Kangers kundër Latonisë - A.nr. 35726/10 Vendimi 14.3.2019 (Seksioni V) Faktet – Në shkurt të vitit 2009, kërkuesit iu ndalua drejtimi i automjetit për shkak të kryerjes së kundërvajtjes së drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Në korrik të vitit 2009, policia përpiloi një raport për kundërvajtje administrative duke theksuar që kërkuesi kishte drejtuar një automjet duke mos e patur këtë të drejtë. Kërkuesi bëri ankim. Pra se të merrej vendimi për ankimin, në shtator 2009, policia bëri një raport tjetër për kundërvajtje administrative duke theksuar që kërkuesi kishte drejtuar një automjet duke mos e patur këtë të drejtë dhe që kundërvajtja ishte kryer e përsëritur brenda një viti. Ankimi i kërkuesit nuk u rrëzua. Ligji – Nuk ka shkelje (dhjetë vota me shtatë): Në lidhje me rastin e tretë të procedimit për kundërvajtje administrative, gjykatat e brendshme kishin konstatuar që kërkuesi kishte kryer kundërvajtjen e drejtimit duke mos e patur këtë të drejtë në mënyrë të përsëritur brenda një viti. Duke e bërë këtë, gjykatat iu referuan shprehimisht raportit për kundërvajtje administrative të muajit korrik 2009 në lidhje me të cilin për ankimin nuk ishte vendosur akoma. Përfundimi që vepra penale fillestare përbënte bazën për përsëritshmërinë nënkuptonte në çdo rast që kërkuesi e kishte kryer kundërvajtjen fillestare. Prezumimet e faktit ose të ligjit që vlejnë në çdo rend juridik dhe Konventa nuk e pengojnë këtë në parim. Megjithatë, Shteteve u kërkohej ta mbanin këtë brenda kufijve të arsyeshëm që merrnin parasysh rëndësinë e asaj për të cilën bëhet fjalë dhe të respektonin të drejtën e mbrojtjes. Në rastet kur Gjykata kishte analizuar prezumimet e faktit ose të ligjit në kontekstin e procedimeve penale, ajo i kushtonte rëndësi të veçantë garancive procedurale dhe mjeteve të mbrojtjes të disponueshme për të akuzuarin për kundërshtimin e këtyre prezumimeve. Nëse garancitë procedurale të disponueshme për kundërshtimin e prezumimeve konsiderohej të mungonin, prezumimi i pafajësisë dukej se ishte shkelur. Kërkuesi ishte shpallur fajtor për një kundërvajtje të përsëritur dhe jo për drejtim automjeti pa e patur këtë të drejtë dhe, si e tillë, atij jo vetëm i ishte vënë një gjobë më e lartë, por edhe ndalimi prej pesë ditësh që ai duhej të vuante para se të përfundohej procedimi në lidhje me kundërvajtjen fillestare. Prezumimi në rastin e kërkuesit kishte të bënte me faktin që ai kishte kryer një kundërvajtje që ishte objekti i një procedimi tjetër. Gjykatat e brendshme e konsideruan veten e tyre për të qenë ligjërisht të detyruar nga raporti për kundërvajtjen administrative në lidhje me kundërvajtjen fillestare, pavarësisht faktit që ajo po ankimohej. Për pasojë, kërkuesi ishte lënë pa mjete mbrojtjeje në lidhje me këtë prezumim. Përfundimi: shkelje (gjashtë vota me një) Neni 41: konstatimi i një shkeljeje përbënte një kompensim të drejtë dhe të mjaftueshëm në lidhje me dëmin jo-financiar; pretendimi në lidhje me dëmin financiar rrëzohet.
Full & Egal Universal Law Academy