© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 158
Dhjetor 2012
El-Masri kundër “ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë” [GC] - 39630/09
Vendim 13.12.2012 [GC]
Neni 3
Trajtim Degradues
Trajtim çnjerëzor
Torturë
Hetim efektiv
Ekstradim
Torturimi dhe trajtimi çnjerëzorë dhe degradues gjatë dhe pas dorëzimit të jashtëzakonshëm tek CIA: shkelje
Neni 5
Neni 5-1
Arrest apo ndalim i ligjshëm
Ndalimi gjatë dhe pas operacioni duke përfshirë dorëzimin e jashtëzakonshëm për CIA-s: shkelje
Faktet– Kërkuesi, një shtetas gjerman, pohoi se më 31 dhjetor 2003 hipi në një autobus për Shkup. Në kufirin maqedonas pati një dyshim rreth vlefshmërisë së pasaportës së tij. Ai ishte marrë në pyetje nga autoritetet maqedonase rreth lidhjeve të mundshme me disa organizatave dhe grupeve islamike. Më vonë ai u dërgua në një dhomë hoteli në Shkup, ku u mbajt për njëzet e tre ditë. Gjatë ndalimit të tij, ai ishte mbikëqyrur gjatë gjithë kohës dhe ishte marrë në pyetje në mënyrë të përsëritur. Kërkesat e tij për të kontaktuar ambasadën gjermane ishin refuzuar. Në një rast, kur ai deklaroi se synonte të largohej, ishte kërcënuar me një armë në kokë. Në ditën e trembëdhjetë të izolimit të tij, kërkuesi kishte filluar një grevë urie për të protestuar kundër vazhdimit të ndalimit të tij. Më 23 janar 2004, me duart në pranga dhe me sytë të lidhur, ai me anë të një automjeti ishte dërguar në aeroportin e Shkupit.
Atje ishte vendosur në një dhomë, ku ishte rrahur rëndë nga disa burra të maskuar, ishte lënë i zhveshur dhe ishte dhunuar seksualisht me një objekt. Më pas i kishin vendosur një supost me forcë, i kishin vendosur një pelenë dhe I kishin veshur më pas një komplet tutash blu të errët me mëngë të shkurtra. Pastaj, i prangosur dhe i mbuluar, dhe i zhveshur nga çdo shqise ndijore, ai me forcë u drejtuar drejt një avion të CIA-s, i cili ishte rrethuar nga agjentët e sigurimit maqedonas të cilët formuan një kordon rreth aeroplan. Menjëherë pasi ishte futur brenda në avion ishte hedhur në dysheme, lidhur me zinxhirë në dysheme dhe i kishin injektuar qetësues me forcë. Në atë pozicion, kërkuesi u dërgua në Kabul (Afganistan), ku u mbajt rob për pesë muaj.
Më 29 maj 2004, kërkuesi u rikthye në Gjermani nëpërmjet Shqipërisë. Në tetor 2008, kërkuesi depozitoi një padi penale në zyrën e prokurorit publik në Shkup, por ajo u hodh poshtë si e pabazuar.
E drejta – Pretendimet e kërkuesit ishin kundërshtuar nga ana e Qeverisë së paditur tërësisht. Megjithatë, Gjykata duke nxjerrë konkluzione nga materiali në dispozicion dhe sjellja e autoriteteve dhe në mungesë të ndonjë shpjegim të kënaqshëm dhe bindëse nga Qeveria, i vlerëson akuzat e kërkuesit të themeluara përtej dyshimit të arsyeshëm.
