© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright indication at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Notë Informative mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës Nr. 170
janar 2014
Jones dhe të Tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar - 34356/06 dhe 40528/06
Vendimi 14.1.2014 [Seksioni IV]
Neni 6
Procedurat penale
Neni 6-1
E drejta për t’u drejtuar në gjykatë
Vendimi për të refuzuar pretendimet civile për tortura për shkak të imunitetit në të cilin është thirrur Shteti i paditur (Mbretëria e Arabisë Saudite) dhe zyrtarët e tij: nuk ka shkelje
Faktet – Ankuesit pretenduan që i ishin nënshtruar torturës gjatë qëndrimit në paraburgim në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ankuesi i parë (Z. Xhouns [Jones]) më pas filloi procedurat civile në Gjykatën e Lartë të Anglisë kundër Mbretërisë, Ministrisë Saudite të Punëve të Brendshme dhe një zyrtari individual. Tre ankuesit e tjerë filluan procedura kundër katër individëve: dy zyrtarëve policorë, një zëvendësguvernatori burgu dhe Ministrit të Brendshëm Saudit. Gjykata e Lartë vendosi që të gjithë të pandehurit kishin të drejtë të kishin imunitet sipas Ligjit për Imunitetin Shtetëror të vitit 1978 dhe u refuzuan ankuesve lejen që të fillonin procedurat kundër palës së pandehur jashtë juridiksionit. Me rastin e apelit, Gjykata e Apelit bëri dallimin mes imunitetit rationae personae (i zbatueshëm ndaj Shtetit, kryetarit të Shtetit në detyrë dhe diplomatëve) dhe imunitetit rationae materiae (i zbatueshëm ndaj zyrtarëve të rëndomtë, ish-kryetarëve të Shtetit dhe ish-diplomatëve). Ajo mbështeti vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me Mbretërinë dhe Ministrinë, por lejoi apelin e ankuesve në lidhje me individët e pandehur. Më pas, çështja shkoi në Dhomën e Lordëve, e cila qe dakord me Gjykatën e Lartë që të gjithë të pandehurit kishin të drejtë të kishin imunitet, edhe aty ku akuza kundër tyre ishte akuzë për tortura. Në kërkesën e tyre drejtuar Gjykatës evropiane, ankuesit u ankuan për shkeljen e të drejtës së tyre për t’u drejtuar në gjykatë.
E drejta – Neni 6 § 1: Masat e marra nga një Shtet të cilat pasqyrojnë rregullat përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkombëtare publike mbi imunitetin e Shtetit nuk mund të shiheshin në parim si të tilla që caktojnë një kufizim jo proporcional mbi të drejtën e qasjes në gjykatë siç mishërohet në nenin 6 § 1. Në vendimin e saj të vitit 2001 në çështjen Al-Adsani Gjykata kishte gjetur që nuk ishte vërtetuar ende pranimi në të drejtën ndërkombëtare i pohimit që Shtetet nuk kishin të drejtë për imunitet në lidhje me pretendimet civile për dëmshpërblim në rastet e akuzave për tortura të kryera jashtë Shtetit forum. Në elaborimin e testit përkatës sipas nenit 6 § 1 në atë vendim, Gjykata po vepronte në përputhje me detyrimin e saj për të mbajtur parasysh rregullat dhe parimet përkatëse të së drejtës ndërkombëtare dhe për të interpretuar Konventën aq sa është e mundur në harmoni me rregullat e tjera të së drejtës ndërkombëtare pjesë e të cilave është edhe ajo vetë. Prandaj, ajo u bind që qasja ndaj proporcionalitetit e përcaktuar nga Dhoma e Madhe në çështjen Al-Adsani është qasja që duhet të ndiqej në rastin konkret.
(a) Zbatimi i atyre parimeve në pretendimin kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite – Gjykata vërejti që në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 3 shkurtit 2012 në çështjen Gjermania kundër Italisë – i cili duhet të konsiderohej autoritar në aspekt të përmbajtjes së të drejtës ndërkombëtare zakonore – u konstatua qartë që, në atë datë, nuk ishte kristalizuar ende përjashtimi jus cogens nga imuniteti i Shtetit. Prandaj zbatimi nga gjykatat angleze i dispozitave të Ligjit të vitit 1978 për të mbështetur pretendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për imunitet në vitin 2006 nuk mund të thuhej se kishte shkuar deri tek kufizimi i pajustifikuar i të drejtës së kërkuesit për t’u drejtuar në gjykatë.
Përfundim: nuk ka shkelje (gjashtë vota me një).
(b) Zbatimi i parimeve në pretendimin kundër zyrtarëve të Shtetit – Të katër kërkuesit ishin ankuar që nuk kishin mundur të ngrinin pretendime civile për tortura kundër zyrtarëve të Shtetit të dhënë me emra. Gjykatës i duhej të shqyrtonte nëse refuzimi për të lejuar procedimin e atyre pretendimeve kishte qenë në përputhje me nenin 6 § 1 të Konventës, duke zbatuar qasjen e përgjithshme të përcaktuar në çështjen Al-Adsani. Imuniteti i cili zbatohej në çështjet kundër zyrtarëve të Shtetit mbetej imunitet i “Shtetit”: Shteti vetë e përdorte atë, dhe Shteti vetë mund të hiqte dorë prej tij. Aty ku, si në rastin konkret, dhënia e imunitetit ratione materiae zyrtarëve kishte pasur për qëllim pajtueshmërinë me të drejtën ndërkombëtare mbi imunitetin e Shtetit, atëherë, si në rastin kur imuniteti i jepej vetë Shtetit, qëllimi i kufizimit të së drejtës për t’u drejtuar në gjykatë ishte legjitim. Meqenëse masat të cilat pasqyronin rregullat përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkombëtare publike mbi imunitetin e Shtetit në parim nuk mund të konsideroheshin si të tilla që impononin një kufizim jo proporcional ndaj të drejtës për t’u drejtuar në gjykatë, çështja e vetme për shqyrtim në lidhje me ankesën e kërkuesve ishte nëse dhënia e imunitetit ratione materiae zyrtarëve të Shtetit kishte pasqyruar rregulla të tilla. Rrjedhimisht, Gjykata shqyrtoi më tej nëse ekzistonte një rregullë e përgjithshme në kuadër të së drejtës ndërkombëtare publike e cila kërkonte që gjykatat vendase të mbështesnin pretendimin e Arabisë Saudite për imunitet të Shtetit në lidhje me zyrtarët e Shtetit; dhe, nëse po, a kishte prova të ndonjë rregulle apo përjashtimi në rastet e akuzave për tortura.
(i) Ekzistenca e një rregulle të përgjithshme: Meqenëse një veprim nuk mund të kryhej nga një Shtet vetë por vetëm nga individë që veprojnë në emër të Shtetit, aty ku imuniteti mund të përdorej nga Shteti pika fillestare duhet të jetë ai imunitet ratione materiae që zbatohej ndaj veprimeve të zyrtarëve të Shtetit. Po të ishte ndryshe, imuniteti i Shtetit gjithmonë mund të anashkalohej duke hedhur në gjyq zyrtarët e dhënë me emra. Pesha e autoritetit si në nivelin ndërkombëtar ashtu edhe në nivelin kombëtar dukej se mbështeste pohimin që imuniteti i Shtetit në parim u ofronte punonjësve apo zyrtarëve individualë të një Shteti të huaj mbrojtje në lidhje me veprimet e ndërmarra në emër të Shtetit nën të njëjtën mburojë që mbron vetë Shtetin.
(ii) Ekzistenca e një rregulle apo përjashtimi të veçantë në lidhje me aktet e torturave: Edhe sikur natyra zyrtare e veprimeve të pranohej për qëllime të përgjegjësisë së Shtetit, kjo në vetvete nuk ishte përfundimtare për të përcaktuar nëse, sipas të drejtës ndërkombëtare, pretendimi për imunitet të Shtetit duhet të njihej gjithmonë në lidhje me të njëjtat veprime. Duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare përkatëse dhe praktikën gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërkohë që sipas mendimit të Gjykatës kishte filluar të shfaqej njëfarë mbështetjeje në favor të një rregulle apo përjashtimi të veçantë në të drejtën ndërkombëtare publike për çështjet që kishin të bënin me pretendime civile për tortura të ngritura kundër zyrtarëve të Shtetit, pesha më e madhe e autoritetit ishte në favor të faktit që e drejta e Shtetit për imunitet nuk mund të anashkalohej duke hedhur në gjyq shërbyesit apo agjentët e tij në vend të vetë Shtetit. Kishte pasur prova të debateve të kohëve të fundit lidhur me të kuptuarit e përkufizimit të torturës në Konventën kundër Torturës, ndërveprimin mes imunitetit të Shtetit dhe rregullave mbi atribuimin në Draft Nenet mbi Përgjegjësinë e Shtetit, dhe fushëveprimin e nenit 14 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1984 kundër Torturës. Megjithatë, praktika e Shtetit në lidhje me këtë çështje ishte në gjendje fluksi, me prova që vërtetonin si dhënien ashtu edhe refuzimin e imunitetit rationae materiae në raste të tilla. Të paktën dy çështje të tilla ishin në pritje para Gjykatave Supreme kombëtare. Mendimi ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje mund të thuhej se po hynte në një fazë evolucioni, siç tregohej nga diskutimet e kohëve të fundit rreth punës së Komisionit Ndërkombëtar të Ligjeve në sferën penale. Ajo punë ishte në vazhdim e sipër, dhe mund të priteshin zhvillime të mëtejshme. Në rastin konkret, ishte e qartë se Dhoma e Lordëve ishte angazhuar me të gjitha argumentet përkatëse në lidhje me ekzistencën, për sa i përket pretendimeve civile për shkaktimin e torturës, e një përjashtimi të mundshëm nga rregulla e përgjithshme e imunitetit të Shtetit. Në një vendim të gjatë dhe gjithëpërfshirës ajo kishte arritur në përfundimin që e drejta ndërkombëtare zakonore nuk kishte pranuar ende asnjë përjashtim – lidhur me pretendimet për sjellje që shkonte deri në torturë – nga rregulla e përgjithshme e imunitetit rationae materiae për zyrtarët e Shtetit në sferën e pretendimeve civile ku imuniteti gëzohej nga vetë Shteti. Gjetjet e Dhomës së Lordëve nuk ishin as dukshëm të gabuara as arbitrare por ishin të bazuara mbi referenca të gjera në materialet e të drejtës ndërkombëtare dhe mbi shqyrtimin e argumenteve ligjore të kërkuesit dhe vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte gjetur në favor të kërkuesit. Gjykata të tjera kombëtare kishin shqyrtuar me hollësi gjetjet e Dhomës së Lordëve në rastin konkret, dhe i kishin konsideruar ato gjetje shumë bindëse. Në këto rrethana, Gjykata ishte e bindur që dhënia e imunitetit zyrtarëve të Shtetit në fjalë kishte pasqyruar rregullat përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkombëtare publike. Prandaj, zbatimi i dispozitave të Ligjit të vitit 1978 për dhënien e imunitetit zyrtarëve të Shtetit në çështjet civile të kërkuesve nuk kishte shkuar deri në kufizimin e pajustifikuar të së drejtës së kërkuesve për t’u drejtuar në gjykatë. Megjithatë, nën dritën e zhvillimeve aktuale në vazhdim në këtë fushë të së drejtës ndërkombëtare publike, kjo është një çështje që duhet të mbahet nën shqyrtim nga Shtetet Kontraktuese.
Përfundim: nuk ka shkelje (gjashtë vota me një).
(Shih Al-Adsani kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], 35763/97, Nota Informative 36)
© Këshilli i Europës/Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kjo përmbledhje nuk është detyruese për Gjykatën.
Klikoni këtu për Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2014.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2014
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2014
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou de toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy