FABRIS kundër FRANCËS
(kërkesa nr. 16574/08)
21 korrik 2011
Dhomë e Madhe
të drejtat e trashëgimit midis vëllezërve dhe motrave brenda dhe jashtë martese
I. Faktet kryesore
1. Kërkuesi, Henry Fabris, u lind në vitin 1943. Në kohën e ngjizjes së tij nëna e tij ishte martuar me Z. M., me të cilin ajo kishte dy fëmijë. Në vitin 1970 Z. dhe Znj M. nënshkruar një akt të ndarjes së pasurisë inter vivos duke e ndarë pronën e tyre ndërmjet dy fëmijëve të tyre të lindur prej martesës.
2. Në vitin 1983 - kur ai ishte 40 vjeç z. Fabris u shpall ligjërisht fëmija "jolegjitim" i zj. M. Pas vdekjes së nënës së tij në vitin 1994, ai kërkoi shfuqizimin e aktit të ndarjes të pasurisë inter vivos, duke pretenduar se i takonte një pjesë e barabartë pasurie me atë që u takonte fëmijëve të tjerë të nënës së tij. Gjykata vendase vendosi në vitin 2004 në favor të tij në bazë të neneve 8 dhe 14 të KEDNJ-së.
3. Fëmijët e lindur nga martesa e zj. M, apeluan dhe Gjykata e Apelit vendosi më 14 shkurt 2006 prishjen e vendimit të gjykatës më të ulët me arsyetimin se, sipas ligjit të vitit francez të 1972, pasuritë inter vivos të ndara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk mund të kundërshtoheshin dhe në rastin konkret akti i ndarjes inter vivos ishte nënshkruar në vitin 1970. Sipas Gjykatës së Apelit, kishte një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm për këtë rregull në dritën e qëllimit legjitim të ndjekur, domethënë, garantimin e marrëdhënieve paqësore familjare duke siguruar të drejtat të përfituara në atë kontekst - ndonjëherë të përfituara prej shumë kohësh.
4. Një akim nga kërkuesi për shkak të ligjit u rrëzua në vitin 2007 nga Gjykata e Kasacionit, e cila vërejti se, në bazë të dispozitave kalimtare të ligjit të datës 3 dhjetor 2001, të drejtat e reja trashëgimore të fëmijëve "të lindur nga shkelja e kurorës" ishin të zbatueshme vetëm në lidhje me trashëgimin e çelur dhe ende të pa ndarë para 4 dhjetorit 2001. Gjykata gjeti se në rast konkret ndarja e pasurisë ishte bërë pas vdekjes së nënës së kërkuesit në vitin 1994. Pra, përpara datës 4 dhjetor 2001.
II. Vendimi i Gjykatës
5. Në vendimin e Dhomës të datës 21 korrik 2011, Gjykata u shpreh se nuk ka pasur shkelje të nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës. Kërkuesi pretendoi para Dhomës së Madhe që dallimi në të drejta, bazuar mbi lindjen brenda ose jashtë kornizës martesore ishte një shkelje e të drejtës së tij për barazi, në kundërshtim me nenin 14 dhe të drejtës së tij për gëzimin e pronës së tij, në kundërshtim me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës.
A. Në lidhje me nenin 14 marrë sëbashku me nenin 1 të Protokollit 1
6. Gjykata përsëriti se kërkohen arsye shumë të mëdha, që një dallim i bazuar në lindjen jashtë ose brenda martese për fëmijët mund të konsiderohet si i pajtueshëm me Konventën. Ligji mbi të cilën trajtimi i kërkuesit u bazua, e kufizonte të drejtën e trashëgimisë të fëmijëve "të lindur nga shkelja e kurorës". Kështu, arsyeja e vetme për dallim në trajtim ishte se kërkuesi ishte fëmijë i lindur jashtë martese.
7. Ndërkohë, që do të shqyrtojë se deri në çfarë masë diferenca në fjalë në trajtimin e kërkuesit ndiqte një qëllim legjitim, Gjykata vërejti se Franca kishte rishikuar legjislacionin e saj në përputhje me parimin e Konventës për mosdiskriminimin e fëmijëve bazuar në lindje. Gjykata e përshëndeti këtë ndryshim. Ajo gjithashtu vërejti se, mbrojtja e të drejtave të fituara mund t’i shërbejë interesit të sigurisë juridike. Në fakt, qeveria kishte argumentuar se, shqetësimi për të mos cenuar të drejtat e fituara nga trashëgimtarët justifikonte kufizimin e efektin prapaveprues të ligjit të vitit 2001 për trashëgimin që nuk shtrihej edhe mbi ndarjet e pasurisë deri në atë datë . Sipas mendimit të Gjykatës, ky ishte një qëllimi legjitim i aftë për të justifikuar dallimin në trajtim në rastin konkret.
8. Gjykata më pas shqyrtoi proporcionalitetin e masave. Ajo konsideroi se, gjysmë-vëllai dhe gjysmë-motra e kërkuesit ishin në dijeni - ose duhet të kishin qenë - se të drejtat e tyre mund të kundërshtoheshin. Ata duhet të kenë ditur se, gjysmë-vëllai i tyre kishte deri në vitin 1999 të drejtë për të kërkuar pjesën e tij në pasuri. Kërkuesi nuk ishte një pasardhës ekzistenca e të cilit ishte e panjohur për ta, pasi ai kishte qenë i njohur si fëmijë i lindur jashtë martese nga nëna e tyre në vitin 1983. Prandaj, Gjykata çmoi se, qëllimi legjitim për mbrojtjen e drejtave të trashëgimisë të gjysmë-vëllait dhe gjysmë-motrës së kërkuesit nuk ishte aq serioz sa të justifikonin refuzimin e dhënies së një pjese të pasurisë së nënës së tij kërkuesit.
9. Gjykata më tej vuri në dukje se, edhe në sytë e autoriteteve kombëtare, pretendimet e trashëgimtarëve të cilët ishin përfituesit e një ndarjeje inter vivos të pasurisë nuk duheshin mbrojtur në të gjitha rrethanat, pasi në bazë të së drejtës franceze kërkesa e një fëmije të lindur nga martesa pas ndarjes së pasurisë inter vivos apo të përjashtuar nga një ndarje e tillë nuk do t’i deklarohej e papranueshme.
10. Gjykata nuk i konsideroi këto masa në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur nga kufizimi i së drejtës vendosur me ligj. Prandaj, Gjykata konstatoi shkelje të nenit 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës në favor të kërkuesit. Gjykata nuk e konsideroi të nevojshme shqyrtimin veçmas të pretendimit të kërkuesit sipas nenit 8.
B. Në lidhje me nenin 41
11. Gjykata konstatoi se, çështja e shpërblimit të drejtë nuk ishte gati për vendim dhe e rezervoi atë për vendimin në një fazë të mëvonshme.
Full & Egal Universal Law Academy