Neni 3
(a) Aspekti Procedural: Nëpërmjet kallëzimit penal në tetor 2008, kërkuesi solli në vëmendje të prokurorit publik deklaratat e tij për keqtrajtim nga agjentë shtetërorë dhe përfshirjen e tyre aktive në dorëzimin e paautorizuar të tij të mëvonshëm nga ana e agjentëve të CIA-s. Ankesa e tij u mbështetën në provat që kishin ardhur në dritë në rrjedhën e hetimeve ndërkombëtare dhe hetimeve të tjera të huaja. Ai kishte hedhur kështu bazat e një rasti prima facie të sjelljes së paligjshme nga ana e forcave të sigurimit të Shtetit të paditur, e cila kërkonte një hetim. Megjithatë, pothuajse dy muaj e gjysmë më vonë prokurori publik kishte hedhur poshtë ankesën për shkak të mungesës së provave. Përveç kërkimit të informacion nga Ministria, prokurori nuk kishte ndërmarrë ndonjë masë tjetër hetimore për të shqyrtuar pretendimet e kërkuesit. Për më tepër, edhe pse pretendimet e kërkuesit në lidhje me transferimin e tij në Afganistan, si në aspektin e kohës dhe mënyrës, kishin qenë në mënyrë të habitshme në përputhje me rrugën që aktualisht kishte ndjekur mjeti fluturues, autoritetet hetuese qëndruan pasiv dhe vendosën të mos hetonin në atë drejtim, duke mos e parë të nevojshme marrjen e masave të mëtejshme hetimore. Duke pasur parasysh provave e konsiderueshme në dispozicion, të paktën lidhur me rrethanat, në kohën e paraqitjes së ankesës, një përfundim i tillë ishte i papërshtatshëm krahasuar me atë që pritej nga një autoritet i pavarur
Një tjetër aspekt i karakterit të pamjaftueshëm të hetimeve në rastin konkret, ishte pikërisht ndikimin e saj mbi të drejtën për të vërtetën në lidhje rrethanat përkatëse të rastit. Rasti ishte i një rëndësie të madhe jo vetëm për kërkuesin dhe familjen e tij, por edhe për viktimat e tjera të krimeve të ngjashme dhe publikun e gjerë, i cili ka të drejtë të dijë se çfarë kishte ndodhur. Çështja e "dorëzimeve të jashtëzakonshëm" tërhoqi vëmendjen në mbarë botën dhe çoi në kryerjen e hetimeve e nga shumë organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, duke përfshirë edhe organet e OKB-së të drejtave të njeriut, të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian. Ky i fundit zbuloi se disa nga Shtetet në fjalë nuk ishin të interesuar të dilte e vërteta. Koncepti i "sekreteve" shtetërore ", shpesh është përdorur për të penguar kërkimin e së vërtetës. Privilegji i sekretit shtetëror ishte pretenduar edhe nga qeveria amerikane në rastin e kërkuesit para gjykatave amerikane. Pavarësisht kompleksitetit të pamohueshëm të rrethanave në rastin konkret, Shteti i paditur duhet të ishte përpjekur për të ndërmarrë një hetim adekuat në mënyrë që të parandalonin çdo ide mosndëshkimi në lidhje me akte të caktuara. Prandaj, hetimi përmbledhës që ishte kryer për këtë rast nuk mund të konsiderohej si një hetim efektiv.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(b) Aspekti Material
(i) Trajtimi në hotel – Kërkuesi në mënyrë të pamohueshme kishte përjetuar një gjendje të përhershme ankthit për shkak të pasigurisë së tij në lidhje me fatin e tij gjatë seancave të marrjes në pyetje të cilave i ishte nënshtruar. Për më tepër, një trajtim i tillë ishte ushtruar qëllimisht ndaj kërkuesit për të nxjerrë një rrëfim apo informacion në lidhje me lidhjet e tij të dyshuara me organizatat terroriste. Vuajtjet e kërkuesit ishin rritur më tej nga natyra e fshehtë e operacionit dhe faktit se ai ishte mbajtur pa mundësi komunikimi për njëzet e tri ditë në një hotel, një vend burgimi të pazakonshëm jashtë çfarëdo kornize gjyqësor. Prandaj, trajtimi të cilit kërkuesi i ishte nënshtruar ndërkohë që mbahej i izoluar në hotel, arrijnë në nivelin e një trajtimi çnjerëzor dhe degradues.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(ii) Trajtimi në aeroport – I njëjti model i sjelljes i zbatuar në rrethana të ngjashme tashmë është gjetur të jetë në shkelje të nenit 7 të Paktit Ndërkombtar për të Drejtat Civile dhe Politike i OKB-së . Edhe pse kërkuesi kishte qenë në duart e një ekipit të posaçëm dorëzimi të CIA-s, aktet fjalë ishin kryer në prani të zyrtarëve të Shtetit të paditur dhe brenda juridiksionit të saj. Rrjedhimisht, Shteti i paditur duhet të konsiderohet si përgjegjës sipas Konventës për aktet e kryera nga ana e zyrtarëve të huaj në territorin e saj me miratimin apo pjesëmarrjen e autoriteteve të saj. Kërkuesi nuk përbënte ndonjë kërcënim ndaj rrëmbyesve të tij. Kështu, forca fizike e përdorur kundër kërkuesit në aeroport ishte i tepruar dhe i pajustifikuar në rrethanat në fjalë. Masat e mësipërme ishin përdorur në kombinim dhe me paramendim, duke pasur si qëllim të shkaktonin dhimbje apo vuajtje të forta në mënyrë që të siguronin informata, të ndëshkonin ose frikësonin kërkuesin. Shteti i paditur duhej të konsiderohej direkt përgjegjës për shkeljen e të drejtave të kërkuesit sipas këtij kreu pasi agjentët e tij lehtësuan në mënyrë aktive këtë trajtim dhe dështuan të merrnin të gjitha masat e nevojshme në rrethanat e rastit për ta parandaluar atë.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(iii) Largimi i kërkuesit – Nuk kishte asnjë dëshmi që tregonte se transferimi i kërkuesit tek agjentët e CIA-s ishte në zbatim të një kërkese legjitime për ekstradimin e tij apo të ndonjë procedure tjetër ligjore të njohur nga e drejta ndërkombëtare për transferimin e një të burgosuri tek autoritetet e huaja. Për më tepër, asnjë urdhër arresti nuk ishte treguar të kishte ekzistuar në atë kohë, që autorizon dorëzimin e kërkuesit tek agjentët amerikanë. Më tej, provat sugjerojnë se, autoritetet maqedonase kishin njohuri për destinacionin ku do dërgohej kërkuesi nga aeroporti i Shkupit. Ata gjithashtu ishin në dijeni ose duhet të ishin në dijeni se, kishte një rrezik real që kërkuesi t’i nënshtrohej trajtimit në kundërshtim me nenin 3, pasi raporte të ndryshme ishin botuar në atë kohë në lidhje me praktikat e drejtuar ose të toleruara nga autoritetet amerikane që ishin haptazi në kundërshtim me parimet e Konventës. Së fundi, Shteti i paditur nuk kërkoi asnjë garanci nga autoritetet e SHBA-së për të shmangur rrezikun që kërkuesi të keqtrajtohej. Prandaj, duke pasur parasysh mënyrën në të cilën kërkuesi u transferua tek autoritetet amerikane, Gjykata konsideron se ai ishte subjekt i "dorëzimit të jashtëzakonshëm", që është, një " transferim jashtë-gjyqësor i personave nga një juridiksion apo Shtet në një tjetër, për qëllime të ndalimit dhe marrjes në pyetje jashtë sistemit normal ligjor, dhe ku ekziston një rrezik i real i torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 5
(a) Aspekti material
(i) Ndalimi në Shkup – Izolimi i kërkuesit në hotel nuk ishte i autorizuar nga një gjykatë dhe as nuk ishte vërtetuar nga ndonjë procesverbal ndalimi. Kërkuesi nuk kishte pasur akses tek një avokat, dhe nuk ishte lejuar të kontaktonte familjen e tij ose përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane dhe se atij i ishte mohuar çdo mundësi për ta dërguar përpara një gjykatë për të shqyrtuar ligjshmërinë e paraburgimit të tij. Ishte tërësisht e papranueshme që në një Shtet, ku respektohet shteti i së drejtës, një person mund të privohet nga liria e tij në një vend të jashtëzakonshëm paraburgimi, jashtë çfarëdo kornize gjyqësor. Mbajtja i izoluar dhe e në fshehtësi në një vend shumë të pazakontë si në një hotel shtonte arbitraritetin e privimit të lirisë. Kjo përbënte një shkelje veçanërisht të rëndë të të drejtës së tij për liri dhe siguri.
(ii) Burgimi i mëtejshëm – Në rastin në fjalë, kërkuesi i ishte nënshtruar "dorëzimit të jashtëzakonshëm", që nënkupton ndalim ... "jashtë sistemit normal ligjor" dhe i cili, "nga anashkalimin i qëllimshëm i procesit të duhur, është shkatërrimi i shtetit të së drejtës p dhe vlerave të mbrojtura nga Konventa. Për më tepër, ndalimi i të dyshuarve për terrorizëm në kuadër të programit të "dorëzimit të paautorizuar", të drejtuar nga autoritetet amerikane tashmë është gjetur në raste të tjera të ngjashëm të ketë qenë arbitrar. Në këto rrethana, duhet të ketë qenë e qartë për autoritetet maqedonase se, dorëzimi i kërkuesit nën mbikëqyrjen e autoriteteve amerikane, e vendoste atë përball me një rrezik real të një shkelje flagrante e të drejtave të tij sipas nenit 5. Autoritetet maqedonase jo vetëm që kishin dështuar të pajtoheshin me detyrimet e tyre pozitiv për të mbrojtur kërkuesin nga ndalimi në kundërshtim me nenin 5 të Konventës, por ata kishin lehtësuan aktivisht burgimin e tij të mëvonshëm në Afganistan me dorëzimin e tij tek agjentët e CIA-s, për faktin se ata ishin në dijeni ose duhet të ishin në dijeni për rrezikun e atij transferimi.
Duke pasur parasysh sa më sipër, rrëmbimi i kërkuesit dhe ndalimi i tij përbënte "zhdukje me forcë", siç përcaktohet në të drejtën ndërkombëtare. Qeveria e paditur është përgjegjës për shkeljen e të drejtave të kërkuesit sipas nenit 5 të Konventës gjatë gjithë periudhës së kapjes rob së tij
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
(b) Aspekti Procedural: Gjykata kishte gjetur tashmë se, Shteti i paditur nuk kishte kryer një hetim efektiv të pretendimeve të kërkuesit për keqtrajtimin e tij. Për të njëjtat arsye, ajo konstatoi se asnjë hetim kuptimplotë nuk ishte kryer lidhur me pretendimet e besueshme të kërkuesit se ishte arrestuar në mënyrë arbitrare.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Gjykata gjithashtu konstatoi shkelje të neneve 8 dhe 13 të Konventës.
Neni 41: 60 000 euro në lidhje me dëmin jo material.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy