© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 154
Korrik 2012
Er dhe të Tjerë kundër Turqisë - 23016/04
Vendim 31.7.2012 [Seksioni II]
Neni 35
Neni 35-1
Periudha gjashtë mujore
Kërkesa është paraqitur nëntë vite pas zhdukjes së të afërmit të kërkuesve ndërkohë që hetimet e brendshme ende vazhdonin: hidhen poshtë kundërshtimet paraprake
Faktet – Në vitin 1995, pas një përleshjeje të armatosur, një i afërm i ngushtë i nëntë kërkuesve pretendohet të jetë marrë nga fshati i tij nga ushtarët dhe që atëherë nuk u dëgjua më kurrë prej tij. Në ditën e zhdukjes së tij kërkuesit informuan prokurorin, i cili nisi hetimet që u vazhduan më pas nga prokurori ushtarak. Fati i afërmit të zhdukur të kërkuesve asnjëherë nuk u sqaruar dhe në maj 2004, kërkuesit depozituan një kërkesë në Gjykatën Evropiane. Qeveria e kundërshtoi, inter alia se, kërkuesit kishin kërkuesit kishin dështuar të respektonin detyrimin e afatit gjashtë-mujor, siç kërkohet nga neni 35 § 1 të Konventës
E drejta – Neni 35 § 1: Duke ripohuar qëndrimin e saj në rastin e Varnava dhe të Tjerë, * Gjykata vërejti se, në rastet e zhdukjeve më shumë se në rastet e vrasjeve, është më e vështirë për të afërmit e të zhdukurve për të vlerësuar se çfarë po ndodh apo çfarë mund të pritet të ndodhë. Pra duhet të mbahen në konsideratë pasiguria dhe konfuzioni që shpesh shoqërojnë pasojat e zhdukjes. Për më tepër, natyra serioze e zhdukjeve është e tillë që standardi i shpejtësisë që pritet nga të afërmit nuk mund të jetë shumë rigoroz. Së fundi, hetimi i fakteve dhe zgjidhja e çështjeve të ngritura është më mirë të bëhet për aq sa është e mundur në nivel kombëtar. Të gjitha këto arsye justifikojnë një qasje më pak të ngurtë kur shqyrton çështjen e pajtueshmërisë me rregullin e afatit gjashtë-mujor në rastet e zhdukjes. Megjithatë, në rastin konkret, e cila ndryshe nga Varnava dhe të Tjerë, nuk kishte të bënte me një situatë konflikti ndërkombëtar, duhej përcaktuar nëse kërkuesit kishin arritur pritshmëritë më strikte në lidhje me qasjen e tyre të drejtpërdrejtë tek autoritetet hetuese. Ata kishin informuar prokurorin publik menjëherë për mbajtjen të ndaluar të të afërmit të tyre nga ushtria. Ata më pas kishin bashkëpunuar me të dhe prokurorin ushtarak dhe i siguruar atyre dëshmi okulare. Një avokat i caktuar nga ata në atë fazë gjithashtu kishte kontaktuar prokurorët ushtarakë dhe u kishte kërkuar informacione në lidhje me hetimin. Një hetim, megjithëse një sporadik, ishte kryer gjatë periudhës në fjalë dhe kërkuesit bënë gjithçka mund të pritej prej tyre që të ndihmonin autoritetet. Për më tepër, vendimi i marrë në vitin 2003 nga prokurori civil, i cili i cilësoi dëshmitë në lidhje me përfshirjen e ushtrisë në zhdukjen e afërmit të kërkuesve të besueshme, si dhe hetimi i mëvonshëm i filluar nga prokurori ushtarak, mund të jenë konsideruar si zhvillime të reja premtuese nga kërkuesit. Në këto rrethana, kërkuesit nuk kishin dështuar, të tregonin kujdesin e duhur duke pritur që hetimet në vijim e sipër si dhe hetime të reja të jepnin rezultate.
Përfundimi: hidhen poshtë kundërshtimet paraprake (njëzëri).
Gjykata konstatoi shkelje të neneve 2 (aspekti material dhe procedural), 3 (aspekti material), 5 dhe 13 të Konventës.
Neni 41: Gjykata akordoi një total prej 65 000 euro në lidhje me dëmin jo material dhe 60 000 euro në lidhje me dëmin material.
* Varnava dhe të Tjerë kundër Turqisë [GC], nr. 16064/90 et al., 18 Shtator 2009, Shënim Informues nr. 122.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy