© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ mbi jurisprudencën e Gjykatës No 176
Korrik 2014
Hämäläinen kundër Finlandës [GC] - 37359/09
Vendim 16.7.2014 [GC]
Neni 8
Detyrime pozitive
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Respektim i jetës private
Refuzim për t’i dhënë kërkueses një numër identiteti që tregon se është e seksit femër pas konvertimit seksual, me kusht shndërrimin e martesës së saj në partneritet të regjistruar : jo-shkelje
Përshkrimi i faktit – E drejta finlandeze ndalon martesat midis homoseksualëve. Megjithatë, çiftet me seks të njëjtë, nëse nuk u lejohet të martohen, mund të nënshkruajnë një partneritet të regjistruar. Kërkuesja që ka qenë e seksit mashkull kur ka lindur, u martua me një grua me të cilën pati një fëmijë në vitin 2002. Në shtator 2009, ajo bëri një operacion për ndryshim të seksit. Ndërroi emrin por nuk mundi të ndryshonte numrin e saj të identitetit në mënyrë që ai t’i përgjigjej seksit të saj të ri femër, meqë ky ndryshim bëhej me kusht që bashkëshortja e saj të pranonte që martesa e tyre të konvertohej në partneritet të regjistruar ose ndryshe çifti të divorcohej. Kërkuesja dhe bashkëshortja e saj parapëlqejnë të mbeten të martuar sepse, nga njëra anë divorci bie ndesh me bindjet e tyre fetare dhe, nga ana tjetër, ato mendojnë se partneriteti i regjistruar nuk u ofron atyre dhe fëmijës së tyre të njëjtën siguri si martesa.
Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës evropiane, kërkuesja ankohej veçanërisht lidhur me nenin 8 të Konventës, se nuk mund të fitonte njohjen e plotë të seksit të saj të ri pa e transformuar martesën në partneritet të regjistruar çka sillte, sipas saj, shkeljen e të drejtës për respektim të jetës privte dhe familjare. Në këtë vendim të 13 nëntorit 2012, një dhomë e Gjykatës ka vendosur njëzëri, për jo-shkelje të nenit 8 si dhe jo-shkelje të nenit 14 të kombinuar me nenin 8 (shih Note d’information 162).
Përshkrimi i të drejtës – Neni 8 : Ҫështja për të cilën duhet të vendosë Gjykata është nëse respektimi i jetës private dhe familjare së kërkueses nënkupton për shtetin një detyrim pozitiv për të vendosur një procedurë efektive dhe të kuptueshme që t’i lejojë kërkueses t’i njihet ligjërisht seksi i ri i ndryshuar duke e ruajtur ende lidhjen martesore.
Gjykata përsërit se Konventa nuk u imponon shteteve kontraktuese detyrimin për t’i lejuar çiftet homoseksuale të martohen. Ҫështja e rregullimit të efekteve të një ndryshimi seksi mbi martesën ka të bëjë në një shkallë të gjerë, por jo krejtësisht, me vlerësimin e shtetit kontraktues të interesuar. Përveç kësaj, Konventa nuk kërkon as që të ndërmerren dispozita të veçanta në situata si kjo e çështjes. Dhoma e Madhe nënvizon gjithashtu se nuk ekziston ende një konsensus në nivel evropian mbi lejimin e martesës midis homoseksualëve, sikundër në shtetet që e ndalojnë një martesë të tillë, nuk ekziston një konsensus mbi mënyrën se si duhet rregulluar njohja e ndryshimit të seksit në rastin e martesave që ekzistonin para këtij ndryshimi (gjendja e kërkueses në këtë rast). Në fakt, shumica e shteteve anëtare nuk kanë miratuar asnjë legjislacion mbi njohjen e ndryshimeve të seksit. Në mungesë të konsensusit evropian në këtë fushë, dhe duke mbajtur parasysh cështjet morale dhe etike në fjalë, Finlanda duhet t’i njohë vetes hapësirë të madhe vlerësimi, si për sa i përket vendimit për të bërë ose jo ligje për njohjen ligjore të ndryshimeve të seksit që rrjedhin nga operacionet për konvertim seksual ashtu edhe për rregullat e përcaktuara për të ruajtur një ekuilibër midis interesave publike dhe interesave private në konflikt.
E drejta finlandeze i ofron kërkueses tri opsione. Pa përmendur ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e statu quo-së ose divorcin, ankesa e të interesuarës synon kryesisht mundësinë për ta transformuar martesën e saj në një partneritet të regjistruar nëse bashkëshortja e saj pranon. Sipas Qeverisë, legjislacioni i kontestuar ka për qëllim të njësojë praktikat që përdoren në vend dhe të vendosë kritere koherente në fushën e njohjes ligjore të gjinisë. Sapo bashkëshorti të japë pëlqimin, sistemi lejon të pajtohet njohja ligjore e ndryshimit të seksit me mbrojtjen ligjore të marrëdhënies. Gjykata mendon se pëlqimi i bashkëshortit përbën një kërkesë elementare e konceptuar për të mbrojtur një bashkëshort nga efektet e vendimeve të njëanëshme të marra nga tjetri.
Për më tepër, kërkuesja dhe bashkëshortja e saj nuk do të humbnin asnjë të drejtë tjetër nëse martesa e tyre do të transformohej në partneritet të regjistruar. Kështu, për shembull, për vlerësimin e të drejtave për pension, kohëzgjatja e marrëdhënies do të llogaritej duke filluar nga data kur është nënshkruar martesa dhe jo duke filluar nga kalimi në partneritet të regjistruar.
Për sa i përket aspekteve që lidhen me jetën familjare, Gjykata vëren se kalimi në partneritet të regjistruar nuk do të kishte asnjë efekt mbi lidhjen vajzë- baba midis kërkueses dhe bijës së vet përderisa atësia është vendosur tashmë në mënyrë të vlefshme gjatë martesës. Përveç kësaj, ndryshimi i seksit nuk ka asnjë efekt ligjor mbi përgjegjësinë që lidhet me detyrimet për përkujdesje, kujdestari ose mbajtjen (marrjen në ngarkim) e fëmijës, meqë në Finlandë kjo përgjegjësi bazohet mbi të qenët prind, pavarësisht nga seksi i prindërve dhe forma e marrëdhënies së tyre. Për rrjedhojë, shndërrimi i martesës në partneritet të regjistruar nuk do të kishte asnjë pasojë në jetën e tyre familjare.
Nëse është për të ardhur keq që kërkuesja gjendet çdo ditë në situata ku numri i papërshtatshëm i identitetit i krijon shqetësime, ajo ka një mundësi reale për ta ndryshuar këtë gjendje : martesa e saj në çdo moment mund të shndërrohet në partneritet të regjistruar nëse bashkëshortja e saj jep pëlqimin. Gjykata mendon se nuk është e çproporcionuar të vësh si kusht paraprak për njohjen ligjore të një ndryshimi seksi që martesa të shndërrohet në një partneritet të regjistruar meqë ky parfaqëson një opsion serioz që u ofron çifteve me seks të njëjtë një mbrojtje ligjore praktikisht identike me atë të martesës. Për rrjedhojë, nuk mund të thuhet se, për shkak të ndryshimeve të vogla që ekzistojnë midis këtyre dy formave juridike, sistemi në fuqi nuk e lejon shtetin finlandez të përmbushë detyrimet pozitive që i takojnë. Si përfundim, Gjykata çmon se në tërësi efektet e sistemit aktual finlandez mbi kërkuesen nuk janë të çproporcionuara dhe se është ruajtur një ekuilibër i drejtë midis interesave konkurruese.
Përfundimi : jo-shkelje (katërmbëdhjetë vota pro dhe tre kundër)
Dhoma e Madhe ka vendosur gjithashtu, me katërmbëdhjetë vota pro dhe tri vota kundër, se nuk ka pasur shkelje të nenit 14 të kombinuar me nenin 8 dhe, në unanimitet se nuk ka vend për të shqyrtuar ankesën e kërkueses lidhur me nenin 12 përderisa ankesa është shqyrtuar tashmë në dritën e nenit 8.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy