© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën. Për informacione të mëtejshme, të shihet shënimi i plotë për të drejtën e autorit në fund të këtij dokumenti.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court. For further information see the full copyright at the end of this document.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund). Elle ne lie pas la Cour. Pour plus de renseignements veuillez lire l’indication de copyright/droits d’auteur à la fin du présent document.
Shënim informativ rreth jurisprudencës së Gjykatës 186
Qershor 2015
Khoroshenko k. Rusisë [DhM] - 41418/04
Vendim 30.6.2015 [DhM]
Neni 8
Neni 8-1
Respektimi i jetës familjare
Respektimi i jetës private
Ndalim vizitash të gjata familjare për një të burgosur me dënim të përjetshëm: shkelje
Faktet – Paditësi vuan sot një dënim me burgim të përjetshëm. Gjatë dhjetë viteve të para të burgimit të tij në institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm, ai iu nënshtrua regjimit të rreptë që nënkupton veçanërisht kufizime për sa u përket shpeshtësisë e kohëzgjatjes së vizitave në burg dhe kufizim të numrit të vizitorëve, si edhe masa të ndryshme mbikëqyrjeje të këtyre takimeve. Paditësi mund të kishte letërkëmbim me botën e jashtme, por atij i ndalohej në mënyrë absolute që të bënte thirrje telefonike, përveçse në rast urgjence.
Ligji – Neni 8: Masat lidhur me vizitat nga të cilat ka mundur të përfitojë paditësi gjatë dhjetë viteve që ai ka kaluar në burg nën një regjim të rreptë përbëjnë një ndërhyrje në të drejtën e tij për respektimin e “jetës private” dhe të “jetës familjare” të tij në kuptimin e nenit 8.
Burgimi i paditësit në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm në kushtet e regjimit të rreptë kishte një bazë ligjore të qartë, me mundësi qasjeje dhe mjaft të prerë.
Për dhjetë vjet, paditësi ka mundur të mbajë marrëdhënie me botën e jashtme përmes letërkëmbimit, por të gjitha trajtat e tjera të kontaktit u nënshtroheshin kufizimeve. Ai nuk mund të bënte asnjë thirrje telefonike përveçse në rast urgjence dhe mund të kishte vetëm një vizitë nga dy vizitorë të rritur çdo gjashtë muaj, dhe kjo për katër orë. Ai ishte i veçuar nga të afërmit e tij me një ndarje xhami dhe një gardian gjendej përherë i pranishëm aq larg saqë të mund të dëgjonte.
Këto kufizime objekt konflikti, të diktuara drejtpërdrejt nga ligji, janë zbatuar ndaj paditësit vetëm për shkak të dënimit të tij me burgim të përjetshëm, pavarësisht nga çdolloj faktori tjetër. Ky regjim ishte i zbatueshëm për një periudhe fikse prej dhjetë vjetësh, e cila mund të zgjatej në rast sjelljeje të keqe gjatë vuajtjes së dënimit por nuk mund të shkurtohej. Kufizimet ishin të mbledhura në kuadrin e po të njëjtit regjim për një kohëzgjatje të caktuar dhe nuk mund të ndryshoheshin.
Një dënim me burgim të përjetshëm nuk mund të jepet në Rusi përveçse për një numër të kufizuar veprash tejet të dënueshme e të rrezikshme dhe, në çështjen në fjalë, autoriteteve u është dashur veçanërisht që të ruanin një baraspeshë të brishtë ndërmjet disa interesave publikë e privatë që kanë qenë në lojë. Shtetet kontraktuese gëzojnë një hapësirë të gjerë për vlerësim për sa u përket pikave që lidhen me politikën penale. Për rrjedhojë, nuk ka sesi të përjashtohet në parim vendosja e një bashkëlidhjeje, të paktën në njëfarë mase, ndërmjet seriozitetit të një mase dënimi dhe një lloji regjimi vuajtjeje dënimi.
Sipas përcaktimit në nivel evropian të rregullave lidhur me të drejtat për vizitë të të burgosurve, duke përfshirë edhe ato të atyre të dënuar me burgim të përjetshëm, autoritetet kombëtare janë të detyruara që ta parandalojnë shkëputjen e lidhjeve familjare e që t’u japin mundësi të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm për të pasur me familjet e tyre një nivel kontakti mjaftueshëm të mirë nëpërmjet vizitash të organizuara në mënyrë sa më të shpeshtë e normale që të jetë e mundshme. Ndonëse ka një larmi të madhe në praktikat lidhur me rregullat e vizitave në burg, ato që kanë të bëjnë me të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm në shtetet kontraktuese janë më e pakta çdo dy muaj. Kështu, shumica e shteteve kontraktuese nuk përcaktojnë asnjë dallim midis të burgosurve për shkak të dënimit të tyre dhe një vizitë të paktën në muaj përbën shpeshtësinë minimale të pranuar në përgjithësi. Në këtë kontekst, Federata Ruse duket se është shteti i vetëm anëtar në gjirin e Këshillit të Evropës që i përcakton rregullat e vizitave në burg për të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm duke zbatuar, për një periudhë të gjatë, ndaj të gjithëve nga këta të fundit, si grup, një regjim të karakterizuar nga një rrallësi e skajshme vizitash.
Kjo situatë ka si pasojë të pashmangshme njëfarë ngushtimi të hapësirës për vlerësim që gëzon shteti i paditur kur është fjala për të vlerësuar caqet e pranueshme të ndërhyrjes në jetën private dhe familjare në këtë fushë.
Në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ruse të qershorit 2005, Gjykata Evropiane mendon se regjimi në fjalë ka nënkuptuar një tërësi kufizimesh që e kanë rënduar shumë situatën e paditësit në krahasim me atë të një të burgosuri të zakonshëm rus që vuan një dënim të gjatë. Këto kufizime nuk mund të konsiderohen as si të pashmangshme ose të pandashme nga vetë nocioni i dënimit me burgim.
Qeveria mbron mendimin se kufizimet synonin “rivendosjen e drejtësisë, ndreqjen e keqbërësit dhe parandalimin e veprave të reja penale”. Paditësi nuk mund të kishte veçse një shok qelie gjatë gjithë periudhës në fjalë dhe i përkiste kategorisë së të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm që e vuanin dënimin e tyre të veçuar nga të burgosurit e tjerë. Gjykata është e habitur nga rreptësia dhe kohëzgjatja e kufizimeve të pësuara nga paditësi dhe, më në veçanti, nga fakti që ky i fundit, për një dhjetëvjeçar të tërë, ka pasur të drejtë vetëm për dy vizita të shkurtra në vit.
Në përputhje me jurisprudencën e qëndrueshme të Gjykatës, në përgjithësi, të burgosurit vazhdojnë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Konventa, me përjashtim të së drejtës për lirinë, kur një burgim i rregullt hyn shprehimisht në fushën e zbatimit të nenit 5 të Konventës, dhe një i burgosur nuk mund të zhvishet prej të drejtave të tij të garantuara nga Konventa për faktin e thjeshtë që ai ndodhet i burgosur si pasojë e një dënimi.
Gjithashtu, legjislacioni përkatës rus nuk i merr parasysh si duhet interesat e të dënuarit e të të afërmve dhe familjarëve të tij, ashtu siç e kërkojnë neni 8 i Konventës, përmbajtja e instrumenteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare lidhur me vizitat familjare dhe praktika e gjykatave ndërkombëtare, të cilat ua njohin njëlloj të gjithë të burgosurve – pa bërë kurrfarë dallimi lidhur me llojin e dënimit – të drejtën për të përfituar së paku një nivel kontakti “të pranueshëm” ose mjaftueshëm “të mirë” me familjet e tyre.
Duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria mbron mendimin se kufizimet kanë si qëllim ndreqjen e keqbërësve. Regjimi i vuajtjes së dënimit i zbatuar ndaj paditësit nuk ndiqte qëllimin e riintegrimit të të interesuarit, por synonte më shumë që ta izolonte atë. Mirëpo Kodi i Zbatimit të Sanksioneve Penale parashikon mundësinë që çdo i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm të kërkojë lirimin e tij me kusht pasi të ketë vuajtur njëzet e pesë vjet nga dënimi i tij. Gjithashtu, natyra shumë e rreptë e regjimit të zbatuar ndaj të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm si paditësi i pengon këta të fundit që të mbajnë marrëdhënie me familjet e tyre dhe kështu, në vend që t’i lehtësojë ose favorizojë riintegrimin e tyre në shoqëri dhe ndreqjen e tyre, i bën ato seriozisht më të koklavitura. Kjo është gjithashtu në kundërshtim me rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimeve ose Dënimeve Çnjerëzore ose Poshtëruese (KPT) në këtë fushë dhe me nenin 10 § 3 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike, në fuqi ndaj Rusisë që prej vitit 1973, dhe me shumë instrumente të tjera.
