Gjykata Evropiane E Të Drejtave Të Njeriut
DHOMA E MADHE
ÇËSHTJA KUDREVIČIUS DHE TË TJERË K. LITUANISË
(Kërkesa nr. 37553/05)
VENDIMI
STRASBURG
15 Tetor 2015
Ky vendim është përfundimtar. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
Në çështjen Kudrevičius dhe të Tjerë kundër Lituanisë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e mbledhur në Dhomën e Madhe të përbërë nga:
Dean Spielmann, Kryetar,
Josep Casadevall,
Elisabeth Steiner,
Angelika Nußberger,
Boštjan M. Zupančič,
George Nicolaou,
Luis López Guerra,
Mirjana Lazarova Trajkovska,
Ganna Yudkivska,
Vincent A. De Gaetano,
André Potocki,
Helena Jäderblom,
Aleš Pejchal,
Johannes Silvis,
Krzysztof ëojtyczek,
Egidijus Kūris,
Jon Fridrik Kjølbro, gjyqtarë,
dhe Søren Prebensen, Zëvëndës Kancelari i Dhomës së Madhe,
pasi diskutoi në seancë me dyer të mbyllura ne 9 Prill 2015 dhe 9 Shtator 2015,
Jep vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në datën e fundit të përmendur:
PROCEDURA
1. Çështja e ka zanafillën në kërkesën (nr. 37553/05) kundër Republikës së Lituanisë depozituar në Gjykatë sipas nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa") nga pesë shtetas Lithuanez, Z. Arunas Kudrevičius, Z. Bronius Markauskas, Z. Arturas Pilota, Z. Kęstutis Miliauskas dhe Z. Virginijus Mykolaitis ( "kërkuesit"), më 8 tetor 2005.
2. Kërkuesit u përfaqësuan nga Z. K. Stungys dhe Z E. Losis, dy avokatë që e ushtrojnë profesionin në Vilnius. Qeveria Lituaneze ("Qeveria") u përfaqësua nga agjentja e saj Znj K. Bubnytė.
3. Kërkuesit pretenduan, në veçanti, që dënimi i tyre për trazira kishte shkelur të drejtat e tyre për lirinë e tubimit dhe shprehjes, dhe ligji sipas të cilit ata ishin dënuar nuk plotësonte kërkesat e Nenit 7 të Konventës.
4. Më 21 Maj 2008 njoftimi për kërkesën iu dërgua Qeverisë.
5. Kërkesa iu caktua seksionit të dytë të Gjykatës (Rregulli 52 § 1 të Rregullores së Gjykatës). Më 26 Nëntor 2013 Dhoma e Seksionit të Dytë, e përbërë nga gjyqtarët: Guido Raimondi, Danutė Jočienė, Dragoljub Popoviç, András Sajo, Isil Karakas, Paulo Pinto de Albuquerque dhe Helen Keller, dhe gjithashtu Stanley Naismith, Kancelar i Seksionit, në mënyrë unanime shpallën kërkimin si të pranueshëm në lidhje me ankesat sipas neneve 7 dhe 11 të Konventës dhe të papranueshëm për pjesën e mbetur. Me katër vota pro dhe tre kundër, Dhoma konstatoi se ka pasur shkelje të nenit 11 të Konventës, se nuk kishte nevojë për të shqyrtuar veçmas kërkimin sipas nenit 7 të Konventës dhe se shteti i paditur duhet t’i paguante secilit kërkues 2.000 euro (EUR) në lidhje me dëmin jopasuror.
6. Më 26 Shkurt 2014, Qeveria kërkoi që çështja t’i referohej Dhomës së Madhe në bazë të nenit 43 të Konventës dhe rregullës 73 të Rregullores së Gjykatës. Më 14 prill 2014 një panel i Dhomës së Madhe e pranoi këtë kërkesë.
7. Përbërja e Dhomës së Madhe u përcaktua në përputhje me dispozitat e Nenit 26 §§ 4 dhe Nenit 5 të Konventës dhe rregullën 24 të Rregullores së Gjykatës.
8. Kërkuesit dhe Qeveria paraqitën vërejtje me shkrim (rregulli 59 § 1).
9. Një seancë publike ishte planifikuar për 26 nëntor 2014. Megjithatë, në një faks të 27 Tetorit 2014 përfaqësuesi i kërkuesve, z. K. Stungys, tregoi se ai nuk kishte njohuri të mjaftueshme të asnjë prej gjuhëve zyrtare të Gjykatës për të qenë në gjendje për të marrë pjesë plotësisht në seancë, dhe nuk ishte në gjendje të gjente një avokat tjetër me aftësitë përkatëse që mund ta ndihmonte atë. Prandaj, ai kërkoi që çështja të zhvillohej në mungesë të tij dhe bashkëngjiti një dokument prej nëntë faqesh, në të cilin, në thelb, ai u përgjigj argumenteve të zhvilluara në vërejtjet e Qeverisë para Dhomës së Madhe. Në një letër të datës 30 tetor 2014, Gjykata e informoi Qeverinë që, duke pasur parasysh pozitën e përfaqësuesit të kërkuesve, mund të konsiderojë përjashtimin e seancës publike dhe duke i dhënë palëve mundësinë të paraqesin përgjigje me shkrim për vërejtjet e njëra- tjetrës. Në një faks të 3 nëntorit 2014, Qeveria deklaroi se ajo nuk kishte ndonjë kundërshtim që çështja të shqyrtohej pa një seancë publike, dhe se ajo në të njëjtën kohë vlerëson mundësinë e paraqitjes së përgjigjeve me shkrim për vërejtjet e kërkuesve.
10. Më 4 nëntor 2014 Presidenti vendosi, anulimin e seancës publike, planifikimin e diskutimeve të para për 26 nëntor 2014, dhe të ftojë palët të paraqesin, me 17 dhjetor 2014 vërejtjet me shkrim në përgjigje të vërejtjeve fillestare të njëra- tjetrës. Përfaqësuesi i kërkuesve u informua se, ai nuk duhet që të paraqiste ndonjë vërejtje të re, në kuadrin kohor të përcaktuar, pasi dokumenti i bashkëngjitur faksit të tij, i datës 27 tetor 2014 do të trajtohej si përgjigje e tij ndaj argumenteve të ngritura nga Qeveria para Dhomës së Madhe.
11. Në Nëntor të vitit 2014, përfaqësuesi i kërkuesve (z. K. Stungys) ndërroi jetë. Kërkuesit emëruan një përfaqësues të ri, z. E. Losis, i cili deklaroi se dokumenti bashkëngjitur faksit të z K. Stungys I 27 tetorit (shih paragrafin 9 më lart) duhet të trajtohet si përgjigje e kërkuesve ndaj argumenteve të Qeverisë. Qeveria u informua në përputhje me rrethanat. Ata paraqitën vërejtjet e tyre më 17 dhjetor 2014.
FAKTET
1. RRETHANAT E ÇËSHTJES
12. Kërkuesi i parë, z. Arunas Kudrevičius (tani e tutje "A.K."), ka lindur në vitin 1970 dhe jeton në fshatin Vaitkūnai, rajoni Utenos; kërkuesi i dytë, z. Bronius Markauskas (tani e tutje "B.M."), ka lindur në vitin 1960 dhe jeton në fshatin Triušeliai, rajoni Klaipeda; kërkuesi i tretë, z. Arturas Pilota (tani e tutje "A.P."), ka lindur në vitin 1973 dhe jeton në fshatin Ožkasviliai, rajoni Marijampolė; kërkuesi i katërt, z. Kęstutis Miliauskas (tani e tutje "K.M."), ka lindur në vitin 1959 dhe jeton në fshatin Jungėnai, rajoni Marijampolė; dhe kërkuesi i pestë, z. Virginijus Mykolaitis (më tej "V.M."), ka lindur në vitin 1961 dhe jeton në fshatin Varakiškė, rajoni Vilkaviškis.
A. Demonstratat e fermerëve
13. Më 15 prill 2003, një grup fermerësh bënë një demonstratë përballë Seimas (Parlamenti Lituanez) ku protestonin për gjendjen në sektorin e bujqësisë në lidhje me rënien e çmimeve të shitjes me shumicë për produkte të ndryshme bujqësore dhe mungesën e subvencioneve për prodhimet e tyre, duke kërkuar nga shteti që të ndërmerrte veprime. Më 22 prill 2003 Parlamenti miratoi një rezolutë për forcimin e aftësisë konkurruese të bujqësisë, duke siguruar një rritje të subvencioneve për sektorin e bujqësisë. Sipas kërkuesve, kjo rezolutë nuk u zbatua nga qeveria.
14. Më 16 maj 2003, Dhoma e Bujqësisë (Žemės ūkio rūmai), një organizatë e themeluar për të përfaqësuar interesat e fermerëve, u mblodh për të diskutuar zgjidhjet e mundshme të këtij problemi. Nëse nuk priteshin ndryshime pozitive në rregullimet ligjore, masat e parashikuara përfshinin ankesat drejtuar gjykatave administrative. Ndërkohë, u vendos organizimi i protestave, në tre vende të ndryshme në krah të rrugëve kryesore (prie magistralinių Keliu), për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve në sektorin e bujqësisë.
15. Në maj të vitit 2003, Komuna e Kalvarijas lëshoi një leje për të zhvilluar një tubim paqësor në qytetin e Kalvarijas "në afërsi të tregut" nga ora 8:00 deri 11:00 në datën 13-16 maj 2003, nga ora 8:00 deri në 15:00 më 17 maj të vitit 2003 dhe nga ora 8:00 deri në 11:00 më 19-20 maj 2003. Organizatorët ishin paralajmëruar në lidhje me përgjegjësinë e mundshme në bazë të Kodit për Kundërvajtjeve Administrative, si dhe në bazë të Kodit Penal, duke përfshirë Nenin 283 të këtij të fundit (shih paragrafin 62 më poshtë). Sipas Qeverisë, leje të ngjashme, të shoqëruara nga të njëjtat paralajmërime, janë lëshuar për datat 21-23, 24 dhe 26-30 maj 2003.
16. Më 8 maj 2003 komuna e Pasvalys lëshoi një leje për të zhvilluar një demonstratë "në parkun e makinave në kilometrin e gjashtëdhjetë e tretë të rrugës Via Baltika dhe ngjitur me këtë autostradë". Fermerët u autorizuan që të ekspozonin makineri bujqësore për dhjetë ditë nga data 15 deri në 25 maj 2003. Më 12 maj 2003 organizatorët e tubimit u informuan për përgjegjësi të mundshme në bazë të Kodit për Kundërvajtjet Administrative, si dhe në bazë të Kodit Penal, duke përfshirë Nenin 283 të këtij të fundit.
17. Më 19 maj 2003 komuna e Klaipėdas lëshoi një leje për të zhvilluar një tubim në një "zonë pranë fshatit Divupiai, por jo më shumë se njëzet e pesë metra nga autostrada, Vilnius-Klaipeda" nga ora 11:00 deri në 23:00 në datën 19-25 Maj 2003. Leja specifikonte se ajo jepte të drejtën për të organizuar një tubim paqësor në përputhje me dispozitat e përcaktuara, ndër të tjera, me Kushtetutën dhe Ligjin për Tubimet. Gjithashtu u tregua se organizatorët dhe pjesëmarrësit duhet të respektonin ligjet dhe t’i përmbaheshin çdo urdhri nga autoritetet dhe policia; Mos respektimi i këtyre rregullave mund t’i ngarkonte ata me përgjegjësi administrative apo penale. Kërkuesi i dytë, B.M., i cili ishte një prej organizatorëve të tubimit, kishte nënshkruar një faturë për njoftimin e lejes.
18. Policia e Klaipėdas mori informacion në lidhje me qëllimin e mundshëm të demonstruesve për të tejkaluar kufijtë e përcaktuar nga lejet e tubimit. Prandaj, B.M u kontaktua me telefon dhe u organizua një takim me të në mënyrë që të shmangeshin aktet e paligjshme gjatë demonstratave.
19. Demostratat filluan me 19 Maj 2003. Fermerët u mblodhën në zonat e përcaktuara.
20. Më 21 maj 2003 fermerët bllokuan dhe vazhduan të demonstronin në rrugën ngjitur me fshatin Dirvupiai, në autostradën Vilnius-Klaipeda, në kilometrin e gjashtëdhjetë e tretë të autostradës Panevėžys-Pasvalys-Riga, dhe në kilometrin e nëntëdhjetë e katërt të autostradës Kaunas-Marijampolė-Suvalkai.
21. Qeveria theksoi se policia nuk kishte marrë asnjë njoftim paraprak zyrtar për qëllimin e demonstruesve për të bllokuar tre rrugët kryesore të vendit. Ata e përshkruan si më poshtë sjelljen e fermerëve dhe të kërkuesve gjatë demonstratave:
(a) Më 21 maj 2003, rreth orës 12 pasdite një grup prej rreth 500 njerëzish, lëvizën drejt autostradës Vilnius-Klaipeda dhe qëndruan në këmbë atje, duke ndaluar trafikun.
(b) Më 21 maj 2003, në orën 12 pasdite, një grup prej rreth 250 njerëzish u zhvendosën drejt autostradës Panevėžys-Pasvalys-Rigës dhe qëndruan në këmbë atje, duke ndaluar trafikun. Një bllokim i tillë vazhdoi deri në orën 12 pasdite të datës 23 maj 2003. Kërkuesi i parë inkurajoi demonstruesit për të lëvizur nga parku i makinave në autostradë.
(c) Më 21 maj 2003, në 11:50 një grup prej 1500 njerëzish u zhvendosën në autostradën Kaunas-Marijampolė-Suvalkai dhe qëndruan në këmbë atje, duke ndaluar trafikun. Përveç kësaj, në të njëjtën ditë mes orës 3 dhe 16:30, kërkuesi i tretë, i katërt dhe i pestë dërguan disa traktorë në autostradë dhe i lanë ata atje. Një bllokim i tillë vazhdoi deri në orën 16:00 të datës 22 maj 2003.
22. Më 22 maj 2003 fermerët vazhduan negociatat me Qeverinë. Ditën tjetër, pas përfundimit të suksesshëm të këtyre negociatave, fermerët ndaluan bllokimin e rrugëve.
B. Pasojat e demonstratave
23. Palët nuk ranë dakord lidhur me masën e çrregullimit të trafikut të krijuar nga demonstratat e fermerëve.
24. Sipas kërkuesve (shih paragrafin 121 më poshtë), duke e ditur se bllokimet kishin të ngjarë të ndodhnin, policia kishte përgatitur itinerare alternative të rrugës në afërsi të vendeve ku u zhvilluan demonstratat, në mënyrë që postblloqet të mos ndërprisnin qarkullimin e mallrave. Në të vërtetë, në ditët në fjalë qarkullimi kishte qenë "edhe më mirë se zakonisht". Kjo mund të dëshmohet nga "të dhënat nga doganat ku u vendosën postblloqet ".
25. Në një letër të datës 24 Gusht 2004 drejtuar avokatit të kërkuesve, Shërbimi i Gardës Kufitare Shtetërore tregoi se ishin formuar radhë të gjata kamionësh (duke filluar nga dy deri në dhjetë kilometra) nga data 21 deri më 23 maj në të dy drejtimet në afërsi të kufirit Kalvarija duke kaluar në mes Lituanisë dhe Polonisë. Sipas të njëjtës letër, "nuk ka pasur rradhë në makinat e pasagjerëve" për më tepër, nuk ka pasur radhë në kufirin shtetëror të Lazdijai (një tjetër postë në kufirin Lituanez-Polak).
26. Qeveria vërejti fillimisht se autostrada Vilnius-Klaipėda ishte rruga kryesore që lidhte tre qytetet më të mëdha në vend, ndërkohë që autostrada Panevėžys-Pasvalys-Riga (e njohur ndryshe si Via Baltica) dhe autostrada Kaunas-Marijampolė-Suvalkai ishin rrugët kryesore kalimtare për të hyrë dhe për t’u larguar nga vendi. Sipas Qeverisë, të tre rrugët ishin të bllokuara në vende ngjitur me doganat për rreth 48 orë.
27. Qeveria pretendoi, në mënyrë të veçantë, që për shkak të bllokimit të rrugës Kaunas-Marijampolė-Suvalkai, gjë që pengoi automjetet për të kaluar përmes stacionit të kontrollit kufitar, u formuan radhë me automjete të mallrave të rënda dhe makina, në Lituani dhe Poloni në vendkalimin kufitar të Kalvarijas. Automjetet e rënda të mallrave ishin të detyruar që të ecnin përgjatë rrugëve të tjera për të shmangur bllokimin e trafikut. Duke qenë se funksionimi i doganave të Kalvarijas, u pengua, nga autoritetet doganore territoriale të Kaunas ishin të detyruar të ri-shpërndanin burimet njerëzore, si dhe të përgatiteshin për një riorganizim të mundshëm të aktiviteteve të Shërbimit të Ruajtjes Shtetërore Kufitare dhe doganave Polake. Si pasojë, autoriteti doganor territorial i Kaunas pësoi kosto shtesë; megjithatë, dëmi material konkret nuk është llogaritur.
28. Sipas një raporti të policisë së Kalvarijas, rruga u bllokua më 22 maj 2003. Kamionët që po ktheheshin në Lituani nga Polonia u drejtuan nga policia në një parking në kalimin kufitar të Kalvarijas. Rreth orës 11:40 paradite shoferët e kamionëve i arritën fermerët. Ata kërkuan heqjen e postblloqeve, me kërcënimin e përdorimit të forcës fizike. Policia u bëri thirrje palëve në konflikt për t’u qetësuar dhe për të pritur rezultatet e negociatave mes fermerëve dhe Kryeministrit. Sipas Qeverisë, fermerët dhe shoferët e kamionëve kishin disa konflikte, por konfrontimet më të rënda u shmangën. Rreth orës16:15 fermerët morën një thirrje telefonike për rezultatin pozitiv të negociatave dhe zhvendosën traktorët nga rruga. Trafiku pastaj rifilloi në të dy drejtimet.
29. Qeveria gjithashtu vuri në dukje se, për shkak të bllokimit të rrugës Vilnius-Rigë më 22 maj 2003 nga ora 14:00 deri në 16:00, automjetet e rënda të mallrave nuk mund të kalonin kufirin, dhe u shfaqën rreshta trafiku prej 1.600 dhe 700 metrash respektivisht në të dy drejtimet. Makinat bënë devijime përgjatë një rruge me zhavorr.
30. Më 1 shtator të vitit 2003 policia e Pasvalys lëshoi një certifikatë ku thuhej se më 19-23 maj 2003 fermerët kanë zhvilluar një demonstratë në parkun e makinave në kilometrin e gjashtëdhjetë e tretë të autostradës Panevėžys-Pasvalys-Riga. Më 21 maj 2003, rreth mesditës fermerët kishin shkuar në autostradë dhe kishin ndalur trafikun. Ata kishin lejuar të kalonin vetëm automjete të udhëtarëve dhe automjete që transportonin substanca të rrezikshme. Automjetet që mbanin mallrat dhe makinat u lejuan të kalonin nga dhjetë kamionë në një kohë, në secilën anë të rrugës një herë në orë. Me qëllim për të përmirësuar situatën, policia tentoi që të anashkalojë trafikun duke kaluar në fshatrat fqinje. Megjithatë, për shkak të gjendjes së keqe të këtyre rrugëve fqinje, jo të gjithë kamionët që mbanin mallra ishin në gjendje që të ecnin mbi to dhe ata duhet të qëndronin në autostradë, derisa fermerët u larguan. Disa kamionë ngecën në rërë dhe makineri të veçanta ishin të nevojshme për t’i nxjerrë. Policia tregoi se fermerët kishin zhbllokuar autostradën në 16:00 më 23 maj 2003.
31. Siç mund të shihet nga dokumentet e paraqitura në Gjykatë, në Maj dhe Shtator të vitit 2003 katër kompani logjistike informuan policinë dhe Linavan, Shoqatën Lituaneze të Transportuesve Rrugorë Kombëtarë, se kishin pësuar dëme materiale në shumën prej 25,245 Litai Lituaneze (LTL - rreth 7,300 euro), si pasojë e postblloqeve gjatë demonstratave të fermerëve. Kompanitë deklaruan se do të ndiqnin procedurat gjyqësore në lidhje me këto pretendime.
32. Qeveria pretendoi se pavarësisht faktit që vetëm një kërkesë për dëme materiale ishte depozituar në fund të fundit (shih paragrafin 40 më poshtë), më shumë se një kompani transporti kishte pësuar humbje materiale për shkak të çrregullimit të trafikut. Siç është paraqitur nga Linava, Vilniaus Dobilas pësoi dëme që arrinin në 6100 LTL (rreth 1,760 euro); Rokauta pësoi dëme që arrinin në 4,880 LTL (rreth 1,400 euro); dhe Immensum pësoi dëme që arrinin në 3 600 LTL (rreth 1,050 euro). Veç kësaj, në një letër të datës 26 maj 2003, kompania Ridma tregoi se humbja e shkaktuar për shkak të postblloqeve arrinte në10,655 LTL (afërsisht 3,000 EUR).
C. Procedimet penale kundër kërkuesve
1. Hetimet para gjykimit dhe gjykimi i shkallës së parë para Gjykatës së Qarkut Kaunas
33. Hetimet paraprake gjyqësore kundër kërkuesve dhe një numër personash të tjerë, të dyshuar se kishin shkaktuar një trazirë, u iniciuan. Në korrik të vitit 2003, B.M. V.M., A.P. dhe K.M. u urdhëruan të mos largohen nga vendbanimet e tyre. Kjo masë u hoq në tetor 2003.
34. Më 1 tetor 2003, policia vendosi një gjobë prej 40 LTL (rreth 12 euro) ndaj fermerit A.D. Sipas kërkuesve, ishte vendosur në procesverbalin e policisë në lidhje me gjobën që më 21 maj 2003, A.D. kishte mbledhur fermerët për të bllokuar autostradën Kaunas -Marijampolė-Suvalkai në komunën Kalvarija; ai kishte ecur në mes të rrugës, duke shtyrë një karrocë përballë tij, në këtë mënyrë duke penguar trafikun. Me veprime të tilla A.D. kishte shkelur paragrafi 81 të Rregullores së Trafikut Rrugor (shih paragrafin 67 më poshtë) dhe kështu kishte kryer një shkelje të ligjit administrativ, siç parashikohet në nenin 131 të Kodit për kundërvajtjet administrative (shih paragrafin 66 më poshtë).
35. Qeveria vuri në dukje se procedimi penal kundër A.D. ishte ndërprerë më 1 gusht 2003 pasi ai nuk kishte organizuar apo provokuar një mbledhje në shkelje të rëndë të rendit publik; veprimet e tij (ecja në mes të rrugës duke shtyrë një karrocë para tij) nuk konsiderohen se bie në fushëveprimin e Nenit 283 § 1 të Kodit Penal (shih paragrafin 62 më poshtë). Qeveria më tej vuri në dukje se procedimi penal ishte ndërprerë për arsye të ngjashme, lidhur me tre personat e tjerë. Në lidhje me një person të katërt procedimi penal u ndërpre për shkak të imunitetit të tij si deputet.
36. Më 4 Dhjetor 2003, u ngrit një padi para Gjykatës. B.B. dhe A.K. u akuzuan për nxitje trazirash sipas Nenit 283 § 1 të Kodit Penal.
37. Prokurori vuri në dukje se B.M. kishte marrë pjesë në mbledhjen e fermerëve të 16 majit 2003, në të cilën fermerët kishin vendosur të zhvillonin demonstrata pranë rrugëve kryesore më 19 maj dhe, nëse qeveria nuk plotësonte kërkesat e tyre, në orën 11:00 më 21 maj, të bllokonin autostradat. Më 19 maj B.M. u tha fermerëve që të bllokonin rrugët më 21 maj. Si rezultat, në 12:09 në atë datë, rreth 500 fermerë kishin shkuar në autostradën Vilnius-Klaipeda. Fermerët refuzuan t’u bindeshin kërkesave të policisë për të mos qëndruar në rrugë. Si pasojë, trafiku u bllokua deri më orën 01:00 të datës 23 maj. Bllokimit i trafikut kishte ndodhur në rrugët fqinje dhe transporti rrugor në rajon ishte bërë i pamundur.
38. Në lidhje me A.K., prokurori pohoi se ai gjithashtu, kishte nxitur fermerët për të bllokuar autostradën. Si rezultat, në mesditë më 21 maj 2003 rreth 250 njerëz kishin shkuar në autostradën Panevėžys-Pasvalys-Rigë, duke mos iu bindur urdhrave të policisë për të mos bllokuar autostradën. Rruga kishte mbetur e bllokuar deri në 10:58 paradite të datës 23 maj. Rrugët në afërsi ishin bllokuar. Funksionimi normal i kontrollit kufitar doganor të Saločiai-Grenctale ishte ndërprerë.
39. V.M., K.M. dhe A.P. u akuzuan për shkelje të rënda të rendit publik gjatë trazirave, në bazë të nenit 283 § 1 të Kodit Penal. Prokurori pohoi se më 21 maj 2003, rreth orës 11:50, rreth 1500 njerëz kishin shkuar në autostradën Kaunas-Marijampolė-Suvalkai në kilometrin e nëntëdhjetë e katërt. Rreth orës 15:00-16:00 kërkuesit e lartpërmendur kishin ecur drejt autostradës me tre traktorë dhe i kishin lënë traktorët në rrugë. Tre kërkuesit kishin refuzuar të ndiqnin udhëzimet e policisë për të mos shkelur rendin publik dhe të mos i linin traktorët në rrugë. Traktorët qëndruan deri në orën 16:15 të datës 23 maj të vitit 2003. Si rezultat i kësaj, autostrada ishte bllokuar nga kilometri i tetëdhjetë e katërt në kilometrin e nëntëdhjetë e katërt. Për shkak të rritjes së trafikut në rrugët fqinje, ishte krijuar dyndje dhe transporti rrugor në rajon ishte ndalur. Funksionimi normal i doganave të kontrollit kufitar shtetëror të Kalvarija dhe Marijampolė ishte ndërprerë.
40. Në kuadër të procedimit penal, një kompani logjistike ngriti një padi civile kundër A.K., si personi i cili kishte nxitur fermerët për të bllokuar autostradën Panevėžys-Pasvalys-Rigë, duke kërkuar dëmshpërblim prej 1100 LTL (rreth 290 euro) për humbjen që pretendohej se ishte shkaktuar prej tij për shkak të bllokimit të kësaj rruge.
41. U zhvilluan disa seanca, në të cilat një numër dëshmitarësh dëshmuan, në Gjykatën e Distriktit të Qytetit të Kaunas.
42. Më 29 shtator 2004, Gjykata e Distriktit të Qytetit të Kaunas shpalli kërkuesit fajtorë për nxitjen e trazirave ose pjesëmarrjen në to, në bazë të nenit 283 § 1 të Kodit Penal.
43. Në dënimin e B.M., Gjykata e Distriktit u mbështet në video incizimet e ngjarjeve, dëshmitë e dokumentuara dhe në dëshminë e një dëshmitari. Gjykata arriti në përfundimin se B.M. kishte organizuar një mbledhje me qëllim për të shkelur rëndë rendin publik, përkatësisht mes trazirave. B.M. kishte qenë një nga udhëheqësit e mbledhjes së fermerëve më 16 maj 2003, në të cilën fermerët kishin vendosur që të bënin të pamundurën për të arritur qëllimet e tyre duke organizuar protestat afër rrugëve kryesore. Gjykata e Distriktit theksoi se kërkuesi i dytë kishte koordinuar veprimet e fermerëve dhe si pasojë, më 21 maj 2003, rreth 500 njerëz kishin shkuar në autostradën Vilnius-Klaipeda dhe e kishin bllokuar atë. Si rezultat, trafiku ishte bllokuar deri më 23 maj të vitit 2003. Shkelja e rëndë pasuese e rendit publik ka qenë e qëllimshme dhe duhej të karakterizohej si një trazirë. Gjykata e Distrikit hodhi poshtë pretendimin e B.M. se ai dhe fermerët e tjerë kishin vepruar nga nevoja, sepse postblloqet kishin qenë mundësia e tyre e fundit për të tërhequr vëmendjen e Qeverisë për problemet e tyre. Fermerët kishin pasur një alternativë tjetër, pra, ata mund të kishin ngritur padi para gjykatave administrative. Fermerët e kishin përmendur vetë atë alternativë gjatë mbledhjes së 16 majit të vitit 2003 (shih paragrafin 14 më lart). Gjykata e Distriktit me tej vuri në dukje se një person i cili krijonte një situatë të rrezikshme me veprimet e tij ose të saj mund të mbështeten në mbrojtjen e nevojshme vetëm, kur një situatë e rrezikshme mund të rridhte sipasojë e neglizhencës (neni 31 § 2 i Kodit Penal - shih paragrafin 65 më poshtë). Megjithatë, veprimet e B.M. kishin qenë të qëllimshëm dhe kjo ishte arsye e mjaftueshme për ta konsideruar atë fajtor për organizimin e trazirave.
44. Gjykata e Distriktit e konsideroi të vërtetuar, kryesisht në bazë të video incizimeve dhe provave të dokumentuara, që A.K. kishte organizuar edhe një mbledhje me qëllim për shkeljen serioze të rendit publik. Ai kishte marrë pjesë në mbledhjet e fermerëve të 16 majit 2003 dhe e kishte bërë të njohur vendimin për të zhvilluar protesta në krah të rrugëve. Kur një turmë fermerësh kishin bllokuar autostradën Panevėžys-Pasvalys-Riga më 21 maj 2003, rendi publik ishte shkelur në mënyrë serioze. Trafiku ishte ndalur në atë pjesë të rrugës, duke shkaktuar shqetësim për shoferët dhe transportuesit e mallrave. Gjykata e Distriktit konstatoi se "gjatë bllokadës së 21 dhe 22 Majit, A.K. kishte koordinuar veprimet e turmës, që do të thotë se ai kishte dhënë urdhra që disa prej automjeteve duhet të lejoheshin të kalonin, kishte nxitur [fermerët] të prisnin dhe të mos largoheshin nga autostrada, ishte në kontakt me pjesëmarrësit në protestë në komunën e Kalvarijas dhe rajonin Klaipeda, [dhe] kishte qenë duke biseduar me autoritetet në telefon në emër të fermerëve". Gjykata e Distriktit theksoi se fermerët që ishin mbledhur (rreth 250 persona) "iu bindën veprimeve të A.K. dhe ndoqën urdhrat e tij". Për Gjykatën e Distriktit, veprimet e A.K. duhet të karakterizohen si organizim i një trazire në bazë të nenit 283 § 1 të Kodit Penal.
45. Në bazë të dëshmive të shkruara të paraqitura nga Linava, Gjykata e Distriktit gjithashtu ka konstatuar duke organizuar bllokimin e autostradës Panevėžys-Pasvalys-Riga, A.K. kishte shkaktuar dëm material ndaj tre kompanive transporti. Duke qënë se një nga transportuesit kishte paraqitur një padi civile për shumën e 1100 LTL (rreth 290 EUR - shih paragrafin 40 më lart), Gjykata e Distriktit e konsideroi të përshtatshme për ta pranuar këtë pretendim.
46. Në konsiderimin fajtor të V.M., K.M. dhe AP për shkaktimin e një shkelje të rëndë të rendit publik gjatë një trazire, Gjykata e Distriktit, në bazë të dëshmive të dokumentuara, materialeve audio-vizive dhe dëshmisë të dy dëshmitarëve, konkludoi se më 21 maj 2003 në mes orës 11:50 dhe 16:15, tre prej tyre kishin shtyrë traktorë në autostradën Kaunas-Marijampolė-Suvalkai në kilometrin e nëntëdhjetë e katërt. Ata kishin refuzuar t’i bindeshin urdhrave të ligjshëm nga policia për të mos shkelur rendin publik dhe për të mos parkuar traktorët në rrugë (važiuojamosios milingonave kelio dalies) dhe i kishin mbajtur traktorët atje deri në 16:15 të 22 Majit 2003. Si pasojë, dhe për shkak se rreth 1,500 njerëz ishin mbledhur në rrugë, trafiku ishte bllokuar në mes të kilometrit të tetëdhjetë e katërt dhe kilometrit të nëntëdhjetë e katërt të autostradës Kaunas-Marijampolė-Suvalkai, ngecjet e trafikut kishin ndodhur dhe ishte ndërprerë funksionimi normal i zyrave të kontrollit kufitar të Kalvarijas dhe Lazdijait.
47. Pesë kërkuesve iu dha secilit nga gjashtëdhjetë ditë dënim i mbikëqyrur (baudžiamasis areštas). Gjykata e Qarkut gjithashtu vuri në dukje se të gjithë kërkuesit kishin karakteristika pozitive dhe se nuk kishte rrethana rënduese ndaj tyre. Prandaj, nuk kishte arsye për të mos besuar se qëllimi i dënimit mund të arrihej në të vërtetë pa i privuar nga liria. Rrjedhimisht, Gjykata e Distriktit pezulloi ekzekutimin e dënimit të tyre për një vit. Kërkuesit u urdhëruan që të mos largoheshin nga vendbanimet e tyre për më shumë se shtatë ditë, pa miratimin paraprak të autoriteteve. Kjo masë do të zgjaste për një vit, ndërsa ekzekutimi i dënimit ishte pezulluar.
48. Gjykata e Distriktit gjithashtu liroi, për mungesë provash, dy personat e tjerë të akuzuar për organizimin e trazirave.
2. Apelimi para Gjykatës Rajonale të Kaunas
49. Më 18 tetor 2004, kërkuesit depozituan një apelim në Gjykatën Rajonale të Kaunas. Ata vunë në dukje, ndër të tjera, se një tjetër fermer, A.D. ishte dënuar sipas të drejtës administrativ për një shkelje të njëjtë (shih paragrafët 34-35 më lart).
50. Kërkuesit më tej argumentuan se në Bashkimin Evropian (tani e tutje "BE") në Shtetet anëtare, postblloqet janë pranuar si një formë demonstrate, dhe se e drejta për të demonstruar është e garantuar nga nenin 10 dhe 11 i Konventës. Ata iu referuan, ndër të tjera, Nenit 2 të Rregullores së Këshillit (EC) të BE Nr. 2679/98 e 7 dhjetorit 1998 (shih paragrafin 77 më poshtë) dhe një raporti të 22 marsit 2001 nga Komisioni Evropian (COM (2001) 160) lidhur me aplikimin e kësaj Rregulloreje, si dhe të vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë (tani e tutje, "GJED") në rastin e Eugen Schmidberger, Internationale Transporte und Planzüge k. Austrisë (shih paragrafët 73-76 më poshtë).
51. Më 14 janar 2005, Gjykata Rajonale e Kaunas konstatoi se Gjykata e Distriktit në tërësi dhe në mënyrë të paanshme i kishte vlerësuar të gjitha rrethanat e çështjes. Gjykata e Apelit vërejti se trazirat kishin rrezikuar rendin publik, sigurinë e shoqërisë, shëndetin e njeriut, dinjitetin dhe paprekshmërinë e pronës. Aspekti objektiv i veprës ishte organizimi i një tubimi njerëzish për një qëllim të përbashkët - domethënë, shkelje të rendit publik - dhe zbatimi i vendimeve të tyre të cilat, në çështjen në fjalë, kishin të bënin me organizimin e postblloqeve. Për të përbërë vepër penale, veprimet gjithashtu duhet të kryheshin me dashje, që do të thotë, personat e ngarkuar duhet të kuptonin paligjshmërinë e sjelljes së tyre. Në lidhje me B.M. dhe A.K., Gjykata Rajonale vërejti se gjatë demonstratave të dy kërkuesit u kishin thënë të tjerëve se është vendosur bllokimi i rrugëve. Gjithashtu ishte vërtetuar që B.M. dhe A.K. e kuptonin se postblloqet do të ishin të paligjshme dhe se ata ishin paralajmëruar për përgjegjësinë e tyre si organizatorë. Megjithatë, ata kishin vazhduar koordinimin e veprimeve të fermerëve dhe kishin insistuar që fermerët të vendosnin postblloqet. Si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të B.M. dhe A.K., më 21 maj 2003 një turmë kishte shkuar në autostradë dhe i kishte bllokuar ato, duke ndaluar trafikun dhe duke shkelur të drejtat kushtetuese dhe liritë e të tjerëve për të lëvizur lirisht dhe pa kufizim, duke shkaktuar dëme te transportuesit e mallrave dhe kështu duke shkelur rëndë rendin publik.
52. Gjykata Rajonale gjithashtu ndante të njëjtin mendim me konkluzionin e Gjykatës së Rrethit për arsyeshmërinë e dënimit të V.M., K.M. dhe A.P. Ajo vuri në dukje se ngjarja e traktorëve mbi autostradë, duke shkaktuar bllokime trafiku dhe shqetësim në punën e shërbimit të kontrollit kufitar shtetëror, dhe duke refuzuar për t’u bindur kërkesave të ligjshme nga policia për të mos parkuar traktorët e tyre në rrugë, tre ankuesit e kishin shkelur rëndë rendin publik. Fakti se pasi autostrada ishte bllokuar, policia dhe shoferët kishin negociuar me fermerët, në mënyrë që disa nga shoferët të lejoheshin të kalonin, nuk e pakëson rrezikun e veprës apo paligjshmërisë saj. Gjykata Rajonale gjithashtu theksoi se bllokimi i një autostrade të madhe kishte pasur pasoja të rrezikshme dhe nuk mund të konsiderohet të ketë qenë thjesht një shkelje administrative e tillë si një shkelje trafiku. Sa i përket argumentit të kërkuesve se veprat e tyre ishin identike me atë për të cilën një tjetër fermer, AD, i ishte dhënë një sanksion të thjeshtë administrativ për një shkelje të trafikut (shih paragrafin 49 më lart), Gjykata Rajonale përcaktoi se ajo nuk ishte një gjykatë administrative dhe në këtë mënyrë nuk mund të komentojë mbi kundërvajtjet administrative.
53. Ndërsa theksohet se kërkuesit kishin të drejtën e lirisë së shprehjes sipas nenit 10 të Konventës, Gjykata Rajonale megjithatë vëren se një e drejtë e tillë nuk është e pa kufizuar, duke qenë se interesat e rendit publik dhe parandalimit të krimit janë në rrezik. Kufizimet analoge me lirinë e shprehjes janë të listuara në nenin 25 të Kushtetutës së Lituanisë (shih paragrafin 61 më poshtë). Lidhur me këtë çështje, Gjykata Rajonale thekson se sjellja e B.M. dhe A.K., duke udhëhequr veprimet e individëve të tjerë të përfshirë në protestë, nuk mund të konsiderohet si një shprehje jo e dënueshme e mendimit të tyre, sepse ata kishin shkelur rendin publik, duke u ngarkuar me përgjegjësi penale.
54. Gjykata Rajonale theksoi më tej se vepra penale nuk e kishte humbur elementin e rrezikut publik thjesht sepse Qeveria kishte refuzuar për të ngritur çmimet me shumicë ose që nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme.
3. Ankimi mbi disa pika të ligjit para Gjykatës së Lartë
55. Më 2 Mars 2005 Kërkuesit apeluan mbi disa pika të ligjit.
56. Më 4 tetor 2005, Gjykata e Lartë, e përbërë nga dhoma e madhe prej shtatë gjyqtarësh (shih paragrafin 70 më poshtë), e hodhi poshtë ankimin. Në sigurimin e një shpjegimi në lidhje me përmbajtjen e veprës së trazirës, siç përcaktohet në nenin 283 § 1 të Kodit Penal (shih paragrafin 62 më poshtë), Gjykata e Lartë iu referua klasifikimit të saj si vepër penale kundër rendit publik, i cili ishte aspekti objektiv i krimit (nusikaltimo objektas). Duke përshkruar qëllimin e veprës, dispozita e lartpërmendur përcakton karakteristikat e mëposhtme: organizimi i një tubimi me qëllimin e shkaktimit të dhunës publike, duke dëmtuar pronën ose nga ana tjetër duke prishur rendin publik, ose kryerja e këtyre veprimeve gjatë një tubimi. Për Gjykatën e Lartë, një protestë duhet që të karakterizohej si një situatë ku një tubim njerëzish shkelin me qëllim dhe në mënyrë serioze rendin publik, duke shkaktuar dhunë publike, ose dëmtim të pronës. Aspekti subjektiv i krimit është dashja direkte (kaltė pasireiškia tiesiogine tyčia). Personi fajtor duhej të (i) ishte i vetëdijshëm se ai ose ajo po kryen një veprim që renditet si vepër penale nga neni 283 § 1 të Kodit Penal dhe (ii) dëshiron që ti kryejë këto veprime.
57. Duke iu kthyer rrethanave të çështjes në fjalë, Gjykata e Lartë gjeti se gjykatat më të ulëta i kanë karakterizuar më mënyrë të saktë veprimet e kërkuesve, si veprime që bien brenda fushëveprimit të Nenit 283 § 1 të Kodit Penal. Në mënyrë të veçantë, gjykata kishte vendosur siç duhet për të gjitha parakushtet për zbatimin e nenit 283 § 1, dmth se kishte pasur një turmë dhe se rendi publik ishte shkelur duke bllokuar rrugët, duke ndaluar trafikun dhe shqetësuar punën e Shërbimit të Kontrollit Kufitar Shtetëror. Kërkuesit ishin dënuar për veprat e tyre sipas një ligji i cili kishte qenë në fuqi në kohën kur veprat ishin kryer dhe dënimet e tyre ishin vendosur në përputhje me dispozitat e Kodit Penal. Në këtë mënyrë, dënimet e kërkuesve kanë qenë në përputhje me ligjin dhe jo në kundërshtim me Nenin 7 § 1 të Konventës.
58. Gjykata e Lartë gjithashtu deklaroi se kërkuesit nuk ishin dënuar për shprehjen e mendimit të tyre ose idetë, veprimet të cilat ishin të mbrojtura nga garancitë e Nenit 10 § 1 të Konventës, por për veprime përmes të cilave ata kishin shkelur rendin publik, në mënyrë serioze.
59. Së fundi, Gjykata e Lartë ndante të njëjtën pikëpamje me Gjykatës Rajonale, se kërkuesit nuk mund të konsiderohen se kanë vepruar nga nevoja (shih paragrafin 54 më lart). Rënia e çmimeve të blerjes së qumështit dhe problemet e tjera me subvencionet për bujqësinë nuk përbënin një rrezik të qartë ose të pranishëm për pronën, për shkak se prona në fjalë nuk ishte materializuar ende. Shteti nuk i kishte privuar kërkuesit nga prona e tyre, dhe pakënaqësia lidhur me politikat bujqësore të qeverisë nuk justifikonte aktet për të cilat kërkuesit ishin dënuar.
60. Nga vendimet e gjykatave të 17, 18, 20, 21 Tetor dhe 7 Nëntor 2005, Gjykata e Lartë i shkarkoi kërkuesit nga dënimi i pezulluar.
II. E DREJTA E BRËNDSHME
61. Kushtetuta
61. Nenet 25 dhe 36 të Kushtetutës parashikojnë si më poshtë:
Neni 25
“Nje person fizik ka të drejtë që të ketë bindjet e veta dhe ti shprehë lirisht ato.
Një person fizik nuk duhet të pengohet për të kërkuar, marrë, dhe dhënë informacione dhe ide.
Liria për të shprehur bindjet [dhe] për të marrë dhe dhënë informacion mund mund të kufizohet vetëm me ligj, nëse kjo është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin, nderin dhe dinjitetin, jetën private dhe moralin e një [personi fizik], ose për të mbrojtur rendin kushtetues.
Liria për të shprehur bindjet dhe për të dhënë informacion do të jetë e papajtueshme me veprat penale - nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare, ose sociale, dhunës dhe diskriminimit, [ose] shpifje dhe dezinformata.
Neni 36
“Qytetarët nuk mund të ndalohen ose pengohen nga tubimet e paarmatosura në takimet paqësore. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe vetëm kur është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e shtetit ose shoqërisë, rendin publik, shëndetin ose moralin e njerëzve, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
B. Kodi Penal
62. Më 25 tetor 2000 Kodi Penal u botua në Fletoren Zyrtare (Valstybės žinios). Ai hyri në fuqi më 1 Maj 2003. Neni 283 § 1 përcakton përgjegjësi penale për trazirat, e cila kategorizohet si një vepër e rendit publik, dhe parashikon si më poshtë:
Neni 283 Trazirat
“1. Një person që organizon ose provokon një mbledhje të njerëzve për të kryer akte publike të dhunës, dëmtimit të pronës ose shkelje të rënda të rendit publik, ose një person i cili, gjatë një trazire, kryen aktet dhune, dëmton pronën ose shkel rendin publik, do të dënohet me një dënim afatshkurtër të mbikëqyrur (baudžiamasis areštas) ose me burgim deri në pesë vjet.
63. Neni 75 §§ 1 dhe 2 përcakton se nëse një person është dënuar me burgim për një afat jo më shumë se tre vjet për kryerjen e një ose disa veprave të paramenduara të vogla ose më pak serioze, gjykata mund të pezullojë dënimin për një periudhë duke filluar nga një deri në tre vjet. Dënimi mund të pezullohet kur gjykata vendos se ka bazë të mjaftueshme për të besuar se qëllimi i dënimit do të arrihet pa u kryer dënimi në të vërtetë. Kur pezullon ekzekutimin e dënimit, gjykata mund të urdhërojë personin e dënuar që të mos largohet nga vendbanimi i tij ose i saj për një periudhë që tejkalon shtatë ditë, pa pëlqimin paraprak të autoritetit mbikëqyrës të ekzekutimit të vendimit.
64. Në bazë të nenit 97, personat e dënuar për një krim dhe vendimi për këtë dënim ka marrë formë të prerë, konsiderohen si shkelës që kanë një dënim të mëparshëm. Çdo personi të cilit i është dhënë dënim me kusht konsiderohet se ka pasur një dënim të mëparshëm gjatë periudhës së pezullimit të dënimit.
65. Neni 31 përcakton konceptin e mbrojtjes së nevojshme (būtinasis reikalingumas). Ai përcakton se një person nuk mund të konsiderohet penalisht përgjegjës për një akt të kryer në një përpjekje për të shmangur një rrezik të menjëhershëm që e kërcënon atë, personat e tjerë ose të drejtat e tyre, ose interesat publike ose shtetërore, kur ky rrezik nuk mund të shmangej me mjete të tjera dhe ku dëmi i shkaktuar është më i vogël se dëmi i cili synohej të shmangej. Megjithatë, një person i cili krijon një situatë të rrezikshme me veprimet e tij ose të saj mund të mbështetet vetëm në mbrojtjen e nevojshme, kur situata e rrezikshme lind nga neglizhenca (neatsargumo del).
C. Kodi për Kundërvajtjet Administrative dhe Rregullorja e Trafikut Rrugor
66. Neni 124 i Kodit për Kundërvajtjet Administrative në atë kohë, parashikonte përgjegjësi administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, nga shoferët. Dispozita përcaktonte se shkelja e rregullave mbi mënyrën se si dhe kur një shofer mund të ndalojë dhe të parkojë, në autostradë, dënohej me gjobë që varionte nga 100 LTL deri në 150 LTL (rreth 30-45 euro). Neni 131 i Kodit parashikon përgjegjësi administrative për mosrespektimin nga këmbësorët të shenjave të qarkullimit, ose për kalim apo ecje në rrugë për automjetet. Vepra është e dënueshme me një gjobë prej 30-50 LTL(përafërsisht 8-15 euro).
67. Rregulloret e Trafikut Rrugor parashikojnë se kalimtarët duhet të ecin në trotuar dhe, nëse nuk kanë një të tillë, në anën e djathtë të rrugës në një radhë të vetme (paragrafi 81 I Rregullores).
D. Ligji për Tubimet
68. Për aq sa është e rëndësishme, Ligji për Tubimet parashikon si më poshtë:
Neni 8. Tubimet e ndaluara
“Tubimet e mëposhtme do të ndalohen, ku pjesëmarrësit e tyre:
....
(2) Drejtojnë automjete në një mënyrë që shkakton një kërcënim për sigurinë në rrugë, rrezikon sigurinë dhe shëndetin e pjesëmarrësve në tubim dhe personave të tjerë, ose shkel rendin publik dhe paqen;
...”
Neni 17. Përfundimi i një tubim me iniciativën e policisë
“Një tubim do të ndërpritet nga oficerët e policisë, detyra e të cilëve është sigurimi i respektimit të ligjit, në qoftë se, kur paralajmërohen publikisht, organizatorët apo pjesëmarrësit në tubim:
(1) kryejnë një shkelje të qëllimshme dhe të rëndë të procedurës për organizimin e tubimeve, siç përcaktohet me ligj...;
(2) duke përdorur mundësitë e ofruara nga një tubim, përpiqen të kryejnë apo kryejnë krime kundër pavarësisë, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të shtetit të Lituanisë apo akte të tjera të qëllimshme kriminale kundër jetës, shëndetit, lirisë, nderit dhe dinjitetit, të një personi ose kundër sigurisë publike, qeverisjes dhe rendin publik;
(3) individualisht ose nga veprimet e një grupi çrregullojnë, apo shkaktojnë një rrezik aktual për të çrregulluar, trafikun apo aktivitetet e institucioneve shtetërore, organizatave dhe autoriteteve lokale...”
69. Neni 188 I Kodit për Kundërvajtjet Administrative
“Shkelja e Ligjit për tubimet dënohet me një gjobë që varion nga 500 LTL deri në 2,000 LTL ose ndalim administrativ deri në tridhjetë ditë.
Shkeljet e rendit publik në ngjarje të tjera të një shkalle të madhe, do të dënohet me gjobë që varion nga 100 LTL deri në 500 LTL.
E. Ligji për Gjykatat
70. Ligji për Gjykatat në atë kohë parashikonte që Gjykata e Lartë krijonte praktikë gjyqësore uniforme në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera. Gjykata e Lartë gjithashtu analizon praktikën e gjykatave dhe jep rekomandime që duhen ndjekur. Në varësi të kompleksitetit të çështjes, Gjykata e Lartë mund të vendosë për çështjet në dhoma prej tre ose shtatë gjyqtarësh, ose në seancë plenare (nenet 23, 27 dhe 36).
III. LIGJI I BASHKIMIT EUROPIAN DHE PRAKTIKA PËRKATËSE
A. Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED)
1. Çështja Komisioni kundër Francës
71. GJED shqyrtoi çështjen e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave në çështjen Komisioni k. Francës (C-265/95, vendimi i 9 dhjetorit 1997), në lidhje me incidentet serioze të cilat ndodhën në jug të Francës. Produktet bujqësore nga Spanja dhe Italia ishin shkatërruar nga fermerët Francezë dhe ishin kryer akte dhune dhe vandalizmi në sektorët përkatës me shumicë dhe pakicë Franceze. GJED theksoi se, në përputhje me Traktatin e KE-së, tregu i brendshëm Evropian karakterizohej nga heqja e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, në mes shteteve anëtare. Neni 30 i Traktatit ndalonte, kufizimet sasiore mbi importet dhe të gjitha masat që kanë efekt të njëjtë, mes shteteve anëtare. Prandaj, të gjitha barrierat, qoftë direkte apo indirekte, aktuale ose potenciale, të rrjedhës së importeve në tregtinë brenda Komunitetit duhet të eliminoheshin. Neni 30, i lexuar në lidhje me nenin 5 të Traktatit, zbatohet edhe kur një shtet anëtar abstenon nga miratimi i masave të kërkuara për të përballur me pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave të cilat nuk shkaktohen nga shteti.
72. GJED pranoi se Shtetet gëzojnë një liri veprimi në përcaktimin se çfarë masash janë më të përshtatshme në këtë fushë. Megjithatë, ishte e qartë se aktet e dhunës të kryera në Francë ndaj produkteve bujqësore që e kanë origjinën në shtetet anëtare të tjera, kishin krijuar pengesa për tregtinë brenda Komunitetit në këto produkte. Incidentet në fjalë kishte ndodhur rregullisht për më shumë se 10 vjet; në raste të caktuara autoritetet franceze ishin paralajmëruar nga rreziku i demonstratave nga ana e fermerëve, përçarja kishte vazhduar për disa orë dhe aktet e vandalizmit, të kryera nga personat fytyrat e të cilëve shpesh nuk ishin të mbuluara, ishte filmuar nga kamerat televizive. Përkundër kësaj, vetëm një numër shumë i vogël i autorëve ishin identifikuar dhe ndjekur penalisht. Kjo ishte e mjaftueshme për GJED që të arrinte në përfundimin se masat e miratuara nga Qeveria franceze ishin haptazi të pamjaftueshme për të siguruar lirinë e tregtisë brenda Komunitetit lidhur me produktet bujqësore në territorin e saj dhe se Franca kishte dështuar për të përmbushur detyrimet e tij sipas nenit 30, i marrë në lidhje me nenin 5 të Traktatit të KE-së. Kjo kishte krijuar një klimë pasigurie e cila kishte pasur një efekt parandalues në qarkullimin e tregtisë si e tërë dhe gjendja e vështirë e fermerëve francezë nuk mund të justifikonte një mos aplikim të Ligjit të Komunitetit në mënyrë të saktë, pasi nuk kishte treguar se zbatimi i këtij ligji do të përbënte një rrezik për rendin publik të cilin shteti nuk mund ta përballonte. Ishte e vërtetë se kërcënimi i përçarjeve të rënda të rendit publik në rastet të caktuara, mund të justifikojë mungesën e ndërhyrjes nga policia; Megjithatë, ky argument mund të ishte paraqitur vetëm në lidhje me një incident të veçantë, dhe jo që të mbulojë në mënyrë të përgjithshme të gjitha incidentet në fjalë.
2. Çështja e Schmidberger dhe të tjerë kundër Austrisë
73. Në çështjen Eugen Schmidberger, Internationale Transporte dhe Planzüge v. Austria, (C-112/00, vendimi i 12 qershorit 2003), GJED-ja dha një vendim paraprak lidhur me interpretimin e neneve 30, 34 dhe 36 (tani nenet 34, 35 dhe 36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, "TFEU"), i lexuar së bashku me Nenin 5 të Traktatit të KE-së (shfuqizuar dhe zëvendësuar në thelb nga Neni 4 § 3 i Traktatit të Bashkimit Evropian, "TEU") dhe në kushtet lidhur me përgjegjësinë e një shteti anëtar për dëmin e shkaktuar ndaj individëve për një shkelje të ligjit të Komunitetit. Çështja e ka zanafillën në autorizimin e dhënë në mënyrë implicite nga autoritetet austriake një grupi mjedisor për të organizuar një demonstratë në autostradën Brenner, qëllimi i të cilës ishte bllokimi plotësisht i trafikut në autostradë për gati 30 orë. Në lidhje me një ndalim të përgjithshëm para-ekzistues, i aplikueshëm për drejtimin e makinave ne raste festash, kjo ndikoi që autostrada Brenner (një rrugë e rëndësishme tranzite brenda Komunitetit) të mbyllej për shumicën e mallrave të rënda për katër ditë rresht, me një ndërprerje të shkurtër prej disa orësh.
74. Pasi iu referua parimeve të përcaktuara në çështjen Komisioni v. France (shih paragrafët 71-72 më lart) në lidhje me detyrimet pozitive të shteteve anëtare në këtë fushë, GJED-ja u shpreh se fakti i mos ndalimit të demonstratës përbënte një kufizim në lëvizjen e lirë të mallrave. Gjykata vazhdoi arsyetimin për të shqyrtuar nëse dështimi për të imponuar një ndalim mund të justifikohet në mënyrë objektive. Ajo vërejti se synimet specifike të demonstratës ishin në vetvete të parëndësishme për të përcaktuar përgjegjësinë e shtetit anëtar në bazë të Traktatit të KE-së, vetëm objektivi i ndjekur nga autoritetet kombëtare, përkatësisht respektimi i të drejtave themelore të lirisë së shprehjes dhe tubimit, ishin të rëndësishme. Si lëvizja e lirë e mallrave, një nga parimet themelore të Traktatit të KE-së, dhe të drejtat e garantuara me nenin 10 dhe 11 të Konventës mund t’i nënshtrohen kufizimeve të caktuara për kërkesa thelbësore që kanë të bëjnë me interesin publik. Duhej përcaktuar nëse kufizimet në lëvizjen e lirë të mallrave të toleruara nga Austria kishin qenë proporcionale me objektivin legjitim të ndjekur.
75. Në lidhje me këtë GJED vuri në dukje se çështja e Schmidberger mund të dallohet nga Komisioni kundër Francës në faktin që: (a) demonstruesit kishin kërkuar autorizim; (B) pengesa për lëvizjen e lirë të mallrave është e kufizuar gjeografikisht; (C) qëllimi i demonstruesve nuk ishte për të kufizuar tregtinë në mallra të një lloji të veçantë ose nga një burim i caktuar; (d) masa të ndryshme administrative dhe mbështetëse (Fushata publicitare, përcaktimi i rrugëve të ndryshme alternative, masat e sigurisë në vendin e demonstratës) ishte ndërmarrë nga autoritetet kompetente për të kufizuar sa më shumë të jetë e mundur bllokimin e qarkullimit rrugor; dhe (e) demonstrata nuk krijoi një klimë të përgjithshme pasigurie, për të pasur një efekt zhbindës brenda Komunitetit për qarkullimin e tregtisë si një e tërë. Në këto rrethana, Austria kishte të drejtë të merrte në konsideratë se një ndalim i plotë ndaj demonstratave do të përbënte ndërhyrje të papranueshme me lirinë e grumbullimit paqësor dhe një kusht i rreptë në lidhje me faqen e internetit dhe/ose kohëzgjatjen e demonstratës, dhe do të mund të perceptohen si kufizime të tepërta. Në këtë drejtim, GJED-ja ka deklaruar si më poshtë (§§ 90-92 e gjykimit).
91. Një veprim i këtij lloji zakonisht përfshin shqetësim për personat që nuk janë pjesëmarrës, në veçanti sa i përket lëvizjes së lirë, por ky shqetësim mund në parim mund të tolerohet me kusht që qëllimi ndjekur është në thelb demonstrimi publik dhe i ligjshëm i një opinioni.
92. Në këtë drejtim, Republika e Austrisë paraqet, pa u kundërshtuar në këtë pikë, se në çdo rast, të gjitha zgjidhjet alternative të cilat mund të ishin adoptuar, do të kishin rrezikuar reagime të cilat do të kishin qenë të vështira për t’u kontrolluar dhe me shumë mundësi do të kishin shkaktuar shumë më tepër përçarje serioze për tregtinë brenda Komunitetit dhe në rendin publik, të tilla si demonstrime të paautorizuara, konfrontim midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të grupit që organizon demonstratën apo akte dhune nga ana e demonstruesve të cilët konsiderojnë se ushtrimi i të drejtave të tyre themelore është shkelur."
76. GJED konkludon se (shih paragrafin 94 të vendimit) “fakti se autoritetet e një Shteti Anëtar nuk e kanë ndaluar një demostratë në rrethana të tilla si ato në çështjen konkrete, nuk ishte e papajtueshme me Nenet 30 dhe 34 të traktati të KE, të lexuar së bashku me Nenin 5 të tij”.
B. Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 2679/98
77. Neni 2 i Rregullores së Këshillit të BE (KE) nr. 2679/98 e 7 Dhjetorit 1998 “Mbi funksionimin e tregut të brendshëm lidhur me lëvizjen e lirë të mallrave në Shtetet Anëtare” Parashikon si më poshtë:
“Kjo rregullore nuk do të interpretohet në një mënyrë që ndikon në ndonjë mënyrë në ushtrimin e të drejtave themelore të njohura në Shtetet Anëtare, duke përfshirë të drejtën ose lirinë e grevës. Këto të drejta mund të përfshijnë gjithashtu të drejtën ose lirinë për të ndërmarrë veprime të tjera nga sistemet e veçanta industriale në Shtetet Anëtare.”
IV. E DREJTA E KRAHASUAR
78. Gjykata ka shqyrtuar rregulloret në lidhje me përdorimin e automjeteve për të penguar trafikun në kuadrin e demonstratave publike në 35 Shtete anëtare të Këshillit të Evropës, domethënë Shqipëri, Austri, Azerbajxhan, Belgjik, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, në Republikën Çeke, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Luksemburg, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Zvicër, Turqi, Ukrainë dhe Mbretëria e Bashkuar.
79. Ky studim ligjor krahasues tregon se, ndërsa përdorimi i automjeteve në demonstrata publike në përgjithësi nuk është rregulluar në mënyrë të veçantë në ligjet e shteteve anëtare, pengimi i trafikut në autostrada publike nga automjete ose nga mjete të tjera, është penalisht i dënueshëm në dhjetë vendet e mëposhtme: në Azerbajxhan, Belgjikë, Francë, Greqi , Irlandë , Itali , Portugali, Rumani, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Në rastin e dënimit, personi fajtor mund të dënohet me burgim për kushte të ndryshme (të paktën tre muaj në Greqi, deri në një vit në Itali, dy vjet në Francë dhe Rumani, tre vjet në Azerbajxhan dhe Turqi, pesë vjet në Portugali, dhjetë vjet në Belgjikë), ose me gjobë (Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar).
80. Një numër shtetesh sigurojnë sanksione penale, duke përfshirë burgim në situata të caktuara kur pengimi i trafikut ka sjellë pasoja të rënda, të tilla si dëmtim të pronës ose dëmtim të jetës dhe integritetit fizik të personave (për shembull, Republika Çeke, Gjeorgjia, Hungaria, ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Rusia, Zvicra dhe Ukraina), ose në qoftë se ajo përfshin sjellje të caktuara të dënueshme, të tilla si përdorimi i kërcënimeve apo dhunës (Estoni dhe Sllovaki), shkelje të kërkesave ligjore për tubimet (Qipro), apo mosbindje ose rezistencë ndaj urdhrave të policisë (Austri). Në Gjermani, në veçanti, është krijuar praktika gjyqësore e gjykatave që aplikojnë dënimin me burgim për bllokimin e rrugëve nga automjetet në kontekstin e demonstratave publike.
81. Sanksione jo-penale për pengimin e trafikut në shkelje të dispozitave të sigurisë rrugore apo rregullave të tubimeve publike, janë parashikuar në ligjet e Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Moldavisë, Luksemburgut, Polonisë, Rusisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Zvicrës, ku shkelje të tilla përbëjnë një kundërvajtje penale apo kundërvajtje administrative, që dënohen me gjobë.
E DREJTA
I. SHKELJA E PRETENDUAR E NENIT 10 DHE 11 TË KONVENTËS
Kërkuesit u ankuan se dënimi i tyre penal kishte shkelur të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit paqësor, të garantuar nga Neni 10 dhe 11 i Konventës respektivisht.
Neni 10
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë
për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematografikë ose televizivë.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre
formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor....”
Neni 11
“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke
përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore...”
83. Qeveria e hodhi poshtë këtë pretendim.
84. Gjykata së pari vëren se në vërejtjet e tyre përpara Dhomës së Madhe kërkuesit pretenduan, ndër të tjera, se Agjentja e Qeverisë e cila ka nënshkruar kërkesën e referimit nuk mund të konsiderohet se është e paanshme , pasi ajo ishte Kontrolluese Parlamentare e cila, në vitin 2004, ishte përballur me një ankesë nga fermerët në lidhje me disa çështje kritike të politikës bujqësore. Megjithatë, ata nuk u bazuan në ndonjë dispozitë të Konventës ose në Rregulloren e Gjykatës, as nuk treguan për ndonjë fakt të caktuar apo rrethanë që mund të shihet si një mangësi për qëllime të Rregullave 44A (Detyrimi për të bashkëpunuar me Gjykatën), 44B (Mos përmbushja e një urdhri të Gjykatës), 44C (Pjesëmarrja jo e efektshme) ose 44D (Parashtrime të papërshtatshme nga njëra palë) të Rregullores në fjalë, ose nga ana tjetër, vënë në pikëpyetje kryerjen e procedurave para Panelit të pesë gjyqtarëve i cili shqyrtoi kërkesën e Qeverisë. Në çdo rast, në bazë të nenit 43 § 3, nëse Paneli e “pranon kërkesën, Dhoma e Madhe do të shprehet për çështjen me anë të një vendimi" (theksim i shtuar), ku vendimi i panelit nuk është përfundimtar dhe mund t’i nënshtrohet apelimit. Gjykata në këtë mënyrë, nuk sheh ndonjë arsye për t’u marrë me këtë çështje.
85. Gjykata më tej vëren se në lidhje me të njëjtat fakte kërkuesit u bazuan në dy dispozita të veçanta të Konventës: Neni 10 dhe Neni 11 i Konventës. Sipas mendimit të Gjykatës, në rrethanat e çështjes në fjalë, Neni 10 duhet të konsiderohet si lex generalis në lidhje me nenin 11, i cili është lex specialis (shih Ezelin k. Francës, 26 prill 1991 § 35, Seria A nr. 202). Synimi i pretendimit të kërkuesve është se ata janë dënuar për zhvillimin e tubimeve paqësore. Prandaj, Gjykata konstaton se ankesa e kërkusve duhet të shqyrtohet vetëm sipas nenit 11 (shih Schëabe dhe MG k. Gjermanisë, nr 8080/08 dhe 8577/08, § 101, ECHR 2011- VI (ekstrakte);.. shih gjithashtu, mutatis mutandis, Galstyan k Armenisë, nos 26986/03, §§ 95-96, 15 nëntor 2007;.... dhe Primov dhe të tjerë k. Rusisë, nr 17391/06, § 91, 12 qershor 2014).
86. Në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh rolin e tij autonom dhe sferën e veçantë të aplikimit, neni 11 duhet të shqyrtohen në dritën e nenit 10, ku qëllimi i ushtrimit të lirisë së tubimit është shprehja e mendimeve personale (shih Ezelin, cituar më lart , § 37;.. Liri dhe Demokraci (ÖZDEP) k. Turqisë [GC], nr 23885/94, § 37, ECHR 1999 deri në VIII;.. Faber k. Hungarisë, nr. 40721/08, § 41, 24 korrik 2012; dhe Nemtsov k. Rusisë, nr. 1774/11, § 62, 31 korrik 2014), si dhe nevojën për të siguruar një forum për një debat publik dhe shprehjen në mënyrë të hapur të protestës (shih Eva Molnár k. Hungarisë, nr. 10346 / 05, § 42, 7 tetor 2008).
A. Nëse ka pasur ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës për lirinë e tubimit paqësor
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesit
87. Kërkuesit argumentuan se dënimi i tyre përbënte ndërhyrje në të drejtën e tyre për t’u organizuar dhe për të marrë pjesë në demonstrata paqësore.
(b) Qeveria
88. Para Dhomës, Qeveria parashtroi se nuk ka pasur ndërhyrje në të drejtën e kërkuesve për lirinë e tubimit paqësor. Ajo vërejti se kërkuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë u ishte dhënë leja për të organizuar një protestë paqësore. Ata e kishin kërkuar atë liri dhe askush nuk ishte dënuar për një gjë të tillë. Kërkuesit nuk ishin dënuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e tubimit, por për një shkelje serioze të rendit publik duke organizuar trazira.
89. Megjithatë, në vërejtjet e tyre para Dhomës së Madhe, Qeveria deklaroi se ajo nuk e kundërshtonte se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e kërkuesve për lirinë e tubimit paqësor.
2. Vendimi Dhomës
90. Dhoma konstatoi se edhe pse kërkuesit ishin lejuar për të ushtruar të drejtën e tyre për tubim paqësor, ata ishin dënuar për një shkelje në lidhje me veprimet e tyre gjatë një proteste e cila nuk përfshinte ndonjë akt dhune, një fakt i cili përbënte ndërhyrje në të drejtat e tyre sipas Nenit 11 (shih paragrafin 67 të vendimit të Dhomës).
3. Vlerësimi i Dhomës së Madhe
(a) Zbatueshmëria e Nenit 11 të Konventës
91.Gjykata duhet të përcaktojë nëse faktet e çështjes konkrete përfshihen brenda fushës së veprimit të Nenit 11 të Konventës. Ajo rithekson se e drejta për lirinë e tubimit është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe, njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet e një shoqërie të tillë. Kështu, nuk duhet interpretuar në mënyrë të kufizuar (shih Taranenko k. Rusisë, nr. 19554/05, § 65, 15 Maj 2014). Duke qenë se kjo e drejtë mbulon si tubimet në vendet private dhe publike, qoftë në një formë statike apo në formën e një marshimi, veç kësaj, mund të ushtrohet nga pjesëmarrës individualë dhe nga persona që organizojnë protestën (shih Djavit An k. Turqisë, nr. 20652/92, § 56, ECHR 2003-III; Ziliberberg k. Moldavisë (dec.), nr. 61821/00, 4 May 2004;dhe Barraco k. Francës, nr. 31684/05, § 41, 5 March 2009).
92. Neni 11 i Konventës mbron vetëm të drejtën për "tubimet paqësore", një nocion që nuk përfshin një demonstratë, ku organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë qëllime të dhunshme (shih Stankov dhe Organizata e Bashkuar Maqedonase Ilinden K. Bullgarisë, nr. 29221/95 dhe 29225/95, § 77, GJEDNJ 2001-IX). Garancitë e nenit 11, pra zbatohen për të gjitha tubimet, përveç atyre ku organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë qëllime të tilla, nxisin dhunë ose nga ana tjetër kundërshtojnë themelet e një shoqërie demokratike (shih Sergey Kuznetsov k. Rusisë, nr. 10877/04, § 45, 23 tetor 2008;. Alekseyev k. Rusisë, nr. 4916/07, 25924/08 dhe 14599/09, § 80, 21 tetor 2010;. Faber, cituar më lart, § 37;. Gun dhe të tjerë k.Turqisë, nr 8029/07,. § 49, 18 qershor 2013; dhe Taranenko, cituar më lart, § 66).
93. Në çështjen në fjalë, gjykatat Lituaneze konkluduan se disa nga fermerët kishin përdorur automjete, sidomos traktorë, për të bllokuar autostradat. Kjo gjë nuk është kundërshtuar nga kërkuesit. Megjithatë, mjetet në fjalë nuk u përdorën për të shkaktuar dëmtime trupore ndaj punonjësit të policisë apo ndonjë anëtari të publikut. Edhe pse fermerët dhe shoferët e kamionëve patën disa zënka, konfrontimet më të rënda u shmangën (shih paragrafin 28 më lart).
Për më tepër, as kërkuesit as fermerët e tjerë nuk u qortuan nga autoritetet e brendshme për ndonjë akt specifik dhune, ose për faktin se mund të kenë pasur qëllime të dhunshme.
94. Në vijim të këtij arsyetimi, duhet theksuar se një individ nuk pushon së gëzuari të drejtën e tij për lirinë e shprehjes, si rezultat i dhunës sporadike ose akteve të tjera të dënueshme të kryera nga të tjerët, në demonstratë, nëse individi në fjalë vazhdon të mbajë një qëndrim paqësor në qëllimet e tij ose të saj (shih, Ziliberberg, vendimi i cituar më lart). Mundësia që personat me qëllime të dhunshme, të cilët nuk janë anëtarë të shoqatave të organizuara, që marrin pjesë në demonstratë, nuk mund që si të tillë t’ua heqin të tjerëve këtë të drejtë (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 155). Edhe nëse ekziston një rrezik real se një demonstratë publike mund të rezultojë në një trazirë, si rezultat i zhvillimeve jashtë kontrollit të atyre që organizojnë protestën, një demonstratë e tillë nuk mund që për këtë shkak të mos përfshihet brenda fushëveprimit të Nenit 11 § 1, dhe çdo kufizim i vendosur duhet të jetë në përputhje me kushtet e paragrafit 2 të kësaj dispozite (shih, Schëabe dhe M.G., cituar më lart, § 103, dhe Taranenko, cituar më lart, § 66).
95. Gjykata më tej thekson se fermerët ishin autorizuar për të zhvilluar një protestë paqësore dhe për të prezantuar makineritë bujqësore. Këto tubime ndiqnin një qëllim politik dhe donin të shprehnin ide politike, në veçanti për të kundërshtuar politikën e qeverisë dhe për të siguruar subvencionet në sektorin bujqësor.
96. Demonstratat u mbajtën në vende të caktuara nga data 19 deri 21 maj 2003 (paragrafët 19-20 më lart). Në datën e fundit, fermerët u zhvendosën në autostradë dhe parkuan traktorët atje, duke bllokuar tre rrugët kryesore të vendit dhe duke tejkaluar qëllimin e lejeve të lëshuara nga autoritetet Lituaneze.
97. Megjithatë, dënimi i kërkuesve nuk u bazua në ndonjë përfshirje në akte dhune ose nxitje për dhunë, por në shkeljen e rendit publik që rezultoi nga postblloqet. Më tej, Gjykata vëren se, në çështjen konkrete, çrregullimi i trafikut nuk mund të konsiderohet si një efekt anësor i tubimit të mbajtur në një vend publik, por më tepër si rezultat i një veprimi të qëllimshëm nga ana e fermerëve, të cilët dëshironin për të tërhequr vëmendjen për problemet në sektorin e bujqësisë dhe të nxisnin qeverinë që të pranonin kërkesat e tyre (shih gjithashtu argumentet e zhvilluara nga Gjykata në paragrafët 169-175 më poshtë). Sipas mendimit të Gjykatës, edhe pse nuk është një dukuri e pazakontë në kuadër të ushtrimit të lirisë së tubimit në shoqëritë moderne, sjellja fizike me qëllim pengimin e trafikut dhe rrjedhën normale të jetës në mënyrë që të çrregullojnë seriozisht aktivitetet e kryera nga të tjerët, nuk është në thelb liria që mbrohet nga neni i 11 i Konventës (shih, për shembull, Barraco, cituar më lart, § 39, ku dënimi i kërkuesit për pjesëmarrjen e tij në një operacion për ngadalësimin e trafikut, që konsistonte në postblloqe automjetesh nëpër disa korsi të autostradës për të ngadalësuar trafikun, u konsiderua se përbën ndërhyrje në të drejtat e tij sipas Nenit 11; shih gjithashtu Lucas k. Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr. 39013/02, 18 mars 2003 lidhur me një demonstratë gjatë së cilës një rrugë publike u bllokua për të protestuar kundër mbajtjes së një nëndetëseje bërthamore, u konsiderua se përfshihej në kushtet e nenit 11; . Steel dhe të tjerët k. Mbretërisë së Bashkuar, 23 shtator 1998 § 92, Raportet e gjykimeve dhe Vendimeve 1998- VII, ku Gjykata e ka konsideruar se pengesa fizike e aktiviteteve - një gjueti dhe ndërtimi i autostradës – të cilën kërkuesi i parë dhe i dytë, respektivisht nuk e pranuan, përbënte shprehje të mendimit brenda kuptimit të nenit 10; dhe Drieman dhe të tjerë k. Norvegjisë (dec.), nr. 33678/96, 4 maj të vitit 2000, ku Gjykata procedonte në supozimin se nenet 10 dhe 11 mund të jenë bazë për aktivistët e Greenpeace të cilët kishin manovruar anijen në një mënyrë të tillë që të pengonte gjuetinë e balenave). Kjo gjendje mund të ketë implikime për çdo vlerësim të "domosdoshmërisë", që do bëhet në bazë të paragrafit të dytë të nenit 11.
98. Megjithatë, Gjykata nuk e konsideron se sjellja e dyshuar në demonstratë për të cilën kërkuesit janë konsideruar përgjegjës ishte e një natyre dhe e një shkalle të tillë, sa për të hequr pjesëmarrjen e tyre në demonstratën nga fushëveprimi i mbrojtjes së të drejtës së lirisë së tubimit paqësor të parashikuar nga Neni 11 i Konventës. Gjykata gjithashtu vëren se Gjykata Rajonale e Kaunas ka pranuar se kërkuesit gëzonin të drejtën e lirisë së shprehjes sipas nenit 10 të Konventës (shih paragrafin 53 më lart) dhe e konsideron se nuk ka asnjë tregues se ankuesit kanë minuar themelet e një shoqërie demokratike.
99. Kjo është e mjaftueshme për Gjykatën që të arrijë në përfundimin se kërkuesit kanë të drejtë që të bazohen në garancitë e Nenit 11, i cili është në këtë mënyrë i aplikueshëm në çështjen konkrete.
(b) Ekzistenca e një ndërhyrje
100. Së dyti, Gjykata do të përcaktojë nëse ka pasur ndërhyrje në të drejtën e kërkuesve për lirinë e tubimit. Ajo rithekson se ndërhyrja nuk është e nevojshme të përbëjë një ndalim të plotë, ligjor apo de facto, por mund të konsistojë në disa masa të tjera të ndërmarra nga autoritetet. Termi “kufizime” në Nenin 11 11 § 2 duhet interpretuar sikur përfshin si masat e marra para ose gjatë një tubimi dhe këto, si masa të tilla ndëshkuese të ndërmarra më vonë (shih Ezëlin, cituar më lart, § 39; Kasparov dhe të tjerë k. Rusisë, nr. 21613/07, § 84, 3 tetor 2013; Primov dhe të tjerë, cituar më lartë, § 93; dhe Nemtsov, cituar më lartë, § 73). Për shembull, një ndalim fillestar mund të ketë një efekt frenues mbi personat që planifikojnë të marrin pjesë në një tubim dhe në këtë mënyrë përbën një ndërhyrje, edhe nëse tubimi vazhdon më pas pa pengesa nga ana e autoriteteve. Refuzimi për të lejuar një individ për të udhëtuar për qëllimin e marrjes pjesë në një protestë përbën ndërhyrje gjithashtu. Gjithashtu masat e marra nga autoritetet gjatë një tubimi, të tilla si shpërndarja e tubimit ose arrestimi i pjesëmarrësve, dhe dënimet e imponuara për pjesëmarrje në tubim (shih Kasparov dhe të tjerë, cituar më lart, § 84, me referenca të mëtejshme).
101. Gjykata vëren se në çështjen konkrete kërkuesit u lejuan që të ushtronin lirinë e tyre të tubimit paqësor të papenguar, jo vetëm në vendet e autorizuara por gjithashtu dhe kur protesta u zhvendos në autostradat publike, në tejkalim të autorizimit të dhënë. Në të vërtetë, tubimet, edhe kur protestuesit përdorën postblloqe, nuk u shpërndanë nga policia. Megjithatë, kërkuesit më pas u dënuan për shkak të rolit të tyre në organizimin dhe vendosjen e postblloqeve gjatë pjesës së fundit të protestës. Siç u theksua dhe më lart, sjellja e tyre në këtë aspekt, edhe pse e dënueshme, nuk konsiderohet se kishte një karakter të dhunshëm. Gjykata është në këtë mënyrë e përgatitur që të pranojë se dënimi i kërkuesve për pjesëmarrjen e tyre në protestë përbën ndërhyrje në të drejtën e tyre për lirinë e tubimit paqësor. Në vijim të këtij arsyetimi, është e rëndësishme se para Dhomës së Madhe, Qeveria nuk e kundërshtoi ekzistencën e një ndërhyrje (shih paragrafin 89 më sipër).
102. Një ndërhyrje e tillë do të përbëjë shkelje të Nenit 11, vetëm nëse nuk është e “Parashikuar nga Ligji”, nuk ndjek një ose më shumë qëllime legjitime sipas paragrafit 2 dhe nuk është “e nevojshme në një shoqëri demokratike” për arritjen e këtij qëllimi ose qëllimeve në fjalë (shih, mes çështjeve të tjera, Vyerentsov k. Ukrainës, nr. 20372/11, § 51, 11 prill 2013, dhe Nemtsov, cituar më lartë, § 72).
B. Nëse ndërhyrja ishte e “parashikuar nga ligji”
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesit
103. Kërkuesit argumentuan se dënimi i tyre sipas Nenit 283 § 1 të Kodit Penal (shih paragrafin 62 me lart) nuk ishte “parashikuar nga ligji”. Në veçanti, nocioni i “shkeljes serioze të rendit publik”, siç ishte specifikuar në dispozitat e sipërpërmendura, nuk ishte përcaktuar në mënyrë të qartë dhe kështu nuk mund të konsiderohet në mënyrë legjitime si veçori që karakterizon veprën penale në fjalë. B.M dhe A.K, insistuan se ata nuk ishin akuzuar dhe dënuar në përputhje me ligjin, por për shkak se kishin shprehur mendimet e tyre në mbledhjet e fermerëve dhe kishin mbrojtur këto mendime gjatë një proteste paqësore. Tre kërkuesit e tjerë – V.M, K.M dhe A.P – kanë pretenduar se ata ishin dënuar thjesht se kishin ngarë dhe parkuar traktorët e tyre në autostradë, edhe pse kjo e fundit kishte qenë e bllokuar nga fermerët dhe policët. Prandaj, dënimi penal kishte qenë një mase e tepruar dhe veprimet e tyre duhen trajtuar si një shkelje administrative, në përputhje me Nenin 124 ose 131 të Kodit për Kundërvajtjet Administrative (shih paragrafin 66 më sipër), si në rastin e fermerit A.D. (shih paragrafin 49 më sipër).
104. Kërkuesit theksuan më tej se Qeveria kishte cituar si precedent një "protestë", e cila kishte ndodhur në afërsi të ndërtesës së Parlamentit (shih paragrafin 191 më poshtë). Megjithatë, në atë rast, në krahasim me çështjen konkrete, demonstruesit kishin përdorur dhunë, shkatërruar pronën dhe i kishin rezistuar policisë, duke u shkaktuar atyre dëme fizike dhe morale. Nga ana tjetër, qëllimi i kërkuesve nuk kishte qenë përdorimi i dhunës apo shkaktimi i dëmeve, por demonstrimi i nevojave sociale dhe financiare të fermerëve lituaneze.
(b) Qeveria
105. Qeveria parashtroi se çdo ndërhyrje e mundshme në të drejtën e kërkuesve në lirinë për tubime paqësore ishte parashikuar nga ligji. Kërkuesit ishin dënuar sipas Nenit 283 § 1 të Kodit Penal, për shkelje serioze të rendit publik. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës në Galstyan (cituar më lart, § 107) dhe duke marrë parasysh diveristetin e qenësishëm në shkeljet e rendit publik, Qeveria konsideron se normat ligjore te brendshme ishin formuluar me saktësi të mjaftueshme (shih gjithashtu argumentet e zhvilluar nga Qeveria sipas Nenit 7 të Konventës – paragrafi 188-191 më poshtë)
106. Qeveria me tej konsideroi si të paarsyeshëm argumentin e kërkuesve se veprat e tyre duheshin klasifikuar si shkelje administrative. Përgjegjësia administrative për parkimin e automjeteve bujqësore në autostradat publike dhe vendosja e tyre në një vend të ndaluar, mund që në mënyrë hipotetike të jetë imponuar mbi kërkuesit, sipas Nenit 124 dhe Nenit 131 të Kodit të Kundërvajtjeve Administrative (shih paragrafin 66 më lart). Megjithatë, qëllimi i shkeljes së ligjit administrativ i parashikuar në ato dispozita, nuk i përfshin veprimet e kërkuesve në çështjen konkrete. Si fillim, kërkuesit kanë vepruar si pjesë e një turme njerëzish. Së dyti, traktorët jo vetëm që ishin parkuar dhe lënë të pambikëqyrur, por gjithashtu ishin përdorur për të bllokuar autostradën, në këtë mënyrë duke kërcënuar të drejtat e të tjerëve dhe funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Së fundmi, ishte ndjekur një rezultat konkret– postblloqet. Në këtë mënyrë, qëllimi i kërkuesve kishte qenë kryerja e shkeljeve serioze publike dhe jo thjesht shkelja e rregullores për parkimet.
2. Vlerësimi i Dhomës
107. Dhoma procedoi në supozimin se ndërhyrja ishte “e parashikuar nga ligji” brenda kuptimit të Nenit 11 § 2 të Konventës (shih paragrafin 79 të Vendimit të Dhomës).
3. Vlerësimi i Dhomës së Madhe
(a) Parimet e përgjithshme
108. Gjykata rithekson jurisprudencën e saj për efekt se shprehjet "e parashikuar në ligj" dhe "në përputhje me ligjin", në nenet 8 dhe 11 të Konventës, jo vetëm që kërkojnë që masa e kundërshtuar duhet të ketë një bazë ligjore në të drejtën e brendshme, por edhe i referohen cilësisë së ligjit në fjalë, i cili duhet të jetë në dispozicion të personit dhe të jetë i parashikueshëm për sa i përket efekteve të tij (shih, midis çështjeve të tjera, Rotaru k. Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 52, ECHR 2000-V;. VGT Verein gegen Tierfabriken k. Zvicrës, nr 24699/94, § 52, GJEDNJ 2001-VI;... Gawęda k. Polonisë, nr. 26229/95, § 39, ECHR 2002-II;. Maestri k. Italisë [GC], nr. 39748/98, § 30, ECHR 2004- I,. Vyerentsov, cituar më lart, § 52; Gorzelik dhe të tjerë k. Polonisë [GC], nr. 44158/98, §§ 64-65, GJEDNJ 2004.. -I; dhe Sindicatul "Păstorul cel Bun" k. Rumanisë [GC], nr. 2330/09, § 153, ECHR 2013 (ekstrakte)...
109. Në veçanti, një normë nuk mund të konsiderohet si “ligj” nëse nuk është formuluar me saktësi të mjaftueshme, që t’i mundësojë qytetarit – nëse është e nevojshme, me këshillim ligjor – të parashikojë, në një shkallë që është e arsyeshme në rrethanat konkrete, pasojat që një veprim i tillë mund të sjellë (shih, për shembull, Djavit An, cituar më lart, § 65). Përvoja ka treguar, megjithatë, se është e pamundur që të arrihet saktësi absolute në inkuadrimin e ligjeve, veçanërisht në fushën në të cilën situata ndryshon në përputhje të ideve prevaluese të shoqërisë (shih, ndërmjet autoriteteve të tjera, Ezelin, cituar më lart, § 45). Në veçanti, pasojat e një veprimi të caktuar, nuk mund të jenë të parashikueshme me saktësi absolute: përvoja tregon që kjo është e paarritshme. Sërish, ndërkohë që siguria është në mënyrë të madhe e dëshirueshme, mund të sjellë ngurtësi të tepruar dhe ligji duhet të jetë në gjendje që të ruajë ritmin me ndryshimin e rrethanave. Prandaj, shumë ligje janë shprehur në mënyrë të pashmangshme në terma të cilat, në një masë më të madhe apo më të vogël, janë të paqarta dhe interpretimi dhe zbatimi i të cilave është çështje e praktikës (shih, midis autoriteteve të tjera, Sunday Times k. Mbretërisë së Bashkuar (nr. 1), 26 prill 1979 § 49, seria A nr. 30;.. Rekvényi k. Hungarisë [GC], nr 25390/94, § 34, ECHR 1999 deri në III,. Ziliberberg, vendimi i cituar më lart, Galstyan, cituar më lart, § 106, dhe Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 125).
110. Roli i gjykimeve të dhëna në gjykatat kombëtare është pikërisht zhdukja e dyshimeve të tilla interpretative që mund të krijohen; Fuqia e Gjykatës për të shqyrtuar përputhjen me ligjin vendas është, në këtë mënyrë e kufizuar, duke qenë se kjo është kryesisht detyrë e autoriteteve kombëtare, kryesisht gjykatave, për të interpretuar dhe të zbatuar ligjin e brendshëm (shih Kruslin k. Francës, 24 prill 1990 § 29, Seria A, nr . 176-A,. Kopp k. Zvicrës, 25 mars 1998, § 59, Raportet 1998-II; VGT Verein gegen Tierfabriken, cituar më lart, § 52;. Mkrtchyan k. Armenisë, nr. 6562/03, § 43, 11 janar 2007. dhe Vyerentsov, cituar më lart, § 54). Për më tepër, niveli i saktësisë që kërkohet nga legjislacioni i brendshëm - që nuk mund në asnjë rast të përfshijë çdo situatë - varet në një shkallë të konsiderueshme në përmbajtjen e instrumentit në fjalë, fusha që është projektuar të mbulojë dhe numri dhe statusi i atyre të cilëve u drejtohet (shih Vogt k. Gjermanisë, 26 shtator 1995, § 48, Seria A nr. 323, dhe Rekvényi, cituar më lart, § 34).
(b) Aplikimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
111. Në çështjen konkrete, dënimi i kërkuesve kishte një bazë ligjore në ligjin Lituanez, d.m.th. Nenin 283 § 1 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim për veprën penale të trazirës (shih paragrafin 62 më sipër). Ndërkohë që Kodi Penal ishte i aksesueshëm, duhet përcaktuar nëse aplikimi i kësaj dispozite ishte i parashikueshëm.
112. Neni 283 § 1 i Kodit Penal parashikon që burgimi për më shumë se pesë vjetë, do të jetë sanksion i imponuar për personat të cilët “organizojnë apo provokojnë një tubim njerëzish për të kryer akte publike dhune, dëmtim të pronës ose nga ana tjetër shkelje serioze të rendit publik, ose personat të cilët, gjatë një trazire, kryejnë akte dhune, dëmtojnë pronën ose nga ana tjetër shkelin në mënyrë serioze rendin publik”. Autoritetet e brendshme nuk i akuzuan kërkuesit për kryerjen e akteve të dhunës ose për dëmtim prone. Ata mbajtën qëndrimin, megjithatë, se kërkuesit, nga ana tjetër, kishin shkelur në mënyrë serioze rendin publik. Në veçanti, në bazë të video-regjistrimeve, provat e dokumentuara dhe deklaratat e dëshmitarëve, gjykata e distriktit konkludoi se A.K. dhe B.M. kishin organizuar në mënyrë të qëllimshme protesta dhe koordinuar veprimet e fermerëve, në mënyrë që të bllokonin rrugët (shih paragrafët 43 dhe 44 më sipër) dhe se kërkuesit e tjerë V.M., K.M. dhe A.P. kishin ngarë dhe parkuar traktorët në autostradë dhe kishin refuzuar për t’iu bindur urdhrave të ligjshëm të policisë për të ndaluar së bëri një gjë të tillë (shih paragrafin 46 më lart). Këto konkludime u konfirmuan nga Gjykata Rajonale e Kaunas, e cila specifikoi se A.K. dhe B.M ishin paralajmëruar për përgjegjësinë e tyre si organizatorë dhe e kishin kuptuar paligjshmërinë e veprimeve të tyre (shih paragrafin 51 më lart). Së fundmi, Gjykata e Lartë, siguroi një shpjegim për thelbin e veprës së ndëshkueshme sipas Nenit 283 § 1 të Kodit Penal, duke treguar, ndër të tjera, se një trazirë ishte një situatë ku një tubim njerëzish, në mënyrë të qëllimshme dhe serioze shkelin rendin publik dhe bllokonin rrugët, duke ndaluar qarkullimin dhe çrregullimin e punës të autoriteteve të kontrollit kufitar Shtetëror ishte një mjet për shkaktimin e një shkelje të tillë (shih paragrafin 56 dhe 57 më lart).
113. Gjykata e pranon se, nga natyra e tij, koncepti i "shkeljes së rendit publik", përdorur në nenin 283 § 1 të Kodit Penal është në një masë të caktuar i paqartë. Megjithatë, ashtu si jeta e zakonshme mund të prishet në disa mënyra potencialisht të pafundme, do të ishte joreale të pritej që ligjvënësit kombëtar të listojnë një listë të gjerë të mjeteve të paligjshme për arritjen e një qëllimi të ndaluar. Për këtë arsye, Gjykata vlerëson se kushtet në të cilat Neni 283 § 1 është formuluar, i përmbushin kërkesat cilësore që burojnë nga jurisprudenca e saj.
114. Për më tepër, Gjykata është e mendimit se interpretimi i kësaj dispozite të dhënë nga gjykatat e brendshme në çështjen në fjalë nuk ishte as arbitrar, as i paparashikueshëm, dhe se kërkuesit mund të kishin parashikuar, në një shkallë të arsyeshme në rrethanat konkrete, se veprimet e tyre siç përshkruhen më sipër, vendosja e postblloqeve të qëndrueshme me pasojë ndërprerjen e jetës së zakonshme, trafikut dhe aktiviteteve ekonomike, do të mund të konsiderohen se përbëjnë një "shkelje të rëndë të rendit publik", në këtë mënyrë duke u aplikuar Neni 283 § 1 i Kodit Penal.
115. Kjo gjë nuk ndryshon nga fakti se Neni 283 i Kodit Penal i botuar më 25 tetor 2000 u aplikua për herë të parë në rastin e kërkuesve. Në të vërtetë, Kodi penal hyri në fuqi më 1 maj 2003 (shih paragrafin 62 më lart), sjellja e kërkuesve ndodhi më 21-23 maj 2003 dhe duhet të vijë dita kur një normë ligjore do të zbatohet për herë të parë ( shih, mutatis mutandis dhe në lidhje me nenin 7 të Konventës, Huhtamaki k. Finlandës, nr. 54468/09, § 51, 6 mars 2012, me referenca të mëtejshme).
116. Në këto rrethana, duhet t’u ishte bërë e qartë kërkuesve se mosbindja ndaj urdhrave të ligjshëm të policisë, mund të angazhojnë përgjegjësinë e tyre.
117. Gjykata gjithashtu thekson se leja për të zhvilluar një tubim paqësor, përbënte një paralajmërim për përgjegjësinë e mundshme të organizatorëve sipas Kodit për Kundërvajtjet Administrative dhe sipas Kodit Penal, duke përfshirë Nenin 283 të këtij të fundit (shih paragrafin 15-17 më lart). Duhet theksuar gjithashtu se policia në mënyrë të shprehur u kërkoi protestuesve që të hiqnin postblloqet.
118. Në dritën e asaj çfarë u përmend më lart, Gjykata arrin në konkluzionin se ndërhyrja për të cilën ishte bërë ankim, ishte “e parashikuar nga ligji” brenda kuptimit të Nenit 11 § 2 të Konventës.
C. Nëse ndërhyrja ndiqte një qëllim legjitim dhe ishte “e nevojshme në një shoqëri demokratike”
1. Parashtrimet e palëve
(a) Kërkuesit
119. Kërkuesit argumentuan se vonesat e vazhdueshme dhe të qëllimshme të qeverisë në rregullimin e çmimeve të qumështit, grurit dhe mishit dhe refuzimin e saj për të zbatuar rezolutën e 22 e prillit 2003 të Parlamentit për caktimin e fondeve për sektorin bujqësor (shih paragrafin 13 më lart), i kishte vendosur fermerët,./ - dhe fermerët e vegjël në veçanti - në një situatë kritike, pasi ata nuk ishin në gjendje që të mbulonin kostot e tyre të prodhimit, duke pësuar humbje dhe ishin nganjëherë të detyruar të shisnin bagëtitë e tyre. Mosveprimi i qeverisë dhe vendimi i saj i njëanshëm për të ndaluar negociatat me fermerët kishte varfëruar në mënyrë të konsiderueshme zona të varfra rurale. Sipas mendimit të kërkuesve, sjellja për të cilën ata ishin dënuar nuk përmbushte elementin objektiv dhe subjektiv për përgjegjësi penale, duke pasur parasysh kontekstin.
120. Kërkuesit konsideruan se vendimi i tyre për të vendosur postblloqet ka qenë mjeti i tyre i fundit për të mbrojtur interesat e tyre si bujq. Kjo ishte një formë e demonstratës e pranuar në Evropë, në situatat kur nuk ekzistojnë mjete të tjera të mbrojtjes së të drejtave të demonstruesve. Në rrethana të tilla, e drejta e lirisë së tubimit paqësor duhet të kishte prevaluar mbi çdo shqetësim minimal për lëvizjen e lirë të mallrave. Në lidhje me këtë, kërkuesit pretenduan se Rregullorja e Këshillit të BE-së Nr. 2679/98 (shih paragrafin 77 më lart) i njihte postblloqet si një formë e grevës.
121. Në përputhje me këtë Rregullore, para se postblloqet të vendoseshin në 21 Maj 2003, autoritetet Lituaneze e kishin ditur qëllimin e fermerëve për të protestuar. Duke ditur që postblloqet mund të përdoreshin, policia kishte përgatitur plane veprime dhe itinerare alternative në afërsi të demonstratave, kështu duke reduktuar çrregullimin e mundshëm të qarkullimit të mallrave. Fermerët vetë kishin implementuar masa, të cilat ishin zbatuar në tërësi, për të siguruar se trafiku të ridrejtohej në rrugët dytësore. Sipas kërkuesve, në ditët kritike qarkullimi i trafikut kishte qenë "edhe më mirë se zakonisht". Kjo është dëshmuar nga "të dhënat nga doganat ku postblloqet u vendosën". Pretendimi i Qeverisë se dëmtim i mëtejshëm mund t’i ishte shkaktuar sigurisë publike (paragrafi 189 më poshtë) ishte spekulim i pastër.
122. Kërkuesit gjithashtu parashtruan se demonstratat ishin paqësore dhe se nuk kishte ndodhur asnjë incident: rendi publik nuk ishte shkelur, as nuk kishte pasur shkatërrim të pasurisë që i përkiste të tjerëve ose dëmtime të shkaktuara ndaj shëndetit të personave. Në të kundërtën, postblloqet kishin qenë simbolike dhe kishin si qëllim tërheqjen e vëmendjes së qeverisë. B.M. dhe A.K., të cilët ishin të respektuar nga fermerët, kishte ruajtur rendin në mes të protestuesve. Për më tepër, gjatë postblloqeve, përfaqësues të zgjedhur të fermerëve ishin ende duke negociuar me Qeverinë për të arritur një kompromis mbi çmimet e qumështit. Fermerët kishte vepruar me qetësi dhe nuk kishin marrë asnjë veprim që do të kërkonte ndërhyrjen e njësive speciale të policisë apo ushtrisë për ta frenuar. Qëllimi i tyre nuk ishte shkelja e rendin publik, por për të demonstruar në mënyrë paqësore për drejtësi sociale. Vetëm një padi për dëme civile, në vlerën prej 1100 LTL (rreth 290 euro), ishte pranuar nga një gjykatë (shih paragrafin 45 më lart). Kjo shumë ishte e papërfillshme në krahasim me atë që ishte në rrezik për fermerët.
123. Duke bllokuar rrugët, fermerët kishin siguruar përmbushje të pjesshme të kërkesave të tyre – çmimi i blerjes së qumështit dhe pagesat kompensuese ishin rritur. Demonstratat kishin përfunduar në momentin që Qeveria kishte rënë dakord që të akordonte subvencione.
124. Kërkuesit pretendonin se procedimet penale kundër tyre kishin qenë në mënyrë të qartë, një masë jo proporcionale dhe e panevojshme. Mbi ta ishin vendosur kufizime për lirinë e lëvizjes që nga 2003, kur, si të dyshuar, katër prej tyre ishin urdhëruar që të mos largoheshin nga vendbanimi i tyre (shih paragrafin 33 më sipër). Më vonë, këto masa ishin hequr. Më pas, Gjykata e Distriktit të Qytetit Kaunas kishte imponuar mbi kërkuesit një dënim të mbikëqyrur. Edhe pse ekzekutimi i dënimeve ishte pezulluar, kërkuesit nuk ishin në gjendje të largoheshin nga vendbanimet e tyre, pa lejen e autoriteteve gjatë vitit në të cilin dënimet e pezulluara kishin qenë në fuqi (shih paragrafin 47 më lart).
125. Kërkuesit më tej vunë në dyshim rëndësinë e jurisprudencës së cituar nga Qeveria. Ata vunë në dukje, në veçanti, se çështja Éva Molnár, cituar më lart, bënte fjalë për një demonstratë e cila nuk kishte qenë e autorizuar, për të cilën policia nuk ishte informuar dhe e cila kishte përfunduar me akte dhune dhe përçarje të trafikut dhe rendit publik. Në mënyrë të ngjashme, demonstrata nuk ishte autorizuar në çështjen e Barraco, cituar më lart, ku postblloqet kishte qenë të papritura dhe të paparashikuara dhe ku para se kërkuesit të akuzoheshin, u ishte kërkuar që të largoheshin nga autostrada disa herë. Lidhur me jurisprudencën e GJEDNJ-së, kërkuesit shpjeguan se në Schmidberger k. Austrisë (cituar më lart) protesta kishte zgjatur për dy ditë në rrugën kryesore përgjatë të cilës nuk mund të kalonin transportues mallrash, ndërsa policia pretendohej se nuk kishte marrë asnjë masë për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave; në Komisioni k. Francës (cituar më lart) demonstruesit kishin vepruar dhunshëm kundër shoferëve të kamionëve që transportonin produkte bujqësore nga vendet e huaja. Nga ana tjetër, në çështjen në fjalë barrikadat kishin qenë rezultat i një situate kritike ekonomike në vend dhe për shkak të mosveprimit të qeverisë.
126. Kërkuesit konsideruan së fundmi se Qeveria i kishte ekzagjeruar pasojat e veprimeve të demonstruesve, duke u mbështetur në spekulime hipotetike, dhe nuk kishte arritur të siguronte prova të mjaftueshme për të mbështetur konkluzionet e tyre. Në të vërtetë, gjykatat e brendshme kishin injoruar faktin se lejet për të zhvilluar tubime ishin lëshuar dhe se, kur fermerët kishin lëvizur në mënyrë spontane në rrugë, kërkuesit i kishin koordinuar veprimet e tyre me policinë në mënyrë që të ruanin, dhe jo të shkelnin, rendin publik.
(b) Qeveria
127. Qeveria mbajti qëndrimin se ndërhyrja ndiqte një qëllim legjitim, atë të “parandalimit të trazirave” dhe “mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të të tjerëve”. Për më tepër, sanksionet e imponuara ndiqnin jo vetëm qëllimin e dekurajimit të shkeljeve të ligjit, por gjithashtu atë të respektimit të ligjit në përgjithësi.
128. Për sa i përket parimit të proporcionalitetit, Qeveria parashtroi se në 2003 situata në sektorët e produkteve të qumështit ishte përkeqësuar, çmimet e blerjes së qumështit ishin ulur dhe fermerët ishin shqetësuar shumë. Ata kishin kërkuar një rritje të çmimeve të blerjes së qumështit dhe kishin ndërmarrë disa veprime. Pas negociatave mes fermerëve, përpunuesve të qumështit dhe qeverisë, në mars-qershor të vitit 2003, qeveria miratoi një numër vendimesh që ofronin subvencione për prodhuesit e qumështit në shumën prej 52,000,000 LTL (që korrespondon me rreth 15.067.000 euro). Qeveria kishte organizuar dhe kishte marrë pjesë në takimet me përfaqësuesit e fermerëve dhe kishte kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje të mundshme që përfshinin rregullime të sektorit të qumështit dhe të tregut të qumështit. Përkundër këtyre përpjekjeve, kërkuesit kishin vendosur postblloqe, duke shkelur të drejtat e anëtarëve të tjerë të shoqërisë.
129. Sipas mendimit të Qeverisë, dënimi i kërkuesve për organizimin ose pjesëmarrjen në një protestë ishte i bazuar në arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme. Nxitja e kërkuesve për të bllokuar rrugët dhe të mos iu bindur urdhrave të ligjshëm të policisë ishin marrë parasysh. Kërkuesit kishin pasur një mundësi të plotë dhe të papenguar për të ushtruar për disa ditë lirinë e tubimit paqësor dhe për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe të shoqërisë në përgjithësi për problemet e fermerëve. Megjithatë, ata kishin shkelur ligjin me anë të veprimeve të tyre, të cilat përbënin një shkelje të rëndë të rendit publik, duke u shkaktuar dëm personave të tjerë, dëmtuar funksionimin e institucioneve shtetërore dhe duke krijuar një rrezik real të një dëmi më të madh. Kërkuesit ishin dënuar për sjelljen e tyre aktuale të paligjshme, e cila kishte provokuar kaos të përgjithshëm në vend dhe jo thjesht çrregullim të trafikut. Në këtë aspekt, çështja konkrete mund të dallohet nga çështja Ezelin (cituar më lart).
130. Në vijim të këtij arsyetimi, Qeveria vuri në dukje se postblloqet në tre rrugët kryesore që lidhnin shtetet e BE me partnerët e tyre tregtare në lindje, kishin shkuar përtej “çrregullimit të pashmangshëm të trafikut” (shih, si kontrast dhe a fortiori, Primov dhe të tjerë, cituar më lart, lidhur me postblloqet në rrugët kryesore që lidhnin disa fshatra malore) dhe kishin shkaktuar një përgjigje të fortë në shoqërinë civile dhe në masmedia.
131. Qeveria pohoi se kërkuesit nuk ishin dënuar për pjesëmarrje në veprimet e protestës, por për sjellje të veçantë kriminale gjatë demonstratave, gjë që kishte krijuar kufizim më të madh në jetën publike nga normalja që mund të krijojë ushtrimi e lirisë së tubimit paqësor. Postblloqet nuk ishin një reagim i menjëhershëm dhe spontan në një ngjarje të papritur, duke shmangur detyrimin e njoftimit paraprak. Si pasojë, mënyra e ushtrimit të të drejtave të Nenit 11 e zgjedhur nga kërkuesit kishte treguar një mungesë të madhe respekti për anëtarët e tjerë të shoqërisë.
132. Qeveria vuri në dukje se kërkuesit kishin marrë vetëm sanksionet më të lehta të mundshme – një dënim i shkurtër në mbikëqyrje – të parashikuar nga Neni 283 § 1 I Kodit Penal. Për më tepër, dënimi i tyre kishte pasur më shumë një forcë morale, duke pasur parasysh se ekzekutimi i dënimit të tyre ishte pezulluar për një vit (shih paragrafin 47 më sipër). Në këtë mënyrë nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, as të përkohshëm, mbi kërkuesit që të vazhdonin aktivitetet profesionale dhe politike. Një vit pas dënimit të tyre, kërkuesit ishin shkarkuar nga dënimi i tyre nga Gjykata e Lartë, për shkak të kalimit afatit të dënimi të tyre të pezulluar (shih paragrafin 60 më sipër). Me shkarkimin e kërkuesve, ata nuk konsideroheshin më si të persona të dënuar. Detyrimi për të mos u larguar, pa autorizim, nga vendbanimi i tyre për një periudhë që tejkalonte shtatë ditë (shih paragrafin 47 më lart), ishte thjesht një formalitet që nuk kishte krijuar vështirësi të mëdha për jetën e përditshme të kërkuesve.
133. Qeveria argumentoi se Gjykata nuk duhet të shmangej nga qëndrimi i saj në çështjen Barraco (cituar më lart), ku nuk ishte konstatuar shkelje e konventës, dhe ku operacioni i ngadalësimit të trafikut kishte zgjatur vetëm pesë orë në një rrugë të vetme. Ajo gjithashtu vuri në dukje se autoritetet nuk kishin qenë në gjendje të merrnin masa parandaluese në mënyrë që të kufizonin sa më shumë të ishte e mundur efektet e çrregullimit të trafikut. Fakti që, disa ditë para demonstratës, policia e rajonit të Klaipedas kishte mësuar aksidentalisht në lidhje me synimet e demonstruesve për të bllokuar rrugët, nuk mund të konsiderohet si një "njoftimi i përshtatshëm", duke mundësuar që autoritetet të merrnin masat e duhura. Për më tepër, rajoni I policisë së Marijampolė dhe Pasvalys, nuk kishte qenë në dijeni të qëllimeve të tilla.
134. Qeveria më tej iu referua jurisprudencës së GJED, e cila, në çështjen e Schmidberger k. Austrisë (cituar më lart), kishte pohuar detyrën e shtetit për të mbajtur rrugët kryesore të hapura për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave në BE. Është e vërtetë se në çështjen Schmidberger, GJED konstatoi se duke lejuar protestën, Austria shkelte detyrimet e veta sipas Traktatit; Megjithatë, Schmidberger mund të dallohet nga çështja konkrete për kohën që zgjati protesta (në rast feste dhe fundjave dhe jo në ditë normale pune), vendndodhjen e saj (vetëm një autostradë u bllokua), praninë e një paralajmërimi publik (30 ditë më parë) që informonte autoritetet për postblloqet. Për më tepër, në Komisioni k. Francës (cituar më lart) GJED konstatoi se duke mos parandaluar individët privatë nga veprimet që synonin bllokimin e tregtisë së lirë, shteti i paditur kishte dështuar për të përmbushur detyrimet e tij.
135. Qeveria gjithashtu theksoi se në kohën e demonstratave, Lituania ishte kandidate për anëtare e BE, pasi kishte nënshkruar një Marrëveshjeve Asocimi me BE, dhe kështu, duhet të tregonte aftësinë e për të përmbushur në një nivel politik, ligjor, dhe teknik standardet dhe normat e BE. Bllokimi i tre rrugëve kryesore të vendit, të një rëndësie ndërkombëtare mund të përbëj gjithashtu një kufizim në lirinë e lëvizjes së të mirave, dhe kështu përbën shkelje të ligjit të BE, për të cilën Lituania mund të konsiderohet përgjegjëse.
136. Qeveria, së fundmi u mbështet në udhëzimin 3.5 të Udhëzimeve për Lirinë e Tubimeve Paqësore (edicioni i dytë), përgatitur nga Paneli i Ekspertëve për Lirinë e Tubimeve të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në konsultim me Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) i Këshillit të Evropës, i cili parashikonte: "Tubimet publike mbahen për të përcjellë një mesazh ndaj një personi të shënjestruar në mënyrë të veçantë, grupi ose organizatë. Prandaj, si rregull i përgjithshëm, tubimet duhet të fokusohet brenda “syve dhe zërit” të audiencës së synuar. Në çështjen konkrete, demonstruesit tashmë e kishin fituar vëmendjen e autoriteteve përkatëse shtetërore, kishte pasur një dialog të vazhdueshëm mes këtyre të fundit dhe fermerëve, vendime në favor të tyre ishin lëshuar dhe Ministria e Bujqësisë vazhdimisht ishte duke analizuar situatën në sektorët e qumështit. Në këto rrethana, përdorja nga demonstruesit e masave të tilla drastike si postblloqet e paligjshme kishte qenë një gjë e tepruar dhe vështirë se mund të justifikohet.
137. Në dritën e asaj çfarë u përmend më sipër, Qeveria konsideron se ndërhyrja në të drejtat e kërkuesve të parashikuara nga Nenin 11, ishte proporcionale me qëllimet legjitime të ndjekura dhe autoritetet e brendshme nuk kishin tejkaluar marzhin e tyre të vlerësimit.
2. Vendimi I Dhomës
138. Dhoma konstatoi (shih paragrafin 79-84 të vendimit të Dhomës) se edhe duke supozuar se masat ndiqnin qëllime legjitime të “parandalimit të trazirave” dhe “mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve”, ndërhyrja në këtë çështje nuk ka qenë proporcionale për këto arsye:
(a) Fermerëve u janë dhënë leje për të zhvilluar tubime paqësore në zona të caktuara dhe, edhe pse çrregullime të mëdha të trafikut shkaktoheshin në tre rrugët kryesore, çdo demonstrim në një vend publik në mënyrë të pashmangshme provokon një nivel të caktuar trazire në jetën e zakonshme; nga autoritetet pritet që të tregojnë tolerancë në këtë drejtim.
(b) Vetëm një kompani transporti i paditi fermerët për dëme, dhe në një rrugë protestuesit i kishin lënë automjetet që të kalonin, duke përfshirë automjete të cilat kishin mallra gjithashtu dhe makinat.
(c) Gjatë demonstratave ka pasur negociata në vazhdim e sipër midis fermerëve dhe qeverisë, kërkuesit kishin treguar fleksibilitet dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me përdoruesit e tjerë të rrugës, dhe elementi i dhunës “mungonte në mënyrë të qartë”.
(d) Gjykatat Lituaneze e panë çështjen në kontekstin e një “trazire” dhe kështu nuk ishin në gjendje që të ndërmarrin një konsideratë të përshtatshme për proporcionalitetin e çështjes.
(e) Një tjetër fermer (A.D) i cili çrregulloi trafikun gjatë të njëjtave demonstrata, ishte i vetmi i cili u akuzua për kundërvajtje administrative dhe u dënua me gjobë përafërsisht prej 12 Euro, si kontrast, “Pesë Kërkuesit duhet të kalonin për një përvoje të hidhur të procedimit penal, dhe, si rezultat i një dënimi penal, u ishte dhënë një dënim në mbikëqyrje”. Edhe pse ekzekutimi i këtij dënimi u pezullua për një vit të tërë, kërkuesit nuk mund të largoheshin nga vendbanimi i tyre për një kohë më të gjatë se shtatë ditë, pa miratim paraprak të autoriteteve.
139. Në dritën e asaj çfarë u përmend më lart, Dhoma konkludoi se ka pasur shkelje të Nenit 11 Të Konventës.
3. Vlerësimi i Dhomës së Madhe
(a) Nëse ndërhyrja ndiqte një qëllim legjitim
140. Gjykata mendon se dënimi I kërkuesve ndiqte qëllimet legjitime të "parandalimit të trazirave" (shih, mutatis mutandis, Ziliberberg, vendimi i cituar më lart, Galstyan, cituar më lart, § 110;.. Skiba k. Polonisë (dec), nr 10659/03, 7 korrik 2009;.. Rai dhe Evans k. Mbretërisë së Bashkuar (dec.), nr,. 26258/07 dhe 26255/07, 17 nëntor 2009.. dhe Gün dhe të tjerë,, cituar më lart, § 59) dhe "mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve" (në mënyrë të veçantë, e drejta për të lëvizur lirshëm në rrugë publike pa kufizime, shih, mutatis mutandis, Oya Ataman k. Turqisë, nr. 74552/01, § 32, ECHR 2006- XIII..; dhe Barraco, cituar më lart, § 40).
141. Mbetet për të vlerësuar nëse kjo ndërhyrje ishte e “nevojshme në një shoqëri demokratike” për arritjen e këtyre qëllimeve.
(b) Nëse ndërhyrja ishte “e nevojshme në një shoqëri demokratik”
(I) Parimet në Jurisprudencën e Gjykatës
(a) Të përgjithshme
142. E drejta e lirisë së tubimit, një nga themelet e një shoqërie demokratike, është subjekt i një numri kufizimesh të cilët duhet të interpretohen ngushtësisht dhe nevoja për çdo kufizim duhet të ngrihet në mënyrë bindëse. Kur shqyrtohet nëse kufizimet në të drejtat dhe liritë e garantuara nga Konventa mund të konsiderohen si "të nevojshme në një shoqëri demokratike" shtetet kontraktuese gëzojnë një marzh të caktuar, por jo të pakufizuar vlerësimi (shih Barraco, cituar më lart, § 42). Në çdo rast, I takon Gjykatës të japë një vendim përfundimtar mbi pajtueshmërinë e kufizimit me Konventën dhe kjo duhet të bëhet duke vlerësuar rrethanat e një rasti të veçantë (shih Rufi Osmani dhe të tjerët kundër. Ish-Republikës Jugosllave e Maqedonisë (dec.), nr. 50841/99, GJEDNJ 2001-X, dhe Galstyan, cituar më lart, § 114).
143. Kur Gjykata kryen shqyrtimin e saj, detyra e saj nuk është që të zëvendësojë mendimin e vet me atë të autoriteteve përkatëse kombëtare, por më tepër të shqyrtojë sipas nenit 11, vendimet që ata morën. Kjo nuk do të thotë se ajo duhet të kufizohet vetëm në konstatimin nëse shteti e ka ushtruar diskrecionin e tij në mënyrë të arsyeshme, me kujdes dhe në mirëbesim; ajo duhet të shqyrtojnë ndërhyrjen në dritën e çështjes si një e tërë dhe për të përcaktuar, pasi ka vendosur që kjo ndiqte një "qëllim legjitim", nëse i përgjigjej "një nevojë të ngutshme sociale" dhe, në veçanti, nëse ishte proporcionale me qëllimin dhe nëse arsyet e paraqitura nga autoritetet kombëtare për ta justifikuar, ishin “të rëndësishme dhe të mjaftueshme” (shih Coster k. Mbretërisë së Bashkuar [DHM], nr. 24876/94, § 104, 18 janar 2001; Ashughyan k. Armenisë, nr. 33268/03, § 89, 17 qershor 2008; S. Dhe Marper k. Mbretërisë së Bashkuar [DHM], nr. 30562/04 dhe 30566/04, § 101, ECHR 2008; Barraco, cituar më lartë, § 42; dhe Kasparov dhe të tjerë, cituar më lartë, § 86). Në këtë mënyrë, Gjykata duhet të sigurohet se autoritetet kombëtare kanë aplikuar standarde të cilat ishin në përputhje me parimet e mishëruara në nenin 11 dhe, për më tepër, se ata i kanë bazuar vendimet e tyre në një vlerësim të pranueshëm të fakteve të rëndësishme (shih Rai dhe Evans, vendimi i cituar më lart, dhe Gün dhe të tjerë, cituar më lart, § 75;. shih gjithashtu United Communist Party of Turkey dhe të tjerë k. Turqisë, 30 janar 1998, § 47, Reports 1998-I, dhe Gergerk. Turqisë [DHM], nr. 24919/94, § 46, 8 korrik 1999).
144. Parimi i proporcionalitetit kërkon që një të vendoset balancë midis kërkesave të qëllimeve të listuara në paragrafin 2 nga njëra anë, dhe atyre për lirinë e shprehjes së mendimeve me fjalë, gjeste ose ndërmjet heshtjes nga personat e mbledhur në rrugë ose në vende publike, në anën tjetër (shih Rufi Osmani and Others, vendim i cituar më lartë; Skiba, vendim i cituar më lartë; Fáber, cituar më lartë, § 41; dhe Taranenko, cituar më lartë, § 65).
145. Liria e tubimit siç parashikohet në Nenin 11 të Konventës mbron një demonstratë që mund të fyejnë ose të shkaktojë ofendim për personat që kundërshtojnë idetë apo kërkesat që protesta kërkon të promovojë (shih Stankov and the United Macedonian Organisation Ilinden, cituar më lart, § 86) . Çdo masë që ndërhyn në lirinë e tubimit dhe shprehjes, përveç në rastet e nxitjes së dhunës ose refuzimit të parimeve demokratike – sado shokuese dhe të papranueshme mund ti duken autoriteteve pikëpamjet e caktuara ose fjalëve e përdorura - shkakton një dëmtim të demokracisë dhe shpesh edhe e rrezikon atë (shih Güneri dhe të tjerë k. Turqisë, nr. 42853/98, 43609/98 dhe 44291/98, § 76, 12 korrik 2005;.. Sergey Kuznetsov, cituar më sipër § 45; Alekseyev, cituar më lart, § 80; Faber, cituar më lart, § 37,Gün and Others, cituar më lart, § 70, dhe Taranenko, cituar më lart, § 67).
146. Natyra dhe ashpërsia e dënimeve të imponuara janë gjithashtu faktorë që duhen marrë parasysh kur vlerësohet propocinaliteti i një ndërhyrje në lidhje me qëllimin e ndjekur (shih Öztürk k. Turqisë [DHM], nr. 22479/93, § 70, ECHR 1999-VI; Rufi Osmani dhe të tjerë, vendim i cituar më lartë; dhe Gün dhe të tjerë, cituar më lart, § 82). Kur sanksionet e imponuara mbi protestuesit kanë natyrë penale, ata kërkojnë justifikim të veçantë (shih Rai and Evans, vendim i cituar me lart). Një protestë paqësore nuk duhet, në parim, të bëhet subjekt i kërcënimit të një sanksioni penal (shih Akgöl dhe Göl k. Turqisë, nr. 28495/06 and 28516/06, § 43, 17 maj 2011), dhe sidomos i heqjes së lirisë (shih Gün dhe të tjerë, cituar me lart, § 83). Kështu, Gjykata duhet të shqyrtojë në mënyrë të veçantë çështjet ku sanksionet e imponuara nga autoritet kombëtare për sjellje jo të dhunshme përfshijnë një dënim me burgim (shiko Taranenko, cituar me lart, § 87).
(β) kërkesa e një autorizimi paraprak
147. Në parim, nuk është në kundërshtim me frymën e Nenit 11 nëse, për arsye të rendit publik dhe sigurisë kombëtare, një palë e lartë kontraktuese kërkon që zhvillimi i tubimeve të jetë subjekt i një autorizimi (shih Oya Ataman, cituar më lartë, § 37; Bukta dhe të tjerë k. Hungarisë, nr. 25691/04, § 35, ECHR 2007-III; Balçik dhe të tjerë k. Turqisë, nr. 25/02, § 49, 29 nëntor 2007; Nurettin Aldemir dhe të tjerë k. Turqisë, nr. 32124/02, 32126/02, 32129/02, 32132/02, 32133/02, 32137/02 dhe 32138/02, § 42, 18 dhjetor 2007; Éva Molnár, cituar më lart, § 35; Karatepe dhe të tjerë k. Turqisë, nr. 33112/04, 36110/04, 40190/04, 41469/04 dhe 41471/04, § 46, 7 prill 2009; Skiba, vendimi i cituar më lart; Çelik v. Turkey (nr. 3), nr. 36487/07, § 90, 15 nëntor 2012; dhe armë dhe të tjerë, cituar më lart, §§ 73 dhe 80). Në të vërtetë, Gjykata ka konsideruar më parë se njoftimi, dhe madje procedurat e autorizimit, për një ngjarje publike normalisht nuk shkelin mbi thelbin e së drejtës në bazë të nenit 11 të Konventës për sa kohë që qëllimi i procedurës është që të lejojë autoritetet të marrin masa të arsyeshme dhe të përshtatshme për të garantuar zhvillimin normal të çdo tubimi, mbledhje apo grumbullimeve te tjera (shih Sergey Kuznetsov, cituar më lart, § 42, dhe Rai dhe Evans, vendimi i cituar më lart). Organizatorët e tubimeve publike duhet të veprojnë në përputhje me rregullat që rregullojnë këtë proces duke respektuar rregulloret në fuqi (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 117).
148. Njoftimi paraprak i shërben jo vetëm qëllimit të bashkërendimit të të drejtës së tubimit me të drejtat dhe interesat e ligjshëm (duke përfshirë lirinë e lëvizjes) të të tjerëve, por gjithashtu qëllimit të parandalimit të trazirave apo krimit. Në mënyrë që të balancohen këto interesa në konflikt, institucioni i procedurave administrative paraprake paraqitet si një praktikë e zakonshme në shtetet anëtare kur do të zhvillohet një demonstratë publike (shih Éva Molnár, cituar me sipër, § 37 dhe Berladir dhe të tjerë k. Rusisë, nr. 34202/06, § 42, 10 Korrik 2012). Megjithatë, rregulloret e kësaj natyre nuk përfaqësojnë një pengesë të fshehur për lirinë e tubimeve paqësore, siç është e mbrojtur nga Konventa (shiko Samüt Karabulut k. Turqisë, nr. 16999/04, § 35, 27 janar 2009, dhe Berladir dhe të tjerë, cituar më lartë, § 39).
149. Duke qenë se Shtetet kanë të drejtë të kërkojnë autorizim, ata duhet të jenë në gjendje që të vendosin sanksione për ata që marrin pjesë në demonstrata që nuk përputhen me këto kërkesa (shih Ziliberberg, vendimi i cituar më lart, Rai dhe Evans, vendimi i cituar më lart, Berladir dhe të tjerë, cituar më sipër, § 41, dhe Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 118). Në të njëjtën kohë, liria për të marrë pjesë në një tubim paqësor është e një rëndësie të tillë që një person nuk mund të jetë subjekt i sanksionit - madje edhe me një dënim të ulët në shkallën e dënimeve disiplinore - për pjesëmarrje në një demonstratë e cila nuk ka qenë e ndaluar, për aq kohë sa ai person nuk ka kryer vetë ndonjë veprim të gabuar në një rast të tillë (shih Ezelin, cituar më lart, § 53; Galstyan, cituar më lart, § 115, dhe Barraco, cituar më lart, § 44). Kjo është e vërtetë gjithashtu kur demonstratat rezultojnë në dëme dhe trazira të tjera (shih Taranenko, cituar më lart, § 88).
120. Një situatë e paligjshme, si vendosja e postblloqeve pa autorizim paraprak, nuk e justifikon domosdoshmërisht një ndërhyrje në të drejtën e një personin për lirinë e tubimit (shih Cisse k. Francës, nr. 51346/99, § 50, ECHR 2002-III; Oya Ataman, cituar më lart, § 39; Barraco, cituar më lart, § 45; dhe Skiba, vendimi i cituar më lart). Ndërkohë që rregullat që rregullojnë tubimet publike, si p.sh sistemi i njoftimit paraprak, janë themelore për sjellje të qetë të demonstruese publikë, duke qenë se ata lejojnë autoritetet që të minimizojnë çrregullimin e trafikut dhe të ndërmarrin masa sigurie, zbatimi i tyre nuk mund të bëhet një qëllim në vetvete (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lartë, § 118). Në veçanti, kur demonstruesit nuk angazhohen në akte dhune, është e rëndësishme për autoritetet publike që të tregojnë një shkallë të caktuar tolerance, drejt tubimeve paqësore nëse liria e tubimeve e garantuar nga Neni 11 I Konventës nuk është kufizuar në thelbin e saj (shih Oya Ataman, cituar më lartë, § 42; Bukta and Others, cituar më lartë, § 37; Nurettin Aldemir dhe të tjerë, cituar më lart, § 46; Ashughyan, cituar më lart, § 90; Éva Molnár, cituar më lart, § 36; Barraco, cituar më lart, § 43; Berladir dhe të tjerë, cituar më lart, § 38; Faber, cituar më lart, § 47; İzci k. Turqisë, nr. 42606/05, § 89, 23 korrik 2013; dhe Kasparov dhe të tjerë,, cituar më lart § 91).
151. Mungesa e një autorizimi paraprak dhe "paligjshmëria" pasuese e veprimit nuk i jep carte blanche autoriteteve; ata janë ende të kufizuar nga kërkesat e proporcionalitetit të nenit 11. Në këtë mënyrë, fillimisht, duhet përcaktuar pse demonstrata nuk u autorizua, se çfarë interesi publik ishte në rrezik dhe çfarë rreziqet u përfaqëson nga protesta. Metoda e përdorur nga policia për të dekurajuar protestuesit, duke i mbajtur ata në një vend të caktuar ose duke shpërndarë demonstratën është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në vlerësimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes (shih Primov dhe të tjerë, cituar më sipër, § 119). Kështu, përdorimi nga policia i sprucuese të piperit për të shpërndarë një protestë të autorizuar konsiderohet se është një masë jo proporcionale, edhe pse Gjykata pranoi se ngjarja mund të kishte çrregulluar qarkullimin e trafikut (shiko Oya Ataman, cituar më lart, §§ 38-44).
152. Në çështjen e Bukta dhe të tjerë (cituar më lartë, §§ 35 dhe 36), Gjykata mbajti qëndrimin se në rrethana specifike kur një protestë spontane mund të justifikohet, për shembull në përgjigje të një ngjarje politike, për të shpërndarë atë demonstratë thjesht për shkak të njoftimit paraprak të kërkuar, pa asnjë sjellje të paligjshme nga ana e pjesëmarrësve, mund të përbëjë një kufizim jo proporcional në lirinë e tyre për tubime paqësore.
153. Gjykata gjithashtu sqaroi se parimi i përcaktuar në çështjen Bukta dhe të tjerë nuk mund të shtrihet në pikën kur mungesa e një njoftimi paraprak për një demonstratë spontane, nuk mund të jetë asnjëherë një bazë e ligjshme për shpërndarjen e protestuesve. E drejta për të zhvilluar protesta spontane mund të shmangë detyrimin për të dhënë njoftim paraprak për tubimet publike vetëm në rrethana të veçanta, d.m.th. nëse një përgjigje e menjëhershme ndaj një ngjarje aktuale bëhet në formën e një demonstratë. Në veçanti, një derogim i tillë nga rregulli i përgjithshëm mund të justifikohet nëse një vonesë do ta bënte atë përgjigje të vonuar (shih Éva Molnár, cituar më lart, §§ 37-38, dhe Skiba, vendim i cituar më lart).
154. Veç kësaj, duhet theksuar se edhe një demonstratë e autorizuar ligjërisht mund të shpërndahet, për shembull, kur shndërrohet në një trazirë (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lartë, § 137).
(γ) Demonstratat dhe çrregullimi i rrjedhës normale të jetës
155. Çdo demonstrim në një vend publik mund të shkaktojë një nivel të caktuar çrregullimi të jetës së zakonshme, duke përfshirë ndërprerjen e trafikut (shih Barraco, cituar më lart, § 43;.. Disk dhe Kesk k. Turqisë, nr. 38676/08, § 29, 27 nëntor 2012 dhe İzci, cituar më lart, § 89). Ky fakt në vetvete nuk e justifikon një ndërhyrje në të drejtën e lirisë së tubimit (shih Berladir dhe të tjerë, cituar më lart, § 38, dhe Gün and Others, cituar më lart, § 74), pasi është e rëndësishme për autoritetet publike që të tregojnë një shkallë të caktuar tolerance (shih Ashughyan, cituar më lart, § 90). “Shkalla e duhur e tolerancës” nuk mund të përcaktohet in abstracto: Gjykata duhet të shikojë në rrethanat e veçanta të çështjes dhe në veçanti në masën e "përçarjes në jetën e zakonshme" (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 145). Duke qenë kështu, është e rëndësishme për shoqatat dhe të tjerët që organizojnë demonstrata, si aktorë në procesin demokratik, të veprojnë në përputhje me rregullat që rregullojnë këtë proces duke respektuar rregullat në fuqi (shih Oya Ataman, cituar më lart, § 38; Balçık dhe të tjerë, cituar më lart, § 49; Éva Molnár, cituar më lart, § 41; Barraco, cituar më lart, § 44, dhe Skiba, vendimi i cituar më lart).
156.Mosrespektimi në mënyrë të qëllimshme nga organizatorët i këtyre rregullave dhe strukturimi i një proteste, ose pjesë të saj, në mënyrë të tillë që të shkaktojë përçarje të jetës së zakonshme dhe aktiviteteve të tjera në një shkallë që tejkalon atë që është e pashmangshme në këto rrethana përbën sjellje që nuk mund të gëzojë të njëjtën mbrojtje të privilegjuar në bazë të Konventës ashtu si fjalimet politike apo debatet për çështje me interes publik ose manifestimet paqësore të opinioneve mbi çështje të tilla. Në të kundërtën, Gjykata konsideron se shtetet kontraktuese gëzojnë një hapësirë të gjerë vlerësimi në vlerësimin e nevojës së tyre në marrjen e masave për të kufizuar një sjellje të tillë (shih paragrafin 97 më lart, shih gjithashtu, mutatis mutandis, Drieman dhe tjerë, vendimi i cituar më lart).
157. Kufizimet në lirinë e tubimeve paqësore në vendet publike mund t’i shërbejnë mbrojtjes së të drejtave të të tjerëve lidhur me parandalimin e trazirave dhe mbajtjes së një qarkullimi të rregull trafiku (shih Éva Molnár, cituar më lart, § 34). Duke qenë se mbipopullimi gjatë një ngjarje publike është i mbushur me rrezik, nuk është e pazakontë për autoritetet shtetërore në vende të ndryshme që të imponojnë kufizime mbi vendndodhjen, datën, kohën, formën apo mënyrën e kryerjes së një tubimi publik të planifikuar (shih Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 130).
(δ) Detyrimet pozitive të Shtetit sipas Nenit 11 të Konventës
158. Shtetet jo vetëm që duhet të përmbahen nga zbatimi I kufizimeve të tërthorta të paarsyeshme mbi të drejtën për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, por gjithashtu duhet të mbrojnë këtë të drejtë. Edhe pse objekti kryesor i Nenit 11 është që të mbrojë individin nga ndërhyrja arbitrare nga autoritetet publike ndërmjet ushtrimit të të drejtave të mbrojtura (shih Associated Society of Locomotive Engineers and Firemen (ASLEF) k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 11002/05, § 37, 27 shkurt 2007 dhe Nemtsov, cituar më lart, § 72), mund të ketë, përveç kësaj, detyrime pozitive për të siguruar gëzimin efektiv të këtyre të drejtave (shih Djavit An, cituar më lart, § 57, Oya Ataman, cituar më lart, § 36 , dhe Gün dhe të tjerë cituar më lart, § 72).
159. Autoritetet kanë detyrën e marrjes së masave të nevojshme lidhur me kufizimet e ligjshme, në mënyrë që të sigurohet sjellja paqësore dhe siguria e qytetarëve të tyre (shih Oya Ataman, cituar me lart, § 35; Makhmoudov k. Rusisë, nr. 35082/04, §§ 63-65, 26 korrik 2007; Skiba, vendim i cituar me lart; and Gün dhe të tjerë, cituar më lart, § 69). Megjithatë, ata nuk mund të garantojnë këtë gjë në mënyrë absolute dhe kanë një diskrecion të gjerë në zgjedhjen e mjeteve që duhen përdorur (shih Protopapa k. Turqisë, nr. 16084/90, § 108, 24 Shkurt 2009). Në këtë fushë, detyrimi që ata kanë sipas Nenit 11 të Konventës është një detyrim për sa I përket masave që duhen ndërmarrë dhe jo për sa I përket rezultateve që duhen arritur (shih Plattform “Ärzte für das Leben” k. Austrisë, 21 qershor 1988, § 34, Series A no. 139, dhe Fáber, cituar më lart, § 39).
160. Në veçanti, Gjykata ka theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së masave parandaluese të sigurisë të tilla si, për shembull, sigurimi i pranisë së shërbimeve të ndihmës së shpejtë në vendqëndrimet e demonstratave, në mënyrë që të garantohet sjellja e qetë në çdo rast, tubimeve ose grumbullimeve të tjera, qoftë politike, kulturore apo e një natyre tjetër (Oya Ataman, cituar më lartë, § 39).
(ii) Aplikimi i këtyre parimeve në çështjen konkrete
(α) Autorizimi paraprak I tubimit paqësor
161. Gjykata vëren se në çështjen konkrete fermerët ishin autorizuar që të demonstronin në vende të caktuara. Në veçanti, në maj të vitit 2003 komuna e Kalvarija lëshoi një leje për të zhvilluar tubime paqësore në qytetin e Kalvarijas "në afërsi të tregut" nga ora 8:00 deri 11:00, në 13-16 maj 2003, nga ora 8:00 deri në 15:00 më 17 maj 2003 dhe nga 8:00 në 11:00 në 19-20 maj 2003. Leje të ngjashme u lëshuan datën 21-23, 24 dhe 26-30 Maj (shih paragrafin 15 më lart). Më 8 maj 2003 komuna e Pasvalys lëshoi një leje për të zhvilluar një demonstratë për dhjetë ditë nga data 15 deri 25 maj 2003 "në parkun e makinave në kilometrin e gjashtëdhjetë e tretë të autostradës Via Baltica dhe pranë autostradës” (shih paragrafin 16 më sipër). Së fundmi, më 19 maj të vitit 2003, komuna e Klaipėda lëshoi një leje për të zhvilluar një tubim në një "zonë në fshatin Divupiai, por jo më shumë se njëzet e pesë metra nga autostrada Vilnius-Klaipeda" nga ora 11:00 deri në 23:00 në 19-25 Maj 2003 (shih paragrafin 17 më lart).
162. Autoritetet Lituaneze në këtë mënyrë, kishin dhënë një autorizim të qartë paraprak të tubimeve (shih, nga ana tjetër, gjykimet dhe vendimet e mëposhtme të cituar më lart: Ziliberberg; Oya Ataman, §§ 38-39, Bukta dhe të tjerët, § 34; EVA Molnár, §§ 40-41, Skiba, Rai dhe Evans, Gün dhe të tjerë, § 77; dhe Primov dhe të tjerë, §§ 121-128). Demonstratat e fermerëve nuk mund të konsiderohen të paligjshme për moszbatim të procedurës përkatëse të brendshme, që i paraprin mbajtjes së tubimeve.
163. Duhet theksuar gjithashtu se nga 19 Maji deri në mesditën e 21 Majit 2003, fermerët u mblodhën në zonat e përcaktuara dhe ishin në gjendje që të protestonin në mënyrë paqësore, pa ndërhyrje nga autoritetet (shih Paragrafin 19 më sipër).
(β) Sjellja e kërkuesve dhe të protestuesve të tjerë nga data 21 deri në 23 Maj 2003 dhe pasojat
164. Megjithatë, rreth mesditës në 21 Maj 2003, pas një stanjacioni të negociatave me qeverinë, fermerët vendosur për të lëvizur tubimet nga zonat e përcaktuara në rrugët fqinje, sidomos autostradës Vilnius-Klaipeda, autostradës Panevėžys-Pasvalys-Rigës, dhe autostradës Kaunas-Marijampolė-Suvalkai ( shih paragrafin 20 më lart). Siç tregohet nga qeveria dhe gjë që nuk është kundërshtuar nga kërkuesit, kishte tre autostrada të mëdha në vend. Për më tepër, mes orës 15:00 dhe 16:30 në 21 maj 2003, kërkuesi i tretë, i katërt dhe i pestë çuan traktorë në autostradën Kaunas-Marijampolė-Suvalkai dhe i parkuan atje, duke penguar qarkullimin e trafikut (shih paragrafin 21 (c) më sipër).
165. Sipas mendimit të Gjykatës, zhvendosja e protestuesve nga zonat e autorizuara në autostradë, ishte një shkelje e qartë e kushteve të lejes së dhënë. Ky veprim u ndërmor pa një njoftim paraprak autoriteteve dhe pa i pa u kërkuar atyre për të ndryshuar kushtet e lejes. Kërkuesit nuk mund të mos kishin qenë të vetëdijshëm për këto kërkesa.
166. Nuk paraqitet gjithashtu – megjithëse se kjo nuk është një faktor i rëndësishëm në një rast të tillë – se veprimet e fermerëve ishin të justifikuara nga një nevojë për një përgjigje e menjëhershme ndaj ngjarjeve aktuale (shih, në veçanti dhe mutatis mutandis, praktika gjyqësore në paragrafin 152 dhe 153 më sipër). Gjykata vë në dukje se problemi në sektorin bujqësor dhe rënia e çmimeve të përgjithshme në produktet bujqësore ishte një situatë në vazhdim dhe pakënaqësia e fermerëve vazhdonte ndërkohë që Qeveria nuk implementonte Rezolutën e Parlamentit të 22 Prillit 2003 (shih paragrafin 13 më sipër). Situata në zemër të konfliktit ishte e mirënjohur për kërkuesit dhe autoritetet, madje dhe më parë se të lëshoheshin lejet për të zhvilluar tubime. Nuk ka asgjë që sugjeron që një ngjarje politike e papritur, që kërkonte një reagim të menjëhershëm, që ndodhi rreth datës 21 Maj 2003.
167. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se postblloqet e paautorizuara nuk ishin të justifikuara nga një "ngjarje aktuale që kërkonte një përgjigje të menjëhershme" (shih Éva Molnár, cituar më lart, § 38, dhe Skiba, vendimi i cituar më lart, shih gjithashtu, anasjelltas dhe mutatis mutandis, Bukta dhe të tjerë, cituar më lart, § 36, ku u zhvillua një demonstratë si një protestë spontane kundër pjesëmarrjes së kryeministrit hungarez në një pritje të organizuar nga Kryeministri Rumun).
168. Për sa i përket pretendimit të kërkuesve se postblloqet ishin një masë e mjetit të fundit, të marra të një situate të vështirësive serioze financiare për të mbrojtur interesat e tyre legjitime (shih paragrafët 119-120 më sipër), Gjykata nuk ka asnjë arsye që të vërë në dyshim vlerësimin e gjykatave vendase se fermerët kishin në dispozicion alternativa dhe mjete të ligjshme për të mbrojtur interesat e tyre, si mundësia e ngritjeve së padive para gjykatave administrative (shih paragrafin 43 më lart).
169. Më tej, Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të vënë në dyshim konstatimet e gjykatave vendase për faktin se kërkuesit ishin të vetëdijshëm se zhvendosja e demonstratës nga vendet e autorizuara, në autostradë dhe parkimi i traktorëve në rrugën e autostradës Kaunas-Marijampolė-Suvalkai, do të provokonte një çrregullim të madh në trafik. Duke shqyrtuar materialin në dispozicion të tyre, gjykatat e brendshme dhe policia e Kalvarijas dhe Pasvalys (shih paragrafët 28 dhe 30 më lart) arritën në përfundimin se barrikadat kishin krijuar një shqetësim të rëndë për qarkullimin e transportuesve të mallrave dhe makinave private, gjë që pasoi trafik dhe radhë të gjata të automjeteve. Këto zgjatën për më shumë se 48 orë, pasi postblloqet u hoqën vetëm më 23 Maj 2003. Nuk është zakonisht në kompetencën e Gjykatës Evropiane që të zëvendësojë vlerësimin e saj të fakteve me atë të gjykatave të brendshme dhe, si rregull i përgjithshëm, i takon këtyre Gjykatave që të vlerësojnë provat para tyre (shih, ndër të tjera, Edëards k. Mbretërisë së Bashkuar, 16 dhjetor 1992 § 34, seria A nr. 247-B,... Vidal k. Belgjikës, 22 prill 1992 § § 33-34, Seria A nr. 235-B;.. dhe Klaas k. Gjermanisë, 22 shtator 1993, § 29, Seria A nr. 269). Nuk është paraqitur ndonjë material para kësaj Gjykate i cili mund të vërë në dyshim konstatimet e gjykatave kombëtare dhe t’i japë konsiderate pretendimeve të kërkuesve para Gjykatës, të kundërshtuara nga Qeveria, që në ditët kritike fluksi i mallrave ka qenë "edhe më mirë se zakonisht "(shih paragrafët 24 dhe 121 më lart).
170. Siç u theksua tashmë në paragrafin 97 më lart, çrregullimi i jetës së zakonshme dhe trafikut nuk ishte një efekt anësor i demonstratës së zhvilluar në një vend publik. Për sa kohë që protestat e zhvilluan në vendet e caktuara, qarkullimi i trafikut nuk u ndikua. Vendimi i fermerëve për t’u zhvendosur në autostradë dhe për të përdorur traktorët, ishte një përpjekje për të bllokuar ose reduktuar kalimin e automjeteve dhe për te krijuar kaos, në mënyrë që të tërhiqej vëmendja ndaj nevojave të fermerëve. Postblloqet ndërkombëtare, nuk mundën, por kishin për qëllim që ti bënin presion qeverisë për të pranuar kërkesat e fermerëve, siç tregohet nga fakti që ato u hoqën menjëherë pasi protestuesit u informuan për rezultatin e suksesshëm të negociatave (shih paragrafin 22 dhe 28 më sipër). Kjo gjë e dallon çështjen konkrete nga çështjet në të cilat Gjykata kishte vërejtur se protestat mund të shkaktojnë një nivel të caktuar të çrregullimit të jetës së zakonshme, duke përfshirë dhe çrregullim të trafikut (shih praktikën gjyqësore në paragrafin 155 më sipër).
171. Gjykatës i është dashur të shqyrtojë më parë situata ku protestuesit ishin munduar që të pengonin apo ndryshonin ushtrimin e një aktiviteti të kryer nga të tjerët. Në Steel dhe të tjerë (cituar më sipër) kërkuesi i parë dhe i dytë kishin penguar një gjueti dhe kishin ndaluar punën inxhinierike për ndërtimin e një autostrade, respektivisht. Në Drieman dhe të tjerë (vendimi i cituar më lart), aktivistët e Greenpeace kishte manovruar një anije në një mënyrë të tillë që të pengonin gjuetinë fizike të balenave, duke i detyruar gjuetarët e balenave që të braktisin shfrytëzimin e tyre të ligjshëm të burimeve të jetesës në zonën ekskluzive ekonomike të Norvegjisë. Në këto dy çështje, Gjykata konsideroi se shkaktimi i sanksioneve (në Steel dhe të tjerë, prej dyzet e katër orë paraburgim në pritje të gjykimit dhe dënim prej njëzet e tetë ditë burgim për pengimin e gjuetisë dhe paraburgim në pritje të gjyqit prej shtatëmbëdhjetë orë dhe dënim për shtatë ditë burgim për protestë kundër ndërtimit të autostradës, në Drieman dhe të tjerët, dy ditë paraburgim, gjoba të konvertueshme në burgim në rast vonesës të pagesës dhe konfiskimi i një barkë e vogël indiane) ishte një reagim në proporcion me, ndër të tjera, qëllimin legjitim për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Gjykata vlerëson se i njëjti konkluzion duhet a fortiori të arrihet në rastin konkret, kur veprimet e demonstruesve nuk kishin qëllim direkt një aktivitet të cilin ata nuk e aprovuan, por bllokimin fizik të një aktiviteti tjetër (përdorimi i rrugëve nga ana e transportuesve të mallrave dhe makinave private) i cili nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e protestës së tyre, përkatësisht mungesën e pretenduar të veprimeve nga ana e Qeverisë vis-à-vis rënia në çmimet e disa produkteve bujqësore.
172. Në këtë aspekt, çështja konkrete ka më shumë ngjashmëri me çështjet e Lucas (vendim i cituar më sipër), ku kërkuesi kishte bllokuar një rrugë publike në mënyrë që të protestonte kundër mbajtjes së një nëndetëseje bërthamore, dhe me Barraco (cituar më lart), në lidhje me pjesëmarrjen e kërkuesit në një formë proteste që rezulton në një ngadalësimin të madh të qarkullimit të trafikut. Si në çështjet Steel dhe të tjerë dhe Drieman dhe të tjerë, Gjykata konstatoi se sanksionet e vendosura mbi kërkuesit (paraburgim prej katër orësh "në një fugon policie dhe një gjobë prej 150 sterlina angleze në Lucas, tre-muaj pezullim dënimi me burgim dhe një gjobë prej 1,500 EUR në Barraco) ishin "të nevojshme në një shoqëri demokratike" brenda kuptimit të nenit 11 § 2 të Konventës. Gjykata më tej vëren se në Barraco ndërprerja e trafikut zgjati vetëm pesë orë (si kontrast me periudhën 48 orësh në çështjen konkrete) dhe vetëm një autostradë ishte bllokuar (ndryshe nga tre në rastin konkret).
173. Siç mund të shihet nga praktika gjyqësore e mësipërme, çrregullimi i qëllimshëm dhe serioz, nga protestuesit, i jetës së zakonshme dhe aktiviteteve të ndërmarra në mënyrë të ligjshme nga të tjerët, në një shkallë më domethënëse se ajo e shkaktuar nga ushtrimi normal i të drejtës për tubime paqësore në një vend publik, mund të konsiderohet si një “akti i dënueshëm” brenda kuptimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës (shih paragrafin 149 më sipër). Një sjellje e tillë, në këtë mënyrë justifikojë vendosjen e dënimeve dhe të një natyre penale.
174. Gjykata vlerëson se edhe pse kërkuesit as nuk kishin kryer akte dhune apo nxitur të tjerët të angazhoheshin në akte të tilla (si kontrast Osmani dhe të tjerë, vendimi i cituar më lart, Protopapa, të cituar më lart, dhe Primov dhe të tjerë, cituar më lart), pengimi pothuajse i plotë i tre rrugëve kryesore duke mos përfillur në mënyrë flagrante urdhrat e policisë dhe nevojat dhe të drejtat e përdoruesve të rrugës, përbënte sjellje e cila, edhe pse më pak serioze se strehimi në dhunën fizike, mund të përshkruhet si "e dënueshme".
175. Përkundrejt këtij sfondi, Gjykata nuk gjen asnjë arsye për të dyshuar se kufizimi i kundërshtuar i shkaktuar nga vendimi i autoriteteve kombëtare për sanksionimin e sjelljes së kërkuesve, mbështetej nga arsyet të rëndësishme dhe të mjaftueshme. Duke pasur parasysh marzhin e vlerësimit që do t’i akordohet shtetit të paditur në rrethana të tilla (shih paragrafin 156 më lart, shih gjithashtu, me anë të krahasimit, diskrecioni i gjerë që gëzojnë shtetet kontraktuese në lidhje me veprimin për tregtinë e përbashkët, Bashkimi Kombëtar hekurudhor, Detar dhe transporti i Punëtorëve k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 31045/10, §§ 86-87, ECHR 2014), ky i fundit kishte të drejtë në mënyrë të qartë që të merrte parasysh se interesat e mbrojtjes së rendit publik prevalojnë ndaj interesave të kërkuesve për të përdorur postblloqe si një mjet që fermerët të arrinin një përparim në negociatat e tyre me Qeverinë (shih, mutatis mutandis, Primov dhe të tjerë, cituar më lart, § 160).
