© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No160
Shkurt 2013
Fabris kundër Francës [GC] - 16574/08
vendimi 7.2.2013 [GC]
Neni 14
Diskriminimi
Trajtimi i diferencuar në trashëgimi midis fëmijës së paligjshëm dhe fëmijës së ligjshëm : shkelje
Përshkrimi i faktit – Kërkuesi ka lindur në vitin 1943 nga lidhja midis babai të tij dhe një gruaje të martuar, tashmë nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e ligjshme. Në vitin 1970, bashkëshortët M. (nëna e kërkuesit dhe burri i saj) bënë një dhurim -ndarje të pasurive të tyre midis dy fëmijëve të tyre të ligjshëm, duke rezervuar për vete të drejtën e përdorimit të pasurive deri në vdekje. Zoti M. vdiq në 1981-shin dhe Zonja M. në 1994-ën. Në vitin 1983, Gjykata e shkallës së parë e shpalli kërkuesin fëmijë të paligjshëm të Zonjës M. Në vitin 1998, ky i fundit thërriti të dy fëmijët legjitimë para gjykatës së shkallës së parë, për të kërkuar reduktimin e dhurim-ndarjes duke pretenduar pjesën e tij në trashëgiminë e nënës. Në këtë kohë, ligji i 3 janarit 1972 parashikonte se fëmijët e lindur jashtë martese mund të kishin pretendime për trashëgiminë e babait ose nënës së tyre deri në gjysmën e pjesës së një fëmije të ligjshëm. Pas dënimit nga Gjykata në vitin 2000 në çështjen Mazurek kundër Francës, Franca e ndryshoi, me ligjin e 3 dhjetorit 2001, legjislacionin e saj dhe u dha fëmijëve të paligjshëm të drejta identike me fëmijët e ligjshëm në kuadrin e rregullimit të trashëgimive. Me një vendim të shtatorit 2004, gjykata e shkallës së parë e shpalli padinë e kërkuesit të pranueshme dhe i dha atij të drejtë mbi themelin. Pas apelimit të fëmijëve të ligjshëm, gjykata e apelit e zhvlerësoi gjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Ankimi që kërkuesi bëri në kasacion, u hodh poshtë.
Me një vendim të 21 korrikut 2011, një dhomë e Gjykatës ka vendosur, me 5 vota pro dhe dy kundër, se nuk ka shkelje të nenit 14 të Konventës të kombinuar me nenin 1 të Protokolli no1 me arsyen se gjykatat kombëtare, duke zbatuar dispozitat kalimtare të ligjeve të vitit 1972 dhe 2001, kanë vënë në balancë në mënyrë korrekte, nga njëra anë të drejtat e fituara qysh prej shumë kohësh nga fëmijët e ligjshëm të bashkëshortëve M dhe nga ana tjetër, interesat financiare të kërkuesit.
Përshkrimi i të drejtës – Neni 14 i Konventës i kombinuar me nenin 1 të Protokollit no1
a) Zbatueshmëria e nenit 14 – Vetëm duke marrë parasysh karakterin « e lindjes jashtë martese » të bijësisë të tij, kërkuesit i është refuzuar e drejta për të kërkuar reduktimin e dhurim-ndarjes të bërë nga e ëma. Mirëpo, po të mos kishte qenë kjo arsye diskriminuese, i interesuari do të kishte pasur të drejtë, që mund të sanksionohej nga gjykatat e brendshme, mbi këtë vlerë pasurore. Nëse dhurim-ndarja ka për pasojë imediate realizimin e një transferimi të pasurisë, ai kthehet në ndarje të trashëgimisë vetëm me vdekjen e dhuruesit, pra në këtë rast në vitin 1994. Nga ana tjetër, në këtë datë, bijësia e kërkuesit ishte provuar. Prej këtej rrjedh se interesat pasurore të kërkuesit hyjnë në fushën e veprimit të nenit 1 të Protokollit no1 dhe të së drejtës për respektimin e pasurive që ky nen garanton, çka mjafton për ta bërë të zbatueshëm nenin 14 të Konventës.
b) Themeli– Kërkuesi është privuar nga një pjesë e rezervës trashëgimore dhe është vendosur përfundimisht në një situatë të ndryshme nga ajo e fëmijëve të ligjshëm për sa i përket trashëgimisë nga e ëma. Ky trajtim i diferencuar buron nga ligji i 2001-shit, që vë si kusht për zbatimin e të drejtave të reja trashëgimore të fëmijëve « të lindur jashtë martese » në trashëgimitë e hapura para 4 dhjetorit 2001 që ato të mos kenë çuar në ndarjen e pasurisë para kësaj date. Mirëpo, duke interpretuar dispozitën kalimtare në fjalë, Gjykata e kasacionit ka vlerësuar se ndarja e trashëgimisë kishte ndodhur në vitin 1994, në momentin e vdekjes së nënës së kërkuesit, duke ndjekur kështu një jurisprudencë të vjetër sipas të cilës në fushën e dhurim-ndarjes trashëgimia njëkohësisht është hapur dhe ndarë me vdekjen e dhuruesit. Një fëmije të ligjshëm, i përjashtuar nga dhurim-ndarja ose ende i pakonceptuar në kohën e dhurim-ndarjes, nuk do t’i dilte një pengesë e tillë për të fituar rezervën ose pjesën e tij të trashëgimisë. Pra, nuk kundërshtohet fakti se trajtimi i diferencuar që ka pësuar kërkuesi ka për arsye të vetme lindjen jashtë martese.
Shteti francez e ka modifikuar të drejtën e trashëgimisë, pas vendimit Mazurek, duke shfuqizuar të gjitha dispozitat diskriminuese në drejtim të fëmijës « së lindur jashtë martese ». Gjithsesi, sipas Qeverisë, nuk ishte e mundur të cenoheshin të drejtat e fituara nga të tretët, në këtë rast nga trashëgimtarët e tjerë, dhe kjo ka justifikuar kufizimin e efektit prapaveprues të ligjit 2001 vetëm për trashëgimitë që ishin çelur në datën e publikimit të tij dhe nuk kishin çuar në realizimin e ndarjes në këtë datë. Kështu dispozitat kalimtare janë rregulluar në mënyrë që të garantonin paqen e familjeve duke siguruar të drejtat e fituara të përfituesve të trashëgimive tashmë të ndara.
Pavarësisht së drejtës së padisë për reduktim të parashikuar nga ligji, gjysmë-vëllai dhe gjysmë-motra e kërkuesit kanë fituar të drejtat pasurore si pasojë e dhurim-ndarjes në vitin 1970, meqë kjo e fundit ka realizuar ndarjen e trashëgimisë në momentin e vdekjes së nënës në vitin 1994. Kjo rrethanë lejon të dallohet kjo çështje nga çështja Mazurek, ku ndarja e trashëgimisë nuk ishte realizuar ende. Sidoqoftë, « mbrojtja e « besimit » të de cujus dhe të familjes së saj nuk duhet të dalë mbi domosdoshmërinë për trajtim të barabartë midis fëmijëve të lindur jashtë martese dhe atyre të lindur nga martesa ». Në këtë drejtim, gjysmë-vëllai dhe gjysmë-motra e kërkuesit e dinin ose duhej ta dinin se të drejtat e tyre mund të viheshin në dyshim. Në fakt, me vdekjen e nënës në vitin 1994, ligji parashikonte një afat prej pesë vjetësh për të ushtruar të drejtën e padisë për reduktim të dhurim-ndarjes. Vëllai i tyre me nënë mund të kërkonte pjesën e tij të trashëgimisë deri në 1999-ën dhe kjo padi mund të vinte në dyshim, jo ndarjen si të tillë, por shtrirjen e të drejtave të secilit pasardhës. Nga ana tjetër, padia për reduktim që kërkuesi e kishte ndërmarrë në vitin 1998 nuk ishte gjykuar para gjykatave kombëtare në momentin kur u shpall vendimi Mazurek, që e deklaronte të papajtueshme me Konventën një pabarazi në fushën e trashëgimisë të bazuar në lindjen jashtë martese, dhe kur u publikua ligji 2001, i cili i jepte zbatim këtij vendimi duke inkuadruar në të drejtën franceze parimet që ishin afirmuar aty. Së fundi, kërkuesi nuk ishte një pasardhës për ekzistencën e të cilit ata s’ishin në dijeni, sepse ai ishte njohur si bir i paligjshëm i nënës së tyre me një vendim të dhënë në vitin 1983. Kjo mjaftonte për të ushqyer dyshime të justifikuara mbi realitetin e ndarjes së realizuar të trashëgimisë. Mbi këtë pikë të fundit, në rrethanat e veçanta të këtij rasti, ku jurisprudenca evropiane dhe reformat legjislative kombëtare tregonin një tendencë të qartë drejt heqjes së çdo diskriminimi për fëmijët e lindur jashtë martese për sa i përket të drejtave të tyre trashëgimore, ankimi i bërë nga kërkuesi në vitin 1998 para gjykatës kombëtare dhe i hedhur poshtë nga kjo e fundit në vitin 2007 rëndon shumë mbi shqyrtimin e proporcionit në trajtimin e diferencuar. Fakti që ky ankim nuk ishte shqyrtuar ende në vitin 2001, në të vërtetë, nuk mund veçse të relativizonte pritshmërinë e trashëgimtarëve të tjerë të Zonjës M., për njohjen e të drejtave të padiskutueshme mbi trashëgiminë e saj. Pra, qëllimi legjitim i mbrojtjes së të drejtave të trashëgimisë së gjysmë-vëllait dhe gjysmë-motrës së kërkuesit nuk kishte një peshë të tillë sa të dilte mbi pretendimin e kërkuesit për të marrë një pjesë të trashëgimisë së nënës së tij. Nga ana tjetër, duket se, edhe në sytë e autoriteteve kombëtare, pritshmëritë e trashëgimtarëve që kanë përfituar nga një dhurim-ndarje nuk janë të mbrojtura në çdo rrethanë. Në fakt, nëse e njëjta padi për reduktim të dhurim-ndarjes do të ishte ushtruar në të njëjtin moment nga një fëmijë tjetër i ligjshëm, i lindur pas dhurim-ndarjes ose i përjashtuar me qëllim nga ndarja, nuk do të ishte dhënë vendimi për mospranueshmëri .
Kështu, nuk ekzistonte një raport i arsyeshëm përpjesëtimi midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit legjitim të ndjekur. Trajtimi i diferencuar objekt i të cilit është bërë kërkuesi nuk kishte, pra, një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.
Ky përfundim nuk e vë në dyshim të drejtën e Shteteve për të parashikuar dispozita kalimtare kur ata miratojnë një reformë legjislative me qëllim që të përmbushin detyrimet që burojnë nga neni 46 § 1 i Konventës. Sidoqoftë, nëse karakteri thellësisht deklarativ i vendimeve të Gjykatës i lë shtetit zgjedhjen e mjeteve për të ndrequr pasojat e shkeljes, ka vend për të kujtuar në të njëjtën kohë se miratimi i masave të përgjithshme nënkupton për shtetin detyrimin për të parandaluar, me kujdes, shkelje të reja të ngjashme me ato të konstatuara në vendimet e Gjykatës. Nga kjo rrjedh detyrimi për gjykatësin kombëtar që të sigurojë, në pajtueshmëri me rendin e vet kushtetues dhe në respekt të parimit të sigurisë juridike, veprimin e plotë të normave të Konventës, ashtu si interpretohen nga Gjykata. Por, në këtë rast, nuk ka ndodhur kështu.
Përfundim : shkelje (unanimitet).
Neni 41 : çështje e rezervuar
(Shih Mazurek kundër Francës, no 34406/97, 1er shkurt 2000, Shënim informues no 15)
© Këshilli i Evropës /Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk krijon detyrim për Gjykatën
Klikoni këtu për të hyrë në Notes d’information sur la jurisprudence
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy