© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shumë informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I DYTË
ÇËSHTJA GAGLIANO GIORGI KUNDËR ITALISË
(Kërkesë nr. 23563/07)
(Ekstrakt)
VENDIM
STRASBURG
6 Mars 2012
PËRFUNDIMTAR
24/09/2012
Ky vendim është bërë përfundimtar, sipas nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
Në çështjen Gagliano Giorgi kundër Italisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Dytë), me trup gjykues të përbërë prej:
Françoise Tulkens, President,
Danutė Jočienė,
Dragoljub Popović,
Işıl Karakaş,
Guido Raimondi,
Paulo Pinto de Albuquerque,
Helen Keller gjyqtarë,
dhe Françoise Elens-Passos, Zëvendës Kancelar i Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datën 14 shkurt 2012,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e lartpërmendur:
FAKTET
1. Çështja e ka zanafillën mbi bazën e një kërkese kundër Republikës së Italisë drejtuar në Gjykatë më 31 Maj 2007 nga një shtetas italian Z. Mario Gagliano Giorgi (“kërkuesi”), i cili ka lindur në vitin 1949 dhe jeton në Milano. Ai u përfaqësua nga Z. B. Nascimbene dhe Znj MS Mori, juristë që ushtronin aktivitetin në Milano. Qeveria italiane ("Qeveria") u përfaqësua nga agjentja e tyre, Znj. E. Spatafora, dhe bashkë-agjent, Z. N. Lettieri.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
2. Faktet e çështjes ashtu siç janë paraqitur nga palët, mund të përmblidhen si më poshtë.
A. Procedurat kryesore
3. Kërkuesi ishte një inspektor në Zyrën e Imigracionit të Autoritetit Policor të Milanos (Kuestura).
4. Prokurori publik i Gjykatës së Qarkut në Milano, me anë të një urdhri të datës 5 shtator 1988, i cili iu komunikua të nesërmen kërkuesit, njoftonte këtë të fundin për nisjen e procedurave kundër tij për shpërdorim detyre (nenet 317 dhe 81 i Kodit Penal) dhe urdhëroi kryerjen e kontrolleve në shtëpinë, makinën dhe zyrën e kërkuesit, të cilat u ndërmorën në 6 shtator, 1988.
5. Më 9 shtator 1988 u konfiskua kompjuteri i kërkuesit.
6. Më 20 mars 1989, gjyqtari hetues në Gjykatën e Qarkut në Milano urdhëroi kontrolle të reja, të cilat janë kryer ditën e nesërme. Më 20 mars 1989, gjyqtari lëshoi një urdhër për arrestimin e kërkuesit për akuzat e shpërdorimin të detyrës (neni 317 dhe 81 i Kodit Penal) dhe falsifikim (neni 479 i Kodit Penal). Kërkuesi u akuzua se kishte detyruar duke ushtruar presion ndaj të huajve të cilët kërkonin të pajiseshin me leje qëndrimi, për të përfituar shuma parash në këmbim të marrjes së këtyre dokumenteve nga Zyra e Emigracionit dhe se kishte ndryshuar regjistrimin e deklaratave nga një shtetas i huaj i cili kishte denoncuar këtë praktikë. Gjyqtari gjithashtu urdhëroi arrestimin e gjashtë personave të tjerë të implikuar në çështjet e njëjta
7. Më 21 mars 1989 Prefekti i Milanos (Kuestori) e pezulloi kërkuesin nga detyra.
...
11. Më 21 qershor 1989 në përgjigje të kërkesës së tretë të kërkuesit, gjyqtari urdhëroi lirimin e tij me arsyetimin se prokuroria kishte mbledhur prova të mjaftueshme kështu që nuk kishte më asnjë rrezik për fshehjen e provave nga ana e tij.
12. Më 25 janar 1990, gjyqtari urdhëroi nxjerrjen e kërkuesit para Gjykatës së Qarkut Milano për gjykim (RG no.185/90). Shtatë persona të tjerë u dërguan gjithashtu për gjykim.