Kështu, ndërhyrja në jetën private dhe familjare të paditësit si rrjedhojë e zbatimit për një periudhë të gjatë të një regjimi të karakterizuar nga një rrallësi e skajshme e vizitave të lejuara, e kjo vetëm për arsye të ashpërsisë së masës së dënimit të tij, është në vetvete në shpërpjesëtim me qëllimet e përmendura prej Qeverisë. Efekti i kësaj mase është amplifikuar nga koha tejet e gjatë e periudhës së zbatimit të saj, si edhe nga rregulla të ndryshëm lidhur me modalitetet e vizitave në burg, si ndalimi i kontakteve të drejtpërdrejta fizike, veçimi i vizitorëve nga i burgosuri me ndarje xhami ose me shufra metalike, prania e përhershme e gardianëve të burgut gjatë vizitave dhe kufiri i vendosur për numrin e vizitorëve të rritur. Për këtë shkak, për paditësin ka qenë veçanërisht e vështirë që të ruante kontaktin me fëmijën e tij dhe me prindërit e tij të moshuar, në një kohë kur mbajtja e marrëdhënieve familjare merrte një rëndësi të veçantë për të gjitha palët e interesuara. Për më tepër, disa të afërm e pjesëtarë të familjes së zgjeruar të paditësit kanë qenë në pamundësi të plotë për t’i shkuar atij për vizitë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Duke pasur parasysh bashkëveprimin e kufizimeve të ndryshme të rrepta e afatgjata që i janë bërë mundësisë së paditësit për të pritur vizita në burg dhe faktin se regjimi objekt konflikti në këtë fushë nuk e mban siç duhet parasysh parimin e përpjesëtueshmërisë dhe nevojat e ngutshme për ndreqje dhe riintegrim të të burgosurve afatgjatë, masa në fjalë nuk ka ruajtur një baraspeshë të drejtë midis së drejtës së paditësit për mbrojtjen e jetës së tij private e familjare, në njërën anë, dhe qëllimeve të përmendura nga qeveria e paditur, në anën tjetër. Për këtë arsye, shteti i paditur e ka tejkaluar hapësirën e tij për vlerësim në këtë drejtim.
Përfundimi: shkelje (njëzëri).
Neni 41 : 6 000 EUR për dëmin moral.
(Shih gjithashtu Skedën tematike për kushtet e burgimit dhe trajtimit të të burgosurve)
© Këshilli i Evropës /Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
E hartuar nga sekretaria, kjo përmbledhje nuk e kushtëzon Gjykatën.
Klikoni këtu për të hyrë te Shënimet informative rreth jurisprudencës
© Këshilli i Evropës/Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 2015.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ky përkthim është bërë me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës (/humanrightstrustfund). Ai nuk e kushtëzon Gjykatën dhe kjo e fundit nuk pranon asnjë përgjegjësi për sa i përket cilësisë së tij. Ai mund të shkarkohet nga HUDOC, baza e të dhënave e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (), ose nga çdo bazë tjetër të dhënash me të cilën HUDOC e ka ndarë atë. Ai mund të riprodhohet për qëllime jo tregtare, me kusht që titulli i çështjes të citohet i plotë dhe të shoqërohet me shënimin e mësipërm lidhur me të drejtën e autorit, si edhe me referimin ndaj Fondit të Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. Cilido që kërkon ta përdorë këtë përkthim në tërësi ose pjesërisht për qëllime tregtare, është i lutur të njoftojë në adresën e mëposhtme: publishing@.
© Council of Europe/European Court of Human Rights, 2015.
The official languages of the European Court of Human Rights are English and French. This translation was commissioned with the support of the Human Rights Trust Fund of the Council of Europe (/humanrightstrustfund). It does not bind the Court, nor does the Court take any responsibility for the quality thereof. It may be downloaded from the HUDOC case-law database of the European Court of Human Rights () or from any other database with which the Court has shared it. It may be reproduced for non-commercial purposes on condition that the full title of the case is cited, together with the above copyright indication and reference to the Human Rights Trust Fund. If it is intended to use any part of this translation for commercial purposes, please contact publishing@.
© Conseil de l’Europe/Cour européenne des droits de l’homme, 2015.
Les langues officielles de la Cour européenne des droits de l’homme sont le français et l’anglais. La présente traduction a été effectuée avec le soutien du Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme du Conseil de l’Europe (/humanrightstrustfund) Elle ne lie pas la Cour, et celle-ci décline toute responsabilité quant à sa qualité. Elle peut être téléchargée à partir de HUDOC, la base de jurisprudence de la Cour européenne des droits de l’homme (), ou toute autre base de données à laquelle HUDOC l’a communiquée. Elle peut être reproduite à des fins non commerciales, sous réserve que le titre de l’affaire soit cité en entier et s’accompagne de l’indication de copyright ci-dessus ainsi que de la référence au Fonds fiduciaire pour les droits de l’homme. Toute personne souhaitant se servir de tout ou partie de la présente traduction à des fins commerciales est invitée à le signaler à l’adresse suivante : publishing@.
Full & Egal Universal Law Academy