© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 150
Mars 2012
Gagliano Giorgi kundër Italisë - 23563/07
Vendim 6.3.2012 [Seksioni II]
Neni 35
Neni 35-3-b
Mungesa e një disavantazhi të konsiderueshëm
Reduktimi i dënimit me burgim gjatë zhvillimit të procedurave penal të rastit: e papranueshme
Faktet – Në vitin 1988 nisi procedurat penale kundër kërkuesit. Ato zgjatën deri në vitin 1999. Kërkuesi u dënua për falsifikim dhe iu dha një vit dënimi burgim me kusht dhe u përjashtua nga detyra publike për një vit. Një akuzë mit marrje u parashkrua. Procedurat "Pinto" të iniciuara nga kërkuesi në vitin 2001 në lidhje me pretendimet për kohëzgjatjen e procedurës penale përfunduan në vitin 2006. Atij nuk iu akordua asnjë dëmshpërblim
E drejta – Neni 35 § 3 (b): Si rezultat i kohëzgjatjes së procedurës penale, gjykata e apelit kishte deklaruar në vitin 1998 parashkrimin veprës penale të mitë marrjes. Kjo kishte reduktuar në mënyrë të qartë dënimin e kërkuesit, sepse, midis dy veprave me të cilat ai ishte akuzuar, vepra penale e parashkruar kishte dënimin më të ashpër, edhe pse materiali përpara Gjykatës nuk tregonte masën e saktë të reduktimit apo të qartësonte nëse në fund të fundit kishte ndonjë lidhje ndërmjet reduktimit dhe shkeljes së detyrimin për "brenda një afati të arsyeshëm". Kërkuesi kishte vendosur të mos hiqte dorë nga parashkrimi, çka mund ta bënte sipas së drejtës italiane. Në ato rrethana reduktimi i dënimit të paktën kompensonte ose reduktonte ndjeshëm dëmin e shkaktuar zakonisht nga kohëzgjatja e tepruar e procedurës penale. Rrjedhimisht, Gjykata çmoi se, kërkuesi nuk kishte vuajtur një "disavantazh të konsiderueshëm" në lidhje me të drejtën e tij për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme. Kjo kërkesë ngre çështjen e kohëzgjatjes së arsyeshme të procedimeve penale, dhe në veçanti kohëzgjatjen e procedurave kryesore në kontekstin e mjetit të garantuar nga "Ligji Pinto", për të cilin Gjykata ka praktikë të bollshme. Kështu, shqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës nuk ishte i justifikuar nga ndonjë kërkesë e rendit publik evropian, instrumente të të cilit janë Konventa dhe Protokollet e saj. Çështja e kohëzgjatjes së procedurës penale u shqyrtua në dy raste nga gjykatat kompetente (gjykata e apelit dhe Gjykata e Kasacionit) për qëllimet e legjislacionit "Pinto", pasi kërkuesi iu drejtua kësaj të fundit për të kundërshtuar vendimin të gjykatës së parë (gjykatës së apelit) për të mos i dhënë atij dëmshpërblim. Në ato rrethana, çështja është gjykuar siç duhet nga një gjykatë kombëtare dhe asgjë e rëndësishme që ka të bëj me zbatimin ose interpretimin e Konventës ose në lidhje me të drejtën kombëtare nuk ka mbetur pa u trajtuar. Duke qenë se kushti i pranueshmërisë nuk ishte plotësuar, kërkesa u deklarua e papranueshme.
Përfundimi: e papranueshme (mungesa e një disavantazhi të konsiderueshëm).
Gjithashtu, Gjykata konstatoi njëzëri, shkelje të nenit 6 § 1 për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të procedurës "Pinto"
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy