© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 151
Prill 2012
Francesco Sessa k. Italisë - 28790/08
Vendim 3.4.2012 [Seksioni II]
Neni 9
Neni 9-1
Liria e fesë
Mospranim për të shtyrë një seancë që binte në ditën e një feste çifute: jo shkelje
Faktet – Avokat me profesion, paditësi, i besimit çifut, mori pjesë në cilësinë e tij si përfaqësues i njërit prej paditësve në një seancë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake lidhur me paraqitjen e një mjeti prove. Meqenëse gjyqtari titullar ishte i zënë, zëvendësuesi i tij i ftoi palët që të zgjidhnin midis dy mundësish datën për shtyrjen e seancës, konkretisht më 13 ose më 18 tetor 2005, sipas kalendarit tashmë të caktuar nga gjyqtari titullar. Paditësi bëri vërejtje se të dyja datat përkonin me festa çifute, përkatësisht Jom Kipur dhe Sukot, dhe pohoi se, për arsye të detyrimeve të tij fetare, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancën e shtyrë. Gjyqtari e caktoi datën e seancës për në 13 tetor 2005. Paditësi paraqiti një kërkesë për shtyrje të seancës, drejtuar gjyqtarit titullar për çështjen, si edhe një padi penale ndaj tij. Kërkesa e tij për shtyrje u rrëzua. Padia penale e paditësit u pushua më 2008 me arsyetimin se asnjë element i dosjes nuk tregonte ndonjë qëllim që t’i shkelej e drejta për ta ushtruar lirisht kultin çifut, as ndonjë vullnet për t’ia fyer dinjitetin për arsye të besimit të tij fetar.
Ligji – Neni 9 : Gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi që të mos i jepte të drejtë kërkesës për shtyrje seance të paditësit mbi bazën e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, në kuptimin e të cilave shtyrja e një seance që synon paraqitjen e menjëhershme të një mjeti prove përligjet vetëm në rast mungese të prokurorit dhe të avokatit të të pandehurit, kurse prania në seancë e avokatit të ankuesit nuk është e domosdoshme. Gjykata nuk bindet që caktimi i seancës së diskutueshme në një datë e cila përkon me një festë çifute si edhe mospranimi për ta shtyrë atë në një datë tjetër të mund të përbëjnë një kufizim të së drejtës së paditësit për ta ushtruar lirisht kultin e tij. Pikësëpari, nuk kundërshtohet se i interesuari ka mundur t’i kryejë detyrat e tij fetare. Përveç kësaj, paditësi, i cili duhej ta priste që kërkesa e tij për shtyrje të rrëzohej në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi, do të kishte mundur ta zëvendësonte veten në seancën e diskutueshme me qëllim që t’i plotësonte detyrimet e tij profesionale. I interesuari nuk e ka vërtetuar që t’i jenë bërë trysni me synim për ta bërë të ndryshojë besim fetar apo për ta penguar të shfaqë fenë e tij ose besimin e tij. Sidoqoftë, edhe sikur të kishte pasur një ndërhyrje në të drejtën e paditësit sipas nenit 9 § 1, kjo, e parashikuar nga ligji, përligjej me mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve dhe në veçanti me të drejtën e të pandehurve për të përfituar nga një funksionim i mirë i dhënies së drejtësisë dhe nga respektimi i parimit të afatit të arsyeshëm të procedurës; ajo ka ruajtur një raport të arsyeshëm përpjesëtueshmërie midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar.
Përfundimi: jo shkelje (katër vota në favor e tri kundër).
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy