë.
A. Ngjarjet sipas kërkuesit
16. Në kërkesë, kërkuesi iu referua deklaratës së tij të bërë me 6 prill 2006 për qëllim të procedurës para Gjykatës së Distriktit Lindor të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara (shih paragrafët 62 dhe 63 më poshtë).
1. Udhëtimi për në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë
17. Më 31 dhjetor 2003 kërkuesi hipi në një autobus në Ulm, Gjermani, me synimin për të vizituar Shkupin në mënyrë që, siç u shpreh ai, "të bënte një pushim të shkurtër dhe pak kohë jashtë ambientit stresues në shtëpi". Rreth orës 15:00 ai mbërriti në kufirin Serbo-Maqedonas të Tabanovces. Pati një dyshim rreth vlefshmërisë së pasaportës së tij gjermane të lëshuar kohët e fundit. Një zyrtar kufitar pasi kontrolloi pasaportën e tij e pyeti në lidhje me qëllimin e udhëtimit të tij dhe sa kohë do të qëndronte dhe ku. Një vulë maqedonase hyrjeje e datës 31 dhjetor 2003 u vendos në pasaportën e tij. Gjithashtu, sendet e tij personale u kontrolluan dhe ai u mor në pyetje rreth lidhjeve të mundshme me disa organizatave dhe grupe islamike. Marrja në pyetje përfundoi në orën 10 të mbrëmjes. I shoqëruar nga disa burrat në rroba civile të cilët ishin të armatosur, ai u dërgua në një hotel, i cili më vonë u zbuluar të ishte Hoteli Skopski Merak në Shkup ("hoteli"). Pas kthimit të tij në Gjermani, kërkuesi njohu, përmes fotografive të disponueshme në faqen e internetit të hotelit, godinën e hotelit, dhomën ku dyshohet se ai ishte mbajtur dhe një nga kamerierët i cili i kishte shërbyer ushqimin gjatë qëndrimit të tij në hotel.
2. Qëndrimi i izoluar në hotel
18. Kërkuesi u dërgua në një dhomë në katin e fundit të hotelit. Gjatë qëndrimit në hotel, ai vëzhgohej nga një ekip prej nëntë burrash, të cilët ndërroheshin çdo gjashtë orë. Tre prej tyre ishin me të në çdo kohë, edhe kur ai ishte duke fjetur. Ai u mor në pyetje në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ndalimit të tij në hotel. Ai ishte pyetur në gjuhën angleze pavarësisht njohurive të tij të kufizuar në atë gjuhë. Kërkesat e tij për të kontaktuar ambasadën gjermane ishin refuzuar. Në një rast, kur deklaroi se synonte të largohej, i kishin vendosur një armë në kokë dhe e kishin kërcënuar se do ta qëllonin. Pas shtatë ditëve i izoluar, një tjetër zyrtar e vizitoi dhe i ofroi atij një marrëveshje, që nëse ai të rrëfente se ishte një anëtar i Al-Kaedës,do të lejohej të kthehej në Gjermani.
19. Në ditën e trembëdhjetë të izolimit të tij, kërkuesi ka filluar një grevë urie për të protestuar kundër vazhdimit të ndalimit të tij të paligjshëm. Ai nuk ka ngrënë për dhjetë ditët e mbetura të ndalimit të tij në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Një javë pasi ai kishte filluar grevën e tij të urisë, ai komunikua se së shpejti do të transferohej në rrugë ajrore përsëri në Gjermani
3. Transferimi për në aeroportin e Shkupit
20. Më 23 janar 2004 rreth orës 20.00, kërkuesi u filmua nga një video kamera dhe ishte instruktuar për të thënë se ishte trajtuar mirë, se nuk ishte lënduar në asnjë mënyrë dhe se së shpejti do të fluturonte përsëri për në Gjermani. I prangosur dhe me sytë të lidhur, ishte transportuar me një makinë në aeroportin e Shkupit
4. Dorëzimi skuadrës “të dorëzimit” të CIA në Aeroportin e Shkupit
21. Pas mbërritjes, ende i prangosur dhe me sytë të lidhur, ai ishte ulur fillimisht në një karrige, ku kishte qëndruar për një orë e gjysmë. Atij iu tha se do të dërgohej në një dhomë për një ekzaminim mjekësor para se të transferohej për në Gjermani. Më pas dy persona me dhunë ia vendosën duart prapa. Në atë moment ai u rrah rëndë gjithandej. Rrobat e tij ishin të prerë me gërshërë ose me thikë. Të brendshmet ia kishin hequr me dhunë. Ai ishte hedhur në dysheme me duart e tërhequra nga prapa dhe i kishin vënë këmbën në shpinë. Më pas ai kishte ndjerë një objekt të fortë i cili ishte shtyrë me forcë në anusin e tij. Siç është deklaruar nga avokatët e kërkuesit në seancën publike të datës 16 maj 2012, të gjitha vepra të kryera ndaj kërkuesit kjo kishte qenë më poshtëruesja dhe e turpshmja. Sipas kërkuesit, një supost ishte vendosur me forcë në atë rast. Më pas ishte tërhequr nga dyshemeja dhe ishte zvarritur në një cep të dhomës, ndërkohë që këmbët e tij ishin ende të lidhura së bashku. Sytë arriti të shikonte, dalloi shtatë ose tetë burra të veshur me të zeza që mbanin maska të zeza skish. Njëri nga burrat i vendosi një pelenë. Më pas i kishin veshur një komplet tutash blu të errët me mëngë të shkurtra. I kishin vendosur një qese mbi kokën dhe një rrip i lidhur me zinxhirë në kyçet e duarve dhe të këmbëve. Më pas i vendosën kufje, i lidhën sytë dhe i hodhën një thes në kokë. E detyruar të përkulej me kokën poshtë, dhe me shpejtësie transferuan në një avion që e priste, me prangat që i vrisnin kyçet e këmbëve. Avioni ishte i rrethuar nga rojet e armatosura maqedonase të sigurisë. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje për shkak të qeses që i kishin mbuluar kokën. Menjëherë pasi ishte futur brenda në aeroplan, ishte vendosur në fytyrë poshtë dhe këmbët dhe krahët ishin hapur dhe ishin siguruar në anët e avionit. Gjatë fluturimit atij iu bën dy injeksione. Iu aplikua edhe anestezi nëpërmjet hundës. Ai ishte kryesisht pa ndjenja gjatë fluturimit. Një pullë maqedonas daljeje e datës 23 janar 2004 ishte vendosur në pasaportën e kërkuesit.
22. Sipas kërkuesit, trajtimi i tij para fluturimit në aeroportin e Shkupit "me shumë gjasa nga ekipi special i dorëzimit i CIA-s [Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës]", ishte në mënyrë qartësisht në përputhje me një dokument të publikuar së fundmi të CIA-s ku përshkruhej protokolli i të ashtuquajturit trajtimi "capture shock" (shih paragrafin 124 më poshtë).
5. Fluturimi nga Shkupi në Afganistan
23. Pas uljes së avionit, kërkuesi u zbarkua. Ishte më ngrohtë jashtë seç kishte qenë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, çka i mjaftoi për të kuptuar se nuk ishte kthyer në Gjermani. Ai më pas kuptoi se ishte në Afganistan dhe se kishte qenë duke fluturuar përmes Bagdad.
6. Ndalimi dhe marrja në pyetje në Afganistan
24. Pas ulje në Afganistan, kërkuesi kishte udhëtuar me makinë për rreth dhjetë minuta, më pas ishte nxjerrë zvarrë nga automjeti, përplasur në muret e një dhome, hedhur në dysheme dhe shqelmuar e rrahur. Koka dhe qafa e tij ishin në shënjestër në mënyrë specifike dhe i shkeleshin me këmbë. Ai u la në një qeli të vogël të shtruar me çimento, të pistë dhe të errët. Kur kërkuesi arriti të mësohet me dritën dhe të mundte të shikonte, vuri re se muret ishin të mbuluara me shkrime në gjuhën arabe, urdu dhe persiane. Qeli nuk kishte një krevat. Edhe pse ajo ishte e ftohtë, atij i ishte dhënë vetëm një batanije të pisët, e stilit ushtarak, disa të rroba vjetra e të grisura të futura në një jastëk hollë. Përmes një dritare në krye të qelisë, ai e pa diellin të kuq që po perëndonte. Më vonë ai e kuptoi se ai kishte qenë i transferuar në një strukturë të CIA-s që raportet e medias e kanë identifikuar si "Gropa e Kripës", një fabrikë tullash në veri të zonës së biznesit të Kabulit që përdorej nga CIA për ndalimin dhe marrjen në pyetje të personave të dyshuarve për terrorizëm të rrezikshmërisë së lartë.
25. Gjatë burgosjes së tij, ai ishte marrë në pyetje në tre ose katër raste, çdo herë nga i njëjti person, i cili fliste arabisht me një theks jugor libanez, dhe çdo herë gjatë natës. Marrjet në pyetje e tij ishin të shoqëruar nga kërcënimet, fyerjet, shtyrje dhe të bërtitura. Kërkesat e tij të përsëritura për tu takuar me një përfaqësues të qeverisë gjermane ishin injoruar.
26. Në mars 2004 kërkuesi, së bashku me disa të burgosur të tjerë me të cilët ai komunikonte përmes mureve të qelisë, kishin filluar një grevë urie për të protestuar në lidhje me burgimin e tyre pa akuzë. Si pasojë e kushteve të burgimit dhe grevës së urisë, shëndeti i kërkuesit u përkeqësua gjatë ditëve në vazhdim. Ai nuk mori asnjë trajtim mjekësor gjatë kësaj kohe, edhe pse ai kishte kërkuar disa herë.
27. Më 10 prill 2004, ditën e tridhjetë e shtatë ditë të grevës së tij të urisë, burra të maskuar hynë në qelinë e tij, e kishin tërhequr nga shtrati dhe i kishin lidhur duart dhe këmbët. Më pas e kishin tërhequr zvarrë në dhomën e marrjes në pyetje, ku e kishin ulur në një karrige dhe e kishin lidhur pas saj. Më pas i kishin futur me forcë një tub ushqimi nëpërmjet hundës deri në stomak dhe një lëng ishte hedhur në të. Pas kësaj procedure, kërkuesit iu dhënë disa ushqime të konservuar, si dhe disa libra për të lexuar.
28. Pas të ushqyerit me forcë, kërkuesi u sëmurë jashtëzakonisht rëndë dhe kaloi vuajtje të mëdha. Një mjek kishte shkuar për ta vizituar në qelinë e tij në mes të natës dhe i kishte dhënë mjekimi, por ai mbeti i dergjur për disa ditë. Rreth kësaj kohe, kërkuesi ndjeu atë që ai besonte se ishte një tërmet i vogël. Në lidhje me këtë, ai paraqiti "Listën e tërmeteve të konsiderueshme të botës në 2004", të lëshuar nga Studimi Gjeologjik i SHBA (USGS) më 6 tetor 2005. Sipas këtij dokumenti, nuk ishte asnjë tërmet më 5 prill 2004 në Rajonin e Hindu -Kush në Afganistan.
29. Më 16 maj 2004, kërkuesi u vizitua nga një person i cili fliste gjermanisht dhe që e identifikoi veten si "Sam". Ky i fundit e kishte vizituar kërkuesin edhe tre herë të tjera para për lirimin e tij.
30. Më 21 maj 2004, kërkuesi filloi grevën e tij të dytë të urisë.
7. Kundër-dorëzimi i maskuar në Shqipëri
31. Më 28 maj 2004, kërkuesi, me sytë të lidhur dhe i prangosur, u nxor nga qelia e tij dhe u mbyll në një që dukej të ishte kontejner transporti mallrash, deri sa ai dëgjoi zhurmën e mbërritjes së një avioni. Aty atij iu dorëzua valixhja e tij që ia kishin marrë në Shkup. Iu kërkua të vishte përsëri në rrobat që kishte pasur kur kishte mbërritur në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe iu dhanë dy bluza të reja, njërën prej të cilave e veshi. Më pas u fut në avion që i priste, me sytë e lidhur, kufje, si dhe i lidhur me zinxhirë pas karriges atje. "Sami" e shoqëronte në avion. Ai i kish sqaruar se avioni do ulje në një vend evropian dhe jo Gjermani, por që kërkuesi do të vazhdonte për në Gjermani.
32. Kur avioni u ul, kërkuesi, ende me sytë të lidhur, hyri në ndenjësen e pasme të një automjeti. Atij nuk iu tha se ku ishte ai. Automjeti kishte kaluar në rrugë të shtruara dhe të pashtruara nëpër male. Kërkuesi arrinte të kuptonte që disa burra dilnin nga makina dhe të tjerë hynin në të. Të gjithë kishin aksent sllav, por flisnin shumë pak. Përfundimisht, automjeti kishte ndalur. Kërkuesi ishte nxjerrë nga makina dhe ia hoqën fashën që i mbulonte sytë. Rrëmbyesit e tij i dhanë sendet e tij dhe pasaportën, i hoqën prangat dhe e drejtuan për të ecur poshtë në rrugën pa u kthyer mbrapa. Ishte errësirë dhe rruga ishte e shkretë. Ai besonte se do të qëllohej në shpinë kur ishte duke u larguar dhe do lihej të vdiste. Ai u kthye pas një qoshe dhe hasi tre burra të armatosur. Ata menjëherë e pyeti për pasaportën. Dhe pasi kërkuesi ua dha atë, ata panë se pasaporta e tij gjermane nuk kishte asnjë vizë në të dhe e pyetën se përse ishte në Shqipëri pa vizë. Ai u përgjigj se nuk kishte asnjë ide se ku ishte dhe ata i shpjeguan se ishte afër kufijve shqiptarë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë. Burrat e çoi në një ndërtesë të vogël me një flamur shqiptar dhe ai e paraqiti tek një epror. Oficeri pasi vuri re flokët dhe mjekrën e gjatë të kërkuesit i tha atij se ai dukej si një terrorist. Më pas ai u dërgua në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë. Ai ishte kaluar përmes doganës dhe kontrollit të emigracionit pa inspektim dhe ishte futur në një avion për në Frankfurt, të Gjermanisë. Një vulë shqiptare dalje ishte vendosur në pasaportën e kërkuesit.
8. Arritja në Gjermani
33. Më 29 maj 2004 në orën 08.40 kërkuesi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit. Ai ishte tetëmbëdhjetë kilogram më pak që kur kishte lënë Gjermaninë; flokët e tij ishin të gjatë dhe të çrregullt dhe ai nuk ishte rruar që nga ardhja e tij në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Menjëherë pas mbërritjes në Gjermani, kërkuesi u takua me z M. Gnjidić, avokat në Ulm.
34. Në parashtrimet e tij me shkrim, kërkuesi deklaroi se ai nuk i ishte nënshtruar asnjë ekzaminimi mjekësor përveç analizës izotope të rrënjëve të flokëve (shih paragrafët 56 dhe 57 më poshtë). Në këtë seancën publike dëgjimore, avokatët e kërkuesit specifikuan se, rezultatet e disa ekzaminimeve mjekësore të kryera pas kthimit të tij në Gjermani i ishin dorëzuar nga prokurori publik gjerman komisionit hetimor Fava të Parlamentit Evropian (shih paragrafët 47-51 më poshtë). Megjithatë, këto rezultate nuk ishin dorëzuar në Gjykatën pasi ata nuk kishin qenë vendimtare për sa i përket ekzistencës së ndonjë lëndim fizik, duke pasur parasysh kohën e gjatë që kishte kaluar që prej incidentit në aeroportin e Shkupit. Për më tepër, kërkuesi deklaroi se ndaj tij ishin ushtruar teknika dhe metoda të sofistikuara të marrjes në pyetje, të cila ishin projektuar posaçërisht për të mos lënë asnjë dëshmi për keqtrajtim fizik.
35. Raporti Marty i vitit 2007 (shih paragrafin 46 më poshtë) vuri në dukje se kërkuesi kishte kërkuar trajtim në qendrën e trajtimit të viktimave të torturës në Neu-Ulm menjëherë pas kthimit të tij në Gjermani në vitin 2004. Megjithatë, z Gnjidić vetëm në vitin 2006 arriti të marrë marrëveshjen e financimit të sigurimit shëndetësor për të filluar një trajtimin e kufizuar (shtatëdhjetë orë) në qendër, çka ishte konsideruar e pamjaftueshme si nga Z. Gnjidić dhe nga vetë terapisti (shih paragrafin 296 i Raportit Marty 2007).
36. Kërkuesi gjithashtu paraqiti një deklaratë me shkrim të 5 janarit 2009 nga Dr. Katherine Porterfield, një psikologe e lartë në Programin Bellevue/NYU për të Mbijetuarit nga Tortura, në të cilën ajo konfirmonte se,kërkuesi kishte vuajtur nga çrregullimi post-traumatik dhe depresion "me shumë gjasa të jetë shkaktuar nga përvoja e tij e burgimit dhe keqtrajtim i zgjatur si dhe abuzimi". Opinioni i Dr. Porterfield ishte i bazuar në thirrjet telefonike disa dhe dy diskutime të mëvonshme me kërkuesin. Ajo gjithashtu e këshilloi atë për të vizituar një specialist në komunitetin e tij me ekspertizën e duhur për ta ndihmuar. Kërkuesi nuk e zbatoi këtë këshillë.
B. Pozita e Qeverisë së ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, sa i përket pretendimeve të kërkuesi
1. Pozita e Qeverisë së paditur sipas raporteve të miratuara pas investigimeve të caktuara ndërkombëtare
(a) Pretendimi për burgime sekrete dhe transferime të paligjshme ndër-shtetërore të të burgosurve që përfshijnë Shteteve anëtare të Këshillit të Europës, Dok. 10957, 12 qershor 2006 ("Raporti Marty 2006 ")
37. Më 13 dhjetor 2005 Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kërkoi Komitetit të Asamblesë për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut për të hetuar akuzat e "dorëzimeve të jashtëzakonshme" në Evropë. Senatori zviceran Dick Marty u emërua si raportues special. Më 12 qershor 2006 Asambleja publikoi Raportin Marty 2006. Në të paraqitje, në bazë të takimeve që ndodhën ndërmjet 27 dhe 29 prill 2006, pozita e autoriteteve maqedonase lidhur me rastin e kërkuesit. Aty theksohej, inter alia:
“3.1.3.1. Qëndrimi i autoriteteve
106. ‘Linja zyrtare’ e Qeverisë së Maqedonisë ishte shfaqur për herë të parë në një letër nga Ministri i Brendshëm [emri], për Ambasadorin e Komisionit Evropian [emri i tij] e datës 27 dhjetor 2005. Në formën e saj më të thjeshtë, ajo në thelb përmbante katër pikat informacioni ‘sipas të dhënave të policisë’: së pari, Z. El-Masri kishte mbërritur me autobus në kufirin maqedonas të Tabanoc në orën 16.00 më 31 dhjetor 2003; së dyti, ai u intervistua nga ‘zyrtarëve të autorizuar të policisë’ të cilët dyshuan’ për posedimin e një dokumenti udhëtimi të falsifikuar’; së treti, rreth pesë orë më vonë, Z. El-Masri ‘iu lejua hyrja ‘në Maqedoni, me sa duket lirisht; dhe së katërti, më 23 janar 2004, ai u largua nga Maqedonia në kalimit kufitar të Blace për Kosovë...
108. Presidenti i Republikës [emri] demonstroi një qëndrim të fortë në takimin e parë me delegacionin e Parlamentit Evropian, duke dekurajuar fuqishëm çdo zyrtar që mund të ketë dashur të shprehë një pikëpamje të pavarur pavarësisht hierarkisë: ‘Deri në këtë moment, unë do të doja t’ju siguroja se nuk kam asnjë arsye që të më bëjë të mos besoj në qëndrimin zyrtar të Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam komente shtesë apo fakte, nga çdo anë, për të më bindur mua se ajo çka është deklaruar në raportin zyrtar të Ministrisë sonë nuk është e vërtetë.’
109. Ditën e premte, më 28 prill, qëndrimi zyrtar u paraqit në mënyrë më të detajuar gjatë një takimi me [emri], i cili ishte kreu i UBK, shërbimi kryesor i inteligjencës i Maqedonisë, në kohën e çështjes El-Masri. Ai ka deklaruar se, ‘Departamenti për Kontrollin dhe Standarde Profesionale i UBK-së ka filluar hetimin e rastit dhe ka gjurmuar të dhënat zyrtare të të gjitha kontakteve që Z. El-Masri-së ka pasur me autoritetet maqedonase. Hollësi të mëtejshme siç janë paraqitur nga [kreu i UBK-së] janë përmbledhur si më poshtë:
Z. El-Masri mbërriti në kufirin e Maqedonisë më 31 dhjetor 2003, natën e Vitit të Ri. Ministria e Punëve të Brendshme kishte intensifikuar sigurinë për periudhën festive dhe operonte një gjendje të lartë gatishmërie për veprimtari të mundshme kriminale. Në përputhje me këto aktivitete më intensive, pasagjerët e autobusit i ishin nënshtruar një kontrolli të plotë të sigurisë, duke përfshirë shqyrtimin e dokumenteve të tyre të identifikimit.
Pas shqyrtimit të pasaportës së Z. El-Masri, policia kufitare maqedonase pati dyshime të caktuara dhe vendosi ta ‘ndalonte atë’. Në mënyrë që pasagjerët e tjerë të mos prisnin në kufi, autobusi u lejua të vazhdonte udhëtimin e tij.
Qëllimi i ndalimit të Z. El-Masri ishte për të kryer një intervistë me të, e cila (sipas [Kreut të së UBK]) është kryer në përputhje me të gjitha standardet e zbatueshme evropiane. Anëtarët e UBK, sigurisë dhe shërbimit të kundër-inteligjencës, janë të pranishëm në të gjitha pikat kufitare në Maqedoni si pjesë e asaj që është përshkruar si ‘Menaxhim i Integruar i Kufirit dhe Sigurisë’. Zyrtarët e UBK-së kanë marrë pjesë në intervistën e Z. El-Masri. Zyrtarët e pyetën Z. El-Masri për arsyet e udhëtimit në vendin ku ai synon të qëndronte dhe nëse ai mbante sasi të mjaftueshme të parave. [Kreu i UBK-së] shpjegoi: ‘Unë mendoj se këto ishin të gjitha pyetjet standarde që janë bërë në kontekstin e një procedure të tillë rutinë - Unë nuk mendoj se është e nevojshme për të shkuar në detaje të mëtejshme’.
Një kontroll i mëtejshëm i pasaportës është kryer kundrejt një bazë të dhënash të Interpolit. Pika kufitare Tabanovce nuk është e lidhur me rrjetin e Interpolit, kështu që informacioni duhej të transmetohej në Shkup, nga ku një kërkesë elektronike ishte bërë bazës së të dhënave qendrore të Interpol në Lion. Një zyrtar i UBK-së në Departamentit Analitik me sa duket e bëri këtë kërkesë duke përdorur një kod elektronik, në mënyrë që autoritetet maqedonase të mos mundin të kishin asnjë regjistrim të saj. Z. El-Masri ishte lënë të priste në pikën kufitare, ndërsa kryhej kërkimi i Interpolit.
Pasi kishte rezultuar që nuk ekzistonte asnjë urdhër të Interpolit kundër Z. El-Masri dhe nuk kishte baza të tjera për ndalimin e tij,ai u lirua. Ai më pas u largua nga pika kufitare Tabanoc, megjithëse zyrtarët maqedonas nuk ishin në gjendje ta përshkruanin se si kishte ndodhur. I pyetur në lidhje me këtë pikë direkt në një takim të veçantë, Ministri i Brendshëm [emri] tha: ‘ne nuk jemi në gjendje t’ju themi saktësisht se çfarë ka ndodhur me të mbasi u lirua, për shkak se kjo nuk është në interesin tonë; pasi personi e lë kufirin, ne nuk mund të dimë se si ai udhëton më tej’.
Ministria e Punëve të Brendshme më pas deklaroi ... se Z. El-Masri kishte qëndruar në një hotel në Shkup, të quajtur ‘Skopski Merak’. Z. El-Masri ka hyrë në hotel mbrëmjen e 31 dhjetorit të vitit 2003 dhe regjistruar në Librin e Vizitorëve. Ai qëndroi aty për 23 net, përfshirë mëngjesin e përditshëm, dhe u largua më 23 janar 2004.
Më pas Ministria kreu një kontroll të mëtejshëm në të gjitha vendkalimet kufitare dhe zbuloi se në të njëjtën ditë, 23 janar 2004, në mbrëmje, Z. El-Masri la territorin e Maqedonisë, përmes kalimit të pikës kufitare në Blace, në territorin e Kosovës. Kur u pyet nëse Z. El-Masri kishte marrë një vulë për të treguar largimin e tij nga kjo pikë kufitare, [Kreu i UBK-së] u përgjigj: ‘Normalisht duhet të ketë një vulë në pasaportë nëse kalon kufirin nga Maqedonia, por nuk mund të jem i sigurt. UNMIK-u [Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë] është gjithashtu i pranishëm në kufirin e Kosovës dhe është në ka përgjegjësi për administrimin e protokollit për atë anë ... Kolegu im i UBK-së më ka informuar se, ka kaluar kufirin në Blace dy herë kohët e fundit dhe nuk ka marrë asnjë vulë në të dyja rastet.’
...
116. Çfarë nuk është thënë në versionin zyrtar është fakti se, UBK-ja maqedonase rregullisht konsultohet me CIA-n mbi çështje të tilla (të cilat, në një nivel të caktuar, është mjaft e kuptueshme dhe logjike). Sipas informatave konfidenciale që kemi marrë (nga të cilat ne e dimë burimin), një përshkrim i plotë i z El-Masri i është transmetuar CIA-s nëpërmjet të shefit të saj të Byrosë në Shkup për një analizë ... nëse personi në fjalë ka pasur kontakte me lëvizjet terroriste, në veçanti me Al Kaedën? Bazuar në materialet e inteligjencës rreth Khaled El-Masri në posedim të saj - përmbajtja e të cilave nuk është e njohur për ne - CIA ishte përgjigjur pozitivisht. UBK-së, si organizata partnere lokale, i është kërkuar për të siguruar dhe arrestuar z El-Masri derisa t’i dorëzohej CIA-s për transferim.”
(b) Këshilli i Evropës, Raport i Sekretarit të Përgjithshëm sipas nenit 52 të Konventës mbi çështjen e ndalimit të fshehtë dhe transportin e të burgosurve të dyshuar për akte terroriste (SG / Inf (2006) 5, 28 shkurt 2006)
38. Më 21 nëntor 2005 Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës iu referuar procedurës sipas nenit 52 të Konventës në lidhje me raportet për marrëveshjet e fshehta Evropiane mbi fluturimet për dorëzimet sekrete. Shteteve Anëtare u kërkohet që të siguronin një raport mbi kontrollet e parashikuara në ligjin e tyre të brendshëm mbi veprimet e agjentëve të huaj në juridiksionin e tyre, për masat mbrojtëse ligjore për të parandaluar privimin e fshehtë të lirisë, në masat ligjore dhe hetimore për shkeljet e pretenduara të të drejtave të Konventës dhe nëse zyrtarët publikë, të cilët mendoheshin se ishin përfshirë në veprimet ose mosveprimet që çonin në privime të tilla të lirisë së të burgosurve,kishin qenë ose ishin duke u hetuar.
39. Më 17 shkurt dhe 3 prill 2006, Qeveria e paditur iu përgjigj kësaj kërkese. Në parashtrimet e fundit, Qeveria e paditur ka deklaruar qëndrimin e tyre sa i përket rastit të kërkuesit. Ata deklaruan, inter alia:
“...Sa i përket rastit të z Khaled El-Masri, ne do të donin t’ju informonim se ky rast u shqyrtua nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe informacion në lidhje me atë iu dërgua përfaqësuesve të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në DP [Drejtorinë e Përgjithshme]për Zgjerim në Komisionin Evropian në Bruksel dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, qysh në qershor të vitit 2005. ... Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë informon se, bazuar në të dhënat e policisë mbi hyrje dhe dalje në kufirin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, z Khaled El-Masri mbërriti, me autobus, në kufirin e Tabanovcit nga Konfederata Serbi dhe Mali i Zi më 31 dhjetor 2003 rreth orës 16.00 me një pasaportë gjermane. Oficerët kompetente të policisë, duke dyshuar për dokumente udhëtimi të falsifikuara, kontrolluan dokumentin dhe intervistuan Z. Khaled El-Masri në pikën e kalimit kufitar. Gjithashtu u konsultua edhe baza e të dhënave të Interpolit nga e cila rezultoi se nuk kishte asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për Z. El-Masri. Z. Khaled El-Masri u lejua të hyj në Republikën e Maqedonisë më 31 dhjetor 2003 në orën 20.57 Sipas të dhënave të policisë, Z. Khaled El-Masri u largua nga Republika e Maqedonisë, më 23 Janar 2004 në kalimin kufitar të Blace të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi (në pjesën e Kosovës).”
2. Version i ngjarjeve të paraqitura nga Qeveria e paditur në procedurën para Gjykatës
40. Qeveria konfirmoi versionin e tyre të ngjarjeve të përshkruara si më lart (shih paragrafët 37 dhe 39 më lart). Ata mohuan se,kërkuesi ishte arrestuar dhe keqtrajtuar nga agjentët e Shtetit në hotel, se ishte dorëzuar tek agjentët e CIA-s, dhe se këta të fundit e kishin keqtrajtuar në aeroportin e Shkupit dhe transferuar atë në një burg të CIA-s në Afganistan. Sipas parashtrimet e tyre, kërkuesi kishte hyrë lirisht, kishte qëndruare më pas kishte lënë territorin e Shtetit të paditur. Kontakti i vetëm që ai kishte pasur me agjentët e Shtetit kishte ndodhur më 31 dhjetor 2003, kur kishte hyrë në Shtetin e paditur, dhe ishin kryer hetime në lidhje me vlefshmërinë e pasaportës së tij. Nuk kishte pasur asnjë kontakt tjetër me agjentët e Shtetit gjatë qëndrimit të tij në gjatë gjithë qëndrimit në Shtetin e paditur. Hetimet nga ana e Ministrisë së Brendshme demonstruan se,kërkuesi kishte qëndruar në Shtetin e paditur me zgjedhjen dhe vullnetin e tij të lirë ndërmjet 31 dhjetorit 2003 dhe 23 janarit 2004, kur ai ishte larguar lirisht nga Shteti përmes pikës kufitare Blace.
41. Në mbështetje të argumentit të tyre, ata dorëzuan një kopje të dokumenteve të mëposhtme: ekstrakte nga regjistrimet zyrtare të vendkalimi kufitar Tabanoc dhe Bllacë, një ekstrakt nga Libri i Vizitorëve i hotelit në të cilin kishte qëndruar kërkuesi dhe konkretisht në dhomën 11 ndërmjet 31 dhjetorit 2003 dhe 22 janarit 2004, dhe dy letra të muajit shkurt 2006, në të cilin menaxheri i hotelit, së pari, i kishte komunikuar Ministrisë së Brendshme emrat e gjashtë personave të cilët kishin qenë në detyrë në hotel në periudhën përkatëse dhe, së dyti, kishte mohuar se ndonjë person kishte qëndruar në hotel më forcë. Më tej, u specifikua se, personi fotografia e të cilit ishte në faqen e internetit të hotelit (shih paragrafin 17 më lart) ishte Z. Z.G, i cili mund të gjendej në hotel. Ata gjithashtu paraqitën një letër të 3 shkurti 2006, në të cilën Ministria maqedonase e Transportit/Administrata e Aviacionit Civil, informonte Ministrinë e Brendshme se, në 23 Janar 2004 një avion Boeing 737 që fluturonte nga Palma, i regjistruar si fluturimi nr. N313P, i ishte dhënë leje që të ulej në aeroportin e Shkupit, dhe se i njëjti avion kishte marrë leje (në orën 22.30) për të fluturuar të njëjtën ditë për në Kabul dhe se në orën 2.25, më 24 janar 2004 i njëjti avion ishte lejuar të fluturonte për në Bagdad. Për më tepër, Qeveria paraqiti një kopje të faturave të hotelit të kërkuesit, sipas të cilave, ai kishte paguar me para në dorë. Së fundi, ata paraqitën një kopje të regjistrimi të policisë të arrestimit të kërkuesit në kufirin e Tabanocit më 31 dhjetor 2003. Siç specifikohet në procesverbal, kërkuesi ishte mbajtur i ndaluar nga ora 16.30 deri në orën 21.30 Procesverbali nuk deklaronte arsyet për arrestimin e tij, por ai përmban një shënim të shkruar me dorë të paplotë se ai u arrestua në bazë të "tel. nr. 9106 të 8 dhjetorit 2003 ”.
C. Hetimet ndërkombëtare në lidhje me çështjen e kërkuesit
42. Ka pasur një numër hetimesh ndërkombëtare për akuzat e "dorëzimeve të jashtëzakonshme" në Evropë dhe përfshirja e Qeverive evropiane. Raportet i janë referuar rastit të kërkuesit.
1. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës - "hetim Marty”
(a) Raporti Marty 2006
43. Raporti Marty 2006 (shih paragrafin 37 më sipër)deklaronte, inter alia:
“A. Draft rezoluta
...
7. Faktet dhe të dhënat e mbledhura deri më sot, së bashku me sistemeve të reja faktike në procesin e zbulimit, tregojnë se elementët kryesorë të këtij rrjeti ‘Merimangë’ kanë përfshirë sidomos: një rrjet mbarë botëror burgimesh sekrete për ‘zona të zeza’ të CIA-s dhe objekte ushtarake ose të marinës; programi i CIA-s i ‘dorëzimeve’, sipas të cilit të dyshuarit terroriste transportohen në rrugë ajrore ndërmjet Shteteve me avionë civil, jashtë sferës së ndonjë mbrojtjeve ligjore, shpesh për t’iu dorëzuar Shteteve që zakonisht orientohen nga trajtime poshtëruese dhe torturës; dhe përdorimi i bazave ajrore ushtarake dhe avionët ushtarakë për të transportuar të burgosur në gjirin e Guantanamos në Kubë, ose në qendrat e tjera burgimi...
11. Përpjekjet për të vënë në dukje natyrën e vërtetë dhe niveli i këtyre veprimeve të paligjshme janë përballur me pengesa apo refuzime, nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu partnerët e tij Evropianë. Autoritetet e pjesës më të madhe të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës kanë mohuar pjesëmarrjen e tyre, në shumë raste, pa kryer një kontroll të vërtetë apo hetim serioz...
C. Memorandumi shpjegues
...
2.7.1. Metodologjia e CIA - se si një i ndaluar trajtohet gjatë një dorëzimi
... Kolektivisht, rastet në raport dëshmojnë për ekzistencën e një modus operandi për dorëzimin, e vënë në praktikë nga një grup elite i agjentëve të CIA-s, të shumë mirë trajnuar dhe disiplinuar...
11. Përfundime
287. Ndërkohë që ende nuk ka prova serioze, sipas kuptimit strikt të fjalës, një numër elementesh koherente dhe konvergjente tregojnë se, qendrat sekrete të burgimit kanë ekzistuar me të vërtetë dhe transferimet e paligjshme ndër-shtetërore kanë ndodhur në Evropë. ...”
44. Aeroporti i Shkupit ishte konsideruar në raportin e Z. Marty të vitit 2006 si një “pikë dorëzimi vetëm për një herë”, që do të thotë, një pikë takimi për dorëzimin ose transferimin e paligjshëm të një ose më shumë të ndaluarish, por jo si pjesë e një dukurie sistematike.
45. Sa për rastin e kërkuesit, Raporti Marty 2006 deklaronte, inter alia:
“3. Shembuj specifike të dorëzimeve të dokumentuara
3.1. Khaled El-Masri
92. Ne folëm për shumë orë me Khaled El-Masri, i cili gjithashtu dëshmoi publikisht para Komisionit të Përkohshëm të Parlamentit Evropian, dhe ne e vlerësojmë si të besueshme pohimet e tij për ndalimin në Maqedoni dhe Afganistan për gati pesë muaj.
...
3.1.2. Elemente që vërtetojnë deklarimet Z. El-Masri
102. Deklarimet e Z. El-Masri mbështeten nga prova të shumta, disa prej të cilave ende nuk mund të bëhen publike për shkak se janë shpallur sekret, apo për shkak se janë konsideruar konfidenciale për shkak të zhvillimit të hetimeve në zyrën e autoriteteve të ndjekjes penale të Mynih pas ankesës të Z. El-Masri për rrëmbim.
103. Prova tashmë të hapura për publikun janë cituar në memorandumin e sipërpërmendura paraqitur në gjykatën e Virxhinias në të cilën z El-Masri ka parashtruar ankesën e tij:
• Vulat në Pasaporta që konfirmojnë hyrjen dhe largimin e Z. El-Masri nga Maqedonia, si dhe daljen nga Shqipëria, në datat në fjalë;
• Testimi shkencor i rrënjëve të flokëve të Z. El-Masri, i kryer në bazë të një hetimi penal gjerman, që është në përputhje me deklarimin e Z. El-Masri se, ai kaloi kohë në një vend të Azisë Jugore dhe se ishte i privuar nga ushqimi për një periudhë të zgjatur kohe;
• Prova të tjera, duke përfshirë edhe pasaportën e Z. El-Masri, dy bluza që atij i ishin dhënë nga rrëmbyesit e tij amerikane në largimin nga Afganistani, karta e hipjes në bordin e fluturimit nga Tirana në Frankfurt, dhe disa çelësa që Z. El-Masri mbante gjatë ndodhive, të cilat i janë dorëzuar prokurorëve gjermanë;
• Regjistrat e Aviacionit konfirmojnë se një avion biznesi Boeing në pronësi dhe përdorim nga të pandehurit në këtë rast [një korporatë me bazë në SHBA, Shërbimet e Transportit Ekzekutiv Premier, Inc, dhe e përdorur nga një korporatë me bazë në SHBA, Aero Contractors Limited], më pas e regjistruar nga FAA [Administrata e Aviacionit Federale të SHBA] si N313P, u nis nga Palma, Majorka, Spanjë më 23 janar, 2004; zbarkoi në Aeroportin e Shkupit në orën 20.51 në mbrëmje, dhe u largua nga Shkupi më shumë se tri orë më vonë, duke fluturuar për në Bagdad dhe pastaj për në Kabul, kryeqytetin afgan [një bazë të dhënash të lëvizjeve të mjeteve fluturuese, përpiluar në bazë të informacioneve të marra nga burime të ndryshme, iu bashkëngjit Raportit Marty-2006];
• Dëshmi nga pasagjerët e tjerë në autobusin nga Gjermania në Maqedoni, të cilat konfirmojnë pohimet e Z. El-Masri për ndalimin e tij në kufi;
• Fotografitë e hotelit në Shkup, ku Z. El-Masri ishte mbajtur i ndaluar për 23 ditë, nga të cilat zoti El-Masri ka identifikuar dhomën e tij dhe një anëtar të stafit i cili i kishte shërbyer atij ushqimin;
• Të dhënat gjeologjike që konfirmojnë kujtimet z El-Masri për tërmete të vogla gjatë ndalimit të tij në Afganistan;
• Dëshmi për identitetin e ‘Sam’, të cilin Z. El-Masri e ka identifikuar pozitivisht nga fotografitë dhe një radhitje të policëve, dhe të cilin mediat e konfirmojnë si një oficer i zbulimit gjerman me lidhje në shërbimet e huaja të inteligjencës;
• Skica që Z. El-Masri për paraqitjen e burgut afgan, të cilat ishin njohur menjëherë edhe nga një tjetër viktimë dorëzimi i cili ishte mbajtur i burgosur nga SHBA në Afganistan;
• Fotografitë e marra menjëherë pas kthimit të Z. El-Masri në Gjermani që mbështesin deklarimet e tij për humbjen e peshës dhe pamjes së çrregullt.
...
113. Mospërputhje në linjë zyrtare. Për shembull, Ministria e Brendshme deklaroi se ‘pronari i hotelit duhet të ketë regjistrimin e faturës së Z. El-Masri’, ndërsa pronari i hotelit u përgjigjej pyetjeve në telefon dhe personalisht, duke thënë se regjistrimi i ishte dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.
...
125. Të gjitha këto elemente faktike tregojnë se CIA ka kryer një ‘dorëzim’ të Khaled El-Masri. Avioni i në fjalë kishte përfunduar transferimin e një tjetër të ndaluari vetëm dy ditë më parë dhe avioni ishte ende në ‘rrethin e dorëzimeve’ të njëjta. Avioni dhe ekuipazhi i tij e kishte kaluar periudhën e ndërmjetme në Palma de Majorka, një pikë e famshme përqendrimi e CIA-s. Degradimeve fizike dhe morale të cilave Z. El-Masri u ishte nënshtruar para se të detyrohej të hipte në bordin e avionit në Maqedoni korrespondon me ‘metodën e dorëzimeve’ sistematike e CIA-s përshkruar më herët në këtë raport. Destinacioni i fluturimit të z El-Masri, Kabuli, përbën një nyje të burgjeve sekrete të CIA-s në përfaqësimin tonë grafik të ‘ Rrjetit Merimangë’.
...
127. Vlen të përsëritet se analiza e të gjitha fakteve në lidhje me këtë rast është në favor të besueshmërisë së El-Masri. Gjithçka të çon në drejtim të faktit se ai ishte viktimë e rrëmbimit dhe keqtrajtimit deri në torturë brenda kuptimit të termave të caktuar nga jurisprudenca e Komitetit të Kombeve të Bashkuara kundër Torturës ...”
(b) Burgime sekrete dhe transferimet ilegale të të burgosurve që implikojnë Shtetet anëtare të Këshillit të Europës: Raporti i dytë, Doc. 11302 rev., 11 qershor 2007 ("Raporti Marty 2007 ")
46. Në raportin e tij të datës11 qershor 2007 Senatori Marty deklaronte, inter alia:
“5. Disa qeveri evropiane kanë penguar kërkimet për të vërtetën dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë duke përdorur si justifikim konceptin e "sekreteve shtetërore". Fshehtësia përdoret në mënyrë që të mos u japin shpjegime organeve parlamentare ose për të parandaluar autoritetet gjyqësore nga vërtetimi i fakteve dhe ndjekjen penale të atyre që janë fajtorë për vepra ...E njëjta qasje u ndoq edhe nga autoritetet e ‘ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë’ për të fshehur të vërtetën dhe të japë deklarata pa dyshim të rreme për veprimet e agjencive të saj kombëtare dhe CIA-s në burgimin sekret dhe dorëzimin e Khaled El-Masri.
...
273. Ne besojmë se kemi arritur tani të rindërtojmë në detaje “aventurën” e Z. El-Masri dhe të hedhim dritë mbi kthimin e tij në Evropë: në qoftë se ne, që nuk kishim as kompetencat dhe as burimet, ishim në gjendje për ta bërë këtë, pse autoritetet kompetente ishin të paafta për të menaxhuar atë? Ka vetëm një shpjegim të mundshëm: ata nuk janë të interesuar që e vërteta të dalë.
...
275. ... Ne ishim në gjendje për të provuar përfshirjen e CIA-s në transferimin e Z. El-Masri në Afganistan duke krijuar një lidhje të fluturimit që e transferoi atë atje - avion N313P, duke fluturuar nga Shkupi (‘Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë’) në Bagdad (Irak) në Kabul (Afganistan) më 24 janar 2004 - në një tjetër transferim të njohur të një të burgosi të CIA-s në të njëjtën avion dy ditë më parë, duke krijuar ‘qarkun e dorëzimeve’ të parë. ...
276. Pas mbërritjes së Z. El-Masri në Afganistan, ai u dërgua në burgun sekrete të CIA-s pranë Kabulit dhe është mbajtur në një ‘qeli të vogël, të pistë e të shtruar vetëm me çimento, për një periudhë prej më shumë se katër muajsh. Gjatë kësaj periudhe CIA zbuloi se nuk mund të ngriheshin akuza kundër tij dhe se pasaporta e tij ishte e vërtetë, por në mënyrë të pashpjegueshme e mbajti Z. El-Masri e tij në izolim, e në kushte të këqija për disa javë më pas.
...
279. Sot unë mendoj se jam në një pozicion për të rindërtuar rrethanat e kthimit të Z. El-Masri s nga Afganistani: ai u dërgua në Kabulit, më 28 maj 2004 mbi bordin e një avioni special të CIA-s, Gulfstream me nr. N982RK, në një bazë ajrore ushtarake në Shqipëri të quajtur [Bezat-Kuçovë] Aerodromi.
...
314. ‘Versioni zyrtar’ i qëndrimit të pavullnetshme të Z. El-Masri në "ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë" padyshim ishte bërë krejtësisht i pambrojtshëm....”
2. Parlamenti Evropian: hetimi Fava
47. Më 18 janar 2006, Parlamenti Evropian ngriti një Komision të përkohshëm për Dorëzimet e Paautorizuara dhe emëroi Z. Claudio Fava si raportues me një mandat për të hetuar dyshimet e ekzistencës të burgjeve të CIA-s në Evropë. Hetimi Fava pati 130 takime dhe dërgoi delegacione në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Rumani, Polonia dhe Portugali.
48. Ai identifikoi të paktën 1.245 fluturime që operohen nga CIA në hapësirën ajrore evropiane ndërmjet fundit të vitit 2001 dhe 2005. Gjatë vizitës së tij në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, raportuesi u takua me zyrtarë të lartë.
49. Më 6 korrik 2006, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë mbi përdorimin e supozuar të vendeve evropiane nga ana e CIA-s për transportimin dhe mbajtjen e paligjshme të të burgosurve (2006/2027 (INI)), P6_TA (2006) 0316), në të cilin deklarohej, inter alia:
“19. [Parlamenti Evropian] dënon rrëmbimin nga CIA të shtetasit gjerman, Khaled el Masri, i cili u mbajt në Afganistan nga janari deri në maj 2004 dhe iu nënshtrua trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues; vëren më tej dyshimin– ende të paprovuar–se, Khaled el Masri është mbajtur ilegalisht edhe para kësaj date, nga 31 dhjetori 2003 deri në 23 janar 2004, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe se ai është transportuar nga atje për në Afganistan më 23-24 janar 2004; konsideron masat që Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë pretendon që ka marrë për të hetuar çështjen,të pamjaftueshme ...
42. Dënon faktin se shtetasi gjerman, Khaled El-Masri, është mbajtur ilegalisht në Afganistan për më shumë se katër muaj në vitin 2004; shpreh keqardhjen për ngurrimin e autoriteteve të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për të konfirmuar se, El-Masri ishte në Shkup dhe se ndoshta po mbahej atje para transportimin të tij për në Afganistan nga agjentët e CIA-s ...”
50. Më 30 janar 2007 Raporti përfundimtar mbi përdorimin e supozuar të vendeve evropiane nga ana e CIA-s për transportimin dhe mbajtjen e paligjshme e të burgosurve (2006/2200 (INI)), doc. A6-0020/2007) u botua. Duke vënë në dukje mungesën e hetimit të hollësishëm nga Shteti i paditur, në raport thuhet, inter alia:
“136. [Parlamenti Evropian] dënon transferimin e paautorizuar të shtetasit gjerman Khaled El-Masri, rrëmbyer në vendkalimin kufitar në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë më 31 dhjetor 2003, të mbajtur ilegalisht në Shkup nga 31 dhjetori 2003 deri në 23 janar 2004 dhe pastaj të transportuar në Afganistan më 23-24 janar 2004, ku ai u mbajt deri në maj 2004 dhe iu nënshtrua trajtimit çnjerëzor dhe degradues;
...
138. Plotësisht miraton gjetjet paraprake të Prokurorit Publik të Mynihut, Martin Hofmann se, nuk ka dëshmi mbi bazën e të cilave të hidhet poshtë versioni i Khaled El-Masri për zhvillimin e ngjarjeve;”
51. Raporti gjithashtu theksoi se, "koncepti i ‘objekteve të fshehta të burgimin’ përfshin jo vetëm burgjet, por edhe vende ku dikush është mbajtur i izoluar kundra dëshirës, të tilla si apartamente private, stacionet e policisë apo dhoma hoteli, si në rastin e Khaled El-Masri në Shkup”.
3. Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Vërejtje përmbyllëse për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 3 prill 2008, UN Doc. ССРR/С/МKD/СO/2
52. Në rrjedhën e rishikimit periodik të pajtueshmërisë të Shtetit të paditur me Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike të kryera nga ana e Kombeve të Bashkuara (OKB), Komiteti i të Drejtave të Njeriut gjatë seancës mars-prill të vitit 2008, "vuri në dukje hetimin e ndërmarrë nga Shteti palë dhe mohimi nga ana e tij e çdo përfshirje në dorëzimin [e kërkuesit], pavarësisht akuzave dhe shqetësimeve mjaft të detajuar, [të ngritura nga hetimet e Marty dhe Fava]".Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së dha rekomandimet si më poshtë:
“14. ... Shteti palë duhet të marrë në konsideratë fillimin e një hetim të ri dhe të plotë të akuzave të bëra nga Z. Khaled El-Masri. Hetimi duhet të marrë parasysh të gjitha provat në dispozicion dhe të kërkojë bashkëpunimin e vetë Z. El-Masri ...”
53. Ky rekomandim u mbështet nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës në raportin e tij të publikuar më 11 shtator 2008 (Këshilli i Evropës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, "Raport mbi vizitën në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 25-29 shkurt 2008").
4. Peticioni i kërkuesit para Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)
54. Më 9 prill 2008, kërkuesi paraqiti një peticion pranë Komisionit Ndër-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut. Më 23 gusht 2009, Komisioni ia komunikoi peticionin Qeverisë së SHBA-së për komente. Nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me këto procedura.
D. Procedura të tjera para autoriteteve përkatëse kombëtare përveç atyre të Shtetit të paditur
1. Gjermani
(a) Hetimi nga autoritetet e ndjekjes penale gjermane
55. Në një datë të paspecifikuar në vitin 2004, zyra e prokurorit publikut të Mynihut hapi një hetim për akuzat e kërkuesit për rrëmbim në mënyrë të paligjshme, arrestim, keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe marrjen në pyetje në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Afganistan. Sipas kërkuesit, një numër i hapave hetimore ishin marrë, duke përfshirë pyetjen e dëshmitarëve okularë të cilët konfirmuan se kërkuesi kishte udhëtuar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me autobus në fund të vitit 2003 dhe se ai ishte arrestuar menjëherë pas hyrjes në atë Shtet.
56. Për më tepër, një analizë izotope radioaktive e flokëve të kërkuesit ishte kryer. Një raport i një eksperti i datës 17 janar 2005 pohonte, inter alia:
“...është shumë e mundshme që ndryshimet e vërejtura në shenjat e bashkëngjitura izotopike [të flokëve të kërkuesit] i korrespondojnë me të vërtetë deklaratave [të kërkuesit]...”
57. Sipas Komitetit të Parë të Hetimit të Bundestagut Gjerman (shih më poshtë), analiza radioizotope gjithashtu konfirmoi se, kërkuesi kishte kaluar dy greva urie.
58. Më 31 janar 2007, prokurori publik i Mynihut nxori urdhër-arreste për trembëdhjetë agjentëve të CIA-s për shkak të përfshirjes së tyre në dorëzimin e pretenduar të kërkuesit. Emrat e personave të kërkuar nuk u bënë publike. Identitetet e agjentëve të CIA-s mendohet t’i jenë dhënë prokurorisë gjermane nga autoritetet spanjolle, të cilat i kishte zbuluar ato në rrjedhën e hetimit të tyre në përdorimin e aeroporteve spanjolle nga ana e CIA-s.
(b) Hetimi parlamentar Gjerman
59. Më 7 prill 2006 Bundestagu gjerman (Parlamenti Federal) emëroi Komitetin e Parë të Hetimeve të Periudhës Legjislative të gjashtëmbëdhjetë ("Komiteti i Hetimit") për të rishikuar aktivitetet e shërbimeve sekrete. Gjatë një periudhe hetimi prej tre vjetësh, Komiteti i Hetimeve mbajti një total prej 124 seancave, shtatë zona të hetimit u adresuan dhe një total prej 141 dëshmitarësh u dëgjuan, përfshirë kërkuesin. Konstatimet e Komitetit të Hetimit janë bërë publike më 18 qershor 2009.
60. Raporti i Komitetit të Hetimeve, i cili arrin në 1430 faqet, deklaronte, inter alia:
“... Deklarimet e Khaled El-Masri për ndalimin e tij në Maqedoni dhe në Afganistan janë të besueshme si për faktet kryesore të ndalimit të tij në Maqedoni dhe transferimin e tij në Afganistan, si dhe burgosjen e tij atje nga forcat e Shteteve të Bashkuara. Dyshimet mbeten, megjithatë, për disa aspekte specifike të deklarimeve të tij.
Hetimet e policisë të kryera nga autoritetet e zbatimit të ligjit Sëabian dhe të mbështetur nga [Bundeskriminalamt - Policia Federale Kriminale Gjermane] BKA riafirmojmë variantin e Z. El-Masri për ngjarjet e ndodhura. Udhëtimi i tij për në Maqedoni më 31 dhjetor 2003 u konfirmua nga dëshmitarët. Pretendimi i El-Masri për transferimin nga Maqedonia në Afganistan nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në përputhje me raportimet e mëvonshme nga viktimat e tjera të ekzagjerimeve të ‘luftës kundër terrorit’ nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në atë kohë. Lëvizja e regjistruar e një Boeing 737 amerikan i linjës ajrore të supozuara të CIA-s ‘Aero-Contractors ‘që fluturoi nga Majorka në Shkup më 23 janar 2004 dhe vazhdoi rrugën për në Kabul, përputhet me informacionin e dhënë nga Z. El-Masri lidhur me kohëzgjatjen e ndalimit të tij në një hotel të Maqedonisë...
E gjithë kjo mbështet dyshimet e thella të Komitetit rreth versionit zyrtar të Maqedonisë për ngjarjet ...Qeveria e Maqedonisë vazhdoi të mohonte ndalimin e tij në hotel dhe transferimin në Afganistan, duke e quajtur këtë një fushatë shpifëse mediatike. Ky version zyrtar i ngjarjeve nga ana e Maqedonisë është qartësisht i gabuar. Përkundrazi, duhet konkluduar se ekzistojnë dëshmi bindëse për deklarimet e El-Masri lidhur me arrestimin dhe transferimin e tij jashtë vendit...” (f. 353)
61. Sipas raportit, mbeten dyshime në lidhje me qëllimin e vërtetë të udhëtimit të kërkuesit në Shkup dhe janë vërejtur mospërputhje të konsiderueshme në deklaratat e tij në lidhje me marrjen në pyetje në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Afganistan, në veçanti dyshimi i tij lidhur me origjinën gjermane të “Sam”.
2. Veprimet ligjore në Shtetet e Bashkuara
62. Më 6 dhjetor 2005, Bashkimi Amerikan për Liritë Civile (ACLU), ngriti një padi në emër të kërkuesit pranë Gjykatës së Distriktit Lindor të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara kundër një numri të pandehurve përfshirë edhe ish drejtorin e CIA-s Xhorxh Tenet dhe disa agjentëve të panjohura të CIA-s. Në kërkesë pretendohej se kërkuesi ishte privuar nga liria e tij në mungesë të një procesi ligjor dhe përfshinte një kërkesë sipas Statutit për dëmet civile të të Huajve (ATS) për shkelje të normave ligjore ndërkombëtare që ndalojnë ndalimin e zgjatur arbitrar dhe trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues.
63. Në maj 2006 Gjykata e Distriktit e hodhi poshtë pretendimin e kërkuesit, duke vërejtur se, Qeveria e SHBA e kishte pohuar në mënyrë të vlefshme privilegjin e sekreteve shtetërore. Gjykata e Distriktit vendosi se, interesi i Shtetit në ruajtjen e sekreteve shtetërore është mbizotëruese ndaj interesit individual të kërkuesit në drejtësi. Ky vendim u konfirmua në apel nga Gjykata e Apelit për Qarkun e Katërt të Shtetet e Bashkuara. Në tetor 2007 Gjykata Supreme ka refuzuar të shqyrtojë rastin.
E. Procedimet në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në lidhje me pretendimet e kërkuesit për arrestim, izolimin dhe keqtrajtim
1. Procedurat para Departamentit për Kontrollin dhe Standardet Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (DCPS)
64. Në vitin 2005, një hetim i brendshëm u krye në lidhje me pretendimet e kërkuesit nga DCPS brenda Ministrisë së Brendshme. Kërkuesi nuk ishte thirrur për të dëshmuar para DCPS, as nuk u informua për rezultatin e hetimit. Rezultatet e këtij hetimi nuk iu komunikuan atij, por përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Shtetin e paditur (shih paragrafin 39 më lart).
65. Pasi u njoftua për këtë rast, Qeveria dorëzoi një kopje të dy raporteve të nxjerra më 20 mars 2006 dhe 10 prill 2008 nga DCPS. Të dy raportet janë hartuar me kërkesë të Departamentit të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, të cilat kishte vepruar në dy kërkesave të veçanta për ndihmë ligjore, respektivisht të datës 9 maj 2005 dhe 13 nëntor 2007, nga prokurori publik i Mynihut në hetimin e padisë penale të kërkuesit në Gjermani. Këto raporte përsërisnin versionin e Qeverisë së ngjarjeve, siç përshkruhet më sipër. Ata specifikuan se,kërkuesi pasi arriti në kufirin e Tabanocit më 31 dhjetor 2003, ishte mbajtur nga ora 16.30 deri në orën 09.30 në ambientet zyrtare kufitare dhe ishte intervistuar nga policia maqedonase në lidhje me posedimin e supozuar të një pasaportë të falsifikuar. Pasi ishte liruar, ai kishte qëndruar në hotel, në dhomën me numrin 11. Ai kishte paguar faturën e hotelit dhe ishte larguar nga Shteti i paditur, si këmbësor, në orën 18.20 më 23 janar 2004 në kalimin kufitar të Bllacës. Është specifikuar më tej se shefi i atëhershëm i UBK, e cila operonte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurrë nuk ishte shpërblyer nga ndonjë agjenci e huaj, përfshirë CIA-n. U arrit në përfundimin se askush, përfshirë kërkuesin, nuk ishte mbajtur ndonjëherë kundër vullnetit të tij në hotel dhe as nuk ishte marrë në pyetje nga agjentët e Ministrisë së Brendshme.
66. Në rrjedhën e këtyre hetimeve, Ministria e Brendshme dorëzoi te prokurori publik maqedonas dokumentet e treguara më lart (shih paragrafin 41 më lart).
2. Procedimet penale kundër zyrtarëve të paidentifikuar të zbatimit të ligjit
67. Më 6 tetor 2008 kërkuesi, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor Z. F.Medarski, ngrit një padi penale në zyrën e prokurorit publik në Shkup kundër zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit për shkak të ndalimit të tij të paligjshëm dhe rrëmbimit, vepra të dënueshme sipas nenit 140 të Kodit Penal. Kërkuesi gjithashtu pretendoi se ishte konsumuar vepra penale e torturës apo trajtime të tjera çnjerëzore ose degraduese apo poshtëruese, i ndëshkueshëm sipas neneve 142 dhe 143 të Kodit Penal. Në mbështetje të ankesës së tij ai paraqiti një kopje të padisë së tij në Shtetet e Bashkuara dhe paraqiti provat e mëposhtme: një kopje e pasaportës së tij; ekstrakte relevante nga raporti Marty dhe hetim Fava të viteve 2006 dhe 2007; një kopje e regjistrimeve të fluturimeve; një letër nga autoritetet e aeroportit të Shkupit të datës 18 Qershor 2008 (në përgjigje të kërkesës së kërkuesit për informacion) që vërteton se më 23 janar 2004 një avion Boeing 737 i regjistruar nga FAA si N313P kishte zbritur në Aeroportin e Shkupit pa udhëtarë në bordin e avionit dhe se ishte larguar më 24 janar 2004 vetëm me një pasagjer në bord; raportin e përkthyer të ekspertëve për flokët e kërkuesit; dhe skicat e dhomës së hotelit ku kërkuesi pretendonte se ishte mbajtur i ndaluar. Fotografia e kamerier që sipas kërkuesit i kishte shërbyer ushqimin atij nuk ishte përfshirë në dorëzimet që bëri tek prokurori publik, sepse "kërkuesi nuk kishte qenë në gjendje për të ruajtur një kopje në kohën përkatëse dhe fotografia nuk ishte më në dispozicion në faqen e internetit të hotelit". Kërkuesi u ankua më tej se, ndërsa po mbahej në kufirin e Tabanocit dhe në hotelin Skopski Merak, atij i ishte mohuar e drejta për të kontaktuar familjen e tij, një avokat të zgjedhur prej tij ose një përfaqësues të Ambasadës Gjermane.
68. Më 13 tetor 2008 prokurori publik i kërkoi Ministrisë së Brendshme për të hetuar pretendimet e kërkuesit, dhe në veçanti të siguronte informacion konkret lidhur me ngjarjet në pikën e kalimit kufitar të Tabanocit, hotelin dhe ngjarjet në aeroportin e Shkupit në mënyrë që të zbulohej e vërteta.
69. Më 7 nëntor 2008 DCPS konfirmoi gjetjet e tij të mëparshme dhe përsëriti se, të gjitha dokumentet tashmë ishin dorëzuar në zyrën e prokurorit publik (shih paragrafët 41 dhe 65 më lart)
70. Më 18 dhjetor 2008 prokurori publik hodhi poshtë padinë penale të kërkuesit si të pa mbështetur. Duke u bazuar në informacionin e dorëzuar nga DCPS, prokurori publik nuk gjeti prova se, zyrtarë të paidentifikuar kishin kryer krimet e pretenduara. Sipas kërkuesit, ai ishte njoftuar për atë vendim më 22 nëntor 2010.
71. Qeveria ka konfirmuar se gjatë hetimeve prokurori publik nuk kishte marrë dëshmi verbale nga kërkuesi dhe personeli që punonte në hotel në kohën përkatëse. Për më tepër, nuk ishin marrë hapa për të përcaktuar qëllimin e zbritjes së avioni të përmendur në letrën e lëshuar nga autoritetet e Aeroportit të Shkupit më 18 qershor 2008 dhe bashkangjitur padisë penale të kërkuesit (shih paragrafin 67 më lart). Në këndvështrimin e Qeverisë, kjo ishte për shkak se hetimet e bëra nga Ministria e Brendshme kishin hedhur poshtë pretendimet e kërkuesit si të pambështetura. Për më tepër, gjatë hetimeve në 2006 Ministria kishte intervistuar tashmë persona që punonin në hotel në atë kohë (shih paragrafët 41 dhe 65 më lart). Ata kishin paraqitur prova të qëndrueshme. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë regjistrim të këtyre intervistave.
3. Procedimet civile për dëmin
72. Më 24 janar 2009, Z. F. Medarski, në emër të kërkuesit, ngriti një padi civile për dëme kundër Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me rrëmbimin e paligjshëm të pretenduar dhe keqtrajtimin. Ai u bazuar në nenet 141 dhe 157 të Ligjit për detyrimet (shih paragrafët 91 dhe 92 më poshtë). Kërkuesi pretendoi 3 milion dinarë të Maqedonisë (ekuivalent me rreth 49 000 €) në lidhje me dëmin jo material që rezulton nga vuajtjet e tij fizike dhe mendore dhe ankthi se mund ta vrisnin gjatë kohës që mbahej i ndaluar. Ai përsëriti pretendimet e tij se,i kishte qenë mohuar e drejta për të krijuar çdo lloj kontakti me botën e jashtme. Fakti që familja e tij nuk kishte asnjë informacion në lidhje me fatin dhe vendndodhjen e tij kishte shtuar vuajtjet e tij mendore. Kjo përbënte,më vete, shkelje të jetës së tij familjare sipas nenit 8 të Konventës. Ai më tej argumentoi se, veprime të tilla nga agjentë shtetërorë ishin në shkelje të neneve 3, 5 dhe 8 të Konventës. Përveç dëshmive të paraqitura në mbështetje të padisë së tij penale (shih paragrafin 67 më sipër), kërkuesi kërkoi që, gjykatat civile të dëgjojë dëshminë verbale të tij dhe të kryhej një ekzaminim psikologjik.
73. Qeveria informoi Gjykatën se gjashtëmbëdhjetë seanca para Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkupit tashmë ishin planifikuar. Shumë shtyrjet ishin urdhëruar për shkak të mungesës së kërkuesit, i cili u burgos në Gjermani në lidhje me një vepër tjetër. Rasti është ende në pritje para gjykatës së shkallës së parë.
F. Provat e tjera të paraqitura në Gjykatën
1. Deklarata e dëshmitarit të betuar e 4 marsit 2010
74. Z. H.K, i cili ishte Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme në periudhën nga nëntori 2002 deri maj 2004 dhe Kryeministër nga qershor 2004 deri nëntor 2004, dha një deklaratë me shkrim, të certifikuara nga një noter publik më 4 mars 2010, ku deklaronte, inter alia:
“ ...
5. Unë mund të pohoj se,gjatë mandatit tim si Ministër i Punëve të Brendshme, në periudhën dhjetor 2003 deri janar 2004, agjentët maqedonas që i përkasin UBK-së, duke vepruar nën autoritetin tim si Ministër dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të drejtorit të atëhershëm të UBK-së, janë angazhuar në arrestimin e një personi i cili po udhëtonte me një pasaportë gjermane nën emrin e Khaled El-Masri.
6. Z. El-Masri kishte tentuar të hynte në Maqedoni me një autobus nga Gjermania më 31 dhjetor 2003. Zyrtarët e policisë maqedonase e ndaluan atë në kufirin me Serbinë në pikën kufitare të Tabanocit. Ai u nxor nga autobusi dhe u mbajt në vendkalimin kufitar për shkak se, policia kishte dyshime se identiteti i tij mund të ishte i rremë.
7. Agjentët tanë të komunikimit të UBK-së njoftuan partnerët të tyre të shërbimit të inteligjencës të Shteteve të Bashkuara lidhur me ardhjen e zotit El-Masri dhe nga këta të fundit u tha se ky njeri ishte i dyshuar për përfshirje në terrorizëm islamik. Maqedonia mori një urdhër ndërkombëtar arresti të vlefshëm nga SHBA që mbante emrin e Z. El-Masri dhe një kërkesë zyrtare për ta mbajtur të ndaluar këtë person.
8. Duke vepruar në përputhje me kërkesën e SHBA-së, Qeveria e Maqedonisë pranoi që të mbajë të ndaluar z El-Masri derisa ai t’i dorëzohej autoriteteve amerikane për pyetje të mëtejshme. Si ministër i Punëve të Brendshme kam qenë vazhdimisht i informuar për veprimet e UBK-së dhe i kam autorizuar që nga fillimi, edhe pse unë nuk isha i përfshirë në nivel operacional. Gjithashtu kam bashkëpunuar me homologët tanë në SHBA në emër të Qeverisë së Maqedonisë.
9. Z. El-Masri u mbajt për një periudhë të caktuar në Shkup, fshehurazi dhe pa incidente, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të UBK-së.
10. Z. El-Masri nuk u konsiderua si një kërcënim për Maqedoninë dhe nuk kishte asnjë vlerë për qëllime të shërbimeve të inteligjencës maqedonase. Nëse vendimi do kishte qenë vetëm i joni, ne do ta kishim liruar atë. Megjithatë, ne kemi vepruar me besnikëri ndaj urdhrit të homologëve tanë të SHBA-së, të cilët na informuan se do të dërgonin një avioni dhe një ekip të agjentëve të CIA-s në Maqedoni për të marrë nën kujdestari. El-Masri dhe ta largonte atë nga vendit. Me kalimin e kohës i kemi njoftuar homologët tanë të SHBA-së se, Maqedonia do e lironte Z. El-Masri, nëse ky dorëzim nuk bëhej shpejt.
11. Si përfundim, në 23 janar 2004 Z. El-Masri iu dorëzua ‘ekipit të dorëzimit’ të CIA-s në aeroportin e Shkupit dhe u largua nga Maqedonia me një avion të CIA-s.
12. Gjithë operacioni është dokumentuar tërësisht nga ana maqedonase, konkretisht nga personeli i UBK-së në Ministrinë e Brendshme. Ky dokumentacion është mbajtur i sigurt dhe duhet të jetë në dispozicion në dosjet e Ministrisë. Unë nuk mund të them saktësisht se çfarë përmbajnë dosjet, por di se, materialet përkatëse nuk ishin shkatërruar ndërkohë që unë kam qenë Ministër i Brendshëm.
13. Disa ditë pasi Z. El-Masri u largua nga vendi, kam marrë një raport përfundimtar mbi operacionin sipas procedurës përkatëse të raportimit në Ministrinë e Brendshme. Në kujtesën time, në raportin përfundimtar tregohej se, Maqedonia i ishte përmbajtur pikërisht kushteve të përcaktuara në urdhrin e arrestit ndërkombëtar të ligjshëm në lidhje me Z. El-Masri. Maqedonia ka vepruar në përputhje me të drejtën dhe procedurat e saj të brendshme që rregullonin veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
14. Statusi i Maqedonisë si një partner i besueshëm në luftën globale kundër terrorizmit ishte forcuar me mënyrën se si ne kryem këtë operacion. Partnerët tanë në SHBA shprehën vlerësimin e madh për trajtimin e kësaj çështjeje nga ana e Maqedonisë.
15. Unë jam i vetëdijshëm se autoritetet amerikane si përfundim e liruan Z. El-Masri, pa asnjë akuzë, pas disa muajsh burgimi. Unë e kuptoj se situata e zotit El-Masri ka qenë rezultat i një gabimi. Megjithatë nëse është bërë ndonjë gabim në rastin e Z. El-Masri, pa dyshim që nuk ka qenë gabimi i Maqedonisë, dhe unë nuk besoj se ka pasur ndonjë keqdashje të qëllimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.
16. Unë jam i vetëdijshëm se Z. El-Masri e ka çuar çështjen e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Deklarata ime është shprehimisht dhe vetëm për qëllime të diskutimeve të kësaj Gjykate lidhur me kërkesën e Z. El-Masri, dhe nuk mund të përdoret në për qëllime të ndonjë hetimi kundër individëve.
...
18. Unë solemnisht deklaroj në nderin dhe ndërgjegjen time se gjithçka e deklaruar në këtë deklaratë është e vërteta dhe vetëm e vërteta. ”
2. Raporti i Ekspertëve mbi rastin e kërkuesit paraqitur nga z. J.G.S.
75. Z. J.G.S. është një qytetar i Mbretërisë së Bashkuar. Ai punon si avokat dhe hetues. I emërohet si një këshilltar i senatorit Dick Marty në kontekstin e hetimit Marty dhe anëtar i hetimit Fava, ai mori pjesë në mbledhjen e fakteve në Shtetin e paditur, mori pjesë në takime me zyrtarë të nivelit të lartë dhe kontaktoi burime të afërta me Qeverinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ai më tej diskutoi çështjen e kërkuesit me zyrtarë të tjerë përkatës vendas dhe të huaj të Qeverisë dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare. Ai gjithashtu intervistoi disa herë kërkuesin në vitin 2006, si dhe dëshmitarë të tjerë. Në kërkesën e OSJI-së, më 28 mars 2011 ai paraqiti një raport ekspertize me gjashtëdhjetë e dy faqe, në të cilën ai detajonte përfundimet faktike të hetimeve të tij në rastin e kërkuesit. Raporti ishte bazuar në një "sasi të konsiderueshme dëshmish origjinale, dokumente dhe prova të tjera fizike që lidhen me rastin e kërkuesit", shumica e të cilave ishin marrë nga njerëz të cilët kishin kërkuar ruajtjen e anonimitetit duke pasur parasysh natyrën konfidenciale dhe të ndjeshme të çështjes. Sipas ekspertit, "Qeveria i ka klasifikuar si ‘Top Sekret’ të gjithë dokumentacionin në dosjet e saj, që mund të ndihmonte për të hedhur dritë mbi rastin" (shih paragrafin 21 të raportit).Ai bëri vizita të përsëritura në vendin e kalimin kufitar Tabanoc, në hotelin ku ishte mbajtur kërkuesi dhe në aeroportin e Shkupit si dhe intervistoi " dëshmitarë dhe burime të tjera që morën pjesë ose përjetuan këto ngjarjet personalisht". Në raport, eksperti dha informacion të detajuar rreth: ardhjes së kërkuesit në Shtetin e paditur, renditjen kronologjike të ngjarjeve në kalimin kufitar Tabanoc dhe veprimet e ndërmarra nga ana e zyrtarëve kufitare maqedonase në lidhje me kërkuesin, dërgimin e anëtarëve të personelit të UBK-së në Tabanoc dhe marrjen në pyetje atje në vend të kërkuesit, komunikimin e UBK-së me CIA-n dhe uljen, rrugëtimin dhe kohën e fluturimit të avionit të CIA-s i cili ishte përdorur për transferimin e parashtruesit të kërkesës nga aeroporti i Shkupit. Siç është përmendur në raport, pas mbërritjes së agjentëve UBK në vendkalimin kufitar Tabanoc, "autoritetet maqedonase ndërmorën masa të përpikta dhe të gjera ... për të fshehur nga hetimi çdo gjë jo të zakonshme - duke përfshirë devijime nga e drejta dhe procedurat maqedonase - që mund të kenë ndodhur me Z. El Masri, ndërsa mbahej i ndaluar nga autoritet maqedonase. Më kanë tërhequr vëmendjen detaje që unë kam mësuar në lidhje më autoritetet maqedonase, pasi ata kërkonin për të mbuluar ose për të ndërhyrë në çdo hetim të pavarur lidhur me të vërtetën e asaj që ka ndodhur "(shih paragrafin 141 të raportit ).
3. Deklaratat e Qendrës Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe Të Njeriut (ECCHR)
76. Kërkuesi parashtroi dy raporte që përmbanin vëzhgime të ECCHR mbi raportin e Komitetit të Parë të Hetimit të Bundestagut gjerman (shih paragrafët 59-61 më lart), kabllogramet e dërguara nga Ambasada amerikane (shih paragrafin 77 më poshtë) dhe urdhër-arresti i lëshuar nga zyra e prokurorit publik të Mynihut (shih paragrafin 58 më lart).
4. Kabllogramet e WikiLeaks
77. Kërkuesi paraqiti disa kabllograme diplomatike në të cilat misionet diplomatike amerikane në Shtetin e paditur, Gjermani dhe Spanjë kishin raportuar për Sekretaren amerikane të Shtetit në lidhje me rastin e kërkuesit dhe fluturime të dyshuar të CIA-s dhe të hetimeve në Gjermani dhe Spanjë (kabllogram 06SKOPJE105, 2 shkurt 2006; kabllogram 06SKOPJE118, 6 shkurt 2006; kabllogram 07BERLIN242, 6 shkurt 2006; kabllogram 06MADRID1490, 9 qershor 2006, dhe kabllogram 06MADRID3104, 28 dhjetor 2006). Këto kabllograme janë bërë publike nga WikiLeaks (përshkruar nga BBC, më 7 dhjetor 2010, si "një website alarmues") në vitin 2010.
II. E DREJTA E BRENDSHME PËRKATËSE
A. Kushtetuta e vitit 1991 (Устав)
78. Sipas nenit 12 §§ 1, 2 dhe 4 të Kushtetutës, e drejta për liri është e një e drejtë e parevokueshme. Askush nuk mund të privohet nga liria, përveçse me një vendim të gjykatës dhe në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj. Çdokush që mbahet në paraburgim duhet të nxirret menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se njëzet e katër orë nga paraburgimi, para një gjykate e cila vendos mbi ligjshmërinë e paraburgimit, pa vonesë.
B. Kodi Penal (Кривичен законик)
1. Parashkrimi i ndjekjes penale
79. Në bazë të nenit 107 § 1 (4) të Kodit Penal, ndjekja penale e subjektit për vepra penale që parashikojnë një dënim me burgim jo më të ulët se tre vjet nuk mund të bëhet kur kanë kaluar pesë vjet nga kryerja e veprës penale.
2. Ecja dhe pezullimi i afatit të parashkrimit
80. Sipas nenit 108 § 3, çdo hap procedural i ndërmarrë me qëllim ndjekjen penale të të akuzuarit, ndërpret ecjen e afatit të parashkrimit të ndjekjes penale.
3. Heqja e paligjshme e lirisë
81. Neni 140 i Kodit Penal parashikon që, një person i cili ndalon në mënyrë të paligjshme, mban në paraburgim ose kufizon në mënyra të tjera lirinë e lëvizjes së një personi gjobitet ose dënohet me burgim një vit. Një zyrtar i cili në mënyrë të paligjshme heq lirinë e një personi, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
4. Tortura
82. Neni 142 i Kodit Penal dënon aktet e torturës, duke parashikuar një masë dënimi nga tre muaj deri në pesë vjet burgim.
5. Keq trajtimi nga ana e zyrtarëve publik gjatë kryerjes së detyrave të tyre publike
83. Neni 143 i Kodit Penal parashikon që një person i cili, në kryerjen e detyrave të tij zyrtare, keqtrajton, frikëson, fyen apo në përgjithësi trajton një person në një mënyrë të tillë që është poshtëruese për dinjitetin apo personaliteti njerëzor dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
C. Ligji për Procedurën Penale i vitit 1997 (Закон за кривичната постапка), në atë kohë
84. Neni 3 i këtij ligji parashikonte që çdokush që ishte thirrur, arrestuar ose ndaluar duhej të informohej menjëherë, në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton, për arsyet e thirrjes arrestimit apo ndalimit, dhe për të drejtat e tij apo të saj ligjore. Ai ose ajo nuk mund të detyrohej të bënte një deklaratë. Një i dyshuar, që është, një person i akuzuar për një vepër penale, duhej të informohej në mënyrë të qartë që nga fillimi për të drejtën e tij ose të saj për të heshtur, për t’u konsultuar me një avokat, për të pasur një avokat të pranishëm sipas zgjedhjes së tij ose të saj gjatë marrjes në pyetje, dhe për të informuar një palë të tretë për ndalimin e tij ose të saj. Një i paraburgosur duhet të çohet menjëherë, por gjithsesi jo më vonë se njëzet e katër orë pas ndalimit, para një gjyqtari i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e paraburgimit.
85. Neni 16 i këtij Ligji parashikonte që procedimi penal duhet të fillohet me kërkesën e një paditësi të autorizuar. Në rastet që përfshijnë vepra që ndiqen proprio motu nga Shteti ose në bazë të kërkesës të të dëmtuarit, paditësi i autorizuar është prokurori publik, ndërsa në rastet që përfshijnë vepra që i nënshtrohen akuzave thjesht private, paditësi i autorizuar është paditësi privat. Nëse prokurori publik nuk gjen baza për fillimin apo vazhdimin e procedurës penale, roli i tij ose i saj mund të zëvendësohet nga viktima, duke vepruar si i palë paditëse zëvëndësuese sipas kushteve të specifikuara në Ligj.
86. Neni 56 (1), (2) dhe (4) parashikonte, inter alia, se kur prokurori publik arrinte në përfundimin se nuk kishte baza për ngritjen e akuzave nga Prokuroria e Shtetit, ai ose ajo duhet të njoftonte të dëmtuarin për atë vendim brenda tetë ditësh. Prokurori publik gjithashtu duhej të informonte të dëmtuarin se, ky i fundit mund të filloj vet ndjekjen penale. I dëmtuari mund të fillojë ndjekjen penale brenda tetë ditëve nga marrja e njoftimit të prokurorit. Kur i dëmtuari nuk ishte informuar për vendimin e prokurorit publik, ai mund të paraqiste kërkesë me shkrim në gjykatën kompetente për të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën brenda tre muajve pasi prokurori hodhi poshtë kërkesën e tij ose të saj.
87. Sipas nenit 144, prokurori publik mund të refuzojë fillimin e procedimit penale nëse, inter alia, nuk mendon se ka baza për të konstatimin e kryerjes së krimit. Prokurori publik duhej të njoftonte të dëmtuarin për refuzimin e kërkesës së tij dhe arsyet e këtij refuzimi brenda tetë ditësh (neni 56). Një amendament i kësaj dispozite, miratuar në tetor të vitit 2004, përcaktonte se, prokurori publik duhej ti dërgonte një kopje të vendimit për refuzimin e procedimit penale të dëmtuarit, dhe në të, duhej këshilluar ky i fundit kishte të drejtën për të marrë përsipër ndjekjen brenda tetë ditësh. Kur nuk kishte prova të mjaftueshme apo një kërkesë ishte paraqitur kundër një të padituri të panjohur, prokurori publik kërkonte informacione nga Ministria e Brendshme. Prokurori publik gjithashtu mund të kërkonte informata nga ankuesi ose çdo person tjetër i cili mund të kontribuojë në zbardhjen e fakteve.
88. Neni 184 parashikonte arsyet për paraburgim.
89. Sipas nenit 185, paraburgimi urdhërohej nga gjykatësi hetues. Personi i paraburgosur mund të apelojë kundër atij vendimi brenda njëzet e katër orë para një paneli prej tre gjyqtarësh, i cili duhet të merrte një vendim brenda dyzet e tetë orëve
90. Neni 188 (2) parashikonte që zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund ta arrestonin, pa urdhër të gjykatës, këdo që dyshohej se kishte kryer një vepër penale që ndiqej penalisht nga zbatimi automatik i ligjit. Personi i arrestuar duhej të nxirrje menjëherë përpara një gjykatësi hetues. Në përputhje me nenin 188 (3) dhe si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, zyrtarë të Ministrisë mund të ndalojnë një person në qoftë se kjo ishte e nevojshme për të përcaktuar identitetin e tij, për të verifikuar alibinë e tij ose të saj, ose nëse nuk ka pasur baza të tjera që kërkonin mbledhjen e informata për të mundësuar ngritjen e procedurave kundër një pale të tretë. Pika (4) e këtij neni kërkonte që të arrestuarit ti jepej informacioni të cilit i referohet nenin 3 i këtij Ligji. Sipas Neni 188 (6) paraburgimi sipas pikës (3) të po këtij neni, nuk mund të tejkalojë njëzet e katër orë. Zyrtarit të Ministrisë në një rast të tillë i kërkohej ose të lironte personin e ndaluar ose të vepronte në pajtim me nenin 188 (2).
D. Ligji i Detyrimeve (Закон за облигационите односи)
91. Neni 141 i Ligjit të Detyrimeve përcaktonte baza të ndryshme për të pretenduar dëmshpërblim civil.
92. Sipas nenit 157, një punëdhënës ishte përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga një punonjës gjatë kryerjes së detyrave të tij ose të saj, ose në lidhje me to. I dëmtuari mund të kërkonte dëmshpërblim direkt nga punonjësi në qoftë se dëmi ishte shkaktuar qëllimisht. Punëdhënësi mund të kërkonte rimbursim nga punonjës sipër dëmshpërblimin e dhënë të dëmtuarit, nëse punonjësi e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia.
III. E DREJTA PËRKATËSE NDËRKOMBËTARE DHE MATERIALE TË TJERA PUBLIKE
A. Dokumente ligjor ndërkombëtar
1. Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, bërë në Vjenë, më 24 prill 1963 dhe hyrë në fuqi më 19 mars 1967
93. Pjesa përkatëse të nenit 36 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore lexon si më poshtë:
Neni 36
Komunikimi dhe kontaktimi me shtetasit e Shtetit dërgues
“1. Me qëllim që ushtrimi i funksioneve konsullore lidhur me shtetasit e Shtetit dërgues të lehtësohet:
...
(b) Në rast se i interesuari bën kërkesë, autoritetet kompetente të Shtetit të vendqëndrimit duhet të lajmërojnë pa vonesë postin konsullor të Shteti dërgues kur, në rrethin e tij konsullor, një shtetas i atij Shteti është arrestuar, burgosur, ose ndodhet nën paraburgim në pritje të gjykimi apo mbahet i ndaluar në çdo formë tjetër. Çdo komunikim drejtuar postit konsullor nga personi i arrestuar, i burgosur, i paraburgosur, ose i ndaluar në çdo formë tjetër, duhet gjithashtu të transmetohet pa vonesë nga autoritetet në fjalë. Këto të fundit duhet të njoftojnë pa vonesë të interesuarin për të drejtat e tij në përputhje me këtë pikë...”
2. Pakti ndërkombëtar mbi te drejtat civile dhe politike (ICCPR)
94. Dispozitat përkatëse të ICCPR-së, i cili u miratua më 16 dhjetor 1966, dhe ka hyrë në fuqi më 23 mars 1976, lexojnë si vijon:
Neni 4
“...
2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.
...”
Neni 7
“Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës dhe as dënimeve ose trajtimeve mizore, çnjerëzore e poshtëruese. Në veçanti, askush nuk duhet t’i nёnshtrohet njё eksperimenti mjekёsor ose shkencor pa pёlqimin e tij tё lirё.”
Neni 9
“1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.
2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.
3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.
4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.
5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblim.”
3. Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë(“CED”)
95. Dispozitat përkatëse të CED, e cili u miratua më 20 dhjetor 2006 dhe hyri në fuqi më 23 dhjetor 2010 dhe është nënshkruar por jo të ratifikuar nga Shteti i paditur, parashikon si vijon:
Neni 1
“1. Askush nuk do të jetë subjekt i një zhdukjeje me forcë.
2. Asnjë rrethanë e jashtëzakonshme, e çfarëdollojti, qoftë gjendje lufte a rrezik lufte, paqëndrueshmëri e brendshme politike ose çdo lloj tjetër gjendjeje e jashtëzakonshme, nuk mund të nxirret si justifikim për një zhdukje me forcë.”
Neni 2
“Për qëllime të kësaj Konvente, me "zhdukje me forcë" do të kuptohet arrestimi, burgosja, rrëmbimi ose çdo formë tjetër heqjeje lirie nga agjentë të shtetit apo nga persona të tjerë a grupe personash, që veprojnë me autorizimin, mbështetjen ose miratimin e shtetit, pasuar nga mohimi i pranimit të heqjes së lirisë ose nga fshehja e fatit të personit të zhdukur a e vendit ku gjendet ai, duke e shkëputur nga mbrojtja e ligjit.”
Neni 3
“Çdo Shtet Palë merr masat e duhura për të hetuar mbi veprimet e përcaktuara në nenin 2, që janë vepër e personave a grupeve të personave, që veprojnë pa autorizimin, mbështetjen ose miratimin e shtetit dhe për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë..”
Neni 4
“Çdo Shtet Palë merr masat e nevojshme në mënyrë që zhdukja me forcë të përbëjë një vepër penale, sipas të drejtës së tij penale.”
4. Manuali për Hetim efektiv dhe Dokumentimin e Torturës dhe Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, 2001 i Komisionerit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut,
96. Pasazhe pertinente të këtij manuali lexojnë si më poshtë:
“80. Viktimat e supozuara të torturës ose keqtrajtimit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë duhet të informohen, dhe të kenë qasje në, çdo seancë si dhe në të gjitha informatat përkatëse për hetimin dhe duhet të kenë të drejtë të paraqesin prova të tjera.”
5. Nenet e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare mbi Përgjegjësinë e Shteteve për Akte Ndërkombëtarisht të Paligjshme, 2001
97. Pjesët përkatëse të neneve, të miratuar më 3 Gusht 2001 (Vjetari i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, 2001, vol. II), lexon si vijon:
Neni 7
Ushtrimi i tepruar i autoritetit dhe mosrespektimi i udhëzimeve
“Veprimet e një organi të një Shteti ose të një personi apo subjekti të autorizuar për të ushtruar elementet e autoritetit qeveritar konsiderohenveprime të vet Shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare, nëse organi, personi apo entiteti vepron në atë cilësi, edhe nëse ushtron në mënyrë të tepruar autoritetin e tij apo shkel udhëzimet.
...”
Neni 14
Shtrirje në kohë e shkeljes së një detyrimi ndërkombëtar
“1. Shkelja e një detyrimi ndërkombëtar nga një veprim i një Shteti që nuk ka një karakter të vazhdueshëm, ndodh në momentin kur veprimi është kryer, edhe nëse efektet e atij veprimi vazhdojnë.
2. Shkelja e një detyrimi ndërkombëtar nga një veprim i një Shteti që ka një karakter të vazhdueshëm shtrihet gjatë gjithë periudhës gjatë së cilës vepirmi vazhdon dhe mbetet jo në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.
3. Shkelja e një detyrimi ndërkombëtar të një Shteti për të parandaluar një ngjarje të caktuar, ndodh kur ngjarja ndodh dhe shtrihet gjatë gjithë periudhës gjatë së cilës ngjarja vazhdon dhe mbetet jo në përputhje me atë detyrim.”
Neni 15
Shkelje që konsistojnë në disa veprime
“1. Shkelja e një detyrimi ndërkombëtar nga një Shtet nëpërmjet një seri veprimesh ose mosveprimesh, të përcaktuara në total si të gabuara, ndodh kur veprimi ose mosveprimi që ndodh, i marrë së bashku me veprimet apo mosveprimet e tjera, është i mjaftueshëm për t’u konsideruar një akt i gabuar.
2. Në një rast të tillë, shkelja shtrihet gjatë gjithë periudhës duke filluar nga i pari i një serie veprimesh ose mosveprimesh dhe zgjat për aq kohë sa këto veprime ose mosveprime janë të përsëritura dhe mbeten jo në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.”
Neni 16
Ndihma apo bashkëpunimi në kryerjen e një akt ndërkombëtarisht të gabuar
“Një Shtet i cili ndihmon ose bashkëpunon me një Shteti tjetër në kryerjen e një veprimi ndërkombëtarisht të gabuar nga ana e këtij të fundit është ndërkombëtarisht përgjegjës nëse:
(a) ai Shtet e bën këtë duke qenë në dijeni të rrethanave të veprës ndërkombëtarisht të gabuar; dhe
(b) veprimi do të jetë ndërkombëtarisht i gabuar nëse do të kryhej nga ai Shtet.”
6. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Raporti i Raportuesit Special të Komisionit për të Drejtat e Njeriut për çështjen e torturës dhe trajtimeve apo dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese, 2 korrik 2002 (A/57/173)
98. Pjesë përkatëse të këtij raporti lexojnë si më poshtë:
“35. Së fundi, Reporteri Special do të donte tu bënte apel të gjithë Shtetet për të siguruar në të gjitha rrethanat se personat që ata synojnë të ekstradojnë, nën akuzat e terrorizmit apo të tjera, do të dorëzohen vetëm nëse Qeveria e vendit pritës jep garanci të qarta autoriteteve ekstraduar se, personat në fjalë nuk do t’i nënshtrohet torturës apo ndonjë forme tjetër të keqtrajtimit pas kthimit, dhe se ekziston një sistem për të monitoruar trajtimin e personave në fjalë me synimin garantimin e trajtimit me respekt të plotë për dinjitetin e tyre njerëzor...”
7. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Rezoluta 1433 mbi ligjshmërinë e burgimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara në Guantanamo, miratuar më 26 prill, 2005
99. Pjesët përkatëse të kësaj rezolute lexojnë si vijon:
“7. Mbi bazën e një shqyrtimi të gjerë të materialit ligjor dhe faktik nga këto dhe të tjera burime të besueshme, Asambleja konkludon se, rrethanat burgimet në Guantanamo nga Shtetet e Bashkuara,vërehet paligjshmëria dhe mospërputhja me shtetin e së drejtës, për arsyet e mëposhtme:
...
vii. Shtetet e Bashkuara, duke praktikuar ‘dorëzimin’ (largimi i personave në vende të tjera, pa mbikëqyrje gjyqësore, për qëllime të tilla si pyetje apo ndalimit), kanë lejuar që të ndaluarit t’i nënshtrohen torturës dhe trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, në shkelje të parimit të mos kthimit.”
8. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Rezoluta 1463 për zhdukjet me forcë, miratuar në 3 tetor 2005
100. Pjesët përkatëse të kësaj Rezolute lexojnë si vijon:
“1. ‘Zhdukjet e detyruara’ përbëjnë heqje të lirisë, refuzim për të pranuar heqjen e lirisë apo fshehje të fatit dhe vendndodhjes së personit të zhdukur dhe vendosjen e tij jashtë mbrojtjes së ligjit.
2. Asambleja Parlamentare dënon pa mëdyshje zhdukjet e detyruara si një shkelje shumë të rëndë e të drejtave të njeriut në të njëjtin nivel me torturën dhe vrasjet, dhe ajo është e shqetësuar se kjo e keqe humanitare ende nuk është zhdukur, madje as edhe në Evropë ...”
9. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rezoluta 60/148 mbi Torturën dhe Trajtimeve apo Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, miratuar më 21 shkurt, 2006
101. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 60/148 lexon si më poshtë, për aq sa është pertinente me çështjen:
“Asambleja e përgjithshme
...
11. U kujton të gjithë Shtetet se mbajtja të izoluar për një kohë të gjatë apo ndalimi në vende të fshehta lehtësojnë kryerjen e torturës dhe trajtimeve të tjera apo ndëshkimeve mizore, çnjerëzore ose poshtërues dhe mund të përbëjnë në vetvete forma të një trajtimi të tillë, dhe nxit të gjitha Shtetet të respektojnë masat mbrojtëse në lidhje me lirinë, sigurinë dhe dinjitetin e personit.”
10. Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), Opinion mbi detyrimet ligjore ndërkombëtare të Këshillit të Evropës, Shteteve Anëtare në lidhje me objektet sekrete të burgimit dhe transportin ndër-shtetëror të të burgosurve (nr. 363/2005, 17 mars 2006)
102. Pjesët përkatëse të Opinionit të Komisionit të Venecias lexojnë si vijon:
“30. Sa i përket terminologjisë së përdorur për t’iu referuar transferimit të pa autorizuar dhe ndalimit të të burgosurve, Komisioni i Venecias vë në dukje se,në debatet publike shpesh përdoret termi ‘dorëzim’. Ky nuk është një term i përdorur në të drejtën ndërkombëtare. Termi i referohet marrjes nën kujdestari nga ana e një Shtetit të një personi të dyshuar për përfshirje në krime të rëndë (p.sh. terrorizmi) në territorin e një Shteti tjetër dhe/ose transferimin e një personi të tillë në paraburgim në territorin e Shtetit të parë, apo në një vend bë është brenda juridiksionit të tij, ose në një Shtet të tretë. "Dorëzimi" është një term i përgjithshëm që më tepër i referohet rezultatit - marrjes në kujdestaritë një personi të dyshuar - sesa mjeteve. Nëse "dorëzimi" është i ligjshëm do të varet nga ligjet e Shteteve të interesuara dhe të rregullave të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare, në veçanti në ligjin e të drejtave të njeriut. Kështu, edhe në qoftë se "dorëzim" i veçantë është në përputhje me të drejtën kombëtare të njërit prej Shteteve të përfshira (e cila nuk mund të ndalojnë apo edhe rregullojë aktiviteteve extraterritoriale të organeve shtetërore), ajo përsëri mund të jetë e paligjshme sipas së drejtës kombëtar të Shtetit tjetër. Për më tepër, një "dorëzim" mund të jetë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe traktatet ose detyrimeve zakonore të ndërmarra nga Shteti pjesëmarrës sipas ligjit të të drejtave të njeriut dhe/ose të drejtës ndërkombëtare humanitare.
31. Termi ‘Dorëzim i jashtëzakonshëm’ përdoret kur ka pak ose aspak dyshim se marrja e kujdestarisë mbi një personi nuk është në përputhje me procedurat ligjore ekzistuese që zbatohen në Shtetin ku është vendosur personi në atë kohë.
...
159. Lidhur me transferimet ndërshtetërore të të burgosurve
...
f) Ka vetëm katër mënyra ligjore për Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për të transferuar një të burgosur tek autoritetet e huaja: dëbimi, ekstradimi, kalimi transit dhe transferimi i personave të dënuar për qëllime të shlyerjes së dënimit të tyre në një vend tjetër. Procedura e ekstradimit dhe dëbimit duhet të përcaktohen nga ligji i zbatueshëm, dhe të burgosurve duhet t’u sigurohen garancitë e duhura ligjore dhe qasje tek organet kompetente. Ndalohet ekstradimi ose dëbimi në një vend ku ekziston një rrezik i torturës apo keqtrajtimit.”
11. Raporti i Raportuesit Special të OKB-së mbi Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ndërkohë që Luftohet Terrorizmi, A/HRC/10/3, 4 shkurt, 2009
103. Në këtë raport Raportuesi Special vuri në dukje si më poshtë:
“38. ... Raportuesi Special është i shqetësuar në lidhje me situatat ku personat janë të ndaluar për një periudhë të gjatë kohore, për qëllime të shërbimeve të inteligjencës ose mbi baza arsyetimi të përgjithshëm në emër të parandalimit. Këto situata përbëjnë heqje arbitrare të lirisë. Ekzistenca e bazave për vazhdimin e paraburgimit duhet të përcaktohet nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Pa vonesë, ndalimi i vazhdueshëm i një personi të tillë,i vë autoritet para për të përcaktuar nëse akuzat penale mund të konfirmohet dhe, në qoftë se po, për të ngritur akuzat kundër të dyshuarit dhe për ta nxjerrë atë para një gjykate...
51. Raportuesi Special mbetet thellësisht i shqetësuar për faktin se, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një sistem gjithëpërfshirës të dorëzimeve të jashtëzakonshme, ndalimeve të zgjatura dhe të fshehta, dhe praktika që shkelin ndalimet kundër torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit. Ky sistem, i cili përfshin edhe një rrjet ndërkombëtar të shkëmbimit të informacionit dhe ka krijuar një strukturë të korruptuar të informacionit e cila është ndarë në mënyrë sistematike me partnerë në luftën kundër terrorizmit, nëpërmjet bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës, duke korruptuar kulturën institucionale të sistemeve ligjore dhe sistemin institucional të Shteteve pritëse.
...
60. Detyrimet e Shteteve në lidhje me të drejtat e njeriut, në veçanti detyrimi për të siguruar një mjet efektiv ligjor, kërkon që këto dispozita ligjore nuk duhet të çojë në një pushim a priori të hetimeve, apo parandalimin e zbulimit të akteve jo ligjore, në veçanti kur ka raporte të krimeve ndërkombëtare ose shkeljet të mëdha të të drejtave të njeriut. Justifikimi mbrojtës i sekreteve shtetërore me referencë ndaj politikave të plotë, të tilla si burgimet sekrete të Shtetet e Bashkuara, marrje në pyetje dhe programe dorëzimi ose të shërbimeve të inteligjencës të palës së tretë (sipas politikës së ‘kontrollit të krijuesit’), pengon hetimin efektiv dhe e bën të drejtën për një mjet ligjor iluzive. Kjo është e papajtueshme me nenin 2 të Paktit Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike. Ajo gjithashtu mund të përbëjë shkelje të detyrimit të Shteteve për të siguruar ndihmë juridike për hetimet që kanë të bëjnë me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”
12. Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Rezolutat e 9/11 dhe 12/12: E drejta për të Vërtetën, 24 shtator 2008 dhe 12 tetor 2009
104. Pjesët përkatëse të kësaj Rezolute lexojnë si vijon:
“...njohu të drejtën e viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së të afërmve të tyre për të vërtetën në lidhje me ngjarjet e ndodhura, përfshirë identifikimin e autorëve të këtyre veprimeve që çuan në këto shkelje...”
13. Këshilli i Evropës, Udhëzimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për çrrënjosjen e mosndëshkimit të shkeljet serioze të të drejtave të njeriut, 30 mars 2011
105. Udhëzimet trajtonin problemin e mosndëshkimit në lidhje me veprime ose mosveprime që çojnë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Ato mbulojnë detyrimet e Shteteve sipas Konventës për të ndërmarrë veprime pozitive në drejtim jo vetëm të agjentëve të tyre, por edhe në drejtim të aktorëve jo shtetërorë. Sipas Udhëzimeve, "pandëshkueshmëria është shkaktuar ose favorizohet dukshëm nga mungesa e reagimit të duhur të institucioneve apo agjentë shtetërorë ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Shtetet duhet të luftojnë mosndëshkimin si një çështje drejtësie për viktimat, si një parandalues në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në të ardhmen si dhe për respektimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë ". Udhëzimet ofronin inter alia masat të përgjithshme që Shtetet duhet të ndërmarrin për të parandaluar mosndëshkimin, detyrimin për të hetuar, si dhe garancitë e duhura për personat e privuar nga liria e tyre
B. Jurisprudenca përkatëse e juridiksioneve të huaja dhe organizmave ndërkombëtare
1. Gjykata e Apelit të Anglisë dhe Uellsit (Divizioni Civil), Abbasi dhe një Tjetër kundër Sekretarit të Shtetit për Çështje të Jashtme dhe të Komonuelthit dhe Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Çështja nr. C/2002/0617A; 0617B, 6 nëntor, 2002
106. Ky rast kishte të bënte me Z. Feroz Ali Abbasi, një shtetas britanik, i cili ishte kapur nga forcat amerikane në Afganistan dhe ishte transportuar në janar 2002 në Gjirin Guantanamo në Kubë. Ai ishte mbajtur rob pa pasur akses në një gjykatë apo ndonjë lloj tjetër institucioni të autorizuar për të ushtruar funksione gjyqësore apo tek një avokat. Ai pretendoi se i ishte shkelur e drejta për të mos u arrestuar arbitrarisht. Gjykata vërejti se, burgimi i Z. Abbasi në Guantanamo, që ajo iu referuara si një "vrimë e zezë ligjore", kishte qenë arbitrare "në kundërshtim të dukshëm me parimet themelore të njohura nga të dy juridiksionet [angleze dhe amerikane] dhe nga e drejta ndërkombëtare”.
2. Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara për Qarkun e nëntë, Falen Gherebi kundër George Walker Bush, Donald H. Rumsfeld, DC nr. CV-03-01267-Ahm, 18 dhjetor 2003
107. Më 18 dhjetor 2003, në një rast që përfshinte një burrë libian (z. Gherebi) të mbajtur si një "luftëtar armik" në Guantanamo, Gjykata e Apelit të SHBA përshkroi atë që Qeveria e SHBA kishte argumentuar para saj:
“sipas teorisë së qeverisë, ajo është e lirë që të burgos Gherebi një kohë të pacaktuar së bashku me qindra qytetarë të tjerë të vendeve të huaja, të vendeve mike në mesin e tyre, dhe për të bërë me Gherebi dhe të ndaluarit e tjerë si të donte, kur të donte kënaq, pa respektuar ndonjë rregull ligjor të çdo lloji, pa e lejuar që të konsultohej me avokatin, si dhe pa e nxjerrë atë para një institucioni me funksione gjyqësore apo gjykate ku veprimet e saj mund të kundërshtohen. Në të vërtetë, në argumentimin me gojë, qeveria na ka këshilluar që pozicioni i saj do të jetë i njëjtë edhe në qoftë se kishte pretendime se ajo ishte angazhuar në aktet të torturës apo se bënte ekzekutime pa procedura ligjore të të ndaluarve. Sipas njohurive tona, para ndalimit aktual të të burgosurve në Guantanamo, qeveria amerikane asnjëherë më parë nuk ka bërë asnjëherë deklarime të tilla të rënda dhe befasuese. Prandaj, ne e shohin Guantanamon si rast unik, jo vetëm për shkak se marrëdhënieve territoriale të Shteteve të Bashkuara me Bazën nuk mund të barazohen me asgjë, por edhe sepse është hera e parë që qeveria ka deklaruar një grup të tillë të jashtëzakonshëm të parimeve - një pozicion aq ekstreme që ngre shqetësimet më të rënda sipas së drejtës amerikane dhe ndërkombëtare.”
3. Komiteti i OKB-së kundër Torturës, Agiza kundër Suedisë, Komunikimi nr. 233/2003, UN Doc. CAT/C/34/D/233/2003 (2005), dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Alzery kundër Suedisë, UN Doc. CCPR/C/88/D/1416/2005 (2006)
108. Të dyja këto raste janë diskutuar në raportin Marty 2006 (shih paragrafët 150-161 të raportit), pjesët më të rëndësishme të cilave lexojnë si më poshtë:
“153. Në mënyrë të përmbledhur, faktet kanë ndodhur si në vijim: më 18 dhjetor 2001, Z. Agiza dhe Z. Alzery, shtetas egjiptianë që kërkonin azil në Suedi, kërkesë e cila iu refuzua dhe u urdhërua dëbimi i tyre për shkaqe të sigurisë, të marra në kuadër të një procedure të veçantë në nivel ministror. Në mënyrë që të siguroheshin që ky vendim mund të ekzekutohej të njëjtën ditë, autoritetet suedeze pranuan një ofertë amerikane për të vendosur në dispozicion të tyre një avioni i cili gëzonte një autorizim të veçantë për fluturime. Pas arrestimit të tyre nga ana e policisë suedeze, të dy burrat u dërguan në Aeroportin Bromma ku ata sipas marrëveshjes suedeze, do i nënshtroheshin një kontroll ‘sigurie’ nga agjentët e maskuar amerikane.
154. Çështja e këtij ‘kontrolli’ është veçanërisht interesante, pasi ajo korrespondon në mënyrë të detajuar me pohimet e pavarura nga viktimat e tjera të "dorëzimit", përfshirë Z. El-Masri. Procedura e zbatuar nga ekipi amerikan, e përshkruar në këtë rast nga oficerët e policisë suedeze të pranishëm në vendin e ngjarjes, është evidente e mirë përsëritur: agjentët komunikonin me njëri-tjetrin me gjeste dhe jo me fjalë. Duke vepruar shumë shpejt, agjentët ua prerë rrobat Z. Agiza dhe Z. Alzery duke përdorur gërshërët, i veshën ata me komplet tutash, ekzaminuan çdo vrimë trupore dhe flokët imtësisht, dhe me duart dhe këmbët të prangosur dhe zbathur ecën në drejtim të avionit.
...
157. Para dëbimin të dy burrave në Egjipt, Suedia kishte kërkuar dhe kishte marrë garanci diplomatike se ata nuk do t’i nënshtroheshin trajtimit në kundërshtim me konventën kundër torturës, do të gjykoheshin drejtësisht dhe nuk do t’i nënshtrohet dënimit me vdekje. ‘Garanci’ u mbështetë edhe nga një mekanizëm monitorues, vizita të rregullta nga ana e ambasadorit suedez dhe pjesëmarrjen e vëzhguesve suedeze në gjyq.”
109. Komiteti përkatës i Kombeve të Bashkuara e gjeti Suedinë përgjegjës sipas nenit 7 të ICCPR-së, duke përfunduar se, trajtimi i Z. Alzery në Aeroportin Bromma ishte përgjegjësi e Shtetit palë dhe përbënte shkelje të nenit 7 të Konventës; Suedia kishte shkelur detyrimet e saj për të kryer një hetim të shpejtë, të pavarur dhe të paanshëm për ngjarjet në Aeroportit Bromma; dhe parimi i moskthimit, i përcaktuar në këtë nen, ishte shkelur në lidhje me të dy personat,z. Agiza dhe Z. Alzery
110. USA Today raportoi se, Qeveria suedeze kishte paguar 450 000 dollarë Z. Alzery në kompensim për dëbimin e tij. Për të njëjtën shumë ishte rënë dakord të paguhej edhe z Agiza ("Suedia kompenson egjiptianin e ish të dyshuarin për terrorizëm", USA Today, 19 shtator 2008).
C. Burime Publike të cilat vënë theksin mbi shqetësimin për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në burgjet e SHBA-së pas 11 shtatorit 2001
111. Kërkuesi dhe ndërhyrësit si palë e tretë paraqitën një numër të konsiderueshëm artikujsh, raportesh dhe opinionesh të organizmave ndërkombëtare, të huaj dhe kombëtare, organizatave joqeveritare dhe mediat, të cilat ngritën shqetësime në lidhje me dyshimet për burgjet sekrete të pretenduara si të paligjshme dhe keqtrajtimi në qendrat amerikane të burgimit në Guantanamo dhe Afganistan. Një përmbledhje e burimeve më të rëndësishme është dhënë më poshtë.
1. Materialet përkatëse të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
(a) Deklarata e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut mbi burgimin e talebanëve dhe të burgosurve të Al-Kaedës në bazën amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, 16 janar 2002
112. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar si vijon:
“Të gjithë personat e burgosur në këtë kontekst kanë të drejtë për mbrojtjen nga e ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtës humanitare, në veçanti dispozitat përkatëse të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) dhe të Konventave të Gjenevës të vitit 1949. Statusi ligjor i të burgosurve dhe të drejtat e tyre nga statusi për të burgosurit e luftës (POW), në qoftë se kontestohet, duhet të përcaktohet nga një gjykatë kompetente, në përputhje me dispozitat e nenit 5 të Konventës së Tretë të Gjenevës. Të gjithë të arrestuarit, në çdo kohë duhet të trajtohen në mënyrë humane, në përputhje me dispozitat e ICCPR -së dhe Konventës së Tretë të Gjenevës.”
(b) Amnesty International, Memorandum për Qeverinë e SHBA mbi të drejtat e personave në burgjet amerikane në Afganistan dhe Guantanamo, prill 2002
113. Në këtë memorandum, Amnesty International shprehu shqetësimin e saj se Qeveria e SHBA kishte transferuar dhe burgosur persona në kushte që mund të konsiderohen se përbëjnë një trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues dhe se shkelin standardet të tjera minimale në lidhje me burgimin, dhe kishte refuzuar tu lejojnë këtyre personave të kishin akses për këshillim ligjor dhe akses në gjykata, në mënyrë për të mund të kundërshtonin ligjshmërinë e ndalimit të tyre.
(c) Human Rights Watch, "Shtetet e Bashkuara, Prezumimi i Fajësisë: Abuzimet e të drejtave të njeriut për të burgosurit pas 11 Shtatorit", vol. 14, Nr 4 (G), Gusht 2002
114. Ky raport përfshinte pasazhin e mëposhtëm:
“...lufta kundër terrorizmit e nisur nga Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit nuk përfshin një pohim të fuqishëm të këtyre lirive. Në vend të kësaj, vendi ka dëshmuar një erozion të vazhdueshëm, të qëllimshëm, dhe të pajustifikuar e të drejtave themelore ... Shumica e atyre që kanë qenë të prekur drejtpërdrejt janë shtetasit jo-amerikanë ...Departamenti i Drejtësisë i ka ndaluar ata arbitrarisht, ka shkelur procesin e duhur sipas procedurave ligjore kundër tyre, dhe kanë shkelur sipër parimit të prezumimit të pafajësisë.”
(d) Human Rights Watch, "Shtetet e Bashkuara: Raportet e torturës të të dyshuarve të Al-Kaedës", 26 dhjetor 2002
115. Ky raport i referohej artikullit të Washington Post: "SHBA dënon abuzimin por mbron marrjes në pyetje", e cila përshkruan "se si personat që mbahen në qendrën e marrjes në pyetje të CIA-s në bazën ajrore Bagram në Afganistan i nënshtroheshin teknikave “stresuese dhe detyruese” përfshirë “qëndrimin në këmbë ose gjunjëzimin për orë të tëra ", dhe duke “ u mbajtur në pozicione të pazakonta dhe të dhimbshme”.
116. Ai më tej vijon:
“Konventa kundër Torturës, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë ratifikuar, në mënyrë specifike ndalon torturën dhe keqtrajtimin, si dhe dërgimin e të burgosurve në vende ku praktika të tilla kanë të ngjarë të ndodhin.”
(e) Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, "Masat anti-terrorizëm, Siguria dhe të Drejtat e Njeriut: Zhvillimet në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut pas ngjarjeve të 11 shtatorit", Raport, Prill 2003
117. Pjesë përkatëse të këtij pasazhi lexojnë si më poshtë:
Shumë të burgosur që paraqesin ‘interes të veçantë’ janë mbajtur në izolim ose të vendosur me të burgosurit e dënuar, duke mos i lejuar të komunikonin me familjen, miqtë dhe avokatët, dhe nuk kanë pasur aksesin e duhur në objektet për stërvitje, ose për praktimin e fesë së tyre përfshirë ambientet në përputhje me kërkesat dietike . Disa pohuan për grupet e të drejtave të njeriut se atyre u ishin mohuar trajtimet mjekësor dhe ishin rrahur nga gardianët dhe të burgosurit.”
(f) Raporti i Amnesty International 2003 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 28 maj 2003
118. Ky raport diskuton transferimin e të burgosurve në Guantanamo të Kubës, në vitin 2002, kushtet e transferimit të tyre ("të burgosurit ishin prangosur si në duar dhe në këmbë, detyroheshin të vinin dorashka, maska kirurgjie, kufje veshi, syze skish të cilat u fiksoheshin me letër ngjitës") dhe kushtet e ndalimit ("ata mbaheshin pa asnjë akuzë apo gjykim dhe pa pasur akses në gjykata, avokatë apo të afërmit e tyre"). Në të më tej deklarohej:
“Një numër i anëtarëve të dyshuar të Al-Kaedës raportuan të ketë qenë burgosur nga SHBA dhe janë mbajtur në lokacione të fshehta. Qeveria e SHBA ka dështuar të japë sqarime mbi vendndodhjen dhe statusin ligjor të të ndaluarve, apo t’u sigurojë atyre të drejtat e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të informuar familjet e tyre për vendin e tyre të ndalimit dhe të drejtën e aksesit ndaj përfaqësuesve të jashtëm. Një numër i panjohur i të ndaluarve fillimisht në nën mbikëqyrjen e SHBA-së,mendohet të jenë transferuan në vendet e treta, një situatë e cila ngriti shqetësimin se të dyshuarit mund të përballen me akte torture gjatë marrjes në pyetje.”
(g) Amnesty International, "Ndalimi i paligjshëm i gjashtë burra nga Bosnje-Hercegovina në Gjirin e Guantanamos", 29 maj 2003
119. Amnesty International raportoi për transferimin e gjashtë burrave algjerianë, nga policia Federale Boshnjake, nga burgu i Sarajevës nën mbikëqyrjen amerikane në Kampin X-Ray, në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Ajo shprehu shqetësimin se, ata ishin arrestuar në mënyrë arbitrare në shkelje të të drejtave të tyre sipas Paktit Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike. Ajo gjithashtu iu referua vendimit të Dhomës së të Drejtave të Njeriut të Bosnjës dhe Hercegovinës, në të cilën kjo e fundit kishte konkluduar se, transferimi kishte qenë në shkelje të nenit 5 të Konventës, neni 1 i Protokollit nr. 7 dhe nenin 1 të Protokollit nr. 6 .
(h) Amnesty International, "Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërcënimi i një shembulli të keq: Rrënimi i standardet ndërkombëtarepasi burgosjet me justifikimin e ‘luftes kundër terrorit’ vazhdojnë ", 18 gusht 2003
120. Pasazhe përkatëse të këtij raporti lexojnë si më poshtë:
“Të ndaluarit janë mbajtur pa mundësi komunikimi në bazat e SHBA në Afganistan. Akuzat për keqtrajtim kanë dalë. Të tjerët janë mbajtur të izoluar nënë mbikëqyrjen e SHBA-së në vende të pazbuluara diku nëpër botë, dhe SHBA gjithashtu ka nxitur ose është përfshirë në ‘dorëzime të parregullta’, siç i quan SHBA transferimet joformale të të burgosurve ndërmjet SHBA-së dhe vende të tjera duke anashkaluar procedurat e ekstradimit apo garanci të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”
(i) Amnesty International, "Ndalimet sekrete/Frika nga keqtrajtimi", 20 gusht 2003
121. Pasazhe përkatëse të këtij raporti lexojnë si më poshtë:
“Amnesty International është e shqetësuar se, ndalimi i të dyshuarve në vende sekrete pa akses tek një përfaqësues ligjor apo pa komunikim me anëtarët e familjes dhe ‘dorëzimi’ i këtyre të dyshuarve ndërmjet vendeve pa ndonjë mbrojtje formale të drejtave të njeriut është në shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë, i vendos ata në një situatë rreziku të keqtrajtimit dhe minon shtetin e së drejtës.”
(j) Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i Shteteve të Bashkuara: Presidenti i ICRC-së kërkon progres në çështjet e lidhura me ndalimet, njoftimet për shtyp 03/04, 16 janar 2004
122. ICRC shprehu pozicionin e saj si më poshtë:
“Përtej Guantanamo, ICRC-ja është e shqetësuar gjithnjë e më shumë në lidhje me fatin e një numër të panjohur të personave të arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës luftë globale kundër terrorizmit dhe mbahen të burgosur në vende të fshehta. Z. Kellenberger u bëri jehonë kërkesave të mëparshme zyrtare nga ICRC-ja për informacione në lidhje me këta të burgosur dhe për qasje eventuale ndaj tyre, si një përparësi e rëndësishme humanitare dhe si një vazhdim logjik i punës aktuale të burgimit të organizatave në Guantanamo dhe Afganistan.”
(k) Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin Arbitrar, Opinion nr. 29/2006 Z. Ibn al-Shaykh al-Libi dhe 25 persona të tjerë kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, UN Doc. A/HRC/4/40/Add.1 në 103 (2006)
123. Grupi i Punës i OKB vërejti se, arrestimi i personave në fjalë, që mbahen në objekte të drejtuara nga shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara apo që transferohen, shpesh me fluturime sekrete, në qendrat e burgimit në vendet me të cilat autoritetet e Shteteve të Bashkuara bashkëpunon në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar, bie jashtë të gjitha regjimeve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse kundër ndalimit arbitrar. Përveç kësaj, ai vërejti se, fshehtësia e këtyre burgimeve dhe transferimeve ndër-shtetërore të terroristëve të dyshuar, mund t’i ekspozojnë këta të fundit ndaj akteve të torturës, vrasjeve jashtëgjyqësore dhe zhdukjeve me forcë.
2. Dokumente të tjera publike
Agjencia Qendrore e Inteligjencës, "Memo Qëndrës së Komandës të Departamentit të Drejtësisë-Letër informuese mbi përdorimin e kombinuar të teknikave të marrjes në pyetje tëCIA-s", 30 dhjetor 2004
124. Kërkuesi i parashtroi Gjykatës memon e lartpërmendur të CIA-s, pjesë të të cilës nuk ishin më të klasifikuara. Dokumenti "fokusohet në temën e përdorimit të teknikave të kombinuara të marrjes në pyetje, [qëllimi i të cilës] është që të bindë të Ndaluarit me Rëndësi të Vecantë të japin informacione mbi kërcënime dhe shërbimet e inteligjencës së terroristëve në kohën e duhur ... Marrja në pyetje në mënyrë efektive bazohet në përdorimin si të presioneve fizike ashtu edhe atyre psikologjike në mënyrë gjithëpërfshirëse, sistematike dhe kumulative për të ndikuar në sjelljen HVD, për të kapërcyer rezistencën e të ndaluarit. Qëllimi i marrjes në pyetje është për të krijuar një gjëndje pafuqie dhe varësie të plotë...Procesi i marrjes në pyetje mund të ndahet në tri faza të veçanta: kushtet fillestare, faza tranzitore dhe marrja në pyetje". Siç përshkruhet në këtë memo, "kushtet fillestare" përfshin "shokun e arrestimit", "dorëzimin" dhe "pritjen në Vendodhjet e Zeza". Ajo lexon, inter alia:
“Arrestimi ... kontribuon në gjendjen fizike dhe psikologjike të HVD para fillimit të marrjes në pyetje ...
1) Dorëzimi
... Një ekzaminim mjekësor kryhet para fluturimit. Gjatë fluturimit, personi i ndaluar është i prangosur në mënyrë të sigurt dhe nuk mund të shohë dhe të dëgjojë për shkak të përdorimit të fashave që i vendosen në sy, kufjeve dhe veshjeve të hedhura në kokë...”
125. Faza e "Marrjes në pyetje" përfshin përshkrimet e “kushteve të ndalimit", “Teknikat e kushtëzim” dhe “Teknikat korrigjuese”
3. Artikujt e mediave
126. Kërkuesi më tej paraqiti kopjet të artikujve të shumtë të botuara në gazetat maqedonase. Më të rëndësishme janë cituar më poshtë:
(1) “Greva e urisë e Talebanëve në Guantanamo", 4 mars 2002; "Marrëveshje të Fshehtë me të Meta Serioze ", 5 qershor 2003; "Katër francezë në Guantanamo nën Torturë", 16 tetor 2003; "Në Guantanamo Kryhen Akte Torture", 27nëntor 2003; dhe "Të burgosur pa Akuza apo të Drejta", 12 janar 2004 (të gjitha të botuara në gazetën Utrinski Vesnik)
(2) “CIA Torturon Islamistë të arrestuar në Afganistan ", 27 dhjetor 2002; "USA harron të Drejtat e Njeriut në rrjedhën e fushatës anti-terrorizëm", 16 janar 2003; "Harresë për 140 të burgosurit e Guantanamos", 2 dhjetor 2003, (të gjitha të botuar në gazetën Dnevnik).
127. Ai gjithashtu paraqiti kopje të artikujve të botuara në gazetat amerikane, të cilat raportuan mbi teknika “stresuese dhe detyruese” të praktikuara nga SHBA në marrjen në pyetje të burgosurit në bazën ajrore amerikane në Bagram në Afganistan ("Ushtria heton vdekjen e 2 Burgosurve Afgan", Washington Post, 5 mars 2003 dhe "Marrja në Pyetje e të Dyshuarve për Terrorizëm në një Botë të Errët dhe Jo Reale", New York Times, 9 mars 2003). Artikuj të tjerë nga gazetat e amerikane dhe britanike raportuan për dorëzime nën mbikëqyrjen amerikane i individëve të dyshuar për terrorizëm lidhur me aktivitetet para janar 2004 ("Një Skuadër e Mbështetur nga CIA përdor mjetet brutale për shkatërrimin e celulës terroriste", Wall Street Journal, 20 nëntor 2001; "SHBA pas Transferimeve Sekrete të të Dyshuarve për Terror", Washington Post, 11 mars 2002; "Chrétien Proteston për Dëbimin e Kanadezit: Kryeministri e konsideron Trajtimin e të Dyshuarve për Terrorizëm ‘Krejtësisht të Papranueshëm’, Washington Post, 6 nëntor 2003; "E padukshmja", The Independent, 26 qershor 2003; dhe "Zdukja e fajtorëve të prezumuar: ku janë duke u mbajtur të dyshuarit terroriste", Independent, 26 qershor 2003.
128. Kërkuesi parashtroi artikujt në të cilët gazetarët kanë raportuar se Ambasadori amerikan në Gjermani në atë kohë kishte informuar autoritetet gjermane në maj 2004 se CIA kishte burgosur gabimisht kërkuesin. Ata më tej kanë raportuar se Kancelaria gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice i kishte pranuar të saj, në një diskutim privat, se SHBA kishte rrëmbyer gabimisht dhe të burgosur kërkuesin. Sipas këtyre neneve, përfaqësuesit amerikanë refuzuan për të diskutuar me gazetarët në lidhje me rastin ("Burgimi i gabuar: Anatomia e një gabimi të CIA-s", Washington Post, 4 dhjetor 2005; "Gjermania padit CIA-n lidhur me pretendimet e torturës, El-Masri kërkon dëmshpërblim pas rastit të ‘dorëzimit’ sipas një gabimi në identifikim, NBC News, 6 dhjetor 2005; "Qeveria Merkel qëndron jashtë komenteve për gabimin Masri", Washington Post, 7 dhjetor 2005, dhe "Gjermania shqyrton nëse ajo luajti rol në Arrestimin nga SHBA", New York Times, 21 shkurt 2006). Artikulli i fundit iu referua një interviste me Z. H.K në të cilën ai deklaroi:
“Ministria nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Personi është gjallë dhe është kthyer kthehet në shtëpi tek familja e tij. Dikush bëri një gabim. Ai dikushi nuk është Maqedonia.”
129. Së fundi, në vitin 2007, Korporata e Transmetimeve radio televizive Kanadeze (CBC) ka raportuar se Kryeministri kanadez njoftoi një marrëveshje prej 10 000 000 dollarë Shtetet e Bashkuara (USD) dhe një falje zyrtare për Z. Arar, një qytetar kanadez i lindur në Siri, i cili ishte arrestuar në vitin 2002 nga autoritetet amerikane në aeroportin e Nju Jorkut JFK dhe ishte dëbuar në Siri. Kryeministri kishte pranuar tashmë se Z. Arar kishte pësuar një "padrejtësi e madhe" (CBC, "Ottawa arrin marrëveshje 10M $ me Arar", 25 janar 2007). Në vitin 2010 The Guardian botoi një artikull në lidhje me rolin e dyshuar të Mbretërisë së Bashkuar (UK), në dorëzimin e të dyshuarve, në të cilën raportohej se ish të burgosurit britanik në Gjirin Guantanamo mund të marrin një shumë të hollash nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në disa raste në paktën një milion lira sterlina angleze (The Guardian "Tortura dhe terrorizmi: Duke paguar një çmim të lartë", 17 nëntor 2010).
E DREJTA
I. KUNDËRSHTIMET PARAPRAKETË QEVERISË PËR MOS PAJTUESHMËRINË ME RREGULLIN E GJASHTËMUJORIT
A. Parashtrimet e palëve
1. Qeveria e paditur
130. Qeveria kundërshtoi duke pohuar se kërkuesi nuk kishte respektuar rregullin e gjashtë mujorit. Ata argumentuan se ai iu ishte drejtuar autoritetet vendore për ndjekjen penale katër vjet e gjysmë pasi kishin ndodhur ngjarjet e pretenduara (Qeveria citoi Bajram dhe Yildirim kundër Turqisë (dec.), nr. 38587/97, ECHR 2002-III; Artyomov kundër Rusisë, nr. 14146/02, §§ 113 118, 27 maj 2010; dhe Nasirkhayeva kundër Rusisë (dec.), nr. 1721-1707, 31 maj 2011). Nga maji 2004 deri tetor 2008, kërkuesi kishte mbetur krejtësisht pasiv dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për informimin e autoriteteve maqedonase të zbatimit të ligjit në lidhje me ngjarjet e pretenduara. Në vend të kësaj, ai e kishte ndjekur procedura ligjore në juridiksione të tjera. Për më tepër, ai duhet të ketë ditur shumë kohë para tetorit 2008 se, çdo hetim penal në Shtetin e paditur do të kishte qenë joefektiv. Në lidhje me këtë ata iu referuan mungesës së ndonjë kontakt ndërmjet tij dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit të Shtetit të paditur, si dhe mungesën e proprio motu të Prokurorisë së Shtetit, pavarësisht faktit se, autoritetet e prokurorisë tashmë ishin njoftuar në lidhje me rastin e kërkuesit nga homologët e tyre gjermanë. Hetimet e fundit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilat kishin përfunduar në janar të vitit 2007, shumë kohë para se kërkuesi të paraqiste padinë e tij penale në tetor 2008, nuk kishin çuar në gjetjen e ndonjë fakti që do të kishte qenë me rëndësi për atë ankim. Ankimi i tij penal nuk përmbante ndonjë provë të re në mënyrë që të ngrite detyrimin e shtetit për të hetuar pretendimet e tij.
131. Së fundi, ata argumentuan se kërkuesi nuk kishte treguar interes për të shfrytëzuar mjetet e brendshme ankimore. Mungesa e interesit nga ana e tij ishte e qartë sepse ai nuk ishte munduar të informohej në lidhje me zhvillimin e hetimeve (Qeveria citoi Bulut dhe Yavuz kundër Turqisë (dec.), nr. 73065/01, 28 maj 2002). Për më tepër, ai kishte dështuar për t’ia komunikuar deklaratën e Z. H.K autoriteteve të brendshme dhe të kërkonte fillimin e procedimit penal nga prokurori publik. Sikur kërkuesit i kishte kërkuar ndjekjen penale për një të pandehur të identifikuar, ai do të ishte lejuar për të marrë përsipër ndjekjen penale, si një palë paditëse zëvendësuese, nëse prokurori publik hidhte poshtë kërkesën e tij. Ai e kishte pasur një mundësi të tillë, duke marrë parasysh se ankimi i tij penal në tetor 2008 ishin ngritur kundër një të pandehuri të paidentifikuar. Për më tepër, kërkuesi nuk mund të kundërshtonte vendimin që hodhi poshtë ankimin e tij.
2. Kërkuesi
132. Kërkuesi u përgjigj duke pohuar se, Shteti i paditur kishte një detyrim pozitiv sipas Konventës për të kryer një hetim me iniciativën e tij. Hetimi i brendshëm i ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme (shih paragrafët 64-66 më lart) nuk mund të konsiderohet si efektiv dhe i pavarur brenda kuptimit të neneve 3 dhe 13 të Konventës. Për më tepër, ai nuk kishte pasur asnjë mundësi për të marrë informacion në lidhje me këtë hetim, duke pasur parasysh se autoriteteve nuk e kishin kontaktuar atë apo të kishin bërë publik hetimin e tyre. Nga momenti ai ishte kthyer në Gjermani në fund të majit 2004 dhe kishte kërkuar në mënyrë aktive për të grumbulluar dëshmi të mjaftueshme për të ndërtuar një "rast të diskutueshëm" për ta paraqitur tek organet kombëtare të akuzuese. Periudha prej katër vjetësh e gjysmë nga lirimi i tij deri në paraqitjen e kallëzimit penal në tetor 2008 nuk kishte qenë e tepruar. Përkundrazi koha kishte qenë krejtësisht e arsyeshme, duke pasur parasysh se ky ishte një rast kompleks zhdukjeje, që përfshin bashkëpunimin ndërkombëtar të shërbimeve të inteligjencës, në të cilën Qeveritë amerikane dhe ajo maqedonase kishin rënë dakord për të fshehur ekzistencën e një sistemi të fshehtë, shumëkombëshe kriminal. Prandaj, ai kishte vepruar me zell dhe në përputhje me praktikën e Gjykatës. Ai kishte kërkuar në kohën e duhur për të nisur një hetim penal, por autoritetet nuk i ishin përgjigjur shpejt dhe në fshehtësi e kishin refuzuar ankimin e tij. Më tej,ai kishte kërkuar por më kot, informacione nga prokurori publik në lidhje me ecurinë e hetimeve. Prokurori publik nuk e kishte njoftuar atë lidhur me vendimin e tij për refuzimin e ankimin deri më 22 Nëntor 2010, katërmbëdhjetë muaj pas depozitimit të kërkesës së tij në Gjykatë. Duke qenë se kallëzimi penal ishte paraqitur kundër një të pandehuri të paidentifikuar, ai nuk kishte mundur të niste një proces penal individualisht.
133. Kërkuesi parashtroi në përfundim se, ai e kishte respektuar afatin kohor gjashtë mujor, i cila kishte nisur më 23 janar 2009, data kur ndjekja penale e veprave të pretenduar, sipas tij, parashkruhet.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e Gjykatës
134. Gjykata përsërit se, Konventa është një instrument për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe se është e një rëndësie vendimtare që ajo të interpretohet dhe zbatohet në një mënyrë që i bën këto të drejta praktike dhe efektive, jo thjeshte teorike dhe iluzive. Kjo ka të bëjë jo vetëm me interpretimin e dispozitave themelore të Konventës, por edhe dispozitave procedurale; ajo ndikon mbi detyrimet e imponuara mbi Qeveritë e paditura, por ka efekte edhe mbi pozicionin e kërkuesve. Ku koha është esenciale në zgjidhjen e çështjeve në një rast, ka një barrë për kërkuesin për të siguruar që pretendimet e tij ose të saj të ngrihen para Gjykatës me shpejtësinë e nevojshme për të siguruar që këto pretendime të zgjidhen në mënyrë të e duhur dhe të drejtë (shikoni Varnava dhe të Tjerët kundër Turqisë [GC], nr. 16064/90, 16065/90, 16066/90, 16068/90, 16069/90, 16070/90, 16071/90, 16072/90 dhe 16073/90, § 160, ECHR 2009 ...).
135. Objekti i afatit gjashtë mujor sipas nenit 35 § 1 është që të promovojë sigurinë ligjore, duke siguruar se, çështjet e ngritura para Gjykatës sipas Konventës të trajtohen në një kohë të arsyeshme dhe se vendimet e kaluara nuk janë vazhdimisht të hapura për t’u kundërshtuar. Ajo vendos limitet kohore të mbikëqyrjes së kryer nga organet e Konventës dhe sinjalizon si individin ashtu edhe autoritetet shtetërore për periudhën përtej së cilës një mbikëqyrje e tillë nuk është më e mundur (shih Sabri Gunes kundër Turqisë [GC], nr. 27396/06 , §§ 39 dhe 40, 29 qershor 2012, dhe Walker kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 34979/97, ECHR 2000-I).
136. Si rregull, periudha gjashtë mujore fillon të numërohet nga data e vendimit përfundimtar në procesin e shterimit të mjeteve të brendshme ligjore. Megjithatë,kur është e qartë qysh nga fillimi, se nuk ka mjet ligjor efektiv në dispozicion të kërkuesit, periudha fillon nga data e akteve apo masave të ankimuara, ose nga data e marrjes dijeni për aktet e tilla ose efektin e tyre mbi ose në dëm të kërkuesit (shih Dennis dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 76573/01, 2 Korrik 2002). Kur kërkuesi shfrytëzon një mjet ligjor ekzistues dhe vetëm më pas bëhet i vetëdijshëm për rrethanat që bëjnë atë mjet të paefektshëm, mund për qëllimet e nenit 35 § 1, që periudha gjashtëmujore të fillojë nga data kur kërkuesi u vu në dijeni të këtyre rrethanave ose duhet ishte vënë në dijeni (shih Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 46477/99, 4 qershor 2001).
2. Zbatimi i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret
137. Gjykata vëren se, kundërshtimet e Qeverisë se kërkesa ishte jashtë afati ishte në dy drejtime: së pari, se ankimi penale i kërkuesit ishte dorëzuar tek autoritetet vendase tepër vonë dhe së dyti, se ky ankim ka qenë një mjet ligjor ankimor i paefektshëm. Në lidhje me këtë ata sugjeruan se afati gjashtë mujor duhet të konsiderohet se ka filluar kur kërkuesi mori dijeni, ose duhet të kishte marrë dijeni për rrethanat që e bënin mjetet e brendshme ligjore në dispozicion paefektshme
138. Për t’iu përgjigjur kundërshtimeve të Qeverisë për pranueshmërinë, Gjykata duhet të vlerësojë nëse, në rrethana të veçanta e çështjes në fjalë, një kallëzim penal ishte një mjet efektiv për t’u përdorur nga kërkuesi në mënyrë që të kërkojë dëmshpërblim për pretendimet e tij sipas Konventës. Përgjigja për këtë pyetje do të jetë përcaktuese për llogaritjen e afatit gjashtëmujor.
(a) Nëse një kallëzim penal ishte një mjet ligjor që duhej përdorur nga aplikanti
139. Gjykata rithekson se përcaktimi nëse kërkuesi në një rast të caktuar është në pajtueshmëri me kriteret e pranueshmërisë do të varet nga rrethanat e rastit dhe faktorëve të tjerë, të tilla si zelli dhe interesi i shfaqur nga kërkuesi, si dhe përshtatshmërinë e hetimet e brendshme (shih Abuyeva dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 27065/05, § 174, 2 dhjetor 2010).
140. Gjykata vëren se, ajo tashmë ka gjetur në rastet kundër Shtetit të paditur se një kallëzim penal është në parim, një mjet efektiv ligjor që duhet të përdoret, në rastet e shkeljeve të pretenduara të nenit 3 të Konventës (shih Jasar kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 69908/01, 15 shkurt 2007; Trajkoski kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 13191/02, 7 shkurt 2008; Dzeladinov dhe të Tjerët kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 13252/02, 10 prill 2008; dhe Sulejmanov kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 69875/01, 24 prill 2008). Ajo nuk sheh asnjë arsye që mund të justifikojnë devijimin nga ky parim, aq më tepër, në rrethanat e çështjes në fjalë, ku akuzat e trajtimit çnjerëzor dhe heqjes së kundërligjshme të lirisë mendohen të jenë rezultat i një operacioni sekret të kryer pa ndonjë bazë ligjore. Nëse veprimet e agjentëve të Shtetit të përfshirë kanë qenë të paligjshme dhe arbitrare, u takon autoriteteve të ndjekjes penale të Shtetit të paditur për të identifikuar dhe për të ndëshkuar autorët e krimit. Njoftimit i zyrës së prokurorit publik rreth këtyre veprimeve duhet të shihet si një hap tërësisht logjik nga ana e viktimës.
141. Gjykata konsideron se, nuk mund të prezumohej në mënyrë të arsyeshme se një kallëzim penal ishte qartësisht një mjet ligjor jo efektiv, në kohën kur ishte paraqitur në tetor të vitit 2008. Ka pasur vetëm disa dyshime rreth efektivitetit të saj, dhe kërkuesit duhej, sipas nenit 35 § 1 të Konventës, të shteronte atë mjet përpara paraqitjes së kërkesës së tij në Gjykatë. Do të ishte e paarsyeshme të pritej që kërkuesi të paraqiste kërkesën e tij në Gjykatën para se ajo të trajtohej në mënyrë përfundimtare në nivel të brendshëm në përputhje me parimin e subsidiaritetit, sipas të cilit është më mirë për faktet e rasteve që të hetohen dhe çështjet të zgjidhen në aq sa është e mundur në nivelin e brendshëm. Kjo është në interes të kërkuesit, dhe efektivitetit të sistemit të Konventës, që autoritetet vendase, të cilët janë n pozitën më të mirë për ta bërë, të veprojnë për të vënë në vend çdo shkelje të pretenduara të Konventës (shih Varnava dhe të Tjerët, të cituar më lart, § 164).
142. Është e vërtetë që një kohë e konsiderueshme ka kaluar ndërmjet 29 majit 2004, data kur kërkuesi u kthye në Gjermani, dhe dorëzimit të ankesës së tij penale, më 6 tetor 2008. Asnjë veprim tjetër ligjor në Shtetin e paditur nuk është ndërmarrë nga kërkuesi para asaj date. Lidhur me këtë vonesë, kërkuesi dha shpjegime, të cilat në vetvete nuk mund të konsiderohen të paarsyeshme. Rasti i tij lidhje me akuzat për "dorëzim të jashtëzakonshëm", i cili përfshinte akuzat e rrëmbimit, mbajtjes pa mundësi komunikimi dhe keqtrajtimit. Sipas raportit Marty 2006, autoritetet e shumicën së Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës kanë mohuar akuzat e pjesëmarrjes së tyre në operacionet e dorëzimit (shih paragrafin 43 më lart). Një politikë e tillë e penguese u riafirmua në raportin Marty 2007 (shih paragrafin 46 më sipër). Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes dhe fshehtësinë e vënë në dukje më lart, ajo ishte e arsyeshme për kërkuesin për të priste për zhvillimet që mund të kishin zgjidhur çështje vendimtare faktike ose ligjore. Në të vërtetë, hetimet në proces në vitet e para tetorit 2008 zbuluan elementet pertinent që hidhnin dritë mbi pohimet e kërkuesit dhe përbënin një sfond shumë të fortë për akuzat e tij penale. Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes dhe natyrën e shkeljeve të pretenduara të drejtave të njeriut në rrezik, është e kuptueshme që kërkuesi vendosi të shterojë mjeteve ligjore të brendshme vetëm kur ai kishte disa materiale konfirmuese në dispozicion të tij.
143. Në çdo rast, kallëzimi penal u paraqit para se ndjekja e veprave penale të pretenduara të parashkruhej (shih paragrafin 79 më lart). Ajo u refuzua për shkak të mungesës së provave dhe jo për mos pajtueshmëri me kriteret e pranueshmërisë. Pra, nuk duket se, vonesa në paraqitjen e kërkesës ka bërë atë të papranueshme, të paefektshme apo të paaftë për të ndrequr situatën e kundërshtuar. Përkundrazi, duke e sjellë pretendimin e tij kur disa dëshmi konfirmuese ishte në dispozicion në nivel ndërkombëtar, kërkuesi iu paraqiti autoriteteve gjyqësore të Maqedonisë arsyet më të forta për të shkruar më tej në akuzat e tij.
144. Nga sa më lart, vërehet se, një kallëzim penal është një mjet ligjor ankimor që duhej të përdorej nga kërkuesit në këto rrethana.
(b) Pikënisja e afatit gjashtë mujor
145. Tashmë mbetet për t’u përcaktuar, kur vendimi përfundimtar mbi ankesën e tij penale u bë i njohur për kërkuesin. Kjo datë do të shënojë pikënisjen e afatit gjashtë mujor.
146. Gjykata vëren se, pak më shumë se dy muaj kishin kaluar nga momenti i paraqitjes së ankesës penale dhe vendimit për të refuzuar atë. Kjo kohë, në këndvështrimin e Gjykatës, nuk mund të konsiderohet, aq e gjatë, sa të pretendohet nga kërkuesi për të kërkuar informacion në lidhje me hapat e ndërmarrë gjatë kësaj periudhe nga autoritetet vendase. Siç është paraqitur nga kërkuesi, kërkesa e tij për informacion të mëtejshëm në lidhje me progresin e hetimit ishte e pa dobishme (shih paragrafin 132 më lart).
147. Prokurori publik hodhi poshtë ankesën penale të kërkuesit më 18 dhjetor 2008. Sipas kërkuesit, vendimi nuk ishte sjellë në vëmendjen e tij deri në 22 nëntor 2010, pavarësisht faktit se ligji i zbatueshëm procedural i detyronte autoritetet e ndjekjes penale të njoftonte të dëmtuarit për vendimin e tyre për refuzimin e një ankese penale në afat prej tetë ditëve (shih paragrafët 86 dhe 87 më lart).Qeveria nuk ka pretenduar se ky detyrim ishte respektuar. Prandaj, pikënisja e afatit gjashtë mujor nuk mund të jetë 18 dhjetori 2008, data e vendimit të prokurorit publik, por data në të cilën kërkuesi mori dijeni në lidhje me atë vendim. Në rrethanat e çështjes në fjalë, nuk është e nevojshme për të vërtetuar vërtetësinë e deklaratës së kërkuesit në lidhje me njoftimin e vendimit pasi Qeveria nuk ka treguar se kërkuesi ka marrë një njoftim zyrtar të vendimit apo ka ardhur në dijeni të tij në forma të tjera para 20 janarit 2009, që është, gjashtë muaj para se ai paraqiti kërkesën e tij para Gjykatës.
(c) Përfundime
148. Në dritën e sa më sipër, Gjykata çmon se, kërkuesi ka vepruar në përputhje me rregullin e gjashtë mujorit sipas nenit 35 § 1 të Konventës dhe hedh poshtë kundërshtimet e Qeverisë se, kërkesa është jashtë paraqitur jashtë afatit.
II. VLERËSIMI I PROVAVE DHE PËRCAKTIMI I FAKTEVE NGA GJYKATA
A. Parashtrimet e palëve
149. Kërkuesi pohoi se, ai i ishte nënshtruar një dorëzimi të jashtëzakonshëm nga agjentët e CIA-s të asistuar konsiderueshëm nga agjentët e Shtetit të paditur. Hetimet ndërkombëtare, hetimet e huaja dhe përpjekjet e mëtejshme të kërkuesit për të hetuar rastin e tij parashtruan një sasitë mirë të provave që mbështesin pretendimet e tij dhe përjashtojnë arsyetimet e Qeverisë si krejtësisht të pabaza. Nga ana tjetër, nuk kishte pasur "asnjë provë të besueshme për të përkrahur versionin e Qeverisë për ngjarjet".
150. Qeveria mohoi pretendimet e kërkuesit si të pabaza, duke paraqitur materialeve të ndryshme në mbështetje të këtij argumenti (shih paragrafët 41 dhe 65 më lart). Ata më tej mohuan ekzistencën e ndonjë dokumentacioni të cilit i referohej Z. H.K (shih paragrafin 74 më lart dhe paragrafi 12 i deklaratës).
B. Vlerësimi i fakteve nga ana e Gjykatës
1. Parimet e Përgjithshme
151. Në rastet kur ka deklarime kontradiktore lidhur me ngjarjet, Gjykata kur vërteton faktet konfrontohet në mënyrë të pashmangshme me vështirësi të njëjta si ato me të cilat përballet çdo gjykatë të shkallës së parë. Ajo përsërit se, në vlerësimin e provave, ajo ka adoptuar standardin e provimin "përtej dyshimit të arsyeshëm". Megjithatë, ajo nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj për të marrë hua qasjen e sistemeve ligjore kombëtare që përdorin atë standard. Roli i saj nuk është të përcaktojë fajësinë penale ose detyrime civile, por përgjegjësinë e Shteteve Kontraktuese sipas Konventës. Specifika e detyrave të saj sipas nenit 19 të Konventës - për të siguruar respektimin nga Shtetet Kontraktuese të angazhimit të tyre për të siguruar të drejtat themelore të mishëruara në Konventën - kushtëzon qëndrimin e saj për çështjet e dëshmive dhe provave. Në procedurën para Gjykatës, nuk ka pengesa procedurale për pranueshmërinë e provave apo formula të paracaktuara për vlerësimin e tyre. Ajo miraton konkluzionet që janë, në pikëpamjen e saj, të mbështetura nga vlerësimi të lirë i të gjitha provave, duke përfshirë përfundime të tilla që mund të dalin nga faktet dhe parashtrimet e palëve. Sipas jurisprudencën së saj, prova mund të dalin nga bashkekzistenca e konkluzioneve mjaftueshëm të forta, të qartë dhe harmonike ose prezumime të ngjashme të fakteve të pakundërshtueshme. Për më tepër, niveli i bindjes nevojshme për arritjen në një konkluzion të veçantë dhe, në lidhje me këtë, shpërndarja e barrës së provës, janë të lidhura thelbësisht me specifikën e fakteve, natyra e pretendimeve të bëra dhe të drejtat e Konventa në rrezik. Gjykata është gjithashtu e kujdesshme për seriozitetin që bashkëngjitet një vendimi që një Shtet Kontraktues ka shkelur të drejtat themelore (shih Creanga kundër Rumanisë [GC], nr. 29226/03, § 88, 23 shkurt 2012, dhe rastet e cituara aty) .
152. Për më tepër, është për t’u rikujtuar se procedurat e Konventës nuk i nënshtrohen në të gjitha rastet zbatimit të rreptë të parimit probatio affirmanti incumbit. Gjykata rithekson jurisprudencën e saj të neneve 2 dhe 3 të Konventës sipas së cilës kur ngjarjet në fjalë bien brenda njohurive ekskluzive të autoriteteve, si në rastin e personave të ndaluar nën kontrollin e tyre, supozime të forta faktike do lindin në lidhje me lëndimet dhe vdekjet që ndodhin gjatë atij ndalimi. Barra e provës në një rast të tillë mund të konsiderohet se bie mbi autoritetet për të siguruar një shpjegim të kënaqshëm dhe bindëse (shih Çakiç kundër Turqisë [GC], nr. 23657/94, § 85, ECHR 1999-IV; Salman kundër Turqisë [GC], nr. 21986/93, § 100, ECHR 2000-VII; dhe Rupa kundër Rumanisë (nr.1), nr. 58478/00, § 97, 16 dhjetor 2008). Në mungesë të një shpjegimi të tillë Gjykata mund të nxjerrë konkluzione të cilat mund të jenë të pafavorshme për Qeverinë e paditur (shih Orhan kundër Turqisë, nr. 25656/94, § 274, 18 qershor 2002)
153. Gjykata tashmë ka vërejtur se, këto konsiderata zbatohen edhe në rastin e zhdukjeve të shqyrtuara në bazë të nenit 5 të Konventës, kur, edhe nëse nuk është e vërtetuar se një person është ndaluar nga autoritetet, mund të konkludohet se ai ose ajo ishte thirrur zyrtarisht nga autoritetet, ka hyrë në një ambient që ka qenë nën kontrollin e tyre dhe nuk është parë që prej atëherë. Në rrethana të tilla, barra bie mbi Qeverinë që të japë një shpjegim të arsyeshëm dhe të kënaqshme si për atë që ka ndodhur në ambientet e kontrolluara prej saj dhe të provojë se personi në fjalë nuk ishte ndaluar nga autoritetet, por ishte larguar nga ambientet në fjalë pa u privuar nga liria e tij ose e saj (shih Tanis dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 65899/01, § 160, ECHR 2005-VIII; Yusupova dhe Zaurbekov kundër Rusisë, nr. 22057/02, § 52, 9 tetor 2008, dhe Matayeva dhe Dadayeva kundër Rusisë, nr. 49076/06, § 85, 19 prill 2011). Për më tepër, Gjykata rithekson se, përsëri në kontekstin e një kërkese sipas nenit 5 § 1 të Konventës, ajo ka kërkuar dëshmi në formën e konkluzioneve të pranueshme,para se barra e provës të zhvendosej tek Qeveria e paditur (shih Oçalan kundër Turqisë [GC], nr. 46221/99, § 90, ECHR 2005-IV, dhe Creanga, cituar më lart, § 89).
2. Themelimi i fakteve në rastin konkret
154. Gjykata vëren se, pretendimet e kërkuesit janë kontestuar nga ana e Qeverisë për të gjitha deklarimet e bëra prej tij. Duke pasur parasysh dëshmitë kontradiktore të paraqitura nga palët, mohimi i fortë i Qeverisë së paditur të çdo përfshirjen të agjentëve të Shtetit në ngjarjet e pretenduara dhe mospranimi i ankesës penale të kërkuesit, Gjykata konsideron se lind një pikëpyetje lidhur me barrën e provës në këtë rast dhe në veçanti nëse ajo duhet të zhvendoset nga kërkuesi tek Qeveria e paditur.
155. Në lidhje me këtë ajo thekson se,është delikate pasur parasysh natyrën plotësuese të rolit të saj dhe pranon se, duhet të jetë e kujdesshëm në marrjen e rolit të një gjykate të shkallës së parë të faktit, kur kjo nuk është bërë e pashmangshme nga rrethanat e një rasti të veçantë (shih McKerr kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 28883/95, 4 prill 2000). Megjithatë, kur kemi të bëjmë me pretendime në bazë të nenit 3 të Konventës Gjykata duhet të zbatojë " veçanërisht një shqyrtim tërësor " (shih, mutatis mutandis, Ribitsch kundër Austrisë, 4 dhjetor 1995, § 32, Seria A nr. 336, dhe Georgiy Bykov kundër Rusisë, nr. 24271/03, § 51, 14 tetor 2010) edhe në qoftë se tashmë ishin zhvilluar procedura të caktuara vendase dhe ishin kryer hetime (shih Cobzaru kundër Rumanisë, nr. 48254/99, § 65, 26 korrik 2007). Me fjalë të tjera, në një kontekst të tillë Gjykata është e përgatitur të jetë më kritike për sa i përket konkluzioneve të gjykatave vendase. Në shqyrtimin e tyre, Gjykata mund të marrë parasysh cilësinë e procedimeve të brendshme dhe të gjitha gabimet e mundshme në procesin e vendim marrjes (shih Denisenko dhe Bogdanchikov kundër Rusisë, nr. 3811/02, § 83, 12 shkurt 2009).
156. Gjykata vëren së pari se, në përshkrimin e kërkuesit për rrethanat në lidhje me përvojë e hidhur që ai pretendonte se kishte kaluar, ishte shumë i detajuar, specifik dhe konsistent gjatë gjithë periudhës pas kthimit të tij në Gjermani. Rrëfimi i tij ka mbetur koherent në të gjithë hetimet ndërkombëtare dhe të tjera të huaja dhe proceset e brendshme dhe përmbante informacioneve konsistente lidhur me vendin, kohën dhe kohëzgjatjen e ndalimit të tij të pretenduar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në objektin e drejtuar nga CIA ku ishte mbajtur i burgosur, si dhe trajtimi të cilit i ishte nënshtruar ndërsa mbahej i ndaluar në hotel, gjatë transferimit të tij nën mbikëqyrjen e agjentëve të CIA-s në aeroportin e Shkupit dhe në "Salt Pit" në Afganistan. Përveç kësaj, ka shumë aspekte të tjera të çështjes të cilat rrisin besueshmërinë e kërkuesit.
157. Në radhë të parë, Gjykata vëren se deklarimet e kërkuesit t u mbështet nga një sasi të madhe të provave indirekte të marra gjatë hetimeve ndërkombëtare dhe hetim nga ana e autoriteteve gjermane. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se dëshmitë e mëposhtme:
(a) regjistrimet e fluturimeve konfirmojnë se një avion privat Boeing (regjistruar më pas nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA)) ishte ngritur në fluturim nga Palma de Majorka (Spanjë) më 23 janar 2004, kishte zbarkuar në aeroportin e Shkupit në orën 20.51 atë mbrëmje dhe ishte larguar nga Shkupi pas më shumë se tre orësh, duke fluturuar për në Bagdad dhe pastaj në Kabul;
(b) regjistrimet e fluturimeve konfirmojnë se një avion privat Gulfstream i CIA-s me numër N982RK ishte larguar nga Kabuli më 28 maj 2004 dhe ishte ulur në një bazë ajrore ushtarake në Shqipëri të quajtur Aerodromi i Bezat i Kuçovës;
(c) testimi shkencor i rrënjës së flokëve të kërkuesit, i kryer në bazë të një hetimi penal gjerman, duke konfirmuar se ai kishte kaluar disa kohë në një vend të Azisë Jugore dhe ishte privuar nga ushqimi për një periudhë të gjatë kohe;
(d) të dhënat gjeologjike që konfirmonin kujtesë e kërkuesit për tërmete të vogla gjatë burgosjes së pretenduar të tij në Afganistan;
(e) skica të burgut afgan që kërkuesi vizatoi, të cilat ishin njohur menjëherë me një tjetër viktimë dorëzimi të paautorizuar të cilët ishin mbajtur të burgosur nga agjentët amerikanë në Afganistan.
158. Mbi bazën e këtyre provave hetim Marty ishte në gjendje të konstatojmë se rasti i kërkuesit ishte "një rast i dokumentuar dorëzimi të paautorizuar" (shih paragrafin 45 më sipër) dhe se versioni i Qeverisë i ngjarjeve ishte "krejtësisht i papranueshëm" (shih paragrafin 46 më lart).Raporti përfundimtar i hetimit Fava "dënoi dorëzimin e jashtëzakonshëm të qytetarit gjerman Khaled El-Masri" (shih paragrafin 49 më lart). Për më tepër, Bundestagu gjerman vuri në dukje se historia e kërkuesit ishte "besueshme si për faktet kryesore të ndalimit të tij në Maqedoni dhe transferimit të tij në Afganistan, si dhe burgosjes së tij atje nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës" (shih paragrafin 60 më lart).
159. Së dyti, hetimet e kërkuesit në Shtetin e paditur zbuluan element të tjera përkatës që vërtetonin historinë e tij. Në këtë kontekst, Gjykata tërheq vëmendje të veçantë për letrën e autoritetet të aeroportit të Shkupit të datës 18 Qershor 2008 (shih paragrafin 67 më sipër) që konfirmonte gjetjet e hetimit Marty lidhur me rrugën e përshkruar nga avioni Boeing 737 me numër N313P. Ky dokument dëshmoi, për herë të parë, se avioni kishte zbarkuar në aeroportin e Shkupit, pa asnjë pasagjerë dhe se kishte marrë me vete pasi ishte larguar vetëm një pasagjer. Provë tjetër bindëse në mbështetje të kërkuesit ishte raporti i ekspertit i paraqitur nga Z. J.G.S, një hetues i përfshirë në hetimet e Marty dhe Fava, në të cilin një konstatim i detajuar faktik në lidhje me ngjarjet e ndodhura nga hyrja e kërkuesit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë deri në transferimin e tij në nën mbikëqyrjen e agjentëve të CIA-s.
160. Së treti, Gjykata i kushton rëndësi të veçantë materialit përkatës (shih paragrafët 98, 103, 106-127 më sipër), që tashmë është një çështje e të dhënave publike, publikuar nga forume të ndryshme që bëjnë publike informacionet përkatëse në lidhje me "programin e dorëzimit të paautorizuar" të drejtuar nga autoritetet e SHBA-së në atë kohë. Edhe pse ky material nuk i referohet rastit të kërkuesit si i tillë, ai hedh dritë mbi metodat e përdoruara në raste të ngjashme "dorëzimi të paautorizuar" me ato të përshkruara nga kërkuesit
161. Së fundi, Gjykata i referohet deklaratës me shkrim të Z. H.K, i cili në atë kohë ishte Ministri i Punëve të Brendshme të Shtetit të paditur dhe më pas u bë Kryeministër. Në atë deklaratë, e cila është dëshmia e vetme që lidhet drejtpërdrejtë me ngjarjet e ankimuara para Gjykatës, dëshmitari konfirmoi se autoritetet maqedonase të zbatimit të ligjit, duke vepruar sipas një urdhër arresti ndërkombëtar të vlefshëm të lëshuar nga autoritetet amerikane, kishin arrestuar kërkuesin dhe e kishin mbajtur të izoluar dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të UBK-së (Shërbimi Informativ Shtetëror) në një objekt në Shkup. Më vonë, ai ishte dorëzuar një ekipi "dorëzimi" të CIA-s në aeroportin e Shkupit dhe kishte fluturuar jashtë Shtetit të paditur me një avion të CIA-s. Deklarata e tij është një konfirmim i fakteve të përcaktuara në rrjedhën e hetimeve të tjera dhe i përshkrimit konsistente dhe koherente të kërkuesit për ngjarjet.
162. Është e vërtetë se autoriteteve vendase nuk iu dha mundësia për të testuar dëshminë e z H.K As vetë Gjykata nuk ka pasur mundësinë për të hetuar detajet e deklaratës së tij në rrjedhën e procedurës para saj. Megjithatë, kjo nuk do të zvogëlojë vlerën e saj provuese, dhe fakti se ajo erdhi në dritë pasi autoritetet vendase të prokurorisë kishin refuzuar tashmë kallëzimin penal të kërkuesit nuk ndalon Gjykatën nga marrja e saj në konsideratë (shih, mutatis mutandis, Saadi kundër Italisë [GC], nr. 37201/06, § 133, ECHR 2008).
163. Në parim Gjykata do të trajtojë me kujdes deklaratat e dhëna nga ministrat e Qeverisë apo zyrtarë të tjerë të lartë, pasi ata priren të jenë në favor të Qeverisë që ata përfaqësojnë apo përfaqësonin. Megjithatë, ajo gjithashtu konsideron se, deklaratat nga zyrtarë të lartë, madje edhe ish-ministrat dhe zyrtarë të cilët kanë luajtur një rol qendror në kontestin në fjalë, janë me vlerë dëshmuese të veçantë kur ata pranojnë faktet apo sjellje që i vendosin autoritetet në një pozicion të pafavorshëm. Ata pastaj mund të interpretohet si një formë e pranimit (shih në këtë kontekst, mutatis mutandis, Aktivitetet Ushtarake dhe Paraushtarake në dhe kundër Nikaragua (Nikaragua kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës) Themeli, Vendim, Raportet e GJND1986, f.14, § 64 ).
164. Prandaj, Gjykata konsideron se, provat e paraqitura nga ky dëshmitar mund të merren parasysh. Në lidhje me këtë ai vëren se, Qeveria nuk i ka paraqitur Gjykatës arsye për të hedhur dyshime mbi besueshmërinë e saj.
165. Në dritën e sa më sipër, Gjykata është e kënaqur për faktin se ka prova prima facie në favor të versionit të ngjarjeve të kërkuesit dhe se barra e provës duhet të zhvendoset tek Qeveria e paditur.
166. Megjithatë, Qeveria ka dështuar për të demonstruar përfundimisht pse dëshmia e mësipërme nuk mund të shërbejë për të vërtetuar pohimet e bëra nga kërkuesi. Ata nuk kanë dhënë një shpjegim të kënaqshëm dhe bindëse se si ngjarjet në fjalë kanë ndodhur. As nuk kanë dhënë një shpjegim të arsyeshëm për atë që ka ndodhur me kërkuesin pasi autoritetet e tyre e kishin ndaluar në kufirin e Tabanocit më 31 dhjetor 2003. Gjithashtu nuk janë dhënë as shpjegime të besueshme dhe të verifikueshme nga ana e Qeverisë që të kundërshtojë supozimin për përgjegjësinë e autoriteteve të tyre për fatin e kërkuesit që prej arrestimit të tij më 31 dhjetor 2003. Prova e paraqitur nga Qeveria (shih paragrafët 41 dhe 65 më lart) është e pamjaftueshme në këtë drejtim. Në lidhje me këtë vlen të përmendet se, nuk nga Qeveria nuk është dhënë asnjë shpjegim se pse ajo nuk kishte ishte vënë në dispozicion më herët (shih paragrafin 45 më lart dhe paragrafi 113 të raportit të vitit 2006 Marty). Për më tepër, Qeveria nuk komentoi dhe as paraqiti ndonjë kundërshtim lidhur me raportin e ekspertit të paraqitur nga Z. J.G.S Ata më tej nuk paraqitën asnjë dokument lidhur me rastin e kërkuesit që ruhej nga Ministria e Brendshme të cilat Z. H.K i referohej në deklaratën e tij (shih paragrafin 74 më lart). As nuk kishte ndonjë material të shkruar në këtë kontekst të paraqitur në Gjykatë. Së fundi, hetimi i cili përfundoi me refuzimin e ankesës së kërkuesit ishte jo bindës dhe Gjykata nuk është në gjendje ë të nxjerrë ndonjë përfitim nga rezultatet e tij.
167. Në këto rrethana, Gjykata çmon se ajo mund të nxjerrë konkluzione nga materiali në dispozicion dhe sjellja e autoriteteve (shih Kadirova dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 5432/07, §§ 87 dhe 88, 27 mars 2012) dhe i vlerëson akuzat e kërkuesit mjaftueshmërisht bindëse dhe të themeluara përtej dyshimit të arsyeshëm.
III. PRETENDIMI PËRSHKELJE TË NENIT 3 TË KONVENTËS
168. Kërkuesi pretendoi se Shteti i paditur ka qenë përgjegjës për keqtrajtimin ndaj tij ndërkohë që mbahej i arrestuar në hotel dhe për dështimin për të parandaluar që ai ti nënshtrohej trajtimit të "kapjes tronditëse" kur iu dorëzua ekipit të dorëzimit të CIA-s në aeroportin e Shkupit. Ai më tej u ankua se, Shteti i paditur ka qenë përgjegjës për keqtrajtimin e tij gjatë burgimit të tij në "Salt Pit" në Afganistan, pasi e kishin dorëzuar atë me vetëdije tek agjentët amerikanë edhe pse kishte arsye serioze për të besuar se ekzistonte realisht rreziku i një keqtrajtimi të tillë. Në kontekst e kësaj të fundit, ai u ankua se kushtet e ndalimit, sulmet fizike, ushqim joadekuat, privimi i gjumit, të ushqyerit me detyrim dhe mungesa e çdo ndihmë mjekësore gjatë ndalimit të tij në "Salt Pit" përbënin trajtim në kundërshtim me nenin 3 të Konventa. Së fundi, ai u pretendoi se, hetimi para autoriteteve maqedonase nuk kishte qenë efektive brenda kuptimit të këtij neni.
Neni 3 i Konventës parashikon si më poshtë:
“Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.”
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesi
169. Kërkuesi ka deklaruar se ndalimi i tij paligjshëm dhe i izoluar dhe marrja në pyetje për njëzet e tre ditë në hotel, e kombinuar me kërcënime të përsëritura dhe pasiguri të zgjatur për fatin e tij, ka shkelur të drejtat e tij sipas nenit 3 të Konventës. Edhe pa sulme të drejtpërdrejta fizike, efektet kumulative dhe akute të ankthit psikologjik dhe stresit kishin qenë përdorur qëllimisht për qëllimin e shprehur të dëmtimit të integritetit të tij psikologjik për qëllimin e marrjes në pyetje, dhe kishte qenë e mjaftueshme për të detyruar atë që të protestonte duke hyrë në greve urie për dhjetë ditë.
170. Më tej,ai argumentoi se Shteti i paditur ka qenë përgjegjës për trajtimin të cilit ai i ishte nënshtruar gjatë transferimit të tij nën mbikëqyrjen e CIA-s në aeroportin e Shkupit për shkak se agjentët e saj e kishin lehtësuar në mënyrë aktive dhe kishin dështuar për ta parandaluar këtë operacion. Me atë rast, ai ishte trajtuar brutalisht dhe në mënyrë të tmerrshme, e cila kishte qenë e projektuar për të nxitur qëllimisht "kapjen tronditëse" dhe të thyente vullnetin e tij për qëllime të marrjes në pyetje në një fazë të mëvonshme. Dhuna që ishte përdorur për transferimin e tij në avionin e CIA-s kishte qenë jashtë çdo mase të çdo kërcënimi të paraqitur ndaj tij, dhe ishte përdorur qëllimisht për ta poshtëruar dhe për ta thyer shpirtërisht. Trajtimin e tij si në hotelin ku u mbajt i izoluar edhe në aeroportin e Shkupit përbënte torturë.
171. Për më tepër, ai parashtroi se, autoritetet maqedonase kur e dorëzuan atë tek agjentët e CIA-s kishin detyrimin për të vlerësuar rrezikun e keqtrajtimit të tij në Afganistan dhe për të marrë garancitë e duhura diplomatike. Megjithatë, ata kishin dështuar ta bënin këtë, pavarësisht faktit se kishte pasur prova të mjaftueshme në dispozicion të publikut për keqtrajtime të tilla. Rrjedhimisht Shteti i paditur është përgjegjës sipas nenit 3 të Konventës.
172. Së fundi, kërkuesi parashtroi se autoritetet vendase kishte kryer një hetim të përciptë dhe tërësisht joadekuat të dyshimet e tij të diskutueshme. Pavarësisht thirrjeve nga shumë organeve ndërkombëtare dhe ankesat e tij, Shteti i paditur dështoi të kryente një hetim të plotë, të paanshëm dhe efektiv, siç kërkohet sipas këtij neni.
2. Qeveria e paditur
173. Qeveria përsëriti qëndrimin e tyre të mohimit të plotë të pretendimeve të kërkuesit për keqtrajtimin e tij. Ata më tej,kundërshtuan kredibilitetin e raportit të ekspertëve të datës 5 janar 2009, i cila, sipas tyre, nuk ishte bindëse në lidhje me gjendjen shëndetësore të kërkuesit (shih paragrafin 36 më lart). Për këto arsye ata i kërkuan Gjykatës që ta konsiderojë atë me "rezervë maksimale".
174. Ata më tej pranuan se, hetimi i kryer nga autoritetet e ndjekjes penale nuk kishte qenë efektiv, por pretenduan se, kjo ishte për shkak të dorëzimit me vonesë të ankesës penale të kërkuesit dhe faktit se ajo ishte ngritur kundër një paditësi të paidentifikuar.
B. Palët e treta ndërhyrëse
1. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut (UNHCHR)
175. UNHCHR parashtroi se e drejta për të vërtetën ishte një e drejtë autonome e shkaktuar nga shkeljet e rënda, si në rastin e zhdukjeve. Kjo e drejtë është mishëruar edhe në nenin 13 dhe të shprehur edhe në nenet 2, 3 dhe 5 të Konventës. Në raste të zhdukjeve me forcë, e drejta për të vërtetën ishte një normë veçanërisht imponuese, në kuadrin e misterit që rrethon fatin dhe vendndodhjen e viktimës, pavarësisht nga rishfaqja eventual e tij. Duke ditur të vërtetën në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të rënda të të drejtës humanitare viktimave të afërmve dhe miqve e tyre të ngushtë u ofrohet një masë dëmshpërblimi. E drejta për të vërtetën gjen zbatim në dobi të viktimave të drejtpërdrejta të shkeljes, si dhe të afërmve të tyre dhe të shoqërisë në përgjithësi. Mbajtësit e të drejtave kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin informacione mbi çështje të ndryshme, domethënë identitetin e kryerësve të këtyre shkeljeve, progresin dhe rezultatet e hetimit dhe rrethanat dhe arsyet për kryerjen e shkeljeve. Nga ana tjetër, e drejta për të vërtetën vendos detyrime gjithëpërfshirëse mbi Shtetin, përfshirë detyrimin (1) për të kryer një hetim efektiv; (2) për t’u dhënë viktimave dhe të afërmve të tyre akses efektiv në procesin e hetimit; (3) për të bërë të njohur të gjitha informatat përkatëse për viktimat dhe publikun në përgjithësi; dhe (4) për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët nga reprezaljet dhe kërcënimet. Së fundi, UNHCHR argumentoi se e drejta për të vërtetën është njohur në të drejtën ndërkombëtare (Konventa për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja më Forcë) dhe jurisprudencën e Gjykatës Ndër-Amerikane dhe Komisioni Afrikan mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve
2. Interights
176. Interights parashtroi se rasti i pranishëm paraqiti një mundësi për Gjykatën për ta deklaruar të palejueshëm sistemin e shkeljeve që njiheshin si "dorëzime të jashtëzakonshme" dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e Shtetit në bazë të Konventës. Trajtimi i personave gjatë përgatitjes për ose gjatë procesit të dorëzimit (duke përfshirë edhe të ashtuquajturin trajtimi"kapjes tronditëse") dhe përdorimin e metodave shtrënguese të marrjes në pyetje mund të përbëjnë torturë dhe/ose keqtrajtim. Praktikat e dorëzimit të jashtëzakonshëm përfshinin në thelb transferimin e një personi nga një Shtet në një tjetër, ku ekziston një rrezik real i torturës ose trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues. Një transferim i tillë ishte i ndaluar nga parimi i moskthimit, i cili është njohur në jurisprudencën e Gjykatës (Interights iu referua çështjes Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrik 1989, Seria A nr. 161, dhe Saadi kundër Italisë, cituar më lart ). Sipas parim të moskthimit, përgjegjësia e një Shteti për pjesëmarrjen,bashkëpunimin apo forma të tjera të bashkëpunimit në "dorëzimin e jashtëzakonshëm" do të lindë, kur autoritetet shtetërore kishin dijeni ose duhet ta kishin dijeni për kryerjen e shkeljet të përfshira në dorëzimet e paautorizuara. Paralelisht me "përgjegjësinë si bashkëpunëtor", sipas së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare një Shteti është përgjegjës kur ndihmon një Shtet tjetër në kryerjen e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm ("përgjegjësia për bashkëpunim"). Dështimi për të parandaluar shkelje të tilla ishte më flagrant kur Shteti kishte dhënë pëlqimin e tij ndaj akteve të agjentëve të huaj që shkelin të drejtat në fjalë. Përveç kësaj, pranimi i heshtur apo pjesëmarrja në aktet e agjentëve të huaj mund të angazhojë përgjegjësinë e Shtetit. Pasi dorëzimi kishte ndodhur, Shteti kishte një detyrim për të kryer një hetim të shpejtë dhe efektiv për akuzat e ndalimit dhe transferimit të fshehtë, dhe të ofrojë dëmshpërblim, duke përfshirë kompensimin për dëmin jo material që rrjedh nga shkelja.
3. Redress
177. Redress deklaroi se një hetim në kontekstin e akuzave për dorëzim të jashtëzakonshëm duhet të jetë e shpejtë, e pavarur, e plotë dhe të aftë për të çuar në identifikimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës; duhet të sigurojë për shqyrtim publik dhe pjesëmarrjen e viktimës; dhe duhet tu sigurojë viktimave qasje në informacion në mënyrë që të plotësonte të drejtën e tyre për të vërtetën. Detyrimi për të hetuar ishte inkorporuar në të dy neneve 3 dhe 5 të Konventës. Konsideratat e sigurisë kombëtare e nuk mund të ndalojë një viktimë nga aksesi në një informacion të tillë. Nëse siguria kombëtare do të mbizotërojë mbi të drejtën e viktimës në aksesin e informacioneve, karakteri i pacenueshëm dhe absolut i nenit 3 dhe ndalimi i burgimit sekret do të minohet. Në lidhje me këtë iu referua Udhëzimeve të Këshillit të Evropës të datës 30 mars 2011 mbi zhdukjen e mosndëshkimit për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut (shih paragrafin 105 më lart), sipas të cilit "pandëshkueshmëria e atyre që janë përgjegjës për akte të përbëjnë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut i shkakton vuajtje shtesë viktima". Një kompensim dhe riparimi i përshtatshëm duhet të përfshijë njohjen dhe respektimin për, viktimat e shkeljeve të supozuara të neneve 3 dhe 5 të Konventës, në mënyrë që ata, familjet e tyre dhe shoqëria si një e tërë, të dijë të vërtetën në lidhje me shkeljet e vuajtura. Përveç kompensimit, komponentë të tjerë të rëndësishme, të cilat kanë qëllim për të adresuar në afatgjatë dëmshpërblimin për shkeljet duhet gjithashtu të sigurohet, duke përfshirë edhe kënaqësinë (njohja e shkeljes, si një shprehje e keqardhjes ose një falje zyrtare), garancinë për mos përsëritjen dhe rehabilitimi. Në lidhje me këtë të fundit, Redress paraqiti një raport të ekspertit të 28 marsit 2011, në të cilën Dr M. Robertson, një psikolog klinik i licencuar, shpjegoi përfitimet psikologjike të viktimës kur deklarohet publikisht e vërteta. Sipas saj, njohja nga publiku i së vërtetës dhe njohjen e duhur nëpër një formë të kompensimit mund të luajë një rol integral në rimëkëmbjen e të mbijetuarve. Përkundrazi nëse e vërteta nuk dilte në pah dhe përgjegjësit nuk dënohen, kjo thellonte gjendjen e pa shpresë të të mbijetuarit dhe gjithashtu vuajtjet për t’i dhënë kuptim çdo gjëje dhe për të kuptuar arsyet e çka kish ndodhur dhe për të ecur përpara në jetë.
4. Mendim i përbashkët nga Amnesty International (AI) dhe Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve (ICJ)
178. AI dhe ICJ-ja parashtroi se rasti i pranishëm në fjalë kishte të bënte me "një ‘sistem ndalimesh dhe dorëzime të fshehta’ të organizuara nga SHBA’, një sistem i organizuar në shkallë të gjerë ndërkufitar që vepronte në kundërshtim me ligjet kombëtare, si edhe detyrimet ligjore ndërkombëtare, pa asnjë proces gjyqësor ose administrativ, që varej nga bashkëpunimin, aktive dhe pasive, i shumë Shtete". Ky sistem u karakterizua nga zhdukja e individëve, gjë e cila përbënte një shkelje të së drejtës për liri nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor ose degradues. Neni 3 i Konventës përfshin detyrimin e moskthimit që i ndalon Palët Kontraktuese të vepronin - dhe/ose mos vepronin - në mënyra që do të rezultonin në largimin e individëve nga juridiksioni i tyre, kur Palët Kontraktuese dinin ose duhet të ishin në dijeni se largimi i tyre do t’i ekspozonte ata ndaj një rreziku real të keqtrajtimit.
179. Së fundi, ata pohuan se e drejta për një hetim efektiv, sipas, inter alia, neneve 3 dhe 5, të lexuar së bashku me nenin 13, nënkuptonte të drejtën për të vërtetën në lidhje me shkeljet e të drejtave të Konventës të kryera në kontekstin e "burgosjeve sekrete dhe sistemit të dorëzimit". Kjo ishte jo vetëm për shkak të shkallës dhe intensitetit të shkeljeve të të drejtave të njeriut në fjalë, por edhe në dritën e mosndëshkimit të përhapur në lidhje me këto praktika dhe mos informimin rreth tyre që vazhdonin në shumë juridiksione kombëtare.
C. Vlerësimi i Gjykatës
1. Pranueshmëria
180. Në dritën e materialeve në dispozicion, Gjykata konsideron se kërkesa sipas këtij neni ngre çështje serioze të faktit dhe ligjit sipas Konventës, përcaktimi i të cilave kërkon shqyrtimin në themel të saj. Gjykata vendos se kërkesa nuk është haptazi e pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 (a) të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është i papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, ajo vendos se është e pranueshme.
2. Themeli
181. Gjykata së pari do të shqyrtojë kërkesën lidhur me mungesën e hetimeve efektive për sa i përket pretendimeve të kërkuesit për keqtrajtim.
(a) Aspekti procedural i nenit 3: mungesa e një hetimi efektiv
(i) Parimet e përgjithshme
182. Gjykata rithekson se, kur një individ ngre një pretendim të diskutueshëm se, ai ka vuajtur trajtime në kundërshtim me nenin 3 nga agjentët e policisë apo agjentët e të tjerë të ngjashëm të Shtetit, kjo dispozitë, e lexuar në lidhje me detyrimin e përgjithshme të Shtetit sipas nenit 1 të Konventës për t’i "siguruar çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në ... Konventë", kërkon në mënyrë të nënkuptuar që duhet të ketë një hetim zyrtar efektiv. Ky hetimi duhet të jetë në gjendje të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Përndryshe, ndalimi i përgjithshëm ligjor i torturës dhe trajtimit dhe ndëshkim çnjerëzor dhe poshtërues, pavarësisht rëndësisë së tij themelore, do të jetë i paefektshëm në praktikë dhe kjo do të bëjë të mundur në disa raste që agjentët e Shtetit të abuzojnë me të drejtat e atyre që janë nën kontrollin e tyre pa u ndëshkuar (shih Assenov dhe të Tjerë kundër Bullgarisë, 28 tetor 1998, § 102, Raporte të Gjykimeve dhe Vendimeve 1998 VIII; Corsacov kundër Moldavisë, nr. 18944/02, § 68, 4 prill 2006; dhe Georgiy Bykov, cituar më lart, § 60).
183. Hetimi për akuza të rënda të keqtrajtimit duhet të jetë i shpejtë dhe të plotë. Kjo do të thotë se autoritetet duhet gjithmonë të bëjnë një përpjekje serioze për të gjetur se çfarë ka ndodhur dhe nuk duhet të mbështeten në përfundimet të nxituara apo të pabazuara për të mbyllur hetimin e tyre ose për të përdorur si bazë të vendimeve të tyre (shih Assenov dhe të Tjerë, cituar më lart, § 103 dhe Bati dhe të Tjerët kundër Turqisë, nr. 33097/96 dhe 57834/00, § 136, ECHR 2004-IV (ekstrakte)). Ata duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e arsyeshëm e mundshme për të mbledhur prova në lidhje me ngjarjen, duke përfshirë, inter alia, dëshmitë okulare dhe dëshmitë mjeko ligjore (shih Tanrikulu kundër Turqisë [GC], nr. 23763/94, § 104, ECHR 1999-IV, dhe Gyl kundër Turqisë, nr. 22676/93, § 89, 14 dhjetor 2000). Çdo mangësi në hetim e cila rrënon aftësitë e tij për të krijuar shkakun e lëndimeve apo për identitetin e personave përgjegjës do të rrezikojë të bjerë në kundërshtim me këtë standard (shih Boicenco kundër Moldavisë, nr. 41088/05, § 123, 11 korrik 2006).
184. Për më tepër, hetimi duhet të jetë i pavarur nga ekzekutivi (shih Ogur kundër Turqisë [GC], nr. 21594/93, §§ 91-92, ECHR 1999-III, dhe Mehmet Emin Yükselkundër Turqisë, nr. 40154/98 , § 37, 20 korrik 2004). Pavarësia e hetimit nënkupton jo vetëm mungesën e një lidhje hierarkike apo institucionale, por edhe pavarësi në aspektin praktik (shih Ergi kundër Turqisë, 28 korrik 1998, §§ 83-84, Raportet 1998-IV).
185. Së fundi, viktima duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë në mënyrë efektive në hetim në një formë apo në një tjetër (shih, mutatis mutandis, Ogur, cituar më lart, § 92; Ognyanova dhe Choban kundër Bullgarisë, nr. 46317/99, § 107, 23 shkurt 2006; Khadzhialiyev dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 3013/04, § 106, 6 nëntor 2008; Denis Vasilyev kundër Rusisë, nr. 32704/04, § 157, 17 dhjetor 2009; dhe Dedovskiy dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 7178/03, § 92, ECHR 2008).
(ii) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret
186. Gjykata vëren se kërkuesi, duke bërë kallëzim penal në tetor 2008, solli në vëmendje të prokurorit publik deklaratat e tij për keqtrajtim nga agjentë shtetërorë dhe përfshirjen e tyre aktive në dorëzimin e paautorizuar të tij të mëvonshëm nga ana e agjentëve të CIA-s. Ankesa e tij u mbështetën në provat që kishin ardhur në dritë në rrjedhën e hetimeve ndërkombëtare dhe hetimeve të tjera të huaja. Sipas mendimit të Gjykatës, përshkrimin i ngjarjeve nga kërkuesi dhe materialit në dispozicion ishin të mjaftueshme për të ngritur të paktën një dyshim të arsyeshëm se shkeljet sipas Konventës mund të ishin kryer nga autoritetet shtetërore, siç tregohet nga kërkuesi. Ai ka hedhur kështu bazat e një rasti prima facie të sjelljes së paligjshme nga ana e forcave të sigurimit të Shtetit të paditur, e cila kërkonte një hetim nga autoritetet në përputhje me kërkesat e nenit 3 të Konventës. Në çdo rast, fakti që kërkuesi depozitoi një ankesë formale penale nuk ishte vendimtar pasi informacioni për të cilin erdhën në dijeni autoritetet rreth shkeljeve të rënda të nenit 3 në atë kohë ngriti ipso facto një detyrim në bazë të këtij neni që Shteti për kryerjen e një hetimi efektiv (shih, mutatis mutandis, Gorgiev kundër ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 26984/05, § 64, 19 prill 2012).
187. Në bazë të ankesës penale së kërkuesit, prokurori publik kontaktoi Ministrinë e Brendshme me qëllim marrjen e informatave në lidhje me rastin e kërkuesit. Ministria në përgjigje i dorëzoi një raport i cili përmblidhte faktet e marra nga raportet e mëparshme të saj të hartuara në kuadrin e kërkesave për ndihmë ligjore nga ana e prokurorit publik të Mynihut. Në dhjetor të vitit 2008, gati dy muaj e gjysmë më vonë, prokurori publik në Shkup hodhi poshtë ankesën për shkak të mungesës së provave. Përveç kërkimit të informacion nga Ministria, prokurori nuk kishte ndërmarrë ndonjë masë tjetër hetimore për të shqyrtuar pretendimet e kërkuesit. Qeveria ka konfirmuar se, prokurori publik nuk e kishte intervistuar kërkuesin dhe personelin që punonte në hotel në atë kohë.
188. Së fundi, nuk është në kontestuar fakti se nuk janë ndërmarrë hapa për të përcaktuar qëllimin e uljes së avionit N313P, i cili dyshohej se ishte përdorur për të transferuar kërkuesin nga Shteti i paditur në Afganistan. Sipas hetimit Marty, avioni kishte qenë përdorur në rastin e kërkuesit dhe ishte përdorur në një "rreth dorëzimesh të paautorizuara " që përfshinte të ndaluar të tjerë të transferuar në rrethana të ngjashme (shih paragrafin 45 më lart). Për më tepër, kërkuesi paraqiti në mbështetje të pohimeve të tij, një letër zyrtare në të cilat autoritetet e aeroportit të Shkupit vërtetonin se avioni kishte zbarkuar në aeroportin e Shkupit më 23 janar 2004, pa asnjë udhëtarë në bord dhe ishte larguar në mëngjes tjetër vetëm një pasagjer (shih paragrafin 67 më lart).Pretendimet e kërkuesit në lidhje me transferimin e tij në Afganistan, si në aspektin e kohës dhe mënyrës, ishin në mënyrë të habitshme në përputhje me rrugën që aktualisht ndoqi mjeti fluturues. Megjithatë, autoritetet hetuese qëndruan pasiv dhe vendosën të mos hetonin në atë drejtim. Është e habitshme se ata nuk u përpoqën të dinin më shumë rreth atij informacioni dhe dështuan për të hetuar mbi identitetin e pasagjerëve të cilët kishin hipur në avionin atë natë. Një hetim i rrethanave në lidhje me avionë dhe udhëtarin do të kishte zbuluar informacione relevante të afta për të hedhur poshtë ose konfirmuar bazat e pohimeve të kërkuesit në lidhje me ngjarjet.
189. Prokurori publik vendosi mbi bazën e vetme të letrave të paraqitura nga Ministria e Brendshme. Ajo nuk e konsiderojnë të nevojshme për të shkuar përtej pohimeve të Ministrisë. Në refuzimin e ankesën së kërkuesit, ajo u mbështet ekskluzivisht në informatat dhe shpjegimet e dhëna nga Ministria, agjentët e së cilës, nëse flasim në terma më të gjëra, dyshoheshin se ishin përfshirë në trajtimin e kërkuesit. Sipas Qeverisë, prokurori publik konsideroi se, në mungesë të ndonjë prove që kundërshtonte konkluzionet e Ministrisë, nuk ishte e nevojshme marrja e masave të tjera hetimore (shih paragrafin 71 më sipër). Duke pasur parasysh provave e konsiderueshme në dispozicion, të paktën lidhur me rrethanat, në kohën e paraqitjes së ankesës, një përfundim është i papërshtatshëm krahasuar me atë që pritet nga një autoritet i pavarur. Kompleksiteti i çështjes, serioziteti i shkeljeve të dyshuara dhe të materialit në dispozicion kërkonte përgjigjet të pavarura dhe adekuate nga ana e autoriteteve të ndjekjes penale.
190. Qeveria gjithashtu pranoi se hetimi i kryer nga autoritetet e ndjekjes penale nuk ka qenë efektive (shih paragrafin 174 më lart).
191. Duke pasur parasysh vërejtjet e palëve, dhe sidomos mendimet e palëve të treta ndërhyrëse, Gjykata gjithashtu dëshiron të adresojë një aspekt tjetër të karakterit të pamjaftueshëm të hetimeve në rastin konkret, pikërisht ndikimin e saj mbi të drejtën për të vërtetën në lidhje rrethanat përkatëse të rastit. Në lidhje me këtë ai nënvizon rëndësinë e madhe të çështjes në fjalë jo vetëm për kërkuesin dhe familjen e tij, por edhe për viktimat e tjera të krimeve të ngjashme dhe publikun e gjerë, i cili ka të drejtë të dijë se çfarë kishte ndodhur. Çështja e "dorëzimeve të jashtëzakonshëm" tërhoqi vëmendjen në mbarë botën dhe çoi në kryerjen e hetimeve e nga shumë organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, duke përfshirë edhe organet e OKB-së të drejtave të njeriut, të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian. Ky i fundit zbuloi se disa nga Shtetet në fjalë nuk ishin të interesuar të dilte e vërteta. Koncepti i "sekreteve" shtetërore ", shpesh është përdorur për të penguar kërkimin e së vërtetës (shih paragrafët 46 dhe 103 më lart). Privilegji i sekretit shtetëror ishte pretenduar edhe nga qeveria amerikane në rastin e kërkuesit para gjykatave amerikane (shih paragrafin 63 më lart). Hetimi Marty vërejti, për më tepër, se "të njëjtën qasjen ndoqën edhe autoritetet e ‘ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë’ për të fshehur të vërtetën "(shih paragrafin 46 më lart).
192. Gjykata konsideron se, autoritetet e ndjekjes penale të Shtetit të paditur, pasi janë njoftuar për akuzat e kërkuesit, duhet të ishin përpjekur për të ndërmarrë një hetim adekuat në mënyrë që të parandalonin çdo ide mosndëshkimi në lidhje me akte të caktuara. Gjykata nuk nënvlerëson kompleksitetin e pamohueshëm të rrethanave të çështjes në fjalë. Megjithatë, ndërsa mund të ketë pengesa apo vështirësi që pengojnë progresin e një hetimi në një situatë të veçantë, reagimi i duhur nga autoritetet në hetimin e pretendimeve për shkelje të rënda të drejtave të njeriut, si në rastin në fjalë, në përgjithësi mund të konsiderohen si thelbësore në ruajtjen e besimit të publikut në devocionin e tyre ndaj shtetit të së drejtës dhe në parandalimin e fenomenit të marrëveshjeve të fshehta apo tolerancës ndaj akteve të paligjshme. Për të njëjtat arsye, një element i rëndësishëm për hetimin dhe rezultatet e tij është hapja e tij në një masë të mjaftueshme ndaj shqyrtimit të publikut, për të garantuar përgjegjshmërinë në praktikë ashtu edhe në teori (shih Anguelova kundër Bullgarisë, nr. 38361/97, § 140, ECHR 2002-IV.; Al-Skeini dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 55721/07, § 167, ECHR 2011; dhe Shoqata e 21 dhjetorit 1989 dhe të Tjerët kundër Rumanisë, nr. 33810/07 dhe 18817/08, § 135, 24 maj 2011). Siç Këshilli i Evropës ka deklaruar në Udhëzimet e tij të datës 30 mars 2011 mbi zhdukjen e mosndëshkimit për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut (shih paragrafin 105 më lart), "mosndëshkimi duhet luftuar si një çështje drejtësie për viktimat, si një pengesë për të parandaluar shkeljet e të tjera dhe për të mbështetur shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë".Hetimi i papërshtatshme në rastin konkret nuk e ka lejuar kërkuesin të informohej lidhur me çfarë kishte ndodhur, duke përfshirë edhe arsyet e vuajtjes që ai pretendonte se kishte përjetuar dhe rolin e atyre që janë përgjegjës për përvojën e tijtë hidhur e tij.
193. Në dritën e konsideratave të mësipërme, Gjykata arrin në përfundimin se hetimi përmbledhës që është kryer për këtë rast nuk mund të konsiderohet si një hetim efektiv,i aftë për të çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e pretenduara dhe i zbulimin e së vërtetës.
194. Përkundrejt këtij sfondi, Gjykata konstaton se, ka pasur një shkelje të nenit 3 të Konventës, në aspektin procedural.
(b) Aspekti material i nenit 3 të Konventës
(i) Keqtrajtimi i kërkuesit në hotel dhe në aeroportin e Shkupit
(α) Parimet e përgjithshme
195. Gjykata përsërit se neni 3 i Konventës mishëron një nga vlerat më themelore të shoqërive demokratike. Ndryshe nga shumica e klauzolave themelore të Konventës, neni 3 nuk parashikon përjashtime dhe asnjë derogime nga ajo nuk është e lejueshme sipas nenit 15 § 2 edhe në rast të një emergjence publike që kërcënon jetën e kombit (shih Selmouni kundër Francës [GC], nr. 25803/94, § 95, ECHR 1999 -V, dhe Labita kundër Italisë [GC], nr. 26772/95, § 119, ECHR 2000-IV). Gjykata ka konfirmuar se, edhe në rrethanat më të vështira, të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, Konventa ndalon në mënyrë absolute torturën dhe trajtimin e ndëshkimit çnjerëzor ose degradues, pavarësisht sjelljes së personit në fjalë (shiko Chahal kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996, § 79, Raportet 1996-V, dhe Labita, cituar më lart, § 119).
196. Në mënyrë për keqtrajtim të bjerë brenda sferës së nenit 3 ai duhet të arrijnë një nivel minimal ashpërsie. Vlerësimi i këtij minimumi varet nga të gjitha rrethanat e rastit, të tilla si kohëzgjatja e trajtimit, efektet e saj fizike ose mendore dhe, në disa raste, gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës (shih Irlanda kundër Angli, 18 Janar 1978 § 162, Seria A nr. 25, dhe Jalloh kundër Gjermanisë [GC], nr. 54810/00, § 67, ECHR 2006-IX). Faktorë të tjerë përfshijnë arsyet e trajtimit së bashku me qëllimin apo motivimi që qëndron pas tij (krahasoni me, inter alia, Aksoy kundër Turqisë, 18 dhjetor 1996, § 64, Raportet 1996-VI; Egmez kundër Qipros, nr. 30873. / 96, § 78, ECHR 2000-XII; dhe Krastanov kundër Bullgarisë, nr. 50222/99, § 53, 30 shtator 2004).
197. Në mënyrë që të përcaktohet nëse ndonjë formë e veçantë e keqtrajtimit duhet të klasifikohet si torturë, Gjykata duhet të ketë parasysh dallimi në nenin 3 ndërmjet këtij nocioni dhe atij të trajtimit çnjerëzor apo degradues. Ky dallim duket se është mishëruar në Konventën për të lejuar stigma e veçantë e "torturës" t’i bashkëngjitet vetëm trajtimeve çnjerëzore të qëllimshme të cilat kanë shkaktuar vuajtje shumë serioze dhe mizore (shih Aksoy, cituar më lart, § 62). Përveç ashpërsisë së trajtimit, është edhe elementi i qëllimit, e njohur në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, e cila hyri në fuqi më 26 qershor 1987, dhe që e përkufizon torturën në termat e shkaktimit të qëllimshëm të dhembjeve apo vuajtje të rënda me qëllim, inter alia, të marrjes së informacionit, dënimit ose frikësimit (meni 1 i Konventës së Kombeve të Bashkuara) (shih İlhan kundër Turqisë [GC], nr. 22277/93, § 85 , ECHR 2000-VII).
198. Detyrimi për Palët Kontraktuese sipas nenit 1 të Konventës për t’i siguruar çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, e marrë në lidhje me nenin 3, kërkon nga Shtetet që të marrin masa të përcaktuara për të siguruar që individët brenda juridiksionit të tyre të mos u nënshtrohen akteve të torturës apo trajtimit çnjerëzor apo degradues, përfshirë edhe keqtrajtimin nga individë privatë (shih Z dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 29392/95, § 73, ECHR 2001-V). Pra, Shteti mban përgjegjësi kur autoritetet dështojnë për të ndërmarrë hapa të arsyeshme për të shmangur rrezikun e keqtrajtimit për të cilën ata e dinin ose duhet ta ishin në dijeni (shih Mahmut Kaya kundër Turqisë, nr. 22535/93, § 115, ECHR 2000-III).
(β) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret
199. Në funksion të përfundimit të tij në lidhje me zhvendosjen e barrës së provës tek Qeveria (shih paragrafët 165 dhe 167 më lart), Gjykata ka gjetur tashmë se deklarimet e kërkuesit janë mjaft bindëse dhe se akuzat e tij sipas këtij neni janë krijuar "përtej dyshimit të arsyeshëm". Mbetet për t’u konstatuar nëse trajtimi të cilit kërkuesi i ishte nënshtruar bie në fushëveprimin e këtij neni dhe nëse Shtetit të paditur mban përgjegjësi për këtë.
Trajtimi në hotel
200. Për sa i përket trajtim të kërkuesit në hotel, Gjykata vëren se ai kishte qenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të forcave të sigurisë maqedonase, ishte marrë në pyetje në një gjuhë të huaj për të cilën njohuria e tij ishte mjaft e kufizuar, ishte kërcënuar me një armë dhe ishte mohuar në vazhdimësi kontaktimi i çdo personi me të personave që e merrnin në pyetje. Për shaka të këtij trajtim kërkuesi hyrinë një greve urie për dhjetë ditë në formë proteste.
201. Qeveria e paditur nuk dha asnjë justifikim për një trajtim të tillë.
202. Është e vërtetë se ndërsa ai ishte mbajtur në hotel, asnjë forcë fizike nuk ishte ushtruar kundrejt kërkuesit. Megjithatë, Gjykata përsërit se neni 3 nuk i referohet ekskluzivisht shkaktimit të vuajtjeve fizike, por edhe atyre mendore, e cila shkaktohet nga krijimi i një gjendje ankthi dhe stresit nga nëpërmjet formave të tjera të ndryshme nga sulmet trupore (shih Iljina dhe Sarulienė kundër Lituanisë, nr. 32293/05, § 47, 15 mars 2011). Nuk ka asnjë dyshim se izolimi i kërkuesit në hotel e frikësuar atë për shkak të pasigurisë së tij për atë që do të ndodhte më tej dhe duhet t’i ketë shkaktuar atij shqetësime emocionale dhe psikologjike. Ndalimi i zgjatur i kërkuesit në hotel krijonte tek ai gjendjen e të ndjerit të pambrojtur. Ai në mënyrë të pamohueshme ka përjetuar një gjendje të përhershme ankthit për shkak të pasigurisë së tij në lidhje me fatin e tij gjatë seancave të marrjes në pyetje të cilave i ishte nënshtruar. Gjykata vëren se një trajtim i tillë ishte ushtruar qëllimisht ndaj kërkuesit për të nxjerrë një rrëfim apo informacion në lidhje me lidhjet e tij të dyshuara me organizatat terroriste (shih Dikme kundër Turqisë, nr. 20869/92, §§ 82 dhe 95, ECHR 2000-VIII). Për më tepër, kërcënimi se ai do të qëllohej në qoftë se largohej nga dhoma e hotelit ishte mjaft reale dhe e menjëhershme e cila, në vetvete, mund të jetë në kundërshtim me nenin 3 të Konventës (shih, mutatis mutandis, Campbell dhe Cosans kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 shkurt 1982, § 26, Seria A nr. 48, dhe Gäfgen kundër Gjermanisë [GC], nr. 22978/05, § 91, ECHR 2010).
203. Së fundi, vuajtjet e kërkuesit ishin rritur më tej nga natyra e fshehtë e operacionit dhe faktit se ai ishte mbajtur pa mundësi komunikimi për njëzet e tri ditë në një hotel, një vend burgimi të pazakonshëm jashtë çfarëdo kornize gjyqësor (shih gjithashtu paragrafin 101 më sipër, dhe paragrafi 236 më poshtë).
204. Në funksion të sa më sipër, Gjykata çmon se trajtimi të cilit kërkuesi i ishte nënshtruar ndërkohë që mbahej i izoluar në hotel, arrijnë në nivelin e një trajtimi çnjerëzor dhe degradues në shkelje të nenit 3 të Konventës
Trajtimi në Aeroportin e Shkupit
205. Gjykata vëren se më 23 janar 2004, kërkuesi, me duart e prangosura dhe me sytë të lidhur, ishte marrë nga hoteli dhe ishte dërguar me makinë në aeroportin e Shkupit. Ishte vendosur në një dhomë dhe ishte rrahur rëndë nga disa burra të maskuar të veshur në të zeza. Ai ishte zhveshur dhe ishte dhunuar seksualisht me një objekt. Më pas i kishin vendosur një pelenë dhe i kishin veshur një komplet tutash blu të errët me mëngë të shkurtra. I prangosur dhe ime kokë te mbuluar, dhe i privuar totalisht nga shqisat ndijore, kërkuesi me forcë ishte transferuar në bordin enjë avion i CIA-s (Boeing 737 me numër N313P), i cila ishte i rrethuar nga agjentët e sigurimit maqedonas të cilët formuan një kordon rreth avionit. Në avion ai ishte hedhur në dysheme, ishte lidhur me zinxhirë pas poshtë dhe me forcë ishte qetësuar. Në atë pozicion, kërkuesi ishte dërgua në Kabul (Afganistan) nëpërmjet Bagdadit. I njëjti model i sjelljes i zbatuar në rrethana të ngjashme tashmë është gjetur të jetë në shkelje të nenit 7 të ICCPR-së (shih paragrafët 108 dhe 109 më lart).
206. Gjykata së pari, duhet të vlerësojë nëse trajtimi së cilit iu nënshtrua kërkuesi në aeroportin e Shkupit në duart e një ekipit dorëzimi të posaçëm të CIA-s është përgjegjësie Shtetit të paditur. Në lidhje me këtë ajo thekson se,veprimet e kundërshtuara janë kryer në prani të zyrtarëve të Shtetit të paditur dhe brenda juridiksionit të saj. Rrjedhimisht, Shteti i paditur duhet të konsiderohet si përgjegjës sipas Konventës për aktet e kryera nga ana e zyrtarëve të huaj në territorin e saj me miratimin apo pjesëmarrjen e autoriteteve të saj (shih Ilaşcu dhe të tjerët kundër Moldavisë dhe Rusisë [GC], nr. 48787/99, § 318, ECHR 2004-VII).
207. Sa i përket masave individuale të ndërmarra kundër kërkuesit, Gjykata rithekson se, çdo përdorimi forcës fizike të cilat nuk është kanë qenë të domosdoshme nga vetë sjellja e kërkuesit, cenon dinjitetin njerëzor dhe në parim është një shkelje e të drejtës së përcaktuar në nenin 3 të Konventës (shih Ribitsch, cituar më lart, § 38). Në rastin konkret, ajo vëren se tërë operacioni i transferimit të kërkuesit nën mbikëqyrjen e CIA-s ishte i mirë praktikuar dhe se kërkuesi nuk përbënte ndonjë kërcënim ndaj rrëmbyesve të tij, të cilët në mënyrë të qartë ishim më të shumtë në numër se ai. Qeveria e paditur nuk arriti të paraqesë asnjë argument që mund të përdorej për të shpjeguar apo justifikuar shkallën e forcës së përdorur në aeroportin e Shkupit. Prandaj, forca fizike e përdorur kundër kërkuesit në aeroport ishte i tepruar dhe i pajustifikuar në rrethanat në fjalë.
208. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo tashmë ka gjetur se procedura e dhunshëm e zhveshjes nga policia mund të përbëjë një mase të tillë ndërhyrëse dhe potencialisht degraduese, ndaj nuk duhet të zbatohen pa një arsye bindëse (shih Wieser kundër Austrisë, nr. 2293 / 03, § 40, 22 shkurt 2007). Nuk është paraqitur asnjë argument i tillë për të treguar se masa e zbatuar kundër kërkuesit, i cili ishte tashmë ndodhej në një situatë veçanërisht pafuqie, ishte e nevojshme.
209. Gjithashtu nuk ishte dhënë ndonjë shpjegim për të justifikuar përdorimin e kufizimeve fizike mbi kërkuesin. E njëjta gjë mund të thuhet për mbulimin e kokës me një mbulesë, i cili tashmë është gjetur se shkakton, nëse jo lëndime trupor, të paktën vuajtje intensive fizike dhe mendore (shih Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar, të cituar më lart, §§ 96 dhe 167).
210. Vendosja me forcë e supostit ndërkohë që kërkuesi mbahej në tokë, pa ndonjë shpjegim, nuk ishte i bazuar në ndonjë trajtim mjekësor. Për më tepër, mënyra në të cilën kërkuesi i ishte nënshtruar kësaj procedure kishte shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të rënda fizike (shih Zontul kundër Greqisë, nr. 12294/07, § 89, 17 janar 2012, dhe Jalloh, cituar më sipër, §§ 69 dhe 72).
211. Gjykata vëren se, masat e mësipërme janë përdorur në kombinim dhe me paramendim, duke pasur si qëllim të shkaktonin dhimbje apo vuajtje të forta në mënyrë që të siguronin informata, të ndëshkonin ose frikësojnë kërkuesin (shih paragrafin 124 më lart). Sipas mendimit të Gjykatës, një trajtim i tillë përbënte torturë në shkelje të nenit 3 të Konventës. Shteti i paditur duhet të konsiderohet direkt përgjegjës për shkeljen e të drejtave të kërkuesit sipas këtij kreu pasi agjentët e tij lehtësuan në mënyrë aktive këtë trajtim dhe dështuan të merrnin të gjitha masat e nevojshme në rrethanat e rastit për ta parandaluar atë (shih Z dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, të cituar më lart; M.C kundër Bullgarisë, nr.39272/98, § 149, ECHR 2003-XII; dhe Anëtarët (97) e Kongregatës Gldani të Dëshmitarëve të Jehovait kundër Gjeorgjisë, 71156 nr. / 01, §§ 124 dhe 125, 3 maj 2007).
(ii) Largimi i kërkuesit
(α) Parimet e përgjithshme
212. Jurisprudenca e Gjykatës ka vendosur se, vendimi nga një Shtet Kontraktues për të larguar një të kërkuarin - dhe a fortiori, vet largimi aktual- mund të ngrinte një çështje sipas nenit 3, dhe kështu të angazhohen përgjegjësitë e atij Shteti sipas Konventës, kur ekzistojnë baza thelbësore për të besuar se personi në fjalë nëse ekstradohet do të përballej me një rrezik real për t’iu nënshtruar trajtimit në kundërshtim me nenin 3 në vendin pritës. Krijimi i një përgjegjësie të tillë, në mënyrë të pashmangshme përfshin një vlerësim të kushteve në vendin kërkues kundrejt standardeve të nenit 3 të gjykimin apo përgjegjësinë e vendit pritës, as në bazë të së drejtës të përgjithshme ndërkombëtare, as në bazë të Konventës apo të tjera. Nëse sipas Konventës ka apo ngrihet një përgjegjësi, kjo është përgjegjësia e Shteti Kontraktues dërgues pasi ai ka ndërmarrë veprime vepruar të cilat kanë si pasojë direkte ekspozimin e një individi ndaj keqtrajtimin të përshkruar (shih Soering, cituar më lart, § 91; Saadi kundër Italisë, cituar më lart, §§ 125 dhe 126; Cruz Varas dhe të Tjerët kundër Suedisë, 20 mars 1991, §§ 69-70, Seria A nr. 201; dhe Mamatkulov dhe Askarov kundër Turqisë [GC], nr. 46827/99 dhe 46951/99, § 67, ECHR 2005-I).
213. Në përcaktimin nëse ka pasur baza thelbësore për të besuar se ekzistonte një rrezik real i trajtimit në kundërshtim me nenin 3, Gjykata do të vlerësojë çështjen në dritën e të gjitha materialeve të vendosur para saj, ose, nëse do jetë e nevojshme, materiali është e nevojshme materialin e siguruar proprio motu (shih Hilal kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 45276/99, § 60, ECHR 2001-II, dhe Saadi kundër Italisë, cituar më lart, § 128). Ajo duhet të shqyrtojë pasojat e parashikueshme të dërgimit të kërkuesit në vendin pritës, duke pasur parasysh situatën e përgjithshme atje dhe rrethanat e tij personale (shiko Vilvarajah dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 30 tetor 1991, § 108, Seria A nr. 215) .
214. Ekzistenca e rrezikut duhet të vlerësohet kryesisht me referim te atyre fakteve të cilat janë të njohura ose duhet të njiheshin në Shtetin Kontraktues në momentin e largimit; megjithatë,kjo nuk e pengon Gjykatën të marrë pasur parasysh informacionin që bëhet i njohur pas largimin. Kjo mund të jetë me vlerë në konfirmimin ose përgënjeshtrimin e vlerësimin që është bërë nga Pala Kontraktuese ose frikës së mirë bazuar ose jo të kërkuesit (shih Varas Cruz dhe të Tjerë, cituar më lart, § 76, dhe Vilvarajah dhe të Tjerë, cituar më lart , § 107).
(β) Zbatimi i parimeve të mësipërme në rastin konkret
215. Në bazë të fakteve të vërtetuara tashmë në standardin e kërkuar të provave, Gjykata duhet të shqyrtojë nëse ndonjë përgjegjësi mund t’i atribuohet Shtetit të paditur për të transferimin e kërkuesit nën mbikëqyrjen e autoriteteve amerikane.
216. Në radhë të parë, Gjykata vëren se nuk ka dëshmi që tregojnë transferimi i kërkuesit tek agjentët e CIA-s ishte në zbatim të një kërkese legjitime për ekstradimin e tij apo të ndonjë procedure tjetër ligjore të njohur nga e drejta ndërkombëtare për transferimin e një të burgosuri tek autoritetet e huaja (shih paragrafin 102 më sipër). Për më tepër, asnjë urdhër arresti nuk është treguar të ketë ekzistuar në atë kohë, që autorizon dorëzimin e kërkuesit tek agjentët amerikanë (shih në ndryshim Öcalan kundër Turqisë [GC], nr. 46221/99, § 92, ECHR 2005-IV).
217. Së dyti, provat sugjerojnë se, autoritetet maqedonase kishin njohuri për destinacionin ku do dërgohej kërkuesi nga aeroporti i Shkupit. Dokumentet e lëshuara nga Administrata e Aviacionit Civil (shih paragrafin 41 më sipër) konfirmojnë se avioni N313P u lejua të ulej në 23 janar 2004 në aeroportin e Shkupit. Në orën 22.30 në 23 janar 2004 avionit iu dha leja për të fluturuar për në Kabul. Në orën 02.25 më 24 janar 2004, autoritetet autorizuan vazhdimin e rrugës së tij më tej në Bagdad.
218. Së treti, Gjykata i kushton rëndësi të raporteve dhe jurisprudencës përkatëse ndërkombëtare dhe të huaj, dhe duke pasur parasysh rrethanat specifike të rastit të pranishëm, artikujve mediatikë të përmendura më sipër (shih paragrafët 99, 106-122, 126 dhe 127 më lart), të cilat përbëjnë burime të besueshme që raportojnë praktika që janë zbatuar ose toleruar nga autoritetet amerikane dhe që janë qartazi në kundërshtim me parimet e Konventës. Gjykata i ka cilësuar disa nga këto raporte "shqetësuese" dhe shprehu shqetësimet e veta të mëdha, në lidhje me metodat e marrjes në pyetje të përdorura nga autoritetet amerikane mbi personat e dyshuar për përfshirje në terrorizëm ndërkombëtar dhe të burgosur në bazën detare në Guantanamos dhe në Bagram (Afganistan) (shih El-Moayad kundër Gjermanisë (dec.), nr. 35865/03, § 66, 20 janar 2007). Ky material ishte në i hapur për publik para transferimit aktuale të kërkuesit nën mbikëqyrjen e autoriteteve të SHBA-së. Ishte lehtësisht e vërtetueshme se kishte arsye serioze për të besuar se, nëse kërkuesi do të transferohej nën mbikëqyrjen e amerikanëve në kuadër të programit të "dorëzimit", ai do të ekspozohej ndaj një rrezik real për t’iu nënshtruar trajtimit në kundërshtim me nenin 3. Rrjedhimisht, ajo arrin në përfundimin se autoritetet maqedonase e dinin ose duhej të ishin në dijeni, në kohën përkatëse, se ekzistonte një rrezik real që kërkuesi t’i nënshtrohej trajtimit në kundërshtim me nenin 3 të Konventës. Qeveria e paditur nuk arriti të largonte çdo dyshim në këtë drejtim (shiko Saadi kundër Italisë, cituar më sipër, § 129). Materiali që erdhi në dritë pas transferimit të kërkuesit konfirmoi ekzistencën e këtij rreziku (shih paragrafin 103, 108-110, 123, 124, 128 dhe 129 më lart).
219. Së katërti, Shteti i paditur nuk kërkoi asnjë garanci nga autoritetet e SHBA-së për të shmangur rrezikun që kërkuesi të keqtrajtohej (shih, në ndryshim, Mamatkulov dhe Askarov, cituar më lart, §§ 71-78; Al-Moayad, cituar më sipër; dhe Babar Ahmedi dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 24027/07, 11949/08 dhe 36742/08, § 113, 6 korrik 2010)..
220. Në këto rrethana, Gjykata çmon se, duke transferuar kërkuesin nën mbikëqyrjen e autoriteteve amerikane, autoritetet maqedonase me vetëdije e kanë ekspozuar atë ndaj një rreziku real të keqtrajtimit dhe ndaj kushteve të ndalimit në kundërshtim me nenin 3 të Konventës.
221. Duke pasur parasysh mënyrën në të cilën kërkuesi u transferua tek autoritetet amerikane, Gjykata konsideron se ai ishte subjekt i "dorëzimit të jashtëzakonshëm", që është, një " transferim jashtë-gjyqësor i personave nga një juridiksion apo Shtet në një tjetër, për qëllime të ndalimit dhe marrjes në pyetje jashtë sistemit normal ligjor, dhe ku ekziston një rrezik i real i torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues "(shih Babar Ahmad dhe të Tjerët, të cituar më lart, § 113).
222. Rrjedhimisht, Shteti i paditur ka shkelur nenin 3 të Konventës lidhur me këtë.
iii) Përfundime
223. Në dritën e sa më sipër, Gjykata konstaton se, Shteti i paditur është përgjegjës për trajtimin çnjerëzor dhe degradues të kërkuesit gjatë qëndrimit të tij në hotel dhe për kryerjen e akteve të torturës kundrejt tij në aeroportin e Shkupit dhe për transferimin nën mbikëqyrjen e autoriteteve amerikane, duke e ekspozuar atë ndaj rrezikut të trajtimit të mëtejshëm në kundërshtim me nenin 3 të Konventës.
IV. PRETENDIMI PËRSHKELJE TË NENIT 5 TË KONVENTËS
224. Kërkuesi pretendoi, sipas nenit 5 të Konventës se, ai ishte ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe ishte mbajtur në izolim, pa asnjë urdhër arresti, dhe se nuk ishte nxjerrë kurrë para një gjyqtari. Ai pohoi se, Shteti i paditur mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për gjithë periudhën e tij që ishte mbajtur rob ndërmjet 31 dhjetor 2003 dhe deri kur u kthye në Shqipëri më 28 maj 2004. Së fundi, ai u ankua se, mungesa e një hetim të shpejtë dhe efektiv nga ana e autoriteteve maqedonase lidhur me pohimet e tij të besueshme ishte në shkelje të të drejtave të tij sipas nenit 5. Neni 5 i Konventës parashikon si më poshtë:
“1Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:
(a) kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;
(b) kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji;
(c) kur është arrestuar dhe paraburgosur për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e domosdoshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;
(d) kur është fjala për heqjen e lirisë së një të mituri ligjërisht, për të cilin është vendosur edukim i mbikëqyrur, ose për heqjen ligjërisht të lirisë së tij me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent;
(e) kur është fjala për heqjen ligjërisht të lirisë së një personi për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, të një të çmenduri, të një alkooliku, të një toksikomani ose të një vagabondi;
(f) kur është fjala për arrestimin ose burgimin e ligjshëm të një personi me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e parregullt në atë vend, ose kundër të cilit është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi.
2. Çdo person i arrestuar, duhet të informohet brenda një afati sa më të shkurtër dhe në një gjuhë që ai e kupton, për arsyet e arrestimit të tij dhe në lidhje me çdo akuzë që i bëhet.
3. Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni, duhet të çohet menjëherë përpara një gjykatësi ose një magjistrati tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me një garanci për t’u paraqitur para gjykatës.
4. Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.
5. Çdo person, që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, ka të drejtën e dëmshpërblimit.”
A. Parashtrimet e palëve
225. Kërkuesi pretendoi se, Shteti i paditur ishte përgjegjës për shkeljen e të drejtave të tij sipas këtij neni, nga agjentët e tij dhe/ose agjentët e huaj në territorin e vet dhe nën juridiksionin e tij. Ndalimi i tij në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pa akuzë apo mbikëqyrjen gjyqësor, kishte shkelur të drejtat e tij sipas nenit 5. Zhdukja e tij e zgjatur si rrjedhojë e burgosjes së tij të mëvonshme në Afganistan përbënte një shkelje të nenit 5, për të cilat Qeveria e Maqedonisë ishte përgjegjëse. Përveç kësaj, Qeveria e padituri kishte shkelur nenin 5 të Konventës pasi kishte dështuar të kryente një hetim të efektshëm të pretendimeve të tij të besueshme se ishte zhdukur për një periudhë të gjatë, si rezultat i një operacioni të përbashkët i autoriteteve maqedonase dhe agjentëve amerikanë.
226. Qeveria kundërshtoi pretendimet e kërkuesit.
B. Palët e treta ndërhyrëse
227. Interights parashtroi se, rrëmbimi, dorëzimi dhe burgosja e një personi në fshehtësi dhe pa njoftuar familjarët e personit përbën zhdukje me forcë. Akte të tilla përbënin format të burgimit të fshehtë, ku personit nuk i lejohej asnjë kontakt me botën e jashtme ("burgim në izolim"), dhe ku autoritetet nuk e bënin të ditur vendin e burgimit apo informacione në lidhje me fatin e të burgosurit ("burgim i panjohur"). Detyrimi i mos kthimit zbatohej në situata që përfshinin një rrezik real për shkelje të rënda të të drejtave më themelore të njeriut, duke përfshirë ndalimin arbitrar dhe mohimi flagrant të një gjykimi të drejtë.
228. AI dhe ICJ-ja argumentuan se, për nga natyra dhe ashpërsia, heqja e lirisë e kryer në kontekstin e "burgimeve sekrete dhe sistemit të dorëzimeve të paautorizuara" përbënte shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës. Në rrethana të tilla, Palët Kontraktuese ishin të detyruara, sipas parimit të mos kthimit, mishëruar edhe në nenin 5 të Konventës, për të mos largonin nga juridiksioni i tyre individë, kur ishin në dijeni ose duhet të ishin në dijeni se,largimi do t’i ekspozonte ata ndaj një rreziku real i shkeljeve flagrante të së drejtës për lirinë dhe sigurinë e personit. Ata më tej deklaruan se, deri në janar të vitit 2004, ka pasur shumë informata të besueshme në të hapura për publikun që tregonin se, SHBA-ja ishte e përfshirë në ndalime arbitrare, të fshehta dhe në izolim si dhe në transferime sekrete të të ndaluarve, individët të cilët dyshoheshin si të përfshirë ose që kishin njohje të terrorizmit ndërkombëtar. Sipas parimit të mos kthimit, Shtetet nuk çliroheshin nga përgjegjësia "për pasojat e parashikueshme",që vinin nga largimi i një individi nga juridiksioni i tyre. AI dhe ICJ-ja parashtruan se, kur një veprim apo mosveprim i një Pale Kontraktuese, brenda juridiksionit të saj, ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me një dorëzim të paautorizuar që përfshinte një shkelje të vazhdueshme të të drejtave të Konventës, dhe që zhvillohej pjesërisht në territorin e saj dhe pjesërisht gjetkë, angazhoheshin detyrimet negative dhe pozitive të Shtetit sipas Konventës. Në raste të tilla, përgjegjësia e Shtetit ishte të ndalonte çdo lehtësim të operacioneve të dorëzimit të paautorizuar dhe të merrte masa të tilla parandaluese, hetuese dhe zhdëmtuese, të cilat ishin në dispozicion të tij brenda kufijve të juridiksionit të saj, për të parandaluar, hetuar ose dëmshpërblyer shkeljet e vazhdueshme e të drejtave të Konventës.
C. Vlerësimi i Gjykatës
1. Pranueshmëria
229. Gjykata vendos se kërkesa nuk është haptazi e pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, vendos pranimin e saj.
2. Themeli
(a) Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e Gjykatës
230. Gjykata vëren që në fillim rëndësinë thelbësore të garancive që ofron neni 5 për të siguruar të drejtën e individëve në një demokraci për të qenë të lirë nga ndalimet arbitrare nga ana e autoriteteve. Për këtë arsye, Gjykata ka theksuar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jurisprudencës së saj se çdo heqje e lirisë jo vetëm që duhet kryer në përputhje me rregullat materiale dhe procedurale të së drejtës kombëtare, por në mënyrë të barabartë duhet të jetë në përputhje me qëllimin kryesor të nenit 5, pikërisht mbrojtjen e individit nga arbitrariteti (shih Chahal, cituar më sipër, § 118). Kjo këmbëngulje për mbrojtjen e individit kundër çdo abuzimi të pushtetit ilustrohet nga fakti se, neni 5 § 1 paraqet në një listë shteruese rrethanat në të cilat individët mund të t’u hiqet ligjërisht liria e tyre,duke theksuar se, këtyre rrethanave duhet t’u jepet një interpretim e ngushtë që mban parasysh faktin se, ato përbëjnë përjashtime të garancinë më themelore të lirisë individuale (shih Quinn kundër Francës, 22 mars 1995 § 42, Seria A nr. 311).
231. Gjithashtu duhet të theksohet se autorët e Konventës përforcuan mbrojtjen e individit kundër heqjes arbitrare të lirisë duke garantuar një korpus të të drejtave thelbësore të cilat janë të destinuara për të minimizuar rreziqet e arbitraritetit, duke lejuar që akti i heqjes së lirisë t’i nënshtrohet shqyrtim të pavarur gjyqësor dhe duke siguruar përgjegjësinë e autoriteteve për atë akt. Kërkesat e nenit 5 §§ 3 dhe 4 me theksin që i vënë shpejtësisë dhe mbikëqyrjes gjyqësore marrin rëndësi të veçantë në këtë kontekst. Ndërhyrja e menjëhershme gjyqësore mund të çojë në zbulimin dhe parandalimin e masave kërcënuese për jetën apo keqtrajtime serioze, që shkelin garancitë themelore të parashikuara në nenet 2 dhe 3 të Konventës (shih Aksoy, cituar më lart, § 76). Ajo çfarë është në rrezik është mbrojtja e lirisë fizike të individëve, si dhe siguria e tyre personale në një kontekst i cili, në mungesë të garancive, mund të rezultojë në shkatërrimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe i vendos të burgosurit përtej mundësive të formave më elementare të mbrojtjes ligjore.
232. Edhe pse hetimi i veprave terroriste padyshim që i vendos autoritetet përballë disa problemeve të veçanta, kjo nuk do të thotë që autoritetet kanë carte blanche, sipas nenit 5, për të arrestuar të dyshuarit dhe të mbajtjen e tyre të ndaluar nën kontrollin policor, të lirë nga kontrolli efektiv nga gjykatat e brendshme, dhe në instancë të fundit, nga institucionet mbikëqyrëse të Konventës, sa herë që ata vlerësojnë se kanë të bëjnë me një vepër terroriste (shih Dikme, cituar më lart, § 64).
233. Gjykata thekson në lidhje me këtë se, ndalimi i panjohuri një individi është një mohim i plotë i këtyre garancive dhe një ndër shkeljet më të rëndë të nenit 5. Duke marrë kontrollin mbi një individ, autoritetet kanë për detyrë të japin llogari për vendndodhjen e tij apo të saj. Për këtë arsye, neni 5 duhet të shihet se, kërkon nga autoritetet të marrin masa efektive për të mbrojtur kundër rrezikut të zhdukjes dhe të kryejnë një hetim të menjëhershëm efektive lidhur me një pretendim të diskutueshëm se një person është ndaluar dhe nuk është parë më që prej asaj kohe (shikoni Kurt, cituar më sipër, §§ 123-124).
(b) Zbatimi i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret
234. Nuk është kontestuar ndërmjet palëve fakti që më 31 dhjetor 2003 kërkuesi ishte nxjerrë jashtë autobusit kur ishte duke hyrë në territorin e Shtetit të paditur dhe ishte marrë në pyetje nga oficerët e policisë maqedonase. Ai më pas u zhduk dhe nuk u pa më derisa ai u kthye në Gjermani më 29 maj 2004. Gjykata ka vendosur tashmë sipas standardit të kërkuar të provës që, kërkuesi u mbajt në hotelin nën vëzhgimin e vazhdueshëm të forcave të sigurisë maqedonase ndërmjet 31 dhjetorit 2003 dhe 23 janarit 2004, kur ai më pas u dorëzua, në aeroportin e Shkupit, nën mbikëqyrjen e autoritetet amerikane. Në datën e fundit ai u dërgua në rrugë ajrore me një avion të CIA-s në Kabul (Afganistan), ku u mbaj u burgosur deri në kthimin e tij në Gjermani.
235. Gjykata duhet të shqyrtojë nëse ndalimi i kërkuesit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ishte në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenin 5 të Konventës dhe nëse burgimi pasues i kërkuesit në Kabul është përgjegjësi e Shtetit të paditur. Ajo më tej do të shqyrtojë nëse ka pasur një hetim efektiv të pretendimeve të kërkuesit për ndalim të paligjshëm dhe arbitrar.
(i) Ndalimi i kërkuesit në Shkup
236. Në radhë të parë, Gjykata vëren se, nuk ka pasur urdhër gjykate për ndalimin e kërkuesit, siç kërkohet nga e drejta e brendshme (shih paragrafin 89 më lart). Izolimi i tij në hotel nuk ishte i autorizuar nga një gjykatë. Për më tepër, ndalimi i kërkuesit në Shtetin e paditur nuk është vërtetuar nga ndonjë procesverbal ndalimi, ose, të paktën, asnjë dokument i tillë nuk është dorëzuar në Gjykatë. Gjykata ka vendosur tashmë se, mos regjistrimi i të dhënave të tilla në këto çështje, si data, koha dhe vendndodhja e ndalimit, emri i të ndaluarit, arsyet e ndalimit dhe emri i personit që mbikëqyr atë, duhet të shihet si e papajtueshme me qëllimin e nenit 5 të Konventës (shih Kurt, cituar më sipër, § 125).
237. Duke pasur parasysh konstatimet e mësipërm dhe fakti që, Qeveria e paditur nuk parashtroi asnjë shpjegim në lidhje me ndalimin e kërkuesit në periudhën ndërmjet 31 dhjetorit 2003 dhe 23 janarit 2004, apo ndonjë dokument justifikues, Gjykata arrin në përfundimin se gjatë asaj periudhe kërkuesi u mbajt në burgim sekret në mospërfillje të plotë të garancive të mishëruara në nenin 5, dhe se, kjo përbën një shkelje veçanërisht të rëndë të së drejtës së tij për lirinë dhe sigurinë të siguruara nga neni 5 të Konventës (shih Gisayev kundër Rusisë, nr. 14811/04, §§ 152-153, 20 janar 2011;Kadirova dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 5432/07, §§ 127-130, 27 mars 2012; dhe Chitayev dhe Chitayev kundër Rusisë, nr. 59334/00, § 173, 18 janar 2007).
(ii) Burgimi i mëtejshëm i kërkuesit
238. Në funksion të konstatimeve të saj në lidhje me faktet e përcaktuara sipas standardin të kërkuar të provës (shih paragrafët 165 dhe 167 më sipër), Gjykata vëren se më 23 janar 2004 forcat e sigurimit maqedonas e dorëzuan kërkuesin në aeroportin e Shkupit nën mbikëqyrjen e agjentëve të CIA-s të cilët e transportuan atë në Afganistan me një fluturim special me një avion të CIA-s, i përshkruar nga hetimi Marty si "avioni i njohur i dorëzimeve N313P" (shih paragrafin 64 të raportit të Martit 2006). Ai qëndroi atje deri më 28 maj 2004, kur më pas u kthyer përsëri në Gjermani, nëpërmjet Shqipërisë.
239. Gjykata rithekson se, një Shtet Kontraktues do të jetë në shkelje të nenit 5 të Konventës, nëse transferon një kërkues në një Shtet ku i kanosej një rrezik real të një shkeljeje flagrante të atij neni (shih Othman (Abu Qatada) kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8139/09, § 233, 17 janar 2012). Në rastin konkret, Gjykata ka vendosur tashmë sipas standardit të kërkuar të provës se, kërkuesi i ishte nënshtruar "dorëzimit të jashtëzakonshëm" (shih paragrafin 221 më sipër), që nënkupton ndalim ... "jashtë sistemit normal ligjor" dhe i cili, "nga anashkalimin i qëllimshëm i procesit të duhur, është shkatërrimi i shtetit të së drejtës p dhe vlerave të mbrojtura nga Konventa "(shih Babar Ahmedi dhe të Tjerët, të cituar më lart, §§ 113-114). Për më tepër, ndalimi i të dyshuarve për terrorizëm në kuadër të programit të "dorëzimit të paautorizuar", të drejtuar nga autoritetet amerikane tashmë është gjetur në raste të tjera të ngjashëm të ketë qenë arbitrar (shih paragrafët 103, 106, 113, 119 dhe 123 më lart).Në këto rrethana, Gjykata çmon se, duhet të ketë qenë e qartë për autoritetet maqedonase se, dorëzimi i kërkuesit nën mbikëqyrjen e autoriteteve amerikane, e vendoste atë përball me një rrezik real të një shkelje flagrante e të drejtave të tij sipas nenit 5. Në lidhje me këtë Gjykata përsërit se neni 5 i Konventës parashtron detyrimin e Shtetit jo vetëm për të mos shkelur në mënyrë aktive të drejtat në fjalë, por edhe për të marrë hapat e duhura për të siguruar mbrojtje kundrejt një ndërhyrje të paligjshme në ato të drejta për të gjithë individët brenda juridiksionit të saj (shih Storck kundër Gjermanisë, nr. 61603/00, §§ 100-101, ECHR 2005 V, dhe Medova kundër Rusisë, nr. 25385/04, § 123, 15 janar 2009).Autoritetet maqedonase jo vetëm që kishin dështuar të pajtoheshin me detyrimet e tyre pozitiv për të mbrojtur kërkuesin nga ndalimi në kundërshtim me nenin 5 të Konventës, por ata kishin lehtësuan aktivisht burgimin e tij të mëvonshëm në Afganistan me dorëzimin e tij tek agjentët e CIA-s, për faktin se ata ishin në dijeni ose duhet të ishin në dijeni për rrezikun e atij transferimi. Gjykata çmon se, Shteti i paditur është përgjegjës, gjithashtu në lidhje me burgimin e kërkuesit në periudhën nga 23 janari deri 28 maj 2004 (shih, mutatis mutandis, Rantsev kundër Qipros dhe Rusisë, nr. 25965/04, § 207, ECHR 2010).
(iii) Përfundime
240. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata çmon se rrëmbimi i kërkuesit dhe ndalimi i tij përbënte "zhdukje me forcë", siç përcaktohet në të drejtën ndërkombëtare (shih paragrafët 95 dhe 100 më lart). "Zhdukja me forcë" e kërkuesit, ndonëse e përkohshme, u karakterizua nga një situatë e vazhdueshme e pasigurisë dhe papërgjegjësisë, e cila shtrihet gjatë gjithë periudhës së mbajtjes së tij rob (shih Varnava dhe të Tjerët, të cituar më lart, § 148). Në lidhje me këtë Gjykata thekson se, në rastin e një serie veprimesh ose mosveprimesh të dëmshme, shkelja shtrihet gjatë gjithë periudhës që fillon nga veprimi i parë dhe vazhdon për aq kohë sa veprimet ose mosveprimet janë të përsëritura dhe të mbeten në kundërshtim me detyrimin ndërkombëtar në fjalë (shih Ilaşcu dhe të Tjerë, cituar më lart, § 321, dhe shih gjithashtu paragrafin 97 më sipër).
241. Duke pasur parasysh këto konsiderata, Gjykata arrin në përfundimin se, Qeveria e paditur është përgjegjës për shkeljen e të drejtave të kërkuesit sipas nenit 5 të Konventës gjatë gjithë periudhës së kapjes rob së tij.
(iv) Aspekti procedural i nenit 5: mungesa e një hetimi efektiv
242. Gjykata ka gjetur tashmë se, Shteti i paditur nuk ka kryer një hetim efektiv të pretendimeve të kërkuesit për keqtrajtimin e tij (shih paragrafët 186-194 më sipër). Për të njëjtat arsye, ajo konstaton se asnjë hetim kuptimplotë nuk është kryer lidhur me pretendimet e besueshme të kërkuesit se ishte arrestuar në mënyrë arbitrare (shih Kurt, cituar më sipër, § 128).
243. Rrjedhimisht ajo konstaton se, Shteti i paditur ka shkelur aspektin procedural të nenit 5 të Konventës.
V. PRETENDIMI PËRSHKELJE TË NENIT 8 TË KONVENTËS
244. Më tej, kërkuesi u ankua se, rrëmbimi i tij i fshehtë dhe jashtë-gjyqësor si dhe ndalimi arbitrar, kishte shkelur të drejtat e tij sipas nenit 8 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“1. Çdokush ka të drejtë që t’i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurinë publike, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
A. Parashtrimet e palëve
245. Kërkuesi parashtroi se, përvoja e tij e hidhur kishte qenë tërësisht arbitrare, në shkelje të rëndë të së drejtës së tij për respektimin e jetës së tij private dhe familjare, sipas këtij neni. Për më shumë se katër muaj ai ishte burgosur në një qeli, ku mund të shihte vetëm rojet e tij dhe hetuesit dhe duke u ndarë nga familja e tij, e cila nuk kishte asnjë ide mbi vendndodhjen e tij. Kjo situatë kishte një ndikim serioz mbi integritetin e tij fizik dhe psikologjik.
246. Qeveria i kundërshtoi këto pretendime.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Pranueshmëria
247. Gjykata vendos se kërkesa nuk është haptazi e pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, vendos pranimin e saj.
2. Themeli
248. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, nocioni i "jetës private" është i gjerë dhe nuk mund të ketë një përkufizim shterues; ai mund, në varësitë rrethanave, të përfshijë integritetin moral dhe fizik të personit. Gjykata më tej pranon se, këto aspekte të konceptit shtrihen në situata të heqjes së lirisë (shih Raninen kundër Finlandës, 16 dhjetor të vitit 1997, § 63, Raportet 1997-VIII). Neni 8 gjithashtu mbron të drejtën e zhvillimit personal, të drejtën për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore dhe botën e jashtme. Një person nuk duhet të trajtohet në një mënyrë të tillë që cenon dinjitetin e tij, pasi "thelbi i Konventës është respekti për dinjitetin dhe lirinë njerëzore" (shih Pretty kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 2346/02, §§ 61 dhe 65, ECHR 2002-III). Për më tepër, gëzimi reciprok nga anëtarët e një familje të pranisë së njëri-tjetrit përbën një element themelor të jetës familjare (shih, mutatis mutandis, Olsson kundër Suedisë (nr. 1), 24 mars 1988 § 59, Seria A nr. 130).Gjykata rithekson se, një qëllim thelbësor i nenit 8 është që të mbrojë individin ndaj ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike (shih Kroon dhe të Tjerët kundër Holandës, 27 tetor 1994, § 31, Seria A nr. 297 C).
249. Duke pasur parasysh konkluzionet e saj në lidhje me përgjegjësinë e Shtetit të paditur, e sipas neneve 3 dhe 5 të Konventës, Gjykata vlerëson se, veprimet dhe mosveprimet e Shtetit ngrenë përgjegjësinë e tij sipas nenit 8 të Konventës. Në pikëpamje të provave të mbledhura, Gjykata konsideron se, ndërhyrja në të drejtën e kërkuesit për të respektimin e jetës së tij private dhe familjare, nuk ishte "në përputhje me ligjin"
250. Prandaj, ajo konstaton se, në rastin konkret ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.
VI. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 13 TË KONVENTËS
251. Gjithashtu, kërkuesi pretendoi se, nuk kishte asnjë mjet efektiv ankimor sipas nenit 13 të Konventës në lidhje me të drejtat e tij sipas neneve 3, 5 dhe 8 të Konventës. Ai u mbështet në nenin 13 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë, ka të drejtë të bëjë ankim efektiv tek një organ i vendit të tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”
A. Parashtrimet e palëve
252. Kërkuesi deklaroi se, nuk ka pasur asnjë hetim efektiv i aftë për krijimin faktet të ndalimit dhe trajtimit të tij, në mbështetje të elementit hetimor të nenit 3 të Konventës. Për më tepër, nuk ka pasur asnjë mjet ankimor efektiv të brendshëm për të kundërshtuar ligjshmërinë e ndalimit të tij në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe transferimin e tij nën mbikëqyrjen e CIA-s, në mbështetje të të drejtave të tij sipas nenit 5. E njëjta gjë mund të thuhet për të drejtat e tij sipas nenit 8 të Konventës.
253. Qeveria pranoi se, para deklaratës së Z. H.K,kërkuesi nuk kishte pasur një ankim efektiv të brendshëm, siç kërkohet në nenin 13 në lidhje me ankimet e tij sipas neneve 3 dhe 5 të Konventës. Ata më tej pranuan se në mungesë të konkluzioneve të hetimit penal, rruga ligjore civile e dëmshpërblimit, si e tillë, nuk mund të konsiderohet si efektive në lidhje me kërkesën sipas nenit 8 të Konventës.
B. Vlerësimi i Gjykatës
1. Pranueshmëria
254. Gjykata vendos se kërkesa nuk është haptazi e pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër. Prandaj, vendos pranimin e saj.
2. Themeli
(a) Parimet e përgjithshme të përcaktuara në jurisprudencën e Gjykatës
255. Gjykata vëren se, neni 13 garanton disponueshmërinë në nivel kombëtar të një mjeti ankimor për të siguruar thelbin e të drejtave dhe lirive të Konventës në çdo formë që ato mund të sigurohen në rendin e brendshëm ligjor. Pra, çka rezulton nga ky nen është detyrimi për ofrimin e një mjeti ankimor të brendshëm që, lejon autoritetet kompetente kombëtare të merren me thelbin e kërkesës sipas Konventës përkatëse dhe të japin zgjidhjen e duhur, edhe pse Shteteve Kontraktuese u janë dhënë disa liri sa i përket mënyrës së përmbushjes së detyrimeve të tyre sipas kësaj dispozite. Shtrirja e detyrimit sipas nenit 13 ndryshon në varësi të natyrës së kërkesës së kërkuesit sipas Konventës. Megjithatë, mjeti ankimor që kërkohet nga neni 13 duhet të jetë "efektiv" si në praktikë ashtu edhe në ligj, në veçanti në kuptimin që ushtrimi i tij nuk duhet të pengohet në mënyrë të pajustifikueshme nga veprimet ose mosveprimet e autoriteteve të Shtetit të paditur. Kur një individ ka një pretendim të diskutueshëm se, ai ka qenë i keqtrajtuar nga agjentët e Shtetit, nocioni i një "zgjidhje efektive" nënkupton, përveç dëmshpërblimit, kur është e përshtatshme, një hetim i plotë dhe efektiv i cili mund të çojë në identifikimi dhe dënimi i atyre që janë përgjegjës, përfshirë qasjen efektive për kërkuesin në procedurën hetimore (shih Anguelova, të cituar më lart, §§ 161-162; Assenov dhe të Tjerë, cituar më lart, §§ 114 e në vazhdim; Süheyla Aydın kundër Turqisë, nr. 25660/94, § 208, 24 maj 2005; dhe Aksoy, cituar më lart, §§ 95 dhe 98).
256. Më tej, Gjykata rithekson se, kërkesat e nenit 13 janë më të gjera se detyrimi i një Shteti Kontraktues, në bazë të neneve 3 dhe 5 për të zhvilluar hetime efektive lidhur me zhdukjen e një personi i cili ka qenë nën kontrollin e tyre dhe për mirëqenien e të cilit ata, rrjedhimisht janë përgjegjës (shih, mutatis mutandis, Orhan, cituar më sipër, § 384; Khashiyev dhe Akayeva kundër Rusisë, nr. 57942/00 dhe 57945/00, § 183, 24 shkurt 2005; dhe Kurt, cituar më lart, § 140).
257. Duke pasur parasysh natyrën e pakthyeshme të dëmit që, mund të shkaktohej në qoftë se rreziku i keqtrajtimit materializohej dhe rëndësinë që Gjykata i jep nenit 3, nocioni i një ankim efektiv sipas nenit 13 kërkon shqyrtimin e pavarur dhe rigoroz të pretendimit se, ekzistojnë arsye serioze për frikën ndaj një rreziku real të trajtimit në kundërshtim me nenin 3 (shih Jabari kundër Turqisë, nr. 40035/98, § 50, ECHR 2000-VIII). Ky shqyrtim duhet të kryhet pa marrë parasysh se çfarë mund të ketë bërë personi për t’u dëbuar apo çfarëdo kërcënimi të perceptuar ndaj sigurisë kombëtare të Shtetit dëbues (shih Chahal, cituar më sipër, § 151).
(b) Zbatimi i parimeve të lartpërmendura në rastin konkret
258. Gjykata ka vendosur se,kërkuesi solli thelbin e ankesave të tij sipas neneve 3, 5 dhe 8 të Konventës në vëmendje të prokurorit publik. Këto ankesa kurrë nuk kanë qenë subjekt i ndonjë hetim serioz, duke u hedhur poshtë në favor të një shpjegim të arritur me ngut se, ai kurrë nuk kishte qenë subjekt i ndonjë prej akteve të pretenduara. Gjykata ka konstatuar tashmë se, Shteti i paditur është përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të kërkuesit sipas neneve 3, 5 dhe 8 të Konventës. Rrjedhimisht, kërkesat e tij sipas këtyre neneve janë "diskutueshme" për qëllimet e nenit 13 (shih Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27 prill 1988 § 52, Seria A nr. 131).
259. Kështu, kërkuesi duhet të kishte qenë në gjendje të mbronte veten e tij nëpërmjet mjeteve ankimore efektive dhe praktike, të afta për të çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës dhe për dhënien e një dëmshpërblimi, për qëllimet e nenit 13. Për arsyet e parashtruara më lart (shih paragrafët 186-194 dhe 242 më sipër), asnjë hetim efektiv penale nuk mund të konsiderohej se ishte kryer, në përputhje me nenin 13, në lidhje me pretendimet e kërkuesit sipas neneve 3 dhe 5 të Konventës. Qëndrimi sipërfaqësori mbajtur nga prokurori publik nuk mund të thuhet se është në përputhje me detyrimin për të kryer një hetim mbi pretendimet e kërkuesit për keqtrajtim dhe heqje të kundërligjshme të lirisë. Edhe Qeveria e ka konfirmuar mungesën e një mjeti efektiv ankimor në kohën përkatëse (shih paragrafin 253 më lart).
260. Për më tepër, nuk është paraqitur asnjë dëshmi që tregon se vendimi për të transferuar kërkuesin nën kontrollin e CIA-s, është shqyrtuar në lidhje me çështjen e rrezikut të keqtrajtimit apo të një shkelje flagrante të së drejtës për lirinë dhe sigurinë e personit, ose nga një autoritet gjyqësor apo nga ndonjë autoritet tjetër që jep garanci të mjaftueshme se mjeti ankimor para tij do të jetë efektiv (shih Chahal, cituar më sipër, § 152).
261. Siç Qeveria vuri në dukje në parashtrimet e saj, mungesa e efikasitetit të hetimit penal minonte efektivitetin e çdo mjeti tjetër ligjor, përfshirë edhe një padi civile për dëme. Gjykata ka gjetur tashmë në raste të ngjashme se, një pretendim për kompensim është teorik dhe iluziv dhe nuk është në gjendje të ofrojë një dëmshpërblim për kërkuesin (shih, mutatis mutandis, Cobzaru, cituar më lart, § 83; Estamirov dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 60272/00, §§ 77 dhe 120, 12 tetor 2006; dhe Musayev dhe të Tjerët kundër Rusisë, nr. 57941/00, 58699/00 dhe 60403/00, § 175, 26 korrik 2007).
262. Prandaj, Gjykata konstaton se, kërkuesit i ishte mohuar e drejta për një ankim efektiv sipas nenit 13, i shqyrtuar në lidhje me nenet 3, 5 dhe 8 të Konventës.
VII. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË TJERA TË KONVENTËS
263. Së fundi, thirri në shqyrtim nenin 10 të Konventës, duke argumentuar se ai kishte të drejtë të informohej për të vërtetën në lidhje me rrethanat që kishin çuar në shkeljet e pretenduara të të drejtave të tij Konventës. Neni 10 parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të vendosin regjim autorizimesh për sipërmarrjet e radiodifuzionit, të kinemasë, ose të televizionit.
2. Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji dhe që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masa të nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurinë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.”
264. Gjykata çmon se, çështja e ngritur sipas këtij neni shkon përtej themelit të kërkesës së kërkuesit sipas nenit 3 të cilat tashmë janë adresuar (shih paragrafin 192 më lart). Rasti i pranishëm nuk ngre ndonjë çështje të veçantë që duhet të shqyrtohet sipas nenit 10 më vete, i cili nuk zbatohet për faktet e ankimuara. Rrjedhimisht, nuk ka shkelje të të drejtave dhe lirive të kërkuesit të përcaktuara në këtë nen.
265. Ajo vijon se kjo kërkesë është haptazi i pabazuar dhe e hedh poshtë në përputhje me nenin 35 §§ 3 (a) dhe 4 të Konventës.
VIII. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
266. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se, ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
267. Kërkuesi pretendoi 300 000 euro në lidhje me dëmin jo material për vuajtjet, ankthin dhe vuajtjet mendore në lidhje me keqtrajtimin e tij, burgimin sekret, pasigurinë rreth fatit të tij, refuzimin e Qeverisë së paditur për të njohur të vërtetën dhe pamundësinë për rivendosjen e reputacionit të tij. Në lidhje me këtë të fundit, pretendoi se, ai ishte përfshirë në një "fushatë diskredituese", i cili kishte pasur një ndikim negativ mbi perspektivat e tij për punësim. Në mbështetje të kërkesës së tij, ai iu referua rasteve të ngjashme, ku Qeveritë e Suedisë, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar (shih paragrafët 110 dhe 129 më lart) ishin urdhëruar apo kishin rënë dakord të paguanin një dëmshpërblim nga 450 000 USD deri në 10 000 000 USD. Ai më tej kërkoi që, Gjykata t’i kërkojë Shtetit të paditur për të kryer një hetim efektiv dhe të plotë të fakteve lidhur me rastin e tij. Kërkuesi nuk pretendoi ndonjë shumë në lidhje me dëmin material.
268. Qeveria kundërshtoi pretendimet e kërkuesit sipas këtij kreu. Ata ri konfirmuan se, ai nuk kishte qenë i nënshtruar "dorëzimit të jashtëzakonshëm" dhe hodhi poshtë pretendimet e tij si të pa bazuara. Së fundi, ata deklaruan se, nëse do bëhej një vlerësim i dëmit ai duhej bërë në mënyrë të individualizuar dhe jo duke e krahasuar me raste të tjera.
269. Gjykata përsërit se, neni 41 i jep të drejtë asaj t’i akordojë palës së dëmtuar dëmshpërblimin e përshtatshëm. Në lidhje me këtë ajo vëren se, ka konstatuar shkelje të rënda të disa dispozitave të Konventës nga ana e Shtetit të paditur. Ajo ka konstatuar se, kërkuesi ishte torturuar dhe keqtrajtuar dhe se Shteti i paditur ishte përgjegjës për transferimin e tij me vetëdije nën kontrollin e CIA-s, edhe pse kishte pasur arsye serioze për të besuar se ai mund t’i nënshtrohej trajtimit në kundërshtim me nenin 3 të Konventës. Ajo gjithashtu ka konstatuar se, kërkuesi ishte ndaluar në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me nenin 5. Shteti i paditur gjithashtu dështoi për të kryer një hetim efektiv siç kërkohet sipas neneve 3 dhe 5 të Konventës. Përveç kësaj, Gjykata ka konstatuar shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas nenit 8. Së fundi, ajo ka konstatuar përgjegjësinë e Shtetit të paditur për dështimin për të siguruar një mjet ankimor efektiv në kuptim të nenit 13 të Konventës për kërkesat sipas neneve 3, 5 dhe 8. Gjykata çmon se, në pikëpamjen e shkeljeve të konstatuara, kërkuesi në mënyrë të pamohueshme ka pasuar dëm jo material dhe konstatimi i këtyre shkeljeve nuk mund të përbëj në vetvete shpërblim të drejtë.
270. Si pasojë, duke marrë parasysh seriozitetin ekstrem të shkeljeve të Konventës, viktimë i së cilave ka qenë kërkuesi dhe duke vendosur mbi baza të barabarta, siç kërkohet nga neni 41 i Konventës, Gjykata i akordon atij shumën 60 000 euro, duke përfshirë edhe ndonjë taksë që mund të jetë e zbatueshme (shih Ilaşcu dhe të Tjerë, cituar më sipër, § 489).
B. . Kosto dhe Shpenzime
271. Kërkuesi nuk kërkoi rimbursimin e kostove dhe shpenzimet para gjykatave vendase dhe përpara Gjykatës.
272. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se, nuk ka asnjë pretendim për t’i akorduar kërkuesit ndonjë shumë të caktuar në lidhje me kostot dhe shpenzimet.
C. Interesi i mospagimit
273. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. Refuzon kundërshtimet paraprake të Qeverisë për mos respektimin e rregullit të gjashtë mujorit;
2. I deklaron kërkesat në bazë të neneve 3, 5, 8 dhe 13 të Konventës të pranueshme dhe pjesën tjetër të kërkesës të papranueshme;
3. Vendos se, ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës, në aspektin procedural për shkak të dështimit të Shtetit të paditur për të kryer një hetim efektiv lidhur me pretendimet e kërkuesit për keqtrajtim;
4. Vendos se, ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës nga Shteti i paditur për shkak të trajtimit çnjerëzor dhe degradues së cilës i është nënshtruar kërkuesi ndërkohë që mbahej i ndaluar në hotelin në Shkup;
5. Vendos se, Shteti i paditur është përgjegjës për keqtrajtimin e kërkuesit në aeroportin e Shkupit dhe se ky trajtim duhet të klasifikohet si torturë brenda kuptimit të nenit 3 të Konventës;
6. Vendos se, Shtetit të paditur është përgjegjës për transferimin e kërkuesit nën mbikëqyrjen e autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht ekzistencës së një rreziku real që mund t’i nënshtrohej trajtimit të mëtejshëm në kundërshtim me nenin 3 të Konventës;
7. Vendos se, ndalimi i kërkuesit në hotel për njëzet e tri ditë ishte arbitrar, në kundërshtim me nenin 5 të Konventës;
8. Vendos se, Shteti i paditur është përgjegjës sipas nenit 5 të Konventës për burgosjen e mëvonshme të kërkuesit në Afganistan;
9. Vendos se, Shteti i paditur ka dështuar për të kryer një hetim efektiv në lidhje me pretendimet e kërkuesit për ndalim arbitrar, siç kërkohet sipas nenit 5 të Konventës;
10. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
11. Vendos se, ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës për shkak të mungesës së mjeteve ankimore efektive në lidhje me ankesat e kërkuesit sipas neneve 3, 5 dhe 8 të Konventës;
12. Vendos
(a) Se, Shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit brenda tre muajve shumën 60 000 euro (gjashtë dhjetë mijë euro) në lidhje me dëmin jo material plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme mbi këtë shumë;
(b) Se, nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
13. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesit për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe franceze dhe njoftuar në seancë publike më 13 dhjetor 2008 në Pallatin e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Michael O’BoyleNicolas Bratza
Zëvendës KancelarPresident
Në përputhje me nenin 45 § 2 të Konventës dhe nenit 74 § 2 të Rregullores së Gjykatës, mendimet e pakicës në vazhdim i bashkëngjiten këtij vendimi:
(a) Mendim i përbashkët paralel i gjyqtarëve Tulkens, Spielmann, Sicilianos dhe Keller;
(b) Mendim i përbashkët paralel i gjyqtarëve Casadevall dhe López Guerra;
Mendimet e pakicës nuk janë të përkthyera, por gjendjen në gjuhën angleze dhe/ose franceze në versionet në gjuhën zyrtare të vendimeve, të cilat gjenden në bazën e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës, HUDOC.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy