© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012. Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën. Për më shume informacion, shiko shënimin e plotë në lidhje me të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur á la fin du présent document.
SEKSIONI I KATËRT
ÇËSHTJA GILLAN DHE QUINTON kundër MBRETËRISË SË BASHKUAR
(Kërkesë nr. 4158/05)
VENDIM
[Ekstrakt]
STRASBURG
12 Janar 2010
PËRFUNDIMTAR
28/06/2010
Ky vendim është bërë përfundimtar, sipas nenit 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet korrigjimeve.
.
Në çështjen e Gillan dhe Quinton kundër Mbretërisë së Bashkuar,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Pestë), me trup gjykues të përbërë prej:
Lech Garlicki, President,
Nicolas Bratza,
Giovanni Bonello,
Ljiljana Mijović,
Päivi Hirvelä,
Ledi Bianku,
Nebojša Vučinić, gjyqtarë,
dhe Lawrence Early, Kancelar e Seksionit,
Pas shqyrtimit me dyer të mbyllura në datat 12 maj dhe 8 dhjetor 2009,
Jep këtë vendim, i cili u mor në datën e fundit të lartpërmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën mbi bazën e kërkesës (nr. 4158/05) kundër Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut drejtuar në Gjykate, sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga dy shtetas britanik, Z. Kevin Gillan dhe Znj. Pennie Quinton (“kërkuesit”) më 26 janar 2005. Formulari i kërkesës i plotësuar tërësisht u paraqit më 30 prill 2007.
2. Kërkuesit, të cilëve iu dha ndihmë ligjore, u përfaqësuan nga, Znj. Corinna Ferguson, juriste e cili ushtronte aktivitet e saj në Londër. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (“Qeveria”) u përfaqësua nga agjenti i saj, Z. John Grainger, Zyra me Jashtë dhe për Komonuelthin.
3. Kërkuesit pretenduan se e drejta e policisë për t’i ndaluar ata dhe për t’i kontrolluar shkelte të drejtat e tyre në bazë të neneve 5, 8, 10 dhe 11 të Konventës.
4. Më 30 maj 2008 Presidenti i Dhomës vendosi t’ia komunikonte kërkesën e paraqitur Qeverisë. Ajo vendosi gjithashtu, të shqyrtojë themelin e ankimit në të njëjtën kohë me pranueshmërinë e saj (neni 29 § 3).
5. Seanca publike gjyqësore u zhvillua në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg më 12 maj 2009 (Neni 59 § 3 i Rregullores)
U paraqiten përpara Gjykatës:
(a) për Qeverinë
Z.J. Grainger, Agjent,
Z.J. Eadie QC,
Z.J. Milford,Përfaqësues ligjor,
Z.M. Kumicki,
Z.A. Mitham,
Z.J. Gladstone, Këshilltar;
(b) për kërkuesin
Z.B. Emmerson QC,
Z.A. Bailin, Përfaqësues ligjor,
Znj.C. Ferguson, Këshilltar.
Gjykata dëgjoi parashtresat nga Z. Emmerson dhe Z. Eadie, dhe përgjigjet e tyre lidhur me pyetje të ngritura nga gjyqtarët.
FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
6. Kërkuesit kanë lindur respektivisht më 1977 dhe 1971 dhe jetojnë në Londër.
A.Kontrollet
7. Ndërmjet 9 dhe 12 shtatorit 2003 u organizua Panairi Ndërkombëtar për Sistemet dhe Mjetet e Mbrojtjes (“Panairi i Armeve”), në Qendrën Excel në Londrën lindore, e cila u shoqërua me protesta dhe demonstrata.
8. Rreth orës 10:30 më 9 shtator 2003, kërkuesi i parë në rrugën e tij për t’ju bashkuar demonstratës, kur ishte duke i dhënë biçikletës dhe mbante çantë shpine, pranë panairit u ndalua dhe u kontrolluan nga dy oficerë të policisë i cilët i thanë se po e kontrollonin për artikuj që mund të përdoren në lidhje me terrorizmin, brenda kompetencave që u jepte neni 44 të ligjit kundër Terrorizmit 2000 ("Ligji i 2000": shih paragrafët 28-34 më poshtë). Atij iu dha një njoftim për këtë qëllim. Kërkuesi pretendoi se pasi ai i pyeti policët se përse e kishin ndaluar, ata i ishin përgjigjur se ishte për arsye të demonstruesve, pasi druheshin mos këta të fundin shkaktonin ndonjë trazirë. Asgjë e dyshimtë nuk u gjet (megjithëse printime që përmbanin informacion për demonstratën u konfiskuan nga oficeret e policisë) ndaj kërkuesi i parë u lejua të vazhdonte në rrugën e tij. Ai u mbaj nga dy oficerët për 20 minuta.
9. Rreth orës 01:15 më 9 shtator 2003, kërkuesi i dytë, i veshur me xhaketë e një fotografi, dhe mbante një çantë të vogël dhe një aparat fotografik në dorë, u ndalua në afërsi të panairit të armëve. Ajo sapo kishte dalë nga disa shkurre. Kërkuesi i dytë, ishte një gazetare, e cila po filmonte protestat që po zhvilloheshin pranë panairit. Ajo u kontrolluar nga një oficer i Policisë Metropolitane, pavarësisht se ajo u tregoi kartën e gazetarin. Ajo u urdhërua të ndalonte filmimin. Oficeri i policisë i sqaroi asaj se ai po vepronte brenda kompetencave që i jepte Ligji i 2000, përkatësisht në bazë të neneve 44 dhe 45 të tij. Asgjë e dyshimtë nuk u gjet dhe kërkuesi i dytë u lejuar të vazhdonte në rrugën e saj. Nga të dhënat e regjistruara të kontrollit e ushtruar ndaj saj tregojnë se ajo u ndalua për pesë minuta, por pati perceptimin se ishte pothuajse tridhjetë minuta. Ajo pohoi se ishte ndier aq e frikësuar dhe e shqetësuar se nuk u ndje më në gjendje për t’u kthyer në demonstratë, edhe pse qëllimi i saj kishte qenë për të bërë një dokumentar rreth tij apo të shiste pamjet e marrë prej tij.
B.Procedurat e shqyrtimit gjyqësor
1.Gjykata e shkallës së parë[1]
10. Kërkuesit vendosën ka kundërshtonin para gjykatës ligjshmërinë e ndalimit dhe kontrollit të shtruar ndaj tyre. Para seancës së Gjykatës së shkallës së parë, Sekretari i Shtetit i ofroi kërkuesve mundësinë e një procedurë e cila do t’i mundësonte kësaj gjykate të shqyrtonte në seancë me dyer të mbyllura, ku një avokat special do i vinte në dispozicion materialet e shërbimeve sekrete shtetërore, që përbënin bazën e vendimit të marrë nga Sekretari i Shtetit për të konfirmuar autorizimin e kontrolleve (neni 46 i Ligjit të 2000: shih paragrafët 30-31 më poshtë). Kërkuesit, pohuan se nuk e konsideronin të nevojshme dhe të përshtatshme për të proceduar në këtë mënyrë, pasi qëllimi i tyre nuk ishte të kundërshtonin vlerësimin e faktit nëse kishte një kërcënim të përgjithshëm terrorizmi kundër Mbretërisë së Bashkuar. Ndryshe nga kjo, ata pretendonin, së pari, se autorizimi dhe konfirmimi në fjalë - ata ishte pjesë e një programi të vazhdueshëm të autorizimeve që mbulonte të gjithë zonën e Londrës - ishin ultra vires të paligjshme, pasi kishte tregues të qartë se Parlamenti autorizimin sipas nenit 44 të Ligjit të 2000 ("autorizimi i nenit 44 ") e kishte konceptuar se duhej dhënë dhe konfirmuar vetëm në përgjigje të një kërcënimi të afërt terrorist, për një zonë të caktuar, çka i bënte të drejtat e policëve normalë për të ndaluar dhe ushtruar kontroll të papërshtatshme. Së dyti, kërkuesit pretenduan se përdorimi i autorizimit të nenit 44 nga oficerët e policisë për t’i ndaluar dhe kontrolluar ata në panairin e armëve ishte në kundërshtim me qëllimin legjislativ dhe ishte i paligjshëm dhe se udhëzimi që u ishte dhënë oficerëve të policisë ishte ose jo-ekzistente ose i llogaritur që këta të fundit të mund të keqpërdornin pushtetin e dhënë prej tij. Së treti, kërkuesit pretenduan se autorizimet e nenit 44 dhe ushtrimi i kompetencave në zbatim të tij përbënte një ndërhyrje joproporcionale me të drejtat e tyre në bazë të neneve 5, 8, 9, 10 dhe 11 të Konventës
11. Më 31 tetor 2003, Gjykata Rajonale hodhi poshtë kërkesën ([2003] EWHC 2545). Lord Justice Brooke, në deklarimin e vendimit të gjykatës vërejti se, Parlamenti i kishte konceptuar autorizimet e nenin 44 që të mbulonin të gjithë zonat policore, si përgjigje ndaj një kërcënimi të përgjithshëm të veprimtarisë terroriste në një shkallë të konsiderueshme dhe se autorizimi dhe konfirmimi pasues i tij nga Sekretari i Shtetit nuk ishin ultra vires.
LJ Brooke vërejti si më poshtë lidhur me pretendimin e dytë të kërkuesve:
“Kompetencat e policisë sipas nenit 44, janë kompetencat që shumë britanike do të kishin shpresuar të ishin krejtësisht të panevojshme në këtë vend, sidomos në kohë paqeje. Njerëzit kanë qenë gjithmonë të lirë që të vijnë dhe të shkojnë në këtë vend sipas dëshirës, përveç nëse organet policore kanë shkaqe të arsyeshme për t’i ndaluar ata. Parlamenti ka gjykuar se kërcënimet bashkëkohore nga terrorizmi ndërkombëtar dhe terrorizmit disident Irlandez janë të tilla, që ne si popull duhet të ishim të gatshëm me dëshire që policia të jetë në gjendje të na ndalojë dhe kontrollojë për mjete që mund të lidhen me terrorizmin.
Është thelbësore që organet policore të mos abuzojnë me këto kompetenca dhe t’i drejtojnë ato në mënyrë disproporcionale ndaj atyre që ata nuk i konsiderojnë miq të tyre; kjo do i bënte terroristët fitimtarë. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore kundër një panair armësh është po aq e rëndësishme sa e drejta për të ecur apo për t’i dhënë biçikletës nëpër rrugët e Londrës, pa u ndaluar nga policia nëse ata kanë shkaqe të arsyeshme. Nëse organet policore dëshirojnë t’i përdorin këto kompetenca të jashtëzakonshme që i janë dhënë për të ndaluar dhe ushtruar kontroll pa shkak, ata duhet të bëjnë në mënyrë të atillë që mos të përbëjë abuzim arbitrar me pushtimin e të behet shkak kështu, për ngritjen e ankesave legjitime.
Ne nuk jemi, megjithatë, të bindur se sjellja e policisë në 9 shtator i jep të drejtë ose Z Gillan. apo Znj. Kuinton për të kërkuar mjet sipas së drejtës publike. Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të na bindur se, në mungesë e evidencave se këto kompetenca përdoreshin në mënyrë të zakonshme në raste që përfaqësonin objektiva simbolike, panairi i armëve ishte një rast që policia e kishte vlerësuar si të tillë që kërkonte ushtrimin e kompetencat që i jepte neni 44... . Por ky konkluzion nuk ishte aq i lehte, ndaj Policia Metropolitane do të bënte mirë që të rishikonte dhe trajnim et e tyre shkëmbimin e informacionit dhe format standarde të gjuhës që përdorin gjate ndalimit dhe kontrollin bazuar në nenin 44 në qoftë se dëshirojnë të shmangin një probleme të tilla në të ardhmen. ...”
Si përfundim, gjykata vendosi se kompetencat ishin ushtruar konform ligjit dhe ishin proporcionale, duke pasur parasysh rrezikun e sulmit terrorist në Londër.
2.Gjykata e Apelit
12. Gjykata e Apelit dha vendim më 29 korrik 2004 ([2004] EWCA Civ 1067). Lidhur me interpretimin e duhur të legjislacionin, ajo vërejti si më poshtë:
“Është e qartë se Parlamenti, në mënyrë të pazakontë, ka lejuar ndalimin dhe kontrollin të rastësishëm, por, siç e kemi thënë tashmë, kur shqyrton gjuhën e përdorur në nenet përkatëse, por kjo përdorimi i këtyre kompetenca i nënshtrohet masave mbrojtëse. Këto kompetenca jepen për t’u përdorur për një qëllim të vetëm të specifikuar, për një periudhë të përcaktuar në autorizimin e dhënë nga një oficer i lartë dhe aprovuar nga Sekretari i Shtetit. Për më tepër, autorizimi ka kohëzgjatje të caktuar, përveç nëse rinovohet.
Ne nuk çuditemi nga termi "i përshtatshme" i përdorur në nenin 44 (3), lidhur me pushtetin për të autorizuar. Skema ligjor është që të lihet në diskrecion të zyrtarit për te përcaktuar se si duhen përdorur këto kompetenca. Në marrëveshje me Gjykatën Rajonale, ne do të japim termit si kuptimin e tij të zakonshëm “i vlefshëm”. Është plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor që, një kompetence e këtij lloji të ushtrohet kur një oficer i lartë i policisë vlerëson se, është i vlefshëm për ta ushtruar me qëllim parandalimin e akteve të terrorizmit.
Të interpretuara në këtë mënyrë, nenet 44 dhe 45 nuk mund të thuhet se bien në konflikt me dispozitat e neneve të KEDNJ-së Nëse këto të fundit do cenoheshin ajo do të jetë për shkak të mënyrës së ushtrimit të kompetencave, e jo ekzistencës së tyre. Çdo shkelje e mundur të KEDNJ-së do të varet nga rrethanat në të cilat kompetencat që nenet parashikojnë ushtrohen.”
13. Gjykata e Apelit nuk e konsideroi të nevojshme për të përcaktuar nëse neni 5 § 1 zbatohej, pasi ajo u shpreh se çdo privim nga liria justifikohej sipas nenit 5 § 1 (b). Megjithatë ajo u shpreh se, nëse do t’i duhej të shprehej lidhur me këtë pikë, konstatimi do ishte se nuk kishte asnjë privim lirie, duke marrë parasysh natyrën e kufizuar të shkeljes që mund të ekzistojë në një ndalim normale dhe kontroll nga ana e policisë dhe faktin se qëllimi kryesor nuk ishte privimi i lirisë së individit, por më tepër të kryente një verifikim një formë ose në një tjetër. Gjithashtu as nuk vërejti se nenet 10 dhe 11 zbatoheshin. Edhe pse provat e paraqitura prej kërkuesve linin vend për shqetësimin se pushteti ishte përdorur kundër tyre për të kontrolluar ose penguar pjesëmarrjen e tyre në demonstratë, këto çështje nuk ishin testuar, sepse qëllimi i argumentit të tyre ishte përputhja e legjislacionin me Konventën dhe, e përdorur si një masë për kohëzgjatje e limituar për kontrollin për objekte të lidhura me terrorizmin, kompetencat e ndalimit dhe kontrollit nuk cenonin të drejtat e lirisë së shprehjes ose organizimit.
14. Komisari i Policisë Metropolitane në cilësinë e të paditurit pranoi se ndalimi dhe masat e kontrollit përbënin ndërhyrje në të drejtave e kërkuesve të parashikuara në nenin 8, si dhe Gjykata e Apelit pranoi se, kjo ishte qasje korrekte, duke e përshkruar nenin 44 si "kompetencë jashtëzakonisht të gjerë e cila ndërhynte në jetën prive të qytetarëve". Megjithatë ai vlerësoi se, ndërhyrja ishte në pajtim me ligjin, për arsyet e mëposhtme:
“E drejta” që kritikohet në këtë rast është akti normativ, jo autorizimi. Ai ligj s’është asgjë tjetër veçse një akt publik ashtu si edhe çdo ligj tjetër. Dispozitat nuk janë arbitrare në asnjë kuptim. Edhe pse nuk është e nevojshme që polici të ketë arsye për të dyshuar praninë e mjeteve të dyshimta para ndalimin e një shtetasi në çdo rast të veçantë (neni 45 (1) (b)), ai është i autorizuar për të përdorur kompetencat që i janë dhënë vetëm për qëllime të kufizuara, si dhe kur është marrë një vendim se ushtrimi i kompetencave ishte i përshtatshme për arritjen e qëllimit serioz të parandalimin e akteve të terrorizmit (neni 44 (3)). Sistemi, i kontrolluar në këtë mënyrë, nuk mund të thuhet se është arbitrar në ndonjë kuptim që e privon atë nga statusit i “të drejtës” në kuptimin autonom të këtij termi siç kuptohet në jurisprudencën e Konventës. Përveç kësaj, autorizimet dhe konfirmimi i tyre nuk publikohen për arsye se publikimi i tyre mund të dëmtojë efikasitetin e kompetencave të ndalimit dhe kontrollit dhe gjithashtu individi i cili ndalohet ka të drejtën e një deklarate me shkrim sipas nenit 45 (5); në këtë kontekst, mungesa e publikimit nuk do të thotë se çfarë ndodhi nuk ishte një procedurë e parashikuar nga ligji”
Për më tepër, duke pasur parasysh natyrën e kërcënimit terrorist kundër Mbretërisë së Bashkuar, autorizimi dhe konfirmimi i ushtrimit të kompetencave në fjalë nuk mund, si një çështje e parimit të përgjithshëm, të thuhet të jetë në disproporcion; disavantazhi i faktit që ushtrimi i këtyre kompetencave ndërhyn dhe kufizon të drejtat dhe e një numri të madh të individëve të ndaluar dhe kontrolluar ndoshta mund të mos jetë në përpjesëtim me avantazhin e parandalimit të një sulmi terrorist të mundshëm. Duke pasur parasysh natyrën e panairit të armëve, vendndodhjen e saj pranë një aeroporti ku edhe më parë kishte ndodhur një incident terrorist (lidhur me problemet e Irlandës së Veriut) plus fakti se një protestë po zhvillohej, organet policore kishin të drejtën të vendosnin për ushtrimin e kompetencave sipas nenit 44. Megjithatë, pamjaftueshmëria e dëshmive të siguruara nga ana e policisë në lidhje me përdorimin e pushtetit sipas nenit 44 në afërsi të panairit të armëve e bën të pamundur për të ardhur në ndonjë përfundim përsa i përket ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të përdorimit të këtyre kompetencave kundër kërkuesve.
3.Dhoma e Lordëve
15. Dhoma e Lordëve, më 8 mars 2006, njëzëri rrëzoi apelimin e paraqitur nga kërkuesit ([2006] UKHL 12). Lordi Bingham, me të cilin ranë dakord edhe Lordët e tjerë, fillon me vëzhgimin:
“1. Është një traditë e vjetër dhe e shtrenjtë për vendin tonë, që të gjithë duhet të jenë të lirë të lëvizin në rrugët e këtij vendit, të sigurt se nuk do të ndalohen dhe kontrollohen nga policia përveç nëse ka arsye për të dyshuar se kanë kryer një vepër penale. Kaq xhelozish është mbrojtur kjo traditë sa gati gati mund të konsiderohet një parim kushtetues. Por ky nuk është një rregull absolut. Ekzistojnë, dhe madje për vite kanë ekzistuar, përjashtime ligjore prej tij. Ankesa e paraqitur ka të beje me një përjashtim të sanksionuar në nenet 44-47 të ligjit kundra Terrorizmit të vitit 2000 ("Ligji i 2000"). Kërkuesit kundërshtojë mënyrën si janë përdorur këto nene dhe, si mjet të fundit, vetë nenet. Duke qen se çdo përjashtim nga rregulli i përgjithshëm duhet shqyrtuar kujdesshëm, ankesa e paraqitur prej tyre ngre çështje të një rëndësie të përgjithshme.”
16. Problemi i parë që iu paraqit Dhomës së Lordëve ishte ndërtimi /formulimi i duhur i ligjit. Kërkuesit kishin argumentuar se neni 44 (3) duhet të interpretohet se autorizimi jepej vetëm nëse vendimmarrësi kishte baza të arsyeshme për të konsideruar të nevojshme dhe të përshtatshme ushtrimin e kompetencave, në të gjitha rrethanat, për parandalimin e terrorizmit. Lordi Bingham refuzoi këtë interpretim, pasi sipas tij termi "i dobishëm" i përdorur tek formulimi i nenit kishte një kuptim mjaft të dallueshme nga "i nevojshme”. Ai vazhdon si më poshtë”:
“14. ... Por ka edhe arsye të tjera për refuzimin e këtij argumenti. Është e vërtetë, siç edhe është e njohur tashmë, që neni 45 (1) (b), në përjashtimin me kushtin e dyshimit të arsyeshëm, largohet nga rregulli normale në fuqi ku një polic ushtron kompetencën e ndalimin dhe kontrollit. Kështu pra dikush mund të pretendojë, kuptohet brenda kufijve që i lejon interpretimi, t’i japë termit “i përshtatshëm” një kuptim më të gjerë se sa e kërkon konteksti. Por shqyrtimi i kontekstit ligjor tregon se autorizimi dhe ushtrimi i pushtetit janë shumë të rregulluara, duke mos lënë hapësirë për konkluzion se Parlamenti nuk do të thotë atë që ka thënë. Në kundërshtim me këtë, ka shumë tregues që vërtetojnë se Parlamenti e vlerësoi rëndësinë e pushtetit që po atribuonte por e mendon atë si një masë të përshtatshme për të mbrojtur publikun kundër rreziqeve të rënda që vijnë nga terrorizmi, me kushtin që ky pushtet të ishte subjekt i kufizimeve të efektshme. Legjislacioni përcakton një sërë kufizimesh. Së pari, një autorizim sipas nenit (44 1) ose (2) mund të jepet vetëm nëse personi e konsideron dhënien e tij (dhe, këtu nuk thuhet, se ka arsye për ta konsideruar) të dobishme "për parandalimin e akteve të terrorizmit". Autorizimi duhet të drejtohet kundrejt objektivit kryesor. Së dyti, autorizimi mund të jepet vetëm nga një oficer shumë i lartë policie. Së treti, autorizimi nuk mund dhe nuk gjithashtu e nevojshme, të shtrihet përtej kufirit të një zone policore. Së katërti, autorizimi është i kufizuar për një periudhë prej 28 ditësh, dhe nuk duhet të jetë për shumë gjatë. Së pesti, autorizimi duhet të raportohet menjëherë tek Sekretari i Shtetit. Së gjashti, nëse autorizimit nuk konfirmohet nga Sekretari i Shtetit brenda 48 orësh ai anulohet. Së shtati, Sekretari i Shtetit mund të shkurtoj afatin e autorizimit, ose ta anulojë atë duke filluar nga një kohë e caktuar. Së teti, një rinovimi i një autorizim është subjekt i së njëjtës procedurë për konfirmim. Se nënti, kompetencat që një polici i jepen nga autorizim sipas nenit 44 (1) ose (2) mund të ushtrohen vetëm për kontrolle lidhur me objekte të një lloji të cilat mund të përdoren për qëllime terroriste. Së dhjeti, Parlamenti parashikoi në nenin 126 se të paktën një herë në vit do të raportohet para tij mbi zbatimin e këtij ligji, përcaktimet këto të bëra me një ndërgjegje të lavdërueshme dhe paanësinë e ekspertizën nga ana e Lordit Carlile të Berriew QC. Së fundi, është e qartë se çdo keqpërdorimi i pushtetit për të autorizuar ose të konfirmuar apo kontrolluar nga ana e Sekretarit të Shtetit apo organeve policore do korrigjohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.
15. Parimi i ligjshmërisë nuk ka zbatim në këtë kontekst, pasi edhe nëse pranohet se këto dispozita cenojnë një e drejtë themelore e njeriut, në vetvete ky një pohim i diskutueshëm, ata nuk bëjnë këtë nëpërmjet përdorim të termave shumë të përgjithshme, por nga dispozitat të një karakteri të hollësishme, specifike dhe të qarta. Gjithashtu ankuesit nuk ndihmohen as nga qarkorja e Ministrisë së Brendshme. Kjo mund të përfaqësojë një përgjigje të matur zyrtare kundrejt pretendimeve të kërkuesve, dhe kërkesës të Lordit Carlile që këto kompetenca të përdoren me masë. Por kjo nuk mund, dhe as të diskutohet se ndikon në ndërtimin e nenit 44 (3). Efekti i këtij paragrafi është se një autorizim mund të jepet nëse, dhe vetëm nëse, personi që e jep vlerëson se, ushtrimi i kompetencave të ndalimin dhe kontrollit ka vlerë të rëndësishme praktike dhe dobishmërie arritjen e qëllimit publik, për të cilin këto dispozitat janë krijuar, të parandalimit të akteve të terrorizmit."
17. Lordi Bingham refuzoi argumentin e kërkuese se “programi i vazhdueshëm” i autorizimi ishte ultra vires, si më poshtë:
“18. Pretendimi i dytë i kërkuesve, dhe kryesori, lidhej me vazhdimësinë e autorizimeve që kanë shtrire efektet në të gjithë Qarkun e Policisë Metropolitane që nga shkurti i vitit 2001, duke vazhduar deri në shtator 2003. Sipas tyre, ishte tjetër gjë të autorizosh ushtrimin e një kompetence të jashtëzakonshme për t’iu kundërvënë një kërcënim të veçantë dhe specifike, dhe krejt tjetër të autorizosh atë që ishte, në fakt, një ndalim i vazhdueshme në të gjithë zonën e Londrës. Përsëri ky nuk është një pretendim pa interes. Dikujt mund t’i shkojë në mendje se, një autorizim i cili rinovohet muaj pas muaji mund të bëhet produkt i ushtrimit të një burokracie rutinë dhe jo i një vlerësimi të bazuar në informacione që nenet 44 dhe 46 në mënyrë të qartë kërkojnë. Por të gjitha autorizimet dhe konfirmimet përkatëse lidhur me çështjen në fjalë, ishin në përputhje me limitet ligjore mbi kohëzgjatjen dhe zona. Rinovimi parashikohej shprehimisht nga neni 46 (7). Autorizimet dhe konfirmimet ishin në përputhje tekstin e ligjit. Dëshmia e Asistentit të Komisarit dhe Catherine Byrne nuk e mbështet, dhe në të vërtetë e kundërshton, supozimin se kemi të bëjmë me ushtrim e një burokracie rutinë. Kjo mund të jetë pasi Parlamenti, i cili e miratoi ligjin përpara ngjarjeve të shtatorit 2001, nuk parashikoi nevojën e një sërë autorizimesh vazhdueshme. Por dukej qartë që ai synonte që kompetencat e parashikuara nga neni 44 duhet të mund të ushtrohen kur ka të dhëna për një kërcënim terrorist dhe që këto kompetenca duhet të ndihmojnë të parandalohet. Sistemi i rinovimit që u zhvillua deri në shtator 2003 (duket se që prej atëherë sistemi ka ndryshuar) ishte në vetvete rezultat i refuzimit parimor të Parlamentit për t’i njohur këto të drejta ndalimi dhe kontrolli në rang kombëtar dhe të vazhdueshëm. Duke raportuar mbi veprimin e ligjit të vitit 2000 gjatë viteve 2002 dhe 2003, Lordi Carlile ... konstatoi se nenet 44 dhe 45 ngeleshin të nevojshme dhe proporcionale ndaj rrezikut të vazhdueshëm dhe serioz të terrorizmit dhe e vlerësoi Londrën si “rast i veçantë që ka pasuri të brishta dhe zona të rëndësishme rezidenciale thuajse në çdo pjesë të saj”.
18. Lidhur me çështjen nëse kërkuesit ishte privuar nga liria, si rezultat i procedurës së ndalimit dhe kontrollit, Lordi Bingham komentoi se në mungesë të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në situata analoge, pranoi se ka disa karakteristika që tregojnë për një privim të lirisë, të tilla si natyra detyruese e masës. Megjithatë, duke qenë se procedura zakonisht ishte relativisht e shkurtër dhe personi i ndaluar nuk arrestohej, prangosej, kufizohej apo transferohej në çdo vend tjetër, një person i tillë nuk duhet të konsiderohet "si i ndaluar në kuptimin i kufizuar ose i mbajtur në arrest, por më tepër është në kuptimin ndalohet për të vazhduar ose mbahen duke pritur ". Rrjedhimisht neni 5 nuk gjen zbatim.
19. Lidhur me zbatueshmërinë ose jo të nenit 8, Lord Bingham u shpreh:
“28. ... se kishte dyshime nëse një kontroll sipërfaqësor i zakonshëm i personit mund konsiderohet një mungesë e respektimit për jetën e tij private. Është e vërtetë se "jeta private" është interpretuar bujarisht për të përfshirë gjerësisht të drejtat e autonomisë personale. Por jurisprudenca e Konventës është e qartë në atë që ndërhyrja duhet të arrijë një nivel të caktuar të seriozitetit që të përbejë ndërhyrje sipas Konventës, e cila është, ne fund të fundit ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe unë anojnë nga mendimit se një kontroll i zakonshëm sipërfaqësore i një personi dhe hapjen e çantës, për shembull të llojit që ushtrohet në aeroporte dhe për të cilën pasagjerët nuk ankohen, zor se mund të thuhet se arrin atë nivel.”
20. Lordi Bingham nuk vlerëson se, ushtrimi i kompetencave për të ndaluar dhe kontrolluar sipas neneve 44-45, në përputhje me ligjin dhe Kodin A, mund të përdoret për të shkelur të drejtat e një personi sipas nenit 10 ose 11 të Konventës.
21. Pavarësisht dyshimeve të tij për sa i përket zbatueshmërisë të neneve 5, 8, 10 ose 11, Lordi Bingham vazhdoi të shqyrtonte nëse kompetencat e ndalimi dhe kontrollit ishin në përputhje me kërkesat e "ligjshmërisë" sipas Konventës, si më poshtë:
“34. Kërkesa e ligjshmërisë sipas Konventën trajton tipare jashtëzakonisht të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Ushtrimi i pushtetit nga zyrtarët publikë, për vet ndikimin tek shoqëria, duhet të qeveriset nga rregulla të qarta ligjore dhe të aksesueshme për publikun. Shoqëria nuk duhet të jetë e cenueshme ndaj ndërhyrjeve nga ana e zyrtarëve publikë që veprojnë sipas tekave personale, me keqdashje, sipas preferencave ose për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat ky pushtet u është dhënë. Kjo është ajo që, në këtë kontekst, kuptohet me arbitraritet, e cila është kundërta e ligjshmërisë. Kjo është provë e cila çdo ndërhyrje në apo devijim në të drejtat e Konventës, duhet të kalojë në mënyre që të mos të kemi shkelje të saj.
35. Regjimi i ndalimeve dhe kontrollit në shqyrtim, në mendimin tim e kalon atë test. Ligji i 2000 informon publikun për ekzistencën e këtyre kompetencave, në qoftë se autorizohen dhe konfirmohen. Ajo përcakton dhe kufizon pushtetin me saktësi të konsiderueshme. Kodi A, një dokument publik, përshkruan procedurën në detaje. Ligji dhe Kodi nuk kërkojnë që faktet apo detajet e çdo autorizimi të publikohen në asnjë mënyrë, madje edhe në retrospektivë, por unë dyshoj nëse ato konsiderohen si ‘ligj’ më tepër sesa si një procedurë për bërjen e ligjit potencialisht efektiv. Në çdo rast, ajo do të komprometonte një burim potencialisht të vlefshme të mbrojtjes së publikut nëse do kërkohej që njoftimin për një autorizimi ose konfirmimit të publikimit paraprakisht. Efikasiteti i një mase të tillë do të dobësohej ndjeshëm nëse shkelësit potencialë do njoftoheshin paraprakisht. Çdokush që ndalet dhe kontrollohet duhet të informohet nga polici qe e ndalon, për gjithçka ai ka nevojë të dijë. Në ushtrimin e këtyre kompetencave policët nuk duhet të veprojnë arbitrarisht, në të kundërt do përballen me gjykime civile. Nuk është e nevojshme që polici të ketë dyshime para ndalimit dhe kontrollit të një personi. Gjithsesi kjo nuk do të interpretohet si autorizim për të ndaluar dhe kontrolluar persona të cilët qartësisht nuk dyshohen për terrorizëm, pasi kjo do jete e padobishme dhe humbje kohe. Kjo shërben më tepër si garanci për një polic që ky të mos kufizohet për të ndaluar dhe kontrolluar një person për të cilin ai dyshon se potencialisht është terrorist nga frika se nuk arrin të tregojë baza të arsyeshme për dyshim të tij. Kjo nuk nënkupton që në këto raste polici të ushtrojë kompetencat e tij në mënyrë diskriminuese (një pretendim i pamundur në faktet e çështjes), dhe unë preferoj të mos them asgjë mbi temën e diskriminimit.”
...
23. Lordi Brown i Eaton-nën-Heywood vërejti, inter alia:
“74. Duke mbajtur parasysh natyrën përjashtimore (edhe pse, siç Lordi Bingham ka shpjeguar, as unike as veçanërisht të re) të kompetencave të dhëna sipas nenit 44( shpesh të konsideruara si kompetenca kontrolli të zakonshëm, për ushtrimin e të cilit nuk nevojiten dyshime të bazuara në arsye për shkelje) është në mënyre të jo të habitshme e mbrojtur nga një shumëllojshmëri e gjerë kufizimesh dhe masash mbrojtëse. Ato më relevantet që kanë padyshim impakt direkt tek shoqëria janë këto. Ato mund të ushtrohen vetëm nga një polic në uniformë (neni 44 (1) dhe (2)). Mund të përdoret vetëm për kontrolle për objekte të lidhura me terrorizmin (neni45(1) (a)). Personi që kontrollohet nuk është e nevojshme të zhvishet në publik përveç kapelë, këpucë, pallto, xhaketë ose doreza (neni 45 (3)). Kërkimi duhet të kryhet në ose në afërsi të vendit ku personi apo mjeti është ndaluar (neni 45 (4)). Pavarësisht sa i padëshiruar dhe i papërshtatshëm mund të konsiderohet nga shumica e shoqërisë kjo procedure ndalim dhe kontrolli dhe pavarësisht kuptimin tradicional të kufijve të pushtetit policor, nuk mund te thuhet se ka ndërhyrje në të drejtat themelore të lirisë civile. Megjithatë, duke pasur parasysh, siç edhe të paditurit me të drejtë pranojnë, që në raste të caktuara, së paku një procedurë e tillë është mjaftueshmërisht cenuese që të bjerë në fushën e veprimit të nenit 8 për të drejtën e respektimin e jetës së tij private, dhe duke konsideruar gjithashtu se me këtë pushtet mund të abuzohet lehtësisht - pasojë e pashmangshme e ushtrimit të tij pa qene nevoja e pasjes së arsyeve për të dyshuar nga ana e policëve- në mënyrë të qartë është e hapur për argument nëse skema nuk është konform kërkesës së Konventës për të qene “në përputhje me ligjin”.
75. Që kjo kërkesë të plotësohet ... jo vetëm që ndërhyrja në të drejtën e Konventës për privatësinë të ketë baza në ligjin e brendshëm (në çështjen konkrete është Ligjit i 2000); jo vetëm që duhet të jetë e aksesueshme në mënyrë të përshtatshme për publikun (si në çështjen konkrete - ndryshe për shembull nga qëndrimi në Malone kundër Mbretërisë së Bashkuar (1985) 7 EHRR 14); jo vetëm që ligji duhet të jete në mënyre të arsyeshme i parashikueshëm për t’u mundësuar atyre që preken prej tij të rregullojnë sjelljen e tyre në përputhje me të (kjo kërkesë padyshim që përmbushet nga njohja e publikut, nga vet përcaktimet e legjislacionit, që shoferët dhe këmbësorët janë të detyruar t’i nënshtrohen kësaj forme të kontrollit të rastësishme dhe nevojës për t’iu nënshtruar një kontrolli të tillë); por duhen gjithashtu garanci të mjaftueshme për të shmangur rrezikun e keqpërdorimit të këtij pushteti, apo ushtrimit të tij në mënyrë arbitrare.
76. Siç unë e kuptoj argumentin e kërkuesit, pikërisht mbi këtë kërkesë përfundimtare fokusohet parimisht : ky pushtet, siç pohon Z. Singh, mund të përdoret lehtësisht në mënyrë arbitrare dhe është shumë e vështirë mbrojtja kundër një abuzimit të tillë. Vërtetë, ai pranon se, nëse abuzohet me këtë pushtet në çdo rast të veçantë, oficeri i policisë në fjalë do të jetë përgjegjës civilisht për dëmet (dhe, pa dyshim, subjekt i masave disiplinore). Por, ai vlerëson se, është mjaft e vështirë për të vërtetuar një keqpërdorim te këtyre kompetencave, duke qene se nuk kërkohen baza të arsyeshme dyshimi për ushtrimit e tyre. Le të supozojmë për një moment se një oficer policie e përdor pushtetin e dhënë bazuar në arsye raciale diskriminuese, si do vërtetohej kjo gjë? Nuk ka garanci efektive kundër një abuzimi të tillë dhe as kritere të përshtatshme për të gjykuar mënyrën si këto kompetenca janë përdorur. Sigurisht përcaktohet nga paragrafi 2.25 të Kodit A (botuar sipas nenit 66 të ligjit për Policinë dhe Provat penale të 1984) se: “Zyrtarët duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos diskriminojnë anëtarët e grupeve të pakicave etnike në ushtrimin e këtyre kompetencave”. Por, thonë kërkuesit, thjesht nuk ka mënyra për ta kontrolluar këtë gjë, duke qene se bëhet fjale për kompetenca rastësore kaq të gjera. Nuk ka mënyra, parashtron përfaqësuesi ligjor i kërkuesve, përveç nëse ndalohen dhe kontrollohen të gjithë (siç ndodh në aeroporte apo në hyrje të godinave të caktuara), ose duke ndalur dhe kontrolluar në baza strikte numerike, për shembull le të themi, një ne çdo dhjetë persona. Vetëm në një nga këto mënyra, argumentet e kërkuesve sjellin diskutim lidhur me faktin nëse munden kompetenca të tilla të ushtrohen konform parimit të sigurisë juridike: ndryshe nuk do jene masat mbrojtëse të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Konventës për “cilësinë e ligjit”.
77. Do e kundërshtoja këtë argument. Në radhë të parë, duket e pamundur për të ushtruar kompetencat e nenit 44 në mënyrë efektive në një nga mënyrat e sugjeruar. Mendoni nëse pas shpërthimeve të Metrotë e Londrës korrikun e kaluar, policia të kishte tentuar për të ndaluar dhe të kontrolluar të gjithë ata që hynin në stacionet e metrosë apo një në çdo dhjetë (ose qindta) persona. Jo vetëm një detyrë e tillë do të kishte qenë afërisht e pamundur, por ajo sipas mendimit tim do pengonte qëllimin e vërtetë dhe vlerën e këtij pushteti. Kjo, siç shprehet Lordi Bingham në paragrafin 35 të mendimit të tij, nuk është "për të ndaluar dhe kontrolluar persona të cilët qartësisht nuk dyshohen për terrorizëm, pasi kjo do jete e padobishme dhe humbje kohe [por] të sigurojë që një polic të mos nuk kufizohet për të ndaluar dhe kontrolluar një person për të cilin ai dyshon për terrorist nga frika se nuk arrin të tregojë baza të arsyeshme për dyshim të tij. Është për të shpresuar, së pari, se terroristët potencialë do të pengohen (sigurisht nga mbajtja e mjeteve që u nevojiten për aktet e tyre) duke e ditur rrezikut që rastësisht të ndeshen me polici që do i ndalojnë dhe kontrollojnë, dhe, së dyti, që nga ushtrimi i këtyre kompetencave oficeret e policëve të mund (ndoshta dhe shumë rrallë) të jenë materiale të tilla dhe në këtë mënyrë shmangin një sulm terrorist të mundshëm. Këto kompetenca do ushtrohen jo ndaj persona të cilët nuk duket se paraqesin rrezik, por kundrejt atyre ndaj të cilëve policët kanë perceptimin se mund të kenë qëllime terroriste..
78. Në vlerësimin e tij të vitin 2001 lidhur me zbatimin e ligjit për Parandalimin e Terrorizmit (dispozita të përkohshme) i vitit 1989 (ndryshuar siç shpjegohet nga Lord Bingham në paragrafin 9 të mendimit të tij) dhe ligjit të Irlandës së Veriut (dispozita emergjente) i vitit 1996, Z. John Rowe QC tha sesi më poshtë lidhur me kompetencat për të ndaluar dhe kontrolluar ata që hynin apo dilnin nga Mbretëria e Bashkuar nëse ishin apo jo të përfshirë në aktivitete terroriste:
‘Ndalja “intuitive”
37. Është e pamundur të ekzagjerohet vlera e këtyre ndalimeve...
38. Duhet të shpjegojë se çfarë nënkuptoj me ndalesë "intuitive". Kjo është një ndalesë e bërë "ftohtë" ose "në mënyrë të rastësishme", por unë preferoj fjalët " me intuitë", pa njohuri paraprake rreth personit ose automjet të ndaluar.
39. Nuk mendoj se ndalimet nga një oficer i trajnuar i Forcave Speciale janë "të ftohta" ose "të rastit". Oficeri ka përvojë dhe trajnime lidhur me tiparet dhe rrethanat e terrorizmit dhe grupeve terroriste, dhe ai/ajo mund të vërej, gjëra të cilat një jo profesionist nuk do i vinte re, ose ai /ajo mund thjesht të kenë intuitën e një oficeri policie. Shpesh arsyeja për këtë ndalesë një nuk mund t’i shpjegohet një jo profesionisti’.
79. Më vonë në vlerësimet e tij Z. Rowe vërejti lidhur me kompetencat më të përgjithshme të ndalimit dhe kontrollit të parashikuara fillimisht në nenet 13A dhe 13B të ligjit të 1989 se "këto kompetenca janë përdorur me masë, dhe për qëllime të mira”. Unë me respekt pranoj se kompetencat e parashikuara në nenin 44 (siç është aktualisht) duhet të ushtrohen me masë, një rekomandim i fuqishëm në të gjithë serinë e raporteve vjetore për ligjin e 2000 nga Lord Carlile i Berriew QC, raportuesi i pavarur i legjislacionit mbi terrorizmin i emëruar pas Z. Rowe - shih më të fundit paragrafin 106 nga raporti e tij i 2005, duke sugjeruar se përdorimi i pushtetit "mund të reduktohet në 50 për qind pa rrezik të rëndësishëm për publikun apo në dëm të veprimtarisë së policisë". Për mendimin tim, megjithatë, që e bën atë edhe më të rëndësishme është se objekti përcaktohet sipas intuitës se policëve, dhe nuk ushtrohet ne mënyrë rastësore ne kuptimin e vërtet të kësaj fjale, ndaj të gjithëve sikur ka ndonjë meritë të veçante në ndalimin dhe kontrollin e personave të cilët sipas policëve nuk përbëjnë asnjë rrezik. Me pak fjalë, vlera e këtij legjislacioni, ashtu si lejimi i ndalimit dhe kontrollit të personave në porte, është se ai u mundëson oficerëve të policisë për të bërë atë që z Rowe e karakterizon si ndalim intuitiv.
80. Sigurisht, ashtu si Komiteti Raportues i Këshillit të Kurorës të kryesuar nga Lordi Njuton i Braintree theksoi në raportin e tij të dhjetorit të vitit 2003 mbi Ligjin Anti-Terrorizëm, Krimit dhe Sigurisë i vitit 2001:
‘Terroristët e sofistikuar e ndryshojë profilin dhe metodat e tyre për të shmangur paraqitjen si një objektiv statike. Për shembull, al Kaeda është raportuar i kishte dhënë rëndësi të veçantë rekrutimit të myslimanëve të konvertuar, sepse ishte gjykuar se ata ishin më pak nën vëzhgimin e autoriteteve..’
Mua më duket e pashmangshme, megjithatë, se për aq kohë sa rreziku kryesor i terrorizmit kundrejt të cilit autorizohet përdorimi i kompetencat e nenit 44 është nga al Kaeda, një numër disproporcional i atyre që ndalohen dhe kontrollohen do të jenë me pamjen aziatike (veçanërisht nëse ata mbajnë çante shpine ose veshur rroba të gjera për mundësuar fshehjen e objekteve për qëllime terroriste).
81. Është një përfundim i tillë në kundërshtim me jurisprudencën e Konventës apo i papajtueshëm me ligjin e brendshëm mbi diskriminimin? Në gjykimin tim nuk është, mjafton që oficerët e policisë që ushtrojnë këto kompetenca t’i kushtojnë vëmendjen e duhur paragrafit 2.25 të Kodit A:
‘Përzgjedhja e personave të ndaluar në bazë të nenit 44 të ligjit kundra Terrorizmit të vitit 2000 duhet të reflektojë një vlerësim objektiv të kërcënimit nga ana e grupeve të ndryshme terroriste aktive në Britaninë e Madhe. Kompetencat nuk duhet të ushtrohen për qëllime të ndryshme nga ato të lidhura me terrorizmin. Oficerët duhet të bëjnë kujdes të veçantë që të mos diskriminojnë anëtarët e grupeve të pakicave etnike, në ushtrimin e këtyre kompetencave. Megjithatë në rrethana të veçanta, ka rëndësi marrja parasysh e prejardhjes etnike në zgjedhjen e personave për të ndaluar në përgjigje të një kërcënimi specifik terrorist (për shembull, disa grupe terroriste ndërkombëtare janë të lidhura me identitete të veçanta etnike)’
Origjina etnike në përputhje me rrethanat mund dhe duhet të merret parasysh në përcaktimin nëse dhe kush do të ndalohet e kontrollohet me kusht gjithmonë që këto kompetenca të ushtrohen në mënyrë shume të kujdesshme dhe përzgjedhja të bëhet për arsye që lidhen me kërcënimin terrorist të perceptuar dhe jo në bazë të diskriminimit racial.”
C.Procedurat e Gjykatës së Kontesë
24. Kërkuesi gjithashtu iu drejtua Gjykatës së Kontesë në 8 shtator 2004 për, inter alia, dëmet e shkaktuara sipas ligji për të Drejtat e Njeriut i vitit 1998 me pretendimin se policia kishte ushtruar kompetencat e ndalimit dhe kontrollit në mënyrë të paligjshme kundrejt secilit prej kërkuesve dhe në shkelje të neneve 8, 10 dhe 11 të Konventës, për të kontrolluar ose penguar pjesëmarrjen e tyre në demonstratë e jo kontrollin për objekte të lidhura me terrorizmin. Procedura u pezullua në pritje të vendimit të Dhomës së Lordëve lidhur me ankesën e tyre dhe rifilloi më në fund në shkurt 2007. Gjykata e Kontesë refuzoi pretendimet e tyre dhe vërejti se kompetencat ishin ushtruar, në lidhje me secilin prej tyre, në mënyre të rregullt dhe ligjore. Kërkuesit nuk apeluan kundër këtij vendimi.
II. LEGJISLACIONI DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
...
C.Ligji kundër Terrorizmit i vitit 2000
28. Ligji i 2000 ishte menduar për të rishikuar, modernizuar dhe forcuar ligjin për terrorizmin në dritën, inter alia, të Investigimeve të Lord Lloyd.
“Terrorizmi” përkufizohet në nenin 1, si vijon:
“(1) Në kuptim të këtij ligji ‘terrorizëm’ kuptojmë kryerjen apo kërcënimin për kryerjen e veprimeve ku -
(a) veprimet bie në fushëveprimin e paragrafit (2),
(b) Kryerja apo kërcënimi janë projektuar për të influencuar tek qeveria ose për të frikësuar publikun ose grupe personash nga publiku i gjerë dhe
(c) Kryerja apo kërcënimi është bërë me qëllime që lidhen me një kauzë politike, fetare apo ideologjike.
(2) Veprimet bie në fushëveprimin e këtij paragrafi nëse -
(a) përfshin dhunë serioze kundër një personi,
(b) përfshin dëmtime serioze të pronës,
(c) rrezikon jetën e një personi, përveç atij që kryen veprimin,
(d) krijon një rrezik serioz për shëndetin apo sigurinë e publikut apo grupeve të personave nga publiku i gjerë, ose
(e) është projektuar seriozisht për të ndërhyjë ose gemtuar një sistem elektronik.
(3) Kryerja apo kërcënimi për kryerjen e veprimit që bie brenda fushëveprimit të paragrafit (2) dhe i cili përfshin përdorimin e zjarrit apo eksplozivëve konsiderohet terrorizëm edhe nëse nuk plotësohen kushtet e paragrafit (1) (b).
(4) Në këtë nen -
(a) ‘veprime’ përfshin veprime jashtë Mbretërisë së Bashkuar,
(b) person apo pronë i referohet çdo personi, ose prone, kudo që ndodhet,
(c) publiku i referohet publikut të çdo Shteti, përveç Mbretërisë së Bashkuar, dhe
(d) ‘qeveria është qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ose e një shteti të Mbretërisë së Bashkuar ose një Shteti tjetër.
(5) Në këtë ligj ‘veprimet e ndërmarra për qëllime të terrorizmit’ i referohen veprimeve të ndërmarra nga një organizate e ndaluar për përfitimi të sajat ".
29. Nenet 41-43 të Ligjit të 2000, nën kreun me titull “Terroristët e dyshuar”, parashikojnë për arrestin pa mandat paraprak, kontrollin e mjediseve dhe të personave nga një oficer policie. Në çdo rast duhet ketë arsye për të dyshuar se personi që arrestohet apo kontrollohet është terrorist.
30. Nenet 44-47, nën kreun me titull "Kompetencat për të ndaluar dhe të kontrolluar", nuk janë subjekt i kërkesave për dyshimin e arsyeshëm. Këto nene parashikojnë një procedurë me tre faza.
Sipas nenit 44, faza e parë është autorizimi:
“44(1) Autorizimi sipas këtij paragrafi autorizon çdo polic me uniformë për të ndaluar një automjet në një zonë ose në një vend të përcaktuar në autorizim dhe për të kontrolluar -
(a) automjetin;
(b) shoferin e automjetit;
(c) pasagjeri në automjet;
(d) çdo gjë brenda ose jashtë automjetit ose që mbahet nga shoferi apo pasagjeri.
(2) Autorizimi sipas këtij paragrafi autorizon çdo polic me uniformë për të ndaluar një këmbësor në një zonë ose në një vend të përcaktuar në autorizim dhe për të kontrolluar -
(a) këmbësorin;
(b) çdo gjë qe ai mban.
(3) Autorizimi sipas paragrafit (1) dhe (2) mund të jepet vetëm nëse autorizuesi e konsideron të dobishëm për parandalimin e akteve të terrorizmit.
(4) Autorizim jepet -
(a) për një zonë specifike ose vend e cila pjesërisht ose tërësisht përfshihet nga një zone policore jashtë Irlandës Veriore, përveç atyre të përmendura në paragrafin (b) dhe (c), nga oficer i policisë për zonën që mban të paktën gradën e Zëvendës Shef Policie;
(b) për një zonë specifike ose vend e cila pjesërisht ose tërësisht përfshihet nga zona policore metropolitane nga oficer i policisë për zonën që mban të paktën gradën e Komandantit të Policisë Metropolitane;
(c) për një zonë specifike ose vend e cila pjesërisht ose tërësisht përfshihet nga Qyteti i Londrës, nga oficer i policisë për Qytetin që mban të paktën gradën e Komandantit të Policisë së Qytetit të Londrës;
(d) për një zonë specifike ose vend e cila pjesërisht ose tërësisht përfshihet nga Irlanda Veriore, nga një anëtar i Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut, që mban të paktën gradën e Zëvendës Shef Policie.
(5) Nëse një autorizimi është dhënë verbalisht, personi autorizues duhet ta konfirmojë me shkrim sa më shpejt që është e mundur.”
Sipas nenit 46 (1) - (2), një autorizimi i fillon efektet në momentin që jepet dhe mbaron kur përcaktohet përfundimi i tij, por gjithsesi nuk mund të jetë për më shumë se 28 ditë. Ekzistenca dhe përmbajtjen e autorizimeve sipas nenit 44 nuk bëhen të njohura për publikun.
31. Faza e dytë është konfirmimi, i cili rregullohet me nenin 46 (3) - (7). Personi autorizues duhet të informojë Sekretarin e Shtetit sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse Sekretari i Shtetit nuk e konfirmon autorizimin brenda 48 orëve nga koha kur është dhënë, atëherë ai nuk sjelle më efekt (pa asgjë shfuqizimin të efekteve që ai ka sjellë gjatë periudhës prej 48 orësh). Kur konfirmon një autorizim Sekretari i Shtetit mund të ndryshojë kohëzgjatjen e autorizimit me një datë më herët mbarimi, por jo më të mëvonshme. Ai mund të anulojë një autorizim me fuqi nga një kohë të përcaktuar. Kur një autorizim rinovohet rregullisht, zbatohet e njëjta procedurë konfirmimi. Sekretari i Shtetit nuk mund të ndryshojë mbulimin gjeografik të një autorizimi, por mund të refuzojë konfirmimin e tij, nëse vlerëson se zona e mbuluar është shumë e gjerë.
32. Faza e tretë, sipas nenit 45, ka të bëjë me ushtrimin e kompetencave të ndalimit dhe kontrollit nga një polic:
“(1) Kompetencat e dhënë nga një autorizim sipas nenit 44 (1) ose (2)-
(a) mund të ushtrohet vetëm për qëllim kontrolli për objekte të një lloji që mund të përdoren për qëllime terroriste, dhe
(b) mund të ushtrohet pavarësisht faktit nëse polic ka apo jo baza për të dyshuar për praninë e objekteve të atij lloji.
(2) Një polic mund të sekuestrojë dhe më pas ta mbaj një objekt që ai zbulon në rrjedhën e një kontrolli sipas nenit 44 (1) ose (2) nëse ka baza të arsyeshme për të dyshuar se ai objekt mund të përdoret për qëllime terroriste.
(3) Një polic gjatë ushtrimit të kompetencave të dhëna nga një autorizim nuk mund t’i kërkojë një personi të zhvishet në publik përveç kapelës, këpucëve, palltos, xhaketës apo dorashkave.
(4) Ku një polic ndalon një person apo mjet për ta kontrolluar në bazë të nenit 44 (1) ose (2) ai mund të mbajë personin apo automjet për aq kohë sa është e nevojshme që kontrolli të kryhet në ose në afërsi të vendit ku personi ose mjeti është i ndalur.
(5) Kur -
(a) një mjet ose këmbësorë ndalohet në bazë të nenit 44(1) ose (2), dhe
(b) shoferi i mjetit ose këmbësori kërkon një deklaratë me shkrim që automjeti apo ai u ndalua, në bazë të nenit 44 (1) ose (2),
deklarata me shkrim duhet t’i sigurohet.
(6) Një kërkesë sipas pikës (5) duhet të bëhet brenda një periudhe prej 12 muajsh duke filluar nga data në të cilën mjeti apo këmbësorë janë ndaluar”
33. Këto janë kompetenca që i jepen një polici përveç kompetencave të tjera që i janë dhënë me ligj (Ligji i 2000, neni 114). Mosrespektimi i urdhrit të policit për të ndaluar, apo pengimi i policit në ushtrimin e kompetencave të dhëna me një autorizim sipas nenit 44 (1) ose (2), parashikohet si vepër penale nga neni 47, e dënueshme me burgim ose gjobë, ose të dyja bashkë.
34. Nenet 44-47 të Ligjit të 2000 kishin hyrë në fuqi më 19 shkurt 2001. Doli gjatë procedimeve të brendshme të çështjes në fjalë se, autorizimet të njëpasnjëshme sipas nenit 44, që mbulonin tërë zonën e Policisë Metropolitane dhe jepeshin për një periudhë maksimale të lejuar (28 ditë), ishin dhënë dhe konfirmuar që nga ajo kohë.
D.Kodi i Praktikës
35. Kodi i Praktikës u miratua nga Sekretari i Shtetit më 1 prill 2003 për të udhëhequr të gjithë oficerët e policisë në ushtrimin e të gjitha kompetencave ligjore për të ndaluar dhe ushtruar kontroll. Është kërkuar që ky Kod të ishte në dispozicion në të gjitha stacionet policore për konsultim nga oficerët e policisë dhe ishte një dokument publik.
36. Kodi kërkonte, inter alia, që kjo kompetencë të "përdoret në mënyrë të drejtë, me përgjegjësi, dhe respekt ndaj personave që kontrolloheshin". Ai gjithashtu përcaktonte se kompetencat sipas nenit 44 të Ligjit të 2000 “nuk duhet të përdoreshin për të ndaluar dhe kontrolluar për arsye të ndryshme nga ato që lidheshin me terrorizmin” dhe se këto kompetenca duhet të përdoreshin "për të ushtruar kontroll vetëm për objekte të cilat mund të përdoreshin për qëllime terroriste". Në paragrafët 1.2 dhe 1.3, Kodi parashikon:
“1.2 Ndërhyrja në lirinë e personit të ndaluar dhe kontrolluar duhet të jetë me kohëzgjatje të kufizuar dhe ndalimi për qëllimet e kontrollit duhet të bëhet në ose në afërsi të vendndodhjes ku është bërë ndalimi.
1.3 Nëse këto parime themelore nuk merren në konsideratë, ushtrimi i kompetencave për të ndaluar dhe kontrolluar do të vihej në pikëpyetje. Dështimi për të përdorur këto kompetenca në mënyrën e duhur ul efektivitetin e tyre. Ndalimi dhe kontrolli mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe parandalimin e krimit, dhe ushtrimi i tyre ndershmërisht i bën ato edhe më efektive.”
Paragrafi 3.5 i Kodit parashikon:
“Policet nuk kanë kompetenca për t’i kërkuar një person për t’u zhveshur në publik përveç palltos, xhaketës, apo dorashkave me përjashtim të parashikimeve të nenit 45 (3) të ligji kundër Terrorizmit të vitit 2000 (i cili i jep kompetenca një polici kryer kontrolle sipas nenit 44 (1) apo 44 (2) të këtij Ligji për të kërkuar një personi të heq kapelën dhe këpucët në publik)... Një kontroll në publik i veshjeve të një personi të cilat ai nuk i ka zhveshur duhet të kufizohet në kontrollin sipërfaqësore të rrobave të jashtme. Kjo, megjithatë, nuk e ndalon një oficer nga vendosja e dorës së tij ose të saj brenda xhepat e veshjeve jashtme, ose brenda e kollares, çorapeve dhe këpucëve, nëse kjo është e arsyeshme në rrethana për gjetjen e objektit të kontrollit apo për të hequr dhe shqyrtuar çdo send i cili dyshohet mbi baza të arsyeshme të jetë objekt i kontrollit. Për të njëjtat arsye, subjekt i kufizimeve për heqjen e kapelës, flokët e një personi mund të kontrollohen në publik...”
Disa hapa duheshin ndërmarr sipas paragrafit 3.8 përpara kontrollit:
“3.8 Para ushtrimi të kontrollit, polici duhet t’u sigurojë personave të ndaluar, qoftë këmbësoreve qoftë ata që ndodhen brenda mjetit të ndaluar, informacionin e mëposhtëm:
(a) se ata janë ndaluar me qëllim kontrolli;
(b) emrin e policit që i ndalon (përveç në rastin e pyetjeve të lidhura me hetimin e terrorizmit, apo kur polici e vlerëson të arsyeshme se duke i dhënë emrin e tij mund të vërë veten në rrezik, dhe në këtë rast duhet t’i jepet mandati apo ndonjë mjet tjetër identifikimi) dhe emri i stacionit policor nga i cili polici përfshihet;
(c) kompetencën ligjore që po ushtron; dhe
(d) një shpjegim të qartë të;
(i) qëllimit të kontrollit në drejtim të nenit apo neneve, sipas së cilëve ekziston një kompetence kontrolli; ...
(iii) në rastin e kompetencave të cilat nuk kërkojnë dyshimin mbi baza të arsyeshme ..., natyrën e kompetencës dhe të çdo autorizimi të nevojshëm dhe faktin se ajo ishte dhënë.”
Oficerët e policisë që kryejnë kontroll u kërkohet nga paragrafi 3.9 të jetë të veshur me uniformë. Kodi në paragrafët 3,10-3,11 vazhdon si më poshtë:
“3.10 Para se të behet kontrolli polici duhet të informojë personin (ose personat që ndodhen në mjetin që do të kontrollohet) për të drejtën e tij apo të saj për një kopje të procesverbalit të kontrollit, duke përfshirë edhe të drejtën e tij për të kërkuar procesverbalin e kontrollit brenda 12 muajve, në qoftë se ajo mbajtja e procesverbalit në momentin e ndalimit dhe kontrollit ishte tërësisht e pamundur. Gjithashtu në këtë rast, personit duhet të informohet proceduar e marrjes se kopjes së procesverbalit....Personit duhet t’i jepet informacion në lidhje me kompetencat e policisë për të ndaluar dhe kontrolluar dhe të drejtat e tij në këto rrethana.
3.11 Nëse personi që do kontrollohet, ose ata që ndodhen në mjetin që do kontrollohet, duket se nuk kuptojnë atë që iu thuhet, apo dyshohet në lidhje me aftësinë e personit për të kuptuar anglisht, oficeri duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshme për ta informuar atë në lidhje me të drejtat tij dhe dispozitat përkatëse të këtij Kodi. Nëse personi është i shurdhër ose nuk mund të kuptojnë gjuhën angleze dhe është i shoqëruar nga dikush, atëherë polici duhet të përpiqet për të përcaktoj nëse ai person mund të interpretojë ose të ndihmojë oficerin për të dhënë informacionin e kërkuar.”
Një procesverbal kërkohet të mbahet në kohën e ndalimit dhe kontrollit ose sa më shpejt të jetë e mundur (paragrafi 4.1):
“4.1 Një oficer i cili ka kryer një kontroll në ushtrimin kompetencave për të cilat ky Kodi zbatohet, duhet të bëjë procesverbal në kohë e ndalimit dhe kontrollit, përveç nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat e bëjnë këtë tërësisht jopraktike (p.sh. në situata çrregullimi publik apo kur prania e policit, kërkohet urgjentisht diku tjetër). Nëse procesverbali nuk mund bëhet në atë kohë, oficeri duhet ta bëj atë sa më shpejt të ketë mundësi. Mund të ketë situata në të cilat nuk është e mundur të merret informacioni i nevojshëm për të përfunduar një procesverbal, por polici duhet të bëj çdo përpjekje të arsyeshme për ta përpiluar atë.”
E.Raportet nga Lord Carlile i Berriew QC mbi funksionimin e kompetencave të ndalimit dhe kontrollit sipas nenit 44
37. Neni 126 i Ligjit të 2000 i kërkon Sekretari i Shtetit për të përgatitur një raport mbi zbatimin e ligjit para Parlamentit të paktën një herë në çdo 12 muaj dhe Lordi Carlile i Berriew QC u emërua si Raportues i pavarur për përgatitjen e raportit vjetor, inter alia.
...
43. Në raportin e tij lidhur me zbatimin e Ligjit të 2000 në vitin 2008 (qershor 2009), Lordi Carlile shprehej:
“140. Shembuj të shumtë të përdorimit të dobët apo të panevojshme të nenit 44. Unë kam prova të rasteve ku personi i ndaluar ishte aq larg çdo profili të njohur terroristi sa që, realisht, nuk ekzistonte as mundësia më e vogël që ai të ishte një terrorist, dhe rrjedhimisht të justifikohej ndalimi i tij. Në një situatë tjetër bazat e përzgjedhjes së personave te ndaluar ishin thjesht numerike, çka e bën pothuajse të paligjshme dhe një përdorim jo inteligjent të kompetencave. Shefat e policisë duhet të mbajnë parasysh se ndalimet sipas 44, pa pasur dyshime, është një ndërhyrje në lirinë e lëvizjes së personit të ndalur. Unë besoj se është krejtësisht e ndalimi i personave në mënyre të tillë që të një ekuilibër racor në statistikat e nenit 44. Ka dëshmi të shumta qesharake se kjo po gjë po ndodh realisht. Unë i kuptojë mjaft mirë shqetësimet e policisë për të mos u përfshirë në akuza për diskimin gjatë ushtrimit të kompetencave; por kjo nuk është një përdorim i mirë të burimeve të çmuar, nëse ata i shfrytëzojnë në kontrolle për të cilët ata janë të ndërgjegjshëm se janë jo të panevojshme. Është gjithashtu një ndërhyrje në liritë civile të personit i cili është ndaluar, thjesht për të "balancuar" statistikat. Kriteret për ndalimet sipas nenit 44 duhet të jenë të bazuara objektivisht, pavarësisht konsideratave racore: nëse ndalimi mbi baza objektive prodhon një çekuilibër etnik në statistikat e ndalimit, kjo duhet të konsiderohet si një pasojë proporcionale e operacioneve të policisë.
141. Udhëzime të dobishme të praktikes për të ndaluar dhe kontrolluar në lidhje me terrorizmin është botuar gjatë vitit 2008 nga ana e Agjencisë Kombëtare për Përmirësimi e ushtrimit të profesionit të Policit në emër të Shoqatës së Shefave të Oficereve të Policisë [ACPO]. Ky udhëzim thekson kërkesa të rëndësishme, të cilat përfshijnë që –
● Këto kompetenca janë të jashtëzakonshme
● Shtrirja gjeografike e autorizimeve sipas nenit 44 duhet të jetë e përcaktuar qartë
● Testi ligjor është i rëndësishëm për përdorimin e kompetencave për qëllime të parandalimit të akteve të terrorizmit
● Vlerësimi i ndikimit tek publiku është një pjesë e rëndësishme e procesit të autorizimit
● Sekretarit të Shtetit duhet t’i paraqiten arsyet e detajuar për konfirmimin e autorizimit sipas nenit 44
● Shefat e policisë pretendojnë nga Sekretari i Shtetit një shqyrtim në mënyre të detajuar dhe rigoroze para konfirmimit të autorizimit
● Fletëpalosjet duhet të shpërndahen për publikun në një zonë ku do të ushtrohen kompetencat
● Policët duhet të mbajnë procesverbale në mënyre të kujdesshme
...
146. Pikëpamja ime mbetet e njëjtë me atë të shprehur këto katër vitet e fundit, por theksoj: që unë e gjej të vështirë për të kuptuar pse autorizimet e nenit 44 janë perceptuar si të nevojshme në disa zona dhe apo në disa vende të caktuara, dhe jo në disa të tjera me profilet rrezikshmërie shumë të ngjashme sa që e gjej të vështirë të kuptoj se përse autorizimet në bazë të nenit 44 perceptohet se janë të nevojshme në disa zona dhe në lidhje me disa objekte dhe jo në disa të tjera me karakteristika jashtëzakonisht të ngjashme. Kur kompetenca të tjera ndalimi dhe kontrolli janë të përshtatshme për të përmbushur qëllimet, nuk ka nevoje për kërkuar përdorimin apo aprovimin e zbatimit të dispozitës. Qëllimi kryesor është të merret me vende që janë të vështira në kohe të tensionuara, ku rritet mundësia e terroristëve për të fituar qasje në një vend strategjik. Për shembull, unë nuk kam asnjë kritikë të përdorimit të saj të kujdesshëm në momentin e një demonstratë të madhe në Aeroportin Heathrow të Londrës: terroristët mund të përdorin pjesëmarrjen në një demonstrim i tillë për të hyrë aty, fotografuar, apo analizuar vendin apo qoftë edhe rritur informacionet e tyre të një objektivi të mundshëm të tilla si Heathrow. As nuk e kam kritikuar përdorimin e saj në ose në afërsi të infrastrukturave kritike apo vende të një rëndësie të veçantë kombëtare.
147. Tani, ndiej një shqetësim për faktin se Policia Metropolitane nuk i kufizon autorizimet sipas nenit 44, në disa lagje apo pjesë të një lagjeje, dhe jo në të gjithë qytetin. Nuk gjej asnjë justifikim që gjithë Londra e Madhe të mbulohet në mënyre të përhershme, ndërkohë që qëllimi i nenit nuk ishte të vendoste Londrën nën kompetencat të ndalimin/kontrollit në mënyrë të përhershme. Megjithatë, një projekt pilot është duke për të filluar sipas së cilit kompetencat sipas nenit në fjalë shtrihen në një mënyrë ndryshe. Do e shqyrtojë me detaje këtë projekt. Shifrat alarmante të ushtrimit të këtyre kompetencave (rreth 8,000 deri 10,000 ndalesa në muaj deri në fillim të 2009) paraqesin një lajm i keq, dhe unë shpresoj për më mirë gjatë vitit. Shifrat dhe një analizë e shpejtë e tyre, tregon për një përdorim të kompetencave sipas nenit 44 për qëllime të ndryshme nga ato lidhur me terrorizmin, dhe kjo është e papranueshme.
148. Jam i sigurt nëse këto kompetenca do përdoreshin në mënyre më të sigurte atëherë do mund të përdoreshin shumë pak. Nuk shumë pak prova për të mos thënë aspak se përdorimi i nenit 44 ka potencial më të lartë për të parandaluar një akt të terrorizmit në krahasim me fuqitë e tjera ligjore të ndalim/kontrollit. Ndërkohe që kontrolle sipas dispozitës kanë çuar në arrestime për krime, në asnjë rast kontrolli nga mijëra të tilla nuk ka rezultuar ndonjëherë në dënimit për një vepër të terrorizmit. Përfitimet nga kjo dispozite janë vënë në pikëpyetje si publikisht ashtu dhe privatisht nga oficere policie të Policisë Metropolitane, me eksperiencë në fushën e terrorizmit.
149. Përdorimi në masë më të vogël i kompetencave sipas nenit 44, në disa zona, përveç Londrës, nuk do të thotë që këto zona janë më pak të sigurta apo më të prirura për akte terroriste. Ka mënyra të ndryshme për të arritur në një përfundim të njëjtë. Efektet e përdorimit të gjerë të nenit, lidhur me marrëdhëniet me komunitetin, janë padyshim negative. Kontrolli i bazuar në dyshim të arsyeshëm dhe të deklaruar, edhe pse jo në vetvete një test i mirëfilltë, do jetë më e kuptueshme dhe bindëse për publikun.
150. Unë theksoj se unë nuk jam në favor të shfuqizimit nenin 44. Duke mos lënë mënjanë pikëpamjet e shprehura më lart, në gjykimin tim neni 44 dhe neni 45 mbeten të domosdoshme dhe proporcionale me rrezikun e vazhdueshëm dhe serioz të terrorizmit ".
F.Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me racat dhe ushtrimin e kompetencave të ndalimit dhe kontrollit sipas nenit 44
44. Sipas nenit 95 të Ligjit për Drejtësinë Penale të vitit 1991, sekretari i shtetit është nën detyrimin që të publikojnë informacione në lidhje me sistemin e drejtësisë penale në referencë të shmangies së diskriminimit në bazë të racës. Në një raport të publikuar në pajtim me këtë detyrim në tetor 2007, "Statistikat lidhur me Racat dhe Sistemin e Drejtësisë Penale - 2006", Ministria e Drejtësisë ka regjistruar si vijon:
“Një total prej 44543 kontrollesh ishin bërë në bazë të nenit 44 (1) dhe (2) të ligjit kundër Terrorizmit të vitit 2000, në qershor 2005 në krahasim me 33177 të regjistruara në maj 2004, një rritje e përgjithshme prej 34% (Tabela 4.6). Kontrolli i personave aziatike ishte rritur nga 3697 në 6805 (deri 84%), kontrolli e personave me ngjyrë ishte rritur nga 2744 në 4155 (deri 51%). Kontrollet për grupe të tjera etnike gjithashtu ishin rritur, nga 1428 që llogariteshin në maj 2004 në 1937 në qershor 2005 (deri 36%), ashtu siç ishin rritur edhe kontrollet për njerëzit e bardhë, nga 24782 të regjistruara në maj 2004 në 30.837 në qershor 2005 (deri 24%). Mbi gjysma e kontrolleve ishin zhvilluar në zonën e Policisë Metropolitane dhe 15% në Qytetin e Londrës, në krahasim me 40% dhe 20% përkatësisht në maj 2004. Rritjet e mëdha në krahasim me shifrat e maj 2004 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga shpërthimet e që ndodhen në Londër më 7 korrik 2005. Si në rastin e ndalimeve dhe kontrolleve sipas nenit 1 të PACE, rritja e aktiviteteve të policisë nëpër rrugë çoi në një rritje në ushtrimit të kompetencave të ndalimit dhe kontrollit sipas nenit 44 të ligjit kundër Terrorizmit të vitit 2000.
Në qershor 2005, regjistroheshin 25479 kontrolle të personave në automjetet e ndaluara në bazë të nenit 44 (1) (Tabela 4.7). Shtatëdhjetë e pesë për qind e atyre të kontrolluar në qershor 2005 ishin të bardhë, 11% aziatike dhe 8% me ngjyrë. Kishte pasur një rritje të lehtë në përqindjen e njerëzve të bardhë të kontrolluar dhe një rënie të lehtë në përqindjen e njerëzve me ngjyrë në krahasim me maj 2004. Dyzet e gjashtë arrestime të personave në automjetet e ndaluara të lidhur me terrorizmin rezultuan nga kontrollet sipas neni 44 (1), në krahasim me 38 në vitin paraardhës. Arrestimet sipas legjislacionit që nuk lidhje me terrorizmin, pas ushtrimit të kompetencave të këtij neni kanë mbetur konstante në periudhën maj 2004 dhe qershor 2005 në shifrën 246. Arrestimet që vinin nga kontrollet e ushtruara sipas nenit 44 (1) ishin kryesisht në Londër. Kjo tregon shumë qartë një rritje në përdorimin e kompetencave në Londër
Numri i ndalimeve dhe kontrolleve të këmbësorëve sipas nenit 44 (2) pothuajse u dyfishua në periudhën maj 2004 dhe qershor 2005 me 19064 të ndaluar dhe kontrolluar të regjistruara në qershor 2005. Kjo rritje erdhi si pasoje e rritjes së ushtrimit të kompetencave në Londër. Ushtrimi i këtyre kompetencave në zonat jashtë Londrës ka rënë me 19% në ndërmjet maj 2004 dhe qershor 2005. Në qershor 2005, 61% e personave të ndaluar sipas nenit 44 (2) ishin të bardhë në krahasim me 74% në maj 2004 dhe 72% në prill 2003. Shifrat për aziatikët dhe personat me ngjyrë ranë në 21% dhe 11% respektivisht në qershor 2005. Në qershor 2005, 59 arrestime në lidhje me terrorizmin rezultuar nga kontrollet sipas neni 44 (2) në krahasim me 24 të vitit e kaluar dhe pesë në prill 2003. Arrestimet sipas legjislacionit që nuk lidhje me terrorizmin u rriten nga 153 në maj 2004 në 212 në qershor 2005. "
...
46. Raporti më i fundit, " Statistikat lidhur me Racat dhe Sistemin e Drejtësisë Penale – gusht 2007", botuar në prill 2009, tregoi një rritje të konsiderueshme në ushtrimin e kompetencave sipas nenit 44:
“Ishin ushtruar një total prej 117278 kontrollesh tek personat në bazë të nenit 44 (1) dhe (2) të ligji kundër Terrorizmit të vitit 2000 në gusht 2007 në krahasim me 37197 të ushtruara në korrik 2006, pra një rritje prej 215% (Tabela 4.6). Më pak se një e pesta (19%) e forcave policore të zonave nuk i kishin ushtruar këto kompetencave në gusht të vitit 2007. Kontrollet ishin rritur për të gjitha grupet etnike, por rritja më e madhe ishte për njerëzit më ngjyrë (322%), pasuar nga aziatiket (277%), kategorinë e tjera (262%), dhe më pak kishte pasur rritje për njerëzit e bardhë (185%).
Rritja e madhe e numrit të ndalimeve dhe kontrolleve të bëra në bazë të ligjit kundër Terrorizmit reflektonte qartësisht rritjen në ushtrimin e këtyre kompetencave nga ana e Policisë Metropolitane. Në gusht 2007 Policia Metropolitane ishte përgjegjës për 87% të kontrolleve të bëra sipas nenit 44 (1) dhe 44 (2) të ligji kundër Terrorizmit të vitit 2000, në krahasim me 68% të korrikut 2006. Policia Metropolitane i kishte ushtruar këto kompetenca mbi 76496 raste më shumë se në vitin e kaluar, që paraqet një rritje prej 303%. Kjo rritje ishte drejtpërdrejt një përgjigje e fuqishme nga Policia Metropolitane ndaj kërcënimit terrorist në Londër që nga bombardimi në Haymarket në vitin 2007.
Tabelat 4.7 dhe 4.8 tregojnë zonat e forcat e policisë, ku numri i përgjithshëm i ndalimeve dhe kontrolleve sipas nenit 44 (1) dhe (2) i ligjit kundër Terrorizmit i viti 2000 e tejkalonte shifrën prej1000 njerëz në gusht 2007.
Në gusht të vitin 2007, regjistroheshin 65217 kontrolle të personave në automjetet e ndaluara sipas nenit 44 (1) (Tabela 4.7). Gjashtëdhjetë e katër për qind e tyre ishin të njerëz të bardhë, një rënie prej tetë për qind krahasuar me vitin e kaluar, 13% ishin të njerëz me ngjyrë (një rritje me 3 pikë përqindjeje), dhe 16% ishin aziatike (një rritje me 4 pikë përqindjeje). Tridhjetë e katër arrestimet në lidhje me terrorizmin, të personave në automjetet e ndaluara, rezultuan nga kontrollet e ushtruara sipas neni 44 (1), në krahasim me 14 të një viti më parë. Nëntë prej këtyre personave ishin njerëz me ngjyrë dhe 10 aziatikë. Arrestimet sipas legjislacionit që nuk lidhej me terrorizmin pas ushtrimit të kompetencave të ndalimin dhe kontrollit sipas nenit 44 (1) ishin rritur në 665 nga 246 të regjistruara në korrik të vitit 2006.
Numri i ndalimeve dhe kontrolleve të këmbësorëve sipas nenin 44 (2) ishte rritur me 280% në periudhën ndërmjet korrikut 2006 dhe gushtit 2007 nga 13712 në 52061 (Tabela 4.8). Siç u përmend më parë, kjo rritje e madhe i atribuohen përgjigjes së fuqishme të Policisë Metropolitane ndaj bombardimeve në Haymarket. Përqindja e njerëzve të bardhë këmbësorë të kontrolluar sipas nenit 44 (2) ka pësuar rënie nga 66% e në 61%. Aziatiket janë grupi etnik nga BME (njerëzit me ngjyrë dhe minoritet e tjera etnike) më i kontrolluar (19%) dhe më pas i arrestuar në lidhje me terrorizmin (29%)."
...
E DREJTA
49. Kërkuesit pretenduan se ndalimi dhe kontrolli i tyre nga policia sipas neneve 44-47 të Ligjit të 2000 shkelte e të drejtave të tyre sipas neneve 5, 8, 10 dhe 11 të Konventës.
Neni 5 parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:
(a) kur burgoset ligjërisht pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;
(b) kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji;
(c) kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
(d) kur një i mitur ndalohet ligjërisht për qëllim edukimi të mbikëqyrur ose për ndalimin e tij të ligjshëm me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;
(e) kur ndalohet ligjërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, të personave të sëmurë mendërisht, alkoolistëve, narkomanëve ose endacakëve;
(f) kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e paautorizuar në atë vend, ose nëse kundër tij është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi.
2. Çdo person i arrestuar duhet të informohet brenda një afati sa më të shkurtër dhe në një gjuhë që ai e kupton për arsyet e arrestimit të tij dhe në lidhje me çdo akuzë që i bëhet.
3. Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor.
4. Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.
5. Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.”
Neni 8 parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
Neni 10 parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.”
Neni11 parashikon:
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.”
I.PRANUESHMËRIA
50. Së pari, ata nuk kishin pranuar ofertën e bërë nga Gjykata e shkallës së parë për të shqyrtuar çështjen në seancë me dyer të mbyllura me praninë e një avokati special i cili do të ndihmonte, në dritën e të gjitha dëshmive lidhur me rrezikun e sulmit terrorist, në përcaktimin nëse organet policore dhe Sekretari i Shteti justifikoheshin, ose jo në lëshimi dhe konfirmimin e autorizimit sipas nenit 44 të Ligjit të 2000 (shih paragrafin 10 më lart). Së dyti, kërkuesit nuk kishin apeluar ndaj vendimit të Gjykatës së Kontesë e cila rrëzoi pretendimet e tyre se, kompetencat e ndalimit dhe kontrollit ishin ushtruar kundrejt tyre, në afërsi të panairit të armëve, në mënyrë të paligjshme dhe për një qëllim të papërshtatshëm (shih paragrafin 24 më sipër). Në vazhdimësi të asaj që u tha më sipër, kërkuesit të cilët përpiqen të argumentojnë para gjykatës se autorizimi në fjalë dhe masat e ndalimit e kontrollit të përdorura kundër tyre nga ana e policisë nuk ishin të justifikuara bazuar në fakte, kishin dështuar në shterimin e mjeteve juridike të brendshme.
51. Kërkuesit parashtruan se pretendimet e tyre në procedurën para Gjykatës lidheshin me pajtueshmërinë e kushteve të skemës ligjor me Konventën; ajo çka ata pretendonin ishte se, edhe në qoftë se kompetencat ishin ushtruar në përputhje me të drejtën e brendshëm, ato kishin shkelur të drejtat e Konventës. Shqyrtimin e këtyre pretendimeve, kërkuesit ia kishin nënshtruar procedurave të brendshme, deri në paraqitjen e tyre para Dhomës së Lordëve. Ndërsa ishte e vërtetë se, kërkuesit kishin kundërshtuar informatat e shërbimit te inteligjencës që kishin çuar në nxjerrjen e autorizimin sipas nenit 44, ata këtë pretendim nuk e kishin ngritur në kërkesën aktuale. Procedurat në Gjykatën e Kontesë u pezulluan deri në marrjen e vendimin nga Dhoma e Lordëve. Sapo vendimi u mor, procedurat gjyqësore në Gjykatën e Kontesë të cilat rifilluan u kufizuan vlerësimin nëse kompetencat e nenit 44 ishin ushtruar në përputhje me të drejtën e brendshme. Kërkesa ankimore kundër vendimit të Gjykatës së Kontesë nuk do të kishte qenë një mjet efektiv në drejtim të pretendimeve të kërkuesve në bazë të Konventës.
52. Gjykata vëren se ankimi i kërkuesve në çështjen në fjalë fokusohet në pajtueshmërinë e përgjithshme të kompetencave të ndalimit dhe të kontrollit me dispozitat e sipërpërmendura të Konventës. Ata nuk kërkonin të kundërshtonin faktin nëse autorizimet e zbatuara ndaj tyre sipas nenit 44 justifikoheshin nga informacionet e inteligjencës të vëna në dispozicion të Komisarit të Policisë Metropolitane dhe Sekretarit të Shtetit, dhe as faktin nëse policët i ndaluan dhe kontrolluan ata "me qëllimin e kontrollit të objekteve të cilat mund të përdoreshin në lidhje me terrorizmin." Duke qenë se kërkuesit nuk vënë në diskutim pajtueshmërinë e masave e ndalimit dhe kontrollit të përdorura kundër tyre me Ligjin e vitit 2000, mjetet juridike të identifikuara nga Qeveria nuk do kishin qenë as pertinente dhe as efektive në lidhje me ankesat para Gjykatës. Për sa më sipër, ajo rrezon kundërshtimet paraprake të Qeverisë.
53. Si përfundim, Gjykata vendos se ankimi nuk është haptazi i pabazuar, në kuptim të nenit 35 § 3 të Konventës. Për më tepër, Gjykata vëren se ajo nuk është e papranueshme për ndonjë arsye tjetër.
II. THEMELI
A. Pretendimi për shkelje të nenit 5 të Konventës
1.Parashtrimet e palëve
54. Kërkuesit pretendonin se ndalimi dhe kontrolli nga policët ishte privim i lirisë në kuptim të nenit 5 § 1. Ishte e rëndësishme që një polic të kishte fuqinë për të detyruar në përputhje me procedurat e nenit 44 dhe kishte kompetenca të shprehura për të përdorur forcë të arsyeshme për ndalimin e një person i cili refuzon të ndalojë. Kërkuesit nuk kishin asnjë zgjedhje tjetër përveç se t’i bindeshin urdhrit të oficerit të policisë, në të kundërt do ndiqeshin penalisht. Ishte tërësisht privim i lirisë së tyre: ata nuk mund të zgjidhnin të largoheshin. Për më tepër, privimi i lirisë kishte për qëllim mundësimin e ushtrimit të kompetencave të kontrollit dhe nuk ishte rastësor. Ndonjëherë procedura mund të ishte relativisht e shkurtër, nuk ishte domosdoshmërisht rasti konkret, por duhej marrë parasysh fakti se, kompetencat mjaft të gjëra të kontrollit që i ishin dhënë organeve të policisë, i jepte mundësi atyre që të ndalonin një person për aq kohë sa ishte e nevojshme për kontrollin e tij.
Sipas kërkuesve, nëse neni 5 zbatohej, masat në fjalë nuk ishin "të ligjshme" dhe "në pajtim me procedurën e parashikuar nga ligji" për shkak të hapësirës së madhe të vlerësimit nga ana e atyre që i ushtronin këto kompetenca, pra organeve policore.
55. Qeveria parashtroi se, Gjykata asnjëherë nuk e kishte konsideruar kompetencat e ndalimit dhe kontrollit privim të lirisë sipas kuptimit të nenit 5 të Konventës. Për më tepër, në një numër çështjesh organet e Konventës kishte refuzuar t’i konsideronin kufizimet mbi lirinë, në mase edhe më të madhe se në çështjen konkrete privim lirie në kuptim të nenit 5 (Qeveria iu referuar inter alia Raimondo kundër Italisë, 22 shkurt 1994, Seria A nr. 281 A; Trijonis kundër Lituanisë, nr. 2333/02, 15 dhjetor 2005; Raninen kundër Finlandës, 16 dhjetor 1997, Raporte të Vendimeve 1997-VIII; Gartukayev kundër Rusisë, nr. 71933/01, 13 dhjetor 2005; gjithashtu dhe Qipro kundër Turqisë, nr. 8007/77, vendim i Komisionit i 10 korrik 1978, Vendime dhe Raporte (DR) 13, fq. 85, § 235; X. kundër Gjermanisë, nr. 8334/78, vendim i Komisionit i 7 maj 1981, DR 24, fq. 131; Guenat kundër Zvicrës, nr. 2472/94, vendim i Komisionit i 10 prill 1995, DR 81 B, fq. 13). Qeveria argumentoi se kur kompetencat e ndalimit dhe kontrollit të shqyrtohen në dritën e këtij sfondi, ushtrim i zakonshëm nga policia e i këtyre kompetencave në rrethana të zakonshme nuk vë në lëvizje nenin 5, dhe kështu është edhe rasti i kërkuesve. Ka pasur një numër të karakteristikave të veçanta të cilat kundërshtojnë zbatueshmërinë e nenit 5 në rrethanat veçanërisht të rastit të secilit prej kërkuesve. Së pari, kohëzgjatja e kontrolleve (20 minuta për kërkuesin të parë dhe ose pesë ose 30 minuta për kërkuesin e dytë) ishte e pamjaftueshme për të përbërë një privim të lirisë në mungesë të ndonjë faktori rëndues. Së dyti, qëllimi i ushtrimit të kompetencave nga ana e policisë nuk ishte për të privuar kërkuesit nga liria e tyre, por për të kryer një kontroll të kufizuar për objekte të caktuara. Së treti, kërkuesit nuk ishin arrestuar dhe ndaj tyre nuk ishte përdorur forcë e asnjë lloji. Së katërti, kërkuesit nuk ishin ndaluar dhe mbajtur në një vend të izoluar për te ushtruara kontroll ndaj tyre. Së pesti, ata nuk ishin mbajtur në arrest ose t’u kërkohej të shkonin në një vend të veçantë: Ata u kontrolluan në vendin ku edhe u ndaluan.
Qeveria arsyetoi më tej se, edhe nëse, në kundërshtim me parashtresat e tyre, neni 5 zbatohej, ndalimi dhe kontrolli i secilit prej kërkuesve ishte i ligjshëm dhe i justifikuara në bazë të nenit 5 § 1 (b).
2.Vlerësimi i Gjykatës
56. Gjykata rikujton se neni 5 § 1 nuk ka të bëjë thjesht me kufizimin e lirisë së lëvizjes, kufizimet e tilla rregullohen me nenin 2 të Protokollit Nr 4, i cili nuk është ratifikuar nga Mbretëria e Bashkuar. Në mënyrë që të përcaktohet nëse dikujt i është "privuar liria e tij" brenda kuptimit të nenit 5, pikënisja duhet të jetë situata e tij konkrete dhe duhen konsideruar një gamë e tërë kriteresh të tilla si lloji, kohëzgjatja, efektet dhe mënyra e zbatimit të masës në fjalë. Diferenca midis privimit dhe kufizimit të lirisë është thjeshtë tek masa apo intensiteti, dhe jo në natyrë apo substancë. Edhe pse procesi i klasifikimit në njërën apo tjetrën nga këto kategori ndonjëherë dëshmon të jetë një detyrë aspak lehtë, pasi në disa çështje që qëndrojnë ndërmjet të dyjave është thjesht çështje gjykimi për t’i kategorizuar tek njëra apo tjera, Gjykata nuk mund t’i shmanget përzgjedhjen nga e cila varet zbatueshmëria ose jo e nenit 5 (shih Guzzardi kundër Italisë, 6 nëntor 1980, §§ 92-93, Seria A nr. 39; Ashingdane kundër Mbretërisë së Bashkuar, 28 maj 1985, § 41, Seria A nr. 93; HL kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 45508/99, § 89, ECHR 2004-IX).
57. Gjykata vëren se megjithëse kohëzgjatja e kontrollit për secilin nga kërkuesit nuk i kalonte as 30 minuta, gjatë kësaj periudhe ata ishin privuar tërësisht nga çdo liri e lëvizjes. Ata ishin të detyruar të qëndroni aty ku ata ishin dhe ishin të detyruar t’i nënshtroheshin kontrollit, pasi në të kundërt do të arrestoheshin, mbaheshin në paraburgim, dhe do ndiqeshin penale. Ky element i shtrëngimit është tregues i një privim të lirisë në kuptim të nenit 5 § 1 (shih, për shembull, Foka kundër Turqisë, nr. 28940/95, §§ 74-79, 24 qershor 2008). Në këtë rast, megjithatë, gjykata nuk është e nevojshme që përcaktoj këtë pyetje në dritën e gjetjeve të saj më poshtë në lidhje me nenin 8 të Konventës.
B. Pretendimi për shkeljen e nenit 8 të Konventës
1.Nëse ka pasur një ndërhyrje në të drejtat e kërkuesve sipas nenin 8
58. Gjykata së pari do të shqyrtojë nëse ndalimi dhe kontrolli është në masë të tillë që të përbejë ndërhyrje në të drejtën e ankuesve për respektimin e jetës së tyre private.
a.Parashtrimet e palëve
59. Kërkuesit vunë në dukje se Gjykata e Apelit nenin 44 e kishte përcaktuar si "një kompetencë jashtëzakonisht e gjerë e cila të ndërhynte në privatësinë e anëtarëve të publikut" dhe Komisari i Policisë Metropolitane kishte pranuar para gjykatës vendase që ushtrimi i kompetencave përbënte një ndërhyrje të të drejtave të individit sipas nenit 8 (shih paragrafin 14 më sipër). Ata kundërshtuan mendimin e Lord Bingham se neni 8 nuk vihej në lëvizje pasi "një kërkim i zakonshëm sipërfaqësor i personit dhe hapja e çantës, të llojit që pasagjerët në aeroporte i nënshtrohet pa ankesa, për shembull, zor se mund të thuhet se arrin" nivelin e duhur të seriozitetit. Ata arsyetuan se, një person në një aeroport i nënshtrohet kontrollit pasi ishte i njohur fakti se punonjësit në aeroporte kishin kompetenca shtrënguese dhe sepse liria për të udhëtimet ajrore kushtëzohej nga detyrimi për t’iu nënshtruar kontrollit. Një person i cili nuk dëshiron t’i nënshtrohet një kontrolli të tillë zgjedh të mos udhëtoj nëpërmjet rrugëve ajrore, ose të mos marrë më vete në udhëtime objekte personale për të cilat nuk dëshiron që të kontrollohen nga autoritet ajrore në publik. Neni 44, megjithatë, ishte cilësisht i ndryshëm. Qytetarët që respektojnë ligjin, mund t’u kërkohet, në një vend publik, pa ndonjë njoftim paraprak ose ndonjë dyshim të arsyeshëm se kanë bërë diçka të gabuar, t’u kontrollohen të gjitha sendet e tyre personale një ekzaminimi të hollësishëm. Ato nuk mund të kthehen mbrapsht dhe të largohen, siç do mund të kishin bërë, për shembull, në mëdyshje për të hyrë në një ndërtesë publike ku duhej t’i nënshtroheshe kontrollit. Ata nuk njoftohen paraprakisht se ata ishin të pranishëm në një zonë ku kompetencat sipas nenit 44 ishin në zbatim. Jurisprudenca e Gjykatës, për shembull Peck kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44647/98, §§ 57-63, ECHR 2003-I, e bëri të qartë se një individ nuk humb të drejtat e tij privatësisë automatikisht thjesht nga marrja e sendeve të tij personale në një vend publik, të tillë si një rrugë. Për më tepër, koncepti që përshkonte gjithë nenin 8 ishte autonomia personal. Ky koncept cenohej ndjeshëm nga kompetencat e organeve policore të cila kërkonin t’i nënshtroheshe një kontrolli të detyrueshëm në një vend publik, veçanërisht mungesa e paralajmërim bënte që gjithkush të supozonte se, kudo ku ata mund të gjendeshin në publik, mund të ishte e nevojshme t’i nënshtroheshin kontrollit.
60. Qeveria parashtroi se, kontrollet që ishin kryer ndaj kërkuesve nuk përbënin ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës së tyre private. Jo çdo veprim që cenon autonominë dhe integritetin fizik të një personi përbën një ndërhyrje të tillë (shih Costello-Roberts kundër Mbretërisë së Bashkuar, § 36, Vendim i 25 mars 1993, Seria A nr. 247-C). Nëse masat që cenojnë autonominë dhe integritetin fizik e një personi, bien ose jo në fushëveprimin e nenit 8, do të varet së pari nga serioziteti i atyre masave dhe së dyti nëse personi në fjalë kishte vepruar në rrethana të një fushe ku angazhoheshin jeta dhe interesat e publikut ose personave të tjerë do të varej edhe nga shkalla e angazhimit. Ndërsa Qeveria pranoi se, në rrethana të caktuara një kontroll i veçantë i tepruar mund të përbëjë një ndërhyrje sipas nenin 8, ata parashtruan se një kontroll normale i kryer duke respektuar personin subjekt të kontrollit, sipas nenit 45 të Ligjit 2000 nuk do përbënte dhe as përbën në çështjen e kërkuesve asnjë ndërhyrje në. Ankuesit nuk u kontrolluan në shtëpi, apo në ndonjë rajon të policisë, por në vend. Në përputhje me Kodin (shih paragrafin 36 më sipër), kërkuesve nuk iu kërkua të hiqnin veshjet e tyre, vetëm një kontroll i veshjeve të jashtme të tyre dhe çantave, një kontroll që pasagjerët i nënshtrohen rregullisht në aeroporte. Kërkuesit nuk u pyetën për detaje rreth të dhënave të tyre personale, përveç emrave të tyre, adresat dhe vendet e lindjes. Në të dyja rastet, ndërhyrje kishte kohëzgjatje relativisht të shkurtër. Për më tepër, kërkuesit e kishin vendosur veten në kontakt me sferën publike përmes angazhimit të tyre vullnetar me një demonstrim publik. Fakti që në rrethana të tjera mund të ishte ushtruar të një kontrolli të tepruar, nuk i jep të drejtën kërkuesve për t’u ankuar sipas nenit 8: Gjykata nuk shqyrton zbatimin e mundshme të legjislacionit in abstracto.
b.Vlerësimi i Gjykatës
61. Siç Gjykata është shprehur edhe në çështje të mëparshme të, koncepti i "jetës private" është një term i gjerë dhe nuk ka një përkufizimit shterues. Ajo përfshin integritetin fizik dhe psikologjik të një personi. Nocioni i autonomisë personale është një parim i rëndësishëm në themel të interpretimit të garancive të saj (shih Pretty kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 2.346/02, § 61, ECHR 2002-III). Neni gjithashtu mbron të drejtën e identitetit dhe të zhvillimit personal, dhe të drejtën për të krijuar marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore dhe botës së jashtme. Kjo mund të përfshijë aktivitete të natyrës profesionale apo të biznesit. Pra, është një zonë e ndërveprimit të një personi me të tjerët, madje edhe në një kontekst publik, të cilat mund të bien në kuadër të "jetës private". Ka një numër të elementeve të lidhura me përcaktimin nëse shtrohet çështja e jetës private të një personi në lidhje me masat e realizuara jashtë shtëpisë së një personi apo ambienteve të tij private. Në lidhje me këtë, pritshmëria e arsyeshme e një personi për privatësinë, mund të jetë një faktor i rëndësishme, edhe pse jo i domosdoshmërish, përcaktues (shih PG dhe JH kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 44787/98, §§ 56-57, ECHR 2001-IX dhe Peck, cituar më sipër, §§ 57-63). Në Foka, cituar më lart, § 85, ku kërkuesi iu nënshtrua një kontrolli të detyruar të çantën e saj nga rojet kufitare, Gjykata u shpreh se "çdo kontroll nga autoritet ndaj një personi ndërhyn në jetën e tij/saj private.
62. Për t’u kthyer tek faktet e çështjes në fjalë, Gjykata vëren se nenet 44-47 të Ligjit 2000 lejojnë një oficer me uniformë të policisë për të ndaluar dhe kontrolluar fizikisht çdo person dhe çdo gjë që ai mban, brenda zonës gjeografike të mbuluar nga autorizimi. Oficeri i policisë mund t’i kërkojë personit të ndaluar për të hequr, kapelë, këpucë veshje e jashtme dhe doreza. Paragrafi 3.5 i Kodit të Praktikës më tej sqaron se oficeri i policisë mund të vendosë dorën brenda xhepave të personit ndaj të cilit po ushtrohet kontroll, të kontrollohet brenda dhe jashtë kollares, çorapet dhe këpucë dhe flokët e personit (shih paragrafin 36 më lart). Kontrolli ndodh në publik dhe refuzimi për t’iu nënshtruar përbën vepër penale të dënueshme me burgim ose me gjobë ose të dyja bashkë (shih paragrafin 33 më sipër). Në gjykatat e brendshme, megjithëse Dhoma e Lordëve nuk ishte e bindur nëse neni 8 ishte i zbatueshëm, sepse ndërhyrja nuk arrinte një nivel të mjaftueshëm të seriozitetit, Komisari i Policisë Metropolitane pranoi se ushtrimi i kompetencave sipas nenit 44 përbënin një ndërhyrje në të drejtat e individit sipas neni 8 dhe Gjykata e Apelit e përshkroi ato si "kompetenca jashtëzakonisht të shtrira të cilat ndërhynin në privatësinë e anëtarëve të shoqërisë". (shih paragrafët 14 dhe 19 më lart).
63. Qeveria argumentoi se në rrethana të caktuara një kërkim i veçantë i tepruar mund të përbëjë një ndërhyrje në të drejtat e parashikuara në nenin 8, siç mund të jetë kontrolli që përfshin një lexim i detajuar i një libri adresash, ditari apo korrespondence, por jo një kontroll sipërfaqësor i cili nuk ka të bëjë me zbulimin e objekteve të tilla. Gjykata nuk bie dakord këtë pikëpamje. Pavarësisht nëse në ndonjë rast të veçantë lexohen korrespondenca, ditarë, dokumente të tjera private apo zbulohen gjatë kërkimit sende të tjera personale, Gjykata konsideron se përdorimi i kompetencave shtrënguese të dhëna me ligj për të kontrolluar në mënyrë hollësishme një person, rrobat dhe sendet personale të tij përbën një ndërhyrje të qartë në të drejtën për respektimin e jetës private. Edhe pse kontrolli ishte kryer në një vend publik, kjo nuk do të thotë se neni 8 nuk gjen zbatim. Në të vërtetë, në këndvështrimin e Gjykatës, natyra publike e kontrollit mund, në raste të caktuara, rriste seriozitetin e ndërhyrjes për shkak të një elementi të poshtërimit dhe sikletit. Objekte të tilla si çanta, kuletat, fletoret dhe ditarë mundet, për më tepër, të përmbajnë të dhënat personale të cilat poseduesi i tyre mund të ndjehet në siklet për ekspozimin e tyre shokëve të tij apo të publikut të gjerë.
64. Gjykata nuk ishte e bindur nga analogji e përdorur me kontrollet e kryera ndaj pasagjerët në aeroporte pa kundërshtimin e këtyre të fundit apo në hyrje të një ndërtese publike. Nuk është e nevojshme të vendoset nëse kontrolli i personit dhe çantave të tij në rrethana të tilla përben ndërhyrje në të drejtat e individit sipas nenin 8, ndonëse të justifikuar mbi baza e sigurisë, pasi për arsyet e paraqitura nga kërkuesit situatat nuk mund të krahasohet. Një person i cili vendos të udhëtojë nëpërmjet rrugëve ajrore, mund të shihet se e miraton një kontroll të tillë duke zgjedhur për të udhëtuar. Ai e di se ai dhe çanta e tij do i nënshtrohen kontrollit para se të hip në aeroplan dhe ka lirinë e zgjedhjes, pasi ai mund të largohet pa marrë me vete sende personale dhe të kalojë në këtë mënyrë pa iu nënshtruar një kontrolli. Kompetencat e kontrollit sipas nenit 44 janë cilësisht të ndryshme. Personat mund të ndalet kudo dhe në çdo kohë, pa njoftim dhe pa të drejtë zgjedhje për t’iu nënshtruar apo jo kontrollit.
65. Secili prej kërkuesve u ndalua nga një oficer i policisë dhe u detyruar t’i nënshtrohet një kontrolli sipas nenit 44 të Ligjit 2000. Për arsyet e mësipërme, Gjykata çmon se këto kontrolle përbejnë ndërhyrje në të drejtën e tyre për respektimin e jetës private sipas nenit 8. Një ndërhyrje e tillë justifikohet nga kushtet e paragrafit 2 të nenit 8 vetëm nëse është "në përputhje me ligjin", ndjek një ose më shumë prej qëllimeve të ligjshme të përmendura në paragrafin 2 dhe është "e nevojshme në një shoqëri demokratike", në mënyrë që arrihet qëllimi apo qëllimet (shih, për shembull, Liberty dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 58.243 / 00, § 58, ECHR 2008 -...).
2.Nëse ndërhyrja ishte “e parashikuar me ligj”
a.Parashtrimet e palëve
i. Kërkuesit
66. Kërkuesit parashtruan se qëllimi i parimit të sigurisë juridike, që përshkon të gjithë frymën e Konventës, është mbrojtja ndaj ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike. Sipas këtij parimi "ligji" duhet të jetë i aksesueshëm, i parashikueshme dhe në përputhje me shtetin e së drejtës, duke përcaktuar në mënyrë adekuate rrethanat në të cilat kompetencat mund të ushtrohet duke i dhënë mundësi kështu, anëtarët të shoqërisë për të rregulluar sjelljen e tyre konform këtyre rregullave dhe të parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre. Ekzekutiv nuk mund të jepet diskrecion i pakufizuar, për më tepër, shtrirja e çdo diskrecioni të dhënë ekzekutivit duhet përcaktuar me saktësi të tillë, të përshtatshme për çështjen për të bërë të qarta kushtet në të cilat kompetenca mund të ushtrohet. Përveç kësaj, duhen parashikuar garancitë ligjor kundër abuzimit.
67. Kërkuesit parashtruan se kërkesa e aksesit nuk ishte plotësuar në rastin e tyre. Ndërkohë që nenet 44-47 të Ligjit të 2000 ishin të aksesueshme për publikun, autorizimi dhe konfirmimi i tij nuk ishin. Kështu, një person ishte ne dijeni të faktin se organet policore në bazë të nenit 44 kishin kompetenca për të ndaluar dhe kontrolluar, por ajo qe ai nuk ishte në dijeni lidhej me kohën dhe vendin se kur këto kompetenca do të ushtroheshin. Ai nuk ishte paraprakisht në dijeni se, nëse shkonte në një zonë të caktuar, ai do të ishte subjekt ndalimi dhe kontrolli, dhe nëse kjo gjë ndodhte, ai nuk mund të ishte në dijeni të faktit se oficeri i policisë ishte apo jo i autorizuar për të kryer procedurën. Kur e drejta për ushtrimin i kompetencave,fakt i panjohur ky nga anëtaret e shoqërisë, i jepen organeve policore, diskrecioni i policëve për të ndaluar dhe kontrolluar ishte i gjerë dhe i keq përcaktuar, dhe nuk kërkonte ekzistencën e arsyeve për të dyshuar por kufizohej vetëm në kushtin që këto kontrolli të ushtrohej vetëm për objekte që mund të përdoreshin për qëllime terroriste.
68. Ata pretendonin se megjithëse Ligji të 2000 dhe Kodi A (shih paragrafët 28-36 më lart) informonin publikun për ekzistencën dhe shtrirjen e kompetencave të nenit 44, i autorizuar ligjërisht, ata nuk kërkonin që fakti apo detajet të çfarëdoshme rreth autorizimi të publikoheshin, madje as në retrospektive. Në pikëpamje të kërkuesve, efikasiteti i kompetencave të përcaktuara sipas nenit 44 nuk do të dobësohej nga njoftimi paraprak i ekzistencës tyre. Njoftimi paraprak do të përforconte efektin parandalues të masës. Për më tepër, ekzistenca dhe shtrirja e kompetencave të tjera të ndalimit dhe kontrolli, për shembull, në portet dhe pika kufitare, ishin bërë publike dhe kjo nuk kishte cenuar efikasitetin e tyre. Gjatë procedurave të brendshme Qeveria kishte rënë pranuar pretendimin e publikimit retrospektiv të autorizimeve përkatëse të çështjes, i cili mbulonte tërë Qarkun e Policisë Metropolitan. Ajo nuk mund të thoshte se qëllimi i përdorimit të kompetencave të nenit 44 ishte "minuar tërësisht", sepse shtrirja e autorizimit tashmë ishte e njohur.
69. Kërkuesit më tej pretenduan se, nuk ka garanci të pamjaftueshme kundër abuzimit me kompetencat e ndalimin dhe kontrolli. Qeveria ka emëruar një Raportues të pavarur lidhur me zbatimin e Ligjit të 2000 (shih paragrafët 37-43 më lart). Megjithatë, në lidhje me aprovimin për "shtrirjen" në mbarë vendin të kompetencave sipas nenit 44, për shembull, Lordi Carlile kishte vendosur se nuk ishte në interes të publikut që të jepeshin detaje për arsyet dhe ngjarjet.
70. Asnjë autorizim paraprak gjyqësor nuk parashikohej për ekzistencën e kompetencave dhe e drejta për t’iu drejtuar Gjykatë së Kontesë për të përcaktuar nëse kompetencat ishin ushtruar siç duhej dhe në mënyre ligjore ishte një masë mbrojtje tërësisht e pamjaftueshme kundër keqpërdorimit dhe arbitraritetit. Rishikimi ex post facto i ushtrimit të kompetencave nga ana e Gjykatës së Kontesë në çdo rast individual nuk korrigjonte mungesën e qartësisë ligjore lidhur me kompetencat. Vet rastet e kërkuesve e ilustronin këtë argument: pasi Dhoma e Lordëve kishte refuzuar kërkesën e tyre në bazë të Konventës, procesi ishte hapur në Gjykatën e Kontesë vetëm për të përcaktuar nëse oficerët në fakt kishin ushtruar kontroll për objekte që mund të përdoreshin për qëllime terroriste dhe nëse mund të dyshohej haptazi se kërkuesit ishin terroriste, një pyetje për të cilën një përgjigje pozitive ishte praktikisht e pamundur. Heqja e kërkesës së "dyshimit bazuar mbi arsye", apo mbi ndonjë bazë tjetër objektive për kontroll, e vinte qytetarin në pozita jashtëzakonisht të cenueshme nga ushtrim arbitrar i kompetencave, i kufizuar vetëm nga ndershmëria e oficerit të policisë për të informuar për llojin e objektit të dyshimtë për te cilin po ushtronte kontroll në rastin në fjalë. Mungesa e garancive praktike dhe efektive ishte e kombinuar me gjerësinë e dukshme të përkufizimit të "objekteve të një lloji që mund të përdoren për qëllime terroriste". Ekzistonte kështu, një rrezik real që kompetencat mund të keqpërdoreshin ne raste protestash apo për ruajtjen e rendit publik, në vend që të përdoreshin për qëllimin për të cilin ishin parashikuar pra për t’iu kundërvënë terrorizmit. Kjo ka pasur dukshëm pasoja të gjera për liritë civile në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kur, në atë kohë, autorizimi mbulonte tërë e zonën e Policisë Metropolitane, dhe ishte rinovuar vazhdimisht çdo muaj për gati gjashtë vjet, edhe, kur nuk kishte nuk ishte nevojshme, me justifikimin e vetëm se ishte "i përshtatshme" për parandalimin e terrorizmit.
ii.Qeveria
71. Qeveria parashtroi se kërkesa e ligjshmërisë në bazë të Konventës, ishin respektuar në çështjen në fjalë nga një kombinim i dispozitave ligjore; informacionit që i jepej personin para se të kryhej kontrolli sipas nenit 44; udhëzimet e sakta të Kodit për ushtrimin e kompetencave të kontrollit dhe ekzistencën e procedurave ligjore për te kundërshtuar përdorimin e këtyre kompetencave nga policia në raste individuale. Nenet 44-45 të Ligjit të 2000 ishin të qarta lidhur me efektet e tyre. Ato i informonin qytetarët për faktin se ata mund t’u nënshtroheshin ndalimit dhe kontrollit dhe u jepte garanci ligjore kundra abuzimit, edhe më të shumta se sa dispozitat të ligjeve kombëtare që Gjykata ose Komisioni në çështje të ndryshme që kishte trajtuar i kishte vlerësuar mjaft të parashikueshme në kontekst të sigurisë kombëtare (si, për shembull në, Brind kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 18714/91, 9 maj 1994; Al-Nashif kundër Bullgarisë, nr. 50963/99, §§ 117-129, 20 qershor 2002; Esbester kundër Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 18601/91, 2 prill 1993).
72. Në këtë aspekt, ishte e rëndësishme që kuadri ligjor, nenet 44-46 të Ligjit 2000, të përcaktonin me kujdes dhe të kufizonin qëllimet për të cilat kompetencat e kontrollit mund të përdoreshin; kush mund të lëshonte një autorizim; në çfarë rrethanash mund të lëshohej autorizimi dhe sa mund të ishte kohëzgjatja e tij; kush mund të konfirmojë një autorizim; në çfarë rrethanash mund të jepej autorizimi dhe sa mund të ishte kohëzgjatja e tij dhe në çfarë rrethanash mund të ushtrohen kompetencat e kontrollit. Për më tepër Kodi, i cili ishte një dokument publik, përcaktonte udhëzime të hollësishme për ushtrimin e kompetencave të ndalimin dhe kontrollit. Sipas përcaktimeve të këtij Kodi, polici i cili do kryente kontrollin, duhet te njoftonte personin e ndaluar lidhur me qëllimin e saktë të kontrollit, natyrën e kompetencës ligjore që ushtronte si dhe faktin dhe natyrën e autorizimit të dhënë për kontroll. Autorizimi mund të kundërshtohej në rrugë gjyqësore nëse tejkaloheshin kompetencat e dhëna sipas nenit 44 të Ligjit të 2000. Nëse pretendohej se kontrolli ishte kryer për qëllime të jo drejta, ose në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të 2000 ose Kodit, ai mund të kundërshtohej me anë të procedurave të shqyrtimit gjyqësor apo t’i drejtoheshe Gjykatës së Kontesë për dëmet. Mbrojtja e mëtejshme kundër çdo ndërhyrje arbitrare në të drejtat e individëve sigurohej edhe nga mbikëqyrja e Lordit Carlile, i cili u emërua si Raportues i Pavarur për monitorimin e ushtrimit të kompetencave sipas Ligjit të 2000.
73. Qeveria hodhi poshtë pretendimin e ankuesve që autorizimet duhet të publikoheshin paraprakisht. Së pari, dhe ç’është më e rëndësishmja, kjo do të minonte tërësisht qëllimin për të cilin jepeshin autorizimet. Publikimi i detajeve të autorizimeve do sillte zbulimin e atyre vendeve në të cilat nuk zbatoheshin këto masa kundër sulmeve terroriste duke i bërë ato në këtë mënyrë objektiva më të lehtë për terroristët. Kjo gjë do dëmtonte efikasitetin e ushtrimit të kompetencave të ndalimin dhe kontrollit nga ana e organeve policore pa i dhënë paralajmërim paraprak terroristeve, kur ata të dyshonin se terroristë ishin duke vepruar. Gjithashtu kjo gjë i ndihmonte terroristët për të vlerësuar efektivitetit e Shtetit duke depërtuar në rrjetet e tyre ose të kuptonin aktivitetet e tyre.
74. Qeveria pretendoi se kishte mbrojtje adekuate kundër keqpërdorimit të pushtetit. Kombinimi i mbikëqyrjes nga Raportuesi i Pavarur dhe shqyrtimi nga gjykatat kombëtare hidhte poshtë çdo pretendim se kompetencat e parashikuara në nenet 44-46 mund të përdoret në mënyrë arbitrare. Për shembull, në rastin e kërkuesve, Gjykata e Kontesë mund të shqyrtonte - dhe e shqyrtoi - faktin nëse policët i kishin përdorur kompetencat e tyre sipas nenit 45 për qëllimin për të cilin ato ishin parashikuar, pra kontrollin për objekte terroriste. Organet policore nuk ishin të lirë për të vepruar në mënyrë arbitrare. Kërkuesit kishin të drejtë të kërkonin shqyrtimin e ushtrimit të kompetencave nga ana e policëve dhe gjykata ishte i lirë për të formuar bindjen e saj lidhur me përdorimin e tyre nga dëshmitë e paraqitura. Fakti se, në këtë rast, Gjykata e Kontesë pranoi dëshmitë e policëve nuk tregon në asnjë mënyrë se mbikëqyrja e tij ishte e papërshtatshme.
75. Sipas pikëpamjes së qeverisë, ankesat e kërkuesve në lidhje me këtë ishin, në thelb, një kundërshtim indirekt lidhur me mungesën e kushtin të "dyshimit të arsyeshëm" në nenet 44-46 të Ligjit 2000. Por kishte arsye të mira se, pse policët nuk duhet të vepronin sipas dyshimeve të arsyeshme: siç Lordi Bingham vuri në dukje në Dhomën e Lordëve (shih paragrafin 21 më lart), kjo shërbente si garanci për një polic që ky të mos kufizohej për të ndaluar dhe kontrolluar një person për të cilin ai dyshonte se potencialisht ishte terrorist, nga frika se nuk arrinte të tregonte baza të arsyeshme për dyshim të tij. Kjo reflektonte faktin se inteligjenca rrallë here jepte informacion të plotë në lidhje me kur dhe ku një sulm terrorist mund të ndodhë, kështu që vendimet jetike duheshin marrë në bazë të informacionit të pjesshëm.
b.Vlerësimi i Gjykatës
76. Gjykata rikujton jurisprudencën e saj se, formulimi "në përputhje me ligjin" kërkon që masa e kundërshtuar të ketë disa baza në ligjin e brendshëm dhe të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës, i cili është përmendur shprehimisht në preambulën e Konventës dhe e përfshirë në objektin dhe qëllimin e nenit 8. Ligji duhet të jetë kështu në mënyrë adekuate i lehtësisht i aksesueshëm dhe i parashikueshëm, pra, i formuluar me saktësi të mjaftueshme për t’i mundësuar personit - nëse do jete e nevojshme me këshillimin e duhur - të rregullojë sjelljen e tij (S. dhe Marper kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr 30.562. / 04 dhe 30566/04, §§ 95 dhe 96, ECHR 2008 - ...).
77. Që ligji e brendshëm t’i përmbushë këto kërkesa duhet të sigurojë masa mbrojtjeje ligjore kundër ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike në të drejtave të garantuara nga Konventa. Në çështjet që ndikojnë në të drejtat themelore do të ishte në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, një nga parimet themelore të një shoqërie demokratike mishëruar edhe në Konventën, që një diskrecion ligjor që i është dhënë ekzekutivit të jetë i shprehur në kushtet e një kompetence të pakufizuar. Rrjedhimisht, ligji duhet të tregojë me qartësi të mjaftueshme shtrirjen e këtij diskrecioni të dhënë autoriteteve kompetente dhe mënyrën e ushtrimit të tij (Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 55, ECHR 2000-V; Hasan dhe Chaush kundër Bullgarisë [GC], nr. 30985/96, § 4, ECHR 2000-XI; Maestri kundër Italisë [GC], nr. 39748/98, § 30, ECHR 2004-I;. shih gjithashtu, në ndërmjet shembuj të tjerë, Silver dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 mars 1983, §§ 88-90, Seria A nr. 61; Funke kundër Francës, §§ 56-57, vendimi i 25 shkurt 1993, Seria A nr. 256-A, Al-Nashif kundër Bullgarisë, nr. 50963/99, § 119, 20 qershor 2002; Ramazanova dhe të Tjerët kundër Azerbajxhani, nr. 44363/02, § 62, 1 shkurt 2007; Glas Nadezhda EOOD dhe Anatoliy Elenkov kundër Bullgarisë, nr.14134/02, § 46, ECHR 2007-XI (ekstrakte); Vlasov kundër Rusisë, nr. 78146/01, § 125, 12 qershor 2008; Meltex Ltd dhe Movsesyan kundër Armenisë, nr. 32283/04, § 81, 17 qershor 2008). Niveli i duhur i qartësisë së legjislacionit të brendshëm – i cili në asnjë rast nuk mund të parashikojë çdo eventualitet – varet në një masë të madhe nga përmbajtja e instrumentit në fjalë, nga fusha që ai synon të rregullojë dhe nga numri dhe statusi i atyre të cilëve iu drejtohet (shih, për shembull, Hashman dhe Harrup k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], no. 25594/94, § 31, ECHR 1999‑VIII; S. dhe Marper, cituar më lart, § 96).
78. Nuk diskutohet aspak fakti se kompetencat në fjalë në çështjen konkrete kanë një bazë në të drejtën e brendshëm, përkatësisht nenet 44-47 i Ligjit të 2000 (shih paragrafët 28-34 më lart). Përveç kësaj, Kodi i Praktikës, i cili është një dokument publik, përcakton detajet e mënyrës në të cilën një polic duhet të kryejë kontrollin (shih paragrafët 35-36 më lart).
79. Pavarësisht sa më lart, kërkuesit pretendonin se këto dispozita i jepnin policit një diskrecion padrejtësisht të gjerë, si për sa i përket autorizimit të kompetencave për të ndaluar dhe kontrolluar ashtu edhe ushtrimit të këtyre kompetencave në praktikë. Dhoma e Lordëve vlerësoi se kjo liri ishte subjekt i kontrollit efektiv, dhe Lordi Bingham identifikoi njëmbëdhjetë kufizimet për abuzimin me këto kompetenca (shih paragrafin 16 më lart). Megjithatë, sipas mendimit të Gjykatës, garancitë e parashikuara nga e drejta e brendshme nuk dukej se përbënin një pengese të fuqishme kundrejt kompetencave shumë të gjera që u ishin akorduar zbatuesve të tyre, në mënyrë që t’u ofronin anëtarëve të shoqërisë mbrojtje individuale adekuate kundër ndërhyrjes arbitrare.
80. Gjykata vëren që në fillim se, oficeri i lartë i policisë i përmendur në nenin 44 (4) të Ligjit kishte të drejtën të autorizonte çdo polic në uniformë për të ndaluar dhe kontrolluar një këmbësorë në çdo zonë të caktuar nga ai brenda juridiksionit të tij nëse ai "e konsideron të përshtatshme për parandalimin e akteve të terrorizmit ". Megjithatë, "të përshtatshme" do të thotë jo më shumë se "të vlefshme" ose "të dobishme". Nuk kërkohej, në fazën e autorizimit, që ushtrimi i kompetencave të ndalimin dhe kontrollit të ishte "i nevojshëm" dhe për këtë arsye nuk kërkohej vlerësimi të proporcionalitetit të masës. Autorizimi ishte subjekt i konfirmimit nga ana e Sekretarit të Shtetit brenda 48 orëve. Sekretari i Shtetit nuk mund të ndryshonte mbulimin gjeografik të një autorizimi, por ai ose ajo mund të refuzonte konfirmimin ose të ndryshonte kohëzgjatjen e tij duke sjellë me afër datën e mbarimit, pavarësisht se një e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në praktikë. Edhe pse ushtrimi i kompetencave e autorizimit dhe konfirmimit i nënshtroheshin shqyrtimit gjyqësor, gjerësia e kompetencave ligjore ishte e tillë që kërkuesit e kishin pothuajse të pamundur për të vërtetuar se autorizimi dhe konfirmimi ishin ultra vires ose ishin përdorur në mënyre abuzive.
81. Autorizimi jepej për një kohëzgjatje prej 28 ditë, por mund të rinovohej. Ai nuk mund të shtrihej përtej kufijve të zonës së forcave të policisë dhe kufizohej gjeografikisht brenda këtij kufiri. Megjithatë, shumë zona të forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar mbulonin rajone të gjera me një popullsi të përqendruar. Zona e Policisë Metropolitane, ku kërkuesit u ndaluan dhe kontrolluan, shtrihet në të gjithë Londrën e Madhe. Dështimi nga ana e ligjvënësit për të vendosur kufizimeve kohore dhe gjeografike të cilat do shërbenin si një kontroll i duhur për lëshimin e autorizimeve nga ana e zbatuesve të tij, tregohet qartë nga fakti se një autorizim për Zonën e Policisë Metropolitane është ripërtërirë vazhdimisht në një "program të vazhdueshëm" që nga koha që ato kompetenca u autorizua (shih paragrafin 34 më lart).
82. Një tjetër garanci ligjore ishte edhe Raportues i Pavarur (shih paragrafin 37 më lart). Megjithatë, kompetencat e tij ishin të kufizuara për të raportuar në zbatimin e dispozitave ligjore dhe ai nuk kishte të drejtë të anulonte ose të ndryshonte autorizimet, përkundër faktit se në çdo raport të tijin që nga maj 2006 e tutje ai ka shprehur qartë qëndrimin e tij se "neni 44 mund të përdorej më pak dhe unë pres që ai të përdoret më pak "(shih paragrafët 38-43 më lart).
83. Një shqetësim tjetër, ishte gjerësia e diskrecionin të që i jepej policit individualisht. Polici ishte i obliguar që, në kryerjen e kontrollit ta ushtronte në përputhje me kushtet e Kodit. Megjithatë, Kodi rregullonte në thelb mënyrën në të cilën ndalimi dhe kontrolli ushtroheshin, dhe nuk vendoste kufizime në vendimin e policit për të ndaluar dhe të kontrolluar. Ky vendim është, siç Dhoma e Lordëve e bëri të qartë, i bazuar ekskluzivisht në "ndjesinë" ose "intuitën profesionale" të oficerit në fjalë (shih paragrafin 23 më lart). Jo vetëm që ishte e panevojshme për policin të demonstronte ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, por nuk ishte i nevojshme që ai të dyshonte as subjektivisht e në lidhje me personin ndaluar dhe kontrolluar. Kusht i vetëm ishte se kontrolli duhej kryer objekte që në lidhje me terrorizmin, një kategori shumë të gjerë e objekteve të cilat shumë njerëz zakonisht mund t’i mbanin me vete në rrugë. Mjafton që personi në fjalë të ndalohet për qëllime të kontrollit të objekteve të tilla, dhe nuk ishte e nevojshme që oficeri i policisë të kishte arsye për të dyshuar praninë e këtyre objekteve. Siç është përmendur nga Lord Brown në Dhomën e Lordëve, kompetencat e ndalimit dhe kontrollit të parashikuara në nenin 44 "radikalisht ... del jashtë perceptim tonë tradicional për kufijve e pushtetit policor "(shih paragrafin 23 më lart).
84. Në lidhje me këtë, Gjykatës i janë paraqitur prova statistikore dhe të tjera që tregon shkallën e përdorimin nga organet policore të kompetencave të ndalimi dhe kontrollit sipas nenit 44 të Ligjit. Ministria e Drejtësisë ka regjistruar një total prej 33 177 kontrollesh në maj 2004, 44 545 në qershor 2005, 37 000 në korrik 2006 dhe 117 278 në gusht 2007 (shih paragrafët 44-46 më lart). Në Raportin e tij mbi zbatimin e Ligjit në vitin 2007, Lord Carlile vuri në dukje se ndërsa kontrollet sipas nenit 44 kishin çuar ne arrestime për krime të tjera pa lidhje me terrorizmin, asnjë arrestim nga mijëra e kontrollet, nuk kishte rezultuar lidhur me veprën penale të terrorizmit; në Raportin e tij 2008 Lord Carlile pohoi se shembuj të shumtë tregonin për një përdorimit të dobët dhe të panevojshme të nenit 44; ka prova e rasteve kur personi i ndaluar ishte aq e qartë larg çdo profilit të njohur terroristi, sa që realisht, nuk ekzistonte mundësia më e vogël që ai të ishte një i tillë, dhe asnjë rrethanë tjetër nuk e justifikonte ndalimin.
85. Sipas mendimit të Gjykatës, ekzistonte një rrezik i qartë i arbitraritetit në dhënien e një diskrecioni kaq të gjerë një polici. Pavarësisht faktin q ë në çështjen konkrete asnjë nga kërkuesit nuk i përkiste grupit të personave më ngjyre apo atij aziatik rreziku i përdorimit në mënyre diskriminuese të kompetencave duhej konsideruar seriozisht, sipas mendimeve Lord Hope, Lord Scott dhe Lord Brown. Statistikat në dispozicion tregojnë se personat me ngjyre dhe aziatiket ishin të prekur në mënyrë disproporcionale nga këto kompetencat, edhe pse Raportuesi i Pavarur ka vërejtur në raportin e tij më të fundit, se ekzistonte një praktikë e ndalimin dhe kontrollit të persona të bardhë vetëm për të arritur një balancë racore në statistikat e ndalimin dhe kontrollit (shih paragrafët 43-44 më lart). Për më tepër, ekzistonte rreziku që kompetencat të tilla të përcaktuara në mënyrë kaq të gjerë të mund të keqpërdoreshin kundër demonstruesve dhe protestuesve në shkelje të nenit 10 dhe/ose 11 të Konventës.
86. Qeveria kundërshtoi duke argumentuar se, e drejta e një individi për të kundërshtuar në rrugë gjyqësore apo nëpërmjet një kërkese për dëmshpërblim ushtrimin e një ndalimi dhe kontrolli, përbënte një garanci kundër abuzimit. Por kufizimet në përdorimin e të dyjave këtyre mënyrave për të kundërshtuar ushtrimit e këtyre kompetencave, demonstrohej mjaft qartë nga çështja në fjalë. Në veçanti, si rrjedhoje e mungesës së detyrimit nga ana e policit për të treguar një dyshim të arsyeshëm, ishte shumë ë vështirë për të mos thënë e pamundur për të provuar se kompetencat ishin ushtruar në mënyrë të paligjshme.
87. Në përfundim, Gjykata vlerëson se kompetencat e autorizimit dhe konfirmimin si dhe ato për të ndaluar dhe kontrolluar sipas neneve 44 dhe 45 të Ligjit të 2000 nuk ishin as mjaftueshmërisht të përkufizuara dhe as subjekt i garancive adekuate ligjore kundër abuzimit. Për sa më sipër këto kompetenca nuk janë "në përputhje me ligjin" dhe shkelin nenin 8 të Konventës.
C.Pretendimi për shkelje të nenin 10 dhe 11 të Konventës
88. Kërkuesit pretenduan më tej se të drejtat e tyre për lirinë e shprehjes në bazë të nenit 10, si dhe lirinë e tubimit sipas nenit 11, të Konventës, ishin shkelur. U argumentua se ndalimi dhe kontrolli kishte sjelle vonesë, edhe pse përkohësisht, të raportimit të drejtpërdrejtë ose filmimin e protestës duke ndërhyrë kështu në të drejtat e mbrojtura nga neni 10. Më tej u parashtrua se legjislacioni në vetvete, së bashku me garancitë ligjore të papërshtatshme, mund të krijonte një ndjenjë frikësimi dhe stepje tek personat e ndaluar për ushtrimin nga këta të fundit, të këtyre të drejtave në formën e protestës paqësore dhe se kjo ishte pikërisht rasti i kërkuesit të parë.
89. Qeveria kundërshtoi duke deklaruar se as ekzistenca e kompetencave për të ndaluar dhe kontrolluar dhe as ushtrimi i tyre në rrethanat e veçanta të rastit të kërkuesve nuk përbënte një ndërhyrje me të drejta e nenin 10 apo 11.
90. Në dritën e përfundimit të saj më lart se, ka pasur një shkelje të nenit 8, Gjykata nuk e konsideron të nevojshme shqyrtimin e pjesës së mbetur të kërkesës në bazë të Konventës.
III. ZBATIMI I NENIT 41 TË KONVENTËS
91. Neni 41 i Konventës parashikon:
“Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.”
A. Dëmi
92. Kërkuesit pretenduan se ata ishin ndjere të sulmuar dhe frikësuar nga veprimet e policisë dhe rrjedhimisht e konsideronin të përshtatshme që Gjykata t’u akordonte atyre shumën prej 500 GBP secilit në lidhje me dëmin jo material.
93. Qeveria kundërshtoi dëmshpërblimin monetar të kërkuesve, me argumentin se ndalimi dhe kontrolli kishte zgjatur për një kohë shumë të shkurtër.
94. Gjykata pajtohet me Qeverinë se konstatimi i shkeljes përbën shpërblim të drejtë në rrethanat e çështjes në fjalë.
B. Kosto dhe shpenzime
95. Kërkuesit gjithashtu pretenduan para Gjykatës në lidhje me kostot dhe shpenzimet, t’u jepej shuma 40652.06 GBP, duke përfshirë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Këto përfshinin kostot prej 8178.92 GBP e Liberty (tarifa për juristët kryesorë në orë ishte 210 GBP dhe 111 GBP në orë për një jurist praktikant), së bashku me tarifat e tre përfaqësuesve ligjor në vlerën 32473.14 GBP përfshirë TVSH-në.
96. Qeveria parashtroi se tarifat për orë të llogaritura nga përfaqësuesit e kërkuesve dhe numrin e orëve punë të pretenduara ishin të tepërta, veçanërisht për faktin se çështjet ishte shqyrtuar në detaje para gjykatave kombëtare.
97. Duke iu referuar jurisprudencës së saj, Gjykata rithekson se paguhen, vetëm kostot dhe shpenzimet të cilat janë të vërteta, të domosdoshme dhe të arsyeshme në masë. Në rastin konkret, duke marrë parasysh informacionin që disponon dhe shumat e akorduara në çështje të krahasueshme kundër Mbretërisë së Bashkuar (shih, për shembull, S. dhe Marper, cituar më lart), Gjykata çmon të arsyeshme të japë shumën prej 35000 euro për mbulimin e shpenzimeve për procedurat para Gjykatës, duke zbritur shumën prej 1150 euro tashmë të dhënë në formën e ndihmës ligjore.
C. Interesi i munguar
98. Gjykata çmon të nevojshme se interesi i mospagimit, duhet të bazohet në përqindjen ditore të kreditimit të Bankës Qendrore Evropiane, së cilës duhet t’i shtohen tre pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA NJËZËRI:
1. Deklaron kërkesën të pranueshme;
2. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
3. Vendos nuk është e nevojshme të shqyrtohen pretendimet e bazuara në nenet 5, 10 dhe 11 të Konventës;
4. Vendos se konstatimi i shkeljes përbën në vetvete shpërblim të drejtë për dëmin jo material të pretenduar nga kërkuesit;
5. Vendos
(a) Se Shteti i paditur duhet t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet përfundimtar, në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, 33 850 euro (tridhjete e tre mijë e tetë qind e pesëdhjetë euro), plus çdo taksë që mund të jetë e zbatueshme, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, të cilat duhen konvertuar në paund, në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes;
(b) Se nga mbarimi i afatit tremujor deri në ditën e pagesës, do të zbatohet interesi i thjeshte mbi shumën e mësipërme, në një përqindje të barabarte me përqindjen ditore të kreditimit nga Banka Qendrore Evropiane, gjatë periudhës se mospagimit, plus tre pikë përqindjeje;
6. Hedh poshtë pjesën e mbetur të pretendimeve të kërkuesve për shpërblim të drejtë.
Përgatitur në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim më 12 janar 2010, sipas nenit 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores se Gjykatës.
Lawrence EarlyLech Garlicki
KancelarPresident
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2012.
Ky përkthim u bë i mundur me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk është detyrues për Gjykatën dhe kjo e fundit nuk ka përgjegjësi për cilësinë e përkthimit. Ai mund të shkarkohet nga baza e të dhënave të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, HUDOC (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash të cilës Gjykata ia përcjell. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo fitimprurëse me kushtin e përdorimit të titullit të plotë të çështjes, të dhënat e së drejtës së autorit dhe referencat përkatëse të Fondit të Mirëbesimit të të Drejtave të Njeriut. Nëse pjesë të këtij përkthimi do të përdoren për qëllime fitimprurëse, ju lutem kontaktoni: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2012.
This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has to share it. It may be reproduced for non-commercial purpose on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for the commercial purpose please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2012.
La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée a partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cite en rentier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante: publishing@.
[1] Termi në anglisht është High Court për atë që në juridiksionin shqiptar njihet si gjykata e shkallës së parë (shën. i përkthimit).
Full & Egal Universal Law Academy