© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No183
Mars 2015
Gallardo Sanchez kundër Italie - 11620/07
Vendim 24.3.2015 [Seksioni IV]
Neni 5
Neni 5-1-f
Ekstradimi
Vonesa të pajustifikuara në procedurën e ekstradimit me qëllim ndjekjen e të interesuarit në shtetin e tretë : shkelje
Përshkrimi i faktit – Kërkuesi është një shtetas venezuelian. Në prill 2005, i akuzuar nga autoritet greke për zjarrvënie me dashje, ai u vendos nën paraburgim në pritje të ekstradimit nga policia italiane në ekzekutim të një urdhër arresti të lëshuar në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimit. Ai u ekstradua drejt Greqisë në tetor 2006.
Para Gjykatës Evropiane kërkuesi u ankua për kohëzgjatjen e periudhës së paraburgimit që ka vuajtur për qëllim ekstradimi.
Përshkrimi i të drejtës – Neni 5 § 1 f) : Paraburgimi i kërkuesit me qëllim ekstradimi ishte në pajtueshmëri me të drejtën e brendshme dhe justifikohej me kërkesën për të respektuar angazhimet ndërkombëtare të shtetit dhe ekzistencën e rrezikut të arratisjes.
Gjithsesi, kërkuesi është vënë në paraburgim në pritje të ekstradimit me qëllim që autoritetet greke të mund ta ndiqnin penalisht. Në këtë drejtim, është e nevojshme të dallohen dy format e ekstradimit me qëllim që të saktësohet niveli i shpejtësisë së kërkuar për secilën formë, d.m.th. nga njëra anë, ekstradimi për qëllim ekzekutimin e një dënimi, dhe nga ana tjetër, ekstradimi që i lejon shtetit kërkues të gjykojë personin në fjalë. Në këtë rast të fundit, meqë procedura penale është në pritje, personi i vënë nën paraburgim në pritje të ekstradimit, duhet konsideruar si pafajshëm; për më tepër, në këtë stad, mundësia e këtij të fundit për të ushtruar të drejtat e mbrojtjes gjatë procedurës penale me qëllim që të provojë pafajësinë e tij është shumë e kufizuar, madje nuk ekziston fare ; së fundi, çdo shqyrtim i themelit të çështjes u ndalohet autoriteteve të shtetit të kërkuar. Për të gjitha këto arsye, mbrojtja e të drejtave të personit të interesuar dhe zhvillimi i mirë i procedurës së ekstradimit, përfshi këtu edhe kërkesën për të ndjekur individin në një afat të arsyeshëm, e detyrojnë shtetin e kërkuar të veprojë me një shpejtësi më të madhe.
Në këtë rast, paraburgimi në pritje të ekstradimit ka zgjatur afërsisht një vit dhe gjashtë muaj dhe janë bërë vonesa të mëdha që i atribuohen autoriteteve italiane në etapa të ndryshme të procedurës së ekstradimit.Mirëpo, çështja nuk ishte veçanërisht e ndërlikuar. Për rrjedhojë, duke mbajtur parasysh natyrën e procedurës së ekstradimit që synonte të bënte ndjekjen e kërkuesitnë një shtet të tretë, dhe karakterin e pajustifikuar të vonesave të gjykatave italiane, paraburgimi i kërkuesit nuk ishte « i rregullt » sipas nenit 5 § 1 f) të Konventës.
Përfundimi : shkelje (në unanimitet).
Neni 41 : Nuk është paraqitur asnjë kërkesë për dëmshpërblim.
(Shih gjithashtu skedën tematike mbi dëbimet dhe ekstradimet dhe Manualin e të drejtës evropiane në fushën e azilit, kufijve dhe emigrimit
(les expulsions et les extraditions Manuel de droit européen en matière d’asile, de frontières et d’immigration)
© Këshilli i Evropës/Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut
Hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk përbën detyrim për Gjykatën
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy