© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informues mbi jurisprudencën e Gjykatës No 182
Shkurt 2015
Haldimann dhe të tjerë kundërZvicrës- 21830/09
Vendim 24.2.2015 [Seksioni II]
Neni 10
Neni 10-1
Liria e shprehjes
Liria për komunikimin e informacioneve
Dënim i gazetarëve se kanë regjistruar dhe transmetuar, me qëllim interesin publik, një bisedë me një agjent sigurimesh: shkelje
Përshkrim i faktit – Të katër kërkuesit janë gazetarë. Në 2003, kërkuesja e katërt organizoi një bisedë me një agjent sigurimesh në të cilën ajo u paraqit si një kliente e mundshme. Kjo bisedë u regjistrua pa dijeninë e agjentit. Duke qenë se u informua për regjistrimin a posteriori, i interesuari nuk pranoi të shprehej mbi përmbajtjen e bisedës. Pasi fytyra e tij u maskua dhe zëri u ndryshua, biseda u transmetua pjesërisht në kuadrin e një reportazhi televiziv mbi praktikat në fushën e shitjeve të produkteve të sigurimit të jetës. Të katër kërkuesit morën pjesë në përgatitjen dhe transmetimin e këtij reportazhi.
Kërkuesit u dënuan respektivisht për regjistrim të bisedave të personave të tjerë dhe regjistrim të paautorizuar të bisedave. Ata u dënuan me gjoba prej dymbëdhjetë ditë-gjobë që shkojnë afërsisht nga 80 deri në 290 EUR dita dhe për sa i përket kërkueses së katërt, me katër ditë-gjobë me afërsisht 30 EUR dita me kusht dhe një periudhë prove prej dy vjetësh.
Përshkrimi it ë drejtës – Neni 10 : Ndërhyrja në të drejtën e kërkuesve për liri shprehjeje parashikohej nga ligji dhe mund të synonte qëllimin legjitim që është mbrojtja e të drejtave dhe reputacionit të tjetrit, pra, e drejta e agjentit të sigurimeve për ruajtjen e imazhit të tij, fjalës së tij si dhe reputacionin.
Gjykatës tashmë i është dashur të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me cenimin e reputacionit personal të personazheve publike në të cilat ajo ka vendosur gjashtë kritere që duhen analizuar në rast të vënies në balancë të së drejtës për liri shprehjeje dhe së drejtës për respektim të jetës private: kontributi në një debat me interes të përgjithshëm, reputacioni i personit të synuar dhe objekti i reportazhit, sjellja e mëparshme e personit të interesuar, mënyra e marrjes së informacioneve dhe vërtetësia e tyre, përmbajtja, forma dhe pasojat e publikimit dhe rëndësia e sanksionit të vendosur.
Gjykata, është shprehur gjithashtu mbi raste shpifjesh që kanë lidhje me ushtrimin e profesionit të një individi. Sidoqoftë, ky rast dallohet nga rastet e mëparshme, përderisa, nga njëra anë, agjenti nuk ishte person publik që gëzonte një njohje të veçantë dhe, nga ana tjetër, reportazhi i kontestuar nuk kërkonte të kritikonte agjentin e sigurimeve personalisht, por synonte disa praktika komerciale të zbatuara në gjirin e kategorisë profesionale të cilës ai i përkiste. Impakti i reportazhit mbi reputacionin personal të agjentit të sigurimeve ishte për rrjedhojë i kufizuar dhe ky aspekt i veçantë duhet të merret parasysh në zbatimin e kritereve të lartpërmendura.
Tema e reportazhit të realizuar- domethënë cilësia e keqe e këshillimit të dhënë nga agjenti i sigurimeve private, dhe njëherësh çështja e mbrojtjes së të drejtës së konsumatorëve që rrjedh prej saj- kishte të bënte me një debat që kishte interes publik shumë të madh. Sigurisht, agjenti i filmuar pa dijeninë e tij nuk ishte personazh publik. Ai nuk kishte dhënë pëlqimin për t’u filmuar pra në mëmyrë të arsyeshme mund të besonte në karakterin privat të kësaj bisede. Megjithatë, reportazhi i kontestuar nuk ishte fokusuar te personi i tij por mbi disa praktika tregtare të zbatuara në gjirin e një kategorie profesionale. Përveç kësaj, biseda nuk u zhvillua në zyrat e agjentit ose në ndonjë lokal tjetër pune. Për rrjedhojë, cenimi i jetës private të agjentit nuk është aq i madh sa në rastin kur agjenti do të ishte vënë në shënjestër si person dhe ekskluzivisht nga reportazhi.
Përdorimi i kamerës së fshehtë nuk ishte i ndaluar në mënyrë absolute në të drejtën e brendshme, por mund të lejohej me kushte strikte. Nëse agjenti me të drejtë e ndjeu se kërkuesit ia kishin hedhur, ata sidoqoftë nuk mund t’i qortosh për një sjellje qëllimisht në kundërshtim me rregullat e deontologisë. Këta të fundit në fakt nuk i kanë injoruar rregullat gazetareske ashtu si përcaktohen nga Këshilli zvicerian i shtypit të cilat kufizojnë përdorimin e kamerës së fshehtë, por ata kanë arritur në përfundimin se objekti i reportazhit të tyre duhej t’i autorizonte ta përdornin kamerën e fshehtë. Gjykatat zvicerane nuk kanë qenë dakord mbi këtë çështje. Kështu, kërkuesit duhet të përfitojnë nga dyshimi lidhur me vullnetin e tyre për të respektuar rregullat deontologjike të zbatueshme në këtë rast, kur bëhet fjalë për marrjen e informacioneve.
Për sa i përket fakteve të paraqitura, vërtetësia e tyre nuk është kontestuar kurrë.
Regjistrimi në vetvete i ka shkaktuar një cenim të kufizuar interesave të agjentit përderisa vetëm një rreth i ngushtë personash ka pasur akses në dëgjimin e regjistrimit. Në këtë rast është vendimtar fakti që kërkuesit e kanë fshehur fytyrën e agjentit në mënyrë të tillë që vetëm ngjyra e flokëve dhe e lëkurës dallohej ende pas transformimit të imazhit dhe zëri i tij gjithashtu ishte i ndryshuar. Në të njëjtën mënyrë, nëse rrobat ishin të dukshme, këto nuk paraqisnin ndonjë shenjë dalluese dhe biseda nuk u zhvillua në lokale që agjenti frekuentonte zakonisht.
Pra, ndërhyrja në jetën private të agjentit nuk është aq e rëndë sa t’i fshihet interesit publik për informacioni lidhur me të mangësitë e pretenduara në veprimtarinë e agjentëve të sigurimeve. Mirëpo, megjithëse dënimet financiare janë relativisht të lehta, sanksioni i shpallur mund të kontribuojë që të nxisë shtypin të mos shprehë kritika, edhe pse kërkuesit nuk janë privuar nga mundësia për të transmetuar reportazhin e tyre.
Përfundim : shkelje (gjashtë vota pro dhe një kundër).
Article 41 : asjë kërkesë e formuluar për dëmshpërblim
(Shih gjithashtu Axel Springer AG kundër Gjermanisë [GC], 39954/08, 7 shkurt 2012, Shënim informues 149)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy