© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim Informues për praktikën e Gjykatës nr. 150
Mars 2012
Gas dhe Dubois kundër Francës - 25951/07
Vendim 15.3.2012 [Seksioni V]
Neni 14
Diskriminimi
Refuzimi i birësimit të thjeshtë në favor të partnerit homoseksual, nënës biologjike: nuk ka shkelje
Faktet – Kërkuesit janë dy gra francezë të cilët bashkëjetonin që nga viti 1989 dhe hynë në një marrëveshje partneriteti civil në prill 2002. Në shtator 2000 kërkuesi i dytë lindi në Francë një vajzë nëpërmjet inseminimit artificial në Belgjikë me spermën e një donatori anonim. Fëmija ka jetuar gjithë jetën e saj në shtëpinë e përbashkët të kërkuesve dhe u njoh zyrtarisht nga nëna e saj në tetor 2000. Në mars 2006 kërkuesi i parë aplikoi për një urdhër adoptimit të thjeshtë në lidhje me vajzën e partneres të saj, pasi kjo e fundit kishte dhënë pëlqimin e saj para një noteri. Gjykata e shkallës së parë (tribunal de grande instance), vërejti se, kushtet ligjore për birësim plotësoheshin, megjithatë refuzoi kërkesën me arsyetimin se aprovimi i kërkuar do të kishte implikime ligjore që bien në kundërshtim me synimet e kërkuesve dhe interesat e fëmijës, duke transferuar përgjegjësinë prindërore të birësuesi dhe duke privuar kështu nënën natyrale nga të drejtat e saj në lidhje me fëmijën. Kërkuesi i parë apeloi kundër këtij vendimi. Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankimin mbështeti konstatimin se, pasojat ligjore të një birësimi të tillë nuk do të ishin në interesin e fëmijës. Gjykata konsideroi më tej se, thjesht delegimi i ushtrimit të përgjegjësive prindërore në një datë të mëvonshme nuk do të mjaftonte për të eliminuar rreziqet për fëmijën që rezultonin nga humbja e përgjegjësive prindërore të nënës së saj.
E drejta – Neni 14 i shqyrtuar në lidhje me nenin 8: Çështja konkrete dallonte nga çështja E.B kundër Francës[1], e cila kishte të bënte me trajtimin e një kërkese për birësim të bërë nga një person i vetëm homoseksual, pasi kërkuesit në rastin konkret u ankuan për refuzimit e birësimit të thjeshtë. Duke qenë se kërkuesit nuk ishin të martuar ata nuk mund të ndanin përgjegjësinë prindërore. Prandaj, në rastin konkret, pasojat ligjore të birësimi i thjeshtë do të ishin në kundërshtim me interesat e fëmijës pasi ky birësim do të sillte delegimin e përgjegjësisë prindërore tek birësuesit, duke e privuar nënën biologjike nga të drejtat e saj, pavarësisht faktit se ajo synonte të vazhdonte rritjen e fëmijës së saj.
Sa për çështjen e riprodhimit të asistuar mjekësor duke përdorur një dhurues anonim, kjo ishte e lejueshme në Francë vetëm çifteve heteroseksuale infertile, dhe ky nuk ishte rasti i kërkuesve. Ajo më tej pohoi se nuk mund të thuhet që kërkuesit janë viktima të një dallim në trajtim që rrjedhin nga legjislacionit francez në këtë drejtim.
Për sa i përket situatës ligjore të kërkuesve, të cilët nuk kishin të drejtë të martoheshin, por kishin hyrë në një marrëveshje të partneriteti civil, krahasuar me atë të çifteve të martuara, Konventa nuk i detyron qeveritë e Shteteve Kontraktuese për të lejuar martesën për çiftet e seksit të njëjtë. kur një Shtet zgjedh për t’i siguruar çifteve të seksit të njëjtë mjet alternativë njohjeje, ato gëzojnë një hapësirë vlerësimi për sa i përket statusit që jepet nga mjetet alternative të njohjes ligjore (shih vendimin Schalk dhe Kopf [2]). Ushtrimi i së drejtës për t’u martuar është i mbrojtur nga neni 12 i Konventës dhe sjell pasoja sociale, personale dhe ligjore. Prandaj, situata e ligjore e kërkuesve nuk mund të thuhet se është e krahasueshme me atë të një çifti të martuar, kur flitet për birësimin e fëmijës së partnerit.
Në shqyrtimin e situatës së kërkuesve në krahasim me atë të një çifti heteroseksual të cilët janë në një partneritet civil, Gjykata vëren se, këtyre të fudnit gjithashtu u refuzohej kërkesa për birësim të thjeshtë. Prandaj ajo nuk vëren ndonjë ndryshim në trajtimin bazuar në orientim seksual të kërkuesve.
Në funksion të qëllimit themelor të nenit 365 të Kodit Civil, i cili rregullonte transferimin e përgjegjësisë prindërore në rastin birësimit të thjeshtë, nuk kishte asnjë justifikim, mbi bazën e vetme të një kundërshtimi për zbatimin e kësaj dispozite, për autorizimin e krijimit të një lidhje të dyfishtë prindërore me fëmijën.
Përfundimi: nuk ka shkelje (gjashtë vota pro dhe një kundër).
[1] E.B. kundër Francës [GC], nr. 43546/02, 22 janar 2008, Shënim Informues nr. 104. [2] Schalk dhe Kopf kundër Austrisë, nr. 30141/04, 24 qershor 2010, Shënim Informues nr. 131.
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje e Regjistrit nuk është detyrues për Gjykatën.
Kliko këtu për Shënim Informues për Praktikën e Gjykatës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy