K.H. DHE TË TJERË kundër SLLOVAKISË
(kërkesa nr. 32881/04)
28 prill 2009
e drejta për akses efikas tek informacioni për shëndetin dhe statusin e riprodhimit
I. Faktet kryesore
1. Kërkueset janë tetë femra të kombësisë sllovake dhe me origjinë etnike rome. Ato u trajtuan në dy spitale të Sllovakisë lindore gjatë shtatëzanive të tyre dhe gjatë lindjeve, pas të cilave asnjëra prej tyre nuk mund të bënte sërish fëmijë pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme. Kërkueset dyshuan se arësyeja për papjellorinë e tyre tyre mund të ishte fakti se ndaj tyre ishte ndërmarrë një procedurë sterilizimi gjatë lindjes së tyre cezariane prej personelit mjekësor në spitalet përkatëse.
2. Për të patur mundësinë e kryerjes së analizave mjekësore lidhur me arsyet për jofertilitetin e tyre dhe për mundësinë e marrjes të trajtimit të mundshëm, kërkueset autorizuan avokatët e tyre për të riparë dhe fotokopjuar kartelat e tyre mjekësore si një evidencë potenciale në procedurat e ardhëshme civile për dëme si dhe për t’u siguruar se dokumente dhe evidencë e kësaj natyre të mos shkatërroheshin ose humbnin. Avokatët kryen dy përpjekje, respektivisht në gusht dhe shtator të vitit 2002 për marrjen e fotokopjeve të kartelave mjekësore por nuk u lejuan ta bënin këtë nga menaxhuesit e spitalit.
3. Kërkueset paditën spitalet përkatëse, duke u kërkuar gjykatave që të urdhëronin këta të fundit për lëshimin e kartelave mjekësore të tyre përfaqësuesve ligjorë të autorizuar dhe për t’i lejuar ata më vonë që të merrnin fotokopje të dokumentave të përfshira në kartelat në fjalë.
4. Në qershor të vitit 2003, gjykatat urdhëruan spitalet që të lejonin kërkueset dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë të autorizuar për të konsultuar kartelat mjekësore dhe për të bërë shënime me dorë prej tyre, por nuk pranuan kërkesën për fotokopjimin e dokumentave duke argumentuar se kështu parandaloheshin abuzimet me to. Ata gjithashtu vendosën se kërkueset nuk ishin ndaluar për të patur ndonjë ankimim të mëtejshëm për dëmtime të cilën ato mund ta sillnin, të vendosur sipas kërkesave të Konventës. Në veçanti, nën ligjin relevant institucionet mjekësore ishin të detyruara të parashtronin informacionin e duhur për, veç të tjerash, gjykatat, për shembull në kontekstin e procedimeve civile përsa i përket pretendimit të një pacienti për dëme.
5. Rrjedhimisht, shtatë kërkueset ishin të afta për të aksesuar kartelat e tyre dhe për të bërë fotokopje të tyre në përputhje me Aktin e ri të Shëndetësisë të vitit 2004. Sa i përket kërkueses së tetë, spitali i ka dhënë asaj vetëm një kartelë të thjeshtë të procedurës kirurgjikale që tregon se mbi të është kryer një operacion dhe që ajo ishte sterilizuar gjatë procedurës.
6. Duke u bazuar në nenin 8, nenin 6 § 1 dhe nenin 13, kërkueset u ankuan se nuk kishin qenë të afta për t’u pajisur me fotokopje të kartelave të tyre mjekësore të cilat u nevojiteshin atyre për të gjetur shkakun për pafertilitetin e tyre. Ato u ankuan gjithashtu se iu ishte ndaluar aksesi në gjykatë duke qenë se ato ishin të paafta për të patur akses në mënyrë të kualifikuar pozicionin në çështjet e tyre për një padi të mëvonshme civile, për shanset për sukses të një padie të tillë, dhe për të patur mundësinë që të përdornin fotokopjet të kartelave mjekësore në fjalë si evidencë.
II.Vendimi i Gjykatës
A. Në lidhje me nenin 8
7. Gjykata vërejti se kërkueset janë ankuar se ato kanë qenë të paafta për të ushtruar të drejtën e tyre për një akses efektiv në informacionin që lidhet me shëndetin e tyre dhe me aftësitë e tyre riprodhuese në një moment të caktuar në kohë. Kjo pyetje lidhet me jetën e tyre private dhe familjare dhe mbrohet si e tillë prej nenit 8 të Konventës. Gjykata konsideron se personat të cilët, si kërkueset, duan të pajisen me fotokopje të dokumentave që përmbajnë të dhënat e tyre personale, nuk duhen detyruar të arësyetojnë se përse u duhen këto kopje. Në të kundërt, duhet të ishin autoritetet që posedonin të dhënat në fjalë, që të tregonin se kishte patur një arsye të pranueshme për të mos u dhënë atyre këtë lehtësi.
8. Duke patur parasysh se kërkueset kanë marrë urdhëra gjyqësorë që u lejojnë atyre të konsultojnë të dhënat e tyre mjekësore në tërësi, për ndalimin e mundësisë për të bërë fotokopje të këtyre dokumentave nuk është dhënë një arësye mjaftueshëm e justifikuar prej autoriteteve. Për të shmangur rrezikun e abuzimit me të dhënat mjekësore do të ishte e mjaftueshme vendosja e mbrojtjes legjislative në mënyrë që përdorimi i tyre të limitohej vetëm për rrethanat në të cilat të dhëna të tilla mund të shpërndaheshin, si dhe për qëllimin e personave të titulluar për të patur akses në këto kartela. Gjykata vërejti se Akti i Shëndetësisë i adoptuar në vitin 2004 ka qenë në përputhje me atë kërkesë, megjithatë, ai ka hyrë në fuqi shumë vonë për të prekur situatën e kërkueseve të kësaj çështjeje. Prandaj, ka patur një shkelje të nenit 8.
B. Në lidhje me nenin 6 dhe nenin 1
9. Gjykata pranoi argumentin e kërkueseve se ato kanë qenë në një gjendje pasigurie lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore dhe me aftësinë e tyre riprodhuese pas trajtimit në spitalet në fjalë. Ajo gjithashtu ra dakord se marrja e fotokopjeve ka qenë esenciale për vlerësimin prespektivave për të kërkuar rivendosjen prej gjykatave të mungesave të trajtimit të tyre mjekësor. Duke qenë se ligji i brendshëm që aplikohej gjatë periudhës në fjalë limitonte shumë për kërkueset dhe avokatët e tyre mundësinë për të paraqitur çështjen e tyre përpara gjykatës në mënyrë efektive, dhe se qeveria nuk kishte paraqitur arësye të mjaftueshme për të justifikuar këtë limitim, Gjykata vendosi se ka patur shkelje të nenit 6 § 1.
C. Në lidhje me nenin 13
10. Gjykata nuk gjeti shkelje të këtij neni duke theksuar se ai nuk garantonte një kompensim për të sfiduar një ligj sit ë tillë përpara një autoriteti të brendshëm. Ajo gjithashtu konsideroi si të panevojshme për të shqyrtuar veçanërisht ankimet e kërkueseve sipas nenit 13 në kombinim me nenin 6 § 1, duke qenë se ajo vendosi se detyrimet e nenit 13 ishin më pak strikte dhe të përfshira në ato të nenit 6 § 1.
D. Në lidhje me nenin 41
11. Gjykata i dha secilit aplikant 3 500 euro për dëme jo pasurore dhe të gjithë aplikantëve sëbashku 8 000 euro për kostot dhe shpenzimet.
Full & Egal Universal Law Academy