(γ) Sjellja e autoriteteve gjatë demonstratave
176. Sa i përket sjelljes së autoriteteve, Gjykata vëren se siç ishte kërkuar nga fermerët, ata kishin lëshuar leje për të mbajtur tubime paqësore në vende të veçanta dhe se ata nuk ndërhynë në protestë derisa demonstruesit u zhvendosën në vende të tjera, përkatësisht në autostradë. Që nga ai moment, policia e kufizoi veten në urdhërimin e kërkuesve për të hequr postblloqet dhe për të paralajmëruar ata për përgjegjësinë e tyre të mundshme (shih paragrafët 46 dhe 52 më lart). Edhe kur kërkuesit nuk deshën t’u bindeshin këtyre urdhrave të ligjshëm, policia nuk filloi shpërndarjen e protestës. Fermerët vendosën që të ndalojnë protestën, vetëm kur kërkesat e tyre u plotësuan nga qeveria (shih paragrafin 22 më lart). Për më tepër, kur lindën tensionet midis fermerëve dhe shoferëve të kamionëve, policia u bëri thirrje palëve në konflikt për t’u qetësuar në mënyrë që të shmangeshin konfrontimet serioze (shih paragrafin 28 më lart). Së fundmi, autoritetet u përpoqën që të ridrejtonin trafikun në rrugët dytësore, fqinje, me qëllim të reduktimit të trafikut.
177. Në dritën e asaj çfarë u përmend më lart, Gjykata konsideron se, pavarësisht çrregullimeve serioze të trafikut, shkaktuar nga sjellja e kërkuesve, autoritetet treguan një shkallë të lartë tolerance (shih, mutatis mutandis, Éva Molnár, cituar më sipër, § 43; Barraco, cituar më sipër, § 47; dhe Skiba, vendim i cituar më sipër; shih gjithashtu, si kontrast, Primov dhe të tjerë, cituar më lart). Për më tepër, ata ishin përpjekur që të balanconin interesat e protestuesve me përdoruesit e autostradës, në mënyrë që të sigurohej një sjellje paqësore e tubimeve dhe siguria e qytetarëve, në këtë mënyrë duke përmbushur çdo detyrim pozitiv që supozohet se ata kishin (shih praktikën gjyqësore të cituar në paragrafin 158-160 më sipër).
(δ) Sanksionet e imponuara kërkuesve
178. Sa i përket sanksioneve të vendosura mbi kërkuesit, Gjykata vëren se dënimi i aplikuar ishte dënim i ulët me burg prej gjashtëdhjetë ditësh, ekzekutimi i të cilit ishte pezulluar për një vit. Kërkuesit nuk u dënuan për të paguar gjobat dhe e vetmja pasojë aktuale e dënimit të tyre ishte detyrimi, që zgjati një vit, për të marrë autorizim, nëse ata donin të largoheshin nga vendet e tyre të qëndrimit për më shumë se shtatë ditë (shih paragrafin 47 më lart). Një masë e ngjashme ishte aplikuar ndaj katër prej kërkuesve para gjykimit të tyre nga korriku deri në tetor të vitit 2003 (shih paragrafin 33 më lart). Një gjë e tillë nuk duket jo proporcionale në krahasim me përçarjen e rëndë të rendit publik të provokuar nga kërkuesit (shih gjithashtu, me anë të krahasimit, sanksionet e zbatuara në Steel dhe të tjerë, cituar më lart, dhe Lucas, vendimi i cituar më lart, të cilat janë konsideruar si proporcionale nga Gjykata). Për më tepër, kërkuesit nuk pretenduan se ata kishin kërkuar në mënyrë të pasuksesshme që të largoheshin nga vendet e tyre të banimit, ose që kërkesa të tilla do të ishin shpërfillur sistematikisht nga gjykatat e brendshme.
179. Dhoma e Madhe, nuk është e bindur se dënimi penal i kërkuesve parandalonte një balancim të interesave në konflikt (krahaso paragrafin 82 të vendimit të Dhomës). Në vijim të këtij arsyetimi, ajo vëren se Gjykata e Distriktit mori parasysh karakteristikat e kërkuesve dhe shkallën e fajit të tyre në arritjen e konkluzionit se qëllimi i dënimit mund të arrihet pa i privuara ata realisht nga liria e tyre (shih paragrafin 47 më sipër). Për më tepër, Gjykata Rajonale, dhe Gjykata e Lartë e shqyrtuan çështjen, ndër të tjera, në dritën e të drejtës kushtetuese dhe të Konventës për lirinë e shprehjes (shih paragrafin 53 dhe 58 më sipër).
180. Përveç kësaj, Gjykata konsideron se duhet marrë në konsideratë masa e hapësirës së vlerësimit që gëzojnë Shtetet, lidhur me konfliktin në rrethanat e veçanta të çështjes konkrete.
Në këtë drejtim, vlen të përmendet se në bazë të materialit krahasues ligjor në dispozicion të Gjykatës (shih paragrafët 78-81 më lart), nuk ka qasje uniforme mes shteteve anëtare në lidhje me karakterizimin ligjor të pengimit të trafikut në një autostradë publike, e cila është trajtuar si vepër penale në disa shtete dhe si një çështje administrative në disa të tjera. Për këtë arsye, një diskrecion i gjerë duhet t’u jepet autoriteteve të brendshme për karakterizimin e sjelljes që i atribuohet kërkuesve. Kështu, autoritetet e brendshme nuk i tejkalojnë kufijtë e marzhit të tyre të vlerësimit (shih paragrafin 156 më lart) duke konsideruar kërkuesit penalisht përgjegjës për sjelljen e tyre.
181. Dhoma e Madhe nuk sheh ndonjë arsye për t’u shmangur nga vlerësimi i Gjykatave të brendshme, se A.D., një tjetër fermer i cili shkaktoi pengim të trafikut, ishte përgjegjës vetëm për shkelje administrative të shkeljes së rregullave të trafikut (krahaso paragrafin 83 të vendimit të Dhomës). Në çdo rast, fakti se individë të tjerë mund të kenë pasur një trajtim më të butë, nuk nënkupton domosdoshmërish se sanksionet e imponuara mbi kërkuesit ishin jo proporcionale.
(ε) Konkluzion
182. Konsideratat e mësipërme, në tërësi, çojnë Gjykatën në përfundimin se në dënimin e kërkuesve për trazira, në lidhje me sjelljen e tyre nga data 21 deri më 23 maj 2003 gjatë demonstratave të fermerëve, autoritetet Lituaneze vendosën një ekuilibër të drejtë mes qëllimeve legjitime të "parandalimit të trazirave" dhe "mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve", nga njëra anë, dhe kërkesat e lirisë së tubimit, nga ana tjetër. Ato e bazuan vendimin e tyre në një vlerësim të pranueshëm të fakteve dhe në shkaqe të cilat ishin të rëndësishme dhe të mjaftueshme. Kështu, ata nuk e tejkaluan lirinë e tyre te vlerësimit, në lidhje me çështjen.
183. Duke qenë se ndërhyrja ishte “e nevojshme në një shoqëri demokratike” brenda kuptimit të Nenit 11 të Konventës, nuk ka pasur shkelje të kësaj dispozite në çështjen konkrete.
184. Ky përfundim e përjashton Gjykatën nga adresimi argumenteve të paraqitura nga palët, në mënyrë që të përcaktohej nëse masat e miratuara nga autoritetet Lituaneze mund të justifikohen në dritën e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut (shih paragrafin 125 më lart për kërkuesit dhe paragrafët 134-135 më sipër për Qeverinë). Në lidhje me këtë, Gjykata e kufizon veten në vëzhgimin se roli i GJEDNJ-së ishte vendosja nëse shtetet anëtare të BE kishin respektuar detyrimin e tyre për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave, ndërsa detyra e Gjykatës në këtë rast është përcaktimi nëse ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesve për lirinë e tubimit.
II. PRETENDIM PëR SHKELJE Të NENIT 7 Të KONVENTËS
185. Kërkuesit pretenduan më tej se ata ishin dënuar në shkelje të Nenit 7 të Konventës, i cili parashikon si më poshtë:
“1. Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur është
kryer nuk përbënte vepër penale, sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale.
2. Ky nen nuk do të ndikojë mbi gjykimin dhe dënimin e një personi për një veprim ose
mosveprim, i cili, në momentin kur është kryer, quhej vepër penale sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës, të njohura nga kombet e qytetëruara. “
186. Qeveria e kundërshtoi këtë argument.
A. Parashtrimet e palëve
1. Kërkuesit
187. Para Dhomës, kërkuesit u ankuan se Neni 283 § 1 I Kodit Penal, sipas të cilit ata ishin dënuar, nuk ishte formuluar në mënyrë të qartë dhe nuk ishte interpretuar në mënyrën e duhur nga Gjykatat e brendshme (shih gjithashtu argumentin e kërkuesve sipas Nenit 11 të Konventës – paragrafi 103 më sipër).
2. Qeveria
188. Qeveria vëren se Neni 283 § 1i Kodit Penal ishte një ligji i cili ishte i akseksueshëm për të gjithë qytetarët, i cili kishte hyrë në fuqi në 1 Maj 2003. Nocioni i “shkelje serioze e rendit publik” i parashikuar në këtë dispozitë, nuk mund të shihet si një mungesë qartësie dhe saktësie, duke qenë se ishte legjitime për ligjet që të përdorin kategori të përgjithshme në vend të listave shteruese. Për më tepër, në vendimin e 4 Tetorit 2005, (shih paragrafin 56-59 më sipër) Gjykata e Lartë kishte përshkruar thelbin e veprës së trazirës.
189. Qeveria ishte e mendimit se duke dënuar kërkuesit, gjykatat e brendshme nuk e kishin tejkaluar një interpretim të arsyeshëm të përcaktimit të veprës. Sipas Qeverisë, sjellja e kërkuesve mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe dëmtim të pronës, shëndetin ose jetën së një personi; këto forma më të rënda të dëmtimeve ishin shmangur për shkak se policia kishte miratuar masa parandaluese dhe kishte organizuar rrugë alternative për trafikun.
190. Sipas mendimit të Qeverisë, përgjegjësia e kërkuesve për trazirat ishte e parashikueshme. Kjo vepër e njëjtë kishte qenë gjithashtu e dënueshme sipas Kodit të "vjetër" Penal të vitit 1961, në fuqi deri më 30 prill 2003. Organizatorët e demonstratës (AK dhe BM) ishin informuar zyrtarisht, me shkrim, në lidhje me formulimin e nenit 283 të Kodi Penal (shih paragrafët 15 dhe 17 më lart), dhe për këtë arsye mund të kishin parashikuar mundësinë e të qenit përgjegjës për ndjekjen penale duke qenë se kishin kontribuar në bllokimin e rrugëve. Si persona që kishin përgjegjësi të veçantë për demonstratat, ata gjithashtu mund të kishin kërkuar ndihmë nga ekspertët ligjorë.
191. Është e vërtetë se çështja e kërkuesve ishte e para në të cilën dispozita për trazirat u aplikua. Megjithatë, mungesa e praktikës gjyqësore kombëtare për arsye objektive (rrallësia e veprës) nuk siguron në mënyrë automatike një shkelje të Nenit 7 të Konventës. Persona të tjerë ishin dënuar më pas për trazira, lidhur me faktet që ndodhën në 2009 (shih vendimin e Gjykatës së Lartë të 4 Dhjetorit 2012 në çështjen penale nr.2K-552/2012).
B. Vendimi i Dhomës
192. Duke pasur parasysh konkluzionet e saj lidhur me Nenin 11 të Konventës, Dhoma konsideron se e ka shqyrtuar tashmë problemin ligjor më të rëndësishëm të çështjes, dhe në këtë mënyrë nuk është i nevojshëm shqyrtimi sipas Nenit 7 në mënyrë të veçantë (shih paragrafin 87 të vendimit të Dhomës).
C. Vlerësimi i Dhomës së Madhe
193. Gjykata vëren se ajo është shprehur se ndërhyrja në lirinë e tubimit paqësor të kërkuesve ishte e "parashikuar me ligj" sipas kuptimit të nenit 11 § 2 të Konventës, duke përfshirë se ajo ishte e parashikueshme për kërkuesit (shih paragrafët 111-118 më lart). Ajo gjithashtu thekson se, kur flitet për "ligj" Neni 7 bën fjalë për të njëjtin koncept për të cilin Konventa referon në vende të tjera, kur përdor këtë term, një koncept i cili përfshin ligjin statusor së bashku me praktikën gjyqësore dhe nënkupton kërkesat cilësore, sidomos ato që kanë të bëjnë me aksesueshëmërinë dhe parashikueshmërisë (shih ri paraqitjen e parimeve përkatëse në Rohlena k. Republikës Çeke [GC], nr. 59552/08, § 50, KEDNJ 2015). Gjykata vëren më tej se në vërejtjet e tyre para Dhomës së Madhe, kërkuesit nuk ngritën në mënyrë specifike ankesën që kishin ngritur para Dhomës, në bazë të nenit 7 të Konventës. Duke qenë kështu, Gjykata konsideron se nuk është e nevojshme për të kryer një ekzaminim të veçantë nëse ka pasur shkelje të nenit 7 të Konventës.
PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, UNANIMISHT,
1. Mban qëndrimin, se nuk ka pasur shkelje të Nenit 11 të Konventës;
2. Mban qëndrimin, se nuk është i nevojshëm shqyrtimi në mënyrë të veçantë i kërkesës sipas Nenit 7 të Konventës.
Bërë në Anglisht dhe në Frëngjisht, dhe njoftuar me shkrim më 15 Tetor 2015, në përputhje me Rregullën 77 §§ 2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.
Søren PrebensenDean Spielmann
Zëvendës KancelarKryetar
Në përputhje me Nenin 45 § 2 të Konventës dhe Rregullit 74 § 2 të Rregullave të Gjykatës, opinioni paralel I Gjyqtarit Wojtyczek I është bashkëngjitur këtij vendimi.
D.S.
S.C.P.
MENDIMI PAJTUES I GJYQTARIT WOJTYCZEK
(Përkthimi)
1. Unë ndaj në mënyrë të plotë, të njëjtin mendim me kolegët, se liria e tubimeve është e një rëndësie themelore për një shoqëri demokratike dhe duhet mbrojtur me një rreptësi të veçantë. Unë jam gjithashtu i mendimit se Konventa nuk është shkelur në çështjen konkrete. Megjithatë, do të doja që të prezantoja disa ngjyrime lidhur me arsyetimin e vendimit.
2. Ne arsyetimin e saj, Gjykata konstaton se terma të përgjithshme se “në parim, nuk është në kundërshtim me frymën e Nenit 11, nëse për arsye të rendit publik dhe sigurisë kombëtare, një palë e lartë kontraktuese, kërkon që zhvillimi i tubimeve të jetë subjekt i një autorizimi...” (paragrafi 147 i vendimit), pa shqyrtuar proporcionalitetin e masës në fjalë. Unë nuk jam i bindur nga kjo qasje, e cila duket se pranon si një rregull i përgjithshëm që sistemi i autorizimit paraprak të tubimeve, është në përputhje me Konventën. Kështu, ky qëndrim i miratuar, nuk merr mjaftueshëm parasysh fjalët e Nenit 11. Kërkesa që një demonstratë të autorizohet më parë, është një ndërhyrje në sferën e mbrojtur nga Neni 11 § 1, i cili duhet parë në dritën e paragrafit 2 të këtij Neni. Në veçanti, masa në fjalë duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit. Në mënyrë që t’i përgjigjemi pyetjes nëse masa e shqyrtuar është e nevojshme në një shoqëri demokratike, është e rëndësishme që të merret në konsideratë, ndër të tjera, natyra e tubimit që qytetarët duan të organizojë, dhe natyra e vendeve ku masa aplikohet. Përveç kësaj, rrethanat faktike të secilës çështje duhen shqyrtuar, duke marrë parasysh specifikat e secilit Shtet. Ndërsa në disa çështje detyrimi për të marrë një autorizim do të ishte krejtësisht i justifikuar, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë në të tjerat. Gjithashtu është e nevojshme për të bërë një dallim të qartë mes sistemit të autorizimit paraprak dhe sistemit të njoftimit, ku ky i fundit është shumë më pak kufizues. Në shumë raste, detyrimi për të njoftuar mbajtjen e një tubimi do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen efektive të interesit publik dhe të të drejtave të të tjerëve, ndërsa detyrimi për të marrë autorizim paraprak do të ishte një masë e tepërt. Qasja e Gjykatës, që kërkon një fleksibilitet të caktuar nga ana e autoriteteve vis-à-vis demonstratat e paautorizuara, dhe në veçanti për demonstratat sponatane, nuk i bën të mira, të gjitha pasojat negative për lirinë e tubimit që rrjedhin nga pranimi i përgjithshëm se sistemi i autorizimit paraprak të demonstratave përputhet me Konventën.
3. Neni 11 i Konventës mbron lirinë e grumbullimeve paqësor. Kjo aplikohet për lloje të ndryshme të veprimeve kolektive të organizuara me qëllimin e shprehjes së mendimeve. Është e nevojshme që të miratohet një interpretim i gjerë i nocionit të tubimit paqësor dhe të kihet parasysh parimi in dubio pro libertate. Megjithatë, qëllimi i dispozitës në fjalë duhet të kufizohet nga disa limite të caktuara. Ndërsa liria e tubimit presupozon se autoritetet kombëtare kanë një detyrim për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e demonstruesve, është gjithashtu e nevojshme për të marrë në konsideratë, kur kufizohet fushëveprimi i nenit 11, detyrimi i autoriteteve për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e palëve të treta që mund të ndikohen drejtpërdrejt nga veprimet kolektive efektet e të cilëve shkojnë përtej pasojave të zakonshme të demonstratave. Unë e konsideroj, për më tepër, për të ardhur keq që ky detyrim i fundit i autoriteteve kombëtare nuk është theksuar më shumë në arsyetimin e vendimit.
Unë kam dyshime të forta për faktin nëse bllokimi i autostradë, siç u organizua nga kërkuesit, bie në fushëveprimin e Nenit 11. Arsyetimi i vendimit, thekson në mënyrë të drejtë faktin se postblloqet ishin organizuar me qëllimin e çrregullimit të lëvizjes së personave dhe mallrave në mbarë vendin (paragrafi 164-175 i vendimit). Efektet e këtyre postblloqeve shkojnë përtej çrregullimit të zakonshëm të shkaktuar nga protestat në vende publike. Ato gjithashtu shkojnë përtej idesë një proteste të vendosur, e organizuar në disa vënde të caktuara me qëllim për të bllokuar aksesin atje. Kërkuesit i ndërmorën këto veprime për të promovuar mendimin e tyre, jo me forcën e argumentit, por duke minuar në mënyrë direkte interesat ekonomike individuale të ligjshëm të një numri të konsiderueshëm palësh të treta, dhe duke çrregulluar jetën ekonomike të vendit dhe kështu, më shumë mes argumentit të forcës.
Mesazhi i protestuesve ishte që jo vetëm të dëgjohej por gjithashtu për të ndikuar në mënyrë direkte te qytetarët. Në këtë kontekst, arsyetimi i vendimit, shpjegon në mënyrë të drejtë veprimet e kërkuesve si të dënueshme (shih paragrafin 174 të vendimit). A e gëzojnë akte të tilla mbrojtjen prima facie të Nenit 11?
4. Arsyetimi i vendimit duket se i jep shumë rëndësi faktit se – ashtu siç vërejtën Gjykatat Lituaneze – fermerët mund të kishin përdorur mjete të ligjshme për të mbrojtur interesat e tyre, si mundësia e ngritjes së padive para gjykatave administrative (shih paragrafin 168 të vendimit). Në këtë perspektive, mbrojtja e lirisë paqësore e tubimit mund të rregullohet, në varësi të ekzistencës së mjeteve të tjera të mbrojtjes së interesave në fjalë, kështu duke i dhënë ngjyrim mbrojtjes së ofruar nga Konventa.
Unë do të theksoja, në vijim të këtij arsyetimi se në një shoqëri demokratike – anëtare e Këshillit të Evropës – qytetarë domosdoshmërish kanë mjete të ndryshme mes të cilave ata mund të shprehin mendimet e tyre në mënyrë kolektive dhe të mbrojnë interesat e tyre pa minuar në mënyrë direkte ose indirekte lirinë e lëvizjes dhe interesat ekonomikë të ligjshëm të të tjerëve. Në të njëjtën kohë, fakti se kërkuesit kishin mundësinë e mbrojtjes së interesave mes ankesave në gjykatat administrative, për mua nuk duket me vend për karakterizimin ligjor të këtyre veprimeve. Edhe nëse, për arsye të ndryshme, interesat ekonomikë të mbrojtur nga protestuesit nuk mund të mbrohen në mënyrë efektive nga Gjykatat dhe paditë e tyre nuk janë të justifikuara, kjo nuk e justifikon shkaktimin e dëmeve të interesave të ligjshëm dhe të drejtat e të tjerëve. Nga ana tjetër, justifikueshmëria e padive, shprehur gjatë një mbledhje paqësore nuk mund të reduktojë shtrirjen e mbrojtjes që ofrohet për protestuesit në Nenin 11.
5. Cilado qoftë përgjigja e pyetjes mbi aplikueshmërinë e Nenit 11 në çështjen konkrete, konstatimet se autoritetet Lituaneze kanë respektuar konventën, duket se është evidente. Duke pasur parasysh rrethanat e veçanta të çështjes, të prezantuara në detaje në arsyetimin e vendimit, kërkesa mund të ishte deklaruar haptazi e pabazuar.
Full & Egal Universal Law Academy