13. Gjashtë seanca u mbajtën ndërmjet 8 dhe 23 maj 1990, ku u shqyrtuan faktet dhe u dëgjuan dëshmi. Në një vendim të datës 25 maj 1990, të depozituara në regjistër më 22 qershor 1990, gjykata e shpalli fajtor kërkuesin për shpërdorim detyre dhe falsifikim dhe e dënoi me katër vjet e gjashtë muaj burgim dhe ndalim për jetë nga detyra publike.
14. Më 26 maj 1990, kërkuesi apeloi kundër këtij vendim përpara Gjykatës së Apelit të Milanos (RG nr. 4630/90), duke bërë thirrje për një hetim dhe gjykim të ri, pafajësinë e tij apo rikualifikimin e veprës penale si mitëmarrje.
15. Më 5 korrik 1990, para Gjykatës së Qarkut në Monza, kërkuesi zgjodhi komunën e S. Zenone al Lambro (Milano), në adresën e Znj V.S., si adresë ku mund të njoftohej gjatë procedurave para Gjykatës së Apelit të Milanos.
...
18. Në një vendim të datës 29 nëntor 1993, të regjistruar më 22 dhjetor 1993, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e kërkuesit lidhur me disa nga akuzat për shpërdorim detyre dhe zvogëloi dënimin e tij të plotë në tre vjet dhe tetë muaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim.
19. Më 24 dhjetor 1993, kërkuesi apeloi mbi çështje të ligjit, duke kërkuar, si parashtrimin e tij parësor, rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, pasi njoftimi për seancën e datës 18 maj 1993 ishte dërguar në adresën e avokatit të tij dhe jo tek ajo e zgjedhur prej tij më 5 korrik 1990. Në alternativë, ai kërkoi përsëri rikualifikimin e veprave penale si mitëmarrje.
20. Në një vendim të datës 29 Shtator 1994, të regjistruar më 1 dhjetor 1994, Gjykata e Kasacionit e rrezoi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ia ktheu çështjen prapa për gjykim nga një seksion tjetër i asaj gjykate, inter alia, sepse letërthirrja ishte dërguar në adresë të gabuar.
21. Ndërkohë, më 10 mars 1994 Kuestori i Milanos anuloi vendimin për të pezulluar nga detyra kërkuesin. Kërkuesi u transferua në Kuesturën e Torinos.
22. Seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Milanos ku palët do paraqisnin parashtrimet e tyre (RG nr. 2637/94) u caktua më 29 janar 1996. Në një datë të paspecifikuar, Gjykata e Apelit vendosi gjykimin e kërkuesit në mungesë.
23. Në një vendim të datës 1 mars 1996, të regjistruar më 30 prill 1996 Gjykata e Apelit, pasi rikualifikoi akuzat si "mitëmarrje", deklaroi parashkrimin e ndjekjes penale. Ajo e dënoi kërkuesin me një vit burgim për falsifikim me kusht dhe e përjashtoi atë nga detyra publike për një vit si dënim plotësues.
24. Në një datë të paspecifikuar, para korrikut të vitit 1996, kërkuesi depozitoi një kërkesë të re në lidhje me çështje të ligjit. Ai vuri në dukje se duke dërguar letërthirrjen në adresën e zgjedhur prej tij, në atë të Znj. V.S. sekretaria e gjykatës ia kishte drejtuar gabimisht letrën Znj. V.S. dhe jo kërkuesit.
25. Në një vendim të datës 7 tetor 1997, të regjistruar më 18 tetor të vitit 1997, Gjykata e Kasacionit pranoi apelimin e kërkuesit dhe ktheu çështjen prapa për gjykim nga një seksion tjetër të Gjykatës së Apelit.
26. Në një datë të paspecifikuar sekretaria e Gjykatës së Apelit dërgoi letërthirrjen për të marrë pjesë në seancën gjyqësore më 26 mars 1998 (RG nr. 4288/97) njërit prej avokatëve të kërkuesit.
27. Në të njëjtën datë Gjykata e Apelit e shpalli të pavlefshëm fletëthirrjen dhe urdhëroi policinë të dërgojë një fletëthirrje seancën dëgjimore të 11 qershorit 1998 në adresën e Znj V.S dhe në Kuesturën në Torino, ku kërkuesi tashmë kishte filluar punë.
28. Pas seancës së 11 qershorit 1998 në një vendim të dhënë në të njëjtën ditë dhe të regjistruar më 24 qershor 1998, Gjykata e Apelit deklaroi parashkrimin e akuzave për mitëmarrje dhe la në fuqi vendimin për dënimin me burgim për një vit të kërkuesit dhe përjashtimin nga detyra publike për një vit, si dënim plotësues.
29. Më 2 tetor 1998, kërkuesi përsëri apeloi për çështje të ligjit. Ai pohoi se fletëthirrja për seancën e datës 11 qershor 1998, e dërguar në adresë të Znj. VS, nuk kishin të përcaktuar saktë autoriteti kompetent gjyqësor, ndërsa fletëthirrja e dërguar në Kuesturën, ku ai punonte, nuk ishte e vlefshme për shkak se ajo i ishte dorëzuar eprorit të tij.
30. Në një vendim të datës 14 prill 1999, të regjistruar më 29 prill të vitit 1999, Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë ankesën e kërkuesit për arsye se, sipas jurisprudencës së gjykatës, kur një fletëthirrje i dorëzohet eprorit të të adresuarit atëherë supozohej se marrësi ishin njoftuar dhe rrjedhimisht fletëthirrja konsiderohej e vlefshme.
B. Kërkesa e parë drejtuar gjykatës
31. Më 12 tetor 1999 kërkuesi iu drejtuar Gjykatës me kërkesën nr. 52228/99, në lidhje me drejtësinë e procedurës penale kundër tij.
32. Më 8 nëntor 2002, Gjykata shpalli kërkesën haptazi të pabazuar, në përputhje me nenin 28 të Konventës.
C. Procedura “Pinto”
33. Më 16 tetor 2001, kërkuesi iu drejtuar Gjykatës së Apelit në Breshia sipas "Ligjin Pinto", duke pretenduar 60 000.000 lira italiane (30 987 € (EUR)) për dëmin material dhe jo material të shkaktuar si rezultat i kohëzgjatjes së procedurave kryesore.
34. Në një vendim të regjistruar më 21 shkurt të vitit 2002 Gjykata e Apelit ka gjetur se ka pasur një shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës vetëm në lidhje me periudhën nga vendimi i Gjykatës së Qarkut të Milanos (22 qershor 1990) deri në gjykimin e parë në apel (29 nëntor 1993). Ajo vlerësoi, në funksion të numrit të gjykatave që e kishin shqyrtuar rastin, se nuk ka pasur vonesa të panevojshme në fazat tjera të procedurës. Ajo nuk akordoi asnjë dëmshpërblim, duke pasur parasysh se kërkuesi nuk kishte treguar se kishte pësuar ndonjë dëm material ose jo material dhe se, në çdo rast, duke qenë se ishte dënuar në fund të procedurave kryesore, ai nuk mund të ketë pësuar ndonjë jo material lidhur me kohëzgjatjen e tyre.
35. Më 24 prill 2002 kërkuesi apeloi në lidhje me çështje të ligjit. Në një vendim të regjistruar më 24 Tetor 2003 Gjykata e Kasacionit rrëzoi vendimin e kundërshtuar, duke vërejtur se rezultati jo i favorshëm i procedimeve, në vetvete, nuk përjashtonte ekzistencën e dëmit jo material në lidhje me kohëzgjatjen e tyre, dhe gjithashtu se pretendimi për shkaktimin e dëmit si pasojë e tej zgjatjes së procedurave duhej të provohej. Çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit në Breshia.
36. Më 20 prill 2004, kërkuesi iu drejtua kësaj gjykate, duke argumentuar, inter alia, se pas vendimit të datës 24 tetor 2003, Plenumi i Gjykatës së Kasacionit kishte dhënë katër vendime (nr. 1338, 1339, 1340 dhe 1341 i vitit 2004) ku ishte shprehur se, nuk ishte e nevojshme të tregohej ekzistenca e dëmin jo material.
37. Në një vendim të datës 7 korrik 2004, të regjistruar më 21 korrik 2004, Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën, me arsyetimin se parimet që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të Kolegjit të Gjykatës së Kasacionit nuk ishin drejtpërsëdrejti të zbatueshme në procedurën e rigjykimit dhe se kërkuesi e kishte të pa mbështetur pretendimin e tij për dëmin jo material siç duhet ta kishte bërë. Ajo gjithashtu vërejti se, kishte qenë në interesin e tij për të zgjatur procedurën penale në mënyrë që veprat penale për të cilat ai akuzohej të parashkruheshin.
38. Më 15 nëntor 2004, kërkuesi apeloi në lidhje me çështje të ligjit. Në një vendim të regjistruar më 6 dhjetor 2006, Gjykata e Kasacionit e hodhi poshtë kërkesën dhe urdhëroi kërkuesin që të paguajnë 3 000 euro lidhur me kostot dhe shpenzimet.
...
E DREJTA
I. PRETENDIMI PËR SHKELJE TË NENIT 6 § 1 TË KONVENTËS
...
A. Kohëzgjatja e procedurave kryesore dhe mungesa e dëmshpërblimit përmes procedurës “Pinto”
50. Gjykata vëren se kërkuesi pretendonte shkelje të nenit 6 të Konventës për shkak se ai nuk kishte marrë asnjë dëmshpërblim për procesin kundër atij që zgjati dhjetë vite dhe shtatë muaj për të tre nivelet e juridiksionit.
Mungesa e një disavantazh të konsiderueshëm
51. Në vëzhgimet e tyre të datës 20 maj 2010 Qeveria pohoi se kërkuesi nuk kishte pësuar asnjë dëm të konsiderueshëm. Ata iu referuan tekstit të nenit 35 § 3 (b) të Konventës, të ndryshuar me Protokollin nr. 14, sipas të cilit Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në qoftë se ajo konsideron se, " kërkuesi nuk ka pësuar ndonjë dëm të konsiderueshëm, përveç kur respektimi i të drejtave të njeriut sipas përcaktimit të Konventës dhe protokolleve të saj kërkon shqyrtimin e kërkesës në lidhje me themelin, me kusht që të mos rrëzojë asnjë çështje për këtë shkak nëse nuk është shqyrtuar si duhet nga një gjykatë kombëtare".
52. Qeveria pohoi, në veçanti, se zgjatja e procedurës në fjalë kishte bërë të mundur që dënimin i kërkuesit të reduktohej për shkak se vepra penale e mitëmarrjes ishte parashkruar. Ata më tej parashtruan se kërkuesi kishte penguar procesin në mënyrë që akuzat kundër tij të mund të parashkruheshin.
53. Kërkuesi hodhi poshtë argumentet e Qeverisë lidhur me sjelljen e tij penguese dhe mohoi të kishte pasur ndonjë përfitim nga zbatimin i rregullit të parashkrimit të ndjekjes penale. Ai argumentoi, në veçanti, se duke qenë se, vendimi i Gjykatës së Apelit e 1 mars 1996 kishte pezulluar tashmë dënimin e tij fakti se ndjekja penale ishte parashkruar nuk e kishte prekur ndjeshëm dënimin e tij.
54. Gjykata vë në dukje se qëllimi i kriterit të ri të pranueshmërisë "disavantazh i konsiderueshëm" është për të mundësuar eliminimin më të shpejtë të çështjeve të pabazuara dhe kështu ta lejojë atë të përqendrohet në misionin e saj kryesor, atë të sigurimit të mbrojtjes ligjore të të drejtave të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj (shih Stefanescu kundër Rumanisë (vendim), nr. 11774/04, 12 prill 2011, § 35).
55. Frymëzuar nga parimi i përgjithshëm de minimis non curat praetor, kriteri i ri lidhet me atë që një shkelje e një të drejte, edhe pse e vërtetë nga një këndvështrim thjesht juridik, duhet të arrijë një nivel minimal ashpërsie që të merret në shqyrtim nga një gjykatë ndërkombëtare (shih Korolev kundër Rusisë (vendim), nr. 25551/05, 1 korrik 2010). Vlerësimi i këtij niveli minimal është, në natyrën e gjërave, relativ dhe varet nga të gjitha rrethanat e çështjes (shih Korolev, cituar më sipër dhe, mutatis mutandis, Soering kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 korrikut 1989, § 100, Seria A nr. 161). Ashpërsia e një shkeljeje duhet të vlerësohet duke marrë parasysh edhe perceptimet subjektive të kërkuesit edhe se çfarë objektivisht është në rrezik në një çështje të veçantë.
56. Duke iu referuar kritereve të përcaktuara në jurisprudencën e saj, Gjykata çmon se, në përcaktimin nëse shkelja e të drejtës arrin nivelin minimal të ashpërsisë, faktorët e mëposhtëm, inter alia, duhet të merren parasysh: natyrën e së drejtës që pretendohet se është shkelur, serioziteti i ndikimit të shkeljes së pretenduar lidhur me ushtrimin e një të drejte dhe / ose efektet e mundshme të shkeljes mbi situatën personale të kërkuesit (shih Giusti kundër Italisë, nr. 13175/03, § 34, 18 tetor 2011).
57. Në rastin konkret, Gjykata vëren se për shkak të kohëzgjatjes së procedurës në fjalë, më 11 qershor 1998, Gjykata e Apelit e deklaroi akuzën për mitëmarrje se ishte parashkruar dhe se, kjo çoi në një reduktim të dënimit të kërkuesit, sepse, midis dy veprave me të cilat ai ishte akuzuar, kjo kishte dënimin më të ashpër, edhe pse materiali përpara Gjykatës nuk tregojnë masën e saktë të reduktimit apo të qartësojë nëse në fund të fundit kishte ndonjë lidhje ndërmjet reduktimit dhe shkeljes së detyrimin për "brenda një afati të arsyeshëm". Gjykata vëren më tej se, kërkuesi vendosi të mos heqë dorë nga parashkrimi, çka mund ta bënte sipas së drejtës italiane. Në këto rrethana, Gjykata çmon se reduktimi i dënimit të paktën kompensohet ose reduktuar ndjeshëm dëmin e shkaktuar zakonisht nga kohëzgjatja e tepruar e procedurës penale. Për më tepër, Gjykata nuk e kupton rëndësinë e vëzhgimeve të kërkuesit lidhur me faktin se vendimi i 1 marsit 1996 i kishte dhënë atij një dënim me kusht (shih § 23 më sipër). Ajo vë në dukje në këtë drejtim se, në të njëjtin vendim Gjykata e Apelit në Milano kishte shpallur parashkrimin e veprës penale të mitëmarrjes.
58. Rrjedhimisht, Gjykata çmon se, kërkuesi nuk ka vuajtur një "disavantazh të konsiderueshëm" në lidhje me të drejtën e tij për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme.
59. Për sa i përket faktit se, respektimi i të drejtat e njeriut të garantuara nga Konventa dhe Protokollet e saj kërkon shqyrtimin e themelit të kërkesës, Gjykata rithekson se ky nocion i referohet kushteve të përcaktuara tashmë për zbatimin e neneve 37 § 1 dhe 38 § 1 të Konventës (në versionin e saj para Protokollin nr. 14). Institucionet e Konventës vazhdimisht kanë interpretuar këto dispozita se, kërkojnë shqyrtimin e vazhdueshëm të një rasti edhe ku një zgjidhje miqësore është arritur ose ka arsye që të çregjistrojë kërkesën nga lista e çështjeve. Gjithashtu është konkluduar se një shqyrtim i tillë nuk është i nevojshëm kur për problematikën në fjalë në çështjen konkrete të paraqitur para Gjykatës ka një jurisprudencë të qartë dhe shumë i gjerë (shih, midis të tjerave, Van Houten kundër Holandës (çregjistruar), nr. 25149/03, ECHR 2005-IX, dhe Kavak kundër Turqisë (vendim), nr. 34719/04 dhe 37472/05, 19 maj 2009).
60. Në rastin konkret Gjykata çmon se, shqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës nuk është i justifikuar nga ndonjë kërkesë e rendit publik evropian, instrumente të të cilit janë Konventa dhe Protokollet e saj.
61. Kërkesa ngre çështjen e kohëzgjatjes së arsyeshme të procedimeve penale, dhe në veçanti kohëzgjatjen e procedurave kryesore në kontekstin e mjetit të garantuar nga "Ligji Pinto", për të cilin Gjykata ka praktikë të bollshme (shih, ndër të tjera, Cocchiarella kundër Italisë [GC], nr. 64886/01, ECHR 2006-V; Simaldone kundër Italisë, nr. 22644/03, 31 mars 2009;.. dhe Labita kundër Italisë [GC], nr. 26772/95, ECHR 2000-IV).
62. Në këto kushte Gjykata çmon se respektimi i të drejtave të njeriut nuk kërkon vazhdimin e shqyrtimit të kësaj kërkese.
63. Së fundi, sa i përket kushtit të tretë për pranueshmërinë nën kriterin e ri, pra se asnjë kërkesë, e cila nuk "është vlerësuar siç duhet nga një gjykatë kombëtare" nuk mund të refuzohet, Gjykata rithekson se qëllimi i saj është të sigurojë që çdo çështje të shqyrtohet nga një gjykatë qoftë në nivel kombëtar apo në nivel evropian. Klauzola është gjithashtu në harmoni me parimin e subsidiaritetit, siç pasqyrohet sidomos në nenin 13 të Konventës, i cili kërkon që një mjet ligjor efektiv kundër shkeljeve të jetë në dispozicion në nivel kombëtar (shih Korolev, cituar më lart). Së bashku me klauzolën e mëparshme mbrojtëse, kjo garanton që Gjykata do të shqyrtojë çështje serioze që ndikojnë në zbatimin ose interpretimin e Konventës dhe të Protokolleve të saj, ose çështje të rëndësishme në lidhje me të drejtën kombëtare (shih raportin shpjegues të Protokollit nr. 14, § 83).
64. Në rastin konkret, Gjykata vëren se, çështja e kohëzgjatjes së procedurës penale u shqyrtua në dy raste nga gjykatat kompetente (gjykata e apelit dhe Gjykata e Kasacionit) për qëllimet e legjislacionit "Pinto", pasi kërkuesi iu drejtua kësaj të fundit për të kundërshtuar vendimin të gjykatës së parë (gjykatës së apelit) për të mos i dhënë atij dëmshpërblim.
65. Në këto rrethana, Gjykata çmon se çështja është gjykuar siç duhet nga një gjykatë kombëtare dhe asgjë e rëndësishme që ka të bëj me zbatimin ose interpretimin e Konventës ose në lidhje me të drejtën kombëtare nuk ka mbetur pa u trajtuar.
66. Duke pasur parasysh sa më sipër dhe kushtet e përcaktuara në nenin 35 § § 3 (b) të Konventës, Gjykata çmon se, kjo kërkesë duhet të shpallet e papranueshme në pajtim me nenin 35 § § 3 (b) dhe 4 të Konventës.
...
PER KETO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. E deklaron kërkesën në lidhje me kohëzgjatjen e tepruar të procedurës “Pinto” të pranueshme dhe pjesën e mbetur të kërkesës të papranueshme;
...
Përgatitur në gjuhën franceze dhe njoftuar me shkrim më 6 mars 2012, sipas nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores se Gjykatës.
Françoise Elens-PassosFrançoise Tulkens
Zëvendës KancelarePresidente
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy