© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 175
Qershor 2014
Fernández Martínez kundër Spanjës[GC] - 56030/07
Vendimi 12.6.2014 [GC]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës private
Mospërsëritja e kontratës së punës së një profesori të fesë dhe moralit katolik që ka shpallur publikisht gjendjen e tij si « prift i martuar » : jo-shkelje.
Përshkrimi i faktit – Kërkuesi është një prift katolik i shekullarizuar. Në vitin 1984, ai i kërkoi Vatikanit të çlirohej nga detyrimi i beqarisë (celibatit). Një vit më pas, u martua me një grua me të cilën ka pesë fëmijë. Që nga viti 1991, ai punoi si mësues i fesë dhe moralit në një gjimnaz publik, meqë kontrata e tij vjetore e punës përsëritet me rekomandimin e peshkopit të dioqezës dhe meqë Ministria e arsimit e respekton këtë mendim. Në vitin 1996, kërkuesi mori pjesë në një mbledhje të « Lëvizjes pro beqarisë fakultative » (MOCEOP). Aty, pjesëmarrësit paraqitën kundërshtimin e tyre ndaj qëndrimeve të Kishës mbi shumë tema si abortin, divorcin, seksualitetin ose kontrollin mbi lindshmërinë. Në një gazetë rajonale u publikua një artikull ku shfaqeshin një foto e kërkuesit me familjen, emri i tij, dhe shumë nga komentet e tij. Në 1997-ën, kërkuesit iu dha çlirimi nga detyrimi i beqarisë. Kontrata e tij e punës nuk u përsërit për arsye se, duke shpallur publikisht situatën e tij si « prift i martuar », ai nuk e kishte përmbushur detyrimin për të dhënë mësim « pa rrezikuar skandalin ». Kërkuesi e kundërshtoi pa sukses këtë vendim para gjykatave të brendshme. Këto të fundit kanë çmuar se, përderisa arsyetimi i mospërsëritjes së kontratës ishte ngushtësisht fetar, ato duhej të kufizoheshin duke verifikuar respektimin e të drejtave themelore që ndërhynin në këtë çështje. Veçanërisht, pasi ka shqyrtuar me kujdes faktet e çështjes, Gjykata kushtetuese ka menduar se detyrimi i Shtetit për neutralitet ia ndalonte këtij të fundit të shprehej mbi nocionin e « skandalit » të përdorur nga peshkopi për të kundërshtuar përsëritjen e kontratës së kërkuesit, si dhe mbi legjitimitetin e beqarisë fakultative të priftërinjve të mbrojtur nga i interesuari. Sidoqoftë, ajo ka vlerësuar shtrirjen e cenimeve të të drejtave të kërkuesit dhe ka menduar se këto të fundit nuk ishin as të çproporcionuara as jokushtetuese, por justifikoheshin me detyrimin për respektim të ushtrimit të ligjshëm të së drejtës së Kishës katolike për liri fetare në dimensionin kolektiv dhe komunitar, në lidhje me të drejtën e prindërve për të zgjidhur edukimin fetar të fëmijëve të tyre.
Në një vendim[1] të 15 majit 2012 (shih Shënim informues 152), një dhomë e Gjykatës ka vendosur me gjashtë vota pro dhe një kundër, për jo shkelje të nenit 8 të Konventës.
Përshkrimi i së drejtës – Neni 8 : e drejta e një individi për t’u martua dhe për të bërë publike zgjedhjen e tij mbrohet nga Konventa. Ndryshe nga dhoma, Dhoma e madhe ka çmuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për të përcaktuar nëse Shteti duhej, në kuadrin e këtyre detyrimeve pozitive që buronin nga neni 8, t’i jepte përparësi të drejtës së kërkuesit për respektim të jetës së tij private ndaj të drejtës së kishës katolike për të refuzuar përsëritjen e kontratës së të interesuarit. Megjithëse vendimi për mospërsëritjen e kontratës në të vërtetë nuk ishte marrë nga një autoritet publik, mjaftonte që ky autoritet kishte ndërhyrë në një stad më të mëvonshëm që të mund të mendohej se bëhej fjalë për një akt të një autoriteti publik. Thelbi i problemit qëndron në veprimin e një administrate publike që, si punëdhënëse e kërkuesit e përfshirë drejtpërsëdrejti në procesin vendimmarrës, ka ekzekutuar vendimin e marrë nga peshkopi për mospërsëritjen e kontratës. Megjithëse Gjykata e pranon se mundësitë e veprimit që i ofroheshin Shtetit në këtë rast ishin të kufizuara, duhet konstatuar se nëse Ministria e Arsimit nuk do ta zbatonte vendimin episkopal, kontrata e kërkuesit me siguri do të ishte përsëritur. Për rrjedhojë, qëndrimi i administratës publike përbën një ndërhyrje në ushtrimin nga ana e kërkuesit të së drejtës për respektim të jetës së tij private.
Ndërhyrja e kontestuar parashikohej nga ligji dhe ndiqte qëllimet legjitime të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të tjetrit, në këtë rast ato të Kishës katolike, dhe veçanërisht të autonomisë për sa i përket zgjedhjes së personave të autorizuar për të dhënë mësim doktrinën fetare.
Gjykata çmon se duhen marrë parasysh elementet e mëposhtme :
a) Statusi i kërkuesit – Kërkuesi, duke nënshkruar kontratat e njëpasnjëshme të punës, ka pranuar me vetëdije dhe vullnetarisht detyrimin për besnikëri të madhe kundrejt Kishës katolike, çka e ka kufizuar deri në një farë mase shtrirjen e të drejtës së tij për respektim të jetës private dhe familjare. Kufizime të tilla kontraktuale janë të pranueshme sipas Konventës, kur ato pranohen lirisht. Në fakt, nga pikëpamja e interesit të Kishës për mbrojtjen e koherencës së rregullave të saj, mësimdhënia e fesë për adoleshentët duhet të konsiderohet si një funksion kyç që kërkon një besnikëri të veçantë. Edhe pse statusi i kërkuesit si prift i martuar nuk ishte i qartë, mund të pritej ende nga ky i fundit që të respektonte një detyrim besnikërie përderisa peshkopi e kishte konsideruar të denjë për të dhënë mësim fenë katolike.
b) Bërja publike nga ana e kërkuesit e gjendjes së tij si prift i martuar – Duke pranuar ta bëjë publike gjendjen e tij familjare dhe pjesëmarrjen në një tubim që peshkopi e ka konsideruar si protestë, i interesuari ka ndërprerë lidhjen e mirëbesimit të veçantë që ishte e domosdoshme për përmbushjen e detyrave që i ishin ngarkuar. Duke pasur parasysh rëndësinë e mësimit të fesë për të gjitha besimet, nuk ishte e papritur që një shkëputje e tillë të kishte pasoja. Ekzistenca e një divergjence midis ideve që duhet të mësohen dhe bindjeve personale të profesorit mund të përbëjnë një problem besueshmërie kur ky mësues militon aktivisht dhe publikisht kundër ideve në fjalë. Kështu, problemi në këtë rast ka të bëjë me rrethanën që kërkuesi mund të konsiderohet se militon pro mënyrës së tij të jetesës me qëllim që të provokojë një ndryshim në rregullat e Kishës, dhe me kritikat e hapura ndaj këtyre rregullave.
c) Bërja publike nga kërkuesi i përkatësisë së tij në MOCEOP dhe fjalët që i janë atribuuar – Nëse dihej nga të gjithë se kërkuesi ishte i martuar dhe baba i pesë fëmijëve, është vështirë të përcaktohet se deri në ç’masë dihej nga publiku i gjerë se ai merrte pjesë në një organizatë që ndiqte objektiva të papajtueshme me doktrinën zyrtare të Kishës para daljes së artikullit të kontestuar. Sidoqoftë, vetëm fakti se asgjë s’jep shkas për të menduar se kërkuesi ka dhënë, në orët e mësimit, teza të papajtueshme me doktrinën e Kishës katolike nuk lejon të arrish në përfundimin se ai e ka plotësuar detyrimin e tij për besnikëri të madhe. Nga ana tjetër, s’ka pikë dyshimi se i interesuari, si ish prift dhe drejtor seminari, ishte dhe duhej të ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij detyrimi. Nga ana tjetër, ndryshimet e krijuara nga bërja publike e përkatësisë së kërkuesit në MOCEOP dhe nga fjalët që figurojnë në artikul,l merrnin edhe më shumë rëndësi për shkak se i interesuari u jepte mësim adoleshentëve, të cilët nuk kishin pjekurinë e mjaftueshme për të bërë dallimin midis informacioneve që lidhen me doktrinën e Kishës katolike dhe ato që përbënin mendimin personal të kërkuesit.
