© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës Nr. 157
Nëntor 2012
Hristozov me të tjerë k. Bullgarisë - 47039/11 dhe 358/12
Vendim 13.11.2012 [Seksioni IV]
Neni 8
Detyrime pozitive
Neni 8-1
Respektimi i jetës private
Mospranim për të lejuar përdorimin e një ilaçi eksperimental të paautorizuar: jo shkelje
Neni 2
Detyrime pozitive
Neni 2-1
Jeta
Mospranim për të lejuar përdorimin e një ilaçi eksperimental të paautorizuar: jo shkelje
Neni 3
Detyrime pozitive
Mospranim për të lejuar përdorimin e një ilaçi eksperimental të paautorizuar: jo shkelje
Faktet – Të dhjetë paditësit, të sëmurë të prekur nga një kancer, ankoheshin që nuk kishin pasur qasje ndaj një ilaçi eksperimental të paautorizuar. Pasi kishin ndjekur pa sukses një numër trajtimesh klasike, paditësit iu drejtuan një klinike private ku atyre u folën për një produkt eksperimental kundër kancerit, të përgatitur në Kanada, të cilin mund ta merrnin falas. Paditësit u kërkuan autoriteteve lejen për ta përdorur këtë produkt. Sipas së drejtës së brendshme, një leje e tillë mund të jepej vetëm kur ilaçi ishte i autorizuar tashmë në një vend tjetër. Mirëpo, ndonëse disa vende e lejonin që ky ilaç të përdorej për “njerëzi”, zyrtarisht ai nuk ishte i autorizuar në asnjë vend. Kështu që leja e kërkuar nuk u dha.
Ligji – Neni 8: Shtrirja e kompetencave që mund të përdorin shtetet për të mbrojtur individët nga pasojat e sjelljes së vet shqyrtohet në fushën e nenit 8, sepse bëhet fjalë për çështje të lidhura me autonominë personale dhe me cilësinë e jetës, edhe atëherë kur kjo sjellje shpie në një rrezik për shëndetin ose për jetën. Pika kryesore është që të përcaktohet nëse është ruajtur një baraspeshë e drejtë midis interesave konkurruese, konkretisht atyre të individit dhe atyre të shoqërisë, duke pasur parasysh hapësirën e shtetit për vlerësim.
Ishte në interesin e paditësve që të kishin “lirinë për të zgjedhur, si mjet të fundit, një trajtim të patestuar i cili mund të përmbante rreziqe, por që ata vetë dhe mjekët e tyre e gjykonin se i përshtatej situatës së tyre, dhe kjo me qëllim që të bëhej përpjekje për t’u shpëtuar atyre jetën”. Interesi publik konkurrues ishte i trefishtë: së pari, të mbroheshin pacientët nga rreziqet që rridhnin prej një trajtimi të paautorizuar, së dyti, të tregohej kujdes që të mos mënjanohej kuadri ligjor që përcaktonte rregullat lidhur me dhënien e ilaçeve të paautorizuara dhe, së treti, të tregohej kujdes që të mos komprometohej përpunimi i ilaçeve të reja, për shembull me një ulje të pjesëmarrjes së pacientëve në provat klinike.
Gjykata shënon se, në mënyrë të përgjithshme, çështjet e politikës së shëndetësisë i përkasin hapësirës për vlerësim të shteteve kontraktuese. Përveç kësaj, sado që në gjirin e këtyre shteteve ekziston qartazi një prirje për ta lejuar përdorimin e ilaçeve të paautorizuara, nuk ka kurrfarë konsensusi për sa i përket mënyrës së saktë se si duhet të rregullohet përdorimi i këtyre produkteve, as kurrfarë parimi juridik të vendosur në këtë fushë.
Duke pasur parasysh çka paraprin më lart, Gjykata del në përfundimin se baraspesha që është ruajtur nga e drejta e brendshme, pavarësisht nga çështja nëse mund të ishte gjetur ndonjë baraspeshë më e drejtë, nuk e ka tejkaluar hapësirën e gjerë për vlerësim që i njihet shtetit.
Përfundimi: jo shkelje (katër vota në favor e tri kundër).
Neni 2 § 1 : Gjykata vë re se Bullgaria ka rregulla për qasjen ndaj ilaçeve të paautorizuara kur terapitë klasike dalin të pamjaftueshme. Sipas Gjykatës, neni 2 nuk dikton asnjë detyrim pozitiv për t’i hartuar rregullat e tilla në një drejtim të caktuar.
Përfundimi: jo shkelje (pesë vota në favor e dy kundër).
Neni 3 : Vuajtjet e shkaktuara nga një sëmundje mund të jenë objekt i nenit 3 kur ato bëhen më të theksuara për shkak të një trajtimi për të cilin autoritetet mund të quhen përgjegjëse. Gjithsesi, në një rast të tillë, niveli i seriozitetit të situatës duhet të jetë i lartë, sepse dëmi i pretenduar nuk vjen për shkak të autoriteteve, por nga sëmundja. Në rastin konkret, ankimi nuk rridhte nga një trajtim i papërshtatshëm, por nga mospranimi për të lejuar që të përdorej një trajtim i cili mund ta shpëtonte jetën, por parrezikshmëria dhe efektshmëria e të cilit nuk ishin provuar ende. Gjykata nuk ka sesi ta pranojë që ky mospranim mund të përbëjë një trajtim çnjerëzor ose poshtërues. Ky mospranim ka mundur t’u shkaktojë paditësve një vuajtje morale, por jo me një seriozitet të mjaftueshëm për t’u bërë objekt i nenit 3.
Përfundimi: jo shkelje (pesë vota në favor e dy kundër).
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2013.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2013
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2013
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy