© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA GÄFGEN KUNDËR GJERMANISË
(Kërkesa Nr. 22978/05)
VENDIM
Ky version paraqitet i rektifikuar në përputhje me nenin 81 të rregullores së Gjykatës dt. 03 qershor 2010
STRASBURG
01 qershor 2010
Ky vendim është i formës së prerë. Ai mund të pësojë modifikime vetëm nga ana e formës.
Për çështjen Gäfgen kundër Gjermanisë,
Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, me cilësinë e Dhomës së Lartë e përbërë nga :
Jean-Paul Costa, kryetar,
Christos Rozakis,
Nicolas Bratza,
Françoise Tulkens,
Josep Casadevall,
Anatoly Kovler,
Ljiljana Mijović,
Renate Jaeger,
Sverre Erik Jebens,
Danutė Jočienė,
Ján Šikuta,
Ineta Ziemele,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Ledi Bianku,
Ann Power,
Nebojša Vučinić, gjyqtarë ,
dhe nga Erik Fribergh, sekretar seance,
Pasi ka dhënë vendimin në cilësinë e dhomës së këshillit dt.18.03.2009 dhe të dt. 24.03.2010,
Merr në këtë datë, vendimin e mëposhtëm :
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 22978/05) e depozituar kundër Republikës Federale të Gjermanisë, shtetasi i së cilës, Z. Magnus Gäfgen (« kërkuesi »), në përputhje me nenin 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (« Konventa ») iu drejtua Gjykatës më 15.06.2005. Kërkuesi u pranua në skemën e përfitimit të ndihmës gjyqësore.
2. Në kërkesën e ngritur, kërkuesi pretendonte se trajtimi që kishte marrë gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, më 1 tetor 2002, në vendin ku ndodhej një i ri, J., përmbante torturë, veprim ky i ndaluar nga neni 3 i Konventës. Sipas tij, ai pretendonte se ishte ende viktimë e kësaj shkeljeje. Gjithashtu, ai vlerësonte se e drejta për një proces të drejtë, e garantuar nga neni 6 i Konventës, që përfshinte të drejtën për t’u mbrojtur në mënyrë të efektshme si edhe të drejtën për të mos ndikuar në përfshirjen e tij në krim, nuk ishin njohur si të tilla për shkak se disa nga elementet e provave të përftuara në kundërshti me nenin 3 ishin pranuar në procesin penal.
3. Kërkesa iu drejtua fillimisht seksionit të tretë, më pas atij të pestë të Gjykatës (neni 52 § 1 i rregullores së Gjykatës). Më 10 prill 2007, ajo u pranua pjesërisht nga njëra nga dhomat e seksionit të pestë, e përbërë nga: Peer Lorenzen, kryetar, Snejana Botoucharova, Volodymyr Butkevych, Margarita Tsatsa-Nikolovska, Rait Maruste, Javier Borrego Borrego, Renate Jaeger, gjyqtarë, si edhe Claudia Westerdiek, sekretare e seksionit.
4. Më 30 qershor 2008, një nga dhomat e seksionit të pestë, e përbërë nga Peer Lorenzen, kryetar, Rait Maruste, Volodymyr Butkevych, Renate Jaeger, Isabelle Berro-Lefèvre, Mirjana Lazarova Trajkovska, Zdravka Kalaydjieva, gjyqtarë, si edhe Claudia Westerdiek, sekretare seksioni, dha vendimin e saj. Ajo vendosi, njëzëri, se nuk ishte në detyrimin e saj të shprehej për përjashtimin paraprak të Qeverisë shkaktuar nga mosshfytëzimi i mjeteve të brendshme të ankimimit. Ajo vlerësoi, me gjashtë vota pro dhe një kundër, se kërkuesi nuk mund të pretendonte se ishte viktimë e shkeljes së nenit 3 të Konventës. Gjithashtu, me gjashtë vota pro dhe një kundër, dhoma u shpreh se nuk kishte patur shkelje të nenit 6 të Konventës.
5. Më 19 shtator 2008, kërkuesi kërkoi, sipas vëzhgimeve të paraqitura në Gjykatë më 26 shtator 2008, adresimin e çështjes në Dhomën e Madhe në përputhje me nenin 43 të Konventës dhe nenin 73 të rregullores ; ai theksonte se ishte shkelur neni 3 si edhe neni 6 i Konventës. Më 1 dhjetor 2008, kolegji i Dhomës së madhe priti kërkesën e tij.
6. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e neneve 27 §§ 2 dhe 3 të Konventës dhe nenin 24 të rregullores.
7. Si kërkuesi ashtu edhe Qeveria, depozituan themelin e çështjes një memo mbi themelin dhe iu pëgjigjën me shkrim shënimeve të njëri tjetrit. Gjithashtu, Z.Friedrich von Metzler dhe Znj.Sylvia von Metzler, prindër të J., të cilët kryetari i skesionit të pestë i kishte autorizuar të ndërhynin në procedurën me shkrim (nenet 36 § 2 të Konventës dhe 44 § 2 i rregullores), të përfaqësuar nga Avokatët E. Kempf dhe H. Schilling, avokatë nga Frankfurt mbi Main, formuluan vëzhgimet e tyre në cilësinë e palës së tretë ndërhyrëse. Redress Trust, një organizantë joqeveritare ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me seli në Londër, të cilën kryetari e kishte autorizuar të ndërhynte në procedurën me shkrim ( nenet 36 § 2 të Konventës dhe 44 §§ 2 dhe 3 të rregullores), e përfaqësuar nga Znj. C. Ferstman, drejtore, dhe M. L. Oette, këshilltar, parashtroi gjithashtu vëzhgimet me shkrim. Palët iu përgjigjën këtyre vëzhgimeve (neni 44 § 5 i rregullores).
8. Një seancë gjyqësore publike u mbajt në Pallatin e të drejtave të njeriut, në Strasburg, më 18 mars 2009 (neni 59 § 3 i rregullores).
U paraqitën :
– për Qeverinët
Znj.A. Wittling-vogel, Ministerialdirigentin,
Ministria federale e Drejtësisë,agjent,
MM.J. A. Frowein, drejtor (nderi ) i Institutit
Max Planck për të drejtën publike të krahasuar
dhe të drejtën ndërkombëtare,këshillues
M. Bornmann, prokuror,
J. Koch, gjyqtar i gjykatës së distriktit,këshilltarë ;
– për kërkuesin
Avokatët M. Heuchemer, avokat,këshillues,
D. Schmitz, avokat,
B. von Becker, avokat,
J. Schulz-Tornau, avokat,këshilltarë,
MM.S. Ströhm,
M. Bolsinger,ndihmës.
Gjykata dëgjoi Avokatët Heuchemer dhe M. Frowein në ndërhyrjet e tyre si edhe në përgjigjet e pyetjeve të tyre.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9. Kërkuesi ka lindur më 1975 dhe aktualisht mbahet i burgosur në burgun e Schwalmstadt-it, Gjermani.
A. Rrëmbimi i J. dhe hetimi i policisë
10. J. ishte fëmija i vogël i një familje bankierësh nga Frankfurt mbi Main. Ai kishte njohje me kërkuesin, i cili studionte për drejtësi dhe kishte lidhje me të motrën.
11. Më 22 shtator 2002, kërkuesi tërhoqi J., njëmbëdhjetë vjeçar, në apartamentin e tij në Frankfurt duke pretenduar se motra e djaloshit kishte harruar atje një xhaketë. Kështu, ai provokoi vdekjen e J.-së me anë të mbytjes.
12. Më pas, kërkuesi la një letër në në vendbanimin e prindërve të J-së në të cilën kërkonte një shpërblim prej një milion eurosh ; ai deklaronte se J. ishte rrëmbyer nga shumë persona. Prindërit do të rishihnin birin e tyre vetëm nëse një million eurot do t’u jepeshin rrëmbyesve dhe nëse këta të fundit do të mund të largoheshin nga vendi. Në këtë kohë, kërkuesi shkoi me makinë në një liqen që ndodhej në një pronë private pranë Birshtejnit, rreth një orë larg me makinë nga Frankfurti, dhe fshehu trupin e J-së poshtë një moli.
13. Më 30 shtator 2002 rreth orës 1 të mëngjesit, kërkuesi e mori shpërblimin pranë një stacioni tramvaji. Që nga ky moment, policia e vuri nën përgjim. I interesuari derdhi një pjesë të shpërblimit në llogaritë e tij bankare dhe pjesën tjetër e fshehu në apartamentin e tij. Po atë mbasdite, policia e ndaloi në aeroportin e Frankfurtit duke e shtrirë përtokë, me fytyrë nga toka.
14. Kërkuesi u ekzaminua nga një mjek në spitalin e aeroportit pasi ndodhej në gjendje shoku dhe paraqiste dëmtime në lëkurë, më pas u shoqërua në drejtim të policisë së Frankurtit. Inspektori M. e informoi se ishte i dyshuar për rrëmbimin e J-së dhe e i bëri të ditur të drejtën për t’u vetëmbrojtur, konkretisht, të heshtte dhe të këshillohej me një avokat. M. e mori në pyetje më pas të ndaluarin me qëllim që të gjente J. Në ndërkohë, policia kishte kontrolluar apartamentin e kërkuesit dhe kishte gjetur në të gjysmën e shpërblimit si edhe një shënim lidhur me planifikimin e krimit. Kështu, kërkuesi doli me idenë se fëmija ishte mbajtur peng nga një pengmarrës tjetër. Në orën 11 30, atij iu dha e drejta të këshillohej me një avokat, Z-në. përreth 30 minuta, sipas kërkesës së tij. Më pas, ai deklaroi se F.R. dhe M.R. e kishin rrëmbyer fëmijën dhe e kishin fshehur në një kabinë në breg të një liqeni.
15. Më 1 tetor 2002, në fillim të mëngjesit, para se M.-ja të shkonte në punë, M. Daschner (D.), Zv. Drejtori i Policisë së Frankfurtit, urdhëroi një polic tjetër, M. Ennigkeit (E.), të kërcënonte kërkuesin se do t’i shkaktonte vuajtje të forta dhe, nëse do ishte e nevojshme, t’ia shkaktonte ato me qëllim që t’i tregonte se ku ndodhej fëmija. Shefat e shërbimeve në varësi të D. e kishin kundërshtuar paraprakisht marrjen e një mase të tillë në mënyrë të përsëritur (shiko gjithashtu paragrafin 47 më poshtë). Në një bazë të tillë, inspektori E. kërcënoi kërkuesin me vuajtje të forta të cilat do t’ia shkaktonte një person i specializuar posaçërisht për këtë qëllim nëse nuk do të tregonte se ku ndodhej fëmija. Sipas kërkuesit, ky polic e kishte kërcënuar gjithashtu se do ta mbyllte në një qeli me dy persona me ngjyrë trupmëdhenj të cilët do ta keqtrajtonin seksualisht. Polici e kishte goditur me dorë me dhjetëra herë në kraharor dhe i kishte rënë aq shumë sa një herë koka i ishte përplasur me murin. Qeveria kundërshton faktin që kërkuesi të ketë qënë kërcënuar me keqtrajtime seksuale apo të ketë qënë goditur gjatë marrjes në pyetje.
16. I frikësuar se mos i nënshtrohej masave me të cilat e kërcënonin, pas afro dhjetë minutash kërkuesi rrëfeu se ku ndodhej fëmija.
17. Kërkuesin e shoqëruan më pas për në Birshtejn së bashku me M. si edhe shumë policë të tjerë. Ai kishte refuzuar të shkonte atje me inspektorin E. Policia priti që të dërgonin atje një kamera filmuese. Më pas, me urdhër të dhënë nga funksionari i policisë në ngarkim të operacioneve, kërkuesi, i cili ishte filmuar, tregoi vendndodhjen e saktë të trupit. Policia zbuloi kufomën e J-së në molin e liqenit pranë Birshtejnit siç kishte thënë kërkuesi. Ky i fundit pohon se e kishin detyruar të ecte pa këpucë përgjatë pyllit deri në vendin ku kishte lënë trupin dhe se, me urdhër të policisë, i ishte dashur të tregonte vendin e saktë të këtij të fundit. Qeveria kundërshton faktin që kërkuesi të ketë ecur pa këpucë.
18. Policia, e cila i kaloi në sitë vendet, vuri re gjurmët e gomave që kishte lënë automjeti e kërkuesit pranë liqenit në afërsi me Birshtejnin. Kur inspektori M. e pyeti për rrugën e kthimit, kërkuesi pohoi se kishte rrëmbyer J.-në dhe e kishte vrarë. Policia e çoi kështu në vende të ndryshme të sinjalizuara prej tij dhe gjeti në disa kuti fletoret e shkollës së J.-së, një çantë shpine, rrobat e J-së si edhe makinën e shkrimit që ishte përdorur për kërkimin e shpërblimit. Autopsia që iu bë kufomës së J.-së më 2 tetor 2002 pohoi se fëmija kishte gjetur vdekjen për shkak të mbytjes.
19. Rrugës për në komisariat, kërkuesit iu dha leja për t’u këshilluar me avokatin e tij, En., të cilin e kishte pajtuar e ëma për ta përfaqësuar por që më kot kishte kërkuar të lidhej me të dhe ta këshillonte më herët atë mëngjes.
20. Në një dokument që i drejtohej dosjes së policisë dhe që mbante datën 1 tetor 2002, D., Zv.Drejtori i policisë së Frankfurtit, tregonte se ai besonte se atë mëngjes jeta e J.-së, nëse i përkiste sërish kësaj bote, ishte në rrezik të madh, për shkak të mungesës së ushqimit dhe të temperaturës së jashtme. Me qëllim që të shpëtonte jetën e fëmijës, ai i kishte dhënë policit E. urdhrin për të marrë në pyetje kërkuesin duke e kërcënuar me vuajtje të cilat nuk do të linin asnjë dëmtim. Ai pohonte se vetë trajtimi duhej të bëhej nën mbikqyrjen mjekësore. D. pranonte gjithashtu se i kishte kërkuar një polici tjetër t’i gjente një « serum të së vërtetës » i cili do t’i bëhej kërkuesit. Sipas këtij dokumenti, kërcënimi i dhënë në drejtim të tij kishte si synim ekskluziv shpëtimin e jetës së fëmijës dhe jo lehtësimin e ndjekjeve penale në lidhje merrëmbimin. Duke qënë se kërkuesi, pasi ishte kërcënuar me vuajtje, kishte treguar se ku ndodhej trupi i J-së, asnjë masë në fakt nuk ishte zbatuar ndaj tij.
21. Një mjek i policisë dorëzoi më 4 tetor 2002 një raport ku pohohej se kërkuesi kishte një hematomë (prej 7 cm x 5 cm) në klavikulën e majtë, dëmtime në lëkurë, të gërvishtura të gjakosura në krahun e majtë dhe në gjunj, si edhe këmbë të enjtura Në një raport tjetër mjeko-ligjor të datës 7 tetor 2002, thuhej se kontrolli i ushtruar ndaj kërkuesit më 2 tetor 2002 kishte pohuar praninë e dy hematomave në pjesën e majtë të kraharorit, njëra me diametër 5 cm dje tjetra me diametër 4 cm, si edhe të dëmtimeve në sipërfaqen e lëkurës apo gërvishtjeve të gjakosura në krahun e majtë, në gjunj dhe në këmbën e djathtë si edhe fulltakë të mbyllur në këmbë. Sipas këtij raporti, gjurmët e zbehta të plagëve dëshmonin se këto të fundit ishin bërë disa ditë para kontrollit. Shkaku i saktë i tyre nuk mund të përcaktohej.
22. I ndaluari konfirmoi pohimin e krimit të dhënë më 1 tetor 2002 kur u mor në pyetje nga policia më 4 tetor 2002, nga një prokuror në datat 4, 14 dhe 17 tetor 2002 e më pas nga një gjyqtar i gjykatës së distriktit më 30 janar 2003.
23. Në janar 2003, prokuroria e Frankfurt mbi Mainit hapi një hetim penal kundër zv.drejtorit të policisë së Frankfurtit, D., dhe inspektorit të policisë E. në bazë të deklarimeve të kërkuesit, i cili pretendonte se kishte qënë objekt i kërcënimeve më 1 tetor 2002.
B. Procedura penale e ngritur kundër kërkuesit
1. Procedura përpara gjykatës rajonale të Frankfurt mbi Mainit
a) Kërkesat paraprake që synojnë braktisjen e ndjekjes gjyqësore dhe vendimin e papranueshmërisë së provave.
24. Më 9 prill 2003, ditën e parë të seancës gjyqësore kërkuesi, i përfaqësuar nga një avokat, parashtroi një kërkesë paraprake që synonte braktisjen e ndjekjes gjyqësore. Ai thoshte se, gjatë marrjes në pyetje dhe para se të kalonte te pohimi i krimit, ai ishte kërcënuar nga inspektori E. me vuajtje të forta dhe me keqtrajtime seksuale. Ai ankohej se ky trajtim ishte në kundërshti me nenin 136a të kodit të procedurës penale (paragrafi 61 i mëposhtëm) si edhe me nenin 3 të Konventës dhe se përligjte braktisjen e ndjekjes gjyqësore.
25. Për më tepër, kërkuesi kërkoi, paraprakisht dhe në rend subsidiar (dytësor) një deklarim sipas të cilit, për arsye të efektit të vazhdueshëm (Fortwirkung) të kërcënimit me dhunë që ishte shkaktuar më 1 tetor 2002, nuk duhej, në kuadër të procedurës penale, të besohej asnjë prej rrëfimeve që kishte dhënë ndaj autoriteteve hetimore. Gjithashtu, ai dëshironte të thuhej se shkelja e nenit 136a të kodit të procedurës penale që kishte ndodhur ndalonte përdorimin përgjatë procedurës penale të tërësisë së elementeve të provave, të tilla si trupi i fëmijës, për të cilat autoritetet hetimore kishin qënë në dijeni në sajë të deklarimeve që i kishin nxjerrë (« Fernwirkung ») – dhe që ishin « fruti i një peme të helmatisur ».
26. Më 9 prill 2003, si përgjigje e kërkesës së parë paraprake, gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit refuzoi të shprehej për braktisjen e ndjekjes penale. Ajo vërente se, sipas kërkuesit, inspektori E. kishte thënë kërcënimin që vijon : një specialist po shkonte drejt komisariatit me helikopter ; ai do t’i kryente të ndaluarit, pa lënë gjurmë, vuajtje të padurueshme si të mos i kishte provuar ndonjëherë më parë në rast se nuk do të tregonte se ku ndodhej J.-ja. Për të vënë në dukje kërcënimin, E. kishte imituar zhurmën e helikave të një helikopteri. Gjithashtu, E. kishte kërcënuar kërkuesin se do ta mbyllte në një qeli me « zezakë » trupmëdhenj të cilët do ta keqtrajtonin seksualisht nga pas. I ndaluari kishte dashur atëherë të mos kishte lindur fare. Gjykata i dha të drejtë kërkuesit se kishte qënë i kërcënuar me vuajtje të forta në rast se do të refuzonte të tregonte se ku ndodhej viktima. Në të kundërt, nuk i dha të drejtë kërkuesit se kishte qënë kërcënuar edhe me keqtrajtime seksuale apo se kishte qënë nën varësinë e ndonjë ndikimi tjetër. Vetë kërcënimi për t’i shkaktuar vuajtje kërkuesit ishte i paligjshëm në përputhje me nenin 136a të kodit të procedurës penale, si edhe në përputhje me nenin 1 dhe nenin 104 § 1 të Ligjit themeltar (paragrafet 59-60 më poshtë) si edhe me nenin 3 të Konventës.
27. Ky mosrespektim në aktpadinë e kërkuesit i të drejtave të mbrojtura nga Kushtetuta, nuk i sillte gjithsesi pengesë ndjekjeve penale, tëcilat duke qënë kështu mund të vazhdonin. Përdorimi i metodave hetimore në fjalë, edhe pse të ndaluara me ligj, nuk i kishte kufizuar të drejtat e mbrojtjes në atë pikë sa t’u duhej dhënë fund ndjekjeve penale. Duke patur parasysh rëndësinë e detyrimeve që bien mbi kërkuesin, nga njëra anë, si edhe rëndësinë e akteve të paligjshme që kanë qënë kryer në kuadër të procedurës hetimore, nga ana tjetër, nuk kishte patur mosrespektim të mbizotërimit të së drejtës të jashtëzakonshme dhe të patolerueshme aq sa të çonte në pengimin e ndjekjeve të veprimtarisë penale.
28. Në përgjigje të kërkesës së dytë paraprake të parashtruar nga kërkuesi, gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit, vlerësoi se, në përputhje me nenin 136a § 3 të kodit të procedurës penale, pohimi i krimit dhe deklarimet e deriatëhershme të kërkuesit të dhëna në polici, një prokurori dhe një gjykatësi të gjykatës së distriktit, nuk munden në asnjë rast të konsiderohen si prova në kuadër të procedurës penale për shkak se janë marrë me ndërmjetësimin e metodave të marrjes në pyetje të ndaluara.
29. Gjykata konsideronte se më 1 tetor 2002 inspektori i policisë E. kishte përdorur metoda të marrjes në pyetje të ndaluara sipas përshkrimeve të nenit 136a § 1 të kodit duke kërcënuar kërkuesin me vuajtje të padurueshme nëse nuk rrëfente se ku ndodhej fëmija. Kështu, ishin të papranueshme si prova deklarimet që kërkuesi kishte dhënë në vijim të kësaj mase të ndaluar hetimore. Përjashtimi i këtyre provave (Beweisverwertungsverbot) nuk ishte i vlefshëm vetëm për pohimin e krimit të bërë menjëherë pas kërcënimit të paligjshëm. Duke mbajtur parasysh efektin e vazhdueshëm të shkeljes së nenit 136a të kodit, ky përjashtim shtrihej edhe në gjithë deklarimet e tjera të lëshuara nga kërkuesi për autoritetet hetimore qysh prej asaj date.
30. E vetmja mënyrë me të cilën do të ishte mundur të ndreqej parregullsia proceduriale e krijuar nga përdorimi i një metode të ndaluar hetimore do të kishte konsistuar në informimin e kërkuesit përpara se të rimerrej në pyetje duke i thënë se deklarimet e dhëna më parë për shkak të këtij kërcënimi me vuajtje nuk do të mundeshin të kalonin në ngarkim të tij. Por, atij thjesht i kishin kujtuar të drejtën e tij për të mos deklaruar, pa i treguar se provat e marra në mënyrë të parregullt ishin të papranueshme. Pra, ai nuk kishte marrë « informacion cilësor » (qualifizierte Belehrung) përpara se të jepte deklarimet e reja.
31. Gjithsesi gjykata e kufizonte papranueshmërinë me deklarimet të përmendura më sipër. Ajo nuk i jepte kërkuesit deklarimin që kishte kërkuar e që sipas të cilit, nga fakti i përdorimit të metodave të ndaluara të marrjes në pyetje, përjashtohej nga përdorimi në kuadër të procedurave tërëria e elementeve të provave, si trupi i fëmijës, për të cilin autoritetet hetimore kishin patur dijeni në vijim të deklarimeve që i ishin nxjerrë kërkuesit.(« Fernwirkung »). Gjykata u shpreh me këto terma:
« (...) asnjë efekt afatgjatë nuk lidhet me shkeljen e nenit 136a të kodit të procedurës penale dhe që do të pengonte përdorimin [si prova] edhe të elementeve për të cilat kemi qënë në dijeni në sajë të deklarimeve të dhëna. Në këtë pikë gjykata shpreh dakordësinë e saj me pozicionin e kompromisit (Mittelmeinung) miratuar nga doktrina dhe gjykatat (...) që këshillon të barasvlerësohen [interesat] aktuale në rrethanat e çështjes, duke verifikuar veçanërisht nëse rendi ligjor është shkelur në mënyrë flagrante, përkatësisht në dispozitat që lidhen me të drejtat themeltare dhe që këshillon gjithashtu të merret parasysh serioziteti i shkeljes që përbën objektin e hetimit. Nëse matim rëndësinë e shkeljes së të drejtave themelore të të akuzuarit – si person, kërcënimi me dhunë fizike - me rëndësinë e shkeljes për të cilën qortohet e që duhet ta rregullonte – vrasje e çuar deri në fund e një fëmije - , duket e paarsyeshme të përjashtohen elementet – përkatësisht gjetja e trupit të fëmijës dhe rezultatet e autopsisë – për të cilat kemi patur dijeni në sajë të deklarimeve të të akuzuarit. »
b) Gjykimi i gjykatës rajonale
32. Në vijim të vendimeve të dhëna për kërkesat paraprake të paraqitura nga kërkuesi ditën e parë të procesit, procedura mori udhë. Në deklarimet e ditës së nesërme në lidhje me akuzat që rëndonin mbi të, kërkuesi pranoi se kishte vrarë J., por saktësoi se fillimisht nuk kishte qënë ky qëllimi i tij. Avokati i tij pretendoi se gjatë pohimit të krimit të kryer, i ndaluari kishte dashur të merrte përsipër përgjegjësinë e shkeljes së tij megjithë metodat e marrjes në pyetje më 1 tetor 2002. Të gjitha provat e tjera të deliktit të zbuluara në vijim të deklarimit fillestar të kërkuesit dhe që ky i fundit dëshironte t’i përjashtonte iu ngarkuan në detyrim përgjatë gjithë ecurisë së procesit. Në mbyllje të procesit, më 28 korrik 2003, kërkuesi pranoi se e kishte planifikuar vetë që nga fillimi vrasjen e fëmijës. Në pohimin e dytë të krimit ai shikonte « të vetmen mënyrë për të pranuar ndjenjën e thellë të fajit » dhe « ndjesën më të madhe të mundshme për vrasjen e fëmijës ».
33. Më 28 korrik 2003, gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit e shpalli fajtor kërkuesin, veç të tjerash, për vrasje dhe rrëmbim fëmije me kërkesë shpërblimi me pasojë vdekjen e viktimës. Ajo e gjykoi me burgim të përjetshëm duke nënvizuar se fajësia ishte e një rëndësie të veçantë dhe përligjte dënimin maksimal (paragrafi 63 më poshtë).
34. Gjykata përfundonte se në seancën gjyqësore e kishin informuar sërish kërkuesin për të drejtën e heshtjes dhe për faktin se asnjë nga deklarimet e tij të mëparshme nuk do të mundej të drejtohej kundër tij, dhe se në këtë mënyrë kishin ofruar informacionin e duhur cilësor. As kërkuesi nuk kishte, pas këtij informacioni cilësor, pohuar se kishte rrëmbyer J., dhe se e kishte vrarë. Deklarimet që kishte dhënë në procesin e tij lidhur me planifikimin e krimit përbënin bazën thelbësore, në mos ekskluzive të konstatimeve të gjykatës. Këto të fundit ishin vërtetuar nga dëshmia e motrës së J., letra e shantazhit dhe shënimi që lidhej me organizimin e krimit i cili u gjend në apartamentin e kërkuesit. Konstatimet që lidheshin me kryerjen e krimit mbështeteshin ekskluzivisht tek pohimi i krimit që i ndaluari kishte bërë në proces. Elemente të tjera prove tregonin se edhe për këtë çështje ai kishte thënë të vërtetën. Bëhej fjalë për konkluzionet e autopsisë lidhur me shkakun e vdekjes së fëmijës, gjurmët e gomave që kishte lënë automjeti i kërkuesit pranë liqenit ku ishte zbuluar trupi, dhe paratë që vinin nga shpërblimi i gjetur në apartamentin apo në llogaritë bankare të të ndaluarit.
35. Duke vlerësuar rëndësinë e fajësisë së kërkuesit, gjykata shqyrtonte se ky i fundit e kishte vrarë viktimën e tij 11 vjeçare dhe kishte kërkuar një milionë euro me qëllim që të ruante imazhin e një juristi të ri e të pasur dhe të talentit të fituar. Ai nuk ndante qëndrimet e shprehura nga prokuroria dhe prokurorët privatë ndihmës, sipas të cilëve pohimi i krimit nga ana e kërkuesit « nuk kishte asnjë lloj vlere » ngaqë kërkuesi kishte pohuar vetëm atë çka ishte provuar tërësisht. Fakti që kërkuesi kishte shprehur me vullnetin e tij të plotë pohimin e plotë të krimit në proces, edhe pse pohimet e tij të mëparshme duhet të përjashtoheshin nga provat në zbatim të nenit 136a të kodit të procedurës penale, përbënte një rrethanë lehtësuese. Mbetej vetëm që, edhe pa pohimin e krimit nga ana e tij, i ndaluari të ishte shpallur fajtor për rrëmbimin me kërkesë shpërblimi me pasojë vdekjen e viktimës. Kërkuesi ishte vendosur nën mbikqyrjen policore menjëherë sapo kishte marrë shpërblimin, të cilin do ta gjenin më vonë një pjesë në apartament dhe një pjesë tjetër në llogarinë bankare. Gjitashtu, autopsia kishte treguar se J. kishte vdekur nga mbytja, dhe gjurmët e gomave të lëna nga automjeti i kërkuesit ishin lënë në vendin ku ishte zbuluar trupi i J.
36. Gjykata tha gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje të kërkuesit, kishin qënë përdorur metoda të ndaluara nga neni 136a i kodit të procedurës penale. Hetimi penal që po mbahej kundër inspektorit E. dhe kundër D., Zv. Drejtor i policisë së Franfurtit, lejonin të thuhej nëse dhe në ç’shkallë ata kishin bërë shkelje për shkak të këtyre kërcënimeve. Mundësia që ata të kishin kryer akte të paligjshme nuk e zbuste gjithsesi vetë fajësinë e kërkuesit. Shkelja e sjelljes së funksionarëve të policisë, që lidhen me pushtetin ekzekutiv, nuk pengonte pushtetin gjyqësor të vlerësonte konstatimet në përputhje me ligjin.
2. Procedura përpara Gjykatës Federale të Drejtësisë
37. Të nesërmen e dënimit të tij, kërkuesi e çoi çështjen ne kasacion përpara Gjykatës Federale të drejtësisë. Ai kundërshtonte vendimin e 9 prillit 2009 me anë të të cilit gjykata rajonale kishte hedhur poshtë kërkesën paraprake për braktisjen e ndjekjeve gjyqësore Gjykata kishte refuzuar gjithashtu të deklaronte se ishte e ndaluar të përdoreshin në kuadër të procedurës penale provat e tjera të deliktit, mes të cilave trupi i fëmijës, për të cilin autoritetet hetimore ishin vënë në dijeni në sajë të deklarimeve që i ishin marrë në mënyrë të paligjshme kërkuesit. Ky i fundit i bashkëngjiste një kopje të plotë të kërkesave të tij të datës 9 prill 2003, përfshi edhe motivet mbështetëse. Në dosje vendoste edhe një kopje të vendimit të gjykatës rajonale të datës 9 prill 2003 që refuzonte braktisjen e ndjekjeve gjyqësore dhe argumentonte lidhur me kërcënimet me torturë që policia kishte shprehur në adresë të tij se, nëse bazoheshin në legjislacionin e Gjykatës federale të drejtësisë, kjo sjellje binte ndesh me rregullat që lidhen me administrimin e provave dhe pengonte hetimet (« dass ein derartiges Verhalten das Verwertungsverbot « überspringt » und ein Verfahrenshindernis begründet »).
38. Në vëzhgimet e datës 9 mars 2004, prokurori federal vendosi hedhjen poshtë të apelimit të kërkuesit për mungesë të hapur themeli.
Ai vlerësonte se përdorimi i metodave të ndaluara të marrjes në pyetje nuk përbënte pengesë për hetimet penale. Neni 136a i kodit të procedurës penale saktësonte qartësisht se përdorimi i cilësdo prej metodave të ndaluara të listuara në të çonte vetëm në papranueshmërinë e elementeve të provave. Kërkuesi nuk kishte denoncuar një shkelje të nenit 136a § 3 të kodit. Sidoqoftë, parashtrimi i një ankese të tillë do të kishte qënë pa baza, ku gjykata rajonale kishte përdorur vetëm pohimin e krimit që i ndaluari kishte bërë gjatë procesit pasi ishte vënë në dijeni se deklarimet e mëparshme të tij nuk kishin qënë pranuar si prova.
39. Më 21 maj 2004, Gjykata federale e drejtësisë hodhi poshtë kërkesën e kërkuesit për mungesë themeli, pa motive të tjera më të gjera.
3. Procedura përpara Gjykatës kushtetetuese federale.
40. Më 23 qershor 2004, kërkuesi e çoi çështjen në Gjykatën kushtetuese federale. Duke përmbledhur faktet në origjinë të çështjes dhe përmbajtjen e vendimeve të ankimuara, ai ankohej, në mbështetje të nenit 1 § 1 dhe të nenit 104 § 1, fjalia e dytë, e Ligjit themeltar, për mënyrën se si policia kishte vepruar gjatë marrjes së tij në pyetje në mëngjesin e datës 1 tetor 2002. Ai pretendonte se ishte kërcënuar me vuajtje të forta dhe keqtrajtime seksuale në rast se nuk do të tregonte se ku ndodhej fëmija. Në rrethanat e kësaj çështjeje, ky trajtim do të kishte përmbajtur torturë në kuptimin e nenit 3 të Konventës dhe do të kishte shkelur nenin 104 § 1 të ligjit themeltar. Gjithashtu, do të kishte shkelur, në atpadinë e të interesuarit, të drejtën absolute për respektimin e dinjitetit njerëzor, të garantuar nga neni 1 i Ligjit themeltar, që është në themel të dispozitave në fjalë. Këto shkelje të pajustifikueshme të të drejtave të njeriut do të kishin penguar hetimet për vrasje dhe do të kishin ndaluar të konsideroninelementet e provave të përftuara në sajë të pohimit të krimit që i ishte nxjerrë kërkuesit me mjete të ndaluara.
41. Më 14 dhjetor 2004, Gjykata kushtetuese federale, e mbledhur me tre gjyqtarë, shpalli të papranueshëm rekursin kushtetues të kërkuesit.
42. Së pari, ajo vlerësoi se kërkuesi nuk e kishte mbrojtur mjaftueshëm ankesën që e nxirrte nga fakti se gjykatat ndëshkuese nuk kishin arritur në përfundimin e braktisjes së ndjekjes. Ajo tregoi se gjykata rajonale kishte treguar tashmë se kërcënimi që kishte nxjerrë policia për t’i dhënë vuajtje kërkuesit binte në kundërshti me nenin 136a të kodit të procedurës penale dhe nenin 3 të Konventës, dhe se të drejtat e kërkuesit në lidhje me nenet 1 § 1 dhe 104 § 1, fjalia e dytë, e Ligjit themeltar, nuk ishin zbatuar.
43. Gjithsesi, shkelja e të drejtave themelore që kishte ndodhur jashtë procesit jo domosdoshmërisht përligjte konkluzionet që gjykimi i dhënë nga një gjykatë penale dhe që mbështetet në konstatime të bëra gjatë procesit ishte në kundërshti me të drejtën kushtetuese. Për këtë çështje, gjykatat ndëshkuese kishin vendosur se metodat hetimore që policia kishte përdorur ishin të ndaluara, por ato ishin shmangur nga kërkuesi përsa u përket pasojave juridike që burojnë nga ky akt. Ato kishin gjykuar se pohimet e përftuara në sajë të masave në fjalë nuk mund të pranoheshin si prova porse kjo nuk përbënte pengesë për hetimet e procedurës penale në rastin e kësaj çështjeje.
44. Sipas Gjykatës kushtetuese federale, mund të konsiderohej se gjykatat penale kishin ndrequr pasaktësinë proceduriale që lidhet me zbatimin e metodave hetimore të ndaluara pasi ato kishin përjashtuar si provë pohimet e përftuara nën një mënyrë të tillë. Ky përjashtim mbështetej te neni 136a § 3 i kodit të procedurës penale për të kompensuar një cënim të mëparshëm të të drejtave të njeriut të personit në fjalë. Përkundrazi, dispozitat ligjore nuk parashikonin rrethana në të cilat çrregullsi madhore të procedurës mund të përbënin pengesë për ndjekjen penale. Në këto kushte, kërkuesi nuk kishte shpjeguar se përse metodat hetimore të kundërshtuara jo vetëm përjashtonin konisderimin si akuza të pohimeve të përftuara në sajë të tyre, por përbënin pengesë gjithashtu edhe për ndjekjen penale kundër tij.
45. Së dyti, gjykata kushtetuese federale vlerësoi se, në rastin kur kërkuesi ankohej se gjykata rajonale i pati refuzuar të përjashtonte të gjitha elementet e provave të përftuara në sajë të pohimit të krimit që i ishte nxjerrë nën kërcënim, ankimimi kushtetues ishte i papranueshëm edhe në këtë pikë, duke qënë se kërkuesi nuk e kishte ngritur këtë çështje në kuadër të kërkesës përpara Gjykatës federale të drejtësisë.
46. Vendimi iu përcoll avokatit të kërkuesit më 22 dhjetor 2004.
C. Fakte të mëtejshme
1. Procedura penale kundër policëve
47. Më 20 dhjetor 2004, gjykata rajonale dha vendimet e saj kundrejt zv.drejtorit të policisë së Frankfurtit, D., dhe inspektorit E.
Ajo konstatoi se, mëngjesin e datës 1 tetor 2002 D kishte urdhëruar marrjen në pyetje të kërkuesit duke i shkaktuar vuajtje sipas përshkrimit që do të jepte më pas në dosjen e policisë (paragrafi 20 i mëposhtëm). Kështu, D. kishte vepruar në kundërshti me këshillat e gjithë shefave të shërbimit të vendosur nën urdhrat e tij të cilët kishin qënë ngarkuar me hetimin për rrëmbimin e J. Shefat e shërbimit nuk e kishin miratuar masën që ai kishte dhënë më parë, natën e 30 shtatorit 2002 më pas, dhe dy herë më 1 tetor 2002 në mëngjes. Ata nuk iu ishin bindur urdhrave të tij dhe në vend të saj kishin propozuar vazhdimin e marrjes në pyetje dhe ballafaqimin e kërkuesit me familjen e J. Atëherë D e kishte urdhëruar inspektorin E, që t’iu bindej udhëzimeve të tij dhe pra të kërcënonte kërkuesin me torturë dhe, sipas nevojës, ta vinte në zbatim këtë kërcënim. Vuajtjet janë shkaktuar nën përkujdesin mjekësor dhe pa lënë gjurmë, nga një polic posaçërisht i trajnuar për këtë qëllim dhe që do të sillej në komisariat me helikopter. Një mjek i policisë kishte pranuar të mbikqyrte ekzekutimin e urdhërave të D. Gjykata vuri në dukje se kjo masë duhej të mundësonte të zbulohej se ku e kishte fshehur kërkuesi J, për të cilin D mendonte se e kishte jetën në rrezik të madh. Si rjedhojë E. e kishte kërcënuar kërkuesin siç e kishte urdhëruar D. dhe e kishte informuar se do t’i bëhej një serum i së vërtetës. Në krye të dhjetë minutave, kërkuesi kishte pohuar se ishte ai që kishte fshehur J. në molon e një liqeni që ndodhet pranë Birshtejnit.
48. Gjykata rajonale vërejti se metoda hetimore nuk ishte e justifikueshme. Ajo rrëzoi mjetin mbrojtës të bazuar në “nevojë” për shkak se metoda në fjalë cënonte dinjitetin njerëzor të përmendur në nenin 1 të Ligjit themeltar. Respekti i dinjitetit njerëzor ishte gjithashtu në themel të nenit 104 § 1, fjalia e dytë, e Ligjit themeltar dhe nenit 3 të Konventës. Mbrojta e dinjitetit njerëzor ishte absolute, dhe nuk pranonte as përjashtimin as baraspeshimin e interesave.
49. Gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainin e shpalli inspektorin E. fajtor për detyrim të ushtruar nga një agjent publik në ushtrimin e funksioneve të tij. Megjithatë, përsa i përket dënimit, ajo i bëri një paralajmërim dhe i vendosi një gjobë, të shoqëruar me kusht, prej 60 eurosh në ditë përreth 60 ditëve, të cilën i pandehuri kishte detyrimin ta paguante nëse do të bënte një shkelje tjetër përgjatë periudhës së kushtit. Nga ana tjetër, gjykata shpalli D., zv.drejtorin e policisë së Frankfurtit, fajtor për nxitjen e E., vartës i tij, të ushtronte një detyrim në kuadër të funksioneve të tij. Edhe atij i bëri një paralajmërim dhe i vendosi një gjobë, të shoqëruar me kusht, prej 120 euro përgjatë 90 ditëve. Kërkuesi kishte deklaruar në cilësinë e dëshmitarit në këtë procedurë.
50. Duke përcaktuar dënimet, gjykata vlerësoi se duheshin marrë parasysh rrethana të rëndësishme zbutëse. Ajo vendosi se të pandehurit kishin patur si shqetësim të vetëm të shpëtonin jetën e J. dhe se ai ndodhej nën një presion të madh për shkak të përgjegjësive respektive përkundrejt hierarkisë së tyre dhe publikut. Në ata moment ata ishin të lodhur dhe kishin vepruar në një situatë të gjallë tensioni dhe me ngarkesë të madhe emocionale. Ata nuk kishin dënime të mëparshme. Për më tepër D., kishte marrë përsipër përgjegjësinë e veprimeve të tij duke i pranuar dhe duke dhënë shpjegime për to në një dokument të dorëzuar në dosjen e policisë po atë ditë. Procedura kishte zgjatur shumë dhe ishte mediatizuar së tepërmi. Ajo kishte lënë pasoja në karrierën profesionale të të dy të pandehurve : D. e kishin lëvizur në Ministrinë e Brendshme të Hesses dhe E. i ishte hequr e drejta e të ushtruarit në fushën e dënimit të shkeljeve penale. Ndërkohë, ishte hera e parë që një gjykatë penale gjermane duhej të shqyrtonte një situatë konfliktuale si kjo në fjalë në çështjen e këtyre të pandehurve. Gjykata mbajti si rrethanë rënduese faktin se D. nuk kishte vepruar në mënyrë spontane pasi kishte urdhëruar tashmë përdorimin e forcës një natë para ditës kur i kishte dhënë urdhërin E. Për më tepër, me anë të akteve të tyre, të pandehurit kishin rrezikuar të kompromentonin dënimin e kërkuesit për vrasje. Gjykata vendosi se mbrojta e rendit ligjor nuk e përligjte ekzekutimin e gjobave të vendosura. Dënimi penal i të akuzuarve mundësonte të kuptohej se nëse një agjent i Shtetit jepte urdhërin për të përdorur forcën për marrjen e informacioneve, ai kryente një akt të paligjshëm.
51. Vendimi u bë i formës së prerë më 20 nëntor 2004.
52. D. u emërua më pas në krye të drejtorisë të teknologjisë, logjistikës dhe administrimit të policisë.
2. Padia me përgjegjësi administrative e ndërmarrë nga kërkuesi
53. Më 28 dhjetor 2005, kërkuesi kërkoi pranë gjykatës rajonale të Frankfurt mbi Mainit ndihmën gjyqësore për të mundësuar ndërmarrjen e një padie me përgjegjësi administrative kundër Land-it të Hesses me qëllim që të arrinte ndreqjen e vendimit Ai pretendonte se ishte traumatizuar nga metodat e përdorura ndaj tij gjatë marrjes në pyetjen nga ana e policisë dhe se kishte nevojë për një trajtim psikologjik.
54. Në vëzhgimet e datës 27 mars 2006, Drejtoria e policisë së Frankfurt mbi Mainit kundërshtoi faktin se sjellja e E., gjatë marrjes në pyetje të kërkuesit në mëngjesin e datës 1 tetor 2002 mundi të marrë cilësimin juridik të detyrimit dhe u analizua si mosrespektim i disa detyrave që lidhen me funksionin.
55. Më 28 gusht 2006, gjykata rajonale hodhi poshtë kërkesën për ndihmë gjyqësore të shprehur nga kërkuesi, i cili e çoi çështjen në apel.
56. Më 28 shkurt 2007, gjykata e apelit e Frankfurt mbi Mainit rrëzoi kërkesën e kërkuesit. Duke përvetësuar motivet e parashtruara nga gjykata rajonale, ajo pohonte në veçanti se, kur kishin kërcënuar kërkuesin, policët D. dhe E. kishin cënuar dinjitetin e tij njerëzor, i cili është i paprekshëm, dhe nuk kishin respektuar kësisoj detyrimet në ngarkim. Megjithatë, kërkuesi kishte vështirësi në vendosjen e një lidhjeje shkakore mes kërcënimeve për torturë për të cilat kishte qënë objekti dhe dëmit psikologjik të pretenduar që kërkonte sipas tij një trajtim psikologjik. Kërcënimi i policëve ishte i papërfillshëm në raport me traumatizmin që i shkaktonte të ndaluarit fakti që kishte vrarë një fëmijë. Nga ana tjetër, edhe nëse supozohet se kërkuesi mundi të provonte se polici E. e kishte goditur, aq sa koka i ishte përplasur në mur, apo se në një moment tjetër e kishte goditur në kraharor, çka do t’i kishte shkaktuar një hematomë, dëmtimet fizike të shkaktuara në këtë mënyrë ishin shumë të vogla për të kërkuar dhënien e një zhdëmtimi. Gjithashtu, as cënimi i dinjitetit njerëzor të kërkuesit që përfaqësonte kërcënimin me torturë nuk e përligjte dhënien e një shpërblimi, ku fakti se deklarimet e tij qenë përjashtuar si prova dhe se policët e përgjegjshëm për kërcënimet patën qënë dënuar penalisht i kishte dhënë shpërblimin të mjaftueshëm të ndaluarit.
57. Më 19 janar 2008, Gjykata kushtetuese federale, që priti rekursin kushtetues të shprehur nga kërkuesi, anuloi vendimin e gjykatës së apelit, të cilës ia ktheu sërish çështjen. Ajo vlerësoi se duke refuzuar dhënien e ndihmës gjyqësore ndaj kërkuesit, gjykata e apelit kishte shkelur parimin e barazisë për aksesin në drejtësi. Në veçanti, ky juridiksion kishte supozuar se kërkuesi nuk ishte në gjendje të provonte se kërcënimi me torturë i pati shkaktuar një dëmtim psikologjik. Për më tepër, nuk dukej përnjëherësh se mundeshim të konsideronim për t’u dhënë një rëndësi dytësore dëmtimeve fizike që kërkuesi pretendonte të kishte pësuar gjatë marrjes në pyetje, gjatë të cilës ishte prangosur. Në fund, çështja për të ditur nëse cënimi i dinjitetit njerëzor të kërkuesit kërkonte kompensimin e dëmtim-interesave edhe pse i ndaluari kishte marrë tashmë shpërblimin përbënte një çështje juridike të ndërlikuar që nuk i kishte dhënë udhë asnjë vendimi të juridiksionit të shkallës së fundit.
58. Procedura e kthyer në këtë mënyrë gjendet aktualisht në varësinë e gjykatës rajonale të Frankfurt mbi Mainit.
II. E DREJTA E BRENDSHME, AJO NDËRKOMBËTARE PUBLIKE DHE AJO E KRAHASUAR VEPRUESE SI EDHE PRAKTIKA
A. Dispozitat e së drejtës së brendshme
1. Ligji themeltar
59. Neni 1 § 1 i Ligjit themeltar, që i kushtohet mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, është shprehur në këtë mënyrë :
« Dinjiteti i qënies njerëzore është i paprekshëm. Të gjitha pushtetet publike kanë detyrimin ta respektojnë dhe ta mbrojnë atë. »
60. Neni 104 § 1, fjalia e dytë , e Ligjit themeltar, që lidhet me të drejtat e të burgosurve de la Loi fondamentale, thotë :
« Personat në gjendje arrestimi nuk duhen keqtrajtuar as moralisht as fizikisht. »
2. Kodi i procedurës penale
61. Sipas thënieve të nenit 136a të kodit të procedurës penale, që lidhet me metodat e ndaluara të marrjes në pyetje (verbotene Vernehmungsmethoden) :
« 1. Nuk duhet të cënohet liria e vendimit të të pandehurit dhe liria e tij për të ushtruar vullnetin e tij me keqtrajtime, lodhje, me cilëndo formë ekzistuese të detyrimit fizik, me administrim medikamentesh, me torturë, me mashtrim apo dhe me hipnozë. Detyrimi mund të përdoret vetëm kur pranohet nga rregullat e procedurës penale. Kërcënimi për të zbatuar masatë ndaluara nga rregullat e procedurës penale dhe premtimi i një avantazhi të paparashikuar nga ligji, janë të ndaluara.
2. Ndalohet çdo lloj mase që cënon memorjen apo dhe aftësitë e arsyetimit si edhe vullnetin e lirë të të pandehurit. (Einsichtsfähigkeit).
3. Ndalimet e përmendura në paragrafet 1 dhe 2 janë të zbatueshme edhe nëse i pandehuri ka dhënë miratimin [për masën e synuar]. Në rast të mosrespektimit të këtyre rregullave, dispozitat nuk mund të konsiderohen [si prova], megjithë miratimin e të pandehurit. »
3. Kodi penal
62. Sipas nenit 211 të kodit penal, vrasja e një njeriu me dashje duhet të cilësohet si vrasje nëse ekzistojnë disa rrethana rënduese, të tilla si lakmia, tradhtia apo qëllimi për të fshehur një shkelje tjetër. Vrasja është e dënueshme me burgim të përjetshëm.
63. Nëse gjykata që shpall verdiktin e saj vlerëson se fajësia e të akuzuarit mbart një rëndësi të veçantë, kjo mund të ketë ndër të tjera një ndikim te vendimi i mëtejshëm për pezullimin ose jo të dënimit me burgosje që mbetet për t’u vuajtur, me anën e vënies në provë. Neni 57a i kodit penal saktëson se gjykata duhet të pezullojë tepricën e dënimit me burgim të përjetshëm me anë të vënies në provë në rast se i dënuari ka vuajtur 15 vite dënim, me kusht që një vendim i tillë të mund të përligjet kundrejt sigurisë publike dhe që fajësia e të dënuarit të mos mbartë një rëndësi të veçantë si ajo e detyrimit për të vazhduar vuajtjen e dënimit.
B. Dispozitat e së drejtës ndërkombëtare publike
64. Konventa kundër torturës dhe dënimeve të tjera apo trajtimeve mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mbledhur më 10 dhjetor 1984 (Rezoluta 39/46) dhe e hyrë në fuqi më 26 qershor 1987, thotë :
Neni 1
« 1. Pёr qëllimet e kësaj Konvente termi “torturë” nënkupton çdo veprim me të cilin personit tjetër i shkaktohen qëllimisht dhembje a vuajtje të rënda, fizike ose mendore, me qëllim që të sigurojë nga ai ose nga ndonjë person i tretë, informacione ose pohime për ta dënuar për veprën të cilën ai ose ndonjë person i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose me qëllim që të frikësohet ose detyrohet ai ose ndonjë person i tretë, ose për ndonjë arsye tjetër të bazuar në diskriminimin e cilitdo lloji, kur dhembjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen nga një person zyrtar ose nga një person i tretë që vepron sipas detyrës zyrtare ose me nxitjen a pëlqimin e tij. Ky term nuk përfshin vuajtjet ose dhembjet që rezultojnë vetëm nga sanksionet ligjore, që u përkasin ose janë shkaktuar prej tyre. »
Neni 15
« Çdo shtet palë siguron për çdo deklaratë e cila është provuar të jetë marrë nëpërmjet torturës, të mos përdoret si element prove në një proces, përveç rastit kur ky fakt përdoret kundër personit të akuzuar për torturë për të provuar se është dhënë deklarata. »
Neni 16
« 1. Çdo shtet palë zotohet të parandalojë në çdo territor nën juridiksionin e tij veprime të tjera që përbëjnë dënime a trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, që nuk janë veprime torture, siç është përcaktuar kjo në nenin 1, kur veprime të tilla janë kryer nga një person zyrtar ose nga çdo persopn tjetër që vepron me titull zyrtar, ose me nxitjen e tij ose me miratimin e tij të shprehur ose të heshtur. Në veçanti, detyrimet e përfshira në nenet 10, 11, 12 dhe 13, janë të zbatueshme duke përmendur në vend të torturës forma të tjera të dënimeve a trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. »
C. Praktika e gjykatave dhe tribunaleve të shteteve të tjera dhe organeve të tjera të kontrollit të respektimit të të drejtave të njeriut.
1. Cilësimi juridik i kërcënimeve me torturë
65. Shumë institucione që kontrollojnë respektimin e ndalimit të torturës si edhe trajtime të tjera çnjerëzore ose poshtëruese kanë shqyrtuar rëndësinë këtij ndalimi në rastin kur një person ndodhet nën kërcënimin e cënimit të integritetit të tij fizik.
66. Në vendimin e datës 27 nëntor 2003 (Fond, zhdëmtime dhe shpenzime) për çështjen Maritza Urrutia kundër. Guatemalës (seria C nr. 103), Gjykata ndëramerikane e të drejtave të njeriut është shprehur si më poshtë :
« 85. Përsa i përket trajtimit që agjentët e Shtetit i kanë rezervuar Maritza Urrutia-s gjatë mbajtjes në burgim në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare, Gjykata ka provuar se viktima e pretenduar e ka patur kokën të mbuluar me kapuç, se ka qënë prangosur në një krevat në një dhomë me dritë të ndezur dhe ku radioja nuk pushonte asnjëherë, çka nuk e linte të flinte. Për më tepër, ajo i nënshtrohej vazhdimisht marrjeve në pyetje me orë të tëra gjatë të cilave i tregonin fotografi të personave që kishin shenja torture apo që kishin qënë vrarë në luftë dhe i shprehnin kërcënimin se edhe familja e saj mund të gjendej në një situatë të tillë. Këta angjentë e kanë kërcënuar gjithashtu se do ta torturonin fizikisht apo se do të vrisnin, atë apo anëtarët e familjes së saj, në rast se nuk bashkëpunonte. Për ta përforcuar këtë ata i treguan disa fotografi të saj dhe të familjarëve të saj si edhe disa letra të cilat ia kishte dërguar ish-bashkëshortit të saj.(...). Më në fund, Maritza Urrutia ka qënë e detyruar të regjistrojë një video, e cila u shpërnda më pas në dy kanale televizive të Guatemalës, në të cilën bëri një deklaratë pa dëshirën e saj dhe për të cilën e detyruan të pohonte përmbajtjen gjatë një konference për shtyp të organizuar pas lirimit të saj. (...).
92. Një administrim juridik ndërkombëtar që ndalon në mënyrë absolute çdo lloj forme torture, si fizike ashtu edhe psikologjike, u vu në zbatim dhe, përsa i përket kategorisë së fundit, u pranua se kërcënimi apo rreziku real i cënimit të integritetit fizik të një personi ngërthen, në disa rrethana, një ankth të tillë moral aq sa mund ta quajmë një « torturë psikologjike ». (...)
98. Në dritën e sa më sipër, Gjykata shpalli se Shteti ka shkelur nenin 5 të Konventës amerikane, e kombinuar me nenin 1 § 1 të kësaj të fundit, dhe detyrimet e shpallura në nenin 1 dhe 6 të Konventës ndëramerikane kundër torturës, në aktpadinë e Maritza Urrutia ».
67. Raportuesi special i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, në raportin e datës 3 korrik 2001 (UN Doc. A/56/156) në Asamblenë e Përgjithshme rreth çështjes së torturës dhe dënimeve të tjera apo trajtimeve mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese, u shpreh si vijon : « Siç është thënë nga Komiteti i të drejtave të njeriut në vëzhgimin e përgjithshëm nr.20 (10 prill 1992), rreth nenit 7 të Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, Raportuesi special dëshiron t’iu sjellë në vëmendje qeverive se ndalimi i torturës përfshin jo vetëm aktet që provokojnë te viktima dhimbje fizike por gjithashtu edhe aktet, të tilla si frikësimi dhe forma të tjera kërcënimi, që diktojnë vuajtje morale » (§ 3). Ai vërejti se « frika se mos torturohesh fizikisht mund të përbëjë në vetvete një torturë mendore. » (§ 7).
Për më tepër, sipas tij « kërcënime të rënda dhe të besueshme, përfshi këtu edhe kërcënimet me vdekje, që cënojnë integritetin fizik të viktimës apo të një të treti mund të konsiderohen si trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, madje akte torture, posaçërisht kur viktima gjendet në duart e përfaqësuesve të pushtetit publik » (§ 8).
68. Komiteti i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, në konstatimet e miratuara më 29 mars 1983 për çështjen Estrella kundër Uruguajit (Komunikata Nr.74/1980), në të cilën autori i komunikatës, një pianist koncertesh, « ka[kishte] qënë nënshtruar ndaj torturave të rënda fizike dhe psikologjike, dhe që gjithashtu [e] kanë [kishin] kërcënuar posaçërisht me prerje duarsh me sharrë elektrike duke u përpjekur ta bënin të pohonte veprimtari të dëmshme » (§ 8.3). Komiteti i të drejtave të njeriut ishte i mendimit se autori i komunikatës i ishte nënshtruar torturës, çka nxirrte në pah shkeljen e nenit 7 të Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike. (§ 10).
2. Pranimi i provave të siguruara me anë të torturës apo me ndonjë keqtrajtim tjetër të ndaluar : rregulla përjashtimore
a) Shtetet palë në Konventë
69. Dokumentet në zotërim të Gjykatës tregojnë se nuk ka një konsensus të mirëfilltë mes Shteteve palë në Konventë lidhur me rëndësinë e rregullës përjashtimore.
b) Organe të tjera për kontrollin e respektimit të të drejtave të njeriut
70. Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar në vëzhgimin e tij të përgjithshëm nr.7 për torturën dhe trajtimet apo dënimet mizore, çnjerëzore ose poshtëruese (neni 7 i Paktit) dt.30 maj 1982 :
« 1. (...) rrjedh nga neni 7 i Paktit, bashkë me nenin 2, se Shtetet duhet të sigurojnë mbrojtje të efektshme në sajë të një mekanizmi kontrolli. Ankimet për keqtrajtime duhet të jenë objekt i një hetimi të efektshëm, të kryer nga ana e autoriteteve kompetente. Ata që shpallen fajtorë duhet të konsiderohen përgjegjës, dhe viktimat e prezumuara duhet të zgjedhin vetë rrugë të efektshme ankimimi, përfshi këtu edhe të drejtën për të përfituar ndreqje. Midis garancive që mund të sigurojnë një kontroll të efektshëm, ka (...) dispozita që mundësojnë shpalljen të papranueshme në drejtësi të pohimeve të krimit apo dëshmeve të tjera të siguruara nëpërmjet torturës apo edhe trajtimeve të tjera që bien ndesh me nenin 7.(...) »
71. Vëzhgimi i përgjithshëm Nr.7 që lidhet me ndalimin e torturës dhe dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese është zëvendësuar me vëzhgimin e përgjithshëm nr. 20 dt.10 mars 1992, ku thuhet shprehimisht:
« 12. Duhet, për të shmangur kryerjen e shkeljes së nenit 7, që ligji të ndalojë përdorimin apo shpalljen të papranueshme në një procedurë gjyqësore të deklarimeve dhe pohimeve të krimit të përftuara nga tortura apo çdo lloj keqtrajtimi tjetër të ndaluar. »
72. Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër torturës, që mbikqyr vënien në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës, ka rekomanduar në vëzhgimet e tij përfundimare dt. 11 maj 1998 për Gjermaninë (dok. Nr. A/53/44) se « masa të reja legjislative duhet të merren për të siguruar respektimin rigoroz të nenit 15 të Konventës dhe për të ndaluar tërësisht që elementet e provave të përftuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga tortura të mos u paraqiten për gjykim gjyqtarëve që nxjerrin vendime në çdo procedurë gjyqësore. » (paragrafi 193 i vëzhgimeve përfundimtare).
c) Jurisprudenca e gjykatave dhe tribunaleve të shteteve të tjera
73. Ndalimi i përdorimit në dëm të të akuzuarit të informacioneve që rrjedhin nga faket për të cilat janë vënë në dijeni në vijim të akteve të paligjshme të agjentëve të shtetit (doktrina e ashtuquajtur e frutit me pemë të helmatisur) mbështetet fuqimisht te tradita gjyqësore amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (shih, psh. US Supreme Court, nr. 82-1651, Nix kundër. Williams, vendimi i dt. 11 qershorit 1984, 467 U.S. 431 (1984), fq. 441 e në vazhdim ; U.S. Supreme Court, nr. 82-5298, Segura kundër Shteteve të Bashkuara, vendimi i dt. 5 korrik 1984, 468 U.S. 796 (1984), faqet. 796-797 dhe 815 ; dhe US Supreme Court, nr. 07-513, Herring kundër Shteteve të Bashkuara, vendimi dt. 14 janar 2009, 555 U.S. ... (2009), seksioni II.A., me referenca të tjera). Ndalimi zbatohet për informacione të mbledhura në sajë të pohimeve të krimit të përftuara nën shtrëngim (rreth çështjes së shtrëngimit, shih US Supreme Court, nr. 50, Blackburn kundër. Alabama, vendim i dt. 11 janar 1960, 361 U.S. 199, faqe. 205‑207, dhe US Supreme Court, nr. 8, Townsend kundër Sain, vendim i dt.18 mars 1963, 372 U.S. 293 (1963), faqe. 293 dhe 307-309), çka do të thotë se nëse pohimet e krimit lejojnë sigurimin e provave suplementare, këto të fundit, janë gjithashtu të papranueshme në drejtësi (krahaso Nix, të paracituar, fq. 441, dhe Segura, paracituar, fq. 804). Sidoqoftë provat duhen përjashtuar vetëm nëse akti i paligjshëm është shkaku i menjëhershëm që ka mundësuar zbulimin e provave. Me fjalë të tjera, provat do të jenë të papranueshme në rast se mund të tregohet se « pa » akt të paligjshëm, ato nuk do të mund të ishin zbuluar. Rregulla përjashtimore nuk zbatohet atëherë kur lidhja mes sjelljes së paligjshme të policisë dhe zbulimit të provave është aq e hollë sa të zhdukë pasaktësinë. I tillë është rasti, për shembull, kur policia është mbështetur në një burim të pavarur për të zbuluar provat (shih Nix, paracituar, fq. 441-444, dhe Segura, paracituar, fq. 796‑797, 804-805 dhe 815,dhe referenca të tjera) apo kur provat do të kishin përfunduar apo pashmangshmërisht do të ishin zbuluar edhe pse nuk do të kishte pasur shkelje të aksh dispozite kushtetuese. (shih Nix, paracituar, fq. 441-444).
74. Rregulla përjashtimore zbatohet gjithashtu edhe për shtetet e tjera. Kështu, Gjykata supreme e apelit në Afrikën e Jugut është shprehur në vendimin e saj të fundit të dt. 10 prill 2008 për çështjen Mthembu v. the State, çështja nr. 379/2007, [2008] ZASCA 51 :
« Përmbledhje : Dëshmia e një bashkëfajtori e siguruar me anë të torturës (përfshi edhe provat materiale që u mundësuan të përftohen) është e papranueshme (...)
33. (...) Hilux-i dhe kutia metalike kanë qënë prova materiale vendimtare për tezën e akuzimit kundër apeluesit për shefat e vjedhjeve. Zakonisht, siç edhe jam shprehur, prova të tilla nuk do të ishin përjashtuar pasi ato ekzistojnë pavarësisht çdolloj shkeljeje të një dispozite të Kushtetutës. Por këto zbulime kanë ndodhur për shkak se policia kishte torturuar Ramseroop-in. Asgjë nuk të shtyn të thuash se ato do të ndodhnin gjithsesi. Në rast se do të ishte kështu, rrjedha e kësaj çështjeje do të kishte qënë e ndryshme.
34. Ramseroop i ka dhënë deklarimin e tij policisë menjëherë pas zbulimit të kutisë metalike në shtëpinë e tij në vijim të torturave të cilat i ishin shkaktuar. Fakti që kishte deklaruar me dëshirën e tij më vonë nuk i heq asgjë faktit se informacionet që figurojnë në këtë deklaratë dhe që lidhen me Hiluksin dhe kutinë metalike janë përftuar nëpërmjet torturës. (...) [Ekziston]ka pra një lidhje të pazgjidhshme mes torturës së shkaktuar dhe natyrës së provave që janë paraqitur para drejtësisë. Tortura i ka bërë të pavlefshme në mënyrë të pandreqshme provat. (...)
36. Për të pranuar dëshminë e Ramseroop në lidhje me Hiluksin dhe kutinë metalike, do të na duhej të mbyllnim sytë përballë mënyrës me të cilën policia ka përftuar informacionet prej tij. Ajo çka është më e rëndë, është se kjo do ta çonte përsëri procesin gjyqësor në « një degradim moral ». Kjo « do të cënonte integritetin e procesit gjyqësor (dhe) do të çnderonte « administrimin e drejtësisë ». Në kuptimin afatgjatë, pranueshmëria e provave të pëftuara përmes torturës veçse dëmton sistemin e drejtësisë penale. Interesi i pëgjithshëm urdhëron sipas mendimin tim përjashtimin, që këto prova të kenë apo jo ndikim në paanshmërinë e procesit.
37. Për të gjitha këto arsye, konsideroj të papranueshëm dëshminë e Ramseroop në lidhje me Hiluksin dhe kutinë metalike. (...) »
E DREJTA
I. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 3 TË KONVENTËS
75. Kërkuesi thotë se ka qënë i nënshtruar ndaj torturës, në shkelje të nenit 3 të Konventës, gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë më 1 tetor 2002. Ai vetëquhet ende viktimë e kësaj shkeljeje të nenit 3, ku thuhet shprehimisht :
« Askush nuk mund t’i nënshtrohet një torture as dënimeve apo trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese. »
76. Qeveria lufton këtë tezë, duke vlerësuar se kërkuesi nuk mund të pretendojë se eshtë viktimë e një shkeljeje të nenit 3.
A. Rreth cilësimit si viktimë nga ana e kërkuesit
77. Në këto pasazhe të përshtatshme për këtë çështje, neni 34 i Konventës thotë shprehimisht :
« Gjykatës mund t’i drejtohet me kërkesë çdo person (...) i cili pretendon se është viktimë e një shkeljeje nga njëra nga Palët e larta kontraktuese të të drejtave të njohura nga Konventa apo protokollet e saj. (...) »
78. Gjykata konsideron se, në këtë çështje, ajo nuk mund të shprehet për çështjen e të diturit nëse kërkuesi e ka humbur më vonë cilësinë fillestare të të qënit viktimë e një shkeljeje të nenit 3 të Konventës sipas përcaktimeve të nenit 34 të këtij instrumenti pa përcaktuar më parë se si ka qënë trajtuar në kuadër të marrjes në pyetje dhe pa vlerësuar rëndësinë e këtij trajtimi sipas udhëzimeve të nenit 3. Atëherë ajo do të mund të shqyrtojë nëse autoritetet kanë reaguar më vonë në mënyrë korrekte apo jo.
1. A ka qënë në kundërshti me nenin 3 trajtimi i denoncuar ?
a) Vendimi i dhomës
79. Dhoma vlerësoi se, nën urdhrin e D., Zv.Drejtor i Policisë së Frankfurt mbi Mainit, inspektori E. kishte kërcënuar kërkuesin me dhunë fizike duke i shkaktuar vuajtje të forta me qëllim që ta bënin të tregonte se ku ndodhej J. Ajo vendosi se pretendimet suplementare të kërkuesit, sipas të cilave ai kishte qënë objekt i kërcënimeve të tjera apo kishte pësuar dëmtime gjatë marrjes në pyetje, nuk ishin provuar përtej çdo lloj dyshimi të arsyeshëm. Duke shqyrtuar të gjitha rrethanat e çështjes, dhoma ka cilësuar këtë kërcënim me dhunë si trajtim çnjerëzor të ndaluar nga neni 3.
b) Tezat e palëve
i. Kërkuesi
80. Kërkuesi thotë se kur detektivi E. e ka marrë në pyetje më 1 tetor 2002, ai i kishte shkaktua një trajtim të ndaluar nga neni 3. Inspektori E. e kishte kërcënuar me « vuajtje të padurueshme që nuk i kishte parë ndonjëherë » në rast se nuk do t’i tregonte se ku ndodhej J. Ai i kishte thënë se këto vuajtje do t’i shkaktoheshin pa lënë gjurmë dhe se një polic i trajnuar posaçërisht për këtë lloj teknike ishte duke ardhur për në komisariat me helikoter. Për të theksuar kërcënimin, E., kishte imituar helikat në lëvizje të një helikopteri dhe kishte përshkruar pa frerë dhimbjen e torturës. Masa konkrete ishin marrë në atë moment pasi një mjek i policisë kishte konfirmuar më vonë se ishte i disponueshëm për të asistuar në torturë në mënyrë që kërkuesi të mos humbte ndjenjat e që procedura të mos linte asnjë shenjë.
81. Kërkuesi ishte kërcënuar edhe me keqtrajtime seksuale pasi kishin ndërmend ta mbyllnin në një qeli me dy « zezakë » truupmëdhenj që do ta dhunonin seksualisht nga pas. Gjithashtu, gjatë marrjes në pyetje ai ishte plagosur. E. e kishte goditur shumë herë në kraharor, çka i kishte provokuar hematoma, dhe e kishte goditur një herë, aq sa koka i ishte përplasur në mur. Në mbështetje të kësaj ankese kërkuesi paraqiti dy raportet mjeko-ligjore të datave 4 dhe 7 tetor 2002 të lëshuara nga mjekoligjorët (paragrafi 21 më sipër). Pas këtyre fakteve, të ndaluarin e kishin shoqëruar në Birshtejn pa dëshirën e tij dhe e kishin detyruar të ecte pa këpucë përmes pyllit deri në vendin ku kishte lënë trupin, dhe me urdhër të policisë, i ishte dashur të tregonte vendndodhjen e saktë të këtij të fundit. E kishin shtrënguar gjithashtu të tregonte prova të tjera në udhëtimin e kthimit për në Birshtjen. Policia e kishte kërcënuar edhe pse e dinte se J. kishte vdekur dhe e kishte detyruar të kontribuonte në inkriminin e tij vetëm e vetëm për të mundësuar hapjen e ndjekjes penale ndaj tij.
82. Duke iu referuar në veçanti neneve 1 dhe 15 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës (paragrafi 64 i mësipërm), kërkuesi thotë se trajtimi që i kanë shkaktuar me qëllim që ta bënin të pohonte krimin është torturë.
ii. Qeveria
83. Ashtu si kishte bërë para Dhomës, Qeveria pranon, duke shprehur keqardhjen e saj, se neni 3 ka qënë shkelur gjatë marrjes në pyetje të kërkuesit më 1 tetor 2002. Ajo saktëson gjithsesi se i ndaluari ka qënë kërcënuar me vuajtje të forta vetëm në rast se nuk do t’i tregonte policisë se ku ndodhej J. Kërkuesi nuk kishte qënë kërcënuar më tej me keqtrajtime seksuale. Nga ana tjetër, plagët nuk ishin shkaktuar gjatë marrjes në pyetje që kontstohet dhe se i ndaluari nuk kishte qënë i detyruar të ecte pa këpucë në Birshtejn. Dëmtimet në lëkurë i kishin qënë shkaktuar gjatë arrestimit në aeroportin e Frankfurtit. Sipas asaj çka kishte thënë deri më tani kërkuesi, E. e kishte goditur vetëm një herë në kraharor dhe koka e tij ishte përplasur në mur vetëm një herë. Gjykatat e brendshme nuk kishin quajtur të provuara kërcënimet apo plagët e tjera.
84. Gjithashtu, inspektorët D. dhe E. kishin përdorur metodën e marrjes në pyetje për të cilën bëhet fjalë me qëllim që të shpëtohej jeta e J., të cilën e kishin menduar në rrezik të lartë. Në atë moment, ata nuk e kishin ditur se J. kishte vdekur tashmë.
iii. Të tretët
α) Prindërit e J-së.
85. Prindërit e J-së i bashkëngjiten Qeverisë në argumentimin e saj. Kërkuesi pretendonte tani për herë të parë se dëmtimet e shumta, një prej tyre ajo në klavikul, i ishin shkaktuar gjatë marrjes në pyetje më 1 tetor 2002. Por kërkuesi kishte pranuar më parë se ato dëmtime i ishin bërë më parë në momentin e arrestimit, më 30 shtator 2002. Këtë gjë e kishte pohuar në një libër të botuar më 2005, (Allein mit Gott – der Weg zurück (Vetëm me Zotin – Udha e kthimit), fq. 57-61), që, mes të tjerave, i kushtohet hetimit penal dhe procesit objekti i të cilit ishte vetë. Në një kapitull të titulluar « Arrestimi », kërkuesi kishte riprodhuar një kopje të raportit mjeko-ligjor të lëshuar më 4 tetor 2002 nga një mjek i policisë (paragrafi 21 më sipër) me qëllim që të tregonte dëmtimet që i kishin shkaktuar gjatë arrestimit të tij më 30 shtator 2002. Tanimë këtë raport e përdorte për të provuar se dëmtimet i ishin shkaktuar gjatë marrjes në pyetje. Kësisoj, dëmtimet e tij nuk ishin të lidhura me marrjen në pyetje më 1 tetor 2002.
β) Redress Trust
86. Duke iu referuar në veçanti konstatimeve të institucioneve të Konventës në Çështja greke (raport i Komisionit më 5 nëntor 1969, kalendari 12 (1969) 170, f. 461) dhe në çështjen Akkoç kundër. Turqisë, nos 22947/93 dhe 22948/93, §§ 25 dhe 116-117, GJEDNJ 2000‑X), Redress Trust saktëson se për të qënë torturë, një akt i caktuar nuk ka nevojë të cënojë integritin fizik. Vuajtja morale do të ishte në vetvete dhe me vetveten një fomë e përhapur torture. Për më tepër, Gjykata kishte kujtuar se thjesht një kërcënim në sjellje i ndaluar nga neni 3 mundet në vetvete të përmbajë shkejle të këtij neni (pala e tretë ndërhyrëse citon Campbell dhe Cosans kundër Mbretërisë së Bashkuari, 25 shkurt 1982, § 26, seria A nr. 48). Organe të tjera ndërkombëtare, mes të cilave dhe gjykata ndëramerikane e të drejtave të njeriut (paragrafi 66 më poshtë), Raportuesi i Kombeve të Bashkuara për torturën (paragrafi 67 më poshtë) dhe Komiteti për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara (paragrafi 68 më poshtë) vlerësuan gjithashtu se kërcënimi me cënim të rëndë i integritetit fizik mund, sipas rrethanave dhe efektit që ka tek individi i përfshirë, të përbëjë një akt torture apo një formë tjetër keqtrajtimi. Sidoqoftë, nuk do të ishte e nevojshme aspak të bëhej dallimi mes torturës dhe ndonjë keqtrajtimi tjetër në këndvështrimin e nenit 3 të Konventës pasi, në të kundërt me nenet 1, 15 dhe 16 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës (paragrafi 64 më poshtë), neni veprues i Konventës nuk do t’i bashkëngjiste torturës pasoja juridike të ndryshme nga ato që iu bashkëngjiten formave të tjera të keqtrajtimit të ndaluara. Duke iu referuar mes të tjerave edhe çështjes Labita kundër Italisë ([GC], nr. 26772/95, § 119, GJEDNJ 2000‑IV),organizata Redress Trust nënvizon se ndalimi i torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese është absolut dhe nuk përmban asnjë përjashtim, përligjie a kufizim, cilatdo qofshin rrethanat e çështjes dhe veprimet e viktimës.
c) Vlerësimi i Gjykatës
i. Përmbledhje e parimeve vepruese
87. Gjykata sjell në vëmendje se neni 3 i Konventës i kushtohet njërës prej vlerave themelore të shoqërive demokratike. Në të nuk parashikohen kufizime, çka e bën të dallojë me shumicën e klauzolave normative të Konventës, dhe sipas nenit 15 § 2 ai nuk përmban asnjë përjashtim, edhe në rastet e rrezikshmërisë publike ku kërcënohet jeta e kombit. (Selmouni kundër Francës [GC], nr. 25803/94, § 95, GJEDNJ 1999‑V, dhe Labita, paracituar, § 119). Gjykata pohon se edhe në rrethanat më të vështira, të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, Konventa ndalon në terma absolute torturën dhe vuajtjet e trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese, cilado qoftë sjellja e personit të përfshirë. (Chahal kundër Mbretësisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996, § 79, Përmbledhje e vendimeve dhe verdikteve 1996‑V, dhe Labita, e paracituar, § 119). Natyra e shkeljes që i ishte qortuar kërkuesit është kësisoj e papështashme për t’u shqyrtuar në këndvështrimin e nenit 3. (V. kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24888/94, § 69, GJEDNJ 1999‑IX ; Ramirez Sanchez kundër Francës [GC], nr. 59450/00, § 116, GJEDNJ 2006‑IX ; dhe Saadi kundër Italisë [GC], no 37201/06, § 127, GJEDNJ 2008‑...).
88. Duke qëndruar në ndikimin e nenit 3, një keqtrajtim duhet të arrijë një minimum rëndësie. Vlerësimi i këtij minimumi varet nga tërësia e të dhënave të çështjes, posaçërisht nga kohëzgjatja e trajtimit dhe nga efektet fizike dhe mendore, si edhe, ndonjëherë, nga seksi, mosha, gjendja shëndetësore e viktimës, etj. (Irlande kundër Mbretërisë së Bashkuar, 18 janar 1978, § 162, seria A nr. 25, dhe Jalloh kundër Gjermanisë [GC], nr. 54810/00, § 67, GJEDNJ 2006‑IX). Ndërmjet faktorëve të tjerë për t’u marrë parasysh figurojnë edhe qëllimi për të cilin është shkaktuar trajtimi si edhe synimi apo motivimi që kanë qënë shtysë (krahas mes të tjerash Aksoy kundër Turqisë, 18 dhjetor 1996, § 64, Përmbledhje 1996‑VI ; Egmez kundër Qipros, nr. 30873/96, § 78, GJEDNJ 2000‑XII ; dhe Krastanov kundër Bullgarisë, nr. 50222/99, § 53, 30 shtator 2004), si edhe konteksti, si të tilla si një atmosferë me tensione të ndezura dhe me ngarkesë të madhe emocionale (krahaso, për shembull, Selmouni, paracituar, § 104, dhe Egmez, loc. cit.).
89. Gjykata e gjykoi trajtimin « çnjerëzor » me motivin përkatësisht se kishte qënë kryer me paramendim për disa orë dhe se kishte shkaktuar dëmtime trupore pra vuajtje të forta fizike dhe mendore (Labita, paracituar, § 120, dhe Ramirez Sanchez, paracituar, § 118). Ajo e përcaktoi trajtim poshtërues me natyrë për të krijuar ndjenja frike, ankthi dhe inferioriteti që çojnë në poshtërim, turpërim dhe thyerje eventuale të rezistencës fizike apo morale të personit që ka rënë viktimë, apo edhe ta bëjnë të veprojë kundër vullnetit a ndërgjegjes së tij (shiko, mes të tjerash, Keenan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 27229/95, § 110, GJEDNJ 2001‑III, dhe Jalloh, paracituar, § 68).
90. Për të përcaktuar nëse një formë keqtrajtimi duhet të cilësohet si torturë, duhet të mbajmë parasysh dallimin që përmban neni 3, mes këtij nocioni dhe atij të trajtimit çnjerëzor ose poshtërues. Ashtu si e ka bërë të ditur me parë Gjykata, dy dallim duket se është prekur edhe në Konventë për të karakterizuar me poshtërsi të posaçme trajtimet çnjerëzore të mirëmenduara që provokojnë vuajtje tejet të forta e mizore (Irlande kundër Mbretërisë së Bashkuar, paracituar, § 167 ; Aksoy, paracituar, § 63 ; dhe Selmouni, paracituar, § 96). Përveç elementit të rëndësisë, tortura ngërthen një vullnet të mirëmenduar, ashtu si e parashikon Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese : në nenin 1 të saj, ajo përkufizon torturën si çdo veprim me të cilin personit tjetër i shkaktohen qëllimisht dhembje a vuajtje të rënda, fizike ose mendore, me qëllim që të sigurojë nga ai, informacione, për ta dënuar apo frikësuar (Akkoç, paracituar, § 115).
91. Gjykata vëren gjithashtu se vetë rreziku për veprime të ndaluara nga neni 3 mund të përballet me këtë tekst nëse është mjaftueshëm real dhe i menjëhershëm. Kësisoj, kërcënimi i dikujt me torturë, do të mundte në rrethana të caktuara, të përbënte të paktën një trajtim çnjerëzor (krahaso Campbell dhe Cosans, paracituar, § 26).
92. Për të vlerësuar elementet që i mundësojnë të shprehet nëse ka patur shkelje të nenit 3, Gjykata i bashkohet parimit të provës « përtej çdo dyshimi të arsyeshëm », por shton se një provë e tillë mund të rezultojë nga një shumësi indiciesh, apo nga prezumime të parefuzuara, mjaftueshmërisht të rënda, të sakta dhe të përshtatshme (Jalloh, paracituar, § 67, dhe Ramirez Sanchez, paracituar, § 117). Gjykata thotë gjithashtu se, në veçanti, kur një individ është vendosur në mbikqyrje në gjendje të mirë shëndetësore por në momentin e lirimit të tij konstatohet se është plagosur, i takon shtetit të japë shpjegimet e duhura për shkakun e këtyre dëmtimeve, në mungesë të të cilave shtrohet haptazi çështja reale e nenit 3 të Konventës (krahaso Tomasi kundër Francës, 27 gusht 1992, § 110, seria A no 241‑A ; Ribitsch kundër Austrisë, 4 dhjetor 1995, § 34, seria A no 336 ; Aksoy, paracituar, § 61 ; dhe Selmouni, paracituar, § 87).
93. Në rast të pretendimeve në kuptimin e nenit 3 të Konventës, Gjykata duhet të kryejë një shqyrtim veçanërisht të thelluar (Matko kundër Sllovenisë, nr. 43393/98, § 100, 2 nëntor 2006, dhe Vladimir Romanov kundër Rusisë, nr. 41461/02, § 59, 24 korrik 2008). Atëherë kur ka patur një procedurë të brendshme, gjithsesi nuk futet në kompetencat e Gjykatës zëvendësimi i vizionit të saj të realitetit me atë të gjykatave dhe tribunaleve të brendshme, të cilave iu përket në parim të shqyrtojnë të dhënat e mbledhura prej tyre (Klaas kundër Gjermanisë, 22 shtator 1993, § 29, seria A no 269, dhe Jasar kundër « Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë », nr. 69908/01, § 49, 15 shkurt 2007). Edhe nëse konstatimet e gjykatave të brendshme nuk i bashkohen Gjykatës, gjithsesi asaj i duhen zakonisht elemente bindëse për të mundur të shmanget nga konstatimet në të cilat kanë arritur ato.
ii. Zbatimi i parimeve për çështjen
α) Vlerësimi i fakteve nga ana e Gjykatës
94. Lidhur me trajtimin të cilit i është nënshtruar kërkuesi më 1 tetor 2002, nuk ka kundërshti mes palëve se gjatë marrjes në pyetje atë mëngjes, inspektori E., pas udhëzimeve të zv.Drejtorit të Policisë së Frankfurt mbi Mainit, D., kërcënoi kërkuesin me vuajtje të padurueshme nëse do të refuzonte të tregonte se ku ndodhej J. Një teknikë që nuk do të linte asnjë gjurmë do të zbatohej nga një polic i trajtuar posaçërisht për këtë qëllim dhe që ishte tashmë duke mbërritur në komisariat me helikopter. Kjo procedurë do të kryhej nën mbikqyrjen mjekësore. Në fakt, gjykata rajonale e Farnkfurt am Mainit e provoi si në kuadër të procedurës penale të ngritur kundër kërkuesit (paragrafi 26 më sipër) ashtu edhe në atë të ngritur kundër funksionarëve të policisë (paragrafi 47 më sipër). Për më tepër nga dokumenti i D. i dorëzuar në dosjen e policisë (paragrafi 20 më sipër) dhe nga konstatimi i gjykatës së brendshme në kuadër të procedurës penale të ngritur kundër D. (paragrafi 47 më sipër) doli se ky i fundit kishte qëllim, nëse do ishte e nevojshme, ta vinte këtë kërcënim në zbatim me ndihmën e një « serumi të së vërtetës » dhe se kërkuesit i ishte bërë me dije se materializimi i kërcënimit ishte i pranishëm.
95. Duke qënë se D. u kishte dhënë urdhër shumë herë shefave të shërbimit në varësi të tij për të përdorur forcën kundër kërkuesit, në rast se do të ishte e nevojshme, përpara se të urdhëronte në fund E. ta kërcënonte kërkuesin me torturë (paragrafi 47 më sipër), nuk mund të shihet në këtë urdhër një veprim spontan pasi ngërthen me siguri një element të qëllimshëm. Gjithashtu vërehet se kërkuesi, gjatë ndalimit të tij, ishte prangosur në sallën e marrjes në pyetje (paragrafi 57 më sipër) dhe se ndodhej kështu në një gjendje të cënueshme dhe shtrëngesash të veçanta.
Duke patur në vëmendje aktet e gjykatave të brendshme dhe elementet që disponon, Gjykata shpreh bindjen se policët kanë përdorur metodën e marrjes në pyetje për të cilën është ngritur padia sepse besonin se do të mund të shpëtonin jetën e J.
96. Gjykata vëren më tej se kërkuesi pretendon gjithashtu se ka pësuar goditje dhe dëmtime dhe se ka qënë kërcënuar me keqtrajtime seksuale gjatë marrjes së tij në pyetje. Duke shqyrtuar nëse këto pretendime, të kundërshtuara nga Qeveria, kanë qënë provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, Gjykata konsideron se, në bazë të raporteve mjeko-ligjore të paraqitura nga kërkuesi, pretendimi i goditjeve dhe dëmtimeve gjatë marrjes në pyetje nuk është tërësisht i pa bazuar. Raportet mjeko-ligjore tregojnë se i ndaluari e kishte patur në fakt kraharorin të enjtur më përpara se të kryhej ekspertiza mjekësore.
97. Nga ana tjetër, Gjykata bazohet gjithashtu te shpjegimet e dhëna nga Qeveria lidhur me dëmtimet e kërkuesit, si edhe te vëzhgimet e prindërve të J. lidhur me këtë pikë. Duke iu referuar deklarimeve të vetë kërkuesit në librin e botuar në 2005, prindërit e J. thonë se të gjitha dëmtimet, përfshi edhe dëmtimet në lëkurë, të cilat pa diskutim i ka pësuar kërkuesi i janë shkaktuar gjatë arrestimit të tij, moment kur e vendosën me fytyrë nga toka (paragrafët 13 dhe 14 më sipër). Nga ana tjetër, gjykatat e brendshme nuk shpallën me vend asnjë nga pretendimet e tjera të kërkuesit. Duket se ky i fundit nuk ka shprehur para gjykatave të brendshme, të cilat kanë shqyrtuar dhe vlerësuar elementet e provave, pretendimet sipas të cilave kishte pësuar dëmtime trupore gjatë marrjes në pyetje, të paktën jo si ato që ka paraqitur para Gjykatës (shiko në veçanti, paragrafi 26 më sipër). Në fund, raportet mjeko-ligjore nuk tregojnë asgjëkundi shkakun e mundshëm të dëmtimeve (paragrafi 21 më sipër).
98. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, Gjykata nuk është në gjendje të vendosë se ankesat e kërkuesit që lidhen me goditjet dhe dëmtimet që i ishin shkaktuar dhe kërcënimin me keqtrajtim seksual për të cilin pretendon se ka qënë objekt gjatë marrjes në pyetje kanë qënë provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
99. Gjykata vëren nga ana tjetër se kërkuesi thotë se ka pësuar përsëri një trajtim të ndaluar nga neni 3 teksa kishte qënë i detryruar të ecte përmes pyllit pa këpucë rrugës për në Birshtejn dhe e kishin detyruar me forcë të tregonte vendndodhjen e saktë të trupit dhe provat e tjera të deliktit. Edhe këto pretendime hidhen poshtë nga Qeveria. Gjykata shprehet se sipas konstatimeve të gjykatave të brendshme, pas marrjes në pyetje kërkuesi kishte pranuar të shoqëronte policët te liqeni ku ai kishte fshehur trupin e J. (paragrafi 17 më sipër). Asgjë nuk mundëson të thuhet se njëri a tjetri nga policët e pranishëm ta ketë kërcënuar me gojë kërkuesin në rrugën drejt Birshtejnit për ta çuar të tregonte vendndodhjen e saktë të trupit. Gjithsesi, mbetet për t’u përcaktuar në këndvështrimin e nenit 6 nëse dhe në ç’gjendje kërkuesi ka treguar provat e deliktit në Birshtejn për shkak të kërcënimeve që i ishin drejtuar në komisariat. Duke qënë se raportet mjeko-ligjore tregojnë fulltakë dhe enjtje në këmbët e kërkuesit (paragrafi 21 më sipër), Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit, i cili thotë se ka qënë i detyruar të ecë pa këpucë, nuk është tërësisht i pa bazuar. Duke qënë kështu, pasi u shqyrtuan elementet në dispozicion të tyre, gjykatat e brendshme nuk e gjykuan të provuar këtë pretendim – të cilin, tek e fundit, kërkuesi nuk duket se e ka shprehur më që prej fillimit të procedurës së brëndshme (shih, në veçanti, paragrafin 26 më sipër). Mjekët të cilët kanë kryer ekspertizën nuk e kanë përcaktuar shkakun e dëmtimeve. Duke qënë kështu, gjykata vlerëson se pretenimet e kërkuesit në këtë pikë nuk kanë qënë të provuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
100. Në dritën e asaj çka u tha më sipër, Gjykata gjykon me vend se, më 1 tetor 2002 në mëngjes, policia ka kërcënuar kërkuesin me vuajtje të padurueshme sipas përshkrimit të parashtruar në paragrafet 94-95 më sipër me qëllim që ta bënin të tregonte se ku ndodhej J.
β) Cilësime juridike të trajtimit
101. Gjykata vëren se Qeveria pranon se trajtimi ndaj të cilit E. ka nënshtruar kërkuesin nuk ka respektuar nenin 3 të Konventës. Gjithsesi duke patur parasysh pretendimet e rënda për torturë të shprehura nga kërkuesi si edhe tezën e Qeverisë sipas së cilës i ndaluari e ka humbur cilësinë e viktimës, Gjykata çmon se duhet të shqyrtojë vetë nëse ky trajtim ka arritur shkallën minimale të rëndësisë së kërkuar për t’iu nënshtruar nenit 3, dhe, nëse po, si do të jetë e përshtatshme të cilësohet. Duke patur në vëmendje faktorët pertinentë të parashtruar në jurisprudencën e saj, (paragrafi 88-91 më sipër), ajo do të shqyrtojë radhë pas radhe kohëzgjatjen e trajtimit të shkaktuar ndaj kërkuesit, efektet fizike apo mendore që ka lënë tek ai, nëse ka qënë i qëllimshëm apo jo, qëllimin që kishte dhe kontekstin në të cilin ka qënë shkaktuar.
102. Sa i përket kohëzgjatjes së sjelljes për të cilën është ngritur padia, Gjykata vëren se marrja në pyetje nën kërcënimin me keqtrajtime ka zgjatur rreth 10 minuta.
103. Lidhur me efektet fizike dhe mendore të këtij trajtimi, Gjykata vëren se kërkuesi, i cili fillimisht kishte refuzuar të tregonte se ku ndodhej J., ka pohuar nën kërcënim se ku e kishte fshehur trupin dhe vazhdoi të jepte hollësira rreth vdekjes së J. gjatë gjithë procedurës së hetimit. Kësisoj, Gjykata çmon se kërcënimet reale dhe të menjëhershme për keqtrajtime të mirëmendura dhe të pranishme të cilat u urdhëruan në drejtim të kërkuesit gjatë marrjes në pyetje duhet të njihen se kanë provokuar tek ai frikë, ankth dhe vuajtje mendore të mëdha. I ndaluari gjithsesi nuk ka paraqitur raporte mjeko-ligjore që do të vërtetonin pasojat psikologjike afatgjata të krijuara nga to.
104. Nga ana tjetër, kërcënimet nuk ishin një akt spontan, por ishin të paramenduara dhe të menduara në mënyrë të llogaritur dhe të qëllimshme.
105. Lidhur me qëllimin e kërcënimeve, Gjykata vendos se trajtimi ndaj kërkuesit është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme me qëllim që të nxirreshin nga ky i fundit informacionet mbi vendin ku ndodhej J.
106. Gjykata mendon gjithashtu se kërcënimet me keqtrajtime të mirëmenduara dhe të pranishme janë shkaktuar atëherë kur kërkuesi ishte vendosur në ruajtjen e përfaqësuesve të ligjit dhe se dukshëm ka qënë i prangosur pra i cënueshëm. D. dhe E. kanë vepruar pa dyshim në ushtrim të funksioneve të tyre si agjentë shteti dhe kishin si synim t’i vinin, nëse do të ishte e nevojshme, këto kërcënime në zbatim nën mbikqyrje mjekësore dhe duke përdorur një polic të trajnuar posaçërisht për to. Urdhri i dhënë nga D. për të kërcënuar kërkuesin nuk ka përfaqësuar një vendim spontan pasi D. e kishte dhënë tashmë shumë herë më parë dhe ishte treguar gjithnjë e më pak i durueshëm, me mospërmbushjen e udhëzimeve të tij nga vartësit. Kërcënimet janë urdhëruar në një atmosferë tensionesh të ndezura dhe me ngarkesë të madhe emocionale, ku policët ndodheshin të nënshtruar ndaj një presioni të skajshëm pasiqë besonin se jeta e J. ishte në rrezik të madh.
107. Lidhur me të, Gjykata pranon motivimin që frymëzonte sjelljen e policëve dhe idenë se ata kanë vepruar me shqetësimin për t’i shpëtuar jetën një fëmije. Sidoqoftë, ajo ndien detyrimin për të theksuar se, në respekt të nenit 3 dhe të jurisprudencës së tij konstante (paragrafi 87 më sipër), ndalimi i keqtrajtimeve ka vlefshmëri pavarësisht veprimeve të personit të përfshirë apo të motivimit të autoriteteve. Tortura ose një trajtim çnjerëzor dhe poshtërues nuk mund të shkaktohen as atëherë kur jeta e një njeriu ndodhet në rrezik. Nuk ekziston asnjë përjashtim, edhe në rastin kur një rrezik publik kërcënon jetën e një kombi. Neni 3, i pëshkruar në terma njëkuptimësh, pranon se çdo qënie njerëzore gëzon një të drejtë absolute dhe të patjetrësueshme për të mos iu nënshtruar torturës ose ndonjë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues, cilatdo qofshin rrethanat, edhe nga ato më të vështirat. Parimi filozofik që ka si bazë karakterin absolut të së drejtës së njohur në nenin 3 nuk përmban asnjë përjashtim, asnjë faktor përligjës dhe asnjë baraspeshim interesash, cilatdo qofshin veprimet e personit të përfshirë dhe natyra e shkeljes për të cilën mund të akuzohet.
108. Duke mbajtur parasysh elementet e përshtatshme për t’u llogaritur për cilësimin e trajtimit të shkaktuar ndaj kërkuesit, Gjykata çmon se kërcënimet reale dhe të menjëhershme të urdhëruara në drejtim të tij me qëllim që t’i nxirreshin informacionet kanë arritur shkallën minimale të rëndësisë së kërkuar me qëllim që sjellja për të cilën është ngritur padia t’i nështrohet sanksioneve të nenit 3. Ajo kujton se sipas jurisprudencës së saj (paragrafi 91 më sipër), i cili i referohet gjithashtu përkufizimit të torturës të përshkruar në nenin 1 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës (paragrafët 90 dhe 64 më sipër), dhe në përputhje me dispozitat e miratuara nga organe të tjera ndërkombëtare të kontrollit të të drejtave të njeriut (paragrafët 66-68 më sipër), të cilat përmenden gjithashtu nga Redress Trust, një kërcënim për torturë mund të shqyrtohet si torturë, ku tortura përfshin nga vetë natyra vuajtjet fizike dhe mendore. Në veçanti, frika për torturë fizike mundet në vetvete të përbëjë torturë mendore. Duket gjithsesi se konsiderohet gjerësisht se, njësoj siç konsideron dhe Gjykata, çështja e të diturit nëse një kërcënim i caktuar me torturë fizike përfaqëson një torturë psikologjike apo një trajtim çnjerëzor dhe poshtërues varet nga tërësia e rrethanave të çështjes në shqyrtim, posaçërisht nga forcat e presionit të ushtruara dhe intensiteti i vuajtjeve mendore të shkaktuara nga to. Në të kundërt me rastet ku ka vendosur në jurisprudencën e saj se ka patur torturë, Gjykata vendos se metoda e marrjes në pyetje së cilës i është nënshtruar kërkuesi sipas rrethanave të kësaj çështjeje ka qënë mjaftueshmërisht e rëndë për t’u cilësuar si trajtim çnjerëzor i ndaluar nga neni 3, por nuk ka arritur nivelin e duhur të mizorisë për të arritur pragun e torturës.
2. A e ka humbur kërkuesi cilësimin si viktimë?
a) Vendimi i dhomës
109. Dhoma çmoi se kërkuesi nuk mundej të pretendonte se ishte viktimë e shkeljes së nenit 3. Ajo konstatoi se gjykatat e brendshme kishin pranuar qartësisht, si në kuadrin e procedimit penal të ngritur kundër kërkuesit ashtu edhe në atë drejtuar funksionarëve të policisë D. dhe E., se trajtimi i shkaktuar nga ky i fundit ndaj kërkuesit gjatë marrjes së tij në pyetje kishte shkelur nenin 3. Për më tepër, kjo shkelje ishte ndrequr mjaftueshëm për kërkuesin në nivelin e brendshëm. Dy funksionarët e policisë të përfshirë në kërcënimet ishin shpallur fajtorë dhe dënuar, dhe pasojat kishin rënë edhe te karriera e tyre. Në rrethanat e çështjes, këto dënime duhej të konsideroheshin si ndreqëse të mjaftueshme përveç shpërblimit me një shumë parash. Nga ana tjetër, përdorimi i metodave të ndaluara të marrjes në pyetje ishte dënuar duke mos pranuar si prova gjatë procesit asnjërën nga deklarimet që kërkuesi kishte bërë përpara procesit.
b) Tezat e palëve
i. Kërkuesi
110. Kërkuesi thotë se nuk e ka humbur cilësinë e të qënit viktimë e shkeljes së nenit 3. Gjykatat e brendshme nuk kanë pranuar qartësisht në një mënyrë shtrënguese juridike një shkelje të së drejtës së tij të garantuar nga Konventa. Ato janë kufizuar vetëm me përmendjen e nenit 3 në vendime me anë të të cilave i kanë hedhur poshtë të ndaluarit kërkesat dhe ankesat e tij.
111. Gjithashtu kërkuesi nuk ka marrë një ndreqje të përshtatshme për shkeljen e ndalimit të torturës. Ai nuk ka marrë asnjë përfitim personal nga dënimet e D. dhe E. të cilët, tek e fundit u dënuan me gjoba shumë të zakonshme të shoqëruara me kusht, dhe sjellja e të cilëve nuk çoi në pasoja disiplinare. Madje D. u ngrit në detyrë pas dënimit të tij. Padia për përgjegjësi administrative në kuadër të së cilës kërkuesi kishte kërkuar ndreqjen e dëmit të shkaktuar nga trajtimi i tij në mosrespekt të nenit 3 ndodhej gjithmonë në varësi të juridiksioneve civile, dhe në atë ditë, i ndaluari nuk kishte vërejtur asnjë zhdëmtim. Për më tepër, vetëm përjashtimi nga procesi i të gjitha elementeve të provës që ishin mbledhur fill pas shkeljes së nenit 3 kanë mundësuar rivendosjen e statu quo ante. Këto elemente provash, pranueshmëria e të cilave ka qënë përcaktuar që prej fillimit të procesit, kanë siguruar dënimin e të ndaluarit dhe, për rrjedhojë, shpalljen e dënimit maksimal në fuqi. Përjashtimi i deklarimeve të vetme të cilat i kishte lëshuar përpara procesit, nën shtrëngim, nuk kanë përfaqësuar një ndreqje të mjaftueshme pasi akuza nuk kishte patur nevojë për ato deklarime të pranuara tanimë si prova materiale.
ii. Qeveria
112. Qeveria fton Dhomën e Madhe të pohojë aktin e dhomës sipas të cilit kërkuesi e ka humbur cilësinë e të qënit viktimë e shkeljes së nenit 3. Tri juridiksione gjermane – gjykata rajonale dhe Gjykata kushtetuese federale në procedimin penal të drejtuar kundër kërkuesit, dhe gjykata rajonale në procedimin penal kundër policëve – kishin pranuar haptazi shkeljen e nenit 3. Ato kishin theksuar se dinjiteti njerëzor është i paprekshëm dhe se tortura është e ndaluar edhe nëse jeta e një personi ndodhet në rrezik.
113. Kërkuesi do të kishte marrë një ndreqje të mjaftueshme. Dy policët e përfshirë do të kishin marrë dënime në fund të procedurës penale. Do ishte shumë e rëndë për një polic të gjykohej dhe dënohej për shtrëngim. Për më tepër, këta dy funksionarë të policisë do të ishin transferuar. Sigurisht, kërkuesi nuk do të kishte marrë një kompensim, por do të kishte ndërmarrë një padi për përgjegjësi administrative përpara gjykatave të brendshme vetëm pasi të ishte ankuar në Gjykatë, në mënyrë që fakti që kjo procedurë ende mbetet e njëllojtë nuk do të ishte marrë në konsideratë për çka i takon humbjes së cilësisë si viktimë. Nga ana tjetër, gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit do të kishte shmangur jo vetëm pohimin e krimit të datës 2 tetor 2002, por edhe pohimet e mëvonshme të kërkuesit përpara policisë, prokurorit dhe një gjyqtyri para procesit të tij. Por pasi ishte informuar se pohimet e mëparshme nuk mund të shërbenin si provë, i interesuari nuk kishte bërë më edhe njëherë pohimin e plotë ditën e dytë të procesit, pa iu paraqitur të gjitha elementet e provave.
iii. Pala e tretë pjesëmarrëse (Redress Trust)
114. Sipas Redress Trust, jurisprudenca ndërkombëtare pranon se mes mënyrave të ndreqjes së mjaftueshme dhe të përshtatshme në raste torture dhe keqtrajtimesh të tjera të ndaluara figurojnë në veçanti format e ndreqjes vijuese që mund të ndërhyjnë përmbledhtazi në një çështje të caktuar. Së pari, do të kërkohej një hetim që do të mundësonte identifikimin dhe dënimin e përgjegjësve. (Redress Trust citon, përkatësisht, Assenov dhe të tjerë kundër Bullgarisë, 28 tetor 1998, § 102, Përmbledhje 1998‑VIII). Së dyti, shtetet do të kishin detyrimin të kishin një drejtësi penale efikase të aftë për të vendosur sanksione realisht te autorët e torturave dhe keqtrajtimeve të tjera të ndaluara dhe të shpërbëjë kryerjen e shkeljeve të reja. Sanksioni i detyrueshëm për shkeljen e nenit 3 duhej të pasqyronte rëndësinë e shkeljes dhe shteti duhej të përputhej seriozisht dhe jo si të bëhej fjalë për një formalitet të thjeshtë me detyrimin për t’u vendosur sanksione agjentëve përgjegjës (për të krahasuar, Redress Trust citon Nikolova dhe Velitchkova kundër Bullgarisë, nr. 7888/03, § 63, 20 dhjetor 2007). Së treti, një ndreqje e përshtatshme dhe e mjaftueshme në raste torture dhe formash të tjera keqtrajtimi do të përfshinte rrugë ankimimi civili efektive, në veçanti një ndreqje për dëmin fizik dhe moral. Vetë Gjykata do të kishte thënë në mënyrë të përsëritur se një gjykim nuk përbën në vetvete një kënaqësi të drejtë të mjaftueshme në rast të shkeljeve të rënda të tilla si ato të nenit 3 dhe ajo do të jepte një zhdëmtim për dëmin moral (Redress Trust citon, për shembull, Selçuk dhe Asker kundër Turqisë, 24 prill 1998, §§ 117-118, Përmbledhje 1998‑II). Së katërti, do të duhej të rivendoste të drejtat në mënyrë që të ndreqej impakti i vazhdueshëm i torturës, për shembull të përjashtoheshin pohimet e krimit jo spontane. Së pesti, shteti do të kishte detyrimin të vendoste në zbatim disa masa që do të parandalonin përsëritjen e sjelljes së ndaluar.
c) Vlerësimi i Gjykatës
i. Përmbledhje e parimeve pertinente
115. Gjykata kujton se u përket fillimisht autoriteteve kombëtare të ndreqin një shkelje të pretenduar të Konventës. Në këtë këndvështrim, çështja e të diturit nëse kërkuesi mund të pretendojë se ka qënë viktimë e shkeljes së pretenduar shtrohet në të gjitha stadet e procedurës në kuptimin e Konventës (shih, mes të tjerash , Siliadin kundër Francës, nr. 73316/01, § 61, GJEDNJ 2005‑VII, dhe Scordino kundër Italisë (nr. 1) [GC], nr. 36813/97, § 179, GJEDNJ 2006‑V). Një veprim a masë e favorshme ndaj kërkuesit nuk mjafton në parim për ta privuar nga cilësimi si « viktimë » sipas kuptimit të nenit 34 të Konventës përveç rastit kur autoritetet kombltare, pranojnë, në mënyrë të qartë apo në thelb, e më pas ndreqin shkeljen e Konventës (shih, mes të tjeras, Eckle kundër Gjermanisë, 15 korrik 1982, § 66, seria A nr. 51 ; Dalban kundër. Rumanisë [GC], no 28114/95, § 44, GJEDNJ 1999‑VI ; Siliadin, paracituar, § 62 ; dhe Scordino (no 1), paracituar, § 180).
116. Përsa i përket ndreqjes së përshtatshme dhe të mjaftueshme për të riparuar në nivel të brendshëm shkeljen e së drejtës së garantuar nga Konventa, Gjykata konsideron përgjithësisht se ajo varet nga tërësia e rrethanave të çështjes, ku në veçanti merr parasysh natyrën e shkeljes së Konventës së përfshirë në të. (krahaso, për shembull, Scordino (no 1), paracituar, § 186). Në rast keqtrajtimi të mirëmenduar të shkaktuar nga agjentët e shtetit në shkelje të nenit 3, Gjykata çmon në mënyrë konstante se janë të mjaftueshme dy masat që imponohen për ndreqjen. Së pari, autoritetet e shtetit duhet të kryejnë një hetim të thellë dhe të efektshëm që mund të çojë në identifikimin dhe dënimin e përgjegjësve (shih, mes të tjerëve, Krastanov, paracituar, § 48 ; Çamdereli kundër Turqisë, no 28433/02, §§ 28-29, 17 korrik 2008 ; dhe Vladimir Romanov, paracituar, §§ 79 et 81). Së dyti, kërkuesi duhet nëse lind nevoja të marrë një kompensim (Vladimir Romanov, paracituar, § 79, dhe, mutatis mutandis, Aksoy, paracituar, § 98, dhe Abdülsamet Yaman kundër Turqisë, no 32446/96, § 53, 2 nëntor 2004 (këto dy vendime në kontekstin e nenit 13)) apo, të paktën të ketë mundësi të kërkojë dhe të marrë një shpërbim për dëmin që i është shkatuar nga keqtrajtimi (krahaso, mutatis mutandis, Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 56 (lidhur me një shkelje të nenit 2) ; Çamdereli, paracituar, § 29 ; dhe Yeter c. Turqisë, no 33750/03, § 58, 13 janar 2009).
117. Lidhur me kërkesën për një hetim të thellë dhe të efektshëm, Gjykata kujton se, atëherë kur një individ thotë në mënyrë të ligjshme se ka pësuar, në duart e policëve apo shërbimeve të tjera të krahasueshme me shtetin, keqtrajtime të rënda dhe në kundërshti me nenin 3, këtë dispozitë të kombinuar me detyrën e përgjithshme për të cilën shteti ka detyrimin e nenit 1 të Konventës për « t’i njohur çdo njeriu brenda juridiksionit të [tij] të drejtat dhe liritë e përcaktuara (...) [në] Konventë », kërkon, të ketë hetim të efektshëm zyrtar. Ky hetim, veç atij që rezulton nga neni 2, duhet të mund të çojë në identifikimin dhe dënimin e përgjegjësve (shih, kryesisht, Assenov et autres, paracituar, § 102 ; Labita, paracituar, § 131 ; Çamdereli, paracituar, §§ 36‑37 ; dhe Vladimir Romanov, paracituar, § 81). Që një hetim të jetë i efektshëm në praktikë, kushti paraprak është që shteti të ketë urdhëruar dispozita të së drejtës penale që ndëshkojnë praktikat që bien në kundërshti me nenin 3 (krahaso, mutatis mutandis, M.C. kundër Bullgarisë, no 39272/98, §§ 150, 153 dhe 166, GJEDNJ 2003‑XII ; Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 57 ; dhe Çamdereli, paracituar, § 38).
118. Lidhur me detyrimin për të kryer një ndreqje në nivel të brendshëm për të rregulluar një shkelje të nenit 3, Gjykata thotë pashmangshmërisht se, përveç kryerjes së një hetimi të thellë dhe efektiv, shteti duhet t’i japë kërkuesit një zhdëmtim, nëse lind nevoja, apo të paktën mundësinë për të kërkuar dhe marrë një ndreqje për dëmin që i ka shkaktuar keqtrajtimi (shih referencat e detajuara që figurojnë në paragrafin 116 më sipër). Gjykata ka patur tashmë rastin të tregojë lidhur me nene të tjera të Konventës se statusi i viktimës i një kërkuesi mund të varet nga shuma e zhdëmtimit që i është dhënë në nivel kombëtar për situatën në të cilën ankohet përpara Gjykatës (shih, për shembull, Normann kundër Danimarkë (Dhje.), no 44704/98, 14 qershor 2001, dhe Scordino (no 1), paracituar, § 202, në lidhje me një ankesë të nxjerrë nga neni 6, ku Jensen dhe Rasmussen kundër. Danimarkës (dhjetor.), no 52620/99, 20 mars 2003, për një ankesë që buron nga neni 11). Ky veprim zbatohet mutatis mutandis, ndaj ankesave për shkelje të nenit 3.
119. Në raste keqtrajtimi të mirëmenduar, En cas de mauvais traitement délibéré, dhënia e një zhdëmtimi ndaj viktimës nuk mjafton për të ndrequr shkeljen e nenit 3. Në fakt, nëse autoritetet do të mundeshin të mjaftoheshin me reagimin në rast keqtrajtimi të shkaktuar nga agjentët e shtetit duke dhënë një zhdëmtim të vogël, pa u vënë në kërkim të ndjekjes dhe dënimit të përgjegjësve, agjentët e shtetit do të mundeshin në disa raste të shkelnin të drejtat e personave të vendosur nën kontrollin e tyre praktikisht të padënuar, dhe ndalimi i ligjshëm absolut i torturës dhe trajtimeve çnjerëzore apo poshtëruese do të zhvishej nga efekti i dobishëm megjithë rëndësinë e tij themelore (shih, mes shumë të tjerash , Krastanov, paracituar, § 60 ; Çamdereli, paracituar, § 29 ; dhe Vladimir Romanov, paracituar, § 78).
ii. Zbatimi i këtyre parimeve në çështjen
120. Gjykata ka detyrimin pra të shqyrtojë fillimisht nëse autoritetet kombëtare kanë shpallur, haptazi dhe në thelb, shkeljen e Konventës. Ajo vëren në këtë këndvështrim, se në kuadër të procedurës penale të drejtuar kundër kërkuesit, Gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit ka shpallur shprehimisht, në vendimin e datës 9 prill 2003, se kërcënimi për të shkaktuar vuajtje ndaj kërkuesit me qëllim që t’i nxirrnin një deklarim jo vetëm kishte përfaqësuar një metodë të marrjes në pyetje të ndaluar nga nenin 136a i kodit të procedurës penale, por kishte shkelur gjithashtu nenin 3 të Konventës, i cili përfshin edhe këtë dipozitë të kodit (paragrafi 26 më sipër). Po kështu, Gjykata kushtetuese federale, duke iu referuar konstatimit të shkeljes së nenit 3 në të cilin kishte arritur gjykata rajonale, konkudoi në një cënim të dinjitetit njerëzor ndaj kërkuesit dhe në një shkelje të ndalimit të shkaktimit të keqtrajtimeve ndaj të burgosurve, në kundërshti përkatësisht me nenin 1 dhe nenin 104 § 1, fjalia e dytë, e Ligjit themeltar (paragrafi 42 më sipër). Për më tepër, në gjykimin e saj të datës 20 dhjetor 2004 me anë të cilit ajo dënoi funksionarët e policisë, Gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit çmoi se këto metoda të marrjes në pyetje nuk mundeshin të përligjeshin nga « nevoja », ku kjo e fundit nuk mund të përbënte një mjet mbrojtjeje në rast shkeljeje të mbrojtjes absolute që neni 1 i Ligjit themeltar i jep dinjitetit njerëzor, që është gjithashtu në themel të nenit 3 të Konventës (paragrafi 48 më sipër). Në këtë mënyrë, Dhoma e Madhe, duke u pajtuar me konstatimet e dhomës në këtë drejtim, çmon se gjykatat e brendshme të cilat kanë qënë apeluar për të shpallur vendime në lidhje me këtë çështje kanë pranuar shprehimisht dhe pa ekuivoke se mënyra e marrjes në pyetje të kërkuesit kishte çuar në mosrespektimin e nenit 3 të Konventës.
121. Për të thënë nëse autoritetet kombëtare për më tepër i kanë dhënë kërkuesit ndreqjen e përshtatshme dhe të mjaftueshme për shkeljen e nenit 3, Gjykata duhet pikë së pari të përcaktojë nëse kanë kryer kundër përgjegjësve një hetim të thellë dhe të efektshëm në përputhje me kërkesat e parashtruara nga jurisprudenca e saj. Për të realizuar këtë, ajo ka marrë parasysh shumë kritere të çështjeve të mëparshme. Së pari, faktorë të rëndësishëm që bëjnë që hetimi të jetë i efektshëm, dhe që mundësojnë të verifikohet nëse autoritetet kishin vullnetin për të identifikuar dhe ndjekur përgjegjësit, janë shpejtësia me të cilën ajo është hapur. (krahaso, mes të tjerash, Selmouni, paracituar, §§ 78-79 ; Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 59 ; dhe Vladimir Romanov, paracituar, §§ 85 dhe në vij.) dhe shpejtësia me të cilën ajo është përcjellë (krahaso Mikheïev kundër Rusisë, nr. 77617/01, § 109, 26 janar 2006, dhe Dedovski dhe të tjerë kundër Rusisë, nr. 7178/03, § 89, 15 maj 2008). Për më tepër, përfundimi i hetimit dhe ndjekjes penale që ka provokuar, përfshi këtu edhe sanksionin e dhënë si edhe masat e marra disiplinore, njihen si përcaktuese. Ato janë thelbësore nëse kemi detyrimin të ruajmë efektin sprapsës të sistemit gjyqësor në fuqi dhe rolin që duhet të ushtrojë në parandalimin e cënimeve te ndalimi i keqtrajtimeve. (krahaso Ali dhe Ayşe Duran kundër Turqisë, nr. 42942/02, § 62,
8 prill 2008 ; Çamdereli, paracituar, § 38 ; dhe Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, §§ 60 dhe në vij.).
122. Gjykata vëren për çështjen se ndjekjet penale kundër policëve D. dhe E. ishin ndërmarrë tre a katër muaj pas marrjes në pyetje të kërkuesit, të ndodhur më 1 tetor 2002 (paragrafi 23 më sipër) dhe se funksionarët kanë qënë dënuar me anën e një vendimi të formës së prerë përreth dy a tre muajsh pas asaj date. Edhe pse gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit e ka zbutur dënimin duke patur parasysh, mes faktorëve të tjerë të shumtë, kohëzgjatjen e madhe të procedurës (paragrafi 50 më sipër), Gjykata është e gatshme të pranojë se hetimi dhe ndjekjet penale nuk kanë qënë mjaftueshmërisht të shpejta dhe të zellshme për t’iu përgjigjur normave të Konventës.
123. Gjykata vëren më tej se policët kanë qënë gjykuar fajtorë përkatësisht për shtrëngim dhe nxitje shtrëngimi, në zbatim të dispozitave të së drejtës penale gjermane, ku mënyra e marrjes në pyetje të kërkuesit kishte qënë në kundërshti me nenin 3. Ajo vëzhgon gjithsesi se ata kanë qënë dënuar vetëm me disa gjoba shumë të zakoshme dhe të shoqërura me detyrim paraqitjeje e shoqëruar me kusht. Ajo kujton lidhur me këtë se nuk e ka detyrimin të shprehet për shkallën e fajësisë së personit të çështjes (Öneryıldız kundër Turqisë [GC], nr. 48939/99, § 116, GJEDNJ 2004‑XII, dhe Natchova et autres kundër Bullgarisë [GC], nos 43577/98 dhe 43579/98, § 147, GJEDNJ 2005‑VII), apo të përcaktojë dënimin për t’u vuajtur, duke qënë se këto çështje janë në kompetencën ekskluzive të gjykatave të brendshme represive. Gjithsesi, në zbatim të nenit 19 të Konventës dhe në përputhje me parimin urdhërues së Konventa të garantojë jo të drejtat teorike apo iluzionore, por ato konkrete dhe efektive, Gjykata duhet të sigurohet se shteti ka kryer si duhet detyrimin që i buron për të mbrojtur të drejtat e personave që janë në juridiksionin e tij. (Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 61, me referenca të tjera). Duke qënë kështu, në rast se Gjykata pranon rolin e gjykatave dhe tribunale kombëtare në zgjedhjen e sanksioneve të dhëna për agjentët e shtetit në rastin e keqtrajtimeve të shkaktuar aprej tyre, ajo duhet të ruajë funksionin e saj të kontrollit dhe të ndërhyrjes në rastet ku ka një disproporcion të dukshëm mes rëndësisë se aktit dhe sanksioneve të dhëna. Në të kundërt, detyrimi që kanë shtetet për të kryer një hetim të efektshëm do të humbiste shumë nga kuptimi i tij. (Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 62 ; krahaso gjithashtu Ali dhe Ayşe Duran, paracituar, § 66).
124. Gjykata nuk harron se, atëherë kur vendosën dënimet e D. dhe E. gjykata rajonale e Frankfurt mbi Mainit ka marrë në konsideratë shumë rrethana lehtësuese (paragrafi 50 më sipër). Ajo pranon se hetimi në fjalë nuk është i krahasueshëm me çështje të tjera që lidhen me aktet e brutalitetit të rënda dhe arbitrare të kryera nga agjentët e shtetit të cilët më vonë u përpoqën t’i fshihnin, dhe në të cilat ajo ka çmuar se dënimet e prera me burgosje mund të kishin qënë më të përshtatshme (krahaso, për shembull, Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 63, dhe Ali dhe Ayşe Duran, paracituar, §§ 67-72). Megjithatë, një dënim me gjoba thuajse simbolike përkatësisht nga 60 dhe 90 pagesa ditore prej 60 dhe 120 eurosh, të shoqëruara kusht për më tepër, nuk do të mund të quhej si një reagim i përshtatshëm ndaj shkeljes së nenit 3, edhe pse dënimi është i vendosur në praktikën e shtetit të paditur. Një sanksion i tillë, qartësisht jo në proporcion me shkeljen e një prej të drejtave themelore të Konventës, nuk e ka efektin zmbrapsës të nevojshëm për të parandaluar shkelje të tjera të ndalimit të keqtrajtimeve në situata të vështira që mund të krijohen në të ardhmen.
125. Sa u përket sanksioneve disiplinore që janë dhënë, Gjykata vëren se, gjatë hetimit dhe procesit në të cilin kanë qënë objekt, D. dhe E. u transferuan të dy në poste që nuk kishin më lidhje të drejtpërdrejtë me hetimet e shkeljeve penale (paragrafi 50 më sipër). D. u emërua më pas në Drejtor në Drejtorinë e teknologjisë, logjistikës dhe administrimit të policisë (paragrafi 52 më sipër). Gjykata kujton në lidhje me këtë se është shprehur në mënyrë të përsëritur se meqë agjentët e shtetit u shpallën fajtorë për shkelje që paraqisnin keqtrajtime, është me rëndësi që ata të pezullohen nga funksionet e tyre përgjatë hetimit apo procesit si edhe të pushohen nga puna në rast dënimi (shih, për shembull, Abdülsamet Yaman, paracituar, § 55 ; Nikolova dhe Velitchkova, paracituar, § 63 ; dhe Ali dhe Ayşe Duran, paracituar, § 64). Edhe pse Gjykata lejon që faktet e kësaj çështjeje të mos krahasohen me ato të çështjeve të sipërcituara, ajo çmon sidoqoftë se emërimi i mëtejshëm i D. në krye të një organi policie na detyron seriozisht të mendojmë nëse reagimi i autoriteteve ka pasqyruar siç duhet rëndësinë që përfaqëson një shkelje ndaj nenit 3 - për të cilin D. ishte shpallur fajtor.
126. Sa i përket kushtit suplementar të ndreqjes në mënyrë që shkelja e nenit 3 të ndreqej në nivel kombëtar, Gjykata vëren se kërkuesi për ndreqjen e shkeljes të nenit 3 ka përfituar nga mundësia për të përftuar një zhdëmtim për dëmin që i ishte shkaktuar nga shkelja e nenit 3. Megjithatë, kërkesa për ndihmë gjyqësore e paraqitur prej tij për të ndërmarrë një padi të tillë me përgjegjësi administrative, që iu kthye juridiksionit më të ulët, gjendet me sa duket në atë shkallë prej më shumë se tre vitesh dhe, kështu, asnjë seancë gjyqsore nuk është zhvilluar dhe asnjë gjykim nuk është dhënë për themelin e ankesës. Gjykata vëzhgon se në praktikë ajo ka dhënë zhdëmtime në përputhje me nenin 41 to Konventës për dëmin moral për shkak të rëndësisë që lidhet me një shkelje ndaj nenit 3 (shih, mes shumë të tjerave, Selçuk dhe Asker, paracituar, §§ 117‑118).
127. Sido qoftë, Gjykata çmon se mund të ketë ndreqje të përshtatshme dhe të mjaftueshme për një shkelje ndaj Konventës vetëm nëse një kërkesë zhdëmtimi mbetet vetë një rrugë ankimimi e efektshme, e përshtatshme dhe e arritshme. Në veçanti, ngadalësitë e tepërta të një padie zhdëmtuese do të privojnë përdorimin e karakterit efektiv (krahaso, mutatis mutandis, Scordino (no 1), paracituar, § 195, që lidhet me zhdëmtimin për mos-respekt të « afatit të arsyeshëm » të kërkuar nga neni 6). Fakti që gjykatat e brendshme nuk janë shprehur për kërkesën e zhdëmtimit të paraqitur nga kërkuesi që prej më shumë se tri vjetësh ngre dyshime të forta lidhur me karakterin efektiv të një padie me përgjegjësi administrative në rrethanat e kësaj çështjeje. Autoritetet nuk duken të vendosura të shprehen për zhdëmtimin që duhet t’i japin të ndaluarit dhe ato nuk kanë vepruar kështu në mënyrë të përshtatshme dhe të efektshme për shkeljen e nenit 3 për të cilën është ngritur padia.
128. Gjykata vëzhgon për më tepër se, sipas kërkuesit, vetë përjashtimi nga procesi i tij edhe i të gjitha elementeve të provës të përftuara fill pas nenit 3 i kryer nga autoritetet mund të kishte qënë ndreqja. Në gjendjen e tanishme të jurisprudencës së saj, ajo konsideron në përgjithsësi si të nevojshme dhe të mjaftueshme që një shtet i paditur të jetë në përputhje me kërkesat e hetimit për të siguruar në nivel të brendshëm një ndreqje të përshtatshme në raste keqtrajtimesh që cënojnë nenin 3 të shkelur nga agjentët e tij (paragrafët116-119 më sipër). Gjithsesi ajo çmon gjithashtu se çështja e të diturit se çfarë masash ndreqjeje janë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të ndrequr shkeljen e një të drejte të garantuar nga Konventa varet nga tërësia e rrethanave të çështjes (paragrafi 116 më sipër). Kësisoj ajo nuk do të përjashtonte se atëherë kur përdorimi i një metode të ndaluar nga neni 3 ka patur pasoja të pafavorshme për kërkuesin në procedurën penale të ngritur kundër tij, një ndreqje e përshtashme dhe e e mjaftueshme, ngërthen, veç kërkesave të sipërpërmendura, masat rregullatore që lidhen me ndikimin që kjo metodë e marrjes në pyetje vazhdon të ketë në këtë proces, mes të cilave figuron në veçanti mospranimi i elemeneteve të provave që shkelja e nenit 3 mundësoi të përftohen.
129. Për këtë çështje, Gjykata nuk e ka detyrimin për t’u shprehur dhe si rrjedhojë nuk ka për të shqyrtuar në këtë stad nëse do të mund të konsideronim se metoda e ndaluar e marrjes në pyetje e përdorur gjatë hetimit ka vazhduar të ketë ndikim në procesin e kërkuesit dhe ka patur pasoja të pafavorshme për të ndaluarin. Duke patur parasysh gjithë konstatimet e mësipërme, ajo çmon se sidoqoftë, masat e ndryshme të marra nga autoritetet e brendshme nuk kanë përmbushur plotësisht kushtet e një ndreqjeje sipas përcaktimit në jurisprudencën e saj. Shteti i paditur nuk e ka ndrequr mjaftueshëm trajtimin në kundërshti me nenin 3 të cilit i ishte nënshtruar kërkuesi.
130. Rrjedh se kërkuesi mundet ende të pretendojë se është viktimë e shkeljes së nenit 3 sipas kuptimit të nenit 34 të Konventës.
B. Rreth respektimit të nenit 3
131. Gjykata i rikthehet aktit të nxjerrë më sipër
(paragrafet 94-108), për të ditur se, atëherë kur e ka marrë në pyetje më 1 tetor 2002, policia ka kërcënuar kërkuesin me torturë me qëllim që ta bënin të rrëfente se ku e kishte fshehur J. dhe se metoda e marrjes në pyetje ka përmbajtur një trajtim çnjerëzor të përshkruar në nenin 3.
132. Duke qënë kështu, ka patur shkelje të nenit 3 të Konventës.
II. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 6 TË KONVENTËS
133. Kërkuesi denoncon gjithashtu një shkelje të së drejtës së tij për një proces të drejtë për faktin se, në veçanti elementet e provave të përftuara vetëm fill pas pohimit të krimit që i ishte nxjerrë në mosrespektim të nenit 3 kanë qënë pranuar dhe përdorur. Në këto pasazhe pertinente, neni 6 thotë përkatësisht :
« 1. Çdo njeri ka të drejtë të ketë një proces të drejtë (...) në një gjykatë (...),e cila do të vendosë (...) për ligjshmërinë e çdo akuze në çështjen penale të drejtuar ndaj saj (...).
(...)
3. Çdo i akuzuar ka të drejtë posaçërisht të :
(...)
c) mbrojë veten apo të ketë asistencën e një mbrojtësi që zgjedhur nga vetë ai (...) »
A. Objekti i padisë përpara Dhomës së Madhe
134. Gjykata vëren se përpara Dhomës së Madhe kërkuesi përsërit gjithashtu ankesln e tij të mbështetur në nenin 6 sipas të cilës në mënyrë të shpenguar i ishte mohuar e drejta të kontaktonte me avokatin e tij më 1 tetor 2002 kohë sa kohë ende nuk ishin siguruar të gjitha elementet në ngarkim. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, « çështja » e drejtuar ndaj Dhomës së Madhe është ajo ankesë e deklaruar e pranueshme nga dhoma (shih, mes të tjerash, K. dhe T. kundër Finlandës [GC], nr 25702/94, § 141, GJEDNJ 2001‑VII ; Göç kundër Turqisë [GC], nr. 36590/97, § 36, GJEDNJ 2002‑V ; dhe Cumpănă dhe Mazăre kundër Rumanisë [GC], nr.33348/96, § 66, GJEDNJ 2004‑XI). Duke qënë se Dhoma, në vendimin e saj të datës 10 prill 2007 për pranueshmërinë, ka konstatuar se kërkuesi nuk i kishte shfrytëzuar rrugët e brendshme të ankimimit siç e kërkon neni 35§ 1 i Konventës për ankesën që lidhet me konsultimin me avokatin e tij, Dhoma e Madhe nuk e ka kompetencën për të pranuar këtë ankesë.
B. Mbi përjashtimin paraprak të Qeverisë
135. Qeveria kundërshton faktin se kërkuesi nuk i ka shfrytëzuar rrugët e brendshme të ankimimit, siç udhëzon neni 35 § 1 i Konventës, për ankesën që mbështetet te neni 6. I ndaluari nuk i ka parashtruar si duhet para gjykatave të brendshme ankesat që rrjedhin nga fakti se nuk ka patur braktisje të ndjekjes dhe se nuk ishin përjashtuar nga procedura elementet e provave të përftuara në sajë të metodave hetimore të ndaluara.
1. Vendimi i dhomës
136. Dhoma nuk e ka gjykuar të nevojshme të prononcohej rreth përjashtimit paraprak të Qeverisë, të cilin ia ka bashkëngjitur themelit të ankesës të mbështetur në nenin 6, pasi ka çmuar se nuk kishte patur shkelje të nenit 6 (paragrafi 86 i vendimit të dhomës).
2. Tezat e palëve
a) Qeveria
137. Qeveria kundërshton para Dhomës së Madhe se kërkuesi nuk ka shfrytëzuar rrugët e brendshme të ankimimit, për të njëjtat arsye me ato të pretenduara nga ajo në procedurën para Dhomës. Së pari, në lidhje me pretendimin e një mungese drejtësie të procesit të tij penal të shprehur nga kërkuesi, i cili çmon se do të ishte dashur që procesi të pezullohej po të mbaheshin parasysh kërcënimet që i ishin urdhëruar, Gjykata kushtetetuese federale e kishte deklaruar ankimimin kushtetues të papranueshëm për shkak të pamjaftueshmërisë së mbështetjes. Ishte detyrë e kërkuesit të shpjegonte se përse e drejta kushtetuese kërkonte jo vetëm përjashtimin e daklarimeve të dhëna gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, por edhe braktisjen e ndjekjeve.
138. Së dyti, kërkuesi nuk kishte shteruar rrugët e brendshme të ankimimit lidhur me ankesën e tij që buron nga refuzimi për të përjashtuar disa elemente provash në proces. Ashtu si kishte pohuar Gjykata kushtetuese federale, i ndaluari nuk e kishte mbështetur në detaje atë në kuadër të procedurës përpara Gjykatës federale të drejtësisë, ashtu siç e kishin kërkuar rregullat e procedurës në fuqi, dhe se kontestonte gjithashtu përdorimin e provave të deliktit të zbuluara në Birshtejn, ankesë tërësisht e ndryshme sipas Qeverisë nga kërkesa e braktisjes së ndjekjeve. Në veçanti, kërkuesi nuk e kishte korigjuar ekpozenë e prokurorit federal më 9 mars 2004 që vlerësonte objektin e ankesës dhe që çmonte se i ndaluari nuk e kishte pretenduar shkeljen e nenit 136a § 3 të kodit të procedurës penale.
b) Kërkuesi
139. Kërkuesi e konteston këtë tezë dhe çmon se ka shteruar rrugët e ankimimit të brendshëm. Duke iu drejtuar Gjykatës federale të drejtësisë, ai kishte parashtruar kërkesën më të gjerë të mundshme me synimin për arritur pezullimin e padisë penale për shkak të mënyrës me të cilën kishin qënë përftuar elementet e provës. Ankimi i tij i hartuar në një tekst të gjatë kishte përfshirë kërkesën më të ngushtë lidhur me papranueshmërinë e provave materiale të cilat kishin qënë përftuar në vijim të pohimit të krimit që i kishin nxjerrë. Duke deponuar ankesën e tij, ai kishte bashkëngjitur kopje të plota të kërkesave paraprake të datës 9 prill 2003. Gjykata federale e drejtësisë kishte hedhur poshtë kërkesën e tij pa motivuar vendimin e saj.
140. Për më tepër, në kërkesën e tij të mëtejshme përpara Gjykatës kushtetuese federale, kërkuesi e kishte mbështetur kërkesën e tij, duke shpjeguar me hollësi dhe duke iu referuar vendimeve parimore të juridiksionit më të lartë ku fakti i të mos braktisurit të ndjekjeve dhe i të mos shmangurit të elementeve të provave për të cilën është ngritur kërkesa kishte përbërë sipas tij një shkelje të të drejtave në kuptimin e neneve 1 dhe 104 të Ligjit themeltar.
3. Vlerësimi i Gjykatës
141. Dhoma e Madhe ka kompetencën për të shqyrtuar përjashtimin paraprak, ku Qeveria e ka paraqitur si duhet atë para dhomës në vëzhgimet e saj mbi pranueshmërinë e kërkesës (paragrafi 84 i vendimit të dhomës), në përputhje me nenet 55 dhe 54 të rregullores së Gjykatës (N.C. kundër Italisë [GC], nr. 24952/94, § 44, GJEDNJ 2002‑X ; Azinas kundër Qipros [GC], nr. 56679/00, §§ 32 dhe 37, GJEDNJ 2004‑III ; dhe Sejdovic kundër Italisë [GC], nr. 56581/00, § 41, GJEDNJ 2006‑II).
142. Gjykata kujton se objektivi i nenit 35 është t’u mundësojë shteteve kontraktuese rastin e parandalimit apo ndreqjes së shkeljeve të pretenduara kundrejt tyre përpara se t’u nënshtrohen atyre këto pretendime (shih, mes të tjerave, Civet kundër Francës [GC], nr. 29340/95, § 41, GJEDNJ 1999‑VI). Neni 35 § 1 i Konventës duhet të zbatohet me një farë lehtësie dhe pa formalizëm të tepruar, por nuk kërkon vetëm që kërkesat t’u drejtohen gjykatave të brendshme kompetente por edhe që të përdoret ankimimi efektiv që mundëson kontestimin e vendimeve të shpallura njëherë. Ankesa me të cilën synohet t’i drejtohet Gjykatës duhet së pari të parashtraohet, të paktën në thelb, në formën dhe afatet e parashikuara nga e drejta e brendshme, përpara po atyre juridiksioneve të brendshme kombëtare të përshtatshme (shih, mes të tjerash, Cardot kundër Francës, 19 mars 1991, § 34, seria A nr 200, dhe Elçi dhe të tjerë kundër Turqisë, nr. 23145/93 dhe 25091/94, §§ 604 dhe 605, 13 nëntor 2003).
143. Si rrjedhojë, rrugët e brendshme të ankimimit nuk kanë qënë shteruar atëherë kur një apel nuk ka qënë pranuar për shkak të një gabimi procedurial të shkaktuar nga kërkuesi. Në të kundërt, mosshterimi i rrugëve të brendshme të ankimimit nuk mund të vendosë kundër tij përderisa, edhe pse nuk ka respektuar format e parashikuara nga ligji, autoriteti kompetent ka shqyrtuar thelbin e ankimimit (krahaso, mes të tjerash, Kisha metropolitane e Besarabisë dhe të tjerë kundër Moldavisë (dhje.), nr. 45701/99, 7 qershor 2001 ; Skałka kundër Polonisë (dhje.), nr. 43425/98, 3 tetor 2002 ; Jalloh kundër Gjermanisë (dhje.), nr. 54810/00, 26 tetor 2004 ; dhe Vladimir Romanov, paracituar, § 52).
144. Gjykata vëren se kërkuesi ankohet para saj për mungesën e drejtësisë në procesin e tij penal, ku disa elemente të provave të përftuara fill pas pohimit të krimit që i kishin nxjerrë ishin pranuar në proces. I ndaluari kishte parashtruar në mënyrë specifike këtë çështje para gjykatës rajonale, përkatësisht në kërkesën paraprake të datës 9 prill 2003 me anë të së cilës i lutej kësaj të fundit të shpallte se ishte plotësisht e ndaluar të përdoreshin në procesin penal elementet e ndryshme të provave për të cilat autoritetet hetimore kishin qënë në dijeni falë deklarimeve të përftuara në mënyrë të paligjshme (paragrafi 25 më sipër). Në ankesën e tij përpara Gjykatës federale të drejtësisë, kërkuesi i ishte referuar kësaj kërkese, për të cilën bëri një kopje të plotë (paragrafi 37 më sipër). Nga ana e saj, Gjykata federale e drejtësisë e hodhi poshtë këtë kërkesë për mungesë themeli pa motivuar vendimin e saj. Gjykata çmon në këto kushte se, në përputhje me kërkesat e formuluara në jurisprudencën e saj, kërkuesi ka parashtruar thelbin e ankesës së tij të bazuar në nenin 6në kuadër të procedurës përpara Gjykatës federale të drejtësisë. Ajo nuk mundet në veçanti të spekulojë lidhur me çështjen e të diturit nëse ky juridiksion ka përvetësuar një interpretim eventualisht të ndryshëm nga ai i prokurorit federal në lidhje me objektin e ankimimit të kërkuesit. Ky i fundit që është ankuar sërish pëpara Gjykatës kushtetuese federale se përdorimi i metodave hetimore në kundërshti me Kushtetutën duhej të kishte çuar në përjashtimin nga procesi të elementeve të provave për të cilin është ngritur kërkesa (paragrafi 40 më sipër), Gjykata konsideron se ai e ka parashtruar në thelb ankesën e tij të bazuar te neni 6 në të gjitha drejtimet e procedurës përpara gjykatave dhe tribunaleve të brendshme.
145. Gjykata vëren gjithashtu se kërkuesi për më tepër ka thënë përpara Gjykatës federale të drejtësisë se procedura penale e drejtuar kundër tij dhej të ishte braktisur për shkak se ishin përdorur metodat hetimore në kundërshti me Kushtetutën (paragrafët 24, 37 dhe 40 më sipër). Po ashtu si kërkesa e përmendur më sipër (paragrafi 144), kjo kërkesë lidhej me pasojat juridike që i bashkëngjiten në një proces penal përdorimit të elementeve të provave të përftuara gjatë procedurës hetimore para procesit me anë të metodave të ndaluara të marrjes në pyetje. Gjykata kushtetuese federale e ka shpallur në këtë pikë ankimimin para saj si të papranueshëm për shkak se nuk ishte mjaftueshëm i mbështetur. Gjykata vëren megjithatë se në vendimin e saj Gjykata kushtetuese federale ka pohuar se kërcënimi i urdhëruar nga policia për shkaktimin e vuajtjeve ndaj kërkuesit gjatë procedurës hetimore kishte cënuar, përsa i përket të ndaluarit, dinjitetin njerëzor dhe ka shkelur ndalimin e shkaktimit të keqtrajtimeve, të parashikuara që të dyja në Ligjin themeltar. Jurdiksioni i lartë ka çmuar gjithashtu se gjykatat ndëshkuese e kishin ndrequr mjaftueshëm parregullsinë proceduriale që kishte përbërë përdorimi i metodave hetimore në kundërshti me Kushtetutën duke përjashtuar nga procesi deklarimet e kryera nën kërcënim dhe se nuk kishte gjykuar se duhej braktisur menjëherë procedura penale (paragrafët 42-44 më sipër). Gjykata konsideron se, me anë të vëzhgimeve të shprehura në një mënyrë të tillë, Gjykata kushtetutuese ka shqyrtuar, edhe pse një pjesë, thebin e ankimimit kushtetues me anë të të cilit kërkuesi kërkonte braktisjen e ndjekjeve për të cilat kishte qënë objekt. Duke qënë kështu, mos-shterimi i rrugëve të brendshme të akimimit nuk mundet më të drejtohet kundër tij.
146. Gjykata çmon se kërkuesi u ka dhënë kështu rastin juridiksioneve të brendshme të ndreqnin shkeljen e pretenduar dhe ajo vendos të rrëzojë përjashtimin e mos-shterimit të rrugëve të brendshme të ankimimit të paraqitur nga Qeveria.
C. Rreth respektimit të nenit 6 të Konvetës
1. Vendimi i dhomës
147. Dhoma mori vendim se nuk ka patur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3.
Ajo vërejti se gjykata rajonale kishte përjashtuar përdorimin në proces të të gjitha deklarimeve të bëra para kësaj të fundit nga ana e kërkuesit ndaj autoriteteve hetimore duke mbajtur parasysh efektin e vazhdueshëm të përdorimit gjatë hetimit të metodave të ndaluara të marrjes në pyetje. Gjykata e brendshme kishte përdorur gjithsesi elementet e provave të përftuara në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në sajë të pohimeve që i ishin nxjerrë kërkuesit. Dhoma vendosi që ekziston një prezumim i fortë se përdorimi i provave përfaqësuese të dobisë së pohimit të krimit të nxjerrë me mjete që kundërshtojnë nenin 3 privonte, po ashtu si përdorimi i pohimit të krimit të bërë vetë, tërësinë e procesit nga karakteri i drejtësisë. Gjithsesi, në rrethanat e veçanta të çështjes, sipas dhomës ishin kryesisht pohimet e reja të dhëna nga kërkuesi në proces ato ku ishte mbështetur vendimi. Elementet e tjera, përfshi këtu edhe provat materiale për të cilën është ngritur kërkesa, kishin patur veçse një karakter ndihmës dhe kishin shërbyer vetëm për të verifikuar autenticitetin e pohimit të krimit.
148. Dhoma nuk kishte bindjen se i ndaluari nuk kishte disponuar asnjë mjet tjetër mbrojtjeje përveçse pohimit në proces fill pas pranimit të elementeve të provave inkriminuese. Në kërkesën para gjykatave të brendshme, për të cilën ishte asistuar nga një avokat mbrojtës, kërkuesi kishte pohuar se pohimin e krimit e kishte bërë me dëshirën e tij të plotë për shkak të pendesës. Fakti se pohimi i tij kishte ndryshuar gjatë procesit mund të merret si një ndryshim në linjën e tij mbrojtëse. I ndaluari kishte përfituar gjithashtu nga mundësia e kontestimit të provave materiale inkriminuese në procesin e tij, dhe dhoma u shpreh se gjykata rajonale kishte peshuar të gjitha interesat e përfshira atëherë kur ai kishte vendosur të pranonte ato prova.
149. Duke patur parasysh këto elemente, dhoma vendosi se përdorimi i elementeve të provave për të cilat është ngritur kërkesa nuk e kishte privuar tërësinë e procesit të kërkuesit nga karakteri i drejtësisë.
2. Tezat e palëve
a) Kërkuesi
150. Sipas kërkuesit, përdorimi i provave materiale të përftuara në kundërshti me nenin 3 ka privuar procesin e tij penal nga drejtësia e kërkuar nga neni 6. Me t’u pranuar këto prova, i ndaluari kishte qënë tërësisht i zhveshur nga e drejta e tij për t’u mbrojtur. I kishin hequr gjithashtu mbrojtjen që përfaqëson parimi që ndalon inkriminimin e vetes. Provat e deliktit të gjetura në Birshtjen dhe në rrugën e kthimit kishin qënë siguruar me urdhër të policisë e cila e kishte detyruar drejtpërdrejt të tregonte vendodhjen e saktë të tyre. I ndaluari kishte qënë i detyruar të ecte pa këpucë përmes pyllit deri në vendin ku ai kishte fshehur trupin e J. Fakti se udhëzimet lidhur me vendin dhe me zbulimin e trupit të pranuara si të tilla ishin regjishtruar në kasetë videoje tregonte se ajo çka kërkohej në Birshtejn, nuk ishte shpëtimi i fëmijës por gjetja e elementeve të provave në mënyrë të tillë që të arrihej dënimi i kërkuesit.
151. Provat e deliktit inkriminuese kishin luajtur një rol vendimtar, dhe jo vetëm dytësor, në verdiktin e fajësisë. Edhe pse akuza të tjera kishin qënë të mundshme, elementet që inkrimionin të ndaluarin të përftuara në sajë të pohimit të krimit që i kishin marrë kishin qënë të domosdoshme për akuzimin dhe dënimin për vrasje. Asnjë rrugë tjetër ligjore hipotetike nuk do ta kishte çuar policinë te ato prova në atë moment. Përgjigja ndaj pyetjes nëse policia do t’i kishte zbuluar ndonjëherë tregonte për një spekulim të mirëfilltë
152. Gjykata kishte hedhur poshtë në hapjen e procesit kërkesën e kërkuesit që synonte përjashtimin e elementeve të provave të përftuara në kundërshti me nenin 3, në mënyrë që në fakt që prej atij momenti të ishte përcaktuar përfundimi i procesit. Çdo strategji e mundshme mbrojtjeje që përmbante për shembull përdorimin e së drejtës për të heshtur apo pretendimin se J.ishte vrarë aksidentalisht apo dhënien e deklarimeve të plota që në fillesat e procedurës me shpresën e zbutjes së dënimit, do të ishte e kotë. Kërkuesi kishte pohuar pjesërisht ditën e dytë të procesit dhe kishte pranuar se kishte vrarë J. qëllimisht vetëm në fund të debateve, pasi të gjitha mjetet e provave inkriminuese për të cilat kishte kërkuar përjashtimin i ishin vënë në ngarkim. Në fakt, edhe akuza dhe prokurorët në varësi, të cilët i ishin vënë kundër çdo lloj zbutjeje të dënimit, kishin theksuar faktin se kërkuesi kishte pohuar vetëm atë çka ishte provuar tashmë.
153. Për më tepër, pavarësisht nga çështja e të diturit nëse metoda e marrjes në pyetje duhet të cilësohet si torturë ose trajtim çnjerëzor, Konventa (kërkuesi i referohet në veçanti vendimit të Gjykatës për çështjen Jalloh, paracituar) si edhe dispozitat e së drejtës ndërkombëtare publike (neni 14 i Paktit ndërkombëtar të të drejtave civile dhe politike, nenet 15 dhe 16 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës) kanë detyrimin për të përjashtuar të gjitha elementet e provave të përfuara në sajë të shkeljes së ndalimit absolut të torturës dhe trajtimeve çnjerëzore. Në kundërshti me atë çka kanë çmuar juridiksionet e brendshme dhe dhoma, nuk do të mundnim dhe nuk do të duhej të baraspeshonim mbrojtjen e së drejtës absolute të garantuar nga neni 3 me të tjera interesa të tilla si përmbushja e sigurimit të një dënimi. Në planin parimor, do të ishte thelbësore të përjashtoheshin elementet e provave në fjalë për të shkëputur të gjithë nxitësit e përdorimit të torturës apo keqtrajtimeve dhe kësisoj për të parandaluar sjellje të tilla në praktikë.
b) Qeveria
154. Qeveria fton Dhomën e Madhe të konfirmojë konstatimit e dhomës sipas të cilit nuk ka patur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 të Konventës. Përsa i përket mënyrës me anë të së cilës janë siguruar provat inkriminuese, ajo konteston se kërkuesi ka qënë i detyruar të ecë pa këpucë apo se ka qënë objekt i kërcënimeve të tjera, si në Birshtjen ashtu edhe në rrugën e kthimit.
155. Sigurisht, gjykata rajonale kishte vendosur në fillim të procesit se provat e deliktit inkriminuese të zbuluara në Birshtejn do të pranoheshin si prova në proces. Megjithatë, kërkuesi kishte dëshmuar përpara gjykatave dhe tribunaleve të brendshme se pohimin e krimit e kishte bërë me dëshirën e tij në proces për shkak të pendesës dhe për shkak se donte të merrte përsipër përgjegjësinë e krimit, ndërkohë që kishte patur mundësi të heshtte apo edhe të gënjente në gjykatë.
Ndoshta kishte ndryshuar linjën e mbrojtjes me shpresën se do përfitonte nga një dënim më i zbutur, porse ky vendim nuk kishte lidhje me përdorimin e elementeve të provave inkriminuese. Nuk do të ishte e saktë që kërkuesi nuk kishte patur zgjedhje tjetër veçse të pohonte krimin në proces pasi, ashtu si e kishte pohuar gjykata, kishte qënë e mundur të mos ishte shpallur fajtor për vrasje në rast se nuk do të kishte bërë përsëri pohimin e krimit. Pasi gjykata i kishte dhënë informacionin cilësor, i ndaluari kishte pohuar, ditën e dytë të procesit dhe kishte dalë qartë nga pohimi i tij i krimit se e kishte vrarë J. me dashje. Dallimi mes pohimit të parë të dhënë në proces dhe atij të dhënë më vonë ishte relativisht e vogël ku në të parin i ndaluari nuk kishte pranuar se që në fillim ishte nisur me qëllimin për të vrarë J. Ky pohim suplementar nuk kishte përbërë një element të nevojshëm për të provuar vrasjen.
156. Dënimi i kërkuesit ishte mbështetur në pohimin që ky i fundt kishte dhënë me dëshirën e tij në proces. Provat e deliktit të përftuara në Birshtejn, të tilla si trupi i J. dhe raporti i autopsisë që u nxorr si edhe gjurmët e gomave të lëna nga automjeti i kërkuesit te liqeni, kishin patur një karakter dytësor dhe kishin shërbyer vetëm për të verifikuar saktësinë e pohimeve të kërkuesit në proces. Gykata rajonale e kishte thënë qartë këtë në motivet e vendimit me anë të të cilit u dënua kërkuesi.
157. Neni 6 i Konventës nuk shprehte asnjë rregull mbi pranueshmërinë e provave si të tilla, terren i cili lidhej në radhë të parë me të drejtën kombëtare. Konventa e detyronte një shtet të zbatonte të drejtën penale kundrejt vrasësit. Interesi publik që ngërthen dënimi i vrasësit të një fëmije të cilin e kishte rrëmbyer ishte mjaft i lartë. Nga ana tjetër, duhej të analizohej nga afër jurisprudenca e Gjykatës supreme të Shteteve të Bashkuara, e cila shkonte tejet larg në ndalimin që i bënte përdorimit të « frutit të pemës së helmatisur ». Kështu, në çështjen parimore Nix v. Williams (11 qershor 1984 (467 U.S. 431), paragrafi 73 më sipër), për shembull, ky juridiksion kishte pranuar se trupi i zbuluar pas një hetimi të kryer në mënyrë të parregullt ishte i pranueshëm si provë në ato raste kur gjithsesi do të gjendej. Për këtë çështje, thotë Qeveria, trupi i J., i fshehur në një vend ku kërkuesi kishte shkuar më parë, do të ishte zbuluar herët a vonë.
c) Pala e tretë ndërhyrëse
i. Prindërit e J.
158. Sipas prindërve të J., procesi i kërkuesit ka përmbushur kërkesat e nenit 6. Në proces, kërkuesi nuk kishte treguar asnjëherë se ishte ndjerë i detyruar të pohonte por kishte përsëritur se deklarimet i kishte dhënë lirisht dhe në respekt të familjes së viktimës. Ai kishte pohuar tashmë ditën e dytë të procesit se e kishte mbytur J., edhe pse në atë moment kishte mohuar se e kishte patur si qëllim këtë përpara rrëmbimit të tij. Më vonë, ai kishte pranuar se e kishte planifikuar që në fillim vrasjen e fëmijës.
159. Gjithashtu, kërkuesi kishte pohuar në deklarimin e tij përfundimtar se, duke qënë se deklarimet e dhëna përpara procesit ishin përjashtuar, ai kishte patur zgjedhjen ose të heshtte ose të kalonte te pohimi i krimit, dhe se nuk mund të thuhej pra se ishte përcaktuar rezultati. Ai kishte pretenduar se pohimet e plota i kishte dhënë me vullnetin e tij të plotë edhe pse e dinte rrezikun se kjo nuk do të kishte asnjë efekt (zbutës) te gjykimi i gjykatës. Në një libër të botuar më vonë, (me titullin I vetëm me Zotin – Rruga e kthimit), kërkuesi nuk tregonte asgjëkundi se kishte dhënë pohimin e krimit në proces për shkak të marrjes në pyetje nga ana e policisë. Në këtë libër, ai kishte pohuar, lidhur me motivet që e kishin shtyrë të bënte pohimin e dytë të krimit në procesin e tij, se kishte dashur të shprehte pendesën e tij dhe i kishte përshkruar kështu me detaje aktet e tij, me rrezikun - i cili ishte konkretizuar - se pohimi i krimit nga ana e tij nuk do të kishte asnjë pasojë te dënimi i tij (fq. 225-226). Sjellja e tij në proces nuk do të kishte përbërë kështu një reagim ndaj vendimit të gjykatës për të pranuar elementet e provave inkriminuese.
ii. Redress Trust
160. Organizata Redress Trust thekson se rregulla përjashtimore që urdhëron pranimin e provave të përftuara me anë të torturës ose keqtrajtimit shpjegohet me anë të i) mos besueshmërisë së provave të siguruara me anë të torturës ; ii) cënimit të vlerave të kultivuara që shkakton dhe përfaqëson tortura; iii) objektivit të tipit publik që synon zhdukjen kudo në botë të çdo lloj shtyse ndaj përdorimit të torturës; iv) domosdoshmërisë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore (me rrugë ligjore dhe me një proces të bazuar te drejtësia) të palës kundrejt interesave të së cilës janë siguruar elementet e provave ; dhe v) domosdoshmërisë për të ruajtur integritetin e procedurës gjyqësore.
161. Deklarata të ndyshme, rregulla, rezoluta dhe konventa ndërkombëtare ndalojnë pranimin si prova në një procedurë gjyqësore të deklarimeve të përftuara me anë të torturës ose trajtimeve çnjerëzore. Sipas Redress Trust, është e drejtë të thuhet se rregulla përjashtimore përfshin jo vetëm pohimin e krimit, por edhe elementet të tjera të provave të prejardhura të cilat janë siguruar nga një deklarim i dhënë nën torturë, edhe pse neni 15 i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës (paragrafi 64 më sipër), në veçanti, është formuluar në terma shumë të ngushtë. Kështu, në vëzhgimet e përgjithshme nr. 7 të datës 30 maj 1982 (paragrafi 70 më sipër), Komiteti i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara kishte çmuar se për të vendosur kontrollin efektiv të ndalimit të torturës, do të ishte thelbësore të shmangeshin në drejtësi si pohimi i krimit ashtu edhe elementet e tjera të siguruara me anë të torturës ose trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese. Po ashtu, Gjykata supreme e apelit në Afrikën e Jugut kishte thënë, në vendimin e saj të datës 10 prill 2008 për çështjen Mthembu v. Shtetit (paragrafi 74 më sipër), se çdo përdorim i provave të siguruara me anë të torturës, përfshi këtu edhe provat materiale të mundësuara nëpërmjet përftimit me anë të saj, do ta privonte procesin nga karakteri i drejtësisë. Kjo do të zbatohej fuqimisht te të gjitha format e tjera të keqtrajtimit. Konstatimet e Gjykatës në vendimet Jalloh (paracituar, §§ 99 dhe 104-107) dhe Haroutyounian kundër Armenisë, nr. 36549/03, § 63, GJEDNJ 2007‑VIII) do të shkonin në të njëjtin kuptim.
3. Vlerësimi i Gjykatës
a) Përmbledhje e parimeve vepruese
162. Gjykata kujton se në mbështetje të nenit 19 të Konventës, ajo ka si detyrë të sigurojë respektimin e angazhimeve që lindin për Palët e larta kontraktuese të Konventës. Në veçanti, asaj nuk i takon të pranojë gabimet e faktit apo të së drejtës të pretenduara se janë kryer nga juridiksionet e brëndshme, vetëm në rast se dhe nëse ato do të mundnin të cënonin të drejtat dhe liritë e mbrojtura nga Konventa. Edhe pse Konventa garanton në nenin 6 të saj të drejtën për një proces të drejtë, ajo nuk rregullon pranueshmërinë e provave si të tillë, çështje që lidhet në radhë të parë me të drejtën e brendshme (Schenk kundër Zvicrës, 12 korrik 1988, §§ 45-46, seria A nr.140 ; Teixeira de Castro kundër Portugalisë,
9 qershor 1998, § 34, Përmbledhje 1998-IV ; dhe Heglas kundër Republikës Çeke, nr. 5935/02, § 84, 1 mars 2007).
163. Kësisoj Gjykata nuk e ka për detyrë të shprehet parimisht për pranueshmërinë e disa prej llojeve të elementeve të provave - si për shembull të provave të përftuara në mënyrë të paligjshme kundrejt të drejtës së brendshme. Asaj i duhet të shqyrtojë nëse procedura, përfshi këtu edhe mënyrën e përftimit të provave, ishte e bazuar në drejtësi në tërësinë e saj, çka implikon shqyrtimin e paligjshmërisë në fjalë dhe, në rastin kur bëhet fjalë për shkeljen e një të drejte tjetër të mbrojtua nga Konventa, natyrës së kësaj shkeljeje (shih, mes të tjerave, Khan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 35394/97, § 34, GJEDNJ 2000‑V ; P.G. dhe J.H. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44787/98, § 76, GJEDNJ 2001-IX ; dhe Allan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 48539/99, § 42, GJEDNJ 2002‑IX).
164. Për të përcaktuar nëse procedura ka qënë e bazuar në drejtësi në tërësinë e vet, duhet shqyrtuar gjithashtu nëse janë respektuar të drejtat e mbrojtjes. Është me vend të pyesim në veçanti nëse kërkuesi ka patur mundësinë për të kundërshtuar autenticitetin e provave dhe t’iu kundërvihet përdorimit të tyre. Duhet marrë parasysh gjithashtu cilësia e provave dhe posaçërisht të verifikohet nëse rrethanat në të cilat janë përftuar hedhin dyshime rreth besueshmërisë së tyre apo saktësisë së tyre. Edhe nëse nuk shfaqet domosdoshmërisht një problem drejtësie kur prova e përftuar nuk është përforcuar me elemente të tjera, duhet të kemi parasysh se atëherë kur ajo është shumë e fortë dhe se nuk lë vend për dyshime të tjera, nevoja për elemente të tjera mbështetëse bëhet më e pakët (shih, mes të tjerave, Khan, paracituar, §§ 35 dhe 37 ; Allan, paracituar, § 43, dhe Jalloh, paracituar, § 96). Lidhur me këtë, Gjykata i kushton rëndësi çështjes së të diturit nëse elementi i provës në fjalë ka ushtruar një ndikim vendimtar në zgjidhjen e padisë penale (krahaso, në veçanti, Khan, paracituar, §§ 35 dhe 37).
165. Përsa i përket natyrës së shkeljes së Konventës të konstatuar, Gjykata kujton se për të përcaktuar nëse përdorimi si prova i informacioneve të përftuara në mosrespekt të nenit 8 e ka privuar procesin në tërësinë e tij nga karakteri i drejtësisë i kërkuar nga neni 6, duhen mbajtur parasysh të gjitha rrethanat e çështjes dhe të dihet në veçanti nëse të drejtat e të mbrojturit janë respektuar dhe se cilat janë cilësia dhe rëndësia e elmenteve në fjalë (krahaso, mes të tjerave, Khan, paracituar, §§ 35-40 ; P.G. dhe J.H. kundër Mbretërisë së Bashkuar, paracituar, §§ 77-79, dhe Bykov kundër Rusis[ [GC], nr. 4378/02, §§ 94-98, GJEDNJ 2009‑..., në të cilat Gjykata nuk ka vërejtur asnjë shkejle të nenit 6). Gjithsesi, vëmendje të veçanta vlejnë për përdorimin në një procedurë penale të elementeve të provave të përftuara me anën e një mase të gjykuar në kundërshti me nenin 3. Përdorimi i elementeve të tilla, të përftuara në sajë të një shkeljeje të njërës prej të drejtave absolute që përbëjnë thelbin e Konventës, shkakton gjithmonë dyshime të forta lidhur me paanshmërinë e procedurës, edhe pse fakti se janë pranuar si prova nuk ka qënë vendimtar për dënimin e të dyshuarit. (İçöz kundr Turqisë (dhje.), nr. 54919/00, 9 janar 2003 ; Jalloh, paracituar, §§ 99 dhe 104 ; Göçmen kundër Turqisë, nr. 72000/01, §§ 73-74, 17 tetor 2006, dhe Haroutyounian, paracituar, § 63).
166. Si rrjedhojë, Gjykata vendosi në lidhje me pohimin e krimit si të tillë se pranimi i provave të fakteve vepruese në procedurën penale të deklarimeve të përftuara me anë të akteve të torturës (krahaso Örs dhe të tjerë kundër Turqisë, nr. 46213/99, § 60, 20 qershor 2006 ; Haroutyounian, paracituar, §§ 63, 64 dhe 66 ; dhe Levinţa kundër Moldavisë, nr. 17332/03, §§ 101 dhe 104-105, 16 dhjetor 2008) apo me anë të keqtrajtimeve të tjera në kundërshti me nenin 3 (krahaso Söylemez kundër Turqisë, nr. 46661/99, §§ 107 dhe 122-124, 21 shtator 2006, dhe Göçmen, paracituar, §§ 73-74), kishte njollosur me padrejtësi tërësinë e procedurës. Ajo ka shtuar se ishte kështu pavarësisht nga vlera bindëse e deklarimeve dhe se pranimi i këtyre elementeve kishte qënë ose jo vendimtar për verdiktin e fajësisë që kishte marrë kërkuesi (ibidem).
167. Lidhur me përdorimin në proces të provave materiale të cilat ishin siguruar drejtpërdrejr me anën e keqtrajtimeve në kundërshti me nenin 3, Gjykata ka çmuar se elementet materiale në ngarkim të siguruara me anë të akteve të dhunës, të paktën nëse këto akte do mund të cilësoheshin si torturë, nuk duhej asnjëherë, cilado qoftë vlera e tyre bindëse, të merren si referencë për të provuar fajësinë e personit ndaj së cilës ka qënë viktimë. Çdo lloj konkluzioni tjetër veçse do të legjitimonte tërthorazi tipin e sjelljes të dënueshme moralisht të cilën hartuesit e nenit 3 janë përpjekur ta ndalojnë apo, thënë ndryshe, veçse do t’i « jepte një pamje të ligjshme brutalitetit » (Jalloh, paracituar, § 105). Në vendimin e saj për çështjen Jalloh, Gjykata nuk e gjykoi çështjen e të diturit nëse përfshirja e provave materiale të siguruara me anë të një akti të cilësuar trajtim çnjerëzor dhe poshtërues por jo i barasvlershëm me torturën e njolloste ende procesin me mungesë të bazuari në drejtësi, pavarësisht, në veçanti, nga rëndësia që iu jepet provave, vlerës së tyre bindëse dhe mundësive të cilat i kishte patur viktima për të kundërshtuar përfshirjen e tyre në dosje si edhe përdorimin e tyre në proces (ibidem, §§ 106-107). Ajo vendosi për shkelje të nenit 6 në rrethanat e veçanta të kësaj çështjeje (ibidem, §§ 107-108).
168. Përsa i përket përdorimit të provave të siguruara në kundërshti me të drejtën për të heshtur dhe të drejtën për të mos kontribuar në inkriminimin e tij, Gjykata kujton se janë norma ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, ato të cilat gjenden në thelb të nocionit të një procesi të bazuar në drejtësi siç e garanton neni 6. Këto norma frymëzohen posaçërisht nga shqetësimi për të vendosur të akuzuarin në mbrojtje të detyrimeve abuzive nga ana e autoriteteve, me qëllim që të shmangen gabimet gjyqësore dhe të përmbushen qëllimet e nenit 6. E drejta për të mos kontribuar në inkrimimin e tij presupozon në veçanti se i akuzuari përpiqet të mbështesë argumentimin e tij pa iu referuar elementeve të provave të përftuara me anë të detyrimit ose presioneve, në kundërshti me vullnetin e të akuzuarit (shih, mes të tjerave, Saunders kundër Mbretërisë së Bashkuar, 17 dhjetor 1996, § 68, Përmbledhje 1996‑VI ; Heaney dhe McGuinness kundër Irlandës, nr. 34720/97, § 40, GJEDNJ 2000-XII ; dhe Jalloh, paracituar, § 100).
b) Zbatimi i këtyre parimeve në këtë çështje
169. Ashtu si për kërkesat e paragrafit 3 të nenit 6 lidhur me të drejtat e mbrojtjes dhe me parimin që ndalon vetëinkrimimin që përfaqësojnë aspekte të veçanta të së drejtës për një proces të drejtë të garantuar nga neni 6 § 1, Gjykata do të shqyrtojë ankesat në këndvështrimin e dy teksteve të kombinuar ( krahaso, mes të tjerave vendime të tjera Windisch kundër Austrisë, 27 shtator 1990, § 23, seria A nr.186 ; Lüdi kundër Zvicrës, 15 qershor 1992, § 43, seria A nr. 238 ; Funke kundër Francës, 25 shkurt 1993, § 44, seria A nr 256‑A ; dhe Saunders, paracituar, § 68).
170. Për të përcaktuar, në vazhdën e parimeve të mësipërme, nëse padia penale e ngritur ndaj kërkuesit e cila, që në fillim, kishte kundërshtuar përdorimin e elementeve të provave të përftuara në shkelje të drejtave të garantuara nga Konventa, mund të quhet se ka qënë e bazuar në drejtësi në tërësinë e vet, Gjykata duhet të marrë parasysh në radhë të parë natyrën e shkeljes së Konventës në fjalë si edhe shkallën me të cilën ajo mundësoi përftimin e elementeve të provave inkriminuese. Ajo i referohet konstatimit të mësipërm sipas të cilit pohimi i krimit që kërkuesi ka bërë në mëngjesin e datës 1 tetor 2002 atëherë kur E. po e merrte në pyetje i është nxjerrë në kundërshtim me nenin 3 (paragrafi 108 më sipër). Ajo vendosi gjithashtu se asgjë nuk tregonte se policia e pati kërcënuar kërkuesin një herë të dytë, në Birshtejn apo gjatë rrugës së shkuarjes atje dhe kthimit nga aty, me qëllim që ta çonin të tregonte provat materiale (paragrafi 99 më sipër).
171. Gjykata vëren se gjykata rajonale ka çmuar se deklarimet e kërkuesit pas kërcënimeve, në veçanti deklarimet e dhëna në Birshtejn si edhe ato të dhëna gjatë rrugës së kthimit për në komisariat, ishin shprehur nën efektin e vazhdueshëm të kërcënimeve që i ishin urdhëruar gjatë marrjes në pyetje dhe rrjedhimisht ishin të papranueshme (paragrafi 29 më sipër), ndërkohë që tha se provat materiale të zbuluara në sajë të deklarimeve ishin të pranueshme. Në procedurën përballë gjykatave të brendshme, provat materiale inkriminuese u konsideruan si prova për të cilat autoritetet hetimore kishin patur dijeni për shkak të deklarimeve që i ishin nxjerrë kërkuesit (efekti i tërthortë (« Fernwirkung ») – paragrafi 31 më sipër). Për qëllime të vlerësimit të saj në këndvështrimin e nenit 6, Gjykata konsideron si vendimtare lidhjen e shkakësisë së ekziston ndërmjet marrjes në pyetje të kërkuesit që ka çuar në kundërshti me nenin 3 dhe provave materiale të përftuara nga autoritetet në sajë të udhëzimeve të kërkuesit, ndër të cilat trupi i J. dhe raporti i autopsisë për të, gjurmët e gomave të lëna nga automjeti i kërkuesit pranë liqenit si edhe çanta e shpinës dhe veshjet e J., dhe makinën e shkrimit që i përkiste kërkuesit. Me fjalë të tjera, zbulimi i provave materiale inkriminuese ishte rezultati i drejtpërdrejtë i marrjes në pyetje të kërkuesit, të cilën policia e kishte kryer në kundravajtje me nenin 3.
172. Për më tepër, provat e përftuara me anë të mjeteve në kundërshti me nenin 3 ngrejnë pyetje në këndvështrimin e nenit 6 vetëm në rast se përdorimi i tyre nuk ka qënë shmangur në procesin penal të një kërkuesi. Gjykata vëren se gjykata rajonale ka përjashtuar nga procesi të gjitha pohimet që kërkuesi kishtë bërë nën kërcënim apo efektet e vazhdueshme të këtij të fundit në kuadër të procedurës hetimore (paragrafët 28-30 më sipër).
Në të kundërt, ajo hodhi poshtë kërkesën që kërkuesi kishte shprehur në hapje të procesit dhe refuzoi të përjashtojë elementet e provave të cilat autoritetet hetimore i kishin mbledhur në vijim të deklarimeve të bëra nga i ndaluari nën efektin e vazhdueshëm të trajtimit shkelës të nenit 3 (paragrafi 31 më sipër).
173. Gjykata ka kështu detyrimin të shqyrtojë pasojat që ka në drejtësinin e një procesi përdorimi i provave materiale të përftuara për shkak të një trajtimi të cilësuar si çnjerëzor e në kundërshti me nenin 3, por që pozicionohet jashtë torturës. Ashtu si e ka thënë më sipër (paragrafët 166-167), ajo nuk është shprehur ende në jurisprudencën e saj për çështjen e të diturit nëse përdorimi i provave të tilla privon gjithmonë një proces nga karakteri i drejtësisë, cilatdo qofshin rrethanat e tjera të çështjes. Ajo çmon gjithsesi se përdorimi në padinë penale i deklarimeve të siguruara në sajë të shkeljes së nenit 3 – nëse kjo shkelje cilësohet si torturë ose si trajtim çnjerëzor dhe poshtërues - si edhe përdorimi i provave materiale të siguruara fill pas akteve të torturës e privojnë automatikisht nga drejtësia procedurën në tërësinë e saj dhe shkelin nenin 6 (paragrafët 166-167 më sipër).
174. Gjykata vëzhgon se asnjë konsenus nuk buron qartësisht nga shtetet kontraktuese të Konventës, juridiksionet e shteteve të tjera dhe organet e tjera të kontrollit të respektimit të të drejtave të njeriut lidhur me fushën e zbatimit të saktë të rregullës përjashtimore (shih referencat e dhëna në paragrafet e mësipërme 69-74) . Në veçanti, faktorë të tillë si çështja e të diturit nëse elementet e provave inkriminuese do të kishin qënë zbuluar gjithsesi më vonë pavarësisht nga metoda hetimore e ndaluar, mund të kenë një ndikim në pranueshmërinë e këtyre provave.
175. Nga ana tjetër, Gjykata është e ndërgjegjshme për të drejtat e ndryshme dhe interesat konkurrente të përfshira. Nga njëra anë, përjashtimi i provave materiale - shpeshherë të besueshme dhe rënduese - në një proces penal do të pengojë ndjekjen efektive të shkeljeve. Viktimat e një krimi, familja e tyre dhe publiku kanë padiskutim të gjithë një interes për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve, dhe në këtë çështje ky interes ishte i një rëndësie të madhe. Për më tepër, rasti për të cilin bëhet fjalë këtu paraqet gjithashtu këtë veçori tjetër që provat materiale inkriminuese u siguruan në sajë të një metode të paligjshme të marrjes në pyetje e cila në vetvete nuk synonte lejimin e një hetimi penal, por që u zbatua me qëllime parandaluese, domethënë, për të shpëtuar jetën e një fëmije, dhe rrjedhimisht për të mbrojtur një tjetër të drejtë themelore të garantuar nga Konventa, më saktësisht atë të nenit 2. Nga ana tjetër, një i akuzuar në një procedurë penale ka të drejtë të ketë një proces të bazuar në drejtësi, drejtësi e cila mund të vihet në dyshim në rast se gjykatat e brendshme përdorin provat e siguruara në vijim të një shkeljeje të ndalimit të trajtimeve çnjerëzore të parashikuara nga neni 3, një nga të drejtat themelore dhe absolute të garantuara nga Konventa. Në fakt, ekziston gjithashtu një interes publik thelbësor për ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe rrjedhimisht të vlerave të shoqërive të civilizuara që bazohen te mbizotërimi i së drejtës.
176. Duke patur parasysh interesat e mësipërme të përfshira në kontekstin e nenit 6, Gjykata duhet të marrë njoftim nga fakti se neni 3 i Konventës parasheh një të drejtë absolute. Për vetë absolutizmin e kësaj të drejte, ajo nuk do të mund të baraspeshohej me interesa të tjera të tilla si rëndësia e shkeljes objekt i së cilës është hetimi apo interesi i përgjithshëm për kryerjen e ndjekjeve penale efektive. Përndryshe, ky karakter absolut do të tronditej (krahaso gjithashtu, mutatis mutandis, Saadi kundër Italisë, paracituar, §§ 138-139). Për Gjykatën, as mbrojtja e jetës njerëzore as një dënim penal nuk mund të sigurohen në kurriz të vënies në rrezik të mbrojtjes së të drejtës absolute për të mos shkaktuar keqtrajtime të ndaluara nga neni 3; përndryshe, do të sakrifikonim këto vlera dhe do të ulnim besueshmërinë te administrata e drejtësisë.
177. Gjykata vëzhgon gjithashtu në këtë drejtim argumentin e Qeverisë e cila çmon se Konventa e detyronte të zbatonte ligjin penal kundrejt një vrasësi, dhe kështu të mbronte të drejtën për të jetuar. Konventa kërkon në fakt nga ana e shteteve kontraktuese që të mbrojnë të drejtën për të jetuar (shih, mes shumë të tjerave, Osman kundër Mbretërisë së Bashkuar, 28 tetor 1998, §§ 115-116, Përmbledhje 1998‑VIII). Ajo nuk i detyron gjithsesi ta bëjnë këtë me akte që shkelin ndalimin absolut të trajtimeve çnjerëzore të shprehura në nenin 3 apo në një mënyrë që cënon të drejtën e çdo të akuzuari për një proces të drejtë në përputhje me nenin 6 (krahaso, mutatis mutandis, Osman, paracituar, § 116). Gjykata pranon se në këtë çështje agjentëve të shtetit iu desh të vepronin në një situatë të vështirë dhe të tendosur dhe se donin të shpëtonin një jetë. Kjo nuk i ndryshon asnjë presje gjithsesi faktit se ata i kishin siguruar provat materiale me anën e një shkeljeje ndaj nenit 3. Për më tepër, është pikërisht kundrejt këtyre dënimeve nga më të rëndat që e drejta për një proces të drejtë duhet të sigurohet në shkallën më të lartë të mundshme nga shoqëritë demokratike (krahaso Salduz kundër Turqisë [GC], nr. 36391/02, § 54, GJEDNJ 2008–...).
178. Gjithsesi është e vërtetë se, në kundërshti me nenin 3, neni 6 nuk parasheh një të drejtë absolute. Gjykata duhet kësisoj të shqyrtojë se cilat masa duhet t’i konsiderojë njëherazi si të nevojshme dhe të mjaftueshme në një procedurë penale, përsa u përket elementeve të provave të përftuara në vijim të një shkeljeje ndaj nenit 3, për të siguruar një mbrojtje efektive të të drejtave të garantuara nga neni 6. Ashtu si e përcakton në jurisprudencën e saj, (paragrafët 165-167 më sipër), përdorimi i provave të tilla ngre pyetje të vështira sa i përket drejtësisë së procedurës. Pa dyshim, në kontekstin e nenit 6, pranimi i provave të përftuara me anën e një sjelljeje absolutisht të ndaluar nga neni 3 mund të shtynte përfaqësuesit e ligjit të përdornin metoda të tilla megjithë këtë ndalim absolut.
Dënimi i përdorimit të metodave hetimore që shkelin nenin 3 të mbrojtjes efektive të individëve kundër metodave të tilla mund të kërkojë edhe ai në parim përjashtimin nga përdorimi në proces i provave materiale të siguruara me anën e një shkeljeje të nenit 3, edhe në rast se këto prova kanë një lidhje më të hollë me shkeljen e nenit 3 se ato të nxjerra drejtpërdrejt në sajë të një shkeljeje të këtij neni. Në të kundërt, tërësia e procesit është e pabazuar në drejtësi. Gjykata çmon megjithatë se drejtësia e një procesi penal dhe mbrojtja efektive e ndalimit absolut të shprehur në nenin 3 në këtë kontekst gjendet e cënuar vetëm nëse tregohet se shkelja e nenit 3 ka ndikuar në zgjidhjen e procedurës së drejtuar kundër të akuzuarit, thënë ndryshe ka patur një impakt në verdiktin e fajësisë apo të dënimit.
179. Gjykata vëren se në këtë çështje gjykata rajonale i ka mbështetur qartësisht konstatimet e saj në lidhje me kryerjen e krimit të kryer nga kërkuesi - dhe rrjedhimisht konstatimet që çuan në dënimin e të ndaluarit për vrasje dhe rrëmbim me kërkesë shpërblimi - ekskluzivisht te pohimet e reja të plota që kërkuesi kishte bërë në proces (paragrafi 34 më sipër). Ajo i ka marrë pohimin e reja si bazë thelbësore, në mos për bazë të vetme, të konstatimeve të saj në lidhje me planifikimin e krimit, bazë e cila edhe ajo ka luajtur një rol në verdiktin e fajësisë dhe dënimit (ibidem). Elementet e provave dytësore të pranuara në proces nuk i shërbyen gjykatës së brendshme për të provuar fajësinë e kërkuesit, por vetëm për të verifikuar autenticitetin e pohimeve të tij. Ato përfshinin rezultatet e autopsisë lidhur me shkakun e vdekjes së J. dhe gjurmët e gomave të lëna nga automjeti i kërkuesit pranë liqenit ku ishte zbuluar trupi i fëmijës. Gjykata e brendshme është mbështetur gjithashtu edhe te provat mbështetëse të cilat kishin qënë të përftuara pavarësisht nga pohimet e para që iu nxorrën kërkuesit nën kërcënim, ku policia e kishte vënë në përgjim pasi kishte marrë shpërblimin dhe kontrollit të apartamentit të tij drejtpërdrejt pas arrestimit të tij. Këto prova, të pa "njollosura" nga shkejla e nenit 3, ishin dëshmia e motrës së J., formulimi i letrës së shantazhit, shënimi i zbuluar në apartamentin e kërkuesit lidhur me organizimin e krimit, si edhe paratë e shpërblimit të gjetura në apartamentin e kërkuesit dhe ato të derdhura në llogaritë e tij bankare (ibidem).
180. Duke mbajtuar parasysh sa më sipër, Gjykata çmon se janë pohimet e dyta të kërkuesit në proces - të vetme apo edhe të mbështetura nga prova të tjera të njollosura, materiale - të cilat kanë bazuar verdiktin e fajësisë për vrasje dhe rrëmbim me kërkesë shpërblimi, si edhe dënimin. Provat materiale inkriminuese nuk ishin të nevojshme dhe nuk kanë shërbyer për të provuar fajësinë apo edhe për të caktuar masën e sigurisë. Mund të themi kështu se lidhja e shkakësisë mes, nga njëra anë, metodave hetimore të ndaluara dhe, nga ana tjetër, verdiktit të fajësisë dhe dënimit që ka pësuar kërkuesi ka qënë shkëputur përsa i përket provave materiale inkriminuese.
181. Duke parë konstatimet e saj, Gjykata duhet gjithashtu të shqyrtojë në rast se shkelja e nenit 3 e cila ka ndodhur gjatë procedurës së hetimit ka çuar në pohimin e kërkuesit në proces. Në kërkesën e tij para saj, kërkuesi mbështeste se vërtet kishte ndodhur ashtu. Sipas tij, ai nuk ka patur zgjedhje tjetër për mbrojtjen në proces veçse të pohonte një herë se gjykata rajonale kishte refuzuar, në hapjen e debateve, të merrte parasysh kërkesën e tij për përjashtimin e provave materiale të siguruara me anë të shkeljes së nenit 3.
182. Gjykata vëren në radhë të parë se përpara dhënies së pohimit të krimit ditën e dytë të procesit, kërkuesi ishte vënë në dijeni të së drejtës së tij për të heshtur dhe të faktit se asnjë nga pohimet që kishte bërë më parë në lidhje me akuzat nuk mund të përbënte akuzë (paragrafi 34 më sipër). Ajo çmon kësisoj se legjislacioni dhe praktika e brendshme iu jepnin efektivisht pasoja pohimeve të përftuara me anën e keqtrajtimeve të ndaluara (shih, në kuptimin e kundërt, Hulki Güneş kundër Turqisë, nr. 28490/95, § 91, GJEDNJ 2003‑VII, dhe Göçmen, paracituar, § 73) dhe se në këtë drejtim ka patur kthim në statu quo ante, domethënë në situatën në të cilën kërkuesi ndodhej përpara se të shkelej neni 3.
183. Nga ana tjetër, kërkuesi, i cili ishte i përfaqësuar nga një këshilltar, theksoi në deklarimet e tij të bëra ditën e dytë dhe në mbyllje të procesit se pohonte me vullnet të plotë për shkak të pendimit dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimeve të tij pavarësisht nga faktet e ndodhura më 1 tetor 2002 (paragrafi 32 më sipër). Ai u shpreh në këtë formë edhe pse tentativa e tij për të shmangur provat materiale inkriminuese kishte dështuar më parë. Gjykata nuk ka kësisoj asnjë arsye për të supozuar se kërkuesi nuk ka thënë të vërtetën, se nuk do të kishte pohuar nëse gjykata rajonale do të kishte vendosur në hapje të procesit të shmangte këto prova materiale inkriminuese dhe se rrjedhimisht duhet të thotë se pohimet kanë rezultuar nga masa të cilat kishin asgjësuar në vetvete thelbin e së drejtës për t’u mbrojtur.
184. Sidoqoftë, del qartë nga motivimi i gjykatës rajonale se pohimet e dyta të kërkuesit të dhëna ditën e fundit të procesit ishin vendimtare për vendimin e fajësisë për vrasje, vepër penale për të cilën ndoshta nuk do të ishte shpallur ndryshe fajtor (paragrafis 34 et 35 më sipër). Në pohimin e tij të krimit, i ndaluari përmendtte elemente të shumta dytësore pa lidhje me atë çka kishin lejuar të provonin provat materiale inkriminuese. Ndërkohë që këto elemente dëshmonin se J. ishte mbytur dhe se kërkuesi kishte shkuar në liqenin e Birshtejnit, nga pohimi i tij i krimit provohej edhe qëllimi i tij për të vrarë J. si edhe motivet që e kishin shtyrë për ta bërë një gjë të tillë. Duke mbajtur parasysh këto elemente, Gjykata nuk çmon se, pas hedhjes poshtë të kërkesës për përjashtimin e provave inkriminuese në hapje të procesit, kërkuesi nuk kishte patur mundësi të heshtte dhe se nuk kishte mundësi tjetër veçse të pohonte krimin. Ajo nuk çmon gjithashtu që shkelja e nenit 3 e cila kishte ndodhur gjatë hetimit të ketë patur ndonjë ndikim në pohimin e krimit të bërë nga i ndaluari në proces.
185. Lidhur me të drejtat e mbrojtjes, Gjykata vëren më tej se kërkuesi e ka patur mundësinë, nga e cila kishte përfituar, të kundërshtonte përdorimin e provave materiale inkriminuese në procesin e tij dhe se gjykata rajonale kishte liri veprimi për t’i shmangur ato. As të drejtat e mbrojtjes nuk kanë qënë rrjedhimisht të paçmuara në këtë pikë.
186. Gjykata vëzhgon se kërkuesi pretendon se ka qënë i privuar në procesin e tij nga mbrojtja e cila përfaqësohet nga e drejta për të mos kontribuuar në vetëinkrimin. Ashtu siç është treguar më sipër (paragrafi 168), kjo e drejtë presupozon që akuza konfirmon faktet e pretenduara ndaj të akuzuarit pa mbështetjen e provave të siguruara me anën e masave detyruese apo shtrënguese që janë shkaktuar kundër dëshirës së të ndaluarit. Gjykata u kthehet konstatimeve të mësipërme, sipas të cilave gjykatat e brendshme kanë bazuar vendimin e tyre në pohimin e dytë të dhënë nga kërkuesi në proces, pa iu referuar, si prova të nevojshme për fajësinë elementeve materiale inkriminuese. Ajo vendos rrjedhimisht se e drejta për të mos kontribuuar në vetëinkriminimin e tij ka qënë respektuar në procedurën e ngritur ndaj kërkuesit.
187. Gjykata çmon se, në rrethanat e çështjes së kërkuesit, mospërjashtimi i provave materiale inkriminuese, të përftuara fill pas një deklarimi të dhënë me anën e një trajtimi çnjerëzor, nuk ka patur rëndësi në vendimin e fajësisë dhe të vuajtjes së dënimit të shpallura ndaj kërkuesit. Edhe të drejtat e mbrojtjes dhe e drejtja për të mos kontribuuar në vetëinkriminim janë respektuar, kështu që gjykohet me vend që i gjithë procesi të shpallet i bazuar në drejtësi.
188. Si rrjedhojë, nuk ka patur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 të Konventës.
III. MBI ZBATIMIN E NENIT 41 TË KONVENTËS
189. Në përputhje me nenin 41 të Konventës,
« Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar. »
A. Dëmi
190. Kërkuesi nuk kërkon asnjë shpërblim për dëmin material apo moral ; ai thekson se objektivi i kërkesës së tij është të përfitojë përpara gjykatave dhe tribunaleve të brendshme një proces të ri. Qeveria nuk ka shprehur vërejtje në lidhje me këtë çështje.
191. Gjykata nuk jep kësisoj asnjë shpërblim për dëmin. Përsa i përket masës specifike të kërkuar nga kërkuesi si kompensim, ajo konsideron se, duke patur parasysh edhe konkluzionin në të cilin arrin në kuptimin e nenit 6, nuk ekziston asnjë bazë që i lejon kërkuesit të kërkojë një proces të ri apo rihapjen e procedurës përpara juridiksioneve të brendshme.
B. Kostot dhe shpenzimet
192. Me provat mbështetëse, kërkuesi vazhdon kërkesat e shprehura përpara dhomës dhe kërkon rimbursimin e shpenzimeve të procedurës penale të cilat gjykata rajonale e kishte urdhëruar t’i paguante pas dhënies së dënimit të tij. Këto shpenzime kapin shifrën e 72 855,60 eurove (EUR). I ndaluari lë në vëmendjen e Gjykatës të vendosë për shpenzimet (të cilat përfshijnë, mes të tjerave, shpenzimet e ekspertizës dhe të dëshmitarëve të tjerë si edhe honoraret e avokatit) që duhet të njihen si të shkaktura nga shkeljet e të drejtave të tij të garantuara nga Konventa. Sipas tij, shpenzimet që lidhen me padinë dhe apelimin përpara Gjykatës kushtetuese federale (për të cilat nuk përcakton shumën) janë ndërmarrë vetëm me qëllimin për të ndrequr shkeljet e Konventës.
193. Kërkuesi, i cili ka qënë pranuar në kompensimin e asistencës gjyqësore, kërkon veç saj një shumë prej 22 647,85 EURO gjithsej për kostot dhe shpenzimet që lidhen me procedurën përpara Gjykatës. Këto shpenzime, që janë të shoqëruara me një faturë apo mandat, përfshijnë honoraret e avokatit, shpenzimet e aksesit në dosjen e procedurës së brendshme dhe të raporteve të ekspertëve juridikë, të fotokopjeve, të udhëtimeve, të qëndrimeve si edhe shpenzimet e procedurës tjetër ende përpara juridiksioneve të brendshme.
194. Qeveria nuk shpreh vërejtje mbi pretendimet e kërkuesit përpara Dhomës së Madhe. Përpara dhomës, ai ishte ankuar se shpenzimet për të cilat gjykata rajonale e kishte dënuar këtë të fundit nuk ishin ekspozuar për të parandaluar apo ndrequr një shkelje të të drejtave të të ndaluarit kundrejt Konventës. Kërkuesi nuk i kishte saktësuar shpenzimet e ndërmarra për procedurën përpara Gjykatës federale të drejtësisë apo përpara Gjykatës kushtetuese federale. Në rast se procedura do të duhej të rihapej përpara juridiksioneve të brendshme për shkak të konstatimit të shkeljes së të drejtave të kërkuesit të garantuara nga Konventa për të cilën ky i fundit do të duhej të shpërblehej, atëherë vendimi që lidhet me shpenzimet e procedurës përpara gjykatës rajonale do të rishqyrtohej.
195. Qeveria nga ana e saj i lë Gjykatës si detyrë të prononcohet mbi karakterin e arsyeshëm ose jo të honorareve të avokatit që kërkohen.
196. Sipas jurisprudencës konstante të Gjykatës, alokimi i kostove dhe shpenzimeve në përputhje me nenin 41 presupozon që të vërtetohet realiteti i tyre, nevoja dhe karakteri i arsyeshëm i sasisë së tyre. Gjithashtu, shpenzimet e drejtësisë janë të mbulueshme vetëm nëse kanë të bëjnë me shkeljen e konstatuar (shih, për shembull, Beyeler kundër Italisë (shpërblim i duhur) [GC], nr. 33202/96, § 27, 28 maj 2002 ; Kafkaris kundër Qipros [GC], nr. 21906/04, § 176, GJEDNJ 2008–...; dhe Sahin kundër Gjermanisë [GC], nr. 30943/96, § 105, GJEDNJ 2003‑VIII).
197. Përsa u përket kostove dhe shpenzimeve të ekspozuara përpara juridiksoneve të brendshme, Gjykata vëren se kërkuesi i ka lënë si detyrë asaj të vlerësojë se cila pjesë e shpenzimeve të procedimit penal të ngritur ndaj tij përpara gjykatës rajonale mund t’i zbritet përpjekjes së tij për të parandaluar një shkelje të Konventës. Ajo vë në dukje gjithsesi se, kur ajo çmoi se kishte patur një shkelje të nenin 3 në kuadër të procedurës hetimore, ajo vendosi se procedura penale e ngritur ndaj kërkuesit kishte respektuar kërkesat e Konventës. Duke qënë se kërkuesi nuk i ka saktësuar shpenzimet e ekspozuara në të gjitha procedurat e ndërmarra përpara autoriteteve të brendshme me qëllim ndreqjen e shkeljes së nenit 3, Gjykata nuk mund t’i japë asnjë nga shpenzimet e kësaj akuze.
198. Lidhur me kostot dhe shpenzimet përpara saj, Gjykata konsideron se shumat e kërkuara nga kërkuesi nuk kanë qënë pjesërisht domosdoshmërisht të ekpozuara dhe në tërësinë e tyre janë të tepërta. Për më tepër, Gjykata i jep vetëm pjesërisht të drejtë kërkuesit. Ajo gjykon rrjedhimisht të arsyeshme t’i japë atij për këtë 4000 EURO, minus 2 276,60 EURO të marra tashmë nga Këshilli i Europës me anën e asistencës gjyqësore, pra 1 723,40 EURO, si edhe çdo taksë që mund të vendoset mbi të.
C. Interesat e vonesës
199. Gjykata gjykon të drejtë llogaritjen e përqindjes së interesave të maturuara sipas normës marzhinale të huadhënies së Bankës Qëndrore europiane të cilës i shtohen tri pikë përqindje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA
1. Hedh poshtë, unanimisht, përjashtimin paraprak të Qeverisë lidhur me ankesën e kërkuesit të mbështetur në nenin 6 të Konventës ;
2. Shprehet, me dhjetë vota pro dhe gjashtë kundër, se kërkuesi mundet ende të pretendojë se është « viktimë » e një shkeljeje të nenit 3 të Konventës sipas përcaktimeve të nenit 34 të Konventës ;
3. Shprehet, me dhjetë vota pro dhe gjashtë kundër, se ka patur shkelje të nenit 3 të Konventës ;
4. Shprehet, me dhjetë vota pro dhe gjashtë kundër, se nuk ka patur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 të Konventës;
5. Shprehet, me dhjetë vota pro dhe shtatë kundër,
a) se shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tri muajve, shumën e 1 723,40 EURO (një mijë e shtatëqind e njëzet e tre presje dyzet euro ) si kosto dhe shpenzime si edhe çdo taksë që mund të vendoset mbi të;
b) se nga skadimi i afatit të mësipërm dhe deri në shlyerje, kjo shumë do të maturohet me një interes të thjeshtë me një normë të barabartë me atë të huadhënies së Bankës Qëndrore Europiane në fuqi gjatë kësaj periudhe, e rritur me tri pikë përqindje ;
6. Hedh poshtë, unanimisht, kërkesën për shpërblim të drejtë nga ana e kërkuesit për tepricën.
Hartuar në gjuhën frënge dhe atë angleze, më pas i shprehur në seancë publike në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 1 qershor 2010.
Erik FriberghJean-Paul Costa
SekretarKryetar
Këtij vendimi i bashkëngjitet, në përputhje me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2 të rregullores, parashtrimi i opinioneve të veçanta të mëposhtme:
– opinioni i pakicës i gjykatësve Tulkens, Ziemele dhe Bianku ;
– opinioni i pakicës i gjykytësve Rozakis, Tulkens, Jebens, Ziemele, Bianku dhe Power ;
– opinioni i pakicës i gjykatësit Casadevall të cilit i bashkohen gjykatësit Kovler[1], Mijović, Jaeger, Jočiene dhe López Guerra.
J.-P.C.
E.F.
OPINIONI i PAKICËS I GJYKATËSVE TULKENS, ZIEMELE DHE BIANKU
1. Përsa i përket nenit 3 të Konventës, ne ndajmë të njëjtin konkluzion me vendimin[2] sipas të cilit kërkuesi mundet ende të pretendojë se është "viktimë" sipas kuptimit të nenit 34 të Konventës dhe se, neni 3 është shkelur. Megjithatë, lidhur me statusin e viktimës nga ana e kërkuesit, arsyetimi ynë është i ndryshëm nga ai i miratur nga shumica.
2. Me qëllim që të përcakthej nëse kërkuesi e kishte humbur apo jo cilësimin e të quajturit viktimë, Gjykata duhej, në përputhje me jurisprudencën e saj, të shqyrtonte nëse autoritetet e brendshme kishin pranuar dhe ndrequr shkeljen e pretenduar të nenit 3.
3. Pranimi nuk linte asnjë dyshim pasi autoritetet gjyqsore kishin pranuar haptazi se metodat hetimore të përdorura përbënin « keqtrajtime » ; të cilat nuk mund të përligjeshin me « nevojën » e cila nuk përbën një mbrjtje kur bëhet fjalë për mbrojtjen absolute të dinjitetit njerëzor të parashikuar në nenin 1 të Ligjit themeltar si edhe në nenin 3 të Konventës.
4. Nga ana tjetër, vendimi çmon se një rishikim i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm nuk është bërë dhe se ai mbështetet në atë që e konsideron si shkelje në ushtrimin e padisë penale e cila çoi në dënimin e policëve. Në rast se hetimi penal i kryer ndaj policëve të cilat kanë përdorur kërcënimet me torturë kundër kërkusit është gjykuar i pajtueshëm me kriteret e Konventës, nuk është e njëjta gjë në lidhje me dhënien e dënimeve që iu caktuan policëve. Vendimi i gjykon ato si « të pamjaftueshme » dhe « haptazi jo në proporcion » në raport me rëndësinë e fakteve ; ato nuk kanë rrjedhimisht « efektin zmbrapsës të nevojshëm për parandalimin e shkeljeve të tjera të ndalimit të keqtratimeve në situata të vështira që mund të krijohen në të ardhmen » (paragrafët 123 dhe 124).
5. Sigurisht, ky vlerësim i Gjykatës sa i përket rëndësisë së detyrimit ndëshkues të shtetit nuk është diçka e re dhe gjendet në shumë vendime. Ajo sjell megjithatë, në vëmendjen tonë, veçanërisht në këtë çështje, tri çështje. Së pari, përcaktimi i dënimit është një nga detyrat më delikate dhe më të vështira gjatë ushtrimit të drejtësisë penale. Dhënia e dënimit kërkon të merren parasysh një sërë faktorësh si dhe njohjen dhe, rrjedhimisht, afërsinë e fakteve, situatave dhe personave. Në parim ky është roli i juridiksioneve kombëtare dhe jo i Gjykatës e cila duhet të angazhohej në këtë sipërmarrje veçse me një kujdes të pamatë dhe në rast të nevojës absolute. Së dyti, duke pranuar si postulat efektin zmbrapsës të sanksioneve penale më të rënda, ne ngremë pyetjen nëse Gjykata rrezikon të krijojë apo të ushqejë një iluzion. Efekti i parandalimit (i përgjithshëm ose indvidual) i dënimeve prej kohësh ka qënë objekt i shumë kërkimeve e debateve, kryesisht empirike. Ato arrijnë në përfundimin se ky efekt është relativ, në mos i papërfillshëm[3]. Së treti, edhe – dhe pa dyshim sidomos – kur dënimi penal vihet në shërbim të të drejtave dhe lirive, me rrezikun e fshehjes se edhe edhe ai është një kërcënim për të drejtat dhe liritë, nuk mund të mos kemi parasysh parimin e subsidiaritetit i cili është një ndër aksiomat bazë të së drejtës penale: përdorimi i armës penale është i pranueshëm vetëm atëherë kur nuk ekzistojnë mjete të tjera për mbrojtjen e vlerave apo interesave të përfshira.
6. Gjykata e përsërit pambarimisht : të drejtat e Konventës nuk mund të jenë teorike dhe iluzore por duhet të jenë konkrete dhe të efektshme. Procesi penal kundrejt policëve, i cili duhej të kryhej sigurisht, a ishte megjithatë, në këtë çështje, i vetmi mjet i mundshëm për parandalimin e përsëritjes së shkeljes së nenit 3 të Konventës, një dispozitë e cila bën pjesë te të drejtat më themelore (core rights) të Konventës? Sipas nesh, nuk ishte.
7. Sipas jurisrudencës sonë e cila është referuar në vendim, karakteri i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm i ndreqjes së një shkeljeje të Konventës duhet të vlerësohet duke mbajtur parasysh të gjitha rrethanat e çështjes (paragrafi 116). Për këtë çështje, ne mendojmë se ndreqja më e përshtashme e shkeljes së konstatuar dhe të njohur të nenit 3 do të kishte qënë përjashtimi nga procesi i elementeve të provave të përftuara në shkelje të Konventës, çka nuk ndodhi kështu dhe na shtyn të vendosim se kërkuesi mundet ende të pretendojë se është « viktimë » sipas kuptimit të nenit 34 të Konventës.
8. Gjithsesi është interesante të vërehet se, gjatë analizës së saj, Gjykata nuk shmang, në parim, mundësinë e përjashtimit të provës si masë bashkëplotësuese : « atëherë kur përdorimi i një metode të ndaluar nga neni 3 ka patur pasoja të pafavorshme për kërkuesin në procedurën penale të ngritur kundër tij, një ndreqje e pëeshtashme dhe e e mjaftueshme, ngërthen, veç kërkesave të sipërpërmendura, masat rregullatore që lidhen me ndikimin që kjo metodë e marrjes në pyetje vazhdon të ketë në këtë proces, mes të cilave figuron në veçanti mospranimi i elemeneteve të provave që shkelja e nenit 3 mundësoi të përftohen » (paragrafi 128 in fine).
OPINIONI I PAKICËS I PËRBASHKËT PËR GJYKATËSIT ROZAKIS, TULKENS, JEBENS, ZIEMELE, BIANKU DHE POWER
(Përkthim)
1. Ne nuk i bashkëngjitemi opinionit të shumicës sipas të cilit nuk ka patur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 të Konventës. Për ne, neni 6 nuk është respektuar sepse provat materiale të përftuara fill pas shkeljes së nenit 3 janë pranuar në procesin penal të kërkuesit. Kjo shkelje ka qënë rënduar nga fakti se edhe këto prova kanë qënë përftuar në rrethana ku autori i veprës penale është vetëakuzuzuar.
2. Pranimi në një procedurë penale i cilësdo prove të përftuar në kundërshti me nenin 3 shtron një çështje parimore themelore dhe të një rëndësie të veçantë. Jurisprudenca e Gjykatës atë ditë ishte e qartë sa i përket pranimit të pohimit të krimit të përftuar në kundërshti me nenin 3 (deklarimet e tij konsiderohen ende të papranueshme, pavarësisht nëse janë përftuar me anën e torturës a me anën e një trajtimi çnjerëzor dhe poshtëures), por mbetej për t’u sqaruar çështja e pasojave drejtësinë e një procesi për pranimin e llojeve të tjera të provave (« provave materiale ») të përftuara në vijim të një trajtimi që nuk e ka prekur cakun e torturës por që gjithsesi i nënshtrohen nenit 3. Megjithë vështirësinë e kësaj çështjeje, ajo i krijoi Dhomës së Madhe rastin për të përcaktuar përmbajtjen e saktë të rregullës përjashtimore që lidhet me provat e përftuara në sajë të një shkeljeje të nenit 3. Gjykata kishte mundësi ta sqaronte këtë çështje me një përgjigje kategorike duke thënë pa ekuivoke se, ciladoqoftë sjellja e një të akuzuari, drejtësia, sipas kuptimit të nenit 6, presupozon respektimin e mbizotërimit të së drejtës dhe urdhëron, në mënyrë absolute, përjashtimin e çdo prove që përftohet në kundërshti me nenin 3. Një proces penal ku pranohen dhe pak a shumë përdoren provat e përftuara në vijim të një shkeljeje ndaj një dispozite po aq absolute të Konventës nuk mundet a fortiori të jetë e paanshme. Është për të ardhur keq që Gjykata ka shfaqur retiçencë për të kaluar kufirin përfundimtar dhe për të zgjedhur një rregull të qartë apo të një zbatueshmërie strikte në këtë shtyllë të fortë të të drejtave themelore të njeriut.
3. Nga jursprudenca e Gjykatës del në pah se përdorimi i provave të përftuara në kundërshti me nenin 3 i lë shkas gjithmonë shqyrtimeve të ndryshme nga ato që ngjallin të drejtat e tjera të garantuara nga Konventa, të tilla si, për shembull, ato që mbrohen nga neni 8.[4] Pozicioni i mbajtur deri më tani nga ana e Gjykatës, ishte se edhe nëse ekzistojnë garancitë e duhura proceduriale, nuk do të ishte e drejtë të mbështeteshim tek elementet natyra e të cilave dhe burimi kanë qënë njollosur me anë të detyrimit apo të shtrëngimit[5]. Përdorimi i deklarimeve të përftuara me anën e akteve të dhunës ose të brutalitetit që mund të cilësohen si torturë[6] ose keqtrajtim[7] në kundërshti me nenin 3 e privon ende tërësinë e procedurës nha karakteri i drejtësisë, edhe nëse këto prova kanë qënë vendimtare ose jo për dënimin e kërkuesit. Mbetej për të parë nëse ky parim zbatohej me të njëjtën forcë ndaj llojeve të tjera të provave. Në çështjen Jalloh kundër Gjermanisë, Gjykata ka treguar se një çështje mund të parashtrohet nën këndvështrimin e nenit 6 § 1 që lidhet me elementet e përftuara në kundërshti me nenin 3 të Konventës, edhe nëse fakti i të qënit pranuar si prova nuk ka qënë vedimtar për dënimin e të dyshuarit[8]. Në atë çështje, gjykata nuk e zgjidhi çështjen e përgjithshme të të diturit nëse përdorimi i elementeve të përftuara me anën e një akti që nuk arrinte kufirin e torturës por që gjithsesi i nënshtrohej nenit 3 e kompromentonte automatikisht karakterin e drejtë të procesit[9]. Është me vend gjithashtu të shprehim keqardhjen se, tani përgjigja e dhënë dhe arsyetimi i ndjekur nga shumica rrezikojnë të cënojnë karakterin e efektshëm të të drejtave absolute të garantuara nga neni 3. Gjykata përfshin në jurisprudencën e saj një dallim mes pranueshmërisë së deklarimeve të përftuara në shkelje tëndalimit absolut të trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe pranueshmërisë së provave të tjera të përftuara po në të njëjtën mënyrë. Një dallim i tillë është i vështirë për t’u mbrojtur.
4. Shumica pranon se provat materiale në ngarkim të kërkuesit të përftuara në këtë çështje si edhe të pranuara në proces « kanë qënë rezultati i drejtpërdrejtë i marrjes në pyetje të kërkuesit të cilën policia e kishte kryer në kundërshti me nenin 3 » (paragrafi 171 i vendimit). Kjo sjellje e ndaluar çoi në pohime të lëshuara nën detyrim, të shoqëruara me transportimin në vendin e ngjarjes ku ndodheshin provat thelbësore dhe ku kërkuesi, me urdhër të policisë (ndërkohë që filmohej vazhdimisht) tregoi vendndodhjen e trupit dhe ndihmoi më vonë në mbledhjen e provave të tjera me anë të cilave vetëinkriminohej. Në mënyrë të padiskutueshme nga procedura para gjykatave të brendshme del në pah se këto prova kanë qënë pranuar, prodhuar, shqyrtuar dhe përdorur në proces dhe se ato kanë qënë përmendur në gjykimin e gjykatës rajonale (paragrafët 32 dhe 34 të vendimit).
Shumica nuk vendos gjithashtu se procesi i kërkuesit ka qënë i drejtë për shkak se « lidhja e shkakësisë » që lidh këtë shkelje me verdiktin e fajësisë dhe dënimit që i janë dhënë kërkuesit « ka qënë thyer » (paragrafi 180 i vendmit). Ne nuk i bashkohemi këtij konstatimit as arsyetimit mbi të cilin mbështetet.
5. Nga momenti i arrestimit deri te prononcimi i dënimit, procedura penale formëson një tërësi organike dhe të pashkëputur. Një ngjarje që ndodh në një fazë mund të ndikojë në atë që ndodh në një fazë tjetër dhe madje ndonjëherë edhe ta përcaktojë atë. Atëherë kur kjo ngjarje paraqet, në fazën hetimore, një shkelje të së drejtës absolute të të dyshuarit për të mos iu nënshtruar trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, kërkesat e drejtësisë urdhërojnë sipas mendimit tonë çrrënjosjen e plotë nga procedura të pasojave të pafavorshme që sjell kjo shkelje për të akuzuarin. Gjykata e ka pohuar dhe theksuar më parë këtë qasje në planin e parimeve atëherë kur ajo mori në konsideratë rëndësinë e fazës hetimore për përgatitjen e procesit penal ; ajo ka çmuar në fakt se elementet e përftuara gjtë kësaj faze përcaktojnë kuadrin në të cilin shkelja që i qortohet të akuzuarit do të shqyrtohet në proces. Kështu, në çështjen Salduz kundër Turqisë (që përfshinte kufizimet e kërkuesit për të pasur një avokat gjatë ndalimit të tij), ajo ka çmuar se as asistenca që iu dha më pas me një avokat as natyra kontradiktore e vazhdimit të procedurës nuk kishin mundur të rregullonin shkeljen e ndodhur gjatë dalimit të tij dhe se ajo ka konstatuar kështu një shkelje të nenit 6[10]. Në rast se është kështu kur jemi përballë shkeljes së të drejtës për t’u këshilluar me një avokat, atëherë i njëjti arsyetim duhet me siguri të zbatohet me edhe më shumë forcë kur gjendemi përballë cënimit të së drejtës së një të dyshuari përtë mos iu nënshtruar një trajtimi çnjerëzor dhe pranimit të mëtejshëm në procedurën penale të elementeve të provave të përftuara për shkak të këtij cënimi.
6. Në vend që të merret procedura si një tërësi organike, modus operandi i shumicës konsistoi në fragmentizimin, ndarjen dhe analizimin e fazave të ndryshme të procesit penal veçmas me qëllim që të vendosnin se itinerari i ndërmarrë (pranimi i provave të përftuara në kundërshti me nenin 3) nuk ka pasur rëndësi në rezultatin në të cilin shkuam për të mbyllur çështjen (dënim për vrasje që përligj dënimin maksimal ). Në këndvështrimin tonë, një qasje e till nuk është thjesht formaliste; ajo është irrealiste pasi nuk merr parasysh as kontektstin konkret në të cilin rrjedhin proceset penale as dinamikën që përfshin çdo lloj procedure penale. Në vendimin e saj, shumica neglizhon faktin se kërkuesi i ka bërë pohimet, të cilat sipas saj kanë « prishur » lidhjen e shkakësisë, menjëherë pasi kishte dështuar në përpjekjen e tij për të përjashtuar elementet në ngarkim dhe të cilat ajo i përsëriti, në mënyrë më të plotë, vetëm një herë kur këto elemente u paraqitën në proces. Duke mos mundur t’i përjashtonte, kërkuesi nuk mund të mos dinte se gjykata kishte në posedim provat mjekoligjore si edhe elemente të tjera të pafavorshme të cilat i kishte treguar vetë ai me urdhër të autoriteteve policore dhe që do të përcaktonin qartësisht fajësinë e tij. Në sytë tanë është e dukshme se si prokurori si avokatët e prindërve të J. ishin ankuar që pohimi i krimit të kërkuesit « të mos kishte asnjë vlerë » pasi i ndaluari kishte pohuar veçce atë çka gjithsesi ishte provuar tashmë (paragrafi 35 i vendimit). Pikërisht këtu qëndron nyja e problemit dhe nuk do ta kishim të lehtë të mos ishim dakord me këto teza në këtë pikë.
7. Sipas kuptimin tonë, nuk mund të konsiderojmë se elementet e provave të përftuara në kundërshti me nenin 3 dhe më pas të paraqitura në proces nuk kanë patur asnjë ndikim në vazhdimin e mëtejshëm e më pas në zgjidhjen e procedurës. Fakti i përjashtimit vetëm të deklarimeve që kërkuesi kishte shprehur përpara procesit nuk ka aspak ose nuk ka ndrequr për të mangësinë e krijuar nga shkelja e nenit 3. Me t’u pranuar elementet që e inkriminonin, kërkuesi disponoi një liri shumë e në mos plotësisht të kufizuar për të ndërtuar mbrojtjen e tij, si edhe një dënim për akuzat objekt i të cilave ishte ai që ishte i pashmangshëm. Fakti që palët paditëse të cilat morën pjesë në proces kishin shprehur qartësisht këtë karakter të pashmangshëm të dënimit na qetëson në drejtimin që aftësia e kërkuesit, në hapje të procesit, për t’u mbrojtur në mënyrë efektive është thellësisht e dyshimtë.
8. As pohimet që kërkuesi bëri në proces as fakti që gjykata u kufizua dukshëm në përdorimin e këtyre elementeve të nxjerra nën kërcënim për të përcaktuar autenticitetin e këtyre pohimeve nuk janë në gjendje të ndreqin anomalinë e dukshme të procedurës të cilën e shkaktoi pranimi si prova të elementeve të njollosur kështu. E vetmja mënyrë për të siguruar një mbrojtje efektive të së drejtës themelore të kërkuesit për një proces të drejtë do të kishte konsistuar në përjashtimin e të gjitha elemeneteve të provave inkriminuese dhe në ndjekjen (edhe pse në akuza të tjera të tilla si rrëmbimi me kërkesë shpërblimi me pasojë vdekjen ; shih paragrafi 35 të vendimit) në bazë të elementeve të provave të panjollosura të cilat i dispononte akuza. Autorizimi i paraqitjes në procesin penal të elementeve të provave të përftuara në sajë të një shkejleje të nenit 3 dobëson pashmangshmërisht mbrojtjen që jep kjo dispozitë dhe tregon një lloj ambivalence në rëndësinë e njohur të kësaj mbrojtjeje.
9. Na duket çorrientues fakti që Gjykata fut për herë të parë një dikotomi parimore mes llojeve të sjelljeve të ndaluara nga neni 3, të paktën përsa u përket pasojave te drejtësia e një procesi në rastin kur kjo dispozitë ka qënë shkelur. Në realitet, Gjykata vendos se provat materiale të përftuara me anën e një trajtimi çnjerëzor të shkaktuar të akuzuarit mund të pranohen në proces dhe se ky i fundit mundet posaçërisht të quhet « i drejtë » për sa kohë këto elemente provash nuk kanë asnjë ndikim, atëherë, ngremë pyetjen ne, përse të pranohen? Dhe përse, në parim, po i njëjti arsyetim nuk duhej tani t’iu zbatohej provave materiale të përftuara me anë të torturës? Në rast se mund të vendoset një shkëputje e lidhjes së shkakësisë mes torturës dhe dënimit – rasti, për shembull, ku viktima e torturës zgjedh të bëjë pohimet në proces –, përse të mos autorizohet konsiderimi i elementeve të ngjashme që prej fillimit të procesit dhe të presë të shohë se mos shkëputet lidhja e shkakësisë? Përgjigja është e qartë. Shoqëritë e bazuara në mbizotërimin e së drejtës nuk tolerojnë as aprovojnë, si drejtpërdrejt, tërthorazi a në ndonjë mënyrë tjetër, shkaktimin e një trajtimi absolutisht të ndaluar nga neni 3 i Konventës. As brendia e nenit 3 as ajo e cilësdo dispozite tjetër të Konventës nuk bëjnë dallime mes pasojave që lidhen me torturën dhe atyre që lidhen me një trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Nuk ekziston rrjedhimisht, në sytë tanë, asnjë bazë juridike që lejon trajtimin e një trajtimi çnjerëzor ndryshe nga tortura përsa i përket pasojave që rrjedhin prejk tyre. As « një shkëputje në lidhjen e shkakësisë » as ndonjë strukturë tjetër intelektuale nuk mund të fshijnë gabimin i cili është shkaktuar pashmnagshmërisht atëherë kur janë prauar në një procedurë penale provat e përftuara në kundërshti me nenin 3.
10. Gjykata ka thënë vazhdimisht se neni 3 përmban një të drejtë absolute e cila nuk paraqet asnjë përjashtim në përputhje me nenin 15 § 2 – edhe në rast rreziku publik ku kërcënohet jeta e një kombi[11]. Duke e konsideruar këtë të drejtë si absolute, të gjitha cënimet që mund t’i bëhen janë të rënda dhe, sipas nesh, mjeti më efikas i garantimit të respektimit të këtij ndalimi absolut është zbatimi në mënyrë strikte i rregullës përjashtimore kur bëhet fjalë për nenin 6. Një qëndrim i tillë nuk do t’u linte asnjë dyshim agjentëve të shtetit të cilët ishin tunduar të përdornin një trajtim çnjerëzor lidhur me padobinë e përdorimit të një sjelljeje të tillë të ndaluar. Kjo gjë do t’u hiqte atyre çdo ide apo tndim evetual për t’u dhënë të dyshuarve një trajtim të papajtueshëm me nenin 3.
11. Ne nuk heqim nga vëmendja jonë pasojat qërrjedhin nga një zbatim strikt i rregullës përjashtimore në rast të shkeljes së nenit 3. Ne pranojmë se mund të ndodhë që elementet e provave të besueshme dhe të pafavorshme të përjashtohen në këtë mënyrë dhe se dënimi i një krimi të gjendet i rrezikuar. Për më tepër, përjashtimi i provave të tilla mund të çojë në një dënim më të zbutur për të akuzuarin se ai që mund t’i ishte caktuar pa to. Gjithsesi, nëse kjo ndodh, janë autoritetet e shtetit agjentët e të cilit, cilatdo qofshin motivimet e tyre, lejuan përdorimin e një trajtimi çnjerëzor dhe kanë marrë rrjedhimisht rrezikun për të dëmtuar vazhdimësinë e mëtejshme të procedurës penale për të cilën mbajnë përgjegjësinë e fundme.
12. Jemi të vetëdijshëm se viktimat e krimeve, familjeve të tyre dhe publikut në kuptimin e gjerë të termit kanë që të gjithë një interes për ndjekjen dhe dënimin e të gjithë atyre që kryejnë veprimtari penale. Sidoqoftë, në pikëpamjen tonë, ekziston një opinion publik rivalizues po aq thelbësor dhe madhor për ruajtjen e vlerave të shoqërive të civilizuara të bazuara në mbizotërimin e së drejtës. Në këto shoqëri, përdorimi i njlë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues, ciladoqoftë arsyeja, nuk mundet kurrë të tolerohet. Gjithashtu, ekziston një interes i përgjithshëm kritik për të siguruar dhe ruajtur integritetin e procesit gjyqësor, dhe pranimi në një proces i elementeve të provave të përftuara në kundërshti me një të drejtë të absolute të njeriut do të minonte dhe vinte në rrezik këtë integritet. Në pikëpamjen tonë, një akt kriminal nuk mund të kultivohet dhe dënimi i një individi nuk mund të sigurohet veçse me çmimin e vënies në rrezik të së drejtës absolute të përshkruar në nenin 3 për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor. Dhënia e një vendimi të ndryshëm me këtë do të nënkuptonte sakrifikimin e vlerave madhore dhe uljen e besueshmërisë tek administrata e drejtësisë.
13. Po ashtu si shumica, edhe ne pranojmë se në këtë çështje agjentët e shtetit u ndodhën përballë një situate të vështirë dhe me ngarkesë të madhe emocionale. Gjithsesi kjo nuk e ndryshon aspak faktin se ata kishin përftuar, me anën e shkeljes së nenit 3, prova materiale të cilat më vonë u përdorën dhe paraqitën në prcesin penal të kërkuesit. Sigurisht, situata për të cilën bëhej fjalë ishte mjaft kritike, por saktësisht në kohë krize duhen ruajtur pa u cënuar vlerat absolute.
OPINIONI I PAKICËS I GJYKATËSIT CASADEVALL, TË CILIT I BASHKËNGJITEN GJYKATËSIT KOVLER[12], MIJOVIĆ, JAEGER, JOČIENĖ DHE
LÓPEZ GUERRA
1. Nuk jam në gjendje të ndjek konkluzionet e shumicës në këtë çështje përsa i përket cilësimit si viktimë të kërkuesit dhe konstatimit të një shkeljeje ndaj nenit 3 të Konventës. Çështje sigurisht delikate duke qënë se bëhet fjalë për të drejtat legjitime të kërkuesit, por edhe më delikate dhe e vështirë për autoritetet e ndjekjes përballë një situate tejet të rëndë e dramatike e cila u konsumua me vrasjen e një fëmije njëmbëdhjetë vjeçar.
2. Nuk u kundërshtua fakti se kërcënimet me dhunë të shprehura kundrejt kërkuesit përbëjnë një trajtim çnjerëzor dhe poshtërues të ndaluar nga neni 3 i Konventës. U pranua formalisht si i tilë nga autoritetet gjyqësore gjermane: gjykata rajonale të Frankfurt mbi Mainit deklaroi se kërcënimi për shkaktimin e vuajtjeve ndaj kërkuesit me qëllim që t’i nxirrej një pohim jo vetëm që kishte përfaqësuar një metodë të marrjes në pyetje të ndaluar nga neni 136a i kodit të procedurës penale, por edhe shkelur nenin 3 të Konventës, dhe Gjykata kushtetuese federale vendosi për cënim të dinjitetit njerëzor të kërkuesit dhe shkelje të ndalimit të shkaktimit të keqtrajtimeve ndaj të burgosurve. (paragrafi 120 i vendimit).
3. Dhoma, në vendimin e saj, çmoi se kërkuesi nuk mundej më të pretendonte se ishte viktimë e shkeljes së nenit 3 pasi gjykatat e brendshme e kishin pranuar shkeljen dhe që kjo e fundit ishte ndrequr mjaftueshëm, ku dy funksionarët e policisë të përfshirë në faktet inkriminuese u shpallën fajtorë dhe u dënuan. E pranoj këtë konkluzion për çështjen.
4. Shumica e Dhomës së Madhe, duke iu bashkëngjitur kostatimeve te dhomës të dhomës, çmon se gjykatat e brendshme kanë pranuar haptazi dhe pa ekuivok se mënyra me të cilën u mor në pyetje kërkuesi kishte qënë kryer në kundërshti me nenin 3 të Konventës (paragrafi 120 in fine) ; se hetimi dhe ndjekjet penale kanë qënë mjaftueshmërisht të shpejta dhe të zellshme për t’iu përgjigjur normave të Konventës (paragrafët 121 dhe 122) dhe se policët kanë qënë gjykuar fajtorë përkatësisht për shtrëngim dhe nxitje shtrëngimi, në zbatim të dispozitave të së drejtës penale gjermane (fillimi i paragrafit 123). Megjithatë, ajo vendos se kërkuesi ende mund të pretendojë se është viktimë dhe se ka patur shkelje të nenit 3.
5. Ky vlerësim duket i bazuar, për thelbin e vet, te mungesa e rreptësisë së dënimeve të caktuara ndaj policëve, sepse :
– në penale, ata u dënuan « vetëm me gjoba shumë të zakonshme dhe të shoqëruara me kusht (paragrafi 123), (...) thuajse simbolike (...) haptazi jo proporcionale (paragrafi 124) ;
– sanksionet disiplinare, që konsistuan në ndryshimin e posteve të punës të cilat nuk përfshinin lidhjen e drejtpërdrejtë me hetimet penale, ishin shumë të lehta pasi ata nuk u pezulluan nga funksionet e tyre gjatë hetimit apo procesit dhe as u shkarkuan nga postet e tyre pas caktimit të masës së sigurisë (paragrafi 125).
6. Në situatat shumë të veçanta të kësaj çështjeje, duke qënë se D., zëvendës drejtori i policisë, përpiloi menjëherë pas marrjes në pyetje një dokument që i drejtohej dosjes policore në të cilin ai përshkruante - dhe pohonte - mënyrën me të cilën u prodhuan faktet dhe i motivonte, madje i justifikonte, për të cilën gjykatat e brendshme - Gjykata rajonale dhe Gjykata kushtetuese - konstatuan shprehimisht shkeljen e Ligjit themeltar dhe të Konventës dhe se të dy policët u shpallën fajtorë dhe u dënuan penalisht dhe administrativisht, çështja e quantum të dënimeve të caktuara nuk duhet të llogaritet më. Gjykata kujton se, me përjashtim të rasteve dukshëm arbitrare, « nuk i takon asaj të shprehet mbi shkallën e fajësisë së personit të përfshirë, as të përcaktojë dënimin për t’u kryer, pasi këto çështje janë kompetencë ekskluzive e gjykatave ndëshkimore të brëndshme » (paragrafi 123). Ka arsye të forta që përligjin këtë përmbajtje gjyqësore, përkatësisht mungesën e njohjes së dosjes penale që ka çuar në caktimin e masës së sigurisë dhe faktin që të dënuarit nuk marrin pjesë në procedurën përpara Gjykatës.
7. Duke ndjekur kriterin e rreptësisë së dënimit të dhënë, mund të ngremë pyetjen se cili është kufiri i dënimit që shumica mund të kishte pranuar me qëllim që të vendoste për humbjen e situatës së viktimës nga ana e kërkuesit. Me fjalë të tjera, situata e cilësimit si viktimë nga ana e kërkuesit a do të varej ajo nga rreptësia e dënimit që iu caktua policëve? Sipas mendimit tim përgjigja është jo.
8. Mbetet çështja e situatës suplementare të një kompensimi dhe dyshimet e shprehura për karakterin efektiv të padisë me përgjegjësi administrative të ndërmarrë nga kërkuesi (paragrafët 126 dhe 127). Në këtë pikë kam dy vërejtje : a) kërkesa për zhdëmtim është paraqitur në nivel kombëtar vetëm pas komunikimit të kërkesës dhe vendimit të favorshëm të asistencës gjyqësore, domethënë tri vite pas dëmit të pretenduar dhe b) çështja është ende e hapur pranë instancave të brendshme dhe asgjë nuk lejon paragjykimin e efektivitetit dhe as rezultatit përfundimtar të këtij ankimimi. Nga ana tjetër, fakti që kërkuesi nuk ka kërkuar asnjë shpërblim për dëmin moral (paragrafi 190) është mjaft domethënës.
9. Gjithashtu mund të pyesim se cili është efekti i dobishëm i dispozitivit të këtij vendimi. Përdundimisht, shumica e Dhomës së Madhe kufizohet te konfirmimi i atyre çka autoritetet gjyqësore gjermane - gjykata e Frankfurt mbi Mainit dhe Gjykata kushtetuese federale në tri vendimet e tyre të vitit 2003 dhe 2004 - kishin pranuar tashmë shprehimisht dhe pa ekuivoke : ku kërkuesit, i kërcënuar me torturë nga ana e policisë me qëllim që të tregonte vendndodhjen e fëmijës, iu shkaktua një trajtim çnjerëzor i përshkruar në nenin 3 (paragrafi 131). Saktësisht në këtë pikë, që të gjithë ne, autoritetet gjyqësore kombëtare, Qeveria, kërkuesi dhe gjykatësit e Gjykatës, kemi të njëjtin mendim.
10. Ky vendim, përfundimisht, nuk do të sjellë as dhënien e shpërblimit të duhur për kërkuesin.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jotregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Tout personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
[1] I korrigjuar më 3 qershor 2010 : emri i gjyqtarit Kovler ka qënë shtuar më pas.
[2]. Nga ana tjetër, lidhur me nenin 6 të Konventës, ne çmojmë, në kundërshti me shumicën, se ka patur shkelje të kësaj dispozite dhe se i referohemi opininit kundërshtues të përbashkët të gjykatësve Rozakis, Tulkens, Jebens, Ziemele, Bianku dhe Power.
[3]. G. KELLENS, Dënimi. Rreth shkencës së dënimeve dhe sanksioneve penale, Liezh, Botimet juridike të Universitetit të Liezhit, 2000, fq. 59 e në vazhim. ; P. Poncela, E drejta e dënimit, Paris, P.U.F., kol. Thémis, botimi i dytë, 2001, fq. 458 e në vazhdim.
[4]. Schenk kundër Zvicrës , 12 korrik 1988, seria A nro 140 ; Khan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 35394/97, GJEDNJ 2000‑V ; P.G. dhe J.H. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44787/98, GJEDNJ 2001‑IX ; Allan kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 48539/99, GJEDNJ2002‑IX ; Perry kundërMbretërisë së Bashkuar, nr. 63737/00, GJEDNJ 2003‑IX (ekstrakte) ; Jalloh kundër Gjermanisë [GC], nr. 54810/00, GJEDNJ 2006‑IX ; Bykov kundër Rusisë [GC], nr. 4378/02, GJEDNJ 2009‑…
[5]. Perry kundër Mbretërisë së Bashkuar(dhje.), nr. 63737/00, 26 shtator 2002.
[6]. Haroutyounian kundër Armenisë, nr. 36549/03, §§ 63, 66, GJEDNJ 2007‑VIII.
[7]. Göçmen kundër Turqisë, nr. 72000/01, §§ 74-75, 17 tetor 2006.
[8]. Jalloh kundër Gjermanisë [GC], nr. 54810/00, § 99, GJEDNJ 2006‑IX.
[9]. Ibidem, § 107.
[10]. Salduz c. Turquie [GC], no 36391/02, § 58, CEDH 2008-….
[11]. Shih, mes të tjerash, Chahal kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15 nëntor 1996, § 79, Përmbledhje 1996-V ; V. kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24888/99, § 69, GJEDNJ 1999‑IX ; Ramirez Sanchez kundër Francës [GC], nr. 59450/00, § 116, GJEDNJ 2006‑IX, dhe Saadi kundër Italisë [GC], nr. 37201/06, § 127, GJEDNJ 2008-….
[12] E ndryshuar më 3 qershor 2010: le nom du juge Kovler à été rajouté.
Full & Egal Universal Law Academy