DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA KHOROSHENKO k. RUSISË
(Kërkesëpadia nr. 41418/04)
VENDIM
STRASBURG
30 qershor 2015
Ky vendim është i formës së prerë. Atij mund t’i bëhen rishikime në redaktim.
Në çështjen Khoroshenko k. Rusisë,
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e mbledhur në një Dhomë të Madhe të përbërë nga:
Dean Spielmann, kryetar,
Josep Casadevall,
Guido Raimondi,
Mark Villiger,
Isabelle Berro,
Ineta Ziemele,
Elisabeth Steiner,
Khanlar Hajiyev,
Mirjana Lazarova Trajkovska,
Julia Laffranque,
Paulo Pinto de Albuquerque,
Linos-Alexandre Sicilianos,
Erik Møse,
Paul Mahoney,
Ksenija Turković,
Dmitry Dedov,
Egidijus Kūris, gjyqtarë,
e nga Lawrence Early, këshilltar juridik,
Pasi e diskutoi çështjen në dhomë këshillimi më 3 shtator 2014 dhe më 22 prill 2015,
Jep këtë vendim, të miratuar në këtë datë të fundit:
PROCEDURA
1. Në zanafillë të kësaj çështjeje ndodhet një kërkesëpadi (nr. 41418/04) e drejtuar kundër Federatës Ruse dhe me anë të së cilës një qytetar i këtij shteti, Z. Andrey Anatolyevich Khoroshenko (“paditësi”), i është drejtuar Gjykatës më 6 tetor 2004 në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore (“Konventa”).
2. Paditësi, i cili është pranuar të përfitojë nga ndihma gjyqësore, është përfaqësuar nga Znj. O.V. Preobrazhenskaya e M. Makarova, avokate në Strasburg. Qeveria ruse (“Qeveria”) është përfaqësuar nga agjenti i saj, Z. G. Matyushkin, përfaqësues i Federatës Ruse pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
3. Paditësi ngrinte në veçanti pretendimin se kufizimet e ndryshme që u ishin bërë vizitave të familjes së tij gjatë mbajtjes së tij në burg pas dënimit ishin në kundërshtim me nenin 8 të Konventës.
4. Më 13 janar 2011, kërkesëpadia i është njoftuar Qeverisë.
5. Ajo i është caktuar Seksionit të Parë të Gjykatës (neni 52 § 1 i Rregullores së Gjykatës – “Rregullorja”). Më 11 shkurt 2014, një dhomë e Seksionit të lartpërmendur e përbërë nga Isabelle Berro, Elisabeth Steiner, Khanlar Hajiyev, Mirjana Lazarova Trajkovska, Julia Laffranque, Ksenija Turković e Dmitry Dedov, gjyqtarë, si edhe nga Søren Nielsen, sekretar seksioni, ka hequr dorë nga juridiksioni i saj në favor të Dhomës së Madhe, meqenëse asnjëra nga palët nuk e kishte kundërshtuar këtë gjë (nenet 30 i Konventës dhe 72 i Rregullores).
6. Përbërja e Dhomës së Madhe është vendosur në përputhje me dispozitat e neneve 26 §§ 1, 4 e 5 i Konventës dhe 24 i Rregullores.
7. Si paditësi ashtu edhe Qeveria kanë paraqitur vërejtje me shkrim rreth pranueshmërisë dhe themelit të çështjes (neni 59 § 1 i Rregullores). Vërejtje janë marrë gjithashtu edhe nga një grup profesorësh të Universitetit të Surrey-t (“palët e treta”), të cilët kryetari i Dhomës së Madhe i kishte lejuar të ndërhynin në procedurën me shkrim (nenet 36 § 2 i Konventës dhe 44 § 3 i Rregullores).
8. Një seancë është zhvilluar në publik në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 3 shtator 2014 (neni 59 § 3 i Rregullores).
Janë paraqitur:
për Qeverinë
Z.G. Matyushkin, Përfaqësues i Federatës Ruse pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, agjent;
Z.N. Mikhaylov,
ZnjaY. Tsimbalova,
Z.S. Kovpak,këshilltarë;
– për paditësin
ZnjaO. Preobrazhenskaya,
ZnjaM. Makarova, avokate.
Gjykata ka dëgjuar deklarimet e Z. G. Matyushkin, të Znjës O. Preobrazhenskaya e të Znjës M. Makarova si edhe përgjigjet e Z. G. Matyushkin dhe të Znjës Makarova për pyetjet e bëra nga disa gjyqtarë.
FAKTET
Article I. I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
9. Faktet e çështjes mund të përmblidhen si vijon.
Section 1.01 A. Informacione të përgjithshme rreth situatës së paditësit
10. Paditësi ka lindur më 1968 dhe po vuan aktualisht një dënim me burgim të përjetshëm në qytetin Solikamsk (rajoni i Permit).
11. I dyshuar për pjesëmarrje në bandë të armatosur, vjedhje të cilësuar e vrasje në rrethana rënduese, ai u arrestua më 21 nëntor 1994.
12. Nga 21 nëntori 1994, datë e arrestimit të tij, deri në verën e vitit 1995, ai u mbajt në disa institute paraburgimi të ndodhura në Ekaterinburg dhe Ijevsk, si edhe në qytetin e në rajonin e Permit.
13. Më 13 tetor 1995, Gjykata Rajonale e Permit e gjykoi paditësin fajtor për veprat që i ngarkoheshin dhe e dënoi me vdekje. Vendimi mori formë të prerë më 6 qershor 1996.
14. Nga vera e vitit 1995 deri në vjeshtën e vitit 1999, paditësi u mbajt në institutin e paraburgimit nr. 1 të qytetit të Permit. Pas dënimit të tij, ai u vendos në një qeli të posaçme për të dënuarit me vdekje në pritje të ekzekutimit të tij.
15. Në 19 maj 1999, presidenti rus e ndryshoi dënimin me vdekje të paditësit në burgim të përjetshëm.
16. Më 8 tetor 1999, paditësi u transferua në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm për të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ndodhej në rajonin e Permit dhe, më 11 tetor 1999, ai filloi të vuajë dhjetë vitet e para të dënimit të tij me burgim në kuptimin e nenit 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale. Meqenëse paditësi i përkiste përjashtimit nga rregulli i përgjithshëm të parashikuar prej kësaj dispozite, si pikënisje e dhjetë viteve të para të burgimit të tij u mor data e mbërritjes së tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm dhe jo data e arrestimit të tij fillestar më 1994. Ky përjashtim zbatohej vetëm për të burgosurit që e kishin shkelur rregulloren gjatë paraburgimit të tyre (paragrafi 52 i mëposhtëm). Paditësi e kundërshtoi më vonë këtë dispozitë pranë Gjykatës Kushtetuese, por pa rezultat (paragrafi 30 i mëposhtëm).
17. Gjatë dhjetë viteve të para të dënimit të tij, paditësi iu nënshtrua një regjimi të rreptë të parashikuar nga neni 125 § 3 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale (paragrafi 29 i mëposhtëm).
18. Më 11 tetor 2009, në përfundim të dhjetë viteve të para të dënimit të tij, paditësi kaloi nga regjimi i rreptë në regjimin e zakonshëm të përcaktuar nga neni 125 § 1 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale (paragrafi 50 i mëposhtëm).
Section 1.02 B. Vizitat familjare gjatë paraburgimit dhe gjatë burgimit të mëvonshëm
19. Më 21 nëntor 1994, në datën e arrestimit të tij, paditësi ishte i martuar me S. dhe kishte një djalë që në asokohe ishte tre vjeç. Pjesa tjetër e familjes së tij përbëhej nga prindërit e tij, O. dhe A., nga i vëllai Se. dhe nga gjyshja e tij M. I interesuari shpjegon se familja e tij e zgjeruar kishte gjithsej shtatëmbëdhjetë vetë dhe se ai dëshironte të mbante marrëdhënie me secilin prej tyre.
(a) 1. Mbajtja në burgim e paditësit përpara transferimit të tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm
20. Nga 21 nëntori 1994 deri më 8 tetor 1999, paditësi nuk u lejua fare ta shihte familjen e tij, me përjashtim të një rasti kur i bëri vizitë bashkëshortja e tij, gjatë javës pas vendimit të shkallës së parë që u dha në përfundim të procesit të tij penal në tetor 1995.
21. Në vitin 1996, pas vendimit të lartpërmendur, bashkëshortja e tij kërkoi dhe fitoi zgjidhjen e martesës.
22. Paditësi thotë se është lejuar të nisë që të ketë letërkëmbim me botën e jashtme pas hyrjes në fuqi në janar 1997 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale. Atëherë ai rivendosi kontakte me të gjithë pjesëtarët e familjes së tij si edhe me ish-bashkëshorten e tij..
(b) 2. Mbajtja në burgim e paditësit në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm nga 8 tetori 1999 deri më 11 tetor 2009
23. Gjatë kësaj periudhe, paditësit iu lejua që të priste çdo gjashtë muaj për një vizitë të shkurtër pjesëtarë të familjes së tij, për një kohëzgjatje maksimale prej katër orësh. Në ato raste, paditësi komunikonte me të afërmit e tij përmes një ndarjeje prej xhami ose shufrash metalike, në kushte të cilat nuk i lejonin asnjë kontakt fizik. Bisedat që ai bënte me vizitorët e tij përgjoheshin nga një gardian.
24. Paditësi e përdori të drejtën e tij për vizita të shkurtra sa më shpesh që të ishte e mundur dhe pati vizita nga e ëma, i ati dhe i vëllai. Edhe miqtë e tij u orvatën gjithashtu që t’i shkonin për vizitë, por administrata e burgut e kundërshtoi një gjë të tillë. Paditësit nuk iu lejua që të kishte vizita të gjata familjare gjatë dhjetë viteve të para të dënimit të tij.
25. Paditësi mbron mendimin se përmasat e kufizimeve që u janë bërë marrëdhënieve të tij me botën e jashtme e kanë bërë atë të humbasë çdo kontakt me disa pjesëtarë të familjes së tij, në radhë të parë me fëmijën e tij, të cilin nuk e ka parë që prej pesëmbëdhjetë vjetësh. I biri i paditësit refuzon ta shohë të atin, por ka pranuar ta ndihmojë atë financiarisht.
(c) 3. Mbajtja në burgim e paditësit në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm që nga 11 tetori 2009
26. Pas ndryshimit të regjimit më 11 tetor 2009, paditësit iu dha e drejtë për vizita të gjata familjare përveç vizitave të shkurtra. Ai i shfrytëzoi të gjitha rastet për të pasur vizita të gjata dhe i takoi kështu pjesëtarët e familjes së tij një herë çdo gjashtë muaj – një herë më 2009, dhe dy herë më 2010, 2011, 2012 e 2013. Në secilin nga këto raste, vizita zgjati tri ditë, pra maksimumin e kohës së lejuar, me përjashtim të asaj të pranverës së vitit 2013, të ndërprerë me nismën e paditësit dhe të së ëmës, së cilës iu desh të nisej më herët që të kapte trenin e vet. Në këto vizita mori pjesë edhe i vëllai i paditësit. Ato nuk i kapërcyen shtatëdhjetë e dy orët dhe intimiteti i tyre u respektua në mënyrë të plotë. I ati i paditësit mori pjesë te vizitat e shkurtra deri në vitin 2007, por, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk mundi të udhëtojë për vizitat e gjata që filluan në vitin 2009.
27. Sipas Qeverisë, paditësit iu bënë gjithsej katërmbëdhjetë vizita të shkurtra e nëntë vizita të gjata gjatë mbajtjes së tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm. Asnjë prej kërkesave për vizitë të paraqitura nga i interesuari nuk u refuzua.
Section 1.03 C. Procedurat pranë Gjykatës Kushtetuese
(a) 1. Vendimi nr. 257-O i datës 24 maj 2005
28. Më 24 gusht 2004, paditësi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke ngritur pretendimin se ndalimi që u bënte neni 125 § 4 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm që të kishin për dhjetë vjet vizita të gjata familjare ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Ai mbronte veçanërisht mendimin se kjo dispozitë ishte diskriminuese dhe e cenonte të drejtën e tij për respektimin e jetës së vet private dhe familjare.
29. Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshëm ankimin e paditësit lidhur me nenet 125 § 3 dhe 127 § 3, për arsyet e mëposhtme:
“(...) As dispozitat e nenit 125 § 3, as ato të nenit 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale nuk i cenojnë të drejtat kushtetuese [të paditësit].
Neni 55 § 3 i Kushtetutës (...) e lejon ligjvënësin federal që t’i kufizojë të drejtat e njeriut dhe të qytetarit me qëllim të mbrojtjes së themeleve të rendit kushtetues, të moralit, të shëndetit, të të drejtave dhe të interesave legjitime të të tjerëve, [dhe] me qëllim të mbrojtjes e të sigurisë së shtetit. Kufizime të tilla mund ta shoqërojnë në veçanti zbatimin ndaj keqbërësve të disa sanksioneve penale që marrin trajtën e dënimeve me burgim ose të masave të tjera ndëshkuese.
(...) Neni 71 o) i Kushtetutës e lejon ligjvënësin federal që të zbatojë masa të tilla shtrënguese ndaj të burgosurve të dënuar me një dënim që, për vetë natyrën e tij, siç rrjedh nga neni 43 § 1 i Kodit Penal (...), ka të bëjë me heqje ose me kufizim të të drejtave dhe të lirive të të dënuarit të parashikuar me ligj. Në të njëjtën kohë, si ligjvënësi, kur ky përcakton përgjegjësinë që nënkupton një vepër penale, ashtu edhe autoritetet e ngarkuara me respektimin e ligjit, kur ato vendosin që t’ia vënë në ngarkim këtë përgjegjësi një keqbërësi, duhet të marrin parasysh natyrën e veprës penale, rrezikun që ajo përfaqëson për vlerat e mbrojtura nga Kushtetuta dhe nga e drejta penale, seriozitetin e saj, shkaqet e saj dhe rrethanat e tjera të kryerjes së saj, si edhe të dhënat rreth keqbërësit, me kusht që rregullat e vendosura nga autoritetet dhe zbatimi i tyre t’i respektojnë parimet kushtetuese të përgjegjësisë juridike dhe garancitë që duhet t’i jepen personit në marrëdhëniet e tij publike me shtetin.
Siç e ka vënë re Gjykata Kushtetuese në [vendime të mëparshme], një legjislacion rreth përgjegjësisë dhe sanksioneve penale i cili nuk do ta merrte parasysh personalitetin e keqbërësit e rrethana të tjera objektive dhe të arsyeshme që mundësojnë të vlerësohet me korrektësi rreziku që përfaqësojnë për shoqërinë vetë vepra kriminale dhe keqbërësi, dhe i cili do të zbatonte sanksione të njëjta për vepra penale që sjellin si pasojë rreziqe shoqërore me një seriozitet të larmishëm, pavarësisht nga sa ka marrë pjesë keqbërësi te vepra penale, nga sjellja e tij pas kryerjes së asaj vepre dhe gjatë ekzekutimit të dënimit që i është dhënë si edhe nga faktorë të tjerë [me rëndësi për rastin], do të ishte në kundërshtim si me ndalimin e diskriminimit që vendos Kushtetuta ashtu edhe me parimet e drejtësisë e të humanizmit të sanksionuara prej kësaj të fundit.
Teksa përcakton sanksione penale të shoqëruara me një gamë kufizimesh që i përgjigjen shkallës së seriozitetit të veprës penale të kryer nga i dënuari si edhe dënimit të dhënë, ligjvënësi duhet të niset nga parimi se i dënuari ka në përgjithësi të njëjtat të drejta e liri si edhe qytetarët e tjerë, përveç atyre përjashtimeve që lidhen me personalitetin e tij dhe me veprat penale që ai ka kryer. Kushtet e zbatimit të dënimeve, ashtu siç janë të parashikuara nga nenet 125 e 127 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale si edhe nga dispozitat e tjera të këtij kodi, synojnë t’ia përshtatin dënimet secilit keqbërës, të bëjnë një diferencim te sanksionet dhe te zbatimi i tyre dhe të caktojnë kushtet paraprake për realizimin e qëllimeve të dënimit që, siç e vë në dukje neni 43 § 2 i Kodit Penal, janë rivendosja e drejtësisë, ndreqja e keqbërësit dhe parandalimi i veprave të reja penale (...) ».
(b) 2. Vendimi nr. 591-O i datës 21 dhjetor 2006
30. Në një datë të papërcaktuar, paditësi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, kësaj radhe për të kundërshtuar dallimin që bëka neni 127 § 3 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale ndërmjet dy kategorive të dënuarish që vuajnë dënimin e tyre nëpër institute me regjim të posaçëm, në varësi të rastit nëse të interesuarit, gjatë paraburgimit të tyre të mëparshëm, e kishin shkelur ose jo rregulloren e burgut dhe ishin dënuar me vënie në izolim. Për ata të cilët nuk ishin bërë fajtorë për një vepër të tillë e nuk ishin vënë kështu në izolim, periudha dhjetëvjeçare gjatë së cilës ata i nënshtroheshin regjimit të rreptë niste në datën e arrestimit dhe burgimit të tyre fillestar. Ata që e kishin shkelur më parë rregulloren e burgut dhe ishin vënë për rrjedhojë në izolim i nënshtroheshin regjimit të rreptë për dhjetë vjet duke nisur nga data e mbërritjes së tyre në një institut me regjim të posaçëm. Paditësi ngrinte pretendimin se kjo dispozitë ishte jo kushtetuese dhe diskriminuese. Më 21 dhjetor 2006, Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme ankesën e dytë të drejtuar nga paditësi kundër dispozitës së sipërpërmendur. Ajo deklaroi në veçanti:
“(...) Dispozita [e sipërpërmendur] nuk i cenon të drejtat [e paditësit].
Neni 55 § 3 i Kushtetutës (...) e lejon ligjvënësin federal që t’i kufizojë të drejtat e njeriut dhe të qytetarit me qëllim të mbrojtjes së themeleve të rendit kushtetues, të moralit, të shëndetit, të të drejtave dhe të interesave legjitime të të tjerëve, [dhe] me qëllim të mbrojtjes e të sigurisë së shtetit. Kufizime të tilla mund ta shoqërojnë zbatimin nga ana e shtetit ndaj keqbërësve të disa sanksioneve penale që marrin trajtën e disa masave shtrënguese publike, të cilat kanë si veçori, përgjatë gjithë vënies së tyre në zbatim, që t’ua heqin të interesuarve disa prej të drejtave dhe lirive të tyre dhe t’u diktojnë atyre disa detyrime specifike.
Ndërkohë, kufizimet që u bëhen të drejtave dhe lirive të një të burgosuri të dënuar duhet të jenë në përputhje me veprën penale të kryer nga ky i fundit si edhe me personalitetin e tij. Ky detyrim bie gjithashtu edhe në ato raste kur [autoritetet kanë ndëshkuar] persona që, gjatë procesit penal ose [tanimë] gjatë kohës që ata po vuanin dënimin e tyre, i kanë shkelur rregullat e vendosura me ligj.
Dispozita e nenit 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale [për aq sa ajo ka të bëjë me rregullat e kundërshtuara] synon t’ia përshtatë dënimet secilit keqbërës, të bëjë një diferencim të kushteve të zbatimit të dënimeve dhe të caktojë kushtet për realizimin e qëllimeve të dënimit që, siç e vë në dukje neni 43 § 2 i Kodit Penal, janë rivendosja e drejtësisë, ndreqja e keqbërësit dhe parandalimi i veprave të reja penale.
Në qoftë se [paditësi] çmon se autoritetet e ngarkuara me sigurimin e respektimit të ligjit i kanë shkelur të drejtat e tij përmes veprimeve ose vendimeve në fjalë, duke i diktuar atij një sanksion që ka marrë trajtën e një vënieje në izolim gjatë transferimit të tij nga një institut paraburgimi në një institut për vuajtje dënimi ose duke përllogaritur kohën gjatë së cilës ai do t’i nënshtrohej regjimit të rreptë, ai e ka të drejtën për t’i kundërshtuar këto vendime pranë një gjykate (...).”
Section 1.04 D. Fakte të tjera
31. Paditësi u përpoq të niste padi civile kundër prokurorisë dhe kundër avokatit që e kishte përfaqësuar atë gjatë procedurës penale. Ai e kundërshtoi pranë gjykatave refuzimin e prokurorit për të nisur ndjekje penale si edhe mungesën e reagimit nga ana e ombudsmanit për ankesat e tij. Ai iu drejtua gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese me disa ankesa. Asnjëra nga këto procedura nuk pati rezultat.
Article II. II. E DREJTA E BRENDSHME PËRKATËSE
Section 2.01 A. Kushtetuta ruse
32. Për çështjen në fjalë janë me rëndësi dispozitat e mëposhtme të Kushtetutës.
Neni 23
“1. Cilido ka të drejtë për paprekshmërinë e jetës së tij private, për fshehtësinë e marrëdhënieve të tij personale dhe familjare, si edhe për mbrojtjen e nderit e të emrit të tij të mirë.
2. Cilido ka të drejtë për fshehtësinë e komunikimeve të tij me anë letërkëmbimi, telefoni, poste elektronike, telegrafi ose me anë të çdolloj mjeti tjetër. Çdo kufizim që i bëhet kësaj të drejte duhet të jetë lejuar me një vendim gjyqësor.”
Neni 55
“1. Numërimi në Kushtetutë i të drejtave dhe lirive themelore nuk mund të interpretohet si mohim ose kufizim të drejtash e lirish të tjera që u njihen përgjithësisht personave dhe qytetarëve.
2. Në Federatën Ruse nuk mund të miratohet asnjë ligj që nuk i merr parasysh ose i kufizon të drejtat dhe liritë e njeriut e të qytetarit.
3. Ligji federal nuk mund t’i kufizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit përveçse në atë masë që është e domosdoshme për mbrojtjen e themeleve të rendit kushtetues, të moralit, të shëndetit dhe të të drejtave dhe të interesave legjitime të të tjerëve, [ose] për mbrojtjen e sigurinë e shtetit.”
Neni 71 o)
“Juridiksioni i Federatës Ruse shtrihet [te pikat që kanë të bëjnë me]:
(...)
o) përbërjen e rendit gjyqësor, prokurorinë, të drejtën penale, procedurën penale, zbatimin e sanksioneve penale, amnistinë e faljen, të drejtën civile, procedurën civile dhe procedurën pranë gjykatave tregtare, si edhe legjislacionin që përcakton të drejtat e pronësisë intelektuale; (...)”
Section 2.02 B. Kodi Penal i 13 qershorit 1996
33. Për çështjen në fjalë janë me rëndësi dispozitat e mëposhtme të Kodit Penal.
(a) 1. Dispozita të përgjithshme
Neni 43 (Përkufizimi dhe qëllimet e një dënimi)
“1. Një dënim është një masë shtrënguese publike e shpallur nga një gjykatë. Ai zbatohet ndaj një personi që është njohur fajtor për një vepër penale dhe përfshin heqjen ose kufizimin e të drejtave të këtij personi në përputhje me dispozitat e këtij kodi.
2. Qëllimet e një dënimi janë rivendosja e drejtësisë shoqërore, ndreqja e keqbërësit dhe parandalimi i veprave të reja penale.”
Neni 57 (Burgimi i përjetshëm)
“1. Burgimi i përjetshëm është masë ndëshkimore ndaj kryerjes së veprave penale veçanërisht të rënda të cilat kanë cenuar jetën ose shëndetin e tjetrit, moralin, sigurinë, apo paprekshmërinë seksuale të të miturve nën katërmbëdhjetë vjeç.
2. Burgimi i përjetshëm nuk mund të jepet ndaj grave as ndaj burrave që kanë kryer një vepër penale ndërkohë që kanë qenë nën moshën 18 vjeç apo që, në momentin e miratimit të vendimit të gjykatës, kanë mbushur moshën 65 vjeç.”
Neni 58 (Zgjedhja e institucioneve të vuajtjes së dënimit për personat e dënuar me burgim)
“1. Personat e dënuar me burgim e vuajnë dënimin e tyre në institucionet e mëposhtme në varësi të seriozitetit të veprave penale që kanë kryer:
– koloni banimi (колония-поселение) në rast veprash penale të kryera nga pakujdesia ose veprash penale me seriozitet të ulët apo mesatar, kur autori i tyre nuk është dënuar asnjëherë më parë me një dënim me burgim;
– institut vuajtjeje dënimi me regjim të zakonshëm (исправительная колония общего режима) në rast veprash të rënda penale kur autori i tyre është një burrë që nuk është dënuar asnjëherë më parë me një dënim me burgim, apo në rast veprash penale të rënda ose veçanërisht të rënda, duke përfshirë rastet e përsëritjes së të njëjtës vepër, kur autori i tyre është një grua që është dënuar me një dënim me burgim;
– institut vuajtjeje dënimi me regjim të rreptë (исправительная колония строго режима) në rast veprash penale veçanërisht të rënda kur autori i tyre është një burrë që dënohet për herë të parë me një dënim me burgim, ose në rast përsëritjeje ose përsëritjeje të rrezikshme kur personi i dënuar e ka vuajtur tashmë një dënim me burgim më parë;
– institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm (исправительная колония особого режима) në rastin e një burri të dënuar me një dënim burgimi të përjetshëm ose të një përsëritësi të gjinisë mashkullore veçanërisht të rrezikshëm;
– burg (тюрьмы): në rast veprash penale veçanërisht të rënda kur autori i tyre është një burrë i dënuar me një dënim me burgim për më shumë se pesë vjet ose një përsëritës veçanërisht i rrezikshëm, gjykata kompetente ka fuqinë të vendosë që një pjesë e dënimit duhet të shlyhet në një burg.
Institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm shërbejnë për mbajtjen në burg të këtyre kategorive të dënuarish:
(...)
d) burrat e dënuar me një dënim me burgim të përjetshëm si edhe përsëritësit veçanërisht të rrezikshëm (...)”
Neni 79 (Lirimi me kusht)
“(...)
5. Një i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm mund të pranohet të përfitojë lirimin me kusht përpara përfundimit të dënimit të tij në qoftë se gjykata gjykon se nuk është më e nevojshme që i interesuari të vazhdojë ta zbatojë dënimin e tij dhe në qoftë se ky i fundit i ka vuajtur në fakt të paktën njëzet e pesë vjet nga dënimi i tij. [Vënia në përdorim e kësaj mase] është e mundur vetëm në qoftë se personi i dënuar nuk i ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e burgut gjatë tre viteve të mëparshme. Një person i cili, gjatë zbatimit të dënimit të tij, ka kryer një vepër tjetër penale të rëndë ose veçanërisht të rëndë nuk mund të pranohet të përfitojë nga lirimi me kusht përpara përfundimit të dënimit të tij (...) ».
(b) 2. Dënimi me burgim të përjetshëm në të drejtën penale ruse
34. Dënimi me burgim të përjetshëm ishte futur në Kodin e vjetër Penal (të vitit 1960), në cilësinë e një mase për mëshirë, si dënim zëvendësues i dënimit me vdekje. Ai figuron në sistemin e dënimeve të vendosura nga Kodi Penal i vitit 1996 dhe përdoret për veprat penale veçanërisht të rënda që cenojnë jetën e tjetrit (neni 159 § 2 – vrasje në rrethana rënduese), paprekshmërinë seksuale të të miturve nën katërmbëdhjetë vjeç (nenet 131 § 5, 132 § 5, 134 § 6 – vepra të ndryshme penale seksuale ndaj të miturve), sigurinë (nenet 205 § 3, 205.3 §§ 3 dhe 4, 211 § 4, 205.1 § 4, 205 § 3, 205.4 § 1, 205.5 § 1, 206 § 4 – vepra të ndryshme penale të lidhura me terrorizmin; neni 210 § 4 – krijim e drejtim grupesh kriminale; neni 211 § 4 – rrëmbim në rrethana rënduese avionësh, anijesh ose trenash; nenet 228.1 § 5 et 229.1 § 4 – vepra të ndryshme të rënda penale të lidhura me legjislacionin rreth lëndëve narkotike; neni 281 § 3 – sabotim në rrethana rënduese; neni 295 – tentativë për cenim të jetës së një personi që jep drejtësinë ose që kryen një hetim paraprak lidhur me vepra penale; neni 57 – gjenocid).
35. Dënimi me vdekje mund të jepet në mënyrë të jashtëzakonshme për vepra penale veçanërisht të rënda që cenojnë jetën e tjetrit (neni 59 § 1).
36. Ai mund të ndryshohet në dënim me burgim të përjetshëm si masë për mëshirë (neni 59 § 3). Një burrë i dënuar me burgim të përjetshëm duhet ta vuajë masën e tij të dënimit në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm, i ndarë veçmas nga të burgosurit e tjerë (neni 58 § 1). Një i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm mund të pranohet që të përfitojë nga lirimi me kusht në qoftë se një gjykatë gjykon se nuk është më e nevojshme që i interesuari të vazhdojë ta zbatojë dënimin e tij dhe në qoftë se ky i fundit i ka vuajtur tashmë të paktën njëzet e pesë vjet nga dënimi i tij (neni 79 § 5).
Section 2.03 C. Kodi i Zbatimit të Sanksioneve Penale i 8 janarit 1997
(a) 1. Rregulla të përgjithshëm rreth kontakteve me botën e jashtme
37. Në bazë të nenit 89 § 1 të këtij kodi, të burgosurit e dënuar kanë të drejtën që, brenda mureve të institucionit të vuajtjes së dënimit, të kenë vizita të shkurtra për një kohëzgjatje maksimale prej katër orësh dhe vizita të gjata për e shumta deri në tri ditë. Vizitat e gjata zhvillohen në një dhomë ku mund të respektohet intimiteti. Vizitat e shkurtra janë për të burgosurit e dënuar rasti për t’u takuar me pjesëtarët e familjes së tyre ose me persona të tjerë. Ato zgjasin katër orë dhe zhvillohen në prani të një gardiani (neni 89 §§ 1 e 2), ndërkohë që të burgosurit dhe vizitori (vizitorët) i (e) tyre janë të veçuar me një ndarje prej xhami ose shufrash metalike. Në një numër të kufizuar rrethanash, të burgosurit e dënuar mund të lejohen të kenë një vizitë të gjatë prej pesë ditësh në maksimum jashtë mureve rrethuese të institucionit të vuajtjes së dënimit. Vizitat e gjata u japin mundësi të burgosurve që të takohen me bashkëshortin (bashkëshorten), prindërit, fëmijët, vjehrrin e vjehrrën, dhëndurët e nuset, vëllezërit e motrat, gjyshin e gjyshen, nipërit e mbesat e tyre si edhe, me lejen e drejtorit të institucionit të vuajtjes së dënimit, me persona të tjerë.
38. Në vendimin e saj të datës 29 janar 2014 për çështjen nr. AKPI13-1283, Gjykata e Lartë ruse ka gjykuar se drejtori i një instituti vuajtjeje dënimi mund ta refuzonte një kërkesë për vizitë në një numër të kufizuar rastesh, veçanërisht nëse kërkesa për vizitë të gjatë paraqitej nga një person që nuk kishte lidhje familjare me të burgosurin e dënuar (neni 89 § 2) apo nëse mundësia për vizitë nuk parashikohej nga Kodi (në rastet kur, për shembull, një vizitë e gjatë kërkohej gjatë dhjetë viteve të para të dënimit ose kur kapërcehej numri i vizitave të lejuara). Nga ana tjetër, në zbatim të nenit 118 të Kodit, të burgosurit e vënë në izolim për shkelje të rregullave në fuqi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit nuk lejohen të kenë vizita.
39. Në bazë të nenit 89 § 3, me kërkesë, një vizitë e gjatë mund të zëvendësohet me një vizitë të shkurtër dhe një vizitë e gjatë apo e shkurtër me një bisedë telefonike.
40. Të gjithë të burgosurit e dënuar kanë të drejtë të marrin e të dërgojnë një numër të pakufizuar letrash, kartolinash e telegramesh (neni 91 § 1). Letërkëmbimi i të burgosurve me të afërmit e tyre si edhe pakot që ata marrin u nënshtrohen një kontrolli sistematik nga ana e personelit të institutit të vuajtjes së dënimit (nenet 90 § 4 dhe 91 § 1).
(b) 2. Llojet e lokaleve dhe të regjimeve në institucionet ruse të vuajtjes së dënimit
41. Sipas nenit 58 të Kodit Penal (paragrafi 33 i mësipërm), të burgosurit i vuajnë dënimet e tyre, në varësi të seriozitetit të veprave penale për të cilat janë njohur fajtorë, në njërin apo tjetrin nga pesë llojet kryesore të institucioneve ekzistuese të vuajtjes së dënimit. Nëpër llojet e ndryshme të instituteve, të burgosurit e dënuar, në varësi të faktorëve të ndryshëm, veçanërisht të veprave penale që kanë kryer dhe të sjelljes së tyre në burg, i nënshtrohen njërit apo tjetrit nga tre regjimet e burgimit, konkretisht regjimit të zakonshëm, regjimit të zbutur ose regjimit të rreptë. Nëpër burgje bashkekzistojnë dy lloje regjimesh: regjimi i rreptë dhe regjimi i zakonshëm.
42. Në bazë të nenit 129 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale, të burgosurit e dënuar që e vuajnë dënimin e tyre nëpër koloni banimi kanë mundësi që, me lejen e drejtorit të kolonisë, të banojnë bashkë me pjesëtarët e familjes së tyre brenda rrethimit të kolonisë.
43. Në zbatim të nenit 121 të të njëjtit kod, në institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të zakonshëm, kontaktet e të burgosurve të dënuar me botën e jashtme kufizohen në:
a) gjashtë vizita të shkurtra e katër vizita të gjata në vit, dhe marrjen e gjashtë pakove të mëdha e gjashtë pakove të vogla në kuadrin e regjimit të zakonshëm (që zbatohet ndaj të sapo mbërriturve dhe ndaj të burgosurve që i janë nënshtruar më parë regjimit të rreptë ose regjimit të zbutur e sjellja e të cilëve është përmirësuar apo përkeqësuar – neni 120);
b) gjashtë vizita të shkurtra e gjashtë vizita të gjata në vit dhe marrjen e katër pakove të mëdha e katër pakove të vogla në kuadrin e regjimit të zbutur (që zbatohet ndaj të sapo mbërriturve në përfundim të gjashtë muajve të parë të burgimit, me kusht që të interesuarit të kenë dhënë prova për sjellje të mirë e për një qëndrim pozitiv ndaj punës – neni 120);
c) dy vizita të shkurtra e dy vizita të gjata në vit dhe marrjen e dymbëdhjetë pakove të mëdha e dymbëdhjetë pakove të vogla në kuadrin e regjimit të rreptë (që zbatohet ndaj të burgosurve që i kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat në fuqi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, rast në të cilin kthimi në regjimin e zakonshëm është i mundur vetëm në përfundim të një periudhe gjashtëmujore – neni 120).
44. Sipas nenit 123 të Kodit, në institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm, kontaktet e të burgosurve të dënuar me botën e jashtme kufizohen në:
a) tri vizita të shkurtra e tri vizita të gjata në vit, dhe marrjen e tri pakove të mëdha e tri pakove të vogla në kuadrin e regjimit të zakonshëm (që zbatohet ndaj të gjithë të sapo mbërriturve – me përjashtim të të burgosurve të dënuar për vepra penale të kryera me dashje gjatë ekzekutimit të dënimit të tyre me burgim – si dhe ndaj të burgosurve që i janë nënshtruar më parë regjimit të rreptë ose regjimit të zbutur e sjellja e të cilëve është përmirësuar apo përkeqësuar – neni 122);
b) katër vizita të shkurtra e katër vizita të gjata në vit, dhe marrjen e katër pakove të mëdha e katër pakove të vogla në kuadrin e regjimit të zbutur (që zbatohet ndaj të burgosurve në përfundim të nëntë muajve të parë të burgimit, me kusht që të interesuarit të kenë dhënë prova për sjellje të mirë e për një qëndrim pozitiv ndaj punës – neni 122);
c) dy vizita të shkurtra e një vizitë e gjatë në vit dhe marrjen e dy pakove të mëdha e dy pakove të vogla në kuadrin e regjimit të rreptë (që zbatohet ndaj të burgosurve që i kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat në fuqi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, rast në të cilin kthimi në regjimin e zakonshëm është i mundur vetëm në përfundim të një periudhe nëntëmujore; të burgosurit e dënuar për vepra penale të kryera me dashje gjatë ekzekutimit të dënimit të tyre i nënshtrohen drejtpërdrejt këtij regjimi – neni 122).
45. Në bazë të nenit 130 të Kodit, nëpër burgje ekzistojnë dy regjime: regjimi i zakonshëm dhe regjimi i rreptë. Në kuadrin e regjimit të zakonshëm, kontaktet e të burgosurve të dënuar me botën e jashtme kufizohen në dy vizita të shkurtra e dy vizita të gjata në vit, kurse të burgosurit që i nënshtrohen regjimit të rreptë kanë të drejtë për dy vizita të shkurtra në vit.
46. Të gjithë të burgosurit e sapo mbërritur ose ata të burgosur që i nënshtrohen regjimit të zakonshëm, të cilët i kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat në fuqi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, e vuajnë dënimin e tyre në kuadrin e regjimit të rreptë, ndërkohë që kthimi në regjimin e zakonshëm është i mundur vetëm në përfundim të një periudhe dymbëdhjetë mujore (neni 130).
(c) 3. Burgimi në institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm
47. Në institucionet e këtij lloji, të burgosurit e dënuar i nënshtrohen njërit nga regjimet e brendshme të mëposhtme.
(i) a) Regjimi i zakonshëm
48. Në kuadrin e këtij regjimi, të burgosurit strehohen nëpër fjetore dhe kanë të drejtë për dy vizita familjare të shkurtra e dy vizita familjare të gjata në vit (neni 125 § 1). Ata mund të marrin gjithashtu tri pako të mëdha e tri pako të vogla në vit. Ky regjim zbatohet ndaj të gjithë të sapo mbërriturve, me përjashtim të të burgosurve të dënuar për vepra penale të kryera me qëllim gjatë dënimit të tyre me burgim (paragrafi 52 i mëposhtëm), si edhe ndaj të burgosurve që i janë nënshtruar më parë regjimit të rreptë ose regjimit të zbutur, sjellja e të cilëve është përmirësuar ose përkeqësuar (neni 124).
(ii) b) Regjimi i zbutur
49. Në kuadrin e këtij regjimi, të burgosurit strehohen nëpër fjetore dhe kanë të drejtë për tri vizita familjare të shkurtra e tri vizita familjare të gjata në vit (neni 125 § 2). Ata mund të marrin gjithashtu katër pako të mëdha e katër pako të vogla në vit. Të burgosurit që i janë nënshtruar më parë regjimit të zakonshëm mund t’i nënshtrohen këtij regjimi në përfundim të dymbëdhjetë muajve të tyre të parë të burgimit, me kusht që ata të kenë dhënë prova për sjellje të mirë e për një qëndrim pozitiv ndaj punës (neni 124).
(iii) c) Regjimi i rreptë
50. Në kuadrin e regjimit të rreptë, të burgosurit e dënuar strehohen nëpër qeli dhe kanë të drejtë për dy vizita të shkurtra në vit (neni 125 § 3). Sipas Kodit, të burgosurit e dënuar që i nënshtrohen regjimit të rreptë nuk mund të përfitojnë vizita të gjata familjare. Të burgosurit që i përkasin këtij regjimi mund të marrin një pako të madhe dhe një pako të vogël në vit (neni 125 § 3). Ky regjim zbatohet ndaj të burgosurve që nuk i kanë respektuar në mënyrë të përsëritur rregullat në fuqi në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërsa kthimi në regjimin e zakonshëm është i mundshëm vetëm në përfundim të një periudhe fillestare dymbëdhjetë mujore. Të burgosurit e dënuar për vepra penale të kryera me qëllim gjatë zbatimit të dënimit të tyre i nënshtrohen drejtpërdrejt këtij regjimi (neni 124).
51. Të burgosurit që i përkasin regjimit të rreptë nuk mund të bëjnë thirrje telefonike përveçse në rrethana të jashtëzakonshme personale (neni 92 § 3), dhe bisedat e tyre telefonike mund të bëhen objekt mbikëqyrjeje nga ana e personelit të institutit të vuajtjes së dënimit (neni 92 § 5).
(iv) d) Rregullat e zbatueshme për të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm
52. Të gjithë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm i nënshtrohen regjimit të rreptë kur mbërrijnë në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm dhe ata e vuajnë dënimin e tyre të ndarë veçmas nga të burgosurit e tjerë të dënuar nëpër qeli të parashikuara për deri dy vetë në maksimum (nenet 126 e 127 § 3). Të burgosurit mund të transferohen në regjimin e zakonshëm pasi të kenë vuajtur të paktën dhjetë vjet nga dënimi i tyre, periudhë dhjetëvjeçare kjo e cila llogaritet në përgjithësi duke nisur nga data e arrestimit të tyre (neni 127 § 3). Kur një i burgosur është vënë në izolim për arsye të një sjelljeje seriozisht të dënueshme gjatë paraburgimit të tij, fillimi i periudhës dhjetëvjeçare është data e mbërritjes së tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm, dhe jo ajo e arrestimit të tij. Të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm mund t’i nënshtrohen regjimit të zbutur pasi të kenë vuajtur të paktën dhjetë vjet nga dënimi i tyre në kuadrin e regjimit të zakonshëm (neni 127 § 3).
53. Një i burgosur i dënuar i cili bëhet fajtor për një mosrespektim të qëllimshëm të rregullave do të kalojë, sipas rastit, nga regjimi i zbutur në regjimin e zakonshëm ose nga regjimi i zakonshëm në regjimin e rreptë. Kthimi në regjimin e zbutur ose në regjimin e zakonshëm mund të merret në shqyrtim në këtë rast vetëm në përfundim të një periudhe dhjetëvjeçare burgimi (neni 127 § 5).
Section 2.04 D. Rregullat e zbatueshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, të miratuara nga Ministria e Drejtësisë më 3 nëntor 2005 (nr. 205)
54. Dispozitat përkatëse të këtyre rregullave shprehen kështu.
(a) 1. Kreu XIV: Procedura e lejimit të vizitave te të burgosurit e dënuar
“(...) 68. Çdo vizitë bëhet me lejen e drejtorit të institucionit të vuajtjes së dënimit ose të zëvendësit të tij, me kërkesën e të burgosurit të dënuar ose të vizitorit (...) [Arsyet e refuzimit duhet të vihen në dukje].
(...)
72. (...) Ndalohet që vizitat të bashkohen ose të ndahen pjesë-pjesë (...)
(...)
74. Një i burgosur i dënuar ka të drejtë të presë (...) për vizitë deri në dy të rritur të cilët mund të jenë të shoqëruar nga vëllezërit e motrat, fëmijët ose nipërit e mbesat e mitur të të interesuarit.
75. Vizitat e gjata të personave të tjerë përveç [pjesëtarëve të familjes] mund të lejohen vetëm në qoftë se, për mendimin e administratës, ato nuk janë të dëmshme për personin e dënuar (...)
(...)
82. Një ndryshim i llojit të vizitës ose zëvendësimi i një vizite me një thirrje telefonike duhet të bëhet objekt i një kërkese me shkrim nga ana e personit të dënuar.”
(b) 2. Kreu XV: Procedura e lejimit të thirrjeve telefonike që bëhen nga të burgosurit e dënuar
“(...) 85. Leja për të bërë një thirrje telefonike i jepet çdo të burgosuri të dënuar kundrejt një kërkese me shkrim të këtij të fundit ku tregohen adresa dhe numri telefonik i pritësit të thirrjes, si edhe kohëzgjatja e thirrjes (e cila nuk mund jetë më e gjatë se pesëmbëdhjetë minuta).
86. Thirrjet telefonike bëhen nga të burgosurit e dënuar me shpenzimet e vetë atyre ose me shpenzimet e të afërmve të tyre apo të personave të tjerë [të interesuar]. Një thirrje telefonike mund të bëhet objekt mbikëqyrjeje nga ana e autoriteteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.
(...)
89. Të burgosurit e dënuar që i përkasin regjimit të rreptë (...) lejohen të bëjnë një thirrje telefonike vetëm në rrethana të jashtëzakonshme (për shembull, vdekje ose sëmundje e rëndë e një të afërmi të ngushtë, fatkeqësi natyrore që i ka shkaktuar dëme të rënda materiale të burgosurit të dënuar ose familjes së tij) (...)”.
Section 2.05 E. Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese
55. Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar disa herë pikën e kushtetutshmërisë së dispozitave që përcaktojnë ato kushte burgimi të cilat diktohen në kuadrin e regjimit të rreptë që zbatohet në institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm.
(a) 1. Vendimi nr. 466-O i datës 21 dhjetor 2004
56. Në një çështje të nisur nga G., një i burgosur i dënuar, Gjykata Kushtetuese u shpreh si vijon:
“(...) Në kërkesën e tij, Z. G. e ka ftuar Gjykatën që ta shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale, duke çmuar se kjo dispozitë nuk e parashikonte mundësinë që periudha e paraburgimit e kryer nga një i burgosur në institut paraburgimi përpara dënimit të tij të llogaritej në periudhën gjatë së cilës i interesuari mbahet i burgosur në kushte të rrepta në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm, çka e penguaka kalimin e të burgosurit në një regjim më pak të ashpër [më herët nga çfarë qenka e mundshme në mënyrë tjetër] (...)
2.1 Gjykata Kushtetuese e ka pasur tashmë rastin që ta shqyrtojë pikën e kushtetutshmërisë së atyre dispozitave të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale të cilat parashtrojnë rregullat e përllogaritjes së kohëzgjatjes së ekzekutimit të një dënimi me burgim dhe të cilat ndikojnë mbi mundësinë për të zbatuar ndaj një të burgosuri të dënuar kushte më pak të ashpra ose më të favorshme ekzekutimi të dënimit të tij.
Në vendimin e saj të datës 27 shkurt 2003 lidhur me një çështje ku ajo ftohej të kontrollonte kushtetutshmërinë e dispozitave të nenit 130 § 1 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale, Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se periudha e paraburgimit duhej të llogaritej te kohëzgjatja e përgjithshme e dënimit si edhe te periudha e ekzekutimit të dënimit e cila merret parasysh për përllogaritjen e atij afati heqjeje lirie që çel të drejtën për lirimin me kusht. Një qasje e tillë, siç e ka vënë në dukje Gjykata Kushtetuese, është në përputhje me normat ndërkombëtare (...)
Duke pasur parasysh qëndrimin juridik të përshkruar më sipër, neni 127 § 3 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale nuk mund të interpretohet sikur e ndalon llogaritjen e periudhës së paraburgimit [ose] të periudhës së zbatimit të një mase shtrënguese në trajtën e një arrestimi te kohëzgjatja e dënimit me burgim, duke përfshirë aty edhe te ajo pjesë që, në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj, duhet të ekzekutohet në kushte të rrepta (...)”
(b) 2. Vendimi nr. 248-O i datës 9 qershor 2005
57. Në një çështje të nisur nga një i burgosur i dënuar, Z. Z., si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Gjykata Kushtetuese formuloi konsideratat e mëposhtme:
“(...) Z. Z. (...), i dënuar me burgim të përjetshëm, dhe bashkëshortja e tij (...) i kanë kërkuar disa herë administratës së institucionit të vuajtjes së dënimit lejen për të përfituar një vizitë të gjatë sepse dëshironin të bëheshin me një fëmijë (...); kërkesat për vizitë janë refuzuar mbi bazën e neneve 125 § 3 dhe 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale, sipas të cilave të burgosurit që e vuajnë dënimin e tyre në kushte të rrepta brenda një instituti vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm kanë të drejtë për dy vizita të shkurtra në vit dhe nuk mund të presin një vizitë të parë të gjatë përveçse në përfundim të dhjetë viteve të tyre të para të burgimit.
Në ankesën e tyre, Z. dhe [bashkëshortja e tij] e kundërshtojnë kushtetutshmërinë e këtyre dispozitave për shkak se ato ua heqkan atyre mundësinë për t’u bërë me një fëmijë dhe u shkelkan kështu të drejtën për respektimin e jetës së tyre private dhe familjare, të garantuar nga neni 23 § 1 i Kushtetutës, dhe se kufizimet e të drejtave të tyre shkuakan përtej asaj çka parashikon neni 55 § 3 i Kushtetutës.
(...)
Neni 55 § 3 i Kushtetutës (...) e lejon ligjvënësin federal që t’i kufizojë të drejtat e njeriut e të qytetarit për qëllim të mbrojtjes së themeleve të rendit kushtetues, të moralit, të shëndetit, të të drejtave dhe interesave të drejta të të tjerëve, [dhe] për qëllim të mbrojtjes dhe të sigurisë së shtetit. Kufizime të tilla mund ta shoqërojnë zbatimin ndaj keqbërësve të disa sanksioneve penale që marrin trajtën e masave shtrënguese publike, të cilat kanë si veçori, gjatë gjithë vënies së tyre në zbatim, që t’ua heqin të interesuarve disa nga të drejtat e liritë e tyre si edhe t’u vënë atyre disa detyrime specifike.
(...) Neni 71 o) i Kushtetutës e lejon ligjvënësin federal të zbatojë masa të tilla shtrënguese.
Kur parashikon si masë ndëshkimore një dënim me burgim, shteti vepron njëherazi për interesat e atij vetë dhe për ato të shoqërisë e të pjesëtarëve të saj. Në të njëjtën kohë, zbatimi [i kësaj mase ndëshkimore] e ndryshon ritmin e jetës së personit të interesuar dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët, si edhe ka pasoja morale dhe psikologjike specifike, sepse ai sjell si pasojë një kufizim jo vetëm të të drejtave dhe të lirive të këtij personi si qytetar, por gjithashtu edhe të të drejtave të tij si individ. Ky kufizim, i cili vjen si rezultat i sjelljes së kundërligjshme të të interesuarit, diktohet nga nevoja për ta kufizuar të drejtën natyrore të të burgosurit për lirinë për qëllim të mbrojtjes së moralit e të të drejtave dhe interesave të drejta të të tjerëve.
Legjislacioni penal e ai i burgut përcaktojnë edhe sanksionet penale, të cilat përmbajnë një varg kufizimesh që i përgjigjen seriozitetit të veprës penale, edhe mënyrat e zbatimit të këtyre sanksioneve. Duke i përkufizuar këto sanksione, ligjvënësi niset nga parimi se i dënuari përfiton në përgjithësi nga po ato të drejta e liri si qytetarët e tjerë, kurse përjashtimet nga ky parim varen nga personaliteti i të interesuarit, nga veprat penale që ai ka kryer e nga regjimi specifik që mbizotëron në institucionin në fjalë të vuajtjes së dënimit.
Kufizimet e parashikuara nga nenet 125 e 127 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale dhe nga dispozita të tjera të këtij kodi, ndër të cilat edhe ato që kanë të bëjnë me procedurën e vizitës së pjesëtarëve të familjes dhe të personave të tjerë, synojnë t’ia përshtatin dënimet secilit keqbërës, të bëjnë diferencimin e kushteve të ekzekutimit të dënimeve dhe të krijojnë kushtet paraprake për arritjen e qëllimeve të një dënimi të cilat, siç e vë në dukje neni 43 § 2 i Kodit Penal, janë rivendosja e drejtësisë, ndreqja e keqbërësit dhe parandalimi i veprave të reja penale.
Nevoja për një rregullim legjislativ të vizitave familjare mbështetet njëherazi te dispozitat e Korpusit të Parimeve për Mbrojtjen e të Gjithë Personave që i Nënshtrohen një Trajte të Çfarëdoshme Ndalimi ose Burgimi, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1998, në veçanti të parimit të tij 19 (...)
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar në vendimet e saj se, për t’i saktësuar detyrimet që u ngarkon neni 8 shteteve kontraktuese në fushën e vizitave në burg, duhej të mbahen parasysh kërkesat normale e të arsyeshme të burgimit si edhe shtrirja e hapësirës për vlerësim që duhet t’u lihet për rrjedhojë autoriteteve kombëtare kur ato përcaktojnë rregullat për kontaktet e një të burgosuri me familjen e tij, duke mos harruar se “çdo mbajtje në burg sjell, për vetë natyrën e saj, një kufizim të jetës private dhe familjare të të interesuarit” (...)
Kufizimet që i bëhen shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe modaliteteve të vizitave në burg janë pasojat e pashmangshme të masës ndëshkimore të izolimit të të dënuarit në një vend të caktuar nën mbikëqyrje. Nga kjo pikëpamje, dispozitat e kundërshtuara nga [paditësi] nuk përfaqësojnë në vetvete kufizime shtesë mbi ato që, në kuptimin e nenit 55 § 3 të Kushtetutës, rezultojnë nga vetë thelbi i një dënimi të tillë si burgimi.
Po ashtu, kufizimet janë të ndryshme dhe luhaten në radhë të parë në varësi të seriozitetit të dënimit të dhënë nga gjykata, i cili i përgjigjet natyrës e shkallës së rrezikshmërisë së veprës penale për shoqërinë, rrethanave të kryerjes së saj dhe personalitetit të autorit të saj. Kufizimet më të shumta synojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, pas zëvendësimit të dënimit me vdekje, për veprat më të rënda penale kundër jetës (neni 57 § 1 i Kodit Penal) si edhe personat që e vuajnë dënimin e tyre nëpër institute me regjim të posaçëm (neni 58 § 1, pika 2, i Kodit Penal).
E drejta për jetën private (neni 23 § 1 i Kushtetutës) nënkupton mundësinë që i garantohet një personi nga shteti për të ushtruar një kontroll mbi të dhënat e veta personale e për të mos lejuar nxjerrjen e informacioneve me natyrë personale dhe intime. Nocioni “jetë private” përfshin edhe fushën e veprimtarisë njerëzore që lidhet ngushtë me individin, ka të bëjë vetëm me të dhe nuk i nënshtrohet mbikëqyrjes nga ana e shoqërisë dhe e shtetit, me kusht që të respektohet ligjshmëria. Sidoqoftë, siç e ka theksuar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, “neni 8 ka në thelb si objekt që ta sigurojë individin kundër ndërhyrjeve arbitrare të autoriteteve publike”. Duke dhënë një dënim me burg, shteti, pa ndërhyrë aspak në mënyrë arbitrare në jetën private të një qytetari, vetëm sa përmbush misionin e tij për mbrojtje të interesave të shoqërisë (...)
Një person që ka ndër mend të kryejë vepra të tilla penale duhet ta presë që t’u nënshtrohet për pasojë një heqjeje lirie dhe disa kufizimeve të të drejtave dhe të lirive të tij, duke përfshirë edhe të drejtën e tij për jetën private, për fshehtësinë e komunikimeve personale e familjare dhe pra për mundësinë për t’u bërë me fëmijë. Duke kryer një vepër të tillë penale, një person e dënon veten dhe familjen e tij, me vetëdije të plotë, me kufizime të tilla.
Kështu, dispozitat objekt kundërshtimi, të cilat parashikojnë që të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm për vepra penale veçanërisht të rënda e që kanë cenuar jetën nuk kanë të drejtë për vizitë të gjatë deri sa të kenë vuajtur të paktën dhjetë vite nga dënimi i tyre me burgim, janë miratuar nga ligjvënësi në caqet e kompetencave të tij dhe nuk e prishin baraspeshën e drejtë midis interesave të shoqërisë në tërësinë e saj dhe interesave të individit (...).”
Article III. III. E DREJTA DHE PRAKTIKA NDËRKOMBËTARE PËRKATËSE
Section 3.01 A. Këshilli i Evropës
(a) 1. Komiteti i Ministrave
58. Rekomandimi Rec(2006)2 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare lidhur me Rregullat Evropianë të Vuajtjes së Dënimit, i miratuar më 11 janar 2006, shprehet kështu:
“Pjesa I
1) Parime themelore
1. Personat të cilëve u është hequr liria duhet të trajtohen në respektim të të drejtave të njeriut.
2. Personat të cilëve u është hequr liria i ruajnë të gjitha të drejtat që nuk u janë hequr sipas ligjit nga vendimi për dënimin e tyre me burgim ose për vendosjen e tyre në paraburgim.
3. Kufizimet që u bëhen personave të cilëve u është hequr liria duhet të jenë vetëm aq sa nevojitet dhe duhet të jenë në përpjesëtim me qëllimet e drejta për të cilat ato janë vendosur.
4. Mungesa e burimeve nuk mund të përligjë kushte burgimi që i shkelin të drejtat e njeriut.
5. Jeta në burg duhet të përputhet sa më shumë që të jetë e mundur me anët pozitive të jetës jashtë burgu.
6. Çdo mbajtje në burg drejtohet në mënyrë të tillë që ta lehtësojë riintegrimin në shoqërinë e lirë të atyre personave të cilëve u është hequr liria.
(...)
Pjesa II
(...)
2) Kontaktet me botën e jashtme
24.1 Të burgosurit duhet të lejohen për të komunikuar sa më shpesh që të jetë e mundur – me anë letërkëmbimi, telefoni ose mjetesh të tjera komunikimi – me familjen e tyre, me persona të tretë e me përfaqësues organizmash të jashtëm, si edhe për t’i pritur për vizitë personat e lartpërmendur.
24.2 Çdo kufizim a mbikëqyrje e komunikimeve dhe e vizitave që nevojitet për ndjekjen e për hetimet penale, për ruajtjen e rendit, të sigurisë e të sigurimit, si edhe për parandalimin e veprave penale dhe për mbrojtjen e viktimave – duke përfshirë këtu edhe në vijim të një urdhri specifik të lëshuar nga një autoritet gjyqësor – duhet të lejojë megjithatë një nivel minimal të pranueshëm kontakti.
24.3 E drejta e brendshme duhet t’i përcaktojë organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, ashtu si edhe nëpunësit, me të cilët të burgosurit mund të komunikojnë pa kufizime.
24.4 Modalitetet e vizitave duhet t’u lejojnë të burgosurve që të mbajnë e zhvillojnë marrëdhënie familjare në mënyrë sa më normale që të jetë e mundur.
24.5 Autoritetet e burgut duhet t’i ndihmojnë të burgosurit që të mbajnë një kontakt të përshtatshëm me botën e jashtme si edhe t’u japin atyre ndihmën e duhur sociale për ta bërë këtë gjë.
(...)
Pjesa VIII
3) Të burgosurit e dënuar
4) Qëllimi i regjimit të të burgosurve të dënuar
102.1 Përveç rregullave që zbatohen për të gjithë të burgosurit, regjimi i të burgosurve të dënuar duhet të jetë i konceptuar në mënyrë të tillë që t’u lejojë atyre të bëjnë një jetë të përgjegjshme dhe pa krim.
102.2 Meqenëse heqja e lirisë përbën në vetvete një ndëshkim, regjimi i të burgosurve të dënuar nuk duhet t’i rëndojë më tej vuajtjet që janë pjesë përbërëse e burgimit.”
59. Në Komentin e tij rreth Rekomandimit Rec(2006)2 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare lidhur me Rregullat Evropianë të Vuajtjes së Dënimit, Komiteti Evropian për Problemet e Kriminalitetit (“CDPC”) vëren se Rregulli 2 thekson që humbja e së drejtës për lirinë që pësojnë të burgosurit nuk duhet të merret sikur nënkupton automatikisht heqjen e të drejtave të tyre politike, civile, shoqërore, ekonomike dhe kulturore. CDPC-ja e çmon si të pashmangshme që të drejtat e të burgosurve të pësojnë kufizime për shkak të heqjes së lirisë, por shton se kufizimet shtesë duhet të jenë sa më të pakta që të jetë e mundur, të jenë të parashikuara me ligj e të vihen në zbatim vetëm në qoftë se janë thelbësore për ruajtjen e rendit, të sigurimit e të sigurisë nëpër burgje. Së fundi, për CDPC-në, kufizimet që vendosen nuk duhet t’u shmangen Rregullave Evropianë të Vuajtjes së Dënimit.
60. Sipas CDPC-së, Rregulli 5 nënkupton që autoritetet e burgut duhet të ndërhyjnë në mënyrë aktive për t’i përafruar kushtet e jetesës në burg sa më shumë që të jetë e mundur me jetën normale.
61. Për sa u përket kontakteve me botën e jashtme, CDPC-ja shprehet kështu:
“Humbja e lirisë nuk duhet të sjellë medoemos mungesën e kontakteve me botën e jashtme. Përkundrazi, të gjithë të burgosurit kanë të drejtë për disa kontakte dhe autoritetet e burgut duhet të përpiqen për të krijuar kushtet që u japin atyre mundësi për t’i ruajtur sa më mirë ato kontakte.”
62. Duke i përmendur në mënyrë specifike vizitat familjare, CDPC-ja saktëson si më poshtë:
“Termi “familje” duhet të merret në kuptimin e gjerë, në mënyrë që ta përfshijë edhe marrëdhënien që i burgosuri ka vendosur me një person e që është e krahasueshme me atë mes pjesëtarëve të një familjeje, sado që asaj mund të mos i jetë dhënë trajtë zyrtare.
Neni 8 i KEDNj-së njeh të drejtën e çdo individi për respektimin e jetës së tij private dhe familjare si edhe të korrespondencës së tij, ndërsa Rregulli 24 mund të lexohet sikur përkufizon përgjegjësitë e autoriteteve të burgut për ta siguruar respektimin e këtyre të drejtave brenda kushteve në thelb kufizuese të burgut. Rregulli përfshin gjithashtu edhe vizitat, të cilat përbëjnë një trajtë veçanërisht të rëndësishme komunikimi.
(...)”
63. Komiteti i Ministrave ka miratuar një varg rezolutash e rekomandimesh për të burgosurit e dënuar me dënime të gjata ose me burgim të përjetshëm. Në Rezolutën e tij 76(2) të datës 17 shkurt 1976 për trajtimin e të burgosurve në burgim afatgjatë, e para rreth kësaj pike, ai u rekomandon veçanërisht shteteve anëtare:
“1. të ndjekin një politikë të tillë lufte ndaj kriminalitetit sipas së cilës dënime të gjata duhet të jepen vetëm në qoftë se ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e shoqërisë;
2. të marrin masa të tilla legjislative dhe administrative që të favorizojnë një trajtim të përshtatshëm gjatë ekzekutimit të këtyre dënimeve;
(...)
6. të inkurajojnë ndjenjën e përgjegjësisë së të burgosurve përmes futjes gjithnjë e më shumë të sistemeve të pjesëmarrjes në të gjitha fushat e duhura;
(...)
9. të sigurohen që rastet e të gjithë të burgosurve do të shqyrtohen sa më parë që të jetë e mundur për të parë nëse atyre mund t’u jepet ndonjë lirim me kusht;
10. t’ia japin të burgosurit lirimin me kusht, në qoftë se këtë nuk e pengojnë kërkesat ligjore lidhur me afatet, sapo të mund të formulohet një prognozë e favorshme, duke pasur parasysh se refuzimi i lirimit me kusht nuk mund të përligjet vetëm me konsiderata parandalimi të përgjithshëm;
11. t’u përshtatin dënimeve me burgim të përjetshëm të njëjtat parime me ato që zbatohen për dënimet e gjata;
12. të sigurohen që për dënimet me burgim të përjetshëm të bëhet shqyrtimi i parashikuar në pikën 9, në qoftë se një shqyrtim i tillë nuk është kryer tashmë jo më vonë se pas tetë deri në katërmbëdhjetë vjet burgimi, si edhe që ai të përsëritet në mënyrë periodike; (...)”.
64. Pjesët përkatëse të Rekomandimit Rec(2003)23 të Komitetit të Ministrave lidhur me menaxhimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë nga ana e administratave të burgjeve, të miratuar më 9 tetor 2003, shprehen si vijon:
“2. Qëllimet e menaxhimit të të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë duhet të jenë që:
– të tregohet kujdes që burgjet të jenë vende të sigurta e të siguruara për të burgosurit dhe personat të cilët punojnë me ta apo u shkojnë atyre për vizitë;
– të zbuten efektet negative që mund të krijojë burgimi afatgjatë ose i përjetshëm;
– të rritet e të përmirësohet mundësia që këta të burgosur të riintegrohen me sukses në shoqëri dhe të bëjnë kur të lirohen një jetë që i respekton ligjet. (...)
22. Përpjekje të veçanta duhet të bëhen për të shmangur një shkëputje të lidhjeve familjare dhe, për këtë qëllim:
– të burgosurit duhet të caktohen, sa të jetë e mundur, nëpër burgje që ndodhen në afërsi të familjeve ose të të afërmve të tyre;
– letërkëmbimi, bisedat telefonike dhe vizitat duhet të lejohen me shpeshtësinë e intimitetin më të madh që të jetë e mundur. Në qoftë se dispozita të tilla e komprometojnë sigurimin ose sigurinë apo në qoftë se këtë e përligj vlerësimi i rreziqeve, këto kontakte mund të shoqërohen me masa të arsyeshme sigurie si kontrolli i letërkëmbimit ose kontrolli fizik përpara dhe pas vizitave.
(...)
33. Për t’i ndihmuar të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe të burgosurit e tjerë afatgjatë për ta kapërcyer problemin e veçantë të kalimit prej një qëndrimi të gjatë në burg te një mënyrë jetese që i respekton ligjet në gjirin e shoqërisë, lirimi i tyre duhet të përgatitet në mënyrë të mjaftueshme që më parë dhe të marrë parasysh pikat e mëposhtme:
– domosdoshmërinë që të hartohen plane specifike lidhur me periudhat para dhe pas lirimit, duke marrë parasysh rreziqet e nevojat përkatëse;
– marrjen e kujdesshme parasysh të mundësive që e favorizojnë një lirim dhe vazhdimin pas lirimit të të gjitha programeve, ndërhyrjeve ose trajtimit objekt të të cilëve të burgosurit do të kenë qenë gjatë gjithë qëndrimit të tyre në burg;
– domosdoshmërinë që të sigurohet një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet administratës së burgut, autoriteteve që sigurojnë marrjen në ngarkim pas lirimit si edhe shërbimeve sociale dhe mjekësore.
34. Dhënia e vënia në zbatim e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe të burgosurit e tjerë afatgjatë duhet të udhëhiqen nga parimet që përmban Rekomandimi Rec(2003)22 për lirimin me kusht.”
(b) 2. Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimeve ose Dënimeve Çnjerëzore ose Poshtëruese
65. Pjesët përkatëse të Memorandumit të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimeve ose Dënimeve Çnjerëzore ose Poshtëruese (“KPT”) të datës 27 qershor 2007 (CPT (2007) 55), të titulluar “Dënimet me burgim të përjetshëm real/efektiv”, janë të formuluara kështu:
“Kontaktet me botën e jashtme
Dënimet e gjata dhe burgimi i përjetshëm kanë prirje që t’i shpërbëjnë marrëdhëniet bashkëshortore dhe familjare. Parandalimi i shkëputjes së këtyre marrëdhënieve jep një ndihmë të madhe për ta mbrojtur shëndetin mendor të të burgosurve dhe, shpeshherë, për t’i nxitur ata që ta përdorin në mënyrë pozitive qëndrimin e tyre në burg. Marrëdhëniet bashkëshortore dhe familjare e kanë burimin e forcës së tyre në lidhje emocionale. Prandaj, ka rëndësi që të tregohet sa më shumë kujdes në mënyrë që rrethanat e burgimit afatgjatë dhe të burgimit të përjetshëm të mos i shpërbëjnë këto lidhje.
Ruajtja e marrëdhënieve familjare favorizohet atëherë kur familja mund t’i shkojë lehtësisht për vizitë të burgosurit.
Ka një rëndësi kryesore që të zgjidhet një regjim liberal letërkëmbimi, si për dërgimin ashtu edhe për marrjen e letrave. Po ashtu, janë thelbësore vizita të shpeshta e të zgjatura, në kushte që e lejojnë jetën private dhe kontaktin fizik. Thirrjet telefonike janë një mjet shtesë për ta mbajtur kontaktin me familjen. Të burgosurit afatgjatë dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm duhet të kenë mundësi që të bëjnë thirrje telefonike në mënyrë të thjeshtë. Në qoftë se ekziston frika se mos përfitohet nga bisedat telefonike për të organizuar krime, për të përgatitur ndonjë arratisje apo për të dëmtuar në çdolloj mënyre tjetër sigurinë e rendin, ato mund të mbikëqyren, me kusht që i burgosuri të jetë i informuar se ai mund t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje të tillë nëse ajo gjykohet e nevojshme. Po ashtu, në qoftë se letrat ose vizitat përbëjnë ndonjë rrezik për sigurimin e sigurinë, është e udhës që të merret parasysh ruajtja e tyre duke zbatuar disa masa parandaluese, si kontrolli i letërkëmbimit dhe praktika e kontrolleve fizike përpara e pas vizitave.
Efektet negative të institucionalizimit mbi të burgosurit që vuajnë dënime të gjata do të jenë më pak të theksuara, dhe të dënuarit do të jenë më të përgatitur për lirimin e tyre, në qoftë se ata e kanë në mënyrë efektive mundësinë për të qëndruar në kontakt me botën e jashtme. Lidhur me kushtet në të cilat zhvillohen këto vizita, një vlerësim individual i rreziqeve/nevojave të kësaj kategorie të burgosurish duhet të japë mundësi që të merren vendime për të dhënë të drejtën për vizita të hapura mbi një bazë individuale.
Duhet veçanërisht të bëhen përpjekje për ta shmangur përkeqësimin e marrëdhënieve bashkëshortore dhe familjare, sepse kjo gjë do të sjellë nga ana e saj pasoja të dobishme mbi shëndetin mendor të të burgosurit duke e motivuar atë shpesh për ta përdorur në mënyrë pozitive kohën e vet në burg.
Që të dënuarve me burgim të përjetshëm t’u mohohet në mënyrë sistematike, për vite me radhë, mundësia për të pasur vizita në dhomë të hapur takimesh, kjo është një tezë e pambrojtshme. Dhënia ose jo e lejes për vizita në dhomë të hapur takimesh duhet të bazohet te një vlerësim individual i rrezikut.”
66. Normat e vitit 2002 të KPT-së (të rishikuara më 2011) përmbajnë dispozitat e mëposhtme (pjesë e zgjedhur nga Raporti i 2-të i Përgjithshëm i Veprimtarive i KPT-së – CPT/Inf(92) 3):
“51. Po aq thelbësore për të burgosurit është që ata të ruajnë kontakte të mira me botën e jashtme. Mbi të gjitha, të burgosurit duhet të kenë mundësi që të mbajnë lidhje me familjen dhe me miqtë e tyre të afërt. Parimi udhëheqës duhet të jetë që të nxitet kontakti me botën e jashtme; çdolloj kufizimi i kontakteve të tilla duhet të jetë i mbështetur ekskluzivisht në nevoja të ngutshme e serioze sigurie ose në konsiderata që lidhen me mjetet e disponueshme.
KPT-ja, në këtë kontekst, dëshiron të theksojë se nevojitet njëfarë elasticiteti në zbatimin e rregullave në fushën e vizitave dhe të kontakteve telefonike ndaj të burgosurve familjet e të cilëve jetojnë shumë larg burgut (duke i bërë kështu të pamundura vizitat e rregullta). Për shembull, të burgosurve të tillë mund t’u lejohet që të mbledhin disa kohë vizite dhe/ose t’u jepen mundësi më të mira kontaktesh telefonike me familjet e tyre.”
67. Për sa u përket të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe të dënuarve të tjerë që vuajnë dënime të gjata, KPT-ja ka formuluar deklaratat e mëposhtme (nxjerrë nga Raporti i i tij i 11-të i Përgjithshëm i Veprimtarive (CPT/Inf(2001) 16):
“33. (...) Gjatë disa prej vizitave të tij, KPT-ja ka konstatuar se gjendja e këtyre të burgosurve linte shumë për të dëshiruar në rrafshin e kushteve materiale, të programeve për veprimtari dhe të mundësive për kontakte njerëzore. Përveç kësaj, shumë nga këta të burgosur u nënshtroheshin disa kufizimeve të posaçme të tilla që i ashpërsonin efektet e dëmshme që e shoqërojnë një burgim afatgjatë; shembuj të këtyre kufizimeve janë (...) të drejtat e kufizuara për vizitë. KPT-ja nuk sheh kund kurrfarë justifikimi për një zbatim kufizimesh pa dallim ndaj të gjithë të burgosurve që i nënshtrohen një lloji të caktuar dënimesh, pa i marrë parasysh ashtu siç duhet rreziqet që ata mund të paraqesin (ose jo) individualisht.
Çdo burgim afatgjatë mund të sjellë efekte desocializuese te të burgosurit. Përveç faktit që ata institucionalizohen, të burgosur të tillë mund të preken nga një varg problemesh psikologjike (ndër të cilat humbja e vlerësimit për veten dhe dëmtimi i aftësive shoqërore) dhe priren për t’u shkëputur gjithnjë e më shumë nga shoqëria drejt së cilës shumica e tyre do të kthehen më në fund. Për mendimin e KPT-së, regjimet që u propozohen të burgosurve të cilët vuajnë dënime të gjata duhet të jenë me natyrë të tillë që t’i kompensojnë këto efekte në mënyrë pozitive dhe proaktive.”
68. Për sa i përket situatës specifike të të burgosurve të dënuar me dënime të gjata në Federatën Ruse, KPT-ja ka formuluar deklaratat e mëposhtme në raportin e tij për vendin, pas vizitës së tij nga 21 maji deri më 4 qershor 2012 (CPT/Inf(2013/41):
“113. Së fundi, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në “Vladimirskyï Tsentral”, KPT-ja dëshiron të nënvizojë sërish se, për pikëpamjen e saj, asgjë nuk e përligj që të dënuarit me burgim të përjetshëm të ndahen sistematikisht nga të burgosurit e tjerë që vuajnë dënimin e tyre me burgim. Një qasje e tillë nuk përputhet me Rekomandimin Rec(2003)23 të Komitetit të Ministrave, të 9 tetorit 2003, lidhur me menaxhimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm e të burgosurve të tjerë afatgjatë nga ana e administratave të burgjeve. Raporti që e shoqëron këtë rekomandim rikujton se shpeshherë, gabimisht, njerëzit nisen nga parimi se një dënim me burgim të përjetshëm nënkupton që një i burgosur është i rrezikshëm në burg. Vendosja e personave të dënuar me burgim të përjetshëm duhet të jetë pra rezultat i një vlerësimi shterues e të vazhdueshëm të rreziqeve dhe të nevojave, mbi bazën e një plani të individualizuar shtjellimi të dënimit, e jo vetëm rezultat i dënimit të tyre. KPT-ja rekomandon që autoritetet ruse t’i rishikojnë legjislacionin dhe praktikën në lidhje me veçimin e të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm në institucionet e FSIN-së, duke i marrë parasysh këto vërejtje.”
Section 3.02 B. Kombet e Bashkuara
(a) 1. Pakti Ndërkombëtar i vitit 1996 për të Drejtat Civile e Politike dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara
69. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike (“PNDCP”) ka hyrë në fuqi ndaj Rusisë më 16 tetor 1973. Neni i tij 10 § 3 është i formuluar kështu:
“Regjimi i vuajtjes së dënimit përfshin një trajtim të të dënuarve qëllimi thelbësor i të cilit është ndreqja dhe rehabilitimi i tyre shoqëror. (...)”
70. Neni 17 i po atij Pakti shprehet kështu:
“1. Askush nuk do të jetë objekt ndërhyrjesh arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familjen, banesën ose letërkëmbimin e tij, as cenimesh të paligjshme të nderit e të emrit të tij të mirë.
2. Çdo person ka të drejtë për mbrojtjen ndaj ndërhyrjeve ose cenimeve të tilla nga ana e ligjit.”
71. Në Vërejtjen e tij të Përgjithshme nr. 9 rreth nenit 10, Komiteti për të Drejtat e Njeriut (1982) saktëson në paragrafin 3:
“Mundësia për t’u takuar me të afërm (...) bëhet e pashmangshme për arsye njerëzie.”
72. Në Vërejtjen e tij të Përgjithshme nr. 21 rreth nenit 10, Komiteti për të Drejtat e Njeriut (1992) deklaron në paragrafët 3 dhe 4 se personat të cilëve u është hequr liria:
“(...) nuk duhet t’u nënshtrohen asnjë privimi ose kufizimi tjetër përveç atyre që përfshihen te heqja e lirisë; respektimi i dinjitetit të tyre duhet t’u garantohet këtyre personave njëlloj si personave të lirë. Personat të cilëve u është hequr liria i gëzojnë të gjitha të drejtat e përmendura te Pakti, përveç atyre kufizimeve që lidhen ngushtë me një mjedis të mbyllur.
Që çdo person të cilit i është hequr liria të trajtohet me njerëzi e duke respektuar dinjitetin e tij ky është një rregull themelor me zbatim të përgjithshëm, zbatim i cili, për këtë arsye, nuk ka sesi të varet nga burimet e disponueshme materiale në shtetin palë. Ky rregull duhet të zbatohet detyrimisht pa kurrfarë dallimi, sidomos race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opinionesh politike apo të tjera, prejardhjeje kombëtare ose shoqërore, pasurie, prejardhjeje familjare apo çdolloj statusi tjetër.”
Ai shton në paragrafin 10 se:
“[a]snjë sistem burgjesh nuk mund të ketë si bosht vetëm ndëshkimin; ai duhet të synojë në thelb ndreqjen dhe rehabilitimin shoqëror të të burgosurit.”
(b) 2. Paketa e Rregullave Minimalë për Trajtimin e të Burgosurve
73. Paketa e Rregullave Minimalë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve, e miratuar më 30 gusht 1955, përmban disa dispozita specifike për të burgosurit e dënuar, veçanërisht parimet e mëposhtme udhëheqëse:
“Kontakti me botën e jashtme
37. Të burgosurit duhet të lejohen që, nën mbikëqyrjen e nevojshme, të komunikojnë me familjen e tyre dhe me ata nga miqtë e tyre te të cilët mund të kihet besim, në intervale të rregullta si përmes letërkëmbimit ashtu edhe duke i pritur për vizita.
38. 1) Lehtësi të arsyeshme për të komunikuar me përfaqësuesit e tyre diplomatikë e konsullorë duhet t’u jepen të burgosurve shtetas të një vendi të huaj.
2) Për sa u përket të burgosurve shtetas të atyre shteteve që nuk kanë përfaqësues diplomatikë ose konsullorë në vend si edhe refugjatëve e personave pa atdhe, atyre duhet t’u jepen të njëjtat lehtësi për t’iu drejtuar përfaqësuesit diplomatik të shtetit që është i ngarkuar me interesat e tyre ose çdolloj autoriteti kombëtar a ndërkombëtar që ka për detyrë t’i mbrojë ata.
39. Të burgosurit duhet të mbahen rregullisht në dijeni të ngjarjeve më të rëndësishme, qoftë përmes leximit të gazetave të përditshme, të periodikëve ose të botimeve të posaçme për burgjet, qoftë përmes emisionesh radiofonike, konferencash ose çdolloj mjeti tjetër të ngjashëm, të lejuar apo të kontrolluar nga administrata.
(...)
RREGULLA TË ZBATUESHËM PËR DISA KATEGORI TË VEÇANTA
A. Të burgosurit e dënuar
(...)
57. Burgimi ose masat e tjera që kanë si efekt që ta shkëpusin një keqbërës nga bota e jashtme janë dëshpëruese për vetë faktin që ato e zhveshin individin nga e drejta për vetëvendosje duke ia hequr atij lirinë. Përveç masave të përligjura për izolim ose ruajtjes së disiplinës, sistemi i burgjeve nuk duhet t’i rëndojë pra ato vuajtje që lidhen ngushtë me një situatë të tillë.
58. Qëllimi dhe përligjja e dënimeve dhe e masave me heqje lirie janë në fund të fundit që ta mbrojnë shoqërinë nga krimi. Një qëllim i tillë do të arrihet vetëm në qoftë se periudha e heqjes së lirisë shfrytëzohet për të arritur, sa të jetë e mundur, që keqbërësi, pasi të lirohet, të ketë jo vetëm dëshirë, por gjithashtu edhe aftësi për të jetuar duke respektuar ligjin e për t’i plotësuar vetë nevojat e tij.
59. Për këtë qëllim, regjimi i burgjeve duhet t’i përdorë të gjitha mjetet kuruese, edukuese, morale, shpirtërore e të tjera dhe të gjitha trajtat e ndihmës që mund të ketë në dorë, duke kërkuar që t’i vërë ato në zbatim në përputhje me nevojat për trajtimin individual të keqbërësve.”
(c) 3. Korpusi i Parimeve të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Gjithë Personave që i Nënshtrohen Çfarëdo Trajte Ndalimi ose Burgimi
74. Në lidhje me këtë çështje, dispozitat përkatëse të Korpusit të Parimeve për Mbrojtjen e të Gjithë Personave që i Nënshtrohen Çfarëdo Trajte Ndalimi ose Burgimi, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1988 (A/RES/43/173), janë të formuluara kështu:
“Parimi 3
Nëse një person i nënshtrohet çfarëdolloj trajte ndalimi ose burgimi, ndaj tij nuk mund të lejohet asnjë kufizim ose përjashtim prej të drejtave të njeriut që njihen ose janë në fuqi në një shtet në zbatim të ligjeve, konventave, rregullave ose zakoneve, me pretekstin se ky korpus parimesh nuk i njeh ato apo i njeh ato në një shkallë më të ulët.
(...)
Parimi 19
Çdo person i ndaluar ose i burgosur ka të drejtën që të presë vizita, veçanërisht nga pjesëtarë të familjes së tij, e që të ketë letërkëmbim, veçanërisht me ta, dhe ai duhet të ketë mundësitë e duhura për të komunikuar me botën e jashtme, me përjashtim të kushteve dhe kufizimeve të arsyeshme që mund të jenë përcaktuar nga ligji ose rregullat e vendosur në përputhje me ligjin.
Parimi 20
Në qoftë se një person i ndaluar ose i burgosur e kërkon, ai do të vendoset, nëse është e mundur, në një vend ndalimi ose burgimi në afërsi të arsyeshme të vendbanimit të tij të zakonshëm.”
(d) 4. Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve
75. Parimet Themelore për Trajtimin e të Burgosurve (të miratuara me Rezolutën 45/111 të 14 dhjetorit 1990) përmbajnë dispozitat e mëposhtme:
“1. Të gjithë të burgosurit trajtohen me respektin e duhur për dinjitetin e vlerën që lidhen me qenien njerëzore.
(...)
5. Përveç atyre kufizimeve që bëhen natyrisht të domosdoshme për shkak të burgimit të tyre, të gjithë të burgosurit duhet të vazhdojnë t’i gëzojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe, kur shteti në fjalë është palë në to, në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore, në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe në Protokollin fakultativ që e shoqëron atë, si edhe të gjitha të drejtat e tjera të përcaktuara nëpër pakte të tjera të Kombeve të Bashkuara.”
(e) 5. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës e Dënimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese
76. Në vërejtjet e tij përfundimtare lidhur me raportin e pestë periodik të Federatës Ruse, të miratuara në sesionin e tij të dyzetenëntë (29 tetor–23 nëntor 2012), Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër Torturës formulon komentin e mëposhtëm:
“9. (...) [Komiteti] shqetësohet përveç kësaj për faktin se legjislacioni i shtetit palë, në vend që t’u njohë të gjithë personave të cilëve u është hequr liria të drejtën për të komunikuar menjëherë me pjesëtarë të familjes së tyre që në fillimin e ndalimit të tyre, i lejon nëpunës të shtetit palë që të marrin kontakt me të afërm të të burgosurve në emër të tyre dhe nuk parashikon që të afërmit duhet të informohen për vendin e burgimit në të gjitha rastet. (...)”
Section 3.03 C. Rregullorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë që përcakton regjimin e burgimit të personave në pritje gjykimi ose apelimi pranë Gjykatës ose të burgosur me urdhër të Gjykatës (siç është ndryshuar më 21 qershor 2005)
77. Neni 61 A) i kësaj Rregulloreje shprehet kështu:
“Çdo i burgosur ka të drejtë të takojë për vizitë familjen e tij, miqtë e tij dhe persona të tjerë, përveçse me përjashtim të neneve 64 e 64 bis si edhe të atyre kufizimeve dhe masave mbikëqyrjeje që mund të vendosë Komandanti në këshillim me Sekretarin. Këto kufizime dhe masa mbikëqyrjeje duhet të jenë të domosdoshme në interesin e dhënies së drejtësisë si edhe për të ruajtur sigurinë dhe rendin e burgut e të seksionit të burgut.”
Section 3.04 D. Gjykata Interamerikane e të Drejtave të Njeriut dhe Komisioni Interamerikan i të Drejtave të Njeriut
78. Sipas jurisprudencës së përhershme të Komisionit Interamerikan të të Drejtave të Njeriut (“KNDNj”), shteti ka detyrimin që ta lehtësojë kontaktin ndërmjet të burgosurve dhe familjeve të tyre si edhe të përcaktojë rregullat lidhur me të. Në këtë drejtim, KNDNj-ja ka deklaruar se e drejta e vizitës është një e drejtë themelore për të siguruar të drejtën për mbrojtjen e jetës familjare të të gjitha palëve të përfshira.
79. Në çështjen X e Y k. Argjentinës (KNDNj, Raporti 38/96, çështja 10.506, themel, 15 tetor 1996), KNDNj-ja ka theksuar se, ndonëse vizitat për kontakt nuk janë një e drejtë, kur i lejojnë ato, autoritetet janë të detyruara të përcaktojnë rregullat lidhur me to në respektim të të drejtave të njeriut e të dinjitetit të personave në fjalë. Ai ka formuluar në veçanti konsideratat e mëposhtme:
“97. E drejta për një jetë familjare mund të bjerë ndesh me disa kufizime që janë karakteristike për të. Ekzistojnë disa rrethana të posaçme, për shembull burgimi ose shërbimi ushtarak, të cilat, ndonëse pa e pezulluar të drejtën, e prekin në mënyrë të pashmangshme ushtrimin e saj dhe pengojnë që ajo të gëzohet plotësisht. Sado që është e vërtetë se burgimi pengon doemos që të gëzohet plotësisht familja, për faktin se ai e ndan me forcë njërin prej pjesëtarëve të saj, shteti ka detyrimin që ta lehtësojë kontaktin ndërmjet të burgosurve dhe familjeve të tyre dhe që të përcaktojë rregullat lidhur me të, si edhe që t’i respektojë të drejtat themelore të të gjithë personave kundër ndërhyrjeve abuzive e arbitrare nga ana e shtetit dhe e nëpunësve të tij publikë.
98. Komisioni ka pohuar gjithmonë se shteti ka detyrimin që ta lehtësojë kontaktin ndërmjet të burgosurit e familjes së tij, pavarësisht nga ato kufizime që u vendosen lirive personale, të cilat rrjedhin nga burgimi. Lidhur me këtë, Komisioni ka deklaruar disa herë se e drejta për vizitë është një e drejtë themelore për të siguruar respektimin e tërësisë e të lirisë personale të të burgosurve dhe, për rrjedhojë, të drejtën për mbrojtje të familjes së të gjitha palëve të prekura. Pikërisht për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme që krijon burgimi, shteti ka detyrimin të marrë masa që shpien në garantimin efektiv të së drejtës për t’i ruajtur e zhvilluar marrëdhëniet familjare. Për këtë arsye, domosdoshmëria e çdo mase që e kufizon këtë të drejtë duhet t’u përshtatet kushteve të zakonshme e të arsyeshme të burgimit.”
80. Në çështjen Oscar Elias Biscet me të tjerë k. Kubës (KNDNj, Raporti nr. 67/06, Çështja 12.476, themel, 1 tetor 2006), Komisioni i ka dënuar në bazë të nenit VI të Deklaratës Amerikane të të Drejtave të Njeriut kufizimet që u ishin bërë pa ndonjë arsye të dukshme vizitave familjare.
Ai është shprehur konkretisht si vijon:
“237. Komisioni vë në dukje se, ndonëse burgimi sjell patjetër ndarjen e të burgosurve nga familjet e tyre, shteti ka detyrimin që t’i lehtësojë kontaktet ndërmjet tyre dhe që të përcaktojë rregullat lidhur me to. Duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme që krijon burgimi, shteti është i detyruar që të marrë masa të cilat e mundësojnë garantimin efektiv të së drejtës për t’i ruajtur e zhvilluar marrëdhëniet familjare. Domosdoshmëria e çdo mase që e kufizon këtë të drejtë duhet t’u përshtatet kushteve të zakonshme e të arsyeshme të burgimit. Megjithëse shteti i përcakton rregullat për mënyrën se si e ushtrojnë të burgosurit dhe të afërmit e tyre të drejtën për ta krijuar e ruajtur jetën e tyre familjare, ai nuk mund të vendosë kurrfarë kushti as të vërë në zbatim kurrfarë procedure që do t’i cenonte të drejtat e njohura në Deklaratën Amerikane.
(...)
239. Në çështjen në fjalë, Komisioni vëren se shumica e viktimave mbahen nëpër burgje që ndodhen larg prej familjeve të tyre. Paditësit pretendojnë madje se autoritetet i kanë burgosur me dashje viktimat nëpër institucione të largëta, për t’i penguar kontaktet e të interesuarve me familjet e tyre, me avokatët e tyre dhe me mediet. Përveç kësaj, ata mbrojnë mendimin se në shumicën e rasteve autoritetet e burgjeve i kanë kufizuar vizitat familjare dhe bashkëshortore pa arsye të dukshme.
240. Komisioni çmon se shteti nuk e ka respektuar detyrimin e tij për t’i lehtësuar kontaktet ndërmjet të burgosurve dhe familjeve të tyre. Duke pasur parasysh këto elemente faktike, ai del në përfundimin se shteti e ka shkelur nenin VI të Deklaratës Amerikane, në dëm të të gjitha viktimave.”
Article IV. IV. E DREJTA E KRAHASUAR
81. Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Irlanda, Italia, Kroacia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mbretëria e Bashkuar (Anglia dhe Uellsi), Moldavia, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Ukraina, Vendet e Ulëta dhe Zvicra i lejojnë të gjithë në parim personat e dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënime afatgjata, njëlloj si kategoritë e tjera të të burgosurve, që të komunikojnë me familjet e tyre në intervale të rregullta duke u takuar për vizita në përputhje me procedurën e me modalitetet e diktuara nga e drejta e brendshme e në varësi të realiteteve praktike të institucioneve ku mbahen të burgosur të interesuarit. Ashtu siç e përmendin shprehimisht dispozitat përkatëse që janë nxjerrë nga disa shtete anëtare, si Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia, vizita të tilla synojnë kryesisht ruajtjen e lidhjeve familjare.
82. Në shumicën e shteteve të sipërpërmendura, rregullat lidhur me vizitat në burg janë të njëjtët për të gjitha kategoritë e të burgosurve, duke përfshirë aty edhe të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm dhe/ose të burgosurit që vuajnë dënime të gjata. Në disa shtete anëtare, si në Azerbajxhan, në Bullgari, në Lituani, në Poloni, në Serbi e në Turqi, disa kategori të burgosurish, sidomos personat e dënuar me burgim të përjetshëm dhe/ose që vuajnë dënime të gjata, mund t’u nënshtrohen disa kufizimeve shtesë, veçanërisht për sa i përket shpeshtësisë e kohëzgjatjes së këtyre vizitave si edhe lokaleve ku zhvillohen ato. Nga shtetet që i lejojnë vizitat intime, një shtet anëtar, Moldavia, i përjashton prej tyre të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa kategori të tjera të burgosurish. Situata ishte e njëllojtë në Ukrainë deri më 7 maj 2014, datë kur ka hyrë në fuqi neni 151 i ndryshuar i Kodit të Zbatimit të Dënimeve, i cili i lejon tanimë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm që të kenë vizita të tilla.
83. Shumica e shteteve të sipërpërmendura kanë miratuar masa të ndryshme kontrolli të cilat i kufizojnë kontaktet e drejtpërdrejta fizike, numrin e vizitorëve dhe intimitetin gjatë vizitave në burg. Duket që vetëm një numër i vogël shtetesh, si Gjermania, Kroacia, Suedia dhe Zvicra, lejojnë vizita të rregullta familjare në parim jo të mbikëqyrura, përveçse në rast problemi të veçantë sigurie apo tjetër. Në përgjithësi, vizitat e rregullta familjare të të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm ose me një dënim të gjatë zhvillohen rreth një tryeze në një dhomë të caktuar vetëm për këtë qëllim, në disa raste përkrah të dënuarish e vizitorësh të tjerë (për shembull, në Belgjikë, në Luksemburg, në Mbretërinë e Bashkuar, në Poloni, në Vendet e Ulëta dhe në Zvicër) ose prapa një ndarjeje xhami (veçanërisht në Azerbajxhan, në Bullgari, në Greqi, në ish‑Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Rumani e në Sllovaki). Në disa shtete anëtare (për shembull në Austri, në Finlandë, në Spanjë, në Turqi dhe në Ukrainë), ekzistojnë të dyja mundësitë, në varësi të institucionit e të kushteve të tjera. Në Estoni, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar, në Portugali e në Suedi, vizitat zhvillohen në një dhomë të pajisur me një ndarje xhami (ose me mjete të tjera që nuk e lejojnë kontaktin fizik) për arsye sigurie. Në shtetet anëtare ku vizitat zhvillohen në një dhomë pa pengesë fizike, si në Belgjikë, në Francë, në Gjermani në Irlandë, në Itali, në Lihtenshtajn, në Mal të Zi, në Poloni, në Portugali, në Serbi, në Slloveni, në Suedi, në Turqi dhe në Zvicër (për sa u takon vizitave të hapura), lejohen në njëfarë mase kontakte fizike ndërmjet vizitorëve të rritur dhe të burgosurve të rritur. Por, nga ana tjetër, ato janë të ndaluara në shumicën e rasteve në Finlandë dhe kanë rregulla të përcaktuara me rreptësi në Sllovaki e në Vendet e Ulëta.
84. Shpeshtësia e vizitave të shkurtra në burg ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, por minimumi që pranohet përgjithësisht për shumicën e të burgosurve në të gjitha vendet që janë bërë objekt i kërkimit është një vizitë e shkurtër në muaj. Në disa vende anëtare, si në Austri, në Belgjikë, në Finlandë, në Greqi, në Irlandë, në Mal të Zi, në Maltë, në Portugali, në Slloveni, në Spanjë, në Vendet e Ulëta dhe në Zvicër, vizitat familjare lejohen në parim çdo javë. Në disa vende të tjera, për shembull në Bullgari, në Kroaci, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Poloni dhe në Rumani, vizita të tilla lejohen dy herë në muaj. Në Itali numri i vizitave të lejuara është gjashtë në muaj, kurse në Turqi katër në muaj. Në një numër të caktuar shtetesh, si në Estoni, në Gjeorgji, në Gjermani, në Republikën Çeke, në Serbi, në Sllovaki dhe në Ukrainë, vizitat familjare lejohen një herë në muaj. Në Lituani, personave të dënuar me burgim të përjetshëm të cilët i përkasin kategorisë së të burgosurve që i nënshtrohen një regjimi sigurie mesatare u lejohet të kenë vizita të rregullta çdo dy muaj. Po ashtu, në Azerbajxhan, ku numri i vizitave varet nga regjimi që zbatohet për personin e burgosur në përputhje me Kodin Penal, të burgosurit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë gjashtë vizita të rregullta në vit.
LIGJI
Article V. I. RRETH SHKELJES SË PRETENDUAR TË NENIT 8 TË KONVENTËS
85. Paditësi pretendon se, gjatë dhjetë viteve të para që ai është mbajtur i burgosur në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm pas marrjes së dënimit të vet, mundësitë e tij për të pasur vizita nga bashkëshortja e nga pjesëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë shumë të kufizuara. Ai ankohet në veçanti për pamundësinë për të përfituar vizita bashkëshortore gjatë mbajtjes së tij në atë institut. Në vërejtjet e tij të datës 12 maj 2014, ai pohon gjithashtu se gjatë paraburgimit të tij nga nëntori 1994 deri në tetor 1995 bashkëshortja dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij nuk janë lejuar t’i shkonin për vizitë në institutin e paraburgimit. Ai i referohet nenit 8 të Konventës, i cili është i formuluar kështu:
“1. Çdo person ka të drejtë që t’i respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.
2. Autoriteti publik mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte vetëm në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurinë kombëtare, për sigurimin publik, për mirëqenien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.”
Section 5.01 A. Rreth pranueshmërisë
(a) 1. Tezat e palëve
86. Duke vënë në dukje se bashkëshortja e paditësit e ka fituar zgjidhjen e martesës më 1996, Qeveria mbron mendimin se është me vend që çështja të shpallet e papranueshme për sa i përket ankesës lidhur me pamundësinë e të interesuarit për t’u takuar me gruan e tij në kuadrin e vizitave bashkëshortore duke nisur nga 8 tetori 1999, datë në të cilën ka filluar burgimi i tij në një institut vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm pas marrjes së dënimit të tij.
87. Paditësi e pohon që ai e ka të zgjidhur martesën me gruan e tij që prej vitit 1996, por është i mendimit se regjimi kufizues që zbatohet për vizitat në burg ka prekur gjithashtu edhe të tjerë pjesëtarë të familjes së tij e të afërm dhe se Gjykata duhet ta vazhdojë pra shqyrtimin e çështjes..
(b) 2. Vlerësimi i Gjykatës
(i) a) Ankesa lidhur me paraburgimin e paditësit nga nëntori 1994 deri më tetor 1995
88. Gjykata vë në dukje qysh në fillim se Konventa ka hyrë në fuqi ndaj Rusisë më 5 maj 1998. Për rrjedhojë, meqenëse paditësi ankohet për ngjarje të ndodhura gjatë paraburgimit të tij nga nëntori 1994 deri më tetor 1995, kjo ankesë është e papajtueshme ratione temporis me dispozitat e Konventës në kuptimin e nenit 35 § 3 a) dhe duhet të rrëzohet në zbatim të nenit 35 § 4.
(ii) b) Ankesa lidhur me pamundësinë e paditësit për të përfituar vizita bashkëshortore gjatë burgimit në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm
89. Gjykata vë re se nga vërejtjet e paraqitura më 12 maj 2014 nga ana e paditësit del e qartë se bashkëshortja e këtij të fundit e ka fituar zgjidhjen e martesës më 1996. Në mungesë prove për të kundërtën, i interesuari nuk mund të hiqet sikur paska pasur me ish-bashkëshorten e tij një jetë familjare në kuptimin e nenit 8 të Konventës, pas zgjidhjes së martesës së tyre më 1996 dhe mbërritjes së tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm më 8 tetor 1999. Prandaj, përderisa paditësi ankohet për pamundësinë për t’u takuar me bashkëshorten e tij në kuadrin e vizitave bashkëshortore, ai nuk ka sesi të pretendojë që qenka viktimë e shkeljes së pretenduar të nenit 8 të Konventës.
90. Duke pasur parasysh çka paraprin, Gjykata çmon se kjo pjesë e kërkesëpadisë është e papajtueshme ratione personae me dispozitat e Konventës në kuptimin e nenit 35 § 3 a) dhe duhet të rrëzohet pra në zbatim të nenit 35 § 4.
(iii) c) Ankesa lidhur me dhjetë vitet e para gjatë të cilave paditësi është mbajtur i burgosur në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm pas marrjes së dënimit të tij
91. Për sa i përket ankesës së fundit të paditësit lidhur me kufizime të ndryshme që u janë bërë kontakteve të tij me të afërmit e vet dhe me pjesëtarët e familjes së tij nga 8 tetori 1999 deri më 11 tetor 2009, ndërkohë që ai i nënshtrohej regjimit të rreptë brenda institutit të vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm, Gjykata çmon se ajo i takon tërësisht kompetencës së saj, meqenëse kjo ankesë i është paraqitur asaj në tetor 2006 dhe periudha e shqyrtuar, e marrë në tërësinë e saj, përbën një situatë të vazhduar në kuptimin e jurisprudencës së saj (shih, mutatis mutandis, Benediktov k. Rusisë, nr. 106/02, § 12, 10 maj 2007; Igor Ivanov k. Rusisë, nr. 34000/02, § 30, 7 qershor 2007; Gouliyev k. Rusisë, nr. 24650/02, § 31, 19 qershor 2008; Maltabar e Maltabar k. Rusisë, nr. 6954/02, §§ 82-84, 29 janar 2009; Aleksandr Matveïev k. Rusisë, nr. 14797/02, §§ 67-68, 8 korrik 2010; dhe Valeriy Lopata k. Rusisë, nr. 19936/04, §§ 104-106, 30 tetor 2012), gjatë së cilës kushtet e burgimit të paditësit kanë mbetur në thelb po ato.
92. Gjykata është e mendimit se kjo ankesë ngre disa pika që mund të mbrohen në vështrim të nenit 8 të Konventës, kështu që ajo nuk mund të paraqitet si haptazi e pabazuar në kuptimin e nenit 35 § 3 të Konventës. Duke vënë re se ajo nuk ndeshet me asnjë arsye tjetër papranueshmërie, ajo e shpall atë të pranueshme.
Section 5.02 B. Rreth themelit
(a) 1. Tezat e palëve
(i) a) Paditësi
93. Paditësi pretendon se kufizimi i numrit të vizitave të gjata e të shkurtra gjatë dhjetë viteve të para të burgimit të tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm ishte i papërligjur dhe tepër i rreptë. Për mendimin e tij, ashpërsia e rregullave lidhur me llojet e vizitave, si edhe me shpeshtësinë e kohëzgjatjen e tyre, dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e këtyre rregullave në legjislacion e pengojnë çdolloj qasjeje të individualizuar e të përshtatur sipas rrethanave specifike të situatës së secilit nga të burgosurit.
94. Duke rikujtuar qëllimet e një dënimi penal të përmendura në nenin 43 § 2 të Kodit Penal, konkretisht “rivendosjen e drejtësisë shoqërore, ndreqjen e të dënuarit dhe parandalimin e veprave të reja penale”, paditësi pajtohet me mendimin se aty bëhet fjalë për qëllime të drejta (paragrafi 33 i mësipërm). Por, nga ana tjetër, ai është i mendimit se legjislacioni i kundërshtuar nuk lejon që ato të arrihen. Sipas tij, ruajtja e marrëdhënieve familjare përbën lidhjen e vetme që e bashkon atë ende me shoqërinë, dhe përfaqëson mjetin më të efektshëm për ta nxitur një person të dënuar që të ndreqet.
95. Për sa i përket argumentit të Qeverisë lidhur me karakterin e përkohshëm të kufizimeve që kanë të bëjnë me ndalimin e vizitave të gjata familjare për dhjetë vjet, paditësi mbron mendimin se kohëzgjatja reale e këtyre masave është mjaft më e gjatë në praktikë, duke pasur parasysh periudhën e paraburgimit dhe rregullat shumë të rrepta që përcaktojnë mënyrën e përllogaritjes së periudhës dhjetëvjeçare. Në rastin e tij, këto kufizime qenkan zbatuar mbi të për gjithsej pesëmbëdhjetë vjet.
96. Për sa u përket modaliteteve të vizitave të shkurtra, paditësi shpreh keqardhjen për rrallësinë e tyre (dy herë në vit), shkurtësinë e tyre (katër orë në maksimum) dhe për dispozitat që përjashtojnë çdolloj intimiteti, si prania e një gardiani burgu dhe veçimi fizik me një ndarje xhami. Ai është gjithashtu i mendimit se kufizimi i çdo vizite deri në vetëm dy persona të rritur është tepër i ashpër.
97. Së fundi, paditësi ankohet gjithashtu se ndalimi i vizitave të gjata për dhjetë vjet dhe modalitetet shumë të rrepta për vizitat e shkurtra, të cilat e përjashtuakan çdolloj intimiteti e çdolloj kontakti fizik, kanë pasur një efekt të shpërpjesëtuar mbi pjesëtarët e familjes së tij, më në veçanti mbi të atin, i cili qenka i moshuar e i sëmurë, dhe mbi të birin, i cili qenka distancuar prej tij për arsye të mungesës së çdolloj marrëdhënieje midis tyre.
(ii) b) Qeveria
98. Qeveria pajtohet se regjimi i vuajtjes së dënimit të cilit i është nënshtruar paditësi gjatë dhjetë viteve të para që ai është mbajtur i burgosur në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm pas marrjes së dënimit të tij ka përbërë një ndërhyrje në jetën private dhe familjare të të interesuarit. Megjithatë, duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese (paragrafët 29 dhe 55-57 të mësipërm), ajo çmon se kjo ndërhyrje ishte e parashikuar me ligj dhe në përpjesëtim me qëllimet e drejta që janë ndjekur.
99. Duke përmendur jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria mbron mendimin se masa në fjalë synonte ndreqjen e një padrejtësie, ndreqjen e personit të dënuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera penale. Ajo shpjegon përveç kësaj se, në përputhje me Kodin e Zbatimit të Sanksioneve Penale, legjislacioni për vuajtjen e dënimit ka kryesisht si qëllime ndreqjen e individit në fjalë dhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera penale, si nga i burgosuri i dënuar ashtu edhe nga persona të tjerë. Në fjalën e saj të mbrojtjes në seancën para Gjykatës, Qeveria ka deklaruar se, kur ishte fjala për të burgosur të dënuar me burgim të përjetshëm si paditësi, nuk mund të pritej që të realizohej qëllimi i riintegrimit shoqëror, dhe se regjimi që zbatohej për vuajtjen e dënimit kishte si qëllim të vetëm izolimin e personave të tillë si i interesuari.
100. Qeveria çmon se ndërhyrja ishte në përpjesëtim me qëllimet e drejta të ndjekura, duke pasur veçanërisht parasysh që paditësi është dënuar me burgim të përjetshëm për vepra shumë të rënda penale dhe që kufizimet e ndryshme që u janë bërë vizitave të tij familjare kanë qenë vetëm të përkohshme. Ajo shton se masat e nevojshme për individualizim dhe vlerësimi i përpjesëtueshmërisë janë përfshirë në dispozitat ligjore përkatëse dhe janë marrë parasysh në fazën e hartimit të vendimit për këtë çështje. Sipas saj, ashpërsia e regjimit varet, në veçanti, nga serioziteti i dënimit të dhënë nga gjykata, nga natyra e veprës penale, nga rrezikshmëria e saj për shoqërinë, nga rrethanat specifike në të cilat ajo është kryer, nga personaliteti i autorit të saj dhe nga sjellja e këtij të fundit gjatë qëndrimit në burg pas marrjes së dënimit të tij.
101. Madje, Qeveria çmon se duhet të nisemi nga parimi që çdo keqbërës është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat e sjelljes së vet të dënueshme dhe për faktin se, duke kryer një vepër penale, ai e dënon vetveten dhe i dënon të afërmit e tij që t’u nënshtrohen kufizimeve që i bëhen të drejtës së tij për të komunikuar me familjen e vet, për paprekshmërinë e jetës së tij private dhe për fshehtësinë e çështjeve të tij personale dhe familjare.
102. Së fundi, Qeveria mbron mendimin se kufizimet në fjalë rrjedhin në thelb prej një mase shtrënguese të tillë si heqja e lirisë. Ajo nënvizon se ato kufizime nuk i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet midis paditësit dhe familjes së tij gjatë dhjetë viteve të para të burgimit të të interesuarit dhe se ato ishin madje të kufizuara në kohë.
(iii) c) Palët e treta
103. Palët e treta e kritikojnë kohëzgjatjen dhjetëvjeçare të regjimit të rreptë që zbatohet në institutet e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm, duke çmuar se ajo është arbitrare, tepër e ngurrtë e pa lidhje me të dhënat sociologjike ose demografike e me normat juridike ndërkombëtare. Ato shprehin gjithashtu keqardhje për ndalimin e vizitave të gjata dhe për modalitete të ndryshme kufizuese të vizitave të shkurtra, si mungesa e çdolloj kontakti fizik dhe kufizimi i numrit të vizitorëve të lejuar.
104. Palët e treta janë të mendimit se ky rregull i dhjetë viteve ka si qëllim të vetëm që t’u vërë një sanksion shtesë të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm në një periudhë kur, sipas tyre, marrëdhëniet me familjet mbeten thelbësore për ndreqjen e riintegrimin e mëvonshëm shoqëror të personave të dënuar. Për mendimin e tyre, kjo masë u heq efektivisht të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm çdo të drejtë për shpresën dhe ka një efekt tejet të dëmshëm për jetën e tyre familjare.
105. Përveç kësaj, palët e treta mbrojnë mendimin se legjislacioni objekt konflikti është në kontradiktë me një prirje evropiane, që qenka tani e përcaktuar mirë, drejt dhënies së një rëndësie në rritje ndreqjes së të burgosurve dhe lehtësimit të disa kufizimeve që i prekin ata të burgosur që vuajnë dënime të gjata. Për këtë qëllim, ato përmendin si shembull disa ndryshime legjislative të kohëve të fundit të bëra në disa vende si Armenia, Azerbajxhani, Letonia, Lituania apo Ukraina.
(b) 2. Vlerësimi i Gjykatës
(i) a) Rreth ekzistencës së një ndërhyrjeje në të drejtat e paditësit që rrjedhin nga neni 8
106. Burgimi, ashtu si çdo masë tjetër me heqje lirie, i sjell për vetë natyrën e tij disa kufizime jetës private dhe familjare të të interesuarit. Megjithatë, për respektimin e jetës familjare është thelbësore që administrata e burgut ta lejojë të burgosurin e ta ndihmojë atë në rast nevoje për ta ruajtur kontaktin me familjen e tij të ngushtë (shih, ndër shumë të tjera, Messina k. Italisë (nr. 2), nr. 25498/94, §§ 61-62, GjEDNj 2000-X; Lavents k. Letonisë, nr. 58442/00, § 139, 28 nëntor 2002; Estrikh k. Letonisë, nr. 73819/01, § 166, 18 janar 2007; Nazarenko k. Letonisë, nr. 76843/01, § 25, 1 shkurt 2007; Trosin k. Ukrainës, nr. 39758/05, § 39, 23 shkurt 2012; dhe Epners‑Gefners k. Letonisë, nr. 37862/02, §§ 60-66, 29 maj 2012).
107. Në çështjen në fjalë, Gjykata vë re se, gjatë dhjetë viteve të para të burgimit të tij në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm pas marrjes së dënimit të tij, paditësi i është nënshtruar një regjimi të rreptë, domethënë një regjimi specifik vuajtjeje dënimi i cili përfshinte veçanërisht disa kufizime të shpeshtësisë e të kohëzgjatjes së vizitave në burg dhe një kufizim të numrit të vizitorëve, ashtu si edhe disa masa të ndryshme mbikëqyrjeje të këtyre takimeve. Paditësi mund të kishte letërkëmbim me botën e jashtme, por atij i ndalohej në mënyrë absolute që të bënte thirrje telefonike, me përjashtim të ndonjë rasti urgjence. Gjykata shënon gjithashtu se, gjatë kësaj periudhe, i interesuari është përpjekur ta ruajë kontaktin me të afërmit e tij, konkretisht me prindërit e vet, me të vëllanë e me të birin, mundësitë e të cilëve për t’i shkuar për vizitë të afërmit të tyre pa dyshim që janë kufizuar.
108. Qeveria nuk e kundërshton që zbatimi i regjimit të sipërpërmendur të vuajtjes së dënimit ndaj paditësit ka përbërë një ndërhyrje në të drejtën e të interesuarit për respektimin e jetës së tij private dhe familjare në kuptimin e nenit 8 të Konventës.
109. Duke pasur parasysh jurisprudencën e saj dhe rrethanat e kësaj çështjeje që përshkruhen më lart, Gjykata çmon se masat në fjalë përbëjnë një ndërhyrje në të drejtën e paditësit për respektimin e “jetës private” e të “jetës familjare” të tij në kuptimin e nenit 8. Mbetet për t’u shqyrtuar nëse kjo ndërhyrje ishte e përligjur në vështrimin e paragrafit të dytë të kësaj dispozite.
(ii) b) Rreth përligjjes së ndërhyrjes
1) i. E parashikuar nga ligji
110. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, fjalët “e parashikuar nga ligji” të cilat figurojnë në nenin 8 § 2 kërkojnë që masa ose masat e fajësuara të kenë një bazë në të drejtën e brendshme (shih, për shembull, Aleksandra Dmitriyeva k. Rusisë, nr. 9390/05, §§ 104-107, 3 nëntor 2011), por synojnë gjithashtu edhe cilësinë e ligjit në fjalë, duke kërkuar që ky i fundit të jetë i mundshëm për qasje nga personi në fjalë dhe i parashikueshëm për sa u përket efekteve të tij (Rotaru k. Rumanisë [DhM], nr. 28341/95, § 52, GjEDNj 2000‑V). Për të përmbushur kushtin e parashikueshmërisë, ligji duhet t’i formulojë me saktësi të mjaftueshme modalitetet e zbatimit të një mase për t’u dhënë mundësi personave të interesuar që – duke marrë, në rast nevoje, këshillat e duhura – ta ndreqin sjelljen e tyre.
111. Gjykata vë në dukje se kufizimet e kundërshtuara i janë vendosur paditësi në zbatim të neneve 125 § 3, 126 dhe 127 § 3 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale (paragrafët 50 e 52 të mësipërm), të cilat parashikojnë përkatësisht nënshtrimin e të gjithë të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm ndaj regjimit të rreptë teksa mbërrijnë në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm, disa kufizime të ndryshme lidhur me mundësitë e këtyre të burgosurve për t’u vizituar në burg nga të afërmit e tyre dhe madje edhe mënyrën sesi përcaktohen rregullat për marrëdhëniet e këtyre të burgosurve me botën e jashtme për dhjetë vjetët pas mbërritjes së tyre.
112. Gjykata vë re, dhe palët nuk e mohojnë, se mbajtja në burgim e paditësit në institutin e vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm në kushtet e regjimit të rreptë e kishte një bazë ligjore në të drejtën ruse dhe se vetë ligji ishte i qartë, me mundësi qasjeje dhe mjaft i prerë.
2) ii. Qëllimi i drejtë
113. Qeveria i përligj kufizimet e mundësive të paditësit për të pasur vizita në burg nga të afërmit e tij duke u mbështetur te jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka deklaruar në vendimin e saj nr. 257-O të datës 24 maj 2005 (paragrafi 29 i mësipërm) se qëllimet e legjislacionit të zbatueshëm ishin “rivendosja e drejtësisë, ndreqja e keqbërësit dhe parandalimi i veprave të reja penale”. Në fjalën e saj të mbrojtjes gjatë seancës përpara Dhomës së Madhe, Qeveria ka saktësuar se ky legjislacion, duke mos e ndjekur aspak qëllimin për riintegrimin shoqëror të paditësit dhe të të burgosurve të tjerë të dënuar me burgim të përjetshëm, synonte më shumë që t’i izolonte këta persona nga shoqëria (paragrafi 99 i mësipërm).
114. Duke pasur parasysh vërejtjet e palëve dhe, në veçanti, shpjegimet e dhëna në seancë nga qeveria e paditur, mund të shtrohet me të drejtë pyetja nëse kufizimet që i janë bërë të drejtës së paditësit për të pasur vizita në burg ndiqnin ndonjë qëllim të drejtë në kuptimin e nenit 8 § 2 të Konventës.
115. Gjykata e gjykon megjithatë të panevojshme që të marrë vendim rreth kësaj pike, duke pasur parasysh konkluzionet e saj të mëposhtme (paragrafët 127-149 të mëposhtëm).
(iii) c) E domosdoshme në një shoqëri demokratike
1) i. Parime të përgjithshme
116. Gjykata e ripohon jurisprudencën e saj të mirë përcaktuar sipas së cilës të burgosurit vazhdojnë t’i gëzojnë gjatë qëndrimit të tyre në burg të gjitha të drejtat e liritë themelore që garantohen nga Konventa, me përjashtim të së drejtës për lirinë (shih, për shembull, Dickson k. Mbretërisë së Bashkuar [DhM], nr. 44362/04, § 67, GjEDNj 2007‑V, që citon Hirst k. Mbretërisë së Bashkuar (nr. 2) [DhM], nr. 74025/01, § 69, GjEDNj 2005‑IX, dhe Boulois k. Luksemburgut [DhM], nr. 37575/04, § 82, GjEDNj 2012).
117. Për rrjedhojë, personat që mbahen në burgim nuk i humbin të drejtat e tyre të garantuara nga Konventa, duke përfshirë aty edhe të drejtën për respektimit të jetës së tyre familjare (Płoski k. Polonisë, nr. 26761/95, §§ 32 e 35, 12 nëntor 2002), kështu që çdo kufizim i këtyre të drejtave duhet të jetë i përligjur në secilin rast (Dickson [DhM], i cituar më lart, § 68).
118. Për sa i përket kërkesës për “domosdoshmëri në një shoqëri demokratike”, Gjykata ka saktësuar se nocioni “domosdoshmëri” nënkupton një ndërhyrje të bazuar mbi një nevojë të ngutshme shoqërore e, sidomos, në përpjesëtim me qëllimin e drejtë të ndjekur. Për të përcaktuar nëse një ndërhyrje është “e domosdoshme, në një shoqëri demokratike”, Gjykata e merr parasysh hapësirën për vlerësim që u lihet autoriteteve kombëtare, mirëpo shteti i paditur mbetet i detyruar për ta vërtetuar ekzistencën e një nevoje të ngutshme shoqërore që fshihet nën atë ndërhyrje (Kučera k. Sllovakisë, nr. 48666/99, § 127, 17 korrik 2007; dhe Klamecki k. Polonisë (nr. 2), nr. 31583/96, § 144, 3 prill 2003). Për më tepër, Gjykata nuk ka sesi të mjaftohet duke i shqyrtuar veç e veç faktet objekt konflikti; asaj i duhet të zbatojë një kriter objektiv dhe t’i shohë ato në dritën e të gjithë çështjes (Nowicka k. Polonisë, nr. 30218/96, §§ 69-70, 3 dhjetor 2002).
119. U takon autoriteteve kombëtare që ta thonë të parat se ku qëndron baraspesha e drejtë që duhet të ruhet në një rast të caktuar, përpara se Gjykata të kryejë një vlerësim në shkallë të fundit, e në këtë kuadër shteteve u lihet pra në parim njëfarë hapësire për vlerësim. Gjerësia e kësaj hapësire është e ndryshme dhe varet nga një numër i caktuar elementesh, sidomos nga natyra e veprimtarive për të cilat bëhet fjalë e nga qëllimet e kufizimeve (Dickson [DhM], i cituar më lart, § 77).
120. Prandaj, kur bëhet fjalë për një aspekt veçanërisht të rëndësishëm të jetës ose të identitetit të një individi, hapësira për vlerësim që i lihet shtetit është në përgjithësi e ngushtë. Por, nga ana tjetër, kur brenda gjirit të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus, qoftë rreth rëndësisë relative të interesit të vënë në pikëpyetje, qoftë rreth mjeteve më të mira për ta mbrojtur atë, në veçanti kur çështja shtron pyetje ose nënkupton zgjedhje të koklavitura strategjie shoqërore, hapësira për vlerësim mund të jetë më e gjerë. Në saje të një njohjeje të drejtpërdrejtë të shoqërisë së tyre e të nevojave të saj, autoritetet kombëtare gjenden në parim në një pozitë më të mirë sesa gjyqtari ndërkombëtar për të përcaktuar se çfarë është me dobi publike. Në rast të tillë, Gjykata e respekton në përgjithësi zgjedhjen politike të ligjvënësit, përveçse kur ajo është mbi një “bazë haptazi të paarsyeshme”. Hapësira për vlerësim është në përgjithësi po ashtu e gjerë kur shteti duhet të ruajë një baraspeshë ndërmjet interesash konkurrues privatë e publikë apo të drejtash të ndryshme të mbrojtura nga Konventa (Dickson [DhM], i cituar më lart, § 78).
121. Përveç kësaj, qasja që zgjidhet për të vlerësuar përpjesëtueshmërinë e masave të marra nga shteti mbi bazën e “qëllimeve ndëshkuese” ka pësuar ndryshime këto vitet e fundit dhe tani duhet t’i kushtohet një rëndësi në rritje nevojës për të ruajtur një baraspeshë të drejtë ndërmjet sanksionit dhe ndreqjes së të burgosurve (Mastromatteo k. Italisë [DhM], nr. 37703/97, § 72, GjEDNj 2002‑VIII, Maiorano me të tjerë k. Italisë, nr. 28634/06, § 108, 15 dhjetor 2009, dhe Schemkamper k. Francës, nr. 75833/01, § 31, 18 tetor 2005). Në lidhje me këtë, Gjykata i përsërit vërejtjet që ajo ka formuluar, së pari, në vendimin e saj si Dhomë e Madhe në çështjen Dickson (të cituar më lart, § 75), ku ajo ka konstatuar prirjen e përgjithshme të politikave penale në Evropë për t’i kushtuar një rëndësi në rritje objektivit për riintegrim që ka qëndrimi në burg, veçanërisht aty rreth fundit të një dënimi me burgim, dhe, së dyti, në vendimet e saj Vinter me të tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar ([DhM], nr. 66069/09, 130/10 e nr. 3896/10, §§ 111-116, GjEDNj 2013 (pjesë të zgjedhura)) dhe Harakchiev e Tolumov k. Bullgarisë (nr. 15018/11 e nr. 61199/12, §§ 243-246, GjEDNj 2014 (pjesë të zgjedhura)), në të cilat ajo ka nënvizuar se theksi që i vihej ndreqjes dhe riintegrimit të të burgosurve ishte tani një element që shtetet anëtare ishin të detyruara ta merrnin parasysh në hartimin e politikave të tyre penale.
122. Regjimi dhe kushtet e mbajtjes në burg të të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm nuk ka sesi të mund të konsiderohen si pa rëndësi në këtë këndvështrim. Ata duhet t’u japin mundësi këtyre të burgosurve që të përpiqen të ndreqen, për të mundur një ditë që të kërkojnë një rishikim të masës së tyre të dënimit (Harakchiev e Tolumov, i cituar më lart, § 265).
2) ii. Qasja e zgjedhur nga Gjykata në çështje të mëparshme të ngjashme
123. Për sa i përket të drejtës së vizitës, për respektimin e jetës familjare është thelbësore që administrata e burgut ta lejojë ose, në rast nevoje, ta ndihmojë të burgosurin që ta ruajë kontaktin me familjen e tij të ngushtë (Messina, i cituar më lart, § 61; dhe Öcalan k. Turqisë (nr. 2), nr. 24069/03, 197/04, 6201/06 dhe 10464/07, §§ 108-149 e §§ 154-164, 18 mars 2014). Në të njëjtën kohë, duhet të pranohet që disa masa të cilat synojnë mbajtjen nën kontroll të kontakteve të të burgosurve me botën e jashtme janë të nevojshme dhe jo të papajtueshme në vetvete me Konventën (Aliev k. Ukrainës, nr. 41220/98, § 187, 29 prill 2003; dhe Kalachnikov k. Rusisë (vend. pran.), nr. 47095/99, § 7, GjEDNj 2001‑XI (pjesë të zgjedhura)). Masa të tilla mund të përfshijnë kufizimin e numrit të vizitave, mbikëqyrjen e këtyre vizitave dhe, nëse kjo përligjet nga natyra e veprës penale apo nga elementet që e karakterizojnë situatën e një të burgosuri të caktuar, nënshtrimin e të interesuarit ndaj një regjimi specifik vuajtjeje dënimi ose ndaj modalitetesh të veçanta vizite (Hagyó k. Hungarisë, nr. 52624/10, § 84, 23 prill 2013).
124. Në këtë kontekst, është gjithsesi më e udhës që të bëhet një dallim midis, në njërën anë, zbatimit gjatë hetimit të një regjimi të posaçëm burgimi apo të disa dispozitave të posaçme lidhur me vizitat, situatë në të cilën ka arsye që të mendohet se ajo masë ishte e domosdoshme për të arritur qëllimin e drejtë që po ndiqej, dhe, në anën tjetër, zgjatjes së afatit të një regjimi të tillë (Messina, i cituar më lart, § 67). Për këtë qëllim, nevoja për të zgjatur afatin e regjimit të posaçëm duhet të vlerësohet me kujdesin më të madh nga ana e autoriteteve kompetente (Bastone k. Italisë (vend. pran.), nr. 59638/00, § 2, GjEDNj 2005‑II (pjesë të zgjedhura); Indelicato k. Italisë (vend. pran.), nr. 31143/96, § 2, 6 korrik 2000; Ospina Vargas k. Italisë, nr. 40750/98, § 3, 14 tetor 2004; dhe Enea k. Italisë [DhM], nr. 74912/01, §§ 125-131, GjEDNj 2009).
125. Po ashtu, në kontekstin e burgjeve të sigurisë së lartë, zbatimi i disa masave të tilla si një ndarje fizike mund të jetë i arsyetuar nga nevojat e ngutshme të sigurisë që janë në fuqi brenda institucionit në fjalë ose nga rreziku që një i burgosur të komunikojë me organizata kriminale përmes pjesëtarëve të familjes së tij (Lorsé me të tjerë k. Vendeve të Ulëta, nr. 52750/99, §§ 83-86, 4 shkurt 2003, dhe Van der Ven k. Vendeve të Ulëta, nr. 50901/99, §§ 69-72, GjEDNj 2003‑II). Mirëpo, mbajtja në fuqi e ndalimit të kontakteve të drejtpërdrejta nuk mund të përligjet përveçse me ekzistencën e një rreziku real e të vazhdueshëm të këtij lloji (Horych k. Polonisë, nr. 13621/08, §§ 117-132, 17 prill 2012, dhe Piechowicz k. Polonisë, nr. 20071/07, §§ 205‑222, 17 prill 2012).
126. Me fjalë të tjera, shteti nuk mund t’i ketë duart krejtësisht të lira për të vendosur kufizime të përgjithshme pa parashikuar njëfarë doze elasticiteti e cila jep mundësi për të përcaktuar nëse kufizimet e bëra në secilin rast të veçantë janë me vend ose realisht të domosdoshme (shih, mutatis mutandis, Moïsseïev k. Rusisë, nr. 62936/00, §§ 254-255, 9 tetor 2008), sidomos për sa u përket të burgosurve të dënuar (Harakchiev e Tolumov, i cituar më lart, § 204). Lidhur me këtë, Gjykata rikujton vendimin e saj në çështjen Trosin (të cituar më lart, §§ 42-44), ku asaj i është dashur të shqyrtojë disa kufizime automatike që u bënte e drejta e brendshme shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe disa modaliteteve të ndryshme të vizitave familjare për të gjithë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm gjatë një periudhe fikse prej dhjetë vjetësh. Në atë vendim, ajo është shprehur kështu:
“42. Gjykata vë në dukje se më parë ajo ka qenë e mendimit që në vështrim të Konventës nuk shtrohej asnjë pikëpyetje kur një i burgosur kishte të drejtë vetëm për dy vizita familjare në muaj për shkak të zbatimit të përkohshëm të një regjimi të posaçëm. Megjithatë, ashtu si edhe autoritetet kombëtare, për të vendosur kështu ajo i ka shqyrtuar me vëmendje konsideratat e veçanta e specifike që fshiheshin nën ato kufizime (Messina k. Italisë (nr. 2), nr. 25498/94, §§ 62-74, GjEDNj 2000‑X). (...) në rastin e çështjes në fjalë, dispozitat përkatëse të së drejtës së brendshme i kanë vendosur kufizime sistematike shpeshtësisë dhe kohëzgjatjes së vizitave për të gjithë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm, pa ofruar asnjë dozë sado të vogël elasticiteti që jep mundësi për të përcaktuar nëse janë me vend ose realisht të domosdoshme disa kufizime kaq drakoniane në secilin rast në veçanti, sado që ato zbatohen ndaj të burgosurve të dënuar me dënimin më të ashpër të parashikuar nga e drejta penale. Gjykata çmon se rregullat në këtë fushë nuk duhet të çojnë në kufizime radikale dhe se shtetet duhet t’i zhvillojnë teknikat e tyre për vlerësim të përpjesëtueshmërisë në mënyrë që t’u japin mundësi autoriteteve të tyre për t’i peshuar drejt interesat konkurruese individuale dhe kolektive dhe për t’i marrë parasysh anët e veçanta të secilit rast (shih, mutatis mutandis, Dickson k. Mbretërisë së Bashkuar [DhM], nr. 44362/04, §§ 82-85, GjEDNj 2007‑V).
43. Pasi e ka kryer vetë vlerësimin e situatës në çështjen në fjalë, Gjykata nuk sheh asnjë rrethanë të veçantë e specifike që ta ketë bërë të domosdoshëm kufizimin e takimeve të të interesuarit me familjen e tij deri në një herë çdo gjashtë muaj për një periudhë prej më shumë se katër vjetësh. Në rrafshin sasior, ajo vë në dukje përveç kësaj se shkurtësia e këtyre vizitave të rralla përbën një tjetër kufizim shtesë.
44. Gjykata vëren nga ana tjetër se ndryshimet legjislative të datës 21 janar 2010 (...) kanë lejuar që të përmirësohet situata për sa i përket shpeshtësisë së vizitave familjare për të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm. Megjithatë, rregulli i ri në këtë fushë vazhdon të zbatohet automatikisht për të gjithë të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm, pa u kryer ndonjë vlerësim i domosdoshmërisë së kësaj mase në dritën e situatës së veçantë të secilit prej tyre (...)”.
3) iii. Zbatimi i parimeve të mësipërme në këtë çështje
127. Në bazë të nenit 126 të Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale, paditësi, si i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm, i ka vuajtur dhjetë vitet e para të masës së tij të dënimit, duke filluar nga data 8 tetor 1999, në gjirin e një instituti vuajtjeje dënimi me regjim të posaçëm, ku ai iu nënshtrua një regjimi të rreptë (paragrafi 16 i mësipërm). Ai ka kaluar në regjimin e zakonshëm më 11 tetor 2009, në përputhje me nenin 127 § 3 të Kodit (paragrafi 18 i mësipërm).
128. Nga 8 tetori 1999 deri më 11 tetor 2009, paditësi ka mundur të ruajë marrëdhënie me botën e jashtme me anë letërkëmbimi, por të gjitha trajtat e tjera të kontaktit u nënshtroheshin disa kufizimeve (paragrafët 23-25 të mësipërm). Ai nuk mund të bënte asnjë thirrje telefonike përveçse në rast urgjence, dhe nuk mund të kishte veçse një vizitë çdo gjashtë muaj nga të afërmit e tij, vizita këto që ishin të kufizuara në katër orë dhe dy vizitorë të rritur. Në këto raste, paditësi ishte i veçuar prej vizitorëve të tij me anë të një ndarjeje prej xhami dhe një gardian qëndronte i pranishëm gjatë gjithë kohës aq larg saqë të mund të dëgjonte.
129. Kufizimet objekt konflikti, të diktuara drejtpërdrejt nga ligji, janë zbatuar ndaj paditësit vetëm për shkak të dënimit të tij me burgim të përjetshëm, pavarësisht nga çdolloj faktori tjetër (paragrafët 50 e 52 të mësipërm). Ky regjim ishte i zbatueshëm për një periudhe fikse prej dhjetë vjetësh, e cila mund të zgjatej në rast sjelljeje të keqe gjatë vuajtjes së dënimit por nuk mund të shkurtohej (paragrafi 52 i mësipërm).
130. Është me rëndësi që të vihet në dukje se kufizimet e sipërpërmendura ishin të mbledhura në kuadrin e po të njëjtit regjim për një kohëzgjatje të caktuar dhe nuk mund të ndryshoheshin. Duke pasur parasysh se çfarë vihej në pikëpyetje për paditësin, për të cilin vizitat në burg kanë përfaqësuar përgjatë dhjetë vjetësh mjetin e vetëm, përveç letërkëmbimit, për të mbajtur kontakte efektive me të afërmit e me familjen e tij, si edhe me botën e jashtme në përgjithësi (paragrafët 23-25 të mësipërm), Gjykata çmon se regjimi në fjalë kërkon një shqyrtim shumë të kujdesshëm.
131. Gjykata është e vetëdijshme se një dënim me burgim të përjetshëm nuk mund të jepet në Rusi përveçse për një numër të kufizuar veprash tejet të dënueshme e të rrezikshme (paragrafët 34-35 të mësipërm) dhe se, në çështjen në fjalë, autoriteteve u është dashur veçanërisht që të ruanin një baraspeshë të brishtë ndërmjet disa interesave publikë e privatë që kanë qenë në lojë.
132. Shtetet kontraktuese gëzojnë një hapësirë të gjerë për vlerësim për sa u përket pikave që lidhen me politikën penale (Laduna k. Sllovakisë, nr. 31827/02, § 59, GjEDNj 2011). Për rrjedhojë, nuk ka sesi të përjashtohet në parim vendosja e një bashkëlidhjeje, të paktën në njëfarë mase, ndërmjet seriozitetit të një mase dënimi dhe një lloji regjimi vuajtjeje dënimi (Horych, i cituar më lart, § 129).
133. Megjithatë, ndonëse duke e pranuar rëndësinë e luftës kundër kriminalitetit, Gjykata duhet të kërkojë të shohë nëse kufizimet e vendosura me ligj në çështjen e paditësit ishin të përligjura për të arritur qëllimet e përmendura nga Qeveria në këndvështrimin e nenit 8 § 2 të Konventës. Ajo mendon ta shqyrtojë këtë pikë në dritën e instrumenteve përkatëse të Këshillit të Evropës (paragrafët 58-68 të mësipërm) dhe të së drejtës e praktikës së shteteve të tjera kontraktuese (paragrafët 81-84 të mësipërm).
134. Përcaktimi në nivel evropian i rregullave lidhur me të drejtat për vizitë të të burgosurve, duke përfshirë edhe ato të atyre të dënuar me burgim të përjetshëm, bazohet te parimi sipas të cilit autoritetet kombëtare janë të detyruara që ta parandalojnë shkëputjen e lidhjeve familjare e që t’u japin mundësi të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm për të pasur me familjet e tyre një nivel kontakti mjaftueshëm të mirë nëpërmjet vizitash të organizuara në mënyrë sa më të shpeshtë e normale që të jetë e mundshme (shih nenet 24.1, 24.2, 24.4 e 24.5 të Rregullave Evropianë të Vuajtjes së Dënimit (paragrafi 58 i mësipërm) dhe Rekomandimin Rec(2006)2 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare lidhur me Rregullat Evropianë të Vuajtjes së Dënimit, paragrafët 59-62 të mësipërm). Këto parime duket se janë zbatuar në mënyrë koherente nga shtetet kontraktuese në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Ministrave (paragrafët 63-64 të mësipërm) e të Komitetit për Parandalimin e Torturës (paragrafët 65-67 të mësipërm).
135. Ka një larmi të madhe në praktikat lidhur me rregullat e vizitave në burg (paragrafët 81-84 të mësipërm). Megjithatë, duket se në shtetet kontraktuese vizitat në burg për sa u përket të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm janë më e pakta çdo dy muaj (paragrafi 84 i mësipërm). Është gjithashtu e udhës të shënohet se shumica e shteteve kontraktuese nuk përcaktojnë asnjë dallim në këtë fushë midis të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm dhe kategorive të tjera të të burgosurve (paragrafi 82 i mësipërm), dhe se, në këto vende, një vizitë të paktën në muaj përbën shpeshtësinë minimale të pranuar në përgjithësi (paragrafi 84 i mësipërm). Në këtë kontekst, Rusia duket se është shteti i vetëm anëtar në gjirin e Këshillit të Evropës që i përcakton rregullat e vizitave në burg për të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm duke zbatuar, për një periudhë të gjatë, ndaj të gjithëve nga këta të fundit, si grup, një regjim të karakterizuar nga një rrallësi e skajshme vizitash.
136. Për mendimin e Gjykatës, situata e përshkruar këtu më sipër ka si pasojë të pashmangshme njëfarë ngushtimi të hapësirës për vlerësim që gëzon shteti i paditur kur është fjala për të vlerësuar caqet e pranueshme të ndërhyrjes në jetën private dhe familjare në këtë fushë. Duke pasur parasysh këto konsiderata, Gjykata do të shqyrtojë tani nëse regjimi i zbatuar ndaj paditësit ishte i bazuar në arsye me rëndësi e të mjaftueshme.
137. Në vendimin e saj nr. 248-O të datës 9 qershor 2005, Gjykata Kushtetuese ruse ka përmendur disa arsye, konkretisht “rivendosjen e drejtësisë, ndreqjen e keqbërësit dhe parandalimin e veprave të reja penale”. Ajo ka thënë gjithashtu se “dispozitat e kundërshtuara nga [paditësi] nuk përfaqëso[nin] në vetvete kufizime shtesë mbi ato që, në kuptimin e nenit 55 § 3 të Kushtetutës, rezultojnë nga vetë thelbi i një dënimi të tillë si burgimi”.
138. Gjykata nuk bindet nga ky argument i fundit, sepse regjimi në fjalë ka nënkuptuar një tërësi kufizimesh që e kanë rënduar shumë situatën e paditësit në krahasim me atë të një të burgosuri të zakonshëm rus që vuan një dënim të gjatë. Këto kufizime nuk mund të konsiderohen as si të pashmangshme ose të pandashme nga vetë nocioni i dënimit me burgim (Boyle e Rice k. Mbretërisë së Bashkuar, 27 prill 1988, § 34, seria A nr. 131).
139. Qeveria mbron mendimin se kufizimet synonin “rivendosjen e drejtësisë, ndreqjen e keqbërësit dhe parandalimin e veprave të reja penale”. Edhe sikur të hamendësohet që kufizimet objekt konflikti ndjekin një qëllim të drejtë në kuptimin e nenit 8 § 2, mbetet për t’u shqyrtuar nëse ky regjim është i përpjesëtuar dhe ruan një baraspeshë të drejtë midis interesave publikë e privatë që janë në lojë.
140. Lidhur me këtë, Gjykata ka çmuar tashmë se “të gjitha trajtat e vënies në izolim pa stimulim të përshtatshëm mendor e fizik ka mundësi që, në periudhë afatgjatë, të kenë efekte të dëmshme që sjellin përkeqësim të aftësive mendore e të zotësive shoqërore” (Iorgov k. Bullgarisë, nr. 40653/98, §§ 83-84, 11 mars 2004, dhe Harakchiev e Tolumov, i cituar më lart, § 204). Në çështjen në fjalë, paditësi nuk mund të kishte veçse një shok qelie gjatë gjithë periudhës në fjalë dhe i përkiste kategorisë së të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm që e vuanin dënimin e tyre të veçuar nga të burgosurit e tjerë (paragrafi 52 i mësipërm). Gjykata është e habitur nga rreptësia dhe kohëzgjatja e kufizimeve të pësuara nga paditësi dhe, më në veçanti, nga fakti që ky i fundit, për një dhjetëvjeçar të tërë, ka pasur të drejtë vetëm për dy vizita të shkurtra në vit.
141. Në përputhje me jurisprudencën e qëndrueshme të Gjykatës, të rikujtuar në paragrafin 116 të mësipërm, në përgjithësi, të burgosurit vazhdojnë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Konventa, me përjashtim të së drejtës për lirinë, kur një burgim i rregullt hyn shprehimisht në fushën e zbatimit të nenit 5 të Konventës, dhe një i burgosur nuk mund të zhvishet prej të drejtave të tij të garantuara nga Konventa për faktin e thjeshtë që ai ndodhet i burgosur si pasojë e një dënimi (Hirst, i cituar më lart, § 69-70). Prandaj, si rregull i përgjithshëm, nuk duhet të përdoren pa u menduar mirë masa të rrepta të cilat i kufizojnë të drejtat e njohura nga Konventa; më në veçanti, parimi i përpjesëtueshmërisë kërkon si kusht ekzistencën e një lidhjeje të dallueshme e të mjaftueshme ndërmjet sanksionit e sjelljes si edhe situatës së personit të prekur (Trosin, i cituar më lart, §§ 41-44).
142. Sa për argumentin e Qeverisë se vlerësimi i përpjesëtueshmërisë së ndërhyrjes përfshihej, në rastin e paditësit, te dispozitat përkatëse legjislative dhe te procesi vendimmarrës në stadin e shqyrtimeve të gjyqtarit që e ka shpallur dënimin, Gjykata vë në dukje se, për sa i përket vizitave familjare, neni 8 i Konventës u kërkon shteteve anëtare që t’i marrin parasysh interesat e të dënuarit dhe të familjarëve e të afërmve të tij. Mirëpo, për mendimin e Gjykatës, legjislacioni përkatës nuk i merr parasysh si duhet interesat e këtyre personave.
143. Gjykata u referohet lidhur me këtë përmbajtjes së instrumenteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës së gjykatave ndërkombëtare (paragrafët 69-80 të mësipërm), të cilat ua njohin njëlloj të gjithë të burgosurve – pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet personave të dënuar me burgim të përjetshëm dhe kategorive të tjera të të burgosurve – të drejtën për të përfituar së paku një nivel kontakti “të pranueshëm” ose mjaftueshëm “të mirë” me familjet e tyre (rregullat 37 e 57 të Paketës së Rregullave Minimalë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve (paragrafi 73 i mësipërm), parimi 19 i Korpusit të Parimeve për Mbrojtjen e të Gjithë Personave që i Nënshtrohen Çfarëdo Trajte Ndalimi ose Burgimi (paragrafi 74 i mësipërm), neni 61 A) i Rregullores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë që përcakton regjimin e burgimit të personave në pritje gjykimi ose apelimi pranë Gjykatës ose të burgosur me urdhër të Gjykatës (paragrafi 77 i mësipërm), si edhe jurisprudenca e Gjykatës Interamerikane të të Drejtave të Njeriut dhe e Komisionit Interamerikan të të Drejtave të Njeriut (paragrafët 78-80 të mësipërm)).
144. Në vërejtjet e saj me shkrim, Qeveria, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mbron mendimin se kufizimet kanë si qëllim ndreqjen e keqbërësve. Në seancën e zhvilluar përpara Dhomës së Madhe, ajo e ka pranuar shprehimisht se regjimi i vuajtjes së dënimit i zbatuar ndaj paditësit nuk ndiqte qëllimin e ri integrimit të të interesuarit, por synonte më shumë që ta izolonte atë (paragrafi 99 i mësipërm). Gjykata vë në dukje nga ana tjetër se neni 79 i Kodit të Zbatimit të Sanksioneve Penale parashikon mundësinë që çdo i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm ta kërkojë lirimin e tij me kusht pasi të ketë vuajtur njëzet e pesë vjet nga dënimi i tij. Ajo çmon se natyra shumë e rreptë e regjimit të zbatuar ndaj të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm si paditësi i pengon këta të fundit që të mbajnë marrëdhënie me familjet e tyre dhe kështu, në vend që t’i lehtësojë ose favorizojë ri integrimin e tyre në shoqëri dhe ndreqjen e tyre, i bën ato seriozisht më të koklavitura (Vinter me të tjerë, i cituar më lart, §§ 111-116). Lidhur me këtë, Gjykata u kushton gjithashtu një rëndësi të madhe rekomandimeve të KPT-së, të cilat vënë në dukje se regjimet të cilat u propozohen të burgosurve që vuajnë dënime të gjata “duhet të jenë me natyrë të tillë që t’i kompensojnë [efektet desocializuese të burgimit] në mënyrë pozitive dhe proaktive” (paragrafi 67 i mësipërm).
145. Ky objektiv përputhet me nenin 10 § 3 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike, në fuqi ndaj Rusisë që prej vitit 1973, i cili përcakton se qëllimi thelbësor i trajtimit të të dënuarve është ndreqja dhe rehabilitimi i tyre shoqëror (paragrafi 69 i mësipërm). Ky objektiv shfaqet gjithashtu në disa instrumente të tjera, të cilat theksojnë se autoritetet e burgjeve duhet të bëjnë përpjekje për të vepruar për ri integrimin e ndreqjen e të gjithë të burgosurve, duke përfshirë aty edhe personat e dënuar me masa burgimi të përjetshëm (rregullat 6, 102.1 e 102.2 të Rregullave Evropianë të Vuajtjes së Dënimit të vitit 2006, pikat 6 e 11 të Rezolutës 76(2) të Komitetit të Ministrave, dhe paragrafët 2 in fine, 5, 22 e 33 të Rekomandimit Rec(2003)23 të Komitetit të Ministrave lidhur me menaxhimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë nga ana e administratave të burgjeve (paragrafët 58-64 të mësipërm).
146. Gjykata del në përfundimin se ndërhyrja në jetën private dhe familjare të paditësit si rrjedhojë e zbatimit për një periudhë të gjatë ndaj tij të një regjimi të karakterizuar nga një rrallësi e skajshme e vizitave të lejuara, e kjo vetëm për arsye të ashpërsisë së masës së tij të dënimit, është në vetvete në shpërpjesëtim me qëllimet e përmendura prej Qeverisë. Ajo vë në dukje për më tepër se efekti i kësaj mase është amplifikuar nga koha tejet e gjatë e periudhës së zbatimit të saj, si edhe nga rregulla të ndryshëm lidhur me modalitetet e vizitave në burg, si ndalimi i kontakteve të drejtpërdrejta fizike, veçimi i vizitorëve dhe i të burgosurit me ndarje xhami ose me shufra metalike, prania e përhershme e gardianëve të burgut gjatë vizitave dhe kufiri i vendosur për numrin e vizitorëve të rritur (Trosin, i cituar më lart, §§ 43-46).
147. Në çështjen në fjalë, kufizimet e sipërpërmendura shtesë kanë bërë që për paditësin të ishte veçanërisht e vështirë që ta ruante kontaktin me fëmijën e tij dhe me prindërit e tij të moshuar, në një kohë kur mbajtja e marrëdhënieve familjare merrte një rëndësi të veçantë për të gjitha palët e interesuara (paragrafët 23-25 dhe 97 të mësipërm). Ndalimi i plotë i kontakteve të drejtpërdrejta fizike ndërmjet paditësit e vizitorëve të tij dhe prania e një gardiani aq larg saqë të mund të dëgjonte gjatë vizitave e kanë rritur pamundësinë e të interesuarit për të vendosur lidhje të ngushta me të birin gjatë fazës kyç të fëmijërisë së hershme të këtij të fundit, dhe kanë qenë gjithashtu me pasoja negative në marrëdhëniet e tij me të atin e moshuar gjatë periudhës kur ky i fundit mund të vazhdonte të ishte në gjendje për të ardhur që ta takonte të birin. Për më tepër, është e qartë se kufizimi i numrit të vizitorëve të rritur dhe rrallësia e vizitave të lejuara kanë mundur t’i vënë disa të afërm e pjesëtarë të familjes së zgjeruar të paditësit në pamundësinë e plotë për t’i shkuar atij për vizitë gjatë gjithë kësaj periudhe.
148. Duke pasur parasysh bashkëveprimin e kufizimeve të ndryshme të rrepta e afatgjata që i janë bërë mundësisë së paditësit për të pritur vizita në burg dhe faktin se regjimi objekt konflikti në këtë fushë nuk e mban siç duhet parasysh parimin e përpjesëtueshmërisë dhe nevojat e ngutshme për ndreqje dhe ri integrim të të burgosurve afatgjatë, Gjykata del në përfundimin se masa në fjalë nuk ka ruajtur një baraspeshë të drejtë midis së drejtës së paditësit për mbrojtjen e jetës së tij private e familjare, në njërën anë, dhe qëllimeve të përmendura nga qeveria e paditur, në anën tjetër. Për këtë arsye, shteti i paditur e ka tejkaluar hapësirën e tij për vlerësim në këtë drejtim.
149. Për rrjedhojë, ka pasur shkelje të së drejtës së paditësit për respektimin e jetës së tij private dhe familjare, ashtu siç garantohet ajo nga neni 8 i Konventës, për arsye të zbatimit të regjimit të rreptë ndaj të interesuarit brenda institutit të vuajtjes së dënimit me regjim të posaçëm.
Article VI. II. RRETH SHKELJES SË PRETENDUAR TË NENIT 14 TË KONVENTËS
150. Përveç ankesave të bëra mbi bazën e nenit 8 të Konventës, paditësi pretendon gjithashtu se kufizimet e ndryshme që i janë bërë mundësisë së tij për të pasur vizita nga të afërmit e tij në burg pas dënimit të tij ishin në kundërshtim me nenin 14 të Konventës.
151. Duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të kësaj çështjeje dhe arsyetimin që e ka çuar atë në përfundimin se ka pasur shkelje të nenit 8, Gjykata nuk sheh asgjë që ta përligjë një shqyrtim më vete të të njëjtave fakte në këndvështrimin e nenit 14 (Dickson, i cituar më lart, § 86).
Article VII. III. RRETH SHKELJEVE TË TJERA TË PRETENDUARA TË KONVENTËS
152. Gjykata i ka shqyrtuar ankesat e tjera të paraqitura prej paditësit. Megjithatë, duke pasur parasysh elementet në zotërim të saj, si edhe për aq sa këto ankesa i përkasin kompetencës së saj, ajo çmon se ato nuk zbulojnë asnjë figurë shkeljeje të të drejtave dhe lirive të përcaktuara te Konventa e te protokollet e saj. Për këtë arsye, kjo pjesë e kërkesëpadisë duhet të rrëzohet si e pabazuar në zbatim të nenit 35 §§ 3 e 4 të Konventës.
Article VIII. IV. RRETH ZBATIMIT TË NENIT 41 TË KONVENTËS
153. Në bazë të nenit 41 të Konventës,
“Kur Gjykata deklaron shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe në qoftë se e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese mundëson vetëm një mënjanim të pjesshëm të pasojave që kanë rrjedhur nga kjo shkelje, Gjykata, kur ka vend, i cakton palës së dëmtuar një shpërblim të drejtë.”
Section 8.01 A. Dëmi
154. Paditësi kërkon 40 000 euro (EUR) për dëmin moral. Ai thotë se ka provuar një gjendje shumë të dëshpëruar për arsye të kufizimeve që u janë vendosur gjatë dhjetë vjetësh mundësive të tij për t’u takuar me familjen e vet.
155. Për Qeverinë, një konstatim shkeljeje do të përbënte një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm në këtë çështje.
156. Gjykata çmon se paditësi duhet të ketë provuar ndjenja stresi e zhgënjimi për shkak të shkeljeve të konstatuara. Duke vendosur me paanësi, ajo i cakton atij 6 000 EUR për dëmin moral, plus çdo shumë që mund të duhet si tatim.
Section 8.02 B. Kosto dhe shpenzime
157. Paditësi kërkon gjithashtu një shumë prej 12 525 EUR për kosto e shpenzime të bëra përpara Gjykatës. Ai paraqet një tabelë të hollësishme honorarësh, që u përgjigjet 120 orëve pune (kërkime dhe hartime dokumentesh) të kryera nga Znj. O. Preobrazhenskaya me një tarifë prej 100 EUR për orë, si edhe shërbimeve të përkthimit për një shumë prej 525 EUR.
158. Qeveria mbron mendimin se, nga njëra anë, honorarët për avokat janë të tepruar dhe se, nga ana tjetër, nuk është vërtetuar që ato të jenë paguar ose kryer realisht.
159. Sipas jurisprudencës së Gjykatës, një paditës mund ta fitojë shlyerjen e kostove dhe të shpenzimeve të tij vetëm në atë masë sa provohet vërtetësia, nevoja, si edhe karakteri i arsyeshëm i shumës së tyre. Në çështjen në fjalë, duke pasur parasysh dokumentet në zotërim të saj dhe kriteret e parashtruara këtu më sipër, Gjykata e gjykon të arsyeshme që t’i japë paditësit shumën prej 11 675 EUR, e cila i përgjigjet shumës së kërkuar pa 850 EUR të paguara tashmë avokates së paditësit në cilësinë e ndihmës gjyqësore.
Section 8.03 C. Kamatëvonesat
160. Gjykata e gjykon si të përshtatshme që ta bazojë përqindjen e kamatëvonesave te përqindja e interesit të huas afatshkurtër të Bankës Qendrore Evropiane, të rritur me tri pikë përqindjeje.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NJËZËRI,
1. E shpall ankesën lidhur me kufizimet e ndryshme që u janë bërë vizitave të pritura në burg nga paditësi nga 8 tetori 1999 deri më 11 tetor 2009 të pranueshme, dhe kërkesëpadinë të papranueshme për pjesën tjetër;
2. Vendos se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
3. Thotë se, duke pasur parasysh përfundimet e saj lidhur me nenin 8 të Konventës, nuk ka përse të shqyrtohet më vete ankesa e bërë në bazë të nenit 14 të Konventës;
4. Vendos
a) se shteti i paditur duhet t’i paguajë paditësit, brenda tre muajsh, shumat e mëposhtme, të cilat duhet të konvertohen në monedhën e shtetit të paditur me kursin e zbatueshëm në datën e shlyerjes:
i. 6 000 EUR (gjashtë mijë euro), plus çdo shumë që mund të duhet si tatim, për dëmin moral;
ii. 11 675 EUR (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë euro), plus çdo shumë që mund të duhet si tatim, për kosto dhe shpenzime;
b) se, duke nisur nga përfundimi i afatit të lartpërmendur e deri në pagesën e tyre, këto shuma do të shtohen me një interes të thjeshtë në përqindje të barabartë me atë të huas afatshkurtër të Bankës Qendrore Evropiane të zbatueshme gjatë kësaj periudhe, të shtuar me tri pikë përqindjeje;
5. E rrëzon kërkesën për çdo shtesë si shpërblim i drejtë.
I hartuar në frëngjisht dhe në anglisht, dhe i shpallur në seancë publike në Pallatin e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, më 30 qershor 2015.
Lawrence EarlyDean Spielmann
Këshilltar juridikKryetar
Këtij vendimi i bashkëngjitet, në përputhje me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2 të Rregullores, paraqitja e mendimit pajtues të përbashkët të gjyqtarëve Pinto de Albuquerque dhe Turković.
D.S.
T.L.E.
MENDIM I PËRBASHKËT ALTERNATIV I GJYQTARËVE PINTO DE ALBUQUERQUE DHE TURKOVIC
1. Ne I përmbahemi gjetjes unanime të Dhomës së Madhe se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Konventa), por ne do të donim të shtoni në arsyetimin e tij. Për fat të keq, pasi ka prezantuar standardet e së drejtës evropiane mbi burgimin në një mënyrë mjaft të qartë, Dhoma e Madhe nuk ka përcaktuar të gjitha pasojat ligjore të garantuara për këtë rast me të njëjtën qartësi.
Risocializim si qëllim primar i burgimit
2. Arsyeja e parë për pakënaqësinë tonë me arsyetimin e Dhomës së Madhe qëndron në faktin se Dhoma e Madhe ka vendosur të mos vlerësojë legjitimitetin e rregullave të Kodit rus të ekzekutimit të vendimeve penale të 8 janarit të vitit 1997, të aplikueshme për të dënuarit të cilët kanë qenë dënuar me burgim të përjetshëm dhe të vendosur në regjimet e zakonshme dhe të rrepta të sigurisë në një koloni të veçantë të regjimit korrektues, përkatësisht neni i saj 125 §§ 1, 3 dhe 4, dhe neni 127 § 3. Dhoma e Madhe ka preferuar të shmangë këtë pikë, duke e lënë atë të hapur në paragrafët 114 dhe 115 të aktgjykimit. Sipas mendimit tonë, kjo çështje nuk duhet të ishte lënë e pazgjidhur.
3. Dënimi penal i kundërvajtësve me faj mund të ketë një ose më shumë nga gjashtë qëllimet e mëposhtme: (1) parandalimin e veçantë pozitiv (risocializim të kundërvajtësit), dmth përgatitja e shkelësit për tu ri integruar në shoqëri dhe jetesa e një jete në të cilën i bindet ligjit në komunitet, pas lirimin; (2) parandalimi negativ special (Paaftësimi i kundërvajtësit), dmth shmangja e shkeljeve të ardhshme të ligjit nga personi i dënuar, duke e hequr atë nga komuniteti; (3) parandalimi pozitiv i përgjithshëm (forcimi i normës ligjore të shkelur), dmth aplikimi i plotë i normës së shkelur, forcimin e pranimit të saj social dhe pajtueshmërinë me të; (4) parandalimi i përgjithshëm negativ (parandalimi i autorëve të mundshëm), dmth dekurajomi i publikut të gjerë që të angazhohen në sjellje të ngjashme; (5) ndëshkimi, dmth shlyerja për aktin e fajshëm të autorit; dhe (6) Restaurimi (drejtësia restauruese), dmth kthimi i personave që janë prekur nga kryerja e veprës penale në gjendjen e tyre të mëparshme, aq sa të jetë e mundur.
4. Në Vinter dhe të tjerë, Dhoma e Madhe pranoi se theksi në politikën moderne penale është në qëllimin rehabilitues me burgim, dhe mbajti me të drejtë se një "urdhër i përjetshëm" (dmth një dënim i përjetshëm i pa ulshëm) në mënyrë të pakthyeshme shkel nenin 3 të Konventës , në atë që shkon kundër qëllim të risocializimit.[1] Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata) ka bërë një zgjedhje të qartë në lidhje me qëllimin mbizotërues të burgimit: është parandalimi pozitiv i veçantë (risocializimi i autorit).
5. Qeveria ruse ka thënë në rastin në fjalë se qëllimi i ri integrimit social nuk pritet të arrihet në lidhje me të burgosurit me burgim të përjetshëm, duke përfshirë aplikantin, dhe argumentoi se izolimi i personave të tillë si aplikanti ishte qëllimi i vetëm i regjimit të burgut përkatës.[2] Në fakt, sipas Qeverisë ruse, qëllimet e burgimit të përjetshëm janë ndëshkimi dhe paaftësim gjatë gjithë jetës (parandalimi negativ i veçantë). Në supozimin se vepra është aq e urryer se ajo nuk mund të shlyhet, e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kundërvajtësit është që ti heq atij ose asaj lirinë për pjesën tjetër të jetës së tij ose të saj natyrore. Nën këtë logjikë, mizoria e krimit kërkon dënim të përjetshëm.[3] Kështu, shteti rus nuk pranon asnjë interes në jetën e njeriut, përveç mbijetesës së rreptë trupore të të burgosurit, pasi i burgosuri është gjetur si një qenie e padenjë dhe e pamundur për rehabilitim. Për ta thënë në mënyrë figurative, i burgosuri i përjetshëm vuan "vdekje civile" dhe burgimi i përjetshëm është i justifikuar në logjikën "e vonimit të dënimit me vdekje", duke reduktuar kështu të burgosurin në një objekt të thjeshtë të fuqive të ekzekutivit.
6. Duke i shtuar kësaj logjike të vjetërsuar ndëshkuese, qeveria ruse i referohet paaftësimit gjatë gjithë jetës të autorit (parandalim negativ i veçantë), nën supozimin se autori ka një rrezikshmëri të veçantë që kërkon që ai ose ajo të mbahen larg nga komuniteti për aq kohë sa të jetë e mundur, përkatësisht për pjesën tjetër të jetës së tij ose të saj. Megjithatë, ky supozim është i papranueshëm për dy arsye. Së pari, ai është e bazuar në besimin në peshore shumë problematike, sic ka treguar dhe përvoja e shumë "rasteve pozitive fallco". Së dyti, efekti gjeneralizues i konceptit të "rrezikshmërisë së autorit", i cila ka shkuar aq larg sa të përfshijë "çrregullim personaliteti", "anomali mendore" apo "karakter të paqëndrueshëm", mjegullon kufirin ndërmjet autorëve përgjegjës dhe të aftë mendërisht nga njëra anë dhe shkelësve të papërgjegjshme dhe mendërisht të paaftë nga ana tjetër, me rrezikun serioz të cilësimit të gabuar të autorëve.
7. Në një kontekst të tillë vizitat familje nuk kanë asnjë vlerë apo qëllim të perceptuar, të tilla si rënia e recidivizmit apo përmirësimi i rezultateve penologjike, përveç se kufizimet automatike dhe ekstreme mbi ta shton natyrën ndëshkimore të regjimit të burgimit. Megjithatë, ne nuk i konsiderojmë vizitat e rregullta familjare, si një privilegj që mund të tërhiqet, por si një e drejtë nën Nenin 8, të një të burgosuri dhe të familjes së tij ose të saj, në mënyrë që të ruajnë marrëdhëniet e tyre familjare. Jetët e të burgosurve dhe familjeve të tyre janë të prekura thellë nga politika e vizitave, siç shihet qartë në rastin në fjalë, ku marrëdhëniet atë-bir u humbën plotësisht gjatë viteve, për shkak, të paktën pjesërisht, të humbjes së çdo kontakti kuptimplotë. Kufizimet e të drejtave të vizitave duhet të kenë një bazë racionale. Heqja e këtyre të drejtave duhet të jetë e lidhur me interesat legjitime penologjike dhe mbrojtjen e sigurisë.[4] Qeveria ruse nuk i dha Gjykatës ndonjë dëshmi se në rastin e veçantë të aplikantit kufizimi automatik dhe i rënda i të drejtave të vizita ka shërbyer ndonjë qëllim tjetër, përveç përforcimit të natyrës ndëshkuese të regjimit të burgut.
8. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë qëllimin e burgim të përjetshëm dhe qëllimet e kufizimeve të të drejtave për vizita, siç është përshkruar nga qeveria ruse, të jetë i paligjshëm, në funksion të parimit të risocializimit të të burgosurve, duke përfshirë të burgosurve të përjetshëm dhe afatgjatë, siç është përcaktuar në Vinter dhe të tjerët k. Mbretërisë së Bashkuar.
Detyrimi i shtetit për të siguruar një plan të dënimit individual
9. Pika jonë e dytë problematike me arsyetimin e Dhomës së Madhe është deklarata me fund të hapur që shtetet gëzojnë një hapësirë të gjerë vlerësimi në përcaktimin dhe zbatimin e politikave të tyre penale.[5] Ne konstatojmë se kjo deklaratë është në kundërshtim me deklaratat e forta, të bëra edhe nga Dhoma e Madhe, për efekt se risocializim është faktor " i detyrueshëm" që Shtetet duhet të marrin në konsideratë në hartimin e politikave të tyre penale, dhe se situata e tanishme evropiane është tregues i një "ngushtimit të hapësirës së vlerësimit të lënë shteteve të paditur në vlerësimin e kufijve të lejuar të ndërhyrjes në jetën private dhe familjare në këtë sferë".[6]
10. Themeli i një politike penale që synon rolin e risocializimit të të burgosurve është plani individual i dënimit, sipas të cilit duhet të vlerësohen rreziku i të burgosurit dhe nevojat për sa i përket kujdesit shëndetësor, aktivitetet, punën, stërvitja, arsimi dhe kontaktet me familjen dhe botën e jashtme. Ky parim themelor i shkencës penologjike është pranuar dhe pohuar nga deklaratat e bëra në nivelin e autoriteteve më të larta politike të dy, Evropës dhe në mbarë botës.[7] Për të përdorur fjalët e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, "Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ofrimit të planeve të duhura të dënimit dhe regjimet për të burgosurit e dënuar për jetë dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë".[8]
Në rastin e shtetit të paditur, CPT-ja ishte edhe më specifike, dhe kërkoi që " të kryhet një vlerësim i plotë dhe i vazhdueshëm i rreziqeve dhe nevojave, në bazë të një planit të dënimit të individualizuar".[9]
11. Kështu, një plan individual dënimi, me një vlerësim të plotë dhe të përditësuar të rrezikut dhe nevojave, të paktën për të burgosurit e dënuar për jetë ose me burgim afatgjatë, është një detyrim ndërkombëtar pozitiv për Shtetet Palë, në bazë të nenit 3 të Konventës.[10] Qëllimi kryesor i këtij plani është të ndihmojë çdo të burgosur individual për të ardhur në kushtet me periudhën e tij të burgimit dhe për ta përgatitur atë për të udhëhequr një jetë ligjore në shoqëri të hapur.[11] Siç ka vënë re Gjykata, vlerësimi konsistent periodik i progresit të burgosurit drejt rehabilitimit dhe promovimi i ndryshimeve pozitive në të burgosurit me jetë, në bazë të një "qasje proaktive nga ana e autoriteteve të burgut" janë të nevojshme për të përmbushur detyrimet pozitive sipas nenit 3 dhe 8, duke përfshirë detyrimin për të ruajtur jetën familjare të të burgosurve.[12] Shtetet duhet të marrin seriozisht detyrimet e tyre ndërkombëtare për të mundësuar që të burgosurit, të cilët vuajnë dënimin me burg në mënyrë konstruktive dhe rehabilituese.
E drejta e të burgosurit për vizita familjare sipas të drejtës ndërkombëtare
12. Pika e tretë e përçarjes sonë me arsyetimin e vendimit konsiston në konkluzionin e arritur nga Dhoma e Madhe, sipas të cilit frekuenca e ulët e vizitave familjare në rastin në fjalë (një vizitë çdo gjashtë muaj), vetëm për shkak të gravitetit të një dënimi të të burgosurit, ishte, si të tillë, jo proporcional me qëllimet e kërkuara nga Qeveria.[13] Në përcaktimin e këtij përfundimi, Dhoma e Madhe lë një përshtypje të paqartë dhe shqetësuese që një frekuencë të tillë e ulët e vizitave familjare, ndoshta do të mund të pranohet në qoftë se i bashkëngjitet faktorëve të papërcaktuar që janë marrë së bashku me peshën e dënimit të burgosurit. Askund në gjykim nuk janë përcaktuar ata faktorë që do të justifikojnë një kufizim në të drejtën e vizitave familjare.
13. Për më tepër, Dhoma e Madhe ka shtuar se efekti i këtij regjimi të burgut u intensifikua nga ndodhja e pesë faktorëve shtesë: kohëzgjatja e tij për dhjetë vjet; ndalimi i kontaktit të drejtpërdrejtë fizik; ndarja nga një mur xhami apo shufra metalike; prania e vazhdueshme e rojeve të burgut gjatë vizitave; dhe numri maksimal i vizitorëve të rritur. Sipas mendimit të Dhomës së Madhe, nuk janë vetëm kufizimet për vizitat familjare që janë të turpshme, por i gjithë regjimi i rreptë në koloni korrektuese speciale, siç është aplikuar në këtë rast.[14] Edhe pse ne jemi dakord se këta faktorë përkeqësuan shkeljen e të drejtat familjare të aplikantit sipas Neni 8, ne e konsiderojmë se ndërhyrja në të drejtën e ankuesit sipas Konventës, përveç të qenit pa ndonjë qëllim legjitim, ishte disproporcionale mbi bazën e vetme të frekuencës së ulët të vizita familjare. Duhet të thuhet pa mëdyshje: një rregull që lejon vizitat familjare për të burgosurit vetëm një herë në çdo gjashtë muaj është në vetvete çnjerëzore.[15]
14. Për këtë arsye, ne nuk mund të pajtohemi me Gjykatën Kushtetuese të Rusisë, kur thotë në vendimin e saj 248-O të 9 qershorit 2005, që dispozitat e neneve 125 dhe 127 të Kodit mbi Ekzekutimin e Vendimeve Penale "në vetvete nuk paraqesin kufizime shtesë mbi dhe mbi ato që, brenda kuptimit të nenit 55 § 3 të Kushtetutës, që rezultojnë nga thelbi i dënimit të tillë me burgim ". Është e vërtetuar se kufizimet e regjimit të zakonshëm (dy vizita afatshkurtra dhe dy vizita afatgjata familjare në vit), regjimi i lehtësuar (tre vizita afatshkurtra dhe tre vizita afatgjata në vit) dhe regjimi i rreptë ( dy vizita afatshkurtra në vit) të kolonive korrektuese speciale shkon përtej "thelbit të një dënimi të tillë si burgimi". Këto dispozita përkeqësojnë efektet e dëmshme të natyrshme të burgimit afatgjatë. Për më tepër, ata imponojnë kufizime në të gjithë të burgosurit që i nënshtrohen një lloj të veçantë të dënimi, pa i dhënë konsideratën e duhur rrezikut individual që mund ose jo të paraqesin të burgosurit. Duke pasur parasysh mënyrën e ngurtë dhe automatike në të cilën ato janë aplikuar, këto dispozita nuk janë të destinuara për të individualizuar. Në fakt, ato kontribuojnë në ndarjen e dënimit të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë në bazë vetëm të dënimit të tyre.[16] Në lidhje me këtë, ne nuk jemi të gatshëm të jemi të të njëjtit mendim, pa përforcim të mëtejshëm, me formulimin e paqartë të fjalisë së dytë të paragrafit 132 të vendimit, sipas të cilës "Nuk mund të përjashtohet, në parim, se graviteti i dënimit mund të jetë i lidhur, të paktën në një farë mase, me një lloj të regjimit të burgut."[17]
15. Ne konstatojmë se Dhoma e Lartë pranon se neni 8, e drejta për jetën familjare kërkon që shteti të marrë në konsideratë interesat e "të" dënuarit, që do të thotë çdo të dënuar individual, dhe anëtarëve të familjes së tij ose të saj përkatëse, dhe që regjimet afatgjata të burgut duhet të kërkojë të kompensojnë efektet deshoqëruese të burgimit në një mënyrë pozitive dhe proaktive.[18] Për fat të keq, Dhoma e Madhe nuk e ka marrë hapin shtesë logjik që përcakton një kërkesë të qartë që autoritetet e burgut duhet të shqyrtojnë të gjitha kërkesat për vizitat familjare mbi një bazë rast pas rasti dhe në kuadrin e një vlerësimi individual të rrezikut dhe nevojave personale në bazë të planit të dënimit të çdo të burgosuri. Çdo kufizim automatike të llojit, shpeshtësisë dhe kohëzgjatjes së vizitave të të gjithë të burgosurve me jetë ose afatgjatë, janë të papranueshme.[19] Papërkulshmëri të tilla në një regjim të burgut është antiteza e teknikës së vlerësimit të kërkuar nga standardet penologjike Evropiane në ditët e sotme.
16. Duke marrë parasysh se regjimi i burgut nën shqyrtim në këtë rast shtrihet nga viti 1999 deri në vitin 2009, ne e konsiderojmë të rëndësishme për t’iu referuar të dy Rregulloreve të 1987 dhe 2006 të Burgut Evropian, si dhe me standardeve të mëparshme evropiane dhe të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve të vitit 1973 të Këshilli i Evropës dhe Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve të Kombeve të Bashkuara të 1995, dhe në dokumente të tjera të ndryshme kryesore ndërkombëtare që janë shpërfillur nga Dhoma e Madhe.[20] Në të gjitha këto tekste autoritative, standardet janë shumë të qarta për çështjen e vizitave familjare.
Rregullat Evropiane të Burgjeve të 20066 thonë se "Të burgosurit lejohen të komunikojnë sa më shpesh të jetë e mundur me letër, telefon ose forma të tjera të komunikimit me familjet e tyre, persona të tjerë dhe përfaqësues të organizatave të jashtme dhe të pranojnë vizita nga këta persona. Komunikimi dhe vizitat mund të jenë subjekt i kufizimeve dhe monitorimit të nevojshme për kërkesat e vazhdueshme të hetimeve penale, ruajtjen e rendit të mirë, mbrojtjen dhe sigurinë, parandalimin e veprave penale dhe mbrojtjen e viktimave të krimit, por kufizime të tilla, duke përfshirë kufizimet specifike të urdhëruara nga një autoritet gjyqësor, megjithatë do të lejojnë një nivel të pranueshëm minimal të kontaktit." Është e rëndësishme të theksohet se komenti përkatës shpjegon se" referenca e fjalës familje duhet të interpretohet fjalë për fjalë për të përfshirë kontakt me një person me të cilin i burgosuri ka krijuar një marrëdhënie të krahasueshme me atë të një anëtari të familjes edhe në qoftë se marrëdhënia nuk është formalizuar ... Për të ardhur brenda limiteve të përcaktuara në nenin 8.2 të KEDNJ-së për ndërhyrje në ushtrimin e kësaj të drejte nga ana e një autoriteti publik, kufizimet në komunikim duhet të mbahet në minimum. .. kufizimi duhet të jetë sa më pak ndërhyrës dhe i justifikuar nga kërcënimi ... Vizitat, për shembull, nuk duhet të ndalohet nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë, por duhet të zbatohet një rritje proporcionale në mbikëqyrjen e tyre... [Edhe] të burgosurit të cilët i nënshtrohen kufizimeve ende janë të lejuara për disa kontakte me botën e jashtme. Mund të jetë politikë e mirë për ligjin kombëtare të përcaktojë një numër minimal të vizitave ... Rëndësia e veçantë e vizitave, jo vetëm për të burgosurit, por edhe për familjet e tyre është e theksuar në rregullën 24.4. Është e rëndësishme që kur është e mundur vizitat intime të familjes duhet të zgjasë për një periudhë të gjatë, 72 orë për shembull si në rastin e shumë vendeve të Evropës Lindore."[21]
I njëjti mesazh është përcjellë me Rekomandimin e vitit 2003 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi menaxhimin nga administratat e burgjeve të të burgosurve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë, i cili parashikon se "duhet të bëhen përpjekje të veçanta për të parandaluar ndarjen e lidhjeve familjare. Për këtë qëllim: - të burgosurit duhet të ndahen, për aq sa është e mundur, në burgjet që ndodhen në afërsi të familjeve të tyre ose të afërmit; - Letra, thirrje telefonike dhe vizitat duhet të lejohen me frekuencë maksimale të mundshme dhe privatësi. Nëse një dispozitë e tillë rrezikon sigurinë, ose në qoftë se justifikohet nga vlerësimin e rrezikut, këto kontakte mund të shoqërohen me masa të arsyeshme të sigurisë, të tilla si monitorimi i korrespondencës dhe kërkimeve përpara dhe pas vizitave."
Në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Rregullat për trajtimin e të burgosurve gra dhe masat jo me burgim për gratë shkelëse (Rregullorja Bangkok e vitit 2010) parashikon se "Autoritetet e burgut duhet të nxisin dhe, kur është e mundur, edhe të lehtësojnë vizita për gratë e burgosura si një parakusht i rëndësishëm për sigurimin e mirëqenies së tyre mendore dhe ri-integrimin social "(Rregulli 43). Rregullat e Kombeve të Bashkuara, 1990 për mbrojtjen e të miturve të privuar nga liria kishin vendosur tashmë se "Çdo i mitur duhet të ketë të drejtë të pranojë vizita të rregullta dhe të shpeshta, në parim një herë në javë dhe jo më pak se një herë në muaj, në rrethana që respektojnë nevojë për të miturit për intimitet, kontakt dhe komunikim të pakufizuar me familjen dhe mbrojtësit "(Rregulla 60). Trupi i Kombeve të Bashkuara për Parimet për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nën çdo formë të paraburgimit ose burgosjes vendosur gjithashtu parashikon, në Parimin 19 të tij, se "Një person i ndaluar ose i burgosur ka të drejtë të vizitohet nga dhe të korrespondojnë me, ne veçanti, anëtarët e familjes së tij dhe do t’i jepet mundësi e mjaftueshme për të komunikuar me botën e jashtme, duke iu nënshtruar kushteve të arsyeshme dhe kufizimeve të përcaktuara me ligj ose rregullore të ligjshme". Në fund, Rregullat e Kombeve të Bashkuara mbi Standardet Minimale për Trajtimin e të Burgosurve, 1995 parashikojnë se "të burgosurit lejohen nën mbikëqyrjen e nevojshme për të komunikuar me familjen dhe miqtë të tyre me reputacion, në intervale të rregullta, të dyja me korrespondencë dhe vizita."
17. Ne pohojmë se, si parim, në dritën e detyrimit të shtetit për të siguruar mjetet për ri integrimin social të të burgosurve, duke përfshirë jetën dhe të burgosurve afatgjatë, dhe të një rëndësie të veçantë vizitat familjare për arritjen e këtij qëllimi,[22] secili i burgosur ka të drejtë të marrë vizitat familjare "sa më shpesh të jetë e mundur". Sipas nenit 8, vizita të rregullta familjare janë një e drejtë, jo një privilegj, i të burgosurve dhe familjarëve të tyre. Ligji duhet të parashikojë një minimum, por jo një maksimum, numri të vizitave familjare. Nuk duhet të bëhet asnjë dallim mes të burgosurve me jetë apo të burgosurve afatgjatë dhe të burgosur të tjerë të dënuar ,në lidhje me të drejtat e tyre për vizita familjare.[23] Për më tepër, çdo kufizim i të drejtës së një të burgosuri për një vizitë familjare duhet të bazohet ekskluzivisht në konsideratat për trajtimin dhe sigurinë, që kanë të bëjnë për çdo të burgosur. Edhe aty ku kufizimet e imponuara mbi vizitat janë të justifikuara, këto duhet të jenë të kufizuara në një numër që të krijojë cenimin minimal me të drejtën e jetës familjare, dhe në çdo rast duhet të lejojë alternativa në kontakt verbal dhe me shkrim me familjen. Siç ka theksuar dhe CPT -ja, një vlerësim mbi rrezikun individual dhe vlerësim i nevojave duhet të jetë bazë për vlerësimin e këtyre kërkesave.[24]
18. Parimi i përmendur në paragrafin e mësipërm është pasqyruar në jurisprudencën afatgjatë të Komisionit dhe Gjykatës, sipas të cilës është një pjesë thelbësore e të drejtës së një të burgosuri për respektimin e jetës familjare që autoritetet e burgut ta ndihmojnë atë në mbajtjen e kontakteve me familjen e tij ose të saj të ngushtë, kufizime të pranohen vetëm kur ato janë themeluar në paragrafin 2 të nenit 8 të Konventës.[25] Rregulloret dhe rregullat e gjykatave të ndryshme dhe tribunalet ndërkombëtare konfirmojnë këtë parim.[26] Për shembull, në Rregulloren e ICC parashikohet mundësia e vizitave të përditshme familjare[27], ndërsa sipas rregullores së Gjykatës Speciale për Sierra Leone, të Burgosurit lejohen të marrin vizita nga familjet e tyre dhe të tjerët "në intervale të rregullta" nën kufizimet dhe mbikëqyrje si të tilla ciç mund ti shohë të nevojshme Shefi i Paraburgimit, në konsultim me regjistruesit, në interes të administrimit të drejtësisë apo të sigurisë dhe rendit të mirë të Institucionit të Paraburgimit.[28]
19. Së fundi, ne nuk jemi në gjendje të biem dakord me leximin e stepur të materialeve krahasuese-ligjore në paragrafët 135 dhe 136 të vendimit të Dhomës së Madhe, për tri arsye: së pari, ne nuk besojmë se standardi i Konventës duhet të barazohet me standardin minimal të jashtëzakonshëm për vizita familjare çdo dy muaj për të burgosurit të dënuar me burgim të përjetshëm, si në Azerbajxhan dhe Lituani; së dyti, ne i japim rëndësi të madhe faktit se vetëm një pakicë e vogël e vendeve të anketuara, gjashtë nga gjithsej tridhjetë e pesë, bëjnë dallim midis të drejtave për vizita të të burgosurve për jetë dhe afat-gjatë, dhe të burgosurve të tjerë të dënuar ; e treta, ne konsiderojmë se fakti se shumica e madhe e shteteve lejojë për më shumë se një vizitë familjare në muaj për të burgosurit e dënuar dhe njëmbëdhjetë vende lejojë vizita javore, është i një rëndësie të madhe.
20. Ne konstatojmë se ka një konsensus Evropian në rritje që nuk duhet bërë dallim midis të drejtave të vizitës familjare për të burgosurit e përjetshëm dhe afatgjata dhe të burgosurit e tjerë të dënuar, dhe se të burgosurit e dënuar u është dhënë në përgjithësi e drejta e vizitave familjare mes një deri në katër herë çdo muaj. Ky konsensus Evropian ndikohet dukshëm nga puna e jashtëzakonshme e CPT-së në zbatimin e standardeve të veta dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve, ndikimi i shquar i të cilave mund dhe duhet të ketë qenë pranuar dhe promovuar më shumë entuziazëm nga Dhoma e Madhe në rastin në fjalë, veçanërisht në lidhje me të drejtën e vizitave familjare, duke këmbëngulur se kufizimet e të drejtave të vizitave duhet të caktohen ngushtë në mënyrë që të përmbushen qëllimet legjitime të përcaktuara nga Rregullat Evropiane të Burgjeve.
Përfundim
21. Qëllimet rreptësishtë ndëshkuese dhe izoluese të legjislacionit të kundërshtuar rus në të drejtën e të burgosurit për vizita familjare janë të paligjshme. Pavarësisht nga ky aspekt, legjislacioni i kontestuar është edhe në disproporcion në funksion të frekuencës jashtëzakonisht të ulët të vizitave të lejuara. Të gjitha tiparet e tjera shtesë të regjimit të vizitave thjesht intensifikojnë shkeljen e të drejtave të aplikantit nën Nenin 8. Në mënyrë që të rregullojmë këtë shkelje, shteti i paditur nuk duhet vetëm të kompensojë kërkuesin, por gjithashtu të sigurojë atë me një plan të dënimit të individualizuar, në kuadrin e të cilit janë për t’u vlerësuar rreziku dhe nevojat i tij personale, veçanërisht për sa i përket kontakteve me familjen e tij dhe botën e jashtme. Duke pasur parasysh efektin sistematik të këtij aktgjykimi në sistemin e brendshëm rus, është gjithashtu e rëndësishme për Shtetin e padituri të sjellë legjislacionin e tij për të drejtat e vizitave të të burgosurve në përputhje me standardet ndërkombëtare.
[1] Vinter dhe të tjerë k. Mbretërisë së Bashkuar ([GC], nr. 66069/09, 130/10 dhe 3896/10, ECHR 2013 (ekstrakte)), §§ 111-116. Nën këtë dritë, një denim i pakalueshëm I përjetshëm është i ngjashëm me trajtimin çnjerëzor në funksion të desocialisimit dhe si pasojë efektet dehumanizuese të burgimit afatgjatë. Në fakt, kjo vlen edhe për çdo lloj, dënimi të hapur pa afat përfundimi të caktuar, një dënim me afat të caktuar që tejkalon një hapësirë normale të jetës apo një dënim shumë të gjatë të caktuar.
[2] Shih paragrafët 99 dhe 144 të vendimit. Ankuesi kundërshtoi në mënyrë specifike këtë pozicion (shih paragrafin 94 të vendimit).
[3] Shih argumentimin e Gjykatës Kushtetuese të Rusisë në vendimin e saj nr. 248-Om datë 9 qershor 2005. Arsyetimi i kësaj Gjykate në vendimet e saj nr. 257-O datë 24 maj 2005, dhe nr. 91-O datë 21 dhjetor 2006, të cilat u dhanë pas një apeli nga ana e kërkuesit, është tautologjik, dhe nuk shtoi ndonjë argument substancial, pasi Vendimet thjeshtë pohojnë se nenet 125 dhe 127 të Kodit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale "janë të destinuara për të qepur dënimet për shkelësit e veçantë dhe dallojnë sanksionet". Siç do të demonstrohet më poshtë, këto dispozita nuk janë të destinuara për të individualizuar regjimin e burgut, të zbatueshëm për të dënuarit me burgim të përjetshëm, në funksion të trajtimit të tyre të ngurtë, automatik dhe kështu jo të individualizuar të gjithë të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm.
[4] Për qëllimet legjitime të kufizimeve të të drejtave të vizitave, shih rregullën 24.2 të Rregullave Evropiane të Burgjeve të 2006 (shih paragrafin 58 të vendimit), dhe komentin përkatës; Pika 22 e vitit Rekomandimi Rec (2003) 23 (paragrafi 64 i vendimit); Rregulli 43.1 e Rregullave Evropiane të Burgut të vitit 1987 dhe komentin përkatës; Rregullat 37 dhe 80 të Rregullave të Këshilli të Evropës mbi Standardet Minimale për Trajtimin e të Burgosurve të 1973; Parimi 19 i Trupit të OKB-së mbi Parimet për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nën çdo formë të paraburgimit ose burgosjes (paragrafi 74 i vendimit).
[5] Shih paragrafin 132 të vendimit.
[6] Shih paragrafët 121 dhe 136 të vendimit.
[7] Shih Rregullën 69 të Rregullavfe të Kombeve të Bashkuara, Standardet Minimale për Trajtimin e të Burgosurve 1955; Rregulli 27 i Rregullave të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të miturve të privuar nga liria e tyre 1990; Rregullat 40 dhe 41 (b) dhe (c) të Rregullores për trajtimin e të burgosurve Grav dhe masat jo me burgim për gratë shkelësve (Rregullorja Bangkok) 2010; dhe në Evropë, Rregullat 7.A, 60.2, 67.4 dhe 70 të Rezolutës (73) 5 në Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve; Rregullat 10.1, 66.c, 68, 70.2 dhe 78 të Rregullores së Burgut Evropian 1987; paragrafët 3, 8-11 nga Rekomandimin Rec (2003) 23 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi menaxhimin nga administratat e burgjeve të burgimit të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë; Standardet e Komitetit për Parandalimin e Torturës (KPT), faqet 28, 34, 51, 87 (CPT / Inf / E (2002) 1 - Rev. 2011); dhe Rregullat 103 dhe 104.2 të Rregullave Evropiane të Burgjeve 2006.
[8] Rregulli 103.8 I Rregullave Evropiane të Burgjeve 2006. Shih edhe komentin mbi Rregullën 103 në Raportin përkatës shpjegues: "[Rregulli] thekson nevojën për të ndërmarrë veprime pa vonesë në mënyrë që të përfshijë të burgosurit në planifikimin e karrierës së tyre në burg, në një mënyrë që e bën përdorimin më të mirë të programeve dhe objektet që janë në dispozicion. Planifikimi I vuajtjes së dënimit është pjesë e rëndësishme e kësaj, por është e njohur se këto plane nuk është e nevojshme të hartohen për të burgosurit që vuajnë një afat shumë të shkurtër."
[9] Shih paragrafin 68 të vendimit. Është për të ardhur keq që Dhoma e Madhe ka cituar raportin 2013 të CPT nga Rusia në paragrafin 144 (në "Vlerësimi i Gjykatës" pjesë e gjykimit), por ka lënë jashtë referimin në kalimin më të rëndësishme të këtij raporti, përkatësisht neni që bën referencë në detyrimin e shtetit për të siguruar një plan individual të dënimit, i cili është cituar në paragrafin 68 në bazë të "Materialeve relevante ndërkombëtare".
[10] Sipas standardeve të Këshillit të Evropës, një dënim afatgjatë është një dënim me burg që arrin në pesë vjet ose më shumë (Rekomandimi Rec (2003) 23 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi menaxhimin nga administratat e burgjeve të të burgosurve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurit e tjerë afatgjatë).
[11] Është e rëndësishme të theksohet se një plan dënimi për qëllim risocializimin e një të burgosuri të veçantë është një propozim i bërë për atë apo të saj. Terminologjia rehabilituese nuk duhet të ketë ndonjë domethënie të trajtimit të detyruar. Në fakt, në terminologjinë e Këshillit të Evropës, "trajtimi penal" është përdorur për të treguar në kuptimin më të gjerë të gjitha këto masa (të punës, trajnim sociale, arsimi, trajnimi profesional, edukimit fizik dhe përgatitja për lirim, etj), të punësuar për të ruajtur ose të shërohen shëndetin fizik dhe psikiatrik të të burgosurve, ri-integrimi i tyre social dhe kushtet e përgjithshme të burgimit të tyre (shih raportin e Këshillit të Evropës mbi ruajtjen dhe trajtimin e të burgosurve të rrezikshme, 1983, një përkufizim më i plotë). Duhet të shtohet se sot risocializimi nuk kuptohet, si në analogji klasike mjekësore, si një "trajtim" ose "kurë" e të burgosurit që synon reformimin e karakterit të të burgosurit, por si një detyrë më pak ambicioze dhe akoma më realiste: përgatitja e tij ose e saj për një jetë që i bindet ligjit, pas burgut. Ka tre arsye për këtë: së pari, është e diskutueshme se një shtet ka legjitimitet të "reformojë" karakterin e një të rrituri; së dyti, nuk është e sigurtë se reforma të tilla janë të mundura, dhe së treti, është edhe më e pasigurt se reforma të tilla mund të konstatohen me mjete objektive.
[12] Shih Harakchiev dhe Tolumov k. Bullgarisë, nr. 15018/11 dhe 61199/12, § 266, 8 korrik 2014. Në mënyrë të ngjashme, James, Ëells dhe Lee k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 25119/09, 57715/09, 57877/09, §§ 211, 213-214, 18 shtator 2012; Dillon k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 32621/11, §§ 50-54, 4 nëntor 2014; dhe David Thomas k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 55863/11, §§ 51-54, 4 nëntor 2014.
[13] Shih paragrafin 146 të vendimit.
[14] Shih paragrafin 149 të vendimit. Gjykata shpesh merr parasysh efektet kumulative të kushteve të paraburgimit mbi të cilat uankua nga aplikuesi (shih Dougoz k. Greqisë, nr. 40907/98, § 46, GJEDNJ 2001-II, dhe, më së fundi, Idalov k. Russisë [ GC], nr. 5826/03, § 94, 22 maj 2012).
[15] Në fakt, gjendja e kërkuesit në këtë rast është edhe më dramatike, pasi ai është nënshtruar regjimit të rreptë të vizitave familjare gjatë periudhës pesëvjeçare që pasoi arrestimin e tij më 21 nëntor 1994, deri në transferimin e tij në një koloni special korrektues më 8 tetor 1999. Sipas nenit 127 të Kodit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, termi dhjetë-vjeçarë të regjimit të rreptë ka filluar për të pas vendosjes së tij në koloni korrektues specialë, në vend që nga arrestimi i tij. Kjo do të thotë se, në praktikë, kufizimet për vizitat e tij familjare, të përshkruara më lart, kanë zgjatur për pesëmbëdhjetë vjet (shih paragrafin 95 të vendimit). Ky fakt nuk është kontestuar nga Qeveria. Megjithëse Konventa ka hyrë në fuqi në lidhje me Rusinë më 5 maj 1998 Gjykata nuk mund të injorojë periudhën e privimit të vazhdueshëm të një të drejte të Konventës që parapriu atë datë dhe vazhdoi pas saj.
[16] Në kundërshtim me Rregullën 7 të Rekomandimit Rec (2003) 23 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi menaxhimin nga administratat e burgjeve të burgosurve me burgim të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë dhe paragrafin 33 të Standardeve të CPT-së. Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë në vendimet e saj nr. 257-O, 24 maj 2005, dhe nr. 91-O, 21 dhjetor 2006 nuk ka shtuar asnjë argument thelbësor në këtë drejtim. Shih më sipër, shënimi 3.
[17] Për më tepër, referimi I autoriteteve, para. § 129 ivendimit Horych (Horych k. Polonisë, nr. 13621/08, 17 prill 2012), nuk e mbështet këtë kundërshtim.
[18] Shih paragrafët 142 dhe 144 të vendimit. Ashtu si dhe Dhoma e Madhe, ne refuzojmë argumentin e qeverisë se "të gjitha masat e nevojshme individualizuese dhe vlerësimi i proporcionalitetit janë integruar në ligj" (shih paragrafin 100).
[19] Në mënyrë korrekte, Trosin v. Ukraine, no. 39758/05, § 42, 23 shkurt 2012.
[20] Gjykata ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai i jep rëndësi të konsiderueshme Rregullave Evropiane të Burgjeve dhe Rekomandimit 2003 (në 23) mbi menaxhimin me administratën e burgjeve të burgimit të përjetshëm dhe të burgosurve të tjerë afatgjatë, pavarësisht karakterit të tyre jo-detyruese (shih Harakchiev dhe Tolumov k. Bullgarisë, cituar më lart, § 204;.... dhe, mutatis mutandis, Rivière k. Francs, nr. 33834/03, § 72, 11 korrik 2006 dhe Dybeku k. Shqipërisë, nr. 41153/06, § 48, 18 dhjetor 2007)
[21] Rregullorja Evropiane mbi Burgjet e vitit 1987 tashmë kishte deklaruar se "Të burgosurit lejohen të komunikojnë me familjet e tyre dhe, në përputhje me nevojat e trajtimit, sigurisë dhe rendit të mirë, persona ose përfaqësues të organizatave të jashtme dhe të pranojnë vizita nga këta persona sa më shpesh të jetë e mundur ." Komenti përkatës sqaroi se "vizitat familjare për të burgosurit apo marrëveshjet për dhe disponueshmërinë e pushimit jashtë burgut duhet të kenë prioritet të lartë për burime dhe në rutinat e përditshme. Pushimi jashtë burgut është veçanërisht i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve familjare dhe lehtësimin e ri-integrimit social të të burgosurve. Ai gjithashtu kontribuon në atmosferën e përgjithshme dhe njerëzimit të burgjeve dhe duhet të bëhet sa më gjerësisht në dispozicion të jetë e mundur në të dy burgjet e mbyllura dhe të hapura. Një aspekt i vlefshëm i politikës për pushim jashtë burgut është se ajo duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me stafin dhe agjencitë e jashtme në mënyrë që të nxisë të kuptuarit më të mirë të qëllimeve të saj dhe për të rritur efektivitetin e saj si një pjesë përbërëse të regjimit të trajtimit. Sa i përket vizitave të mundshme në burg duhet të jetë pa mbikëqyrje, të paktën ti nënshtrohet vetëm mbikëqyrjes vizuale. Në rastet kur konsiderohet e nevojshme për të dëgjuar bisedat, miratimi duhet të kërkohet nga autoriteti kompetent." Më parë, në vitin 1973, Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve të Këshillit të Evropës kishin vendosur tashmë se "Të burgosurit lejohen të komunikojnë me familjen e tyre dhe të gjithë personat ose përfaqësues të organizatave dhe të pranojnë vizita nga këta persona në interval të rregullta ku I nënshtrohen vetëm kufizimeve dhe mbikëqyrjes së domosdoshme në interes të trajtimit të tyre të tilla si siguria dhe rendi i mirë i institucionit ... Nga fillimi i vuajtjes së dënimit, duhet të merret në konsideratë të ardhmes së të burgosurit pas lirimit dhe do të nxiten dhe të ndihmohen për të ruajtur ose të vendosur marrëdhënie të tilla me të afërmit, persona të tjerë ose agjencitë jashtë institucionit, pasi mund të promovojnë interesat më të mira të familjes së tij dhe rehabilitimin e tij social."
[22] Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet të drejtave të vizitave të zgjatura, uljes së recidivizmit dhe përmirësimit të rezultateve penologjike, sipas studimeve të fundit (shih studimin interesant të Boudin, Stutz & Littman, Politikat e Vizitave në Burgje: Një Anketë e 50 Shteteve, 2012, në dispozicion në http: // /abstract=2171412).
[23] Ne i nënshkruhemi tërësisht paragrafit 134 të aktgjykimit, por ne vërejmë se Rregullat Evropiane të Burgjeve bëjnë të pranojë një ndryshim në trajtimin e kërkesave për vizita familjare lidhur me të burgosurit e pagjykuar, të cilët, sipas rregullës 99, duhet ti nënshtrohen një regjimi më bujar të "vizitave shtesë". Kufizimet veçanërisht të kujdesshme, nëse ka, varen nga një ndalim konkret për një periudhë të caktuar nga një autoritet gjyqësor në një rast individual.
[24] Shih referencat shumë specifike të përmendura në paragrafët 65-67 të aktgjykimit.
[25] Shih Oçalan k. Turqisë (nr. 2), nr. 24069/03, 197/04, 6201/06 dhe 10464/07, §§ 154-164, 18 mars 2014; . Trosin k Ukrainës, cituar më lart, §§ 43-47; Messina k. Italisë (nr. 2), nr. 25498/94, § 61, GJEDNJ 2000-X; Ouinas k. Francës, nr. 13756/88, vendim i Komisionit i datës 12 mars 1990, vendimet dhe raportet (DR) 65, f. 265; dhe X k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8065/77, Vendimi i Komisionit i 3 majit 1978, vendimet dhe raportet 14, f. 246. Shumica vogël ka pranuar, në Oçalan (nr. 2), se neni 25 i ligjit nr. 5275 i datës 13 dhjetor 2004 për zbatimin e dënimeve dhe masave të përkohshme (të cituar në paragrafin 67 të këtij vendimi), sipas të cilit aplikanti mund të pranonin vizita një herë në dy javë, çdo vizitë që zgjat një maksimum prej një ore - edhe pse në praktikë vetëm katërmbëdhjetë vizita në vitin 2005, trembëdhjetë në vitin 2006, shtatë në vitin 2007 dhe dy në mes të janarit dhe tetorit 2011, ishin autorizuar - nuk ishte në kundërshtim me të drejtat e ankuesit sipas nenit 8..
[26] Të tilla si, për shembull, Rregullorja 100 dhe 101 të Rregullores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), ICC-BD / 01-01-04; Rregullat 61-64 dhe 64 bis të Rregullores që rregullojnë ndalimin e personave në pritje të gjykimit ose apelit përpara gjykatës ose të paraburgosur tjetër nën autoritetin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), KB-ra Doc. IT / 38 / Rev.4 (1995), më vonë të ndryshuar disa herë; Rregulloret 33-51 të Rregullores së Njësisë së Paraburgimit të ICTY, të Kombeve të Bashkuara, për qeverisjen e mbikëqyrjes së vizitave dhe të komunikimit me të paraburgosurit.
[27] Shih Rregulloret 177, 179 dhe 180 të Rregullores së Regjistrit të ICC, ICC-BD / 03-01-06,
[28] Rregulli 41 I Rregullave për ndalimin e personave në pritje të gjykimit ose të Apelit para Gjykatës Speciale për Sierra Leonen ose ndryshe të ndaluar nën autoritetin e Gjykatës Speciale për Sierra Leonen.
Full & Egal Universal Law Academy