d) Përgjegjësia e Shtetit si punëdhënës – Fakti që kërkuesi ishte i punësuar dhe i paguar nga Shteti nuk mund të ndikojë në shtrirjen e detyrimit për besnikëri që kërkuesi duhej të përmbushte ndaj Kishës katolike ose mbi masat që kjo e fundit mund të marrë në rastin kur nuk përmbushet ky detyrim.
e) Ashpërsia e sanksionit – Fakti që një punonjës i pushuar nga një punëdhënës kishtar ka mundësi të kufizuara për të gjetur një punë të re merr një rëndësi të veçantë. Kjo është e vërtetë aq më tepër kur një punëdhënës zë një pozicion sundues në një sektor të dhënë aktivitetesh dhe përfiton nga disa shmangie nga legjislacioni i përgjithshëm, ose kur formimi i të punësuarit të pushuar është aq specifik saqë ai e ka të vështirë, ose të pamundur të gjejë një vend të ri pune jashtë Kishës që e punëson.
Nga ana tjetër, për shkak të përgjegjësive të dikurshme në gjirin e Kishës, ai i njihte rregullat e saj dhe duhej, pra, ta dinte se bërja publike vullnetarisht e përkatësisë së tij në MOCEOP nuk mbetej pa pasoja për kontratën e tij. Në fund të fundit, në këtë çështje, një masë më pak kufizuese për të interesuarin sigurisht nuk do të kishte pasur të njëjtin efikasitet sa i përket ruajtjes së besueshmërisë së Kishës. Pasojat për kërkuesin lidhur me mospërsëritjen e kontratës duket se nuk kanë qenë të tepruara në rrethanat e çështjes, veçanërisht, po të merret parasysh fakti se ai e ka vënë veten me ndërgjegje në një situatë krejtësisht të kundërt me mësimet e Kishës.
f) Kontrolli i ushtruar nga gjykatat e brendshme – Kërkuesi ka mundur të kontestojë mospërsëritjen e kontratës së tij para shumë gjykatave të niveleve të ndryshme. Gjykatat kombëtare kanë marrë parasysh elementët përkatës dhe, edhe pse e kanë vënë theksin mbi të drejtën e kërkuesit për liri shprehjeje, ato kanë bërë një vënie në balancë të hollësishme dhe të thelluar të interesave në lojë, në kufijtë që iu impononte respektimi i autonomisë së Kishës katolike. Përfundimet në të cilat arritën nuk duken të paarsyeshme. Fakti që Gjykata kushtetuese bëri një analizë të thelluar është edhe më e qartë ngaqë dy opinione ndryshe gjenden bashkëlidhur me këtë vendim, çka tregon se gjykata e lartë e ka shqyrtuar problemin në këndvështrime të ndryshme duke mos u shprehur mbi thelbin e parimeve që miraton Kisha. Sa për autonominë e Kishës, në dritën e kontrollit të ushtruar nga gjykatat kombëtare, nuk duket të jetë përmendur në mënyrë abuzive në këtë çështje, d.m.th. nuk duket që vendimi i peshkopatës për të mos propozuar përsëritjen e kontratës së kërkuesit të ketë qenë i arsyetuar jo mjaftueshëm, arbitrar ose të jetë marrë për një qëllim që nuk lidhet me ushtrimin e autonomisë së Kishës katolike.
Duke pasur parasysh hapësirën e vlerësimit të Shtetit në këtë rast, ndërhyrja në ushtrimin nga ana e kërkuesit e të drejtës së tij për respektim të jetës private nuk ishte e çproprcionuar.
Përfundimi : jo-shkelje (nëntë vota pro dhe tetë kundër).
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] Vendim për pranueshmërinë dhe themelin
Full & Egal Universal Law Academy