© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ për praktikën Nr. 176 të Gjykatës
Korrik 2014
Harakchiev dhe Tolumov k. Bullgarisë - 15018/11 dhe 61199/12
Vendim 8.7.2014 [Seksioni IV]
Neni 3
Ndëshkim degradues
Ndëshkim çnjerëzor
Regjim burgimi për gjithë jetën me mundësi të pamjaftueshme rehabilitimi për të përfituar ulje të dënimit: shkelje
Faktet – Të dy kërkuesit po kryenin dënime me burgim të përjetshëm, kërkuesi i parë pa mundësi ulje, i dyti me mundësi ulje. Të dy kërkuesit mbahehsin në kushtet e regjimit të rreptë, i zbatueshëm për të gjithë të burgosurit e përjetshëm, që nënkuptonte veçimin e tyre në qeli gjithmonë të kyçura, në pjesën më madhe të ditës, dhe izolim nga pjesa tjetër e të burgosurve. Në kërkesat e tyre drejtuar Gjykatës Europiane, ata ankoheshin në lidhje me kushtet e tyre të burgimit (Neni 3 i Konventës) dhe mungesën e një mjeti ligjor të brendshëm efektiv (Neni 13).
Veç kësaj, kërkuesi i parë ankohej se dënimi i tij me burgim të përjetshëm pa mundësi ulje dhe asnjë perspektivë rehabilitimi përbënte ndëshkim çnjerëzor dhe degradues në shkelje të Nenit 3. Dënimi me burgim të përjetshëm pa mundësi ulje u vendos në Bullgari në Dhjetor 1998, pas heqjes së dënimit me vdekje. Ai ekziston paralelisht me dënimin me burgim "thjesht" të përjetshëm, i cili mund të ulet. Me fuqi ligjore që nga 13 Tetori 2006, kompetenca diskrecionare e faljes e Presidentit bullgar ka përfshirë edhe kompetencën për uljen e dënimeve me burgim të përjetshëm, përfshirë edhe ato pa mundësi ulje. Në vitin 2012, Gjykata Kushtetuese bullgare* vendosi që kompetenca e faljes duhej ushtruar në një mënyrë jo-arbitrare, me qëllimin për të bërë efektive vlerat dhe parimet kushtetuese, duke mbajtur parasysh barazinë, humanizmin, dhembshurinë, mëshirën, shëndetin dhe gjendjen familjare të të dënuarit, si dhe çdo ndryshim pozitiv në personalitetin e të dënuarit. Në vitin 2012 u ngrit një Komision i Faljes për të këshilluar në lidhje me ushtrimin e kompetencës së faljes, dhe përcaktoi rregullat e proçedurës që rregullonin punën e tij.
Ligji – Neni 3
(a) Kushtet e burgimit (të dy kërkuesit) – Kërkuesit ishin mbajtur, gjatë gjithë kohës së tyre në burg, në qeli gjithmonë të kyçura dhe të izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve. Ata mbaheshin të veçuar në qelitë e tyre 21 deri 22 orë në ditë, në pamundësi për të ndërvepruar me të burgosurit e tjerë, edhe ata që ishin në të njëjtin sektor. Veçimi automatik i të burgosurve me dënim të përjetshëm nga pjesa tjetër e të burgosurve dhe nga njëri-tjetri, veçanërisht kur nuk ofrohen aktivitete jashtë qelisë apo të tjera stimuluese brenda qelisë, në vetvete mund të ngrinte çështje në kuadër të Nenit 3 të Konventës. Nuk kishte asnjë provë se secili nga kërkuesit mund të konsiderohej si i rrezikshëm në masën që do të bëheshin të domosdoshme të tilla masa të rrepta. Në të vërtetë, izolimi i kërkuesëve, në një masë të madhe, dukej të ishte më shumë rezultat i zbatimit automatik të dispozitave të brendëshme ligjore, që rregullonin regjimin e burgut, se sa të kishte të bente me ndonjë çështje sigurie lidhur me sjelljen e tyre. Veç kësaj kërkuesit kishin akses të kufizuar në ushtrimet në natyrë dhe aktivitetet e arsyeshme dhe, meqenëse u lejohej të dilnin nga qelitë e tyre për të shkuar në tualet vetëm tri herë në ditë, u duhej të përdornin kovat.
Vuajtja dhe mundi që kërkuesit duhej të duronin si rezultat i efektit kumulativ të kushteve të tyre të burgimit dhe i periudhës së burgimit (përkatësisht 12 dhe 14 vite) kishin kapërcyer kësisoj nivelin e pashmangshëm të vuajtjes si karakteristike e qenësishme e burgimit dhe shkonte përtej pragut minimal të ashpërsisë së kërkuar për të patur shkelje të Nenit 3. Ajo përbënte trajtim çnjerëzor dhe degradues.
Konkluzion: shkelje (unanimisht).
(b) Burgim i përjetshëm pa mundësi ulje (kërkuesi i parë) – Gjykata theksoi se dhënia e një dënimi me burgim të përjetshëm të pareduktueshëm mund të ngrejë çështje në kuadër të Nenit 3. Megjithatë, një dënim me burgim të përjetshëm nuk bëhej “i pareduktueshëm” vetëm nga fakti që në praktikë ai mund të vuhej i plotë: për qëllimet e Nenit 3 mjaftonte që ky dënim të ishte de jure dhe de facto i reduktueshëm** Për të qenë i pajtueshëm me Nenin 3, një dënim i përjetshëm duhet të ofronte, si një perspektivë lirimi, edhe një mundësi rishikimi, pasi një i burgosur nuk mund të mbahet në burg pa patur arsye penologjike legjitime për burgosjen e tij, ku përfshihet rehabilitimi. Një i burgosur me burgim për gjithë jetën kishte të drejtë të dintë, që fillim të dënimit të tij, se çfarë duhet të bënte për t’u konsideruar për lirim dhe me çfarë kushtesh, përfshirë edhe se kur mund të bëhet apo mund të kërkohet rishikimi i dënimit të tij.***
Ndërsa ishte e qartë që dënimi i kërkuesit të parë kishte qenë de jure i reduktueshëm që nga amendimi i ligjit në vitin 2006, pozicioni përpara kësaj date ishte më pak i qartë. Por pavarësisht çështjes së reduktueshmërisë de jure, Gjykata nuk ishte e bindur se, përgjatë të gjithë periudhës relevante, dënimi kishte qenë de facto i reduktueshëm apo se kërkuesi i parë mund ta kishte ditur se ekzistonte një mekanizëm që i lejonte atij të merrej në konsideratë pë lirim apo ulje dënimi.
Nga koha kur dënimi i kërkuesit të parë ishte bërë i formës së prerë, në Nëntor 2004, deri në fillim të 2012-s, mënyra si ishte ushtruar kompetenca e faljes ishte opake, pa politika të shpallura e të bëra publike dhe pa dhënie arsyesh për vendimet e faljes. Procesit i mungonin fare garancite formale e madje edhe joformale dhe nuk kishte asnjë shembull konkret personash që vuanin dënimin me burgim të përjetshëm, pa mundësi ulje, që kishin patur mundësinë të përfitonin rishikim të dënimit të tyre gjatë asaj kohe.
Që nga reformat e bëra në vitin 2012 si rezultat i vendimeve të Presidentit të Ri, praktikës së Komisionit të Faljes dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 11 Prillit 2012, ekzistonte një qartësi e konsiderueshme në lidhje me menyrën e ushtrimit të kompetencës presidenciale të faljes, e tillë që tashmë kërkuesi i parë mund të konsiderohej se e dinte që ekzistonte një mekanizëm që bënte të mundur marrjen e tij në konsideratë për falje apo ulje dënimi.
Megjithatë, Gjykatës i duhej të konsideronte, po ashtu, nëse kërkuesit të parë i ishte dhënë një mundësi e vërtetë për t’u reformuar. Ndërsa Konventa nuk garantonte një të drejtë për rehabilitim, dhe ndërsa Neni 3 nuk i ngarkonte autoriteteve detyrën absolute për t’u siguruar të burgosurve programe dhe aktivitete rehabilitimi apo riintegrimi, ajo u kërkonte autoriteteve t’u jepnin të burgosurve të përjetshëm një shans, sado të largët, që një ditë të rifitonin lirinë e tyre. Që ky shans të ishte i vërtetë dhe i prekshëm, autoritetet gjithashtu duhej t’u jepnin të burgosurve të përjetshëm një mundësi të përshtatshme për rehabilitimin e tyre. Megjithëse Shtetet gëzonin, në këtë sferë, një hapësirë të gjerë vlerësimi, regjimi dhe kushtet e burgimit të një të burgosuri të përjetshëm nuk mund të konsiderohen si çështje indiference. Kërkuesi i parë i ishte nënshtruar një regjimi veçanërisht të rreptë, me izolim thuajse të plotë dhe mundësi shumë të kufizuara për kontakt social. Efektet dëmtuese të atij regjimi të varfër, bashkuar me kushtet materiale të pakënaqshme, në të cilat ishte mbajtur, duhet të kenë dobësuar seriozisht mundësinë e tij për reformim, mundësinë për t’i dhënë atij shpresën e vërtetë që një ditë do t’ia dilte dhe do të mund të demonstronte progresin e bërë për të fituar ulje të dënimit. Kësaj i duhet shtuar mungesa e vlerësimit periodik, të qëndrueshëm, të progresit të tij drejt rehabilitimit. Rrjedhimisht, dënimi i tij me burgim të përjetshëm nuk mund të konsiderohet si de facto i reduktueshëm në periudhën pas reformave të vitit 2012.
Konkluzion: shkelje (unanimisht).
Gjykata po ashtu gjeti (unanimisht) një shkelje të Nenit 13 për arësye të mungesës së një mjeti ligjor efektiv, sipas të drejtës bullgare, që kërkuesit të ankimonin kushtet e tyre të burgimit.
Neni 46: Për zbatimin siç duhet të vendimit, Bullgaria duhet të reformojë, më e mira me anë të legjislacionit, kuadrin ligjor që rregullon regjimin e burgut të zbatueshëm për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, me apo pa kusht, duke adresuar, në mënyrë të veçantë, zbatimin automatikisht të një regjimi shumë të rreptë burgimi dhe izolimi për të gjithë të burgosurit e përjetshëm.
Neni 41: 4,000 EURO kërkuesit të parë dhe 3,000 EURO kërkuesit të dytë për çdo dëm jo-material si rezultat i kushteve të tyre të burgimit; konstatimi i shkeljes përbën shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material që kërkuesi i parë ka pësuar si rezultat i pamundësisë për të përfituar reduktim të dënimit të tij me burgim të përjetshëm pa mundësi ulje.
* Vendim nr. 6 of 11 Prill 2012.
** Kafkaris k. Qipros [GC], 21906/04, 12 Shkurt 2008, Information Note 105.
*** Vinter dhe të Tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar [GC], 66069/09, 130/10 dhe 3896/10, 9 Korrik 2013, Information Note 165.
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy